VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Mjeku dhe antropologu i njohur serb Miroljub Petroviç puth flamurin shqiptar e thotë: “Jam krenar që jam shqiptar!”

By | February 4, 2019
blank

Komentet

blank

Plakja e Shqipërisë, deficiti i skemës së pensioneve u thellua me 23% në 6-mujorin e parë të 2021-shit

Ndonëse të ardhurat nga sigurimet shoqërore në 6-mujorin e parë ishin më rritje në krahasim me 2020, prej rritjes së normës së pagesës së kontributeve nga rritja e pagës minimale, kjo nuk e ka penguar deficitin e skemës së pensioneve të zgjerohet më tej.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) raportoi se gjatë janar-qershor deficiti i skemës së pensioneve (shpenzimet që nuk u mbuluan dot me të ardhura) arritën në 12,6 miliardë lekë ose 23 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2020, ku deficiti i skemës ishte 10.3 miliardë lekë.

Deficiti po zgjerohet për shkak se shpenzimet po rriten me shpejt se ritmet e grumbullimit te të ardhurave nga kontributet.

Edhe pse qeveria rriti masën e kontributeve, si rrjedhojë e rritjes së pagës minimale në 1 janar 2021 me 30,000 lekë nga 26,000 lekë që ishte më parë, kjo nuk ka qenë e mjaftueshme për të frenuar deficitin të zgjerohet, pasi shpenzimet e skemës janë në presionin e plakjes së popullsisë. ISSH njoftoi se vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti kanë plotësuar kriteret për pension rreth 11 mijë persona. Zakonisht skema e pensioneve shtohet me 15-16 mijë pensionistë në vit, ku shumica janë përfitues të skemës se pleqërisë.

Deficiti i skemës së pensioneve do të ishte më i lartë nëse nuk do të ishte miratuar reforma e re pensioneve që hyri në fuqi në fillim të vitit 2015, e cila rriti moshën e daljes në pension e për rrjedhojë frenoi numrin e pensionistëve të rinj në skemë.

Vlera e deficitit në skemën e pensioneve është gati dyfish më e lartë se në vitin 2013, edhe pse në skemë janë shtuar 180 mijë kontribuues të rinj që nga 2013-ta.

Ekspertët në ISSH thonë se, pa reformën do të kishim thellim të mëtejshëm për shkak se numri i pensionistëve po rritet me shpejtësi.

Si pasojë e këtyre zhvillimeve, skema e pensionit në Shqipëri nuk është e balancuar financiarisht. Kjo paqëndrueshmëri financiare është rezultat i rritjes së shpejtë të masës së pensioneve para pak viteve.

Shkaqe të tjera janë numri i ulët i kontribuuesve, mosdeklarimi i pagës reale, numri relativisht i lartë i pensionistëve krahasuar me moshën e re të popullsisë, mosha e ulët e pensionistëve si rezultat i daljes së parakohshme në pension në fillim të viteve ‘90 dhe mosha e ulët e daljes në pension për disa kategori të veçanta, ndryshimet demografike, niveli i papunësisë dhe niveli i lartë i emigracionit i forcave të punës.

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore, në vitin 1990, vendi numëronte një popullsi më shumë se 3.2 milionë banorë, teksa paguanin sigurime më shumë se 1.4 milionë persona. Në vitin 2021 paguan sigurime vetëm 778 mijë persona, teksa numri i përgjithshëm i popullsisë ishte mbi 2.8 milionë.

Të dhënat krahasuese tregojnë se, teksa numri i përgjithshëm i popullsisë ka rënë me 11%, personat që paguanin sigurime kanë pësuar rënie me 47%./Monitor

blank

Rivarrosen eshtrat e Demë Ali Pozharit dhe zbulohet shtatorja e tij në Deçan

Këtë të shtunë janë rivarrosur eshtrat e patriotit Demë Ali Pozhari në fshatin e tij të lindjes në Pozhar të Deçanit.

“Një patriot i madh u kthye sot në atdhe!”, kështu është shprehur me këtë rast ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, transmeton Klankosova.tv.

