VOAL

VOAL

NË KUADËR TË 100-VJETORIT TË MARRËDHËNIEVE SHQIPTARO-AMERIKANE – At Gjergj Fishta, njëri prej protagonistëve kryesorë i këtyre marrëdhënieve Nga Frank Shkreli

April 13, 2022
blank

Komentet

blank

BOKSIERI SHQIPTAR KRISTIAN PRENGA – NJË MOMENT KRENARIE PËR TË GJITHË SHQIPTARËT KUDO- Nga Frank Shkreli

Për fat të keq, shpesh na duket sikur për Shqipërinë dhe për shqiptarët dëgjojmë më shumë lajme të këqia se sa lajme të mira. Por, dje morëm një lajm që na bën të ndihemi mirë – qoftë edhe për një moment ose për një ditë — si shqiptarë kudo që ndodhemi – për suksesin e një shqiptari në sportin e boksit – Kristian Prengës, tani me famë botërore.

Boksieri shqiptar me origjinë nga Oroshi i Mirditës u shpall kampion dje duke fituar titullin NAB-North American Belt, pasi mundi boksierin amerikan Samuel Crossed. I impresionuar nga performanca e boksierit shqiptar, komentuesi i ndeshjes porositi ndjeksit dhe shikuesit që ta mbajnë mend këtë emër: Kristian Prenga!

Portali që mbulon boksin –The Ring – shkruan se siç duket fuqia e Prengës i ka rrënjët në fëmijërinë e tij, pasi është rritur në Orosh të Mirditës, në Shqipëri. Portali shkruan se atje në një fshat të Shqipërisë së Veriut, djaloshi Kristian Prenga në moshën 8-vjeçare kishte mësuar nga i ati, t’i grahte kamionit për të transportuar dru, me qëllim për të ndihmuar familjen të kishte bukë në sofër. Portali në fjalë thekson suksesin e tij, duke thenë ndërkohë, se Prenga është bërë një nga shitësit më të mëdhenjë vendas të biletave në boksin e Nju Xhersit falë mbështetjes që ai merr nga komuniteti shqiptaro-amerikan, të cilët marrin pjesë masivisht për të parë ndeshjet e tij.

“Të gjithë ne shqiptarët — ne mbështesim njëri-tjetrin. Fakti që në Shqipëri të gjithë e dinin emrin tim dhe dinin për aktivitetin tim, dinin për mua dhe dinin sa shumë dua t’i bëj të gjithë shqiptarët krenarë, kur erdha (këtu në Amerikë) ishte më e lehtë për ta të më mbështesnin,” citohet Prenga të ketë thenë për portalin The Ring.

Midis këtyre mbështetësve shqiptaro-amerikanë është edhe Elvir Muriqi, një ish-konkurrent i peshave të lehta të boksit, i cili dikur kishte qenë boksieri më popullor shqiptar në Amerikë, sipas The Ring. Muriqi ka thënë për The Ring se nuk habitet aspak që Kristian Prenga ka siguruar kaqe shpejt mbështetjen e bashkvëllezërve të tij shqiptaro-amerikanë. Nuk është i habitur që Prenga ka siguruar mbështetjen e bashkëpatriotëve të tij kaq shpejt, pasi sipas Muriqit, i cili u shpreh se, “Shqiptarët do të ju mbështesin nëse je person i respektueshëm, me parime të forta dhe patriot”. Sipas ish-boksierit shqiptaro-amerikan, Elvir Muriqit, Kristian Prenga i ka të gjitha këto karakteristika, ndërsa ka shtuar për portalin në fjalë se me besimin në vetvete, Prenga do të korri suksese shumë të mëdha, në të ardhmen.

Mbështetja e shqiptaro-amerikanëve për boksierin shqiptar, Kristian Prengën u pa ditën e fitores së tij, një ditë më parë, në Atlantic City, të shtetit Nju Xhersi. Në sallën e ndeshjes valvitej me krenari Flamuri i Kombit shqiptar nga pjesëmarrës të shumtë që kishin ardhur aty për të mbështetur një bashkatdhetar të tyre, por edhe për të treguar krenarinë e tyre për arritjet e të gjithë shqiptarëve kudo që janë në botë e të cilët me sukseset e tyre në fusha të ndryshme i bejnë nder Shqipërisë dhe emrit të saj të mirë.

Falënderojmë Zotin për sportistët shqiptarë, të përhapur anë e mbanë botës, si dhe për këngëtarët dhe këngëtaret në zë dhe të njohur botërisht për sukseset në fushat e tyre të veprimtarisë, si nga Shqipëria ashtu edhe nga Kosova dhe trevat të tjera shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Shqiptari kudo që gjëndet, për të qenë i sukseshëm, vetëm liri veprimi, drejtësi dhe hapësirë të drejtë veprimi e konkurimi kërkon – që shpesh i mohohen në trojet e veta — për të arritur nivelet më të larta të suksesit botëror, në cilën do fushë qofshin të veprimtarisë sportive, shkencore, të dijes në përgjithësi dhe fushë të tjera që ata konkurojnë, shpesh me më të mirët e botës.

“Unë nuk kam frikë nga asnjë boksier”, ka thenë Prenga dhe shtoi se në të ardhmen ai është, “gati të përballet me më të mirët boksierë të botës”, u shpreh shqiptari nga Oroshi i Mirditës.

Fitorja e Kristian Prengës në Atlantic City, të shtetit Nju Xhersi dje, na bëri krenar të gjithë ne të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe shqipztarët kudo dhe më gjerë. Jo vetëm fitorja na bëri përshtypje të thellë dhe na gëzoi, por edhe sjellja e tij dinjitoze ndaj kundërshtarit duke e përkëdhelur, në fund të ndeshjes, boksierin amerikan të cilin e mundi me knockout (KO).

Si përfundim, Kristian Prengës dhe të tjerëve shqiptarë/e si ai, të talentuar dhe me punë të rëndë, durim e disiplinë — që nderojnë dhe krenohen me Shqipërinë dhe me emrin shqiptar — nuk do tu mungojë kurrë mbështetja e komunitetit shqiptaro-amerikan drejtë realizimit të kulmeve të suksesit në karrierat e tyre, qoftë këtu në Shtetet e Bashkuara qoftë kudo tjetër në botë. Urimet tona më të përzemërta për fitoren mjaft impresive dhe për suksese edhe më të larta në të ardhmen, Kristian Prengës — boksierit shqiptar nga Oroshi i Mirditës!

Frank Shkreli

blank

Kristian Prenga — boksieri shqiptar nga Oroshi i Mirditës – Kampion bote me dy tituj!

blank

Internacionalizmi ortodoks i kryeministrit- Nga SHABAN MURATI

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në deklaratën e tij për mediat në datën 26 mars 2023 pas takimit të zhvilluar në Tiranë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, theksoi se i ka kërkuar kryeministrit Kurti “funksionimin me garancitë e nevojshme të Kishës Serbe në vendet e saj të kultit në Kosovë”. E përsëris: është deklaratë e kryeministrit të Shqipërisë dhe jo e presidentit serb Vuçiç apo e kryeministres serbe Bernabiç. Është bërë në mes të Tiranës në cilësinë e kryeministrit të Shqipërisë dhe kërkesa i drejtohet kryeministrit të shtetit të dytë shqiptar, Kosovës.
Është një profanim diplomatik dhe kombëtar i paparashikueshëm, i cili të shtyn në ngasjen se cilën qeveri dhe cilin shtet ka përfaqësuar kryeministri i Shqipërisë në bisedimet me kryeministrin e Kosovës.
Pas marrëveshjes së “xhentëlmenëve” në 27 shkurt në Bruksel dhe në Ohër në 18 mars midis presidentit të Serbisë dhe kryeministrit të Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe, asnjë nga personalitetet shtetërore dhe diplomatike perëndimore, që kanë komentuar marrëveshjen dhe kanë nxitur të dy shtetet për zbatimin e saj, që nga sekretari amerikan i shtetit Blinken e deri te presidenti francez Makron, nuk e kanë përmendur fare asnjeri “funksionimin me garancitë e nevojshme të kishës serbe në Kosovë”. Madje as ministri i jashtëm grek, Dendias, i një shteti tipikisht ortodoks dhe aleat strategjik i Serbisë, nuk e zuri fare me gojë çeshtjen e kishës serbe në deklaratat e tij pas takimit në Beograd me presidentin e Serbisë Vuçiç në datën 22 mars.
Pse e paska shqetësim kaq të madh personal dhe politik kryeministri i Shqipërisë “funksionimin me garancitë e nevojshme të kishës serbe në Kosovë”?. Pse nuk foli kryeministri i Shqipërisë për thelbin e problemeve dhe të prioriteteve, që është njohja reciproke e dy shteteve, Kosovë dhe Serbi; pse nuk kundërshtoi kryeministri i Shqipërisë asosiacionin e rrezikshëm monoetnik serb në Kosovë, pse nuk foli për zbatimin e sovranitetit ligjor dhe kushtetues të shtetit të Kosovës në Veriun e saj?, etj.etj.
Nuk mendoj se është rastësi që kryeministri i Shqipërisë nuk foli dhe harroi me dashje që të shprehte në 24 mars mirënjohje për NATO-n në përvjetorin e ndërhyrjes humanitare atlantike kundër Serbisë për të shpëtuar popullin shqiptar të Kosovës nga gjenocidi dhe spastrimi etnik.
Ende e paqartë është nëse kryeministri i Shqipërisë e shprehu shqetësimin e tij të madh për kishën ortodokse serbe në Kosovë si impuls instiktiv i fanatizmit të tij fetar si kriptotodoks apo i fanatizmit politik si aleat i ngushtë personal dhe shtetëror i presidentit serb Vuçiç dhe i Serbisë.
Sido që ta rrotullosh del te konkluzioni se kemi dëshminë e një internacionalizmi ortodoks dhe kriptokomunist të kryeministrit të Shqipërisë.
blank

