VOAL

VOAL

“Nuk filmojnë asgjë”, zbulohet raporti sekret për radarët në det

September 13, 2017
blank

Komentet

blank

Ambasada e SHBA-personelit: Shmangni takimet me Taulant Ballën deri në sqarimin e akuzave

Ambasada e SHBA ka mbajtur qëndrim pas akuzave të forta që janë bërë në adresë të kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. 

Syri.net mëson ekskluzivisht nga burime pranë qeverisë se ambasada amerikane në Tiranë ka porositur personelin e saj që të shmangin takimet publike dhe çdo lloj takimi me Taulant Ballën, deri në sqarimin e akuzave në adresë të tij.

Mësohet se personelit të ambasadës së SHBA i është shpërndarë një mesazh dhe porosia ka qenë e prerë për të gjithë stafin diplomatik.

Në adresë të Taulant Ballës janë bërë akuza të forta nga Ardian Çapja se ka porositur vrasjen e avokatit Ravik Gurra.

Sipas tij, avokati arriti të siguronte disa përgjime të prokurorisë për Taulant Ballën dhe për këtë u vra. Ekzistenca e këtyre përgjimeve nuk ishte e njohur, deri kur foli Çapja.

Syri.net ka publikuar të dhëna nga fashikujt hetimorë për përgjimet e prokurorisë ndaj Ballës.

Taulant Balla është vënë nën përgjim telefonik nga Prokuroria pas masakrës së 3 shkurtit të vitit 2016 në Elbasan, ku u ekzekutuan në një atentat tre persona (Agron Ramazan Çapja, Ardit Enver Sinakoli, dhe Eno Kujtim Bedalli), ndërsa 8 të tjerë u plagosën.

Hetimet e policisë dhe prokurorisë, sollën përgjimin e dhjetëra personave me qëllimin e vetëm krijimin e dyshimeve se kush mund të ishin vrasësit.

Mes shumë numrave është vënë në përgjim dhe numri i deputetit të PD-s,Taulant Balla.

Kërkesa për vënin në përgjim të Ballës, është bërë nga dy oficerët Edvin Ndreu dhe Eduard Hasani, të cilët i kërkonin prokurorëve të çështjes, vënien në përgjim të listës numerike të ofruar nga policia.

Nga sa ka rezultuar të gjithë numrat janë vënë në përgjim, nga gjykata, përfshirë këtu dhe ai i deputetit Taulant Balla.

Për shkak të ngjarjes shumë të rëndë, numrat janë vënë me shumë urgjencë në përgjim, dhe Taulant Balla, është përgjuar për vetëm dy ditë.

Telefoni i Ballës që mbaron me numra fundorë 399, është përgjuar për 46 orë e 50 minuta me radhë. Përgjimet u fshinë disa ditë më pas me vendim gjykate, por ka të dhëna se një kopje e dosjes është ruajtur.

Gjithashtu, Balla përmendet edhe në biseda nga grupet kriminale me emrin ‘politikani Taulant’ se do të ndërhynte për t’u zgjidhur punë, madje ata e quanin motori.

Gjithashtu, grupet kriminale përmendin edhe një politikan tjetër me nofkën ‘Matematiku’ i cili mësohet të jetë ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj dhe biseda vërtitet rreth lojëra të fatit.

Balla dhe Ahmetaj përmenden edhe në bisedat telefonike nga pjesëtarët e grupit kriminal të Bajrave të Shkodrës.

blank

Deputetët e Kosovës dhe Shqipërisë bëhen bashkë për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

E diela e 27 nëntorit, do t’i bëjë bashkë deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë, në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë, raporton Express.

Siç ka njoftuar Kuvendi i Kosovës, nesër në Tiranë do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.

Në këtë mbledhje, deputetëve do t’u adresohen kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.

Fjalë rasti aty do të kenë edhe dy shefat qeveritar nga Kosova e Shqipëria, Albin Kurti dhe Edi Rama.

Fjalime do të kenë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të të dyja Kuvendeve, Kosovës dhe Shqipërisë.

Pas kësaj, parashihen edhe aktivitetet të tjera Kulturore, është bërë e ditur nga zyra për media e Kuvendit të Kosovës.

blank

Manzë- Durrës: Probleme me strehim edhe tre vjet pas tërmetit shkatërrues

80-vjeçarja Emine Dokuçi

Jetmira Delia-Kaci

Pas tmerrit që përjetoi nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Shqipëri dhe jetesës në kontejner për tre vjet pas, 80-vjeçarja Emine Dokuçi mendoi se vuajtjet e saj morën fund.

Dy javë më parë, autoritetet e njoftuan se do të hynte në banesën e saj në një lagje të re në Manzë të Durrësit, të ndërtuar për të prekurit nga tërmeti.

Por nga shorti që hodhi bashkia e këtij qyteti, banesa e saj ra në katin e 6-të të pallatit, i cili ashensor ka, por është jashtë funksionit.

Eminja vuan nga disa sëmundje dhe mezi ec me ndihmën e një paterice.

“Kam ndenjur tre vjet në kontejner. Tani kam ardhur te shtëpia e re, por e kam në kat të 6-të, mezi më kanë ngjitur dy veta, sikur të isha e vdekur. Po, mirë u ngjita, por duhet të dal për të bërë pazar, për të hedhur plehrat, kush do m’i bëjë mua këto? Kam ndenjur dy ditë pa bukë se nuk dilja dot të blija”, rrëfen Eminja për Radion Evropa e Lirë.

Ajo jeton e vetme, pasi dy djemtë e saj ka vite që kanë emigruar jashtë Shqipërisë.

Fqinjët e ndihmojnë herë pas here, por e moshuara thotë se do të donte një banesë në katet më të ulëta, që të mund të dilte vetë.

Tërmeti që ka goditur Shqipërinë para tre vjetësh, ka shkaktuar vdekjen e 51 personave dhe plagosjen e 913 të tjerëve. Mbi 11.490 familje, ndërkaq, kanë humbur shtëpitë dhe kanë mbetur pa strehë.

Pasojat më të rënda janë shënuar në Durrës, por janë shtrirë edhe në Tiranë, Thumanë, Lezhë, Kavajë, Shijak, Kurbin, Kamëz, Mirditë dhe Rrogozhinë.

Në Manzë të Durrësit janë ndërtuar 9 pallate të reja për banorët e prekur. Por, sistemimi i tyre ka nxjerrë në pah edhe disa probleme, thotë për Radion Evropa e Lirë kryetari i njësisë administrative në Manzë, Muharrem Sula.

“Është e vërtetë që nuk funksionon ashensori në këtë pallat… Ka edhe disa shqetësime të tjera, si: furnizimi me ujë në disa raste, grumbullimi i reshjeve të shiut para disa pallateve të tjera. Jam në dijeni dhe kam njoftuar Fondin Shqiptar për Zhvillim që e ka kryer ndërtimin e tyre, për t’i zgjidhur. Shpresoj të zgjidhen në një kohë të shpejtë”, thotë Sula.