“Sot, pata nderin dhe privilegjin të jem e pranishme në ceremoninë e rivarrosjes së eshtrave të njërit nga patriotët më të mëdhenj shqiptar, Demë Ali Pozhari. Pozhari zë vend të rëndësishëm në historinë çlirimit të Kosovës dhe çështjes kombëtare shqiptare. “Në kohë paqe, i butë si qengj është shqipëtari. Por, në luftrat e betejat si luan i tmerrshëm bëhet”, shkruan Naim Frashëri në poezinë ‘Dëshira e vërtetë e Shqiptarëve’. Si luan do të vepronte gjatë gjithë jetës së tij Demë Ali Pozhari, sepse jetonte në kohë të karakterizuar nga shtypja e shqiptarëve dhe tendencat për zhdukjen e tyre nga Kosova”.

Jahjaga është shprehur se Pozhari njihet për atdhedashurinë, guximin dhe angazhimin e parreshtur për t’i mbrojtur shqiptarët dhe për të vënë në pah rëndësinë e tyre si faktor i rëndësishëm politik e gjeostrategjik në Ballkan.

“Ai dhe familja e tij, brez as brezi, sakrifikuan dhe flijuan jetën për kauzën e çlirimit dhe të shtet-ndërtimit. Kulla e Pozharajve, e cila qëndron e fuqishme edhe sot e kësaj dite, do të mbahet mend gjithmonë si vatër e trimave dhe heronjëve të vendit tone”.

“Në vitin 2012, Pozharin e pata dekoruar post-mortum me Urdhërin e Lirisë për kontributin e tij për lirinë e shqiptarëve”.

blank

SHISH: Korrupsioni i lartë: si po ndërveprojnë administrata shtetërore dhe sistemi i drejtësisë

Pastrimi i parave, kontrabanda, evazioni fiskal dhe madje dhe cenimi i sigurisë ushqimore janë format më të përhapura të krimeve në ekonomi. Ky është konkluzioni i raportit të SHISH në lidhje me korrupsionin në sistemin e drejtësisë, por edhe për gjyqtarët që janë në proces vettingu.

Sipas raportit, korrupsioni ka vijuar në sistemin e drejtësisë, por edhe në disa sektorë të administratës shtetërore, ku konstatohet se palët ndërveprojnë të nxitura nga interesi i përfitimit të përbashkët.

“Në sistemin e drejtësisë, punonjës të veçantë (prokurori/gjykata), janë përfshirë në veprimtari të kundërligjshme, të shfaqur në forma si: ushtrim i ndikimit të paligjshëm dhe ndërveprimit korruptiv, me qëllim lehtësimin e pozitës së të pandehurit, nëpërmjet ndryshimit të masës së sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie ose duke aplikuar dhënien e dënimit alternativ”, thuhet ndër të tjera në raport.

Në raport thuhet gjithashtu se ka elementë të veçantë të sistemit të drejtësisë, të cilët janë në proces vettingu dhe po e shfrytëzojnë këtë periudhë në funksion të përfitimit personal.

Raporti i SHISH për impaktin mbi korrupsionin
Edhe gjatë kësaj periudhe, korrupsioni ka vijuar në sistemin e drejtësisë, por edhe në disa sektorë të administratës shtetërore, ku konstatohet se palët ndërveprojnë të nxitura nga interesi i përfitimit të përbashkët.

Në sistemin e drejtësisë, punonjës të veçantë (prokurori/gjykata), janë përfshirë në veprimtari të kundërligjshme, të shfaqur në forma si: ushtrim i ndikimit të paligjshëm dhe ndërveprimit korruptiv, me qëllim lehtësimin e pozitës së të pandehurit, nëpërmjet ndryshimit të masës së sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie ose duke aplikuar dhënien e dënimit alternativ.

Elementë të veçantë të këtij sistemi, të cilët janë në proces verifikimi të pastërtisë së figurës në kuadër të procesit të Vettingut, po e shfrytëzojnë këtë periudhë në funksion të përfitimit personal, duke shpërdoruar detyrën kundrejt ndërveprimit korruptiv, nëpërmjet dhënies së vendimeve gjyqësore në kundërshtim me parashikimet e akteve ligjore në fuqi.

Pastrimi i produktit të veprës penale, kontrabanda e mallrave të akcizës, evazioni fiskal dhe cenimi i sigurisë ushqimore, evidentohen si format më të përhapura të krimeve në ekonomi.

