VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Kësaj here Bujar Kapexhiu duhet t’i bëjë një karikaturë vetvetes! Nga Elida Buçpapaj

By | August 12, 2019
1 Comments
  • author avatar
    Shkambi i Bjeshkve 1 month ago Reply

    Rasti konkret e qet nji ftyrë të mshehun të B.kapexhiut nga demokrat, puntori i liris te nji skllav, nostaligjik i pushtimit osman në Shqypni per 433 vjet dhe shpirtnisht vazhdon edhe sot qeveria me kodoshat e vet në art e kudo!
    T’lumtë zoja Elida, bija e nji nga shkrimtarve ma të mdhaj të Shqypnis!

Komentet

Edi Rama doravit Kujtim Çashkun me 100 milionë lekë se doli pro shembjes të Teatrit Kombëtar

Shembja e Teatrit Kombëtar është një nga çështjet më të nxehta të aktualitet, që prej 1 viti e disa muaj. Vendimi i qeverisë për shembjen e godinës së Teatrit shkaktoi reagime të shumta nga artistë, aktorë e regjizorë të njohur të kinematografisë shqiptare, si dhe nga aktivistë të shoqërisë civile e gazetarë të ndryshëm, të cilët e cilësuan si absurd nismën e Qeverisë për të ndërtuar një Teatër të ri mbi ndërtesën ekzistuese.

Por kishte dhe nga ata që dolën krah qeverisë, duke mbështetur vendimin për shembjen e Teatrit.

Një ndër ta është edhe regjizori i njohur Kujtim Çashku, i cili duket se e ka marrë “shpërblimin” për rreshtimin e tij pro qeverisë dhe kundër artistëve.

Kryeministri Rama ka vendosur t’i japë shkollës private të Kujtim Çashkut, “Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi” më shumë se 100 milionë lekë, me arsyetimin se do ta mbështesë për veprimtarinë e saj krijuese.

Lidhur me këtë rast ka reaguar gazetarja Enkelejda Mema, e cila përmes një statusi në “Facebook thekson se ky është një rast i përsëritur dhe përmend shkarkimin e ish-drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar pasi pranoi që institucionet private po përfitojnë nga buxheti i shtetit.

Gazetarja shton më tej se këto para shkojnë për faturat e këtyre bizneseve dhe jo aq për veprimtarinë kulturore.

Reagimi i plotë:

10 milione e 500 mije leke (te reja) per “Marubin” e Kujtim Cashkut.

Qeveria hap “thesin” nga fondi rezerve i buxhetit te shtetit per 2019 per veprimtari krijuese ne nje INSTITUCION PRIVAT.

Nje rast i perseritur ky, ku miliona leke shkojne ne “arken” e institucioneve private qe si mburoje kane ngjarjet kulturore.

Per kujtese ish drejtori i Muzeut Historik Kombetar, Melsi Labi u shkarkua nga detyre per faktin sepse deklaroi publikisht qe institucionet private me mburoje kulturen po marrin fonde me te medha nga qeveria, nderkohe qe kjo e fundit jep lemosha per institucionet e saj kulturore kombetare.

Per infomacion ne ate kohe te largimit te drejtorit, rreth dy vite me pare, buxheti i Muzeut Historik Kombetar nuk i kalonte 10 milione e 200 mije leke. Kujdes, pjesa me e madhe e fondit shkon per fatura drita, uje, telefona, nafte dhe shpenzime te tjera qe nuk kane te bejne me kalendarin e ngjarjeve kulturore te institucionit. Buxheti i shtetit ka miliona per privatet e kultures dhe qindarka per institucionet shteterore kombetare te kultures.

Teatrit Kombetar, ç’i pane syte.”

Por thuhet se biznesi privat i Kujtim Çashkut prej vitit 2015 merr mbështetje financiare nga qeveria!

Edhe privat, edhe pare nga shteti!

 

 

Fotografia e Enkelejda Mema

Terror në katër breza – Persekutimi i familjes së Prenk Pervizit, gjeneralit që nxori Zogun jashtë kufijve më 7 prill – Nga Lek Pervizi

Lek Pervizi është një nga të mbijetuarit e Tepelenës. Ai jo vetëm e ka rrëfyer me fjalë jetën në atë kamp të tmerrshëm, por edhe ka përjetësuar atë përmes skicave. Sot, kur në Tepelenë kanë mbetur vetëm ca mure të rrënuara, e njohim kampin e vdekjes, vetëm falë vizatimeve të Lekës.

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka ribotuar librin me dëshmi të të shpëtuarve të këtij kampi pune “Kampi i TepelenësDëshmitë e të mbijetuarve”.

 

Një botim, si pjesë e projektit “Përkujtojmë për të shëruar dhe parandaluar”. Ndër dëshmitarët janë Simon Mirakaj, Fatbardha Saraçi, Kurt Kola, Gjele Gjikola etj. Mes tyre është edhe Lekë Pervizi. Këtë herë nuk na tregon ditët në Tepelenë, por kalvarin e gjithë fisit Pervizi. Janë 23 të pushkatuar e të vdekur burgjeve dhe 7 shekuj dënime e internime të bëra bashkë, për të gjithë pjesëtarët e familjes.lek

GJENERAL PRENK PERVIZI

Fisi i vjetër e fisnik i Pervizit të Skurajve të Kurbinit ishte një fis i njohur e shumë i rëndësishëm, me besim katolik. Rrënjët e tij dallohen qartë që nga koha e qëndresës heroike kundër pushtuesit turk, në periudhën e Gjergj Kastriotit, të cilit i ndenji përkrah gjithë kohën e luftërave. Ishte kjo rrënjë e lashtë patriotizmi arsyeja kryesore përse fisi i Pervizit u persekutua nga turqit, dhe një pjesë u shpërnda e u largua nga vendi, deri dhe përtej detit, në Venedik apo në Pulje të Italisë.

Vite më pas, fisi e mori veten përsëri dhe u bashkua me lëvizjen e Rilindjes kombëtare, ku shquhet i pari i fisit, Gjin Pjetër Mark Pervizi i Skurajve, që i priu në ballë luftës antiosmane të Kurbinit e Krujës, me një qëndresë të armatosur deri në shpalljen e Pavarësisë. Pikërisht me 28 Nëntor 1912, në mëngjes ai ngriti Flamurin Kombëtar në Milot, me 300 e ca luftëtarë vendas, duke mbajtur pranë nipin 15-vjeçar, Prenk Pervizin, që do t’ishte pasardhës i denjë i tij. Prenk Pervizi, i datëlindjes 4 Maj 1897, kreu shkollën e mesme në Shkodër më 1914, dhe Akademinë Ushtarake në Vienë më 1918, dhe hyri në shërbim të Ushtrisë shqiptare si komandant operacionesh për dëbimin e serbëve dhe qetësimin e vendit nga bandat grabitëse dhe rebelizmi politik.

Dallohet në të gjitha detyrat e ngarkuara. Përkrahu Zogun, me të cilin kishte lidhë miqësi qysh në Vjenë, dhe i qëndroi pranë që nga fillimi deri në fund të Mbretërisë, duke ia zgjidhur të gjithë situatat kritike që rrezikonin atë vetë dhe shtetin e ri shqiptar. Më 1929-1934, vijoi e kreu Shkollën e Luftës në Torino, shkolla më e lartë ushtarake, e u gradua kolonel.

U ngarkua me misione përfaqësimi ndërkombëtar në Luftën e Abisinisë (1935-1936) e në Manovra ushtarake në Itali e gjetkë. Me ngjarjet e 7 prillit 1939, kur sulmoi Italia fashiste, i pa njoftuar nga askush veç nga radiot e huaja, vendosi të organizojë luftën popullore. Por i doli detyrë të mbrojë e të përcjellë mbretin në Greqi, e me urdhër të të cilit u rikthye në Shqipëri.

Në kohën e pushtimit qëndroi në dispozicion. Kur Ushtria shqiptare u përfshi në Luftën ItaloGreke, mori qëndrim dhe urdhëroi braktisjen e frontit nga Ushtria shqiptare, veprim prej të cilit italianët pësuan një disfatë të madhe, dhe më pas, nga frika e incidenteve të tjera më të rrezikshme, e hoqën Ushtrinë shqiptare nga fronti, kurse Prenk Pervizin e izoluan në Pukë. U gradua gjeneral me qëllim të zbutjes së acarimit për shkak të frontit grek, gradim formal pa rol komandues.

Aprovoi vendimet e Mbledhjes së Mukjes. Më 8 Shtator 1943, kur kapitulloi Italia, mori dorëzimin e komandës italiane nga gjenerali Dalmazzo, dhe më shtator 1943 u emërua ministër i Mbrojtjes me gradën Gjeneral Divizioni. Nuk e njohu lëvizjen e ashtuquajtur nacional-çlirimtare, duke e ditur se udhëhiqej nga komunistë të lidhur me politikën jugosllave e ruse.