Vetëflijimi dhe nënshtrimi i shqiptarëve ndaj të huajve- Nga Aurel Dasareti*

Disa njerëz (si shqiptarët) mendojnë më shumë për të tjerët (armiqtë pushtues) sesa për veten e tyre. Të tjerët marrin drejtimin, dhe ju ndiheni të bllokuar dhe të kontrolluar. Nevojat e veta janë minuar, dhe djegia, zemërimi i shtypur, ankthi dhe ndjenja e zbrazëtisë janë ndër simptomat.
***
Ky artikull ka të bëjë me ndjenjën e të qenit i kontrolluar (komanduar-sunduar) nga të tjerët. Bëhet fjalë për atë se si dikush mund të humbasë ndjenjën e të qenit i lirë në jetën e tij. Në vend që të keni një besim të qenësishëm se mund të krijoni realitetin tuaj, realiteti është diçka që ndodh vetëm jashtë vullnetit dhe kontrollit tuaj. Në këtë mënyrë, njeriu ndihet pjesërisht i kontrolluar nga të tjerët dhe i bllokuar nga rrethanat. Shqiptari nuk ndihet i lirë dhe i pavarur, por inferior dhe në mëshirën e të tjerëve. Thelbi i kësaj çështjeje është një përvojë që shqiptari duhet t’i bëjë të tjerët rehat. Ju i vendosni nevojat e njerëzve të tjerë përpara tuajave dhe nëse kjo ndodh në një masë të madhe, rrezikoni të humbni veten. Ju shmangni vendosjen e kufijve dhe vazhdimisht bëni kompromis me ndjenjat dhe nevojat tuaja. Vazhdimisht i jepni tjetrit (pushtuesit) atë që ai kërkon prej jush. Një model i tillë përfundimisht mund të bëhet vetë-shkatërrues (tek ju veç është bërë) dhe pyetja është se si vetë-shkatërruesi e zbulon këtë dhe çfarë mund të bëjë për të rifituar vitalitetin përmes më shumë vetëvendosjes.

Një rregull bazë negativ i jetës është një model që fillon në fëmijëri dhe kumbon gjatë gjithë jetës. Filloi me dikë në familje ose fëmijë të tjerë që na bënë diçka. Ne ishim të braktisur, të mbi-mbrojtur, të keqtrajtuar, të përjashtuar ose të privuar nga diçka – pësuam një lëndim. Përfundimisht, rregulli i madh bëhet pjesë e jona. Shumë kohë pasi largohemi nga shtëpia ku jemi rritur, ne vazhdojmë të krijojmë situata ku keqtrajtohemi, injorohemi, na përçmojnë ose anashkalojnë – situata ku nuk jemi në gjendje të arrijmë qëllimet tona më të thella.

Mundësia për të shprehur veten

Mundësia për të shprehur veten është vendimtare për shëndetin mendor. Fëmijët e vegjël, të cilët ende nuk kanë zhvilluar gjuhën e mjaftueshme për të shprehur shqetësimin e tyre, zakonisht thonë se kanë dhimbje barku. Të shprehurit e vetvetes ka të bëjë me lirinë për të shprehur dëshirat, nevojat, ndjenjat (përfshirë zemërimin) dhe dëshirat tona natyrore. Në mënyrë që dikush të jetë në gjendje të hapet në këtë mënyrë, duhet të ketë besim se nevojat e veta janë po aq të rëndësishme sa ato të të tjerëve. Thjesht duhet të keni mundësinë të jeni spontan dhe energjikë pa modesti të tepruar. Njeriu duhet të ndjejë se është e lejueshme të ndjekim interesa dhe impulse që na bëjnë të lumtur dhe të angazhuar. Ju keni pasur shumë mundësi për të luajtur dhe për të qenë krijues, dhe jo vetëm për të pasur kohë për kërkesa, punë dhe konkurrencë gjatë gjithë edukimit tuaj. Një fëmijë që rritet në një mjedis ku inkurajohet të shprehet, gradualisht do të zbulojë interesat dhe preferencat e veta. Në këtë kuptim, njeriu mëson të përfshijë nevojat e veta në vendime krahas nevojave të të tjerëve. Bilanci këtu është i rëndësishëm. Nëse ju ka munguar liria për t’u shprehur, shpesh rriteni me idenë se duhet të kënaqni nevojat e njerëzve të tjerë në kurriz të nevojave tuaja. Në të kundërt, nëse ju është dhënë shumë liri duke u rritur, rrezikoni të “harroni” nevojat e të tjerëve kur merrni vendime dhe planifikoni.

Nënshtrimi si rregull negativ i jetës

Ky rregull i jetës shpesh çon në një ndjenjë se bota ju kontrollon. Njerëzit e tjerë rreth jush duket se e kanë kontrollin mbi ju, ju ndiheni të bllokuar dhe të kontrolluar. Në thelb të këtij rregulli të jetës është një lloj bindjeje që duhet t’i bëni të gjithë të tjerët të lumtur. Ju mendoni se duhet të kënaqni tjerët, edhe të huajt që ju urrejnë.

Shpesh mund të shohim se njerëzit që vuajnë nga ky rregull i jetës kanë vetëm një përjashtim nga rregulli i tyre – të vetmin që nuk duhet ta kënaqësh – veten. Personi tjetër është gjithmonë i pari. I jepni përparësi.

Këtu njeriu mund të luftojë me një ndjenjë intensive të të qenit i bllokuar në jetën e tij. Natyrisht, të jesh i nënshtruar është gjithashtu i shtypur. Ju rrezikoni të jeni aq të preokupuar me nevojat e të tjerëve, saqë harroni të merrni parasysh ndjenjat, mendimet, dëshirat dhe nevojat tuaja. Në këtë mënyrë, ju mund të zhvilloni një ndjenjë të “humbjes së vetvetes” (e keni zhvilluar pakufishëm – me një “Kosovë e Metohi” brenda vendit tuaj Dardani, i nënshtroheni serbit përsëri), ose të mosnjohjes se kush jeni, thjesht sepse keni shmangur për një kohë të gjatë të vini re nevojat tuaja. Është një barrë e madhe të jetosh një jetë nën peshën e kësaj ndjenje të “detyrës” ndaj të tjerëve dhe shpërfilljes së vetvetes. Kur nuk jemi të vetëdijshëm për nevojat dhe ndjenjat tona për një periudhë të gjatë kohore, rrezikojmë gjithashtu të humbasim kontaktin me to.

Ju mund të mos jeni në gjendje të zbuloni se çfarë dëshironi me të vërtetë. Kur ndjeni, përpiquni të ndiqni ndjenjat tuaja, shpesh zbuloni vetëm një ndjenjë zbrazëtie. Në disa kontekste, kjo mund të shihet në lidhje me atë që në gjuhën bisedore quhet: njeri i djegur, i harxhuar, i dështuar, apatik dhe bosh nga brenda. Njeri i padobishëm.

Nëna ime, specialiste në psikiatri, tregon: “Në terapi, unë shpesh u bëj këtyre njerëzve pyetjen e mëposhtme: “Çfarë mund të bësh që është e mirë për ty?” Ata mendojnë për këtë dhe shumë shpesh përgjigjen: “Nuk e di”. Pasiguria dhe kontakti i vogël me nevojat e veta janë simptoma të këtij rregulli të jetës. Përvoja është shpesh që ju ndiheni bosh, jeta është e pakuptimtë dhe e vetmja gjë që vëreni janë kërkesat dhe presioni nga bota e jashtme.”

Ndjenja e vazhdueshme e detyrimeve në lidhje me mirëqenien e të tjerëve sjell shumë përgjegjësi, e cila gradualisht po sfilitet. Njeriu nuk u lë vend pëlqimeve, ndjenjave dhe dëshirave të veta, por i shtyp ato sepse të tjerët duhet të jenë të lirë të plotësojnë nevojat e tyre. Kjo i privon vetes shumë nga gëzimi i jetës dhe liria e tij. Liria thjesht ju hiqet sepse çdo zgjedhje që bëni diktohet gjithmonë nga mënyra se si ajo zgjedhje e veçantë ndikon tek të tjerët. Fokusi nuk është ajo që ju dëshironi dhe çfarë ndjeni vetë, por përkundrazi ajo që duan të tjerët (edhe në rastet kur janë dashakeq dhe armiqtë e juaj) dhe çfarë mund të bëni ju vetë për t’i bërë të tjerët të lumtur me ju. Nëse jeni shumë kokëmish do të logjikoni: Hajt se s`ka dert. T`u japim fqinjëve edhe disa dhoma (asociacione) brenda shtëpisë sonë, që të mos na hidhërohet dynjaja!!!

Pozicioni i viktimës

Kur kjo vendoset si një mënyrë tipike e përballjes me botën, gradualisht bëheni të paaftë për të krijuar perceptimin tuaj për atë që dëshironi dhe keni nevojë vërtet – për atë se kush jeni në të vërtetë. (Ilustrim, një koleg më tha: “Aurel, mos më keqkupto. Shqiptarët nuk janë të aftë dhe as që meritojnë të kenë një shtet (…)”.

Jeta bëhet e paparashikueshme dhe e frikshme sepse nuk mendoni se mund të ndikoni në rrjedhën e ngjarjeve në jetën tuaj. Njeriu ndihet i bllokuar dhe i dënuar nga rrethanat, ose i rrëmbyer nga një fat i papërcaktuar. Gradualisht ju krijoni një ide se ka pak që mund të bëni për të zgjidhur problemet tuaja. E vetmja gjë që mund të bëhet është të shpresojmë për përmirësim që do të bjerë nga “havaja”. Në këtë kuptim, ju përfundoni në një “pozicion viktime” shumë pasive në lidhje me jetën tuaj, ku modeli dhe ndjenja e pafuqisë përsëritet vazhdimisht.

Në vend që të ndiheni të zhgënjyer nga të tjerët dhe të keq-përshtatur në marrëdhëniet e shtrembëta ndër-personale (ndërkombëtare), duhet të veproni vetë. Ju duhet të krijoni një ekuilibër dhe të siguroheni që të përfitoni sa më shumë nga marrëdhëniet tuaja. Ju shpesh keni frikë se të tjerët do të tërhiqen, do të zemërohen ose do t’ju refuzojnë nëse pohoni dëshirat dhe nevojat tuaja, por e vërteta zakonisht është e kundërta. Njerëzve (kombeve) me rendiment të lartë u mungon rezistenca dhe humbasin në mënyrë delikate shumë nga integriteti dhe tensioni i tyre. Nëse gjithmonë mendoni për nevojat e njerëzve të tjerë përpara tuajave, do t`ju perceptojnë si të parashikueshëm dhe të mërzitshëm. Ju gjithashtu rrezikoni të shfrytëzoheni, gjë që nuk është e mirë as për shfrytëzuesin dhe as për veten tuaj.

