VOAL

VOAL

Letra e plotë: Hajdari nxjerr të palarat e Llallës tek Nishani

July 23, 2016
1 Comments
  • author avatar
    shkelqim kokona 6 years ago Reply

    Zoterinj e gjithe historia eshte ndermjet njerezish te korruptuar qe pretendojne se zbatojne ligjin dhe parimet.Jane grindje dhe viktima ne tufen e “çakejve”.Kryeçakalli ne kete tufe eshte Sali Berisha qe kontrrollon prokurorin me lidhjet e tij nepotike dhe eshte mashe e sherbimit sekret shqiptar dhe me gjere.
    E vetmja viktime e pafajshme ne kete mesele gjirizash te ish sigurimit te shtetit eshte prokurori Shkelqim Kokona qe ka zbatuar ligjin dhe eshte viktime e kombinacioneve te poshtra dhe te ndyra te bandes se çakejve.
    Por Prokurori Shkelqim Kokona me integritetin e tij nuk e pranon termin viktime.Ai eshte krenar qe i sherben shtetit Shqiptar ne poziten e prokurorit ne qytetin e Pogradecit me nder dhe pasterti.Deri ne fund te jetes do te jete besnik ndaj shtetit Shqiptar por ai nuk eshte naiv dhe e di se situata eshte si ne vitet 30 ne Amerike dhe ne vitet 90 ne Itali ku nuk mund te ndaje sherbimin sekret nga krimi i organizuar se JANE TE NDERTHURUR aq ngushte me njeri tjetrin sa eshte teresisht e pamundur per te bere dallimin midis tyre.Lus zotin qe te mos kete viktima si ish presidenti Xhon Kenedi,sekretari i drejtesise Bob Kenedi,kryeministri Aldo Moro etj dhe ne Shqiperi.

Komentet

Si Enver Hoxha ia “shiti” Kosovën Jugosllavisë së re për të marrë pushtetin! Pse e çoi Hysni Kapon në Bukuresht dhe ngjarjet që tmerruan ish-diktatorin!- Nga Prof. dr. ELMAS LECI

 

PJESA E PARË

Ambasadori i Jugosllavisë në Tiranë Milatoviç, më 4 gusht të vitit 1956, i kërkoi Enver Hoxhës që në frymën e Kongresit të 20-të të sovjetikëve, udhëheqja komuniste shqiptare të dilte me një komunikatë, ku të deklaronte se “çdo e thënë kundër Jugosllavisë duhej hedhur poshtë, siç kishin bërë edhe vendet e tjera lindore”.126) Ishte koha kur sovjetikët e rinj kishin ndërmarrë një fushatë të gjerë për rehabilitimin e jugosllavëve sa edhe për ngjarjet në Hungari, Hrushovi preferoi të konsultohej me Titon, duke i shpërfillur të tjerët evropiano-lindorë. Kështu, më 2 nëntor 1956, Hrushovi së bashku me Malenkovin shkuan në Jugosllavi për bisedime me Titon për çështjen hungareze. Të dy së bashku morën vendimin se kush duhej emëruar Sekretar i Parë i KQ i Partisë në Hungari”, megjithëse Nikita Hrushovi përpiqej t’i vinte një tis çështjes së ndërhyrjes së Titos në ngjarjet hungareze.

Më vonë, dolën në dritë edhe shumë fakte, që provonin jo vetëm rolin nxitës të Titos në ngjarjet hungareze, por edhe bashkëfajësinë e udhëheqësve sovjetikë. Pavarësisht se jugosllavët dhe sovjetikët në “analizën” e përfundimit të ngjarjeve ia hidhnin fajin gabimeve të udhëheqjes së Rakoshit, faktet provonin konkluzionin se ngjarjet në Hungari ishin preludi i një “reaksioni zinxhir” për përmbysjen e udhëheqësve staliniste dhe fitoren e “kursit të ri” sovjetik. Vetë nënsekretari i Shtetit për Punët e Jashtme i RF të Jugosllavisë Dobrivoje Vidiç, në kohën e zhvillimit të ngjarjeve, u deklaronte atasheve të shtypit të Bullgarisë, Çekosllovakisë, Shqipërisë etj., se “ato që ndodhën në Hungari do të ndodhin patjetër edhe në vendet e tjera socialiste”.

DILEMAT

Në fakt, shpresat e tyre në Shqipëri nuk u realizuan, sepse Enver Hoxha, pas dilemave dhe kur pa se çfarë u ndodhi kolegëve në vendet Evropiano-Lindore, qëndroi e kundërshtoi “rimiqësimin” me Jugosllavinë dhe mbrojti “kultin e individit” duke u kapur fort pas Mao Ce Dunit. Prishja e marrëdhënieve diplomatike, ose më saktë ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike me Bashkimin Sovjetik dhe roli i marrëdhënieve të Shqipërisë me Jugosllavinë, patën vetëm ndikim propagandistik. Themi vetëm ndikim propagandistik, sepse në fushën e propagandës u ngritën boritë dhe u amplifikuan më shumë akuzat e kohës së Informbyrosë për regjimin e Titos. Pasojat e një propagande të tillë duhet thënë se rëndonin më shumë mbi shqiptarët e Kosovës dhe mbi ato në trojet e veta në Mal të Zi e në Maqedoni.

Por përse iu dha kaq rëndësi aspektit propagandistik?! Së pari, për vetë faktin se në regjimin komunist propaganda i paraprin agresionit ushtarak me atë ideologjik. Së dyti, sepse me propagandë synohet mbulimi i të vërtetave, duke zbatuar teorinë “shpif, shpif se diçka do të mbetet”. Së treti, me propagandën tregohej besnikëria e pandryshuar e regjimit. Së katërti, synohej të krijohej bindja te shqiptarët se regjimi komunist në Shqipëri ishte mbrojtësi i çështjes së bashkuar shqiptare. Po ndikimi, ose më saktë përpjekja e Bashkimit Sovjetik, cila ishte në atë kohë? Është ky është një problem që kërkon argumentim por të bazuar në fakte. E vërteta është se Moska, me shtrimin e tezës për ripërfshirjen e Beogradit në sistemin e vendeve komuniste, diskutoi edhe reagimin e Enver Hoxhës, me pluset e minuset e mundshme, diskutoi edhe qëndrimin jugosllav, por edhe qëndrimin e vet. Duhet thënë, siç e tregojnë edhe faktet historike, se Hrushovi dhe grupi i tij, bëri shumë për të mos vazhduar e çara në mes Moskës dhe Tiranës.

“Në kohën kur ekzistonin marrëdhënie shumë të mira midis Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë dhe Titoja gëzonte te Stalini një besim absolut, shkruan në “Kujtimet” e tij Nikita Hrushovi, “më kujtohet se si Stalini në prezencën time formuloi dhe diktoi një telegram për Titon, ku bëhej fjalë se këtej e tutje marrëdhëniet me Shqipërinë duhej të bazoheshin në faktin se Shqipëria do të përfshihej në përbërjen e Federatës Ballkanike”. Telegrami siç rezulton i u dërgua Titos. Natyrisht, për përmbajtjen e një telegrami të tillë, në Shqipëri nuk dinin gjë dhe ende nuk dinë. Stalini, siç kanë shkruar bashkëkohësit e tij, shpesh e evidentonte idenë e krijimit të Federatës Ballkanike. Madje në Beograd, filluan edhe punimet për ndërtimin e një pallati, ku do të ishte rezidenca e qeverisë së asaj Federate apo Konfederate.

“Kur isha në Jugosllavi, unë e kam parë atë vend -shkruante Hrushovi. Atje ishin ndërtuar shumë konstruksione hekurbetoni, por më pas gjithçka qe braktisur. Përfshirja e Shqipërisë në përbërjen e shtetit jugosllav nuk binte në kundërshtim me idenë e Stalinit për krijimin e Federatës së shteteve të Ballkanit. Kur u ndërprenë marrëdhëniet miqësore me Jugosllavinë dhe Stalini filloi ta urrejë Titon, ideja e Federatës Ballkanike u varros përfundimisht”.

