Andi Meçaj është një poet, që me plot gojën e them, është në ballë të poezisë qytetare bashkëkohore, që prodhohet në Vlorë. Për Andin kanë shkruar emra të lartë të kritikës dhe studimit të letërsisë shqipe, si, fatmirësisht mësuesi im i shkollës së mesme në Tiranë, Sulejman Mato, poet i mirënjohur shqiptar, prof.dr. Roland Zisi – Rembrandt i letrave shqipe, prof. dr. Ardian Kyçyku, dr. Alisa Velaj etj. Me kaq do të thosha që, në kuptimin më të mirë të fjalës, unë kam një zili dashamirëse që këta emra të lartë kanë shkruar për Andin, sepse ata kanë shkruar edhe për mua, edhe për Eqeremin, edhe për Anilën, edhe për Zanën, edhe për Elmën, edhe për Lauretën, edhe për Vjollcën, edhe për Zamirën, edhe për Luljetën, edhe për Dhorin, edhe për Hiqmetin, edhe për Ruzhdiun, edhe për Lelën, për të gjithë poetët e Vlorës kanë shkruar.
Unë do të ndalem në një pjesë të vockël të poezisë së Andit: Andi Meçaj – mjeshtri që hollësitë jetësore i qëndis me art poetik.
Andi Meçajn, poetin e talentuar, të veçantë dhe identitar, kam të drejtën dhe bindjen ta quaj edhe poet të imtësive, të hollësive jetësore, të atyre vogëlsirave të mezidukshme, apo që nuk vërehen nga një sy i rëndomtë qytetar. E veçanta e Andit është se ato imtësi i merr me kujdes dhe, në laboratorin e tij krijues, i gdhend, i qëndis dhe na i dhuron ne, si piktura poetike.
Në fakt, qëndistarinë shkrimore të Andit e kemi shijuar artistikisht dhe estetikisht qysh para një çerek shekulli, me “Puthjen ujore”, që është edhe botimi i parë poetik i autorit, qysh para një ëerek shekulli.
Të 6 vëllimet e tij poetike (“Puthje ujore” (Tiranë, Albin, 2001), “Tokë e bekuar” (Athinë, Toja, 2002), “Nga letërkëmbimi me një fantazmë” (Athinë, Toja, 2003), “Qyteti fle në xhepin tim” (Athinë, Enalen, 2006) “Një stacion si një valixhe: poezi të zgjedhura” (Vlorë, Triptik, 2009) dhe “Çelësat…” e Andit që botoi pas 17 vjetësh, janë të bukura, të dashura për lexuesin, se të ngjit në shpirt poezia e tij, me majà poetike, me ajkë kulture, me tharm qytetar; sidomos vëllimi poetik “Çelësat e viteve rrodhën”, 2026, është, për mua, filigran poetik.
Andi është edhe një tregimtar me zë të veçantë, është dhe piktor me penel të hollë, siç e shikojmë me pikturat e varura në kornizat që mbushin këtë galeri arti, e cila është e tëra e Andit sot, por unë do të qëndroj pak tek “Çelësat…” e Andit.
Andi Meçaj, ka aftësinë që ndjesitë vetiake t’ia përcjellë lexuesit nëpërmjet poezive aq të bukura e tërheqëse, saqë ne, që i lexojmë na duket se i njohim ata persona për të cilët flet autori, kalojmë në ato rrugica për të cilat ai thur vargje aq origjinale…
Më duket se ai ka një magnet shpirtëror, ka një mister tërheqës që na vetvetiu na rrëmben e na fut këndshëm në lojën e tij, nën shiun e tij me bukuri të pabesueshme, në atë ditë të bukur vere, të ndjejmë shpërthimin e gonxhes, një peizazh detar, një ninullë te rrugakryqi, te pëshpëritjet e gjyshes, tek gënjeshtrat njerëzore, tek të vërtetat hyjnore, për shtëpinë e madhe dhe kujtesën e mureve, për karrigen e vjetër, ëndrrat e një vajze, pas perdeve, për klubin e Topanasë, për plakat e lagjes që bisedojnë, për lozhrambledhësit e qytetit …(dhe këtu pas kësaj fjale të vogël do të ndaloj pakëz, se kam një vjershë, që më dhemb në shpirt, jo vetëm një një revoltë poetike, por me vargje therës dhe realë, janë ulërimë e shpirtit social e human për ata vertikalë që kanë vesh e paksa ndërgjegje). Në vijim, magneti poetik i Andit na bën tanët gjithë ata emra të përveçëm, “personazhe poetike”, që në fakt ne s’ i njohim, por fisnikëria bujare e vargut të mençur të Andit na i bën të njohur e të dashur, për vitet që rrodhën deri thonjtë me manikyr, në imtësi pra, na bën pjesë integrale të mikrobotën e tij magjike.