Këtu mund të thuash që shfrytëzuesi (ndërmjetësit perëndimorë pro serb në “marrëveshjen” e çuditshme Kosovë-Serbi) duhet të ndryshojë ose “të ketë turp”, por ne nuk mund t’i ndryshojmë të tjerët. Ne mund të ndryshojmë vetëm veten. Ne vetë duhet të marrim përgjegjësinë për të rezistuar dhe krijuar tension në marrëdhëniet tona. Ne vetë duhet të marrim përgjegjësinë për të mos u shfrytëzuar. (Për të mos lejuar krijimin e një shteti kriminal çetnikësh brenda vendit tonë). Kjo gjë duket pothuajse e pamundur për njerëzit që vuajnë nga rregulli negativ i nënshtrimit, dhe për këtë arsye është jashtëzakonisht e rëndësishme që të hartoni modelin tuaj, të mësoni saktësisht historinë tuaj, të kuptoni origjinën e juaj (pellazge-ilire) dhe më pas të filloni për të pohuar veten për të dalë nga një jetë e pashpresë që shpesh duket më shumë si llogoret, kampet e përqendrimit (kampet e vdekjes) – sesa si një projekt emocionues dhe krijues.

Siç thashë, kjo ndoshta gjithashtu shtyp vetëvlerësimin tuaj. Ndjenja juaj për atë se kush jeni bëhet e paqartë, dhe ju jeni në rrezik të humbni veten në shtypjen që i bëni vetvetes suaj. Në rastin më të keq, në njëfarë kuptimi, mund të “humbni” veten në të tjerët, që dëshirojnë (dhe punojnë pa u lodhur) që ti të mos ekzistosh.

Ore ti mbinjeri, unë bëj çfarë të duash ti!

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

blank

Në kulmin e përçarjes së Vatrës, Kozeta Zylo e glorifikoi shkaktarin e përçarjes Elmi Berishën Nga Elida Buçpapaj

Zonja Kozeta Zylo, ju jeni mësuese dhe duhet t’ju mjaftojë e teprojë ky profesion i shenjtë.

Gazetaria nuk është qejf për të dalë në ekran, as ekrani nuk është domen për amatorë dhe folklor.

Gazetaria është profesion që ka si mision t’i shqiptojë të vërtetat jo t’i censurojë ato.

Vatra është duke përjetuar përçarjen më të thellë në këta tridhjetë vjet,

ndërsa ju zgjodhët të glorifikonit shkaktarin e kësaj përçarje Elmi Berishën, duke injoruar dhjetra e dhjetra Vatranë!

Ju kishit rast t’i sillnit qendrimet e këtyre Vatranëve në qendër të vemendjes, me që Elmi Berisha, në vend se të pranonte ftesën e Adi Krastës, ju zgjodhi ju.

Në vend se të vinit gishtin në plagë, si pjesëtare e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan, ju zgjodhët brohoritjet, zgjodhët censurën, si Elmi Berisha që kujton se me censurë dhe, duke shkelur Amendamentin e parë të Kushtetutës së SHBA, do t’i japë fund gazetarisë dhe detin do ta bëjë kos, për të ngrënë me lopatë të ashtuquajturit gazetarë që i thurrin lavde dhe hosana, ndërsa të tjerëve, atyre të vërtetëve t’ua mbylli gojën !

I kam thënë Elmi Berishës se as Vatra dhe as Dielli nuk janë prona dhe ai pronar si i picerive të tij!

Ju kishit rast që të sillnit shqetësimin e plot Vatranëve, të cilët i kanë bërë publike qendrimet e tyre,

por zgjodhët të lavdëronit Diellin e perënduar dhe censorët e tij.

Ju zgjodhët censurën duke brohoritur me hosana.

Kryetari aktual i Vatrës nuk ka legjitimitet, pasi votimi për ndryshimin e mandatit në katër vjet nuk u votua,

por ju, në vend të shprehnit shqetësimin, i thurët ditiramb folklorizant Elmi Berishës, sikur të ishte ringjallur Faik Konica me Arshi Pipën.

Janë me dhjetra Vatranë që me fakte, me zë dhe figurë kanë sjellë prova për farsën e votimit në Kuvendin e 26 shkurtit 2022,

ku zbulohet manipulimi i votës, ku zbulohet se Kanunorja është shkelur.

Vatrani Ervin Dine ka deklaruar se “Nuk kemi mundur t’i plotësojmë kushtet sipas Kanunores – për mandatin 4 vjeçar të kryetarit nuk i kemi patur 2/3 e votave”.

Vatrani tjetër Lek Mirakaj ka vënë alarmin ” A asht Vatër apo Water”, duke shtuar se sot “Vatra asht bunker – Po tentohet që Vatra të bëhet lavatriçe pastrim parash – Manipulimi për zgjatjen e mandatit në 4 vjet të kryetarit Elmi Berishës.

Vatrani Valentin Lumaj i ka bërë thirrje publike kryetarit të Federatës Pan shqiptare Vatra, Elmi Berisha të japër dorëheqjen se ka manipuluar votat e delegatëve.

Vatrani veteran Z.Sergio Bitiçi i bën thirrje Elmi Berishës, se ” Asht koha të përpilosh Exit Strategy, tue u dorëheq për hir të demokracisë! ” Dhe po z.Serxhio Bitiçi deklaron se Ju “XHUXHMAXHUXHËT e Vatrës së sotme – E sollet Edi Ramen me na uzurpue Vatrën dhe Diellin ! ”

Vatrani Viktor Vorfi deklaron se ” Mandati 4 vjeçar për kryetarin e Vatrës nuk është votuar – Ndryshimi është bërë duke shkelur statutin!”

A i njihni këta Vatranë të nderuar? Patjetër që po!

Po përse i injoruat!

Ju u morët me sukseset inekzistente të Vatrës sot,

nuk e di nëse quani sukses përçarjen e Vatrës, apo këtë metamorfozën dramatike të saj,

kur kryetari i Vatrës i rekomandon presidentit të Republikës të dekorojë ish Spiunë të Sigurimit të shtetit!

Asnjë lobim nuk ka bërë Vatra këto vite,

lobime bën Joe DioGuardi dhe AACL.

Sa për pritjet, në Prishtinë u prit me nderime Xhim Xhema! Ai që ka gjithë jetën që i jep Atdheut.

Kontributi në Vatër nis duke respektuar Kanunoren dhe Kushtetutën e SHBA.

Shkelësit e Kanunores shkelin mbi nderin dhe trashëgiminë e Vatrës dhe Vatranëve, e Vatranëve me emra dhe vepra të mëdha!

Vatra ka qenë qeveria e Shqipërisë në mërgim, jo shoqatë mjerane sikur është katandisur sot.

Dielli ka mbrojtur interesat e kombit shqiptar, ndërsa Vatranët e shquar priteshin nga Presidentët e SHBA!

Ndërsa këtij të sotshmit, ju zonja Zylo ia quani se sakrifikon dhe lodhet për Atdhe,

kur i hyp e i zbret avionit nga Aeroporti John F. Kennedy tek ai Adem Jashari dhe vice versa!

Kështu e ka nisur aventurën e tij si kryetar i Vatrës, me avionë, duke zbritur në Tiranë e shtrënguar duart me Gramoz Ruçin!

 

Mos iu përgjigj Adi Krastës po ne Vatranëve na thuaj a i ke vjedhur apo jo votat per mandatin 4 vjeçar? Nga Valentin Lumaj

 

blank

Një rrymë regresive letrare- Nga SHABAN MURATI

Është formuar një rrymë regresive letrare e përbërë nga disa shkrimtarë të pakicave etnike në Shqipëri, të cilët në bashkëveprim po keqpërdorojnë krijimtarinë letrare dhe etiketën “shkrimtar”, duke fokusuar një frymë konstante urrejtje ndaj historisë së kombit shqiptar dhe identitetit kombëtar shqiptar. Nëpër librat e kësaj rryme shpaloset këmbëngulja fanatike etnike dhe fetare për të zhbërë gjenezën, historinë, autoktoninë, kulturën, artin, figurat kryesore historike, etj. të kombit shqiptar, që nga koha e Ilirisë, mesjetës e deri në ditët tona. Nën maskën e lirisë së krijimtarisë dhe të shprehjes po shpërndahet një lloj letërsie antishqiptare, që synon të mohojë identitetin kombëtar shqiptar dhe të drejtën e popullit shqiptar për të drejtuar fatet e veta dhe shtetin e vet.
Ajo, që tërheq vëmendjen, është glorifikimi artificial dhe i organizuar i këtyre lloj shkrimtarëve antishqiptarë të pakicave etnike nga institucionet dhe rrjetet mediatike të Shqipërisë, që nga çmimet e pamerituara letrare, hapësirat e pakufishme mediatike e deri te postet politike e zyrtare. Ka një sponsorizim të organizuar të krijimtarisë së tyre letrare antishqiptare, që lidhet me ndikimet dhe fuqinë e lobeve të shteteve, të cilat na kanë grabitur popullsi dhe territore. “Kolona e pestë” e famshme nuk i takon vetëm politikës, por edhe letërsisë.
Fatkeqësia më e madhe kulturore, arsimore, edukative dhe kombëtare është që disa shkrimtarë të tillë dhe romanet e tyre ndezurrejtës për çdo gjë shqiptare, po hyjnë në programe shkollore, duke helmuar masat e nxënësve shqiptarë.
Kjo rrymë regresive letrare devijon dhe çkombëtarizon letërsinë kombëtare shqiptare, e cila ka nevojë jetike të mbrohet si “Monument i ruajtur nga shteti”.
blank

Albini i sotëm dështoi keq kur vendosi të fshinte Albinin e vjetër nga rruga- Nga Aurel Dasareti*

