VOAL

VOAL

MËRGATA SHQIPTARE I GËZOHET FORMIMIT TË USHTRISË PAQËSORE TË KOSOVËS – Nga Hilmi GASHI,* Gjermani

December 14, 2018
blank

Komentet

blank

EKSPOZITA FOTOGRAFIKE, SI DËSHMI FAKTIKE E HISTORISË- Nga IDRIZ ZEQIRAJ

Nga e majta: Besnik Rraci, Sadik Krasniqi, Osman Ferizi, Smajl Çekaj
     Shoqata kulturore-humanitare Shqiptaro-Gjermane, me seli në Pfaffenhofen të Bavarisë, në Gjermani, me kryetar Gazmend Dashi, në koordinim me zyrtarët e Muzeut Kombëtar të Kosovës, Dr. Sadik Krasniqi dhe PhD. Besnik Rraci, organizuan Ekspozitën fotografike, titulluar “Veprimtaria Atdhetare e Heroit të Kombit Sali Çekaj”.
      Intonimet e hymnëve, kumbuan si një kushtrim i betejave të Saliut në Dukagjin e Koshare. Edhe pse i shuar fizikisht, ai është gjithnjë i gjallë, i pranishëm me veprimtarinë e tij, në kujtesën tonë, si veprimtar politik e shoqëror, jurist i diplomuar, intelektual i kompletuar e deri ke organizator i parë i guerilës së armatosur në Kosovë, për të vazhduar luftëtar e komandant në Koshare, për t`u flijuar e përjetësuar në altarin e lirisë.
     Motrat Kolgeci, Vlera dhe Era, përkatësisht, njëra moderatore dhe tjetra recituese, me poezinë “Kullat e Dukagjinit”, të poetit Sylë Bajrami, hapi shënimin e këtij organizimi domëthënës, siç është Ekspozita kushtuar heroit unik, shumëdimensional, Sali Çekaj.
blank
Kryetari i Shoqatës, Gazmend Dashi
     Kryetari i Degës të LDK-së në Gjermani, si dhe anëtar i kryesisë të Shoqatës Sali Çekaj, Osman Ferizi, përshëndeti drejtuesit e Muzeut Kombëtar të Kosovës, historianët Sadik Krasniqi e Besnik Rraci; kryekonsullin e Bavarisë dhe të Thüringenit, Afrim Nura; kryetarin e Shoqatës Sali Çekaj, në Zvicër, Saim Tahiraj, me ekipin e tij; drejtorin e RTV Fontana, Zeqir Mehmetaj; Shoqatat kulturore “Abeja” dhe “Rrufeja”, përkatësisht, në Moosburg dhe Fressing; përfaqësuesit e familjeve të dëshmorëve: Ukëhaxhaj, Rrahmani, Zeqiraj, Çekaj; përfaqësuesin e Komunës të Pfaffenhofenit, me bashkëshortën si dhe të gjithë të pranishmit në këtë ngjarje të shënuar.
     Në fjalën e tij, Kryekonsulli Afrim Nura, përshëndeti organizatorët vendorë dhe ata të ardhur enkas nga Kosova, zyrtarin e lartë të komunës dhe të pranishmit e tjerë. Falë gjakut të dëshmorëve dhe NATO-paktit, sot Kosova frymon e lirë. Përulemi para veprës të heroit Sali Çekaj, me bashkëluftëtarë. Kjo Ekspozitë është dëshmi e përkushtimit atdhetar të Sali Çekaj me shokë.
     Shqiptarët në Mërgatë duhet të bashkohen, sepse uniteti është faktor shtesë, për ta ndihmuar Atdheun në rast nevoje. Ai, në mes tjerash, tha se Konsullata në Mynih është shtëpia juaj, është në shërbimin tuaj, pra, është përfaqësuese e juaj në Mërgatë.
 
     Dr. Sadik Krasniqi, bashkëautor i kësaj Ekspozite, me PhD. Besnik Rrraci, falenderoi dy Shoqatat simotra, në Gjermani dhe Zvicër, që mbajnë, krenarisht, emrin e përbashkët të Heroit “Sali Çekaj”, për sponzorizimin e bërë, për Projektin “Veprimtaria Atdhetare e Heroit të Kombit Sali Çekaj”. Bashkëpunimi vëllazëror i këtyre dy Shoqatave, është dëshmuar në ralizimin e shumë projekteve të përbashkëta. Kulmon ndërtimi i Kullës dhe të Shtatores të Presidentit Ibrahim Rugova, së bashku edhe me Shoqatën “Rugova”, me seli në Amerikë, në fshatin e origjinës, në Malaj të Rugovës.
    Dëshmi e përkushtimit dhe nderimit të figurës të Heroit Sali Çekaj, është se drejtuesit e dy Shoqatave, kanë qenë shokë armësh me Heroin e cituar. Edhe pse Ekspozita është shfaqur në Zvicër, në janar të këtij moti, kryetari Saim Tahiraj, së bashku me veprimtarët: Gjemajl Haxhiun, Hamëz Morinën, Dinë Gashin, Hamdi Rrustemaj, Ekrem Sheholli, Shefqet Salihaj, Fadil Çetaj, për solidaritet me Shoqatën emnake, kanë ardhur, enkas, nga Zvicra, këtu, në Gjermani, në festën e Ekspozitës.
     Projektit tonë simpatik, për ta përkujtuar dhe përjetësuar në fotografi Heroin Sali Çekaj, e filluam dy vjetë më parë. Dhe, më 28 nëntor 2021, e shfaqem në Prishtinë, pastaj në Muzeun Kombëtar, në Tiranë, në vitin 2022 , në Zvicër në janar 2023, dhe tani, në Gjermani, në mars 2023.
     Dr. Krasniqi foli edhe për begatimin, sistemimin, ruajtjen e eksponateve  muzeale, në Muzeumin Kombëtar të Kosovës. Një dhuratë e çmuar, e dhënë, së fundi, Muzeut, është skulptura “Hyjnesha në Fron”, e cila 4 mijë vjetë më parë ka udhëhequr popullin. Me këtë rast, një kopje e saj iu dhurua Shoqatës të zëshme “Sali Çekaj”, në Gjermani.
blank
Nderim intonimit të Hymnit Kombëtar
      PhD. Besnik Rraci, në cilësinë e bashkautorit, me Dr. Sadik Krasniqin, në emër të Muzeut Kombëtar të Kosovës, përkatësisht, Sektori i Historisë, elaboroj ecurinë e këtij projekti, me titull: “Veprimtaria Atdhetare e Heroit të Kombit Sali Çekaj”. Kjo Ekspozitë është në vazhdën e aktiviteteve projektuese, që trajton figurat të rëndësishme historike, në aspektin historiko-muzeor, të cilët, në faza të ndryshme kane dhënë kontribut dhe kanë lënë gjurme të pashlyeshme, në shërbim të çështjes kombëtare në përgjithësi, dhe çlirimit të Kosovës, në veçanti.
     Në këtë kuadër, para dy viteve e kemi vlerësuar dhe kemi planifikuar që t’a promovojmë në dimensionin ekspozicional dhe muzeor, figurën e madhe të historisë më të re të Kosovës, Heroin e Kombit, Sali Çekaj. Në këtë kontekst, me iniciativën e shoqatave humanitare simotra, “Sali Çekaj”, me seli në Zvicër dhe Gjermani, të cilat e kanë marre përsipër financimin e këtij projekti. Ndërsa ne, të dy, e kemi marrë përsipër, për të realizuar projektin në pikëpamje profesionale.
     Në vlerësimin tonë, si bashkautorë, kemi paraparë që Projekti t’i ketë tri faza të realizimit të tij. Fazës së parë, i kanë paraprirë hulumtime të materialëve në terren, si: hulumtime në Kosovë dhe jashtë vendit, si në Shqipëri, Gjermani, Zvicër, etj. Kështu, na ka mundësuar të kemi një fond me koleksione të pasura muzeore, që pasqyrojnë në mënyrë fakto-grafike, veprimtarinë atdhetare të heroit të kombit, Sali Çekaj dhe periudhës të aktivitetit te tij.
     Mbi këtë bazë, është mundësuar të realizohet ekspozita statike me titull: “Veprimtaria Atdhetare e Heroit të Kombit Sali Çekaj”, e cila është hapur zyrtarisht me 17 shkurt 2021, për nder të 13 vjetorit të shpalljes të Pavarësisë së Kosovës.
     Në këtë kontekst, në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor, në mes të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, përkatësisht, Muzeut Historik Kombëtar dhe Muzeut Kombëtar të Kosovës, është hapur, më 05.10.2022, ekspozitën lëvizëse më të njëjtin titull, e cila ka qëndruar e hapur për vizitorë deri më 16 tetor 2022.
     Ndërsa në fillim të këtij viti, në bashkëpunim me Shoqatën “Sali Çekaj”, me seli ne Zvicër, më 21 janar 2023, është hapur ekspozita lëvizëse kushtuar heroit Sali Çekaj, pikërisht, me rastin e 17 vjetorit të vdekjes se Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, me të cilin, heroi Sali Çekaj kishte bashkëpunuar aq shumë, në shërbim të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, deri në rënien heroike të tij. Mendojmë që këto dy figura të ndritura te kombit tonë, padyshim, janë ndër personalitetët më të shquara të historisë më të re të Kosovës. 
 