Më ka bërë përshtypje të veçantë poezia “Lamtumirë fëmijëri” dhe të tilla simotra poetike me motivet e fëmijërisë të poetit Andi Meçaj, që mendoj se sot është një status poetik në qytetin tonë. Sa poezi të ndjera që janë! Motivet poetike të kujtimeve të fëmijërisë, të asaj shtëpisë jo thjesht si simbol i djepit të lindjes, oxhakut të ndezur, edukimit njerëzor, por gjithçka i takon asaj mikrobote aq të dëlirë, të mbushin me emocione, dashuri e trishtim.
Një nga poezitë më të arrira jo vetëm të Andit, por të gjithë poetëve që kanë motive të muzës së tyre, familjen, sidomos nënën e xhanit, është ajo me titull: “Mungesë” – Qeshja jote/ u mungon mureve,/ përkëdheljet e huaja/ s’ më shijojnë më,/ zëri i dielltë/ s’ u këndon / më veshëve.
E di, vjen/ kur kam mërzi,/ mungesë ajri. / Kur ti vjen/ edhe heshtja gëzohet,/ trokëllijnë dritaret,/ gjallërohen pikturat/ fëshfërijnë lulet./ Sa çaste të ikura/ u rikthehen syve,/ ç’ ngjyra!
Vjen, ikën,/ bëhesh mjegull,/ ngelet,/ ngashërimi i mureve.”
Jam i mbushur, jam i mbushur me emocione të thella pikëlluese e nuk mund të bëj koment, veç të hesht me nderimtari hyjnore për perëndeshën e Andit, këtij biri dinjitoz dhe poeti të vërtetë të ndjenjës. I dritëroftë shpirti Noçes së tij dhe të gjitha nënave që prehen tek yjet, në krahët e Paharrimit të bijve dhe bijave të tyre!
Edhe pse poet i imtësive, Andi Meçaj nuk mund të jetë kurrë një këngëtar akuariumi. Nuk ka se si të mos jetë ai një poet i angazhimit qytetar, i shqetësimit intelektual, “Gjyshi qytet” është një poezi klithmë. Edhe pse, e fyejmë, e tallim, e shpërfillim, e shpërdorojmë, e zhvasim, i thyejmë brinjët, gjyshi qytet s’mërzitet aspak, por “ai ngjit sërish brinjë të reja”. Ngjit brinjë të reja…
Para se të vijoj me fjalëzën për metaforikën e poezisë filozofike, ekzistenciale dhe intelektuale të Andit, “plotësuar me detaje dhe elemente nga fantazia e tij e pasur, nisur gjithmonë nga një pikë reale, e thjeshtë dhe natyrale”, siç e cilëson prof. Zisi, do të them një histori. Në një fshat të Labërisë, komshi me fshatin tim dhe të babait të Andit, midis, ishin disa plaka ulur në sofa, që pinin kafe si zakonisht dhe bisedonin me njëra-tjetrën. Më tej ishin disa vogëlushë që loznin. Një fëmijë çamarok qëllon me gurë një nënë atje, të vjetër. “Ooo” – ia bëri nëna, se i dhëmbi në kockë. I kthehet një plakë tjetër djalit: “vrave nënën, a të qëlloftë pika!”. “Mo ma shaj – i kthehet ajo me gjak në kërci, – se kam të Hasanit”. Hasani ishte i biri i nënës që mori gurin në kërci. Pra, edhe gjyshi qytet është yni dhe nuk na shan, se na ka të “Hasanit”, na ka djemtë e tij.
Rikthehem tek fjalëza për të bukurën poezi të Andit tek “Çelësat e viteve që rrodhën”. Këtu kemi një harmoni të shëndetshme të realitetit të përditësuar dhe të ngritur në art, me një bukuri të llahtarshme artistike, me një thjeshtësi të kulluar të shkrimtarisë poetike, prurë me individualitetin krijues të vargut modern. Një poezi, ku gjuha poetike na sjell imazhe të fuqishme për ta zbukuruar botën e brendshme, për të ndikuar në bukurinë e mënyrës së jetesës. Andit i dhemb lëndimi dhe pena është ilaçi për shërim, për shëndet, përmirësim dhe përparim.