Puna që funksionon, është ajo që bëhet nga duar të afta, e udhëhequr nga një tru i qartë dhe e frymëzuar nga një zemër e patrembur.
***
Armiku i përjetshëm i shqiptarëve, djalli, sillet vërdallë si një qen ulëritës për të gjetur dikë apo diçka që të gllabërojë.
Kur marrëveshjet e fshehta politike kërcënojnë demokracinë, sigurinë, sovranitetin dhe integritetin e shteteve të dobëta, viktimat duhet të reagojnë. Pse serbët dhe ata që i ledhatojnë e duan asociacionin me çdo kusht? Dhe pse ata kërkojnë (kërcënojnë Kosovën) për ta përshpejtuar këtë me çdo kusht? A është kështu që ajo thjesht duhet të çohet përpara pa asnjë mendim për pasojat?!!!
Ndonjëherë thjesht, duhet të ndalosh vrapimin për në humnerë dhe të bësh një bilanc. Çfarë fitoni, çfarë humbni?
Amputohet toka e shqiptarëve, serbët vetëm fitojnë më pak ose më shumë. Kjo do të thotë se kryeministri, që në emër të popullit, menaxhon tokat dhe interesat publike, në demokraci, është shërbëtori dhe jo pronari i Kosovës, prandaj duhet të bëjë atë që është më e mira për shtetin (vendin) dhe qytetarët e tij. Në përputhje të domosdoshme (100%) me Kushtetutën. Asnjë milimetër anashkalim.
Disa do të thoshin shpejtojeni “zajednicën”, kishat serbe (që faktikisht janë ilire-arbërore) dhe gjithçka që kërkon Serbia. Ka më shumë se 20 vjet që vazhdon tragjikomedia. Por këtu shohim aq shumë rrezik vdekjeprurës, saqë kjo për mendimin tim – dhe jo vetëm, nuk ka urgjencë. Marrëdhënia midis natyrës së egërsirave dhe veprimtarisë njerëzore nuk i përkasin gjithmonë të njëjtës kategori. A është tashmë e sigurt që në të ardhmen e afërt duhet t’ia japim armikut edhe disa zona tjera që ai të na japë “paqe” për disa muaj?
Duhet për të reflektuar nëse ka disa nga kritikat që mund të përdorim në mënyrë konstruktive për ta përmirësuar politikën tonë. Po filloj të pyes veten nëse dikush është mbjellë në LVV për të shkatërruar vendin nga brenda?!
Po, kritikës konstruktive dhe debatit të ndritur, jo konfliktit me çdo kusht. Pra, le të mos e marrim pikëllimin paraprakisht, çështja ka të bëjë me “të jesh apo të mos jesh”. Andaj, domosdoshmërish të dalë së shpejti në një Referendum për t’u votuar dhe për t`u dëgjuar. Atëherë të gjitha argumentet pro dhe kundër do të jenë në tryezë!
Trimëri dhe maturi kur kërcënon rreziku. Të shkosh dhe të pyesësh ata që dinë më shumë se ti se çfarë kuptimi kanë gjërat, dhe t’i interpretosh drejt e të mos rrëshqasësh në greminë, kjo do të thotë të jesh një udhëheqës i denjë.
***
Tradita e manipulimit politik është po aq e vjetër sa vetë historia. Regjimet kriminale-totalitare e kanë çuar subjektin në lartësi të mëdha. Goebbels, Stalini (…) ishin virtuoz. Jo më pak virtuoz janë Putin krimineli që udhëheq Rusinë dhe kriminelët që udhëheqin Serbinë: coftina Millosheviç, Vuçiç, Daciç…
***
Gjërat ndodhin: qëndrimet ndryshojnë, parimet vyshken, kufijtë mjegullohen – dhe shumica e shqiptarëve nuk kuptojnë asgjë deri shumë kohë më pas, kur gjithëçka është rrënuar. Përdorimi i metodave profesionale të marketingut për shitjen e politikave dhe politikanëve është një shembull. Është bërë profesion dhe është lejuar të zhvillohet lirshëm në hapësirën e fshehur gjatë disa dekadave. Vetëm tani publiku ka filluar të kuptojë se manipulimi i qëndrimeve dhe opinioneve është një formë e rrezikshme ndotjeje.
Ndërsa historia përparon, nuk është më e mundur të bëhet dallimi midis asaj që merret me ndershmëri nga të tjerët, dhe ku burimet e dorës së dytë priren të përshtaten me opinionin-analizën e preferuar të disa autorëve të “gjithëdijshëm” (në fakt amatorëve që fantazojnë se posedojnë aftësi mbinatyrore) të preferuar nga mediat shqiptare. Ndryshe, “ekspertë të asociacioneve” që kanë një të drejtë ekskluzive për të gjykuar dhe ditur 100% saktësisht se çfarë duhej bërë dhe jo, kur, nga kush, në çfarë mënyre.
Për mua, gjëja e rëndësishme është të mendosh me zë të lartë, të thuash atë që ndjen kur e ndjen, të jesh mjaftueshëm i guximshëm për të jetuar në përputhje me të vërtetën ashtu siç e sheh, pavarësisht se cilat mund të jenë pasojat.

 

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

blank

22 MARSI- FESTA E TË GJITHËVE- Nga HAMIT TAKA

Unë nuk besoj se ishte një ngjarje e rastit që dita e fitores së demokracisë në vendin tonë përkon me 22 Marsin, ditën e ekuinoksit pranveror, të barazisë së ditës me natën, ditën e ringjalljes e përtëritjes së natyrës. Më pëlqen të besoj se ishte dora e bekuar e Zotit, që e zgjodhi këtë ditë të shenjuar prej Atij vetë, për të kurorëzuar fitoren e madhe të një populli të munduar e të vuajtur edhe prej mungesave të tij prej disa dekadash. Pasi e vëzhgoi gjatë lojën e egër të pasioneve kanibaleske të diktaturës së proletariarit me proletarët, të persekutorëve me të persekutuarit, të mëkatarëve me viktimat e tyre, të pafeve me besimtarët, të errësirës me dritën, të skllavërinë me lirinë, pas luftës së egër klasore midis vëllezërve të magjepsur nga ideologjia marroshe e shpronësimit total, Zoti tha: Mjaft. Le të vijë mendimi universal i jetës reale, i aktualitetit historik, i progresit demokratik, i shenjtërimit të individit, i lirisë dhe paqes së amëshuar në këtë truall të përkëdhelur nga dielli, deti dhe blerimi. Por po aq ma thotë mëndja dhe ma do zemra se shënimi i 22 Marsit, si dita e vendosjes së fateve historike për përmbushjen e ëndërrës, nuk ishte vetëm gishti i fatit, por edhe dora e zgjatur e shpresës së një populli, që nuk ishte hiçmosgjëja, siç konsiderohej nga pushteti apsolut i partishtetit të gjithëfuqishëm Por asgjë nga këto nuk do të jepte rezultat pa largpamësinë e elitës intelektuale, jashtë skemave të ngurtësuara në superstrukturat e parti-shtetit, pa entusiazmin e vrullin rinor të studentëve, pa mbështetjen e popullit opozitar në fitoren e demokracisë. Ata kishin fuqi absolute në atë kohë, kur regjimit i dridheshin gjunjët, të vendosnin çdo datë që dëshironin. Dhe, me kreativitetin e tyre, ata vendosën ta puthitin ditën e fitores së demokracisë me ditën e ripërtëritjes së natyrës.

Shëmbja e Murit të Berlinit është metaforë e shpirtit të popujve. Bashkë me të tingëlloi edhe ora e çastit të madh për të ardhmen e popullit shqiptar dhe mbarë kombit tonë. Por shembja e murit tonë të izolimit e ngujimit fatal ishte më e madhërishme se sa shëmbja e mureve të Jenikosë nga trumbetat biblike. Ishte një rrëzim nga brenda, nga furia e uraganit të energjive të ndrydhura për 45 vjet. Në një vend ku të vetmet ëndërra të lejuara ishin ato të kultit të Udhëheqësit, ku lumturia ishte shndërruar në tipar të zellit për ta identifikuar vetveten si njeri “i ri” brenda karakteristikave të pasaportizimit partiak, ku mençuria evidentohej me përpjekjet ekzistenciale mbinjerëzore për të evidentuar vetveten, pasi ka ekzistuar përherë kriza e identitetit, kishte vetëm dy rrugë shpëtimi: E para qëndronte mbrapshtësisht te dorëzimi dhe nënshtrimi total, të realizoheshe duke u përshtatur, duke përmbushur dhe kopjuar gjestet e të tjerëve, pa pyetur asnjë herë dhe askënd. Pra realizoheshe, duke mos u realizuar, sepse shoqëria nuk të lejonte mënyrë tjetër. Kështu gjithkush ndihej i përjashtuar. Ndjesia më e madhe tek individi ishte frika. Frikë për t’u rritur, frikë për t’u hapur ndaj emocioneve, frikë nga vetvetja. Frikë për të zbuluar se tej telave me gjëmba nuk kishte asnjë kafaz hekurash, por vetëm ajër dhe liri. Frikë për të shtrirë pak vështrimin, për të vëzhguar botën që të rrethonte dhe për të kuptuar se gjithçka fliste për brishtësinë dhe bukurinë e formave jetësore. Frikë për të ngritur fare pak kokën, për të parë hapësirën e pafund të qiellit. Por pak po të zgjateshe, të shkurtonin këmbët. Zaten shqiptarët rriteshin këmbëshkurtër, krahëshkurtër, trupshkurtër, vullnetshkurtër nga sforcimi për të jetuar si në kanaçe të mbyllura në boshllëk, pavarësisht se misteri shndriste jashtë tyre dhe tregonte rrugën që duhej të merrnin. Në këto rrethana mediokriteti dhe zymtësie të shkonte mëndja te një rrugë e dytë, dmth një ëndërr: të të dilnin papritur flatra dhe të fluturoje mbi telat me gjëmba, mbi muret e larta e të trasha të izolimit…

Por dielli lind andej nga perëndon , do të thoshte një shekull e gjysmë më parë rilindasi i madh, Naim Frashëri. Diktaturën e rrëzoi dhe e skërmoqi fryma dhe fuqia e demokracisë, ku pjesëmarrës ishte shumica dhe fitmtarë jemi të gjithë. Studentët, intelektualët mëndjeçelur, të cilët shihnin atje ku nuk shikonin dot të gjithë, të përndjekurit politikë, të cilët i kishin mbrojtur me jetën e tyre principet demokratike, minatorët, gratë, gjithë shqiptarët e thjeshtë, u bënë karburanti i asaj lëvizjeje të madhe çliruese dhe ndërtuese. Sepse në thellësi të çdo zemre shqiptari, edhe pse groposur mes rrënojash, regëtinte gjithmonë, e mekur dhe e dridhëshme, flaka e së vërtetës. Nuk kanë rëndësi nismëtarët, inspiruesit e frymëzuesit, udhëheqësit e realizuesit, askush nuk kërkoi monopolin e demokracisë, përveç atyre që iu kundërvunë. Ata janë përpjekur t’i impononin historisë versionin e tyre, se ata janë ideatorët, nismëtarët dhe realizuesit, gjeneralët dhe ushtarët. Me një akord të fuqishëm me disa media, bunker të frymës së vjetër, rreken t’i transformojnë ngjarjet, t’i fshijnë personazhet, ta trukojnë e retushojnë memorjen historike, për të ngritur në histori të tjerë protagonisë, ata vetë. Në këto zhvillime, shqiptarët, që ua besuan 31 vjet më parë lëvizjes studentore dhe intelektuale, ishin pasivisht faktor të përcaktuar të një ndryshimi epokal, por vendosën besimin e tyre te forcat e reja. Fakti që ky 31 vjetor e gjen Shqipërinë në gërç politik dhe kolaps ligjor flet për atë se demokracia vepron, pushteti ndryshon , liria ekziston dhe asgjë nuk është e përhershme.

22 MARSI-ADRENALINA QE NDIKOI NE ESENCAT TONA

Kjo ditë e shënuar në kalendarin e natyrës, dita e përtëritjes dhe ringjalljes, provë e ligjësisë koherente të soliditetit të universit dhe njëkohësisht dëshmi e sigurisë që vjen nga zbatimi konsekuent i ligjeve të natyrës, u përket të gjithëve, gjithë banorëve të rruzullit. Na përket edhe neve, shqiptarëve. Por, me bekimin e Zotit dhe vullnetin tonë, kjo ditë përbën edhe festën e shenjtëruar të fitores së madhe të demokracisë, që deri sot përbën sistemin universal të lirisë dhe të drejtave të individit, të prosperitetit ekonomik dhe shpirtëror të njerëzimit. Me zë të fortë mund të themi: me privilegj nga Zoti, në kalendarin historik, 22 Marsi është dita e shqiptarëve. Në se shqiptarët nuk i bashkon dhe kjo ditë me funksione të shumëfishta vëllazërimi, atëherë ne duhet ta kemi në gen ndarjen ose jemi të mallkuar për të mbetur të ndarë. Eshtë e pakuptueshme që përballë virtytit të besës, përballë shpirtit fisnik, që i ka mahnitur të tjerët, përballë zemrës së hapur ndaj dijes, së bukurës dhe së mirës, ne të vëmë egon, idetë, ambicien apo zilinë dhe demonë të tjerë, të cilët na kthejnë në qënie që nuk veprojmë, por lëmë të veprohet mbi ne. Eshtë koha të hedhim pas krahëve mantelin e çoroditur të cmirës, urrejtjes dhe vullneteve të imponuara, të falim e jo të fyejmë, të dhurojmë e jo të grabisim, të kapërcejmë atë që dihet e të rrisim atë që ishte e panjohur deri sot. Demokracia ka sharmin, eleksirin dhe adrenalinën të ndikojë në esencat tona më të thella.

Tani jo vetëm shqiptarët brenda kufijve shtetërorë, por kombi shqiptar ka demokracinë dhe nuk lejon që kjo demokraci të përdhoset nga askush. Demokracia buron nga populli. Demokracinë e imponoi dhe urdhëroi koha, e stimuloi zhvillimi dhe përparimi i vendeve të zhvilluar demokratike, e imponoi dhunumi demoniak i të drejtave dhe lirive, shpërfillja e predispozitave të shqiptarëve për liri dhe përparim nga diktatura më e egër në Europë. Demokracinë e solli populli opozitar me diktaturën, mendimi intelektual dhe entusiazmi hyjnor i rinisë studentore. Ama, pas luftës, pushkët janë të kota; pas dasmës sazet janë të panevojshme, pas kuvendit fjalët janë të padobishme. Çdo event ka nismëtarët, projektuesit dhe realizuesit. Në se duam që nesër, pasnesër të mos na tallë historia, duhet t’u varim medaljet heronjve, të ngjisim në podium proptagonistët dhe kush nuk e pati shansin apo e pati dhe nuk dinte ta përdorte, mos t’ua ketë inatin të tjerëve. Askush nuk e mohon dot, nuk e fshin dot dhe nuk përdhos dot romantikën e të parëve. E të parët janë studentët e Dhjetorit, intelektualët përparimtarë e mëndjeçelur dhe lidershipi I kësaj lëvizjeje të madhe të mendimit dhe vullnetit shqiptar. Historia dhe faktet janë kokëforta. Pas tyre vjen populli opozitar, i cili e vulosi fitoren historike me votimin e lirë e plebishitar më 22 Mars 1992.
Demokracia është vetë populli. Demokracia je vetë ti. Ajo është e pamposhtur, në qoftë se nuk mposhtesh ti, socialisti i thjeshtë e i ndershëm, demokrati i pakompromentueshëm, lësëisti, socialdemokrati, republikani apo ballisti i anatemuar e i portretizuar nga teatri i kukullave në kohën e diktaturës e propagandës mashtruese e dhunuese të partishtetit. Sentenca e lashtë “Për aspera ad astra”(“Në rrugën plot driza drejt yjeve”) ishte dhe është prova ku ne do të kalojmë të gjithë. Nuk kemi si të bëjmë ndryshe, veçse ta hapim veten ndaj dritës, ndaj së vërtetës, ndaj gëzimit të festës, ndaj së ardhmes në familjen europiane. Kthimi prapa është më i keq se çdo vdekje.
Hamit TAKA

