Intervistë me poetin Visar Zhiti, i dënuar i regjimit komunist për poezitë e tij, shkrimtar, punoi dhe si diplomat, u zgjodh dhe deputet, ishte dhe ministër i kulturës, por vazhdimisht poet, e tregojnë dhe përgjigjet e tij, në të cilat përshkon pak a shumë nga biografia e tij, me përvojën dhe urtësinë e tij prej krijuesi në një betejë të ashpër për jetën dhe atdheun…
Intervistoi: Dritan Dragusha
Visar Zhiti është shkrimtar, poet, gazetar dhe përkthyes, diplomat shqiptar. I lindur në Durrës, Zhiti rritet në Lushnjë, ku përfundon shkollën e mesme në vitin 1970. Studimet në Institutin e Lartë Pedagogjik në Shkodër i mbaron më 1974, për të nisur mësimdhënien në Kukës. Më 1973 përgatiti për përmbledhje, “Rapsodia e jetës së trëndafilave”. Dorëshkrimi i përmbledhjes, i dorëzuar për botim në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”, konsiderohet si një krijim me gabime të rënda ideologjike dhe që nxinte realitetin socialist. Arrestohet më datë 8 nëntor 1979 në Kukës. Dënohet në prill të vitit 1980 me dhjetë vjet burg dhe heqjen e drejtës së botimit dhe asaj elektorale; dërgohet në burgun e Tiranës dhe më pas vonë në burgjet e tmerrshme të Spaçit dhe të Qafë-Barit . Lirohet më 1987, pa asnjë të drejtë, as të profesionit si mësue. Fillon të punojë punetor në një fabrikë të prodhimit të tullave në Lushnjë. Është me të parët në lëvizjen për demoktratizimin e vendit dhe nis pun;e si gazetar ne gazetën e pare opozitare “RD”. Mbas rënies së diktaturës, më 1991, shkon të kryehë specializime dhe master, së pari në Itali. Më 1993 shkon në Gjermani pasi ka marrë bursë studimi nga Fondacioni Heinrich Boll. Më 1994 shkon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kthehet në Shqipëri për të vazhduar punën si gazetar dhe emërohet kreu i ndërmarrjes botuese, e cila dikur e kishte denoncuar dhe nga i erdhi dënimi I rëndë. Më 1996 zgjidhet deputet. Më 1997 emërohet ministër këshilltar në ambasadën shqiptare në Romë, ku qëndroi deri në vitin 1999. Në vitin 2013 emërohet minister i kulturës. Më pas, në 2015 do të jetë kreu i ambasadës Shqipërisë në Vatikan dhe e mbyll karrierën diplomatike në Washington DC, në SHBA.
Libri i tij i parë me poezi, “Kujtesa e ajrit” u botua në Tiranë në vitin 1993, i cili përfshinte disa poezi nga burgu. “Hedh një kafkë te këmbët tuaja”, me poezitë e burgut, u botua vitin e ardhshëm, ndërsa në Shkup del përmbledhja “Mbjellja e vetëtimave” . Vëllime të shumta pasuan, duke u botuar dhe në Prishtinë, përmbledhja “Si është Kosova”, po edhe romani i njohur “Funerali i pafundmë”, i botuar dhe në Itali e Rumani, etj, I pasuar nga romanet “Perëndia mbrapsht dhe e dashura”. dhe “Në kohën e britmës”, po kështu dhe vepra madhore romanore dhe memuaristike “Rrugët e ferrit”, I porsa botuar dhe në Itali dhe “Ferri i çare”. Zhiti është dhe autor librash me tregime dhe për fëmijë, ese, studime si “Kartela te Realizmit të Dënuar” etj. Ai njihet si një prej shkrimtarëve të mëdhenj shqiptare bashkëkohorë. Merret dhe me përkthime të poezisë, ka sjellë në shqip poetë si spanjollin Federico Garcia Lorka, italianët Mario Luzi, Sebastiano Grasso, poetët siriano-francez Adonis dhe rusin Evgeni Jevtushenko, etj.
Edhe vepra e Visar Zhitit është përkthyer dhe në gjuhë të tjera të mëdha dhe në të gjitha gjuhë e Ballkanit. Ai i ka marrë të gjitha çmimet e larta letrare që jepen në Shqipëri, edhe në Kosovë, shum:e çmime letrare ka marrë ne Itali si “Leopardo d’oro”, “Ada Negri”, “Mario Luzi”, atë të karrierës si dhe në vende të tjera. Emri i tij është dhe në enciklopedi të huaja.
Sot ai jeton në Chicago, SHBA nga ku i morem dhe këtë intervistë.
Unë munda t’i qëndroj burgut si njeri, mundësisht si poet, falë poezisë, e cila më ndihmoi dhe më pas të përballem me fatkobin tim
Gazeta Express: Z. Zhiti, thuhet se fëmija është shpirti i njeriut filozof apo i njeriut artist. Nëse kjo është kështu, atëherë çfarë i ndodh një poeti kur brenda vetës nuk e ndien, apo nuk e përjeton më fëmijën?
Visar Zhiti: Thuhet dhe që fëminia është atdheu i poetit, i artistit, e ç’nuk thuhet për fëmininë, ajo është një pasuri e madhe për këdo, është zanafilla për të gjithë dhe mbetet ashtu e ëndërrt, e magjishme. Në fëmininë e vetvetes fillohet. Sa më shumë të kesh fëmijën së brendshmi, aq më shumë ke dashuri dhe ëndërr, pafajësi dhe paqe, kërshëri dhe virtyte, etj, etj. M’u nëpërmendën menjëherë tani që po flasim, një poet dhe një shkencëtar, të dy të përbotshëm.
J. V. Gëte në një elegji të tijën shkruan, po sjell dy vargje me përkthimin tim:
Ti, kushdo qofsh, prej teje fryftë fëmijëri,
Atëhere ty s’të mposht dot asnjeri
Kurse shkencëtari A. Ajnashtajni shpjegon se “unë nuk bëra gjë tjetër, veçse pyeta si fëmijë dhe u përgjigja si burrë.” Ja, pra fëmija, mbrojtje dhe zbulesë…
Portret nga Ibrahim Kodra
Unë e dua atë letërsi që lexohet po aq ëndshëm si nga fëmijët dhe të rriturit, madje ne jemi rritur dhe me një Mark Tuen dhe me një Ekzyperi e Oskar Uiald (i shkruajta shqip emrat e tyre), edhe nëse i kemi lexuar vonë, pjesë e rritjes është. Dhe vetë kam një libër me tregime, për lexuesin pa moshë e dëshiroja, “Valixhja e shqyer e përrallave”, që e ribotova duke e rishkruar dhe pasuruar me titullin “Valixhja e shqyer…” dhe së fundmi përmbledhjen me poezi “Të rritesh nga dashuria”.
GE: A mund të përthekohen vuajtjet e një individi apo një shoqërie nëpërmes poezisë?
VZh: Pse jo? Poezia është e njeriut, e jetës së tij. Poezinë unë e shoh dhe si ditar shpirtëror, gjendje të një individi dhe të një kohe, ecja e përbashkët e tyre, dhimbja dhe dashuria dhe drama. Si e tillë ajo bëhet dhe është e të gjithëve, e një fati dhe e një shoqërie, nuk i përket vetëm lumturisë, por edhe vuajtjes duke u bërë dhe vetë lumturi. Dante është poet i botës se nuk ka vetëm “Parajsën”, por dhe “Purgatorin”, aq më shumë dhe “Ferrin”.
Vizatim nga Gjergj Kola
Siç e thatë dhe ju, siç mbartim fëmijën brenda vetes, mbartim dhe poezinë si shpëtimtare. Më lejoni të marr shembull veten, se e kam më të lehtë dhe jam më i sigurt. Unë munda t’i qëndroj burgut si njeri, mundësisht si poet, falë poezisë, e cila më ndihmoi dhe më pas të përballem me fatkobin tim, të jem siç do të donin ata që më duan. Isha i dënuar po për poezinë me 10 vjet heqje lire dhe vazhdova ta shkruaj fshehurazi dhe na burg. Shpikëm lirinë tonë dhe lexuesin tonë, mbi të gjitha emocionin poetik, të ndaluara të gjitha këto.
Së fundmi unë i nxora të gjitha poezitë e mia të burgut edhe në një botim anastatik, tani nga enti “Onufri”, “Dorëshkrimet e fshehta të burgut”, copa letrash nga fletoret e rrjepura. Edhe fatkeqësisë time i kam dhënë poezinë time, e ato më dhanë poezinë hyjnore. Aty janë përthekuar vuajtjet tona dhimbjet, aty është atdheu im qiellor.
GE: A e duron mllefin poezia?
VZh: I duron të gjitha. Por të gjitha nga dashuria.
GE: Çka do të thotë të rrëfesh?
Për mua do të thotë dhe besim te njeriu. Por ti heq nga vetvetja ato që s’duhen dhe shton nga më e mira edhe me anë të rrëfimit. Ti zbrazesh, shpalos ndjesi, jep përvojë, rrëfen fuqinë tënde, dobësitë njerëzore, shqetësimet, mëkatet, frikën, dëshirat, ç’dëshiron të bësh, ku ke arritur, etj, i ndan me dikë a me të tjerë, qoftë dhe me veten, pra, i nëpërmend, është si një gjyq yti, por dhe si parlament i brendshëm, dënon dhe vlerëson. Ngrihesh dhe pasurohesh.
Që në lashtësi janë krijuar tempuj rrëfimi, gjë që vazhdon edhe sot, do të rrëfehet njeriu me fjalën, me ngjyrat, me muzikën, me teatrin, me gjuhën e trupit, balet e arkitekturë, me gjithë kujtesën njerëzore, historinë, veprat janë rrëfim ynë, ku, sipas meje libri mbetet ndoshta më i magjishmi. Një nga titujt e mi të një përmbledhje me poezi, të botuar në Itali, është: “Rrëfim pa altare” (Confessione senza altari). Rrëfimi është dhe lidhje e drejtpërdrejtë me Krijuesin, me Zotin.
Institucioni i rrëfimit e ka bërë botën më të mirë.
Ka vërtet hile në rrëfim, jo nga ata që e pësuan vuajtjen, por nga ata që e shkaktuan… Por e ardhmja i takon të vërtetës, zbulesës së saj, themelimit të saj
GE: A është rrëfyer sa duhet në lidhje me atë se çfarë shqiptari i ka bërë vetvetes përgjatë komunizmit apo edhe në këtë pikë kemi rrëfyer me hile?
