VOAL

VOAL

Kohë me shpresë Nga Parid Turdiu

September 8, 2021

Komentet

E ARDHMJA E KOMBIT ËSHTË NË DUAR TË RINISË SHQIPTARE – RINIA  PO KTHEHET NË SKENËN POLITIKE – Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë- Rinia e Kosovës përballë një momenti vendimtar- Nga Frank Shkreli

 

 Nga protestat e ditëve të fundit të rinisë shqiptare në Tiranë dhe në Shkup, kohët e fundit, po vihet re një zgjim i ri qytetar, anë e mbanë trojeve shqiptare, sidomos në radhët e rinisë shqiptare. Edhe rinia e Kosovës gjëndet këto ditë përballë një momenti vendimtar — Zgjedhjet e 7 qershorit zhvillohen në një kohë kur rinia shqiptare në rajon po dëshmon një aktivizim të ri qytetar. Protestat e fundit të të rinjve në Tiranë dhe Shkup kanë treguar se brezi i ri nuk është më i gatshëm të qëndrojë indiferent përballë çështjeve që prekin të ardhmen e tij. Në Tiranë, të rinjtë janë bërë pjesë e lëvizjeve qytetare dhe protestave për kauza publike e politike — ndërsa në Shkup mijëra studentë shqiptarë dolën, më heret,  në mbrojtje të së drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe në provimet shtetërore, duke e kthyer çështjen në një debat të gjerë shoqëror dhe kombëtar.

Këto zhvillime përçojnë një mesazh të qartë se rinia shqiptare nuk kërkon më vetëm të dëgjohet, por edhe të ndikojë. Ajo po refuzon rolin e spektatorit dhe po kërkon të jetë pjesë e vendim-marrjes, për çeshtjet që prekin të ardhmen e tyre. Pikërisht, për këtë arsye, zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë përbëjnë një provë të rëndësishme për vetëdijen politike të brezit të ri në atë vend. Prandaj, nëse protestat e rinisë në Tiranë dhe në Shkup janë shënja serioze e një zgjimi të ri qytetar e rinor ndër shqiptarët, atëherë 7 qershori mund të jetë dita kur ky zë do të dëgjohet fuqishëm edhe në kutitë e votimit të Kosovës këtë të dielë. Jo vetëm për të zgjedhur qeverinë e ardhshme, por edhe për të përcaktuar përparsitë e dekadës së ardhshme dhe përtej, për shqiptarët në Ballkanin Perëndimor.  Sepse, në fund të fundit, e ardhmja e Kosovës dhe e gjithë trojeve shqiptare do varet gjithnjë e më shumë nga brezi që sot kërkon, jo thjesht, të përfaqësohet, por të marrë pjesë drejtpërdrejt edhe në formësimin e saj. Protestat dhe reagimet publike janë mjetet të fuqishme demokratike, por ndryshimi rrënjësor dhe afatgjat, që sot kërkojnë shqiptarët, nevojit pjesëmarrje të drejtpërdrejt në proceset politike dhe institucionale. Në ketë mes, vota – VOTA, vërtetë e LIRË — mbetet instrumenti më i fortë për ta shndërruar pakënaqësinë në ndryshim konkret, por pa përjashtuar as protestat, që janë pjesë e demokracisë së mirëfillt dhe e drejtë e qytetarëve.

Përballë sfidave si papunësia, emigrimi, cilësia e arsimit dhe mungesa e mundësive, të rinjtë kanë arsye të mjaftueshme për të kërkuar politika konkrete dhe jo vetëm premtime elektorale. Vota e tyre duhet të jetë një votë e informuar, e bazuar në programe dhe vizione për të ardhmen, e jo në retorikë politike e 22- partive politike që po marrin pjesë në zgjedhjet e 7 qershorit.  Thuhet shpesh se Kosova ka popullsinë më të re në Evropë. Banorët e Kosovës nën moshën 25-vjeçare përbëjnë ende mbi 55-përqind të popullsisë totale, megjithë emigracionin masiv, mbetet një faktor elektoral ky me shumë rëndësi  që mund të vendosë rezultatin përfundimtar në zgjedhje.

Historia politike e shqiptarëve ka treguar se momentet e kthesës dhe ndryshimit të madh kanë ardhur shpesh nga energjia dhe vizioni i brezave të rinj. Pikërisht, për këtë arsye, zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë nuk duhet të shihen vetëm si një garë mes partive politike. Ato janë edhe një provë për aftësinë e sistemit politik që të kuptojë dhe të përfaqësojë kërkesat e një brezi të ri të shqiptarëve që duan një distancim nga politikat e vjetra përçarse dhe nga influencat e ideologjive të huaja — përfshir ato të mbeturinave ish-komuniste në të dy anët e kufirit – fatkeqsisht, ende të gjalla në politikën e hapësirës shqiptare, 35-vjet pas shembjes së Murit të Berlinit.  Ashtu siç ka ndodhur edhe në Shqipëri, nëse partitë politike në Kosovë vazhdojnë të mbështeten te narrativat tradicionale dhe te figurat e konsumuara politike, atëherë edhe ato rrezikojnë të humbasin lidhjet me segmentin më dinamik të shoqërisë shqiptare kudo, përfshir Kosovën.

Mund të themi se lajmi i ditës është se po shohim një gjeneratë shqiptare që nuk mjaftohet me slogane politike por kërkon rezultate konkrete për ndryshim dhe për një jetë më të mirë për të gjithë.  Kemi të bëjmë me një brez rinie që komunikon ndryshe, organizohet ndryshe dhe ushtron presion politik e publik, përmes instrumenteve modernë të komunikimit dhe mobilizimit qytetar.

Shqiptarët sot nuk janë më të izoluar si në komunizëm brenda kufijve artificial shtetëror. Trojet shqiqtare janë sot më të lidhura se kurrë më parë, ndërmjet vetes dhe me botën dhe shumë mirë e informuar. Çdo protestë në Tiranë, ndiqet në Prishtinë, ashtu si edhe çdo debat në Prishtinë ndiqet në Shkup e më gjërë.

Energjia që po shihet sot në rrugët e Tiranës dhe Shkupit më heret, duhet të shndërrohet në një pjesëmarrje demokratike edhe në votimet në Kosovë, pasnesër.

Protesta, si gjithmonë kudo në botë, është një formë e rëndësishme e angazhimit qytetar, por vota kur është e lirë, mbetet instrumenti më i fuqishëm për të sjellë ndryshim. Nëse rinia shqiptare arrin ta bashkojë zërin e protestës me forcën e votës, ajo mund të bëhet faktori më i rëndësishëm në përcaktimin e drejtimit që do të marrë vendi dhe dhe Kombi shqiptar më vitet dhe dekadat e ardhme.

Më 7 qershor, të rinjtë e Kosovës kanë mundësinë të dëshmojnë se janë jo vetëm e ardhmja e vendit, por edhe forca që mund të ndikojë vendimet e së tashmes. Në fund të fundit, një demokraci është aq e fortë sa edhe pjesëmarrja e brezit të ri që do ta trashëgojë atë demokraci. Prandaj, ashtu si edhe rinia që po proteston në Tiranë dhe në Shkup, edhe rinia e Kosovës gjëndet sot përballë një momenti vendimtar, në prak të zgjedhjeve të 7 qershorit. Sepse e ardhmja e Kosovës, si shtet i lirë, i pavarur dhe demokratik por edhe e Shqipërisë dhe gjithë hapësirës shqiptare në Ballkanin Perendimor, do varet gjithnjë e më shumë nga brezi që sot kërkon jo vetëm të përfaqsohet, por edhe të marrë pjesë dejtpërdrejt në formësimin e asaj së ardhme që ky brez kërkon sot për veten, për familjet e tyre dhe për mbarë Kombin.

Frank Shkreli

POPULAR SOVEREIGNTY AS THE FOUNDATION OF CONSTITUTIONAL LEGITIMACY AND THE CONTROL OF POLITICAL REPRESENTATION IN THE REPUBLIC OF KOSOVO- Nga Isuf B.Bajrami

In the light of Abraham Lincoln and the doctrine of constitutional democracy

Abstract

This article addresses popular sovereignty as a fundamental principle of the constitutional order in the Republic of Kosovo and as a structural limitation on the exercise of political power. Drawing on the political philosophy of Abraham Lincoln, the classical doctrine of the social contract, and contemporary principles of constitutionalism, the study argues that sovereignty is not transferred to representative institutions but remains permanently vested in the people as the source of state legitimacy. The article also analyzes the role of the Constitutional Court and the legal limits of political mandate within the constitutional order of Kosovo.

I. Introduction

Popular sovereignty is the fundamental principle upon which every democratic constitutional order is built. It establishes that the source of state authority does not lie in institutions but in citizens as the original holders of political power.¹

In the Western political tradition, Abraham Lincoln articulated this principle in a paradigmatic way in the Gettysburg Address, defining democracy as government “of the people, by the people, for the people.”² This formulation has become a normative reference point of modern democracy.

In the context of the Republic of Kosovo, this principle acquires a direct legal character, as the Constitution places the people as the source of state sovereignty.³

II. Sovereignty as a Constitutional Norm

In modern constitutional theory, sovereignty is not an abstract political concept but a binding legal norm. Hans Kelsen describes the state as a system of hierarchical norms, where the Constitution stands at the top of the legal order.⁴

From this follows that:

institutions are not the source of sovereignty;
they are legal products of it;

and they are limited by the Constitution.

This structure ensures that public power does not become uncontrolled authority.

III. Lincoln and the Nature of Political Mandate

In Lincoln’s philosophy, government is a “public trust” rather than political property.⁵
This implies that its legitimacy depends on the continuous consent of the governed and its service to the public interest.

According to Harry Jaffa, this constitutes the moral foundation of democratic governance, where power is justified only as long as it respects the natural equality of citizens.⁶

IV. The Constitution of Kosovo and the Structure of Sovereignty

The Constitution of the Republic of Kosovo explicitly provides:

“Sovereignty of the Republic of Kosovo derives from the people, belongs to the people and is exercised in accordance with the Constitution.”⁷

This formulation establishes a clear legal structure:

the people as the source;

institutions as the exercisers;

the Constitution as the limit.

This is an expression of the principle of constitutional supremacy.⁸

V. Limits of Political Representation

In constitutional democracy, the representative mandate is limited and does not constitute a transfer of sovereignty.

Ronald Dworkin emphasizes that democracy is not merely majority rule, but a system constrained by constitutional rights and fundamental legal principles.⁹

Therefore:

representatives cannot alter the constitutional structure of the state;

they cannot act beyond delegated competencies;

and they cannot avoid constitutional review.

VI. The Role of the Constitutional Court

The Constitutional Court of the Republic of Kosovo is the ultimate authority for interpreting the Constitution and ensuring the constitutional order.¹⁰

It guarantees:

the supremacy of the Constitution;

control over political power;

and protection of the separation of powers.

This role is essential for the functioning of the rule of law.

