Dikur Komuniteti Shqiptaro-Amerikan ishte shembulli i veprimit dhe ndërgjegjesimit kombëtar!
Dikur Komuniteti Shqiptaro-Amerikan zjente nga veprimtaritë në të mirë të çështjes shqiptare.
Dikur Komuniteti Shqiptaro-Amerikan ishte i pari që sensibilizonte administratën Amerikane për çfarë ndodhte nën pushtimin serb në Kosovë.
Dikur Komuniteti Shqiptaro-Amerikan, në qershorin e vitit 1988, me në krye Joe DioGuardi ishte pjesmarrës nëpër tubimet masive të Shqiptaro-Amerikanëve në të gjithë SHBA, përpara Kombeve të Bashkuara në New York, në Washington DC përpara Shtëpisë të Bardhë dhe Kapitol, për të dëshmuar terrorin e shqiptarëve të Kosovës nën makinerinë e shtetit milosheviçian!
Mendoni, ishte viti 1988.
30 vjet më parë, pa u rrëzuar ende Muri i Berlinit, Komuniteti Shqiptaro-Amerikan kishte një ndërgjegjësim që të mbushte me krenari!
Komuniteti Shqiptaro-Amerikan e bëri të njohur Kosovën e panjohur në SHBA dhe ndikoi që administratat e SHBA dhe gjithë Presidentët e SHBA prej George Bush Senior të kthenin sytë nga çështja shqiptare, si çështje që lidhet jo vetëm me intersat Amerikane por edhe me parimet dhe vlerat e lirisë!
Komuniteti Shqiptaro-Amerikan ndikoi që Atij të cilit i ndrin sot shpirti në Parajsë, Presidenti George W.Bush Senior t’i bënte kriminelit Milosheviç, flakëvënësit të Ballkanit, Paralajmërimin e Krishtlindjeve!
Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane, pjesë e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan e krijuar më 1989, sponsorizoi në Kongresin Amerikan Seancën e parë dëgjimore dhe historike të të Drejtave të Njeriut të shkelura në Kosovë nga Serbia, që u shoqërua me një drekë historike në Sheraton Hotel në NYC ku morën pjesë 2700 Shqiptaro-Amerikanë me sloganin “Liri dhe demokraci për Kosovën!”
Ish-Kongresmeni DioGuardi, 30 vjet më parë, në vitin 1990 bashkë me Kongresmenin Tom Lantosh vizituan Kosovën dhe e denoncuan terrorin e ushtruar si një Geto të Milosheviçit të kohëve moderne alla “Warsaw Ghetto” .
Komuniteti Shqiptaro-Amerikan, me emra të ndritur sollën në Washington DC gjithë elitën politike të trevave shqiptare, duke filluar prej Ibrahim Rugovës e me rradhë, po ashtu i çuan në Kosovë emrat më të spikatur të politikës Amerikane në Kongres dhe Senat si Bob Doll, John McCain, Joe Biden etj etj etj.
Prej rrëzimit të diktaturës në Shqipëri deri tek çlirimi i Kosovës, deri tek ndalja e segregacionit maqedono-sllav dhe Marrëveshja e Ohrit 2001 në Maqedoni, gjithçka që lidhet me lirinë dhe paqen afatgjatë në rajon dhe më gjatë, e ka burimin në SHBA, tek Komuniteti Shqiptaro-Amerikan!
Vdekja e Rugovës pati ndikim negativ në arritjet e SHBA dhe Perëndimit në Kosovë.
Pas shpalljes të pavarësisë më 2008, Kosova rezulton në stanjacion për shkak të lidërshipit, Hashim Thaçit, ose Gjarpërit, i përlyer me krime.
Në Shqipëri, po ashtu sistemi demokratik rezulton i kapur, kryeministri aktual Edi Rama ka uzurpuar të gjitha pushtetet, tani është duke shëtitur nga Washington DC në Moskë si kreu i OSBE-së, duke uzurpuar edhe rolin e Ministrit të Jashtëm të Republikës të Shqipërisë.
Ndërsa Komuniteti Shqiptaro-Amerikan fle.
Kur i del gjumi, Komuniteti Shqiptaro-Amerikan, nis e organizon gala qejfi alla Hollywood, ku ndan tituj e grada, sikur punët e shqiptarëve në Ballkan të shkojnë fjollë dhe Komunitetit Shqiptaro Amerikan tani i ka mbetur që të shpërndajë trofetë e fitores. Merreni me mend, nuk ka mbetur asnjë prej letargjikëve pa u dekoruar si “Nderi i Kombit”!