     Andaj, Sektori i Historisë në Muzeun Kombëtar të Kosovës, ju ka dhënë prioritet të veçantë, fillimisht, duke i realizuar ekspozita statike dhe disa ekspozita tjera lëvizëse, në disa qendra të rajonit dhe të Evropës, me qëllim të promovimit dhe pasqyrimit të kontributit atdhetar të këtyre dy figurave historike, para emigracionit shqiptar në Mërgatë, në veçanti, dhe opinionit evropian, në përgjithësi.
Në kuadër të këtij rrugëtimi promovues dhe prezantues, në bashkëpunim me Shoqatën “Sali Çekaj” me seli në Gjermani, sot po hapim këtu, në Pfaffenhofen, Ekspozitën me titull: “ Veprimtaria Atdhetare e Heroit të Kombit Sali Çekaj”, në kuadër të festimit të 15 vjetorit jubilar të ri-shpalljes së pavarësisë të Kosovës, që rezulton edhe më përmbylljen e fazës së dytë të këtij projekti.
     Ndërkaq, sa i përket fazës së tretë dhe të fundit të këtij projekti, sot po përmbyllim me publikimin dhe promovimin e librit (katalogut) monografik, i cili për herë të parë do të promovohet në Gjermani. Përveç materialeve të prezantuara në Ekspozitë, libri në fjalë do të ngërthen në vete, tërë materien e aktiviteteve politike, intelektuale, patriotike dhe ushtarake të heroit Sali Çekaj, siç janë: gjenealogjia familjare, formimi i personalitetit të tij intelektual, politik dhe ushtarak.
 
     Pastaj aktivitetet e tij të viteve të 90-ta, kontributi i tij profesional dhe patriotik, në harmonizimin në pikëpamje juridike të statutit të komunës së Deçanit, në përputhje me Kushtetutën e Kaçanikut; aktiviteti i tij politik në diasporë, përkatësisht, në Shtutgart të Gjermanisë; kontributi i tij në përgatitjet e formacioneve të para ushtarake, në kampin ushtrimor në Surrel të Shqipërisë, gjatë periudhës kohore tetor-dhjetor, 1991. 
 
      Pjesëmarrja e tij dhe grupit të tij gueril, me atentate të ndryshme, ndaj stacioneve policore dhe postblloqeve të policisë serbe, të kryera ndërmjet viteve 1991-1997; organizimi dhe pjesëmarrja e tij aktive prej eprori te lartë të UÇK-së, në rrafshin e Dukagjinit, gjatë viteve 1998-1999, e deri te akti më sublim, i rënies së tij heroike, në betejën e lavdishme të Kosharës, më 19 Prill 1999.
       Në këtë Ekspozitë mobile (lëvizëse), do të prezantohen këto materiale ekspozuese, si:
1. Rreth 300 fotografi të ndryshme;
2. Disa objekte tredimensionale, uniformat personale civile dhe ushtarake të Sali Çekaj;
3. Shtypi i kohës, etj.
     Duke mos dashur të zgjatëm më shumë, dhe duke ju falënderuar, për këtë pjesëmarrje masive, do ju lë ekskluzivitetin juve, që vet të shihni Ekspozitën e prezantuar para jush, ta vlerësoni atë, pse jo edhe të na jipni ndonjë vërejtje ose kritikë konstruktive”, – tha, veç tjerash, ligjëruesi PfD. Besnik Rraci, me bashkautorësi me kolegun Dr. Sadik Krasniqi.
 
     Kryetari i Shoqatës “Sali Çekaj”, në Zvicër, Saim Tahiraj, i përshëndeti mysafirët nga Kosova dhe të pranishmit e tjerë. Ai ishte kritik për indiferencën e organeve shtetërore, për vlerësimin e figurave të veçanta. Organizime të tilla, siç është rasti i Ekspozitës lëvizëse, kushtuar Heroit të Kombit, Sali Çekaj, duhet të jenë obligime shtetërore dhe të realizohen zyrtarisht, përmes ambasadave dhe të kosullatave të Kosovës, në Evropë dhe gjetkë.
 
     Për dy dekada radhazi, vazhdon të falsifikohet historia më e re e Kosovës. Forcat e Armatosura të Republikës të Kosovës, FARK, të themeluara nga Dr. Ibrahim Rugova, që u përkiste edhe Heroi unik i Kosovës, Sali Çekaj, është trajtuar vetëm për anën paqësore, por jo edhe atë luftarake! Ndërkohë, që është e vetmja forcë ushtarake, e cila është përballur me forcat armike, në betejat ballore, përfshirë Loxhën, Kosharën dhe të tjera. E pabesueshme, por krejt e vërtetë, Sali Çekaj ishte ushtaraku i parë në Kosovë, për të cilin ishte lëshuar urdhër-arresti për likuidim. Dhe, dokumenti në fjalë mbanë firmat e dy komandantëve të LPK-së! Koha që historia duhet të rishkruhet. 
 
     Kryetari i Shoqatës, Gazmend Dashi, falenderoi dhe përgëzoi mysafirët nga Kosova, për Ekspozitën, kushtuar heroit Sali Çekaj, si një risi të veçantë, të sjellur nga Atdheu-Kosovë. Kjo është dhurata e dytë madhore, pas Ekspozitës fotografike, kushtuar themeltarit të shtetit të Kosovës, Presidentit Ibrahim Rugova, vite më parë. Ai foli edhe për veprimtaritë kulturore e sportive të Shoqatës, duke ndërmarrë, herë pas here, edhe aksione të tjera, siç është edhe rasti i sponzorizimit të kësaj Ekspozite informative, si dëshmi faktike e historisë tonë jo të largët. 
 
     Tekniku Agim Çestaj, me shije e profesionalizëm, kishte realizuar renditjen në stenda të eksponateve fotografike, gjitnjë nën asistimin e profesorëve Krasniqi dhe Rraci. Masa numerike e mërgimtarëve, të ardhur edhe nga Republikat tjera gjermane, shikuan radhazi qindra fotografi dhe dokumente shkrimore, për veprimtarinë e shumanshme të heroit Çekaj. Masa e vizitorëve numerikë, të mahnitur me realizimin e kësaj Ekspozite, fort domëthënëse, thanë fjalë admirimi, për punën voluminoze dhe cilësore, të bërë nga punonjësit profesionalë të Sektorit të Historisë, Krasniqi dhe Rraci.
 
     Këngëtari i mirënjohur, Bamjram Gigolli, me grupin e tij artistik, argëtoi të pranishmit me një program të përzgjedhur muzikor.
 
     Shoqata “Sali Çekaj”, me anëtarësinë e saj simpatike, si gjithmonë, e organizuar mrekullisht mirë, shtroi drekë për të gjithë të pranishmit.
 
     Këtë veprimtari fakto-grafike dhe festive, e regjistroi me kamerë RTV “Fontana”, përkatësisht, drejtori i saj Zeqir Mehmetaj, i ardhur, enkas, nga Kosova.
blank

Rënie e ndjeshme e shqiptarëve me lejeqëndrimi në Greqi, 147 mijë më pak se një vit më parë

RAPORTI GREQI

VOA/Raimond Kola

Ministria greke për Emigracionin dhe Azilin thotë se regjistroi në muajin shkurt të këtij viti rreth 277 mijë shtetas shqiptarë me leje qëndrimi të rregullta në Greqi,nga rreth 424 mijë që ishin regjistruar në shkurtin e vitit 2022.

Sipas të dhënave zyrtare shqiptarët tani përbëjnë 60% të të huajve të rregullt në Greqi nga 62,7 % që përbënin një vit më parë.

Sipas ministrisë greke për Emigracionin dhe Azilin lejet e qëndrimit të shtetasve të vendeve të treta të vlefshme në shkurt të këtij viti janë gjithsej rreth 463mijë duke shënuar një rënie prej 32%, krahasuar me shkurtin e vitit 2022 .