VII. Political Context and Challenges of Sovereignty

In Kosovo’s political practice, international dialogue processes and political agreements create tension between:

the need for political compromise;

and the obligation to preserve the constitutional order.

Under international law, no agreement may produce legal effects if it conflicts with the fundamental constitutional norms of the state.¹¹

VIII. Democratic Accountability

Popular sovereignty is realized not only through elections but through continuous control of public power.

Its instruments include:

free elections;

parliamentary oversight;

the constitutional judiciary;

free media;

and civil society.

Bruce Ackerman describes this as a continuous process of constitutional legitimacy.¹²

IX. Theoretical and International Dimension

Modern constitutional doctrine considers popular sovereignty as interdependent with the principle of the rule of law.

The Venice Commission emphasizes that functional democracy requires limiting majority power through constitutional constraints.¹³

Meanwhile, the ICCPR guarantees the right to political participation as a fundamental international right.¹⁴

Conclusion

Popular sovereignty in the Republic of Kosovo is a fundamental constitutional norm rather than merely a political concept. It defines the source of state legitimacy, limits the exercise of power, and ensures democratic control over institutions.

In the spirit of Abraham Lincoln, democracy remains stable only when political power remains connected to the sovereign people and when institutions operate within constitutional limits.

Footnotes:
¹ Hans Kelsen, General Theory of Law and State (Harvard University Press, 1945), 181–196.
Kelsen develops the theory of the state as a hierarchical normative system in which the validity of every legal norm derives from a higher norm, up to the Constitution as the supreme act. This concept shifts sovereignty from political organs to the normative structure of the legal order, establishing the principle of legality as the foundation of the modern state.
² Abraham Lincoln, Gettysburg Address (1863), in Roy P. Basler (ed.), Collected Works of Abraham Lincoln, Vol. VII (1953), 22–23.
The speech represents the clearest articulation of popular sovereignty in the American political tradition, linking the legitimacy of government to the will of the citizens and the principle of political equality. This text is considered a foundation of modern representative democracy.
³ Constitution of the Republic of Kosovo (2008), Article 2.
This article establishes popular sovereignty as the source of state power and sets the principle of its exercise in accordance with the Constitution, thereby creating a model of constitutionally limited sovereignty.
⁴ Hans Kelsen, Pure Theory of Law (1967), 216–224.
In this work, Kelsen develops the “pure theory of law,” according to which the legal system must be analyzed separately from morality and politics. The Constitution represents the final point of legal validity within the normative order.
⁵ Abraham Lincoln, First Inaugural Address (1861).
In this address, Lincoln emphasizes that the unity of the American state is a constitutional and moral obligation, underlining that government is not a temporary political agreement but a binding legal structure for preserving state order.
⁶ Harry V. Jaffa, Crisis of the House Divided (University of Chicago Press, 1959), 308–315.
Jaffa interprets Lincoln as a political thinker who connects the Declaration of Independence with the constitutional order, arguing that the natural equality of human beings is the normative basis of political legitimacy and limitation of power.
⁷ Constitution of Kosovo (2008), Article 2.
The repetition of this article emphasizes its function as a foundational norm of the constitutional order, defining the source of sovereignty and the structure of its institutional exercise.
⁸ Constitution of Kosovo (2008), Article 16.
This article establishes the supremacy of the Constitution over any other legal and institutional act, thereby establishing the principle of normative hierarchy within Kosovo’s legal order.
⁹ Ronald Dworkin, Freedom’s Law: The Moral Reading of the American Constitution (Harvard University Press, 1996), 15–38.
Dworkin develops the concept of moral constitutional interpretation, according to which constitutional rights have normative content that limits majority discretion and ensures the protection of the individual.
¹⁰ Constitution of Kosovo (2008), Article 112.
This article grants the Constitutional Court the competence of final interpretation of the Constitution and the guarantee of constitutional order, establishing it as the supreme interpretative body within the legal system.
¹¹ Vienna Convention on the Law of Treaties (1969), Article 27.
This article provides that states may not invoke internal law to justify failure to perform treaty obligations, reinforcing the principle of pacta sunt servanda in international public law.
¹² Bruce Ackerman, We the People: Foundations (Harvard University Press, 1991).
Ackerman develops the theory of “constitutional moments,” according to which fundamental constitutional changes occur through political mobilization of the people and not solely through ordinary institutional procedures.
¹³ Venice Commission, Rule of Law Checklist (Council of Europe, 2016).
This document sets out core standards of the rule of law, including legality, legal certainty, separation of powers, and judicial review as essential elements of constitutional democracy.
¹⁴ International Covenant on Civil and Political Rights (1966), Article 25.
This article guarantees the right to participate in public affairs, the right to vote, and to be elected under conditions of freedom and equality, forming a universal standard of representative democracy.

The Land of Leka,05.06.2026

SOVRANITETI POPULLOR SI THEMEL I LEGJITIMITETIT KUSHTETUES DHE KONTROLLI I PËRFAQËSIMIT POLITIK NË REPUBLIKËN E KOSOVËS- Nga Isuf B.Bajrami

Në dritën e Abraham Lincoln dhe doktrinës së demokracisë kushtetuese

Abstrakt

Ky artikull trajton sovranitetin popullor si parim themelor të rendit kushtetues në Republikën e Kosovës dhe si kufizim strukturor i ushtrimit të pushtetit politik. Duke u mbështetur në filozofinë politike të Abraham Lincoln, doktrinën klasike të kontratës shoqërore dhe parimet bashkëkohore të kushtetutshmërisë, studimi argumenton se sovraniteti nuk transferohet te institucionet përfaqësuese, por mbetet i përhershëm te populli si burim i legjitimitetit shtetëror. Artikulli analizon gjithashtu rolin e Gjykatës Kushtetuese dhe kufijtë juridikë të mandatit politik në kontekstin e rendit kushtetues të Kosovës.

I. Hyrje

Sovraniteti popullor është parimi themelor mbi të cilin ndërtohet çdo rend demokratik kushtetues. Ai përcakton se burimi i autoritetit shtetëror nuk qëndron te institucionet, por te qytetarët si bartës origjinalë të pushtetit politik.¹

Në traditën e mendimit politik perëndimor, Abraham Lincoln e artikuloi këtë parim në mënyrë paradigmatike në Gettysburg Address, duke e përkufizuar demokracinë si qeverisje “*nga populli, e popullit dhe për popullin*”.² Ky formulim është bërë një referencë normative e demokracisë moderne.

Në kontekstin e Republikës së Kosovës, ky parim merr karakter juridik të drejtpërdrejtë, pasi Kushtetuta e vendit e vendos popullin si burim të sovranitetit shtetëror.³

II. Sovraniteti si normë kushtetuese

Në teorinë kushtetuese moderne, sovraniteti nuk është koncept politik abstrakt, por normë juridike e detyrueshme. Hans Kelsen e përshkruan shtetin si sistem normash të hierarkizuara, ku Kushtetuta qëndron në majë të rendit juridik.⁴

Nga kjo rrjedh se:

institucionet nuk janë burim i sovranitetit;

ato janë produkte të tij juridike;

dhe janë të kufizuara nga Kushtetuta.

Kjo strukturë garanton që pushteti publik të mos shndërrohet në autoritet të pakontrolluar.

III. Lincoln dhe natyra e mandatit politik

Në filozofinë e Lincoln, qeveria është “besim publik” dhe jo pronësi politike.⁵ Kjo nënkupton se legjitimiteti i saj varet nga pëlqimi i vazhdueshëm i qytetarëve dhe nga shërbimi ndaj interesit publik.

Sipas Harry Jaffa, kjo përbën bazën morale të qeverisjes demokratike, ku pushteti është i justifikuar vetëm për aq kohë sa respekton barazinë natyrore të qytetarëve.⁶

IV. Kushtetuta e Kosovës dhe struktura e sovranitetit

Kushtetuta e Republikës së Kosovës përcakton në mënyrë eksplicite:

“Sovraniteti i Republikës së Kosovës buron nga populli, i takon popullit dhe ushtrohet në pajtim me Kushtetutën.”⁷

Ky formulim krijon një strukturë të qartë juridike:

populli si burim;

institucionet si ushtrues;

Kushtetuta si kufi.

Kjo është shprehje e parimit të supremacisë kushtetuese.⁸

V. Kufijtë e përfaqësimit politik

Në demokracinë kushtetuese, mandati përfaqësues është i kufizuar dhe nuk përbën transferim të sovranitetit.

Ronald Dworkin thekson se demokracia nuk është thjesht sundim i shumicës, por sistem i kufizuar nga të drejtat kushtetuese dhe parimet juridike themelore.⁹

Prandaj:

përfaqësuesit nuk mund të ndryshojnë strukturën kushtetuese të shtetit;

nuk mund të veprojnë jashtë kompetencave të deleguara;

dhe nuk mund të shmangin kontrollin kushtetues.

VI. Roli i Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës është autoriteti përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës dhe garantimin e rendit kushtetues.¹⁰

Ajo siguron:

epërsinë e Kushtetutës;

kontrollin e pushtetit politik;

mbrojtjen e ndarjes së pushteteve.

Ky rol është themelor për funksionimin e shtetit të së drejtës.

VII. Konteksti politik dhe sfidat e sovranitetit

Në praktikën politike të Kosovës, proceset e dialogut ndërkombëtar dhe marrëveshjet politike krijojnë tension ndërmjet:

nevojës për kompromis politik;

dhe detyrimit për ruajtje të rendit kushtetues.

Sipas së drejtës ndërkombëtare, asnjë marrëveshje nuk mund të ketë efekt juridik nëse bie ndesh me normat themelore kushtetuese të shtetit.¹¹

VIII. Llogaridhënia demokratike

Sovraniteti popullor nuk realizohet vetëm përmes zgjedhjeve, por përmes kontrollit të vazhdueshëm të pushtetit publik.

Instrumentet e tij janë:

zgjedhjet e lira;

kontrolli parlamentar;

gjyqësori kushtetues;

media e lirë;

dhe shoqëria civile.

Bruce Ackerman e përshkruan këtë si proces të vazhdueshëm kushtetues të legjitimitetit demokratik.¹²

IX. Dimensioni teorik dhe ndërkombëtar

Doktrina moderne kushtetuese e konsideron sovranitetin popullor si të ndërvarur nga parimi i sundimit të ligjit.

Venice Commission thekson se demokracia funksionale kërkon kufizim të shumicës përmes Kushtetutës.¹³

Ndërkohë, ICCPR garanton të drejtën e pjesëmarrjes politike si e drejtë themelore ndërkombëtare.¹⁴

Përfundim

Sovraniteti popullor në Republikën e Kosovës është normë themelore kushtetuese dhe jo vetëm koncept politik. Ai përcakton burimin e legjitimitetit shtetëror, kufizon ushtrimin e pushtetit dhe garanton kontrollin demokratik mbi institucionet.

Në frymën e Abraham Lincoln, demokracia mbetet e qëndrueshme vetëm kur pushteti politik qëndron i lidhur me vullnetin e popullit sovran dhe kur institucionet veprojnë brenda kufijve të Kushtetutës.

