Një fytyrë e dashuruar m’u duk
që rrezatonte mirësi,
më rrëmbeu edhe mua,
.
Që dorëzohem lehtë
aty ku shfaqet e bukura.
.
Një fytyrë pa trukime,
pa retush,
pa komplekse,
.
Ngaqë u përtonte fjalëve
veçse qeshte.
.
Po na e shpifin profilet fallco,
horrat me pamje shenjtërie,
që buza s`u thotë një urim,
.
Sikurse profetët e rremë
që në lojërat e fatit,
takohen fshehurazi me Mesin.
.
I nervozon e bukura
dinjiteti,
nuri i një hijeshie,
.
Jam gati të përleshem me cilindo,
qoftë dhe si Don Kishoti
në mbrojtje të një Dylqinje.
.