SHISH-i ndërvepron me agjencitë ligjzbatuese në funksion të bashkëpunimit ndërinstitucional, si pjesë e Komitetit Kombëtar të Koordinimit për Parandalimin dhe Luftën Kundër Krimit të Organizuar, lidhur me zbatimin e Aktit Normativ Nr. 1, datë 31.01.2020, “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”, si dhe në funksion të dhënies së mbështetjes informative për Operacionin Forca e Ligjit (OFL).

blank

Ndahet nga jeta ikona e gazetarisë së Kosovës, Shaban Arifaj

Lorik Arifaj gazetar i Radio Televizionit të Kosovës ka njoftuar se sot në moshën 69 vjeçare ka vdekur babai i tij, Shaban Arifaj, i cili për vite me radhë ka qenë ikona e televizionit kosovar.

“Te dashur miq,

Me dhimbje te thelle, ju njoftojme se sot ne moshen 69 vjecare ka nderruar jete baba jone Shaban Arifaj.Per detajet rreth varrimit ju njoftojme nderkohe, pasi qe trupi ndodhet ne Shkup.Ju jemi mirenjohes per mesazhet mbeshtetese qe na keni dhene gjate gjithe kohes.Ne u munduam ne maksimum, por Zoti e deshi kete engjull prane.Do te te duam baba jone deri sa te kemi fryme.PUSHO NË PAQE”, ka shkruar Lorik Arifaj.

Shaban Arifaj kishte lindur më 6 maj, 1952, në Istog ku kishte kryer shkollimin fillor dhe të mesëm.

Kishte studiuar gjuhën dhe letërsinë shqipe në Fakultetin Filologjik të UP-së. Kishte mbaruar edhe studimet e larta për gazetari si dhe studimet post-universitare nga lëmi i komunikimeve masive dhe kishte fituar titullin Master (Msc) i shkencave në komunikimin masiv dhe gazetari.

Në vitin 1974, Shaban Arifaj nis punën në Radiotelevizionin e Prishtinës si spiker, gazetar dhe redaktor. Pas mbylljes së RTP-së nga regjimi serb, ai shkruan për gazetat dhe revistat që botoheshin në Prishtinë si “Shkëndija”, “Kosovarja”, “Fjala”, “Dielli” etj. Ndërkohë, ai filloi të raportojë për Radio Zagrebin nga Prishtina dhe Brukseli ku kishte hapur radio stacionin “Radio Kosova” ku kryente punën e kryeredaktorit duke raportuar njekohësisht për ngjarjet kryesore nga Brukseli. Ai ka punuar edhe si korrespondent i radios “Zëri i Kosovës” në Kopenhanger Kanalen (Danimarkë) dhe për radion publike të Suedisë. Shaban Arifaj ka raportuar për ngjarje të ndryshme nga Viena, Uashingtoni, Montreali, Otava, Brukseli etj. ndërkaq nga viti 1992-1997, ishte redaktor përgjegjës në Radiotelevizionin shqiptar (RTSH), redaksia e Kosovës.

Nga viti 1999, ai kishte punuar si redaktor dhe redaktor përgjegjës për 10 vjet rresht në Radiotelevizionin e Kosovës (RTK). Krahas punës në RTK dhe RTSH, ai kishte ndjekur edhe një varg seminaresh për ngritje të vazhdueshme profesionale si në Virginia të SHBA-ve, Montreal të Kanadasë, Selanik të Greqisë etj. Në Institutin e Medies së Kosovës, kishte përfunduar trajnimin duke e marrë titullin e trajnerit të gazetarisë.

Krahas gazetarisë, ku kishte realizuar raporte, kronika, intervista etj., ai kishte shkruar edhe tekste të ndryshme publicistike, pastaj tregime, drama, romane siç janë “Eklipsi në mesditë”, “Dialogu me fqinjin”, “Harmonia në temperaturën minimale”, “Katraligu”, “Kosova në udhëkryqet ballkanike”, dhe librin shkencor “Gjuha, zëri dhe figura në radiotelevizion”.

blank

Ministria e Mbrojtjes: Shqipëria “në flakë” nga veriu në jug, ja zonat më problematike

Vijon situata problematike nga zjarret nga veriu në jug të vendit. Në një njoftim të fundit, Ministria e Mbrojtjes thekson se ka disa vatra aktive në mbarë vendin, ku më problematike situata është në fshatin Thirrë të Mirditës.