Disa familje ende pa strehë në Manzë

Ndërsa Eminja ka së paku strehë, tetë familje të tjera në Manzë jetojnë ende në kontejnerë, apo baraka të improvizuara. Ato nuk kanë dokumente pronësie për banesat që kanë zotëruar para tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Një prej tyre është Sadik Përleka, i cili thotë se ka qenë banor i Manzës me vite të tëra.

Sadik Përleka dhe gruaja e tij

Sadik Përleka dhe gruaja e tij

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se ka jetuar në një pallat trekatësh, i cili ka qenë dikur hotel për punonjësit e minierës së Manzës.

Sadiku thotë se ka blerë tri dhoma 18 vjet më parë dhe më pas ka investuar në to, për t’i përshtatur si banesë për veten, bashkëshorten dhe vajzën.

Kontenjeri ku jetojnë Sadik Përleka dhe gruaja e tij, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 në Shqipëri.

Kontenjeri ku jetojnë Sadik Përleka dhe gruaja e tij, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 në Shqipëri.

Shumë vite më vonë, ai dhe banorë të tjerë janë njoftuar se asaj toke i ka dalë pronari dhe kjo i ka detyruar ata të enden nëpër gjykata – një proces që vazhdon akoma.

“Familjet që kemi qenë në atë ish-hotel, i sistemuan këtu në kontejner. Kam tre vjet këtu bashkë me gruan, pensionistë, të sëmurë, në këtë lagështirë. Tani, të tjerët u sistemuan, ne dhe pak familje të tjera kemi mbetur këtu. Na kanë thënë se do të gjendet një zgjidhje para Vitit të Ri, por kur? Nuk e di, nuk kemi çfarë të bëjmë veçse të presim, me shpresë se do të kemi një shtëpi tonën”, thotë Sadiku.

Blloku i kontenjerëve në Manzë të Durrësit.

Blloku i kontenjerëve në Manzë të Durrësit.

Për kreun e njësisë administrative të Manzës, çështja e këtyre familjeve të mbetura në kontejner është një problematikë që, siç thotë, i tejkalon kompetencat e institucionit që drejton.

“Është çështje që nuk mund të zgjidhet nga ne. Unë e kam deleguar këtë shqetësim në Bashkinë e Durrësit dhe pritet të ketë një mbledhje të këshillit bashkiak për të marrë një vendim për këto tetë familje. Nëse nuk përfitojnë dot banesën e tyre, atëherë do të përfshihen në projekte të tjera strehimi, siç mund të jetë strehimi në banesa sociale”, thotë Sula.

“Në lagjen e re të ndërtuar për të prekurit nga tërmeti, janë 144 banesa që u dhanë atyre që iu shembën banesat tre vjet më parë. Janë edhe 80 banesa të tjera, që janë menduar të shfrytëzohen si banesa sociale, për kategori të tjera të banorëve të kësaj zone”, shpjegon Sula.

Nga bashkitë e tjera pretendojnë se të gjithë të prekurit nga tërmeti janë sistemuar.

 

Vonesat në procesin e rindërtimit pas tërmetit

Sadiku dhe persona të tjerë të pastrehë në Durrës janë në pritje të mbledhjes së këshillit të bashkisë së qytetit, me shpresën se do të kenë edhe ata një strehë.

Autoritetet kanë premtuar se 1 janari i vitit 2022 do t’i gjente të gjithë të prekurit e kësaj zone në banesa të reja, por një tjetër vit i ri po troket dhe ata kanë pak shpresë se do ta presin atë në banesat e tyre të reja.

Ish-ministri i Rindërtimit i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, ka thënë se në pranverën e vitit 2022 nuk do të ketë asnjë shenjë nga tërmeti në gjithë territorin e dëmtuar, por kjo nuk ka ndodhur.

Si arsye për vonesat në këtë proces, Qeveria ka përmendur zhvillimet e papritura mbarëbotërore, si pandemia e koronavirusit, por edhe rritja e çmimeve të materialeve të ndërtimit si pasojë e luftës në Ukrainë dhe vështirësia për t’i siguruar ato.

Më 25 korrik të këtij viti, Ministria e Rindërtimit është shuar dhe ministri Arben Ahmetaj është shkarkuar edhe nga detyra e zëvendëskryeministrit.

Në shkurt të vitit 2020, në Bruksel është mbajtur konferenca e donatorëve “Bashkë për Shqipërinë”, ku janë mbledhur 1.15 miliard euro – përfshirë grante, projekte dhe hua – për procesin e rindërtimit.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, që bën auditime, ka theksuar në një raport të publikuar në tetor të vitit 2021 se rindërtimi pas tërmetit në Shqipëri është shoqëruar me mungesë dokumentacioni – një problem që, sipas tij, ka prekur efikasitetin dhe transparencën e këtij procesi.

blank

Albin Kurti: Në pranverë pritet të arrihet marrëveshja Kosovë – Serbi

Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që të kujton atë mes dy Gjermanive pas Luftës së Dytë Botërore, do të duhej të mundësojë integrimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për televizionin malazez “Gradska RTV”.

Negociatat me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve, siç thekson ai, bazohen në ofertën e Bashkimit Evropian, të Komunitetit Evropian, të cilin e mbështesin Berlini dhe Parisi, shkruan RTK.

“Që nga 9 shtatori i këtij viti, ne kemi një model në të cilin do të mbështetemi gjatë negociatave tona të ardhshme, e të cilat duhet të fillojnë menjëherë. Në fakt, aty thuhet brenda disa ditësh, por përafërsisht deri në pranverën e ardhshme, duhet të kemi një marrëveshje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve. Ndërkohë u pajtuam që Kosova të mos vazhdojë me gjoba për veturat me targa të paligjshme KM dhe të tjera nga koha e sundimit të Millosheviqit. Serbia nuk do të lëshojë më targa të tilla dhe ne po u japim mundësi, një hapësirë ​​disamujore, si masë për besimin reciprok, për të arritur këtë marrëveshje, e cila është shumë e rëndësishme, jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë, por edhe për gjithë rajonin tonë”, theksoi Kurti.

Ai theksoi se Kosova është shtet normal, por jo edhe Serbia, e cila është si një pjesë administrative e Rusisë.

Image

“As marrëdhëniet tona nuk janë normale. Normalizimi i marrëdhënieve do të thotë që në fund të kemi një marrëveshje, që është ligjërisht e obligueshme ndërkombëtarisht dhe në të cilën në fokus kemi njohjen reciproke. Ju e dini që Kosova nuk e njeh Serbinë, Serbia nuk e njeh Kosovën dhe tani kemi një afat që ajo njohje reciproke të zbatohet diku deri në pranverën e vitit të ardhshëm. Kjo është marrëveshja që është arritur mbrëmë dhe që Serbia e ka pranuar”, ka thënë Kurti.

Kreu i ekzekutivit po ashtu ka thënë se Serbia ka pranuar edhe hapjen e negociatave, të cilat do të bazohen në ofertën e Brukselit, e cila mbështetet nga Franca, Gjermania dhe SHBA. Sipas Kurtit, plani është që javën e ardhshme ose javën në vijim të organizohet një takim në Bruksel, ku do të fillojnë negociatat për normalizimin e marrëdhënieve.