blank

“Çfarë populli mendojnë ata se jemi ne…” (Winston Churchill) Nga Frank Shkreli

M’u kujtua kjo thënje e Winston Churchillit drejtuar Gjermanisë naziste, kur lexova, ndonëse pak me vonesë, lajmin për një “tryezë diskutimi”, në Tiranë, me temën: “Mbrojtja e integritetit të zgjedhjeve në Shqipëri”, më pak se dy muaj para zgjedhjeve vendore të 14 majit. Sipas njoftimeve në portalet e ambasadës britanike dhe amerikane në kryeqytetin e Shqipërisë thuhet se, “tryeza e rrumbullakët” u organizua nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit me mbështetjen e Qeverisë se Britanisë së Madhe. Morën pjesë dhe folën edhe përfaquesues të tjerë diplomatikë perëndimorë, përfshir zevendës ambasadorin amerikan në Tiranë dhe folës te tjerë. Por ishte fjala e ambasadorit britanik në Tiranë, Z. Alastair King-Smith i cili përcaktoi qëllimin e asaj konference: “Integriteti zgjedhor kërkon një proces që është i ndershëm, transparent dhe i lirë nga çdo formë ndërhyrjeje. Megjithatë kjo nuk mund të ndodh nëse proceset elektorale komprometohen nga aktivitete kriminale apo korrupsioni. Ne duhet të qëndrojmë  bashkë kundër çdo përpjekjeje për të shtypur të drejtat e votuesve, për të manipuluar procesin zgjedhor për përfitime politike. Kanditatët e pastër janë kyç për të siguruar që procesi zgjedhor mbetet transparent dhe i ndershëm”, ka thenë ambasadori britanik në Tiranë. Edhe ambasada amerikane në Tiranë në portalin e saj njofton për pjesëmarrjen në atë konferencë — krahas OSBE-së dhe enteve të tjera ndrëkombëtare — të Ngarkuarit me Punë, Z. Demian Smith i cili, sipas portalit të Ambasadës në fjalën e tij, “përforcoi rëndësinë e zvillimit të aktiviteteve zgjedhore në mënyrë të drejtë, të rregullt dhe transparente, në përputhje me ligjin shqiptar dhe standardet ndërkombëtare dhe në një linjë me rekomandimet e ODHIR-it. Ai vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndihmojnë demokracinë e Shqipërisë siç kemi bërë gjatë 32 viteve të fundit”, thuhet në portalin e ambasadës së Shteteve të Bashkuara.
Vështirë të thuhet nëse në atë tubim u përmend ndopak opozita ose roli apo e drejta e saj për të marrë pjesë në zgjedhjet e 14 majit.  As në Shqipëri dhe askund tjetër në botë nuk mund të ketë demokraci të vërtetë, as zgjedhje të lira, pa opozitë të vërtetë e të pavarur politike dhe nuk ka votë të lirë pa një opozitë të mirëfilltë politike. Opozita shqiptare i ka fajet e veta për gjëndjen në të cilën gjëndet sot – e ndarë dhe e përçarë, e për të cilat edhe ajo duhet të jap shpjegime para votuesve. Edhe qeveria shqiptare gjithashtu  ka barrën e vet të fajeve ndaj opozitës dhe përgjegjësitë për të cilat duhet tu kërkojë falje shqiptarëve. Qeveria shqiptare duhet të jetë e vetdijshme se,  “Asnjë qeveri nuk mund te jetë e sigurt për shumë kohë, pa një opozitë të fortë”, ka thenë Benjamin Disraeli, ish Kryeministër i Britanisë së Madhe.  Por edhe ndërkombëtarët kanë përgjegjësitë e veta për gjëndjen shkatërrimtare në të cilën gjëndet sot opozita dhe demokracia dhe pluralizmi shqiptar, më pak se dy muaj para zgjedhjeve vendore. Nuk është në misionin e tyre që diplomatët të caktojnë se kush është opozita, kush e udhëheq apo kush e përfaqëson atë. Fatkeqësisht,  janë bërë gabime të rënda gjatë këtyre viteve të fundit në adresë të shkatërrimit të qëllimshëm të opozitës në Shqipëri. Opozita shqiptare nuk është e të huajve, as e qeverisë në pushtet, por as edhe ndonjë pretenduesi kryetar të partive opozitare, por është e shqiptarëve dhe vetëm e atyre. Prandaj, asnjë tryezë e rrumbullakët, sado impresionuese të duket në  fakt, asnjë diplomat dhe asnjë ent ndërkombëtar, as ent privat a qeveritar nuk mund t’i bind shqiptarët sot se gjatë viteve — procesi i tyre zgjedhor, vota e lirë, demokracia dhe të drejtat e tyre bazë të njeriut — nuk janë shkelur brutalisht nga qeveria në fuqi me ndihmën direkte ose indirekte, ose me heshtjen e përfaqsuesve diplomatikë perëndimorë në Tiranë, ndaj zhvillimeve të viteve të fundit brenda Partisë Demokratike. Asnjë konferencë as simpozium, as organizatë ndërkombëtare — si ajo e javës që kaloi në Tiranë — nuk e ndryshon perceptimin apo bindjen në radhët e shqiptarëve se pa një opozitë të fortë, zgjedhjet e ardhëshme vendore të 14 majit në Shqipëri, nuk do të jenë as të lira as të drejta, as bazuar në ligjet shqiptare as në normat ndërkombëtare. Për këtë, shumica e votuesve shqiptarë, të të gjitha partive, janë të bindur tanimë.
Edhe po mos të kishte një opozitarizëm politik në Shqiperi — sado ashtu i ndarë e i përçarë që është falë edhe ndërhyrjeve nga faktorë të mbrendshëm dhe të jashtëm —diplomatët petendimorë, sidomos ata amerikanë e britanikë, do duhej të çpiknin e ta mbështesnin pluralizmin e vërtetë politik shqiptar e jo ta luftonin e ta përçanin opozitën shqiptare në favor dhe në interes të partisë dhe qeverisë në pushtet. Në një shtet normal demokratik, pushteti në fuqi ka të drejtat e përgjegjësitë e veta, opozita ka përgjegjësitë, rolin për të luajtur në një demokraci dhe të drejtat e saj. E diplomatët e huaj, normalisht, luajnë rolin e tyre përkatës diplomatik — pa ndërhyrje të drejt për drejt në proceset politike të partive poltike vendore — si përfaqësues të vendeve të tyre dhe të vlerave demokratike të vendeve që ata përfaqësojnë. Në mbështetje të drejtave universale të njeriut për të gjithë shqiptarët pa dallime politike, përfshir mbrojtjen me çdo kusht të drejtës së votës së lirë në zgjedhje të lira, madje edhe për anëtarët e opozitës politike shqiptare, e sidomos për një opozitë politike në një vend si Shqipëria me një “demokraci” të brishtë, “post-komuniste”, një vend i vuajtur për një gjysëm shekulli, me një prej regjimeve, historikisht, më barbare komuniste në botë.
Për fat të keq, shqiptarët kanë humbur shpresën në klasën politike vendase — pozitë dhe opozitë — për ndonjë ndryshim real, jo vetëm për ushtrimin e të drejtës së tyre për zgjedhje të lira, por edhe për ndonjë përmirësim në jetën e tyre të përditshme. Si përfundim,  Shqiptarët po zgjedhin të votojnë “me kembë” duke u larguar masivisht nga atdheu i të parëve, për një jetë më të mirë, më të lirë e më demokratik vendet në perendimore.   Në një Perëndim të lirë e demokratik, vlerat e të cilit — tashti shqiptarët, megjith respektin që kanë për ta — nuk kërkojnë t’i gjejnë më në radhët e përfaqsuesve perëndimorë në Tiranë, por në ikonat e vlerave historike demokratike perendimore si Churchilli e Roosevelti, si Ronald Reagan e Margareth Thatcher, e sh7më të tjerë, nga parti të ndryshme perëndimore, të majta, të djathta e të qendrës.
Vërtetë, çfarë populli mendoni ju se janë shqiptarët…? Mendoni se ata hanë bar!? Jo, jo, shqiptarët nuk hanë bar, por si ndër popujt më pro-perendimorë, sidomos më pro-amerikanë në botë — nga përfaqsuesit e vendeve aleate perendimore presin që ata të mbështesin të vërtetën, të drejtat e barabarta për të gjithë shqiptarët pa dallime politike, harmoninë apo më mirë me thenë një bashkjetesë normale politike brenda partive siç është tradita politike në vendet e tyre dhe në marrëdhëniet e tyre me njëra tjetrën, ashtu siç ndodhë në shumicën e vendeve demokratike. Shqiptarët presin që kjo traditë toleruese politike të mbështetet nga diplomatët perëndimorë edhe në proceset demokratike për zgjedhje të lira në Shqipëri.
Është e qartë tanimë se shqiptarët e thjeshtë janë lodhur me klasën politike shqiptare që i udhëheq për 30 e sa vjetë dhe presin prej jush diplomatë perendimorë, jo më konferenca si ajo e javës së kaluar për të ashtuquajturin integritet të zgjedhjeve në Shqipëri. Fjalët janë boshe, veprat flasin vet!
Shqiptarët nuk hanë bar.  Ata e dinë se “integritet zgjedhjesh”nuk ka pasur kurrë në Shqipëri gjatë tre dekadave të kaluara. Për të ndryshuar këtë histori fatzezë të “zgjedhjeve të lira” në Shqipëri ka ardhur koha që edhe perëndimorët të marrin përgjegjësitë e veta, të pranoni këtë fakt duke pranuar gabimet e tyre gjatë viteve, të thonë të vërtetën, me shpresën se diçka mund të ndryshojë në atë vend duke ndryshuar sistemin për të mirën e shqiptarëve, për proceset demokratike, për zgjedhje të lira dhe për liritë dhe të drejtat e njeriut në përgjithësi, “për një proces që është i ndershëm, transparent, dhe i lirë nga çdo formë ndërhyrjeje”, sç u shpreh ambasadori britanik në konferencën e javës së kaluar. E sidomos ky proces duhet të jetë i lirë nga ndërhyrjet në politikat e brendshme të partive politike shqiptare nga diplomatët e huaj në Tiranë, do thosha unë.
Konferenca e mbajtur në Tiranë javën që kaloi, “Mbrojtja e Integritetit të Zgjedhjeve në Shqipëri”, ishte një nismë tepër e vogël dhe shumë e vonuar për të ndikuar pozitivisht në procesin e ndershëm të zgjedhjeve të lira  në Shqipëri  — një përpjekje kjo sipas disa analistëve, më shumë —për të përdorur një frazë anglisht — “to save face” nga ndërkombëtarët në Tiranë, se gjoja po bëjmë diçka për zgjedhjet e ardhëshme, se sa për të pasur ndonjë efekt pozitiv ndaj mbrojtjes së integritetit të zgjedhjeve vendore të 14 majit në Shqipëri, që ishte edhe tema e konferencës.
blank

Asnjë i huaj nuk ka të drejtë të cenojë sovranitetin e shtetit të Kosovës- Nga Aurel Dasareti*

Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Ky është një fakt i padiskutueshëm. E them këtë për t’ju kujtuar njerëzve me sjellje normale dhe jo shtazore si të Serbisë (unë nuk i përgjithësoj gjërat). Ndryshe, terroristët pushtues nazistë, fashistë, pan-sllavistë, të cilët me mbështetjen e të huajve, kanë kryer shumë gjenocide ndaj shqiptarëve në Kosovë, dhe jo vetëm ndaj tyre, por ndaj shqiptarëve në përgjithësi. Si dhe kundër boshnjakëve, kroatëve etj. Dhe, ata nuk i shmangen brutalitetit ekstrem. Vrasësit.
***
Ligji ndërkombëtar

E drejta ndërkombëtare është rregulla juridike që zbatohet për marrëdhëniet ndërmjet shteteve, por edhe ndërmjet shteteve dhe institucioneve ndërkombëtare, si OKB-ja dhe BE-ja dhe në një masë të caktuar edhe individët. OKB-ja është njëkohësisht një arenë ku bëhet e drejta ndërkombëtare dhe një aktor që siguron respektimin e ligjit ndërkombëtar.

Çfarë është e drejta ndërkombëtare?

Ilustrim. Përderisa ligjet e Kosovës përcaktojnë se çfarë mund dhe çfarë nuk mund të bëjnë njerëzit kur qëndrojnë në Kosovë, rregullat e së drejtës ndërkombëtare përcaktojnë se çfarë mund dhe nuk mund të bëjnë shtetet – apo vendet. Për shembull, është e ndaluar që një vend të pushtojë një vend tjetër.

Nëse qeveria e Serbisë do të kishte dërguar ushtarë në Kosovë për të pushtuar Prishtinën, do të ishte shkelje e ligjit ndërkombëtar.

Nuk do të kishte ndodhur nëse një grup njerëzish të Prishtinës do të kishte rrethuar Prizrenin, në protesta. Ligji i Kosovës atëherë do të kishte përcaktuar rezultatin e çështjes.

Të drejtat e njeriut janë pjesë e së drejtës ndërkombëtare. Ato janë të shprehura në një sërë konventash për të drejtat e njeriut.
***
Rregullat e së drejtës ndërkombëtare mund të ndahen në dy kategori:

1) Marrëveshjet ndërkombëtare që shtetet lidhin dhe marrin përsipër t’i zbatojnë. Këto quhen edhe traktate ose konventa.

2) E drejta zakonore, janë “rregullat e pashkruara të së drejtës” që janë formuar për shkak se ka një marrëveshje të gjerë për to, dhe një numër i konsiderueshëm shtetesh ndjekin këto rregulla të së drejtës.
***
1) Marrëveshjet ndërkombëtare
Ka mijëra marrëveshje ndërkombëtare. Ata quhen gjëra të ndryshme në varësi të llojit të marrëveshjes që është, për shembull traktat, konventë ose pakt. E përbashkëta e të gjithëve është se shtetet bien dakord për tekstin e marrëveshjes. Ata pastaj mund të angazhohen për të ndjekur atë që shkruhet në të. Ky quhet ratifikimi i një marrëveshjeje.

Nëse një vend ratifikon një marrëveshje ndërkombëtare, vendi merr përsipër të ndjekë atë që shkruhet në të. Vendet që nuk kanë ratifikuar një marrëveshje në thelb nuk janë të detyruara të ndjekin të njëjtat rregulla. Përjashtim është nëse këto rregulla janë të drejtë ndërkombëtare zakonore – atëherë ato zbatohen për të gjitha vendet.