MM bën me dije se përveç helikopterit holandez Chinook, për shuarjen e flakëve në këtë zonë janë angazhuar edhe trupat e Forcave të Armatosura dhe autoritetet lokale.

Sa i përket situatës në Himarë, ministria njofton se “vijon aktive vatra në përroin e Vishnjes. Gjate natës zjarri nuk ka avancuar. Aktualisht digjen vetem trungje brenda vatrës si dhe humusi. Terreni është i vështirë dhe nuk lejon nderhyrjen nga toka. Sipërfaqja është me shqopë dhe koçimare. Situata po monitorohet nga zjarrfikësit lokalë”.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Qarku Lezhë
1-Bashkia Mirditë, njësia administrative Fan, fshati Thirrë – Vatra e zjarrit ka avancuar poshtë shpatit me intensitet të ulet në drejtim të fshatit Xhuxhë. Forcat në terren kanë vështirësi për shkak të tymit të dendur. Nuk ka rrezik për banesat. Për shuarjen e zjarrit veç helikopterit holandez Chinook janë angazhuar trupat e FA dhe autoritetet lokale.

2-Bashkia Mirditë, njësia administrative Rubik, fshati Katund i vjetër. Situata është më e qetë sot. Ka vijuar puna për normalizimin e situatës me nga helikopteri Cougar i Forcës sonë Ajrore, trupat e FA dhe 25 FA dhe autoritetet lokale.

3-Bashkia Mirditë, njësia administrative Fan, fshatrat Munellë dhe Domgjon – Aktualisht vatra nuk paraqet rrezik dhe po monitorohet në terren. Zjarri vijon në një zonë të zhveshur pa bimësi.

4-Bashkia Lezhë, njësia administrative Kolsh, fshati Patalej – Vatra e zjarrit është izoluar dhe në disa pika të saj ka tym. Situata po mbahet në monitorim nga forcat e pushtetit vendor.

Qarku Shkodër
5-Bashkia Pukë, Fushë Kumulli, Qershizë –Situata është nën kontroll dhe paraqitet e qetë, por në terren mbeten të angazhuar 25 trupa të FA, 8 nga shërbimi pyjor dhe 8 zjarrfikës.

6-Bashkia Fuzhë Arrëz, njësia administrative Blerim, fshati Flet –Situata sot paraqitet më e qetë. Në terren po punohet nga 20 trupa të FA dhe 52 forca të bashkisë dhe shërbimit pyjor. Nga ana e fshatit Srriqë situata është pak më problematike, ku është planifikuar të ndërhyhet nga ajri.

7-Bashkia Shkodër, njësia administrative Gur i zi, fshati Gur i zi – Situata sot paraqitet e qetë, megjithatë vijon puna në terren nga FA dhe shërbimi pyjor lokal.

Qarku Kukës
8-Bashkia Kukës, Maja e Rrunës – Sot situata paraqitet më e qetë, megjithatë krahas ndërhyrjes së helikopterit holandez Chinook, vijon puna në terren nga FA, zjarrfikësit lokalë dhe punonjësve të njësisë administrative.

9-Bashkia Kukës, në vendin e quajtur stanet e fshatit Morin, në afërsi të malit Koritnikut, brenda parkut natyror Korab-Koritnik zonë e mbrojtur, vijon të jetë aktive vatra, sot janë angazhuar 5 punonjës të AdZM Kukës dhe 10 forca të njësisë administrative Tërthorë.

