VOAL

VOAL

NË KUADËR TË 100-VJETORIT TË MARRËDHËNIEVE SHQIPTARO-AMERIKANE – At Gjergj Fishta, njëri prej protagonistëve kryesorë i këtyre marrëdhënieve Nga Frank Shkreli

April 13, 2022

Komentet

Protesta, alternativat politike dhe mbretëria shqiptare-Nga Ekrem Spahiu

 

Po mbushet afro një muaj dhe protesta qytetare vazhdon të jetë e qëndrueshme dhe këmbëngulëse në kërkesat e saj. Në thelb, është një lëvizje që përfaqëson pakënaqësinë e madhe të akumuluar prej 36 vjetësh kundër establishmentit politik që po e mban varur Shqipërinë.

Pikërisht ky thelb më fton të evokoj parashikimin vizionar të Mbretit Leka I lidhur me këtë establishment dhe përpjekjet e tij referendare për t’i paraqitur popullit shqiptar alternativën më të mirë, me bindjen se një mbretëri përcjell vlera si: demokracia, drejtësia, besnikëria, nderi, përgjegjësia, rendi, urtësia në udhëheqje, bashkimi dhe mbrojtja e popullit – veti këto që i mungojnë establishmentit politik 36 vjeçar të Shqipërisë.

Më 28 qershor 2002 Familja Mbretërore shqiptare u kthye përfundimisht në atdhe pas 63 vitesh mërgimi të detyruar nëpër vende të ndryshme të botës me të gjitha nderimet e duhura, ashtu sikurse e meritonte, jo thjeshtë për kontributet e jashtëzakonshme që kishte dhënë për shtetin dhe kombin shqiptar, por edhe për të ardhmen e shqiptarëve.

Megjithëse diktatura komuniste ra si regjim në pranverë të vitit 1991 dhe në Shqipëri nisi të ngrihej një sistem demokratik, Familja Mbretërore shqiptare ende nuk lejohej të kthehej në atdhe nga pushtetarët e kohës, me justifikimin absurd të mbajtjes në fuqi të vendimit të udhëheqjes komuniste në Kongresin e Përmetit, të 24 majit 1944, ku i “… ndalohej Mbretit Zog dhe Familjes Mbretërore kthimi në Shqipëri”.

Por arsyeja e vërtetë fshihej tjetërkund: personaliteti i Mbretit Leka, mund të ndryshonte shumë gjëra në skenën politike, madje mund ta përmbyste statusquo-në e establishmentit. Dukej qartazi qoftë në artikulimet publike të klasës politike të kohës, qoftë në frymën e përgjithshme që sundonte e kontrollonte median. Në fillimvitet ’90-të nuk u lejua madje as veprimtaria politike e Partisë së Legalitetit në atdhe. Aprovimi i PLL-së u bë rreth 15 muaj mbas lejimit të partive politike në vend.

Sot, në distancën e kaq shumë viteve, kthimi i Familjes Mbretërore shqiptare, mund të duket si një proces i natyrshëm e pa ndonjë ngarkesë të posaçme, por nuk ka qenë aspak e lehtë.

***

Mbreti Leka, i cili ishte larguar foshnjë dy ditësh nga Shqipëria, më 7 prill 1939 nga pushtimi fashist dhe që gjithë jetën e tij ia kishte kushtuar atdheut e kombit. Me rënien e diktaturës, në koordinim dhe me mbështetje nga faktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë, të interesuar edhe për të testuar demokracinë në Shqipëri, Mbreti Leka vendosi që, në momentin më të përshtatshëm, të vinte në Atdhe.

Rast i volitshëm u konsiderua 50-vjetori jubilar i krijimit të Organizatës Kombëtare e Lëvizjes së Legalitetit në Kongresin e Zall-Herrit, që ishte mbajtur në 21 nëntor 1993. Në këtë kuadër, ai erdhi në Shqipëri më 19 nëntor 1993.

Lajmi i mbërritjes së Mbretit në Tiranë u përhap menjëherë në gjithë vendin. Mijëra mbretërorë, nga të katër anët, udhëtuan për gjithë natën dhe, në orët e para të mëngjesit, do ta prisnin përpara Hotel “Dajti” dhe përgjatë bulevardit e deri te Pallati i Kongreseve.

Por, funksionarë të lartë të SHIK-ut dhe Policisë së Shtetit, të alarmuar nga interesimi i jashtëzakonshëm i mbretërorëve për t’u takuar me Mbretin, shkojnë në hotel dy-tre orë pas mesnate dhe i kërkojnë largimin nga Shqipëria, për shkak të “problemeve” me “dokumentet e udhëtimit dhe armatimeve personale”.

Mbreti Leka i I-rë, për të evituar ndonjë përplasje të mundshme mes mbretërorëve dhe policisë, respekton “kërkesën” e zyrtarëve të shtetit dhe, në ora 08.30, del nga hoteli, niset për në Rinas dhe largohet nga atdheu. Ishte largimi i dytë traumatik pas atij të 7 prillit 1939.

***

Në vitin 1997, në një moment shumë të vështirë për Shqipërinë dhe popullin shqiptar, partitë politike, në marrëveshjen e 9 marsit 1997, për të përfituar nga kredibiliteti që kishte Mbreti nga jugu në veri të vendit (socialistët nuk mund të shkonin në veri, ndërsa demokratët nuk mund të shkonin në jug), lejuan “kthimin e Mbretit Leka I në atdhe”, madje edhe “zhvillimin e referendumit për formën e regjimit”. Mbreti mbërriti në Shqipëri për herë të dytë më 12 prill 1997, po me ato dokumente udhëtimi si në 1993.

Referendumi u zhvillua më 29 qershor 1997, në të njëjtën ditë me zgjedhjet parlamentare. Mbreti zhvilloi një fushatë shumë dinjitoze në mbarë vendin dhe realisht alternativa mbretërore doli fitimtare në atë referendum. Por klasa politike e kohës, e befasuar nga rezultati surprizë, urdhëroi KQZ-në të mos shpallte fitoren e Monarkisë dhe të zgjaste procesin e numërimit deri sa të fitonte kohë për manipulim votash.

Të tronditur nga tjetërsimi i votave, mbështetësit e Mbretit dhe të Monarkisë vërshuan në një tubim-proteste në sheshin “Skënderbej” dhe përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Policia ndërhyri me armë për të shpërndarë protestuesit, duke vrarë njërin prej tyre dhe plagosur shumë të tjerë. Prokuroria urdhërohet të nisë hetimet, duke e akuzuar Mbretin Leka “Për organizim e grumbullim të manifestimit të paligjshëm për rrëzimin e rendit kushtetues dhe armëmbajtje pa leje”.

Mbreti Leka, për të evituar konfliktet e provokacionet, detyrohet të largohet përsëri nga atdheu më 12 korrik 1997, me premtimin se ishte i gatshëm të kthehej në momentin që do ta kërkonte populli shqiptar.

***

Me qëllim rivendosjen e nderit dhe institucionalitetit të Mbretit, më 04.06.1998 Partia “Lëvizja e Legalitetit” bëri të mundur hartimin dhe firmosjen e një rezolute nga kryetarët e të gjitha partive (të djathta dhe qendrës së djathtë) opozitare parlamentare dhe joparlamentare ku, ndër të tjera, u kërkua: “…i bëjmë thirrje Mbretit Leka I për t’u kthyer në atdhe, pasi edhe procesi gjyqësor i  ngritur ndaj tij është një farsë politike e koalicionit të majtë”.

Periudha më e favorshme për ta realizuar kthimin e Familjes Mbretërore në atdhe ishin vitet 2001-2005 kur Partia “Lëvizja e Legalitetit” ishte në pikun e fuqisë së saj politike dhe me një kredibilitet të madh në elektorat, jo thjeshtë se ishte parti parlamentare, por sidomos të qendrimeve institucionale të mbajtura dhe kompaktësisë së grupit parlamentar. Me nismën e grupit parlamentar të kësaj partie, në pranverën e vitit 2002, filloi përgatitja e infrastrukturës së duhur institucionale për kthimin e Familjes Mbretërore në atdhe. Pas një lobimi të fuqishëm me drejtuesit e partive parlamentare, u arrit një marrëveshje politike ku kryetarët e 9 grupeve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë, më 17 qershor 2002, firmosën një dokument të përbashkët, në të cilin, ndër të tjera, shkruhej: “Duke respektuar Familjen Mbretërore Shqiptare, jemi të bindur se respektojmë themelimin e shtetit modern shqiptar nga Mbreti Zog I. Me kthimin e Familjes Mbretërore në atdhe, merr fund një padrejtësi e shkaktuar nga pushtimi fashist dhe diktatura komuniste”.

Deklarata e grupeve parlamentare u shoqërua me kërkesën e 74 deputetëve firmëtarë (nga 140 që kishte Kuvendi), ku kërkohej: “Ne, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, të mbështetur në vlerësimin që kemi për historinë e Shtetit Shqiptar dhe vazhdimësinë e tij juridike, si dhe në zhvillimet e sotme demokratike, paraqesim kërkesën tonë që Nëna Mbretëreshë Geraldina dhe Familja Mbretërore Shqiptare të vijnë e të jetojnë përgjithmonë në Shqipëri”.

Kështu u arrit që Mbreti Leka dhe e gjithë Familja Mbretërore të kthehet në Shqipëri më 28 qershor 2002. Që në orët e para të mëngjesit, kishin ardhur në Tiranë me mijëra legalistë dhe qytetarë të ndryshëm nga të gjitha rrethet e Shqipërisë dhe trevat shqitare, të cilët e pritën ardhjen e tretë të Mbretit dhe Familjes Mbretërore në Rinas si një festë kombëtare.

Mbreti Leka, sapo zbriti në Rinas, u shpreh për mediat e shumta: “Dua të falënderoj popullin shqiptar, shtetin shqiptar që na dha këtë rast me u kthye në atdheun tonë”.

Kështu, pas 63 vitesh mërgimi të detyruar nëpër vende të ndryshme të botës, Familja Mbretërore shqiptare u kthye përfundimisht në atdhe me të gjitha nderimet e duhura, ashtu sikurse e meritonte, si për kontributet e jashtëzakonshme që kishte dhënë për shtetin dhe kombin shqiptar, ashtu edhe si një alternativë e besueshme për të ardhmen e shqiptarëve.

Edhe pse kanë kaluar shumë vite, në cilësinë time si ish-deputet e kryetar grupi, por edhe si ish-kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit, gjej rastin të rifalenderoj të gjithë deputetët firmëtarë për atë akt politik dhe njerëzor, ashtu si edhe të gjithë përkrahësit dhe mbështetësit e Mbretërisë për mbajtjen gjallë të idealit mbretëror dhe për pritjen madhështore që i bënë Mbretit Leka i I-rë.