Sipas Kurtit, çështje problematike është që të besohet se Aleksandar Vuçiq do ta respektojë marrëveshjen.

“Nga 33 marrëveshjet të cilat i kanë arritur Kosova dhe Serbia në Bruksel, dy të tretat e atyre marrëveshjeve Serbia nuk i ka zbatuar. Ne kemi përvojë të hidhur me Serbinë në kuptimin që nënshkrimi dhe zbatimi i marrëveshjeve janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme. Do të punoj që nënshkrimi i marrëveshjes dhe zbatimi i saj të vijnë në të njëjtin kontekst”, ka shtuar Kurti për “Gradska RTV”, transmeton RTKlive.

Ai mendon se nuk do të jetë e lehtë arritja e marrëveshjes, por jo edhe e pamundur.

“Tani kemi si garancë Brukselin, Parisin, Berlinin dhe Uashingtonin. Prandaj ne e shohim këtë deklaratë si një hap pozitiv progresiv në drejtimin e duhur”, ka nënvizuar ai.

Ai thekson se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmban elemente të marra nga modeli i dy Gjermanive, e cila mundësoi anëtarësimin e tyre në organizatat ndërkombëtare.

“Por, duke pasur parasysh situatën me Kinën dhe Rusinë, të cilat nuk janë vende demokratike dhe që janë në tension të madh me Perëndimin demokratik dhe kanë të drejtën e vetos, nuk është shumë racionale të pritet që ato të ndryshojnë mendimin e tyre në pak muaj”, është shprehur Kurti.

Krahas marrëveshjeve mes dy shteteve, Kurti ka thënë se është e nevojshme edhe përballja me të kaluarën.

“Pra, Willy Brandt nuk e nisi Ostpolitik në fillim të viteve 70-ta me një marrëveshje dhe negociata, por me shkuarjen në Varshavë. Mendoj se në Serbi është shumë e rëndësishme që të ndodhë një përballje e tillë me të kaluarën. Kjo është mirë për të tashmen tonë, por edhe për gjeneratat e ardhshme”, ka pohuar Kurti.

I pyetur nëse është ndokush në Serbi që sot do të bënte një gjest si kancelari gjerman i atëhershëm Willy Brandt – i cili u gjunjëzua para memorialit të viktimave hebreje të Holokaustit, Kurti theksoi: “Në Serbi sigurisht që ka njerëz të tillë, por ata janë individë dhe nuk kanë hapësirë për veprim. Ata nuk e  kanë forcën dhe fuqinë që vjen nga pushteti, pra ata janë në opozitë dhe janë në opozitë jashtëparlamentare. Tani ndoshta do të duhet pak kohë për këtë, por po jetojmë në kohë të vështira dhe të çuditshme”, ka theksuar kryeministri.

Sipas tij pa u përballur me të kaluarën dhe pa u distancuar nga Millosheviqi dhe Putini, Serbia nuk mund të përcaktohet për Bashkimin Evropian.

Tutje mediumi malazez citon Kurtin se marrëveshja e ndërsjellë për njohjen dhe normalizimin e marrëdhënieve nënkupton se Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, porse as nuk do të mbështesë një ulëse në Kombet e Bashkuara. Megjithatë, shton ai, gjërat janë ende të hapura sepse negociatat do të fillojnë.

“Jam i bindur se Serbia do të donte që këto negociata të zgjasin së paku disa vjet, derisa të ndryshojnë kushtet botërore dhe nuk e kam fjalën vetëm në SHBA, por edhe në Evropë. Ky është një këndvështrim i ekstremit të djathtë për jetën dhe botën, dhe mendoj se në Serbi, rolin kryesor këtu nuk e ka presidenti Aleksandër Vuçiq, por Kisha Ortodokse Serbe, e cila është e lidhur ngushtë me Moskën. Universiteti i Beogradit dhe mediat, të cilat janë më shumë të lidhura me Kishën Ortodokse Serbe dhe Rusinë sesa me pushtetin politik. Mendoj se ata kontrollojnë diskursin e Serbisë”, ka nënvizuar Kurti.

Edhe pse shprehet optimist, Kurti thekson se normalizimi i plotë duhet të përfshijë drejtësinë tranzicionale, pa të cilën, shton ai, nuk mund të ketë pajtim. Dhe drejtësia, thotë ai, nuk arrihet vetëm në gjykatë.

“Kjo ndodh edhe në opinionin publik dhe në faktin që për këtë diskutojnë politikanët, intelektualët dhe shoqëria civile. Dhe në këtë mënyrë distancohen nga regjimi i Millosheviqit dhe nga krimet që ai ka bërë gjatë luftës në Kosovë dhe jo vetëm në Kosovë”, ka shpjeguar Kurti.

blank

Policia i ndaloi protestën para Kryeministrisë më 6 Dhjetor, reagon PD: Nuk marrim leje, vetëm kemi njoftuar

Partia Demokratike ka reaguar pas letrës zyrtare që mori nga Policia e Tiranës e cila i ndalon tubimin në 6 dhjetor përballë Kryeministrisë.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka është shprehur mbrëmjen e sotme për Klan News se ata kanë njoftuar policinë në lidhje me tubimin pasi nuk marrin leje për të ushtruar të drejtat e qytetarëve.

“Protesta është e drejtë demokratike e fituar që në Dhjetor të ’90. Askush nuk mund të ndalë të drejtën për të protestuar. Askujt në Shqipëri ne nuk i marrim leje për të protestuar. Në bazë të ligjit njoftojmë, kaq është detyrimi ligjor”, ka thënë Noka.

Në shkresën e saj policia thekson se protesta brenda perimetrit të sigurisë të caktuar për mbarëvajtjen e samitit BE-Ballkani Perëndimor që mbahet në Tiranë në të njëjtën datë, mund të përbëjë kërcënim për sigurinë kombëtare.bw

blank

Policia kundërshtoi tubimin e thirrur nga Berisha më 6 Dhjetor, reagon BE: Protesta e drejtë e qytetarëve, të respektohen liritë e tyre

Pas zbulimit se Policia e Shtetit kundërshtoi protestën e thirrur nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha më 6 dhjetor, pasi sipas tyre cënohet siguria kombëtare gjatë punimeve të samitit mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, kanë qenë pikërisht delegatët e Bashkimit Evropian që kanë reaguar në lidhje me tubimin.

BE ka konsideruar protestën si të drejtë të ligjshme të qytetarëve, pavarësisht se në të njëjtën datë zhvillohet në Tiranë samiti BE-Ballkani Perëndimor, ku pritet të marrin pjesë kryeministrat e unionit.

Delegacioni i BE-së në Tiranë tha për A2 CNN se autoritetet e vendit duhet të garantojnë sigurinë e samitit, por në të njëjtën kohë duhet edhe tër respektojnë ushtrimin e ligjshëm të lirive të qytetarëve.

“Kjo është hera e parë që samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet në rajon, duke i dërguar një mesazh të fortë Shqipërisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor për rëndësinë e tyre gjeostrategjike për unionin. Ne kemi besim se, si mikpritës, autoritetet publike shqiptare do të sigurojnë zhvillimin e sigurt dhe të rregullt të samitit, duke respektuar ushtrimin e ligjshëm të lirive nga qytetarët”, u shprehën anëtarë të delegacionit.

Kujtojmë se protesta e 6 dhjetorit e ka futur politikën shqiptare në debate të forta, pasi maxhoranca pretendon se kjo protestë është e organizuar nga mbështetës së presidentit rus Vladimir Putin në Shqipëri dhe nga ana tjetër opozita e sheh këtë tubim si një mundësi të mirë që zëri i qytetarëve të dëgjohet “në mbarë Europën”.bw

blank

Berisha: Protesta e 6 dhjetorit do të nisë në orën 12:00

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë në konferencën e përjavshme me gazetarët, ku ka folur edhe mbi protestën e 6 dhjetorit. Berisha sqaroi se protesta ka si synim të paraqesë të vërtetat e shqiptarëve. Ai gjithashtu zbuloi se protesta do të nisë në orën 12:00

Pjesë nga diskutimi:

E keni njoftuar policinë për protestën?
PD ka njoftuar policinë, kushtetuta e Shqipërisë ka vendosur që është i panevojshëm marrja e lejes. Cila është përgjigjja, është ajo që dikton Edi Rama. Ai do të shfrytëzojë samitin për të shtypur të drejtat dhe liritë e popullit opozitar.

Do të jetë një protestë e qetë?
Do të jetë një protestë civile, e cila nuk do të cenojë në asnjë rrethanë sigurinë e mysafirëve. Natyrisht një protestë strikt, armiqësore ndaj Edi Ramës.

Cili nga aleatët e PD-së keni ftuar t’i bashkohet kësaj proteste?
Aleatët janë të mirëpritur. Ftesa ime është për të gjithë aleatët dhe popullin opozitar. Çfarë vendimi marrin është në tagrin e tyre.Lapsi

blank

Osmani cakton datën e zgjedhjeve për asambletë në Zveçan dhe Leposaviq

Presidentja Vjosa Osmani gjatë takimit konsultativ me parti politike për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviqit. 24 nëntor 2022.

RFE/RL

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, caktoi 25 dhjetorin si datë të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviqit.

Zgjedhjet për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviqit do të mbahen pas dorëheqjes së anëtarëve të KK-ve, dhe shpërndarjes së tyre më 18 nëntor nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Në shenjë kundërshtimi lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat ilegale serbe, nga 5 nëntor serbët janë larguar nga institucionet e Kosovës në katër komunat në veri: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Dorëheqje kanë dhënë edhe kryetarët e këtyre komunave.

Osmani ka shpallur 18 dhjetorin datë të mbajtjes së zgjedhjeve në këto komuna të banuara me shumicë serbe.

Më 23 nëntor, delegacionet e Serbisë dhe Kosovës arritën një marrëveshje për targat e lëshuara nga Serbia për qytetet e Kosovës.

Sipas BE-së, Kosova do t’iu japë fund veprimeve të mëtejme të lidhura me riregjistrimin e makinave, derisa Serbia nuk do të lëshojë më targa të makinave me emra të qyteteve të Kosovës.

Por, derisa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka nisur përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme lokale në komunat në veri të Kosovës, Lista Serbe ka thënë se kjo parti dhe qytetarët që e mbështesin atë, nuk do të jenë pjesë e këtij procesi zgjedhor.

I pyetur se a do të marrin pjesë serbët në zgjedhje, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se kjo nuk do të ndodhë pa u formuar Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Partnerët ndërkombëtarë, po ashtu, i kanë bërë thirrje Kosovës që të nisë urgjentisht negociatat për formimin e Asociacionin.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Më 2015, palët kanë nënshkruar Marrëveshjen mbi parimet për formimin e këtij asociacioni. Po atë vit, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se disa pika të kësaj marrëveshjeje nuk janë në harmoni me frymën kushtetuese dhe se ato duhet të harmonizohen.

Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin e BE-së, kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2011. Pritjet janë që ato të përfundojnë me një marrëveshje ligjërisht të obligueshme. Por, pavarësisht disa marrëveshjeve të arritura, qëndrimet e të dyja palëve mbeten larg.

blank

Rrugët që vrasin: Shqipëria 49% më shumë fatalitete se norma e BE nga aksidentet rrugore

“Një vend i vogël është i lehtë të qeveriset dhe vështirë të mbrohet” shprehet De Gol në një thënie të tij.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT dhe përllogaritjet e Monitor, në vitin 2020 Shqipëria kishte 63.9 vdekje për 1 milion banorë nga aksidentet rrugore, nga 43 që ishte mesatarja për vendet e Bashkimit Europian, sipas Eurostat.

Vendi ynë renditet i teti ndër 37 vende në Europë për numrin e vdekjeve nga aksidentet rrugore në raport me popullsinë. Të dhëna i përkasin vitit 2020 dhe janë rezultat i kryqëzimit të shifrave të Eurostat për bashkimin Europian, Instat dhe Transport Community Permanent Secretariat për rajonin. (shiko grafikun në fund)

Më pak aksidente në rajon gjatë 2020-ës janë regjistruar në Kosovë, me 43 humbje jete për milion banorë, po aq sa dhe norma mesatare e Bashkimit Europian. Respektimi i sinjalistikës rrugore nga drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët, faktori njeri, fushatat ndërgjegjësuese dhe legjislacioni i ashpërsuar duket se kanë rezultuar pozitivë më mbrojte të jetës për shqiptarët e Kosovës.

Rajoni i pakujdesshëm në rrugë

Në vlerë absolute, numri i vdekjeve nga aksidentet gjatë 2020-s në Shqipëri ishte 181. Krahasuar me vitet e tjera, këto shifra janë tejet të reduktuara, si rrjedhojë e kufizimit të qarkullimit nga Covid-19.

Sipas të dhënave të INSTAT, 23% e të cilave ishin femra. Gjatë të njëjtit vit, u numëruan 1,234 aksidente rrugore gjithsej. Prej këtyre, në 85% të rasteve fajtorë kanë qenë drejtuesit e mjeteve dhe në 15% të rasteve fajtor kanë qenë këmbësorët.

Në fakt, vendet e rajonit kryesojnë renditjen për numrin më të lartë të vdekjeve të shkaktuara nga aksidentet në rrugë. Në vend të parë renditet Rumania, ku sipas të dhënave statistikore për 2020 kishte 85 vdekje për çdo 1 milion banorë. Ndjekur nga Mali i Zi, në vendin e dytë me 77, Serbia në vend të katërt me 71 dhe Bullgaria me 67, referuar raportit të Transport Community Permanent Secretariat.

Në vendet fqinje si Italia dhe Greqia, norma e vdekjeve nga aksidentet gjatë 2020-s përllogaritet të jetë përkatësisht 40 dhe 54, sipas Eurostat.