U përpoq të organizojë ushtrinë kombëtare shqiptare, por gjeti kundërshtim nga gjermanët. Iu kushtua përforcimit të frontit të luftës antiserbe në Kosovë, ku shkoi vetë disa herë, për organizim, me qëllim që mbarimi i luftës ta gjente Kosovën të bashkuar me Shqipërinë. Me kundërvënien e Prenk Pervizit ndaj gjermanëve, këta nuk mundën të krijonin trupa SS në Shqipëri, por nuk lejuan që të krijohej Ushtria efektive shqiptare nën komandën e gjeneral Prenk Pervizit.

Kundërshtar i vendosur i komunizmit, qëndroi dy vjet në mal, me shpresën të organizonte një qëndresë të armatosur, në bashkëpunim me nipin e tij Mark Gjomarkun, e me t’arratisurit e tjerë. Kështu, në shtator 1946 u arratis në Greqi, me një aksion të guximshëm personal që mori përmasa legjendare, për strategjinë dhe guximin që u krye.

Kaloi në Itali ku i propozuan t’ia njohin gradat dhe t’i japin detyra të larta në Ushtri, me kusht që të merrte nënshtetësinë italiane, gjë që ai nuk e pranoi. U largua për në Belgjikë ku u bashkua me miqtë e tij të vjetër, Muharrem Bajraktarin e të tjerë patriotë. U sëmur befasisht dhe vdiq më 6 shtator 1977. Gjithë mërgata shqiptare e Belgjikës dhe Francës e përcollën duke e nderuar dhe e varrosën në parcelën e heronjve. Jeta e tij shpreh dramën dhe tragjizmin e një jete që iu kushtua krejtësisht çështjes kombëtare, nga fillimi deri në fund. Për këtë përkushtim ndaj çështjes kombëtare, regjimi komunist dënoi dhe persekutoi përjetësisht familjen dhe të gjithë rrethin e tij familjar, fisnor e miqësor.

Mosrikthimi i pronave dhe mosnjohja e shkatërrimeve që shkaktoi qeveria komuniste, mosshpërblimi i viteve të dënimeve të familjarëve që e kaluan gjithë jetën në kushte skëterre, ky ishte shpërblimi ndaj një figure madhore të historisë së Shqipërisë dhe përfaqësues i një familjeje të madhe, të përmendur e të nderuar. Të gjitha familjet e tjera të mëdha që kishin dhënë kontributin e tyre gjatë shekujve në mbrojtjen e atdheut dhe në fitoren e Pavarësisë pësuan të njëjtin fat nga diktatura sllavo-komuniste që sundoi në Shqipëri një gjysmëshekulli sa për 500 vjet të pushtimit turk, por edhe më e egër e antikombëtare.

Prenk Pervizit

TERRORI KOMUNIST MBI FAMILJEN E PRENK PERVIZIT

Fillimisht brigadat komuniste morën urdhër të lëshuar nga vetë diktatori Enver Hoxha për të sulmuar drejt Veriut të Shqipërisë, duke vrarë, djegur e pjekur. Këto brigada, në shembullin e hordhive barbare të Mesjetës së hershme, sulmuan në Laç të Kurbinit, ku, në mesin e shtatorit 1944, dogjën shtëpinë e Gjeneral Prenk Pervizit me gjithçka kishte brenda.

Kjo shtëpi ishte goditur më parë disa herë edhe prej gjermanëve me artileri. Djegia përfshiu bashkë me sende me vlerë antike e artistike, edhe dokumente të rëndësishme shekullore të familjes dhe të historisë së krahinës e të Shqipërisë. U plaçkitën pasuritë dhe gjëja e gjallë, si dhe u konfiskuan të gjitha pronat tokësore. Ditën e vdekjes së Skënderbeut, më 17 janar 1945, sulmuan edhe në fshatin historik të Skurajt, ku dogjën tri palë ndërtesa të tjera që njiheshin si “Kullat e Gjin Pjetër Pervizit”, udhëheqës popullor, patriot e luftëtar i shquar, të djegura dy herë rresht prej turqve dhe që u dogjën kësaj here për së treti nga barbarët e kuq sllavo-ruso-shqiptarë.

A ishte rastësi data? Njëra nga kullat ishte e Prenk Pervizit, dy të tjerat të kushërinjve që u përfshinë gjithashtu në valën e persekutimit. Burrat kishin marrë malin për të mbrojtur lirinë si dikur të parët e tyre përkrah Skënderbeut. Familjet e tyre u internuan bashkë me familjen e Gjeneralit, e disa prej tyre vdiqën në kushtet e internimit. Të tjerë u vranë e u pushkatuan. Njëkohësisht, në Tiranë u konfiskua shtëpia-vilë dhe dy troje në qendër të kryeqytetit etj., që nuk i janë kthyer akoma të zotëve.

Ky ishte terrori komunist mbi familjen dhe fisin e Gjeneral Prenk Pervizit, për ta shfarosur përfundimisht këtë familje si një nga kolonat e kombit shqiptar, me rrënjë të thella shekullore, lidhur me emrin fisnik prestigjioz të Skurajve e hynte në radhën e familjeve të mëdha të mbetura me dëshmi të dokumentuara në historinë e Shqipërisë e të kombit shqiptar, familje që provonin autoktoninë e kombit dhe luftën e pashterur të shqiptarëve për liri. Më poshtë jepet një pasqyrë e detajuar për persekutimin e anëtarëve të familjes dhe të fisit me vitet e dënimeve faktike, të kaluar në gjendje dënimi, në kundërshtim me dokumentet e zyrave shtetërore, që tallen me fatin e atyre që sakrifikuan gjithçka për atë liri dhe demokraci që iu kthyen pas një gjysmëshekulli shqiptarëve.

Pjesëtarë të familjes që u dënuan me burgje e internime, ku disa vdiqën dhe të tjerët e kaluan gjithë jetën në dënime. Mrika Pervizi, nëna e Gjeneral Prenk Pervizit, 5 vjet internim, internuar në Berat e Tepelenë në 1945-1950; vdiq në internim në 1950 në moshën 90-vjeçare. Nuk i gjendet varri. Nënë Mrika ishte nga ato gra, që, si nga familja ku lindi ashtu tek ajo që u martua njohu luftën kundër turqve dhe qëndresën e Kurbinasve me Gjin Pjetër Pervizin e Skurajve në krye. Qëndroi pranë luftëtarëve në rrethimin e Skurajt, për t’i furnizuar me municione, ushqime dhe kujdesur për të plagosurit. Turqit i kishin djegur edhe shtëpitë prindërore kur ishte vajzë më 1881. Dëshmitare e gjallë e asaj kohe heroike, e nderuar dhe e respektuar prej të gjithëve, si në jetën e lirë ashtu edhe në kushtet e kampit të Tepelenës ku vdiq si martire e lirisë.

Prena Pervizi, 32 vjet internim. Një grua me ndjenja të larta patriotike, që përballoi me krenari si jetën e lirisë, ashtu edhe atë të dënimeve ndër kampet e internimit, veçanërisht të Beratit, Tepelenës e Porto Palermos ku ishte mbyllur, bashkë me dhjetëra familje të mëdha e me mijëra të internuar të tjerë. Kurajoze dhe e vendosur, ishte mbështetja morale e gjithë grave e vajzave të reja, që diktatura kishte pllakosë në ato rrathë skëterrore, ku disa prej tyre lanë jetën ose u mplakën pa krijuar familje dhe ku, një pjesë e tyre, humbën fëmijët që vdiqën aty prej vuajtjeve, mjerimit e sëmundjeve, viktima të pafajshme.

Valentin Pervizi, 47 vjet burgim-internim, djali i madh i Preng Pervizit, oficer, kishte kryer studime akademike në Itali, në periudhën 1927-1942; I burgosur në Shkodër, 1944-1946; internim, në Berat, Porto-Palermo, Tepelenë, Çorovodë, Lushnje 1946-1954; Izolim në kampet e Shtyllasit të Fierit e Kuçit të Vlorës, 1954-1958; Internim në Gradishtë të Lushnjës, 1958- 1991. Pas 47 vjet, bashkohet me të shoqen në Bolonja të Italisë, ku jeton e vdes më 1999.

E shoqja, Gorizia Manini, vdes më 2004. Nuk patën fëmijë. Një shpresë e ardhme e Ushtrisë shqiptare, oficer i dalë nga shkollat ushtarake dhe akademitë e Italisë për t’i shërbyer atdheut, por që shteti komunist nuk ia njihte meritat, si shumë të tjerëve, kolegë të tij, dhe e degdisi në burgje e kampe për 47 vjet rresht, duke e ndarë edhe nga gruaja italiane po për aq kohë. I sprovuar në luftë kundër gjermanëve në mbrojtjen e Romës, ku ishte caktuar me detyrë si komandant reparti tankist. Në tetor 1944 u kthye në Shqipëri për t’i shërbyer vendit; në dhjetor 1944, u arrestua e u burgos, dhe nuk doli më nga ajo gjendje dënimi, burgu e internimi për 47 vjet. Shembull qëndrese në ato kondita dënimi, e frymëzues i të rinjve për t’i bërë ballë terrorit e torturave të diktaturës. I pamposhtur gjithmonë, u jepte zemër të tjerëve si një hero i vërtetë i asaj qëndrese e lufte të heshtur kundër ideologjisë shtypëse të atij regjimi totalitar e kriminel.