Tre vendet kryesore të origjinës së shtetasve të vendeve të treta me leje qëndrimi të vlefshme janë Shqipëria me 60.0%, Kina me 5.0% , pasuar nga Gjeorgjia me 4.3%, thotë ministria greke e Emigracionit.

Në shkurt të vitit 2023 janë dorëzuar gjithsej 15,807 kërkesa për lejeqëndrimi nga të cilat 7,370 për lejeqëndrimi të reja dhe 8,437 për ripërtëritjen e lejeqëndrimeve, me një rënie prej 29% krahasuar me shkurtin e vitit 2022.

Autoritetet greke kanë lëshuar 10, 232 leje qëndrimi, me një rënie prej 10% krahasuar me shkurtin e vitit 2022.

Sipas ministrisë greke për Emigracionin dhe Azilin numri më i madh i lejeve të reja të qëndrimit për këkresat e depozituara në dy muajt e parë të vitit 2023 në Greqi ka qenë për shtetasit nga Shqipëria, Kina dhe Rusia.

Ndërkohë rreth 13,700 shtetas nga Shqipëria pjesëtarë të pakicës greke që prej vitesh jetojnë e punojnë në Greqi kanë “statusin e homogjenit”. Ky është një status i posaçëm, që u lejon prej vitesh qëndrim të rregullt në Greqi dhe lëvizjen pa pengesa në kufi edhe kur Greqia aplikonte për Shqipërinë “regjimin e vizave”.

Rënia e ndjeshme e numrit të emigrantëve të rregullt shqiptarë në Greqi sidomos në harkun e një viti lidhet sipas analistëve të emigracionit me shumë faktorë.

Sipas analistëve një faktor madhor në uljen e numrit të shqiptarëve në Greqi lidhet me një prirje të re të emigrantëve shqiptarë që punonin e jetonin prej vitesh në Greqi të emigrojnë drejt vendeve të tjera europiane.

Emigrimi i ri i brezit të dytë është kthyer në një dukuri pasi shumë të rinj shqiptarë po largohen tani nga Greqia drejt vendeve si Anglia, Gjermania, Holanda dhe zonat e Europës Veriore, pas vështirësive në Greqi me punësimin dhe pagat e ulta.

Ndërkohë faktorët e tjerë të rënies së numrit të shqiptarëve me lejeqëndrimi lidhen me procedurat e lëshimit të lejeve të cilat vijojnë të ecin me ngadalësi, ndërsa një kategori e emigrantëve shqiptarë të brezit të dytë kanë përfituar nënshtetësinë greke duke mos aplikuar më për leje qëndrimi.

blank

FRYMËZIM DOMËTHËNËS I KRIJUESIT KAVAJAS HASAN KORBI- Nga IDRIZ ZEQIRAJ

  Kopertinat e librit “Për Ty Vargjet Kuq E Zi”, autori Korbi dhe personazhi Maxharraj (Foto: RTV “Fontana”)
 
     Rast i rrallë që një krijues e frymëzon një personazh, të cilin e kishte parë e përcjellur në televizor, në kërcimet e tij, ndër vite, në festivalet të organizuara anekënd trojeve shqiptare. Arsimtari veteranë, Sadik Maxharraj-Baca, i apasionuar pas historisë, hulumtues e studjues të historisë sonë ndër shekuj; ndriçues të  biografive të luftëtarëve zonalë, tashmë, të botuara në vëllimet “E djathta shqiptare”, me përkujdesje botuese të historianëve të shquar, Muhamet Shatri dhe Nue Oroshi, me kolegë. Në faqet e saj zënë vend, kryesisht, figura të anatemuara nga regjimet e shteteve komuniste jugosllave dhe shqiptare.
     Kryepersonazhi i librit, Sadik Maxharraj-Baca, veprimtar shumë demensional, pjesëmarrës në protesta e demonstrime, ndër vite e dekada, për barazi dhe liri të popullit tonë; arsimtar veteran, kërcimtar brilant, veprimtar dhe i parë në fshat e më gjerë.
blank
Sadik Maxharraj-Baca në “Sheshin Pavarësia”, në Vlorë
     Në lokalet e Restorant “Freskia”, në Istog, Familja Maxharraj, në bashkëpunim me komunën, nën patronazhin e kryetarit, Ilir Ferati, organizoi përurimin e librit “Për ty vargjet Kuq e Zi”, të autorit nga Shqipëria, Hasan Korbi, botues të 23 librave me poezi, prozë, monografi, në shtrirje në kohë prej gjysmë-shekulli krijimtari.
     Një sallë e stolisur me shije, me pjesëmarrje solide: përfaqësuesit komunalë; drejtuesit e Shoqatës të Historianëve “Ali Hadri”, dega në Istog; udhëheqësit e Klubit letrar “Podguri”, të Istogut; intelektualë e artdashës vendorë; miq e dashamirë të Bacës si dhe familjarë të shumtë të personazhit të librit, Sadik Maxharraj-Baca.
      Autori i librit, poeti Hasan Korbi, duke marrë fjalën i pari, u prezantua para audiencës: “Kam trokitur tek ty, Istog. Sot ti je edhe Istogu im. Tek fletët tua të jetës, unë gjeta një personazh, Sadik Maxharraj-Baca. Erdha 300 e ca kilometra, për të biseduar me të, për të njohur Istogun dhe Kosovën e vlerave të mëdha historike dhe për të shijuar bukuritë natyrore perlë, sikur Zoti ia ka dhuruar.
     Trokita në portën hyrëse të Istogut dhe ju më thatë “bujrem poet”, me një frymë. Erdha dhe vargëzova për personazhin Sadik Maxharraj, 36 poezi të temave e të detajeve të ndryshme të Bacës. Menjëherë ky personazh më hyri nën lëkurë, për specifikën e tij të veshjes. Kudo me kësulën e bardhë dhe me kostumin kombëtar kuq e zi. Kjo është ngjyra shoqëruese e gjithë ecjës së Bacës, ngjyra e kuqe. Andaj dhe vija përshkuese e poezia është flladi kuq e zi, përshkues i gjithë vargjeve:
“Me plisin e bardhë borë,
Shikimi derdhur në largësi,
Mustakët derdhur kosovar,
Veshur kuq e zi”.
     Në ekspozenë e tij, mësuesi i gjuhë-letërsisë shqipe dhe gazetari, Idriz Zeqiraj, veç tjerash, tha se “krijuesi letrar kavajas, Hasan Korbi, ka një krijimtari sasiore dhe cilësore. Në qendër të librit “Për ty vargjet Kuq e Zi”, janë arsimtari, artisti, veprimtari, Sadik Maxharraj-Baca, Istogu dhe Kosova. Autori me një mjeshtëri të veçantë poetike, me frymëzim të virgjër, thurë vargje me ndjesi të hollë, duke gërshëtuar artistikën me kombëtarën. Personazhi kryesor dedikues, është Sadik Maxharraj, ose Sadik Rexha, qysh i pëlqen atij ta thërrasin, por mbizotëron emërtesa nderim – Baca.
     I lindur dhe i rritur me halle-shumë, i edukuar dhe shkolluar nga një familje e urtë dhe fisnike. Në një kohë zezonë për Kosovën, me bashkëshortën ideale, Gjylshahe Bujupaj- Maxharraj, lindën, rritën, edukuan dhe shkolluan 6 (gjashtë) fëmijë, katër djemë dhe dy vajza, të gjithë kanë mbaruar fakultetin dhe janë punësuar. Mësimdhënës i zellshëm i shumë gjeneratave. Hulumtues i vyeshëm i historisë të Podguerit dhe më gjerë në Kosovë. Meritë parësore e Profesor Sadik Bacës është se ai ka nxjerrur nga harresa shumë figura të shquara, duke i bërë pjesë të historisë sonë lavdi-plote.
     Tej një dekade i pensionuar, por gjithnjë aktiv, në veprimtaritë shoqërore e politike të fshatit, bashkësisë lokale dhe të komunës të Istogut. Një artist i përkushtuar, me kërcimin brilant, duke sfiduar peshën e dekadave të jetuara, për të përformuar anekënd Kosovës, Shqipërisë dhe gjetkë në rajon.
     Manastiri i Studenicës vazhdon të kontestohet për përkatësinë e tij iliro-romake, përkatësisht, shqiptare. Akademia Serbe, me kishën e saj autoritare në shtet dhe pushtetin serb, të shquar për falsifikimin e historisë, kanë ndërruar përkatësinë reale, duke e konsideruar si pronë të Kishës Ortodokëse Serbo-Sllave. Studjuesi Sadik Maxharraj-Baca, Idriz Zeqiraj, Milazim Maraj, së bashku me veprimtarët e moshuar të fshatit Studenicë, Zymer Zeqiraj, Ibrahim Belaj, me shokë, kanë bredhur Prizren e Prishtinë, duke konsultuar priftërinjtë katolikë; studjuesit e Institutit të Historisë, të Arkeologjisë, të prirë nga drejtori simpatik, Akademik Enver Rexha, me kolegët akademikë, organizuan një seminar, nën patronazhin e kryetarit të komunës të Istogut, atëbotë – Haki Rugova, (ndjesë pastë), me kumtesat e tyre, dëshmuan se Kisha nuk është Ortodokëse. Përkundrazi, ajo ishte iliro-romake.
     Është, pikërisht, angazhimi i gjithanshëm i veprimtarit veteran, Sadik Maxharraj-Baca, i cili u bë frymëzim i poetit Hasan Korbi, për t`ia kushtuar një libër të tërë. Autori Korbi, i pakët në trup, i madh në mendje e vepra, e përjetësoi në art Bacën tonë”.
      Drejtori i Drejtorisë të Arsimit në Komunën e Istogut, Prof. Mr. Naim Behlulaj, përshëndeti në emër të kryetarit të komunës, Ilir Ferati. Ai përgëzoi autorin e librit, Hasan Korbin, për mjeshtërinë e tij krijuese dhe përzgjedhjen si personazh të veprës së tij, arsimtarin veteran, valltarin brilant dhe veprimtarin e pandalshëm, pavarësisht moshës, Sadik Maxharraj-Baca, si një personalitet i shquar. Ai ka dhënë kontribut të çmuar në arsimimin e brezave, në afirmimin e kulturës kombëtare, madje edhe në kohët e vështira të pushtimit të egër.
     Drejtori Behlulaj i dorëzoi një dhuratë Bacës, të ndarë nga kryetar Ferati, e cila u jipet vetëm individëve, për kontribute të veçanta. Ne do t`i jemi për jetë mirënjohës për shërbimet e bëra për Kosovën tonë. Dhe,  zotohemi se do ta vazhdojmë me veprat e Bacës, si udhërrëfyese për gjeneratat tjera. Urime nga zemra, shëndet dhe gjithë të mirat për Bacën veprimtar veteranë”, – u shprehë drejtori Naim Behlulaj.
blank
Pamje e pjesëshme nga përurimi i librit “Për Ty vargjet Kuq e Zi” (Foto: RTV “Fontana”)
     Profesor Sadik Bicaj, është autor i disa librave; i një mori artikuj studimorë gjuhësor e pedagogjik dhe krijime letrare; kryetar i Klubit letrar “Podguri”, në Istog; si dhe drejtor shumëvjeçarë i Shkollës 9-vjeçare, në Vrellë; bëri vështrimin letrar të lbrit poetik “Për Ty vargjet Kuq e Zi”, kushtuar Sadik Maxharraj-Baca. Ndonëse është botuar, më parë, si shkrim me vete, këtu po sjellim vetëm disa fragmente nga reçensioni i librit në fjalë:
     “Vëllimi poetik” Për Ty vargjet kuq e zi…” i tejkalon kufijtë e Shqipërisë dhe depërton në Kosovë, në një pjesë të gjeografisë së copëtuar shqiptare. Në këtë botim me poezi, me një theks të veçantë, autori i këndon, në variante të ndryshme, personazhit kryesor të këtij libri, valltarit, atdhetarit dhe misionarit të arsimit shqip Sadik Maxharrajt, Bacës.
Vëllimi poetik “ Për Ty vargjet kuq e zi”,  hapet me poezinë “ Brezave do t’ua lë…”, e cila është një poezi e realizuar artistikisht dhe përkushtuese, për të ardhmen e brezave të rinj, për një të ardhme të ndritur.
“Të kërcejmë vallën, këngën ta këndojmë”, është vargu më i fuqishëm me një porosi të qartë, një porosi kjo që Baca ua lë fëmijëve të tij, por edhe gjeneratave të reja:
“Kostumet kombëtare të vishën me krenari,
E kuqja dhe e zeza është ngjyra Shqipëri.”
Autori i këtij vëllimi poetik, Hasan Korbi, me kënaqësi të veçantë, me zemër të hapur, me dashuri të zjarrtë dhe me plot mall, i këndon edhe Kosovës te poezia “ Kosova ime”. Në këtë poezi, poeti Korbi, paraqet edhe qëndresën historike të shqiptarëve në Kosovë, përmes simbolikës së kullës:
“E lindur në kulla.
Në lartësi malesh e gjerësi fushash.
Kudo mbjellë trimëri…” ( Kosova ime)
Dhe, nga qëndresa, autori i këtij vëllimi poetik, kalon prapë në valle, sepse vallja për Bacën është dëshira e tij e zjarrtë. Baca, krahas vallëzimit veçohet edhe si bartës i kostumeve kombëtare, bashkë me simbolet kombëtare, sidomos në shënimin e datave të ndryshme historike apo edhe në lojëra të ndryshme sportive. (Krejt kuq e zi).
Një poezi tjetër mjaft e fuqishme është edhe poezia “ Për Ty Bacë”, ku autori Bacën e krahason si shpirt të madh dhe me plot vlerë:
 