2) E drejta zakonore

Ka disa rregulla që janë kaq universale dhe janë respektuar për kaq shumë kohë saqë përdoren si rregulla ligjore, edhe nëse nuk janë të shkruara në asnjë marrëveshje. Këto quhen rregulla zakonore dhe zbatohen gjithashtu në të drejtën ndërkombëtare. Një shembull i kësaj është rregulli që civilët dhe të burgosurit e luftës në një konflikt të armatosur duhet të trajtohen në mënyrë njerëzore.
***
Parimi i sovranitetit në të drejtën ndërkombëtare

Dobësia e sistemit të së drejtës ndërkombëtare është se në shumë mënyra është vullnetare për shtetet nëse duan të ndjekin rregullat e së drejtës ndërkombëtare apo jo. Nëse një shtet nuk ka ratifikuar një marrëveshje ndërkombëtare, në thelb nuk është i detyruar të ndjekë marrëveshjen. Arsyeja pse sistemi funksionon në këtë mënyrë është për shkak të parimit të sovranitetit. Bëhet fjalë që:
Të gjitha shtetet të jenë sovrane, të vendosin lirisht mbi veten e tyre dhe jo të qeverisen (urdhërohen) nga të tjerët kundër vullnetit të tyre.

Parimi i sovranitetit është baza e së drejtës ndërkombëtare. Ai shpjegon pse e drejta ndërkombëtare krijohet dhe zbatohet nga shtetet, dhe pse shtetet janë të lira të bashkohen me marrëveshjet e së drejtës ndërkombëtare dhe të kufizojnë vullnetarisht sovranitetin e tyre. I vetmi organ në botë që mund të bëjë përjashtime nga parimi i sovranitetit është Këshilli i Sigurimit i OKB-së.
***
Karta e OKB-së përshkruan rregullat themelore të së drejtës ndërkombëtare:
• Të gjitha konfliktet duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore.
• Asnjë shtet nuk lejohet të përdorë forcën kundër shteteve të tjera.
• Askush nuk lejohet të ndërhyjë në punët e brendshme të vendeve të tjera (parimi i sovranitetit).
• Këshilli i Sigurimit i OKB-së mund të autorizojë përdorimin e forcës nëse beson se paqja dhe siguria ndërkombëtare janë të kërcënuara.
• Të gjitha shtetet duhet të përmbushin të drejtat e njeriut.
• Të gjitha shtetet kanë për detyrë të mbrojnë dhe përmbushin të drejtat e njeriut.
***
Shtetet

Rregullat e së drejtës ndërkombëtare janë krijuar për të përcaktuar se si shtetet mund të sillen ndaj njëri-tjetrit. Prandaj, e drejta ndërkombëtare zbatohet kryesisht për shtetet. Përveç kësaj, janë shtetet – dhe vetëm ato – që bëjnë rregullat e së drejtës ndërkombëtare. Këtë e bëjnë duke lidhur marrëveshje me njëri-tjetrin.
E drejta ndërkombëtare vendos katër kërkesa për njohjen e një vendi si shtet që mund të bëhet anëtar i OKB-së. Ajo duhet të ketë:
⦁ një popullsi të përhershme
⦁ një territor të përcaktuar
⦁ një qeveri
⦁ dhe aftësinë për të pasur lidhje me shtetet e tjera.
Kjo është e përfshirë në Konventën e Montevideos të vitit 1933.
***
PS: Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga shumica e shteteve tjera, i plotëson të gjitha kushtet, por çuditërisht nuk është anëtare e OKB-së. Pesë shtetet e BE-së “demokratike”, pro-rusët Romania, Spanja, Sllovakia, Greqia dhe Qipro që është pjesë e Azisë, për motive djallëzore, nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Në të drejtën ndërkombëtare, të gjitha shtetet në botë janë të barabarta, pavarësisht nëse janë të vogla apo të mëdha, të pasura apo të varfra. Gjatë një çështjeje gjyqësore, shtetet funksionojnë në të njëjtën mënyrë si individët në ligjin kombëtar.
***
Kryeministrit të Kosovës:

Albin, unë (si shumë të tjerë) jam mbështetja jote kur e meriton, dhe kur nuk e dëmton Kosovën si paraardhësit e tu faqezinj tashmë në opozitë. Dhe mos harro kurrë se Kosova, të cilën ti e përfaqëson në emër të shqiptarëve, nuk është pronë e jote private, ti je vetëm shërbëtor i saj. Ndaj nuk duhet të firmosësh me guxim dhe trimëri çdo pisllëk dhe budallaki. Largohu nëse nuk mund ta ndalësh presionin e të huajve për të vendosur një republikë serbe në mes të Kosovës (shpërbërja e Kosovës). Kjo sepse nëse firmosësh për një “zajednicë” në Dardani, do të akuzohesh për tradhti.
***
Propaganda është manipulimi i qëllimshëm i ndjenjave dhe mendimeve të njerëzve duke përdorur mjete të forta për të promovuar besime dhe modele të caktuara veprimi. Prandaj edhe kryekrimineli serb, i përkëdhelur nga “demokratët” perëndimorë, përpiqet të na mashtrojë dhe manipulojë; bën sikur nuk e pranon “marrëveshjen” franko-gjermane, me qëllim që shqiptarët kokëtul të zgërdhihen:
“Hehehe, nëse Serbia nuk e pranon, do të thotë se nuk është mirë për ta. Hehehehe, nëse nuk është e mirë për serbët, atëherë është e mirë për shqiptarët hehehe. Nënshkruaje Albin pa asnjë hezitim, hehehe lele bre sa kokëmish jemi ne.”
Serbët “nuk e pranojnë” sepse përherë nga budallallëqet tona fitojnë. Dhe, pas çdo “marrëveshjeje”, një lëshim tjetër do të kërkojnë.
Nëse duhet t’i përmbahemi terminologjisë ushtarake, kundërshtari që beson se ka pushtuar një pozicion të rëndësishëm në luftën kundër palës rivale, nuk është i interesuar të bëjë kompromis por e përdor këtë pozicion si pikënisje për të pushtuar një pozicion të ri.
***
Të gjitha llojet e asociacioneve (serbe) janë vdekjeprurëse për Kosovën. Duhet refuzuar. Asociacioni pa kompetenca ekzekutive, apo me kompetenca ekzekutive,  faktikisht është i njëjtë. Është vetëm çështje kohore, kur gradualisht, ai pa kompetenca do bëhet me kompetenca.

Përndryshe nuk do të ngrihej e gjithë bota e egër serbe (xhelatët) dhe përkrahësit e tyre nga mbarë globi për të bërë presion, kërcënime të egra mbi shqiptarët (viktimën) për ta formuar atë.
***
Njohja prej nesh e realitetit ku jetojmë është në thelb e mangët. Këtë mangësi e pa-përsosmëri e shoh të lidhur me faktin se ne jemi pjesë e atij realiteti që përpiqemi të njohim dhe marrim pjesë në krijimin e tij.

Përvoja më ka mësuar se vetëm ato ndërgjegje që janë të zgjuara lejojnë t`i thërrasësh dhe t`i mprehësh.

Atdhetarët e mirëfilltë lypset të mbështeten në aftësitë e veta për t`i parë punët me sy kritik dhe në vullnetin e tyre për të pasur rreth vetes njerëz që nuk ngurrojnë të shprehin kundërshtimet e tyre.

 

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

blank

Po ku ka besë Serbia? Nga Aurel Dasareti

 

Ukraina bëri një gabim të madh kur ia dorëzoi armët e saj bërthamore Rusisë, e cila ashtu si Serbia (të cilës i beson shumë Kurti naiv që me trimëri mund të nënshkruaj gjithçka që i ofrojnë miqtë e Serbisë) janë djallëzor, të pabesë.

PABESË: Që nuk e mban fjalën e dhënë, që nuk duhet t’i zihet besë; që nuk i qëndron besnik dikujt, që nuk ka besë, që tradhton; kund. besnik. Njeri i pabesë. Armiku është i pabesë. Doli i pabesë.

Memorandumi i Budapestit

Memorandumi i Budapestit është një marrëveshje e vitit 1994 në të cilën Rusia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara marrin përsipër të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe kufijtë ekzistues të Ukrainës. Marrëveshja u përfundua si pjesë e Traktatit të Mospërhapjes Bërthamore dhe kushti ishte që Ukraina të hiqte qafe të gjitha armët e saj bërthamore.

Marrëveshja është nënshkruar nga presidenti i Ukrainës, Leonid Kuchma, presidenti i Rusisë, Boris Jelcin, kryeministri i Britanisë së Madhe, John Major dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton.

Detyrimet

Sipas marrëveshjes, palët marrin përsipër të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe kufijtë ekzistues të Ukrainës. Ata duhet të përmbahen nga kërcënimi ose përdorimi i forcës së armatosur kundër integritetit territorial ose pavarësisë politike të Ukrainës (sipas ndalimit të forcës) dhe të përmbahen nga përdorimi i mjeteve ekonomike të presionit për të çuar përpara interesat e tyre në një mënyrë që minon sovranitetin e Ukrainës.

Më tej, shtetet marrin përsipër t’i kërkojnë Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të marrë menjëherë masat e nevojshme për të mbështetur Ukrainën nëse vendi i nënshtrohet sulmeve ose kërcënimeve për sulme që përfshijnë përdorimin e armëve bërthamore. Ata nuk do të përdorin armë bërthamore kundër Ukrainës, përveç nëse Ukraina, në bashkëpunim me një vend që posedon armë bërthamore, i sulmon ato, territoret e tyre, forcat e tyre të armatosura ose aleatët e tyre.

Nëse krijohet një situatë që i aktualizon këto detyrime, shtetet duhet të konsultohen me njëri-tjetrin.

Zbatimi dhe pasojat

Kokat bërthamore të Ukrainës u transferuan në Rusi për shkatërrim, një proces që u përfundua më 1 korrik 1996. Në vitet në vijim, Ukraina gjithashtu hoqi qafe aeroplanët bombardues dhe kapanonet e raketave që ishin menduar për përdorim me armë bërthamore. Si kompensim, Ukraina mori karburant bërthamor për termocentralet e saj civile bërthamore dhe mbështetjen financiare.

