VOAL

VOAL

Ina Kosturi: Ben Blushi e pushkatoi për herë të dytë Lef Nosin

November 7, 2015

Komentet

Opozita qendrim antagonist dhe puç kundër sistemit demokratik të Kosovës Nga Elida Buçpapaj

Në Shqipëri kemi një regjim hybrid antishqiptar që fatmirësisht ka ngritur në këmbë Gjeneratēn Z me diasporën e plot e plot shqiptarë të shtetit amë që kërkojnë ndryshim, dorëheqjen e Ramës dhe largimin e klasës politike të 36 viteve tranzicion.

Në Kosovë mbahen zgjedhje të lira e të ndershme, fiton VV me aleatë, që e kanë shumicën me partitë e pakicave joserbe me e votu presidentin e Republikës, por e njëjta Kushtetutë që cakton numrin e votave për ta shpallur konstitucionalisht legjitim presidentin e Republikës, e njëjta Kushtetutë e pengon me kuorumin prej 80 deputetësh dhe krijon preçedent për puç kundër rendit kushtetues sepse e hedh në erë votën e Sovranit dhe zgjedhjet e lira, pasi ngërçi presidencial delegjitimon edhe parlamentin edhe qeverinë për votimin e së cilave VV me aleatë i kanë votat.

Mjerisht nuk po del asnjë grup të urtësh intelektualësh, si Anton Çetta me shokë që t’i bëjnë thirrje Parlamentit e popullit të Kosovës të mbajnë mbi shpatulla përgjegjshmërinë që u takon.

Populli ta mbrojë votën e opozita të njohë rezultatet.

Sepse kjo lojë e pisët e opozitës kundër Republikës së Kosovës po luhet live.

PDK ka mbetur peng i Hagës!

LDK ka mbetur peng i klanit të Përparim Ramës si atavizëm e PDK-së.

Çdo deputet i opozitës i Kuvendit të Kosovës të mos kujtojë se po e fut kokën në ranë si struci dhe po i fshihet detyrimit kushtetues.

Kuorumin nuk mund ta kthejnë në dhunë dhe agresion kundër sistemit demokratik. Edhe të humbasin zgjedhjet, edhe të diktojnë lojën e ndyrë me bojkot, si sulm direkt kundër rendit kushtetues të Kosovës.

Mungesa e vullnetit të mirë dhe mungesa e dashurisë për vendin e tyre i nxjerr deputetët e opozitës në dritë të diellit, emër për emër, si puçistë kundër institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës.

Krizat institucionale kundër sistemit që i ka diktatuar një opozitë humbëse e pesë palë zgjedhjeve e dënuar nga Sovrani si një kastë dhe old establishment i korruptuar që vuri në rrezik sovranitetin e shtetit të Kosovës mirëpritet si nga Edi Rama ashtu edhe nga Beogradi.

Kjo na bën të hamendësojmë se opozita e Kosovës për shkak të hipotekave të së shkuarës është gati të bëjë konçesione sikur provoi Hashim Thaçi, kur e shkeli vizën e kuqe. Rezultati dihet si ndryshoi avioni drejtimin ndërsa opozita po e diskretiton veten.

Por VV me aleatë duhet të mos mbeten peng i hipotekave të opozitës sepse nolens volens bëhen vegël e tyre, kur kostoja lidhet direkt me interesin kombëtar, me sigurinë afatgjatë të Kosovës e rajonit, por edhe me humbjen e besueshmërisë.

Si zgjidhet kriza?

Shumë lehtë, nëse Kuvendi përfaqëson vullnetin e popullit të Kosovës për Republikë Sovrane e të Pavarur.

Krizën e zgjidh kandidatura e një presidenti jo politik, por konsensual, propozuar nga opozita.

Nëse opozita i bishtnon prapë si dhelpër obligimit të saj dhe nuk propozon një kandidat për një president unifikues, emër të nderuar, të aftë e me reputacion të pastër, atëherë duhet të dalë menjëherë VV me aleatë me një kandidat jo politik, një emër që gëzon simpati e respekt të padiskutueshëm mbarë tek opinioni publik, që ta detyrojë opozitën, të jetë pjesmarrëse në kuorum.

Albin Kurti të mos vonohet, të dalë publikisht e të presë kandidaturën apo kandidaturat konsensuale nga opozita dhe nëse opozita nuk pranon, në vijim të qendrimit antagonist ndaj sistemit demokratik, atëherë Albin Kurti të propozojë menjëherë në publik kandidaturën konsensuale jopolitike.

E si nuk paska kjo Kosovë një emër të denjë, kur ai Parlament asht plot me emra të padenjë që e lënë Kosovën në krizë institucionale, duke poshtruar dhe injoruar institucionin e tre palë zgjedhjeve të lira e të ndershme që ka mbajtur Kosova në 16 muaj.

Mjaft e sfilitët dhe mos e zhgënjeni popullin e Kosovës që ju dha votën.

PROF. DR. REXHEP KRASNIQI NJË JETË NË SHËRBIM TË ARSIMIT, KOMBIT DHE LIRISË – Nga Frank Shkreli

 

 

Ka personalitete në historinë shqiptare, veprimtaria e të cilëve nuk mund të matet vetëm me postet që mbajtën apo me librat që kanë shkruar. Jeta e tyre ishte një mision. I tillë ishte Dr. Rexhep Krasniqi – historian, pedagog, publicist, burrë shteti dhe një nga udhëheqësit më të shquar të mërgatës politike antikomuniste shqiptare në Perëndim gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX. Është vështirë të shkruhet historia e mërgatës politike shqiptare të pas Luftës së Dytë Botërore pa ndalur te figura e Dr. Rexhep Krasniqit. Për më shumë se katër dekada ai ishte ndër zërat më të njohur të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara dhe më gjërë, duke u bërë kështu një simbol i qëndresës politike, i kulturës qytetare dhe i besimit se Shqipëria do të çlirohej një ditë nga diktatura komuniste.

Në përvjetorin e lindjes, kujtimi i Dr. Rexhep Krasniqit nuk është vetëm një detyrim moral ndaj një patrioti të madh, por edhe një rast për të rivlerësuar kontributin e një brezi intelektualësh shqiptarë që, megjithëse u detyruan të jetonin larg atdheut, nuk reshtën së punuari për çështjen kombëtare dhe për lirinë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. I lindur në Gjakovë më 24 prill 1906, Prof. Dr. Rexhep Krasniqi mbeti jetim që në fëmijëri. Fati e lidhi me një nga figurat më të ndritura të lëvizjes kombëtare shqiptare, Bajram Currin, nën kujdesin e të cilit u formuan karakteri dhe idealet e tij patriotike. Frank Shkreli/ Prof. Dr. Rexhep Krasniqi: Bir shpirti i Bajram Currit | Gazeta Telegraf. Që në rininë e hershme ai e kuptoi se arma më e fuqishme e një kombi nuk ishte vetëm pushka, por edhe dija. Studimet universitare në Austri dhe doktoratura në histori në Universitetin e Vjenës, i dhanë atij një përgatitje të rrallë akademike për kohën. Dr. Rexhep Krasniqi i përkiste atij brezi të intelektualëve shqiptarë që kishin marrë formim në universitetet më të mira evropiane dhe që e shihnin arsimin si themelin e ndërtimit të shtetit modern shqiptar. Kontributi i tij në arsimin kombëtar, sidomos në Kosovë, mori përmasa të veçanta gjatë viteve 1941–1944, kur u angazhua në organizimin e shkollave shqipe në Dardani dhe më gjërë në trojet shqiptare. Nën drejtimin e Ernest Koliqit, në atë kohë Ministëe i Arsimit, hapja e dhjetëra shkollave disa thonë deri në 200 shkolla në gjuhën shqipe dhe përgatitja e mësuesve shqiptarë, përbënin një ngjarje historike për shqiptarët e Kosovës, të cilëve për dekada u ishte mohuar e drejta për arsim në gjuhën amtare. Frank Shkreli: Shqip do flitet, shqip do shkruhet edhe në Sanxhak! | Gazeta Telegraf Për Dr. Krasniqin, arsimi nuk ishte thjesht transmetim njohurish. Për të dhe për brezin e patriotëve bashpuntorë të tij në atë kohë, shkollimi konsiderohej si instrumenti kryesor për ruajtjen e identitetit kombëtar. Pikërisht për këtë arsye emri i tij mbetet i lidhur ngushtë me historinë e shkollës shqipe në Kosovë, por jo vetëm.

Pas Luftës së Dytë Botërore, me vendosjen e regjimit komunist në Shqipëri, si shumë intelektualë të tjerë, ai mori rrugën e mërgimit. Ishte një mërgim i detyruar, por jo një tërheqje nga jeta publike. Përkundrazi, ai u bë një nga zërat më të fuqishëm të Shqipërisë së lirë në botën perëndimore. Frank Shkreli: At Shtjefën Gjeçovi dhe Dr. Rexhep Krasniqi – Apostuj të idesë për Bashkim Kombëtar | Gazeta Telegraf . Në Shtetet e Bashkuara, ku u vendos përfundimisht, Dr. Rexhep Krasniqi drejtoi për shumë vite Komitetin Kombëtar “Shqipëria e Lirë”, në Nju Jork — organizatën më të rëndësishme politike të mërgatës antikomuniste shqiptare, gjatë luftës së ftohët. Nën drejtimin e tij, kjo organizatë u shndërrua në një qendër të rëndësishme të veprimtarisë politike, diplomatike dhe publicistike, në mbrojtje të çështjes shqiptare dhe të drejtave të shqiptarëve. Konsiderohej, nga komuniteti shqiptaro-amerikan, si “përfaqësi diplomatike” dhe si “qëndër shërbimesh shoqërore”, për shqiptarët e Amerikës.

Dr Krasniqi besonte se liria e Shqipërisë nuk ishte vetëm një aspiratë politike, por një domosdoshmëri historike. Në artikujt, fjalimet dhe shkrimet e tij, ai mbrojti me vendosmëri të drejtën e shqiptarëve për të jetuar të lirë, duke denoncuar vazhdimisht represionin komunist dhe shkeljen e të drejtave themelore të njeriut nga regjimi komunist në Shqipëri. Veprimtaria e tij nuk kufizohej vetëm te Shqipëria. Ai ngriti vazhdimisht zërin edhe për të drejtat e shqiptarëve në Kosovë, në trojet e tjera etnike dhe në diasporë, duke e konsideruar çështjen shqiptare si një tërësi të pandashme. Në këtë rrugëtim ai bashkëpunoi me shumë prej personaliteteve më të njohura të mërgatës shqiptare të asaj kohe, ndër ta Ernest Koliqin, Hasan Dostin, Martin Camajn, Arshi Pipën me Federatën Pan-shqiptare Vatra dhe shumë të tjerë. Edhe pse secili kishte profilin dhe mënyrën e vet të veprimit, të gjithë i bashkonte një ideal i përbashkët: Shqipëria e lirë, demokratike e lidhur me botën perëndimore. Për fat të keq të tyre dhe etë Atdheut, historia e pasluftës nuk ka qenë aspak e drejtë me këtë brez intelektualësh të Kombit, si prof Dr Rexhep Krasniqi. Për dekada, propaganda komuniste i kishte shpallur “armiq të popullit”, duke u përpjekur të fshinte çdo gjurmë të kontributit të tyre. Vetëm pas rënies së komunizmit u bë e mundur një rivlerësim pak më objektiv i jetës dhe veprës së tyre, megjithse gjithnjë mungon një rivlersim i plotë i kontributit të tyre.

Sot, figura e Dr. Rexhep Krasniqit meriton studime më të thelluara. Ai nuk ishte vetëm një kundërshtar politik i komunizmit, siç ishin shumica e intelektualëve shqiptarë anti-komunistë. Ai ishte një intelektual me kulturë të gjerë evropiane, një historian serioz, një pedagog i përkushtuar dhe një patriot që nuk e ndau kurrë fatin e vet nga fati i kombit shqiptar. 120-vjet nga lindja, kujtimi i Dr. Rexhep Krasniqit mbetet i gjallë jo vetëm në historinë e mërgatës shqiptare në Amerikë, por edhe në ndërgjegjen e atyre që besojnë se arsimi, kultura dhe liria janë shtyllat mbi të cilat ndërtohet një komb përparimtar e pro-perendimor. Brezi i tij nuk pati fatin të kthehej në një Shqipëri të lirë ashtu siç e kishte ëndërruar. Por ai la pas një trashëgimi morale e intelektuale që vazhdon të frymëzojë edhe sot. Kjo është arsyeja pse përkujtimi i Dr. Rexhep Krasniqit nuk është thjesht një akt nderimi për të kaluarën, por është një thirrje për të mos harruar ata që, në kohët më të vështira, mbajtën gjallë idealin e lirisë dhe demokracisë së vërtetë shqiptare.

Prof. Dr Rexhep Krasniqi, ashtu si shumë patriotë anti-komunistë të brezit të tij të pas Luftës së II Botërore, mbante të hapura dritaret e Shqipërisë drejt Perëndimit. Si kryetar i Komitetit “Shqipëria e Lirë”, Dr. Krasniqi mbajti lidhje të vazhdueshme me institucionet zyrtare amerikane dhe me organizatat ndërkombëtare, sidomos në Shtetet e bashkuara të Amerikës, që merreshin me çështjet e vendeve të robëruara nga komunizmi në Evropën lindore e qëndrore. Ai e kuptonte se beteja për Shqipërinë dhe për shqiptarët nuk fitohej vetëm me retorikë, por edhe me argumente, me diplomaci dhe me një prani të vazhdueshme në opinionin public të perëndimit demokratik.

Sot, kur Shqipëria dhe Kosova jetojnë në liri, është e drejtë të kujtohen ata burra që nuk e humbën kurrë shpresën as në vitet më të errëta të diktaturës komuniste. Dr. Rexhep Krasniqi ishte njëri prej tyre. Ndonëse ai nuk e pa të realizuar, plotësisht, ëndrrën për të cilën punoi gjithë jetën e vet, ai i përket atij brezi patriotësh antikomunistë shqiptarë, që e mbajti gjallë idealin e lirisë dhe të demokracisë shqiptare edhe kur dukej se gjithçka kishte humbur. Në këtë 120-vjetor të lindjes, figura e Dr. Rexhep Krasniqit vazhdon të na kujtojë se historia nuk ndërtohet vetëm nga ata që ushtrojnë pushtetin, por edhe nga ata që, me dije, karakter dhe sakrificë, mbrojnë të vërtetën dhe dinjitetin e kombit.