Genc Pervizi, 43 vjet burgim-internim, djali i mesëm i Preng Pervizit, aviator, arsimuar në Itali (1929-1944); U burgos në Tiranë e më pas në kampe pune për 10 vjet, 1947-1957; u internua në Savër e Gradishtë të Lushnjës më 1957 deri 1989, ku edhe vdiq. Edhe Genci studioi e u formua në Itali ku kreu shkollën e aviacionit në Forli, më 1943. I përfshirë në valën e terrorit komunist, u arrestua dhe u dënua 10 vjet me burg, pasi kaloi disa muaj hetuesi të tmerrshme. Edhe më pas, ai nuk njohu asnjë ditë lirie, sepse gjithë jetën e kaloi i internuar në kampin e Gradishtës së Lushnjë tok me familjen Pervizi plot 33 vjet, gjersa vdiq. Ky djalë me kulturë, por edhe trim, mori pjesë në organizimin e arratisjes së të atit, Gjeneral Prenk Pervizi, me mençuri e vendosmëri të pashoqe. Edhe pse u torturua, qëndroi i pathyeshëm dhe i vendosur, si një shqiptar i mirë dhe si një pinjoll i një familje fisnike e patriote, që kishte dhënë prova të lavdishme qëndrese kundër pushtimit turk, ashtu si edhe kundër regjimit komunist.

Albina Pervizi, 40 vjet internim, e shoqja e Gencit. E bija e Major Llesh Marashit, ekzekutuar me varje në Shkodër. Internuar në Berat në vitet 1945-1946, pastaj në Fier në vitet 1952-1958 e në Gradishtë në vitet 1958-1991. 156 vitet e dëbimit të fëmijëve: Që në moshën fare të re internohet në Berat, më 1945 dhe, më vonë, në Fier e Gradishtë të Lushnjës, si vajzë e Majorit Llesh Marashit dhe si e reja e Prenk Pervizit. Duke qëndruar gjithmonë e vendosur dhe duke u përballuar me sakrifica e mundime të mëdha tërë jetën për rritjen e fëmijëve në ato kondita të mjerueshme. Babain ia vranë. Një vëlla, dënuar me 20 vjet burg, vdiq sakat me këmbë të prera. Një tjetër vëlla ia vranë në Paris agjentët e sigurimit. Çifti pati gjashtë fëmijë, dy vajza e 4 djem, lindur e rritur në kampin e internimit të Gradishtës. Ato kaluan pas ‘91 në Amerikë dhe jetojnë në New York.

Lek Pervizi, 40 vjet burg internim, djali i vogël i Preng Pervizit, mbaruar shkollën fillore e të mesme në Romë në periudhën 1936-1944; i dëbuar më 1945-50. Internuar në Porto Palermo, Tepelenë, Lushnjë, 1950-1954; Izoluar në Shtyllas të Fierit e Kuç të Vlorës, 1954-1958; Internuar në Gradishtë e Pluk të Lushnjës, 1958-1990. I përfshirë që në moshën 15-vjeçare në valën e terrorit komunist, fillimisht mbeti në Tiranë. I përjashtuar nga të gjitha shkollat, me prishjen me Jugosllavinë, arriti të futet me konkurs në Liceun artistik, më 1948, ku menjëherë u dallua për talentin e tij të spikatur. Por, kështu nuk mendonte as partia e as qeveria dhe më 1950 arrestohet, e pasi kalon birucat e sigurimit, degdiset e mbyllet me gjithë vëllanë e madh, Valentinin, në burgun-kala të Porto Palermos. Pastaj në kampin e Tepelenës dhe në Kuç të Kurveleshit, ku ishin izoluar elita e mbetur gjallë e intelektualëve të fundit shqiptarë të paraluftës. Kaloi gjithë jetën në internim deri më 1990, duke u shquar për qëndresë. Dallohet, ndonëse i dënuar, si piktor e poet i ndaluar. Lek Pervizi është nga dëshmitarët e rrallë, është piktori që vuajti internimin në kampin e Tepelenës dhe që me talentin e tij skicoi planimetrinë e kampit të Tepelenës, tablo-skica të mjedisit të brendshëm të kampit dhe të të internuarve, disa tablo për ngjarjet e rënda të ndodhura në kamp realizuar drejtpërdrejt aty, duke i kthyer ato në një instrument të së vërtetës së hidhur të krimit komunist të mbuluar për vite e vite në Tepelenë. Ky fakt, që piktori ka qenë i pranishëm, pra, bashkëvuajtës dhe që skicat-tablo janë realizuar drejtpërdrejtë kur ka ndodhur ngjarja, ka vlerë të jashtëzakonshme, sepse ato luajnë rolin e fotografisë së kronikës apo filmimit që nuk mund të ishin të pranishëm. Tablotë–skica të piktorit, Lek Previzi, janë një dokument unikal në shkallë kombëtare e ndërkombëtare, që nxorën në dritë kampin e tmerrshëm të Tepelenës. Pasi përfundoi mbylljen në kampe, ai vijoi internimin në fushat e Myzeqesë, në Pluk të Lushnjës, ku u martua, në 1965, me një vajzë gjithashtu të internuar, Gjuliana Malaj, nga Vermoshi, ish fëmijë-foshnje e kampit të Tepelenës, të cilën, për faktin se shpëtoi për mrekulli nga vdekja, e mbiquajtën dhe vazhduan ta thërresin Beba,- ndër të rrallat bebe që i shpëtoi vdekjes që kositi njëherësh shumë foshnje të tjera.

Gjuliana Pervizi, 42 vjet internim–dëbim, e shoqja e Lekës. E bija e Nikoll Prek Malaj, i arratisur politik jashtë shtetit më 1948; Internim në kampin e Tepelenës, nga 1948-1954, në Plug të Lushnjës, internim dëbim, në periudhën 1954-1990. 72 vitet e dëbimit të fëmijëve: Pas kampit të Tepelenës, ku Gjuliana ishte një nga fëmijët që i shpëtoi vdekjes dhe për këtë arsye e mori emrin Beba, ajo e kaloi gjithë jetën në Pluk të Lushnjës, ku ishte internuar me të ëmën. Aty u martua me Lek Pervizin, duke siguruar përfundimisht dënimin e saj deri më 1990, vit që shënoi rënien e diktaturës, fillimin e demokracisë dhe kur u mundësua që ajo të largohet familjarisht për në Belgjikë. Gjatë asaj kohe, pësoi edhe një demaskim e gjyq para popullit, ku vërtet i shpëtoi burgut, por u damkos me epitetin armike (!). Çifti pati tre fëmijë, djem, lindur e rritur në kampin e Plukut deri më 1990, kur u larguan për në Belgjikë.

Zorka Malaj, 21 vjet internim, nëna e Gjulianës, vjehrra e Lek Pervizit, internuar me të bijën në Berat e Tepelenë nga 1948-1954, për arratisjen e burrit të saj, Nikoll Malaj. Internuar në Pluk të Lushnjes në vitet 1954-1969; dëshmitare e tmerrit të kampit të Turanit ku vdiqën 33 fëmijë në një natë, e shumë të tjerë, pothuaj gjithë fëmijët e shoqeve te saj nga Vermoshi. Duke mosrezultuar me nënshtetësi shqiptare, por malazeze, familja dhe vëllai i të shoqit(i dyti, vdekur në Pluk) arritën ta tërheqin dhe kështu u largua nga Shqipëria për në Mal të Zi, ku kishte prindërit, në 1969 dhe pastaj në Belgjikë, ku kishte vjehrrin e vajzës së saj, Gjeneral Prenk Pervizin. Por 21 vjet i kaloi në kushte internimi.

Shuma e përgjithshme e dënimeve, për gjithë familjen dhe fisin e Gjeneral Prenk Pervizit arrin në 750 vjet, shtatë shekuj e gjysmë!