Fusnota:
¹ Hans Kelsen, General Theory of Law and State (Harvard University Press, 1945), 181–196.
Kelsen zhvillon teorinë e shtetit si sistem normativ hierarkik, ku vlefshmëria e çdo norme juridike rrjedh nga një normë më e lartë, deri te Kushtetuta si akt suprem. Ky koncept zhvendos sovranitetin nga organet politike tek struktura normative e rendit juridik, duke vendosur parimin e legalitetit si bazë të shtetit modern.
² Abraham Lincoln, Gettysburg Address (1863), in Roy P. Basler (ed.), Collected Works of Abraham Lincoln, Vol. VII (1953), 22–23.
Fjalimi përfaqëson artikulimin më të qartë të sovranitetit popullor në traditën politike amerikane, duke e lidhur legjitimitetin e qeverisjes me vullnetin e qytetarëve dhe parimin e barazisë politike. Ky tekst konsiderohet themel i demokracisë përfaqësuese moderne.
³ Kushtetuta e Republikës së Kosovës (2008), neni 2.
Ky nen përcakton sovranitetin popullor si burim të pushtetit shtetëror dhe vendos parimin e ushtrimit të tij në përputhje me Kushtetutën, duke krijuar modelin e sovranitetit të kufizuar kushtetues.
⁴ Hans Kelsen, Pure Theory of Law (1967), 216–224.
Në këtë vepër, Kelsen thekson “teorinë e pastër të së drejtës”, sipas së cilës sistemi juridik duhet të analizohet i ndarë nga morali dhe politika. Kushtetuta është pika e fundit e vlefshmërisë juridike brenda rendit normativ.
⁵ Abraham Lincoln, First Inaugural Address (1861).
Në këtë adresim, Lincoln thekson se bashkimi i shtetit amerikan është obligim kushtetues dhe moral, duke nënvizuar se qeveria nuk është marrëveshje e përkohshme politike, por strukturë e detyrueshme juridike për ruajtjen e rendit shtetëror.
⁶ Harry V. Jaffa, Crisis of the House Divided (University of Chicago Press, 1959), 308–315.
Jaffa interpreton Lincoln-in si mendimtar politik që lidh Deklaratën e Pavarësisë me rendin kushtetues, duke argumentuar se barazia natyrore e njerëzve është bazë normative e legjitimitetit politik dhe kufizimit të pushtetit.
⁷ Kushtetuta e Kosovës (2008), neni 2.
Ripërsëritja e këtij neni thekson funksionin e tij si normë themelore e rendit kushtetues, që përcakton burimin e sovranitetit dhe strukturën e ushtrimit të tij institucional.
⁸ Kushtetuta e Kosovës (2008), neni 16.
Ky nen përcakton supremacinë e Kushtetutës mbi çdo akt tjetër juridik dhe institucional, duke vendosur parimin e hierarkisë normative brenda rendit juridik të Kosovës.
⁹ Ronald Dworkin, Freedom’s Law: The Moral Reading of the American Constitution (Harvard University Press, 1996), 15–38.
Dworkin zhvillon konceptin e interpretimit moral të Kushtetutës, sipas të cilit të drejtat kushtetuese kanë përmbajtje normative që kufizon diskrecionin e shumicës politike dhe garanton mbrojtjen e individit.
¹⁰ Kushtetuta e Kosovës (2008), neni 112.
Ky nen i jep Gjykatës Kushtetuese kompetencën për interpretimin përfundimtar të Kushtetutës dhe garantimin e rendit kushtetues, duke e vendosur atë si organin suprem interpretativ brenda sistemit juridik.
¹¹ Vienna Convention on the Law of Treaties (1969), neni 27.
Ky nen përcakton se shtetet nuk mund të justifikojnë moszbatimin e detyrimeve ndërkombëtare me të drejtën e brendshme, duke forcuar parimin e pacta sunt servanda në të drejtën ndërkombëtare publike.
¹² Bruce Ackerman, We the People: Foundations (Harvard University Press, 1991).
Ackerman zhvillon teorinë e “constitutional moments”, sipas së cilës ndryshimet themelore kushtetuese ndodhin përmes mobilizimit politik të popullit dhe jo vetëm përmes procedurave të zakonshme institucionale.
¹³ Venice Commission, Rule of Law Checklist (Council of Europe, 2016).
Ky dokument përcakton standardet kryesore të shtetit të së drejtës, përfshirë ligjshmërinë, sigurinë juridike, ndarjen e pushteteve dhe kontrollin gjyqësor si elemente thelbësore të demokracisë kushtetuese.
¹⁴ International Covenant on Civil and Political Rights (1966), neni 25.
Ky nen garanton të drejtën e pjesëmarrjes në jetën publike, të drejtën për të votuar dhe për t’u zgjedhur në mënyrë të lirë dhe të barabartë, duke përbërë standard universal të demokracisë përfaqësuese.

Vendi i Lekës,05.06.2026

AMANETI I NAIMIT PËRBALLË SHQIPËRISË SË SOTME: “Djalin që tradhton atdheun, nuk e do as nëna e vet”. Naim Frashëri- Nga Isuf B.Bajrami

Ka fjalë që nuk vdesin. Ka mendime që i mbijetojnë kohës, pushteteve, sistemeve dhe brezave. Ato mbeten si kambana që bien sa herë një komb gjendet përballë vetvetes. Një nga këto është thënia e Naim Frashërit: “Djalin që tradhton atdheun, nuk e do as nëna e vet.”

Në pamje të parë duket një fjali e thjeshtë. Por në të vërtetë ajo përmban një filozofi të tërë kombëtare dhe etike. Atdheu, për Naimin, nuk ishte vetëm toka në kuptimin fizik apo gjeografik. Nuk ishte vetëm flamuri si simbol shtetëror. Nuk ishte vetëm gjuha si mjet komunikimi. Atdheu ishte një strukturë e plotë ku ndërthuren ndërgjegjja kolektive e një populli, kujtesa historike, sakrificat e brezave të mëparshëm dhe përgjegjësia morale ndaj brezave që ende nuk kanë lindur.

Në këtë kuptim, atdheu është një kontratë historike e pashkruar ndërmjet së kaluarës, së tashmes dhe së ardhmes. Ai nuk është pronë individuale, por një e mirë publike e trashëguar, e cila kërkon ruajtje, zhvillim dhe përgjegjësi të vazhdueshme.

Sot, më shumë se një shekull pas Naimit, Shqipëria është një shtet i njohur ndërkombëtarisht, me kufij të përcaktuar dhe me institucione formale të konsoliduara në kuptimin juridik. Askush nuk na ndalon të flasim shqip. Askush nuk na mohon identitetin kombëtar. Askush nuk na ndalon të quhemi shqiptarë në kuptimin politik dhe juridik të fjalës.

Por në nivel sociologjik dhe institucional lind një pyetje shumë më e thellë dhe më komplekse:

A jemi vërtet të lirë kur besimi tek institucionet është i brishtë?

A jemi vërtet të fortë kur kapitali njerëzor largohet në mënyrë të vazhdueshme?

A jemi vërtet të zhvilluar kur pasuritë publike shpesh perceptohen si burim konflikti dhe jo si instrument mirëqenieje kolektive?

Këto pyetje nuk kërkojnë përgjigje thjesht politike apo elektorale. Ato kërkojnë një analizë më të thellë etike, institucionale dhe strukturore.

Sepse në thelb, kriza më e madhe e Shqipërisë bashkëkohore nuk është vetëm ekonomike apo infrastrukturore. Ajo është një krizë e besimit shoqëror dhe e përgjegjësisë publike, e cila reflektohet në marrëdhënien midis qytetarit dhe shtetit.

Shqipëria që po zbrazet

Një komb nuk humbet vetëm kur pushtohet nga jashtë. Në teorinë moderne të shtetit, një komb mund të humbasë edhe përmes proceseve të brendshme të dobësimit demografik, ekonomik dhe institucional.

Sot, në shumë zona të Shqipërisë, fenomeni i shpopullimit është bërë strukturor. Ai nuk është më një proces i izoluar, por një trend afatgjatë që ndikon drejtpërdrejt në organizimin social të vendit. Shkolla mbyllen jo për arsye politike, por për mungesë nxënësish. Komunitete të tëra rurale humbasin funksionalitetin e tyre ekonomik dhe social.

Hapësira të tëra territoriale kalojnë nga dinamika aktive në gjendje pasiviteti demografik.

Në këtë kontekst, emigracioni nuk mund të interpretohet vetëm si zgjedhje individuale ekonomike. Ai përfaqëson edhe një indikator të perceptimit kolektiv mbi cilësinë e institucioneve dhe mundësive të brendshme të zhvillimit. Në sociologjinë politike, kjo shpesh interpretohet si “largim strukturor”, ku qytetarët nuk reagojnë vetëm ndaj varfërisë, por ndaj mungesës së besimit në stabilitetin dhe drejtësinë e sistemit.

Të rinjtë largohen jo sepse e mohojnë vendin e tyre, por sepse kërkojnë një horizont më të parashikueshëm të jetës. Kjo krijon një paradoks të thellë identitar: lidhje emocionale e fortë me atdheun, por distancim praktik nga realiteti i tij.

Thethi – simbol i konfliktit midis zhvillimit dhe trashëgimisë

Kur përmendet Thethi, nuk kemi të bëjmë vetëm me një njësi gjeografike apo turistike. Në një analizë më të gjerë, Thethi përfaqëson një rast studimor të marrëdhënies midis zhvillimit ekonomik dhe ruajtjes së kapitalit kulturor e natyror.

Ky territor është produkt i një historie të gjatë mbijetese dhe adaptimi. Banorët e zonës kanë ruajtur jo vetëm mjedisin natyror, por edhe një mënyrë jetese tradicionale, e cila përbën pjesë të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Në këtë kuptim, çdo ndërhyrje zhvillimore në zona të tilla nuk është thjesht çështje urbanistike apo ekonomike, por një çështje e menaxhimit të trashëgimisë kolektive.

Debati që lind nuk është midis zhvillimit dhe moszhvillimit, por midis dy modeleve të zhvillimit:

një model që e sheh territorin si burim ekonomik afatshkurtër dhe një model që e sheh atë si kapital afatgjatë kulturor, ekologjik dhe social.

Një shtet institucionalisht i konsoliduar nuk imponohet mbi komunitetin, por ndërton mekanizma pjesëmarrës që e integrojnë atë në vendimmarrje.

Vlora dhe bregdeti shqiptar si hapësirë strategjike

Në jug të vendit, bregdeti shqiptar përfaqëson një nga asetet më të rëndësishme ekonomike dhe gjeostrategjike të shtetit.

Nga perspektiva e ekonomisë politike, ky territor është një burim i rëndësishëm i zhvillimit përmes turizmit, investimeve dhe shërbimeve. Megjithatë, literatura mbi zhvillimin e qëndrueshëm thekson se çdo rritje ekonomike që nuk shoqërohet me planifikim të kujdesshëm hapësinor dhe ekologjik mund të prodhojë pasoja afatgjata negative.

