Edhe spe kanë kaluar plot 55 vjet nga fillimi i një tragjedie tjetër për popullsinë çame, pas genocidit të Napoleon Zervës më 1944 në Çamëri, këtij komuniteti iu desh të përjetonte një tragjedi ehde në Shqiëpri. Sikur të mos mjaftonte ai genocid antishqitpar i grekëve, ky i ndodhur në Shqiëpri ishte më tragjiku, sepse bëhj nga vetë qveritarët e shtetit të diktaturës komuniste me pjesëtarë shqiptarë.
Ja si tregon për këtë të ashtuquajtur “grup armiqësor”, djali i Shaban Ademit, një burri trim që nuk do të jetonte gjatë pas arrestimit të sajuar. “Babanë tim, Shaban Ademin, në moshën 38 vjeçare e arrestuan, së bashku me mbi rreth 200 shqiptarë çamë të tjerë, si pjesëtar i grupit “komplotist” të Teme Sejkos. Babai im kishte luftuar që në moshë të re me armë në dorë në çetën “Çamëria” kundër pushtuesve italo-gjermanë, për çlirimin e vendit dhe si shpërblim e fusin në burg dhe e pushkatojnë. Por sistemi nuk kurseu as edhe xhaxhanë e tij 65 vjeçar, bariun me dele Adem Osmanin”.
Me banim në SHBA, ku ka gjetur pak qetësi në këtë moshë jo të vogël me familjene tij, Shkëlqimi më thotë “Unë, djali i tij, e kujtoj me pikëllim të thellë atë ditë të enjte të zezë të 28 korrikut 1960. Nuk kisha mbushur as 9 vjeç, kur vajta në shtëpi dhe pashë një grup të madh policësh me dhe pa uniformë që u turrën të tërbuar si bisha në shtëpinë tonë duke thyer dyert e dritaret e dhomave me një egërsi të paparëdhe duke shtyrë me forcë gjyshin tim të moshuar, Refatin. Ata bastisën të gjitha dhomat për të gjetur, sipas tyre, materiale kompromentuese dhe morën çdo gjë. Babanë tim e futën me forcë në xhipsin (makinën) e Punëve të Brendshme, por ai kundërshtoi, duke i thënë kryetarit të degës Shim Kolli, “Hyj vet në xhips mor qen, se nuk kam bërë gjë”.
Këto janë fjalët e një qytetari çam që rastësisht ndodhej atje pranë. Babanë tim e futin në qeli dhe e mbajtën një vit duke i bërë torturat më çnjerëzore mbi trupin e tij dhe ku iu përfshinë provokatorë të çdo lloji. Sipas avokatit të tij mbrojtës, nga goja e tij dilnin duke i thënë hetuesve, vetëm këto fjalë nuk kam bërë asgjë të keqe ndaj popullit dhe atdheut”. Kjo ishte e vërteta pasi ai luftoi që në moshë të vogël si partizan dhe më vonë shërbeu si nëpunës publ iki palodhshëm në Qarkun e Elbasanit”.
Është i njohur fakti që pas një viti torturash, kriminelët e dënojnë Shaban Ademin në një gjykatë ushtarake me dyer të mbyllura se ata e dinin se ai do t’i diskreditonte vampirët e ideologjisë sllavo-komuniste për planin ogurzi që kishin organizuar. Ndryshe nga disa të arrestuar të tjerë që pranuan akuzat e rreme dhe u gjykuan publikisht, Shabani mohoi secilën akuzë.
Me një jetesë prej shumë vjetësh në Çikago të SHBA-së, Shkëlqim Ademi ishte njeri nga 5 fëmijët e Shaban Ademit, kujton se “Në muajin maj të vitit 1992 takoj në Tiranë Ihsan Budon, një burrë trim, inteligjent e kurajoz. Ai ishte gjeneral i luftës antifashiste, gjatë kapitullimit të Italisë fashiste në qytetin e Sarandës, me të cilin ishim bashkëvuajtës në internim në Kurbnesh të Mirditës. Ai më tha se Mexhit Kokalari kishte bërë mbrojtjen e babait në gjyqin e tij në korrik të vitit 1961.