Vitet e dënimeve, ku përfshihen ato të burgjeve, të internimeve dhe të dëbimeve janë si më poshtë: 482 vjet dënime me burgje, internim e dëbim vetëm për trungun familjar të Gjeneral Prenk Pervizit. Kushërinj e nipa të Gjeneral Prenk Pervizit, të vrarë, pushkatuar e vdekur në burgje për arsye politike e qëndrese të vendosur antikomuniste, luftëtarë e dëshmorë të lirisë janë si më poshtë:

Zef Gjok Pjetri vrarë nga Sigurimi i Shtetit më 1946. Pjetër Mark Pjetri pushkatuar nga partizanët më 1945. Ndue Pal Gjini vrarë nga Sigurimi më 1952. Gjin Pal Gjini vdekur në Tepelenë më 1951. Nikoll Pal Gjini vrarë nga UDB në Prishtinë më 1950. Ndue Gjergj Lleshi vrarë nga Sigurimi më 1951. Mhill Gjergj Lleshi pushkatuar në burgun e Tiranës më 1949. Preng Llesh Gjergji vrarë nga Sigurimi më 1952. Zef Hyseni vrarë nga Sigurimi më 1951

Të gjitha familjet e këtyre, gra e fëmijë, pleq e plaka, u mbajtën në internim në kampin e Tepelenës deri në vrasjen e burrave, nga 1945 deri 1952, por edhe në vazhdim, të persekutuar egërsisht në krahinën e tyre.

Pavarësisht nga mbiemrat e ndryshëm, ata i përkasin fisit Pervizi. Janë burgosur edhe disa kushërinj të tjerë 10-12 veta, me afro 40 vite dënime. Pati dhe dy gra e dy fëmijë të kushërinjve që vdiqën në kampet e Beratit e të Tepelenës. Shuma e përgjithshme e dënimeve, për gjithë familjen dhe të fisin te Gjeneral Prenk Pervizit arrin në 750 vjet, shtatë shekuj e gjysmë!

Viktimat e vërtetuara janë 23 vetë, të vrarë, pushkatuar e vdekur në burgje e kampe, prej tyre pesë gra e pesë fëmijë. Këto fakte jetësore të familjes së Gjeneral Prenk Pervizit, janë dëshmi e saktë për egërsinë, barbarinë dhe urrejtjen antishqiptare e antikombëtare me të cilën regjimi enverist komunisto-sllavist goditi një nga familjet shekullore atdhedashëse e kombndërtuese shqiptare.

Me të njëjtën egërsi, regjimi enverist komunisto-sllavist goditi të gjitha familjet veriore dhe familjet e tjera që u internuan, duke u trajtuar si «armiq të popullit» pikërisht ata që ishin thelbi i kombit dhe i atdhedashurisë. Dëshmoi Lek Pervizi, djali i vogël i Gjeneral Prenk Pervizit, i mbijetuar, sot 89 vjeç, në kuadrin e njohjes së krimeve të komunizmit dhe krimet e bëra mbi familjet e mëdha të Shqipërisë, ndër të cilat ajo e Pervizit, është nga më të masakruarat.

Lek Pervizi, Bruksel, më 20 korrik, 2018

Prokuroria nis hetimet për faturën 900 euro/nata që “Fusha SHPK” i pagoi Maznikut

 

Prokuroria e Përgjithshme është vënë në lëvizje pas kërkesës publike të Partisë Demokratike për të marrë nën hetim nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku i cili ka pranuar që kompania “Fusha SHPK” t’i paguajë hotelin gjatë një udhëtimi në Barcelonë.

 

Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar asaj të Tiranës për të siguruar të dhëna mbi përfitimin e paligjshëm për Maznikun, pas denoncimit se Fusha shpk, i ka paguar një faturë hoteli 908 euro nata, gjatë një vizite në Barcelonë. Në një shkresë zyrtare drejtuar Prokurorisë së Tiranës, janë dërguar për vlerësim ligjor të dhënat e publikuara nga mediat online.

“Duke marrë shkas nga publikimet e fundit në media, ju dërgojmë për vlerësim ligjor të dhëna të printuara nga media online ku përfshihen dyshime në lidhje me përfitimin në mënyrë të parregullt të dhuratave prej funksionarit të administratës publike, shtetasit Arbi Mazniku”, – shkuhet në letrën zyrtare.

Më herët Partia Demokratike u shpreh përmes zëdhënëses Ina Zhupa, se duke përfituar nga Fusha shpk, Mazniku ka ndikuar në dhënien e tenderëve të Bashkisë së Tiranës kësaj kompanie të cilat në katër vite llogariten 40 milionë euro.



Spitalet në Shqipëri, shumë të sëmurë dhe pak shtretër

Shqipëria renditet ndër vendet me numër të ulët shtretërish spitalorë në raport me popullsinë.

Sipas të dhënave që ka publikuar Instituti i Statistikave pak ditë më parë, përllogaritet se ka 3 shtretër në dispozicion për 1000 banorë, duke u renditur kështu e shtata për nga numri i ulët në Europë.

Krahasuar edhe me vendet e rajonit, Shqipëria ka një diferencë të dukshme. Në Malin e Zi, sipas të dhënave të Eurostat mbi numrin e shtretërve dhe të popullsisë, dhe përllogaritjeve të Monitor, ka rreth 3.9 shtretër për 1000 banorë, ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 4.4 dhe Serbia me 5.6.

Në kahun tjetër qëndron Gjermania. Në ekonominë më të madhe të Bashkimit Europian, të dhënat më të fundit të publikuara nga Eurostat tregojnë se numri i shtretërve spitalorë për 1000 banorë është 8.1, duke mbajtur kështu rekordin në Europë. Gjermania është një nga vendet që po vuan prej kohësh pasojat e plakjes së popullsisë, duke rritur edhe kërkesën për shërbime shëndetësore.

Për këtë i nevojiten edhe më shumë kapacitete spitalore, por edhe burime humane.

Së fundmi, Gjermania është shndërruar si një magnet për mjekët e huaj, veçanërisht nga vendet e Lindjes, ku përfshihet edhe Shqipëria.

Shifrat tregojnë se numri i shqiptarëve që u shpërngulën për arsye punësimi në Gjermani ka shënuar rritje të vazhdueshme dhe pjesa më e madhe e tyre kanë lidhur kontrata pune në sektorin e përkujdesjes shëndetësore (mjekë dhe infermierë).

Vendet e tjera me një numër të lartë shtretërish për 1000 banorë janë Austria me 7.5, e ndjekur nga Bullgaria me 7.2, Hungaria me 7 dhe Çekia me 6.9.

Ndërsa ndër vendet me numrin më të ulët renditet Suedia, ku sipas përllogaritjeve për 1000 banorë ka 2.4 shtretër në dispozicion. Me një diferencë të ngushtë, Mbretëria e Bashkuar dhe Danimarka kanë 2.6 shtretër për 1000 banorë, të ndjekura nga Turqia me 2.8, Irlanda me 2.9 dhe Spanja me 3.

Numri i të shtruarve në spitale arrin rekord në 2018

Në vitin 2018 nëpër spitalet në vend u shtruan gjithsej 279 mijë persona në spitalet publike, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT në treguesit e shëndetit publik. Ky është niveli më i lartë i të shtruarve që raportohet që nga 2014-a, kur INSTAT publikon shifrat.

Në raport me një vit më parë, numri i të shtruarve në spitale u rrit me 2.2%. në të njëjtën linjë është rritur dhe ditë qëndrimi në spital nga 5.4 në 5.5 ditë.

Sipas INSTAT, Në vitin 2018, numri i vizitave gjithsej në shërbimin parësor është 8.219.771, mesatarisht 3 kontakte për person në vit. Ky numër shënon një rritje prej 3,5 % krahasuar me numrin e vizitave gjatë vitit 2017.

Ditët mesatare të qëndrimit të një pacienti në spital janë 5,5 ditë gjatë vitit 2018, nga 5,4 ditë që ishin në vitin 2017. Ndërhyrjet kirurgjikale në spitalet publike gjatë vitit 2018 janë 64.929 duke shënuar një rritje prej 13,0 %, krahasuar me vitin 2017. /Monitor

“Miliona sy janë drejtue sot kah ju”- Sami Repishti letër Ambasadores së re të SHBA në Tiranë: Pse duhet një qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme në Shqipëri

Ridgefield, CT. – Njiqind e gjashtë vjet ma parë, poeti i madh At Gjergj Fishta, i zhgënjyem thellë nga grindjet dhe mosmarrëveshjet në mes shqiptarëve, theu betimin e marrun, e shkroi këto rreshta: 1913 -”O Perëndi! A ndjeve?/ Trathëtarët na lanë pa atdhe/E Ti gjuen me rrfe, lisat/ Nepër male kot!” (Drama “Juda Makabe”, 1920) Nji blasfemi për fratin françeskan: me qortue aktin hyjnor! Dëshprimi i thellë të sjellë në këte formë zemrimi të pakontrolluem.
Titulli i këtij shkrimi më erdhi në mendje nga leximi i nji artikulli të botuem në gazetën “Dielli”, organ i VATRES, më 24 korrik 2019. Teksti i plotë ashtë:
1922 – “Dialog në mes të ‘dy ekselencave’, burra shteti:
-Kur të prishim Shqipërinë, ku do vemi?
-Do vemi atje ku kemi venë paratë në bankë!
-Po pse të mos hyjmë në sherbim të atyre që u a shitëm Shqipërinë?
-S’do na qasin!…..se trathëtarët, as armiku nuk u zë besë…!”
– (Faik Konica. “Diell”i, 17 qershor 1922)
2019- Nga Franca, nji intelektuale e mirëfilltë shkruen:

“ ….Urrejtjen ma mësoi Edi Rama, ma mësoi Erion Veliaj, ma mësoi numri i deputetëve që ndoqën si bagëti pocaqitë e tyre. Kjo urrejtje e mbjellë është gjëja më e pafalshme që kanë arritur ata me taktikën e ndyer të përçarjes dhe të sundimit….Nga disa rrethana, burime, njerëz dhe fakte, e dija prej shumë kohësh rrezikun që përfaqësonte ai. Por, ai i kaloi të gjitha limitet e zhgënjimit…” (Cecilia Plasari. “Panorama”, 28.7.2019). Përçarje për sundim: smundja shekullore e shqiptarëve!