Ishte një sagë përpjekjesh fisnike të të gjithë aktorëve të lidhur me Monarkinë, të vetë Mbretit në radhë të parë, për të qenë pranë kombit shqiptar dhe për t’i prezantuar popullit shqiptar një alternativë që e kishte provuar veten dhe të cilën populli shqiptar e çmon lartë edhe sot pas afro një shekulli.

Politika hebraike – mosmirënjohëse ndaj kombit shqiptar- Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

 

Para më shumë se 12 vjetësh, publicistja e talentuar, Zonja Elida Buçpapaj, pati botuar një Ese, në të cilën bëhej fjalë për hebrenjtë që jetonin në trojet shqiptare gjatë Luftës II Botërore. Në një takim që ajo ka pasur asokohe në Zvicër me zonjën Johanna Naumann, qytetare hebraike me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qe emocionuar tej mase nga rrëfimi i saj, prandaj Esenë e pati titulluar “Johanna Naumann, zonja që i tregoi botës se moralin e Europës e shpëtuan shqiptarët”.

       Në bisedë e sipër, Zonja Naumann ja çfarë pati rrëfyer:

“Në Europë, hebrenjtë i spiunonin pa të keq, për pak flori, apo për aspak, ndërsa tek shqiptarët, kurrë”.

Pra, ajo zonjë 84-vjeçare ishte duke folur para një publiku zviceran, që po vizitonte ekspozitën “me fotot e fotografit hebreo-amerikan Norman Gershman. Gershman një tjetër hero. Fotot e mbledhura në Shqipëri, Gershman i përdori në librin ku mbështetet edhe filmi i tij “Besa, Myslimanët që shpëtuan Hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore”. E ka fjalën për shqiptarët. Si motiv të filmit Gershman e ka përgjigjen ndaj pyetjes së pamundur – nëse ka njerëz në rruzullin tonë që do ta jepnin jetën e tyre për një të huaj: “Po, ka, – thotë Gershman, shqiptarët do ta bënin” (Gazeta “Telegraf”, 14 maj 2014).

Më 27 janar 2017, në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës dhe të Holokaustit, në simbol të atyre qindra mijëra hebrenjve, të vrarë gjatë Luftës II Botërore, Presidenti Bujar Nishani pati dekoruar 35 familje shqiptare që strehuan dhe mbrojtën nga pushtuesit gjermanë familje hebreje. Por Presidenti nuk u ndal absolutisht në një fakt jashtëzakonisht domethënës: në rolin e disa krerëve kryesorë politikë shqiptarë, të cilët, në ato vite të vështira, luajtën një rol vendimtar për mbrojtjen e hebrenjve nga mizoritë e pushtuesve gjermanë, duke i pajisur me pasaporta, si shtetas shqiptarë.

Le të ndalemi në disa të dhëna konkrete.

Së-pari, “…Xhafer Deva ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në shpëtimin e hebrenjve, të përndjekur gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe këtë fakt e njohin mirë historianët…” (Citohet sipas: “Xhafer Deva i shpëtoi hebrenjtë”. Faqja e internetit “Dardania Press”. 08 shkurt 2022).

Së-dyti, “Çast i madh triumfi i së vërtetës. Unë sot jam këtu të flas për një aspekt tjetër të Mustafa Krujës, që nuk e pashë se e cekën në këtë takim: atë se ky njeri human, shpëtoi hebrenjtë në kohën e Luftës së Dytë Botërore, kur ishte me detyrën e kryeministrit” (Citohet sipas: Marcel Hila. “Mustafa Kruja dhe hebrenjtë në Shqipëri”. Faqja e internetit e gazetës “Dielli”. 25 janar 2025).

Së-treti, “Komunistët e atëhershëm dhe pasardhësit e tyre në Partinë Socialiste në Shqipëri… nuk e thonë të vërtetën se hebrenjtë u shpëtuan nga Xhafer Deva, në cilësinë e tij si Ministër i Punëve të Brendshme, dhe Kol Bib Mirakaj, në cilësinë e ministrit të Drejtësisë të Shqipërisë etnike. Ata refuzuan t’i përndiqnin hebrenjtë dhe, përkundrazi, i pajisën me dokumente shqiptare, duke e udhëzuar popullatën vendase t’i fshehin dhe t’i mbrojnë, pa u ndjekur nga Ministria e Punëve të Brendshme” (Citohet sipas: Gani Geci. “Kush i shpëtoi hebrenjtë?”. Faqja e internetit “Syri”. 27 janar 2026).

Pra, tre personalitetet e njohura politike – Mustafa Kruja, Kol Bib Mirakaj dhe Xhafer Deva – kanë qenë figurat kryesore të viteve të luftës, të cilët, si në asnjë vend tjetër të Europës, në bashkëpunim të ngushtë me popullin shqiptar të Shqipërisë Etnike, manifestuan fisnikërinë dhe mikpritjen proverbiale të kombit tonë në qëndrimin ndaj hebrenjve. Madje Kol Bib Mirakaj, librin e botuar para disa vjetësh, me titull “Vetvrasja e një kombi”, e ka shoqëruar edhe me faksimile dokumentesh, në të cilat u kishte dhënë porosi organeve përkatëse për pajisjen e hebrenjve me pasaporta shqiptare.

Normalisht, pas shpalljes së pavarësisë së Republikës së Dardanisë më 17 shkurt 2008, Izraeli, në nderim të kombit shqiptar, si i vetmi komb në kontinentin tonë, në territorin e të cilit, gjatë luftës nuk ra në duart e nazistëve gjermanë as edhe një qytetar hebre, duhet të kishte qenë shteti i parë që duhej të kishte njohur pavarësinë e Dardansë. Ose, të paktën, të kishte ndjekur shembullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Siç dihet. sapo qe shpallur pavarësia e Dardanisë, Presidenti Xhorxh Bush, megjithëse ndodhej për një vizitë në Afrikë, menjëherë deklaroi njohjen e pavarësisë.

Kishte kaluar pak më shumë se një vit pas deklaratës së Kuvendit të Dardanisë për shpalljen e pavarësisë, kur më 28 prill 2009, Arthur Koll, ambasadori izraelit në Serbi, pati deklaruar se Izraeli nuk kishte ndërmend ta njihte pavarësinë e saj.

Ka qenë sa e çuditshme, aq edhe e pakuptueshme politika e Izraelit ndaj Republikës së Dardanisë, pavarësinë e së cilës e njohu 12 vjet më vonë. Dhe nismën për njohjen e pavarësisë nuk e mori vetë Izraeli. Ishte ndërhyrja e Presidentit Donald Tramp gjatë një takimi me Kryeministrin e Dardanisë, Avdullah Hoti, në Vashington më 04 shtator 2020. Në atë takim, Presidenti Tramp pati lajmëruar se Izraeli dhe Kosova e kanë njohur njëri-tjetrën dhe mes këtyre dy shteteve do të vendosen marrëdhënie diplomatike.

Vetvetiu lindin dy pyetje:

Së-pari, a është ngritur ndonjë përmendore ose ndonjë pllakë përkujtimore në Izrael, në nderim të shqiptarëve, të cilët, gjatë luftës, i patën mbrojtur dhe shpëtuar hebrenjtë nga nazistët gjermanë?

Së-dyti,  Mustafa Kruja, Kol Bib Mirakaj dhe Xhafer Deva a janë nderuar me ngritjen e shtatoreve madhështore në kryeqytetin e Izraelit?

Nuk kemi asnjë informacion për të marrë një përgjigje pozitive ndaj këtyre dy pyetjeve.

Shqiptarët u janë shumë mirënjohës të gjithë atyre qytetarëve izraelitë, që janë shprehur me shumë respekt ndaj popullit shqiptar, si zonja Johanna Naumann, Norman Gershman, Ana Kohen dhe të tjerë. Kurse shteti izraelit është treguar mosmirënjohës ndaj kombit shqiptar, çka e manifestoi me njohjen e pavarësisë së Dardanisë me 12 vjet vonesë, madje me ndërhyrjen e Presidentit Donald Tramp.

Kaliforni,  30 qershor 2026

———-o———-

KOSOVA DUHET TA NDALOJË ORGJINË KLEROFASHISTE SERBE NË GAZIMESTAN- Nga JUSUF BUXHOVI

– Shteti i Kosovës, që ta dëshmojë sovranitetin historik dhe kulturor në hapësirën e vet të lënduar dukshëm me Pakon e Ahtisarit dhe lëshimet kishës ortodokse serbe, së pari duhet të ndalojë “haxhillëqet” kishtare serbe në Kosovë, veçmas këtë që lidhet me shënimin e Vidovdanit, pastaj duhet të ridefinojë monumentin e ngritur në Gazimestan në përputhje me të vërtetën historike jashtë ikonografinë hegjemoniste serbe, gjë që nënkupton shpalljen e një konkursi ndërkombëtar për ngritjen e një memoriali që pasqyron rolin e faktorit dardan në mesjetë në kuadër të formacioneve feudale ku ata ishin të barabartë me të ngjashmit në hapësirën e shkapërderdhur të Bizantit si dhe të faktorëve të tjerë në të në rrethanat e krishtërimit të përbashkët…
Shënimit të betejës së Kosovës në përputhje me konceptin hegjemonist të Beogradit, që nuk paraqet tjetër pos një orgji klerofashiste, duhet t’i jepet fund njëherë e mirë.
Ka dy arsye të forta për këtë vendim:
E para, ka të bëjë me mbrojtjen e sovranitetit dhe të integritetit shtetëror të Kosovës nga një agresion vandal që përsëritet çdo qershor gjatë këtyre njëzet e sa vjetëve të fundit, kur Kosova është çliruar nga pushtimi serb, gjë që nënkupton edhe lirimin nga ikonografia e këtij pushtimi, që mbështetet mbi një mit të falsifikuar siç ishte Beteja e Kosovës, së cilës, kisha ortodokse serbe, prej vitesh ia jep konotacionet e një liturgjie religjioze mbi konceptet hegjemoniste serbomëdha.
E dyta, ka të bëjë, me atë se një ngjarje historike, çfarë ishte Beteja e Kosovës e qershorit të vitit 1389, ndonëse gjithnjë me deficite të mëdha të argumentimit shkencor, nuk guxon që të mbetet në pronësi të interpretimit të historiografisë serbomadhe dhe konceptit të saj antishkencor me ç’rast ajo paraqitet si “beteje” serbe kundër osmanëve, ku përjashtohen faktorët e saj kryesor – Arbërit dhe të të tjerët, në një luftë të lidhjes së të krishterëve të Ilirikut kundër osmanëve,që u zhvillua në Dardani dhe assesi në Serbi, ngaqë asokohe, nuk ka pasur as Serbi e as shtet mesjetar serb, siç propagandon Beogradi, duke u mbështetur mbi gënjeshtra dhe fakte të trilluar, gënjeshtër kjo që për fat të keq pranohet edhe nga një pjesë e mirë e historiografisë institucionale në Tiranë dhe Prishtinë.
Parakusht që Kosova, më në fund, të mbrojë sovranitetin e vet shtetëror dhe njëherësh ta mbrojë të vërtetën historike nga një keqpërdorim flagrant me Luftën e Kosovës, në mënyrë që Beogradit t’i merren edhe të ashtuquajturat “tapi historike” ndaj Mesjetës dhe Kosovës me të cilat po demonstron në saje të koncesioneve të Pakos së Ahtisarit dhe veprimeve të tjera të papërgjegjshme të politikës së Kosovës gjatë këtyre njëzet e sa vjetëve, është që ta marrë nën mbikëqyrje kompleksin memorial të Gazimestanit, duke e shpallur atë monument të trashëgimisë kulturore dhe historike të Kosovës. Kjo nënkupton ridefinimin e memorialit nga aspekti historik dhe kulturor në përputhje me të vërtetën historike, që si parakusht duhet të ketë largimin e monumentit të tanishëm të Gazimestanit, të vendosur dhunshëm në vitet e tridhjeta të shekullit të kaluar nga Beogradi, i cili simbolizon karakterin hegjemonist serbomadh !

