– Po pse e bën atë fytyrë, sikur unë jam e vetmja që po të besdis, – kërceu Linda.
– Unë s’po mendoj ashtu, – iu përgjigj Besniku butësisht. Ajo gjithmonë i fliste shkurt, Niku.
– Ashtu mendon, që ç’ke me të! – tha ajo me këmbëngulje. Me buzën e poshtëme të nxjerrë si gjithmonë përpara, ai e shmangu shikimin e saj dhe nuk iu përgjigj më. Qëndrimi pasiv i Nikut e inatosi vajzën edhe më tepër.
– Ti do që ta them unë, apo jo? – u spërdrodh ajo. Vajza rrufiste kafenë, që e kishte humbur krejt ngrohtësinë, dhe gjëndja shpirtërore iu nxi edhe më, tek mbeti pa pjesën më të ëmbël të atij takimi. Djaloshi pa përsëri orën dhe llogariti sa kohë kishte akoma deri në orarin e nisjes. Për pak do t’i duhej të largohej nga kafeneja. I pazoti për të mbledhur veten, gishtat iu endën përsëri mbi vetull, – një zakon i tij sa herë binte në mendime të errëta. Vajzës iu thellua ajo gjëndje pakënaqësie e padurimi, vetëm nga që e shikonte se ai e kishte gjithmonë mëndjen te ora. E shkujdesur, uli filxhanin mbi tavolinë, e ai kërciti fort kur preku pjatën. Krrau! Djali u tremb nga zhurma e lartë. Gishtat që patën qënë të zënë me përkëdheljen e vetullës së djathtë, u zhytën mes flokëve. Mirëpo, më pas, u mbush me frymë, u mbështet te mbështetsja dhe e vështroi në sy. Befas, fytyra e tij kishte gjetur qetësinë. Kaq i dukshëm ishte ndryshimi në fytyrën e djaloshit, saqë vajza u step. Uli sytë poshtë në prehër dhe këqyri duart e veta. Djaloshi, që mbante merakun e kohës, nuk priti që vajza t’i ngrinte sytë.
– Dëgjo tani…, – ia nisi ai. Nuk murmuriste më, dukej sikur e kishte mbledhur veten e fliste me një zë të shtruar e të vendosur.
Mirëpo, sikur donte t’u vinte fre fjalëve të tij të mëpasshme, pa i ngritur as sytë, ajo ia preu: – Pse nuk ikën më mirë? Ajo që e kishte dashur shpjegimin, tani nuk donte më ta dëgjonte. Djaloshi qëndroi pa lëvizur, a thua se vetë koha kishte ndalur.
– Sikur të duhej të ikje, – tha ajo si fëmijë idhnak. Ai e vështroi i hutuar, sikur të mos kuptonte ku donte të dilte ajo. Sikur ta kishte kuptuar dhe vetë se sa kalama dhe e pakëndshme tingëlloi, ajo hoqi gjithë siklet sytë nga djaloshi dhe kafshoi buzën. Ai u ngrit nga karrigia dhe i foli kamarieres që po qëndronte pas banakut.
– Më fani, desha të paguaj, – tha me zë të butë. Djaloshi u zgjat të merrte faturën, por dora e vajzës qëlloi më e shpejtë dhe i rëndoi sipër. “Do qëndroj edhe pak… e paguaj unë”, kishte ndërmend të thoshte ajo, por ai e kishte tërhequr faturën nga poshtë pëllëmbës së saj dhe zuri të ecte drejt arkës.
– Të gjitha bashkë, faleminderit, – i tha Niku kamarieres.
– Lere të thashë, – thirri Linda. Pa lëvizur nga karrigia, vajza i zgjati dorën djaloshit, mirëpo ai nuk pranoi ta shihte në sy. Nxorri një kartëmonedhë dhjetë mijëshe nga portofoli.
– Mbajeni kusurin, – i tha kamarieres, duke i zgjatur kartëmonedhën bashkë me faturën. Djaloshi ktheu fytyrën e tij të mbushur me trishtim për të qindtën e sekonndës nga vajza, e më pas mori çantën dhe u largua…
– Gjitmonë i nxituar ti. Asnjë herë nuk e kemi pirë kafen tamam. E di se ke dhe punë të vështirë, por jo më të vështirë se unë, – monologoi Linda dhe e la tavolinën…
– As kur jemi njohur, – thua. – Atëherë ishim thjesht shokë. Pastaj ku na linte puna, të rrinim shumë bashkë.