Ndërsa në komunitetin shqiptaro-amerikan Dr. Rexhep Krasniqi ku ai gëzonte respekt të veçantë, shumë emigrantë të brezit të pasluftës e kujtojnë gjithnjë si njeriun që dinte të dëgjonte, të këshillonte dhe të bashkonte. Autoriteti i tij nuk buronte nga posti, por nga karakteri, kultura dhe integriteti. Nëse më lejohet, në këtë rast, një element shumë i veçantë, një kujtim personal. Unë e kisha takuar disa herë Rexhep Krasniqin në fillim të 1970-ave e më vonë, dhe me çdo rast, gjithmonë më jepte zemër e kurajë që të vazhdoja të isha i angazhuar në komunitet, që të vazhdoja studimet dhe që të mos harroja gjuhë e kulturë dhe të humbisja identitetin. Në vitin 1972 kisha filluar një broshurë tepër modeste për të rinjtë, “Rinia Shqiptare në Mërgim”, e cila i kishte rënë në dorë Doktorit të nderuar dhe në karakteristikën e tij që e dallonte — për një nismë megjithëse tepër modeste — Prof Krasniqi kishte gjetur kohë të më shkruante një letër duke më dhënë kurajë për të vazhduar, përball sfidave të një nisme të tillë, ndërsa me porosiste: “I kam lexue rishtas edhe të dy numrat e së përkohshmes “Rinia Shqiptare në Mërgim”. Secili fillim ashtë i vështirë, por nga përmbajtja e artikujve që keni botue deri tashti më duket se jeni në rrugë të mbarë e që përputhet me moton e juej, “Lux et Veritas” (Drita dhe e Vërteta). Të shpresojmë se me kohë, broshura juej ka me u ba një përmbledhje e fuqive të reja të kulturës dhe virtyteve të Kombësisë Shqiptare në këtë vend të lirisë dhe të përparimit.” Në të njëjtën letër, Doktor Krasniqi më jepte kurajë gjithashtu për vazhdimin e studimeve dhe të mësoja anglishten, ashtu që, sipas tij të, hyja “në radhën e shqiptarëve të paktë të kësaj kategorie, në këtë vend”, shkruante ai. Letra e Dr Krasniqit, ishte në përputhje me disa porosi edhe të Ernest Koliqit. Ato porosi të tyre, që atëherë e deri më sot, gjithnjë më tingëllojnë në veshët e mi sikur kishin dashur të më thonin: Mos u mbyll vetëm në hallet tua. Afrohu me bashkatdhetarët, “burri i mirë me shokë shumë”, mbështet organizatat shqiptare dhe puno që zëri i Shqipërisë të dëgjohet me dinjitet në këtë vend. Ashtuqë, një ditë kur historia të kërkojë dëshminë e brezit tend të mund të thoni se keni kryer detyrën ndaj familjes, ndaj Amerikës dhe ndaj Kombit shqiptar.

Fjalët dashamirëse, porositë, këshillat, guximi, por edhe ndihmat që nuk i kursente, jo vetëm për mua, por për të gjithë, e dallonin atë nga shumë udhëheqës të tjerë të komunitetit shqiptaro-amerikan, me ndonjë përjashtim aty këtu. Kjo është arsyeja që në këtë 120-vjetor të lindjes kujtoj me respekt dhe me mirënjohje të thellë për jetën, veprën dhe shëmbullin e Prof. Dr Rexhep Krasniqit. Një shqiptaro-amerikan i shekullit të kaluar, i cili me kontributin e tij mbetet, jo vetëm, pjesë e çmuar e historisë kombëtare por edhe frymëzim për brezat e ardhëshëm.

 

 

SEJDIN LUSHA, HEROI QË U VRA NGA TRADHTIA E AGJENTIT RUS KIM FILBI!- Nga BESIM NDREGJONI

 

Dita e 31 korrikut 2026 për Luzin e Vogël të Kavajës qe një ditë kujtese dhe nderimi që mbas 75 vitesh rikthej pranë familjes së tij, pranë luzakëve dhe Kavajsëve një hero i lirisë, një luftëtar antikomunist, një shqiptar i madh, por i harruar nga politika postkomuniste e Shqipërisë. Falë kontributit të familjes nipit të tije, Rrem Lusha u vendos Busti i tije në Luztë Vogël. Qeverit shqiptare për 35 vitenuk japin asnjë centë për heronjtë e lirisë, por luftojnë me pushtet të i kalojnë në fondin e harresës antikomunistat, se ata bugjetin e shtetit e përdorin për të mbrojtur politikën komuniste, dhe aspak për të lartësuar luftëtarët antikomunistë që u sakrifikuan për lirinë e Shqipërisë, në mes të kësaj ceremonie madhështore ju u drejtova Kavajës dhe gjithë shqiptarve se harresa e pushtetit komunistë  kurrë nuk ka me triumfuar mbi vlerat dhe sakrificat e luftëtarve Antikomunistë! Sot jemi mbledhur këtu në Luz të Vogël Kavajëpër të nderuar qytetarin e  Luzit të Vogël, luftëtarin antikomunistë, patriotin e Kavajës, Antarin e Ballit Kombëtar të Mitat Frashërit Sejdin Myslim Lusha. Sot Luzit të Vogël, Kavajës, dhe Shqipërisë i rikthehet atdhetari i shquar nacionalist, luftëtari dhe pjestari i kompanisë 4000 Sejdin Lusha. Mirse erdhe o trimi i Kavajës, LuziKavaja kan75 vite që të presin, të presin Luzakët, të presin Kavajasit, të presin shqiptarët se ti meriton nderin e atdheut, se për Shqipniti u bëre hi, dhe u ngrite si feniksi për të ardhur në Luzin tënd të dashur. Familja tani do të ketë pranë, Kavaja dhe Shqipëria do të çmallen me ty o hero i Kavajës! Komunizmi të vrau në pabesi të tradhëtisë së agjentit Rus Kim Filbi që kishte depërtuar në shërbimet sekrete të Anglo-Amerikanëve në vitet1950 dhe të dogji kufomën me gjithë katër luftëtarët e tjerë në stanet e Librazhdit. Hiri i trupit tënd u bë dritë për Shqipërinë. Burrave si tiatdheu i përjetson në monumente, se vepra juaj heroike meriton përjetsimin e emrit tënd! Sot në këto momente nderimi duhet ti tregojmë rinisë pasardhësve veprën tuaj kombëtare, që të jenë të ndërgjegjësuar se ju e meritoni nderimin e Atdheut. Kompania 4000 ishte një njësi paraushtarake e krijuar nga shërbimi i fshehtë amerikan. Amerikanët e kishin seriozishtë rrëzimin e diktaturës së Enver Hoxhës, ajo kompani stërviti nga ushtarakët më të përgatitur për luftra klandestine ndaj një regjimi, pjestarë të kësaj kompanie ishin Legalistat të drejtuar nga Abaz KupiBallistattë drejtuar nga Hasan Dostit, dhe agraret të drejtuar nga SaidKryeziu. Ata ishin shqiptarë, që përpara lirisë dhe atdheut nuk e kursyen jetën e tyre. Por fatkeqësisht dhe këto shërbime sekrete anglo-amerikane nuk kan qënë të imunizuar nga gabimet dhe për pasojë sollën humbje jetësh njerzorë për Shqipërinë e pushtuar nga terroristi Enver Hoxha.

Është e vërtetuar, se agjenti rus Kim Filbi kishte depërtuar në radhët e shërbimit sekret anglo –amerikan  të asaj kohe, dhe informonte  rregullisht  KGB Sovjetike, për të gjitha planet e aksionet antikomuniste që përgatiste perëndimi. Në këtë  kuadër me informacionet e tije ushqehej dhe sigurimi i shtetit të diktaturës komuniste në Shqipëri, i cili vihej në dijeni nga shërbimi sekret sovjetik për individë, grupe që dërgoheshin  nga ajri, deti, toka për të organizuar përmbysjen e komunizmit. Sipas planit  të aprovuar  nga shtetet perendimore. Duke njohur vendin, dhe kohën e desantimitshteti komunistë e kishte fare të lehtë asgjësimin e tyre. Ngjarjet sollën pasoja të rënda për forcat antikomuniste shqiptare dhe për ndryshimet e thella në Shqipëri në luftën kundra diktaturës. Këtë tradhëtie bëri të qartë dhe Kryeministri Toni Bler në parlamentin e Britanisë para disa vitesh, kur deklaroi se shërbimi sekret britanik nuk ka qënë i imunizuar dhe ka dështuar në fuksionimin e tije nga kjo tradhëti. U kërkoi falje viktimave që u shkaktoi misioni i shërbimeve sekrete të Britanisë duke pasur në gjirin e tyre agjentin rus Kim FilbinDeklerata e tije ishte një kujtesë , por dhe një falje  dhe kontekst për realitetin historik ndaj Sejdinit dhe shqiptarve antikomunist që u flijuan për liri  duke u tradhëtuar  nga shërbimet inteligjente të asaj kohe. Kjo dekleratë e Kryeministrit Anglez  ndriçoj një etapë të historisë së vendit tonë e cila për vite me radhë  është paraqitur e deformuar  dhe mënyrën më të shëmtuar të propagandës komuniste. Kryeministri Bler hodhi dritë mbi të vërtetën e asaj kohe që ishte një dramë e thellë heroike e tragjike , por dhe komike në interpretim e propagandës komuniste shqiptare. Heroike se Sejdin Lusha me bashkombasit e tije antikomuniste desantuan në Shqipëri në vitet 50 ishin me të vërtet heronj. Shumica prej tyre lanë universitetet, akomodimin e tyre familjar, në përgjithësi jetën e lirë  të tyre,  dhe pa përfillur asnjë pengesë  e rrezik  vendosen në shërbim të jetëve të tyre të re përmbysjen e komunizmit dhe vendosjen e demokracisë në Shqipëri. 

Tragjike sepse fati i tyre  qe i përcaktuar  nga tradhëtia  e agjentit Kim FILBIT. Këta ishin trima të guxishëmtë vendosur, të zotë, dhe për nga vlera  nuk krahasoseshin  me amoralët e sigurimit të diktaturës. Heronjtë ishin të denuar të dështonin dhe të mposhteshin  nga gracka e tradhëtisë  së madhe! Komike ishte mburrja e sigurimit të komunizmit që deklaronin para shqiptarve ne jemi më të fuqishëm se Imprealizmi amerikan që eliminojmë ata shqiptarë që duan të luftojnë komunizmin. Enver Hoxha një mbeturinë dhe agjent i Rusve dhe Serbëve tregonte me propagandën e tije se kishte fuqi më shumë se Amerika. Mjeranë të paskrupull, që deformonin realitetin me tradhëtinë e Kim Filbit!

Tragjedia e viteve 50 nuk mbaron vetëm me asgjësimin e heronjve të lirisë të kompanisë 4000, por vazhdoi për gjysëmshekulli me vrasje, burgosje internime,  dhe kështu e gjeti të djathtën viti 1990kur ra muri i Berlinit  të sakatuar por me dinjite të pamposhtur. Dihet që Shqipëria  si vendi i vetëm në europë, stalinist” nuk bëni një  revolucjon siç bani europajuglindore, fatkeqësisht ne antikomunistët  në 90 ramë në kurthin e lojës së Kim Filbit të Ramiz Alisë, i cili përdori këtë lojë duke mbrojtur partine e tije që kishte vrarë mbi 10.000 shqiptarë, 6000 të tjerë ju zhduki kufomat, dhe sot mbas 35 vitesh pluralizëm komunistëkëta heronj nuk kan një varr. Sejdin Lusha nuk ka varr se ja zhduki eshtrat komunizmi,, asnjë popull në europë nuk ka vuajtur 914.000 vite burg politike si Shqipëria. Ka 35 vite që asnjë qeveri e Shqipërisë nuk flet për 6000 të zhdukurit, që ka 35 vite që nuk i dënojnë krimet e komunizmit, ndryshimi në 90  bëri transferimin nga  pushteti i baballarëve të bijtë e tyre, fatkeqësisht  më sadist se prindërit e tyre. Në cilin vend të europës  demokratikeekziston një parti që i ka pasur prindërit ekzekutor të jetëve njerzore. Vetëm në Shqipëri ekziston! Partia e ashtuquajtur demokratike që e filloi jetën e sajë politike me sloganin e të Burgosurve Politikë, “E duam Shqipërinë si Europa” dhe “Poshtë Komunizmi” sot mbas 35 vitesh ajo hesht ndaj krimeve të komunizmit. Ajo ndoqi rrugën e Kim Filbit me tradhëti ndaj antikomunistave ish të përndjekurit politikë, duke bashkëpunuar me Partinë komuniste të ndrruar emrin në socjaliste. Objektivi i sajë nuk ishte të denohej krimin komunistë por të mbante pushtet me bijtë e xhelatëve komuniste.  Ne antikomunistët, lajmëtarë të europës, mbrojtës të demokracisë ram pre e tradhëtisë dhe lojës së Kim Filbittë vitit 1990. duke ja dorzuar shtetin partisë së ekzekutorve dhe hajdutëve të kriminalizuar, dhe duke e lënë Shqipërinë jashtEuropës.

Cili Kryeministër ne europën demokratike protestave kombëtareu tregon kushtetutën e tij diktatoriale, dhe nuk jep dorëheqje kur e gjithë pushteti i tije është i penalizuar nga drejtësia, dhe ai deklaron se nuk jap dorëheqje. Nga ky nderim i këtij fisniku të Kavajës i bëj thirrje të gjithë shqiptareve të gjithë në shesh me djemtë dhe vajzat fisnike të Tiranës në mbështetje të kauzës Shqipëria e re, zhdukjen e sistemit staliniste nga politikbërja që po sundon vendin nga 35 vite. Koha nuk pret, atdheu thërret të gjithë ne shesh të shpëtojmë Shqiperinë nga stalinizmi i rilindjes komuniste. 

Shqiperia e re do të fitojë mbi Shqiperine e vjetër të komunizmit.

Besim NDREGJONI

 

A duhet që Shqipëria të ribëhet një vend i jetueshëm për të gjithë shqiptarët?- Nga ROMEO GURAKUQI

 

A është bërë tashmë domosdoshmëri kombëtare ndalja e hemoragjisë së pandërprerë të nacionit të vendosun në rreshtin e dëbimit me kamxhik nga një entitet i padukshëm por i kuptueshëm?

A duhet që Shqipëria të bëhet sërish një Atdhe ku shqiptarët jo vetëm të dëshirojnë të qëndrojnë, por edhe të mund të kthehen tek rrënjët, trualli i të parëve për ta ringritur, kullën, votrën, jetën e brezave të ardhshëm, si plotësim i një amaneti të Etënve?

A mund të vazhdohet ma tej me këtë proces të përditshëm, të heshtun, pothuajse të padukshëm, por të qëndrueshëm, të zbrazjes dhe të ndryshimit të përbërjes së popullsisë së Arbërisë?

A mund të jemi edhe më tej deshmitarë të stepur dhe të frikësuar të nënshkrimit të marreveshjeve/çmendurive të përmuajshme dhe të pamandatuara nga sovrani, për ndërrimin e popullsisë së atdheut me emigrantë të programuar enkas nga vende të botës së tretë?

A mund të pranohet më tej që vendi të jetojë nën peshën e padrejtësisë, arbitraritetit, korrupsionit galopant, pastrimit të parave, paaftësisë institucionale dhe ligësisë së ngritur në sistem mbi njeriun e thjeshtë?

Deri kur Shqipëria do të jetë një vend i kthyer në mundim, një vend ku jeta është shndërruar në një betejë të përditshme me shtetin, administratën, vagabondët, pleq dhe të rinj, në krye të degëve të institucioneve, një vend i bërë bela për qytetarët e vet?

Mbi të gjitha: sa gjatë mund të vazhdojë një shtet të humbasë njerëzit e vet, ndërsa vendin e tyre e bëjnë gjithnjë e më pak të jetueshëm ata që kanë për detyrë ta qeverisin, ta mbrojnë dhe ta bëjnë të denjë për qytetarët e tij?

Deri kur duhet të presin qytetarët që në këtë vend të ketë drejtësi shtetërore, të barabartë për të gjithë dhe të çliruar nga arbitrariteti?

A ka ardhur koha që sistemi i drejtësisë (me perjashtim SPAK) t’i nënshtrohet një korrigjimi rrënjësor institucional, të menduar dhe të udhëhequr nga një ekip i vogël dijetarësh dhe juristësh të shkolluar jashtë, të pavarur nga Kasta aktuale në konflikt interesi, me integritet të sprovuar dhe autoritet të padiskutueshëm profesional?

A ka ardhur koha që të rishikohen rrënjësisht, të zëvendësohen nga ekipi i lartpermendur i dijetarëve atdhetarë, strukturat e ndërlikuara të KLP e KLGJ, mekanizmat e vetëqeverisjes së drejtësisë, të cilat, në vend që të garantonin meritokracinë dhe përgjegjshmërinë, riprodhuan taraf të ri, mbyllje korporatiste dhe mungesë llogaridhënieje?

Dhe pyetja më e rëndë është kjo: a kemi ndërtuar pas vitit 2016 një drejtësi vërtetë më të pavarur dhe më të drejtë, apo kemi lejuar të krijohet një kastë e re, edhe më e mbyllur, më pak e kontrollueshme dhe, në praktikë, më e paprekshme se ajo që synuam të zëvendësonim?

Në fund, dy fjalë për Shkodrën dhe shkodranët.

Mos lejoni ma që qyteti dhe krejt krahina e jonë, Labiatia, me Alpet, Bregdetin, qendren historike të bashkimit të komuniteteve vllaznore, hapësinat historike urbane, të shndërrohen në vende eksperimentesh që, në emën të nji zhvillimi pa masë e pa kujtesë, rrezikojnë me e ba të përditshmen e të mbetunve peng në qytet, gjithnjë e ma të pajetueshme.

Mos lejoni ma ngritjen e kullës mbi Shkodrën e Idromenos, Rezortit kilometrik ne Baks- Rrjoll, ndalini ato sa ma parë! Mos pranoni resorte që, nën maskën e investimit, cenojnë pasuninë private dhe plazhet publike të qytetarëve të Bashkisë Shkodër dhe krijojnë hapësina lulëzimit të fondeve që vijnë nga qoshkat e fshehta anonime; mos lejoni tjetërsimin e pronës publike dhe dhunimin e tokave komunitare të njësive administrative e të bashkësive shekullore të Alpeve tona.

Shkodra nuk asht vend eksperimentesh. Shkodra nuk asht pronë e askujt dhe as hapësinë për plotësimin e andrrave të urdhnuesve të luogotenentëve, që në vend të shërbimit në tokën e paraardhësve, vendosin tarifa randuese mbi lëvizjen e lirë të bashkëqytetarëve drejt Tiranës dhe Gjakovës, bajnë vërtetë dy pune të mira, por ndërkohë kryejnë dhjetë përkulje të mbrapshta me pasoja të pakthyeshme dhe afatgjata për traditën e qytetit tonë.

Një thirrje të veçantë ua drejtoj socialistëve shkodranë. Kujtoni ata djelm dhe vajza shkodrane të së Majtës, që themeluen degën e Partisë Socialiste në Shkodër në vitin 1991. Ata u sollën në këtë qytet me dinjitet dhe, pavarësisht dallimeve të forta politike të kohës, u trajtuen me dinjitet prej bashkëqytetarëve të tyne të përkundërt politikisht, mbasi të gjithë kishim Shkodrën të përbashkët dhe të paprekshme nga askush prej komandave të ndërlikueme. Tridhjetë e pesë vjet ma vonë, ju, brezi i ri i së Majtës, nuk mund të viheni në shërbim të interesave të errëta që rrezikojnë ta shndërrojnë Shkodrën në laborator eksperimentesh shpopulluese, shpronësuese dhe shndërruese urbanistike, siç për fat të keq ju shohim sot në Këshillin Bashkiak dhe jo vetëm. Çdo ndërhyrje arbitrare mbi pronën, çdo deformim i kryer në Kadastër, në degët e mbështetjes ekonomike dhe financimit të infrastrukturës krahinore, çdo heshtje përballë cenimit të pasunisë së qytetarëve, nëse provohet, asht një sjellje e padenjë për cilindo që ka punuar për arsye politike në institucione.

Shkodra nuk mund të drejtohet me luogotenentë, që sjellin sipërmarrje prej askundit, pa punëtorë dhe pa makineri, për t’ia ndërtue me metoda mesjetare urat, rrugët dhe veprat qytetit, duke ia përcaktuar fatin për dekadat që vijnë. Shkodra ka dije, profesionistë, sipërmarrës, arkitektë, inxhinierë, pedagogë dhe qytetarë që duhet të kenë zanin e tyne në çdo vendimmarrje madhore.

Autonomia jonë administrative duhet të përdoret pikërisht për këtë: për ta ngritë në nji nivel tjetër mendimin dhe veprimin administrativ; për me ia kthye qytetarit vendimmarrjen bashkiake: ka disa rregulla dhe marrëveshje qytetare në anët tona, të lanuna trashëgim prej Etenve, që nuk mund të shkelen nga askush; ka nji kërkesë emergjente në çdo cep të Labiatisë për forcimin jo formal, por thelbësor, të rendit publik dhe sundimit të ligjit; për mbrojtjen e pronës dhe trashëgimisë; dhe, mbi të gjitha, për rikthimin e bijve dhe bijave të diasporës sonë në jetën e qytetit.

Fëmijët e Shkodrës që janë sot në Europë, në Amerikë e kudo në botë duhet të ftohen me u kthye dhe me marrë pjesë në rindertimin e jetës ne vendilindje, në Universitet, në Këshillin Bashkiak, në shkollat e qytetit, në Shkollën e Muzikës, në gjimnaze, në kulturë, në administratë dhe në sipërmarrje. Shkodra duhet t’ua hapë dyert njerëzve të vet, jo t’i shtyjë ata me ikë.

Sepse sfida e vërtetë për Shkodrën sot nuk asht vetëm kundërshtia për një kullë, një resort, një rrugë apo një parcelë. Asht beteja për të drejtën tonë me vendosë se çfarë qyteti do t’u lamë nesër fëmijëve tanë.

Shkodra nuk asht laborator eksperimentesh për deformimin e traditës dhe trashëgimisë sonë. Shkodra asht shtëpia jonë, të cilën nuk duhet ma ta lejojmë që ta prekin në themelin e saj askush.

SHKODRA NUK E HARRON HISTORINË E SAJ- Nga Frank Shkreli

 

Hapja e një konsullate serbe në kryeqendrën historike të Veriut nuk është vetëm një çështje protokolli diplomatik. Ajo prek kujtesën historike, simbolikën kombëtare dhe të drejtën e qytetarëve për të kërkuar transparencë.

                                             

Ditët e fundit, Ministria e Jashtme e Republikës së Shqipërisë ka reaguar në lidhje me lajmet se Serbia ka kërkuar të hapë një konsullatë në Shkodër, duke shtuar se nga ana e saj, Shqipëria ka kërkuar hapjen e një konsullate të përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Bujanoc. Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, në lidhje me njoftimin e Ministrit të Jashtëm të Serbisë për mundësinë e hapjes së një konsullate në Shqipëri thuhet: “Shqipëria ka kërkuar hapjen e një Konsullate të Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Luginën e Preshevës. Serbia, nga ana e saj, ka kërkuar hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Shkodër. Nëse dhe kur palët të bien dakord për çdo aspekt dhe detaj të këtij procesi, në momentin e duhur do të ndërmerren veprimet përkatëse”, me justifikimin se, “Në praktikën e konsoliduar diplomatike, reciprociteti është një parim themelor i marrëdhënieve ndërmjet shteteve dhe një instrument i politikës së jashtme për të avancuar interesat kombëtare”. 

 

Në marrëdhëniet e Shqipërisë dhe të shqiptarëve me Serbinë, historikisht, e sidomos në rrethanat e sotëme, nuk është e pamundur të flitet për “praktikë të konsoliduar diplomatike” dhe për “reciprocitet”. Një vendim i tillë nuk mund të vlerësohet e të justifikohet vetëm përmes procedurave administrative ose gjuhës së ftohtë diplomatike.  Sepse ka raste kur historia, kujtesa dhe simbolika e një vendi janë po aq të rëndësishme sa vetë akti zyrtar. Mundësia e hapjes së një konsullate serbe në Shkodër është një prej këtyre rasteve. Askush nuk e vë në diskutim të drejtën e shteteve sovrane për të vendosur marrëdhënie diplomatike dhe konsullore, të “konsoliduara dhe reciproke” siç i cilëson Ministria e Jashtme e Shqipërisë, qoftë edhe me një shtet si Serbia.  Shqipëria dhe Serbia kanë detyrimin të zhvillojnë marrëdhënie normale fqinjësore dhe të kontribojnë për paqën e stabilitetin në Ballkan. Kjo është në interes të të dy vendeve dhe të gjithë rajonit.  

 

Prandaj, diplomacia, qoftë ajo e konsoliduar ose reciproke, nuk do duhej të zhvillohet në një hapësirë pa histori e pa kujtesë.  Por të zhvillohet mbi kujtesën e popujve, mbi përvojat që kanë lënë gjurmë dhe plagë, por edhe mbi simbolet që formësojnë identitetin kombëtar të qyteti ose një kombi. Shqipëria do duhej të kishte hapur konsullaten e saj me kohë në Luginën e Preshevës, ku jetojnë rreth 60.000 shqiptarë.

 

Mund të jetë e çuditshme dhe e vështirë për tu kutpuar për Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë se pse Shkodra nuk është një qytet i zakonshëm për një konsullatë serbe. Shkodra është një nga shtyllat mbi të cilat është ngritur vetëdija kombëtare shqiptare. Është qyteti i Rilindjes Kombëtare, i kulturës, i arsimit, i publicistikës dhe i shumë figurave që i dhanë Shqipërisë zë e dinjitet në momentet më të vështira të historisë së saj. Pikërisht për këtë arsye kjo çeshstje ka ngjallur debat dhe lind një pyetje e natyrshme, pse pikërisht Shkodra për një adresë diplomatike serbe? Nga këndvështrimi praktik, nuk duket të ketë arsye të dukshme që e bëjnë këtë qytet një domosdoshmëri konsullore serbe. Dihet se atje nuk ka një komunitet të konsiderueshëm serb, as një prani ekonomike apo tregtare që ta shpjegojë vetvetiu këtë zgjedhje. Kur mungojnë arsyet e qarta praktike, është e natyrshme që qytetarët t’i kushtojnë vëmendje simbolikës së këtij vendimi dhe të pyesin gjithnjë, pse pikërisht, Shkodra?  Njerzit pyesin sepse mbi të gjitha, Shkodra është, historikisht, simbol i qëndresës shqiptare ndër shekuj. Rrethimi i saj në vitet 1912–1913 nuk ishte thjesht një betejë për një qytet por ishte një betejë për vet mbijetesën e Kombit dhe shtetit shqiptar. Sakrificat e mbrojtësve të saj dhe vendimet e mëvonshme të Fuqive të Mëdha bënë që Shkodra të mbetej pjesë e Shqipërisë. Kjo histori nuk është vetëm pjesë e së kaluarës, ajo është pjesë e kujtesës sonë historike kombëtare, që nuk duhet harruar aq lehtë, sidomos në marrëdhëniet me Serbinë.  Kjo nuk do të thotë se historia duhet të shërbejë si pengesë për marrëdhënie të mira me fqinjët. Përkundrazi. Shqipëria ka interes jetik për paqe, bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë me të gjithë, përfshir Serbinë. Por pajtimi nuk ndërtohet mbi harresën. Ai ndërtohet mbi njohjen e së vërtetës, mbi respektin reciprok dhe mbi ndjeshmërinë ndaj kujtesës historike të secilit popull.

 

Është domethënës fakti se rezervat ndaj kësaj nisme diplomatike nuk janë shprehur vetëm nga një krah politik në Shqipëri. Edhe figura të njohura të së majtës shqiptare socialiste në pushtet, si Pandeli Majko dhe Ditmir Bushati, kanë ngritur, publikisht, pikëpyetje dhe kanë kërkuar kujdes në trajtimin e çështjeve që lidhen me Serbinë dhe me interesin kombëtar shqiptar. Kjo tregon se kemi të bëjmë me një debat që, me të drejtë, duhej të tejkalonte ndarjet partiake dhe të prek një dimension më të gjerë të vetëdijes kombëtare shqiptare.  Shkodra e përjetoi, drejtpërdrejt, këtë politikë. Rrethimi i saj në vitet 1912–1913, bombardimet, përpjekjet për pushtim dhe presioni ndërkombëtar për ta shkëputur nga trungu shqiptar mbeten plagë të pashlyera në kujtesën historike të Shkodrës  dhe të kombit shqiptar. Mijëra shqiptarë dhanë jetën që flamuri shqiptar të valëvitej mbi kalanë e Rozafës dhe jo flamuri i ushtrisë pushtuese.  At Gjergj Fishta e ka denoncuar, vazhdimisht, politikën ekspansioniste serbe dhe ka paralajmëruar se Shqipëria nuk duhej të humbiste vigjilencën përballë pretendimeve të fqinjëve. Për Fishtën, mbrojtja e identitetit kombëtar nuk ishte një çështje urrejtjeje ndaj popujve të tjerë, por një detyrim moral ndaj historisë dhe brezave që kishin sakrifikuar për lirinë.  Ky mesazh i Fishtës mbetet po aq aktual edhe sot. Prandaj, pyetjet që shtrohen për këtë çështje nuk burojnë nga refuzimi i diplomacisë dhe as nga armiqësia ndaj një populli tjetër, por ato duhet të burojnë nga përgjegjësia ndaj historisë dhe nga e drejta e qytetarëve të Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë, për të kërkuar, që vendime të tilla me aq ngarkesë të madhe simbolike – siç është hapja e një konsullate serbe në Shkodër — të shoqërohen me transparencë dhe me një shpjegim të plotë nga institucionet e qeverisë dhe të shtetit shqiptar dhe jo të reagohet pas një deklarate të Beogradit zyrtar.

 

Në këtë kuadër, institucionet shqiptare kanë detyrimin t’i bëjnë publike arsyet që kanë çuar në këtë vendim, kriteret mbi të cilat është përzgjedhur Shkodra dhe interesat konkrete shtetërore që synohen të përmbushen. Po aq e rëndësishme është që kjo çështje të diskutohet hapur në opinionin publik, me pjesëmarrjen e historianëve, diplomatëve, studiuesve dhe qytetarëve. Një debat i tillë nuk dobëson shtetin. Përkundrazi, e forcon atë. Një demokraci e vërtetë nuk ka frikë nga pyetjet, ajo forcohet prej tyre. Ndërkohë që, historia nuk është një barrë që duhet hedhur pas shpine. Ajo është një mësuese që ndihmon të mos përsëriten më gabimet e së kaluarës dhe të ndërtohen marrëdhënie më të drejta e më të qëndrueshme, vërtetë të konsoliduara dhe reciproke, sipas të drejtës ndërkombëtare.  Shkodra nuk ka nevojë për amnezi historike. Shkodra nuk ka nevojë për një konsullatë serbe. Ajo ka nevojë për respekt. Respekt për historinë. Respekt për kujtesën. Respekt për sakrificat e atyre që e bënë këtë qytet një nga simbolet më të mëdha të identitetit kombëtar shqiptar.

 

Shkodra nuk është thjesht një pikë në hartë. Ajo është një simbol i ndërgjegjes kombëtare shqiptare. Çdo vendim që prek këtë simbol duhet të peshohet jo vetëm me arsyet diplomatike të ditës, por edhe me përgjegjësinë ndaj historisë së Kombit.

 

Frank Shkreli

A është Rama partner i besueshëm për Uashingtonin?- Nga KASTRIOT HAXHIAJ

Skandali McGonigal, blerja e fotos me Obamën dhe vota kundër në OKB

Për një partner strategjik të vetëdeklaruar të Shteteve të Bashkuara, marrëdhëniet e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me institucionet amerikane kanë lënë një gjurmë të gjatë dokumentesh në gjykatat federale të SHBA-së. Kjo gjurmë ngre pyetje të vështira se si kryeministri i qeverisë së një vendi të huaj arriti të komprometonte një zyrtar të lartë të kundërzbulimit të FBI-së, të siguronte afërsi me një fushatë presidenciale përmes kontributeve të paligjshme të huaja dhe më pas të mbante qëndrim kundër Uashingtonit në Kombet e Bashkuara. Sot, pas më shumë se 60 ditësh protestash që kërkojnë dorëheqjen e tij për shkak të korrupsionit, këto pyetje bëhen edhe më urgjente.

Çështja McGonigal: Komprometimi i një zyrtari të lartë të FBI-së

Charles McGonigal nuk ishte një figurë dytësore në kundërzbulimin amerikan. Në vitin 2016 ai drejtonte Seksionin e Koordinimit të Kibernetikës dhe Kundërzbulimit të FBI-së në Uashington, ku ishte ndër zyrtarët që luajti një rol të rëndësishëm në hapjen e hetimeve të diskretituara më pas në atë që njihet si “Crossfire Hurricane”.

Në tetor të atij viti, drejtori i atëhershëm i FBI-së, James Comey, e emëroi Agjent Special në Krye të Kundërzbulimit në Zyrën e Nju-Jorkut, post që e mbajti deri në vitin 2018.

Ndërsa shërbente ende në atë detyrë, McGonigal mori rreth 225 mijë dollarë në para cash nga Agron Neza, një shtetas i naturalizuar amerikan që dikur kishte punuar për inteligjencën shqiptare. Sipas Deklaratës së Fakteve (Statement of Offense) të Departamentit të Drejtësisë, McGonigal u takua disa herë me Kryeministrin Edi Rama në Tiranë dhe darkoi me të në Uashington e Nju-Jork.

Dokumentet gjyqësore vërtetojnë se pas një prej këtyre takimeve, një këshilltar jozyrtar i Ramës, i identifikuar në raportime serioze si Dorian Duçka, i kaloi McGonigal-it informacione rreth një lobisti amerikan që punonte për Partinë Demokratike në opozitë. Më pas McGonigal bëri që Zyra e FBI-së në Nju-Jork të hapte një hetim penal ndaj atij lobisti, bazuar pjesërisht në informacionet e siguruara prej tij dhe nën udhëzimin e tij.

Informacioni është gjurmuar deri në orbitën e kryeministrisë. McGonigal nuk i deklaroi kurrë marrëdhënien e tij financiare me Agron Nezën apo kontaktet e vazhdueshme me Dorian Duçkën, siç e kërkonin rregullat e FBI-së. Vetë Rama ka pranuar se Duçka ka qenë këshilltar i tij pa pagesë.

Hetimi ndaj lobistit të opozitës u mbyll pas daljes në pension të McGonigal-it, sepse pretendimet nuk u vërtetuan kurrë. Me fjalë të tjera, në dokumentet federale amerikane del se kryeministri i qeverisë së një vendi aleat të NATO-s ishte i lidhur, përmes ndërmjetësve, me nisjen e një hetimi në Shtetet e Bashkuara ndaj opozitës së tij në Shqipëri, një hetim që nuk solli asgjë.

McGonigal pranoi fajësinë për fshehjen e pagesave shqiptare dhe, veçmas, për shkeljen e sanksioneve amerikane duke punuar për oligarkun rus Oleg Deripaska. Ai u dënua me burgim në të dyja çështjet dhe u bë zyrtari më i lartë i FBI-së i dënuar ndonjëherë penalisht në rrethana të tilla.

Rama e ka pranuar zhvillimin e takimeve, por mohon të ketë korruptuar McGonigal-in. SPAK ka hapur një hetim për këtë çështje, por deri më sot nuk ka raportime publike mbi ecurinë e tij.

Fotoja me Obamën: Blerja e një momenti fushate

Nëntë vjet para se çështja McGonigal të bëhej publike, një model i ngjashëm ishte tashmë i dukshëm. Këtë herë objektivi nuk ishte FBI-ja, por fushata për rizgjedhjen e një presidenti amerikan.

Në vitin 2016, shoferi nga Nju-Xhersi, Bilal Shehu, pranoi fajësinë në gjykatë federale për kanalizimin me vetëdije të 80 mijë dollarëve nga një shtetas i huaj drejt komisionit për rizgjedhjen e Barack Obamës, në vitin 2012.

Me ato para u blenë dy bileta prej 40 mijë dollarësh për një aktivitet mbledhjeje fondesh në San Francisko. Njëra biletë u përdor nga Rama, atëherë kryetar i Partisë Socialiste, i cili u fotografua me presidentin amerikan.

Rama e përdori gjerësisht këtë fotografi në fushatën e vitit 2013, e cila e solli në pushtet.

Një shtetas i dytë amerikan, William Argeros, u dënua në vitin 2019 për rolin e tij në skemë. Në seancën e caktimit të dënimit, avokati i tij mbrojtës e identifikoi në gjyq të hapur shtetasin e huaj si vetë Ramën, “i cili donte të bënte një fotografi me Obamën”. Rama e ka mohuar akuzën. Ai nuk është akuzuar penalisht në Shtetet e Bashkuara.

Filli i përbashkët i të dyja çështjeve është i njëjtë, para të kaluara përmes shtetasve amerikanë, në shkelje të ligjit amerikan, për t’i blerë Ramës afërsi me pushtetin amerikan.

Vota për Jerusalemin: Qëndrimi kundër Uashingtonit

Modeli i blerjes së favoreve pranë institucioneve amerikane bie në kundërshtim të fortë me votimin historik të Shqipërisë në OKB dhe me retorikën publike të Ramës ndaj Donald Trump-it.

Përpara zgjedhjes së Trump-it në vitin 2016, Rama paralajmëroi publikisht se një presidencë e tij do t’i bënte dëm Amerikës. Pak kohë pasi Trump mori Shtëpinë e Bardhë dhe njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, Shqipëria votoi kundër Shteteve të Bashkuara në OKB.

Më 21 dhjetor 2017, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi 128 me 9 për të dënuar vendimin e Trump-it. Shqipëria votoi me shumicën kundër Shteteve të Bashkuara, krah Turqisë dhe Jemenit. Opozita e quajti votën një “gabim të rëndë” që binte ndesh me traditën e Shqipërisë për t’u rreshtuar me qëndrimet amerikane.

Minimi i institucionit që ngriti Uashingtoni

Nëse çështjet e mësipërme tregojnë ndërhyrjen e Ramës në institucionet amerikane, një episod i katërt tregon të kundërtën. Çfarë ndodh kur një institucion i ngritur me mbështetjen amerikane për të luftuar korrupsionin madhor cënon rrethin e ngushtë të qeverisë së Ramës?

SPAK ekziston falë investimit të vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara. Uashingtoni financoi reformën në drejtësi dhe ngritjen e SPAK-ut me dhjetëra miliona dollarë. Administrata e Presidentit Trump e ngriu financimin në janar 2025, në pritje të një rishikimi nëse këto fonde po i shërbenin pavarësisë së institucionit apo drejtësia ishte kapur nga qeveria.

Kjo dilemë është shpalosur mjaft qartë sot. Në fund të vitit 2025, SPAK ngriti akuzë ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, një prej aleateve më të afërta të Ramës. Në mars 2026, kur SPAK i kërkoi parlamentit heqjen e imunitetit për ta arrestuar, shumica socialiste e rrëzoi kërkesën me 82 vota kundër. Rama e quajti kërkesën “një budallallëk që nuk ka ndodhur kudo tjetër në botë”. Kur SPAK u rikthye me akuza shtesë, e njëjta shumicë refuzoi sërish.

SPAK ka dënuar ish-ministra dhe zyrtarë të tjerë. Por modeli mbetet i qartë. Çështjet që prekin aleatët më të afërt të Ramës ngecin te pika që kontrollon partia e tij.

Uashingtoni investoi miliona për të ndërtuar një sistem drejtësie të izoluar nga qeveria. Në rastet që kanë më shumë rëndësi, ky izolim nuk po funksionon.

Rama nuk është dënuar personalisht në asnjë gjykatë amerikane. Por të marra së bashku, të gjitha rastet përshkruajnë një udhëheqës që ka përdorur vazhdimisht levën financiare për të fituar afërsi me institucionet amerikane kur i ka shërbyer interesave të tij, ndërkohë që ka refuzuar të radhitet me Shtetet e Bashkuara kur ka pasur rëndësi për Uashingtonin.

A është Rama partner i besueshëm për Uashingtonin?- Nga KASTRIOT HAXHIAJ

 

Skandali McGonigal, blerja e fotos me Obamën dhe vota kundër në OKB

Për një partner strategjik të vetëdeklaruar të Shteteve të Bashkuara, marrëdhëniet e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me institucionet amerikane kanë lënë një gjurmë të gjatë dokumentesh në gjykatat federale të SHBA-së. Kjo gjurmë ngre pyetje të vështira se si kryeministri i qeverisë së një vendi të huaj arriti të komprometonte një zyrtar të lartë të kundërzbulimit të FBI-së, të siguronte afërsi me një fushatë presidenciale përmes kontributeve të paligjshme të huaja dhe më pas të mbante qëndrim kundër Uashingtonit në Kombet e Bashkuara. Sot, pas më shumë se 60 ditësh protestash që kërkojnë dorëheqjen e tij për shkak të korrupsionit, këto pyetje bëhen edhe më urgjente.

Çështja McGonigal: Komprometimi i një zyrtari të lartë të FBI-së

Charles McGonigal nuk ishte një figurë dytësore në kundërzbulimin amerikan. Në vitin 2016 ai drejtonte Seksionin e Koordinimit të Kibernetikës dhe Kundërzbulimit të FBI-së në Uashington, ku ishte ndër zyrtarët që luajti një rol të rëndësishëm në hapjen e hetimeve të diskretituara më pas në atë që njihet si “Crossfire Hurricane”.

Në tetor të atij viti, drejtori i atëhershëm i FBI-së, James Comey, e emëroi Agjent Special në Krye të Kundërzbulimit në Zyrën e Nju-Jorkut, post që e mbajti deri në vitin 2018.

Ndërsa shërbente ende në atë detyrë, McGonigal mori rreth 225 mijë dollarë në para cash nga Agron Neza, një shtetas i naturalizuar amerikan që dikur kishte punuar për inteligjencën shqiptare. Sipas Deklaratës së Fakteve (Statement of Offense) të Departamentit të Drejtësisë, McGonigal u takua disa herë me Kryeministrin Edi Rama në Tiranë dhe darkoi me të në Uashington e Nju-Jork.

Dokumentet gjyqësore vërtetojnë se pas një prej këtyre takimeve, një këshilltar jozyrtar i Ramës, i identifikuar në raportime serioze si Dorian Duçka, i kaloi McGonigal-it informacione rreth një lobisti amerikan që punonte për Partinë Demokratike në opozitë. Më pas McGonigal bëri që Zyra e FBI-së në Nju-Jork të hapte një hetim penal ndaj atij lobisti, bazuar pjesërisht në informacionet e siguruara prej tij dhe nën udhëzimin e tij.

Informacioni është gjurmuar deri në orbitën e kryeministrisë. McGonigal nuk i deklaroi kurrë marrëdhënien e tij financiare me Agron Nezën apo kontaktet e vazhdueshme me Dorian Duçkën, siç e kërkonin rregullat e FBI-së. Vetë Rama ka pranuar se Duçka ka qenë këshilltar i tij pa pagesë.

Hetimi ndaj lobistit të opozitës u mbyll pas daljes në pension të McGonigal-it, sepse pretendimet nuk u vërtetuan kurrë. Me fjalë të tjera, në dokumentet federale amerikane del se kryeministri i qeverisë së një vendi aleat të NATO-s ishte i lidhur, përmes ndërmjetësve, me nisjen e një hetimi në Shtetet e Bashkuara ndaj opozitës së tij në Shqipëri, një hetim që nuk solli asgjë.

McGonigal pranoi fajësinë për fshehjen e pagesave shqiptare dhe, veçmas, për shkeljen e sanksioneve amerikane duke punuar për oligarkun rus Oleg Deripaska. Ai u dënua me burgim në të dyja çështjet dhe u bë zyrtari më i lartë i FBI-së i dënuar ndonjëherë penalisht në rrethana të tilla.

Rama e ka pranuar zhvillimin e takimeve, por mohon të ketë korruptuar McGonigal-in. SPAK ka hapur një hetim për këtë çështje, por deri më sot nuk ka raportime publike mbi ecurinë e tij.

Fotoja me Obamën: Blerja e një momenti fushate

Nëntë vjet para se çështja McGonigal të bëhej publike, një model i ngjashëm ishte tashmë i dukshëm. Këtë herë objektivi nuk ishte FBI-ja, por fushata për rizgjedhjen e një presidenti amerikan.

Në vitin 2016, shoferi nga Nju-Xhersi, Bilal Shehu, pranoi fajësinë në gjykatë federale për kanalizimin me vetëdije të 80 mijë dollarëve nga një shtetas i huaj drejt komisionit për rizgjedhjen e Barack Obamës, në vitin 2012.

Me ato para u blenë dy bileta prej 40 mijë dollarësh për një aktivitet mbledhjeje fondesh në San Francisko. Njëra biletë u përdor nga Rama, atëherë kryetar i Partisë Socialiste, i cili u fotografua me presidentin amerikan.

Rama e përdori gjerësisht këtë fotografi në fushatën e vitit 2013, e cila e solli në pushtet.

Një shtetas i dytë amerikan, William Argeros, u dënua në vitin 2019 për rolin e tij në skemë. Në seancën e caktimit të dënimit, avokati i tij mbrojtës e identifikoi në gjyq të hapur shtetasin e huaj si vetë Ramën, “i cili donte të bënte një fotografi me Obamën”. Rama e ka mohuar akuzën. Ai nuk është akuzuar penalisht në Shtetet e Bashkuara.

Filli i përbashkët i të dyja çështjeve është i njëjtë, para të kaluara përmes shtetasve amerikanë, në shkelje të ligjit amerikan, për t’i blerë Ramës afërsi me pushtetin amerikan.

Vota për Jerusalemin: Qëndrimi kundër Uashingtonit

Modeli i blerjes së favoreve pranë institucioneve amerikane bie në kundërshtim të fortë me votimin historik të Shqipërisë në OKB dhe me retorikën publike të Ramës ndaj Donald Trump-it.

Përpara zgjedhjes së Trump-it në vitin 2016, Rama paralajmëroi publikisht se një presidencë e tij do t’i bënte dëm Amerikës. Pak kohë pasi Trump mori Shtëpinë e Bardhë dhe njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, Shqipëria votoi kundër Shteteve të Bashkuara në OKB.

Më 21 dhjetor 2017, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi 128 me 9 për të dënuar vendimin e Trump-it. Shqipëria votoi me shumicën kundër Shteteve të Bashkuara, krah Turqisë dhe Jemenit. Opozita e quajti votën një “gabim të rëndë” që binte ndesh me traditën e Shqipërisë për t’u rreshtuar me qëndrimet amerikane.

Minimi i institucionit që ngriti Uashingtoni

Nëse çështjet e mësipërme tregojnë ndërhyrjen e Ramës në institucionet amerikane, një episod i katërt tregon të kundërtën. Çfarë ndodh kur një institucion i ngritur me mbështetjen amerikane për të luftuar korrupsionin madhor cënon rrethin e ngushtë të qeverisë së Ramës?

SPAK ekziston falë investimit të vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara. Uashingtoni financoi reformën në drejtësi dhe ngritjen e SPAK-ut me dhjetëra miliona dollarë. Administrata e Presidentit Trump e ngriu financimin në janar 2025, në pritje të një rishikimi nëse këto fonde po i shërbenin pavarësisë së institucionit apo drejtësia ishte kapur nga qeveria.

Kjo dilemë është shpalosur mjaft qartë sot. Në fund të vitit 2025, SPAK ngriti akuzë ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, një prej aleateve më të afërta të Ramës. Në mars 2026, kur SPAK i kërkoi parlamentit heqjen e imunitetit për ta arrestuar, shumica socialiste e rrëzoi kërkesën me 82 vota kundër. Rama e quajti kërkesën “një budallallëk që nuk ka ndodhur kudo tjetër në botë”. Kur SPAK u rikthye me akuza shtesë, e njëjta shumicë refuzoi sërish.

SPAK ka dënuar ish-ministra dhe zyrtarë të tjerë. Por modeli mbetet i qartë. Çështjet që prekin aleatët më të afërt të Ramës ngecin te pika që kontrollon partia e tij.

Uashingtoni investoi miliona për të ndërtuar një sistem drejtësie të izoluar nga qeveria. Në rastet që kanë më shumë rëndësi, ky izolim nuk po funksionon.

Rama nuk është dënuar personalisht në asnjë gjykatë amerikane. Por të marra së bashku, të gjitha rastet përshkruajnë një udhëheqës që ka përdorur vazhdimisht levën financiare për të fituar afërsi me institucionet amerikane kur i ka shërbyer interesave të tij, ndërkohë që ka refuzuar të radhitet me Shtetet e Bashkuara kur ka pasur rëndësi për Uashingtonin.

 

Kosovo is a sovereign state – every regional policy must begin from this reality- By Isuf B.Bajrami

Cooperation with neighbors is necessary, but it cannot be built by ignoring Kosovo’s subjectivity, international law, and the rights of Albanians in the region.

Introduction: Diplomacy without principles loses trust

In politics, every decision carries a message. Every diplomatic rapprochement creates expectations. Every political priority shows which values and interests a state places at the center.
The Western Balkans needs dialogue. It needs economic cooperation. It needs stable relations among neighbors. But true stability cannot be built by avoiding difficult issues and behaving as if unresolved problems do not exist.

A region cannot build trust on the basis of forgetting.

It is built upon the acceptance of political realities, respect for international law, and the equal treatment of the interests of all parties.

Within this reality, Kosovo cannot be treated as a secondary issue.

Kosovo is a sovereign state, with its own institutions, international responsibilities, and an important role in the security and stability architecture of the region.

Therefore, every serious regional policy must begin from this fact.

1. Kosovo – a state and international legal reality

Kosovo’s independence is the result of a long historical, political, and diplomatic process. On February 17, 2008, Kosovo declared independence and subsequently built its state institutions, developed international relations, and gained recognition from a considerable number of states.
An important moment in this process was the advisory opinion of the International Court of Justice in 2010.

The Court found that Kosovo’s declaration of independence had not violated general international law. This opinion was not an automatic act of recognition of Kosovo as a state, but it was an important legal element in the international debate.

This distinction is important because international relations are built through the interaction of law, diplomacy, and the political will of states.

Nevertheless, one thing remains clear: Kosovo today is a political and institutional reality that cannot be ignored in any serious project for the future of the region.

2. Albania, Kosovo, and Serbia – between interests, history, and the future

Relations between Albania, Kosovo, and Serbia represent one of the most complex political knots of the Balkans.
Here, regional security, European integration, the economy, questions of identity, the recognition of Kosovo, and the rights of communities are intertwined.

Albania has a strategic interest in maintaining functional relations with all its neighbors. A modern foreign policy requires dialogue and communication.

But there is also another responsibility: ensuring that this dialogue does not create the perception that economic or diplomatic interests are being placed above fundamental political issues.

This is precisely where the debate begins.

Can a sustainable regional space be built if issues related to Kosovo remain unresolved?

Can full trust in the region be achieved without a clearer approach toward recognition, respect for sovereignty, and the rights of communities?

These are not questions against dialogue. They are questions about the quality and direction of dialogue.

3. Rama–Vučić and the debate over the orientation of regional policy

The political rapprochement between the Prime Minister of Albania, Edi Rama, and the President of Serbia, Aleksandar Vučić, has been one of the most discussed topics in the Albanian public sphere.
Supporters of this approach see it as a pragmatic effort to open channels of communication, encourage economic cooperation, and reduce historical tensions.

According to this logic, the region cannot move toward Europe without more normal relations among neighbors.

However, critics have raised another concern: that the policy of rapprochement with Belgrade should be accompanied by an equally strong commitment to Kosovo’s strategic interests.

The debate is not whether Albania should speak with Serbia. Every serious state must communicate with its neighbors. The debate is whether this communication is being accompanied by a sufficient political balance.

Successful diplomacy is not measured only by the number of meetings, but also by the ability to protect fundamental interests.

4. Open Balkan and the Berlin Process – economy, integration, and political trust

The “Open Balkan” initiative was presented as a project aimed at increasing economic cooperation in the region and facilitating the movement of people, goods, and services.
Its supporters argued that economic development can create greater stability and build bridges between countries.

However, this initiative was met with reservations in Kosovo. The main concern was that such an economic project was being developed at a time when political relations between Kosovo and Serbia remained unresolved.

On the other hand, the Berlin Process, supported by the European Union, represents a broader framework for cooperation among the six Western Balkan countries and is directly connected to the process of European integration.

The difference is not only technical. It is also political.

The question is which model creates greater trust: cooperation focused mainly on the economy, or a process in which economic development moves in parallel with reforms, European standards, and the resolution of political issues.

5. The Preševo Valley – a test of democratic standards and regional responsibility

A regional policy is not measured only by relations between governments and political leaders. It is also measured by the way people and communities living in areas where different historical and political interests intersect are treated.
The Preševo Valley remains one of the important issues in Albanian-Serbian relations. In Preševo, Bujanovac, and Medveđa, there is an Albanian community that for years has raised concerns regarding its position in various areas of public life.

Issues mentioned in public debates include institutional representation, economic development, the official use of the Albanian language, education, public investments, and equal opportunities for participation in state institutions.

These are not only issues concerning one particular community. They are part of a broader question: how strong are democratic standards in a society when a part of citizens feel underrepresented or neglected?

If Europe is built upon respect for human rights, then these standards must be applied equally to everyone.

Protecting the rights of Albanians in the Preševo Valley should not be viewed as opposition to regional stability. On the contrary, the fair treatment of these issues is one of the conditions for more sustainable stability.

6. Consular diplomacy and the issue of representation in Bujanovac

Statehood is not expressed only through the flag and institutions within a territory. It is also expressed through the ability to develop diplomatic relations and protect the interests of citizens.
Diplomatic and consular relations are regulated by the Vienna Convention on Diplomatic Relations of 1961 and the Vienna Convention on Consular Relations of 1963.

According to these principles, the establishment of diplomatic or consular missions functions on the basis of agreements and consent between states.

Therefore, the issue of opening a Kosovo consulate in Bujanovac is not only a matter of political will. It is a process that would require diplomacy, negotiation, and an agreement between the parties.

But beyond the legal aspect, there is a broader political dimension.

A consular institutional presence would be connected to a state’s ability to create channels of communication, provide services, and be present near communities with which it has special historical and social ties.

Here lies the political question as well: are all diplomatic possibilities being used to support the legitimate interests of Kosovo and Albanians in the region?

7. Conclusion – Cooperation, yes, but on the basis of dignity and equality

The Western Balkans needs a new chapter. A chapter where cooperation replaces conflict and where European integration becomes a common objective.
But this chapter cannot be written by ignoring existing realities.

Kosovo is a sovereign state, and every regional policy that aims to be sustainable must accept this as its starting point.

Albania has the right and the interest to develop relations with its neighbors. Dialogue with Serbia is necessary. Economic cooperation is beneficial. Regional integration is a shared interest.

But none of these should be built on the idea that important political issues can be postponed indefinitely or treated as minor obstacles.

A responsible policy requires balance.

It requires that relations with neighbors develop without forgetting strategic interests.

It requires that dialogue be accompanied by principles.

It requires that the economy move together with justice and democratic standards.

Kosovo should not be an issue remembered only in symbolic declarations. It should be part of every serious vision for the future of the region.

And Albanians in the Preševo Valley should not be viewed only as an issue of political moments, but as citizens who deserve equal treatment and respect for their identity.

A strong region is not built by asking someone to forget their own reality.

It is built when every reality is acknowledged, when every citizen is respected, and when cooperation does not require giving up dignity.

Because without trust, there is no stability.

Without justice, there is no trust.

And without respect for political and human realities, there is no sustainable European future for the Balkans.

Kosovo is a sovereign state.
And every regional policy that aims for peace, development, and Europe must begin from this reality.

The Land of Leka,31.07.2026

Kosova është shtet sovran – çdo politikë rajonale duhet ta nisë nga ky realitet- Nga Isuf B.Bajrami

Bashkëpunimi me fqinjët është i domosdoshëm, por nuk mund të ndërtohet duke anashkaluar subjektivitetin e Kosovës, të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat e shqiptarëve në rajon.

Hyrje: Diplomacia pa parime humbet besimin

Në politikë, çdo vendim ka një mesazh. Çdo afrim diplomatik krijon pritje. Çdo prioritet politik tregon se cilat janë vlerat dhe interesat që një shtet vendos në qendër.
Ballkani Perëndimor ka nevojë për dialog. Ka nevojë për bashkëpunim ekonomik. Ka nevojë për marrëdhënie të qëndrueshme mes fqinjëve. Por stabiliteti i vërtetë nuk ndërtohet duke shmangur çështjet e vështira dhe duke u sjellë sikur problemet e pazgjidhura nuk ekzistojnë.

Një rajon nuk mund të ndërtojë besim mbi harresën.

Ai ndërtohet mbi pranimin e realiteteve politike, respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe trajtimin e barabartë të interesave të të gjitha palëve.

Në këtë realitet, Kosova nuk mund të trajtohet si një çështje anësore.

Kosova është shtet sovran, me institucione të veta, me përgjegjësi ndërkombëtare dhe me një rol të rëndësishëm në arkitekturën e sigurisë dhe stabilitetit të rajonit.

Prandaj, çdo politikë rajonale serioze duhet të nisë nga ky fakt.

1. Kosova – një realitet shtetëror dhe juridik ndërkombëtar

Pavarësia e Kosovës është rezultat i një procesi të gjatë historik, politik dhe diplomatik. Më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë dhe më pas ndërtoi institucionet e saj shtetërore, zhvilloi marrëdhënie ndërkombëtare dhe fitoi njohje nga një numër i konsiderueshëm shtetesh.
Një moment i rëndësishëm në këtë proces ishte opinioni këshillimor i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë i vitit 2010.

Gjykata konstatoi se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk kishte shkelur të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare. Ky opinion nuk ishte një akt njohjeje automatike të Kosovës si shtet, por ishte një element i rëndësishëm juridik në debatin ndërkombëtar.

Ky dallim është i rëndësishëm, sepse marrëdhëniet ndërkombëtare ndërtohen nga ndërthurja e së drejtës, diplomacisë dhe vullnetit politik të shteteve.

Megjithatë, një gjë mbetet e qartë: Kosova sot është një realitet politik dhe institucional që nuk mund të injorohet në asnjë projekt serioz për të ardhmen e rajonit.

2. Shqipëria, Kosova dhe Serbia – mes interesave, historisë dhe së ardhmes

Marrëdhëniet mes Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë përbëjnë një nga nyjet më të ndërlikuara politike të Ballkanit.
Këtu ndërthuren siguria rajonale, integrimi evropian, ekonomia, çështjet e identitetit, njohja e Kosovës dhe të drejtat e komuniteteve.

Shqipëria ka interes strategjik të ketë marrëdhënie funksionale me të gjithë fqinjët. Një politikë e jashtme moderne kërkon dialog dhe komunikim.

Por ekziston edhe një përgjegjësi tjetër: që ky dialog të mos krijojë perceptimin se interesat ekonomike apo diplomatike po vendosen mbi çështjet themelore politike.

Pikërisht këtu lind debati.

A mund të ndërtohet një hapësirë e qëndrueshme rajonale nëse çështjet që lidhen me Kosovën mbeten të pazgjidhura?

A mund të kërkohet besim i plotë në rajon pa një qasje më të qartë ndaj njohjes, respektimit të sovranitetit dhe të drejtave të komuniteteve?

Këto nuk janë pyetje kundër dialogut. Janë pyetje për cilësinë dhe drejtimin e dialogut.

3. Rama–Vuçiq dhe debati mbi orientimin e politikës rajonale

Afrimi politik mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka qenë një nga temat më të diskutuara në hapësirën publike shqiptare.
Përkrahësit e kësaj qasjeje e shohin atë si një përpjekje pragmatike për të hapur kanale komunikimi, për të nxitur bashkëpunimin ekonomik dhe për të zvogëluar tensionet historike.

Sipas kësaj logjike, rajoni nuk mund të ecë drejt Evropës pa marrëdhënie më normale mes fqinjëve.

Por kritikët kanë ngritur një shqetësim tjetër: se politika e afrimit me Beogradin duhet të shoqërohet me një angazhim po aq të fuqishëm për interesat strategjike të Kosovës.

Debati nuk është nëse Shqipëria duhet të flasë me Serbinë. Çdo shtet serioz duhet të komunikojë me fqinjët. Debati është nëse ky komunikim po shoqërohet me një ekuilibër të mjaftueshëm politik.

Një diplomaci e suksesshme nuk matet vetëm me numrin e takimeve, por edhe me aftësinë për të mbrojtur interesat themelore.

4. Open Balkan dhe Procesi i Berlinit – ekonomi, integrim dhe besim politik

Iniciativa “Open Balkan” u prezantua si një projekt që synonte rritjen e bashkëpunimit ekonomik në rajon, lehtësimin e lëvizjes së njerëzve, mallrave dhe shërbimeve.
Mbështetësit e saj argumentuan se zhvillimi ekonomik mund të krijojë më shumë stabilitet dhe të ndërtojë ura mes vendeve.

Por kjo nismë u prit me rezerva në Kosovë. Shqetësimi kryesor ishte se një projekt i tillë ekonomik zhvillohej në një kohë kur marrëdhëniet politike mes Kosovës dhe Serbisë vazhdonin të ishin të pazgjidhura.

Në anën tjetër, Procesi i Berlinit, i mbështetur nga Bashkimi Evropian, paraqet një kornizë më të gjerë për bashkëpunimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe lidhet drejtpërdrejt me procesin e integrimit evropian.

Dallimi nuk është vetëm teknik.

Është edhe politik.

Pyetja është se cili model krijon më shumë besim: një bashkëpunim i fokusuar kryesisht në ekonomi, apo një proces ku zhvillimi ekonomik ecën paralelisht me reforma, standarde evropiane dhe zgjidhje të çështjeve politike.

5. Lugina e Preshevës – testi i standardeve demokratike dhe i përgjegjësisë rajonale

Një politikë rajonale nuk matet vetëm me marrëdhëniet mes qeverive dhe liderëve politikë. Ajo matet edhe me mënyrën se si trajtohen njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në hapësirat ku ndërthuren interesa të ndryshme historike dhe politike.
Lugina e Preshevës mbetet një nga çështjet e rëndësishme në marrëdhëniet shqiptaro-serbe. Në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë jeton një komunitet shqiptar që prej vitesh ka ngritur shqetësime lidhur me pozitën e tij në fusha të ndryshme të jetës publike.

Çështjet e përmendura në debatet publike përfshijnë përfaqësimin institucional, zhvillimin ekonomik, përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, arsimin, investimet publike dhe mundësitë e barabarta për pjesëmarrje në institucionet shtetërore.

Këto nuk janë vetëm çështje të një komuniteti të caktuar. Ato janë pjesë e një pyetjeje më të gjerë: sa të forta janë standardet demokratike në një shoqëri kur një pjesë e qytetarëve ndihen të papërfaqësuar ose të lënë pas dore?

Nëse Evropa ndërtohet mbi respektimin e të drejtave të njeriut, atëherë këto standarde duhet të zbatohen njësoj për të gjithë.

Mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës nuk duhet të shihet si kundërshtim ndaj stabilitetit rajonal. Përkundrazi, trajtimi i drejtë i këtyre çështjeve është një nga kushtet për një stabilitet më të qëndrueshëm.

6. Diplomacia konsullore dhe çështja e përfaqësimit në Bujanoc

Shtetësia nuk shprehet vetëm përmes flamurit dhe institucioneve brenda territorit. Ajo shprehet edhe përmes aftësisë për të zhvilluar marrëdhënie diplomatike dhe për të mbrojtur interesat e qytetarëve.
Marrëdhëniet diplomatike dhe konsullore rregullohen nga Konventa e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike e vitit 1961 dhe Konventa e Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore e vitit 1963.

Sipas këtyre parimeve, krijimi i misioneve diplomatike ose konsullore funksionon mbi bazën e marrëveshjeve dhe pëlqimit ndërmjet shteteve.

Prandaj, çështja e hapjes së një konsullate të Kosovës në Bujanoc nuk është vetëm çështje vullneti politik. Ajo është një proces që do të kërkonte diplomaci, negocim dhe marrëveshje ndërmjet palëve.

Por përtej aspektit juridik, ekziston një dimension më i gjerë politik.

Një prani institucionale konsullore do të lidhej me aftësinë e një shteti për të krijuar ura komunikimi, për të ofruar shërbime dhe për të qenë i pranishëm pranë komuniteteve me të cilat ka lidhje të veçanta historike dhe shoqërore.

Këtu qëndron edhe pyetja politike: a po përdoren të gjitha mundësitë diplomatike për të mbështetur interesat legjitime të Kosovës dhe shqiptarëve në rajon?

7. Përfundim – Bashkëpunim po, por mbi bazën e dinjitetit dhe barazisë

Ballkani Perëndimor ka nevojë për një kapitull të ri. Një kapitull ku bashkëpunimi zëvendëson konfliktin dhe ku integrimi evropian bëhet një objektiv i përbashkët.
Por ky kapitull nuk mund të shkruhet duke anashkaluar realitetet ekzistuese.

Kosova është shtet sovran dhe çdo politikë rajonale që synon të jetë e qëndrueshme duhet ta pranojë këtë si pikënisje.

Shqipëria ka të drejtë dhe interes të zhvillojë marrëdhënie me fqinjët. Dialogu me Serbinë është i nevojshëm. Bashkëpunimi ekonomik është i dobishëm. Integrimi rajonal është një interes i përbashkët.

Por asnjë prej këtyre nuk duhet të ndërtohet mbi idenë se çështjet e rëndësishme politike mund të shtyhen pafundësisht ose të trajtohen si pengesa të vogla.

Një politikë e përgjegjshme kërkon ekuilibër.

Kërkon që marrëdhëniet me fqinjët të zhvillohen pa harruar interesat strategjike.

Kërkon që dialogu të shoqërohet me parime.

Kërkon që ekonomia të ecë bashkë me drejtësinë dhe standardet demokratike.

Kosova nuk duhet të jetë një temë që kujtohet vetëm në deklarata simbolike. Ajo duhet të jetë pjesë e çdo vizioni serioz për të ardhmen e rajonit.

Dhe shqiptarët në Luginën e Preshevës nuk duhet të shihen vetëm si një çështje e momentit politik, por si qytetarë që meritojnë trajtim të barabartë dhe respekt për identitetin e tyre.

Një rajon i fortë nuk ndërtohet duke kërkuar që dikush të harrojë realitetin e vet.

Ai ndërtohet kur secili realitet pranohet, kur secili qytetar respektohet dhe kur bashkëpunimi nuk kërkon heqje dorë nga dinjiteti.

Sepse pa besim nuk ka stabilitet.

Pa drejtësi nuk ka besim.

Dhe pa respekt për realitetet politike e njerëzore, nuk ka një të ardhme të qëndrueshme evropiane për Ballkanin.

Kosova është shtet sovran.

Dhe çdo politikë rajonale që synon paqe, zhvillim dhe Evropë, duhet të nisë nga ky realitet.

Vendi i Lekës,31.07.2026

AT PJETËR MESHKALLA – NDËRGJEGJJA E LIRË QË SFIDOI DIKTATURËN KOMUNISTE- Nga Frank Shkreli

 Në historinë e Shqipërisë së shekullit XX ka figura që nuk maten me postet që mbajtën, as me pushtetin që ushtruan, por me forcën morale me të cilën mbrojtën të vërtetën. Ata u bënë ndërgjegjja e një kombi në kohët kur ndërgjegjja kërkohej të heshtte. Një prej këtyre figurave është At Pjetër Meshkalla, jezuiti, edukatori, intelektuali dhe i burgosuri i ndërgjegjes, i cili mbeti i palëkundur përballë një prej diktaturave më të egra komuniste të Evropës.
Në 38-vjetorin e kalimit të tij në amshim, kujtimi i At Pjetër Meshkallës nuk është vetëm një akt nderimi për një meshtar të shquar të Kishës Katolike Shqiptare. Ai është një detyrim moral për të kujtuar një shqiptar që e mbrojti lirinë e ndërgjegjes kur ajo ishte shpallur armike e shtetit dhe që dëshmoi me jetën e tij se asnjë regjim nuk mund ta nënshtrojë shpirtin e lirë të njeriut.  I lindur në Shkodër më 26 shtator 1901, At Pjetër Meshkalla u formua në traditën intelektuale të Urdhrit Jezuit, duke kryer studimet në Austri, në Itali dhe në Slloveni. Ai u kthye në Shqipëri me bindjen se arsimi ishte themeli i qytetërimit dhe se edukimi i brezave ishte shërbimi më i madh ndaj kombit. Për nxënësit e tij, ai ishte më shumë se profesor: ishte formues i karakterit, që i mësonte të mendonin lirshëm, të kërkonin të vërtetën dhe të mbronin dinjitetin njerëzor.  Ky formim humanist dhe evropian e bëri të papajtueshëm me çdo ideologji totalitare, përfshir atë komuniste. Ashtu siç kishte kundërshtuar fashizmin, ai nuk mund të pranonte as komunizmin, i cili synonte të nënshtronte jo vetëm institucionet, por edhe mendimin dhe ndërgjegjen e njeriut. Për këtë arsye At Pjetër Meshkalla u arrestua në vitin 1946 dhe kaloi shumë vite në burgjet dhe kampet e regjimit komunist. Por burgu nuk e ndryshoi. Përkundrazi, ai e forcoi. Bashkëvuajtësit e kujtojnë jezuitin shqiptar si një njeri të qetë, me humor të hollë, të mbushur me besim dhe shpresë. Në qelitë e errëta ai vazhdoi të ishte mësues, duke u dhënë kurajë të burgosurve dhe duke u kujtuar se e keqja nuk është kurrë e përjetshme.
Në veprën monumentale “Rrno vetëm për me tregue”, At Zef Pllumi e përshkruan At Pjetër Meshkallën si një ndër figurat më fisnike të klerit katolik shqiptar, një njeri me kulturë të gjerë, urti të rrallë dhe qetësi shpirtërore të jashtëzakonshme. Për At Zef Pllumin, Meshkalla ishte një mësues edhe në burg, sepse predikonte me shembullin e jetës së tij dhe jo vetëm me fjalë.
Kulmi i qëndresës qytetare të At Meshkallës erdhi në vitin 1967, kur regjimi komunist ndërmori fushatën barbare për zhdukjen e fesë në Shqipëri, duke mbyllur e shkatërruar kishat, xhamitë dhe teqetë, ndërsa vendi u shpall, “shteti i parë ateist në botë”, duke i shpallur luftë edhe Zotit. 
Në atë atmosferë terrori, At Pjetër Meshkalla ndërmori një akt që edhe sot mbetet ndër më të guximshmit në historinë moderne shqiptare.  Ai i dërgoi kryeministrit komunsit të asaj kohe, Mehmet Shehut një promemorie, ku kundërshtonte hapur dhunën ndaj fesë dhe shkeljen e lirisë së ndërgjegjes. Argumenti i tij ishte i qartë: shteti mund të ushtrojë forcë mbi trupin e njeriut, por nuk mund të sundojë ndërgjegjen e tij. Besimi nuk zhduket me dekrete, me propagandë apo me burgime. Ai e dinte se kjo letër do ta kthente sërish në burg. Megjithatë nuk e tërhoqi. Për të, heshtja përballë padrejtësisë do të ishte bashkëfajësi. Regjimi reagoi siç pritej: At Meshkalla u arrestua përsëri dhe u dënua me vite të tjera burgimi.  Promemorja e vitit 1967 mbetet edhe sot një nga dokumentet më të rëndësishme të rezistencës morale shqiptare ndaj totalitarizmit. Ajo nuk ishte një mbrojtje e privilegjeve të Kishës, por një mbrojtje e një të drejte universale: lirisë së ndërgjegjes. Në këtë kuptim, At Pjetër Meshkalla ishte jo vetëm një meshtar i madh, por edhe një nga mbrojtësit më të hershëm shqiptarë të të drejtave themelore të njeriut.
At Pjetër Mëshkalla i përket atij brezi të jashtëzakonshëm të klerikëve dhe intelektualëve shqiptarë, siç janë – Imzot Vinçenc Prennushi  At Gjon Shllaku, At Bernardin Palaj, Dom Shtjefën Kurti,
At Zef Pllumi e shumë të tjerë – që nuk pranuan ta sakrifikonin të vërtetën për hir të pushtetit. Në të njëjtën traditë kulturore dhe evropiane qëndrojnë, ndër të tjerë, edhe Ernest Koliqi dhe Martin Camaj, të cilët, secili në mënyrën e vet, mbrojtën identitetin kulturor e kombëtar të shqiptarëve dhe për këtë u përballën me shpifje, (madje deri në ditët e sotëme), përndjekje ose mërgim. Këta burra nuk i bashkonte ideologjia; i bashkonte një ideal më i lartë: bindja se Shqipëria i përket qytetërimit perëndimor, se liria e mendimit është e shenjtë dhe se kultura nuk mund të ndërtohet mbi frikën.
At Pjetër Meshkalla ndërroi jetë më 28 korrik 1988, vetëm dy vjet para shembjes së regjimit që e kishte burgosur për një pjesë të madhe të jetës. Ai nuk e pa me sytë e tij rikthimin e lirisë fetare dhe pluralizmit politik, por jetoi mjaftueshëm për të dëshmuar se asnjë diktaturë nuk është e përjetshme.  Sot, kur shpresojmëp që Shqipëria të bëhet pjesë e botës demokratike dhe të forcojë institucionet e saj mbi vlerat e shtetit të së drejtës, figura e At Pjetër Meshkallës merr një domethënie edhe më të madhe. Kujtesa për ‘të nuk duhet të mbetet vetëm një ceremoni përkujtimore. Ajo duhet të shërbejë si kujtesë se liria nuk është e garantuar përgjithmonë, se demokracia kërkon qytetarë me ndërgjegje të lirë dhe se pajtimi me historinë është i mundur vetëm mbi themelin e së vërtetës.
Sot, në një kohë kur relativizmi moral dhe harresa historike rrezikojnë të zbehin kujtesën e brezave, jeta e At Pjetër Meshkallës mbetet një testament i gjallë. Ajo na kujton se njeriu mund të humbasë lirinë fizike, por jo domosdoshmërisht lirinë e ndërgjegjes; se besimi mund të përndiqet, por jo të zhduket; dhe se e vërteta mund të vonojë, por nuk mund të mposhtet.  Ky është mësimi që na lë At Pjetër Meshkalla sot. Nuk është vetëm mësimi i një meshtari katolik, por i një shqiptari të madh që e deshi vendin e tij aq shumë, sa ishte i gatshëm të vuante për të drejtën e çdo njeriu për të qenë i lirë.  Në këtë 38-vjetor të kalimit të tij në amshim, homazhi më i bukur nuk është vetëm ta kujtojmë. Është të mbrojmë ato vlera për të cilat ai vuajti: lirinë e ndërgjegjes, dinjitetin njerëzor, tolerancën, besimin dhe demokracinë e vërtetë. Ky shkrim modest është një homazh për një njeri që nuk e ndau kurrë fenë nga dashuria për Atdheun dhe nuk e ndau kurrë besimin nga mbrojtja e dinjitetit njerëzor. Njëkohsisht, për ata që interesohen, është një ftesë për brezat e sotëm që të njohin një nga personalitetet më fisnike të historisë shqiptare dhe të kuptojnë se liria, demokracia dhe të drejtat e njeriut kanë pasur mbrojtës të guximshëm të vlerave njerëzore dhe kombëtare edhe në vitet më të errëta të diktaturës komuniste.  Prandaj, në përvjetorin e kalimit të tij në amshim, nderojmë At Pjetër Meshkallën me bindjen se shembulli i tij vazhdon të ndriçojë rrugën e Shqipërisë drejt një të ardhmeje të mbështetur mbi të Vërtetën, Lirinë, Demokracinë dhe Dinjitetin Njerëzor.
 
Kjo është arsyeja pse emri i tij nuk i përket vetëm historisë së Kishës Katolike Shqiptare. At Pjetër Meshkalla i përket historisë së Shqipërisë!
Frank Shkreli

BESA NUK ËSHTË SLOGAN – ËSHTË NDËRGJEGJJA MORALE E KOMBIT – Nga Frank Shkreli

Në historinë e popujve ka fjalë që nuk janë thjesht pjesë e fjalorit. Ato janë simbole të identitetit, të karakterit dhe të ndërgjegjes së një kombi. Edhe për shqiptarët, ka fjalë që nuk janë thjesht pjesë e fjalorit, por përfaqësojnë shtyllat morale mbi të cilat është ngritur identiteti kombëtar i shqiptarëve. Dy prej tyre janë Rilindja dhe Besa.
Për shumë shqiptarë, emri Rilindje evokon menjëherë Rilindjen Kombëtare, atë epokë të ndritur kur mendimtarë, shkrimtarë dhe patriotë, me sakrifica të jashtëzakonshme, hodhën themelet e ndërgjegjes kombëtare dhe të shtetit shqiptar. Megjithatë, në vitet e fundit kjo fjalë është përdorur nga qeveria aktuale socialiste si emërtim politik, duke zbehur për shumëkënd kuptimin e saj historik dhe simbolik.  Sot duket se një fat i ngjashëm po i kanoset edhe fjalës Besa. Thjesht, një keqpërdorim i fjalëve me peshë kombëtare!  Ashtu, siç përdoret gjithnjë nga partia në pushtet, fjala Rilindje e cila në historinë shqiptare lidhet me Rilindjen Kombëtare dhe sakrificat e rindësve për gjuhën, kulturën dhe shtetin shqiptar, sot po rrezikon të banalizohet edhe fjala Besa.
Kur qeveritë ose partitë politike përvetësojnë simbole të tilla për qëllime politike propagandistike, lind pyetja: a po u japin atyre përmbajtje përmes veprave, apo thjesht po përpiqen të përfitojnë nga pesha emocionale dhe historike që ato mbartin?  Fjalët me peshë kombëtare nuk duhet të shërbejnë si dekor politik. Ato duhet të mbeten pronë e të gjithë shqiptarëve. Asnjë qeveri nuk mund të monopolizojë Besën, ashtu siç nuk mund të monopolizojë Rilindjen. Besa nuk shpallet; ajo mbahet. Rilindja nuk mund të dekretohet.  Ajo ndërtohet me punë, ndershmëri dhe përkushtim ndaj interesit kombëtar.  Prandaj vendimi i Kryeministrit Edi Rama, ditët  e fundit, për ta pagëzuar programin e ri qeveritar me emrin “Besa”, nuk është një zgjedhje e zakonshme politike. Ai prek një trashëgimi morale që nuk i përket asnjë partie dhe asnjë qeverie. “Besa” nuk është pronë e një partie politike as e ndonjë pushteti ose individi.  Ajo është pronë e Kombit shqiptar.
Në traditën shqiptare, Besa nuk ka qenë kurrë një dekor retorik, as një mjet politik. APër shqiptarët, ajo ishte dhe mbetet fjala e dhënë, e cila nuk shkeltj. Ishte garancia e nderit personal dhe e dinjitetit familjar e kombëtar. Në Kanunin e Lekë Dukagjinit, të mbledhur nga At Shtjefën Gjeçovi, Besa përbën një nga shtyllat kryesore të rendit shoqëror. Ajo siguronte paqen, mbronte mikun dhe vendoste besimin aty ku mungonin institucione.
Edith Durham, mikja e madhe e shqiptarëve, kishte mbetur e mahnitur nga pesha që kishte fjala e dhënë në jetën e shqiptarëve. Për të, si e huaj,  besa ishte dëshmi se nderi te shqiptarët kishte më shumë fuqi se frika dhe se morali kishte më shumë peshë se forca.  Ndërkaq, Faik Konica i madh e konsideronte nderin dhe karakterin si themelet mbi të cilat mund të ndërtohej një Shqipëri e qytetëruar. Ai paralajmëronte, vazhdimisht, se një komb nuk ngrihet me fjalë të mëdha, por me përgjegjësi morale dhe me respekt ndaj së vërtetës.  Edhe At Gjergj Fishta i madh, në veprën e tij, e ngriti Besën në rangun e një virtyti kombëtar. Në botën shqiptare të “Lahutës së Malcis”, nderi, fjala e dhënë dhe Besa janë shtyllat mbi të cilat qëndron dinjiteti malësorit, i burrit shqiptar dhe i kombit, në përgjithësi. Për Fishtën, shqiptari humb gjithçka kur humbet Besën. Ndërsa,  At Shtjefën Gjeçovi, në përmbledhjen e Kanunit të Lekë Dukagjinit, e paraqet Besën si një nga shtyllat themelore të rendit zakonor shqiptar. Ajo ishte garanci paqeje, sigurie dhe besueshmërie. Edhe kur kishte gjakmarrje, Besa krijonte një periudhë paqeje që respektohej nga të gjitha palët, një praktikë shoqëroroe që edhe sot respektohet në malësitë tona. Kjo tregon se Besa nuk ishte një slogan emocional, por një normë juridike e morale për shqiptarët.  Edhe shkrimtari Ismail Kadare e ka trajtuar Besën si një nga simbolet më të fuqishme të qytetërimit shqiptar. Në veprat e tij, ajo nuk paraqitet thjesht si zakon, por si një kategori morale që përfaqëson, jo vetëm identitetin por edhe dinjitetin kombëtar.
Por ndoshta dëshmia më e fuqishme e kësaj vlere nuk gjendet vetëm në letërsi apo në Kanun. Ajo gjendet në historinë e Luftës së Dytë Botërore.  Kur mijëra hebrenjë kërkonin strehë për t’i shpëtuar shfarosjes naziste, shqiptarët, pa dallime fetare, krahinore a politike të kohës, hapën dyert e shtëpive të tyre. Ata nuk pyetën për fenë, kombin, as politikën  apo prejardhjen e tyre. Shqiptarët e asaj kohe, pa dallim, i mbrojtën hebrenjët nga nazistët sepse e ndienin si detyrim moral – bazuar në Besën e dhënë. Në shumë dëshmi të mbijetuarish përsëritet e njëjta ide: shqiptarët e mbajtën fjalën, sepse kishin dhënë Besën! Pikërisht, siç dihet tanimë edhe përtej kufijve të Shqipërisë, ky gjest bëri që Shqipëria të mbetej një nga rastet më të rralla në Evropë ku numri i hebrenjve pas luftës ishte më i madh se para saj.
Ky është kuptimi i vërtetë i Besës shqiptare. Prandaj lind pyetja: a mund të përdoret një trashëgimi e tillë si emër i një programi politik qeveritar, sot?  Sigurisht që askush nuk mund ta ndalojë ligjërisht përdorimin e kësaj fjale, qoftë, nga një qeveri ose individ. Por, ama, ekziston edhe një përgjegjësi morale dhe kombëtare që nuk guxon të shkelet nga askush. Zakonisht, simbolet kombëtare do duhej të fitojnë respekt kur qëndrojnë mbi ndarjet politike, dhe jo kur bëhen pjesë e tyre. Duke pasur parasysh se, normalisht, një qeveri nuk gjykohet nga emri që i vë programeve të saj, por gjykohet nga mbajtja e premtimeve, nga drejtësia që ushtron ose jo, nga transparenca dhe nga shërbimi dhe respekti ndaj qytetarëve të vet, në përgjithsi dhe pa dallim. Nëse këto mungojnë, atëherë edhe emri dhe fjala më fisnike rrezikon të humbasë kuptimin e vet.  Se Besa nuk është një markë politike dhe as një slogan fushate. Besa, është një nga vlerat më të lashta të kombit shqiptar, e mishëruar në Kanunin e Lekë Dukagjinit, (shpesh subjekt talljeje nga ish-regjimi komunist por edhe sot). Për shekuj me radhë, besa ka nënkuptuar fjalën e mbajtur, nderin, përgjegjësinë morale dhe kombëtare, si dhe gatishmërinë për të mbrojtur tjetrin madje edhe me sakrifica personale.  Prandaj, kjo është arsyeja pse shumëkush mund ta shohë përdorimin sot të Besës për qëllime politike — si një banalizim të një ideje që, historikisht, u përket të gjithë shqiptarëve, pavarësisht bindjeve partiake, politike, krahinore a fetare. Është e turpshme që vlera historike dhe kombëtare e Besës të monopolizohet në këtë mënyrë, nga cilado parti, qeveri, parti apo lider politik, qoftë.
Si mund të përdoret ose të konsiderohet Besa si një strategji komunikimi të një program politik?  Historia nuk do të kujtojë emrin e një programi qeveritar politik me këtë emër, por do të kujtojë nëse fjala e dhënë u mbajt apo u thye. Sepse, në traditën shqiptare, Besa nuk matet me deklarata, as me programe politike. Ajo matet me vepra. Dhe kjo është arsyeja pse Besa duhet të mbetet e paprekshme, gjithmonë mbi politikën dhe jo të monopolizohet, politikisht, në këtë mënyrë!  Për ata që kanë sensin dhe respektin e historisë, Besa dhe vlera tjera kombëtare duhet të mbeten dhe të ruhen si porosi e të parëve, si nder i shqiptarit që e dallon nga popuj të tjerë dhe jo të çoroditet dhe të përdoret në këtë mënyrë nga politika dhe pushteti në fuqi, për qëllimet politike të rastit, nën presioniet e protestave dhe revoltës mbarë popullore në Shqipëri.
Besa shqiptare nuk mund dhe nuk duhet të përdoret në këtë mënyrë banale, se ajo nuk ka lindur në zyrat e shtetit dhe nuk është krijuar nga politika. Ajo ka lindur në jetën e shqiptarëve ndër shekuj, në familje, në fis, në kuvend dhe në marrëdhëniet ndërmjet njerëzve. Ajo ishte garancia më e fortë e fjalës së dhënë, shumë kohë përpara se të ekzistonin kontratat e shkruara të korrupcionit, manipulimet politike, apo institucionet moderne shtetërore. Historikisht, shqiptari mund të humbiste pasurinë, por jo Besën. Humbja e Besës nënkuptonte humbjen e nderit… humbjen e gjithçkaje. Shkelja e besës, në disa raste konsiderohej si një ndër fajet më të rënda morale e shoqërore, me pasojë që personi të përjashtohej ose të izolohej nga fisi ose nga katundi – ose në minimum të mos i jepj më besë dhe të mos merrej fjala e tij më si e besueshme!
Prandaj, fjalët si Besa, Rilindja, simbolet dhe vlerat që u kanë mbijetuar shekujve meritojnë respekt të veçantë, sepse ato nuk janë pronë e qeverive të radhës. Janë pasuri e mbarë Kombit! Sidomos Besa është amanet i brezave që paraprinë. Ajo nuk fitohet me një vendim qeverie dhe nuk shpallet me konferenca për shtyp ose në mtingje partiake. Ajo fitohet çdo ditë, me ndershmëri, përgjegjësi dhe mbajtje të fjalës. Se Besa e shqiptarit nuk shitet pazarit, sipas qejfit!  Nëse politika shqiptare sot, dëshiron t’i shërbejë vërtetë Besës, nuk ka nevojë ta përdorë si slogan. Mjafton ta zbatojë si parim. Vetëm atëherë fjala “Besë” do të ruaj madhështinë që i kanë dhënë historia, kultura, tradita dhe ndërgjegjja e Kombit shqiptar, në shekuj.  “Besa, kjo mrekulli e botës shqiptare, me të cilën ndiesia heroike e detyrës dhe e nderës, e shëroi gjatë shekujve plagën etnike të indvidualizmës”.
Kjo është arsyeja, pra se pse BESA duhet të mbetet mbi politikën, si porosi e të parëve, si nder i shqiptarit dhe si një nga dhuratat më të çmuara që Kombi shqiptar i ka dhënë qytetërimit evropian dhe më gjërë. Edhe njpherë, Besa nuk shpallet me dekret, ajo provohet. Besa as nuk trashëgohet me pushtet, as nuk dekretohet nga pushteti, por fitohet me karakter. Një kujtesë për ata që as sot nuk ia dinë kuptimin e vërtetë fjalës Besë: për shqiptarin, Besa nuk është thjesht një fjalë që thuhet, ajo është një fjalë që mbahet!
Frank Shkreli

Riformatimi diplomatik – Qasja e Uashingtonit ndaj Tiranës- Analizë nga KASTRIOT HAXHIAJ, WASHINGTON DC

​Konfirmimi nga Senati amerikan i Gjeneralit në pension Eric Wendt si ambasador në Shqipëri nuk është një emërim i zakontë. Zoti Wendt ka shërbyer më shumë se tre dekada në ushtrinë amerikane, ka komanduar të gjitha Forcat e Operacioneve Speciale të NATO-s në Evropë (përfshirë njësitë shqiptare) dhe më vonë shërbeu për dy vjet si koordinator i sigurisë për Izraelin dhe Autoritetin Palestinez në Ambasadën amerikane në Jeruzalem. Ai ka një përvojë 30 vjeçare në fushën e sigurisë dhe inteligjencës, dhe nuk përbën thjeshtë një kalim klasik në Shërbimin e Jashtëm.

Ai mbërrin në Tiranë në një moment kur raportet nga Kongresi, vlerësimet e organeve të zbatimit të ligjit dhe vite të tëra raportesh mbi financat e paligjshme të lidhura me shtetin e kanë mprehur tashmë mënyrën se si Uashingtoni e sheh Shqipërinë.

​Gjatë dëshmisë së tij për konfirmimin, zoti Wendt mbajti një qëndrim diplomatik konvencional duke theksuar bashkëpunimin me NATO-n, sigurinë kibernetike, diplomacinë ekonomike dhe luftën e vazhdueshme kundër krimit. Megjithatë, zgjedhja e një gjenerali me tre yje dhe me përvojë në operacione speciale sinjalizon se marrëdhëniet me Shqipërinë do të menaxhohen ndryshe nga pararendësit e tij.

​Historia familjare e Kryeministrit Edi Rama është pjesë e përballjes së papërfunduar të Shqipërisë me të kaluarën e saj komuniste. Babai i tij, Kristaq Rama, bënte pjesë në Presidiumin e Kuvendit Popullor. Firma e tij figuron ndër ato që urdhëruan ekzekutimin në vitin 1988 të poetit disident Havzi Nela. Të afërmit e mbijetuar të Nelës i kanë kërkuar disa herë Edi Ramës që të njohë rolin e babait të tij. Ai nuk e ka bërë këtë.

​Asnjë nga këto nuk e bën Ramën përgjegjës për veprimet e babait të tij. Megjithatë, kjo nënvizon se Partia Socialiste në qeveri, të cilën ai e drejton që nga viti 2005, nuk është shkëputur plotësisht nga kultura institucionale e regjimit të vjetër.

Kritikët pretendojnë se ky kontekst ndihmon për të shpjeguar gatishmërinë e qeverisë për ta shfrytëzuar konfrontimin si një mjet politik.

​Në nëntor 2013, dy muaj pas nisjes së mandatit të parë të Ramës, Shtetet e Bashkuara i kërkuan Shqipërisë që të shkatërronte arsenalin e armëve kimike të Sirisë. Në Tiranë shpërthyen protesta,, hera e parë në historinë e Shqipërisë që demonstrohej para ambasadës amerikane. Rama e hodhi poshtë kërkesën, duke thënë se Shqipëria nuk e kishte kapacitetin e nevojshëm.

Refuzimi publik nga një aleat i NATO-s i një kërkese të drejtpërdrejtë amerikane, kaq herët në jetën e një qeverie të re, citohet ende nga analistët rajonalë si momenti kur mori formë strategjia politike e Ramës. Lejimin e rritjes së zemërimit publik, nënshtrimin përballë tij dhe pozicionimin e tij si menaxher të pazëvendësueshëm të rezultatit.

​E njëjta kritikë, se qeveria ndonjëherë nxit konflikte që më vonë pretendon se i zgjidh, tani po aplikohet për dy mosmarrëveshje aktive, thonë kritikët.

​E para është kërkesa e Serbisë për të hapur një konsullatë në Shkodër, ende në negociata e sipër. Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati (që ka shërbyer nën Ramën) ka paralajmëruar publikisht se ky hap do të ishte një gabim strategjik. Kjo do të krijonte një ekuivalencë diplomatike të rreme, argumenton ai, midis një popullsie serbe të papërfillshme në Shqipërinë e Veriut dhe pakicës shqiptare të njohur ndërkombëtarisht në Luginën e Preshevës në Serbi, një krahasim pa asnjë bazë demografike. Burimet lokale thonë se në Shkodër jetojnë rreth 50 serbë. E gjithë kjo ndërsa në Beograd ende vazhdojnë zërat për spastrim etnik të Kosovës.

​Shkodra bart një peshë të veçantë si një qendër historike e katoliçizmit dhe qëndresës antikomuniste. Kritikët e shohin propozimin si të kalkuluar për të provokuar më shumë sesa nevojitet nga ana administrative. Nëse qeveria përfundimisht do ta miratojë atë, kjo do të zbulojë se sa peshë mban simbolizmi politik i brendshëm përballë pragmatizmit diplomatik.

​E dyta është “Paketa e Maleve”, një program i zhvillimit rural i paraqitur si mbështetje për turizmin alpin. Raportimet investigative tregojnë se në praktikë kjo i ka mundësuar qeverisë qendrore rikualifikimin e pronave shekullore malore si tokë strategjike shtetërore, shpesh në zona ku regjistrat formalë të pronave historikisht kanë qenë të dobët dhe ku Kanuni ende ka forcë shoqërore.

Përplasjet e këtij lloji për pronat nuk janë diçka abstrakte dhe historikisht kanë nxitur vrasje dhe gjakmarrjen. Kritikët pretendojnë se qeveria po e nxit këtë rrezik duke u dhënë përparësi zhvilluesve me lidhje politike përkundrejt pronarëve të tokave ndër breza.

Korrupsioni i nivelit të lartë dhe drejtësia

​Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku u cilësua si e pandehur në një rast të manipulimit të tenderëve dhe projekte të tjera rrugore. Ajo u pezullua nga detyra dhe iu ndalua dalja nga vendi.

​Kur Gjykata Kushtetuese e riktheu atë përkohësisht në detyrë, SPAK-u kërkoi autorizimin parlamentar për arrestimin e saj. Shumica socialiste nën Ramën deri më tani ka refuzuar t’i heqë imunitetin. Ajo mbetet nën hetime, përfshirë dyshimet për pastrim parash të lidhura me pasuri të paluajtshme në bregdet.

​Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj u largua nga Shqipëria për të mos u përballur me ndjekjen penale mbi skandalin e prokurimit të inceneratorëve dhe po kërkon azil në Zvicër.

​Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka u dënua dhe u burgos nën akuza për ryshfet nga e njëjta skemë.

​Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua në shkurt 2025. Kryetari i parë në detyrë i një bashkie shqiptare që arrestohet gjatë mandatit nën akuza përfshirë korrupsionin pasiv dhe pastrimin e parave. Ai ka kaluar më shumë se një vit në paraburgim.

Ka edhe ministra të tjerë të qeverive të Kryeministrit Rama që janë dënuar apo po hetohen, pa shkuar tek nivelet më të ulëta.

​Në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, ish-drejtoresha Mirlinda Karçanaj u vendos nën arrest shtëpie mes një hetimi për manipulim prokurimesh që ka përfshirë gjithashtu ndërmjetësues.

​Çështja e narko-shtetit

​Raportet nga Uashingtoni dhe vlerësimet e organeve të zbatimit të ligjit në Evropë prej vitesh e kanë identifikuar Shqipërinë si një nyje të rëndësishme të tranzitit dhe pastrimit të parave të kokainës, ku ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme bregdetare janë përmendur vazhdimisht si mjete pastrimi.

​Materialet nga platformat e komunikimit, përfshirë SKY ECC dhe EncroChat, sipas OCCRP-së dhe mediave të tjera, kanë implikuar zyrtarë policie dhe inteligjence në mbrojtjen e rrjeteve të trafikut. Këto janë pretendime serioze dhe të bazuara mirë në burime—por ato mbeten aludime dhe vlerësime, jo dënime me vendim gjykate.

​Protestat në vitin 2025, që kërkonin arrestimin e Ballukut dhe dorëheqjen e qeverisë për korrupsion, morën pak ose aspak vëmendje ndërkombëtare. Po ashtu as ligji për investitorët strategjikë i miratuar me shumicë dërrmuese nga mazhoranca e Ramës, e as miratimi i ndërtimit të Aeroportit të Vlorës në një zonë të mbrojtur pranë Zvërnecit pa llogaritur resortet bregdetare..

Përkundrazi, kur projektet që përfshinin zona në Zvërnec dhe Sazan u lidhën me emrin e Jared Kushner-it, i cili ka mohuar të ketë plane për Zvërnecin, grupet mjedisore dolën në protesta dhe tërhoqën mbulim më të gjerë mediatik perëndimor.

​SPAK-u ka treguar se mund të ngrejë akuza ndaj zyrtarëve të lartë, përfshirë një zëvendëskryeministre në detyrë dhe një kryetar bashkie në detyrë, në një sistem ku kjo deri vonë ishte e paimagjinueshme.

Megjithatë, Kryeministri Rama e ka mbrojtur Ballukun nga arrestimi duke refuzuar heqjen e imunitetit të saj parlamentar. Ai e ka kritikuar SPAK-un dhe ka deklaruar se agjencia nuk mund t’i kërkojë dorëzimin e telefonit të tij për hetim.

Por a mundet që SPAK-u ta çojë deri në fund detyrën e tij kur përballet me një shumicë parlamentare të gatshme të mbrojë aleatët? Pikërisht kjo është arsyeja se pse po protestojnë shqiptarët, për një korrupsion madhor që e ka varfëruar vendin dhe ka nxitur emigrimin e trurit dhe të rinjve, duke kërkuar dorëheqjen e panegociueshme të Ramës dhe qeverisë së tij.

​Shqipëria po kërkon anëtarësimin në BE brenda vitit 2030. Si qeveria, ashtu edhe vëzhguesit e jashtëm citojnë rregullisht aktivitetin e SPAK-ut si provë se reformat në drejtësi të kërkuara nga Brukseli po funksionojnë, një argument për mbështetje të vazhdueshme institucionale në vend të trajtimit të Shqipërisë si një çështje e dështuar.

​Bilanci i SPAK-ut gjatë dy viteve të fundit është real dhe i paprecedentë. Po ashtu është edhe gatishmëria e treguar e qeverisë për të mbrojtur njerëzit e vet kur një ndjekje penale arrin në zemër të pushtetit.

​Argumenti më i fortë për angazhimin perëndimor nuk është se institucionet e Shqipërisë kanë dështuar, por se ato janë vërtet të kontestuara tani, pikërisht momenti në të cilin vëmendja e vazhdueshme perëndimore për ndryshime, në vend të partneritetit pa kritikë, ka më shumë gjasa të ketë rëndësi.

​Prej më shumë se dy muajsh, protestuesit shqiptarë kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë së Ramës, formimin e një kabineti teknokrat deri në zgjedhjet e ardhshme për të hapur rrugën që SPAK-u të arrestojë Ballukun dhe të hetojë kryeministrin për përfshirje të mundshme në korrupsion.


Send this to a friend