Në këtë kuadër, problemi nuk është vetë investimi, por cilësia e qeverisjes së tij:
transparenca, përfshirja e komuniteteve lokale dhe balanca midis interesit publik dhe privat.

Çështja e detit dhe dimensioni i sovranitetit

Në teorinë e marrëdhënieve ndërkombëtare, sovraniteti nuk nënkupton vetëm ekzistencën formale të shtetit, por aftësinë e tij për të kontrolluar dhe mbrojtur interesat strategjike në hapësirat e tij juridiksionale.

Hapësirat detare përbëjnë një dimension të rëndësishëm të sovranitetit modern, pasi lidhen me burime ekonomike, siguri kombëtare dhe pozicionim gjeopolitik.

Për këtë arsye, çdo debat mbi kufijtë detarë nuk është thjesht teknik, por edhe politik dhe simbolik, pasi prek ndjeshmërinë historike të shtetit shqiptar mbi integritetin territorial.

Kriza e drejtësisë dhe besimit institucional

Një nga treguesit më të rëndësishëm të konsolidimit demokratik është niveli i besimit institucional. Kur qytetarët perceptojnë se drejtësia nuk është e barabartë për të gjithë, krijohet një deficit legjitimiteti që nuk mund të kompensohet vetëm me zhvillim ekonomik.

Barazia para ligjit, transparenca dhe llogaridhënia janë shtylla të domosdoshme të shtetit modern. Pa to, çdo reformë strukturore mbetet e paplotë në perceptimin publik.

Arsimi dhe dimensioni i kapitalit njerëzor

Në mendimin e Rilindjes Kombëtare, arsimi ishte instrumenti kryesor i emancipimit shoqëror dhe politik. Në kontekstin bashkëkohor, ai mbetet faktori kryesor i zhvillimit ekonomik dhe institucional.
Megjithatë, sfida aktuale nuk është vetëm aksesimi i arsimit, por cilësia e tij dhe lidhja me nevojat e shoqërisë dhe tregut të punës. Në këtë kuptim, arsimi nuk duhet të prodhojë vetëm diploma, por qytetarë të aftë për të marrë pjesë aktive në jetën institucionale dhe ekonomike.

Patriotizmi si përgjegjësi institucionale dhe qytetare

Patriotizmi, në një interpretim bashkëkohor, nuk është një ndjenjë retorike apo simbolike, por një formë përgjegjësie ndaj së mirës publike.

Ai shprehet në respektimin e ligjit, mbrojtjen e pasurisë publike, pjesëmarrjen qytetare dhe kërkesën për llogaridhënie institucionale.

Në këtë kuptim, patriotizmi nuk është monopol i diskursit politik, por një praktikë e përditshme shoqërore.

Amaneti për brezat që vijnë

Në një perspektivë afatgjatë historike, çdo shoqëri gjykohet jo nga deklaratat e saj, por nga rezultatet strukturore që i lë brezave të ardhshëm.

Pyetjet thelbësore që përcaktojnë këtë gjykim janë:

cilësia e mjedisit natyror,

qëndrueshmëria e institucioneve,

niveli i besimit social,

dhe perspektiva e kapitalit njerëzor.

Në këtë kuptim, amaneti i Naim Frashërit nuk është vetëm një thirrje morale, por një parim i vazhdueshëm i përgjegjësisë historike.

Në fund, dilema themelore mbetet e pandryshuar:

Nëse brezat e ardhshëm do të shohin Shqipërinë si një projekt të mbrojtur dhe të ndërtuar me përgjegjësi, apo si një hapësirë të konsumuar nga mungesa e vizionit afatgjatë.

Vendi i Lekës,03.06.2026

LETËR PUBLIKE ISH-PRESIDENTES SË KOSOVËS, VJOSA OSMANI – Nga Agim Aliçkaj

                                                                                               

Unë dhe mijëra votues të pavarur do të mbështesim vetëm ata liderë që interesat shtetërore dhe kombëtare i vendosin para ambicieve personale.

E nderuara Presidente e preferuar, Vjosa Osmani!

Së bashku me Kryeministrin e preferuar, Albin Kurti, erdhët në jetën e Kosovës dhe të mbarë kombit shqiptar si hëna natën dhe dielli ditën, që e ndriçojnë tokën pas kthjellimit të qiellit të mbushur me re të zeza.

Populli shumicë ju priti me duar hapur, si politikanë të edukuar e të aftë, si liderë të shpresës dhe ndryshimit. Dhe ju e bëtë ndryshimin, i ngjallët shpresat dhe e shpëtuat Kosovën pak para shkatërrimit.

Vendimet dhe veprimet e Kryeministrit Kurti ishin shumë të vështira, por të mençura, të guximshme, strategjike dhe jetike për Kosovën në ballafaqim me agresorin hegjemonist serb dhe me diplomatët e padrejtë, interesaxhinj e disa prej tyre të korruptuar ndërkombëtarë.

Rezultat i këtyre veprimeve ishte çmontimi i strukturave ilegale serbe, zhdukja e barrikadave dhe bandave serbe, si dhe çlirimi definitiv i Veriut të Kosovës. Shkurt, Kryeministri Kurti e bëri Kosovën shtet sovran, cep më cep.

Ishe ti, e nderuara Presidente, që në mënyrë tejet profesionale, me dinjitet dhe aftësi të jashtëzakonshme, i paraqite dhe i mbrojte arritjet e Qeverisë Kurti për Kosovën në të gjitha nivelet ndërkombëtare.

Ishit ju të dy bashkë që na bëtë krenarë për pesë vite, aq sa na morën lakmi edhe popujt e shteteve fqinje. Madje, edhe shokë të mi të studimeve nga Kroacia më telefononin për të shprehur admirimin e tyre. Besuam se ju ishit politikanë ndryshe nga të tjerët, të aftë dhe të pakompromis në ndërtimin e shtetit.

Sukseset tuaja ndikuan që të dështojnë planet e regjimit serb në krye me urrejtësin e shqiptarëve, Aleksandar Vuçiq, kryeministrin pro-serb të Shqipërisë, Edi Rama, diplomatët ndërkombëtarë të korruptuar nga Serbia, disa krerë të lajthitur të opozitës së Kosovës dhe gazetarë të shitur, për ndarjen e Kosovës.

Ata nuk pushuan ditë e natë së punuari për t’ju përçarë dhe më në fund ia arritën qëllimit. Meritat kryesore për këtë i takojnë Edi Ramës. Por edhe ju të dy keni faj që e lejuat këtë, pa marrë parasysh se kush ishte fajtori më i madh.

Dëshiruam me gjithë zemër që ta vazhdonit punën historike për Kosovën së paku edhe për një mandat, por shpresat tona u shuan brenda natës. Ndodhi ndarja mes jush në mënyrën më të keqe të mundshme. Unë dhe mijëra shqiptarë të tjerë patriotë e të pavarur mbetëm të zhgënjyer dhe të shokuar për javë të tëra. Ishte një gjë e pabesueshme.

Por jeta vazhdon edhe pas ndarjeve të vështira. Politikanët dhe liderët vijnë e shkojnë; askush nuk është i pazëvendësueshëm. Më e rëndësishmja është Kosova, shteti ynë i shtrenjtë, i larë me gjakun e heronjve.

  1. Kurti asnjëherë nuk foli keq për Presidenten me të cilën bashkëpunoi për pesë vite, përveç kritikave parimore, bazuar në bindjet e veta. Pretendohet se ai mund t’i ketë nxitur të tjerët, por kjo duket e pabesueshme, sepse ai vetë ishte dhe është objekt i sulmeve më të ulëta. Mund të pritej që ai, në mënyrë publike, t’i dënonte linçimet e të tjerëve ndaj teje, por as ti, znj. Osmani, nuk i ke dënuar linçimet ndaj tij.

E vërteta është se diskursi politik në Kosovë ka rënë në nivelin më të ulët. Shpifjet, sharjet, fyerjet, etiketimet dhe gënjeshtrat e pafundme nga të gjitha anët janë bërë të neveritshme. Sidomos të poshtra dhe të dënueshme janë ato që bëhen kundër një Presidenteje dhe një Kryeministri të vendit, sepse ato janë sulme edhe ndaj shtetit. Kush nuk e respekton shtetin, e turpëron veten dhe e rrezikon familjen e vet.

Bashkëngjitja jote me LDK-në, edhe pse duket shumë artificiale dhe e motivuar nga interesa personale, ka krijuar një moment të ri në jetën politike të Kosovës. Erdhi koha, të cilën kurrë nuk e dëshiruam, që të vendosim cilin prej jush ta mbështesim dhe cilit prej jush t’ia besojmë Kosovën tonë të dashur. Nuk është gjë e lehtë, por me kalimin e kohës gjërat po kthjellohen.

Me keqardhje më duhet të them se, prej momentit të shpërndarjes së ngutshme të Parlamentit e deri sot, shumë nga paraqitjet tua publike kanë qenë të pamatura, joprofesionale dhe të dëmshme për Kosovën.

Si mund të hidhet baltë mbi arritjet e jashtëzakonshme, të cilat deri dje ishin të përbashkëta, pa pikë kontrolli dhe pa pikë nevoje? Si mund të bëhen publike mospajtimet normale dhe sekretet shtetërore gjatë qeverisjes?

Përpjekjet për t’i përvetësuar të gjitha të mirat dhe për t’ia mveshur Albinit të gjitha të këqijat nuk i ha populli. Deklaratat si “qiraja e Bondsteel-it”, “pengimi i njohjeve”, “luajtja bixhoz me shtetin”, “prishja me aleatët”, “rikthimi i shtetit”, si dhe kërcënimi i votuesve me “bllokim të shtetit”, janë të panevojshme, të gabuara dhe shumë të dyshimta.

Bazuar në të gjitha këto vlerësime, vota për ty me LDK-në e zotit Abdixhiku bëhet e vështirë, ndërsa vota për Kryeministrin Kurti e lehtë. Por edhe sikur të mos ekzistonin këto gabime të njëpasnjëshme, do të mjaftonte vetëm fakti se ndërtimi i shtetit është më i rëndësishëm sesa përfaqësimi. Kosova në këtë moment bën pa ty, ndërsa nuk bën pa Kryeministrin Kurti.

Paraqitjet ndërkombëtare, njohjet e fundit të shtetit të Kosovës dhe takimi me presidentin amerikan në Bordin e Paqës ishin arritje të mëdha. Por shtrohet pyetja: nëse z. Trump do të kërkonte që të bëhej Asociacioni i komunave me shumicë serbe pa kushte, apo madje t’i jepeshin Serbisë pjesë të territorit të Kosovës, kush do të ishte ai ose ajo që do ta refuzonte?