– Eh, ende nuk ia kishim marrë dorën…Tani kanë kaluar dy vjet…
Linda kishte mësuar tri gjuhë të huaja që në shkollë të mesme: anglishten, italishten, që e kishte mësuar më shumë nga televizori dhe gjermanishten me një vullnet të hekurt në shkollën e mesme të gjuhëve të huaja. Kështu ajo mundi të vazhdonte studimet universitare për mjekësi në një universitet të njohur në Gjermani: Universiteti i Lirë i Berlinit. E veçanta e këtij universiteti ishte se në të gjitha degët u mëshohej mjaft njohurive informatike. Pasi u vlerësua si ndër më të mirat në Universitetin e Mjekësisë, ajo u kthye pa mëdyshje në vendin e vet dhe zuri punë në spitalin “Nënë Tereza”. Shpejt filluan t’i besonin edhe drejtimin e projekteve të ndryshme… Ajo ishte etaloni e femrës së mençur karrieriste. Por kishte edhe një bukuri mbi mesataren. Flokët e shndritshëm i binin deri poshtë supeve dhe ngjanin si një kurorë drite. Pavarësisht se nuk i kushtonte ndonjë rëndësi veshjes, trupi i jashtëzakonshëm binte lehtësisht në sy. Si ato modelet e revistave të modës, ajo qe bërë një grua e bukur, që tërhiqte pas vetes vështrimin e gjithkujt. … E tillë ishte, femër inteligjente dhe e bukur. Tjetër gjë pastaj në se ajo vetë e kuptonte. Në të shkuarën, Linda nuk u kishte kushtuar rëndësi të tilla gjërave – kishte rrojtur veç për mësimet dhe më pas punën. Sigurisht kjo nuk nënkuptonte se ajo nuk kishte qënë e lidhur më parë. Thjesht për të, të dashurit nuk kishin qënë aq të rëndësishën sa puna. “Kam punën të dashur”, thoshte gjithmonë, duke sprapsur shumë meshkuj që i vardiseshin. Njësoj sikur të kishte fshirë një grimcë pluhuri. Djali me të cilin kishte folur më tepër ishte Besniku, që shkurt ajo i fliste Niku. Edhe ai kishte qënë student mjaft i mirë në informatikë dhe ishte punësuar në një kompani private. Tre vjet më i ri në moshë Niku ishte i fejuari i saj: eh, ishte. Ishin takuar dy vjet më parë nëpërmjet një klienti dhe njëkohësiht pacienti i përbashkët.
Dy javë më pas, Niku i kërkoi Lindës të takoheshin përsëri për një bisedë serioze. E lanë për të dielën e ardhme. Ajo kishte arritur në takim e veshur me një fustan elegant ngjyrë rozë të çelët, një pardesi pranverore ngjyrë kremi, si dhe një palë sandale të bardha, duke kapur syrin e gjithë meshkujve ku kalonte rruga. Kjo ishte një veshje krejt e re për Lindën, e cila ishte kaq e dhënë pas punës sa që, para se të lidhej me Nikun, nuk kishte rroba të tjera veç kostumeve të punës. Edhe në takimet e dashurisë me Nikun, kostume kishte veshur – tekefundit, të shumtat e herëve ata pas pune takoheshin. Niku kishte thënë “bisedë serioze” dhe Linda e kishte marrë si diçka speciale, ndaj, e mbushur me shpresë, e pati blerë atë veshje. Ata mbërritën në kafenenë ku e patën lënë, por në dritare gjetën një tabelë ku thuhej se qe mbyllur. Linda dhe Niku u zhgënjyen pasi kjo kafene do të kishte qënë ideale për një bisedë serioze, sepse çdo tavolinë ishte në një kthinë të veçuar. Të shtrënguar që të gjenin një tjetër vend të përshtatshëm, pikasën një tabelë të vogël në një rrugicë të qetë. Me që ishte poshtë në bodrum, nuk kishin si ta dinin si ishte nga brenda, por Lindën e tërhoqi emri që vinte nga teksti i një kënge, të cilën ajo e kishte kënduar kur ishte fëmijë, ndaj ranë dakord që të hynin brenda… Linda u pendua sa shkeli brenda. Kafeneja qe më e vogël nga ç’e kishte përfytyruar, aq sa arrinte të mbushej vetëm me dhjetë klientë, tre stola të lartë sa banaku dhe tri tavalina me nga dy vende secila.