Cilat janë shkaqet kryesore të aksidenteve në vend?

Avni Ponari, CEO i Sigal Uniqa Group Austria në një analizë të disa viteve më parë rendit nëntë shkaqe se përse ka kaq shumë aksidente në Shqipëri ndër të cilat përmendim: Drejtimin e mjetit pa praktikat e duhura, humbjen e reflekseve apo e kontrollit tw mjetit, infrastruktura rrugore, mjetet e tejpërdorura në rrugët e këqija. mungesa e sinjalistikës në rrugët hyrëse e dalëse, drejtimi i automjeteve nën efektin e alkoolit, përdorimi multifunksional i rrugëve të makinave duke kaluar në to kamionë, vetura, lopë e dele, biçikleta pa kriter, mungesa e mbrojtëseve të duhura anësore, vendosja e gomave të përdorura nga drejtuesit e mjeteve, përdorimi i gomave të njëjta si në dimër ashtu dhe në verë dhe së fundmi mungesa e frikës ndaj ligji.

Letonia dhe Polonia rekord në Bashkimin Europian

Ndër vendet anëtare të Bashkimit Europian, rekordin për numrin më të lartë të vdekjeve nga aksidentet rrugore, e ka shënuar Letonia dhe Polonia me përkatësisht 73 dhe 66 vdekje për 1 milion banorë atje, sipas Eurostat.

Normat më të larta të aksidenteve me vdekje janë regjistruar në zonat rurale, në vende si: Belgjikë, Bullgari, Greqi dhe zonat periferike të Francës, Polonisë dhe Rumanisë.

E kundërta ka ndodhur me rajonet urbane, të cilat kanë raportuar një numër më të reduktuar të vdekjeve në rrugë. Arsyet sa më sipër lidhen ngushtësisht me shpejtësitë mesatare më të ulëta të lëvizjes se mjeteve në qytete. Qytetet europiane më të sigurta gjatë 2020-ës kanë qenë Stokholmi (5 vdekje/000’000 banorë), Vjena (6 ) dhe Hamburgu (8).

Shifra të larta janë regjistruar edhe në Lituani me një normë prej 63 dhe në Turqi me 59. Vendet e tjera të rajonit, si Kroaci dhe Slloveni kanë regjistruar një normë më të ulët aksidentesh në raport me popullsinë e tyre.

Në Kroaci, numri i të vdekurve nga aksidentet për 1 milion banorë ishte 58, ndërsa në Slloveni përllogaritet rreth 20 më pak. Në të gjithë Bashkimin Europian, gjatë vitit 2020 u regjistruan rreth 19,1 mijë aksidente, mesatarisht 43 aksidente me pasojë vdekjen për 1 milion banorë.

Norma më e ulët e vdekjeve të shkaktuara nga aksidentet është shënuar në Norvegji, ku sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat kishte rreth 17 të tilla për 1 milion banorë. Po ashtu edhe vende si Suedia (me 20), Malta (me 23), apo dhe Zvicra (me 26) janë ndër vendet me normën më të ulët të aksidenteve. /Monitor/

blank

Pluhuri i imët shkakton 238 000 vdekje në Evropë në vitin 2020

Raport i ri nga Agjencia Evropiane e Mjedisit: “Vdekjet e parakohshme për shkak të ekspozimit ndaj përqendrimeve të ndotjeve mbi normat”

 

VOAL- Ndotja e imët nga pluhuri dyshohet se shkaktoi 238,000 vdekje të parakohshme në Bashkimin Evropian në vitin 2020, sipas një raporti të Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA), të publikuar sot, të enjten.

Vdekjet dyshohet se janë shkaktuar “nga ekspozimi ndaj përqendrimeve që tejkalojnë udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë”.

Kjo është një rritje e lehtë krahasuar me vitin 2019, kur grimcat e imëta, të cilat depërtojnë thellë në mushkëri, do të kishin shkaktuar vdekjen e parakohshme të 231 mijë individëve. Rritja është gjithashtu në kontrast me rënien e vazhdueshme të 20 viteve të fundit, me një rënie prej 45% midis 2005 dhe 2022.

Komorbiditeti

Kjo rritje mund të shpjegohet veçanërisht me faktin se Covid-19 ka goditur më së shumti njerëzit me sëmundje shoqëruese që lidhen me ndotjen e ajrit (kanceri, sëmundjet e mushkërive ose diabeti i tipit 2). Për më tepër, “duke krahasuar vitin 2020 me 2019, numri i vdekjeve të parakohshme që i atribuohen ndotjes së ajrit u rrit për (pluhurin e imët) PM2.5, por u ul për (dioksidin e azotit) NO2 dhe (ozonin) O3”, shpjegon ai. EEA në studimin e tij.

Në rastin e grimcave të ozonit, të shkaktuara veçanërisht nga trafiku rrugor dhe aktivitetet industriale, tendenca në vitin 2020 ishte në rënie me mbi 24,000 vdekje, ose një rënie prej 3% në një vit. Për sa i përket dioksidit të azotit, një gaz i prodhuar kryesisht nga automjetet dhe termocentralet, janë regjistruar më shumë se 49,000 vdekje të parakohshme, me një rënie prej 22% që mund të shpjegohet pjesërisht me uljen e trafikut rrugor gjatë pandemisë së Covid-19.

 

Në rrugën e duhur

Megjithatë, sipas raportit të saj vjetor, BE-ja është në rrugën e duhur për të arritur qëllimin e saj për të reduktuar vdekjet e parakohshme me më shumë se 50% deri në vitin 2030 krahasuar me vitin 2005. Në fillim të viteve 1990, grimcat e imëta shkaktuan pothuajse një milion vdekje të parakohshme në 27 vendet e BE-së . Në vitin 2005, 431,000 njerëz ishin ende duke vdekur. Ndotja e ajrit mbetet kërcënimi kryesor mjedisor për shëndetin e evropianëve. rsi-eb

blank

OBSH: Plakja e shpejtë e popullsisë do të vërë në vështirësi, sistemin shëndetësor shqiptar

Plakja e shpejtë e Shqipërisë do të vërë sistemin shëndetësor të vendit përballë sfidave të vështira financiare. Një popullsi në plakje vuan nga një barrë e lartë e sëmundjeve, të cilat kërkojnë financime më të lartë.

Organizata Botërore e Shëndetësie në programin e ri për Shqipërinë deri me 2025 vuri në dukje se promovimi i shëndetit dhe mirëqenies do të kërkojë që Shqipëria të trajtojë pasojat e plakjes së popullsisë dhe ngarkesën e lartë të sëmundjeve infektive.

OBSH lajmëron se rënia e popullsisë e shoqëruar me plakje të shpejtë rrezikon qëndrueshmërinë financiare të pensionistëve dhe invalidëve dhe kjo ndikon negativisht në shëndetin e tyre.

Nga 2010 në 2019 jetëgjatësia në Shqipëri u rrit me 1.6 vjet duke arritur në 79.9 për femrat dhe 76.2 për meshkujt, por të dhënat janë ende dukshëm nën mesataren e BE-së ku femrat jetojnë mesatarisht 83.8 vite dhe meshkujt 78.45 vite.