Amerikës dhe as Kosovës nuk u duhen servilët që presin nga Amerika të bëjë punët e tyre. Interesi amerikan është për një Kosovë me liderë të fortë, të sinqertë dhe të pakorruptuar; një Kosovë të zhvilluar, demokratike dhe sovrane cep më cep, që i mbështet aksionet amerikane në Evropë dhe kudo në botë. Këto vlera, në këtë moment, i përfaqëson më së miri Kryeministri Albin Kurti.

Fotot e Presidentit legjendar Ibrahim Rugova dhe përmendja e emrit të tij gjatë fushatës zgjedhore nuk mjaftojnë për të siguruar votat e shumicës së popullit, së paku jo në zgjedhjet e 7 qershorit. Populli e ka shprehur vullnetin për z. Kurti edhe për një mandat. Votimi për LDK-në dhe për partitë e tjera, PDK-në dhe AAK-në, në këto zgjedhje nuk ka kuptim.

Krijimi i një blloku të djathtë rreth LDK-së, bazuar në parimet e vërteta rugoviste, i cili do të ishte në gjendje të konkurronte me LVV-në në zgjedhjet e rregullta pas këtij mandati, do të ishte shumë i vlefshëm për zhvillimin e demokracisë në Kosovë. Kosova dhe z. Albin Kurti kanë nevojë për një opozitë të mirëfilltë dhe konstruktive.

Një presidente e djathtë dhe parimore, në këtë drejtim, do të ishte e mirëseardhur. Por përmbajtja nga retorika negative për të kaluarën dhe paraqitja e vizionit të vërtetë rugovist për të ardhmen janë qenësore. Kjo nuk mund të bëhet me një kandidat për kryeministër përçarës dhe të kapur nga oligarkët, si z. Abdixhiku.

Kjo është e vetmja mënyrë për të pasur sukses në jetën politike të Kosovës. Nuk është e mirë humbja e një kuadri me kualifikime superiore në përfaqësimin e shtetit, të nivelit tënd, znj. Osmani. Kosova ka nevojë për kuadro të afta si ti, por me qasje pozitive ndaj politikës vendore.

Mbetet të shpresojmë se do ta gjesh forcën për të reflektuar dhe për të ndryshuar veten, por edhe një pjesë të opozitës. Sa më larg Ramave dhe Grenellëve e sa më afër popullit të Kosovës, aq më mirë për ty dhe për shtetin. Ata janë mashtrues të përkohshëm, vijnë e shkojnë si era; vetëm populli i Kosovës është i përhershëm.

Zgjedhjet e panevojshme, të lodhshme dhe të kushtueshme të 7 qershorit u shkaktuan ekskluzivisht nga LDK-ja dhe opozita, të cilëve iu bashkove dhe u bëre si ata, znj. Osmani. Ata u mashtruan keq kur menduan se ndarja e jote nga Kurti do ti zvoglonte shumë votat për te. Prandaj, të gjithë bashkë do të ballafaqoheni me ndëshkimin e popullit. Dhe, nëse vazhdoni me bojkote dhe bllokada, do të përfundoni në murin e turpit të historisë kombëtare.

Unë dhe mijëra votues të pavarur do të mbështesim vetëm ata liderë që punojnë mirë për Kosovën tonë të shtrenjtë e të shumëvuajtur, vetëm ata që interesat shtetërore dhe kombëtare i vendosin para interesave dhe ambicieve personale. Ne nuk do të lejojmë askënd “të luajë bixhoz” me votën tonë demokratike.

Me shumë respekt,

Agim Aliçkaj

Më 25 Shtator 2025, Vjosa Osmani cënoi institucionin e Presidentes së Republikës së Kosovës, si të kish shkelur vijën e kuqe Nga Elida Buçpapaj

Kanë kaluar mbi 8 muaj nga fotoja e 25 Shtatorit 2025 në OKB, New York ku presidentja e Kosovës do të ishte pjestare e një takimi, me praninë e Richard Grenell, asaj kohe drejtor i Qendrës Kulturore John F. Kennedy Washington DC, Presidentit të Shqipërisë Bajram Begaj, Ministres së Jashtme Elisa Spiropali, Ministrit të Jashtëm të Serbisë Marko Gjuriq dhe Ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut Timco Mucunski.

Ky takim do të shënonte një pikëkthese në performancën e Presidentes Vjosa Osmani e do të shoqërohej me veprime të tjera të saj që do të shkaktonin habi e pyetjen e përsëritur “përse” e do të kulmonin me zhgënjimin e 6 Marsit 2026.

Vjosa Osmani nga modeli shembullor i Zyrtares më të lartë Publike, sot është modeli shembullor i rënies rrufeshëm.

Nuk mund të shmanget dyshimi se kundër Vjosa Osmanit ishte organizuar një kurth. Por eksperienca e gjatë e saj në politikë duhej ta bënte vigjilente.

Një gjë s’ka dyshim se fotoja famëkeqe do ta fundoste karierën brilante deri atëherë të Vjosa Osmanit. Asaj kohe nëpër televizionet e Kosovës u shfaq Baton Haxhiu që i doli për zot si organizator takimit të fokusuar në objektiv. Por është e pamundur, që Vjosa Osmani me mbi 25 vjet angazhim në politikë të binte si cironkë në rrjetën e batonëve dhe të hënte sapunin për djathë.

Fakti që Vjosa Osmani e mbajti të fshehtë këtë takim dhe nuk e publikoi në rrjetet sociale do të thotë se e dinte që kishte shkelur në dërrasë të kalbur.

Atëherë përse e ndërmori këtë veprim duke qenë koshiente për pasojat që do t’i shkaktonin metamorfozën duke e transformuar nga një yll i politikës në ngjitje në një yll tashmë të perënduar.

Çfarë kishte ndodhur.

Vjosa Osmani tashmë kishte rrëzuar themelin që e ngriti, kishte prerë në besë e humbur kredibilitetin e atyre që e besuan, përfshi edhe autoren e këtyre rradhëve.

***

Për kronologji, fotoja u botua në mediat e Prishtinës më 26 shtator. Në fillim e përgjysmuar nga Nacionale dhe pastaj e plotë, por e mbuluar nga mjegulla, sepse mediat nuk i dhanë qëllimshëm vemendje për transparencë.

Ndërsa Vjosa Osmani, si presidente nuk dha asnjë shpjegim. Dhe të gjitha shpjegimet gjysmake të mëpastajme nëpër studiot televizive janë një kakofoni arrogance prej kaosi fjalësh.

E keni parasysh logorinë e saj të pandalshme, duke bërë viktimën, që ta lodh veshin nga klishetë propagandistike me mjete tashmë aq të konsumuara duke shpërdorur fotot dhe emrin e liderit indipendentist, që të vrasin sytë e veshët, sepse bien erë myk hipokrizie e shtirje.

***

Kallxo.com më 26 Shtator 2026 do të botonte prononcimin e Bekim Kupinës, këshilltari për media i presidentes i cili për foton në fjalë do të sqaronte se “Ftesa ka qenë për “US- Western Balkans Roundtable”, nga tre përfaqësues të administratës Amerikane Richard Grenell, i dërguar presidencial për misione speciale, Scott Bessent, Sekretari i Shtetit për Thesarin” si dhe serbo-amerikani John Jovanovich.

Në prononcimin e tij Kupina shton se në “këtë takim kanë qenë të ftuara gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor, si dhe Kroacia dhe se të gjitha shtetet e ftuara kanë marrë pjesë”.

Këtu po ndalemi.

Kanë qenë të ftuara gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor ok. Po në çfarë niveli janë përfaqësuar?

As Kroacia dhe as Mali i Zi nuk e pati Presidentin.

Presidentin nuk e pati as Maqedonia e Veriut, as Serbia.

Veç Kosova u paraqit me Presidenten dhe Shqipëria me Presidentin e Ministren e Jashtme.

Dhe pikërisht këtu ngarërrohet nyja.

Nuk po e diskutoj fare organizatorin, veç rrangun e përfaqësimit aspak të barabartë por disproporcional. Normalisht kemi takime homologësh. Në kontekstin konkret jo.

Serbia u paraqit me Ministrin e Jashtëm ndërsa Kosova me Presidenten, në një konfiguracion alla Kosovo i Metohija. Skandaloze.

Aspak në mënyrë adeguate, as si vend anëtar i NATO-s por në kontekstin e Open Ballkan ishte e pëfshirë edhe Shqipëria.

As në nivel ministrash të jashtëm nuk ka info se ishte përfaqësuar Mali i Zi dhe Kroacia.

Po Presidentja Vjosa Osmani çfarë deshi aty. Është e qartë Begaj dhe Spiropali janë paraqitur me urdhër të Edi Ramës. Hipotezë, dmth edhe Vjosa Osmani ka shkuar aty me urdhër të Edi Ramës.

Në takim nuk ishte Ministrja e Jashtme e Kosovës.

Supozohet se Vjosa Osmani nuk ka pyetur as Albin Kurtin dhe as Donika Gërvallën. Po sipas arsyetimeve hipotetike, Vjosa Osmani i është bashkuar me kokën e saj tryezës, duke iu bindur Edi Ramës.

Mund të themi se takimi me foton e 25 Shtatorit 2025 është pasoja, por shkaku nuk dihet. Pas shtatorit 2025, ne do të shqyenim sytë kur Edi Rama do ta merrte në mbrojtje Vjosa Osmanin nga prokurorët e Gjykatës Speciale, ish kryeprokurorin e së cilës Gjykatë Edi Rama në praninë e Presidentit Trump dhe zonjës në fjalë do ta quante “sikar”.

A nuk ngjan si narracion për triller. Opinioni publik pa edhe të tjera shfaqje jo të zakonshme të presidentes Vjosa Osmani që kulmin e dukjes e arritën më 6 Mars 2026 si epilog i prologut që nisi me foton në fjalë. Flasim gjithmonë për ato që kemi parë e dëgjuar.

Gjithësesi ajo foto e mban në këmbë hipotezën se Vjosa Osmani iu bind Edi Ramës dhe shkoi në takimin e organizuar në OKB, New York, çka e argumenton edhe Berat Buzhala, kur në një opinion të tij shkruan se “Vjosa Osmani kërkoi mbështetjen e Edi Ramës dhe Hashim Thaqit për mandatin e dytë”.

Por duke treguar bindje ndaj Edi Ramës e bënë të tejkalonte cakun, sepse Vjosa Osmani mori pjesë në një takim me format jo të barabartë përfaqësimi, duke e cënuar integritetin e institucionit të Presidentes së Republikës së Kosovës e duke shkelur vijën e kuqe.