Poezia e tij është e mirë dhe pëlqehet, se vjen me nivel artistik dhe shije estetike. Figurat stilistike nuk i ka qëllim më vetvete, por ato bulëzojnë natyrshëm dhe zënë vendin e tyre në organigramën poetike të autorit.
Andi Meçaj dallon për gjetjet poetike, për figuracionin e beftë e aq të pasur, pa kërcitur, spikat Andi si poet i detajeve, prurë me vargje lakonike, që janë aq të bukura.
Vëmendje vlen të ketë miku ynë i çmuar i penës tek ndonjë rëmdomësi që shket e futet si pa kuptuar në vargjet e tij të shëndetshme petikisht, të bukura estetikisht, me me sazhe të larta kurajoje dhe dinjiteti.
Është fat për njeriun gjenetika, aq më tepër për poetin, por Andi nuk e ka shpërdoruar këtë gjë. Ai është vërtet i biri i Hiqmet Meçajt, poetit të madh të Vlorës dhe njërit ndër më të mirët në Shqipëri, por Andi ka qenë dhe është emri i tij i përveçëm, firma e tij poetike, pa pasur nevojë për tutor, as ombrellë, veç për vëmendje, ngrohtësi e dashuri.
Kryepoezia e gjithëhershme është imazhi fotografik me Poetin e Identitetit të Vlorës, Hiqmet Meçaj!
Tani, do të më falni, se do të dal jashtë protokollit, por jo jashtë shpirtit dhe ndjesisë sime:
VLORA DHE POETI
PSE POETI I VLORËS HIQMET MEÇAJ HESHT BURRËRISHT DHEMBSHUR?!
(Nga: Albert Habazaj)
Shkruesit e vargjeve shtohen pa rritur si shkurret.
Poetët e paktë, si bredha të bukur, të lartë,
lukunia e shkurreve qelqit digjital turret.
S’ka më doganë të merret me shkrimin e artë.
Poeti ynë hesht burrërisht dhembshur
për qytetin eshtragërryer në furtunë,
për shtetin tonë liridashës çapaçul i shkulur,
për djalin e tij me universitet, poet e pa punë.
E… shpirti i tij pashfaqshëm çarë më dysh,
brenga mban sa mban barku i këtij dheu,
ka të drejtë me pashë të na thotë: “Hiqmuni sysh!”.
Tek qartësonte imazhin tonë mjerisht të zbehur.
Ç’qytetarë të përndritëruar jemi të qytetit?,
mirë firmë e vulë, por nuk kemi as zë fare,
detashment me frymë drite për vendin e poetit
po s’u bëmë, na hëngrën krokodilët me kollare.
Mua më vjen turp të takoj Hiqmetin në Vlorë,
dhe malin, dhe lumin sikur mbaj mbi supe,
djali i tij pastron qytetin nga mbeturinat, kur ca të gjorë,
të paturpët hanë bukën e ditës me turpe…
Ishte kënaqësi dhe plotësim shpirtëror për shoqërinë letraro-artistike të qytetit tonë veprimtaria e sotme në Galerinë e Arteve, Vlorë kushtuar mikut tonë Andi Meçaj, poet i ndjenjave të holla, prozator i mikrobotës së pasur dhe piktor i ngjyrave me dritë të bukur.
Faleminderit Qendra Kulturore Vlorë!
Mirënjohje mikeshave artiste aq të çmuara për ne, Zanës dhe Anxhit (humaneve Anxhela Kapllani e Suzana Zisi)!
Qendra e Kulturës, Vlorë, e enjte, 11 Qershor 2026

E lexova me andje kete shkrim te plote dhe te sakte per Poetin e talentuem dhe te njohun ne krijimtarine letrare Shqiptare.
Ju falenderoj per studimin Tuej me vlere.
Gjithshka e thanun me vend per nje Atdhetar te vertete!
Ju lumte dora i nderuem z. Agron.
Flm zotri Agron për portretin, flm VOAL.CH për botimin, flm zotri Fritz për komentin…, por nuk e di se sa mund ti meritoj keto fjalë.