Ndërsa Joe Dioguardi, ai që është vërtetë Nderi i Kombit jo.
Nderi i Kombit ka qenë edhe Komuniteti Shqiptaro-Amerikan deri sa luajti rolin që i takonte!
Tani Komuniteti Shqiptaro-Amerikan është duke luajtur rol shumë negativ! Sepse nuk po vepron fare! Indiferenca, injorimi apo heshtja janë po aq të dënueshme sa ata që po i lënë shqiptarët në kaos, pa shtete të së drejtës, nën diktaturën e varfërisë dhe po i detyron që si zgjidhje të shohin vetëm ikjen nga Atdheu në emigracion.
****
Në Ballkan Shqiptarët nuk janë pushtues;
në Ballkan Shqiptarët nuk janë agresivë;
në Ballkan Shqiptarët nuk kërkojnë territoret e tyre që tashmë i ka shteti serb, sipas epikës historike shqiptare ku thuhet se Kosova fillon prej “Mollës së Kuqe”, në Nishin e sotshëm-
apo në Greqi, kur më tepër se një shekull më parë, Selaniku ishte pjesë e Shqipërisë;
në Ballkan shqiptarët të ndarë në gjashtë shtete, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Serbi, Greqi
kërkojnë vetëm një gjë:
të jetojnë si popull i barabartë mes të barabartëve, në familjen e popujve europianë, të integruar në BE dhe NATO!
Në Ballkan Kombi Shqiptar është faktor paqeje, ndërsa Perëndimi ka një qasje aspak koherente me veprimet e veta, që kur ndërhynë në Kosovë prej 1999 deri në 2008 dhe Maqedoni, në 2001.
Serbia nga ana e vet, me oreksin mitoman për copëtim të Kosovës, ka organizuar diplomacinë serbe me apetitet e Milosheviçit dhe me aleatët e saj tradicionalë, duke iu kundërvënë vendimeve dhe angazhimeve të Perëndimit, SHBA, NATO, BE për çka kanë vendosur në Kosovë. Serbia e ka kthyer dialogun në farsë, pasi lobon për anullimin e njohjeve të shtetit të Kosovës. Por e keqja është se në krahun e vet ka dy liderë të komprometuar sikur janë Hashim Thaçi dhe Edi Rama, të cilët për të qendruar në pushtet, përdorin të gjitha mjetet dhe janë të gatshëm ta kthejnë Ballkanin rishtas në “fuçi Baroti”.
Megjithëse këtë skenar makabër serb e kuptojnë edhe fëmijët në barkun e nënave, Komuniteti Shqiptaro-Amerikan që merr atribute lidërshipi, bën ahengje dhe nuk do që t’ia dijë për rrezikun që i kanoset sot Ballkanit!
Komuniteti Shqiptaro-Amerikan nuk proteston kur në Washongton DC vjen Edi Rama, me kostumin e vjedhur të Ministrit të Jashtëm të Republikës të Shqipërisë!
Komuniteti Shqiptaro-Amerikan nuk proteston ndërsa Edi Rama pritet nga Sekretari i Shtetit i Shtetit i SHBA dhe kur kthehet në Shqipëri thotë, “unë e kam mik Vangush Dakon dhe nuk më bëhet vonë se DASH, Ministria që drejton mikpritësi i tij Mike Pompeo e ka shpallur non grata familjarisht.
E pra kjo nuk është fytyra liridashëse e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në SHBA!
Kjo nuk është fytyra e bukur që ka patur Komuniteti Shqiptaro-Amerikan që ne e njohim prej të paktën 30 vitesh.
Kombi shqiptar ka nevojë të përhershme që Komuniteti Shqiptaro-Amerikan të jetë në avantguardë për të ruajtur dhe mbrojtur integritetin territorial dhe sistemin demokratik në Shqipëri që rezulton i kapur, në Kosovë që sot të ngjall shpresë por i rrezikuar dhe në Maqedoni që rrezikon inercinë duke patur model Shqipërinë dhe Kosovën.
Komuniteti Shqiptaro-Amerikan duhet të zgjohet dhe të marri rolin që ka patur, duke e perfeksionuar atë rol!
Shqiptarët nuk janë kot populli më amerikandashës në botë!
Sepse duan lirinë dhe demokracinë e vërtetë!
Po në Ballkan, historia ka treguar se ka zjarrvënës, lirivrasës dhe demokracivrasës!