RIMIQËSIMI

Në kohën e Hrushovit nuk bëhej më fjalë për Fedratën, por për “rimiqësimin” e Jugosllavisë, që me udhëheqjet socialiste ai e kishte bërë. Problem pas disa luhatjeve kishte mbetur Shqipëria, Enver Hoxha, të cilin Nikita Hrushovi për problemin e “rimiqësimit” e kishte thirrur disa herë në Moskë. Në këtë kuadër ishin bërë shumë e shumë tentativa, plus atij kryesorit që për heqjen e Enver Hoxhës, erdhi në vitin 1959 edhe vetë në Shqipëri. Më pas dërgoi edhe ministrin e Mbrojtjes, Mareshalin Zhukov e të tjera përpjekje këto të grupit hrushovian, që kishin si objekt të parë normalizimin e marrëdhënieve me Jugosllavinë. Po të ndodhte kjo, ishte brenda edhe “kulti i individit” dhe Enver Hoxha po t’i kishte pranuar do e kishte pësuar si Rakoshi e të tjerët. Ndonëse gjithnjë, që pas 1948-ës Shqipëria nuk ka pasur ndonjë nivel marrëdhëniesh me Jugosllavinë, pavarësisht se ambasadat gjithnjë kanë qenë në nivele të ndryshme, Enver Hoxha për çdo raste festash i “çonte falënderime e të fala Titos”.

Sido që zhvilloheshin ngjarjet e sido që mbaheshin qëndrimet, fryma e Kongresit të 20 -të depërtoi edhe në Shqipëri. Vetë Enver Hoxha në prag të Konferencës së Tiranës të vitit 1956, që u mbajt fill pas Kongresit të 20-të, shkroi në gazetën “Zëri i Popullit” një artikull ku theksonte “demokratizimin” e vijës së partisë dhe mbështetjen e vendimeve liberalizuese sovjetike, artikull që ishte mes dyzimit të tij për luftimin e kultit të individit apo për mbrojtjen e kultit të individit! Dy ditë më pas, Enver Hoxha për artikullin që e kishte botuar më shumë për tatim pusi, u ndesh me frymën prosovjetike të Konferencës së Tiranës, ku pjesëmarrësit kërkuan te ai eliminimin e kultit të individit dhe për këtë pa diskutim që i drejtoheshin pushtetit të tij personal. Delegatët që i u kundërvunë për aplikim nga ai të “kultit të individit”, e pësuan keq me persekutime e dënime, ndërsa ai vetë shpëtoi si i thonë “për qime”. Si manipulator perfekt që ishte Enver Hoxha, u deklaroi delegatëve se kjo që ndodhi në Konferencë ishte një përpjekje tjetër e Jugosllavisë për ta rrëzuar udhëheqjen komuniste të Shqipërisë.

VIZITA

Faktikisht “incidentet” nga Konferenca e Tiranës e konsoliduan pushtetin diktatorial të Enver Hoxhës edhe më shumë, duke i bërë kështu të pamundshme reformat liberalizuese të tipit hrushovian. Po atë vit Enver Hoxha vizitoi Kinën, e cila kishte nisur krisjen me Bashkimin Sovjetik. Ishte pikërisht vizita që Enver Hoxha bëri te Mao Ce Duni, e cila ishte edhe “shtrimi i rrugës” së marrëdhënieve në ngjitje me Kinën. Kjo dëshmohet edhe nga rritja e ndihmave kineze, të cilat nga 4.2% shkuan në 21.6%. Sapo morën vesh sovjetikët për ndihmat kineze, edhe ata në përpjekje për ta joshur Enver Hoxhën akorduan ndihma ekonomike dhe financiare. Por Enver Hoxha tashmë e kishte vendosur, mbi të gjitha ruajtja e pushtetit personal e mbrojtja e “kultit të individit”, këtë sovjetikët nuk ja siguronin, kinezët po.

Po ta lëshonte mbrojtjen e “kultit të individit”, Enver Hoxha do ta humbiste pushtetin personal dhe këtë udhëheqja e re sovjetike nuk ja garantonte, përkundrazi. Kurse Mao Ce Duni dukej ose iu duk Enver Hoxhës në atë kohë që e vizitoi, se ishte në pozita të forta në mbrojtje të kultit të individit e të pushtetit personal. Kjo ishte e rëndësishme për Enver Hoxhën dhe karrierën e tij politike dhe këtë e tregonte përgjigja pozitive e Kinës në dhënien e ndihmave. Arsyet se përse Enver Hoxha gjeti në këtë rast mbështetjen e Kinës, janë një objeksion tjetër studimi.

MISIONI

Mirëpo Nikita Hrushovi, e vijoi misionin e tij për “rimiqësimin” me Jugosllavinë, gjë e cila sipas analizave të tij do ta çonte edhe udhëheqjen e Enver Hoxhës si të gjitha ato të vendeve të Europës Lindore, që i kishte larguar nga pushteti me motivacionin si staliniste. Në këtë kuadër, për ta mbajtur Enver Hoxhën dhe udhëheqjen shqiptare në linjën e interesave me udhëheqjen e re sovjetike, Nikita Hrushovi hodhi në tavolinë edhe idenë e vdekur për autonominë e Vorio Epirit dhe shpresonte t’i shfrytëzonte pretendimet greke dhe deklarimin e tij, për ta mbajtur Enver Hoxhën nën presion. Këto e të tjera u shfrytëzuan ethshëm nga Nikita Hrushovi, i cili shpresonte shumë në ndryshimin e udhëheqjes shqiptare, por jo te Enver Hoxha, te i cili ishte shumë dyshimtar. Erdhi Bukureshti dhe Enver Hoxha nuk vajti në atë mbledhje, ku patjetër si Sekretar i parë duhej të shkonte vetë, por çoi Hysni Kapon.

Në këtë mbledhje nuk kishte më bashkëkohës apo adashë të Enver Hoxhës, pasi Sekretarët e parë të të gjitha partive të Europës Lindore, fryma e Kongresit të 20 -të i kishte shkarkuar dhe eliminuar. Kishte mbetur nga stalinistët vetëm Enver Hoxha, që Nikita Hrushovi po i vinte rrotull për ta hequr. Gjatë fjalimit të tij në mbledhje, Nikita Hrushovi nuk kurseu jo vetëm fjalorin kërcënues e demaskues për Enver Hoxhën, por arriti deri atje sa të deklaronte se është “e pafytyrë sjellja e agjentit të Mao Ce Dunit, Enver Hoxhës” ndaj reformave demokratizuese sovjetike, që ai jo vetëm nuk i përkrah por edhe i stigmatizon, duke sjellë një pengesë të madhe në kuadrin e kampit socialist. Në këtë rast Nikita Hrushovi tregoi dhëmbët dhe u pasua po kërcënueshëm më pas në Konferencën e 81 partive, ku si shumë të tjerë, Dolorez Ibaruri mbështeti Nikita Hrushovin dhe u tha korifenjve të Konferencës se “Enver Hoxha është si ai “qeni, i cili kafshon dorën që i jep bukë”.

NDRYSHIMI

Që pas momentit të mësipërm, marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik vazhduan të keqësoheshin me shpejtësi. Sovjetikët aplikuan ndryshimin ndaj qëndrimit ndaj Enver Hoxhës dhe kaluan në një politikë të vijës së ashpër, duke reduktuar në fillim ndihmat, në veçanti drithin, në një kohë kur Shqipëria po përballej me mundësinë e zisë së bukës. Tri, ishin gjërat që duhej të kishte pranuar Enver Hoxha, që të mos ishte prishur me sovjetikët e rinj. – E para, të bashkohej në autokritikën për trajtimin e Jugosllavisë së Titos si vend socialist, pra të pranonte “rimiqësimin” me Jugosllavinë. – E dyta, të bashkohej në luftën kundër kultit të individit. Dhe e treta, – të pranonte teorinë e “bashkekzistencës paqësore”. Por, po t’i kishte pranuar këto tri gjëra, ai me siguri nuk do të kishte qenë më në pushtet vetë, ama do t’i kishte bërë një shërbim të vlerësuar çështjes së Shqipërisë falë atij pak demokratizimi alla sovjetikshe, që po ndodhte në kampin socialist.

