Po kalon një vajzë në trotuar,
sy të kthjellët dhe shkëlqim rinor,
dhe unë s’mundem që t’i them një fjalë,
dhe unë s’mundem që ta prek me dorë.
.
Unë i ndrojtur jam ndaj bukurive
si një djalë timid, njëzetvjeçar,
ajo shkon si lumi,shkon si jeta,
shkon si mall që s’shprehet dot me fjalë.
.
Ajo shkon edhe askush s’e ndal,
nëpër ditë të ndritura, në vite
Vjeshtë e artë flokun më kujton
dhe rininë time në një pritje.
.
Po kalon një vajzë në trotuar,
dhe trazoi gjithë lulet era…
dhe më la një ndjesi- parfum lulesh,
sikur të kalonte vet pranvera