Në intervistën e shfaqur mbrëmë në RTV Dukagjini, ish kryeminisrti dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se atë bashkë me delegacionin nga Kosova e kishte ftuar në Shkup Senatori Dole, por ai nuk mundi të shkonte për shkak të rrezikut nga ushtria serbe.
Duke iu referuar arkivave po sjellim një foto huazuar nga Radio Evropa e Lirë që e ka fokusuar takimin e Senatorit Bob Dole në Shkup më 5 Mars 1999 me delegacionin shqiptar. Senatori Bob Dole i bëri ftesë edhe Hashim Thaçit, i cili nuk ishte i pranishëm. Ndërkohë shtypi i asaj kohe e gjeti më 7 Mars 1999 Hashim Thaçin në Tiranë.
Kjo ëstë diçitura e fotos nga REL: “Ish-senatori amerikan, Bob Dole së bashku me të dërguarin e SHBA-së për Kosovën, Christopher Hill gjatë një takimi në Shkup më 5 mars 1999 me një delegacion të Kosovës. Kosovën në këtë takim e përfaqësuan Rexhep Qosja, Ibrahim Rugova, Veton Surroi dhe Edita Tahiri. Takimi u mbajt në Shkup pasi autoritetet e atëhershme të Jugosllavisë nuk ia kishin dhënë vizën me kohë ish-senatorit Dole.”
Duke iu referuar pyetjes së titullit a ishte në Tiranë apo në malet e Kosovës Hashim Thaçi kur e ftoi Ssnatori Bob Dole, po i referohemi një materiali arkivor të televizionit Klan të Tiranës, i cili e ka fiksuar Hashim Thaçin në 7 Mars 1999 në Ministrinë e Jashtme të Tiranës në takim me Paskal Milon, që po e sjellim edhe si video, edhe të fotografuar, ku THaçi dhe Paskal Milo i janë përgjigjur pyetjeve.
Arkiva – Tv Klan 1998-2012;
Gazetarja interviston Hashim Thaçin dhe Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Paskal Milon në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes së Rambujesë.
Gazetarja interviston Hashim Thaçin dhe Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Paskal Milon në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes së Rambujesë.
Hashim Thaçi: Marrëveshja ka hyrë në progres dhe ka marrë kahje pozitive. Ne kemi qënë këmbëngulës dhe jemi këmbëngulës që NATO të vijë në Kosovë nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por kuptohet edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës duke ruajtur të drejtën e vet si forcë mbrojtëse e Kosovës dhe besojmë në zgjidhjen paqësore, të drejtë, të qëndrueshme dhe të respektueshme nga populli i Kosovës.
Gazetarja: Ndërkohë sipas palës serbe ju jeni person i kërkuar nga ata mos vallë përdoret si një … për më vonë ?
Hashim Thaçi: Kjo s’më brengos fare. Incidente ka dhe tash në Kosovë por ne jemi të interesuar që t’i tejkalojmë këto incidente dhe nuk jemi të interesuar për konfrontime të armatosura, por megjithatë ne jemi të detyruar të vetëmbrohemi.
Gazetari: Kur mund të jeni ju gati për t’a nënshkruar marrëveshjen?
Hashim Thaci: Ne jemi gati atëherë kur do të jetë koha. Faktorët politikë dhe ushtarakë të Kosovës e kanë thënë po-në e tyre parimore në Rambuje, mirëpo procesi vazhdon dhe ka marrë vetëm një kahje shumë pozitive drejt arritjes së marrëveshjes.
Paskal Milo: Ne po përgatitemi për raundin e dytë të bisedimeve dhe ashtu siç bashkëpunuam gjatë takimit të Rambujesë, kështu vazhdojmë të bashkëpunojmë dhe tani, sepse të dy së bashku në emër të institucioneve që përfaqësojmë, përfaqësojmë kombin shqiptar si një të tërë, dhe të gjitha sfidat, të gjitha detyrat që kemi përpara për të realizuar do t’i përballojmë së bashku, prandaj ky bashkëpunim është mëse i natyrshëm, mëse i ligjshëm dhe në emër të këtij bashkëpunimi ne u takuam sot dhe do të vazhdojmë të takohemi me të gjithë përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës, edhe gjatë ditëve të ardhshme me qëllim që në takimin e ardhshëm në Paris të shkojmë sa më të përgatitur që të ballafaqohemi me një vendim përfundimtar që do të japë zgjidhje politike të konfliktit në Kosovë.