Të nesërmen shkova tek shtëpia e tij; avokati më hapi derën dhe pasi i thashë se kush isha, ai më shëmbëlleu me babanë dhe filloi të lotojë. Menjëherë i foli gruas së tij duke i thënë, “Shiko se kush ka ardhur, djali i Shaban Ademit për të cilin të kam folur për guximin e tij kur unë isha avokat mbrojtës i tij në verën e vitit 1961.” Ne të dy hymë tek dhoma e tij dhe ai filloi të më rrëfejë me mallëngjim historinë e babait. – Babai juaj ishte një burrë i gjatë, syshqiponjë, etj. MexhitKokalari kishte një kujtesë të jashtëzakonshme dhe fliste sikur e kishte pasur para sysh babain. – Babai juaj megjithëse ish i lidhur me duart mbrapa dhe ish i shoqëruar nga 5-6 policë, tregoi një guxim legjendar që unë si avokat mbrojtës për shumë vite në seancat gjyqësore s’kisha parë. Përpara se kryetari i gjyqit ushtarak Mithat Goskova deklaroi akt-akuzën, Shabani tregoi fabulën e La Fontenit Qengji dhe Ujku me një qetësi të madhe. Unë si avokat i tij mbeta i habitur nga gjakftohtësia e tij dhe recitimi i përpiktë i fabulës.Gjatë gjithë procesit gjyqësor i pandehuri Shaban duke kundërshtuar nuk pranoi asnjë akuzë. Por edhe pasi gjyqtari deklaroi dënimin me vdekje, ai më pyet “Avokat, ku e lamë bisedën?- dhe vazhdoi të tregojë bisedën e lënë përgjysëm. ” Mexhit vazhdoi të flasë më tej duke më thënë që akoma nuk i kish dalë nga mendja, edhe pas 31 vjetësh, guximi dhe gjakftohtësia e tij që nuk kish pare ndonjëherë në karrierën e tij. Ndërkohë avokati me sy të përlotur mbaroi bisedën mbi gjyqin monstruoz të babait tim. Akuzat e rreme ishin se në bashkëpunim me zbulimin grek dhe me flotën e 6-të amerikane,çamët donin të shkatërronin atdheun etj, sidhe trillime e sajesa nga Sigurimi, pjesë një pushteti anti-shqiptar 50 vjeçar”.
Duhet pranuar se kalvari i vuajtjeve të familjes Ademi si dhe të familjeve të tjera, nuk mbaron me pushkatimin e Shaban Ademit et të tjerëve si Taho Seklo që e zhdukën që në hetuesi se nuk pranuan këta të dy që të bëheshin bashkëpunëtorë në skenarin e sigurimit të shtetit, nuk mbaroi as me psuhkatimin e Teme Sejkos sdhe Tahir Demit dhe 11 të tjerëve apo me burgosjen e dhjetra të tjerëve, por vazhdon me mosdenoncimin e autorëve të skenarit, si dhe me vuajtjet e familjeve çame kudo ku jetonin. Vuajtjet dhe persekutimet e komunitetit çam morën një trajtë të re tipike sipas skenarit grek të ofruar nga grekofilët brenda byrosë politike të kohës që Enver Hoxha i dëgjonte me shumë vëmendje dhe i zbatonte me shumë përpikmëri. Nëse Shaban Ademi ishte njeriu i guximshëm e i papërkulshëm, që ishte aq i ri në atë kohë, nuk mund të harrohet ai xhesti prej trimi besnik që ai kreu në kohën kur i vendosin prangat Tahir Demit , kryetar I komitetit ekzekutiv teë Elabsanit në atë kohë oprej 8 vjetësh dhe ai nxotrri revolverin të qëllonte Shim Kollën, ish kryetarin e degës s ëpunëve të brendshme, por që u kap shpejt nga shoqëruesit.