Besim Ndregjoni i përgjigjet thirrjes urrejtëse të Edmond Spahos! TË MBROJSH DIKTATURËN NUK ËSHTË TURP POR KRIM!

Protesta e shqiponjave të Lirisë të Kryeqytetit u ka dhënë oksigjen qytetarve shqiptarë dhe po i dërgon mesazhe lirie edhe europës, siç deklaroi eurodeputetja europjane dje në protestën e 27 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” që e quajti Tiranën Kryeqytet europianë! Por në këtë uragan të Tiranës ka nxjerrë në pah dhe urretjen e ish të privilugjumeve të regjimit diktatorial të Enver Hoxhës që në pluralizmin stalinist shqiptar u bënë “të djathtë” fituan privilegje politike ekonomike dhe na u bënë Deputet! Ata që ishin Drejtor të lartë në diktaturë u bënë deputet të partisë demokratike të ashtuquajtur antikomuniste por që për 35 vite nuk i denoi krimet e Enver Hoxhës dhe me rënjen e sistemit fatkeqësisht u votuan nga tre dekada nga antikomunistët!
Lëvizja për “Shqipërinë e re.” nxori në horizont kalemgjinjtë e “Zërit të Popullit,” balilët e rinjë të rilindjes, por sot për tu bërë sahanlëpirsë i diktatorit të fundit stalinist të Tiranës, doli dhe deputeti i PD Spaho. Ai ju bashkua korit të kukavajkave dhe përçmimit të diktatorit Rama ndaj rinisë shqiptare që po lufton kundra establishmentit politik enveristë të instaluar në Shqipëri prej 35 vitesh!
Fyerja e protestuesve nga Edi Rama nuk është thjesht një pamje e keqe – mund të jetë një dritare në psikologjinë pas lidershipit të tij. Dhe kur këtyre fyrjeve i bashkohet dhe deputeti “ antikomunistë” duke ju lutur diktatorit “të lutem mos jep dorheqje” se këta që protestojnë janë marksista, gabohesh Spaho, këta të rinj dhe të reja skan asnjë lidhje me Marksizmin se nuk i ka shërbyer si ti pushtetit marksist të Enver Hoxhës, i quan shqiponjat e moshës 20 -30 vjeçarve fondamentalistë islamikë kur këta janë arsimuar në Shqipëri, si patronazhist i diktaturës kujton se mundesh të baltosish shqiponjat! Sa gabohesh, vetëm se deklerata jote ndaj rinisë së një kombi është shum larg teje dhe diktatorit se shqiponjat shkojnë larg pa u tutur nga retë e zeza, patronazhistat kan hapin e breshkës Ramiste!
Sa turp për ty, që ke marrë votën e antikomunistave për disa legjislatura dhe je bërë deputetë, mbas kësaj deklerata urrejtse ndaj rinisë shqiptare që don një Shqipëri europiane demokratike, je aq i turpëruar sa je ba bashkëpuntorë i një diktatori që mban peng Shqipërinë! I një diktatori që ka 35 vite që sëbashku me partinë tënde ka heshtur ndaj 6000 të zhdukurve të diktatorit Hoxha dhe i ka lënë pa varre dhe sot! Ishin ekonomista shumë më të ditur se ty se kishin mbaruar në perendim. dhe jo marksizëm leninizmit tënd! Dhe këta korifej janë pa varr!
Gjatë kohës që ishe deputet do të mbahesh mend që sëbashku me Ilir Rusmalin u ndalove dëmshpërblimin të burgosurve politikë që ban revoltën antikomuniste të Spaçit!
Kurrë ju urrejtsit e rinisë shqiptare, mund të vidhni vullnetin e popullit shqiptar që don një Shqipëri të re!
Të mbrojsh një diktator nuk është turp, por krimi!
Kjo rini po e denon krimin, mjeranë janë ato që e mbrojnë krimet diktatoriale ndaj një populli liridashës!

Fjalët emocionuese të vëllait nga Çamëria – Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

 

Në Protestën e ditës së sotme (28 qershor), çdo shqiptari atdhetar i lanë mbresa të thella fjalët e bashkatdhetarit të dashur, i cili kishte ardhur nga Trualli ynë etnik, nga Çamëria jonë e shtrenjtë, dhe pikërisht nga Margëlliçi.

Disa ditë më parë, mes shumë pankartave që mbanin në dorë protestuesit, binte në sy së tepërmi edhe Pankarta me mbishkrimin  “Çështja çame kërkon vëmendje, jo fjalë”.

Në historinë e atdheut amë, pas vitit 1944, Çështja Çame, e braktisur dhe e tradhtuar përgjithmonë nga diktatura komuniste e kriminelit Enver Hoxha dhe nga demoshëmtia dhjetoriste pas vitit 1991, për herë të parë, po shtrohet publikisht në një Protestë mbarëpopullore. Si e tillë, kjo Çështje po vlerësohet si Çështje Kombëtare Çame. Pra, vetvetiu del përfundimi se, në frymën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në Protestë po shtrohet edhe prolemi i ribashkimit të trojeve tona etnike.

Duke pasur parasysh, që, partia socialiste në pushtet, si një formacion politik komunist, me orientim antikombëtar, nga radhët e veta ka nxjerë Ramën në krye të qeverisë, një armik i betuar ky i kombit shqiptar, kalorës i helenizmit, i cili shpërfill me arrogancë kërkesën e protestuesve për dorëheqjen e tij të padiskutueshme, atëherë duhet që ushtarakët nacionalistë, me në krye kolonelin Hajro Limaj, veteran i shquar ushtarak, të marrin situatën në dorë.

Koloneli Hajro Limaj gëzon një respekt të thellë në radhët e gjithë bashkëkombasve tanë me dinjitet të lartë kombëtar, sepse në vitin 1997, kur Athina kishte krijuar bindjen se në Shqipëri “qe bërë deti kos” dhe, me pretendimin për gjoja mbrojtjen e minoritetit grek, afroi në kufi trupat ushtarake për pushtimin e jugut të vendit tonë, ai, si atashe ushtark në Ankara, takoi Kryeministren Tansu Çiller dhe e vuri në dijeni për sa më sipër. Dhe, siç dihet, Zonja Tansu Çiller mori në telefon presidentin grek, të cilin e paralajmëroi, se, në rast se sulmohej Shqipëria, ushtria turke do të zbarkonte në Athinë. Pas këtij paralajmërimi, Athina u tërhoq me bisht ndër shalë, si ndonjë qen i rrahur, çka të kujton fjalët e Xhovani Bokaços  (Giovanni Boccaccio – 1313-1375), i cili  ja si shkruan për grekët në veprën e tij të famshme “Dekameroni”:

“… duke ditur vesin e grekëve, që sa më pak të gjejnë burra që t’ju thyejnë dhëmbët, aq më tepër shtyhen përpara me potere e kërcënime dhe, përkundrazi, kur hasin ndonjë burrë të vërtetë, jo vetëm përulen, por arrijnë sa të poshtërojnë veten” (Xhovani Bokaço. “Dekameroni”. Botim i plotë. Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”. Tiranë 1993. Vëll. 3. f. 217. Përkthyes: Ali Hashorva).

Kaliforni, 28 qershor 2026.

Kryeministri i Shqipërisë i afrohet narrativës që Serbia ndërtoi kundër UÇK-së – Nga Isuf B.Bajrami

Ka momente në historinë e një kombi kur fjala nuk është thjesht fjalë. Ajo bëhet përgjegjësi. Bëhet kujtesë. Bëhet histori.

Kur flet Kryeministri i Shqipërisë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ose për njerëzit që kanë qenë pjesë e saj, ai nuk flet si një politikan i zakonshëm në një debat të ditës. Ai flet në emër të shtetit shqiptar. Dhe pikërisht për këtë arsye, çdo fjalë e tij peshon shumë më tepër sesa një deklaratë politike.

Përdorimi i termit “mercenar” për një person të lidhur me UÇK-në nuk është thjesht një etiketim. Është një fjalë me një barrë të rëndë historike. Është pikërisht një nga fjalët mbi të cilat propaganda e Slobodan Millosheviqit ndërtoi për vite të tëra fushatën për ta paraqitur UÇK-në jo si një ushtri çlirimtare, por si një organizatë mercenarësh, terroristësh dhe kriminelësh të paguar nga Shqipëria dhe interesa të huaja.

Kjo nuk ishte një propagandë e rastësishme. Ishte një strategji shtetërore për të justifikuar spastrimin etnik, për të relativizuar krimet e kryera ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe për ta bindur botën se Serbia nuk po luftonte kundër një populli që kërkonte lirinë, por kundër një grupi mercenarësh pa ideale.

Prandaj, kur një Kryeministër shqiptar përdor sot të njëjtën terminologji, edhe nëse objektivi i tij është një individ i vetëm, ai nuk mund të pretendojë se fjalët nuk kanë pasoja. Historia nuk e njeh këtë luks. Fjalët nuk shkëputen nga konteksti i tyre historik. Ato mbartin kujtesë. Dhe kujtesa nuk mund të shpërfillet për nevoja të një beteje politike.