Disa sqarime lidhur me deklarimin e Vjosa Osmanit për kushtetutshmërinë e dekretit të saj- Nga VETON SURROI

1. Vjosa Osmani deklaroi në intervistë në KTV më 2 qershor se dekreti i saj për shpërndarjen e Kuvendit nuk ka qenë kundërkushtetues. Argumenti i saj mbështetet në dy teza: (1) se dekreti ishte vetëm formalizim i një realiteti kushtetues që tashmë ishte krijuar dhe (2) se Gjykata Kushtetuese nuk konstatoi shkelje nga ana e saj.
2. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese vendosi se dekreti për shpërndarjen e Kuvendit nuk prodhoi efekt juridik.
3. Në të drejtën kushtetuese, kur një akt shpallet pa efekt juridik, kjo do të thotë se ai nuk është i aftë të prodhojë pasojat juridike për të cilat është nxjerrë. Nëse dekreti do të kishte qenë plotësisht i bazuar në interpretimin e paraqitur nga Presidentja, Gjykata nuk do të kishte pasur nevojë të ndërhynte për të ndaluar efektet e tij dhe për të krijuar një regjim të ri kushtetues prej 34 ditësh.
4. Zonja Osmani tha se Gjykata konfirmoi se ajo nuk e kishte shkelur Kushtetutën. Por aktgjykimi nuk e konfirmoi vlefshmërinë e dekretit. Përkundrazi, ai ndaloi prodhimin e efekteve juridike të tij, e riktheu procesin në Kuvend dhe krijoi një afat të ri 34-ditor për konstituimin.
5. Po të ishte dekreti kushtetues dhe efektiv, nuk do të kishte më Kuvend për t’u kthyer dhe nuk do të kishte proces parlamentar për t’u vazhduar.
6. Argumenti i Presidentes ishte se shpërndarja e Kuvendit kishte ndodhur automatikisht dhe se dekreti i saj vetëm e formalizonte atë realitet. Mirëpo Gjykata Kushtetuese, në praktikë, tha të kundërtën: ajo urdhëroi vazhdimin e procesit parlamentar dhe tregoi se situata kushtetuese nuk ishte përmbyllur në mënyrën e pretenduar nga Presidentja.
7. Gjykata ndërhyri për të ruajtur funksionalitetin kushtetues të institucioneve. Duke marrë parasysh momentin delikat të krizës politike, ajo  e përdori formulimin më të kujdesshëm të mundshëm, se dekreti ishte “pa efekt juridik”, pa u shprehur për përgjegjësinë kushtetuese të Presidentes dhe pa dhënë një vlerësim të drejtpërdrejtë mbi natyrën e shpërputhjes së dekretit me Kushtetutën.
8. Shpërndarja e Kuvendit nga Presidentja e zgjedhur prej atij Kuvendi përbënte një ndër ndërhyrjet më të rënda në rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, aq sa Gjykata Kushtetuese u detyrua ta shpallte dekretin pa efekt juridik dhe ta rikthente procesin kushtetues në Kuvend.

KUR ZGJOHET RINIA, DRIDHEN ELITAT.  A PO VJEN MË NË FUND NDRYSHIMI NË TROJET SHQIPTARE?!- Nga Frank Shkreli

 

Për më shumë se tri dekada, politika në Shqipëri, Kosovë dhe në hapësirën shqiptare në Maqedoninë e Veriut ka ndërtuar një sistem që ka prodhuar një paradoks të dhimbshëm: brezi më i arsimuar në historinë moderne shqiptare është bërë, njëkohësisht, brezi më i zhgënjyer i shqiptarëve në histori. Të rinjtë kanë studiuar më shumë se prindërit e tyre, kanë akses më të madh në informacion, njohin më mirë botën demokratike dhe standardet perëndimore.  Por, ndërkohë, në jetën e tyre të re dhe veprimtarinë e tyre, përfshir shkollat e universitetet, janë përballur me korrupsion, nepotizëm, mungesë meritokracie dhe institucione shtetërore që shpesh kanë shërbyer më shumë interesat e pushtetit dhe të klasës politike sesa interesin e publikut shqiptar.

Për vite me radhë, elitat politike janë mbështetur në një llogari të thjeshtë, por ndoshta të gabuar se rinia shqiptare ose do të heshtë, ose do të largohet nga trojet e vete stërgjyshore për një jetë më të mirë e normale në shekullin XXI.  Dhe në masë të madhe ky realitet fatkeq ka ndodhur.  Qindra mijëra të rinj shqiptarë kanë zgjedhur emigrimin si votën e tyre më të fortë kundër një sistemi që nuk u ofronte shpresë as perspektivë për një jetë më të mirë në tokën e të parëve të tyre. Nuk është e nveojshme të lexoni studime, raporte ose deklarata të qeverisë.  Mjafton të udhëtosh nepër aeroportet e Evropës për të parë se ato janë shndërruar në qendrat më të mëdha të protestës së heshtur shqiptare.

Por, sot shohim se po shfaqen shenja se ky cikël mund të mos vazhdojë pafundësisht.  Nga protestat studentore dhe lëvizjet qytetare, deri te angazhimi në mbrojtje të mjedisit, transparencës dhe të drejtave civile, duket se po krijohet një brez shqiptarësh që nuk po kërkon thjesht rotacion pushteti. Por ai po vë në pikëpyetje vetë mënyrën se si është ndërtuar pushteti. Kjo është arsyeja pse zgjimi i rinisë përbën zhvillimin më të rëndësishëm politik në hapësirën shqiptare, sot për sot, por edhe këto 35-vjet tranzicion të pafund.

Frika më e madhe e establishmentit politik nuk është opozita tradicionale politike. Opozitat kanë qenë të parashikueshme, të integruara në lojën e zakonshme të pushtetit të radhës. Sot frika e vërtetë e klasës politike shqiptare, është një brez që nuk ndien detyrim ndaj miteve politike të viteve ’90, që nuk voton sipas besnikërive familjare apo partiake por që kërkon llogari nga të gjithë, pa dallim ngjyrash politike të partive shterpa politike të ashtuquajturit “tranzicionit post-komunist”.

Në Shqipëri, protestat kundër korrupsionit në çdo nivel të shoqërisë, të qeverisë e të shtetit, për mbrojtjen e hapësirave publike, mjedisit, dhe interesit komunitar kanë treguar se shumë të rinj nuk janë më të gatshëm të pranojnë vendime të marra pa konsultim. Edhe në Kosovë, votuesit e rinj kanë luajtur rol vendimtar në transformimet politike të viteve të fundit, duke sfiduar partitë tradicionale politike. Në Maqedoninë e Veriut, me protesta e tyre të fundit, studentët dhe aktivistët e rinj shqiptarë vazhdojnë të jenë ndër zërat më kritikë ndaj dështimeve institucionale dhe të partive politike shqiptare.

Megjithatë, pyetja kryesore mbetet: a mjafton zemërimi për të sjellë ndryshim?  Historia na mëson se jo. Zemërimi mund të rrëzojë sisteme, por nuk ndërton institucione. Protesta mund të zgjojë shoqërinë, por nuk e reformon automatikisht shtetin as qeverinë. Ndryshimi i qëndrueshëm kërkon organizim, vizion, lidership dhe këmbëngulje.

Rreziku më i madh për rininë shqiptare sot është që energjia e saj të kanalizohet nga të njëjtat struktura që ajo kërkon të ndryshojë. Gjatë viteve, politika shqiptare ka treguar një aftësi të jashtëzakonshme për të absorbuar kritikët, për t’i shndërruar rebelët në pjesë të sistemit dhe për të neutralizuar çdo lëvizje që kërcënon status quo-në dhe privilgjet e tyre. Pikërisht, këtu do të matet pjekuria e brezit të ri në këtë moment të historisë kombëtare.

Por një gjë është e qartë: trojet shqiptare nuk vuajnë nga mungesa e burimeve, as nga mungesa e inteligjencës. Por ato vuajnë nga mungesa e besimit te drejtësia, meritokracia dhe shteti ligjor. Dhe askush nuk ka më shumë interes për t’i rikthyer këto vlera sesa brezi që do të jetojë për dekada, me pasojat e vendimeve të sotme të klasës politike aktuale – pozitë edhe opozitë.

Por, nëse rinia shqiptare arrinë të shndërrojë pakënaqësinë në angazhim qytetar, protestën në pjesëmarrje dhe idealizmin në përgjegjësi publike, atëherë ajo mund të bëhet forca që do të thyejë ciklin e tranzicionit të pafund shqiptar. Nëse jo, atëherë, vendet shqiptare do të vazhdojnë të humbasin kapitalin e tyre më të çmuar: njerëzit e rinj, të cilët të zhgënjyer do marrin rrugët e botës.

Prandaj, çështja nuk është më nëse rinia mund të sjellë ndryshimin. Çështja është nëse ajo do të ketë guximin, durimin dhe vendosmërinë për ta imponuar atë përballë një sistemi që ka mësuar prej kohësh t’i rezistojë ndryshimit.

Sepse unë besoj se çdo brez qet njerëzit e vet dhe se çdo epokë ka momentin e saj vendimtar. Dhe ndoshta momenti i brezit të ri shqiptar ka ardhur. Nëse ai do të shfrytëzohet apo do të humbasë, kjo nuk varet më nga elitat e vjetra politike të këtyre 35-viteve tranzicion të pafund. Varet nga vetë rinia.

Megjithatë, mes apatisë dhe zhgënjimit të akumuluar prej vitesh e dekadash, fakti që gjithnjë e më shumë të rinj e të reja po refuzojnë të heshtin është në vetvete një lajm i mirë. Është një shenjë pozitive se shoqëria shqiptare në përgjithsi ende ka energji për tu përballur me problemet e saj, përfshir klasën politike të dështuar, që udhëheq sot.  Ndoshta është tepër heret të flitet për një transformim të madh, ose për një “Pranverë shqiptare”. Por është e qartë se një brez i ri shqiptarësh po troket në derën e historisë. Dhe pyetja nuk është më nëse rinia shqiptare është zgjuar ose jo. Pyetja është nëse politika aktuale shqiptare, anë e mbanë trojeve shqiptare, është gati ta dëgjojë atë.

Frank Shkreli

Besa e Harruar, Atdheu i Shitur – Klithma e Gjergj Fishtës për Kombin Shqiptar- Nga Isuf B.Bajrami

Vargjet e At Gjergj Fishta:

“Vllaznit për besë mâ s’dojn me ditë.
Pllâmë për pllâmë atdheun e kanë shitë.”

Janë ndër shprehjet më therëse të dhimbjes dhe revoltës së poetit ndaj gjendjes së kombit shqiptar.

Në këto pak fjalë, Fishta përmbledh një dramë të tërë kombëtare: humbjen e besës, përçarjen mes shqiptarëve dhe sakrifikimin e interesave kombëtare për përfitime të ngushta personale apo politike.

Kur thotë se “vllaznit për besë mâ s’dojn me ditë”, ai nuk flet vetëm për thyerjen e një premtimi individual. Në traditën shqiptare, besa është simbol i nderit, besnikërisë dhe përgjegjësisë ndaj tjetrit.

Prandaj, mohimi i besës nënkupton rrënimin e vetë themeleve morale mbi të cilat është ndërtuar shoqëria shqiptare. Për Fishtën, një komb që harron besën rrezikon të humbasë identitetin, dinjitetin dhe forcën e tij për të mbijetuar.