“ Ti je një dritës, një pemë e ngjyer… Një zë folës.
Një shpirt i madh i punës me plot vlerë…” ( Për Ty Bacë)
Dhe pas gjithë kësaj poeti Korbi i kthehet prapë Istogut të lashtë, vendlindjes së Dr. Ibrahim Rugovës, bukurive natyrore të këtij qyteti të paqes, ku shprehet edhe lumturia dhe krenaria e tij poetike:
“ Istog…
I imi Istog…
Krenohemi me Ty,
Me flladin tënd…
Ose:
I lumtur ndjehem … Istog të dua.” ( Istog.)
Atdhetarizmi zë një vend të veçantë në këtë vëllim poetik. Autori i librit Bacën e vlerëson si atdhetar të madh, i cili qëndroi i pathyeshëm në erëra të ndryshme, që frynë gjatë kohërave të ndryshme historike, por edhe si pishtar i lirisë së vendit, kundër pushtuesit serb:
“ O Atdhe!
Më je i dashur sa ma s’ka… “
Te poezia “ Portreti yt” poeti Korbi përshkruan, pos realitetit të pamjes së personazhit, të cilin për herë të parë fizikisht e ka parë një ditë para promovimit të këtij libri në Istog, edhe për qëndresën e tij, duke e krahasuar atë me “trupin lis të gjatë shekullor”, që është edhe një krahasim shumë i fuqishëm:
“ Flokë thinjur ,
Plis të bardhë mbi ballë,
Me emrin Kosovar…” ( Portreti yt)
 
Ose:
“ Ti qëndron si malet,
Fluturon si shqiponja,
Vishësh Ti kombëtarësh .
Kërcimi yt nuk ndalet”. ( Po aty) 
Libri mbyllet me poezinë “ Lexoj në foto…”  Poezia është përmbledhëse dhe trajton përmes fotografive pjesëmarrjen e Bacës në festivale dhe simpoziume shkencore, të mbajtura viteve të fundit në Prizren, Krujë, Vlorë, Lezhë, Elbasan, etj.:
“Hapi yt është kudo ku ka shqiptarë e kosovarë.
Zëri të buçet me zjarr zemre, për Ty o Atdhetar…” ( Lexoj në foto)
Vëllimi poetik “ Për ty vargjet kuq e zi – Sadik Maxharraj – Baca”, veçohet edhe me gjuhën dhe stilin e shkrimit, si dhe me përdorimin e shumtë të figurave stilistike, si: epitete, krahasime, etj., që ia shtojnë edhe më shumë vlerën gjuhësore dhe letrare këtij vëllimi poetik të mrekullueshëm”,- referoi, veç tjerash, drejtori dinjitar, Sadik Bicaj.
 
     Nxënësja e Shkollës fillore “Hysni Zajmi”, në Studenicë, Edonisa Zeqiraj, recitoi dy poezi: “Kosova ime” dhe “Mësuesi”, e cila u mirëprit dhe u duartrokit ngrohtësisht.
 
     Kryetari i Shoqatës të Historianëve, “Ali Hadri”, dega në Istog, Profesor Isuf Mavraj, studjues i zellshëm i historisë të kohës së re dhe të sotme, foli, në supërlativë, për kolegun dhe bashkëpunëtorin e tij, Sadik Maxharraj; për veprimtarinë e shumanshme arsimore, krijuese, politike dhe personalitetin e kompletuar si njeri i mirë, komunikues, i cili rrezaton mirësi e dashuri të çiltër dhe të gjithmonshme.
 