Në fakt, qoftë marrëdhëniet e Enver Hoxhës para vitit 1948 apo ato pas këtij viti me Jugosllavinë janë përgjegjësi direkte e Enver Hoxhës, sepse ai njëherë për pushtetin e tij personal e vuri Shqipërinë plotësisht nën Jugosllavinë dhe herën tjetër përsëri po për ruajtjen e pushtetit të tij personal nuk pranonte në kushtet e reja “rimiqësimin” me Jugosllavinë se përsëri llogariste se e humbiste pushtin e tij. Ndaj edhe marrëdhëniet e Shqipërisë me Jugosllavinë ishin në nivelin më të ulët, nivel, që ishte rezultat i shkakut se kërkohej zëvendësimi i Enver Hoxhës, synim që pati reperkusione të mëdha jo vetëm në planin ndërshtetëror, por edhe në planin kombëtar shqiptar. Le të kalojmë pak në digresion, me qëllim që të argumentojmë ndikimin e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë, te shqiptarët e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare në Mal të Zi e Maqedoni.

LËVIZJA

Lëvizja dhe Lufta Antifashiste e popullit shqiptar siç e kemi thënë e gjetën Kosovën të bashkuar me Shqipërinë, ose më saktë do të ishte të shpreheshim, e gjeti pjesën më të madhe të popullsisë dhe të trojeve shqiptare të bashkuara. Nuk po analizojmë se si e qysh u bë ai bashkim, sepse janë çështje të një studimi tjetër, por fakt është se ai bashkim u realizua. Jo vetëm gjeografikisht u fshi kufiri padrejtësisht ndarës mes shqiptarëve e mes trojeve të tyre, por bashkimi rroku një aspekt më të gjerë e në shumë fusha të jetës shoqërore si arsimin, financën, mjekësinë, agronominë, administratën etj., pra ai bashkim, shënoi një integrim e bashkëpunim të shumanshëm, madje mund të thuhet edhe të frytshëm. Parë në këtë këndvështrim dhe që është edhe një qëndrim i drejtë, bashkimi sido që u bë, ishte një fakt realist historik, ishte një ndreqje padrejtësie ndaj kombit shqiptar për ruajtjen e të cilit udhëheqësit e mëvonshëm shqiptarë, vetë Enver Hoxha mbajnë përgjegjësi historike e të pajustifikuar. Nga dokumentacionet rezulton se ai, për të marrë pushtetin ja “dhuroi” apo ia “shiti” Kosovën Jugosllavisë së re, ndërsa Shtabi Ushtarak i Titos me kohë, politikisht dhe ushtarakisht që gjatë Luftës e futën Kosovën me Serbinë e Jugosllavinë. Përse Tito nuk e la Kosovën siç ishte me Shqipërinë dhe t’ju thoshte të dërguarve të tyre për “ndihmë” pranë shtabit të Enver Hoxhës, Popoviçit, Jovanoviçit, Tempos, Mugoshës, Stojniçit apo Dizdareviçit që edhe Kosova të përfshihej në programin e luftës shqiptare për çlirim?!

Edhe përpjekjet e patriotëve shqiptarë nacionalistë, që organizuan Mukjen e Bujanin, konferenca ku çështja e organizimit të Luftës dhe çlirimi në kuptimin nacionalist shqiptar, u vu në rend të ditës, këto u siluruan nga Tito dhe me vendimin e tij për pushtetin personal u solidarizua edhe Enver Hoxha, i cili i demaskoi ato si forume vendimmarrëse dhe pjesëmarrësit firmëtarë të tyre i dënoi. Edhe më pas, ka plot bëma të Enver Hoxhës, me të cilat ai “mori në qafë” çështjen shqiptare si me dërgimin e Brigadave e të Divizioneve partizane për të nënshtruar Kosovën e kosovarët dhe për tu a dorëzuar ato siç i dorëzoi “raja” regjimit të Titos, apo Masakra e Tivarit, ku përsëri Enver Hoxha është përgjegjësi kryesor, pasi ai miratoi sipas kërkesës jugosllave vrasjen e mijëra kosovarëve. Për të gjitha këto, e sa e sa bëma të tjera antikombëtare të Enver Hoxhës, para e pas prishjes me jugosllavët, atë vetë asnjëherë nuk e shqetësuan. Po, atë e shqetësonte fryma e liberalizmit sovjetik, kërkesat e Nikita Hrushovit për “rimiqësimin” me Jugosllavinë, pasi sipas tezës hrushoviane, “Tito dhe komunistët jugosllavë nuk kishin gabuar”.

Kush kishte gabuar?! Analiza do të bëhej më pas dhe Enver Hoxha e dinte se sipas saj ai do të jepte llogari. Ndaj pas një periudhe disa vjeçare oshilacionesh me sovjetikët deri në prag të Bukureshtit, Enver Hoxha u përpoq të luante me dy porta, edhe me tezën e sovjetikëve të rinj, edhe kundër tyre. “Dhe çarja, e cila erdhi duke u thelluar midis Bashkimit Sovjetik dhe Shqipërisë -shkruan Jon Holliday në librin e tij “Shqiptari dinak Enver Hoxha” -lindi kryesisht ngaqë Enver Hoxha i trembej demokratizimit”. Autori, Drejtor Ekzekutiv Instituti i Sigurisë dhe Mbrojtjes

/Gazeta Panorama

Kthimi i “Përbindëshit të detit”? Kina dhe SHBA-ja ringjallin ekranoplanin

Në kulmin e Luftës së Ftohtë, në vitet ’60, analistët e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA) vërejtën një mjet misterioz duke u ndërtuar në brigjet e Kaspikut, në Rusinë sovjetike.

Ai që fillimisht u quajt “Përbindëshi i Detit Kaspik” më vonë u kuptua se ishte një ekranoplan, një anije ushtarake që kapërcen valët me shpejtësi të aeroplanëve luftarakë.

Dekada pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe projektit të ekranoplanit të atij vendi, fotografitë nga Kina sugjerojnë se Pekini tani mund të jetë duke ndërtuar diçka të ngjashme në Detin Bohai.

Boha
Boha

Anija është quajtur, joçuditërisht, “Përbindëshi i Detit Bohai”.

 

Eksperti i aviacionit ushtarak, Justin Bronk, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ndërtimi i anijes eksperimentale nga Kina vë në pah gatishmërinë e Pekinit për të provuar pothuajse gjithçka në kërkim të përparësive taktike ndaj rivalëve dhe armiqve të vet.

“Kina është e njohur për vendosmërinë e saj për të financuar dhe për të testuar një mori zgjidhjesh të ndryshme teknike dhe teknologjike për problemet ushtarake”, ka thënë Bronk, hulumtues i lartë në Royal United Services Institute, duke shtuar se kinezët po i provojnë edhe dizajnët me gjasa të vogla për sukses.

Sovjetiku
Sovjetiku

“Mbase duke u bazuar në logjikën se disa, të paktën, do të rezultojnë të përdorshëm dhe të suksesshëm”, është shprehur ai.

Ekranoplanët ofrojnë disa përparësi në krahasim me aeroplanët dhe me anijet.

Duke fluturuar ulët, ata do të mbeteshin të padukshëm për shumicën e sistemeve të radarëve, derisa të paraqiteshin në horizont.

Me shpejtësi maksimale prej rreth 10 herë më të madhe se ajo e anijeve luftarake, një flotë ekranoplanësh në ardhje do t’ju jepte mbrojtjeve bregdetare pak kohë për të reaguar.

Ekranoplanët janë, po ashtu, të aftë të kalojnë mbi mina kundëranije pa u dëmtuar, dhe mund të bartin ngarkesa më të mëdha sesa aeroplanët e madhësisë së njëjtë.

Skica
Skica

Këto përparësi zgjuan së voni imagjinatën e inxhinierëve në Agjencinë amerikane për Projekte Hulumtuese të Avancuara për Mbrojtje (DARPA), e cila raportohet të ketë shpenzuar 22 milionë dollarë për të dizajnuar modele të një anieje fluturuese, të quajtur “Liberty Lifter”.

Programi amerikan u ndërpre para kohe, në qershorin e 2025-tës.

Kina
Kina

Një zëdhënës i njërës nga kompanitë e përfshira në ndërtimin e modeleve i ka thënë gazetës Air Force Times se përmes programit kanë arritur “të shfaqin qëndrueshmërinë e dizajnit dhe realizueshmërinë e teknikave të reja të prodhimit”.

