Në mars 2020 me propozim të LDK, partia që ishte në koalicion qeverisës me VV, bashkë me opozitën votoi pro mocionin e mosbesimit kundër qeverisë Kurti Nr 1 vetëm 50 ditë pasi kjo qeveri kishte kaluar në Kuvend.
Pra LDK edhe se ishte në koalicion me VV, bashkë me opozitën e rrëzoi qeverinë Nr.1 të Albin Kurtit!
Kurti qeveriste për herë të parë, LDK me opozitën kishin mbi dy dekada!
E çfarë kishte gabuar një qeveri 50 ditëshe, kur LDK prej 2006 bashkë me opozitën kishin shpërdorur pushtetin me korrupsion e duke e tregtu Kosovën e interesat e shtetit.
(Pas rrëzimit të Qeverisë Kurti Nr.1, LDK me kryeministër Abdullah Hotin krijoi një koalicion me AAK, Nismën, AKR dhe Listën Serbe dhe qeverisi deri kur Gjykata Kushtetuese nuk e njohu këtë qeveri e Kosova shkoi në zgjedhje.)
Atij marsi të 2020, 6 vjet më parë, Vjosa Osmani votoi kundër LDK, partisë së saj dhe ky veprim parimor pro Albin Kurti i dha asaj mbështetje të madhe në votimet e zgjedhjeve që do të mbaheshin më 14 shkurt 2021.
Sepse Vjosa Osmani iu kundërvu linjës politike të LDK- së e cila prej nëntorit 2006 veç degradon.
Nga marsi 2020 kur, me opozitën e rrëzoi qeverinë e Kurti Nr.1 për llogari të Grenell dhe atyre pas tij, LDK e ka shtuar në kreshento agresivitetin morboz kundër qeverive të Albin Kurtit,
e ka kthyer në sëmundje e obsesion,
çka Lumir Abdixhiku e pagoi me humbjen e radhës drastike në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 me rezultatin 13%.
Por në vend se Lumir Abdixhiku të jepte dorëheqjen, sikur e kërkon loja e ndershme demokratike pasi kush humb zgjedhjet ia le radhën dikujt tjetër në parti,
ju e dini tashmë se çfarë bëri ai!
Tërhoqi në LDK Vjosa Osmanin ( thuhet se ajo është gruaja e djalit të tezes – edhe ky është problem i standartit të shkelur demokratik nëse rezulton të jetë i vërtetë)
e cila tani ka ndryshuar timon dhe i është bashkangjitur mendësisë së vjetër së LDK që u shpalos në mocionin e mosbesimit të marsit 2020,
që Vjosa Osmani asaj bote i doli kundër dhe kundërshtimi i saj ndaj linjës së LDK do t’i jepte mbështetje në votimet e 2021.
Pra Vjosa Osmani në 2021 u votua se e kundërshtoi mendësinë autodestruktive, vetshkatërruese të LDK.
Tash Vjosa Osmani e 6 marsit 2026 i ka dalur kundër Vjosa Osmanit të marsit 2020!
Për pro Albin Kurtin u votua më 2021, për kundër Albin Kurtin s’ka me u votu më 7 qershor 2026!
Ia ka fajin vetes. I ka hyrë në hak Kosovës!
Babëzia për pushtet e rrokullisi nga shkallët nga lart teposhtë.
Dhe iu ngjit virusit të sëmundjes së LDK që e rrëzoi Qeverinë Kurti Nr1 Albinit në mars 2020!
Populli ka me e mbyllë n’karantinë Vjosën me LDK se kështu shpëtohet Kosova nga ky virus antikombëtar që e çoi Kosovën brënda 15 muajsh tre herë në zgjedhje,
kur LDK refuzoi propozimet e Kurtit për bashkëqeverisje me dy opsione: me postin e kryeparlamentarit dhe me atë të nënkryeministrit plus katër portofole ministrore, përfshi ministrin e jashtëm dhe po ashtu refuzoi të propozonte kandidatin e saj për president.
Keni me e pa!