Shkëlqimi vazhdon të kujtojë se se “Menjëherë pas pushkatimit të babait, më 21 tetor 1961, shteti na hoqi nga shtëpia ekzistuese dhe na “çojnë për klimë” në Kurbnesh të Mirditës, në temperaturën minus 20 gradë Celsius në një barake me dërrasa e llamarina ku flinim 8 vetë. 5 fëmijë (tri motra e dy vëllezër), nëna, gjyshi Refat, dhe gjyshja Fatime. Nga këto kasolle hiqnim çdo mëngjez nga një govatë me borë, ku edhe Migjeni do mbetej i habitur. Në një ditë acari të dhjetorit të atij viti, vjen Kryetari i degës së Rrëshenit lart në Minierë (siç quhej vendi) dhe në sytë tanë me egërsi e kërcënon gjyshin tim plak Refatin zemërplagosur dhe i thotë “Ti je babai i tradhëtarit!”
Nuk kaloi shumë kohë, gjyshi i nderuar Refat vdiq nga hidhërimi i humbjes së djalit të tij të vetëm.E varrosëm në fshatin Zajs të Kurbneshit, ku dhe varri i tij ende nuk është gjetur.Vuanim nga uria. Një racion të vogël djathi të bardhë e ndanim në 9 vetë pasi mbaheshim vetëm me rrogën e vëllaittim të madh 14 vjeçar që punonte në minierën e bakrit”.
Ndoshta ka edhe më shumë se kaq, por shkatërrimi që u bëri familjeve çame diktatori është më e madhja dhe më e papërgjegjshmja që meriton ndëshkim dhe kujtim. Pas disa vitesh internimi në skëterrën e Mirditës, familja Ademi vjen përsëri në Elbasan në 1 dhomë (2 m me 2 m).Edhe këtu vdiq gjyshja nga hidhërimi i humbjes së djalit të saj. Këtë fat pati si shumë çamër të tjerë, edhe familja e Shaban Ademit, në burgje dhe internime, diskriminime të llojit “çam i pabesë” e të tjera si këto për 30 vjet rresht. Të gjitha këto vuajtje i kaluam. Por edhe pas rënies së diktaturës së vjetër, frenat e pushtetit në Shqipëri i morën bijtë e ish-anëtarëve komunistë të Byrosë Politike, Gramoz Ruçi, Skënder Gjinush dhe pinjollë të tjerë etj”.
Me gjithë hidhërimin që ndjen përshumë humbje jetë njerëzish në atë periudhë, Shkëlqimi shpjegon “Edhe pas 55 vjetësh, e përfytyroj dhe e kujtoj gjithmonë dhe jam krenar për sakrificën sublime që babi ynë bëri për të mirën e Shqipërisë. Ai ishte një prind shembullor, një burrë që donte dhe respektonte prindërit e tij të moshuar, një qytetar i ndershëm, një nëpunës që nuk la njeri pa ndihmuar, një njeri i rrallë altruist, si dhe shumë tipare të tjera pozitive që kishte, të cilat duheshin njerëz të tjerë të flisnin për të, dhe jo unë, larg modestisë time.
Ne fëmijët e këtij prindi pa fat kemi kërkuar dhe kërkojmë vazhdimisht eshtrat e babait deri në organet më të larta, por më kot. Dosjet ende janë të mbyllura. Na thonë, do t’i gjejmë, do t’jua japim e të tjera gjepura si këto”. Sot, vetëm grupit “komplotist çam” nuk i është bërë rehabilitimi e shfajësimi i plotë nga organet gjyqësore dhe ekzekutive. “Ne, – shprehet Shkëlqimi, – nuk po kërkojmë favore, dekorata e pasuri, por eshtrat e babait tonë të nderuar, pasi e kemi dashur dhe neve na mungon edhe pas kaq vitesh. Por jemi të pafuqishëm për ta mbrojtur. Deri kur do të vazhdojë kjo lojë me popullatën tonë, me krahinën tonë Çamërinë? – është pyetja që bën djali i mbetur i Shaban Ademit. Ne, shton ai, I kemi trojet tona të mira ende të pushtuara, ne i shohim nëpërmjet dokumentarëve televizivë por nuk i shkelim dot, nuk i prekim dot të ndjejmë erën e luleve të qershive..!”
“Ku duhet ta kërkojmë drejtësinë tonë”? – është pyetja pa përgjigje që bën Shkëlqim Ademi, djali i të ndjerit Shaban Ademi që vetë ka vuajtur sa nyuk mund të rrëfehet sdhe sot larg Shqipërisë dhe me ëndrra të mbetura jetim.
Komentet