Por, përveç skicave të mjetit amerikan, asgjë tjetër s’është parë.

Tani, fotografitë që rrodhën nga Kina, qoftë të planifikuara apo të rastësishme, sugjerojnë se Pekini ka arritur fazën e testimit të prototipit të mjetit të saj fluturues-lundrues.

Anija
Anija

Nuk ka dëshmi konkrete se anija e vërejtur në Detin Bohai është pjesë e një projekti ushtarak, por ngjyra e saj e hirtë dhe një portë e madhe për ngarkesa i ka shtyrë ekspertët të spekulojnë se ajo mund të jetë e menduar si një lloj anije logjistike ushtarake.

“Ekranoplani mund të ndërtohet [për marinën kineze] për të bartur ngarkesa, që janë shumë të rënda edhe për aeroplanët e mëdhenj transportues ushtarakë, më shpejt sesa do t’i transportonin anijet tradicionale”, ka thënë Bronk.

“Ai mund t’i shërbejë Kinës për t’i përforcuar ishujt e vegjël të kontestuar më shpejt, me sisteme të konsiderueshme kundëranije dhe kundërajrore”.

E Vjeter
E Vjeter

Dizajnët e mëparshëm të ekranoplanit kanë çaluar për shkak të nevojës për fuqi të madhe për t’u ngritur në ajër, që mund të minimizojë shpenzimin e ulët të karburantit si rezultat i fluturimit të ulët.

Për më tepër, fluturimi pak mbi nivelin e detit i vë anijet në rrezik të lartë të goditjes nga zogjtë, krahasuar me një aeroplan që fluturon në lartësi të mëdha.

Marina e Kinës është duke u zgjeruar me shpejtësi, teksa vendi autoritar aziatik raportohet se synon të ndërtojë një flotë prej gjashtë aeroplanëve transportues luftarakë deri në vitet ’30.

Pamjet e fundit të mjeteve të pazakonta kanë rritur frikën se Pekini është duke u përgatitur aktivisht për një pushtim të mundshëm të Tajvanit.

(BalkanWeb)

Edi Rama si pronari i idiotëve- Nga TOMORR ALIZOTI

E gjithë fuqia e tij vjen nga vjedhja e zgjedhjeve. Shumë analistë politikë përpiqen në biseda studiosh dhe tavolinash të gjejnë arsyen e sjelljes së paarsyeshme të kryeministrit. Por çdo teori e tyre, edhe ajo më konspirative, përplaset me murin e logjikës: çfarë fiton vendi apo edhe vetë kreu i bandës nga këto veprime dhe ligjërime?

Në fakt, politikisht Edi Rama po sillet si një “idiot”. Ekziston një libër shumë i bukur, “I rrethuar nga idiotë”, që shpjegon për mrekulli psikologjinë e Ramës. Ndër të tjera, autori rrëfen për një takim me pronarin e një kompanie. Ky, një biznesmen i madh, i ankohet shkrimtarit për vartësit e vet, duke i quajtur të gjithë idiotë. Dhe autori, pasi e dëgjon për disa minuta, e pyet: “Këta idiotët, kush i ka marrë në punë?” Që nga ajo pyetje, pronari i madh i biznesit dhe shkrimtari nuk ishin më miq.

Vetëm kjo pyetje do të mjaftonte për të shpjeguar të gjithë ligjëratën dhe “idiotësinë politike” që po prodhon Edi Rama këto ditë të nxehta vere. Ngjashmëria që ka Edi Rama me atë pronarin e biznesit që përmend autori është pikërisht pushteti që ai ushtron mbi vartësit. Në kushte normale, ku ligji dhe normat e administrimit të vendit burojnë nga zbatimi i Kushtetutës, Edi Rama nuk do të guxonte kurrë të sillej si pronar i pushtetit gjyqësor kur urdhëron procedimin e prokurorëve, apo si skllavopronar ndaj kryebashkiakëve të vet.

Të gjithë pushtetin, të krahasueshëm me atë të një pronari kompanie që merr në punë dhe heq nga puna kë të dojë, ai e ka fituar përmes vjedhjes së zgjedhjeve. Duket si një sforcim i madh, apo si një justifikim i pamundësisë për ta konkurruar ndershmërisht. Por në të vërtetë, vjedhja e zgjedhjeve është katalizatori i “idiotësisë politike” të Ramës. Pushteti i vjedhur me dhunë ekstreme të çon në një qeverisje të papërgjegjshme – deri aty sa, në mes të sezonit turistik, krijohen konflikte të armatosura në sytë e turistëve të huaj; deri aty sa verbohesh nga kullat në qendër të Tiranës dhe sheh vetëm kasollet nëpër male; deri aty sa tallesh, kërcënon dhe përbuz emra dhe individë që vetë i ke emëruar në krye të bashkive apo institucioneve të tjera.

Vjedhja e zgjedhjeve dhe pushteti absolut sjellin vetëm dhunë. Sjellin mungesë bashkëjetese. Prandaj Rama sot sillet si ai pronari i “idiotëve”.

Pyetja, në kushte të tilla, është: Çfarë do të bëjë opozita? Është pak qesharake t’i kërkosh opozitës të mbrojë kryetarët e bashkive të emëruar nga Rama, të cilët jo vetëm që u “zgjodhën” në kushte të frikshme politike, por ishin vetë në krye të operacionit të partisë për të vjedhur zgjedhjet dhe rizgjedhur Ramën kryetar.

Në këto kushte, “karma” është përgjigjja më e mirë për ta.

Në qeverinë e Ramës ka pasardhës biologjikë të atyre që dikur kaluan nga vilat e Bllokut në kasollet e internimit. Asnjë keqardhje për ta. Problemi i vërtetë është se veprimet e “pronarit të idiotëve” po e çojnë vendin drejt autokracisë. Dhe nuk ka asnjë shembull në botë – sado që përpiqen të justifikohen nga të sponsorizuarit e Kinës apo Rusisë – që qeverisja autokratike të sjellë zhvillim.

Kjo është detyra primare e opozitës: të denoncojë vjedhjen e zgjedhjeve, sepse ato sjellin gjithmonë një qeverisje të papërgjegjshme.

Gjenocidi i Srebrenicës, një hije që shtrihet nëpër breza- Nga URSULA VON DER LEYEN

Disa ngjarje në histori hedhin një hije që shtrihet nëpër breza. Gjenocidi në Srebrenicë është një prej tyre. Ai qëndron ndër kapitujt më të errët në kujtesën kolektive të Evropës.

Kanë kaluar tridhjetë vjet që nga këto mizori. Sot, dua t’u bëj homazh më shumë se 8,300 djemve dhe burrave boshnjakë që u vranë dhe atyre që janë ende të zhdukur. Ndërsa disa nga viktimat e fundit të Srebrenicës janë varrosur me dinjitet, unë gjithashtu nderoj nënat, gratë dhe bijat që vazhdojnë të vajtojnë, duke mbajtur peshën e humbjes gjatë tre dekadave.

Është detyra jonë të kujtojmë dhe të ruajmë të vërtetën, në mënyrë që brezat e ardhshëm të dinë saktësisht se çfarë ndodhi.

Ata duhet ta dinë se në verën e vitit 1995, viktimat u ekzekutuan sistematikisht dhe u varrosën në varre masive brenda ‘zonës së sigurt’ të Srebrenicës, të përcaktuar nga OKB-ja. Një qytet që ata besonin se do t’i mbronte në luftën brutale që po shkatërronte Bosnjën dhe Hercegovinën.

Bashkimi Evropian nuk do ta harrojë kurrë atë që ndodhi në këtë qytet.

Ne e pranojmë të kaluarën tonë dhe e njohim përgjegjësinë tonë për dështimin për të parandaluar dhe ndaluar gjenocidin.

Gjithashtu, nuk do të lejojmë kurrë që historia të rishkruhet.

Ne hedhim poshtë dhe dënojmë me vendosmëri çdo mohim, shtrembërim ose minimizim të gjenocidit të Srebrenicës, si dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës.

Udhëheqësit politikë kanë një përgjegjësi të madhe në këtë drejtim, veçanërisht në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Ata duhet të udhëheqin me shembullin e tyre në pranimin e fakteve të përcaktuara dhe në nderimin e sinqertë të viktimave.