     Sekretari i Shoqatës të Historianëve, “Ali Hadri”, dega në Istog, historiani Naim Sadriu, shpalosi kujtime nga aktivitetet e ndryshme, si pjesëmarrës në shumë evenimente, ngjarje historike, përkrah kolegut Sadik Maxharraj-Baca. “Kam shumë përjetime të shkëlqyera, përgjatë shoqërimit me atë, sepse Baca, nga pjesëmarrësit dhe qytetarët e rastit shikohej me syrin e veçantë. Ishim duke ecur nëpër qendrën e qytetit të Lezhës. Duke parë Bacën shtatlartë, të veshur me kostumin tradicional kombëtar, disa të rinj për Bacën thonin: “Qenka ngjallë Prenk Cali”, e të tjerë, duke rikujtuar figurat historike, që bënë historinë”.
 
      Folësi i radhës, Xheladin Zymberaj, me referencë për kolegun, Sadik Maxharraj-Baca, me shokë, kujtoi “aktivitetin e qytetarëve, sa herë që kanë ndodhur lëvizje në nivel kombëtar, Istogu me fshatrat dhe popullatën e tyre, u bënë krah i fortë i këtyre lëvizjeve. Sadik Maxharraj, i lindur dhe i rritur në këto anë, pati material të bollshëm për të shkruar, që nga viti 1963 e deri në ditët e sotme, kurrë nuk pushoi se vepruari, për atdhe, liri, gjuhë dhe flamur.
    Autori i librit “Për Ty vargjet Kuq e Zi”, krijuesi Hasan Korbi, ka bërë një punë të mrekullueshme poetike. Veçantia e poetit Korbi nuk janë vetëm shprehjet e figurave në vargjet e tij, por edhe gjuha e pastër që përdorë ai. Ritmi, rima, njësitë suprasegmentale, i japin shpirt poezisë së tij. Fund e krye ajo përshkohet nga kohezioni dhe koherenca gjuhësore”.
     Në përmbyllje, kryepersonazhi karizmatik, i librit poetik “Për Ty vargjet Kuq e Zi”, të autorit kavajas, Hasan Korbi, Profesor Sadik Maxharraj-Baca, fort i emocionuar, shprehu mirënjohjen e thellë, për Familjen Korbi. Të ardhur, enkas, nga Kavaja e zëshme për traditat kombëtare, për perurimin e librit, pikërisht, në Podgurin historik dhe piktoresk, në vendlindjen e burrështetasit unik, Dr. Ibrahim Rugova, i cili, për rolin historik, të bërjes të Kosovës shtet, nuk ka ndërmjetës në Shqiptari, që nga Gjergji ynë i Mesjetës.
     Sadik Baca, me elokuencën shprehëse, si dhunti profesionale në mësimdhënie, zgjodhi fjalët më të mira, për të shprehur miqësinë, respektin dhe dashurinë e dlirë, për audiencën e përzgjedhur, në përurimin e librit artistik-biografik. Ishte një perurim festiv domëthënës.
     Në nderim të motrave e vëllezërve nga Shqipëria dhe pjesëmarrësve të tjerë, Kuvendi komunal i Istogut, në koordinim me Familjen Maxharraj, shtruan drekë në Restorant “Freskia” të qytetit.
     Të gjithë veprimtarinë peruruese e përcolli, mjeshtërisht, RTV “Fontana” dhe medie të tjera.
blank

‘Jam këtu, jam me ty!’: Deputeti shqiptar në Suedi, Adnan Dibrani, shpëton një foshnje në lumin Moraça

Deputeti Adnan Dibrani në momentin e shpëtimit të foshnjes

Shtypi suedez njoftoi të martën, aktin human të deputetit me origjinë shqiptare në Suedi, Adnan Dibranit. “Sweden Post” tregon: “Të hënën, deputeti Adnan Dibrani ishte në Mal të Zi për të marrë pjesë në takimet me Këshillin e Evropës, një ditë pasi vendi kishte zgjedhjet presidenciale.

Në mes takimeve, Adnan Dibrani doli për shëtitje me një delegat tjetër për të folur për një konferencë shtypi të ardhshme, kur ata erdhën te Ura e Bllazovit që kalon lumin Moraça.

– U ndalëm se filluam të mendojmë për emrin e lumit. Pastaj shohim se është një grua e shtrirë me kokë poshtë në ujë, thotë Adnan Dibrani.

Ata njoftuan situatën tek dy burra të tjerë që kalonin aty pranë, Almir Mujak dhe Aldin Ibrahimovic, duke i shtyrë ata të thërrisnin një ambulancë dhe policinë.

Por kur Adnani e shikoi përsëri gruan në ujë, ai gjithashtu mundi të shihte se ajo po mbante diçka.

– Në fillim nuk e kuptuam mirë se çfarë ishte. A është një kukull e shtrirë me kokë poshtë, apo është një foshnjë. Në atë situatë, ju filloni të mendoni kaq mallkuar – a është kjo e vërtetë?

Mbi fëmijën nis masazhin me CPR

Më pas të gjithë reaguan menjëherë. Ata fillojnë të vrapojnë poshtë kodrës së pjerrët, pasi ura shkon disa metra mbi ujë.

Almir Mujak dhe Aldin Ibrahimovic u ngjitën në bimësinë e vështirë dhe arritën ta çojnë foshnjën në buzë të lumit dhe ta nxjerrin nga uji. Një person i tretë i quajtur Demaj Spejtim ndihmoi në përpjekjen e shpëtimit.

Foshnja, një djalë i vogël mezi dy muajsh, atëherë ishte pa ndjenja.

– Ata e mbajtën foshnjën në shpinë dhe filluan të luten për të. Pastaj thjesht ua tërhoqa nga duart dhe fillova të përpiqesha ta shpëtoja.

Adnan Dibrani thotë se filloi me masazhin CPR dhe pas një kohe arriti t’i nxjerrë lëngjet nga hunda dhe goja, gjë që e bëri djalin e vogël të ringjallej.

– Sytë e foshnjës u hapën sërish dhe fillon të lëshojë tinguj si foshnjat e vogla. Unë ende e kam atë imazh me vete dhe ndoshta nuk do të më largohet kurrë. Ende e ndjej adrenalinën.

Filloi të vraponte përsëri në kodër me djalin në krahë.

– Vazhdova të flisja me të dhe t’i thosha “jam këtu”, që ai të bënte zhurmë, ndërsa unë vrapova përsëri.

Të martën në parlament

Ndërkohë  atje lart, policia dhe ambulanca kishin mbërritur në vendngjarje dhe Adnani ishte në gjendje t’ia dorëzonte djalin, i cili tani ishte i vetëdijshëm, te personeli i shpëtimit.

Në atë kohë, në vendngjarje kishte mbërritur edhe gazeta lokale Pobjeda, e cila ishte në gjendje të dokumentonte rrjedhën e ngjarjeve.

Fëmijës i është dhënë oksigjen në ambulancë përpara se të dërgohej në spital.

Gruaja e shtrirë në ujë, e cila mësohet se ishte gjyshja e fëmijës, nuk mbijetoi. Rrethanat rreth asaj që i shkaktoi ata përfunduan në ujë janë ende të paqarta./ar.sh/SYRI.NET

Image

blank

Mërgata shqiptare e ndarë në 4 kategori – Nga XHAFER LECI

Xhafer LECI me aktivistë- Kirchheim Teck, 15 maj 2022

1.- Në shërbim të çështjes tonë kombëtare, janë të organizuara: Lobet, bashkësitë, shoqatat, klubet, subjektet politike, biznismenët, shoqëritë intelektuale, hapja e shkollave me mësim plotësues në gjuhën shqipe, botimi dhe përurimi i shumë veprave letrare, historike, shkencore. Por, mjerisht edhe në mesin e këtyre të mirave ka përçarje, xhelozi, karrierizma, pengesa në organizime. Krejt këto, shumëherë, pa arsye, i dëmtojnë organizimet e vlerave tona kombëtare në shumë fusha.
– Mjerisht, edhe nga veprimtarët e çështjes kombëtare, aty këtu, ka pasur individ, të cilët kanë përkthyer nga shqipja në gjermanisht, pa e njohur mirë gjuhën shqipe, e aq më pak atë gjermane, kanë dëmtuar azilkërkuesit për mosdije. Por, edhe më keq, kur qëllimisht për t´u bërë më të besueshëm tek organet e drejtësisë gjermane, kanë manipuluar, mashtruar azilkërkuesit, se nuk janë raste politike, por ekonomike. Apo kanë dokumente falso, kështu që ata, ato janë kthyer në Kosovë, apo Shqipëri, nga organet e drejtësisë gjermane!

blank

Pamje e pjesshme e parapërgatitjeve të 23 ekipeve në futboll të vogël
Gjermani-Kirchheim/Teck,15 maj 2022

2.- Në dëm të çështjes tonë kombëtare dhe të njerëzimit në përgjithësi, janë grupet : narko-kriminaliteti, bixhozet, lokalet private, diskotekat, alkoolizmi i tepruar dhe shitblerjet e armëve ilegale, çka edhe po ndodhin shumë vrasje.

3.- Pjesa më e madhe është plotësisht e pasivizuar, nuk mund të themi se është e dëmshme, por as e dobishme fare, jo për vendin dhe popullin tonë, ata, ato shohin vetëm anën e intersave të tyre personale, materiale. Gjenerali freng, Charles de Gaulle, gjatë LDB, francezët indiferentë, i llogariste armiq të Francës. “!Ujë që nuk levizë nuk është i pijshëm”. (Popullore).

4.- Organizimet në baza fetare, një pjesë e tyre janë të dobishme, ndërsa pjesa tjetër shumë e dëmshme, mjerisht, këta të fundit janë shumicë. Të dobishëm kanë qenë dhe janë, sepse kanë ndihmuar luftën e fundit 1998-1999 në Kosovë, Maqedoni dhe Kosovën Lindore, përkatësisht, Preshevë, Bujanoc e Medvegje dhe varfërinë, të cilën janë duke ndihmuar edhe sot. Por, aty ku duhet më së shumti me dhënë kontributin e tyre, për hapjen e shkollave me mësim plotësues në gjuhën shqipe, çalojnë dukshëm. Sepse shkolla mbronë nga asimilimi rininë, duke ruajtur doket, zankonet, traditat tona. Kolektivisht nuk bëjnë asgjë, individualisht ka veprimtarë të vyer dhe të suksesshëm. Koleltivisht janë të organizuar për ndërtimin apo blerjen e xhamive, por jo edhe të shkollave, spitaleve!!

– Pushtuesit osmanë i kishim 500 vjet. Dhe, pas tyre, 80 vjet pushtuesit serbë. Kishim besimin krishter, përkatësisht, katolik dhe ortodoks, atë mysliman: syni dhe bektashi.

Pas luftës së fundit në Kosovë 1998-1999, u shfaqën edhe dy sekte:

Vehabistët, Selafistët, të cilët e kanë degjëneruar të drejtën islame.

-Këta edukimin e kanë shëndrruar në një formalitet sipërfaqësor, paraqitën si mysliman. Trojet shqiptare nuk mund të bëhen vend i “Femrave të padukshme”. Këta e vlerësojnë shumë vetën, por, në fakt, ju mungonë dituria vlerësuese e realitetit. Dhe, nuk do të arrijnë t`´ia imponojnë shoqërisë tonë të shëndoshë idetë e tyre, obsure, regresive, të mbrapshta.
Evropa si kontinent me shumësi të krishterë, nuk e do myslimanizmin, por as shumica shqiptare vehabizmin. Dhe, një ditë, me siguri, do shpërthejnë revoltat e pakënaqësisë. Edhe tani duken pakënaqësitë e shumicës shqiptare, me sjelljet e tyre, dukjen e çoroditur me fytyrë leshtake, veshjen e primitive, shpellare. Edhe shitoret, lokalet e tyre, dallojnë për të keq, nuk i plotësojnë kushtet e jetës së sotme moderne, bashkëkohore.

Wendlingen, 13/03/2023

blank

Tragjedia në Greqi, konfirmohen 6 viktima shqiptare, Ministria e Jashtme publikon emrat

Ministrja Olta Xhaçka ka konfirmuar se në tragjedinë e Greqisë, kanë humbur jetën 6 shqiptarë, 3 vajza dhe 3 djem.

Në një reagim të bërë në Facebook, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme ka publikuar emrat viktimave, ndërsa shpreh ngushëllimet familjarëve të tyre.

Bëhet fjalë për Klaudia Lato, Ifigjenia Micka, Erieta Molko, Ioanis Xhiollas, Denis Ruçi, Pavlin Bozo.

Postimi i Xhaçkës:
Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Greqi. Kaq shumë jetë të prera në mes kaq papritur e në mënyrë kaq tragjike! Në këtë ditë zije një lutje e vecantë shkon për familjarët e 6 bashkëkombësve tanë që humbën jetën në këtë aksident: Klaudia Lato, Ifigjenia Micka, Erieta Molko, Ioanis Xhiollas, Denis Ruçi, Pavlin Bozo.bw
blank

Tragjedia në Greqi: Rezulton e vdekur studentja e dytë me origjinë shqiptare, Klaudia Lata

Një tjetër viktimë me origjinë shqiptare është identifikuar sot nga autoritetet greke: studentja Klaudia Lata që jetonte në Larisa ka humbur jetën nga përplasja dhe zjarri që shpërtheu në tren. Më herët u identifikua nga ADN, studentja Ifigjenia Micka.

Shtypi grek njoftoi të shtunën se “një vajzë e bukur plot etje për jetë dhe ëndrra, 21-vjeçarja Klaudia Lata, është një tjetër viktimë e trenit tragjik.

Klaudia, me origjinë nga Shqipëria dhe shtetase greke, është rritur në Larisa.

Studentja e shkëlqyer arriti të realizojë ëndrrën e saj. Ajo u transferua në SSAS Mjekësi në Selanik. Ajo hipi në tren nga Athina, pasi tre ditët e karnavalit i kishte kaluar në Patra dhe po kthehej në shkollën e saj.

Prindërit e saj drejtojnë një dyqan mishi në qendër të Larisës. Askush nuk mund ta besojë se filli i jetës së saj u pre kaq papritur, kaq padrejtësisht.  Klaudia ka lënë pas edhe dy vëllezërit e motrat e saj të dashur, Xhenin dhe Elvisin.

Familja e saj dha një mostër të ADN-së dhe priti rezultatin. Babai i saj u shpreh i shokuar pas tragjedisë: “Ajo është studente për mjekësi. Ne dhamë ADN dhe na thanë shkoni në shtëpi dhe do t’ju thërrasim. Kështu na thanë.

Ndër të plagosurit na thanë se nuk ekziston me atë emër. Në të gjitha spitalet, në të gjithë Greqinë. Na mori vajza nga Patra dhe na tregoi kështu e kështu. “Ngrihuni shpejt për të shkuar në spital”, na tha vajza tjetër,” tregoi i ati.

Image

Image

Image

blank

Pse kërcënohet me jetë deputeti Shaip Kamberi?- Nga XHAFER LECI

Majtas Shaip Kamberi dhe artikullshkruesi Xhafer LECI

Para se t`i jipet mundësia e kohës, për t`i thënë edhe shumë të vërteta tjera në Pralmentin e Serbisë, duan ta frikësojnë të tërhiqet nga politka dhe, nëse jo, sigurisht kërkojnë likuidimin e tij fizik!

Serbët janë të njohur për krime, vrasje të pista politike edhe në radhët e popullit të vetë. Ata nga viti 959 kanë një listë prej 31 pushtetarëve, liderëve dhe udhëheqësve serb, të cilët janë vrarë, larguar apo abdikuar.

Juristi Shaip Kamberi, si njohës i shkëlqyer dhe i guximshëm i ngjarjeve dhe proceseve të vërteta, të zhvilluara para, gjatë dhe pas luftës së fundit 1998-1999, në Kosovë, në Parlamentin e Serbisë, ka zbuluar shumë gënjeshtra të politikës serbe, të pa njohura për opinionin serb. Pra, është bërë halë në sy për Beogradin, sepse një pjesë bukur e madhe e intelektualëve dhe politikanëve serb/e kanë filluar të flasin dhe shkruajnë të vërtetën, për ngjarjet, masakrat, vrasjet e pafajshme edhe të 1.400 fëmijëve të mitur, në mesin e tyre, madje, edhe foshnje në djep, torturat, dhunimet…

Serbët, jo fort moti, kanë kërcënuar edhe kryetarin e Këshillit Kombëtar, Ragmi Mustafa, pse ka përdorur flamurin tonë kombëtar shqiptar, më 28 nëntor 2022.

Liderët dhe krerët e subjekteve politike shqiptare në Kosovën Lindore, duhet patjtër të jenë në shërbim të çështjes tonë kombëtare, pa e ngatërruar atë me ideologji politike, fetare e krahinore.

Shumica absolute e popullit shqiptarë në krejt trojet e Shqipërisë Etnike, përkrahë në plotni   politikën atdhetare të Shaip Kamberit.

Nëse Shaip Kamberi ndjenë pasiguri dhe nevojë për mbrojtjen e tij, atëherë qeveria e Kosovës duhet, urgjentisht, t´i ofrojë siguri, duke strehuar në Kosovë me krejt familjen e tij. Dhe, jo vetëm kaq, por ta dënojë ashpër kërcënimin e atij farë Danijel Millkoviç, edhe në Washington e Bruksel.

P.S. Vitin e kaluar 2022, në një bisedë me Shaipin, në Gjermani, e kemi biseduar edhe mundësinë e vrasjes së tij, nga politika e Beogradit. Të dy e dinim se pushteti mund të vrasë kur të dojë, por edhe individët, sepse pusive të fshehta është zor t`u shpetosh.

Deputet Shaipit i urojmë shëndet, fat e suksese të mëtutjeshme në jetë!

Wendlingen,03.03.2023

blank

Tragjedia në Greqi: Identifikohet 23-vjeçarja shqiptare Ifigjenia, që kërkohej përmes rrjeteve sociale

Tragjedia e trenit në Greqi, në Tempe nuk ka fund! Trupi i 23-vjeçares Ifigjenia Micka me origjinë shqiptare u identifikua pas testit të ADN-së, siç bëri të ditur avokati i familjes së saj.

23- vjeçarja Micka ishte në mesin e personave të zhdukur pas aksidentit të trenit në Tempi . Siç njoftoi më herët avokati i familjes së saj, trupi i saj u identifikua përmes analizës së ADN-së. Të afërmit e 23-vjeçares po e kërkonin përmes rrjeteve sociale.

Avokati i familjes tha: “Fatkeqësisht , 23-vjeçarja fatkeqe, Iphigenia, ka vdekur pasi trupi i saj u identifikua së fundmi me metodën e ADN-së. Prehu e qetë”.

Familja e saj është me banim në Giannica. Sipas motrës së saj, e cila foli për ANT1, 23-vjeçarja po udhëtonte me vagonin tre dhe do të zbriste në Platy. Familjarët e saj kanë qenë në kërkim që nga momenti i aksidentit, pa asnjë rezultat.

22-vjeçarja ka telefonuar nënën e saj gjatë udhëtimit, duke i thënë se ishte mirë dhe se po udhëtonte me të dashurin e saj.

“Askush nuk na lajmëroi. Ne e morëm vesh nga vëllai i të dashurit të saj”, vazhdoi ajo dukshëm e mërzitur, duke treguar se i ishte gjetur i dashuri i motrës që udhëtonte me të. “Ai është mirë. Me një djegie të rëndë në dorë, por është mirë,” vuri në dukje, duke shpjeguar se djali i ri u nxor nga zjarrfikësit.

blank

blank

Tërmeti në Turqi, 73 persona me origjinë shqiptare mes viktimave, Kaya: Vetëm një familje është nxjerrë e gjallë nga gërmadhat

70 shqiptarë kanë vdekur si pasojë e tërmetit katastrofik në Kahramanmaras të Turqisë, ndërkaq tre të tjerë në Hatay, ka bërë të ditur kryetari i shoqatës së Kulturës dhe Solidaritetit të Shqiptarëve, Evren Kaya.

Kaya ka kritikuar ambasadën e Kosovës në Turqi, duke thënë se nuk po ndihmon familjet e prekura nga tërmeti.

Evren Kaya ka treguar se janë duke marrë ndihma prej disa vendeve për të ndihmuar shqiptarët në Turqi.

“Tani në Kahramanmaras 70 persona kanë vdekur. Edhe në Hatay, tre shqiptarë na kanë vdekur. Aty i kam pa në Facebook edhe çfarë kam dëgjuar po ju tregoj… Tani për ushqim nuk është problem, por për t’u ngrohur se ftohtë është shumë. Stufat po i dërgon shteti nga mundet, disa që nuk po munden me u lajmërua po edhe ne sa po mundemi po u ndihmojmë”, ka thënë ai për KosovaPress.

Ai më tej ka treguar se shumë nga shqiptarët që jetojnë në këto vende të prekura nga tërmeti kanë frikë të kthehen në shtëpitë e tyre.

“Ambasada neve nuk na ka kërkuar hiç. Telefon nuk na ka bërë hiç prej Kosovës. Se di për karrige është ardhur apo për çfarë ka ardhur në Turqi, nuk po e di. Ky ambasadori hiç nuk më ka kërkuar, vetëm Avni Spahiu, Bekim Sejdiu, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe krejt ata që janë kryetarë”, është shprehur ai.

Më tej, Kaya ka thënë se deri më tani vetëm një familje shqiptare është nxjerrë e gjallë nga gërmadhat.
“Vetëm një person me familje ka shpëtuar prej ndërtesës ka dalë gjallë, me katër persona ka dalë… Edhe ai është në fshat tonin për momentin, si po e pyes diçka fillon të qajë se i ka vdekur fqinji”, përfundon ai.

Nga tërmeti prej 7,8 ballësh në Turqi deri më tani kanë humbur jetën mbi 37 mijë persona.