Në se ajo biseda që bluante Linda në mendje nuk do të bëhej me pëshpërima, atëhere kishte për t’u dëgjuar çdo gjë. Po aq e bezdiste mostejçimi i dritës prej cohës së abazhurëve… jo, nuk i pëlqente aspak ai vend. Vend për pazare të pista… Kjo ishte përshtypja e parë e Lindës për kafenenë.
VIJON
Reagim.
Regjimi im synon të njohë opinionin e botës shqiptare se Qazim Shehu, një banor i Tiranës, është një hajdut, një genjështar, një plagjiator i cili ka vjedhur poezitë e mia nga libri im “Jeta në ana tjetër.”! 2014-2015.
Por ne do ta shohim Qazim Shehun si një “profesor”, si Duakgjin Hata, por si Sali Mandi, por si shumë e shumë hajduta e genjështar të tjerë:”njerëz”,që këta i kan mashture autorët e rinjë sidomos shqiptarë të Kosovës, të cilët nuk dinin se çfarë ndodhi me librin e tyre se ata besonin në këta kriminelë gangsterësh që mbajnë titullin e profesorit. ..
Unë jam i mashtruar nga Qazim Shehu dhe njerëz të tjerë që më binden për të besuar Qazim Sheikh (Profesor) që të jap librin tim 120 faqe, me poezitë e mia:” Jeta në ana tjetër.”
Një nga njerëzit që nuk besonin në shkrimin e dorëshkrimit të librit tim ishte Cpllaku, i cili ishte inetrvestoje dhe vazhdimisht në gazetën “Zëri i Popullit” në Tiranë, dhe pas atij akti që fitove besim në të dhe i besove dhe ia dhashë librin im jetës nga ana tjetër, të rreme të Qazim Sheu,
PO ashtu me mashtroi Dukagjin Hata, me bandene tia Dibrane, banues ne Tirane, me mashtruan per lirbin tim:” Digjem nën Dritën e Hanës”, qe nga qershori 2014.deri me Maj.2015.
Por pas këtyre dy mashtrusev ka edhe mashtruse te tjere qe te gjithe keni për të i lexuar ne librat e mia sepse intepretimi i tyre si “profesor” në mediat e shkruare është hajni, palgjituar është skandaloze. dhe nuk deshirojë që autorërt të tjerë te binen në kurthatë e këtyre..
Me shume do të lexoni në librat e mia qëdotë botohen se shpejti në Titranë
Bahtir Hamza,authro,artist,
[email protected]
Reagim.
Regjimi im synon të njohë opinionin e botës shqiptare se Qazim Shehu, një banor i Tiranës, është një hajdut, një genjështar, një plagjiator i cili ka vjedhur poezitë e mia nga libri im “Jeta në ana tjetër.”! 2014-2015.
Por ne do ta shohim Qazim Shehun si një “profesor”, si Duakgjin Hata, por si Sali Mandi, por si shumë e shumë hajduta e genjështar të tjerë:”njerëz”,që këta i kan mashture autorët e rinjë sidomos shqiptarë të Kosovës, të cilët nuk dinin se çfarë ndodhi me librin e tyre se ata besonin në këta kriminelë gangsterësh që mbajnë titullin e profesorit. ..
Unë jam i mashtruar nga Qazim Shehu dhe njerëz të tjerë që më binden për të besuar Qazim Sheikh (Profesor) që të jap librin tim 120 faqe, me poezitë e mia:” Jeta në ana tjetër.”
Një nga njerëzit që nuk besonin në shkrimin e dorëshkrimit të librit tim ishte Collaku, i cili ishte shites librash me inetrvestoje për gazetën “Zëri i Popullit” në Tiranë, dhe pas këatij akti që fitove besim në të dhe i besova edhe Qazim Shahut, që ishte shok e mik I Collakut, dhe Qazim Shaut ia dhashë librin tim :”Jeta në ana tjetër”, që edhe so është të i rremi-genjeshtari,mashturise Qazim Sheu,
PO ashtu me mashtroi Dukagjin Hata, me bandene tia Dibrane, banues ne Tirane, me mashtruan per lirbin tim:” Digjem nën Dritën e Hanës”, qe nga qershori 2014.deri me Maj.2015.
Por pas këtyre dy mashtrusev ka edhe mashtruse te tjere qe te gjithe keni për të i lexuar ne librat e mia sepse intepretimi i tyre si “profesor” në mediat e shkruare është hajni, palgjituar është skandaloze. dhe nuk deshirojë që autorërt të tjerë te binen në kurthatë e këtyre..
Me shume do të lexoni në librat e mia qëdotë botohen se shpejti në Titranë
Bahtir Hamza,authro,artist,
[email protected]