Dhe ata duhet të punojnë në mënyrë aktive drejt pajtimit duke u përballur me rrënjët e urrejtjes që çuan në këto mizori. Kjo është e vetmja mënyrë drejt një të ardhmeje më të ndritur dhe të begatë për brezin e ardhshëm.

Së fundmi, dua t’u dërgoj një mesazh popullit të Bosnjës dhe Hercegovinës: Bashkimi Evropian është me ju. Ne mbetemi plotësisht të përkushtuar për të mbështetur vendin tuaj në rrugën e tij drejt anëtarësimit në BE. Udhëheqësit tuaj politikë duhet të bëjnë pjesën e tyre në mënyrë që vendi juaj të gjejë vendin e tij në zemër të Bashkimit tonë, aty ku i takon.

— bw

Kjo deklaratë e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është publikuar në faqen zyrtare të BE-së me rastin e 30 vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës.

‘Hapa dyert e ambasadës për shqiptarët’- Rrëfimi i fundit i Werner Daum, në intervistën ekskluzive për SYRI TV: E doja shumë Shqipërinë

Ish-ambasadori gjerman Werner Daum u nda nga jeta në Shqipërinë e tij të dashur, vendin që ai e vizitoi shpesh, e deshi pa kushte dhe ku mbështeti me gjithë zemër popullin e saj.

Diplomati 82-vjeçar, i cili kishte mbërritur së fundmi në vendin tonë, u gjet i pajetë në dhomën e tij të hotelit, duke mbyllur kështu një kapitull të rëndësishëm të jetës së tij në tokën ku la gjurmë të pashlyeshme.

Para pak ditësh, Daum mori pjesë në inaugurimin e shtatores së dëshmorit të demokracisë Josif Budo në Kavajë, ndërsa një ditë më parë SYRI TV pati fatin dhe nderin ta kishte një intervistë ekskluzive.

Në këtë bisedë të fundit, ai rrëfeu me emocion angazhimin e tij të jashtëzakonshëm kundër regjimit komunist, duke pranuar se kishte vepruar i vetëm kundër qeverisë së tij për t’i hapur dyert shqiptarëve drejt lirisë.

Si ambasador në Shqipëri nga viti 1987 deri në 1990, Daum hapi dyert e ambasadës gjermane për shqiptarët që kërkonin shpresë dhe liri, duke sfiduar urdhrat e qeverisë së tij dhe duke u bërë një mbështetje e fuqishme për popullin shqiptar në një nga periudhat më të vështira të historisë së tij.

Dashuria e thellë e Daumit për Shqipërinë dhe njerëzit e saj e bën ndarjen e tij nga jeta një humbje të madhe, ndërsa Syri TV shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve të këtij njeriu të nderuar, duke u ndjerë krenar që pati mundësinë të kapte në intervistën e tij të fundit një dëshmi kaq të çmuar.

RRËFIMI I FUNDIT PËR SYRI TV: 

Pse ndihmova unë kur gati 3 mijë shqiptarë hynë në ambasadën time, pse i lashë portat e hapura?

Kisha parandjerë prej kohësh, prej gati një viti, nga mesi i vitit 1989, se gjendja e Shqipërisë dhe gjendja e shqiptarëve po ndryshonte.

Tashmë shqiptarët nuk po ndjeheshin më të frikësuar prej shtypjes dhe prej makinerisë shtypëse së qeverisë, por ishte një popull i gatshëm të rrezikonte, madje edhe të binte fli për lirinë dhe për kushte ekonomike të ndryshme dhe më të mira dhe për mundësi më të mira.

Të gjithë shqiptarët e donin lirinë në çdo kuptim, donin të kishin mundësinë të flisnin lirshëm, të shkëmbenin mendimin e tyre me të tjerët si brenda vendit ashtu edhe me persona të tjerë, sidomos me të rinj jashtë vendit dhe unë e kisha ndjerë këtë.

Shkëndija që i dha forcë revolucionit ishte demonstrata në Kavajë, dhe në Kavajë nuk shpresonin për të sulmuar ambasadat për të dalë nga vendi, por donin lirinë, dhe unë e ndjeva këtë.

Ambasadat e para ku sidomos të rinjtë shqiptarë u drejtuan ishin ambasadat greke, franceze dhe ajo italiane, kishte disa dhjetëra dhe askush nuk tentoi të kërkonte strehë tek ambasada gjermane.

Thashë me vete si ka mundësi, unë duhet të bëj diçka, duhet t’u tregoj njerëzve se janë të mirëpritur, nuk isha i gatshëm të dilja dhe t’u thoja ejani dhe t’i ftoja, por doja t’ua bëja të qartë nëpërmjet disa formave se njerëzit ishin të mirëpritur në ambasadën gjermane dhe se ne do të bënim ç’të mundnim për t’i ndihmuar.

Atë ditë që të gjithë evakuuam ambasadën, unë isha i fundit që u largova, ndezëm dritat dhe pas asaj lashë portat gati një metër të hapur në mënyrë që të gjithë ta shihnin se ky ishte një vend ku mund të kërkonin strehë.

Unë po udhëtoja kudo në Shqipëri, unë e doja këtë vend, më pëlqente peizazhi, më pëlqenin malet, lumenjtë dhe veçanërisht më pëlqente arti dhe historia e Shqipërisë.

Veçanërisht në Shkodër, por edhe në vende të tjera më janë afruar të rinj të cilët e kishin kapërcyer frikën dhe shtypjen e shtetit dhe të Sigurimit.

Më janë afruar këta njerëz dhe unë nuk e fsheha mendimin tim, unë mendoja se shqiptarët meritonin një jetë më të mirë, shqiptarët meritonin të jetonin në liri.
Këtë e shpreha qartë, nuk bëra propagandë aktive, as nuk inkurajova një revolucion, sepse nuk ishte roli im, por sa herë e afrohej njeri shprehja atë që mendoja.

Unë jam një diplomat në profesionin, dhe diplomati duhet të veprojë sipas udhëzimeve dhe këtë kam bërë gjithë jetën time diplomatike, por në korrik të 1990, unë veprova kundër udhëzimeve të qeverisë sime e cila nuk donte të minonte një qeveri tjetër, unë veprova haptas kundër udhëzimeve sepse ndjeva që qeveria, sistemi dhe regjimi ishte kundër vlerave themelore të njerëzimit dhe të jetës së njeriut dhe kundër dokumentit të shkruar Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut.

Kështu që unë vendosa të bëj atë që unë ndjeva se ishte e drejtë.

Shqipëria është anëtare e NATO-s që është një hap drejt mbërritjes tek komuniteti perëndimor, Shqipëria është shumë e mirëpritur si pjesë e familjes evropiane në bashkim me vende të tjera të rajonit.

Sigurisht që kaq probleme që ju i shpjeguat qartë, ato janë të shpjeguara në raporte që ne si Gjermani i shkruajmë, të cilat i dërgojmë edhe BE-së, dhe këto probleme duhet të marrin përgjigjet e duhura.

Ju përmendët konkretisht problemin e korrupsionit, korrupsioni është i vështirë të çrrënjoset, është edhe më i vështirë sidomos në ato vende që janë ende të varfra.

Familjet, miqtë, varen prej jush, kur ju keni arritur një pozitë, kështu që është e qartë se ne kërkojmë diçka që ne vetë kemi marrë prej qindra vitesh dhe ne po ia kërkojmë këtë Shqipërisë dhe e presim që shqiptarët, partia që aktualisht po qeveris, opozita, dhe padyshim gjërat do të ndryshojnë në të ardhmen dhe do të jetë e kundërta.

Ne po u kërkojmë palëve të bëjnë përpjekje serioze në këtë fushë dhe sigurisht që ne do të vazhdojmë të mbështesim luftën kundër trafikut të drogës, kundër pastrimit të parave.

Të gjitha këto janë çështje me shumë rëndësi të cilat në fund mund të zgjidhen vetëm prej shqiptarëve, ne nuk duam të imponojmë një regjim kolonial. sn

Në Shqipërinë e sotme edhe një klip muzikor mund të jetë provë e një krimi- Nga ALBA KEPI

Në Shqipërinë e sotme, edhe një klip muzikor mund të jetë provë e një krimi. Mjafton të kesh guximin ta shohësh!
.
Showbizz-i shqiptar si lavatriçe pushteti: Kur qeveria promovon artin e parasë së pistë.
.
Në një Shqipëri ku politika kontrollon gjithçka, përfshirë median, drejtësinë dhe vetë narrativën e suksesit, showbizz-i është kthyer në fasadën më të ndritur të një realiteti të kalbur. Pas luksit të klipave muzikorë, makinave superluksoze, klikimeve të blera dhe koncerteve “popullore”, fshihet një industri e tërë – e ngritur, ushqyer dhe mbrojtur nga pushteti politik për të larë paratë e pista të krimit dhe për të pastruar fytyrën e vet publike.
.
Këtu nuk jemi më përballë një fenomeni kulturor. Jemi përballë një skeme të mirëorganizuar të pastrimit të parasë dhe të kapjes së kulturës për qëllime politike dhe kriminale. Dhe kjo nuk ndodh në errësirë – ndodh në skenat e hapura, me ndriçim televiziv dhe mbështetje institucionale, ku qeveria bëhet sponsor i parë i këtij deformimi.
.
Artistë që nuk prodhojnë art, por iluzione me burim kriminal.
.
Në asnjë vend tjetër në rajon nuk sheh kaq shumë artistë të pasur me kaq pak krijimtari, show bizz kaq luksoz pa njê treg. Këngëtarë pa koncert, pa album, pa turne e pa kontrata ndërkombëtare, jetojnë në luks më të madh se çdo biznesmen i ndershëm.
.
Pse? Sepse në Shqipëri suksesi nuk matet me vlerë, por me lidhje: me lidhjet që kanë me rrjetet kriminale që i financojnë dhe me pushtetin që i mbron.
.
Klipet xhirohen në Dubai, Mykonos vende luksi, me skena milionere.
.
Klikimet në YouTube janë të blera në paketë. Koncertet janë “popullore”, por buxhetet e tyre janë oligarkike. Sponsorizimet vijnë nga kompani ndërtimi, kazino, kompani të huaja fiktive – të gjitha pjesë e të njëjtit zinxhir që përdor artin si kamuflazh për para të pista.
.
Ajo që e bën këtë fenomen më të rrezikshëm është bashkëpunimi aktiv i qeverisë me këtë sistem. Në vend të ndjekjes penale, kemi promovim institucional. Në vend të transparencës, kemi mbulim propagandistik. Artistët e financuar nga para të dyshimta shfaqen krah ministrave, përdoren në spotet qeveritare për turizmin, integrimin dhe fushatat elektorale.
.
Në shumë raste, pushteti lokal shpenzon dhjetëra mijëra euro për “koncerte verore” që në realitet janë fatura të mbushura për të pastruar fonde të paligjshme. Askush nuk kërkon llogari. Bashkitë, ministritë dhe institucionet publike janë kthyer në urat e pastrimit financiar, jo në mekanizma mbikëqyrës të kulturës.
.
Ndërkohë, vetë politikanët – nga kryeministri te kryetarët e bashkive – nuk e fshehin pëlqimin për këtë spektakël artificial. Ata janë të lumtur të pozojnë me artistë që ndihmojnë në shpërqendrimin e opinionit publik nga kriza ekonomike, papunësia, ikja e të rinjve dhe korrupsioni që po fundos vendin
.
Media e kapur, drejtësia e verbër
.
Për të plotësuar këtë cikël të shëmtuar, media shqiptare – pjesërisht e blerë, pjesërisht e frikësuar – shërben si makinë amplifikimi. Portale të mbushura me lajme për klipet, klikimet dhe skandalet e fabrikuara për të ruajtur imazhin, e kanë zëvendësuar gazetarinë me reklamën. Gazetarët e pavarur që pyesin për burimin e këtyre parave – bllokohen, anashkalohen ose margjinalizohen.
.
Ndërsa drejtësia – që duhej të hetonte lidhjet mes artit dhe krimit – nuk ka ngritur asnjë aktakuzë serioze për pastrim parash në industrinë e argëtimit, pavarësisht të dhënave publike dhe dukshmërisë ekstreme të fenomenit. SPAK hesht. Tatimet nuk lëvizin. Asnjë kontroll financiar ndaj kompanive që xhirojnë miliona euro në klipe, por nuk deklarojnë asnjë punonjës apo të ardhur.
.
Kultura është peng i krimit!
.
Ky nuk është më vetëm problem penal. Ky është problemi themelor i shoqërisë shqiptare sot: kultura është zëvendësuar me fasadë. Vlera është zëvendësuar me llum.
.
Kënga është zëvendësuar me banalitet. Dhe arti është kthyer në mjet manipulimi kolektiv, i dizajnuar për të larguar vëmendjen nga realiteti i trishtë dhe për të zbukuruar një pushtet që qeveris përmes spektaklit.
.
Kur qeveria mbështet artistë që nuk prodhojnë art, por thjesht konsumojnë para, ajo nuk mbështet kulturën – ajo mbështet mashtrimin.
.
Dhe kur nuk kontrollon burimin e këtyre fondeve, ajo nuk është thjesht e pakujdesshme – ajo është bashkëfajtore.
.
🔴Shqipëria nuk është skenë muzikore për krimin!
.
Nëse nuk ndalet ky deformim, në pak vite nuk do të kemi më art – por vetëm show politik të financuar nga para të pista. Nuk do të kemi më artistë – por figurina propagandistike që flasin sipas skenarit të partisë. Dhe nuk do të kemi më kulturë – por një spektakël të rrezikshëm të kalbëzimit shoqëror.
.
Prandaj, nuk është më çështje arti – është çështje drejtësie dhe politike.
.
Sepse në Shqipërinë e sotme, edhe një klip muzikor mund të jetë provë e një krimi. Mjafton të kesh guximin ta shohësh!

Trumpi dhe Osmani flasin për kërcënime nga Serbia, Qeveria hesht

Sandra Cvetkoviq

Derisa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se ka “informacione të besueshme” se presidenti amerikan, Donald Trump, “ka parandaluar së voni” një përshkallëzim të mundshëm të situatës së sigurisë nga Serbia në Kosovë, Qeveria në detyrë e Kosovës nuk komenton.

Pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se për çfarë lloj përshkallëzimi të situatës bëhej fjalë, çfarë rreziku specifik për sigurinë ekzistonte dhe kur, nuk iu përgjigj as Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës.

Beogradi, në anën tjetër, thotë se presidentja Osmani po e akuzon rrejshëm Serbinë.

Pretendimet e fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, se ka parandaluar një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë, kanë tërhequr vëmendje, por edhe kanë krijuar konfuzion, pasi në opinionin publik mungojnë detaje – të tilla si periudha kohore në të cilën ka mundur të ndodhte një përshkallëzim i tillë.

Duke folur më 10 korrik në një ligjëratë në Uashington, presidentja Osmani tha se kjo deklaratë e presidentit Trump, qartazi, u referohet “javëve të fundit” dhe se bëhet fjalë “për zhvillime shumë, shumë të vona”.

Jeta Loshaj, studiuese në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, vlerëson se ekziston një kërcënim real nga Serbia, sidomos në formën e operacioneve speciale dhe kërcënimeve hibride të sigurisë.

Ajo thotë për Radion Evropa e Lirë se deklarata e fundit e presidentes Osmani në lidhje me sulmin e mundshëm nga Serbia, vetëm se konfirmon shqetësimet e hershme që kanë ekzistuar – kryesisht brenda qarqeve të ekspertëve – bazuar në retorikën e zyrtarëve serbë, përfshirë edhe vetë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Megjithatë, për Loshajn është “e habitshme” që presidenti amerikan flet hapur për parandalimin e planeve të Serbisë për të sulmuar Kosovën – veprim që në praktikë do të përkthehej sulm ndaj NATO-s – ndërkohë që aleanca ushtarake nuk ka dalë me asnjë reagim zyrtar.

Dushan Janjiq, nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd, thotë se deklarata e presidentes së Kosovës se ka pasur një kërcënim sigurie nga Serbia në javët e fundit, është “joserioze”.