VZh: Nuk është rrëfyer pak. Po edhe shumë është heshtur. Pyetja juaj më duket me rëndësi si ato tabelat që tregojnë rrugën e përbashkët. Komunizmi ishte një dramë e rëndë e njerëzimit, shqiptari nuk e shpiku atë, ra brenda saj dhe e vuajti ndoshta më keq se vendet e tjera të perandorisë komuniste. Sa më shumë të fshehim dhe të mbrojmë nga e keqja, aq më shumë ajo do na rikthehet dhe do të na sulmojë, kjo dihet dhe thuhet shpesh. Rëndësi ka se ç’bëjmë.
Guxoj të përsëdyt atë që thatë ju, ka vërtet hile në rrëfim, jo nga ata që e pësuan vuajtjen, por nga ata që e shkaktuan, vuajtje fizike, shpirtërore e mendore, të njerëzve dhe atdheut. Ka nga ata që kanë “rrëfyer me hile” shkrimtarë, historianë, mësues, gjyqtarë, politikanë, deputetë, etj, deri lart, edhe presidentë të vendit. Sepse nuk janë çliruar nga vetvetja e tyre në shërbim të së keqes, nga që u bënë pjesë e saj, nuk shkëputen dot, as e përballojnë dot dhe parapëlqejnë “gjumin e përbindëshit” dhe u duket se kështu edhe mbrohen më mirë, se ndryshe nuk do të ishin aq shkrimtar sa i bëri regjimi, po kështu dhe për historianë, mësues, gjyqtarë, politikanë, deputetë, etj, deri lart, edhe presidentë të vendit. Por e ardhmja i takon të vërtetës, zbulesës së saj, themelimit të saj. Jemi sepse është e vërteta jonë.
Historia dhe realitetet e tanishme kanë shumë alienim, gjendje kafkiane, ku njeriu ndihet i dënuar, madje i fajshëm pa bërë asgjë, ato shkaktojnë trauma të rënda, komplekse, frikë, ankthe dhe krime, mizori, luftëra, shkatërrime, sundim të së keqes dhe ai, fëmija që është brenda gjithkujt, ndjehet i pambrojtur, i pa dashur, rritet keq
GE: Çka ndikon te një fëmijë, te një adoleshent apo edhe te një shoqëri fakti që kur e kupton se ke lindur me damkën e të dënuarit, siç ju ka ndodhur Juve?
VZh.: Unë nuk besoj se lind ndokush me damkën e të dënuarit. Ne lindim të lirë, të barabartë me të gjithë, do të thosha, përsa i përket ajrit që thithim, dritës së diellit që marrim, begative të botës, gëzimeve të jetës dhe lirive të saj. Pavarësisht se kjo prishet apo racionohet dhe s’marrim atë që na takon, etj, etj.
Poezi e shkruar ne burg
Edhe unë kështu linda dhe më dënuan, kur u rrita. Jo se kisha “damkën e të dënuarit”, por sepse kisha “damkën e poezisë”, mund të thuhet. Unë meritoja si çdo njeri, por nuk ishin dhe aq njerëz ata që vendosin mbi ne. Ishte një kohë, thënë shkurt, antipoezi, pra antinjeri. Fati, mund të thotë shumëkush, që ndryshon shumëçka. Po. Por në fakt janë sistemet e dobëta përsa i përket anës njerëzore, po, po dhe ndaj poezisë, shoqëritë e mangëta, të mbyllura, diktaturat, regjimet totalitare që kanë nevojë të dënojnë, ndryshe s’ekzistojnë dot. Dhe duhet kuptuar se kur dënon tjetrin, ke dënuar veten më parë, madje dhe më shumë.
Ju kuptoj ç’donit të thoshit. Historia dhe realitetet e tanishme kanë shumë alienim, gjendje kafkiane, ku njeriu ndihet i dënuar, madje i fajshëm pa bërë asgjë, ato shkaktojnë trauma të rënda, komplekse, frikë, ankthe dhe krime, mizori, luftëra, shkatërrime, sundim të së keqes dhe ai, fëmija që është brenda gjithkujt, ndjehet i pambrojtur, i pa dashur, rritet keq.
Hë për hë duhet terapi dashurie. Që të mos zgjatem, duhet poezi. Sa më shumë poezi në jetë, aq më shumë jetë në poezi, kam shkruar në librin tim “Thesaret e frikës”. Ndjesë që po e citoj veten, kam mirëkuptimin tuaj, shikojeni si një credo timen, por dhe pjesë të rrëfimit, për të cilin folëm.
Ai reagim që ka frikë nga poezia dhe dënon poetë është i mallkuar… Por dhe koha që nxjerr nga vëmendja poezinë dhe poetët, që i nëpërkëmb është prapë e mallkuar…
GE: Z. Zhiti, ju jeni nga ata të pakët (në mos i vetmi) në Shqipëri që u dënuat për shkak të poezisë?
VZh.: Ka ndodhur dhe me të tjerë bashkëvuajtës, që krahas fajeve, armiqësive për të cilat i ka akuzuar dhe dënuar regjimi me burg, deri edhe me pushkatim, për sabotim kundër socializmit, tentativa për arratisje jashtë vendit, se nenet e Kodit Penal e trajtonin si tradhti, etj, për agjitacion dhe propagandë kundër partisë në pushtet, shtetit apo sundimtarëve, etj, mbas të gjitha këtyreve t’u ketë shtuar dhe poezinë si faj, si argument shtesë, por në rastin tim është ashtu siç thoni dhe ju, nuk kisha asnjë akuze tjetër veçse poezive të mia si antirealizëm socialist.
Të bën përshtypje serioziteti i mynxyrshëm deri edhe tragjik se si shikohej apo gjykohej poezia dhe poeti. Ai reagim që ka frikë nga poezia dhe dënon poetë është i mallkuar… Por dhe koha që nxjerr nga vëmendja poezinë dhe poetët, që i nëpërkëmb është prapë e mallkuar…
Ndërkaq unë jam dhe ndër te paktit që dënova me poezinë time ata që dënonin edhe për poezi.
GE: Çka i ndodh poezisë kur ajo shkruhet nën altar?
VZh: Bëhet më e altartë, është dhe lutje Hyut, merr shenjtëri më shumë.
GE: Në mes të djeshmes së errët dhe të sotshmes së mjegulluar ku qëndron shqiptari?
VZh: Në të ardhmen sa më normalë, sa më të mirë, në atë të ëndërruarën, që s’është vetëm pritshmëri e largësi, por së pari është brenda njeriut (kupto: edhe shqiptarit) si thelb, si konkretësi njerëzore, që është përkushtim dhe punë dhe sakrificë, etj. Errësira e djeshme dhe mjegulla e sotme na detyrojnë prirjen te drita dhe qartësia, njohjen më mirë të vetvetes dhe të të tjerëve, që janë vetvete të tjera.
Ku qëndron shqiptari? Pyetje e fortë. Mes amanetit të etërve dhe premtimit ndaj fëmijëve, në një të tashme më e mirë se e djeshmja, prapë të vështirë, jo ashtu siç do të duhej të ishim, jo se nuk jemi punëtorë, por edhe të zhgënjyer, më të sigurt jemi, kreativë, por dhe groteskë, më shumë kemi qenë, të shfrytëzuar dhe fitimtarë, të madhërishëm dhe martirë dhe të mënjanuar, të goditur, me superioritetin që s’kemi goditur askënd si bashkësi, parakë, rrënjës, në fund të fundit në familjen tonë të natyrshme evropiane, me absurdin që ajo s’na i ka hapur derën plotësisht, kur të gjitha kështjellat tona kanë qenë ngritur në mbrojte të saj, të Perëndimit.
Humbja mund të mos jetë humbje ashtu si fitorja mund të mos jetë fitore. Mund të humbësh dhe je fitimtar ndër kohë ashtu si fitimtarët mund të jenë dhe humbësit më të mëdhenj. Fiton në humbje, humb në fitore. Shqipëria e di më së miri këtë
GE: Çka do të thotë për Ju humbja?
VZh: Për të qenë i saktë, kërkova në një nga Fjalorët e Gjuhës Shqipe, pashë aty si përkufizohej humbja:
“- Ajo çka humbim, – shkruhej, – dëmi që pësojmë në një luftë, në një lojë, etj, pjesë e këtij demi: antonim: fitim, fitore…
– vdekja e një njeriu të afërm, fatkeqësi…
– vend i largët dhe i humbur, humbëtirë…
Në fund sugjeronte që të shikohej dhe folja humb, etj, etj.”
Pashë që për mua nuk mjaftonin. I kam të gjitha ato, por humbja sipas meje është diçka më tjetër, por edhe ndryshe. Humbja mund të mos jetë humbje ashtu si fitorja mund të mos jetë fitore. Mund të humbësh dhe je fitimtar ndër kohë ashtu si fitimtarët mund të jenë dhe humbësit më të mëdhenj. Fiton në humbje, humb në fitore. Shqipëria e di më së miri këtë. Është çliruar Shqipëria dhe nuk janë çliruar shqiptarët. Me fitimtarët u vendos diktatura dhe humbëm Kosovën, Çamërinë dhe troje të tjera, humbëm dhe Evropën. Me të humburit tanë pamë se ishte e ardhmja e tanishme, Shqipëria Euroatlantike, etj, etj.
Për të qenë më afër pyetjes tuaj, humbje për mua është humbja e vetvetes, asgjë tjetër, Ne jemi krijesa që kemi krijues… Të zbulojmë vetveten e lashtë dhe ta çojmë vetveten në ardhmëri.
Liria e brendshme te shqiptarët është e fortë, kryeneçe, parake, e kthyer në bindje dhe mosnënshtrim, në ashpërsi dhe krenari
GE: A ka diçka që mund ta zëvendësojë humbjen, qoftë të një poezie, një libri, një jete të tërë në burg apo edhe vetë jetën e njeriut?
VZh: Po, ka shumë gjëra që nuk kthehen më dhe asgjë s’bëhet siç mund të ketë qenë. Unë i kam pësuar të gjitha humbjet që përmendni ju, poezi, libër, jetë. Nuk ka zëvendësime, por aftësi dhe forcë dhe frymë të shenjtë për të ruajtur brenda vetes gjithçka të shtrenjtë, aty është dhe rron e gjitha. Vetvetja si universi.
GE: Pse është kaq e vështirë që shqiptarët të mësohen ta duan Lirinë?
VZh: Pyetja juaj, sipas meje, është liri, pjesë e saj, të mosmësuarit është kthyer në të mësuarit, dyshimi është dhe siguri.