Qarku Dibër
10-Bashkia Dibër, njësia administrative Selishtë, Qafë Murrë, Kaçni – Pasditen e djeshme ka pasur një riaktivizim të vatrës dhe sot janë angazhuar zjarrfikësit e Dibrës, punonjësit e shërbimit pyjor dhe 10 vullnetarë. Nga ana tjetër në Baxhaj po punojnë punonjësit e bashkisë Klos, por nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Qarku Vlorë
11-Bashkia Himarë, vijon aktive vatra në përroin e Vishnjes. Gjate natës zjarri nuk ka avancuar. Aktualisht digjen vetem trungje brenda vatrës si dhe humusi. Terreni është i vështirë dhe nuk lejon nderhyrjen nga toka. Sipërfaqja është me shqopë dhe koçimare. Situata po monitorohet nga zjarrfikësit lokalë.

blank

Situatë alarmante: Himara e përpirë nga flakët, Vasili publikon fotot rreth mesnatës

Një situatë aspak normale ka qenë gjatë natës në Himarë, për shkak të zjarreve, që kanë “pushtur” këtë zonë.

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka publikuar në faqen e tij të “Facebook” disa foto, ku shihet situata alarmante e Himarës mes flakëve.

“Himara e pushtuar nga flaket vetem pak minuta me pare! Ne zbritje nga qafa e Vishes drejt Himares!!”, shkruan Vasili.

blank

 

blank

blank

blank

Shqipëri, kremtohet Dita e Hashures

Tiranë

Në Shqipëri me aktivitete të ndryshme në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të vendit është kremtuar Dita e Hashures, që është dita e dhjetë e muajit Muharrem, raporton Anadolu Agency (AA).

Ceremonia tradicionale me rastin e Ditës së Hashures është organizuar nën kujdesin e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë, me pjesëmarrjen e qytetarëve, klerikëve bektashinj dhe personaliteteve nga fusha të ndryshme.

Në ceremoninë qendrore, pjesëmarrësit i përshëndeti kryegjyshi botëror i bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, duke përcjellë mesazhet e unitetit.

Pas ceremonisë, për të pranishmit u organizua shpërndarja e ashures, ëmbëlsira që i dedikohet kësaj dite dhe që konsiderohet si simbol i bereqetit dhe unitetit.

Me rastin e Ditës së Hashures kanë përcjellë mesazhet e tyre të urimit zyrtarët e lartë të vendit, si presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe zyrtarë të tjerë.

“Urime të përzemërta për të gjithë besimtarët bektashianë dhe popullin shqiptar: Gëzuar Festën e Hashures, simbolin e sakrificave në emër të lirisë, dinjitetit njerëzor dhe besimit”, ka shkruar Meta në rrjetet sociale.

Kryeparlamentari Ruçi në masazhin e tij të publikuar nga zyra e shtypit e Kuvendit të Shqipërisë thekson se Dita e HAshures është një sintezë e vlerave njerëzore dhe sipas tij një simbol i bashkimit dhe përpjekjeve për të kontribuar për mirëqenien e të gjithë njerëzve.

blank

Hillary Clinton poston këtë foto të Bill Clintonit: Vështirë të besosh se ky vogëlush sot bëhet 75 vjeç

VOAL – Ish Zonja e Parë amerikane, ish Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, me rastin e ditëlindjes së 75-të të bashkëshortit të saj, ka postuar në faqen e saj në facebook këtë foto të Presidentit të 42-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton, kur ishte i vogël.
Foton e ka shoqëruar me shënimin: Është e vështirë ta besosh se ky vogëlush sot bëhet 75 vjeç. Gëzuar ditëlindjen, i dashur Bill, dhe edhe shumë të tjera.
It’s hard to believe that this young man is turning 75 today. Happy birthday, dear Bill, and here’s to many more.
blank

Zyrtare, Shqipëria gati të presë 30 mijë afganë, përfaqësues të UNHCR takohen sot me qeverinë për kostot

Shqipëria po bëhet gati të presë në total 30 mijë afganë që do të evakuohen nga aeroporti i Kabulit. Ky është numri për të cilin është rënë dakord, ndërsa pritet të negociohet edhe mënyra se si do të trajtohen ata në Shqipëri.

Burime thanë për gazetën “Panorama” se përfaqësues të lartë të UNHCR-së, Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët do të takohen sot me përfaqësues të qeverisë shqiptare për të përcaktuar sasinë e ndihmës që do të japë organizata për afganët që do të qëndrojnë në Shqipëri dhe për të parë mundësitë e shtetit shqiptar për të përballuar këtë operacion humanitar.