blank

PËRKUJTOHET PRESIDENTI RUGOVA NË 17-VJETORIN E AMSHIMIT- Nga IDRIZ ZEQIRAJ

blank
blank
Pamje nga salla përkujtimore
     Dega e LDK-së në Gjermani, me kryetar Osman Ferizin, në koordinim me Nëndegën e LDK-së, në Rheinland Pfalz, me kryetar Alush Zeqiraj, organizoi Akademi Përkujtimore, në 17-vjetorin e amshimit të Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova. Figura madhore e udhëheqësit shpirtëror dhe faktik të Kosovës, Dr. Rugova, vazhdon me përmasën e madhështisë, si ikonë e themelimit të shtetit të Kosovës. Andaj, edhe interesimi i shqiptarëve, për t`u bërë pjesë e nderimit të figurës më madhore të kombit, vjen duke u shtuar.
     Në sallën madhore, në Frankenthall të Ludwigshafenit, gjihtçka ishte gadi, për ta shënuar këtë përkujtesë fisnike. Kryesia e Degës të LDK-së në Gjermani dhe ajo e Nëndegës nikoqire, pritën kryesitë e nëndegëve dhe shumë anëtarë të kësaj partie, por, edhe mërgimtarë të tjerë, pavarësisht përkatësisë partiake. Binin në sy garda e hershme e mërgimtarëve, të cilët iu përgjigjen thirrjes të Presidentit Rugova, për ta ndihmuar Atdheun-Kosovë, për mbijetesë ekonomike dhe mbrojtje nga armiku serbo-sllavë.
     Intonimi i hymnit “Kur ka ra kushtrimi n`Kosovë”, i ngriti në këmbë të pranishmit. Moderatorja simpatike, Magdalena Blakaj, e shpalli të hapur Akademinë Përkujtimore, duke ftuar në foltore kryetarin e kësaj Nëndege, Alush Zeqiraj, për fjalën e rastit, i cili u uroi mirëseardhje mërgimtarëve nga anekënd Gjermania dhe jashtë saj. Ai përshëndeti kryesinë Degës dhe kryesitë e Nëndegëve, familjet e dëshmorëve, të pranishme në Alkademi: Çekaj, Zemaj, Hajdaraj, Zeqiraj, Demaj; anëtarësinë, mysafirët dhe gjithë të pranishmit. Gjithashtu, kryetari Zeqiraj përshëndeti veteranin e UÇK-së, Çerkin Zeneli, i ardhur mysafir nga Dragashi.
blank
Fazli Hajdaraj, Magdalena Blakaj dhe Erza Hajdaraj
     Moderatorja Magdalenë ftoi anëtarin e kryesisë dhe zëdhënës i kësaj Nëndege, veprimtarin e hershëm, Fazli Hajdaraj, për të folur për jetën dhe veprën e Presidentit Ibrahim Rugova. Fjalën e tij e filloi, duke cituar Rugovën, nga një intervistë të dhënë, një gazete sllovene, se “kokën mund të ma ndërroni, por mendimin kurrë!” Vërtet, një thënie lapidare! Dhe, veprimtari Fazli Hajdaraj, vazhdoi: “Në këtë ditë të shënuar, të dhimbjes krenare, për burrështetasin, ikonën, arkitektin, shkrimtarin, akademikun Ibrahim Rugovën, nderojmë jetën dhe veprën e Tij. U lind dhe u rritë në Cercë të Istogut, në familjen e Sadri Elezit, nga Malaj të Rugovës. Ai bëri histori në fund të shkullit 20-të dhe në fillim të shekullit 21.
     Presidenti Rugova e kuptoi se politika shqiptare duhej të udhëhiqej nga parimi për liri e pavarësi. Frymëzimi i Rugovës ishte i natyrshëm dhe shumë progresiv, nga leximi i letërsisë klasike, të shkrimtarëve mendjendritur, të cilët, me veprat e tyre kanë lënë gjurmë në historinë botërore. I shkëlqyer si nxënës i 8-vjeçarës, shkollar i mesem, në fakultet si dhe në studimet post-diplomike, deri në specializimin për kritikë letrare dhe doktoraturë.
     Rugova gërshetoi, mrekullisht mirë, veprimtarinë krijuese me atë politike. Dhe, këtë e filloi si student, duke drejtuar gazetën “Bota e re”, për të vazhduar botimin në “Fjala” dhe mediet tjera të kohës. Më 1988 u zgjodh në krye të Shoqatës të Shkrimtarëve, duke u përballur, madje suksesshëm, me gardën nacionaliste të shkrimtarëve dhe të akademikëve serbo-sllavë.
     Më 1989 themeloi partinë e parë plurale në Ballkan, LDK-në, duke u vënë në ballë të proceseve të vështira, për një 10-vjeçarë radhazi. Për ta refuzuar pushtetin represiv serbo-sllavë, krijoi institucionet paralele, duke bllokuar të gjithë sistemin zyrtar. Në fillim të viteve `90-a, shpalli Deklaratën e Pavarësisë, Kushtetutën, zgjedhjen lokale e qendrore, zgjedhjet presedenciale; qeverinë paralele, pjesërisht në ekzil; fondin shtetëror për mbijetesën dhe mbrojtjen e Kosovës, e deri te krijimi i Forcave të Armatosura të Republikës të Kosovës (FARK) dhe Shërbimin Informativ.
     Presidenti Rugova ishte një krijues brilant. Është autor i disa librave letrare e kritike. Sensi politik i shprehur në librin “Refuzimi estetik” dhe “Demokracia dhe Pavarësia”, janë vlerë e fondit të letrave shqipe.
     Rugova u bë model frymëzimi për liri dhe demokraci, jo vetëm për popullin e vet, por edhe për popujtë ballkanikë dhe të Evropës Lindore. Kjo meritë madhore i është njohur botërisht, duke marrë shumë vlerësime nga bota demokratike, me dekorata dhe tituj prestigjiozë. “Ishte burri i madh i shtetit të Kosovës”,- vlerësonte Rugovën, akademik Mark Krasniqi. Gazeta qendrore e Mariborit shkruante se “Ibrahim Rugova është i vetmi shqiptar, që ka guximin të fletë, ashtu siç mendon”. Rrjedhimisht, Ibrahim Rugova ishte dhe mbeti shqiptari më i madh i trojeve shqiptare”, – tha, ndër të tjetra, në ligjërimin e tij të gjatë, anëtari i kryesisë, Fazli Hajdaraj.
    Shkollarja e zgjuar, Erza Hajdaraj, deklamoi, artistikisht, monologun kushtuar Presidentit Rugova, shkruar nga poeti mjeshtëror dhe veprimtari i Mërgatës, Mentor Thaçi.
     Nënkryetari i Degës të LDK-së, Tahir Buçolli, në emër të kryetarit të Degës, Osman Ferizi, përshëndeti këtë aktivitet përkujtimor, duke personifikuar figurën madhore të Presidentit historik të Kosovës, si arkitekt e vizionar i pashoq. Ne krenohemi që jetuam epokën e ndritur të Rugovës, edhe pse në kushtet specifike dhe krejt të panatyrshme.
blank
Alush Zeqiraj, kryetar i Nëndegës
     Kryetari i Degës të LDK-së, në Beneluks, Bahtir Kastrati, përshëndeti me përzemërsi kryetarin e Degës, Osman Ferizi dhe kryetarin e Nëndegës nikoqire Alush Zeqiraj, për organizimin e kësaj Akademie. Zoti Kastrati foli në supërlativë, për figurën unike të Presidentit Rugova. Rrugëtimin e gjatë, për ta nderuar veprën zëmadhe të Presidentit Rugova, e konsideron si obligim moral, madje pa i numëruar kilometrat.
    Erza Hajdaraj, tashmë, në rolin  e moderatores, fton në foltore Magdalenë Blakaj, për ta recituar një poezi, kushtuar Presidentit Rugova, të shkruar nga studjuesja dhe poetja e mirënjohur, Kozeta Zylo, nga Nju Jorku.
     Një telegram përshëndetje ka ardhur nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në adresë të kryetarit të Nëndegës, Alush Zeqiraj, të cilin e lexoi Erza Hajdaraj. Në mes tjerash, thuhet: “Rugova , para se të ishte prijës shpirtëror e politik, ishte një krijues, poet, kritik e mendimtar. “Refuzimi estetik” i tij ndaj diktaturës, , totalitarizmit e shtypjes të kohës, ishte nisje e mendimit të lirë. Ky rrugëtim i tij prej krijuesi, u ndërpre nga një thirrje e kohës, për t`i prirë lëvizjes më të madhe historike të shqiptarëve në Kosovë.
     Rugova, njeri me një natyrë të brishtë prej poeti e intelektuali, u bë zëri i kërkesës të popullit të Kosovës, për liri, pavarësi e demokraci. Një zë i fuqishëm, që nuk ndryshoi asnjëherë.
     Programi dhe vizioni i tij politik, për një Kosovë të pavarur e sovrane, e barabartë mes popujve të familjes evroatlantike, me miqësi të përhershme me SHBA, u bë shpejt platformë nacionale të shqiptarëve të Kosovës. Kjo platformë vazhdon të mbetet udhërrëfim për ne edhe sot.
     Çdo vit sikurse sot, pesha e trashëgimia e presidentit Rugova, përballë proceseve shtetformuese, jeton e do të jetojë bashkë me kombin tonë. Rugova mbetet frymëzim e model i njeriut të urtë, intelektual e prijetar. Idetë e tij jetojnë në historinë e shtetit të Kosovës dhe të tilla do të mbesin përjetësisht.
    Si i tillë ai mbetet figura më e madhe historike e gjithë popullit të Kosovës. Identifikimi me Te, dje, sot dhe nesër, paraqet vlerë, e këtë vlerë ne do ta mbrojmë dhe kultivojmë me përkushtim, me dije dhe admirimin më të madh”.
     Akademia Përkujtimore u përmbyll me dy pika muzikore, nga këngëtari Besnik Shyti.
     Organizatorët shtruan drekë për pjesëmarrësit e largët.
blank

22-vjeçari shqiptar në Greqi hyn në shtëpinë që po digjej dhe shpëton 1-vjeçarin

Një shqiptar i ka shpëtuar jetën një fëmije në qendër të qytetit Lamia. Bëhet fjalë për Dionis Abdiaj, lindur dhe rritur në këtë qytet, në një familje emigrantësh nga Shqipëria.

22-vjeçari shqiptar, që konsiderohet hero prej mediave, ka shpëtuar një djalë 1-vjeçar, kur flakët kanë përfshirë dhomën e tij në një shtëpi të vjetër ku jetonte një grua 57-vjeçare rome me tre nipërit e saj, 6 dhe 1 vjeç, pasi prindërit mungonin.

Dionisi, ishte duke shkuar për në shtëpi kur dëgjoi thirrje për ndihmë dhe vrapoi për të parë se çfarë po ndodhte. Sapo ka mbërritur në vendngjarje ka parë shumë tym dhe një prej dhomave ishte rrethuar nga flakët. Jashtë saj, gjyshja me dy fëmijët më të mëdhenj si dhe fqinjët që thërrisnin për ndihmë ishin në panik.

22-vjeçari sapo ka dëgjuar njërin prej vëllezërve që duke qarë i tha se foshnja ishte brenda në shtëpi, pa u menduar dy herë, hoqi xhaketën dhe hyri në dhomën mes flakëve për të shpëtuar djalin e vogël.

“Fëmija po qante dhe me një zë që dridhej më tha se foshnja ishte në shtëpi. Menjëherë hodha xhaketën dhe i dhashë një goditje të fortë dritares së dhomës. Hyra brenda dhe mora foshnjën që ishte i rrethuar nga flakët. Gjithçka ndodhi kaq shpejt. Fatmirësisht fëmija shpëtoi dhe është mirë. Bëra atë që do të bënte çdo njeri nëse i rrezikohej jeta…”, ka deklaruar Dionis Abdiaj .

Pas një telefonate, zjarrfikësja e Lamisë ka shkuar në vendngjarje me dy automjete dhe pesë zjarrfikës të cilët kanë shuar zjarrin para se të përhapet në banesat e tjera./ dita


Send this to a friend