2019 gusht -”….Ashtu si e shoh unë luftën në Tiranë, ajo nuk është mes partive të Oligarkisë, se ata mirren vesh e bëjnë rrotacion. Pavarësisht se çka u papagallojnë militantëve poshtë, ata kanë një marrëveshje me njëri-tjetrin, por nuk ia kanë besën të huajve….. Me sa kam dëgjuar unë, Luli (Basha) bëhet kryministër, e dikush i Edit (Ramës) zëvendëskryministër, kurse Meta merr pjesën e vet deri në zgjedhjet e ardhme….Atyre tashmë nuk u hynë në punë demokracia, por vetëm për retorikë. Thelbi është kontrolli i shtetit dhe atij të ashtuquajturit ‘shtet’ që kemi sot në Tiranë. Sepse prej tij rrjedhin shumë gjëra..” (Letër nga nji koleg universitar).

“A mund të ketë skandal më të madh politik për një vend se shantazhi nga Qeveria ndaj Presidentit të vendit dhe kryetarit të opozitës?”, pyeste nji analist. “Vetëm në Shqipëri ngjasin të tilla skandale, sepse, vazhdon ai: “…Shqipëria ka arritur ditën kur mund të prodhohen skandale, të kryhen krime, të zbulohen maskerada, të ngrihen akuza apo të bahen sulme aq të mëdha, aq të pamendueshme, dhe aq të shumta…”. Flitet për mesazhin e KM Rama, dërgue Presidentit Meta, me kërcënim të largimit nga detyra, asgjësimit të LSI-së dhe eliminimin politik të krytarit të opozitës, L. Basha. Nji pohim ma i fortë i përgatitjes për marrje të pushtetit me dhunë, asht e vështirë të gjindet!

Në përgjigje të thirrjeve të hapuna socialiste me marrë me dhunë pushtetin vendor të Bashkisë së Shkodrës, deputeti i PDsë për qytetin, prof. Romeo Gurakuqi, tha: “(deklaroj)…para së gjithash, nisur nga interesat themelore të ruejtjes së paqes sociale në Shkodër dhe nga nevoja imediate e shmangies se çdo përplasje artificiale, që mund të provokojë ambicia politike, e paarsyeshme”. (Theksi i im. SR) Kjo sentencë magjistrale e nji mendje të ndritun, kjo pjekuni politike shkodrane nga nji emën që frymëzon shpresë për të ardhmen, i referohet nevojës për “…marrjen parasysh në vlerësimin e pozicionit karshi publikut dhe institucionit më të lartë të qeverisjes krahinore, para çdo deklarimi ose veprimi të mëtejshëm politik”. (“Panorama”, 14.7.’19)

Demokracia në Shqipëri asht në krizë serioze! Shqipëria ka nevojë për gjak të ri!

Nji zhvillim i këtill rrezikon kthimin në autoritarizëm si hapi i parë dhe ngritjen në piedestalin e diktaturës pa pengesë si objektiv kryesor. Hannah Arendt e përcakton këte fazë: “Nëse çdonjeni drejtues ju gënjen rregullisht, rezultati i gënjeshtrës nuk ashtë se ju besoni gënjeshtrat, por ka mundësi që çdonjeni të mos besojë fare në të ardhmen…. Dhe nji popull që nuk beson fare, nuk mund të arrijë në përfundime të arsyeshme. Ata janë të denuem me paaftësinë për veprim, me paaftësinë me mendue e gjykue. Dhe me nji popullsi të këtill, demagogët kanë mundësi me veprue simbas dëshirës së tyne”. E ngjashme me Shqipërinë në vitin 2019, fatkeqësisht!

Sot, në Shqipëri, jemi dëshmitarë të nji kapitulli shumë të errët të historisë sonë kombëtare: ngjarje të rrezikshme që zhvillohen pa drejtim, pa kuptim, në detin e gjanë të marrëdhanjeve ndërkombëtare. Sot, jemi dëshmitarë të nji ekzekutivi që dominon pa sensin e përgjegjësisë politike e morale, pa frikën e llogaridhanies, jetën e nji vendi pa Parlament, pa Gjykatën e Naltë dhe pa Kushtetuese. “Shtet” pa kurriz!

Sot jemi dëshmitarë të nji skenari ku qytetarët janë viktima të përbuzjes dhe shfrytëzimit nga klasa neokomuniste që synon marrjen absolute të pushtetit dhe që ka mundësi të fitojë nëse shumica dërmuese që nuk aprovon, ruen heshtjen. Po ndërtohet nji shoqëni e nji shtet që përjashton dëshmorët dhe aktivistët e lëvizjes demokratike dyzetepesëvjeçare antikomuniste….. Nji paradoks shqiptar! Kjo asht fatkeqsi e jona kombëtare! Më kujtohet thanja e euro-deputetes austriake, Doris Pack: “Nuk ka gja që vjen nga Shqipëria e që më çudit!”

Me u çuditë, jo! Me u tronditë, po! Shprehje amerikane, që vlen sot për Shqipërinë!

Tronditemi kur lexohet në shtypin e vendit tonë komenti “…mund të thuhet se KM (Rama) që e pikturoi Shqipërinë njëpartiake, nuk është fajtori i vetëm, pse shteti zhbëhet, ‘Rilindja’ forcohet, por mëkatarë janë edhe ata që këte e dinin dhe kishin mundësi ta thonin, por shkaku i interesit personal ata heshtën, dhe popullit kurrë nuk i treguen se burrështetasit e tij hajdutë bërtisnin: ‘kapeni hajdutin’, dhe se jeton në një shtet ku politikanëve kriminelë u falet krimi, e mëkatarët hallexhinj e të papushtetshëm mbushin burgjet”. Po ky shkrimtar na ka dhanë sentencën klasike: ‘Nuk ndërtohet Parrizi me muratorët e Ferrit!’. (Kim Mehmeti) Nji koleg i tij gazetar shkruente: “Shqipëria ka sot nji ndërgjegje të deformuar, nga lufta e paskrupullt që bëhet për para e për pushtet!”

Shqipëria ka nevojë për nji transfuzion gjaku të ri!

Në nji atmosferë politike të ndershme dhe efektive njikohësisht, duhen kritikue thanjet e veprat e nji “udhëheqsi” në nji dialog të hapët dhe të lirë. Ashtë pjesë e procesit demokratik. Por, nuk ashtë as e drejtë, as efektive, metoda që synon poshtënimin e “udhëheqjes” me akuza personale. Ky aspekt nuk ashtë detyra e atyne që mbrojnë shtetin dhe zbatimin e ligjit, nuk ashtë prerogativë e kundërshtarëve të ndershëm, detyra e të cilëve ashtë me zbulue, demaskue dhe gjykue gabimet e “udhëheqjes” politike.

Përndryshe, do të përfundojmë në nji situatë ku konflikti do të bahet nga të dy palët anmiqsore të njena-tjetrës mbi baza individuale dhe do të anashkalohet thelbi i kritikës konstruktive kundër nji situate të padëshirueshme. Vëmendja e publikut do të zhvendoset nga subjekti kryesor dhe rezultati do të jetë nji përplasje e damshme, e rrezikshme e jo rezultate. Shkatërrimi i “shtetit” nuk ashtë katastrofë partiake, por kombëtare, dhe duhet evitue me çdo kusht! Ky ashtë rezultati i atmosferës helmuese të diskursit politik sot në vendin tonë: shamje, përsëri shamje me shprehjet ma vulgare pa u skuqë fare… e asgja të re!

Rrezikojmë të ballafaqohemi me nji shtet të ri neokomunist, që ashtu si i maparëshmi, si regjimet fashiste e naziste, që do të shkaktojë dame të pariparueshme për të drejtat e qytetarëve, me që gjatë gjithë ekzistencës tij ky “shtet” do të kishte kontrollin e plotë mbi shoqëninë shqiptare, me persekutime dhe represion të motivueme politikisht, si dhe do të shkelë detyrimet e marruna ndërkombëtare. Ashtu si prindët e tyne komunistë, sot mbasardhësit neokomunistë kanë nji ngjashmëni të përbashkët në nji pikë: kanë tiparin e përbashkët në qëndrimin e tyne, janë të mbruem me frymën e urrejtjes që, si tharmi i bukës së gatueme në kuzhinën komuniste, i jep shije gjithë aksionit, mendimit dhe fjalës së tyne.