 

Numri prej 30 mijë afganësh, ku në përbërje të tyre do të jenë përfaqësues të shoqërisë civile, përkthyes, shoqërues të trupave amerikane dhe aleate në Afganistan dhe familjarët e tyre do të mbërrijnë në Shqipëri në periudha të ndryshme, në varësi të përpunimit të dokumentacionit për pajisjen e tyre me viza për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, ajo që dihet është fakti se ata do të qëndrojnë për një kohë jo të shkurtër në Shqipëri dhe se pjesa më e madhe e tyre do të vendoset në konviktet e Qytetit Studenti, i cili mund të presë disa mijëra persona.

ANULIMET

Zhvillimet kaotike në aeroportin e Kabulit po mbajnë pezull nisjen për në Shqipëri të grupit të qytetarëve afganë. Për dy ditë me radhë fluturimi është shtyrë në kohë të ndryshme. Siç njofton dhe “Zëri i Amerikës”, parashikimi i fundit ishte se avioni do të nisej dje rreth orës 13 nga Kabuli, për të mbërritur në Shqipëri pasdite, por sërish ka qenë e pamundur. Vijon të jetë kaotike situata në Afganistan, pas marrjes së pushtetit nga talebanët.

Në një njoftim të mbrëmshëm nga Kabuli, ambasada e SHBA ka deklaruar se nuk mund të sigurohet kalimi i sigurt i shtetasve afganë në aeroport.

Grupi i parë i afganëve që pritet të mbërrijnë në aeroportin e Rinasit do të ketë rreth 350 persona. Mediat amerikane shkruajnë se pritet të marrin viza për në SHBA rreth 90 mijë afganë. Deri më tani, për azil kanë aplikuar 19,000 qytetarë afganë, një shifër që nuk përfshin anëtarët e familjes së tyre. Çdo aplikant, shkruajnë mediat amerikane, duhet të llogaritet me rreth katër persona shtesë. E thënë ndryshe, kjo do të thotë se afro 88,000 afganë mund të kenë nevojë të evakuohen nga vendi.

blank

SHBA dërgon vaksina kundër COVID-19 në Kosovë

VOA

Shtetet e Bashkuara po dërgojnë këtë javë në Kosovë një kontingjent prej 31 mijë e 100 vaksinash kundër COVID-19, i tha Zërit të Amerikës një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Ai tha se vaksinat dërgohen përmes programit COVAX dhe janë pjesë e angazhimit të Shteteve të Bashkuara për të luajtur një rol udhëheqës në luftën për t’i dhënë fund pandemisë kudo në botë.

Dozat për Kosovën janë pjesë e një blerjeje prej gjysmë miliardi të vaksinës Pfizer të siguruar nga presidenti Joe Biden, në fillim të kësaj vere.

Zyrtari tha se ekipet shkencore dhe autoritetet ligjore të të dyja vendeve kanë punuar së bashku për të siguruar shpërndarjen e shpejtë dhe efektive të vaksinave në Kosovë.

“Ne jemi krenarë që jemi në gjendje t’i dorëzojmë këto vaksina të sigurta dhe efektive për njerëzit e Kosovës. Ne po i ndajmë këto doza jo për të siguruar favore ose për të nxjerrë koncesione. Vaksinat tona nuk vijnë me prapavijë. Ne po e bëjmë këtë me synimin e vetëm – për të shpëtuar jetë”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara, tha zyrtari i Shtëpisë së Bardhë, po udhëheqin botën në një strategji globale të vaksinave “sepse është gjëja e duhur për të bërë. Është gjëja e duhur moralisht, gjëja e duhur nga një perspektivë globale e shëndetit publik, dhe e drejtë për sigurinë dhe mirëqenien tonë kolektive”.

Administrata Biden-Harris, tha ai, e ka të qartë se për t’i dhënë fund kësaj pandemie kërkohet eliminimi i saj në gjithë botën.

Përveç 2 miliardë dollarëve të dhuruar për programin COVAX, qeveria amerikane ka blerë 500 milionë vaksina Pfizer-BioNTech për t’i shpërndarë ato gjatë gjithë vitit në Unionin Afrikan dhe 92 vende me të ardhura të ulëta. Kjo përfaqëson blerjen dhe dhurimin më të madh ndonjëherë të vaksinave nga një vend i vetëm dhe një angazhim nga populli amerikan për të ndihmuar në mbrojtjen e njerëzve në të gjithë botën nga COVID-19.