Shqiptarët fati i farkëtoi që më shumë të jenë mjeshtër të mbijetesës se sa të jetesës, duke kaluar shekuj të shumtë nën pushtim dhe pavarësia e Shqipërisë është arritur relativisht vonë në krahasim dhe me vendet përreth, të cilët e kanë fituar lirinë dhe me ndihmën e shqiptarëve, ndërsa ne e kemi paguar shumë shtrenjtë për vete, duke mos e patur atë ndihmë nga vendet përreth, për të mos thënë të kundërtën, duke na copëzuar, të detyruar të bëjmë një jetë askete, shkëmbore, të vështirë, duke kaluar për rrjedhojë, së fundmi dhe në absurdin e pushtimit të rëndë nga vetvetja.
Kështu mbase u projektuam, duke përftuar një konstrukt të tillë shpirtëror dhe mental. Fati ynë – më ballkaniku. Në mundimet ekzistenciale për të qenë të lirë, kur s’ishim dot të lirë vërtet, duke e dashur lirinë më shumë se sa duke e patur. Liria e brendshme te shqiptarët është e fortë, kryeneçe, parake, e kthyer në bindje dhe mosnënshtrim, në ashpërsi dhe krenari, etj, etj, por dhe duke i kuptuar të tjerët me vonesë, ndoshta dhe nga që erdhën më vonë pranë nesh, të parëve tanë, duke keqkuptuar veten deri në marrëzi. I vetëm s’mund të jesh i lirë. Në Ballkan është e vështirë jo vetëm për shqiptarët, por për të gjithë.
Shpresoj të dilet, në mos kemi dalë nga mosbesimi i madh. Dy shtetet shqiptare në Ballkan, në trojet e tyre kudo ku janë pranë kufirit me dheun amë, me një diasporë të mrekullueshme nëpër botë, sidomos me arbëreshët në Itali dhe me shqiptarët e pasur në Amerikë, në SHBA-në, mbështetësi jetik i kombit shqiptar dhe aleat strategjik, do të dimë ta duam lirinë tonë, ta mbrojmë lirinë si pjesë qenësore e identitetit dhe e demokracisë.
Si një përpjekje kësisoj shikojeni dhe bisedën time, si mësim dashurie vetes për lirinë.
GE: Ju sot jetoni në SHBA, në Çikago. Pse zgjodhët ikjen? Dhe e fundit, ç’po shkruani?
Unë nuk kam ikur, jam mbartur me time shoqe, Edën, në një shtëpi tjetër, si të thuash, por pasi i mbarova të gjitha punët, detyrat dhe detyrimet me shtetin e vendit tim, punove me përkushtim, korrektesë e dashuri. Lirinë time erdhi koha ta përdor si të dua unë. Arsyet e ikjes janë te miat, të brendshme, çështje të dhimbjes dhe të lirisë, të kërshërisë që s’na ndahet si prej fëmije, etj, dhe që të jem i sinqertë me ju deri në fund, ika dhe për shkak të qetësisë, të jem sa më larg atij revanshi të së kaluarës dhe korrupsionit galopant oligarkik, të mosmirënjohjes dhe shpifjeve e sharjeve që nga rruga dhe deri në institucione e lidershipi, lart te presidenti i vendit, jo që ai shahet, por që dhe ai sit ë shumtët shpf dhe shan, politika i nxjerr në krye nga radhët e diktaturës dhe që kërkojnë të bëjnë dhe demokracinë; ky është mashtrimi i madh.
Visar Zhiti me te shoqen, Eda, Chicago, prill 2022.
Por ikja ime nuk është ikje nga gjuha, shqipja jonë është e librave të mi dhe ajo do të mbetet, letërsia ime është e gjitha letërsi shqipe, unë nuk kam ikur nga lexuesi im, as nga shokët dhe miqtë, m’u desh të largohem, e di qe kam lenë shqiparë të mrekullueshëm, por kam gjetur dhe këtej të tillë, së bashku të bëjmë më të mirën. Unë kam mbaruar një roman, është me shqetësime të tanishme, me bashkime kohësh, fatesh dhe brezash. Shpresoj ta botoj së shpejti, së pari në atdhe. Atdheun e mbartim gjithmonë me vete. Përjetësisht.
Mark Ndoja ishte shkrimtar, studiues, përkthyes. Lindi në fshatin Iballë të Pukës, më 29 mars të vitit 1912, në një familje me origjinë nga Toplana (familja Pemati) e Dukagjinit.
Mbetur jetim në moshën 11-vjeçare, nën kujdesin e Imzot Pietro della Pietra-s, u regjistrua në Shkodër në jetimoren e Jezuitëve. Më pas, vijoi studimet në Kolegjin Saverian të Jezuitëve, në degën e studimeve klasike, ku pati profesorë Dom Ndre Mjedën, Atë Zef Valentinin etj. Bënte pjesë në rrethin letrar të Gjergj Fishtës, që i botoi dhe librin e parë. Me mbylljen e shkollave fetare ku ishte diakon, përfundoi Liceun në Shkodër. U emërua mësues i Gjuhës dhe Letërsisë në Liceun e Korçës (1938- 1940) dhe në Liceun e Shkodrës (1940-1946).
Më 1941, në emër të profesorëve të Liceut të Shkodrës, i paraqiti një kërkesë Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës, për t’iu përgjigjur akuzave denigruese të Fulvio Cordigniano-s ndaj shqiptarëve. U bë komunist vetëm në korrik 1944, pas vrasjes së shokut të tij, Manush Alimanit. U zgjodh deputet i Shkodrës në dy legjislaturat e para pas luftës. Në Gjyqin e Deputetëve, gjatë hetuesisë së Enver Zazanit, u akuzua si anëtar i organizatës së “Grupit të Deputetëve”. Në prill të vitit 1946, u emërua në Ministrinë e Arsimit, më 28 janar 1947 Sekretar i Përgjithshëm i Institutit të Shkencave dhe, më 1950, Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes së Shkrimtarëve. Më 1953 nisi dhe përndjekja ndaj tij, për kundërshtitë ndaj zbatimit të Metodës së Realizmit Socialist dhe, sidomos, modelit sovjetik të saj. Më 1954, u shkarkua nga funksionet dhe u emërua mësues në gjimnazin “Qemal Stafa”. U arrestua më 24 qershor 1955 me urdhër të hetuesit të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, Major Raqi Zavalanit, “për veprimtari armiqësore kundra Pushtetit”: “Në fillim aktiviteti i tij ka qenë drejtuar kundër politikës së Partisë dhe të Shtetit në lëmin e letërsisë. Ai ka shprehur mendimin e tij mbi pazotësinë e njerëzve të Partisë për të zgjidhur problemet e letërsisë. U vërtetua se i pandehuri Mark Ndoja ka filluar të shkruajë një seri vjershash me përmbajtje antishtetërore në të cilat ve në lojë udhëheqësit e Partisë dhe të shtetit.
Mendimet e shfaqura në këto shkrime, ashtu si e pranon edhe vetë i pandehuri janë antishtetërore dhe ato dëmtojnë interesat e shtetit t’onë të demokracisë popullore. Karakteri armiqësor i këtyre shkrimeve del i qartë edhe nga fakti se sikur edhe këtu shkrimtarët trajtohen keq nga ana e Partisë dhe e Shtetit. Ai është munduar t’i paraqesë organet e drejtësisë si organe terroriste. Përmbajtja e shkrimeve të tija dhe e mendimeve është haptazi antishtetërore. Këtë i pandehuri e ka kuptuar dhe për deri sa e ka vazhduar në mënyrë sistematike del se edhe e ka dëshiruar një dëmtim të tillë”. Një nga akuzat ishte edhe zgjedhja e tij për të shkruar gegnisht. Më 16 janar 1956, me vendim të Këshillit Gjyqësor të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, u dënua me 6 vjet burg, “për krimin e agjitacionit dhe të propagandës kundër Republikës Popullore të Shqipërisë”. Dënimin e vuajti në burgun e Burrelit. U lirua më 1960 dhe, deri më 1964, bashkëpunoi si përkthyes i jashtëm i shtëpisë botuese “Naim Frashëri”. Përktheu nga shqipja në italisht në anonimat një vëllim me tregime të autorëve të rinj shqiptarë, veprën e Mjedës, Kënga e fundit e Balës të Gavril Darës. Përktheu në shqip Komedinë Hyjnore të Dante Alighierit, veprën e Horacit, Antologji të Poetëve të mëdhenj italianë. I dërgoi një letër Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut për botimin e përkthimit të Ferrit me rastin e 700 vjetorit të lindjes së Dantes dhe, si përgjigje, më 25 dhjetor 1964, ditën e Krishtlindjeve, u internua në ishullin e Zvërnecit. Më 1968, një ditë para se të transferohej në Berat, i ra një iktus cerebral dhe u mbajt i paralizuar në spitalin e Vlorës nga Dr. Ibrahim Dervishi, dhe 6 muaj në Spitalin e Burgut në Tiranë. U lirua në qershor 1968. Vdiq në Tiranë, më 22 qershor të vitit 1972.
PËRBALLJA ME FATIN TRAGJIK
Mark Ndoja do të përballej me një fat tragjik, duke kaluar nga auditorët, librat dhe debatet letrare në qelitë e burgjeve politike dhe kampet e internimit të regjimit komunist. Jeta e tij, e dokumentuar në letrat drejtuar bashkëshortes Milena, mbetet një nga dëshmitë më prekëse të vuajtjeve njerëzore nën diktaturë. Këto letra nuk janë vetëm korrespondencë familjare. Ato janë dokumente historike që zbulojnë dramën e përditshme të të burgosurve politikë, luftën për mbijetesë, mallin për familjen dhe forcën morale për të mos u dorëzuar. I mbetur jetim që në moshë të vogël, ai u rrit nën kujdesin e klerit katolik dhe studioi në institucionet më prestigjioze të kohës në Shkodër. Në Kolegjin Saverian pati fatin të formohej nga figura të shquara si Dom Ndre Mjeda dhe At Zef Valentini. Pikërisht aty u ngjiz dashuria e tij për letërsinë, gjuhën dhe kulturën klasike. Qysh i ri, Mark Ndoja u dallua si poet dhe studiues. Ai u afrua me rrethin letrar të Gjergj Fishtës, i cili vlerësoi talentin e tij dhe i botoi krijimet e para. Më pas punoi si mësues në liceun e Korçës dhe të Shkodrës, duke edukuar breza të rinj me kulturën dhe letërsinë shqiptare. Pas Luftës së Dytë Botërore, ai mori pjesë në jetën politike të vendit dhe u zgjodh deputet në dy legjislaturat e para. Askush nuk mund ta imagjinonte se vetëm pak vite më vonë, njeriu që kishte qenë pjesë e elitës intelektuale dhe politike të vendit do të shpallej armik dhe do të përfundonte në burg.