Ai beson se deklarata e Trumpit për këtë çështje i referohej Marrëveshjes së Uashingtonit midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, e arritur në vitin 2020, gjatë mandatit të tij të parë presidencial.

Çfarë tha Trump?

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shkroi në rrjetin Social Truth më 15 qershor se gjatë mandatit të tij të parë presidencial, Kosova dhe Serbia po “shkonin drejt një konflikti serioz” dhe se lufta ishte në prag të shpërthimit, por se ai e ndaloi atë.

Ai e akuzoi pasardhësin e tij të atëhershëm, ish-presidentin Joe Biden, se “ka dëmtuar perspektivën afatgjate me disa vendime shumë të pakuptimta”, por se ai “do ta rregullojë sërish”.

“Gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova po luftonin ashpër, siç kishin bërë për dekada të tëra, dhe ky konflikt i gjatë kërcënonte të përshkallëzohej në luftë. Unë e ndalova atë”, shkroi Trump.

Pastaj, në një konferencë për mediat në Shtëpinë e Bardhë më 29 qershor, ai tha se, në muajt e fundit, SHBA-ja ka ndaluar ose parandaluar konflikte midis disa palëve, përfshirë Serbinë dhe Kosovën.

“Serbia, e dini, po përgatitej për luftë, me një grup që as nuk do ta përmend, sepse nuk ndodhi. Ne arritëm ta parandalonim, por kam një mik në Serbi që tha se do të shkojë përsëri në luftë. Nuk do të them se është Kosova, por është Kosova. Ata po përgatiteshin për një luftë serioze, ne e parandaluam. E parandaluam për tregti. Ata donin të tregtonin me Shtetet e Bashkuara. Unë thashë: ne nuk tregtojmë me ata që luftojnë”, tha Trump.

Pastaj, më 9 korrik, ai përsëriti se e kishte ndaluar luftën në rajon, duke kërcënuar se do ta pezullonte tregtinë.

“Kam arritur të zgjidh shumë situata, si ajo me Indinë dhe Pakistanin, Kosovën dhe Serbinë. Thashë: a do të luftoni? Ne nuk do të bëjmë tregti. Dhe, duket se kjo ka qenë mjaft e suksesshme”, tha Trump.

Këto deklarata vijnë në një kohë kur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë mbeten të larta, sidomos në veri të Kosovës, ku shumica e popullsisë është serbe.

Përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës kulmoi në shtator të vitit 2023 kur një grup i armatosur serbësh, i udhëhequr nga Millan Radoiçiq – ish-nënkryetar i Listës Serbe – sulmoi Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë dhe vrau një rreshter policie.

Kosova e përshkroi sulmin si terrorist dhe e akuzoi Serbinë se qëndron pas tij – gjë të cilën Beogradi zyrtar e mohoi.

Osmani e përmendi këtë sulm në Uashington, duke thënë se ngjarjet e tilla konfirmojnë se ekziston një rrezik real për incidente të ngjashme në të ardhmen, prandaj, tha ajo, është e rëndësishme që të ketë jo vetëm frenim ushtarak, por edhe politik të Serbisë nga planet e tilla.

Loshaj: Konfliktet nuk mund të përjashtohen plotësisht

Loshaj deklaron se hulumtimet e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë – si ai për rritjen e forcave të operacioneve speciale në Serbi dhe mënyrën se si Kosova trajtohet në doktrinën serbe të sigurisë – tregojnë për shqetësime serioze në lidhje me sigurinë e Kosovës, por thekson se, megjithatë, ekzistojnë edhe disa kufizime.

“Kur vlerësohet gatishmëria aktuale e Serbisë për të nisur një sulm më të gjerë dhe konvencional ndaj Kosovës, duhen marrë në konsideratë edhe kufizimet. Për aq kohë sa Kosova është nën mbrojtjen e NATO-s, e cila ka një mandat për misionin e KFOR-it nga Kombet e Bashkuara, çdo lëvizje drejt një sulmi konvencional do të mbartte një rrezik të lartë për Serbinë. Pavarësisht kësaj, Këshilli i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së lëshoi një paralajmërim në shtator të vitit 2023 për një grumbullim të forcave ushtarake të Serbisë në kufirin me Kosovën, duke na kujtuar se skenarë të tillë nuk mund të përjashtohen plotësisht”, thotë Loshaj.

Ajo thekson, gjithashtu, se paqja në rajonin e Ballkanit Perëndimor është e brishtë dhe se kërkon vigjilencë dhe angazhim të vazhdueshëm nga NATO-ja dhe SHBA-ja.

Janjiq: Forcat serbe të sigurisë nuk merren me Kosovën prej muajsh

Janjiq thotë se publiku nuk është në dijeni të një tentative të re sulmi, të organizuar ndaj Kosovës, dhe se presidenti i SHBA-së, Trump, nuk kishte asgjë për të parandaluar.

“Qartazi, Vjosa Osmani nuk ndjek me vëmendje atë që po ndodh në Serbi. Këtu, me muaj, ushtria, forcat paraushtarake dhe madje edhe policia merren me gjëra të tjera, e jo me Kosovën. Kështu që kjo është një politikë joserioze, një përpjekje për t’i bërë përshtypje Trumpit dhe ambicies së tij për Çmimin Nobel për Paqe, por kjo nuk përputhet me faktet”, thotë Janjiq.

Qysh në nëntor të vitit të kaluar, në Serbi janë duke u organizuar protesta, që kërkojnë llogari për shembjen e një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, ku mbetën të vrarë 16 persona.

Në fillim të korrikut, në rrjetet sociale u shfaqën disa fotografi me përshkrimin se anëtarët e grupit të armatosur nga Banjska, gjenden pranë Presidencës së Serbisë për të mbrojtur një grup studentësh që i kundërshton protestat, e që mbështeten edhe nga presidenti Aleksandar Vuçiq.

Duke përdorur mjetet e njohjes së fytyrës, Radio Evropa e Lirë arriti të përcaktonte se grupi përfshinte Vlladimir Vuçetiqin, nga Mitrovica e Veriut, i cili është një nga 45 personat e akuzuar për kryerjen e sulmit në Banjskë.

Reagimet nga Beogradi

Radio Evropa e Lirë kërkoi nga Presidenca e Serbisë të komentonte deklaratat e presidentes së Kosovës, në lidhje me planet e Beogradit për të sulmuar Kosovën gjatë disa javëve të fundit, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha përmes një deklarate se Osmanit “i janë errësuar sytë”, për shkak të krizës së brendshme politike dhe pamundësisë për të formuar institucionet e reja pas zgjedhjeve të shkurtit.

Sipas tij, Osmani e akuzoi rrejshëm Beogradin për “planet e veta të dhunshme” dhe politikanët nga Prishtina “gënjejnë hapur”.

“Ne po e ruajmë paqen e brishtë në veri të Kosovës dhe Metohisë vetëm falë politikës së mençur dhe të matur të presidentit Vuçiq dhe përgjegjësisë së treguar nga populli serb në Kosovë dhe Metohi”, thuhet në deklaratën e tij.