Gazeta liberale gjermane “Der Tagespiele”, e datës 20 korrik, shkruente: “se protestat e opozitës në Shqipëri janë shprehja e reagimit popullor kundër pushtetarëve abuzivë dhe të korruptuem. Ajo apelon që elitat në Europën Perëndimore të kapërcejnë padituninë e tyne arrogante dhe të bashkohen me ata që ngrihen kundër abuzimit me pushtetin…”

Ky abuzim u konfirmue edhe me deklaratën e Z. Luigi Foreca, ambasador i Bashkimit Europian në Shqipëri. Simbas “Euronews”, shkruen gazeta “Illyria” e New Yorkut, me 22 korrik 2019, “… e tashmja ashtë e qartë se ne kemi ndjekë votimet për së afërmi; ajo që na shqetëson ashtë fakti se elektoratit shqiptar i ashtë mohue e drejta e nji alternative të randësishme. Dhe kjo ashtë arsyeja që reforma elektorale ashtë sot ma me randësi se asnjiherë ma parë”.

Flitet për mohimin e votimeve të lira dhe të ndershme për shumicën e popullsisë!

Sot, dialogu politik i qytetnuem ashtë nxjerrë jashtë binarit dhe dyluftimi politik ashtë i ashpër e pa doreza…, që paralajmëron vetëm nji katastrofë politike nëse nji zgjidhje e arsyeshme për të gjithë nuk gjindet “tashti dhe këtu”. Deklarata e zyrtarit amerikan të Departamentit të Shtetit, smbasador Phillip Reeker, hap nji dritore në këtë drejtim: “…

SHBA nuk do të bahen arbitër i politikave të brendshme të Shqipërisë, por ne do të vazhdojmë të inkurajojmë të gjitha palët të punojnë së bashku me institucionet dhe të bëjnë hapat e duhur që të ecin përpara. Dhe, nëse institucionet nuk bëjnë punën e tyne, atëherë punoni që të ndryshoni ato, nëpërmjet mjeteve kushtetuese që keni”. (Theksi im. SR) Ky koment u ba në forumin e organizuem nga Këshili i Atlantikut, Uashington, D.C., më 18 korrik 2019.

Mjetet kushtetuese nuk ekzistojnë! Kështu, “problemi” shqiptar komplikohet edhe ma shumë sepse, “…sot, tre vjet mbas miratimit të Reformës për Drejtësi (22.7.2016), Gjykata Kushtetuese ka vetëm nji anëtare, së cilës i ka mbaruar mandati dhe Gjykata e Lartë nuk ka anëtarë të mjaftueshëm për vendime. Vetting-u ka larguar mbi 60 gjyqtarë dhe prokurorë, ndërsa 35 kanë dhënë dorëheqje. Në sistemin e drejtësisë mungojnë 102 gjyqtarë e prokurorë, tej parashikimeve të optimistëve të kësaj reforme” (“VoA”, 20.7.2019)

Fletorja prestigjioze “The Economist” e përcaktoi: “Shqipëria ashtë në kaos!”.

Mbetet shpresa se riformimi i Gjykatës Kushtetuese do të vendosë mbi largimin e Partisë Demokrate nga Parlamenti, vendimin e Presidentit Meta mbi datën e re të votimeve, 13 tetor 2019, dhe elementë të tjerë që përbajnë krizën e randë politike në Shqipëri.

Por kush siguron korrektesën e nji veprimi të këtill me randësi kapitale në nji shtet sot njipartiak? Qeveria e “shtetit” njipartiak? Unë dyshoj!

* * *

Para nji situate të këtill kaotike dhe nji dispozicioni mendor që kërkon sigurim, vendosa të kërkoj mendimin e ambasadorit të ri të SHBA-së në Shqipëri, The Honorable Yuri Kim, dhe të shprehë shqetësimet e mia si qytetar amerikan për vendlindjen time që dua kaq shumë, Shqipërinë. Ma poshtë janë pjesë të letrës, datë 31 korrik 2019:

“The Honorable Ambasador Yuri Kim, pranë Departamentit të Shtetit Uashington D.C. Shumë e nderuemja ambasador Kim:

……Situata e sotme në Shqipëri tregon se nji veprimtari politike ‘normale’ nuk ashtë e mundun, për arsye të nji mentaliteti komunist të maskuem, dhe për arsye të nji qëndrimi kambëngulës me marrë pushtetin absolut, mundësisht tue ndertue nji sistem politik njipartiak. Në qershorin e kaluem, në nji intervistë me “Zërin e Amerikës” quejta zgjedhjet e 30 qershorit 2019 ‘artificiale’, sepse në fakt nuk kishte nji problem të randësishëm me pengue ‘zgjedhje’ të përgjithëshme, të lira dhe të ndershme…. Për mendimin tim, ajo ashtë rezultat i nji ballafaqimi ndërpartiak të vazhdueshëm në luftë me fitue e me sundue. Simbas nji filozofie politike në Shqipëri, ‘pushtet’ don të thotë ‘pushtet absolut’, asgja ma pak…. Zgjedhjet u gjykuen ‘të vjedhuna’. Vendi përfundoi me nji Parlament në shërbim të Ekzekutivit, dhe të nji sistemi gjyqësor thellësisht të korruptuem…. Nji nga të metat politike që vërejmë në Shqipëri ashtë moskokëçarja për këshillimet që vijnë nga qeveri dhe miq të jashtëm. Ashtë nji meturinë e propagandës së kaluemes komuniste dhe ashtë e damshme…. Unë mendoj se sugjerimi i Departamentit të Shtetit që të mbahen zgjedhjet, pavarësisht nga manipulimet e ekzekutivit, nuk ka qenë ma i preferuemi dhe propozimi i Presidentit I. Meta me shtye zgjedhjet deri më 13 tetor 2019 me qëllim që të shfrytëzohet kjo periudhë kohe për negociata në nji atmosferë ma të mirë, ka qenë logjik…

Gjykimi i ambasadores franceze, Mme Vasak “ …duhet ta dini se ky popull, qytetarët e këtij vendi, meritojnë nji zgjidhje të arsyeshme” ashtë i mirëpritun. Përballë rrezikut të nji sistemi njipartiak, Shqipëria ka nevojën ekzistenciale me pasë nji parti politike të dytë me qëllim të pengojë vendosjen formale të nji sistemi politik njipartiak…..

Me shumë randësi ashtë humbja e shpresës në popullsinë për nji të ardhme ma të mirë. Sot, jemi dëshmitarë të nji kapitulli të errët në historinë e vendit tonë, me eveniment të rrezikshëm e të pakontrollueshëm në nji vend që dominohet nga ekzekutivi, i cili nuk njeh as rregullat politike, as përgjegjësinë morale. Sot jemi dëshmitarë të dominimit të vendit nga elementë neokomunistë që luftojnë me mbajtë pushtetin absolut, ndërsa shumica e madhe e popullsisë ka heshtë….!

……Ambasadori Phillip Reeker, nd/ Sekretari i Shtetit, deklaroi (në Atlantic Council, Uashington, D.C.) se ’… Shtetet e Bashkueme do të vazhdojnë me inkurajue të gjitha palët me bashkëpunue me institucionet shtetnore…. Nëse këto institucione nuk kanë sukses në funksionet e tyne, na rekomandojmë me ba përpjekje dhe me i ndryshue me mjetet konstitucionale që Shqipëria ka…’. (Theksi im, SR.)

Ky ashtë nji sugjerim konkret dhe qëllimmirë, por ku janë këto ‘institucione shtetnore’? Prandej, nevoja për ‘institucione të besueshme shtetnore’ ashtë e nji randësie primare. Më lejoni të paraqes sugjerimet që vijojnë:

1) Formimi i nji qeverie të përkohshme dhe teknike, me qellim:

2) Me përpunue nji reformë të re elektorale, dhe votime të përgjithshme, të lira, të ndershme brenda 6 muejsh;

3) Parlamenti i ri të përmbajë të gjithë spektrin politik të vendit, si dhe të formojë, në mënyrë të preferueme, nji qeveri koalicioni për përgatitje të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Mbikëqyrja ndërkombëtare ashtë e domosdoshme.

Ambasador Kim:

Këto janë disa nga këndvështrimet e mia për vendlindjen time, Shqipërinë sot! Shqipëria ju pret mbas nji mungese të gjatë ambasadoriale. Pa dyshim, ju do të jeni e mirëpritun, e nderueme, e respektueme dhe e ndigjueme prej tyne. Shqipëria, për të gjitha arsyet, ashtë sot vendi ma pro Amerikan në Europë. Me këte letër, sot, unë dëshiroj me shprehë konfidencën time të plotë në profesionalizmin tuej dhe në eksperiencën e gjatë diplomatike tuejën. Kam çdo arsye me besue se me përpjekjet e jueja do të dilni me sukses në gjetjen e nji zgjidhje të arsyeshme për problemet e vetëkrijueme në Shqipëri.