Marrëveshja fitoi rëndësi të përtërirë që nga viti 2014 në lidhje me aneksimin nga Rusia të gadishullit të Krimesë gjatë krizës në Ukrainë. Në lidhje me krizën, presidenti i atëhershëm amerikan Barack Obama kritikoi Rusinë për mosrespektimin e marrëveshjes. Një përpjekje e Ukrainës për të mbledhur të ashtuquajturin Grupi i Budapestit në Paris më 5 mars 2014 për të diskutuar krizën e vazhdueshme në gadishullin e Krimesë ngeci sepse Rusia nuk u mblodh. Përpjekjet e mëvonshme për të mbledhur shtetet nënshkruese për konsultime gjithashtu kanë dështuar.

Pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt 2022, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se një marrëveshje e mundshme e ardhshme ndërkombëtare e sigurisë për vendin duhet të përmbajë dispozita shumë më specifike sesa Memorandumi i Budapestit për kushtet e ndihmës ushtarake në rast të agresionit të mëtejshëm rus.

 

blank

KOSOVA DUHET TA NËNSHKRUAJË MARRËVESHJEN Nga Xhafer Shatri

Jemi disi si në kohën e Rambujesë, natyrisht në rrethana shumë më të shlirshme, por jo edhe pa rreziqe serioze.
Sipas të gjitha gjasave në Ohër nuk do të ketë nënshkrime, por do të zhvillohet një luftë e ashpër për renditjen, oraret dhe mënyrat e zbatimit të marrëveshjeve të mëparshme. Pra, për planin e zbatimit të Marrëveshjes. Kjo është një luftë e mundimshme për çdo fjalë, për çdo pikë e për çdo presje, sepse bëhet me një shtet kusar që ka përvojë e traditë të gjatë kusarie.
Vuçiq, siç po e pranon edhe vetë, po shkon në Ohër me dy synime:
– Që të vazhdojë të sillet si huligan, në mënyrë që, duke i kthyer kushtëzimet në shantazh, t’ia lërë fajin Kosovës për mosnënshkrimin e Marrëveshjes.
– Të bëjë çdo gjë të mundshme që Zajednicën ta kthejë në kalë beteje dhe ta përdorë për ta acaruar dhe për ta bërë të pamundur bashkëjetesën në Kosovë.
Por gjërat kanë ndryshuar. Kanë ndryshuar rrënjësisht; ai nuk ka më përballë përfaqësues të shantazhuar të Kosovës që negociojnë fatin e vet, por njerëz të kalitur në beteja të ashpra politike, pikërisht kundër marrëveshjeve që shkaktuan mosmarrëveshje dhe rreziqe serioze… Ka përballë njerëz të vetëdijshëm se nënshkrimi i çfardo dokumenti që dëmton Kosovën do t’i heqë përgjithmonë nga skena politike dhe do t’i nxjerrë para gjyqit të pamëshirshëm të historisë.
Kjo do t’i ndihmojë delegacionit të Kosovës që të shpëtojë atë që mund të shpëtohet nga marrëveshjet e shumta dykuptimëshe të diktuara nga Serbia dhe të mbështetura, shpeshherë, nga ndërmjetësues ndërkombëtarë të pamoralshëm.
Opozita në Kosovë, një pjesë e saj, në dukje është kundër marrëveshjes, por, mendja ma thotë, se do të duhej të ishte shumë më e zëshme dhe shumë më kundërshtuese në takimet me faktorët, ndërmjetësuesit ndërkombëtarë. Sepse ashtu do t’i forconte pozitat negociuese të Kosovës.
***
Kur njeriu i lexon dhe i dëgjon kanalistët e ndryshëm, bindet se në çfarë përmasash është ndotur ambienti i mendësisë në Kosovë dhe në mërgatë. Se në çfarë përmasash është përmbysur sistemi i vlerave të ne…
Janë posaqërisht të neveritshëm disa mercenarë të përjetshëm dhe disa eksponentë të ish-pushteteve, të cilët edhe pas të gjithë të këqijave që ia kanë bërë vendit, sërish përpiqen të shesin lloç për çeshkek.
***
Përballja aktuale me Serbinë po ndodhë në një atmosferë të rënduar gjeopolitike: Ashpërsimi i luftës në Ukrainë dhe mundësia evidente e shpërthimit të konfliktit për kufij në mes Turqisë dhe Greqisë, i vë aleatët strategjikë të Kosovës në pozitë të palakmueshme dhe, është rrezik që çmimin ta paguajë Kosova. Siç dihet, më 24 korrik 2023, i skadon afati njëshekullor Traktatit të Lozanës dhe me të rreziku për acarimin e gjendjes në këtë zonë të valë “tektonike“ është evident.
Prandaj ngutja dhe serioziteti i shteteve perëndimore për t’ia vënë një kapak vorbës ku “zihet“, qe gati një shekull e gjysmë, konflikti mes Serbisë dhe shqiptarëve.
Fatmirësisht, siç e thash edhe më sipër, për dallim me kohën që iku, sot Kosova është në pozitë shumë më të mirë negociuese. Edhe për faktin se, aktualisht, me të udhëheqin dhe në emër të saj vendosin njerëz shumë më të përgatitur e më të përgjegjshëm se sa ata që na përfaqësonin në dekadën që iku.
Dallimi është shuuumë i madh dhe, absolutisht e në të gjitha pikëpamjet, i pakrahasueshëm.
Prandaj nuk ka vend për panik.
Kjo të gjithe neve, e sidomos organeve të Kosovës, na jep mundësinë që, tash e tutje, t’u kthehemi detyrave të përtditshme: ta bëjmë jetën në Kosovë më të mirë e më të këndshme, që krahas luftës kundër korrupsionit t’i ngremë në këmbë sistemet jetike për vendin: arsimin, shëndetësinë, drejtësinë etj.
Sepse nuk guxojmë të lejojmë që edhe më tutje Serbia ta mbajë peng gjithë jetën tonë.
Koha ka ardhë që me të të merren vetëm organet që e kanë detyrë kushtetuese.
blank

PRANIMI I PROPOZIMIT EVROPIAN ËSHTË KOMPROMIS TJETËR I KOSOVËS Nga MSc. Agim Aliçkaj

⦁ Asociacioni njëetnik nuk duhet të krijohet pa njohje të pavarësisë edhe nëse Serbia e kallë Evropën

 

Pranimi i propozimit të Unionit Evropian të përkrahur nga Departamenti i Shtetit Amerikan, për “normalizim të marrëdhënieve” me Serbinë është një kompromis tjetër i dhimbshëm i Kosovës, pas planit të Ahtisarit dhe dhjetra marrëveshjeve të Brukselit, përfshirë edhe ato të targave dhe zgjedhjeve në veri të Kosovës.

Ky duhet të jetë kompromisi i fundit i Kosovës ndaj bashkësisë ndërkombëtare për hirë të paqes dhe sigurisë në Evropën Juglindore. Nëse ndërmjetësuesit dhe diplomatët perëndimorë nuk e çmojnë këtë, nuk e meritojnë respektin dhe bashkëpunimin e Kosovës.

Serbia kreu gjenocid ndaj shqiptarëve dhe lejohet të sillet si viktimë. Agresioni serb ndaj Kosovës po vazhdon pandërprerje. Ndermjetësuesit e lavdërojnë Vuçiqin edhe kur ai i refuzon dhe i nënçmon ata, apo kur vë kushte, ose bën kërcënime. Kosova kritikohet edhe kur e kërkon të drejtën e vet për të ekzistuar.

A mundet ndonjë njeri i mençur të na spjegojë pse duhet të bëhet Asociacioni serb, përveçse për t’ja bërë qejfin Vuçiqit dhe për ta ndihmuar të qëndrojë në pushtet. Një kriminel potencial i luftës i shpallur më heret non-grata nga Unioni Evropian, një nxënës i Milosheviqit dhe shërbëtor i Putinit. Perëndimit i duhet një despot dhe kriminel për ta kontrolluar shtetin e kriminalizuar serb, qoftë edhe në kurriz të Kosovës. Por, Kosova duhet të thotë MJAFT. Jo, në kurrizin tim.

Qeverisja aktuale Kurti-Osmani është duke bërë çmos për t’i përmirësuar gabimet katastrofale të qeverisjeve të mëparshme dhe për ta shpëtuar Kosovën nga shkatërrimi. Lëshimet e deritashme të qeverisë Kurti ishin të paevitueshme. Por çdo gjë e ka fundin.

Krijimi i asociacionit serb dhe çfarëdo lëshimi tjetër që e cenon sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës është tradhëti kombëtare. Nëse sakatohet shteti, nuk na duhet miqësia me askend.

Opozita e Kosovës ishte e dështuar në qeverisje, është e dështuar edhe sot. Nuk e kanë asnjë propozim konkret, si të veprohet me ndërkombëtarët dhe si të detyrohet Serbia për ta njohur Kosovën. Politika e tyre bazohet ekskluzivisht në kundërshtimin e vendimeve të qeverisë Kurti, edhe kur sjellja e tyre është në interes të Serbisë.

Shtrohet pyetja çka fiton Kosova konkretisht para ose krahas implementimit të marrëveshjes evropiane, përveç premtimeve dhe fjalëve të mira. A do ta njohin pesë shtetet e mbetura të Evropës? A do të inkuadrohet në NATO ? A do të pranohet në KE, BE dhe OKB ? Apo sëpaku, a mund të nënshkruhet me Amerikën një Pakt i mbrojtjes dhe ndërhyrjes së saj, në rast se Serbia e cënon sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës?

Përfundimisht, nëse Mediatorët dhe Diplomatët perëndimorë, nuk janë në gjendje të bëjnë presion të mjaftueshëm mbi Serbinë për ta pranuar planin e tyre të kompromisit, dialogu me Serbinë është i kotë. Kosova dhe kombi shqiptar duhet të jenë gati të mbrohen me forcë nga agresioni serb. E vetmja mënyrë për të siguruar ekzistencën kombëtare që ka kuptim, mbetet bashkimi kombëtar shqiptar.


Send this to a friend