Ç’tê flet njeriu më tepër. Ashtu ishte dhe ashtu është. Pas sukseseve të arritura aq me mund, njeriu nuk duhet të vetëkënaqet. Liria do kujdes permanent për të qëndruar si e tillë.
Po ashtu është.
Nuk mendoj se vjen nga vetekenaqësia. Se nuk ka arsye per vetekenaqesi.
Nese Shqiperia dhe Kosova do te kishin nje demokraci te konsoliduar me lidere te pergjegjshem, absolutisht jo te ngjashem me edi ramen dhe hashim thaçin, mund te vetekenaqeshin, por me keta lidere duhej te ishin ne alarm.
Ju flm
Elida Buçpapaj
Po zonja Elida, por, për të vepruar, duhen mjete financiare të cilat duhët të grumbullohën.
Vërtetë në këtë moment shqiptarët jo që kanë rënë gjumë por, disi sikur janë pajtuar më fatin në shtetët e tyra, Shqipëri e Kosivë anipse, gjendja është shumë shumë e rëndë dhë e padurueshme në aspektin social, demokratik dhë shtetëror.
Ka marrë fuqi filozofia e hajnisé dhé abuzimit në të gjitha segmentët. Korrupcion, nepotizëm dhë shkelje e tę drejtave të njeriut té atyre qé nuk janë në lidhje më pushtetin të cilat reflektohën në dallime në të qytetarit të dorës së parë e të dytë.
Më Ramën në Tiranë e thaqin në Prishtinë, Serbinë e kemi të avansuar karshi té dy shtetëve e posaqërishtë Kosova e kërcënuar nga coptimi né përkrahje të këtyre tę dyve.
Ju a patët në Shqipëri nji Esat Pashë Toptan, tani edhe ne e kemi në Kosovë. Kur të vdesin qëvtë dytë, do ti varrosin krah Esat Pashës dhë, kur atije Serbia i shpallë tri ditë zie, për këta të dy i duhen gjashtë ditë. Ja ku jemi katandisur si komb.
Të përgëzojë për artikullin në përkrahje të Lobit Shqiptar në SHBA.
Une, më 19 të e léshova nji artikull shumë të shkurtë në bazë të asajë së qka ka bérë Lobi Shqiptar sepse, do të hotohet libri mbi veprimtarinë historike në shërbim të kauzës shqiptare më theks të veqant të asajë Kosovare nën lakun e Millosheviqit.
Përshendetje, Hafiz Shala anëtar i Bordit té LQSHA.
Mik i nderuar Hafiz Shala,
Ju flm shumë për komentin.
Ndaj te njejtin qendrim me ju.
Mendoj, se ka ardhur momenti me u zgju, sepse kjo letargji bie ndesh me interesin kombetar.
Ju lutem na e percillni komentin tuaj qe ta botojme.
Me respekt e nderim per gjithe bordin e AACL me ne krye Joe dhe Shirley.
Respekte
Elida
… vetem le mos te harrojme … ky eshte komuniteti shqiptaro-amerikane i pas viteve 90-te … komuniteti i vjeter shqiptaro-amerikane, ai i pararenjes te komunizmit, eshte shuar me kohe…
Jo Idriz, jane te njejtet njerez.
Ju pershendes
Elida
Komuniteti I vjeter nuk asht shue dhe ka ba ma shum se te gjithe keta qe flasin sote me perjashtimin e Joe Dioguardit .
Po keni shumë të drejtë Mik i nderuar Esad A Rizai.
Me nderim
Elida Buçpapaj
Komuniteti shqiptaro amerikan nuk asht i njëjti Zoja Elida.Sot në ‘të bajnë pjesë komunistët dhe ish sigurimsat që janë teasferue në USA kto 30 vjetët e fundit.E ka ndryshue edhe lidershipi amerikan.Unë të falënderoj për punën që ban ti e Z.Skënder nëpërmjet VOAL në zgjimin e ndërgjegjes kombtare.
Keni shume te drejte por aspak te etiketoni emra te pervetshem. Dhe sa per dijeni Edi Rama eshte minister i puneve te jashtme. Ai picirruku eshte i komanduar.
Komunitete shqiptare neper bote nuk ´çohen’ per kauzat e ishkomunisteve qofshin pseudo te djathte a pseudotemajte , po qe te gjithe jane ´enverista ´ ne stilin e tyre te qeverisjes edhe ne adresimin e tyre per ceshtjet kombtare.
Ata çohen cdo here kur eshte nevoja per te perkrah patriotet adhedashes sic u pa ne rastin e fitores se VV ku diaspora u mobilizue! Po jo per atdheshitesit!