DOSJA HETIMORE
Në janarin e vitit 1956, Gjykata e Lartë e dënoi me gjashtë vjet burg për “agjitacion dhe propagandë kundër Republikës Popullore të Shqipërisë”. Ishte një akuzë e përdorur rëndom nga regjimi për të eliminuar intelektualët që mendonin ndryshe ose që konsideroheshin të papërshtatshëm politikisht. Arrestimi i tij shënoi fillimin e një kalvari të gjatë vuajtjesh për të dhe familjen e tij. Bashkëshortja Milena mbeti vetëm me fëmijët e vegjël dhe me barrën e mbijetesës ekonomike. Ndërsa Marku u gjend papritur në qelitë e burgut të Tiranës. Arrestohet më 24 qershor 1955 me urdhër të hetuesit të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, Major Raqi Zavalani, “për veprimtari armiqësore kundra Pushtetit”. Nga vendimi i gjyqit: “Në fillim aktiviteti i tij ka qenë drejtuar kundër politikës së Partisë dhe të Shtetit në lëmin e letërsisë. […] Ai ka shprehur mendimin e tij mbi pazotësinë e njerëzve të Partisë për të zgjidhur problemet e letërsisë. U vërtetua se i pandehuri Mark Ndoja ka filluar të shkruaj një seri vjershash me përmbajtje antishtetërore në të cilat ve në lojë udhëheqësit e Partisë dhe të shtetit. Mendimet e shfaqura në këto shkrime, ashtu si e pranojë edhe vetë i pandehuri, janë antishtetërore dhe ato dëmtojnë interesat e shtetit t’onë të demokracisë popullore. Karakteri armiqësor i këtyre shkrimeve del i qartë edhe nga fakti se i pandehuri nuk kishte asnjë mëri ose mosmarrëveshje personale me personat kundër të cilëve ai ka shkruar në mënyrë fyese dhe diskredituese dhe me qëllim antishtetëror. U provua se Mark Ndoja ka folur haptazi në mënyrë armiqësore kundër Republikës Popullore të Shqipërisë. Ai ka thënë se masat e marra kundër tij dhe personave të tjerë, që përkrahin pikëpamjet e tij në letërsi, tregojnë se Republika Popullore e Shqipërisë po kalbet. U provua se po në këtë kohë ai ka përkthyer një strofë të një vjershe të poetit Hajne ku flitet për trajtimin e keq të poetëve nga regjimi i Kajzerit dhe me anë të kësaj vjershe ka dashur të paraqesë gjendjen e vendit t’onë sikur edhe këtu shkrimtarët trajtohen keq nga ana e Partisë dhe e Shtetit. […] Ai është munduar t’i paraqesë organet e drejtësisë si organe terroriste. Përmbajtja e shkrimeve të tija dhe e mendimeve është haptazi antishtetërore. Këtë i pandehuri e ka kuptuar dhe për deri sa e ka vazhduar në mënyrë sistematike del se edhe e ka dëshiruar një dëmtim të tillë”. Satirat i drejtoheshin Enver Hoxhës, Nexhmie Hoxhës dhe Fiqirete Shehut. Një nga akuzat ishte edhe zgjedhja e Markut për të shkruar gegnisht. Më 16 janar 1956, me vendim të Këshillit Gjyqësor të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, kryesuar nga: Fiqiret Spahiu, Shpresa Fuga, Nazmi Peza, u dënua me 6 vjet burg, “për krimin e agjitacionit dhe të propagandës kundër Republikës Popullore të Shqipërisë”. Dënimin e vuajti në burgun e Burrelit.
LETRAT NGA BURGU
Letrat e para të burgut zbulojnë karakterin e tij fisnik. Në vend që të ankohej për fatin e vet, ai shqetësohej për bashkëshorten. E këshillonte të mos mërzitej, të kujdesej për fëmijët dhe të mos shpenzonte tepër për të. Edhe në kushtet e izolimit, mendimi i tij i parë ishte familja. Por pas rreshtave të qetë fshihej një realitet i ashpër. Në burg mungonin gjërat më elementare. Të burgosurit vareshin nga ndihmat e familjeve për ushqime, veshje dhe mjete higjienike. Në letrat e tij, Mark Ndoja kërkon kostume, batanije, furçë dhëmbësh, zarfe, libra dhe ushqime. Çdo send kishte vlerën e një pasurie. Malli për Milenën është një nga temat më prekëse të kësaj korrespondence. Në një prej letrave ai i shkruan se nuk e kishte kuptuar kurrë sa shumë e donte deri në momentin kur u nda prej saj. Ai flet për “poezinë e dashurisë së tyre”, e cila e mbante gjallë në ditët e vështira të burgut. Janë fjalë që dëshmojnë jo vetëm dashuri bashkëshortore, por edhe nevojën e njeriut për t’u kapur pas kujtimeve kur gjithçka tjetër i merret. Po aq prekës është malli për fëmijët. Vajza e vogël Marinta kishte lindur vetëm pak ditë para arrestimit të tij. Ai nuk kishte pasur mundësi ta shihte dhe ta mbante në krahë. Në letrat e tij pyet vazhdimisht për fëmijët, i përqafon me fjalë dhe përpiqet të ruajë lidhjen shpirtërore me ta, megjithëse ndodhet larg. Në verën e vitit 1956 ai u transferua në kampet e punës së detyruar në Zadrimë. Aty intelektuali, poeti dhe studiuesi u detyrua të punonte me lopatë dhe karrocë. Megjithatë, edhe në ato kushte ai ruajti humorin dhe ironinë. Në një letër shkruan se po mësonte “zanatin e babës”, duke punuar tokën. Kjo aftësi për të gjetur dinjitet edhe në poshtërim tregon forcën e karakterit të tij. Burgu i Burrelit, ku u transferua në vitin 1957, përbënte një nga kulmet e vuajtjes. I njohur si burgu më i tmerrshëm politik i Shqipërisë komuniste, Burreli ishte sinonim i izolimit, urisë dhe të ftohtit. Në letrat e tij shfaqen vazhdimisht kërkesa për miell misri, patate, gështenja, hudhra, çorape leshi dhe qymyr. Janë kërkesa që flasin më shumë se çdo analizë historike për kushtet çnjerëzore të jetesës.
DËSHMIA TRONDITËSE
Një nga letrat më tronditëse të Mark Ndojës është ajo e dimrit të vitit 1957. Ai përshkruan të ftohtin që ngrinte akull gjithçka përreth, dyshekun e pambushur dhe pizhamet e grisura. Por edhe atëherë përpiqet të mos rëndojë mbi familjen, duke shtuar se mund t’ia dalë edhe pa to nëse gjendja ekonomike e Milenës është e vështirë. Ky kontrast mes mjerimit fizik dhe fisnikërisë morale është ndoshta tipari më i fortë i personalitetit të Mark Ndojës. Regjimi mund ta privonte nga liria, por nuk mund ta detyronte të humbiste dinjitetin. Në vitin 1960 ai përfitoi nga një amnisti dhe u lirua para afatit. Shpresa për t’u kthyer në jetën normale ishte e madhe. Në letrat e fundit nga burgu ai shkruan se dëshironte të punonte përsëri për familjen dhe për atdheun. Edhe pas viteve të burgut ai vazhdonte të besonte se mund t’i shërbente vendit të tij. Por liria rezultoi e kufizuar. Ish-i burgosuri politik mbeti nën mbikëqyrje, i përjashtuar nga jeta publike dhe me mundësi të kufizuara për punë. Megjithatë ai nuk hoqi dorë nga letërsia dhe përkthimet. Në heshtje, larg vëmendjes publike, vazhdoi të punonte mbi veprat e mëdha të letërsisë botërore. Përkthimi i “Komedisë Hyjnore” të Dantes ishte një nga ndërmarrjet më të rëndësishme të tij. Ishte një punë kolosale, e denjë për një intelektual të nivelit të lartë. Por regjimi nuk e shpërbleu këtë përkushtim. Përkundrazi, në fund të vitit 1964 ai u internua sërish në Zvërnec.
ARRESTIMI I DYTË
Arrestimi i dytë dhe internimi u përjetuan si një tragjedi e re nga familja. Vajza e tij, Marinta, vite më parë ka kujtuar momentin kur e pa të atin të shoqëruar nga dy civilë. Ai u përpoq ta qetësonte, duke i thënë se do të shkonte në punë. Ishte një gënjeshtër e butë e një babai që nuk donte të rëndonte shpirtin e vajzës së vogël. Në Zvërnec vuajtjet vazhduan. Vitet e burgut dhe internimit kishin lënë gjurmë të rënda në shëndetin e tij. Në fillim të vitit 1968 ai pësoi një hemorragji cerebrale, ndërsa punonte në pyll. E lanë për orë të tëra pa ndihmë mjekësore të specializuar. Më pas u kthye në Tiranë gjysmë i paralizuar. Katër vitet e fundit të jetës i kaloi i sëmurë rëndë. Për fëmijët e tij ishte një periudhë e dhimbshme. Ata e kishin pritur me vite kthimin e babait dhe tani e shihnin të pafuqishëm, të dëmtuar nga vuajtjet e një jete të tërë. Mark Ndoja ndërroi jetë më 19 qershor 1972. Pas vetes la një vepër të rëndësishme letrare, përkthime të vyera dhe një shembull të rrallë dinjiteti njerëzor. Por ndoshta trashëgimia më prekëse mbeten letrat e burgut. Në ato letra nuk gjendet urrejtje. Nuk gjendet dëshirë për hakmarrje. Gjendet vetëm dashuri për familjen, mall për lirinë, besim tek njeriu dhe përkushtim ndaj kulturës. Pikërisht për këtë arsye ato vazhdojnë të lexohen edhe sot si dokumente të jashtëzakonshme të kujtesës shqiptare. Historia e Mark Ndojës është historia e një brezi intelektualësh që u përpoqën të ndërtonin kulturën shqiptare dhe që më pas u goditën nga sistemi që dikur kishin ndihmuar të ndërtohej. Ajo është historia e një njeriu që humbi lirinë, shëndetin dhe vitet më të bukura të jetës, por nuk humbi kurrë fisnikërinë e shpirtit. Dhe pikërisht kjo e bën figurën e tij një nga më dinjitozet dhe më tragjiket e kulturës shqiptare të shekullit XX.