Në të njëjtën periudhe numri i popullsisë së Shqipërisë u ul mesatarisht me 0.25% në vit dhe përqindja e popullsisë së moshës 65 vjeç u rrit nga 10.6% ne 14 % të totalit të popullsisë.

Nga ana tjetër vendi ynë përballet me mangësitë e mëdha të shërbimeve dhe investimeve në sektorët e shëndetësisë, arsimit, kujdesit social dhe sistemeve të mbrojtjes sociale vë në dukje OBSH.

Në sektorin shëndetësor sfida mbeten vdekshmëria neonatale dhe kequshqyerja. Gratë egjiptiane dhe gratë që jetojnë në zonat rurale dhe të thella në Shqipëri, vazhdojnë të kenë akses të kufizuar në kujdesin shëndetësor parësor dhe shërbimet e kujdesit shëndetësor seksual dhe riprodhues.

Shqipëria ka një barrë të lartë të sëmundjeve jo-kronike që kërkojnë fokus intensiv në parandalimin e faktorëve të rrezikut. Zvogëlimi i tyre kërkon rritje të qëndrueshme të investimeve dhe forcim të monitorimit, trajtimit, vlerësimit dhe parandalimit.

Një prioritet thelbësor duhet të jetë përqasja ndërsektoriale për të ndalur përhapjen e obezitetit tek fëmijët dhe për të zvogëluar konsumin e kripës përmes avokimit të politikave, zhvillimit dhe zbatimit të ligjeve (të tilla si taksat), etiketimit të ushqimeve të përpunuara dhe promovimit të një stili jetese të shëndetshëm në shkolla./Monitor

blank

Ish-ministri i Brendshëm akuza të forta: Porti i Durrësit skemë për pastrim parash, qyteti s’ka nevojë të jetë Dubai i Mesdheut

Valentina Madani

Ndërtimi i portit turistik të Durrësit nga kompania “Emaar” ka ngjallur debate të forta politike, ku opozita e cilëson si megaaferë, por për ish-ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, prioritet madhor duhet të jetë porti i madh i Shqipërisë si më i rëndësishmi në rajon.

Lleshaj flet për zhvendosje të portit, që sipas tij duhej të kishte ndodhur ndërkohë, pasi aty ku është nuk mund të kryejë funksionet e një porti modern rajonal. Ai mendon që porti duhet të ndërtohet në një vend tjetër me vizionin e njërit nga portet me të rëndësishme të rajonit.

 

Sandër Lleshaj thotë për gazetën “Panorama.al” se Porti i madh duhet të jetë projekti i vërtetë strategjik i vendit, pasi ka kapacitetin ta transformojë rrënjësisht Shqipërinë, kurse Porti i vogël i Durrësit sipas tij është shumë i vogël për të marrë një domethënie strategjike. Ai bën të qartë se “Durrësi ka shumë rrezatim historik dhe nuk ka nevojë të jetë një “Dubai i Mesdheut”.

 

Ish-ministri socialist flet edhe për largimin e shqiptarëve, teksa e sheh me shqetësim trendin migrator të tyre drejt vendeve të perëndimit. Për largimin e tyre ai fajëson politikën si përgjegjëse për gjendjen ekonomike të vendit, e cila, sipas Lleshajt, kurrë nuk ka arritur që t’i afrohet normalitetit.

 

Sandër Lleshaj thotë se politika në thelb ka qenë një betejë e përhershme për vota dhe jo për zhvillim. Sipas tij, obsesioni për vota ka shuar çfarëdo guximi për reforma dhe mungesa e tyre ka goditur natyrisht vetë ata që japin votën, qytetarët të cilët po emigrojnë drejt vendeve të perëndimit.

 

Sandër Lleshaj beson se ka shumë mënyra për të kontrolluar përmasat e tij, ndërkohë që ndalimi as mund të mendohet si opsion… Ai apelon për krijimin e kushteve për zhvillimin e shoqërisë dhe jo thjesht fitorja në zgjedhjet e ardhshme. Lleshaj përmend se partitë janë një punishte elektorale, por jo laboratorë ku zhvillohet e ardhmja e vendit.

 

Z.Lleshaj, së fundmi politika është përfshirë nga debati për ndërtim e portit turistik të Durrësit nga kompania “Emaar”. Si e konsideroni projektin e këtij porti, projekt strategjik apo një skemë për pastrimin e parave!?

 

Kur flasim për pozitë gjeostrategjike të Shqipërisë, flasim në fakt për aksesin maritim të saj, flasim konkretisht për portet e saj, ku Durrësi është kryesori, edhe pse ende krejt i vogël për të qenë strategjik. Që metafora e Shqipërisë si Porta e Ballkanit të bëhet realitet, ajo ka nevojë të ndërtojë një PORTË reale, një ose disa porte të mirëfilltë. Kjo gjë madje është sanksionuar edhe në Politikën e Sigurisë Kombëtare të Shqipërisë, që është miratuar në Kuvendin e saj.

 

Është prioritet strategjik kombëtar i dorës së parë ndërtimi i një kapaciteti të rëndësishëm portual dhe i një korridori përkatës që e lidh këtë port me “hinterlandin” juglindor të Europës. Janë disa shtete shumë afër me ne, që mund të lidhen me hapësirën jetike të shkëmbimeve detare përmes Shqipërisë. Ky është një ndër kapitalet më të rëndësishëm që Shqipëria ka potencialisht në dorë për ta zhvilluar. Theksoj se prioriteti madhor duhet të jetë porti i madh, i cili ka kapacitetin ta transformojë rrënjësisht Shqipërinë.

 

Unë jam krejt i bindur se këtu duhet të përqendrohet energjia kryesore. Sa i përket portit turistik, ose portit të vogël, unë mendoj se ai është i nevojshëm, por shumë i vogël për të marrë një domethënie strategjike. Sigurisht që vendimi për ta ndërtuar atë në Durrës është krejt logjik, ndërkohë që PORTI i MADH i Shqipërisë duhet të paraprijë në të gjitha aspektet. Kam një shënim të vogël anësor lidhur me simbolikën e projektit të vogël. Ata që njohin disi kohën e artë të antikitetit greko-romak, e dinë se Durrësi gjendet në të gjitha hartat e vjetra të kontinentit, në të cilat mungojnë shumë prej qyteteve të mëdha të vetë Europës së sotme.

Durrësi ka aq shumë rrezatim historik kulturor dhe historik sa që jo vetëm i mjafton, por edhe i tepron. Në këtë kuptim, ai nuk ka nevojë të jetë një “Dubai me Mesdheut”, por vetëm Durrësi. Durrësi, që edhe pse ende nën dhe, e ka hirin e një qyteti të përjetshëm. Sa u përket aludimeve për krimin e lidhur me këtë projekt, mendoj se ato duhet të verifikohen nga organet që kanë kompetencë ligjore dhe profesionale. Ndërkohë që për publikun vlen thirrja për të analizuar edhe autorët e tyre, që në shumë raste kanë spikatur si intoksikues të rrezikshëm publikë.