Miliona sy janë drejtue sot kah ju, në këtë moment që filloni misionin tuej diplomatik në Shqipëri. Na, të gjithë, do të lutemi për suksesin tuej.

Me nderime, Sami Repishti, Ph.D.

* Autori ashtë pedagog në pension; ish-i burgosun politik (1946-‘56) dhe aktivist për të drejtat e njeriut.

At Zef Pllumi: Tiranët do t’desin nji ditë e ti duhet të jetojsh vetëm sa me tregue: kush të teprojë le të kallzojë!

“O dashuni, – thash me vedi, – vetem ti duhet te sundosh boten. Vetem ti mund t’i zbutish kafshet e egra.”

At Zef Pllumi:

Sot eshte pervjetori i 95-te i lindjes se klerikut frymezues dhe simbolit te qendreses, qe “Rrnoi vetem me tregue”.

“Zoti asht i madh.

I kjoshim fale atij te lumit qe ka krijue vdekjen,

se perndryshe njerezit do t’kishin me kene gjithmone skllav te tiranve.

Edhe kta do t’desin nji dite e ti duhet te jetojsh vetem sa me tregue.

Kurrgja ne mos kjosh i zoti me ba, rrno vetem per me tregue.

A e kupton ç’ka due me t’thane?

Mbaruen te tjeret, mbarojme na,… mbaron dhe ti:

te gjithe shkojne si qeni ne rrush

po nuk kje dikush me kallzue se si kje puna.

Kush të teprojë le të kallzojë!”

Zef Pllumi (28 Gusht Bogë, 1924 – Romë, 25 Shtator 2007)

Fotografia e Eva Idrizllari

Portret i Atz Zef Pllumit Pashk Pervathi👏

Gresa Kadare në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, vjen në protestë

Nga Franca ku është pedagoge në sheshin e teatrit bashkë me Risto Siliqin, bashkëshortin e saj që është i biri i Llazar Siliqit dhe i nipi i Risto Siliqit

Nga Fatmira Nikolli

Gushti e boshatis Tiranën dhe i mbyll teatrot. Sezonet artistike mbyllen në qershor e rinisin në tetor. Në zagushinë e madhe verore, ka vetëm një teatër hapur. Ai Kombëtar. Ai i madhi që prej 1 muaji ruhet 24 orë nga qytetarë e artistë e po prej një muaji ka hapur një sezon artistik të pazakontë: shfaqje nga Shqipëria dhe nga jashtë vendit, shfaqje me vullnetarë, shfaqje në mbështetje të një kauze: mbro teatrin. Tashmë sheshi ka gjithnjë njerëz. Kushdo që vjen gjen miq ose njeh të rinjë. Dje, rreth orës 19:00 në sheshin e teatrit erdhi Gresa Kadare dhe Risto Siliqi (djali i Llazar Siliqit). Bashkëshortë, ajo pedagoge në Francë e ai kërkues shkencor në një kompani. Kanë studiuar bio kimi dhe prej pothuaj 30 vitesh jetojnë në vendin e “lirisë, barazisë e vëllazërisë”.

Vajza e shkrimtarit me të shoqin u ulën pranë Edmond Budinës dhe folën gjatë. Thanë se e kanë mbështetur gjithnjë kauzën. Thanë se përfaqësojnë vetveten dhe se nuk i janë fshehur atyre që mendojnë. Regjisori u rrëfeu 19 muaj protestë, 13 muaj përditë, e 30 ditë 24 orë. U rrëfeu “24korrikun”. Bashkëshortët treguan mbështetjen e tyre në mbrojtje të teatrit. Më pas kur erdh ora e fjalimeve në shesh, të dy u ulën mes njerëzve. Edmond Budina i prezantoi dhe i falenderoi. “Jemi njerëz që e duam teatrin. Njerëz që besojmë. Ne jemi bashkë. Nuk na përçan askush.kam kënaqësinë të them se sonte kauzës sonë i shtohen edhe dy miq. Janë dy shkencëtarë. Gresa Kadare dhe Risto Siliqi. Ju faleminderit që jeni me ne. Ndaj ky teatër nuk do bjerë. Teatro të rinj të bëhen sa të duan. Këtu është vënë Doruntina, Nata me hënë, Gjenerali i ushtrisë së vdekur të Ismail Kadaresë”, tha Budina.

ARTISTËT NGA ITALIA

Më tej fjalën e morën Albert Dedja dhe Dardana Bërdyna, artistët që të dielën në mbrëmje mbajtën shfaqjen “Më pyesin ku je” në sallën e teatrit kombëtar. Dedja që ka firmën e regjisë dhe tekstit të shfaqjes duke ju treguar mbështetjen qëndrestarëve tha “se jemi të vegjël para jush. Ne jemi larg dhe nuk mund tu mbështesim sa duam. Pjesa jonë flet për konceptin e lirisë.Kushdo që shkon kundër artit mbjell një të ardhme që s’është e ardhme. Teatri për artistët është shtëpia e shpirtit. Nuk mund të shembet shtëpia e shpirtit”. Sipas tij, ky teatër nuk do të bjerë se këtu ka njerëz që besojnë. “Nuk mund të bjerë një histori e mrekullueshme e teatrit shqiptar, ka ngarkesë. Kjo ndërtesë ka identitet, ne na duhet identitetit. Arti na ndihmon të mbijetojmë. Ju falenderojmë për këtë që bëni. Na keni përkrah” tha ai. Edhe Bërdyma duke nënvizuar se ndan të njëjtin mendim me Dedjen, shtoi se “jemi në mbështetje të asaj që bëjnë qytetarët e Tiranës”. Një artiste italiane, Serena Battisti pjesë e kompanisë teatrale “La quarta parette” tha se njihej personalisht me shkrimtarin arbëresh Carmine Abate. “Do bëj të pamundurën që ta sjell këtu e të japë një mesazh. Kur hyra në teatër pata një sëmbim në zemër. Është teatër i mrekullueshëm e nuk duhet shembur”, tha ajo.

 

A e njihni Rubén Díaz Jr. ? A e dini se në Bronx një rrugë e mban emrin e Nënë Terezës ?!

Voal.ch – Rubén Díaz Jr., Kryetari i Bashkisë të Bronx në New York, me një popullësi prej gati 1.5 milionë banorë, një personalitet shumë i suksesshëm, i zgjedhur për 3 mandate rresht kujtoi dje ditëlindjen e Nënë Terezës, duke e shpallur 26 gushtin 2019 në Bronx si ditën e Nënë Terezës. Në një status në rrjetin social ai shkruan si më poshtë:

“Dhjetë vjet më parë, pata nderin të riemërtoja një bllok të Avenue Lydig midis Holland Avenue dhe Wallace Avenue, si  “Mother Teresa Way” – “Rruga Nëna Tereza”, duke përkujtuar vizitën e saj të vitit 1977 në manastirin e Bronksit të Motrave të Bamirësisë, si dhe të nderoja rrënjët e saj shqiptare.

Sot, ne jemi duke nderuar dhe festuar trashëgiminë humanitare të kësaj Fituesje Të Çmimit Nobel të Paqes, duke rikujtuar e festuar ditën e lindjes të Nënë Terezës dhe duke e shpallur 26 Gushtin 2019 në Bronx si Ditën e Nënë Terezës”!

Shqiptarët e Bronx dhe gjithë shqiptarët kudo që janë i shprehin mirënjohjen Rubén Díaz Jr.kryetarit të Bashkisë të Bronx të New Yorkut.

A nuk duhet të reflektojmë ne shqiptarët si komb, kur Bota e Qyterëruar e nderon Nënë Terezën, ne çfarë na takon të bëjmë ?

 

VATRA TËRHOQI “DOSJEN E SIGURIMIT”… Nga Dalip Greca

.. NGA AUTORITETI PËR INFORMIMIN MBI DOKUMENTETE E ISH SIGURIMIT TË SHTETIT

Ditën e Enjte, 22 Gusht 2019, Editori i Gazetës”DIELLI”, Dalip Greca, tërhoqi nga Autoriteti për Informimin Mbi Dokumentet e Ish -Sigurimit të Shtetit Dosjen e VATRËS. Kërkesa ishte bërë me shkrim nga Kryetari i Vatrës z. Dritan Mishto, me 15 Prill 2019. Çështja e kërkesës së Vatrës u mor në shqyrtim në mbledhjen e datës 22 gusht 2019 në prani të Znj.Gentiana Sula, Kryetare, Z. Altin Hoxha, anëtar dhe z. Marnglen Kasmi -anëtar.