Një mbrëmje e këtyre dy tre ditëve. Studio televizive nga të shumtat dhe analisti, njëri prej tyre, Çollaku quhej, tha e, më pas, shkroi: me gjasë ka tri etapa zhvillimi të protestës.
E para, qenkësh kjo që shohim, e dyta, qëndrimi ditë e natë në protestë dhe, nëse ato nuk mjaftojnë, aherë do të rrethohet kryeministria për të mos lënë askënd të hyjë e as të dalë q’andej!
Dhe ashtu mund të jetë. Krejt natyrshëm. Por nga e di ky? Nga e di, them, sepse mu duk dashakeq, i lig dhe, pra, edvinist i errët! (Do t’a stoliste poashtu tezën e qarkulluar të Ramës për ndërhyrje të Kosovës, duke shtuar se Albin Kurti, megjithatë, del i humbur ngase politikanët e Tiranës janë më dinakë e të strukturuar!)
Ndaj tani, kur Rama hodhi fjalën sfidante se largohet kur do vetë, e pra ndoshta fare, në ç’etapë, vallë, do të kalojë Protesta?
Deklarata e Premierit vetmitar ishte, në fakt, cinike, por vetë përmendja e ikjes është shenjë e torturës së tij intime dhe përpunimi dramatik i idesë: për të ikur – por kur dhe në ç’rrethana e kushte?
Ikja i përhihet në horizont, porse beteja e tij jetike është: si t’a kthejë atë në një dorëheqje të thjeshtë europjane, aherë kur qeveria nuk funksionon nga presioni opozitar, apo i shkëputen koalicionarët dhe humbë shumicën. E, pra, të sigurojë pasurinë e grabitur e, mbi të gjitha, të shmangë grila burgu të sigurisë së lartë!
Por ky është i mbytur në llumnajën e vet. E ka të vështirë një largim të tillë fisnik. Që këtej, i mneruar për humbjen e gjithçkaje, pasurisë e lirisë, sepse nder nuk i ka mbetur, kujtohet për një protestë apo miting paralel.
Veçse kjo është një fije kashte për atë që fundoset.
Sa i mjerë. Dhe, njëherësh, i rrezikshëm.
Kështu dhe Millosheviqi organizonte mitingje paralele.
Megjithatë, nuk ngjajnë shumë mes vete. I bashkon diktatura, por i ndanë profili e shërbesa.
Ndërsa i pari ishte nacionalist e më vonë kriminel lufte që vriste të tjerë popuj, ky vret
gjithashtu: jo popuj të tjerë, por popullin e vet. Rininë e tij. Dhe jo me armë e gjak. Vret ndryshe. Më thellë e përhumbshëm. Vret shpresën, buzëqeshjen, gëzimin e jetës dhe ardhmërinë e tyre.
I dëbon udhëve të botës.
Po a s’është humbja e ngjashme?
Duke shndërruar atdheun në një vendkonvikt të madh seniorësh, ai dhe zhgani i tij mafioz, ushtrojnë gjenocid ndaj popullit të vet!
Atdheu mbytej në vaj pa jetë, e pa varre.
E, kështu, zhbëhej thjeshtë e qetësisht. Larg zhurmës mediatike të botës.
Por Atdheu ka zot. Ishte rinia që do të ndërpriste heshtjen dhe dorëzimin fatal.
Kurse ai, madhëria e tij, vijon të rivalizojë shpërfillshëm: unë iki kur dua vetë!
Po të donte, do ikte qëmoti.
Por, jo.
Ai kërkon Orën e përshtatshme për të ikur: i lirë dhe i kamur. Dhe poaq, pa kujtesë të ligë kombëtare për emrin e tij.
Sidoqoftë tiranët e korruptuar e shpirtshitur bien.
Dhe do të rrëzohet.
Por e di, vallë, leksionin e njohur: sa më i madh faji, aq më i keq fundi i tij?!
Por besoj thellë se dhuna që detyronte administratën të votojë kolektivisht për të, është sërish mënyrë shantazhi për të detyruar punonjës të shkretë e arëgatë të shitur të dalin në
kundërmitingun e tij.
Megjithatë ata nuk janë populli. Rinia e tij e ndritur. Janë moralisht të thyer e turpëruar.
Lëvizja Rinore e Tiranës njeh gjuhën dhe idealin që ka zgjedhur. Ndaj dhe nuk mund të përfundojë kurrsesi e humbur në shtëpi.
Isha në një promovim libri të mikut tim, SEJDO HARKA, dhe atje zura një mik “me hajmali”. Miku kish ardhur enkas nga RRËSHENI dhe m’u prezantua: FRAN NIKOLL BROZI. Jo vetëm kaq,por,kur mori vesh, që unë kisha qenë mësues, më dhuroi një libër shumë sinjifikativ:” 65-vjet të Gjimnazit RRËSHEN,1960-2025″. Më poshtë,po në kopertinë:”MARIE DONA,NIKOLLI(BROZI),ish-nxënëse,mësuese dhe drejtoreshë e këtij Gjimnazi. E falnderova mikun dhe,ngaqë nuk kisha asgjë si këmbim, po bëj këtë shkrim të thjeshtë “për të paguar pak si “doganë” për dhuratën e çmuar.
* * *
Unë shumë gjëra nuk i di,po kurrë nuk shkruaj për gjëra që nuk di. Ndaj iu futa dhuratës nga faqa e parë e deri tek e fundit dhe jam i mbushur me emocione pozitive. Kam njohur një mësuese;kam njohur një kolege dhe sikur po më bën apel “thirrja” e një profesioni të shenjtë si mësuesia,ku nga 84-vjeç që kam mbi kurriz,gjysmat i kalova në arsim,kur dola në pension në vitin 2000. Dola në pension,por sikur ta dini, sa herë nëpër gjumë marr e jap provim; sa herë më duket sikur me nxënësit e klasës së tetë nuk kam realizuar planin mësimor për hartimet;sikur nga 7,vetëm katër dhe mend bërtas në gjumë. Mos u çuditni:puna e gjatë dhe me pasion ndikon dhe të bëhet e pranishme për tërë jetën.
Këto që shkruaj unë,mund t’i vlerësojë veç një mësues i vjetër,.por,siç shoh tek “dhurata”,pak a shumë,nëpër këto”hulli” gjatë jetës si mësuese, ka kaluar kjo,MARIE DONA,NIKOLLI (BROZI).
Duke parë veprimtarinë si mësuese,shikon një mësuese me kualifikim të lartë që asnjëherë nuk pushon së “mësuari” për vete,se është e ndërgjegjshme;po nuk mësove vet,nuk ke se çfarë u jep të tjerëve. Nëse,profesionalish është investuar me gjithë dijet e saj tek nxënësit, shpërblimi më i madh i saj, janë fanderimet e nxënësve për të. Duke e parë me imtësi,në çdo hap të saj në arsim, them se me MËSUESEN MARIA DONA,NIKOLLI (BROZI) ka ndodhur ajo që ka thënë prej kohësh,historiani Amerikan, HENRY ADAMS:” Kurrë nuk mund të thuhet se ku mbaron influenca e mësuesit.”
* * *
Si e shoh unë,në aspektin pedagogjik,punën e MËSUESES (enkas e shkruaj me gërmë të madhe) MARIE NIKOLLI.
Kam parasysh,Pedagogun Zviceran.ROBERT DOTTMUS i cili në vitin 1966 ka shkruar një status për mësuesin.Po rreshtoj këtu vetëm katër pika të programit dhe,mbasi t’i lexoni, verifikojini në i ka zbatuar MARIA apo jo?
Ja tani: 1. Do ta kryej detyrën me ndërgjegje të lartë.
2. Nxënësit e mi do t’i trajtoj si fëmijët e mi.
3. Do ta mbroj me gjithë mjetet nderin e profesionit tim.
4. Kolegët,çdo herë, do jenë miqtë e mi. Në bashkëpunim me ta,do përpiqem që,vazhdimisht, të buçasë veprimtaria në shkollë.
Tani, pasi rreshtova këtë status, arrita në përfundmin e paluajtshëm:”Kostumi, i “prerë” dhe i”qepur” nga pedagogu zviceran,i rri pas trupit,MËSUESES MARIA DONA;NIKOLLI (BROZI). Hapni librin dhe do shikoni,vlerësimet,certifikatet,dekoratat dhe,mbi të gjitha ai “dekretim i veçantë” si”Ambasadore e Paqes”. Nëse ndalem pak tek ky titull honor, se gjej firmat e dy të njohurëve të mi: Të ndjerit dhe të paharruarit të Profesor-Doktor MURAT GECAJ alias BABUSHI dhe të mirës YLLKA BEÇI,ish-nxënsja ime në shkollën “PETRO BAZE” në rrethin e FIERIT. Tej dekoratava e vlerësimeve nga dikastere e deri në MINISTRI të ARSMIT, do të veçoja vlerësimet e atyre që e kanë njohur MARIEN, por,mbi të gjitha velërësimet, qëndron ajo e nxënësve të saj. Tek fraza:” Të faleminderit Zysh MARIA” qëndron mbi gjithë dekoratat që mban. Nga pëvoja ime kam thënë:”Nuk është e vërtetë që vetëm ne, mësuesët vëmë nota për nxënësit,por janë dhe nxënësit që na vënë nota neve, mësuesëve. Ne,ndoshta,ndonjëherë gabojmë,por nxënësit janë shumë të saktë në vlerësim. Ky vlerësim me superlativa nga nxënësit e saj,e rrit karizmën e kësaj mësueseje.
* * *
OSKAR UALD thotë: “Njeriu është më pak vetevetja,kur flet për veten e tij. Jepu mundësi të tjerëveqë të flasin për ty dhe mëso të vërtetën”.Dhe në libër del i plotë portreti profesional i kësa mësueseje që është model që duhet ndjekur.
GANDI e ka lënë porosi:- Mëso sikur nuk do vdesësh kurrë! Dhe MËSUESE MARIA jo vetëm mëson,por është bashkëautore e disa veprave në fushën e Arsimit e Kulturës dhe,kur theksonte VIRGJILI:”Të ngresh lart emrin tënd me vepra,është arritja e virtytit”. Këto arritje,veç tjerash, se ajo vazhdimish mëson. Se,siçthotë, Doktor Charles D.Mclver:”Kur mëson një burrë,ke mësuar një individ. Kur mëson një grua,mëson një familje të tërë.”
Sa për familjen,ajo ka një familje që trashgon bujarinë e MIRËDITËS,besnikërinë dhe ATDHETARINË!
E falnderoj, “mikun me hajmali” FRAN NIKOLL BROZI dhe familjarisht të kenë vetëm gëzime.
Një dhuratë si urëmiqësie
Nga Përparim Hysi
Isha në një promovim libri të mikut ntim,SEJDO HARKA, dhe atje zura një mik “me hajmali”. Miku kish ardhur enkas nga RRËSHENI dhe m’u prezantua: FRAN NIKOLL BROZI. Jo vetëm kaq,por,kur mori vesh, që unë kisha qenë mësues, më dhuroi një libër shumë sinjifikativ:” 65-vjet të Gjimnazit RRËSHEN,1960-2025″. Më poshtë,po në kopertinë:”MARIE DONA,NIKOLLI(BROZI),ish-nxënëse,mësuese dhe drejtoreshë e këtij Gjimnazi. E falnderova mikun dhe,ngaqë nuk kisha asgjë si këmbim, po bëj këtë shkrim të thjeshtë “për të paguar pak si “doganë” për dhuratën e çmuar.
* * *
Unë shumë gjëra nuk i di,po kurrë nuk shkruaj për gjëra që nuk di. Ndaj iu futa dhuratës nga faqa e parë e deri tek e fundit dhe jam i mbushur me emocione pozitive. Kam njohur një mësuese;kam njohur një kolege dhe sikur po më bën apel “thirrja” e një profesioni të shenjtë si mësuesia,ku nga 84-vjeç që kam mbi kurriz,gjysmat i kalova në arsim,kur dola në pension në vitin 2000. Dola në pension,por sikur ta dini, sa herë nëpër gjumë marr e jap provim; sa herë më duket sikur me nxënësit e klasës së tetë nuk kam realizuar planin mësimor për hartimet;sikur nga 7,vetëm katër dhe mend bërtas në gjumë. Mos u çuditni:puna e gjatë dhe me pasion ndikon dhe të bëhet e pranishme për tërë jetën.
Këto që shkruaj unë,mund t’i vlerësojë veç një mësues i vjetër,.por,siç shoh tek “dhurata”,pak a shumë,nëpër këto”hulli” gjatë jetës si mësuese, ka kaluar kjo,MARIE DONA,NIKOLLI (BROZI).
Duke parë veprimtarinë si mësuese,shikon një mësuese me kualifikim të lartë që asnjëherë nuk pushon së “mësuari” për vete,se është e ndërgjegjshme;po nuk mësove vet,nuk ke se çfarë u jep të tjerëve. Nëse,profesionalish është investuar me gjithë dijet e saj tek nxënësit, shpërblimi më i madh i saj, janë fanderimet e nxënësve për të. Duke e parë me imtësi,në çdo hap të saj në arsim, them se me MËSUESEN MARIA DONA,NIKOLLI (BROZI) ka ndodhur ajo që ka thënë prej kohësh,historiani Amerikan, HENRY ADAMS:” Kurrë nuk mund të thuhet se ku mbaron influenca e mësuesit.”
* * *
Si e shoh unë,në aspektin pedagogjik,punën e MËSUESES (enkas e shkruaj me gërmë të madhe) MARIE NIKOLLI.
Kam parasysh,Pedagogun Zviceran.ROBERT DOTTMUS i cili në vitin 1966 ka shkruar një status për mësuesin.Po rreshtoj këtu vetëm katër pika të programit dhe,mbasi t’i lexoni, verifikojini në i ka zbatuar MARIA apo jo?
Ja tani: 1. Do ta kryej detyrën me ndërgjegje të lartë.
2. Nxënësit e mi do t’i trajtoj si fëmijët e mi.
3. Do ta mbroj me gjithë mjetet nderin e profesionit tim.
4. Kolegët,çdo herë, do jenë miqtë e mi. Në bashkëpunim me ta,do përpiqem që,vazhdimisht, të buçasë veprimtaria në shkollë.
Tani, pasi rreshtova këtë status, arrita në përfundmin e paluajtshëm:”Kostumi, i “prerë” dhe i”qepur” nga pedagogu zviceran,i rri pas trupit,MËSUESES MARIA DONA;NIKOLLI (BROZI). Hapni librin dhe do shikoni,vlerësimet,certifikatet,dekoratat dhe,mbi të gjitha ai “dekretim i veçantë” si”Ambasadore e Paqes”. Nëse ndalem pak tek ky titull honor, se gjej firmat e dy të njohurëve të mi: Të ndjerit dhe të paharruarit të Profesor-Doktor MURAT GECAJ alias BABUSHI dhe të mirës YLLKA BEÇI,ish-nxënsja ime në shkollën “PETRO BAZE” në rrethin e FIERIT. Tej dekoratava e vlerësimeve nga dikastere e deri në MINISTRI të ARSMIT, do të veçoja vlerësimet e atyre që e kanë njohur MARIEN, por,mbi të gjitha velërësimet, qëndron ajo e nxënësve të saj. Tek fraza:” Të faleminderit Zysh MARIA” qëndron mbi gjithë dekoratat që mban. Nga pëvoja ime kam thënë:”Nuk është e vërtetë që vetëm ne, mësuesët vëmë nota për nxënësit,por janë dhe nxënësit që na vënë nota neve, mësuesëve. Ne,ndoshta,ndonjëherë gabojmë,por nxënësit janë shumë të saktë në vlerësim. Ky vlerësim me superlativa nga nxënësit e saj,e rrit karizmën e kësaj mësueseje.
* * *
OSKAR UALD thotë: “Njeriu është më pak vetevetja,kur flet për veten e tij. Jepu mundësi të tjerëveqë të flasin për ty dhe mëso të vërtetën”.Dhe në libër del i plotë portreti profesional i kësa mësueseje që është model që duhet ndjekur.
GANDI e ka lënë porosi:- Mëso sikur nuk do vdesësh kurrë! Dhe MËSUESE MARIA jo vetëm mëson,por është bashkëautore e disa veprave në fushën e Arsimit e Kulturës dhe,kur theksonte VIRGJILI:”Të ngresh lart emrin tënd me vepra,është arritja e virtytit”. Këto arritje,veç tjerash, se ajo vazhdimish mëson. Se,siçthotë, Doktor Charles D.Mclver:”Kur mëson një burrë,ke mësuar një individ. Kur mëson një grua,mëson një familje të tërë.”
Sa për familjen,ajo ka një familje që trashgon bujarinë e MIRËDITËS,besnikërinë dhe ATDHETARINË!
E falnderoj, “mikun me hajmali” FRAN NIKOLL BROZI dhe familjarisht të kenë vetëm gëzime.
Andi Meçaj është një poet, që me plot gojën e them, është në ballë të poezisë qytetare bashkëkohore, që prodhohet në Vlorë. Për Andin kanë shkruar emra të lartë të kritikës dhe studimit të letërsisë shqipe, si, fatmirësisht mësuesi im i shkollës së mesme në Tiranë, Sulejman Mato, poet i mirënjohur shqiptar, prof.dr. Roland Zisi – Rembrandt i letrave shqipe, prof. dr. Ardian Kyçyku, dr. Alisa Velaj etj. Me kaq do të thosha që, në kuptimin më të mirë të fjalës, unë kam një zili dashamirëse që këta emra të lartë kanë shkruar për Andin, sepse ata kanë shkruar edhe për mua, edhe për Eqeremin, edhe për Anilën, edhe për Zanën, edhe për Elmën, edhe për Lauretën, edhe për Vjollcën, edhe për Zamirën, edhe për Luljetën, edhe për Dhorin, edhe për Hiqmetin, edhe për Ruzhdiun, edhe për Lelën, për të gjithë poetët e Vlorës kanë shkruar.
Unë do të ndalem në një pjesë të vockël të poezisë së Andit: Andi Meçaj – mjeshtri që hollësitë jetësore i qëndis me art poetik.
Andi Meçajn, poetin e talentuar, të veçantë dhe identitar, kam të drejtën dhe bindjen ta quaj edhe poet të imtësive, të hollësive jetësore, të atyre vogëlsirave të mezidukshme, apo që nuk vërehen nga një sy i rëndomtë qytetar. E veçanta e Andit është se ato imtësi i merr me kujdes dhe, në laboratorin e tij krijues, i gdhend, i qëndis dhe na i dhuron ne, si piktura poetike.
Në fakt, qëndistarinë shkrimore të Andit e kemi shijuar artistikisht dhe estetikisht qysh para një çerek shekulli, me “Puthjen ujore”, që është edhe botimi i parë poetik i autorit, qysh para një ëerek shekulli.
Të 6 vëllimet e tij poetike (“Puthje ujore” (Tiranë, Albin, 2001), “Tokë e bekuar” (Athinë, Toja, 2002), “Nga letërkëmbimi me një fantazmë” (Athinë, Toja, 2003), “Qyteti fle në xhepin tim” (Athinë, Enalen, 2006) “Një stacion si një valixhe: poezi të zgjedhura” (Vlorë, Triptik, 2009) dhe “Çelësat…” e Andit që botoi pas 17 vjetësh, janë të bukura, të dashura për lexuesin, se të ngjit në shpirt poezia e tij, me majà poetike, me ajkë kulture, me tharm qytetar; sidomos vëllimi poetik “Çelësat e viteve rrodhën”, 2026, është, për mua, filigran poetik.
Andi është edhe një tregimtar me zë të veçantë, është dhe piktor me penel të hollë, siç e shikojmë me pikturat e varura në kornizat që mbushin këtë galeri arti, e cila është e tëra e Andit sot, por unë do të qëndroj pak tek “Çelësat…” e Andit.
Andi Meçaj, ka aftësinë që ndjesitë vetiake t’ia përcjellë lexuesit nëpërmjet poezive aq të bukura e tërheqëse, saqë ne, që i lexojmë na duket se i njohim ata persona për të cilët flet autori, kalojmë në ato rrugica për të cilat ai thur vargje aq origjinale…
Më duket se ai ka një magnet shpirtëror, ka një mister tërheqës që na vetvetiu na rrëmben e na fut këndshëm në lojën e tij, nën shiun e tij me bukuri të pabesueshme, në atë ditë të bukur vere, të ndjejmë shpërthimin e gonxhes, një peizazh detar, një ninullë te rrugakryqi, te pëshpëritjet e gjyshes, tek gënjeshtrat njerëzore, tek të vërtetat hyjnore, për shtëpinë e madhe dhe kujtesën e mureve, për karrigen e vjetër, ëndrrat e një vajze, pas perdeve, për klubin e Topanasë, për plakat e lagjes që bisedojnë, për lozhrambledhësit e qytetit …(dhe këtu pas kësaj fjale të vogël do të ndaloj pakëz, se kam një vjershë, që më dhemb në shpirt, jo vetëm një një revoltë poetike, por me vargje therës dhe realë, janë ulërimë e shpirtit social e human për ata vertikalë që kanë vesh e paksa ndërgjegje). Në vijim, magneti poetik i Andit na bën tanët gjithë ata emra të përveçëm, “personazhe poetike”, që në fakt ne s’ i njohim, por fisnikëria bujare e vargut të mençur të Andit na i bën të njohur e të dashur, për vitet që rrodhën deri thonjtë me manikyr, në imtësi pra, na bën pjesë integrale të mikrobotën e tij magjike.
Më ka bërë përshtypje të veçantë poezia “Lamtumirë fëmijëri” dhe të tilla simotra poetike me motivet e fëmijërisë të poetit Andi Meçaj, që mendoj se sot është një status poetik në qytetin tonë. Sa poezi të ndjera që janë! Motivet poetike të kujtimeve të fëmijërisë, të asaj shtëpisë jo thjesht si simbol i djepit të lindjes, oxhakut të ndezur, edukimit njerëzor, por gjithçka i takon asaj mikrobote aq të dëlirë, të mbushin me emocione, dashuri e trishtim.
Një nga poezitë më të arrira jo vetëm të Andit, por të gjithë poetëve që kanë motive të muzës së tyre, familjen, sidomos nënën e xhanit, është ajo me titull: “Mungesë” – Qeshja jote/ u mungon mureve,/ përkëdheljet e huaja/ s’ më shijojnë më,/ zëri i dielltë/ s’ u këndon / më veshëve.
E di, vjen/ kur kam mërzi,/ mungesë ajri. / Kur ti vjen/ edhe heshtja gëzohet,/ trokëllijnë dritaret,/ gjallërohen pikturat/ fëshfërijnë lulet./ Sa çaste të ikura/ u rikthehen syve,/ ç’ ngjyra!
Vjen, ikën,/ bëhesh mjegull,/ ngelet,/ ngashërimi i mureve.”
Jam i mbushur, jam i mbushur me emocione të thella pikëlluese e nuk mund të bëj koment, veç të hesht me nderimtari hyjnore për perëndeshën e Andit, këtij biri dinjitoz dhe poeti të vërtetë të ndjenjës. I dritëroftë shpirti Noçes së tij dhe të gjitha nënave që prehen tek yjet, në krahët e Paharrimit të bijve dhe bijave të tyre!
Edhe pse poet i imtësive, Andi Meçaj nuk mund të jetë kurrë një këngëtar akuariumi. Nuk ka se si të mos jetë ai një poet i angazhimit qytetar, i shqetësimit intelektual, “Gjyshi qytet” është një poezi klithmë. Edhe pse, e fyejmë, e tallim, e shpërfillim, e shpërdorojmë, e zhvasim, i thyejmë brinjët, gjyshi qytet s’mërzitet aspak, por “ai ngjit sërish brinjë të reja”. Ngjit brinjë të reja…
Para se të vijoj me fjalëzën për metaforikën e poezisë filozofike, ekzistenciale dhe intelektuale të Andit, “plotësuar me detaje dhe elemente nga fantazia e tij e pasur, nisur gjithmonë nga një pikë reale, e thjeshtë dhe natyrale”, siç e cilëson prof. Zisi, do të them një histori. Në një fshat të Labërisë, komshi me fshatin tim dhe të babait të Andit, midis, ishin disa plaka ulur në sofa, që pinin kafe si zakonisht dhe bisedonin me njëra-tjetrën. Më tej ishin disa vogëlushë që loznin. Një fëmijë çamarok qëllon me gurë një nënë atje, të vjetër. “Ooo” – ia bëri nëna, se i dhëmbi në kockë. I kthehet një plakë tjetër djalit: “vrave nënën, a të qëlloftë pika!”. “Mo ma shaj – i kthehet ajo me gjak në kërci, – se kam të Hasanit”. Hasani ishte i biri i nënës që mori gurin në kërci. Pra, edhe gjyshi qytet është yni dhe nuk na shan, se na ka të “Hasanit”, na ka djemtë e tij.
Rikthehem tek fjalëza për të bukurën poezi të Andit tek “Çelësat e viteve që rrodhën”. Këtu kemi një harmoni të shëndetshme të realitetit të përditësuar dhe të ngritur në art, me një bukuri të llahtarshme artistike, me një thjeshtësi të kulluar të shkrimtarisë poetike, prurë me individualitetin krijues të vargut modern. Një poezi, ku gjuha poetike na sjell imazhe të fuqishme për ta zbukuruar botën e brendshme, për të ndikuar në bukurinë e mënyrës së jetesës. Andit i dhemb lëndimi dhe pena është ilaçi për shërim, për shëndet, përmirësim dhe përparim.
Poezia e tij është e mirë dhe pëlqehet, se vjen me nivel artistik dhe shije estetike. Figurat stilistike nuk i ka qëllim më vetvete, por ato bulëzojnë natyrshëm dhe zënë vendin e tyre në organigramën poetike të autorit.
Andi Meçaj dallon për gjetjet poetike, për figuracionin e beftë e aq të pasur, pa kërcitur, spikat Andi si poet i detajeve, prurë me vargje lakonike, që janë aq të bukura.
Vëmendje vlen të ketë miku ynë i çmuar i penës tek ndonjë rëmdomësi që shket e futet si pa kuptuar në vargjet e tij të shëndetshme petikisht, të bukura estetikisht, me me sazhe të larta kurajoje dhe dinjiteti.
Është fat për njeriun gjenetika, aq më tepër për poetin, por Andi nuk e ka shpërdoruar këtë gjë. Ai është vërtet i biri i Hiqmet Meçajt, poetit të madh të Vlorës dhe njërit ndër më të mirët në Shqipëri, por Andi ka qenë dhe është emri i tij i përveçëm, firma e tij poetike, pa pasur nevojë për tutor, as ombrellë, veç për vëmendje, ngrohtësi e dashuri.
Kryepoezia e gjithëhershme është imazhi fotografik me Poetin e Identitetit të Vlorës, Hiqmet Meçaj!
Tani, do të më falni, se do të dal jashtë protokollit, por jo jashtë shpirtit dhe ndjesisë sime:
VLORA DHE POETI
PSE POETI I VLORËS HIQMET MEÇAJ HESHT BURRËRISHT DHEMBSHUR?!
(Nga: Albert Habazaj)
Shkruesit e vargjeve shtohen pa rritur si shkurret.
Poetët e paktë, si bredha të bukur, të lartë,
lukunia e shkurreve qelqit digjital turret.
S’ka më doganë të merret me shkrimin e artë.
Poeti ynë hesht burrërisht dhembshur
për qytetin eshtragërryer në furtunë,
për shtetin tonë liridashës çapaçul i shkulur,
për djalin e tij me universitet, poet e pa punë.
E… shpirti i tij pashfaqshëm çarë më dysh,
brenga mban sa mban barku i këtij dheu,
ka të drejtë me pashë të na thotë: “Hiqmuni sysh!”.
Tek qartësonte imazhin tonë mjerisht të zbehur.
Ç’qytetarë të përndritëruar jemi të qytetit?,
mirë firmë e vulë, por nuk kemi as zë fare,
detashment me frymë drite për vendin e poetit
po s’u bëmë, na hëngrën krokodilët me kollare.
Mua më vjen turp të takoj Hiqmetin në Vlorë,
dhe malin, dhe lumin sikur mbaj mbi supe,
djali i tij pastron qytetin nga mbeturinat, kur ca të gjorë,
të paturpët hanë bukën e ditës me turpe…
Ishte kënaqësi dhe plotësim shpirtëror për shoqërinë letraro-artistike të qytetit tonë veprimtaria e sotme në Galerinë e Arteve, Vlorë kushtuar mikut tonë Andi Meçaj, poet i ndjenjave të holla, prozator i mikrobotës së pasur dhe piktor i ngjyrave me dritë të bukur.
Faleminderit Qendra Kulturore Vlorë!
Mirënjohje mikeshave artiste aq të çmuara për ne, Zanës dhe Anxhit (humaneve Anxhela Kapllani e Suzana Zisi)!
Qendra e Kulturës, Vlorë, e enjte, 11 Qershor 2026
-Moti dhe koha afrohen, ndonjëherë edhe puqen, por janë përhera veç
-Jo përhera.
-Secili jeton kohën e vet. Motin e jetojmë njësoj.kur jemi afër e afër.
-Edhe stinët ?
-Jo përhera. Mundet të jemi në të njëjtën stinë, por secilit stina i duket ndryshe. Unë, ndonjëherë kam ftohtë edhe në gusht. Në gushtin e gjinkallave, kur të tjerët pëlcasin.
– Më çudite. –
-Eh, të çudita…kjo është çudi e vogël, fare e vogël.
-Çudi si prej marrie.
-Marrie pa stinë. Pa të keq.
-Të gjithë meteorologët thonë aty-aty të vërtetën për motin.
-Mua më duket se s’janë aq të vërtetë
në parashimimet e tyre. Ata, më duket mua, e zbusin motin ose e bëjnë furtunë.
-Të jenë kaq të nxituar ? Përse! Sot ka
aparatura me pa kohën, nejse, motin
edhe të hënës.
-E vërtetë kjo, e vërtetë. Njerëzit jetojnë
edhe në ndonjë planet tjetër.
-Mund të jetojnë, por ndoshta jo në të
njëjtën kohë me ne.
-E habitshme kjo, e habitshme. Edhe
moti atje s’i dihet sa djeg e bubullon.
-Lerë motin e qiellit, o miku im, lëre. Jemi në tokë. Toka ka mot e kohë. Qielli ka vetëm mot, motmote.
-Po, po, ika ca larg, fluturova me ëndërr.
-Të gjithë ëndërrojmë…
-Jo të gjithë. Ne ç’të ëndërrojmë? Jemi kurrizdalë e ngërçe. Më dëgjo :
-S’më vjen turp ta them : fëmijë i varfër, trembëdhjetë vjeç kothere, hëna më dukej fetë buke lyer me…me salcë e kripë. Të nesërmen dielli më dukej, si më dukej s’e mbaj mend se me digjej kurrizi i hamallit në port gjatë verës për ndonjë dhjetëshe.
Eh, ai mot, si mot.
-.Jo mot, ajo kohë. Moti dhe koha nuk janë njësoj.
-Eh, e gjitha vetëm një hapje mbyllje sysh. Sy prej qielli a prej njeriu?
-Po flet për motin a për kohën, miku im?
-Ç’ditë është sot ?
-E martë,
-Po pse për mua është e mërkurë?
-Varet si ke fjetur.
-Ah, e gjeta. Të mërkurën marr pensionin. Marr pensionin nesër.
Unë gëzohem,, e flamosura ime gruaja plakë mërzitet. Pse mërzitet? Ajo do që ditët të ikin sa më ngadalë. Të vijë sa më ngadalë dita e pensionit tim. Unë s’përmbahem, s’përmbahem hiç fare. Sa marr pensionin më duket tjetër vetja, Si më duket? Herë si mizë dheu, herë si karkalec. Ç’t’i bëj mëndjes që të mos hallakatem. Ti ve dryn ? Ku ta gjej?
-Në hënë mund edhe të gjesh. Gjersa njeriu ka shkuar atje dhe në Mars, patjetër ka marr me vete çelësa e kaçavidha, qysqi e leva për të hapur rrugë, për të zbuluar fshehtas ndonjë të fshehtë, ndonjë paudhësi.
-Oooo, për ty, çmimi i parë në…- fjalosi Link Gogu, por unë nuk e lashë të përralliste :
-Dëgjo, dëgjomë o largpamës. Atje në hënë dhe në Mars, ku ta kemi më të lehtë e më pak të kushtueshëm fluturimin, të çojmë një bibliotekë me Libra.
-Bibliotekë me Libra? Pse?
-Po, të këndonj njerëzia atje. Librat janë të zhubrosur e me era myku, por ç’të bëjmë, akoma s’kemi një bibliotekë.
-Dhe që t’ia lehtojmë paksa kurrizin bibliotekës them të çojmë atje ca romane të grafomaneve. U mbush qyteti veç me romancierë.
-S’e ke keq…E more çmimin në konkursin
“Ëndërr ndërplanetare..” Por Librat në Hënë e Mars nuk i çojmë dot pa lejet e autorëve. Nuk i çojmë ne. Ne të dyve nuk na lejohet më të fluturojmë. Jemi motmotmotit shkuar
-Të faleminderit, të paça për gjithçka. Po sa honorare do na japin për mundin e mendjes? T’i vë tjegullat shtëpisë. Na fishkëllejnë brinjët si gruas plakushe natës dhe ditën më pleqni.
Pas hapjes së Shqipërisë dhe rënies së perdes së hekurt komuniste, pas vitit 1991; nga Saranda në Janinë, pata shkuar edhe herë të tjera në spitalin me emrin prestigjioz: “Spitali Universitar Shtetëror i Janinës”, në Duruti.
Më tepër, në rolin e gazetarit rezident për jugun e vendit tim, në Agjencinë zyrtare të Lajmeve, (ATSH).
Por më 12 maj 2026, e pashë veten, një pacient anonim që duhet t’i nështrohej një kirurgjie të vështirë në zemër.
Tani, kisha me vete, vetëm imazhin e një profesionisti besimplotë, atë, të prof. XRISTOS ALEKSIU, drejtor i Klinikës së Kardiokirurgjisë.
“Shpresojmë, të bëjmë më të mirën si ekip dhe gjithçka do të shkojë mbarë!”, – e regjistrova në mendje një ditë para narkozës, fjalën e tij si prej shenjti.
Pas shtrimit dhe më pas operimit në kardiokirurgji; ishte qëndrimi në reanimacion për pak ditë që unë, të ftillohesha me habitatin që më rrethonte, mes disa pacientëve të tjerë në ditë-netët intensive të punës nga skuadra e reanimacionit.
Isha thjesht në anonim , që duke përtypur dhimbjet, nuk pengohesha të shihja, të perceptoja, përreth.
Ndjeva në ajër, një përkushtim ikonik të mjekëve dhe infermierëve, ku gjithkush mbante nën kontroll, diskutonte shkurt dhe linte shënimet në dosje, mbi treguesit e të sëmurëve në sallë.
Fqinji im djathtas, ishte një peshkatar nga Korfuzi dhe djathtas, një grua e moshuar rome.
3.
SKICIME
Nëse, një njeri i artit figurtiv pamor, do të përdorte lapsin/grafit, do të mund të na sillte karakterin e disa profileve nga Skuadra e Shenjtë e Kardiokirurgjisë në Spitalin Shtetëror Universitar të Janinës.
Me grafitin shpirtëror leksikor, është pak më e vështirë. Por është e mundur, deri diku.
ALEKSIU
Është padyshim një nga krenaritë e kardiokirurgjisë greke sot.
Mendoj se personaliteti i Tij është i tillë, jo apriori, por falë edhe disa gurëve xhevahiri që ka në formësim, qënie dhe karakter, si: aftësia dhe kompetenca, ekperienca, komunikimi i nevojshëm e krejt natyrshëm me kolegët, pacientët dhe, padyshim: modestia.
Ai, mesa “lexova”me sy të lirë, di t’u japë besim, së pari kolegëve të skuadrës dhe padyshim, pacientëve.
BALAS, djaloshi me rrënjë nga Suli.
Kirurgu, dr. Xristos BALAS, është një tjetër pasuri e kësaj Skuadre. Tek djaloshi me rrënjë nga Suli mund të lexosh: qetësinë, guximin dhe kompetencën.
GRAMATIKOS JIORGOS.
Është pjesë aktive e Skuadrës. Kurdoherë i përqëndruar dhe në bashkëveprim me kolegët dhe pacientin. Te përqëndrimi i tij, i pafjalë për çdo pacient, jep siguri dhe qetësi.
THEOLLOGU.
Pas disa vizitave në dhomën nr. 214 të pavionit, m’u krijua, përfytyrimi që shpaloste shumë thjesht mbi situatën time para dhe pas operacionit Me një çantë gjigande në dore, tipike të mjekëve që lëvizin larg ( ai operon në spitalet Athinë, Janinë, Londër) m’u perceptua, si njeriu që udhëton drejt pacientëve nëpër qiejt mes Janinës, Athinës dhe Londrës.
Por “gjeneralët” kanë nevojë edhe për ndihmësit e tyre: Personelin e ndihmësmjekëve/eve.
O zot, mendova i kryqëzuar në krevat mes serumeve, tek shfaqej befas në portë, infermierja e radhës: Nga çfarë lënde janë krijuar punonjëse të tilla të shërbimit shëndetësor të cilave, u ka mbirë buzëqeshja në buzë, tek i afrohen pacientëve në 24 orët e shëbimit te dhomat e Kardiokirurgjisë?
Janë gra dhe vajza të thjeshta. Jorgjia, Silvana, Eleni…
-Quhem…Silvana, -thotë me mirësi në fytyrë më e reja e tyre
-Nga nëna jam nga Zakintho, nga babai, nga Lushnja në Shqipëri.
E urova në greqisht dhe në shqip.
4.
RETROSPEKTIVË
Dalja e parë imja drejt Janinës fqinje, botës së “ndaluar, ish armike” ishte në vitin 1993. Shkaku ishte lëvizja e bukur skautiste dhe miqësimi vëllazëror i skautve të rinj shqiptarë me oganizatën greke ”Soma Elinon Proskopon”.
Aso kohe, ende punoja ne gazetën kombëtare “Bashkimi” për jugun e Shqipërisë dhe botova nga Janina një reportazh për skautizmin me titull: “Shumë vende-një botë!”. Nga njerëzit e skautizmit grek në ato vite, kujtoj të paharruarin: Xristos Gogas.
Vite e vite më vonë, piva një kafe në shtëpinë e filologut të njohur të Janinës, Nikos Ifandis. Profesori më pyeti:
– E njeh Gogën?
– Sigurisht…..”
–Perimeve ligo *(prit pak),-dhe formoi një numër në telefonin e tij.
Të nesërmen, në një nga kafenetë e rrugës “Dhodhonis”, Kristos Gogas miku i skautizmit shqiptar, ashtu simpatik, me mutaqe e buzëqeshjen e përhershme, u ngrit nga tavolina me gazetën e dikurshme ne gjuhën shqipe dhe ma afroi publikisht të hapur në faqen e mesit të “Bashkimi” që aso kohe drejtohej nga prof. Hamit Boriçi: “SHUMË VENDE-NJË BOTË!.
5.
-NJË FOTOGRAFI DHE NJË NISMË MIRNJËHOHJE PËR SPITALET E VERIUT TË GREQISË.
Në dhomën nr.14 të Pavionit të Kardiokirurgjisë, gjatë vizitës rutinë të stafit kryesor të mjekëve që kryesohej nga dr. ALEKSIU; një pacient shqiptar, iu drejtua atyre me greqishten e tij të çalë, me dëshirën për t’u bërë një foto.
Pas një hezitimi një grimëherë, mjekët janë të gjithë bashkë, në foton e këtij reportazhi me natyrshmëri dhe fisnikërinë e vizatuar në pamje e secilit: XRISTOS ALEKSIU, GRAMATIKOS JIORGOS, BALLAS XRISTOS, XRISTOS TOURMOUSOGLOU, IAKOBAKIS ILIAS.
***
Idea për të shprehur (minimalisht), një akt Mirënjohës publik për tre institucionet kryesore shëndetit publik në rajonin e Janinës dhe Thesprotisë, (Filat); e lindur vite e vite më parë nga gazetarët, kur ambulancat dhe personeli grek i shëndetit publik, prisnin ditë-natë urgjencat me të plagosur shqiptarë nga situata absurde e vitit 1997;
vjen tani si një nismë e përqafuar nga pushteti vendor në Sarandë.
Sepse me aktin civil që tre spitalet me emër (Universitari, “Haxhikosta” dhe Spitali i Filatit; të shpallen “NDERI I SARANDËS”; është merita më e vogël që duhet t’u njohim bluzave të bardha greke në Janinë, që jashtë çdo konjukture të çastit; vjen vetëm si një respekt për punën dhe sakrificat në shpëtimin e qindra e mijëra jetëve të qytetarëve shqiptarë, që fati, i çoi te dert e këtyre ekipeve të bekuara shëndetësore.
Dhe, do të jetë në tagrin e duhur, pjesëmarrja në një ceremoni të tillë në Janinë, e deputetëve më së pari shqiptarë po edhe grekë, të të dy krahëve kryesorë (shëndeti nuk ka Parti!) Ku, jo për dekor, të ishin të pranishën edhe dy homologët Ministra të Shëndetit (grek dhe shqiptarë) së bashku me diplomatët kryesorë respektivë në Athinë dhe Tiranë.
Sepse, sipas mendimit tonë, Mirënjohja me shkronjë të madhe, ka qenë dhe duhet të mbetet, një virtyt i moçëmdhe jo një “mall” i rrallë.
Në kontekstin e mësipërm, edhe në fushën e shëndetit dhe humanizmit, për jetët e shtrenjta njerëzore.///
Komentet