Projekti është shpallur investim strategjik dhe parashikon zhvendosjen e portit aktual të Durrësit dhe në pronën e tij do të ndërtohen apartamente, qendra komerciale dhe hotele… A është një kafshatë e madhe për shqiptarët siç shprehet opozita…?

Zhvendosja e portit duhej të kishte ndodhur ndërkohë, pasi aty ku është ai nuk mund të kryejë funksionet e një porti modern rajonal. Ritheksoj që porti duhet të ndërtohet në një vend tjetër me vizionin e njërit nga portet me të rëndësishme të rajonit. Ky duhet të jetë projekti i vërtetë strategjik i Shqipërisë ashtu sikundër e përcakton dhe Strategjia e Sigurisë Kombëtare. Ndërsa ky projekti tjetër me port turistik, hotele dhe rezidenca mbetet vetëm një projekt zhvillimor.

Pse po ikin shqiptarët…? Çfarë i bën ata të pakënaqur në këtë vend?

Ju bëni një pyetje, për të cilën nuk mund të ketë një përgjigje. Për secilin nga ata që janë larguar apo po largohen ka një të veçantë. Dikush ikën për një punë më të mirë, një tjetër për një shkollë më të mirë; dikush kërkon një mundësi kurimi e një tjetër i ikën një sherri. Sigurisht që ka edhe shumë të tjerë që ikin pa e ditur mirë se përse, ikin në kërkim të një iluzioni të krijuar nga imazhet. Por është e vërtetë që fluksi i largimit të shqiptarëve nuk duket se do të zvogëlohet.

Dikush largohet nga vendi ose kur një faktor shtytës tenton ta largojë, ose kur një faktor tërheqës në vendin tjetër e nxit të afrohet, ose kur të dy faktorët bëhen bashkë. Duhet të jemi të qartë se faktorët tërheqës, pra, ata faktorë të jashtëm që nuk varen nga ne, do të vijojnë të përforcohen, për aq kohë sa ekonomitë e vendeve të Europës apo të Amerikës së Veriut kërkojnë përditë e më shumë fuqi punëtore. Kësaj nuk kemi se çfarë t’i bëjmë. Ajo që mbetet në dorën tonë është të reduktojmë faktorët shtytës, ata faktorë që nxisin largimin dhe që janë në dorën tonë.

Çfarë po i varfëron shqiptarët, kriza ekonomike apo politika?

Varfërimi apo pasurimi i kujtdo varet në radhë të parë nga ai vetë dhe ne nuk duhet të ngurrojmë që ta themi këtë, pasi tendenca për t’i kërkuar shkaqet e të mirave apo të këqijave tona vetëm jashtë nesh, përfshirë madje edhe vetë qeverinë, është në thelb e paplotë. Në njëfarë mase, kjo gjë na depersonalizon dhe na shtyn drejt një rrethi vicioz të kërkimit të përgjegjësive tona tek të tjerët. Jo! Secili duhet të ndiejë përgjegjësi për gjendjen e vet.

Po shfajësoni politikën si faktori shtytës…?

Mos u nxitoni që të thoni se po përpiqem që me këtë të shfajësoj politikën. Aspak jo! Politika shqiptare në përgjithësi dhe qeveritë shqiptare në veçanti kanë qenë dhe mbajnë përgjegjësinë kryesore për gjendjen ekonomike të vendit, e cila kurrë nuk ka arritur që t’i afrohet normalitetit. Duke ia lënë çdo shqiptari pjesën e përgjegjësisë së tij personale, është e qartë se politika mban pjesën më të madhe të përgjegjësisë për gjendjen e shqiptarëve.

Problemi themelor me atë që në Shqipëri quhet politikë është deformimi absolut i kuptimit të vetë këtij termi të lartë. Në Shqipëri, politikë do të thotë parti dhe parti do të thotë grupim interesi. Ky është një deformim i thellë, një defekt lindjeje i pluralizmit shqiptar, i cili për ironi të historisë, nëse nuk është autorizuar, të paktën është noterizuar nga vendimet e partisë komuniste në fundin e 1990-ës. Një politikë e gjymtuar që në lindje duket se e ka të pamundur ose të ndaluar të kuptojë se qëllimi i ekzistencës së saj është krijimi i kushteve për zhvillimin e shoqërisë dhe jo thjesht fitorja në zgjedhjet e ardhshme.

Pikërisht për arsye se partitë tona ekzistojnë për të fituar zgjedhje, ato janë një punishte elektorale, por jo laboratorë ku zhvillohet e ardhmja e vendit. Për këtë arsye, ato janë vatra militantësh, por jo forume mjeshtrash. Për arsye se fitorja në zgjedhjet e radhës është qëllimi final, partitë dominohen nga punëtorët partiakë dhe bash për këtë arsye ato e kanë shumë të vështirë bërjen e politikës dhe qeverisjen.

Dhe nëse duam të jemi të ndershëm, duhet të pranojmë se për këtë gjendje, përgjegjësia nuk është vetëm e politikës, por edhe e gjithë shoqërisë, e cila nuk ka arritur të ndriçohet deri në atë nivel sa të kuptojë këto gjëra elementare. Nganjëherë mjafton të shohësh përgjërimet plot përulje të njerëzve të thjeshtë përballë dinozaurëve të rrënimit politik të vendit në mitingjet e tyre për të kuptuar thellësinë e dramës shqiptare.

Pse kemi trend migrator të shqiptarëve drejt vendeve të Perëndimit? Pse qeveria nuk arrin të ofrojë në vendin tonë një ambient ku qytetarët tanë të realizojnë ambiciet dhe ëndrrat e tyre për një jetë më të mirë ndërkohë që ky largim masiv po krijon një hendek të madh në vend dhe një strukturë ekonomike të prapambetur?

U përpoqa ta cek pak edhe në pyetjen e mëparshme këtë. Politika këtu në thelb ka qenë një betejë e përhershme për vota dhe jo për zhvillim. Që në orët e para të saj, në vitin 1991, ajo bëri “mëkatin fillestar” kur për vota shkatërroi edhe më keq se sa vetë komunizmi konceptin e pronësisë mbi tokën. Më tej, po për vota shkatërroi konceptin e jetës urbane dhe mbushi vendin me ndërtime pa leje. Më tej, po për vota, legalizoi dhe përjetësoi katastrofën urbane. Nevoja për vota ka penguar reformat e vërteta në sistemin politik, në administratë, në pushtetin vendor, në financat publike, në shëndetësi, në arsim e në shumë sektorë të tjerë të rëndësishëm të jetës.

Obsesioni për vota ka shuar çfarëdo guximi për reforma dhe mungesa e tyre ka goditur natyrisht vetë ata që japin votën, qytetarët. Guximi politik për reforma është edhe guximi edhe për të humbur vota, pa të cilin shoqëria nuk mund të ecë përpara. Në vendin tonë nuk janë kryer kurrë reformat kryesore që do të duhej të ishin realizuar prej dekadash tashmë. Energjia e paorientuar e shqiptarëve në masën më të madhe të saj është kthyer në beton, në vend që të ishte shndërruar në një ekonomi të strukturuar.

Si e lexoni deklaratën e kryeministrit Edi Rama se shqiptarët gjithmonë kanë emigruar dhe e vetmja kohë kur u penguan ishin gjatë kohës së komunizmit?

Deklarata e Ramës është e saktë. Përpara pavarësisë, shqiptarët kanë emigruar drejt lindjes otomane, aq sa arritën të krijojnë atje një prani të konsiderueshme numerike, më pas kahja e emigrimit u kthye nga Perëndimi, ndërkohë që komunizmi e frenoi me dhunë këtë tendencë. Rënia e gardheve të diktaturës i hapi rrugë një vale tjetër gjigande migracioni përsëri drejt Perëndimit, falë së cilës Shqipëria mbijetoi dhe arriti të bëjë një kapërcim historik jo vetëm në aspektin ekonomik, por më së pari në atë kulturor.

Migracioni është një fenomen i përjetshëm njerëzor. Problem janë përmasat e tij, të cilat duhet të adresohen. A e dini për shembull se qytetarët e Izraelit duhet të marrin vizë për të shkuar në Amerikë? Dhe a e dini përse? Jo se SHBA nuk është gatshme të liberalizojë regjimin e vizave me aleatin e saj emblematik në Lindjen e Mesme, por se Izraeli nuk do që ta bëjë aq të lehtë migrimin e qytetarëve të tij.

Ju po nënkuptoni aplikimin e masave kufizuese kundër emigracionit?

Jo! Me këtë nuk dua kurrsesi që të them se ne duhet të aplikojmë masa kufizuese kundër emigracionit. Por, nga ana tjetër, ne nuk mund të rrimë përballë tij si përpara një fenomeni natyror të pashmangshëm. Ka shumë mënyra për të kontrolluar përmasat e tij, ndërkohë që ndalimi as mund të mendohet si opsion.

Çfarë pasojash do të ketë për shoqërinë shqiptare plaga e madhe e emigrimit? Çfarë mund t’i mbajë shqiptarët në Shqipëri?

Shqipëria, ashtu si dhe vetë Europa, po mpaket. Por te ne ky proces ka ritëm dhe përmasa shqetësuese, pasi plakjes natyrore mjaft shqetësuese, që vjen nga rënia e natalitetit, i mbivendoset edhe migracioni i konsiderueshëm. Për të parë pasojat e kësaj nuk ka nevojë për shumë studime. Rënia e kapacitetit prodhues të vendit për shkak të rënies së fuqisë punëtore, largimi i mendjes dhe kërcënimi për sistemet e përkrahjes shoqërore dhe të pensioneve për mungesë të kontributeve janë vetëm disa nga pasojat më të dukshme.

Duket sikur të përmendësh litarin në shtëpinë e të varurit, por megjithatë e vetmja kurë për këtë situatë është ajo e hidhura. Reformat e munguara në sistemin politik, në administratë, në ekonomi, në pronësi, në shëndetësi, në arsim, në administrimin e pasurive publike mbeten një domosdoshmëri e panegociueshme. Në mungesë të tyre, ne vetëm do të mund ta shtyjmë për pak më vonë, por kurrsesi nuk do të mund ta zvogëlojmë përmasën e problemeve tona të mbartura.

Shqiptarët po ikin, por të tjerë pritet të vijnë… Bëhet fjalë për projektin e qeverisë, një pasaportë shqiptare në këmbim të investimeve… BE i ka kërkuar qeverisë tërheqjen nga skema e shtetësisë për investitorë që sipas Brukselit bie ndesh me legjislacionin e Bashkimit Europian dhe përbën rrezik për Shqipërinë dhe për Unionin. A duhet rishikuar ky projekt…?

Për këtë temë jam shprehur edhe një herë te gazeta juaj. Projekti për pasaporta në këmbim të investimeve edhe në rastin më të mirë është aq i vogël sa nuk mund ta justifikojë kurrë shndërrimin në një argument konfrontimi me BE. Në thelb, pasaportat shqiptare do të kishin një shans për të tërhequr interesin e investitorëve të ndryshëm jo europianë, pikërisht për shkak të valencës europiane të tyre, e cila varet vetëm nga BE. I gjithë fati i këtij projekti varet nga vullneti i BE. Nëse BE është kundër, ky projekt duhet arkivuar. Në të kundërt, vetë pasaporta jonë mund të humbte valencën e saj europiane.

Komisioni Europian po monitoron shtetet, të cilat po udhëtojnë pa viza në BE, por që po planifikojnë të krijojnë skema të dhënies së shtetësisë për investitorët e pasur. Këtu përfshihen shtete si ishujt e Karaibeve dhe Paqësorit, shtetet e Evropës Lindore, Mali i Zi, Shqipëria dhe Moldavia. Kjo skemë sipas jush a paraqet mangësi serioze dhe dështime të sigurisë?

E thashë edhe më lart që pasaporta shqiptare mund të tërheqë investitorë jo për arsye të Shqipërisë, por për arsye të Shengenit. Por përderisa këtë SH-në e dytë, Shengenin, e kanë në dorë europianët dhe jo ne, edhe vetë fatin e projektit e kanë efektivisht në dorë ata. Kështu që mua më duket se kjo histori do të jetë thjesht në dorë të tyre. Padyshim që dhënia e shtetësisë ndaj qytetarëve të një vendi tjetër lidhet edhe me shumë aspekte të sigurisë.

A rrezikojmë të kemi infiltrim të krimit të organizuar, pastrimit të parave, evazionit fiskal dhe korrupsionin nëpërmjet “aplikantëve të mundshëm nga vendet e treta në një skemë të ardhshme shqiptare”?

Edhe pa “pasaportën e artë”, nga vitet ‘90-të e këndej, Shqipëria është “vizituar” nga shumë persona me barrë kriminale apo edhe terroriste. Ata kanë ardhur me viza, pa viza, kanë marrë leje qëndrimi madje edhe pasaporta shqiptare. Sigurisht që krijimi i mundësive të reja mund të ketë njëfarë ndikimi negativ edhe në këtë drejtim, por në thelb unë nuk shoh ndonjë risk shumë të shtuar për sigurinë. Risku i vërtetë në këtë drejtim është mospranimi europian. Nuk ka ndonjë nevojë për argumente të tjera. Mjafton ky mospranim që ky projekt të harrohet.

A po e konsumon pushteti qeverisjen socialiste?

Mandati për të qeverisur, apo pushteti, i ngjan një baterie që karikohet në zgjedhje në një përqindje të caktuar, që te ne shkon diku te niveli i 50 përqindëshit. Nga e nesërmja e zgjedhjeve fillon konsumi i energjisë. Partitë përpiqen që edhe gjatë rrugës të gjejnë mundësi dhe mënyra për të bërë ndonjë rikarikim, por në thelb konsumimi i energjisë është ligjësi e pashmangshme. Krejt arti është tekqëllimi i shpenzimit të saj dhe te rikarikimi.


Send this to a friend