Voal.ch – Për momentin, Këshilli Federal ka vendosur të mos vendosë një ndalim daljeje për popullsinë, coprifuoco – ora policore, për të frenuar kështu përhapjen e koronavirusit.
Megjithatë, gjatë seancës së tij të së premtes Këshilltari Federal Alain Berset vendosi rregulla më të rrepta për “distancimin shoqëror”: grupe me më shumë se pesë persona janë të ndaluara dhe mund të gjobiten 100 franga për person për gjobë, njoftoi Alain Berset.
Për më tepër, kantonet nxiten të sigurojnë që standardet e higjienës të respektohen në dyqane (Migros dhe Coop) dhe bizneset: madje edhe në ndërtimtari dhe industri, ata që nuk respektojnë do të detyrohen të mbyllen.
Për shkak të COVID-19, Këshilli Federal gjithashtu ndaloi ndërhyrjet jo-urgjente në spitale dhe ka ofruar shërbimin postar për t’i shërbyer popullatës shtatë ditë në javë nëse bëjnë blerje të ushqimeve dhe sendeve të nevojave të përditshme të porositura në internet.
Për të frenuar përhapjen e koronavirusit në Zvicër, qeveria federale ka ndaluar me gjoba mbledhjet e mbi pesë personave. Qytetarët dhe ndërmarrjet që nuk respektojnë dispozitat për distancimin dhe higjenën sociale do të sanksionohen. Ndërkohë që ekonomia merr një mbështetje prej 32 miliardë franga të tjera të alokuara përveç 10 miliardë franga që u alokuan më parë të mbështetur ekonominë.
Nga kjo shumë, 20 miliardë do të shkojnë për t`iu qasur problemeve të likuiditetit. Me këtë qëllim do të ndërtohet një program garancish tha Këshilltari Federal për ekonominë Guy Parmelin. Në këtë kontekst, edhe të punësuarit me kohë të kufizuar apo në marrëdhënie të përkohshme pune do të përfitojnë nga ndihma e përmendur, respektivisht, do të kenë kompensim për punën me orar të shkurtuar.
Nga ndihma e qeverisë do të përfitojnë edhe sipërmarrësit e pavarur, punonjësit e kulturës,, sporti dhe turizmi, ka thënë më tutje Parmelin
Zhvillimet e fundit:
Mbledhjet e mbi pesë personave janë të ndaluara; gjoba për shkelësit.
Mbi 40 miliardë franga në total janë ndarë për të mbështetur ekonominë.
Ka pothuajse 5,000 raste të koronavirusit në Zvicër, të paktën 43 vdekje.
Në Ticino, shtretërit kanë filluar të mbarojnë.
Ekonomia do të bjerë në recesion dhe papunësia do të rritet.
Trenat dhe autobusët drejtohen sipas orareve të reduktuara.
Votimi popullor federal për lëvizjen e lirë të 17 majit është shtyrë.
Këshilli Federal kërkon që popullata të qëndrojë në shtëpi, veçanërisht ata të sëmurë ose mbi 65 vjeç./ /EB/Swissinfo.ch
Komentet