Vargu i dytë, “Pllâmë për pllâmë atdheun e kanë shitë”, e thellon edhe më shumë këtë akuzë. Shprehja krijon një pamje të dhimbshme të copëtimit gradual të trojeve shqiptare, ku çdo pjesë e tokës së atdheut humbet jo vetëm për shkak të armiqve të jashtëm, por edhe për shkak të dobësive, egoizmit dhe mungesës së unitetit brenda vetë kombit. Fishta e sheh këtë si një tradhti të rëndë historike, sepse toka nuk është thjesht territor; ajo përfaqëson gjakun, sakrificat, kujtesën dhe identitetin e brezave.

Në këto vargje ndihet qartë zemërimi i poetit ndaj oportunizmit dhe servilizmit të atyre që vendosin interesin personal mbi fatin e kombit.

Ai denoncon një mentalitet që lejon shitjen e idealeve, të dinjitetit dhe të vetë atdheut për përfitime të përkohshme. Kjo e bën mesazhin e tij jo vetëm historik, por edhe universal dhe gjithmonë aktual.

Forca e këtyre vargjeve qëndron në faktin se ato janë njëkohësisht akuzë, vajtim dhe thirrje. Akuzë ndaj atyre që tradhtojnë interesin kombëtar; vajtim për humbjet dhe plagët e kombit; dhe thirrje për bashkim, ndërgjegjësim dhe rikthim te vlerat që e mbajnë gjallë një popull. Përmes tyre, Fishta kërkon që shqiptarët të mos harrojnë se liria, toka dhe identiteti nuk ruhen vetëm me armë, por edhe me besë, unitet dhe përgjegjësi ndaj atdheut.

Prandaj, këto vargje mbeten një nga mesazhet më të fuqishme patriotike të Lahuta e Malcis, një kujtesë se rreziku më i madh për një komb nuk vjen gjithmonë nga jashtë, por mund të lindë edhe nga përçarja, harresa e vlerave dhe mungesa e dashurisë ndaj atdheut.

Vendi i Lekës,02.06.2026

Kornizimi i protestës në Zvërnec dhe narrativat e identitetit në diskursin publik shqiptaro–grek – Nga Isuf B.Bajrami

Ngjarja e raportuar në Zvërnec, e zhvilluar në kontekstin e një proteste qytetare, është interpretuar në diskursin publik përmes kornizave të ndryshme, ku vihet re një zhvendosje nga dimensioni qytetar drejt atij identitar. Në bazë të teorisë së kornizimit dhe qasjeve konstruktiviste ndaj nacionalizmit, trajtohet mënyra se si identiteti etnik mund të bëhet kategori dominuese në përfaqësimin publik të ngjarjeve lokale në kontekste historikisht të ndjeshme si Ballkani Perëndimor.¹

Kornizimi dhe ndërtimi i kuptimit publik

Ngjarjet publike nuk transmetohen në mënyrë neutrale, por përmes përzgjedhjes dhe theksimit të elementeve të caktuara të realitetit. Sipas Entman, kornizimi është procesi përmes të cilit disa aspekte të realitetit bëhen më të spikatura në një tekst komunikativ, duke formësuar kështu përkufizimin e problemit, atribuimin e shkaqeve, gjykimin moral dhe rekomandimet për veprim.²

Konteksti qytetar i protestës në Zvërnec

Protesta e raportuar në Zvërnec lidhet me shqetësime të artikuluara nga banorët mbi çështje të pronësisë, administrimit të territorit dhe vendimmarrjes institucionale në nivel lokal.

Në kuptimin normativ, e drejta për tubim paqësor dhe shprehje publike përbën një element themelor të sistemeve demokratike dhe është e garantuar nga instrumentet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, përfshirë nenin 21 të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike.³

Zhvendosja drejt kornizës identitare

Pas incidentit të raportuar, një pjesë e diskursit publik u orientua drejt identitetit etnik të një prej individëve të përfshirë. Në literaturën mbi komunikimin politik, një proces i tillë përkufizohet si “ethnic framing”, ku identiteti bëhet kategori qendrore e interpretimit të konfliktit, duke zëvendësuar kontekstin strukturor ose situacional.

Brubaker argumenton se përdorimi i pakritik i kategorive etnike si njësi analitike rrezikon t’i trajtojë ato si entitete të qëndrueshme dhe homogjene, duke injoruar natyrën e tyre relacionalo-kontekstuale dhe të situatës.⁴

Konteksti rajonal dhe ndjeshmëria historike

Ballkani Perëndimor karakterizohet nga ndërthurja e narrativave historike me zhvillimet bashkëkohore politike. Todorova ka argumentuar se rajoni shpesh përfaqësohet përmes konstrukteve diskursive që prodhojnë “imagjinata gjeografike dhe historike”, të cilat ndikojnë në mënyrën se si interpretohen ngjarjet aktuale.⁵

Në këtë kuadër, marrëdhëniet shqiptaro–greke duhet kuptuar si një hapësirë ndërveprimi kompleks që përfshin bashkëpunim institucional, ndërvarësi shoqërore dhe, në disa raste, riaktivizim të narrativave historike në diskursin publik.
Perceptimet mbi standardet normative
Në diskursin publik shqiptar janë artikuluar herë pas here shqetësime lidhur me raste që përfshijnë qytetarë shqiptarë në Greqi, veçanërisht në kontekste që lidhen me ndërhyrjet e autoriteteve të rendit ose procedurat penale.

Edhe pse këto raste kërkojnë vlerësim individual dhe të bazuar në prova, ato kontribuojnë në formësimin e perceptimeve mbi konsistencën e zbatimit të standardeve të të drejtave të njeriut dhe të barazisë para ligjit. Parimi i universalitetit të të drejtave të njeriut kërkon që mbrojtja juridike të mos kushtëzohet nga përkatësia kombëtare apo etnike.⁶

Ndërveprimi i niveleve të interpretimit

Ngjarja në Zvërnec vendoset në ndërthurjen e tre niveleve analitike:
niveli lokal i konfliktit social dhe mobilizimit qytetar
niveli diskursiv i kornizimit mediatik dhe politik
niveli strukturor i narrativave historike dhe identitare në rajon

Ky ndërveprim krijon kushtet për transformimin e një ngjarjeje lokale në një objekt interpretimesh më të gjera simbolike.

Përfundim

Interpretimi i ngjarjeve të karakterit lokal kërkon dallim të qartë ndërmjet rolit qytetar dhe identitetit etnik, si dhe ndërmjet faktit empirik dhe kornizimit diskursiv.

Zhvendosja e fokusit drejt identitetit në vend të kontekstit rrit rrezikun e keqinterpretimit dhe amplifikimit të ngjarjeve përtej përmasave të tyre empirike.

Një qasje analitike e bazuar në ndarje konceptuale, konsistencë normative dhe kujdes interpretativ kontribuon në një kuptim më të saktë të ngjarjeve dhe në reduktimin e tensioneve diskursive në hapësirën publike.

Fusnota:

1. Benedict Anderson, Imagined Communities: Reflections on the Origin and Spread of Nationalism, rev. ed. (London: Verso, 1991); Rogers Brubaker, Ethnicity without Groups (Cambridge, MA: Harvard University Press, 2004). Këto vepra përbëjnë bazën teorike të qasjes konstruktiviste ndaj identitetit kombëtar dhe etnik, duke theksuar natyrën e tij të ndërtuar shoqërisht dhe jo të dhënë në mënyrë esenciale.

2. Robert M. Entman, “Framing: Toward Clarification of a Fractured Paradigm,” Journal of Communication 43, no. 4 (1993): 51–58. Entman ofron një nga përkufizimet më të përdorura në studimet e komunikimit politik mbi mënyrën se si media strukturon realitetin përmes seleksionimit dhe theksimit të elementeve të caktuara të një ngjarjeje.

2. United Nations, International Covenant on Civil and Political Rights (ICCPR), adopted 16 December 1966, entered into force 23 March 1976, Article 21. Ky nen garanton të drejtën e tubimit paqësor si pjesë e të drejtave themelore civile dhe politike në sistemin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut.

4. Rogers Brubaker, Ethnicity without Groups (Cambridge, MA: Harvard University Press, 2004), 7–12. Brubaker kritikon përdorimin e kategorive etnike si njësi të qëndrueshme analitike dhe propozon qasjen relacionalo-procesuale, ku “grupet” trajtohen si produkte të situatave specifike dhe jo si entitete të fiksuara.

5. Maria Todorova, Imagining the Balkans (New York: Oxford University Press, 1997). Todorova analizon mënyrën se si Ballkani është ndërtuar si koncept diskursiv në imagjinatën politike evropiane dhe si narrativat historike ndikojnë në perceptimin e rajonit.

6. United Nations, Universal Declaration of Human Rights, adopted 10 December 1948, Articles 1–2; European Court of Human Rights jurisprudence on non-discrimination principles (Article 14 ECHR). Këto instrumente vendosin parimin e barazisë dhe mosdiskriminimit si themel të rendit juridik ndërkombëtar të të drejtave të njeriut.

Vendi i Lekës,01.06.2026

Framing the Protest in Zvërnec and Identity Narratives in Albanian–Greek Public Discourse

Isuf B.Bajrami

The reported incident in Zvërnec, occurring in the context of a citizens’ protest, has been interpreted in public discourse through multiple frames, with a notable shift from a civic dimension toward an identity-based interpretation. Drawing on framing theory and constructivist approaches to nationalism, this article examines how ethnic identity can become a dominant category in the public representation of local events in historically sensitive contexts such as the Western Balkans.¹

Framing and the Construction of Public Meaning

Public events are not communicated in a neutral manner but through the selection and emphasis of specific aspects of reality. According to Entman, framing is the process through which certain elements of a communicative text are made more salient, thereby shaping problem definition, causal attribution, moral evaluation, and potential remedies.²

The Civic Context of the Zvërnec Protest

The protest reported in Zvërnec is associated with concerns expressed by local residents regarding issues related to property rights, territorial administration, and institutional decision-making at the local level.

Normatively, the right to peaceful assembly and expression constitutes a fundamental element of democratic systems and is guaranteed by international human rights instruments, including Article 21 of the International Covenant on Civil and Political Rights.³

The Shift Toward Identity-Based Framing

Following the reported incident, part of the public discourse shifted toward the ethnic identity of one of the individuals involved. In the literature on political communication, this process is described as “ethnic framing,” where identity becomes the central interpretive category of conflict, replacing structural or situational context.

Brubaker argues that the uncritical use of ethnic categories as analytical units risks treating them as fixed and homogeneous entities, while in reality they are relational, situational, and context-dependent.⁴

Regional Context and Historical Sensitivity

The Western Balkans is characterized by the intertwining of historical narratives with contemporary political developments.
Todorova has argued that the region is often represented through discursive constructions that produce “historical and geographical imaginations,” shaping the interpretation of present-day events.⁵

Within this context, Albanian–Greek relations represent a complex space of interaction combining institutional cooperation, social interconnection, and periodic reactivation of historical narratives in public discourse.

Perceptions of Normative Standards

In Albanian public discourse, recurring concerns have been expressed regarding cases involving Albanian citizens in Greece, particularly in contexts related to law enforcement interventions or legal proceedings.