Respekte.
Po i pergbigjem Zeqirit. Mos ke fare frike se padyshim ti i meriton keto qe i paska shkrue z. Agron per Ty.
Bile edhe ma shume se kaq.
Pershendes edhe bacen Fritz Radovani.
Faleminderit zotri Agron Shabani per kete analize estetiko letrare per Zeqir Lushaj-n qe krahas Skender Bucpapajt (Une po i shtoj edhe. Hamit Alinë etj.), jane krenaria e vendlindjes se tyre Tropoje e më gjere në rang kombetar.
Respekt për Ju që vletësoni keto figura krijuese të Alpeve tona.
E lexova ket shrim te z agron e falenderoj shim por
Zeqir lushaj Morton shum ma shum
I Nderuari Agron Shabani ! Artikullin tuaj të shkruar me nji analizë të thellë dhe të vertetë e lexova disa herë ! Është e vertetë se Gazetari, Shkrimtari, Poeti, Kulturologu Redaktori i Përgjithshëm i Zëmra Shqiptare Z. ZEQIR LUSHAJ, ËSHTË I NDERUAR — është i vogël nga thjeshtsia ; — është PUNËMADH sa i përket mëndimit, artit kulturës AT’Dhedashurisë. E vlerësoj mëndjen tuaj prej analisti dhe pëndën e artë të Z. ZEQIR LUSHAJ e të Z. SKËNDER BUÇPAPAJ. Duke i studjuar e njoftë shkrimtarët e mëdhënj në shkallë botërore; t’ i shohim, t’ i njohim, t’ i çmojmë edhe njerzit e mëdhënj të Kombit tonë…, Ju falem nderit !!
Qofsh i nderuar zoti Agron Shabani per ket portret të skalitur per Poetin, shokun mikun ,njeriun e mirë Zeqir Lushaj! Çdo fjalë e juaja është si një penelatë me të gjitha ngjyrat e ylberit per Poetin Zeqir Lushaj, per gjithë krijimtarinë dhe personalitetin e tij elitar!
I meriton plotsisht Zeqiri!
Ju pershendes të dyve!
I lumte dora shkrimtarit z Agron gjithqka ka shkruar me vend,ju e meritoni edhe ma shume se kaq se ju jeni nje atdhetare i vertete !
Pershendetje zotri Zeqir ,
Shkrimin e per Ju ne VOAL.Ch e lexova dhe e rilexova disa here dhe jo pa emocion.
Duke ditur se kam lexuar shume shkrime te shkruara nga Ju nuk u çudita per vlersimin ne superlativa te autorit ,se s’ kishte si te ndodhte ndryshe .
Qysh ne fillim te shkrimit ,titulli i tij fliste shume dhe te linte nje shije te embel per ato qe shkruheshin gjate shkrimit .
Gjithcka shkruhej ne ate shkrim eshte nje e vertete e madhe , pse jo edhe e vonuar per te pasqyruar veprat dhe vlersimin per punen Tuaj te pa krahasuar me asnje tjeter .
Gjithe ata qe kane patur fatin te lexojne veprat tuaja ndajne te njejtin mendim me auturin e shkrimit , ndoshta edhe me shume .
Krahasimet qe kishte bere autori iketij shkrimi ishin shume te gjetura ,se vertete mrekullohesh me shkrimet tuaja .Nuk po i citoj krahasimin qe te bente autori me veprat e medha dhe autoret e medhenj qe kane shkruar nder dekada dhe qe na kane lene xhevahire qe i lexojme me shume deshire edhe tani pas shume dekadash
Duke kujtuar cdo shkrim tendin qe ne te vertete mbarte ne vetvete nje mrekulli dhe percon shume mesazhe .
Jam nje lexuese e mire , por nuk kam lexuar per asnje shkrimtar krahasime te tilla do te thoja brilante .
Autori me vlersimin e vecante qe ka bere per Ju , ka vlersuar edhe veten
Nga ato qe ka shkruar tregon se ka nje bagazh intelektual dhe kulturor .
Shkrimi flet se autori ka lexuar me shume vemendje dhe ne detaje cdo shkrim Tuajn dhe ka dale ne perfundim te atyreqe ka shkruar aq mjeshterisht duke folur ne superlativa per veprat tuaja dhe per Ty si shkrimtar , krijues e artist .
Te shkruash nje koment per kete shkrim te Agron Shabanit ,duhet shume kohe ,shume faqe ,ndoshta pse jo dhe disa shkrime per te komentuar ne detaje kete shkrim.
Kur po lexoja kete shkrim vertetiu ndjeva mire , por njekohesisht shume e vogel perpara teje .
Te lumtur ata pjestar te familjes tuaj qe te kane patur prane ,qe do ndihen kurdohere krenar per Ju .
Te lumtur ata miq qe kane patur nje mik si ju .
Ju uroj te gjitha te mirat .
-Tiranë. 30 qershor 2019-
Nga penda e nderuar e Agron Shabanit, eshte pritu ky vlersim meritore per figuren e Zeqir Lushajt,krijuesit te devotshem ne poezi e range tjera l;etrare e kulturo-shkencore. Me nje pedanteri te skajshme,me maturi vlerash krjuese,mendoj,se vetem sa i ka mbetur “borgj” Zeqirit ne trajtimin e metejme te krijimntarise letrare ku,pa dyshim,krijuesi Lushaj,kurre nuk i largohet qrdhes se ngrohte,Alpeve te vendloindjes,te cilat ia mundesuar gjithe ate freski e mençuri krijuese. Ne artin e z.Lushaj,mrekullueshem gershetohet elementi nga frazeologjia populloire,pastaj nga eposi popullore i trojeve tona,si vendburim i frymezimit dhe krijimt te nje filozofije te kesaj krahine me nam te madh krijuesish.
Nje vlersim me kaq merite nga ana e z. Agron Shabani,eshte i pelqyer nga secili lexues me vetdije e intelekt krijuesi. Prandaj,nga zemra,uroj penden perhere te nivelit te larte z.Agron Shabanaj,duke i uruar shendet e jete te gjate e shume suksese ne krijimtari! Njeherit,pershendes z.Zqeir Lushaj,njeriun e adhuruar jo vetem nga njerëzit e pendes,por nga i gjite rrethi i Tropojes me Malesi te Gjakove.
Lumte malet e Tropojes qe rrisin lisa Legjendar,e malet e Prekazit ndjehen krenar.Respekt per z.Agron duke i uruar shendet e jet te gjate per kete vlersim meritor.
Gani Rexha
I falem me nder autorit te shkrimit z.Shabani, per buqeten e bukur te thurur per shumedimensionalin kulturor Zeqir Lushaj. Me mjeshteri dhe elegance permes nje mendimi tejet te kutivuar autori ka percjelle vlerat qe bart e percjell Baca Zeqir (keshtu na pelqen ta therrasim ende ne miqte e tij). Zeqir Lushaj eshte nje arkiv a nje biblioteke e gjalle e levizeshme dhe duhen shume e shume faqe per ta pershfaqur ate te plote. Ne çdo varg e ne çdo rresht ai e ka ngjyer penen ne te verteta kulturore artistike e patriotike si Ante.
E falenderoj autorin per kenaqesine e trajtimit te kesaj figure te letrave me kaq dadhuri e profesionalizem.
Suksese!
E vlersoj k’te shkrim të analistit, Agron per krijuesin, Zeqir Lushaj qi e njofta heret n’ pedagogjiken e Shkodres. Ndoshta gabohem, po di se Zeqirit i pelqente shume sporti, megjithse ishte i im’të n’ trup, po energjike sidomos per gjimnastiken isht i dhanun e shpesh e gjeje n’ palestren e shkollës tuj ushtrue gjimnastikë ne veglat modeste, si: paralele, hekur e unaza. Edhe n’ orët e mbasdites aty gjindej me lejen e kujdestarit e deshiren e prof. te fizkultures, Ruzhdi e znj. Pina Haxhi.
Vonë, teper vonë unë kam lexue shkrimet e Zeqirit n’ gazeten kulturore “ DRITA “ e organe te tjera qi botoheshin aso kohe, po gjithmonë shkrimet e Zeqirit percillnin art, kulturë e interes, se dinte të trajtonte tema qi prekshin interesat e artdash’sve të shumtë n’ Shqipëri.
Zeqiri shkroi edhe n’ vitet e demokracis pa pasione partiake, po gjithmonë objektiv i paanshem.
Shpresoj qi ky shkrim t’mos jetë i vetmi per Zeqir Lushajn shumedimensional.