Edhe nëse qëllimi i Edi Ramës nuk ka qenë të delegjitimojë UÇK-në, retorika e përdorur prej tij krijon një rezonancë të rrezikshme me një narrativë që për dekada është ushqyer nga Beogradi. Për një kryeministër shqiptar, kjo nuk është një çështje e vogël. Është një përgjegjësi historike.

Por edhe më shqetësues se vetë deklaratat e Kryeministrit është kori i zërave që u rreshtuan menjëherë pas tij. Analistë televizivë, komentues të përhershëm, opinionistë të rastit dhe individë që nuk kanë asnjë kompetencë profesionale mbi historinë e luftës së Kosovës, mbi të drejtën ndërkombëtare apo mbi dokumentacionin e UÇK-së, u shndërruan brenda natës në “ekspertë” të luftës.

Ata nuk kërkuan prova. Nuk kërkuan verifikime. Nuk kërkuan dokumentacion institucional. Mjaftoi që pretendimi të vinte nga pushteti dhe ai u shndërrua menjëherë në “të vërtetë”. Pikërisht kështu lind propaganda: jo vetëm nga ai që e prodhon, por edhe nga ata që e përhapin pa e vënë në dyshim.

Është paradoksale që disa prej këtyre zërave, të cilët për vite kanë deklaruar se mbrojnë interesat kombëtare, sot përdorin pa asnjë hezitim një gjuhë që përkon me narrativën që Serbia ndërtoi kundër luftës së Kosovës. Nuk ka rëndësi nëse kjo bëhet me vetëdije apo nga padija. Efekti publik mbetet i njëjtë.

Historia nuk ndryshohet vetëm nga ata që shkruajnë libra. Ajo deformohet edhe nga ata që, për interesa të momentit, relativizojnë të vërtetat historike.

Asnjë debat politik nuk e justifikon përdorimin e një gjuhe që prek legjitimitetin moral të luftës së Kosovës. Asnjë interes partiak nuk është më i madh se sakrifica e mijëra njerëzve që dhanë jetën për lirinë. Asnjë fitore e përkohshme politike nuk ia vlen nëse çmimi i saj është dobësimi i së vërtetës historike.

Nëse dikush ka shkelur ligjin, ekzistojnë institucionet. Nëse dikush ka bashkëpunuar me interesa të huaja, ekzistojnë hetimet dhe gjykatat. Por etiketimet publike nuk janë drejtësi. Ato janë propagandë kur nuk mbështeten në vendime institucionale.

Një kryeministër nuk ka të drejtën të flasë me lehtësi për çështje që prekin kujtesën kombëtare. Ai ka detyrimin të peshojë çdo fjalë, sepse fjalët e tij nuk mbeten në rrjetet sociale. Ato hyjnë në arkivin politik të vendit. Ato citohen. Ato përdoren. Ato mund të shërbejnë nesër edhe nga ata që historikisht kanë mohuar të drejtën e shqiptarëve për liri.

Pikërisht këtu qëndron përgjegjësia e madhe e Edi Ramës. Jo sepse kritikoi një individ. Kjo është e drejtë e çdo politikani. Por sepse, në përpjekjen për të goditur një kundërshtar të ditës, përdori një gjuhë që prek një nga shtyllat më të ndjeshme të identitetit tonë kombëtar.

Historia e UÇK-së nuk është pronë e asnjë partie. Nuk është pronë e asnjë qeverie. Nuk është pronë as e atyre që sot janë në pushtet e as e atyre që nesër mund të vijnë në pushtet. Ajo është pjesë e ndërgjegjes kombëtare shqiptare.

Dhe pikërisht për këtë arsye, askush — e aq më pak Kryeministri i Shqipërisë — nuk duhet të harrojë se ka fjalë që nuk plagosin vetëm një kundërshtar politik. Ka fjalë që lëndojnë kujtesën e një populli të tërë. Ka fjalë që, edhe kur shqiptohen për interesa të momentit, mund të jetojnë shumë më gjatë se vetë karrierat politike të atyre që i kanë thënë.

Kjo është arsyeja pse ky debat nuk duhet të mbetet vetëm në kufijtë e polemikës politike.

Ai prek sigurinë kombëtare, kujtesën historike dhe interesin strategjik të shtetit shqiptar. Në një kohë kur lufta hibride, dezinformimi dhe operacionet e ndikimit janë bërë pjesë e politikës së jashtme të shumë shteteve, çdo narrativë që relativizon ose delegjitimon luftën çlirimtare të Kosovës meriton vëmendje serioze institucionale.

Prandaj, institucionet shtetërore të Republikës së Shqipërisë, veçanërisht ato që kanë përgjegjësi në fushën e sigurisë kombëtare, inteligjencës, analizës strategjike dhe mbrojtjes së rendit kushtetues, duhet të ndjekin me profesionalizëm dhe paanshmëri zhvillime të tilla. Detyra e tyre nuk është të gjykojnë bindjet politike të qytetarëve apo të kufizojnë debatin demokratik, por të identifikojnë në kohë çdo përpjekje për të depërtuar në hapësirën publike narrativa që cenojnë interesat strategjike të shtetit shqiptar ose që shfrytëzohen nga aktorë të huaj për të dëmtuar kohezionin kombëtar.

Po aq e rëndësishme është që institucionet akademike, arkivat shtetërore, historianët, studiuesit e sigurisë dhe mediat profesionale të mos lejojnë që historia e UÇK-së të rishkruhet nga retorika e ditës. Historia nuk mund të mbrohet me slogane, por as nuk mund të lihet në mëshirën e interpretimeve politike të çastit. Ajo duhet të mbështetet mbi dokumente, fakte dhe kërkim shkencor.

Në këtë proces, përgjegjësia më e madhe mbetet mbi institucionet e shtetit.

Heshtja përballë relativizimit të narrativave historike nuk është neutralitet; ajo mund të krijojë hapësirë që interpretime të dëmshme të fitojnë terren. Mbrojtja e kujtesës historike nuk është vetëm detyrim moral ndaj brezave që sakrifikuan për lirinë; ajo është pjesë e mbrojtjes së interesit kombëtar dhe e rezistencës ndaj çdo forme të dezinformimit që synon të dobësojë identitetin dhe kohezionin e shoqërisë shqiptare.

Sepse një shtet nuk mbrohet vetëm me ushtri, polici dhe ligje. Ai mbrohet edhe duke ruajtur të vërtetën historike mbi të cilën është ndërtuar ndërgjegjja e tij kombëtare. Kur kjo e vërtetë vihet në pikëpyetje, qoftë edhe për interesa të ngushta politike, përgjegjësia për ta mbrojtur nuk është vetëm e historianëve apo e veteranëve të luftës. Është përgjegjësi e çdo institucioni të Republikës së Shqipërisë.

Vendi i Lekës,26.06.2026!

Njerëz në udhëkryq- Nga Arben Kallamata

Nuk kam asnjë interes, anësi, tërheqje, apo bindje që të më ndikojë në qëndrimin tim ndaj çka ndodh në Shqipëri. E vetmja shtytje është ndjenja e pavullnetshme e dashurisë për vendlindjen dhe njerëzit me të cilët identifikohem për shkak të përkatësisë etnike dhe kombëtare. Këtyre, vendit dhe njerëzve iu dua dhe iu uroj veç më të mirën.

 

Prandaj edhe kur vijnë raste përplasjesh të mëdha, raste kur kërkohet anësim, pozicionim, prononcim unë nisem mirëfilli nga kjo ndjenjë.

 

Në një përplasje me përmasa historike si kjo e sotmja në Shqipëri, shumë njerëz ndodhen përpara udhëkryqit të pozicionimit. Vetë lëvizja, në thelbin e saj, është një sfidë ndaj qëndrimeve tashmë të standardizuara, demokratik/socialist/indiferent. Protestat në Tiranë kanë vënë për njerëzit një alternativë të re që bart me vete pyetjen: Në cilën anë të historisë do të qëndrojnë, në anën e mirë, apo në anën e keqe?

 

Pavarësisht se si do të jetë përfundimi, kush do të fitojë, ndarja mbetet qartësisht e përcaktuar midis të mirës dhe të keqes dhe anësia është, para së gjithash, zgjedhje morale për të gjithë shqiptarët, ndërkohë që është edhe morale edhe pragmatike për ata që jetojnë brenda kufirit politik të Shqipërisë.

 

Ana e keqe e historisë është vazhdimi gjendjes negative të ngërçit politik. Vendin e kanë zaptuar që prej tridhjetë e kusur vjetësh dy forca politike të korruptuara, që nuk kanë qenë kurrë dhe vazhdojnë të mbeten të paafta dhe të painteresuara për të ofruar mundësi zhvillimi ekonomik dhe shoqëror. Sistemi politik shqiptar i sajuar pa shumë fantazi pas diktaturës vërtitet rreth një boshti që synon vetëm ruajtjen e pushtetit të krerëve politikë. Ky sistem ushqehet financiarisht nga mekanizmi i pastrimit të një lumi ose përroi parash të pista që deri në vitin 1997 filtrohej përmes të ashtuquajturave firma piramidale, ndërsa pas tij me anë e betonizimit dhe krijimit të shtresës së oligarkëve.

 

Berisha zgjodhi firmat si një modus operandi për t’iu dhënë sa më shumë shqiptarëve sa më shpejt dhe sa më shumë “cash”, ndërsa Rama zgjodhi biznesin e ndërtimit për t’i dhënë mundësi pasurimit përmes turizmit. Të dyja zgjedhjet bazoheshin në një sistem imoral dhe të paligjshëm (pastrimin e parave) dhe në korrupsionin moral dhe financiar jo vetëm të atyre që janë marrë drejtpërdrejt me të, por edhe të një pjese mjaft të madhe të shoqërisë që përfitonte tërthorazi prej saj, e pranonte atë dhe bënte sikur nuk e kuptojnë ose, në rastin më të mirë, mbyllte sytë përpara të vërtetës.

 

Asnjë prej zgjidhjeve nuk shqetësohej për të ardhmen e shoqërisë shqiptare. Përkundrazi, të dy interesoheshin vetëm për çastin: pasurimin e mbështetësve dhe ruajtjen e jetëgjatësisë së krerëve në pushtet. (Ndërsa Berisha duket sikur e do pushtetin për hir të pushtetit, Rama duket po aq i interesuar edhe për ndonjë “kodosh leku”.)

 

Të dyja zgjidhjet janë në thelb të njëjta dhe i krijojnë të njëjtin problem shoqërisë: korrupsionin në çdo shtresë, që vjen në ngritje nga poshtë lart. Kjo shpjegon largimin në masë të shqiptarëve nga Shqipëria.

 

As Rama dhe as Berisha nuk kanë qenë në gjendje, ose nuk kanë pasur shtytjen të konceptojnë ndonjë rrugëzgjidhje tjetër për vendin. Ata nuk janë tanimë në gjendje as t’a kuptojnë se çfarë dëmi i kanë shkaktuar dhe vazhdojnë t’i shkaktojnë shoqërisë shqiptare.

 

Ata janë të verbër dhe të shurdhët ndaj shqetësimetve dhe kërkesave të shoqërisë edhe për një faktor tjetër – qëndrimin në pushtet e kanë lidhur me mbështetjen që marrin nga jashtë Shqipërisë. Të dyja anët kanë ushqyer dhe i falen një sistemi ku, më tepër se se përkrahja që gëzojnë në masën e gjerë të njerëzve atyre ju intereson se çfarë mendimi ka për ta në Rrugën e Elbasanit.

 

Prandaj edhe të dy, Berisha në 1997 dhe Rama në 2026 e kanë të pamundur t’a kuptojnë se përse mund të jenë njerëzit të pakënaqur me ta. Prandaj asnjëri prej tyre nuk mundi të pozicionohej si duhej në fillim të protestave. Të dy e humbën si Xhaferri simiten dhe të dy e kanë kuptuar që tani është tepër vonë.

 

Jo rastësisht lëvizja e qershorit 2026 është lëvizje e të rinjve. Për tre dhjetëvjeçarë breza të rinjsh, për t’i shpëtuar të ardhmes së errët të jetës në një shoqëri të korruptuar, panë si zgjidhje të vetme largimin. Madje edhe prindër që e shihnin veten pjesë të këtij sistemi, që kishin përfituar prej tij, e shihnin të ardhmen e fëmijëve të tyre sa më larg llumit korruptiv.

 

Për herë të parë sot shoqëria shqiptare, veçanërisht (por aspak rastësisht) brezi i ri kanë vendosur që të ardhmen e tyre t’a shohin në vend, në Shqipëri, dhe jo jashtë saj. Ata po thonë: ky vend mund të bëhet dhe do të bëhet kështu siç e duam ne, siç e do e ardhmja jonë. Jo ashtu si dijnë ta katandisin dhe e kanë katandisur ky brez demode politikanësh.

 

Unë e admiroj brezin e ri për guximin moral dhe qytetar për ta kërkuar një gjë të tillë. Unë, dhe shumë të tjerë si unë në kohën time dhe për vite të tëra pas meje, nuk gjetëm forca të qëndronim dhe të përpiqeshim për ta luftuar të keqen atje. Po ta kishim bërë, këtyre të rinjve sot nuk do t’iu ishte dashur të bëjnë këtë që po bëjnë. Për këtë ju jemi borxhlinj.

 

Konflikti i sotëm në Shqipëri është së pari moral: a do të vazhdojë Shqipëria të jetë një shoqëri e korruptuar, pavarësisht nga shkalla e prosperitetit ekonomik, apo do t’i hyjë rrugës drejt ripërtëritjes morale?

 

Rruga nuk do të jetë hiç e lehtë, dhe nuk mund të mbarojë kurrsesi me dorëheqjen e Ramës dhe nxjerrjen në pension pa rikthim të Berishës. Përkundrazi, ajo aty fillon.

 

Por dilema morale për të gjithë ne mbetet e njëjtë, pavarësisht rezultatit të proteinave: a duam ne t’i hyet kësaj rruge, apo duam të vazhdohet me avazin e vjetër?

 

E kuptoj përse shumë shqiptarë duan të vazhdojë e vjetra. Janë mësuar me të, kanë përfituar dhe vazhdojnë të përfitojnë prej saj. Shumë njerëz e kanë ndërtuar jetën të bazuar në marrëdhënie që në një shoqëri normale do të shiheshin të paktën me neveri. Te Edi Rama ose te Sali Berisha ata shohin vazhdimësinë e këtij sistemi që i bën të ndihen rehat.

 

Por nëse dikush aspiron që dikur këtij sistemi t’i vijë fundi, që shoqërisë shqiptare t’i kthehet dinjiteti dhe normaliteti, atëherë duhet kuptuar se kjo realizohet vetëm me një përmbysje të thellë. Dhe këtë mund ta arrijë vetëm ai brezi i ri që ka marrë përsipër protestën.

 

Siç e thashë edhe më lart, kjo nuk do të jetë as e lehtë, as sigurt dhe as afatshkurtër. Shkulja nga karrigia e dy çibanëve të politikës shqiptare është vetëm fillimi, hapi i parë. Kryerja e reformave zgjedhore, institucionale dhe shoqërore janë ato që duhet të pasojnë. Ndërkohë, lëvizja duhet të mbajë sytë hapur për të mos e lënë objektivin e saj kaq të rëndësishëm të bjerë në duart e çakejve dhe hienave të pangopura që tashmë kanë filluar të vërtiten rreth saj – arrivistëve politikë, nacionalistëve idiotë, fondamentalistë islamikë, e turli fytyrash që mendojnë se ju ka ardhur rasti të rrëmbejnë mikrofonin dhe të drejtojnë turmat. Hijet e korrupsionit dhe sistemit të vjetër vërtiten edhe nën flamujt e bulevardit të madh.

BESIM NDREGJONI I PËRGJIGJET ALI AHMETIT! GABOVE ALI AHMETI!- Nga BESIM NDREGJONI

 

Po bëj një imitim të një letre historike të titulluar: “Gabove, Hile!”. Qe letra e Patër Gjergj Fishta i pat drejtuar ministrit të arsimit Hile Mosi i cili aty nga fundi i viteve ’20 mbylli shkollat fetare! E publikova këtë thënje të Homerit Shqiptar kur lexova dje dekleratën e Ali Ahmetit dhënë mediave për revolucjonin demokratik të rinisë shqiptare për një Shqipëri të re. Duke ju bashkuar bandës së urrejtësve majtistë stalinistë të Tiranës, sikur ky revolucjon po dëmton turizmin dhe futjen e Shqipërisë në Europë,  përgjigja është: Gabove Ali Ahmeti Kryetar i përjetshëm i BDI, në Maqedoninë e Veriut! Sigurisht ky revolucjon për një Shqipëri të re ka trondit jo vetëm politikën sunduese të Tiranës , por dhe politikanët shqiptarë kudo që janë në viset shqiptare të Ballkanit, që me imitimin e politikës së Tiranës duan ta ngrysin jetën si sundues  dhe jo si vizionarë për të ndërtuar një Shqipëri demokratike europiane. I kam shprehur në emër të mijëra shqiptarve që kaluan diktaturën staliniste të kriminelit Enver Hoxha dhe të bashkëpatriotëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut Zotit  Ali Ahmeti nderimin tim për kontributin e tij kombëtar në luftën heroike që bani me shqiptarët për të drejtat e liritë e shqiptarve ndaj gjenocidit serbo-maqedonas, heroizmin e tij në atë luftë të drejtë dhe kombëtare e kan vënë në piedestalin e kombit si një hero kombëtar. Por mos harro i dashtun Ali, idologjia staliniste që sundon Shqipërinë prej 80 vitesh ka pasur ndikim tek Ju shqiptarët e trojeve etnike, dhe kurrë nuk ju kam bë fajtor se ishin kushtet e dashurisë ndaj mëmëdheut, por tani kur mëmëdheu Shqipni po kalon trauma të jashtzakonshme nga kjo klasë politike ideologjike që ka 35 vite që sundon në Shqipëri si enverizmi, që ka shkatrruar të gjithë parametrat e funksionimit të demokracisë, duke përdorur formalitetin demokratik por duke mbrojtur krimet makabre të Enver Hoxhës këtij shqiptari të egër që përdhosi itenditetin e Shqipnisë , thjesht me sundue.. Ku shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, të Kosovës martire sëbashku me shqiptarët e Shqipnisë vuatjën 914.000 vite burg politikë si asnjë vend tjetër në europë dhe që mbahen peng nga kjo klasë politike antikombëtare për tre dekada. Shqipninë, këta sundues të rinj stalinistë e kan turpëruar para europës me korrupsioni e tyre galopant.

Në deklaratën tuaj i quajne protestuesit e rinj 20-30 vjeçare sikur këta po dëmtonin atdheun mëmë për të kaluar në europë. Jo Ali, atë që se bëri për tre dekada partitë politike shqiptare sunduese të tipit stalinistë për europën, e banë kjo rini e mrekullueshme për 25 ditë, ky revolucjon na paraqiti  para botës me itenditetin tonë shekullor, si qytetar europjanë, që dinë të protestojn, që dinë të kenë kulturë, të mbrojnë mjedisin, të duan atdheun, të duan Amerikën,  vendin që na ka përkrahur prej 120 vitesh për të drejtat tona. Kjo rini protestueshish  presin me kënaqësi Ivanka Trampin të financoi në Shqipëri në bazë të ligjeve dhe jo për ti shtuar pushtetin Edi Ramës, se kjo rini e don më shumë pronën dhe Amerikën se jan trashgimtarë pronarësh se sa Edi Rama që vjen nga klasa proletare e komunizmit, dhe që i mban peng pronat e shqiptarve për 27 vitesh.

Ky revolucjon na ban krenar jo vetëm neve në Tiranë, por Shkupin, Prishtinën, Ulqinin, Preshevën, dhe ju si luftëtar i çlirimit të Maqedonisë së Veriut! Politikanët stalinistë, Edi Rama, Erion Velia, ju kan bërë pis dhe juve, se ata ndjekin rrugën e enverizmit dhe jo rrugën e demokratizmit të vendit të tyre. Kjo parti që sundon sot Shqipërinë është partia trashgimtare komuniste që vrau 6000 shqiptarë dhe sot i ka lënë pa varr në tokën mëmë.Që burgosi 40.000 shqiptarë, që internoi 100.000 familje shqiptare në gulakët e kampeve të përqendrimit, dhe kan 35 vite që nuk mbajnë një minutë heshtje për korifenjtë e lirisë. Por i përçmuan dhe nderuan xhelatët që i kan kryer këto krime. Sot në Shqipëri as opozita e ashtuquajtur demokratike, as mazhoranca komuniste nuk flasin dhe nuk nderojnë shqiptarët që përballuan krimet monsturoze të Enver Hoxhës.

Është i vetmi vend në europë që nuk i dënoi krimet e komunizmit.

Prandaj Gabove Ali Ahmeti që u bëre pis nga Erion Velia dhe Edi Rama që të dhanë një çertifikatë, kurrë se kam besuar se ti luftëtar shqiptar do të i bashkohesh korit të urretjes së stalinistave shqiptarë që mbajnë peng demokracinë, që e kan kapur për fyti Shqipërinë me pushtetin e tyre apsolut, por që i diskreditoi para botës demokratike Revolucjoni i Shqipërisë së re. Krenohu me këtë revolucjon shqiptari i mirë Ali Ahmeti.

Shqipëria e re është fundi i tranzicjonit komunistë në Shqipëri.

Fundi i politikanëve shqiptar më të korruptuarit në Europë.

Bashkoju protestës së lirise në Tiranë, siç ju bashkua rinisë studentore të shqiptarve të Maqedonisë ndaj veprimit shovinistë të qeverisë maqedonase që nuk zbatonte  ligjin për gjuhën shqipe. Kjo rini erdhi në Shkup, edhe ti hajde në Tiranë se ky revolucjon të ban krenar për para bashkpatriotëve shqiptar. Mos imito stalinistat e politikës shqiptare se u ban dam shqiptarve të Maqedonisë së Veriut.

Demokracia , liria, dhe dinjiteti shqiptar na ban europian Ali Ahmeti!

Besim Ndregjoni

 

“Those who make peaceful revolution impossible will make violent revolution inevitable.”¹ John F. Kennedy – By Isuf B.Bajrami

 

Based on theories of argumentation, political communication, and political philosophy (Habermas and Arendt), this study examines how ad hominem, straw man, and red herring function not only as logical fallacies but also as strategic mechanisms for constructing public perception. The analysis is grounded in a case study of a protest in Tirana, where citizens’ demands and political reactions serve as an example of the shift in public debate from substantive content toward personal delegitimization and symbolic narratives. The paper argues that this process represents a weakening of communicative rationality and the deliberative function of democracy.

1. Introduction: Logical Fallacies as Instruments of Political Discourse

Logical fallacies are forms of invalid reasoning that formally violate the rules of logic, yet in discursive practice often serve as tools of persuasion and influence.² In contemporary political communication, they should not be understood solely as epistemic defects, but as functional mechanisms for shaping public perception.

In many cases, political communication does not aim at verifying truth, but at competing over its interpretation. This leads to the loss of the epistemic function of argumentation, which becomes a strategic instrument.

The case of the protest in Tirana, where Dritan Goxhaj read citizens’ demands and political reactions focused on delegitimizing him and the broader context of the protest, represents an empirical illustration of this dynamic.

2. Ad hominem: The Shift from Argument to Person

The ad hominem fallacy occurs when a claim is rejected by attacking the person who presents it rather than addressing the content of the argument.³

In the case under analysis, public labeling of Dritan Goxhaj shifts attention from the protest demands to the identity of their intermediary.

This creates a significant epistemological deviation:

from content analysis
to subject evaluation

This form of communication weakens public rationality, as it makes the validity of an argument dependent on the identity of the speaker rather than its coherence or factual basis.

3. Straw Man: Distortion of the Opponent’s Argument

The straw man fallacy consists of distorting the original argument into a weaker version, which is then easily refuted.⁴

In political discourse, citizens’ demands are often reduced to generalized or distorted interpretations, thereby avoiding engagement with their actual substance.

This creates a simulation of debate, where what is refuted is not the real argument but its misrepresented version.

4. Red Herring: Shifting the Focus of Debate

The red herring fallacy refers to the diversion of attention from the central issue toward unrelated secondary elements.⁵

In the case of the protest, public attention is shifted from:

the content of citizens’ demands
toward
the identity and motives of intermediary actors

This process transforms debates on public policy into symbolic and narrative conflicts.

5. Public Sphere and Communicative Rationality

According to Jürgen Habermas, the public sphere operates on the basis of communicative rationality, where the validity of arguments is determined by their strength rather than the position of the speaker.⁶

When political communication is dominated by perceptual strategies, a shift occurs toward instrumental rationality, where the goal is not truth but influence over public opinion.

In this context, logical fallacies are not merely deviations, but indicators of a distorted structure of public debate.

6. Case Study: The Tirana Protest as an Illustration of Distorted Communication

The event in which Dritan Goxhaj read the protesters’ demands, followed by political reactions from Edi Rama and Taulant Balla, constitutes an empirical case in which the mechanisms of distorted public discourse become evident.

Three main transformations can be observed:

from citizens’ demands → to personalization of the intermediary
from policy-based debate → to political delegitimization discourse
from institutional analysis → to political and perceptual narratives

This shift indicates a problematic tendency in political communication, where responsibility for addressing citizens’ demands is replaced by the management of public perception regarding those demands.

7. Hannah Arendt: The Crisis of Truth

Hannah Arendt argues that politics enters crisis when it becomes detached from factual truth and when political language ceases to refer to reality.⁷

In such conditions, political discourse no longer serves to understand the world but to reconstruct it through competing narratives.

Labeling political actors and shifting debate from argument to person contributes to this process.

8. Structural Consequences for Democracy

When logical fallacies become a stable component of political discourse, they produce structural consequences:
weakening of the deliberative function of the public sphere
increased political polarization
shift from substantive politics to symbolic politics
fragmentation of political reality
declining trust in institutional communication

In this way, the crisis of political communication becomes a crisis of democracy itself.

9. Conclusion

Democracy is not only an institutional system but also a form of social communication based on argument, transparency, and public rationality.

The restoration of public reason requires:

respect for the substance of citizens’ demands
clear separation between fact and political interpretation
reduction of personal delegitimization strategies
strengthening of substantive policy debate

In this sense, the analysis of logical fallacies is not merely a theoretical exercise but a critical tool for understanding how discursive power is structured in society and how it affects the quality of democracy.

Footnotes:

1. John F. Kennedy, public speech (widely attributed quotation in political discourse and conflict theory literature).
This quotation is frequently used in political theory and democratic studies to illustrate the argument that the restriction or closure of peaceful channels for expressing political dissent can increase the likelihood of radicalization. Although it is not traceable to a single verifiable textual source, it has acquired an aphoristic and interpretative status in contemporary political analysis and public discourse studies.

2. Irving M. Copi & Carl Cohen, Introduction to Logic, Pearson.
This work is considered a foundational textbook in both formal and informal logic within the Anglo-American philosophical tradition. The authors define logical fallacies as violations of valid reasoning structures and emphasize the distinction between formal and informal fallacies. A key contribution of the work is the observation that fallacious arguments often appear persuasive due to rhetorical structure, even when they are logically invalid.

3. Douglas Walton, Ad Hominem Arguments, University of Alabama Press.
Walton provides the most comprehensive contemporary treatment of ad hominem reasoning, arguing that such arguments are not universally fallacious in all contexts. They become fallacious when they replace engagement with the content of an argument with attacks on the character, motives, or identity of the speaker. Walton also distinguishes between legitimate uses of personal critique (e.g., credibility assessment) and illegitimate uses in political discourse.

4. T. Edward Damer, Attacking Faulty Reasoning, Wadsworth.
Damer develops a practical and systematic framework for identifying faulty reasoning in everyday and public discourse. He emphasizes that the straw man fallacy is particularly significant in political communication because it creates the illusion of refutation while actually replacing the original argument with a distorted or simplified version, thereby avoiding substantive engagement.

5. Douglas Walton, Informal Fallacies, Cambridge University Press.
In this work, Walton conceptualizes informal fallacies as context-sensitive phenomena embedded within dialogical exchanges. The red herring fallacy is defined as a strategic diversion from the central issue of a discussion toward unrelated or secondary topics, thereby disrupting the logical progression of argumentation without directly refuting the original claim.

6. Jürgen Habermas, The Structural Transformation of the Public Sphere, MIT Press.
Habermas analyzes the historical emergence and transformation of the bourgeois public sphere and introduces the concept of communicative rationality. This model presupposes that the validity of arguments is established through reasoned discourse rather than authority, power, or manipulation. When communicative processes are dominated by strategic or instrumental rationality, the deliberative function of the public sphere is systematically weakened.

7. Hannah Arendt, Truth and Politics, in Between Past and Future.
Hannah Arendt examines the inherent tension between political action and factual truth, arguing that political discourse often relies on narrative construction rather than empirical reality. When factual truths are replaced by competing interpretations, political communication enters a crisis of truth, undermining the capacity of societies to make rational and informed collective decisions.

Tirana,24.06.2026

Deformimi i arsyes publike në diskursin politik: Gabimet logjike dhe zhvendosja e debatit nga argumenti te personalizimi – Nga Isuf B.Bajrami

“Kush pamundëson revolucionin paqësor, e bën të pashmangshëm revolucionin e dhunshëm.”¹
John F. Kennedy

Duke u bazuar në teorinë e argumentimit, komunikimit politik dhe filozofisë politike (Habermas dhe Arendt), studimi shqyrton mënyrën se si ad hominem, straw man dhe red herring funksionojnë jo vetëm si gabime logjike, por si mekanizma strategjikë të ndërtimit të perceptimit publik. Analiza mbështetet në një rast studimor të një proteste në Tiranë, ku kërkesat e qytetarëve dhe reagimet politike shërbejnë si shembull i zhvendosjes së debatit nga përmbajtja substanciale drejt delegjitimimit personal dhe narrativave simbolike. Punimi argumenton se ky proces përfaqëson një dobësim të racionalitetit komunikativ dhe të funksionit deliberativ të demokracisë.

1. Hyrje: gabimet logjike si instrumente të diskursit politik

Gabimet logjike (logical fallacies) përbëjnë forma të arsyetimit të pavlefshëm që në nivel formal shkelin rregullat e logjikës, por në praktikën diskursive shpesh shërbejnë si mjete bindjeje dhe ndikimi.² Në komunikimin politik bashkëkohor, ato nuk duhet të kuptohen vetëm si defekte epistemike, por si mekanizma funksionalë të ndërtimit të perceptimit publik.

Në shumë raste, komunikimi politik nuk synon verifikimin e së vërtetës, por konkurrencën mbi interpretimin e saj. Kjo bën që argumenti të humbasë funksionin e tij epistemik dhe të shndërrohet në instrument strategjik.

Rasti i protestës në Tiranë, ku Dritan Goxhaj lexoi kërkesat e qytetarëve dhe ku reagimet politike u fokusuan në delegjitimimin e tij dhe të kontekstit të protestës, përbën një shembull empirik të kësaj dinamike.

2. Ad hominem: zhvendosja nga argumenti te personi

Gabimi ad hominem ndodh kur një qëndrim kundërshtohet përmes sulmit ndaj personit që e shpreh atë, në vend të analizës së përmbajtjes së argumentit.³

Në rastin e analizuar, etiketimet publike ndaj Dritan Goxhajt zhvendosin fokusin nga kërkesat e protestës drejt identitetit të ndërmjetësit të tyre. Ky mekanizëm krijon një devijim epistemologjik të rëndësishëm:

nga analiza e përmbajtjes
te vlerësimi i subjektit

Kjo formë e komunikimit dobëson racionalitetin publik, pasi e bën vlefshmërinë e argumentit të varur nga identiteti i folësit, jo nga koherenca e tij.

3. Straw man: deformimi i argumentit kundërshtar

Gabimi straw man konsiston në deformimin e argumentit origjinal në një formë më të dobët, e cila më pas rrëzohet lehtësisht.⁴

Në diskursin politik, kërkesat e qytetarëve shpesh reduktohen në interpretime të përgjithësuara ose të shtrembëruara, duke shmangur përballjen me substancën e tyre reale. Kjo krijon një simulim të debatit, ku kundërshtohet jo argumenti real, por një version i tij i deformuar.

4. Red herring: zhvendosja e fokusit të debatit

Gabimi red herring përfaqëson zhvendosjen e vëmendjes nga çështja qendrore drejt elementeve anësore që nuk lidhen drejtpërdrejt me argumentin.⁵

Në rastin e protestës, vëmendja publike zhvendoset nga:

përmbajtja e kërkesave qytetare
drejt
identitetit dhe motiveve të aktorëve ndërmjetësues

Ky proces transformon debatet mbi politika publike në konflikte simbolike dhe narrative.

5. Hapësira publike dhe racionaliteti komunikativ

Sipas Jürgen Habermas, hapësira publike funksionon mbi bazën e racionalitetit komunikativ, ku vlefshmëria e argumentit përcaktohet nga forca e tij dhe jo nga pozita e folësit.⁶

Kur komunikimi politik dominohet nga strategji perceptive, ndodh një zhvendosje drejt racionalitetit instrumental, ku qëllimi nuk është e vërteta, por ndikimi mbi opinionin publik.

Në këtë kuadër, gabimet logjike nuk janë thjesht devijime, por tregues të strukturës së deformuar të debatit publik.

6. Rasti studimor: protesta në Tiranë si ilustrim i komunikimit të deformuar

Ngjarja ku Dritan Goxhaj lexoi kërkesat e protestuesve dhe reagimet e mëvonshme politike nga Edi Rama dhe Taulant Balla përbën një rast empirik ku manifestohen qartë mekanizmat e deformimit të diskursit publik.

Në vend që debati të përqendrohej në përmbajtjen e kërkesave të qytetarëve – të cilat burojnë nga shqetësime reale sociale dhe politike – reagimi institucional u orientua kryesisht drejt zhvendosjes së fokusit nga substanca e kërkesave te delegjitimimi i subjektit ndërmjetësues të tyre.

Kjo qasje përbën një formë të qartë të dobësimit të funksionit deliberativ të komunikimit politik, pasi e shmang përballjen me përmbajtjen reale të kërkesave qytetare dhe e zëvendëson atë me interpretime të natyrës politike dhe simbolike.

Në këtë rast vërehen tre transformime kryesore:

nga përmbajtja e kërkesave qytetare → te personalizimi i ndërmjetësit
nga debati mbi politika publike → te diskursi i delegjitimimit politik
nga analiza institucionale → te narrativa politike dhe perceptive

Ky zhvendosje tregon një prirje problematike në komunikimin politik, ku përgjegjësia për adresimin e kërkesave qytetare zëvendësohet nga menaxhimi i perceptimit publik mbi ato kërkesa.

7. Hannah Arendt: kriza e së vërtetës

Hannah Arendt argumenton se politika hyn në krizë kur shkëputet nga e vërteta faktike dhe kur gjuha politike pushon së referuari realitetin.⁷

Në këtë gjendje, diskursi politik nuk shërben më për të kuptuar botën, por për ta rindërtuar atë përmes narrativave konkurruese. Etiketimi i aktorëve politikë dhe zhvendosja e debatit nga argumenti te personi kontribuojnë në këtë proces.

8. Pasojat strukturore për demokracinë

Kur gabimet logjike bëhen pjesë e qëndrueshme e diskursit politik, ato prodhojnë pasoja strukturore:
dobësim të funksionit deliberativ të hapësirës publike
rritje të polarizimit politik
zhvendosje nga politika substanciale në politikë simbolike
fragmentim të realitetit politik
ulje të besimit në komunikimin institucional

Në këtë mënyrë, kriza e komunikimit politik shndërrohet në krizë të vetë demokracisë.

9. Përfundim

Demokracia nuk është vetëm sistem institucional, por një formë komunikimi shoqëror e bazuar në argument, transparencë dhe racionalitet publik.

Rikthimi i arsyes publike kërkon:

respektim të përmbajtjes së kërkesave qytetare
ndarje të qartë midis faktit dhe interpretimit politik
reduktim të delegjitimimit personal
forcim të debatit substancial mbi politika publike

Në këtë kuptim, analiza e gabimeve logjike nuk është vetëm ushtrim teorik, por një instrument kritik për të kuptuar mënyrën se si strukturohet pushteti diskursiv në shoqëri dhe si ndikon ai në cilësinë e demokracisë.

Fusnota:

1. John F. Kennedy, fjalim publik (citim i atribuar gjerësisht në diskursin politik dhe analizën e konflikteve shoqërore).
Ky citim përdoret shpesh në literaturën politike dhe teoritë e konfliktit për të ilustruar idenë se mbyllja e kanaleve të shprehjes paqësore të pakënaqësisë sociale mund të rrisë probabilitetin e radikalizimit politik. Megjithëse citimi nuk lidhet me një referencë të vetme akademike të verifikueshme në formë tekstuale, ai ka marrë status aforistik në analizën politike bashkëkohore.

2. Irving M. Copi & Carl Cohen, Introduction to Logic, Pearson.
Ky tekst konsiderohet një nga hyrjet standarde në logjikën formale dhe joformale në traditën anglo-saksone. Autorët trajtojnë gabimet logjike si shkelje të strukturës së arsyetimit të vlefshëm, duke i ndarë në kategori formale dhe informale. Veçanërisht theksohet se gabimet logjike shpesh duken bindëse për shkak të strukturës së tyre retorike, edhe kur janë të pavlefshme në nivel deduktiv.

3. Douglas Walton, Ad Hominem Arguments, University of Alabama Press.
Walton ofron analizën më të detajuar bashkëkohore mbi argumentet ad hominem, duke treguar se ato nuk janë gjithmonë logjikisht të pavlefshme në çdo kontekst, por bëhen fallacione kur zëvendësojnë arsyetimin mbi përmbajtjen e argumentit me sulme ndaj karakterit të folësit. Ai dallon midis përdorimeve legjitime (p.sh. kur kredibiliteti është i rëndësishëm) dhe përdorimeve të pasakta në debatet politike.

4. T. Edward Damer, Attacking Faulty Reasoning, Wadsworth.
Damer zhvillon një qasje praktike ndaj analizës së gabimeve logjike, duke i trajtuar ato si mjete për identifikimin e arsyetimit të dobët në diskursin publik. Ai thekson se straw man është veçanërisht i rrezikshëm në debatet politike, sepse krijon iluzionin e kundërshtimit racional ndërkohë që shmang përballjen me argumentin real.

5. Douglas Walton, Informal Fallacies, Cambridge University Press.
Në këtë vepër, Walton analizon gabimet joformale si fenomene të varura nga konteksti dialogjik. Red herring interpretohet si zhvendosje strategjike e fokusit të diskutimit, e cila nuk refuzon drejtpërdrejt argumentin, por e shmang atë duke futur çështje të reja të parëndësishme për çështjen kryesore.

6. Jürgen Habermas, The Structural Transformation of the Public Sphere, MIT Press.
Habermas analizon formimin historik të hapësirës publike borgjeze dhe transformimin e saj në modernitet. Koncepti i “racionalitetit komunikativ” nënkupton një model ideal të komunikimit ku vlefshmëria e argumentit bazohet në arsyetim të hapur dhe jo në pushtet, status apo manipulim. Kur ky model deformohet nga interesa strategjike, hapësira publike humbet funksionin e saj deliberativ.

7. Hannah Arendt, Truth and Politics (ese), në Between Past and Future.
Arendt trajton tensionin midis politikës dhe së vërtetës, duke argumentuar se politika shpesh operon me narrativa dhe jo me të vërteta faktike. Ajo paralajmëron se kur faktet zëvendësohen nga interpretimet politike, krijohet një “krizë e së vërtetës”, e cila minon aftësinë e shoqërisë për të marrë vendime të informuara dhe racionale.

Tiranë,24.06.2026

Drafti për një Shqipëri të Re që thanë se populli nuk mund ta shkruante Nga Ervis Mellani, CFP®, ChFC®, CLU®

Kur bregdeti mbushi rrugët, qeveria nuk i kundërshtoi shifrat. Ajo pretendoi se ne nuk kishim asgjë për të vënë në vend të tyre. Më tregoni projektin, tha. Zgjidhni njëzet përfaqësues, uluni, dhe më sillni draftin për një Shqipëri të re, me shkrim. Ja pra, drafti.

Unë jam një njeri i vetëm, që shkruan nga diaspora, pa parti dhe pa asgjë për shitje. Nuk keni pse të mbështeteni te fjala ime për asgjë nga kjo. Pothuajse çdo rresht në këtë draft është qëndrimi i vetë Bashkimit Evropian, i Bankës Botërore ose i Komisionit të Venecias, me fjalët e tyre. Puna ime e vetme ishte t’i mblidhja në një dokument të vetëm dhe të tregoja provat. Metoda përmblidhet në dy fjali. Nuk na duhet një kushtetutë e re. Na duhet që ajo që kemi tashmë t’i vërë vërtet nën ligj të fuqishmit, në një rrugë që shkon drejt Brukselit dhe jo larg tij.

Reforma e vetme më e fuqishme tingëllon e mërzitshme, që zakonisht është mënyra se si e kupton që do të funksiononte. Shqipërisë i duhet një organ i pavarur që duhet të vlerësojë publikisht secilën nga këto marrëveshje para se të nënshkruhet: sa i kushton publikut, sa të ardhura heq dorë shteti, dhe kush përfiton në të vërtetë. Kur qeveria i dha projektit të Sazanit statusin special më 30 dhjetor 2024, nuk publikoi asnjë analizë të pavarur kosto-përfitim dhe asnjë vlerësim të të ardhurave të humbura, asgjë që publiku të mund ta peshonte sa kohë vendimi ende kishte rëndësi. Kjo nuk është një rast i izoluar. Banka Botërore raporton se rreth 87 për qind e partneriteteve publike-private të Shqipërisë vijnë të pakërkuara, pa konkurrencë dhe pa një vlerësim të pavarur se sa kushtojnë. Fondi Monetar Ndërkombëtar e vendos pjesën afër 80 për qind dhe prej vitesh i ka kërkuar Shqipërisë të ndalojë miratimin e tyre verbërisht.

Zgjidhja nuk është shpikje imja. Raporti i Komisionit Evropian i vitit 2025 për Shqipërinë i thotë vendit, me fjalë të qarta, të miratojë ligjin që krijon një institucion fiskal të pavarur. Ministrat e financave të BE-së thanë të njëjtën gjë në maj 2025. Bën pjesë në kapitujt e anëtarësimit. Dhe Banka Botërore ka shkuar përtej rekomandimit: i dorëzoi qeverisë një dokument opsionesh në 2024 dhe një projektligj në 2025. Asnjë ligj nuk është paraqitur ende. Pra, ndërtoni organin që BE-ja tashmë e kërkon, dhe jepini një dhëmb që propozimet mbi tavolinë ende nuk e kanë. Asnjë grant strategjik, asnjë projekt i madh dhe asnjë partneritet publik-privat nuk miratohet derisa ky organ të ketë publikuar një vlerësim të pavarur. Pa vlerësim, pa grant. Zbatuar te granti i Sazanit, ai rregull i vetëm do të kishte qenë vendimtar, sepse vlerësimi nuk u publikua kurrë. Është llogaritësi i kësaj faqeje, kthyer në ligj.

Pjesa tjetër e draftit tregon në të njëjtin drejtim, dhe asnjë pjesë e vetme nuk shkel një rregull të BE-së. Një ligj investimi që e nxjerr tokën publike në tender të hapur dhe e vlerëson ndershmërisht, në vend që t’ia dorëzojë një ishull të mbrojtur një kompanie të vetme përmes një komiteti që e kryeson Kryeministri. Një parlament që nuk mund ta mbrojë një ministër nga kërkesa e një prokurori për arrestim, dhe vendime gjykate që zbatohen vetvetiu në vend që të presin një votë nga e njëjta shumicë që duhet të lidhin. Asnjë ndërtim brenda një parku kombëtar me vendim qeverie, pasi mbyllja e kapitullit të mjedisit tashmë është një kusht i anëtarësimit që Komisioni e ka deklaruar haptazi. Secila prej tyre tashmë i kërkohet Shqipërisë, nga Brukseli, nga Komisioni i Venecias ose nga huadhënësit.

Ka një vend ku një instinkt i mirë përplaset me një vijë ligjore, prandaj po e them troç. Shqiptarët duhet të përfitojnë nga bregdeti i tyre. Mënyra për ta bërë këtë nuk është një mur rreth atyre që punësohen, gjë që do të shkelte lëvizjen e lirë të BE-së dhe do t’i jepte qeverisë dhuratën për ta quajtur tërë lëvizjen nativiste. Mënyra për ta bërë është kodi tatimor: nxitje për punësimin vendor, trajnimin dhe praktikat profesionale, marrëveshje për përfitime komunitare dhe ndarje të ardhurash me qytetet që jetojnë pranë projektit, dhe ndihmë rajonale për zonat më të varfra. I njëjti destinacion, një rrugë që shkon drejt Evropës. Shqipëria është kandidate, ende jo anëtare, ndaj nuk lidhet nga çdo direktivë me forcën e ligjit. Por këto janë standarde që ajo tashmë ka rënë dakord t’i përmbushë. Nuk janë rregulla të huaja të imponuara mbi të.

Ky është argumenti. Drafti i plotë pas tij shtrihet në shtatë shtylla, dhe çdo pohim është i burimuar. Na sfiduan të sillnim diçka konkrete. Është shkruar, është në përputhje me BE-në, dhe mund të jetë baza punuese për pikërisht ato ligje që Brukseli tashmë po i thotë Shqipërisë t’i miratojë. Pyetja nuk është më nëse populli mund të shkruajë një draft. Pyetja është se cila pjesë e këtij është e gabuar. Një publik i informuar është gjëja më e vështirë në botë për t’u gënjyer, dhe një vend që i vlerëson marrëveshjet e veta para se t’i nënshkruajë është gjëja më e vështirë në botë për t’u shitur. Lexojeni, dhe më thoni cilën pjesë do ta ndryshonit.

Populli ka marrë në dorë fatet e vendit- Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

 

 

Diplomati, filozofi dhe historiani i Rilindjes italiane, Nikolo Makiaveli (1469-1527), ka thënë:

“Populli gjithmonë është  më i zgjuar, më i vendosur dhe më i arsyeshëm, sesa kryeshtetari”.

U bënë disa javë që populli shqiptar, në atdheun amë, është  ngritur në protesta të fuqishme jo vetëm brenda vendit, por edhe në Diasporë, për shporrjen nga pushteti të kryetradhtarit Rama, të krejt qeverisë së tij dhe të bandave oligarkike. Është hera e parë në historinë tonë kombëtare, kur, pas vitit 1991, populli i shumëvuajtur nga vargonjtë e varfërisë, i mashruar në mënyrën më skanaloze nga klasa politike, sidomos këto 13 vjetët e fundit, i ka braktisur përfundimisht partitë politike dhe ka vendosur të bëhet zot i fateve të veta.

Në këto protesta të lënë mbresa të thella disa gjëra të rëndësishme:

Së-pari, në protesta janë bashkuar të majtë dhe të djathtë, çka është një ogur shumë i mirë për ndërtimin e një shteti ligjor dhe një sfidë e hapur ndaj partive politike.

Së-dyti, në protesta merr pjesë gjerësisht rinia e mrekullueshme shqiptare, shpresa e së ardhmes së kombit tonë.

       Së-treti, në protesta marrin pjesë bijtë dhe vëllezërit tanë, të ardhur nga Diaspora.

Së-katërti, në pankartat e protestuesve aktualizohet Lidhja e Prizrenit dhe, në frymën e vendimeve të saj, bëhet thirrje për ribashkimin e trojeve tona etnike. Një thirrje e tillë duhej të ishte dëgjuar nga goja e kryepolitikanëve të atdheut amë, menjëherë pas vitit 1944. Por, për fatkeqësinë tonë kombëtare, partia komuniste, si agjenturë e Beogradit, nuk e çau kokën kurrë për fatet e bashkatdhetarëve tanë në mbarë trojet etnike.

Pas shporrjes së Ramës dhe të klikës së tij tradhtare nga pushteti, pas krijimit të qeverisë teknike, do të ishte një mrekulli e madhe, në qoftë se protestuesit do të vazhdojnë të kërkojnë me këmbëngulje ribashkimin e trojeve tona etnike, të cilat shovinizmi europian, armiku i mbarë kombit shqiptar, në bashkëpunim me një tjetër armik tradicional të kombit tonë, shovinizmin rusomadh, na i copëtoi në gjashtë shtete.

Ribashkimi i trojeve tona etnike do t’i shpëtojë një herë e përgjithmonë vëllezërit tanë matanë kufijve artificialë, të gëzojnë plotësisht të drejtat e tyre në një shtet të vetëm, me një stemë dhe me një flamurë kombëtar. Shumë kanë vuajtur vëllezërit tanë të një gjaku nën sundimin e xhuxhoshtetit malazes, nën sundimin e Serbisë fashiste në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë, nën sundimin e shovinistëve maqedonas (të cilët nuk i lejojnë studentët shqiptarë t’i japin provimet në gjuhën shqipe), nën sundimin e shovinistëve grekokaragjozë, që nuk lejojnë hapjen e shkollave shqipe në tokën tonë amtare Çamëri. Jo vetëm kaq, por shqiptarët përgjohen prapa dritareve nga grekofashistët, në mënyrë që nëpër familjet shqiptare të mos flitet gjuha shqipe. Domosdo, se grekokaragjozët tremben nga gjuha shqipe si djalli nga vetëtima. Sepse i bren smira dhe xhelozia para lashtësisë së gjuhës shqipe. Përkthyesi i madh i Iliadës, Profesori Gjon Shllaku, ka pasë thënë dikur:

“Kur përktheja Iliadën, përktheja nga shqipja në shqip”.

Vetvetiu del përfundimi se gjuha e Homerit ka pasë qenë pellazgjishtja dhe, për pasojë, të gjitha personalitetet e shquara të së ashtuquajturës lashtësi greke, si Aristoteli, Eskili, Euripidi, Platoni, Sofokliu etj., kanë pasë qenë pellazgë. Një gjë të tillë, duhej ta pohonte me zë të lartë politika zyrtare e vendit tonë, e mbështetur në argumentimet shkencore të Akademisë së Shkencave. Por ajo akademi vazhdon të ketë në krye njeriun me emrin “askushi”, si Skënder Gjinushi.

Në Enciklopedinë e Madhe Greke thuhet:

“Stërgjyshët e shqiptarëve të sotëm, pellazgët, në periudhat parahistorike, kanë jetuar në pjesën më të madhe të botës që njihej atëherë, duke zhvilluar një qytetërim shumë të rëndësishëm e duke ngritur vepra me vlerë të tejzakontë”  (vëll. 19, f. 873).

Nënkuptohet vetvetiu që qytetërimi pellazgjik nuk mund të ekzistonte pa një gjuhë të shkruar, me alfabetin e saj, të cilin, sipas natyralistit romak, Plini Plaku (23-77), romakët e patën marrë nga pellazgët.

Në vijim të kërkesës për ribashkimin e trojeve tona etnike, qeveria teknike, pas zgjedhjeve parlamentare, krahas shumë vendimeve të tjera të rëndësishme, duhet të shtrojë në Kuvend propozimin për ndyshimin e fushës së Flamurit Kombëtar: në fushën e kuqe duhet të vendoset harta e Shqipërisë Etnike, me shqiponjën në krye. Gjatë protestës është valëvitur një Flamur i tillë, flamur ky, që të kujton atë të djaloshit trim Ismail Morina, të cilin e pati zbritur me dron në stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes së futbollit Serbi-Shqipëri, të zhvilluar më 14 tetor 2014.

 

Kaliforni, 22 qershor 2026


Send this to a friend