While each case must be assessed individually and empirically, such perceptions contribute to broader understandings of the consistency in the application of human rights standards and the principle of equality before the law.
The universality principle requires equal legal protection regardless of nationality or ethnic affiliation.⁶

Interaction of Levels of Interpretation

The Zvërnec case is situated at the intersection of three analytical levels:
the local level of social conflict and civic mobilization
the discursive level of media and political framing
the structural level of historical and identity narratives in the region

This interaction enables a local event to acquire broader symbolic meanings beyond its empirical scope.

Conclusion

The interpretation of local events requires a clear analytical distinction between civic roles and ethnic identity, as well as between empirical fact and discursive framing.

A shift from contextual interpretation toward identity-based framing increases the risk of misrepresentation and amplification of events beyond their original scale.

An approach grounded in conceptual differentiation, normative consistency, and interpretive caution contributes to a more accurate understanding of events and to the reduction of discursive tensions in public space.

Footnotes:

1. Benedict Anderson, Imagined Communities: Reflections on the Origin and Spread of Nationalism, rev. ed. (London: Verso, 1991); Rogers Brubaker, Ethnicity without Groups (Cambridge, MA: Harvard University Press, 2004). These works form the basis of constructivist approaches to national and ethnic identity, emphasizing their socially constructed rather than essential nature.

2. Robert M. Entman, “Framing: Toward Clarification of a Fractured Paradigm,” Journal of Communication 43, no. 4 (1993): 51–58. Entman provides one of the most influential definitions of framing in political communication, highlighting how media structures reality through selection and salience.

3. United Nations, International Covenant on Civil and Political Rights (ICCPR), adopted 1966, Article 21. This provision guarantees the right to peaceful assembly as a fundamental civil and political right under international law.

4. Rogers Brubaker, Ethnicity without Groups (Cambridge, MA: Harvard University Press, 2004), 7–12. Brubaker critiques the reification of ethnic categories and proposes a relational and process-oriented approach to group formation.

5. Maria Todorova, Imagining the Balkans (New York: Oxford University Press, 1997). Todorova examines how the Balkans are constructed through external and internal discursive narratives shaping regional perception.

6. United Nations, Universal Declaration of Human Rights, 1948, Articles 1–2; European Convention on Human Rights, Article 14. These instruments establish the principles of equality and non-discrimination as foundational norms in international human rights law.

The Land of Leka,01.06.2026

KOSOVA STANDS WITH AMERICA — ALWAYS AND FOREVER – Meeting with Congressman George Latimer- By Agim Aliçkaj

 

“Call me George, not Congressman,” said the well-known friend of Albanians, Congressman George Latimer, during the meeting with the Albanian-American community, organized by the respected activist Mr. Valon Nikçi.

Together with my friend, national cause activist Behlul Gashi, and other activists, we took part in this very valuable and enjoyable gathering, where important local, national, and international issues were discussed.

Mr. Latimer’s commitment to open and constructive dialogue on all issues, beyond party divisions, reflects the kind of leadership that strengthens American democracy and moves the country forward.

The situation in Kosova and the June 7 elections, following the unnecessary and harmful blockades by the opposition, as well as the ongoing Serbian aggression toward Kosova and attempts to destabilize the state, were the main topics of the evening.

My presentation on the situation in the Balkans was followed with great attention and highly appreciated by Congressman Latimer and his adviser, Mr. Robert Hoch.

The current despotic Serbian regime is the main cause of all problems there, through various methods, continuing racist and hegemonic policies of war criminal Milošević aimed at domination in the Balkans.

I gave Congressman Latimer the pocketbook Never Forget, written by Dr. Nusret Pllana and MSc. Agim Aliçkaj, which documents Serbian genocide from 1884 to 1999, when Kosova was liberated.

Serbia’s efforts to destabilize Kosova—by encouraging the Serbian minority to create problems, corrupting the press and some politicians in Kosova and Albania, and even resorting to terrorist acts—have not stopped. Some have even begun threatening the use of violence, including the physical elimination of Prime Minister Kurti.

The situation has also been significantly complicated and worsened by several former American diplomats engaged by Serbia, who have created considerable influence within segments of the opposition, promising unrealistic things and encouraging them to continue undemocratic behavior, boycotts, and blockades of state institutions, with the goal of removing Mr. Kurti and his party from politics at any cost.

The misuse of America’s name by these diplomats—who do not represent the true America, the savior of the Albanian nation—to deceive the people of Kosova into rising up against the legitimate government is unprecedented and very dangerous. They are acting against America’s interests in Southeastern Europe.

America’s interest is in a Kosova with strong and honest leadership: developed, democratic, uncorrupted, and sovereign in every corner, a Kosova that supports American actions in Europe and throughout the world. At this moment, these values are best represented by Prime Minister Kurti. He can rightfully be considered one of the most pro-American leaders of modern times across the Albanian nation.

We hope that the U.S. Congress will consider the possibility of investigating and questioning several former American diplomats in public hearings, in order to clarify their activities in coordination with the Serbian regime against American interests in Kosova, as well as their questionable ties with corrupt governments in other parts of the world.

We also hope that the U.S. Embassy in Pristina, together with other EU embassies, will issue clear public statements in support of free and democratic elections, against the boycott of Kosova’s Parliament by opposition political parties, and condemn violent rhetoric from any side that could contribute to instability in Kosova.

The people of Kosova seek justice, not revenge against Serbia, which still has neither acknowledged nor apologized for the genocide committed against Albanians. Serbia must be denazified, and Serbian criminals must be punished. Albanians simply seek the right to live freely in their ancestral lands.

Kosova stands with America — always and forever. Serbia continues to align itself with Russia, Iran, and China, and that will never change.

Agim Aliçkaj

KOSOVA QËNDRON ME AMERIKËN – GJITHMONË DHE PËRGJITHMONË-Takimi me Kongresmenin George Latimer- Nga Agim Aliçkaj 

                                                                                    

“ Më thirrni Gjorgj, jo kongresmen”, na tha miku i shqiptarëve, kongresmeni i mirënjohur George Latimer, në takimin me komunitetin shqiptaro-amerikan, të organizuar nga aktivisti i respektuar, z. Valon Nikçi.

Bashkë me mikun tim, veprimtarin e çështjes kombëtare Behlul Gashi, dhe aktivistë të tjerë, morëm pjesë në këtë takim shumë të vlefshëm dhe të këndshëm, ku u hapën tema të rëndësishme lokale, nacionale dhe ndërkombëtare.

Angazhimi i z. Latimer për dialog të hapur dhe konstruktiv për të gjitha çështjet, përtej ndarjeve partiake, pasqyron llojin e lidershipit që forcon demokracinë amerikane dhe e çon shtetin përpara.

Situata në Kosovë dhe zgjedhjet e 7 qershorit, pas bllokadave të panevojshme dhe të dëmshme të opozitës, si dhe agresioni i vazhdueshëm serb ndaj Kosovës dhe përpjekjet për destabilizimin e shtetit, ishin tema kryesore të mbrëmjes.

Prezantimi im i situatës në Ballkan u përcoll me vëmendje dhe vlerësim të lartë nga ana e kongresmenit Latimer dhe këshilltarit të tij, z. Robert Hoch.

Regjimi aktual despotik serb është shkaktari kryesor i të gjitha problemeve i cili, me metoda të ndryshme, po e vazhdon politikën raciste dhe hegjemoniste të kriminelit të luftës Millosheviq për dominim në Ballkan.

Ia dhashë kongresmenit Latimer librin e xhepit “Mos harro kurrë”, të shkruar nga Dr. Nusret Pllana dhe MSc.Agim Aliçkaj, ku dokumentohet gjenocidi serb nga viti 1884 deri në vitin 1999, kur u bë çlirimi i Kosovës.

Përpjekjet serbe për ta destabilizuar Kosovën, duke e nxitur minoritetin serb të shkaktojë probleme, duke e korruptuar shtypin dhe disa politikanë të Kosovës e Shqipërisë, e deri te aktet terroriste, nuk kanë të ndalur. Disa prej tyre kanë filluar të kërcënojnë edhe me përdorimin e dhunës, deri te eliminimi fizik i kryeministrit Kurti.

Situatën e kanë komplikuar dhe keqësuar dukshëm edhe disa ish-diplomatë amerikanë të angazhuar nga Serbia, të cilët kanë krijuar ndikim të konsiderueshëm në segmente të opozitës, duke u premtuar gjëra joreale dhe duke i nxitur të vazhdojnë me sjellje jodemokratike, bojkot dhe bllokadë të institucioneve shtetërore, me qëllim largimin me çdo kusht nga politika të z. Kurti dhe partisë së tij.

Keqpërdorimi i emrit të Amerikës nga këta diplomatë, të cilët nuk e përfaqësojnë Amerikën e vërtetë — shpëtimtaren e kombit shqiptar — për ta mashtruar popullin e Kosovës të ngrihet kundër qeverisë legjitime, është i paprecedent dhe shumë i rrezikshëm. Ata po veprojnë kundër interesave të Amerikës në Evropën Juglindore.

Interesi amerikan është për një Kosovë me lidership të fortë e të sinqertë, të zhvilluar, demokratike, të pakorruptuar dhe sovrane cep më cep, që i mbështet aksionet amerikane në Evropë dhe kudo në botë. Këto vlera, në këtë moment, i përfaqëson më së miri kryeministri Kurti. Ai lirisht mund të konsiderohet si një ndër liderët më pro-amerikanë të kohës së sotme në mbarë kombin shqiptar.

Shpresojmë që Kongresi Amerikan do ta konsiderojë mundësinë e hetimit dhe marrjes në pyetje, në dëgjime publike, të disa ish-diplomatëve amerikanë, për ta qartësuar veprimtarinë e tyre në koordinim me regjimin serb kundër interesave amerikane në Kosovë, si dhe lidhjet e tyre të dyshimta me qeveri të korruptuara në pjesë të tjera të botës.

Gjithashtu, shpresojmë që Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, së bashku me ambasadat e tjera të BE-së, do të dalin me deklarata të qarta publike në mbështetje të zgjedhjeve të lira dhe demokratike, kundër bojkotit të Parlamentit të Kosovës nga partitë politike opozitare, dhe do ta dënojnë retorikën e dhunshme nga çdo palë që mund të kontribuojë në paqëndrueshmëri në Kosovë.

Populli i Kosovës kërkon drejtësi, jo hakmarrje kundër Serbisë, e cila ende nuk e ka pranuar dhe nuk ka kërkuar falje për gjenocidin e kryer kundër shqiptarëve. Serbia duhet të denazifikohet dhe kriminelët serbë duhet të dënohen. Shqiptarët thjesht kërkojnë të drejtën për të jetuar të lirë në trojet e tyre stërgjyshore.

Kosova qëndron me Amerikën — gjithmonë e përgjithmonë. Serbia vazhdon të rreshtohet me Rusinë, Iranin dhe Kinën, dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë.

Agim Aliçkaj


Send this to a friend