Përgatiti: Valona Tela

Po bëhemi popull i  palumtur, se lumturinë tonë po e vjedhin hajdutët e politikës!? Nga Skënder MULLIQI

Koment
 Vërtetë ngjarjet e fundit në Kuvendin e Kosovës kan shfaqur të gjitha  dobësitë tona  për shtet, duke shtruar pyetjën logjike  se çfarë njerëzish jemi? Sikur nuk jemi të interesuar të shohim së çfarë shtrihet tutje përtej së nesërmes .Ne duhet të bëhëm bashkë ne telashe , e shpesh na pelqën të mos jemi bashkë.Sikur këtyre njerëzve të politikë të pas luftës ,  nuk u interesoj asgjë pos vetës.Nuk u ndien të shqetësuar fare së si do të jetë fati I shtetit dhe fati I kombit.Po të kthehet vendi përmbys  nuk po merzitën!Ata kan frikë nga ndryshimet sepse ato ju sjellin dëm.Ata po tallën më veprat fisnike të kombit të brezave të tërë .E keqja , mizorja , e palevizshmja , e fshehura , manipulimi, keqepërdorimi ,të gjitha janë midis tyre.Dhe , ky llojë I njerëzve nuk I përkasin askujt veq vetës.Dhe , nuk është qudi së për këto vite shumica kan mbetur të varfër, ku thuhet së ekziston një shifer, se 25 përqind jetojnë skajshmërishtë dobët.Po bëhëmi popull i  pa lumtur, së lumturinë tonë po e vjedhin hajdutët e politikës.Po e humbasim fytyrën tonë më ka krejt para botës së civilizuar. Valet e historisë po thyhen mbi ne.Nuk po jemi  në gjendje të krijojmë virtyte nga fatkeqësia, nuk po bëhemi të zgjuar për sfida , apo më mirë më thënë kuvendarët e pa moral politikë, po na i kthejne proceset mbrapa. Këta po veprojnë si të qmendur?Të pafat?Po tregohen ndër të tjera njerëz të ndërlikuar, në mendje dhe në trup.Historia më e re sikur po bënë shaka me ne , kur kemi rastin historik të dominojmë si komb në Ballkan. Po harrojmë së më çka u përballëm historikisht, më armikun e përhershem serbosllavë në rajon.Po ndalojmë në gjysëm të rrugës , të shtangur.Nuk mund të shkojmë askund me ata që rastisi koha të janë në ballë të politikës për 20 vit.Një lum I cili nuk ka rrjedhë as grykë nuk pihet .Nuk po kthehemi mbrapa për ta kujtuar historinë tonë dhe luftën e fundit çlirimtare ,  e sigurishte se nuk kemi ku të shkojmë përapara.Na po përqmojmë vëllëzerit , po përqmojmë edhe miqët e botës demokratike që na ndihmuan të formojmë shtetin e dytë të shqiptarëve në Ballkan.Dhe, pse nuk bashkohemi se nuk na intereson?Dhe, kur nuk na intereson , japim shëmbullin e keq , të pandërshmërisë tonë.Këto janë marrëzitë tona ?Nuk po përballemi më të vërtetën dhe realitetin.Po jetohet në iluzione se vetvetiu bëhët mirë pa ia ba asnjë trohë hymzetin, se nuk ka kush.Këta kuvendarë duhet të përballen më ligjin, nese vërtetë pretendojmë të jemi shtet I prosperuar, ligjor dhe demkokratik.Është koha e fundit që përgjegjësit për gjendjen e krijuar politike në Kuvendin e Kosovës, të japin llogari.Përndyshe kjo do të bëhët praktikë e keqe për të vazhduar me poshterësitë politike edhe në të ardhmën…

Artikulli i medias izraelite për Arben Anamalin- ‘Vdiq duke shpëtuar dy izraelitë që injoruan paralajmërimin e tij’

Mediat izraelite i kanë dedikuar një shkrim kapitenit Arben Anamali që humbi jetën në liqenin e Shkodrës teksa ndërhyu të shpëtonte dy turistë izraelitë për shkak të rrymave të forta në liqen më herët gjatë javës.

‘The Jerusalem Post’ në një artikull të sajin për këtë ngjarje shkruan se Anamali, kapiten i një anije turistike që operon nga qyteti verior i Shkodrës, kishte dalë në liqen me një grup turistësh, përfshirë shtatë shtetas izraelitë.

“Dy prej tyre, duke injoruar paralajmërimet e tij për rrymat e forta, u hodhën në ujë dhe shpejt u gjendën në rrezik për t’u mbytur. Jelekë shpëtimi, përfshirë edhe atë të Anamalit, u hodhën drejt tyre, por pa rezultat.

Në një përpjekje për t’i afruar më pranë varkës, Anamali u hodh vetë në ujë. Ai arriti t’i ndihmonte izraelitët të hipnin përsëri në anije, përpara se të zhdukej nën ujë.

Pas gati 48 orësh kërkime, trupi i Anamalit u gjet. Besohet se Anamali ka pësuar një arrest kardiak si pasojë e lodhjes së madhe fizike dhe përpjekjes ekstreme pas shpëtimit. Trupi i tij u transferua në spitalin rajonal të Shkodrës për ekzaminime të mëtejshme. Anamali la pas dy fëmijë.

Sipas Albanian Times, Anamali është nderuar pas vdekjes nga qeveria shqiptare si ‘Dëshmor i Kombit,’ një nga nderimet më të larta në Shqipëri për ata që humbin jetën gjatë akteve të guximshme.

Një ceremoni zyrtare përkujtimore pritet të mbahet ditët në vijim”, thuhet në shkrimin e Jerusalem Post. sn

Gazetari Dushi flet për situatën në Theth: Erdha nga Norvegjia për pushime, këtu është kaos nga matrapikët e fadromat

Gazetari Ervin Dushi, i cili ka vizituar Thethin këtë javë për pushime, ka shprehur shqetësimin për gjendjen aktuale në këtë zonë të njohur turistike.

Në një intervistë për Syri TV, me moderatoren Armela Ferko, ai theksoi se kaosi dhe tensionet mes autoriteteve dhe banorëve po e bëjnë të pamundur shijimin e bukurive natyrore të Thethit. Dushi theksoi se turistët janë të pakënaqur dhe se situata është bërë shumë e vështirë për të kaluar dhe pushuar, për shkak të ndërtimit të pandërprerë dhe përplasjeve mes policisë dhe individëve.

Evrin Dushi:

Njeriu vjen në Theth për të kaluar mirë me familjen dhe për t’u qetësuar. Të ndodhur mes eskavatorëve dhe matrapikëve që nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 9 të mbrëmjes është shumë shqetësuese. Të them realitetin, këtu mbizotëron kaosi. Sot pati edhe një përplasje mes policisë dhe një individi, ku u pa edhe polici të armatosur rëndë. Jo vetëm unë, por të gjithë turistët po e përjetojnë këtë situatë të pakëndshme. Gjithandej është bërë shumë e vështirë të kalosh dhe të pushosh, dhe është krijuar një situatë ku asnjë turist nuk po e shijon Thethin në këto momente. Pikërisht kjo është ajo që nuk e dëshiruam këtë javë. Populli i Thethit e priste këtë kaos, por jo tani, deri në shtator. Ata në shtator do të bashkëpunonin me shtetin dhe do t’i prisnin vetë. Janë të shumtë ata që po bashkëpunojnë, nuk janë të paktë. Nëse kjo do të ishte ndodhur pas sezonit, nuk do të kishte absolutisht asnjë lloj përplasjeje. sn

‘Rama na tha: Kthejini djemtë, ndërtoni!’- Berisha ndan videon e banores në Theth: Mu thafshin duart për atë votë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar në Facebook një video ku një banore nga Thethi shpreh shqetësimet e thella për aksionin e qeverisë Rama që po prish ndërtimet në zonë , ndërtime që vetë qeveria i kishte nxitur qytetarët të bënin me premtimin se do të legalizoheshin.

Në video, banorja rrëfen:
“Erdhi Edi Rama aty dhe tha, o Zef Bari, mblidhi djemtë ku i ke e ku si ke e mi sill në Shqipëri dhe lanë të gjithë emigracioni dhe vijnë të investojnë në Shqipëri këtu në Theth.

Erdhi djali, më nisi e ndërtoi dhe kur ka ardhur policia atë ditë unë kam ngelur pa mend, i thashë po mua më ka thënë Edi Rama.
Më tha ti ke ndërtuar pa leje, i thashë kam ndërtuar në tokën time dhe në token e katragjyshit të burrit tim, as kam ndërtuar tek Rana e Hedhurn, as kam ndërtuar trotuareve të Tiranës.

Vetë shteti na ka thënë ndërtoni e jetoni, ku është shpresa e të rinjve sot, ku është Edi Rama.
Kam marrë pasaportizimin këtë vit nga Tirana e kam sjellë në Theth, dhe i kam dhënë votën Edi Ramës, mu thafshin 2 duart që e kam futur atë votë në atë vend.

Si më ja dhënë votën atij, shiko çfarë më bëri, edhe 3 shtëpi të tjera më ka prishur djalit tjetër atje lart.
4 shtëpi më kanë prishur.”

Berisha e shoqëroi videon me përshkrimin: “Ftesa e të pabesit! Dëgjojeni vetë.”

Postimi i Berishës:


Send this to a friend