Dosja iu dorëzua Editorit të DIELLIT, pas firmosjes së deklaratës së Konfindencialitetit në ambjentet e punës së Autoritetit. Në prani të z. Marnglen Kasmi dhe Dr. Ornela Arapi, editorit iu vunë në dispozicion dokumentacioni i administruar nga Autoriteti. Informacioni është konfidencial për deklaruesin dhe do të përdoret prej tij për qëllime studimore.

Dosja totale e Vatrës ka rreth 1056 faqe të dixhitalizuara. Ajo ka në përbërje:

1- Dosje objekti “Vatra”, nr 102, deklasifikuar me vendim nr.12, dt. 17.06.2019, me numër total fletësh 277 (të dixhitalizuara 296 faqe)

2-Dosje objekti “Vatra”, nr 128, deklasifikuar me vendim nr. 12, dt. 17.06.2019, me nr. total fletësh 491(të dixhitalizuara 582).

3- Dosja objekti VATRA, vëll 3, deklasifikuar me vendim nr.12, dt.17.06.2019, me nr.total fletësh 159(të dixhitalizuara 178 faqe).

Dosja e survejimit të Vatrës dhe Gazetës së saj Dielli është hapur në vitet ’50 dhe ka vazhduar deri në vitin ’91 të shekullit të shkuar. Në 1056 faqet e saj janë të fshehur raportime të agjentëve të Misionit Shqiptar në Nju Jork, si dhe Drejtorive përkatëse të Sigurimit të Shtetit në Ministrinë e Brendshme, janë fshehur emra të rekurtuarish përreth dhe brenda Vatrës, Plane operative kundër Vatrës, Studime rreth veprimtarisë “armiqësore” të Vatrës dhe masat e Shqipërisë komuniste për ta paralizuar atë, Plan Masash Agjenturor-Operativ për ndjekjen, Zbulimin dhe Parandalimin e Veprimtarisë Armiqësore të Organizatës Vatra dhe gazetës së saj Dielli etj. Në shënjestër ishin editorët e Diellit.

Sigurimi shqiptar duket se ka investuar shumë në drejtim të paralizmit të Vatrës dhe të krijimit të konflikteve të saj me organizatat e tjera nacionaliste të Diaspoërs në SHBA. Një front tjetër ishte injektimi i konflikteve brenda Vatrës duke nxitur përplasjen mes grupit të intelektualëve me vatranët e tjerë, apo vatranët e vjetër me të arratisurit, apo mes vatranëve patriotë siç shprehen ofiqarët e Sigurimit dhe agjentëve jugosllavë brenda Vatrës apo Organizatae të tjera dhe Vatres, veçanerisht ne shenjester shin vatranet qe vinin nga emigracioni politik,. Vatra në të gjitha relacionet, udhëzimet, planet operative për paralizmin e saj, etiketohet si reaksionare, armiqsore, vegël e depratamentit të Shtetit, bashkëpunëtore me FBI e CIA.

Sigurimi shkon deri atje sa kërkon paralizmine punës së editorëve të Diellit, duke filluar që me Qerim Panaritin, Athanas Gegaj, luftë e ashpër për të ndaluar emrimin e Bilal Xhaferrit si editor i Diellit dhe shumë investim për të mos lejuar ardhjen e Eduart Liços, Arshi Pipës në krye të Diellit, lufët e kurthe për të larguar Xhevat Kallajxhiun nga drejtimi i Diellit( Sigurimi shkruante Letra Anonime për demskimin e Kallajxhiut(etj etj……Etj.

Në faqet e dosjes ka pseudonime(Luani, Kështjella, Korabi, Shigjeta, Teli, Pellgu,Tablloja, Mali, Gjahtari, Vullkani, Malësia, Sazani, Shqiponja, Ngjala, Blloku dhe pseudonime shifrore, …, persona që fshihen pas shifrave, agjentë, që ushqejnë me raporte Sigurimin etj etj…

 

Kaq sa për fillim.(Editori)

Muharrem Maralusha, ish marinsi Amerikan, Mik i Senatorit Mc Cain shkruan: Sekretari i Shtetit ia mbylli gojën Vuçiçit!

Muharrem Maralusha, ish marinsi Amerikan, me origjinë nga Kosova dhe Mik i Senatorit Mc Cain shkruan në rrjetin soacial:

“Vetem një numur i vogel ne PDK kurrë nuk duhet me u pru në pushtet.

Ky numer i vogel esht i permbamë nga hajna, satrapaza dhe disa prej ketyne ishin gadi me ja dhane si peshqesh tokat e Kosoves Serbisë.

Por, dje Sekretari i Shtetit i SHBA ia mbylli gojen Vuqicit kur i tha se “NE SHBA E KEMI NJOF DHE NJOFIM NE TE ARDHESHEM KOSOVEN MBRENDA KUFIJVE EGZISTUES.”

Prandej atyne qe ishin ma se gadi me bo “pazarllek” me Serbinë, duhet te kecejn ne Drinin e Bardhë me nje thes prej 50KG zall reth qafes.

DENONCIMI/ “Vrasësi dhe trafikanti i drogës vendosi vajzën si këshilltare në Shkodër (Emri-foto)”

Ish-kryeministri Sali Berisha, shkruan se një person i përfshirë në vrasje ka vendosur të bijën e tij si këshilltare në Bashkinë e Shkodrës.

cubi

Sipas Berishës, shtetasit Martin Cubi, i akuzuar për vrasje dhe trafik droge ishte në mbledhjen e sotme ku u konstituua këshilli bashkiak.

Postimi i plotë i Berishës:

Vrases dhe trafikante ne mbledhjen e Keshillit narkomonist te Shkodres!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Zoti Berisha sot ne mbledhjen e keshillit bashkiak ne Shkoder ishte i pranishem ish kryekomunari vrases i partise socialiste. Martin Cubi qe e ka ndryshuar emrin ne Sokol ka vrare nje person ne vitin 2009 dhe ju e keni denoncuar per trafikant droge. Ai ka kandiduat te bijen per keshilltare. Moda e re e rilindasve eshte qe bijt e vrasesve dhe trafikanteve te marrin postet. Gjithashtu si ç’e keni denoncuar ju dhe te tjere Martin Cubi eshte trafikant dhe me Bardhok Planen kontrollon parcelat e Dukagjinit te cilat ruhen,korren nga ata nga ai dhe shperndahen po nga ata.

11

“Darka orgji, e spa luksoze”, Berisha publikon mesazhin për hotelin e Valdrin Pjetrit: Vizitohet nga zonjat e PS-së

Në mesazhin e publikuar nga Berisha shkruhet se hoteli “Privilege” që zotërohet nga Pjetri ishte në shërbim të favoreve të qeverisë. Më tej theksohet se ky hotel me kopsht dhe me dhoma të shumta vizitohej nga shumë zonja të Partisë Soicaliste.

TIRANË– Një ditë pasi kandidati i PS-së në Shkodër u tërhoq nga betimi si kryebashkiak, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale në lidhje me hotelin që ai zotëron.

Në mesazhin e publikuar nga Berisha shkruhet se hoteli “Privilege” që zotërohet nga Pjetri ishte në shërbim të favoreve të qeverisë. Më tej theksohet se ky hotel me kopsht dhe me dhoma të shumta vizitohej nga shumë zonja të Partisë Soicaliste.

Gjithashtu në mesazh thuhet se në këtë hotel organizohen edhe darka orgji në rrethe të ngushta.

Mesazhi i publikuar nga Berisha

Hoteli nuk ishte i Valdrinit por i narkoqeverise! sb

Pershendetje dr nuk e di a je i informuar mire per Hotelin e Preveligje te Valdrin Pjetrit Ai hotel vertet nuk eshte i madhe ne dhoma te shumta e kopshte perrrethe por ne brendi ai eshte hotel spa me luksoze e Tiranes.

 Disa qeveritare dhe deputet te PS veçanërisht zonja me shume rrine ne saunat dhe hamamet e sallat e masazhit te atij hoteli se ne zyrat e tyre.

Perveç kesaj ata Hotelin e perdornin edhe per darka orgji ne rrethe te ngushta .Per kete mjafton te merrni kamerat e sigurise perte konstatuar se ai hotel ishte me shume i qeverise se sa i Valdrinit.

Tri ditë më parë, Partia Demokratike publikoi dokumentet ku sipas tyre vërtetohet se kryebashkiaku i Shkodrës ka qenë dënuar me 18 muaj burg në Itali për drogë. Pjetri nga ana tjetër, dha dje dorëheqjen dhe tha se do të fokusohet në zbardhjen e të vërtetës, duke mohuar dënimin. Rama pezulloi të gjitha funksionet e tij në Parti, ndërkohë që ende ka ngërç lidhur me datën e re të zgjedhjeve në Shkodër.

Gjithashtu në denoncimet e bëra është përmendur edhe hoteli që Pjetri zotëron në Tiranë së bashku me të vëllanë dhe një tjetër oratak. Bëhet fjalë për hotelin “Privilege”, që ndodhet në Farkë, në periferi të kryeqytetit.

(f.m/dosja.al)