Njoftimi për dërgimin e vaksinave në Kosovë ndodhë në një periudhë kur vendi po përballet me një situatë të rënduar me pandeminë e COVID-19.

Sipas të dhënave të përpunuara nga Zëri i Amerikës, vetëm gjatë 18 ditëve të muajit gusht janë regjistruar 12 mijë e 276 raste të reja të të prekurve nga COVID-19, që paraqet numër shumë më të lartë se sa tre muajt paraprak së bashku.

Vetëm të mërkurën autoritetet në Kosovë konfirmuan 2 mijë e 110 raste të reja të të prekurve nga COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në Kosovë janë dhënë 622 mijë doza, ndërsa 215 mijë qytetarë janë vaksinuar edhe me dozën e dytë.

blank

Tifozët Kuq e Zi: Policia po na merr në stacione shkaku i këngëtarit serb Bregovic

Tifozët Kuq e Zi kanë dalë me një reagim në lidhje me koncertin e këngëtarit serb, Goran Bregoviç në Festivalin e Birrës në Korçë

Sipas një statusi të publikuar në rrjetet sociale,  tifozët e këtij grupi janë duke u përballur me një “me një represion psikologjik të jashtëzakonshëm nga ana e autoriteteve policore në shumicën e qyteteve të Shqipërisë administrative”.

Koncerti i Goran Bregovic pritet të mbahet në Korçë më 22 gusht, derisa ka shkaktuar polemika të mëdha dhe protesta kundër koncertit të këngëtarit serb. /GazetaExpress/

Postimi i plotë:

Dje dhe sot jemi përballur me një represion psikologjik të jashtëzakonshëm nga ana e autoriteteve policore në shumicën e qyteteve të Shqipërisë administrative.

Dhjetëra përfaqësues e anëtarë tanë, janë shoqëruar nëpër komisariate duke ushtruar dhunë psikologjike, me kërkesën për heqje dorë nga thirrja jonë për bojkotimin e këngëtarit serb në festivalin e birrës në Korçë.

Nuk na frikësoni!

Nuk zbrapsemi!

Shqipëria jonë është më e madhe se ato kilometra që administron Ministria e Brendshme.

Tërhiqeni ftesën për Bregoviçin!

#bojkotoBregovicin

blank

Komisioni juridik i Parlamentit rekomandon Stefan Blättler si prokurorin e ri federal të Konfederatës Helvetike

Komisioni juridik i Parlamentit të Zvicrës rekomandon Stefan Blättler si prokurorin e ri federal

VOAL – Pas muajsh kërkimi për një prokuror të ri federal, komisioni parlamentar juridik me sa duket ka gjetur arin.

Ai rekomandon në Parlament për këtë post Stefan Blättler.

Pas një procesi të vlerësimit të jashtëm dhe një procesi dëgjimor me dy faza, komisioni njëzëri arriti në përfundimin se Stefan Blättler kishte të gjitha cilësitë që nevojiten për këtë zyrë sot, njoftoi në një deklaratë me shkrim komisioni juridik të mërkurën.

Blättler ka përvojë shumëvjeçare në zbatimin e ligjit dhe aftësi të gjera drejtuese. Ai gjithashtu ka aftësitë e nevojshme personale për të drejtuar Prokurorinë Federale.

Sipas njoftimit, Blättler mban një doktoraturë në drejtësi dhe ka bërë një karrierë në policinë kantonale të Bernës. Ai e drejton atë Polici që nga viti 2006.

Sipas njoftimit, ai gjithashtu jep mësim në Institutin për të Drejtën Penale dhe Kriminologjinë në Universitetin e Bernës.

Ai flet rrjedhshëm gjermanisht, frëngjisht, italisht dhe anglisht.

Afati i fundit për thirrjen e tretë ishte 21 qershori. Rreth një duzinë aplikimesh u shqyrtuan, shkruan komisioni juridik. Zgjedhjet në Parlament duhet të mbahen në sesionin e vjeshtës më 29 shtator 2021./SDA

 


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend