VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

HISTORIA E LETËRSISË SHQIPE NË RUMANI – KRYEPUNË E DR. LUAN TOPÇIUT… – Nga VISAR ZHITI

By | June 28, 2021
blank

Komentet

blank

Cila ngjarje reale e frymëzoi romanin “Krim dhe ndëshkim”

Një ditë lexoi mbi gjyqin e një vrasjeje të ndodhur në Francë, të kryer nga Pier-Fransua Lesnar. Ky ishte një tip në dukje i qetë, me një sjellje të përsosur në shoqëri, lexonte Rusonë; shkruante poezi. Por në fakt ishte një sociopat i çmendur, një lloj i ri njeriu

Jezusi takohet me Dostojevskin. Ai i hedh atij një vështrim, dhe për një çast depërton thellë në tunelet e errëta të atyre syve të munduar, dhe kryen një ekzorcizëm të menjëhershëm. Shpejt, me guxim, pa bujë, në stilin e Jezusit: Festa mbaroi, djall i vogël. Dil jashtë! Një gumëzhimë e lehtë, dhe ja ku u bë.

Dhe Dostojevski, me dëbimin e demonit, është i lehtësuar nga hemorroidet, vesi i bixhozit, dhimbjet e forta të kokës, ethet, depresioni, hipokondria, intuitat dhe obsesionet e tij të tmerrshme futuristike. Ai lirohet nga “qelia“ e kafkës së tij. Dhe ai nuk shkruan më libra, kurrë.

Në librin e tij “Mëkatari dhe shenjti”Kevin Birmingem i frymëzuar mbi historinë e gjenezës – filozofike dhe neurologjike – të romani“Krim dhe ndëshkim”, do t’ju ​​lërë në mëdyshje mbi figurën e Dostojevskit, aq më tepër që vetë rusi i famshëm kishte të paktën dy mendime për veten e tij.

Nga njëra anë, ju do të keni frikë nga qëndrueshmëria e tij si shkrimtar, nga përkushtimi i tij ndaj përvojës, besnikërisë së tij artistike, brishtësia/qëndrueshmëria e tij, imagjinata e tij e pambrojtur, etj. Nga ana tjetër, do të pyesni veten nëse një pjesë e mirë e “Krim dhe ndëshkim” mund të mos jetë patologji e pastër.

Atë nuk mund ta quani as edhe një:Tërësia e kësaj vepre përshkruan vetëm 1 minutë dhunë. Raskolnikovi, një student arrogant dhe i varfër që vërdallosej nëpër lagjet e varfra të Shën Petersburgut, vret brutalisht një plakë të keqe-një fajdexheshë dhe motrën e saj që u ndodh rastësish aty.

Por pse e kryen ai atë krim? Pse e ngre sëpatën? Jo për para, dhe as për pasion. Ndoshta motivi qëndron pas pasionit ndaj ideve. Sepse përveç se është i çmendur, Raskolnikov

është një lloj filozofi:Ai abstragon mbi vlerën (ose mungesën e saj) të një jete të vetme njerëzore; mbi gabueshmërinë e kriminelëve; dhe mbi fuqinë e një akti, të një goditje vendimtare, për ta transformuar realitetin.

Shkëputja e tij nga shoqëria dhe nga matrica e mirësisë njerëzore, është e plotë. Ai është një ujk i vetmuar. Pra me fjalë të tjera, sa për të cituar grupin muzikor “Iggy Pop”, ai është thjesht një djalë modern. Ai paraqitet si i braktisur nga boa, si një personazh i Samuel Beket; ai sillet me vetëdijen e personazheve të Kafkës; dhe murmurit me vete si Trevis Bikëll,  protagonisti i filmit të famshëm “Shoferi i taksisë” luajtur nga Robert De Niro.

“Të shohësh mbulesën mizore nën të cilën vuan Universi, ta dish se edhe një shpërthim i vetëm i vullnetit njerëzor mjafton për ta shkatërruar atë dhe bashkuar me përjetësinë, të njohësh veten dhe të jesh si krijesa e fundit… është e tmerrshme!”-i shkroi Dostojevski vëllait të tij Mikail para se të botonte “Krim dhe ndëshkim”.

Pora ishte ai krijesa e fundit, apo një nga të parët e një epoke të re?Biografia e tij është një sekuencë ngjarjesh për të cilat vetëm mbiemri “dostojevskian”mund t’i përshkruajë si duhet. E ëma i tij vdiq nga tuberkulozi kur ai ishte vetëm 15 vjeç.

Dy vjet më vonë, i vdes edhe babai në rrethana misterioze, me shumë gjasa i vrarë nga bujkrobërit. Me synimin për të nisur një karrierë letrare në Shën Petersburg, i riu Dostojevski zhytet në borxhe të mëdha. Ai u bë pjesë e politikave reformiste, për të cilat po ziente në atë kohë e Rusia cariste: takime sekrete, manifeste të zjarrta.

Në vitin 1849 u arrestua gjatë një vale spastrimesh nga shërbimet sekrete të Carit dhe u akuzua për kryengritje dhe komplot. I nxjerrë përpara një toge pushkatimi në Sheshin e Paradave Semenovski, në praninë e një turme të madhe, Dostojekski dhe shokët e tij i shpëtojnë vdekjes nga një gjest mëshire i minutës së fundit nga vetë Car Nikolla I.

Dënimi i tyre ulet. Jo vdekje, por internim në Siberi. Dostojevski kalon 4 vjet në punë të rëndë në kampin e të burgosurve në Omsk, dhe 5vite të tjera si ushtar në ushtrinë siberiane.

Pastaj në moshën 38 vjeçare rikthehet në Shën Petersburg. Birmingem është i shkëlqyeshëm në përshkrimin e mjedisit intelektual që e pret atje shkrimtarin rus. Nihilizmi, egoizmi, materializmi … Njeriu që po rikonceptohet. Një fiziolog boton një libër me ndikim me titull “Reflekset e trurit”.

Bazuar në eksperimentet e tij me një numër bretkosash fatkeqe, ai pretendonte se aktiviteti mendor është i gjithi reflekse. “Animacioni, pasioni, tallja, pikëllimi, gëzimi, etj, janë thjesht rezultate të një tkurrje më të madhe ose më të vogël të grupeve të caktuara të muskujve”-shkruante ai.

Dostojevski e kupton menjëherë se ku çonte e gjitha kjo:individi, i bllokuar në kokën e tij, i mbetur në mëshirën e neuroneve të tij. Ndërkohë truri i tij vazhdon t’i shkaktojë kriza – epilepsi të lobit temporal, atë që Dostojevski e quan “sëmundja e rënies”.

Dhe ka diçka tjetër. Ai lexoi një ditë mbi gjyqin e një vrasjeje të ndodhur në Francë, të kryer nga Pier-Fransua Lesnar. Ky ishte një tip në dukje i qetë, me një sjellje të përsosur në shoqëri, lexonte Rusonë; shkruante poezi. Por në fakt ishte një sociopat i çmendur, një lloj i ri njeriu.

Kur e fusin në gijotinë, ai e kthen kokën lart, në mënyrë që të shikojë tehun e mprehtë që zbriti mbi qafën e tij. Dostojevski botoi një ese 50faqëshe, të përkthyer nga frëngjishtja, për Lesnarin me titullin “Një personalitet i shquar”, në revistën e tij letrare “Vremya”.

Gjyqet e vrasjeve, shkruan ai në një shënim hyrës, janë “më emocionuese se të gjitha romanet e mundshme, pasi ato hedhin dritë mbi anët e errëta të shpirtit njerëzor, të cilave arti nuk pëlqen që t’i afrohet”.Ajo ngjarje çoi më pas në shkrimin e romanit “Krim dhe ndëshkim”, të cilin Dostojevski e nisi në shtatorin e vitit 1865, ndërsa ishte gjysmë i uritur dhe pa gjumë në një hotel në Vizbaden të Gjermanisë, pasi kishte humbur në ruletë të gjitha paratë e tij.

Është një roman me ndërtesa të rrënuara sikur kanë dalë nga lufta, me dyer plot blozë, dhe me dhoma të vogla që mbajnë erë minjsh dhe lëkurësh. Halucinacionet përzihen me realitetin dhe anasjelltas. Të dehurit thonë gjëra shumë të zgjuara.

Ai është mbi të gjitha është një roman i subjektivizmit:i shtypjes së tij, i vetmisë ulëritëse të protagonistit. “Detajet tërësisht të panevojshme dhe të papritura duhet të lihen mënjanë në çdo moment në mes të tregimit”- shkroi Dostojevskin në ditarin e tij. Motivet e Raskolnikovit, shpengimi apo mungesa e tij, kthesat e komplotit.

“Krim dhe ndëshkim” ka të bëjë me trurin tuaj, trurin tuaj të ngratë, që është “selia” e vetëdijes moderne. Ai ka të bëjë me atë se si ndihet njeriu vërtet. “Çfarë është Ferri?”pyet At Zosima në romanin tjetër të Dostojevskit “Vëllezërit Karamazov”. “Unë pohoj se është vuajtja nga pamundësia për të dashuruar”. Duke kërkuar çlirimin nga vetja, nga izolomi i plotë mendor, ju mund ta shkatërroni atë si Lesnar ose ta lini veten të bini në dashuri siç bën Raskolnikov në epilogun jo shumë bindës të “Krim dhe ndëshkim”.

Dashuria e gruas së tij, Sonja, arrin ta ngushëllojë dhe mendja e tij transformohet:“Tani ai nuk po vendoste asgjë me vetëdijen e tij; ai ndihej i vetmuar. Në vend të dialektikës, kishte mbërritur vetë jeta, dhe në vetëdijen e tij duhej të përpunohej diçka krejtësisht e ndryshme”.  Siç ndodh në përgjithësi me Dostojevskin, Jezusi është diku këtu pranë, i buzëqeshur, i fshehtë. Raskolnikov i ka Ungjijtë nën jastëk, dhe ai kujton se si Sonja i lexoi dikur historinë e Llazarit. Dashuroni do të dilni nga gjendja e vdekjes. Po nëse nuk e bëni këtë?

Në të njëjtin epilog, Raskolnikov, i shtrirë në një spital të burgut në Siberi, sheh një ëndërr në mesin e etheve:Ai sheh një murtajë të madhe që vjen “nga thellësitë e Azisë”. Por prisni – është një plagë mendore. “Njerëzit që u prekën nga ajo, u bënë menjëherë të pushtuar nga djalli dhe të çmendur. Por asnjëherë këta njerëz nuk e konsideruan veten aq inteligjentë dhe aq të pagabueshëm ndaj së vërtetës sa kur ishin infektuar”.

Individualizmi ka arritur kulmin e tij; atomizimi është total. “Të gjithë ishin të shqetësuar, askush nuk kuptoi askënd tjetër, secili mendoi se e vërteta qëndronte vetëm tek ai dhe në lidhje me të gjithë të tjerët, vuajti, rrahu kraharorin e tij, qau dhe shtrëngoi duart”. / “The Atlantic” – Bota.al

blank

KOHA E TRIMËRISË SË LEPUJVE – Prozë poetike nga SKËNDER BUÇPAPAJ

koha e trimërisë së lepujve vjen kur dimri është në pikën e Marazit të Madh kur bora shkon deri në krevetët e shtëpive deri në çatitë e plemeve mbi çarranikët e bulmetit koshat e drithit bunarët kur në fytyrë të tokës sundon e bardha absolute kur natyra është nën uniformën e kristaleve të borës deri te sytë dhe qerpikët e saj kur hëna e plotë pingul në kupë të qiellit nuk lejon asnjë trup të natyrës të lëshojë hije kur zogjtë fshihen në puplat e tyre kur qentë bëhen kutullaç në koliba kur frymët e njerëzve vënë një gisht akull në xhama kur edhe ëndrrat kanë frikë të gjejnë gjumin e njerëzve në shtëpia e të gjësë së gjallë në ahure e pleme kur egërsirat struken në gëzofët e tyre nëpër strofulla kur era nuk guxon të prishë paktin e heshtjes dhe hapësira nën hënën llamburitëse po të të shpëtojë nga dora thërrmohet në thërrmoja e spirra të pafundme e të bie në borën llamburitëse atëherë vjen koha e trimërisë së çartur të lepujve të cilët në kohë jotrimërie kanë frikë edhe nga hija e tyre ata dalin nëpër cipën e hollë të krijuar sipër borës së ngrirë dhe mësyjnë pemët e reja në oborre nëpër pemëtore në grupe në çifte në tufa dhe fillojnë e brejnë lëvoret e njoma të fidanëve brejnë filizat njëvjeçarë të pemëve pastaj i lëshojnë në mënyrë sfidante kakërdhitë në rrëhe të oborreve në pragje të shtëpive mbi çati të plemeve kur dielli ia merr hënës kur hëna nis të lëbardhet si sy me shkëlli si sy me katarakt lepujt trima rikthehen në strofullat e tyre dhe ia këpusin kokrrës së gjumit të ngopur me lëvore të njoma pemësh dhe të ngopur me kënaqësinë e sfidës që ua kanë bërë njerëzve koha trimërisë së lepujve është koha e trimërisë së vdekur është koha kur pulsi i gjallë i trimërive nuk ndihet kurrkund në fytyrë të tokës atëherë lepujt haçkabanët e kohëve të tjera gjejnë kohën për të bërë sfidë ndaj gjithë trimërive zulmave bëmave të të tjerëve a po je trim kur trimërohen lepujt lind pyetja në shtëpitë e lyera me porcelan bore pranë vatrave ku shpuza është bërë kallkan ku gacat janë bërë thëngjij të frikshëm njerëzit hapin portat dhe shikojnë pemët e lëvoruara pemët që në pranverë nuk do të kenë më as gjethe as lule as fruta dhe i mallkojnë lepujt të cilëve atje në kokërr të gjumit iu bëhen shëndet mallkimet e dala prej së kopurit së plasuri të zemrave njerëzit mbyllin dyert dhe ngjeshen pranë njëri tjetrit duke e ditur se nata e mbrëmshme ia lënë vendin natës së sotme dhe ata nuk mund të bëjnë asgjë për të ndalur trimërinë e lepujve të cilët në pikë të natës prapë do të fshijnë sytë në kulm të kënaqjes dhe do të vërshojnë drejt pemëtoreve e do të brejnë lëvoret që kanë mbetur e do të hidhen duke ua lënë njerëzve për të nesërmen gjurmët përpikmërisht të çapërpikura simetrikisht të asimetruara mbi cipën e borës mbi cipën vajzërore të paprekshmërisë së borës dhe kakërdhitë në pragjet e shtëpive nën strehët në rrëhet në lëmenjtë ky është kijameti i kohës koha e kijametit e trimërisë së tërbuar të lepujve O Zot

blank

E PAPRITURA – Tregim nga HAMIT TAKA

Në familjen Gurollari trokëlliu zilja e portës. Marsela u nis me përtesë dhe me një farë droje për ta hapur.
– Lere derën ti, se e hap unë! – u hodh Teuta, e ëma e vet. Sa herë trokiste dera e gurollarëve pas fillimit të lëvizjes studentore, në familje ndihej ankth e panik. Më tepër te kreu i familjes dhe djali i madh. Femrat dhe djali i vogël ndiheshin më kurajozë. Teuta, nëna e familjes, nuk lejonte askënd nga familja ta hapte derën. Atë punë e kryente vet. Kjo ishte bërë pothuajse normë. Ishte kujdesi amësor, por edhe i trashëguar nga familja e saj që në fëmininë e herëshme.
– Uaa! Teto Olimbia! – ia bëri ajo dhe u puth me motrën e saj. Emri “teto”, Olimbisë i kishte mbetur që pas shfaqjes së një filmi me temë nga fshati, që bëri shumë bujë, ku personazhi kryesor ishte një grua nga qyteti, të cilën gjithë fshatarët e thërrisnin “teto” Ollga. Mirëpo teto Olimbia, sa i përshëndeti shkaraz të pranishmit, filloi një monolog, që u ngjalli të gjithëve kureshtjen. Ndonëse teto Olimbia ishte gjithmonë e mirëpritur me gjithë thashethemet e saj, si e vetmja nga fisi i gruas së Sami Gurollarit në Tiranë, ato ditë ata ishin të etur për çdo gjë që mund të tregohej për sa bëhej e thuhej jashtë mureve të shtëpisë dhe zyrave të shtetit, ku gati kishte rënë kolera.
– I ziu Kristaq ç’e zuri! E turpëruan të shkretin tani në pleqëri. Më mirë të kishte mbyllur sytë e të mos e kishte gjetur kjo ditë. Ia ka bërë ditët perëndisë, është plot 85 vjeç. Do t’i prehej shpirti në paqe. Tani s’ka për të gjetur prehje as në varr, as në qiell. Ç’e gjeti të ziun, ç’e gjeti!
– Për cilin Kristaq e ke fjalën, moj Olimbi? – e pyeti Sami Gurollari, i pari i shtëpisë. Të tjerët prisnin gojëhapur, për të mësuar se në çfarë shtegu do të dilte teto Olimbia.
– Për shokun Kristaq Shtëmbari e për cilin tjetër, more kunat! Nuk di gjë ti? Për atë që e ke patur ministër, kur ishe vetë zëvendësministër. Se edhe ai zëvendësministër ishte para se të bëhej ministër, – u përgjigj teto Olimbia.Mund të ishte hera e parë që i thoshte kunat me plot gojën Sami Gurollarit, se më parë do të gjente ndonjë rast të veçantë, për shembull ndonjë dasmë apo ndonjë vaki, për t’ia mërmëritur atë emër.
Sami Gurollari u vërenjt. Duroi një grimëherë dhe s’iu durua më:
– E pastaj, ç’e gjeti shokun Kristaq? – pyeti tepër i shqetësuar, duke menduar ndonjë diskreditim publik nga alabakët, që hazdiseshin rrugëve të Tiranës ditën e natën. Se në atë kohë mëndja i shkonte direkt tek vetja, duke e përfytyruar atë në situata të ngjashme. Dhe i thahej goja nga ankthi.
– Ç’do ta gjënte më, more shoku Sami, që bën sikur s’e di! Turpi i botës e gjeti. Ku të futet tani? Të hapet dheu e ta përpijë.
– Ç’thotë kjo?! Eshtë në vete apo mos i ka rënë në kokë?, – i pëshpëriti në vesh të bijës Teuta,
– Do të thuash, mos i ka rënë dambllaja, – ia ktheu e bija me zë të ulët te veshi, por shpërtheu në një gas të papritur, që i bëri të gjithë të kthenin kokën prej saj. Teuta u skuq dhe u pendua për fjalët që i tha të bijës për motrën e vet. Edhe Gramozi, burri i Marseles, domethënë, dhëndërri i Sami Gurollarit, nuk u ndie mirë nga e qeshura kumbuese e bashkshortes.
– Po thuaje të shkretën se na plase, moj Olimbi. Thuaj, çfarë e ka gjetur shokun Kristaq, ta dimë edhe ne, se s’të marrim vesh, – iu kthye së motrës Teuta, me gjithë se njihej si një grua serioze, që nuk i pëlqenin thashethemet.
– More, me të vërtetë s’dini gjë ju apo talleni me mua? Në Bllok ajo ngjarje u përjetua si një krismë revolveri në mes të kishës! – shprehu habinë teto Olimbia.
– Po hë edhe ti të shkretën, teto Olimbi, se na lodhe me ato spërdredhjet e tua të zakonshme! E fillon me shokun Kristaq dhe pastaj hidhej te Blloku. Ç’lidhje ka Blloku me shokun Kristaq dhe ç’mund t’i ketë ndodhur Bllokut? – bënte sikur e ngacmonte Marsela, por e paduruar nga kureshtja, pasi çdo ditë dëgjonin çudira për Bllokun e bllokmenët.
– Bllokut? Ç’nuk i ka ndodhur Bllokut! Të gjitha i kanë ndodhur. I luan toka nën këmbë. Prit kur ta përfshijë ndonjë ditë përpara vala e protestave të minatorëve e studentëve. Edhe turpi i kishte mbetur akoma. Lere, ç’themë unë? Turpi e ka mbuluar me llumë që kur u gjetën ato që u gjetën nëpër kasafortat e zyrave të komiteteve të partisë, që këta gazetarët e demokratikes i quajnë simbole sensuale të degjenerimit.
– Bravo teto Olimbi! Kur i mësove gjithë këto shprehje moderne, moj t’u bëfsha?! – deshi ta ironizonte Marsela dhe vazhdoi të qeshe me të madhe. Por teto Olimbia nuk ua vuri veshin fare atyre fjalëve.
– Po ç’janë këto, more shoku Sami? Kurvat e kurvarët kishit mbledhur nëpër komitete për të na drejtuar? U gjetën nëpër kasafortat e zyrave pisllëqe me thesë, nga ato këllëfet…, se s’ua di as emrin. Turp për faqe të zezë! – tha pothuajse e qetë Olimbia, ndërkohë e motra uli kryet e turpëruar. Sami Gurollarit i hipi tensioni dhe ashtu i zymtë e vetullkreshpëruar, dukej sikur do ta kapte për flokësh e ta nxirrte pas derës së shtëpisë kunatën e vet. Por ai e dinte se përmbajtja në këto situata ishte çelësi i artë. Pas një heshtjeje të rënduar, si ajo kur përpiqej të mbash një të qeshur mbytëse, për të shmangur të qeshurën e zhurmëshme, u hodh Marsela e tha:
– Moj teze, bjeri shkurt të shkretës, se po na vërtit rreth vetes! Apo na tall hapur.
– Ç’janë këto marrëzira që flet sot? –ndërhyri edhe e motra dhe vështroi me bisht të syrit të shoqin. Samiu e humbi durimin. Ashtu i nervozuar e sterr i zi, siç bëhej sa herë nxehej gjer në humbjen e kontrollit të vetvetes, s’dinte si të vepronte me atë ish-borgjeze. Duke u ngritur në këmbë, ai bëri një rrotullim 180 gradësh dhe u drejtua nga dhoma e tij, që dikur kishte shërbyer si studio hijerëndë e anëtarit të Komitetit Qëndror dhe zvendësministrit të Bujqësisë. Të gjithë ishin zemëruar me Olimbinë, sa për fjalët e saj aq edhe nga brerja e kureshtjes. Por asnjëri nuk donte ta irritonte tezen, pasi e dinin se ajo kishte një djalë student, pjesëmarrës në grevën e urisë, një burim shumë i besuar për informacione të rëndësishme. Të qe kohë tjetër dinte Samiu si të sillej me të. Dukej se edhe teto Olimbia ishte e vetëdijshme për këtë dhe provokonte hapur nervat e tij.
– Bëji një kafe teto Olimbisë, se s’di ç’thotë. Degë më degë hidhet e ne s’marrim vesh ku do të dalë, – i tha Teuta të bijës.
– Na e bëj nga një kafe, Sela, të keqen tezja, se na është ftohur e dobësuar zemra. Akull na është bërë me këto që dëgjojmë e shikojmë. Të skërmoqet kështu partia e qeveria sikur të ishte qereste e kalbur. Nuk mjafton kjo, por na duhen edhe turpet e bllokmenëve tani. Edhe ti, shoku Sami, mos u nxeh, se ia hoqët fare petët lakrorit. Nuk na mungonte gjë tjetër tani, por të mësonim edhe degjenerimin e bllokmenëve, – e përfundoi ligjëratën aq befasuese për të gjithë nga mënyra e të folurit, ndryshe nga herët e tjera, kur rrinte sus para Sami Durollarit. E përcolli me sy kunatin dhe e ndjeu sa i nervozuar ishte, teksa ishte nisur për në dhomën e tij dhe ndërroi mëndje apo mëndjehumbur, hyri në kuzhinë.
Marsela nisi kafen, kurse në sallonin e Sami Gurollarit ra një heshtje varri, sikur gjithëkush prej tyre donte të mbushej me frymë. Samiut i erdhi inat që e kishte dhënë veten para teto Olimbisë. “E nuhati shtriga që jam shumë i nervozuar dhe më provokon”, tha me vete. Ishte gati të shpërthente si bishë dhe, po të kishte ndodhur ajo, e zeza Olimbi ku do të futej. Edhe ajo i duhej tani, t’i tregonte Olimbia degjenerimin e Bllokut. Ajo, borgjezja, e bija e një tregtari, të cilën ai e shpëtoi nga bataku, se do të kishte përfunduar në vendin e qenit. Por ai dinte të vetëpërmbahej, cilësi që e kishte fituar gjatë një jete të tërë në drejtimin e punës me njerëzit. Dhe me atë shprehi të kultivuar punët i kishin ecur mirë, si rrota në graso.
Teuta e njihte mirë sa i dobësohej zemra dhe i ngrihej tensioni në ato çaste. Bëri t’i shkonte prapa, por mendoi se ishte më mirë ta linte vetëm dhe t’i priste gjuhën së motrës, sepse e kishte zgjatur shumë. Më mirë se ajo nuk i dinte askush ato që thoshte e motra, pavarësisht se nuk e kishte hapur gojën kurrë me tjetërkënd, veçse me të, por nuk ishte momenti i duhur për histori të tilla. E teproi shumë Olimbia sot, tha me vete. Nryshuan kohët, pa le të fliste dikur kështu para Sami Gurollarit. Pastaj u kthye nga e motra e qetë, se mos ia shkulte atë fjalën që asaj i mbetej në fyt si molla e Adamit.
Marsela mbante bishtin e xhezves dhe e përhumbur meditonte: Bota po shkrihet nga ngrohja globale, por zemrat tona janë shndërruar në male prej akulli, hapësirat brenda nesh po mbushen me urrejtje, egoizëm, zili. Askush nuk dëshiron që të kujtojë se dashuria fiton mbi gjithçka, se bashkimi i shpirtrave mund të përballet me çdo stuhi, se një buzëqeshje ka më shumë vlerë se çdo thesar…Dhe nuk ishte fort e sigurtë, i kishte lexuar diku këto mendime apo ishin produkt i ndërgjegjes së vet në ato situata të rënduara për familjen e fisin e vet.
– Hajde tani, motër, mos na lodh më, – tha Teuta dhe i vuri dorën mbi gju, pikërisht në atë vend, ku Olimbia e ndiente më shumë reumatizmën, i cili i shërbente si një barometër meteorologjik.
– Po çuditem, moj motër, si s’e keni marrë vesh këtë marrëzi, që e mbaj këtu përbrënda dhe nuk e nxjerr dot, sikur do t’më dalë shpirti. Ajo ka bërë aq bujë sa atëherë kur u prishën marrdhëniet me Bashkimin Sovjetik, por ju të Bllokut e mbajtët fshehur nga ne me ditë të tëra. Ishit zymtuar sikur ju ishin mbytur gjemitë, por s’guxonit të na thonit një majë fjale, se ju prisnin gjuhën.
– Ç’janë këto marrëzira që na thua sot, moj motër?! Ç’lidhje kishim ne me Bllokun? Aq më tëpër fëmijët tanë, para të cilëve na thua broçkulla. Ne bënim punën tonë të ndershme dhe i shërbenim popullit, – iu hodh tërë nerva Teuta, e cila nuk kishte emocione të tilla, sidomos me motrën. Atë e kishte si sytë e ballit. Pas martesës me shokun Sami Gurollari, Olimbia ishte e vetmja urë lidhjeje me fisin e saj. Vetëm asaj i hapej dhe derdhte marazin e shpirtit deri sa u përshtat me jetën ndryshe të udhëheqësve të rinj.
Marsela u serviri kafetë në një servis argjëndi të vjetër nga qyteti i teto Olimbisë, si për t’i treguar jo vetëm se ata ishin akoma bllokmenë, por edhe të mos harronte lidhjet e fshehta me të motrën, shumë prej të cilave i dinin edhe vajzat e saj.
– Duket që në aromë se e ke bërë të mirë. Nga e keni prurë këtë kafe? – tha teto Olimbia, pa e gjerbur akoma lëngun, që nxirrte avuj aromatikë të papërballueshëm.
– Ti e di më mirë se unë, teto Olimbi. Nga qyteti juaj, – iu përgjigj Marsela dhe vështroi të ëmën.
– Nuk të pyeta për servisin e filxhanët. Të pyeta për kafenë. Nga Italia e keni prurë? Se ju s’keni pirë kurrë nga ajo palo kafja jonë, – ia ktheu Teto Olimbia. Fjalët e saj të gjithë i morën si një ironi provokuese.
– Po ti, teto Olimbi, s’ke pirë gjithë kohën nga kjo kafe? Nuk të jepte mamaja pakot e paprekura sa herë na vinin neve nga jashtë? – tha për herë të parë me irritim Marsela, sido që përpiqej t’u jepte fjalëve ngjyrime humori.
– Për atë të thashë. Doja të dija a vazhdoni të pini akoma nga ajo kafe, – qesëndisi teto Ollga, gjë që i irritoi edhe më tepër të pranishmit, bile edhe më indeferntin e asaj shtëpie, dhëndërrin e Sami Gurollarit. Pas një heshtjeje shqetësuese, Teuta ia vuri përsëri dorën te gjuri me reumatizmë dhe teto Olimbia e mori mesazhin:
– Ore ju, talleni me mua sot, që bëni sikur s’keni marrë vesh gjë? – Iu kthye ndodhisë teto Olimbia, që e dinte mirë se po i torturonte me stërzgjatjen e tregimit të saj, por që edhe vetë po digjej nga dëshira për t’i befasuar me atë që mbante me zor trari i postabllokut të gjuhës.
– Gjërat kureshtare tregohen me lezet, duke pirë kafen, – tha me djallëzi Marsela, që teto Olimbia t’ua tregonte shtruar-shtruar.
– Po çuditem, moj motër, si s’e keni marrë vesh marrëzinë e Zanës, të bijës së shokut Kristaq, që bëri aq bujë atëherë për fejesën me atë gazetarin, i cili i përkthente fjalimet Udhëheqësit në atë mbledhjen e partive në Moskë. Dhe më pas dihet si përfundoi. Emrin ia harrova tani, por e mbaj mend mirë fytyrën e tij nga televizioni.
– Besnik Struga, po hë vazhdo,- ndërhyri dhëndërri fjalëpak.
– Po ç’t’ju mollois moj femra! Janë gjëra që nuk t’i nxë goja t’i thuash. –ajo e dinte se kështu ua ndizte edhe më tepër zjarrminë e kureshtjes.
– Tamam ai, dora vetë. Më pas, gazetari u ftoh me të dhe, kur iu bë babai ministër, Zana u martua me një sekretar të komitetit qëndror të rinisë. Më pas ai u bë kandidat i Komitetit Qëndror të partisë. Edhe shumë përpara nuk bëri se s’ishte aq i zgjuar sa e bënin.
– Kushedi mbase kishte dhe arsye të tjera,- ndërhyri Teuta.
– Nejse, punë për ata, – vazhdoi Olimbia. – Pse Samiu ynë pak i zgjuar qe, por nuk u bë dot ministër, deri në zëvendësministër arriti.
– Samiu ndoqi karrierën politike, punoi në krahun e partisë, pa po të donte bëhej ministër. Karriera partiake ishte më e rëndësishme. Mjaft arriti edhe Samiu ynë. S’kishte ku shkonte më tej. Me shkollë unike ishte fillimisht, – s’iu durua Teutës.
– Hë moj, se as ta shava as ta vrava. Të gjitha të mirat i kishit edhe ju. Ishit bllokmenë, s’ishit pak. Po çudia është që s’keni marrë vesh gjë për Zanën, – tha Olimbia pak e fyer në sedër, që e motra kishte akoma kurajo e i kapardisej asaj me pozitën e saj shoqërore.
– Nuk jemi marrë kurrë me punët e të tjerëve. Kemi parë gjithmonë punën tonë dhe atë të shoqërisë, – iu përgjigj motra sikur të shiheshin për herë të parë.
– Po ç’është kështu me ty sot? Nuk të flitet me gojë, sikur jemi fshat e jo sikur jemi motra. Ne deri sot i kemi thënë të gjitha. Edhe ato që nuk thuheshin.Dhe më thua se nuk keni parë punët e të tjerëve, kur ju gjithmonë jeni marrë me punët e të tjerëve. Se në fakt ju bënit detyrën, – iu përgjigj ashpër këtë herë Teto Olimbia. Teuta u përskuq. Nën lëkurën e saj të fishkur u duk nënshtresa e pigmentit që i bën njerëzit të ndihen të turpëruar, fajtorë, të drojtur apo të përunjur. Ajo vuri re nga kuzhina, ku rrinte ndenjur në një divan të porositur enkas për kuzhinën e tij shoku Sami . Mos ai vallë e dëgjoi atë shprehje “edhe ato që nuk thuheshin”. Në të vërtetë ajo s’kishte mbajtur asnjë rezervë ndaj motrës. Atë e kishte si një kishë ku rrëfehej dhe motra ishte komb, pus i thellë. Asgjë s’lëshonte nga goja e saj, pasi e dinte sa me përgjegjësi e me zarar ishte çdo shprehje e pa kontrolluar për motrën e saj e më pas për gjithë fisin e tyre.
– Ku e lamë fjalën, motër? – rifilloi Teuta, duke i mëshuar në mënyrë përkëdhelëse asaj fjalës “motër”.
– Te Zana e ku tjetër. Unë çuditem si s’e keni marrë vesh ju. Pse shtireni sikur nuk dini asgjë dhe doni t’jua tregoj unë çdo gjë, sikur të jemë orakulli i familjes Gurollari! Pse s’e keni marrë vesh ju se Zana e shokut Kristaq e la dje burrin me dy fëmijë dhe shkoi tek ai…
Ata të tre luajtën vendit, shikuan njëri-tjetrin të habitur, pastaj i fokusuan përsëri vështrimet tek teto Olimbia. Sami Gurollari u ngrit në këmbë dhe rregulloi aparatin te veshi. Edhe dhëndërri u bë sy e vesh. Vetëm Frida qëndroi pak më indiferente, por jo se nuk e priste me kureshtje rrëfenjën e teto Olimbisë.
– Ku shkoi, moj motër? –e pyeti Teuta, sikur dëgjonte se një i vdekur po ngrihej nga varri.
-Te kush shkoi, teto Olimbi? –pyeti Marsela.
Edhe Gramozit nuk iu durua:
– Po hë pra, teto Olimbi, ku shkoi, – pyeti ai me shumë diplomaci e delikatesë, për t’ia rrëmbyer përgjigjen teto Ollgës.
– Te Marku, – u çlirua teto Ollga.
– Te Marku?! Te cili Mark? –u hodh kësaj radhe Marsela, e cila deri në ato çaste e përcillte bisedën me nuanca humori.
– Te Marku, ju thash. Te cili Mark? Një Mark është ai që pati fatin të përjetësohet në romanet e Kadaresë. Te Marku i bejlereshës hanko Nurihanit, që i binte violinçelës. Në shtëpinë e të cilit banon familja e saj që prej dyzetë e ca vjetësh. Domethënë u martua me Markun. Gojët e liga thonë se ajo flirtonte me të qëkur ishte e fejuar me atë gazetarin.
Për familjen e gurallarëve u rrotullua shtëpia sikur do të shëmbej. U duk se bota po dilte nga boshti, ashtu siç po dilte nga boshti i paluajtshëm ideologjik shteti dhe partia. Ishte si një tërmet shumëballësh në atë kohë të trazuar.
– Thirri mëndjes! Je në vete ç’po thua apo ke parë ëndërra, se ke fjetur keq dhe vjen këtu të na i tregosh në mbarim të ditës, – e ndërpreu e motra, Teuta.
-Jo, motër, kam fjetur shumë mirë dhe as kam parë ëndërra, as ju tregoj ëndërra. Zana u martua dje me Markun dhe bëri celebrimet në gjëndjen civile të lagjes. Bile thotë se djalin e parë e ka me Markun, që para martesës ligjore, – tha shkoqur teto Olimbia.
– Oh, ajo e pacipë, tani mund të thotë ç’të dojë, – brofi Teuta në këmbë.
– Vërtetë e bëri atë martesë ajo bushtra? – pyeti Samiu në një ekstazë zemërimi, duke u rishfaqur te dera e kuzhinës, që, me sa dukej, e kishte dëgjuar mirë rrëfimin e kunatës Olimbi.
– Vërtetë, ore kunat, vërtetë, – i ktheu përgjigje Olimbia. Të gjithë kthyen kokën nga Samiu dhe panë si e gëlltiti atë fjalën “kunat”. Kur ishte në qejf Samiu, gjë që ndodhte rrallë ato ditë, ato lëshime i quante “reflekse demokratike”.
– Zana e Kristaqit u martua me Markun? Po shoku Kristaq çfarë bëri?! – filloi ta hetonte akoma kunatën.
– Pranoi atë që bëri vajza, ç’do të bënte! U pajtua. Murit me kokë nuk i bihet, – iu përgjigj teto Olimbia.
– Zana është femër e kohës, gjithmonë ka ecur me kohën. Ajo është femër e të gjitha kohëve, – tha papritur Marsela dhe hodhi vështrimin nga Frida. Me ato që tha e habiti edhe të shoqin. Gramozi kishte qëndruar indiferent deri në atë çast, duke diskutuar me Fridën për punën e një dokumentari të shfaqur kohët e fundit në televizionin shtetëror për zhvillimin e socializmit në Suedi. Frida ishte e fejuara e Çlirim Gurollarit, djalit të vogë të Sami Gurollarit, e cila kishte gati dy orë që e priste të fejuarin. Ajo e pa si iu frynë venat bashkëbiseduesit të saj dhe se ai diçka deshi të thoshte në zemërim e sipër, por prania e vjehrrit të sterrosur te dera e kuzhinës, e bëri ta qepte gojën. Frida i ndjeu të dy efektet, nën të cilat u gjendën gjithë pjestarët e familjes Gurollari, për shkak të ndodhisë së papritur dhe për shkak të fjalëve provokuese të Marselës. Ajo e pa edhe atë vështrimin tinzar të saj mbi fytyrën e vet. Këtë lloj provokimi nga të dy motrat e Çlirim Gurollarit ajo kishte kohë që e ndjente, por mendonte se ishin ndjenja të çastit, që buronin nga gjëndja psikologjike e rrënimit të tyre.
– Bushtra,- 5skrofëtiu Samiu papritur, – me një gurë vret dy zogj. – Lidhet me shtresën e re sunduese dhe fiton vilën e Nurihanit. Kështu prindërit e saj mbeten në vilën e bejlereshës. Ishte hera e parë që Sami Gurollari përmëndëte ose pranonte një shtresë të re sunduese dhe pikërisht atë klasë që ai e konsideronte të eleminuar një herë e përgjithmonë.
– E thashë, baba, që Zana është grua moderne. Këtij i thonë pragmatizëm i vërtetë kapitalist dhe ne duhet ta pranojmë,- theksoi përsëri Marsela dhe përsëri i hodhi një vështrim të shpejtë Fridës, e cila rrinte si mbi gjëmba në atë mjedis të bezdisur dhe vëzhgonte mimikën e secilit, që ndërronin pas çdo fjale të teto Olimbisë, Samiut, Teutës apo Marselës.
– Mos më çaj kokën ti me gjithë atë pragmatizmin tënd, – i skrofëtiu Sami Gurollari në fytyrë të bijës, cila u ndie e poshtëruar para burrit e sidomos para Fridës. Shoku Sami veshi pallton e trashë, vuri shallin e borselinën ngjyrë okër dhe i tha të shoqes se do të dilte për pak ajër të freskët.
– Kujdes, Sami, bëj shumë kujdes! Mos bëj biseda politike dhe mos u nxeh me provokatorët,- e porositi Teuta. Në shtëpinë e tyre ishte bërë shprehi që çdokush, kur dilte nga shtëpia, të porositej për të patur kujdes nga alabakët dhe provokimet.

blank

ZEMËRMADHI – Poezi nga THANI NAQO

 
(sonet)
Në mes të arës i lodhur ri shtrirë,
Mbi ballë gdhendur dy brirë.
Djersa e shkumbëzuar në qafë e gjoks,
Krekoset, Zemërmadhi, porsi perandor!
Hiç s’do t’ja dijë nga mizat mbi hundë,
as nga zgjedha që i bën ndonjë xhungë.
Sytë e shikëllta lëshon mbi brazda,
Dheun frymon e thurr rrjetën vlaga.
Bëzzzz! mërjel’e zekthit e pickon,
ai hyn në betejë me bishtin xhufkor.
Ortek nëpër ara, shemb e korie,
një kurrorë lajthishtash trofe trimërie!
Fut qafën në zgjedhë e…oh sa paqësor,
Krekoset, Zemërmadhi, porsi perandor!
1983-2021
blank

NËPËR DETET E REJA – Poezi nga FRIEDRICH NIETZSCHE – Përktheu SKËNDER BUÇPAPAJ

Dua të shkoj atje; dhe unë
I besoj qëllimit tim dhe vetes.
I hapur është deti, në blunë
E tij rend anija ime gjenoveze.

Gjithçka më e re dhe fringo më lëbyr,
Mesdita fle në kohë dhe hapësirë -:
Vetëm syri yt, duke lemerisur
Më shikon mua, pafundësirë!

blank

Në dekë të shoqit tim Gj. S. – Poezi nga NDRE MJEDA

Në dekë të shoqit tim Gj. S. – Poezi nga NDRE MJEDA

blank

blank

blank

blank

SYTË E SAJ – Poezi nga PANO TAÇI

 

Kur hedh sytë në qiell,

qielli vetëtin.

Kur hedh sytë mbi tokë,

toka psherëtin.

Kur hedh sytë mbi mua,

zemra shkrepëtin.

blank

BUKURI I VIRTYT – Poezi nga NDRE MJEDA

 

Porsa ditës i pat xanë filli,

Drandofillja muer me çilë

Gjetht e vet e andej prej qielli

Pritte voesen per shtat t’ vet.

Kqyra n’ nesret, gjetht kish’ mshilë,

Dikush ksajë shpejt tash i a shklet.

 

Vrojta ‘i halë, s’ cillës i kercnohen

Diell e borë e erë e shi:

Rrajtë e saja veç forcohen

E kahë qiella ajo lshon shtat;

Qinda vjetsh kjo pau duhi,

Por duhija ç’ i ban s’ pat.

 

E virtyti asht shemllesa

Ajo halë qi s’ lodhë stuhija;

Drandofillja, qi e kohës kmesa

Kputë, hijeshin na perfytron.

– Kalojn ditt e bukurija!

Veç virtyti m’ tokë qindron. –

blank

AKULLNAJAT E TMERRIT – Poezi nga TON ZMALI

Akullnajat ma të tmerrshme të jetës
Janë ato që ngrijnë ndjeshmënitë e shpirtit
Ato nuk i tremb era e ngrohtë
As rrezet ekuadorjale të diellit….
………………………
Ajsbergët e padukshme tinzare të tyne
Mi çajnë përmes varkat e andrrave
Cicat e reve
qumështin e bajnë stalaktide
avullojnë lotët anonime
Copëza nete në xhamat e syve
Më trishtojnë
riburgosjet verbuese
Rrugët e minuara
me transparenca të akullta
…Ma shumë se tana oqeanet e ngrime
– Të marra së bashku !?….
blank

Më 24 tetor 1923 lindi Denise Levertov, shkrimtare dhe poete amerikane me prejardhje britanike

Denise Levertov (Ilford, 24 tetor 1923 – 20 dhjetor 1997) ishte një shkrimtare dhe poete amerikane me prejardhje britanike.

Ajo ka lindur në Ilford, Angli. Nëna e saj, Beatrice Spooner-Jones Levertoff, ishte Uellsiane. Babai i saj Paul Levertoff, i cili emigroi në Angli nga Gjermania, ishte një hebre hasidik me origjinë ruse, i cili u konvertua për t’u bërë prift anglikan. Pavarësisht se ishte e arsimuar në shtëpi, Denisa tregoi një interes për të shkruar që në moshë të re; që në moshën pesë vjeç ëndrra e saj ishte në fakt të bëhej shkrimtare. Në moshën dymbëdhjetë vjeç, Denise i dërgoi disa poezi T. S. Eliot, i cili iu përgjigj me një letër inkurajimi prej dy faqesh. Në vitin 1940, kur ishte 17 vjeçe, Levertov botoi poezinë e saj të parë.

Gjatë bombardimeve naziste, Levertov shërbeu në Londër si një infermiere civile. Koleksioni i saj i parë me poezi, The Double Image, u botua gjashtë vjet më vonë. Më 1947 ajo u martua me shkrimtarin amerikan Mitchell Goodman, duke u transferuar në SHBA vitin tjetër. Çifti, i cili përfundoi i divorcuar, pati një djalë, Nikolai dhe u vendosën në Nju Jork, duke kaluar verën në Maine. Më 1955, Levertov u bë një qytetare amerikane e natyralizuar.

Dy librat e parë të Levertovit u shkruan në forma dhe gjuhë tradicionale poetike, por pasi pranoi Shtetet e Bashkuara si atdheun e saj të ri, ajo u magjeps nga gjuha amerikane. Ajo u ndikua nga poetët e grupit Black Mountain dhe veçanërisht nga William Carlos Williams. Libri i saj i parë me poezi në SHBA, Këtu dhe Tani, tregon qartë fillimin e kësaj faze tranzicioni dhe transformimi.

Ajo që i dha famë ishte poezia With Eyes at the Back of Our Heads (Me sytë prapa kokave tona).

Denise Levertov vdiq në vitin 1997 në moshën 74-vjeçare. Ajo u varros në varrezat e Lake View të Seattle. Wikipedia/Elida Buçpapaj

Opere

Poezi

  • The Double Image (1946)
  • The Sharks (1952)
  • Here and Now (1956)
  • Overland to the Islands (1958)
  • With Eyes at the Back of Our Heads (1959)
  • The Jacob’s Ladder (1961)
  • O Taste and See: New Poems (1964)
  • The Sorrow Dance (1967)
  • Life At War (1968)
  • At the Justice Department, November 15, 1969 (1969)
  • Relearning the Alphabet (1970)
  • To Stay Alive (1971)
  • Footprints (1972)
  • The Freeing of the Dust (1975)
  • Life in the Forest (1978)
  • Wedding-Ring (1978)
  • Collected Earlier Poems 1940-1960 (1979)
  • Candles in Babylon (1982)
  • The May Mornings (1982)
  • Poems 1960-1967 (1983)
  • Oblique Prayers: New Poems (1984)
  • Selected Poems (1986)
  • Poems 1968-1972 (1987)
  • Breathing the Water (1987)
  • A Door in the Hive (1989)
  • Evening Train (1992)
  • A Door in the Hive / Evening Train (1993)
  • The Sands of the Well (1996)
  • The Life Around Us: Selected Poems on Nature (1997)
  • The Stream & the Sapphire: Selected Poems on Religious Themes (1997)
  • Living

Prosa

  • The Poet in the World (1973)
  • Light Up the Cave (1981)
  • New & Selected Essays (1992)
  • Tesserae: Memories & Suppositions (1995)
  • The Letters of Denise Levertov and William Carlos Williams (1998)
  • The Letters of Robert Duncan and Denise Levertov (2004).
blank

EJA MIKE – Poezi nga PANO TAÇI

 

Sa herë vjen çapkëni prill,

çapkëne më bëhet shpresa,

brezin nga mesi ia zgjidh

malit, t’ia bëj rëkeza

Bredhi si qiri argjendi,

na rri nën tyl të mjergullës.

prill çapkëni, lisin çmendi

kur gjirin ia puth pjergullës.

Eja mike, na fton prilli

te ai vend q’u bë harim.

atje ku këputet ylli

porsi lot i syrit tim.

blank

DJALI PA NANË SI NATA PA HANË – Poezi nga NDRE MJEDA

Pra ‘i djalë i vorfen kuej nuk i dhimet,
Kur, si mue t’shkretin, t’a mlojn mjerimet?
Teper shpejt bora, tuj ra n’ vorfunim,
Njatë qi per mue ish’ diell n’ agim.

.

Emnin e kandshem m’i a ndie kot prita
Njasajë qi n’ kobe do t’ m’ ishte drita:
Kuej nuk i dhimem, askush s’ m’ kujton,
Sado qi zemra veç gjak m’ pikon.

.

Kur, un i mjeri, rrijshe tu shpija,
Me nanë, me moter, ah! sa dashtnija
Vlote n’ ket zemer, qi sot s’ka gzim,
Vetem pse nana m’ la n’ ket vorfnim.

.

Ç’ at ditë qi e bora, mue s’ m’ knaqë natyra,
Nder gzime t’ shekllit nuk m’ qeshet ftyra;
Kurr s’ m’ hiqet mendjet kur nana m’ tha:
T’ laça me Zotin! – e diq e m’ la.

.

Ah! se fort m’ dote, se fort m’ pat gzue,
Sa gjallë, e mjera, rrite me mue!
Por qe, se une nanen sot ma s’ e kam;
Un nafakpremi, ç’ se i vorfen jam!

.

Kur, n’ agim t’ ditve, m’ra me shtegtue,
Si dola shpijet, tuj u largue,
E kqyra s’mramit e aq m’ permalloi,
Sa dysh mue zemren, dysh m’a coptoi.

.

E kush kalote at ditë bri meje,
At ditë qi dhima m’ kish xjerrë mendt kreje,
Thote perajshem: Paska metë shkret!
Zot, njitja doren, majen ti ngiet!

.

Ç’ at ditë, si zogu, larg fluturova,
E n’ dhe t’ panjoftun treta, u largova;
S’ desht kush me m’kqyrun, s’ diejta kue’ i flas,
Nji dorë ndimtare ç’ at herë s’ m’ u qas.

.

E kur vetmija mue m’ lodhte naten,
Un n’ gjuj u ulshem, thojshem uraten;
Kujtojshem nanen para Tenzot,
E syt m’ u mushshin gjithherë me lot.

.

Ah! po, kujtimet e asajë dite
Uratë e kandshme ti m’ i persrite:
O nanë e dashtun, a thue t’ thrras kot,
Ç’ se fusha e mali me za t’ em lot?

.

Ah! po, se dhima zemret nuk m’ shkepet,
Ç’ se gjithkund nanen me e lypun m’ nepet;
Do t’ m’ mysë mjerimi, s’kam si gjallnoj,
Pse deka e nanës zemren m’ a imtoj.

.

Por, ndale vajin, jeto pa droje,
Mendo se drita prap do t’ agoje,
Kur nder Qiell t’ epra Zoti tash t’ thrret:
Rrethue me lule, nana aty t’ pret.


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend