VOAL

VOAL

GABIM AMBASADORIAL Nga Valentin Lumaj, Michigan

December 23, 2021
blank

Komentet

blank

Vatrani Veteran Asllan Bushati tek Adi Krasta A Show:I kam kërkuar z.Elmi Berisha vazhdimin e Kuvendit të 2022 ose Kuvend të Jashtëzakonshëm

Për tre dekada, Vatrani Veteran Asllan Bushati, Gjeneral i Ushtrisë Shqiptare emigruar me familjen në SHBA i ftuar nga Adi Krasta në A Show flet rreth situatës në Vatër.

 

Për tre dekada, Vatrani Veteran Asllan Bushati, Gjeneral i Ushtrisë Shqiptare emigruar me familjen në SHBA i ftuar nga Adi Krasta në A Show flet rreth situatës në Vatër.

“Së pari, më lejoni t’ju përgëzoj për emisionin tuaj mjaft elegant që këtu në SHBA e pëlqejnë dhe e diskutojnë me njëri-tjetrin.

Tani t’i përgjigjem pyetjes tuaj. Unë kam 28 vite në Vatër. I kam nga anëtari i thjeshtë deri tek Nënkryetari i Vatrës. Para disa ditësh më datën 5 Mars, kam bërë një takim me z.Elmi Berisha. Ishte një promovim i librit të Beqir Sinës, edhe bisedova me të. I thashë se ka një problematikë të heshtur me Emaile brënda Vatrës. Shumica prej tyre mund të jenë të vërteta e disa mund të mos jenë të vërteta. Është në nderin tuaj që këtë problematikë ta trajtoni ose si vazhdim i Kuvendit të vitit 2022 ose si një një Kuvend i Jashtëzakonshëm. Z.Berisha më premtoi se do ta bëjë një gjë të tillë në një të ardhme të afërt.

Unë jam duke shpresuar që mendimi ndryshe në Vatër duhet të pranohet, mendimi ndryshe, mendimi oponent duhet të pranohet.

Unë nuk kam asnjë djeni të një dokumenti që do të bëhej një marrëveshje me z.Rama ose me ndonjë institucion tjetër në Shqipëri. Unë jam anëtar i Këshillit Drejtues dhe nuk më ka ardhur ndonjë gjë, por nëse do të ndodhte ndonjë gjë e tillë, do të isha shumë i dëshpëruar

Vatra ka misionin e saj të gjenerojë energji kombëtare këtu në SHBA për Komunitetin Shqiptaro-Amerikan, të gjenerojë energji kombëtare për kombin dhe t’i vijë në ndihmë duke zënë miq në Stejt Department, duke zënë miq në Kongres, në Senat e deri në Shtëpinë e Bardhë.

Misioni ynë do të jetë Shqiptarët të brumohen mirë me kulturën e gjuhën shqipe dhe t’i shërbejmë edhe kombit.

Unë mendoj se disa problemetike të brendëshme ekzistojnë dhe ato duhet të zgjidhen.

Nuk mundet Vatra të bëhet e të konsiderohet si një pronë personale që dikush e merr në dorë Vatrën dhe shkon në Shqipëri, në Kosovë a dikund dhe thotë “Unë jam Vatra dhe do të bëhet kështu”

Rregulli i Përgjithsmëm që e kemi marrë që nga Faik Konica e fan Noli deri më sot është vendimet madhore diskutohen më përpara në Vatër, merret vendimi, pyetet  dhe pastaj çdo gjë bëhet e ditur edhe për anëtarësinë.

Prandaj unë jam duke shpresuar se z.Berisha, z.Elmi Berisha do të çojë në vend ato që ka thënë që ta rihapë çështjen për të diskutuar në themel sepse gjatë Kuvendit të kaluar mund të ketë patur probleme serioze të Kanunores, disa gjëra janë bërë drejt dhe disa gjëra nuk janë bërë drejt.

Elmi Berisha është zgjedhur me votën e të gjithë delegatëve, askush nuk e ka akuzuar.

Vetëm ai është i zgjedhur. Të tjerët janë të emëruar.

Deri sa janë të emëruar, Vatra ka kërkuar që të kalojnë në votë dhe në sitën e Vatrës.

Unë mendoj se z.Berisha do të ketë kohën dhe mundësinë e duhur të shikojë pozicionin me ato probleme që janë të brendëshme të Vatrës.”

blank

Vatrani Veteran Asllan Bushati tek Adi Krasta A Show: Vatra nuk është pronë e askujt – Detyrë e Vatrës të zërë miq në DASH, Kongres, Senat & Shtëpinë e Bardhë

Për tre dekada, Vatrani Veteran Asllan Bushati, Gjeneral i Ushtrisë Shqiptare emigruar me familjen në SHBA i ftuar nga Adi Krasta në A Show flet rreth situatës në Vatër.

“Së pari, më lejoni t’ju përgëzoj për emisionin tuaj mjaft elegant që këtu në SHBA e pëlqejnë dhe e diskutojnë me njëri-tjetrin.

Tani t’i përgjigjem pyetjes tuaj. Unë kam 28 vite në Vatër. I kam nga anëtari i thjeshtë deri tek Nënkryetari i Vatrës. Para disa ditësh më datën 5 Mars, kam bërë një takim me z.Elmi Berisha. Ishte një promovim i librit të Beqir Sinës, edhe bisedova me të. I thashë se ka një problematikë të heshtur me Emaile brënda Vatrës. Shumica prej tyre mund të jenë të vërteta e disa mund të mos jenë të vërteta. Është në nderin tuaj që këtë problematikë ta trajtoni ose si vazhdim i Kuvendit të vitit 2022 ose si një një Kuvend i Jashtëzakonshëm. Z.Berisha më premtoi se do ta bëjë një gjë të tillë në një të ardhme të afërt.

Unë jam duke shpresuar që mendimi ndryshe në Vatër duhet të pranohet, mendimi ndryshe, mendimi oponent duhet të pranohet.

Unë nuk kam asnjë djeni të një dokumenti që do të bëhej një marrëveshje me z.Rama ose me ndonjë institucion tjetër në Shqipëri. Unë jam anëtar i Këshillit Drejtues dhe nuk më ka ardhur ndonjë gjë, por nëse do të ndodhte ndonjë gjë e tillë, do të isha shumë i dëshpëruar

Vatra ka misionin e saj të gjenerojë energji kombëtare këtu në SHBA për Komunitetin Shqiptaro-Amerikan, të gjenerojë energji kombëtare për kombin dhe t’i vijë në ndihmë duke zënë miq në Stejt Department, duke zënë miq në Kongres, në Senat e deri në Shtëpinë e Bardhë.

Misioni ynë do të jetë Shqiptarët të brumohen mirë me kulturën e gjuhën shqipe dhe t’i shërbejmë edhe kombit.

Unë mendoj se disa problemetike të brendëshme ekzistojnë dhe ato duhet të zgjidhen.

Nuk mundet Vatra të bëhet e të konsiderohet si një pronë personale që dikush e merr në dorë Vatrën dhe shkon në Shqipëri, në Kosovë a dikund dhe thotë “Unë jam Vatra dhe do të bëhet kështu”

Rregulli i Përgjithsmëm që e kemi marrë që nga Faik Konica e fan Noli deri më sot është vendimet madhore diskutohen më përpara në Vatër, merret vendimi, pyetet dhe pastaj çdo gjë bëhet e ditur edhe për anëtarësinë. Prandaj unë jam duke shpresuar se z.Berisha, z.Elmi Berisha do të çojë në vend ato që ka thënë që ta rihapë çështjen për të diskutuar në themel sepse gjatë

Kuvendit të kaluar mund të ketë patur probleme serioze të Kanunores, disa gjëra janë bërë drejt dhe disa gjëra nuk janë bërë drejt. Elmi Berisha është zgjedhur me votën e të gjithë delegatëve, askush nuk e ka akuzuar.

Vetëm ai është i zgjedhur. Të tjerët janë të emëruar.

Deri sa janë të emëruar Vatra ka kërkuar që të kalojnë në votë dhe në sitën e Vatrës.

Unë mendoj se z.Berisha do të ketë kohën dhe mundësinë e duhur të shikojë pozicionin me ato probleme që janë të brendëshme të Vatrës.”

 

blank

DY KOHE E DY FYTYRA TE VATRES Panshqiptare ne Amerike dhe politikat editoriale të gazetes se saj DIELLI Nga Sami Mulaj

 

1. GUSHT 2020

 

Kur Gazeta Dielli dhe Vatra e shqiptaro amerikaneve kishin transparence dhe pranonin mendimin ndryshe….?!

( Nje bashkebisedim e komunikim miqesor e profesional me ish editorin e gazetes Dielli te ndjerin e te mrekullueshmin gazetar Dalip Greca )

Po ju sjell shkrimin tim te botuar me 1 gusht 2020:

Te dashur e te shtrenjte Vatrane e Vatranë!

Ju lutemi ruajeni Vatren nga vatranet.

Te jesh Vatrane nuk do te thote se je patriot e te jesh patriot, padyshim do te thote se je vatran…

Vatran me ose pa teste, se Vatra nuk eshte e nuk duhet te jete Parti, as si Parti, me antarsi si bateri ushtaresh, por as si nje kope me ose pa dashin Ogic.

Vatra me mbijetesen e saj na ka mesuar dicka, … se si te jetohet gjate, dhe si te behesh shekullore,,,,E Vatra ka te drejte te mburret me vehteveten, e pse jo dhe vatranet,,,por vetem kaq pra: vetem se jemi shekullore.

Kjo eshte mjaftueshem, pa u bere e besdisshme si Nena e Kombit e vatranet Baballaret e Kombit?!! Dhe vatranet pa u bere si veteranet ne Shqiperi, qe shfaqeshin e vazhdojne kudo me gjoksdekoratash, e grusht lart deri ne vdekje?!!! Heronj pa mbarim, patriot pa fund, flamuj e trima kudo,,, e Kenge e marshe deri ne varr por pa Shqiperi ne Europe, pa Kosove te cliruar e shqiptaret me te varferit e me te izoluarit ne mes te Europes,?!! E keshtu jemi dhe ne shekullin e Ri, perseri me mburrje te shpifur e pa arritje…

Edhe Vatra duhet te gjej rrugen e vet, pa I humbur rruga ne Oborr,,,

Perpara se te mendoje per Kryesi e Kryetare(!!) te mendoje per pershtatje me kohen,,

Nuk eshte Vatra e Lisave Noli e Konica, dhe e kohes se Shqiperise pa shtet a me diktature, e me Kosove nen Jugosllavi.

Nuk eshte Vatra e nje mergate te vogel, por eshte e nje mergate me se milionshe.

Nuk eshte Vatra e te ikurve, por eshte Vatra edhe e te lindurve e te atyre qe rriten me Emigrim.

Pra eshte krejt tjeter kohe e tjeter brume e tjeter gjeografi per Vatren tone.

Nuk e mbrojne kuvendet as kryetaret!!

E mban pershtatshmeria me kohen.

Sa do te mire e te zote te jene kryetaret, ata nuk mund te jene Konice e Nol, ata do te jene nenhije lisash.,,,

Sado te mire e me plot histori luftrash te jene Kryesite, ato do te jene nenhije lisash…Se tani, nuk jane e mbeten Lisa vetem Noli e Konica, por jane me mijera ata qe jane bere Lisa, ketu ne Amerike e gjetke,,,,Jane femijte tane, brezi I dyte e I trete I Nol-Konices, porse nuk duam ti njohim, e nuk duam ti vleresojme. Ne prinderit e “mire”vetem duam ti perdorim a ti duam si lodra.

Prandaj pa u zgjate do te ju lutem:

Hiqni dore nga kryesite e Medha a kryetaret e Medhenj!

Zgjidhni ata qe e organizojne Vatren e jo ta drejtojne Vatren.

Zgjidhni ata qe e bejne Vatren edhe sherbyese te komunitetit e jo Flamurmbajtese te komunitetit.

Zgjidhni per Vatren kohen e Re, dhe hapni rrugen e ndertoni infrastrukturen e shekullit te Ri.

Zgjidhni nje kryetar Nderi, te pranueshem nga te gjithe, e qe nuk zgjidhet e ndryshohet shpesh e Vatren ta beni me drejtor organizativ e administratore profesional dhe jo me Kryesi a Kryetare qe mburren me biografi e heroizma si brigadjeret e arave!

Eshte me e thjeshte, dhe Vatren e beni jo vetem te vatraneve, por te gjithe shqiptareve.

Sami Mulaj,
New Jersey.USA

Ja dhe pergjigja e gazetarit Dalip Greca:

I nderuar z. Mulaj,

Ju faleminderit qe na shkruat. Edhe pse nuk jam dakord me disa nga idete qe shprehni(vecanerisht ato per menyren organizativa), e publikova shkrimin tuaj ne Gazeten Dielli online.Mund te na ndiqni ne adresen tone: www.gazetadielli.com.

Faleminderit dhe te fala!

Editori
Dalip Greca

2. Dhjetor 2022

Ja mesazhi im percjelle në fb me daten 19 dhjetor 2022,bashke me materialin share te gazetes Dielli:

GJUHA JONE SHQIPE, 50 VITE GJUHE ZONJE ….?!

Shqipja gjuhe zonje në 50 Vjetorin e saj…?!
Titull akademik …?!
Sa turp …!!!!
O gazeta Dielli…..?!!
Vetem 50 vjet Gjuha Jone e bukur Shqipe Zonje ?????
Gjuha Shqipe e Naimit, Lasgushit, e Fishtes, e Nolit, e Migjenit e Kadarese e…nuk paska qene zonje, por paska vdeke e ringjalle Zonje vetem para 50 vjetesh…?!!
O Dielli…!
Sa turp…
O Akademi e Antishkences ….sa turp !
O Akademi e AntiGjuhes shqipe qe e ben gjuhen letrare Shqipe 50 vjecare…?!

Dhe tani mbasi i bera share ne fb shkrimit te Diellit, gazeta e heq postimin ne share me emrin tim dhe me heq edhe nga lista e miqeve te gazetes si i padeshiruar i saj, per cka dhe e njoftova me mesazh kryetarin e Vatres prej te cilit nuk mora asnje here pergjigje.

Ja dhe mesazhi im per kryetarin e Vatres:

Zoti Elmi !

Deshiroj Te pershendes dhe Te uroj cdo te mire per ju dhe familjen tuaj ne kete sezion festash.

Po ju njoh shkurtimisht me nje shqetesim qe mendoj se eshte I rendesishem per ju e sidomos per Vatren.

Sot pash nje material tek dielli per 50 vjetorin e kongresit Te gjuhes dhe me beri Shume pershtypje titulli I materialit, cka ishte Shume trondites per mua si nje lexues periodik dhe bashkepunues e

Shume here botues në faqet e Diellit prej 26 vitesh.

Po te sjell postimin tim ne FB duke I bere share materialit te Diellit.

Mbas postimit gazeta Dielli ka hequr nga my Share materialin e saj…

Duke qene se Ai botim me titull aq Te tmerrshem sa as ne Beograd nuk mund te botohet duke e bere gjuhen shqipe zonje “50 vjecare”

Kjo faqosje e gazetes dhe titulli i shkrimit si nga shkruesi dhe nga administratori i gazetes eshte jo atdhetare, jo shkencore, jo në frymen e Vatres tone Historike.

Une mendoj se duhet reflektim dhe pergjegjesi.

Nuk duhet Te tolerohet.

Me shume respekt.

Sami Mulaj.
Me fal per shqetesimin.

Si ne rastin e pare dhe te dyte qendrimi im eshte thelbesisht parimore e ndihmues aspak denigrues dhe percares dhe aspak personal.

Ti mbyllesh deren Vatres e Diellit eshte shume e lehte, por duke vepruar keshtu aty nuk do te mbetet Vater e as Diell per shqiptaret e atdhetaret shqiptare.

blank

FAN NOLI, KRIJUESI I TRINOMIT ‘KISHA-VATRA-DIELLI’ Nga Prof. Thanas L. Gjika

 

(Përshëndetje në promovimin e ALBUMIT të Nolit)

Vlerësimi i figurës së shumanshme të Fan Nolit është një akt shkencor, atdhetar e artistik që na bashkon e na ndriçon në jetën tonë për të shkuar drejt qytetërimit, drejt Bashkimit Europian, ku e kemi vendin gjeografikisht dhe historikisht. Prandaj e falenderoj Shoqërinë e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë për botimin dhe organizimin e këtij promovimi të ALBUMIT të Nolit në bashkëpunim me Bibliotekën Noliane pranë Kishës së Shën Gjergjit.

Emigranti i ri Fan Noli, për t’i bashkuar kurbetllinjtë gjysmanalfabetë iu kushtua misionit të kishës dhe të gazetarisë. Përmes predikimeve fetare, që zhvilloi në KISHË dhe shkrimeve publiciskike, që botoi te gazeta DIELLI, ai ndikoi drejpërdrejt në formimin shpirtëror dhe atdhetar të bashkëkombasve të vet. Në bashkëpunim me Faik Konicën, Kristo Floqin e disa veprimtarë të tjerë, ai krijoi Federatën Panshqiptare VATRA, ku bashkoi shqiptarët pa dallim feje, krahine dhe ideje në luftën për lirinë dhe demokratizimin e atdheut.

Qeveria komuniste e Tiranës u përpoq ta dëmtonte trinomin institucional ‘Kisha-Vatra-Dielli’, dhe mund të them se ia arriti qëllimit, duke mbështetur Kishën shqiptare të Amerikës që drejtohej nga Noli, dhe duke luftuar Fedaratën Vatra e gazetën Dielli, ku u aktivizuan dhe nacionalistët e ballistët, që u detyruan të largoheshin nga atdheu, sepse ishin shpallur tradhëtarë.

Noli duke parë se qeveria e Tiranës i dënoi bashkëpunëtorët e tij të hershëm si Zai Fundon, Kol Tromarën, Bahri Omarin, Sejfulla Malëshovën, Mit’hat Frashërin, Andon Frashërin, etj ndërroi bindjet e tij të mëparshme prosocialiste. Ai u largua nga pozitat e simpatizantit të qeverisë socialiste të Tiranës dhe u bë kritik i saj. Ky evoluim i Nolit u shfaq me heshtjen ndaj kërkesave që i bënë të dërguarit e Tiranës për të shkruar artikuj e shkrime në mbrojtje të saj, dhe për të takuar personalitete të qeverisë Amerikane, për të folur pro qeverisë së Enver Hoxhës.

Kapakun e këtij qëndrimi Noli e shprehu me poezinë Vdekja e Sulltanit, ku ai goditi hapur çdo lloj qeverimi diktatorial dhe sundimtarin satrap. Diktatori Hoxha e kuptoi nëntekstin e poezisë, prandaj mbas vitit 1963 u përpoq disa herë ta denigronte figurën e Nolit, por nuk ia ariti qëllimit. Fan Noli e kishte zënë vendin e tij në historinë kombëtare shqiptare me bëmat e tij atdhetare, letrare e shkencore…

Në ditët tona bota shqiptare po përjeton fundin e ciklit të krijimit të shtetit kombëtar shqiptar, cikël që nuk u kurorëzua me sukses në vitet 1912-1913 kur u shpall e u njoh shteti i pavarur shqiptar. Shqipëria e vitit 1912-1913, për shkak të këmbënguljes dhe kërcënimeve të qeverisë cariste të Rusisë, nuk u krijua si shtet kombëtar, ku të mblidheshin gjithë trojet dhe popullsia shqipfolëse brenda tij. Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë iu dhanë më shumë se gjysma e tokave dhe e popullsisë shqiptare.

Sot, me ndihmën e aleatëve tanë ShBA e BE, shqiptarët në Ballkanin Perëndimor dhe në diasporë po përjetojnë një rigjallërim kombëtar dhe ndërgjegjësimin e tyre se pa krijuar shtetin kombëtar shqiptar, populli ynë nuk mund të rigjenerohet si e sa duhet. Në këtë rrugë të rigjenerimit të kombit shqiptar është e nevojshme të gjallërojmë aktivitetin e trinomit ‘KISHA-VATRA-DIELLI’, duke i shtuar radhët e këtyre institucioneve dhe të shoqatave që bashkëpunojnë me to.

Promovimi i librit ALBUM të Fan Nolit është një aktivitet që ndihmon në gjallërimin e këtij trinomi dhe synimeve të tij, prandaj uroj që të tilla aktivitete kulturore atdhetare të organizohen çdo vit gjithnjë e më shumë pranë institucioneve fetare dhe pranë Vatrës e Diellit duke ftuar edhe studiues e artistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi e diaspora…

 

blank

 

blank

Protestë në Nju Jork kundër HEC-it të Skavicës: Mbrojeni Drinin dhe Dibrën!

Dhjetëra shqiptaro-amerikanë nën udhëheqjen e aktivistëve të shquar të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si Shpëtim Ndreu, Arif Mata, Alfred Tollja, Jurgen Vladi, Violeta Yzeiraj, Gjerg Xhumari e shumë të tjerë, protestuan përballë Selisë së Kombeve të Bashkuara në Manhatan dhe kërkuan që të ndalohet menjëherë projekti i ndërtimit të Skavicës.

Tubuesit kërkuan që anëtarët e Kombeve të Bashkuara të kundërshtojnë me forcë ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës dhe të konsiderojnë mënyra të tjera që janë më miqësore me ambientin për sigurimin e energjisë në vend.

Qarku i Dibrës, përgjatë Luginës së Drinit të Zi, është pika e nxehtë e biodiversitetit të vendit, veçanërisht për sa i përket biodiversitetit të ujërave të ëmbla. Malet e larta, sistemet e lumenjve dhe liqeneve në rajonin e Dibrës janë shtëpia e llojeve të shumta të rrezikuara dhe habitateve të rëndësishme me një shkallë të lartë endemizmi.

“Ne, nënshkruesit e kësaj deklarate të përbashkët, besojmë se ndërhyrjet e duhura për shpëtimin e lumit Drin dhe ndalimin e projektit të digës së Skavicës janë të një rëndësie te madhe dhe urgjente, pasi ofrojnë mbrojtje dhe rikuperim për peshqit dhe specie dhe habitate të tjera të rëndësishme, duke ruajtur vlerën unike të biodiversitetit të lumenjtë e rajonit të Dibrës.

Mbrojtja dhe restaurimi i lumit Drini i Zi në Shqipëri ofron një mundësi të madhe për zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve që jetojnë prane lugines së Drinit të Zi. Ato ofrojnë ujë të pijshëm, ushqim, ujë për ujitje, mbrojtje nga përmbytjet, rregullimin e klimës, mundësi për të zhvilluar peshkimin, sportet ujore, ekoturizmin dhe mundësi për të forcuar lidhjet dhe bashkëpunimin midis vendeve, shkencëtarëve, institucioneve, bizneseve dhe organizatave joqeveritare,” thuhet në deklaratën e protestuesve.

Marrëveshja e Parisit përfshin synime ambicioze që lidhen me reduktimin e emetimeve globale, përshtatjen dhe qëndrueshmërinë e klimës, zhvillimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e të drejtave të banorëve vendas. Projektet e kompensimit të digave minojnë drejtpërdrejt secilin prej këtyre synimeve. Ju lutemi, mos lejoni ndertimin e Hidrocentralit Skavicanga dëmet që sjellin digat sipas Marrëveshjes së Parisit.” syri.net

blank

Mos iu përgjigj Adi Krastës po ne Vatranëve na thuaj a i ke vjedhur apo jo votat per mandatin 4 vjeçar? Nga Valentin Lumaj

Vatra shkruan nje leter publike “as mish as peshk”, si pergjigje Adi Krastes. Thelbi i letres ishin mburrja per sukseset madheshtore te Vatres, dhe se nuk do te kete marreveshje politike apo ekonomike, por nje marreveshje do te kete.

(Pretendimet e njerëzve pa peshë se “gjoja kemi informacione se Vatra do të nënshkruaj marrëveshje politike dhe për interesa ekonomike me Edvin Ramën” është një shpifje, e pavërtetë dhe tendencioze…Ne do të vazhdojmë të punojmë me institucionet legjitime në Shqipëri…)

E para ky citim në thonjeza eshte i pasakte. Une nuk kam thene askund se kam informacione per nje marreveshje politike apo ekonomike. Une nuk e kam pare marreveshjen, prandaj nuk e di permbajtjen e saj. Kam thene qe “flitet per nje marreveshje bashkepunimi me Ramen…dhe mendoj se Vatres i interesojne marreveshjet politike apo ekonomike”. Mendimet, opinionet dhe hamendesimet nuk jane shpifje mor DOTTORE di CINQUANTA MILLA LIRE.

Per peshen time, pa merak, nuk kapem me ty, ma kalon: “sa gjate sa gjane, sa ndenjun, sa në kambe, prej në koçik nje përçik”, thone në Malesi per peshat e renda.

Ndersa pesha e fjales dhe edukimit asht diçka tjeter. Pesha e fjales dhe argumentit me mbajne mue ne kambe, jo vena e kuqe Caymus. Kur te duash me gjithe parine tande, mund te dalim te debatojme me edukate per problemet e Vatres qe tashme jane pirg dhe te shohim se kujt i peshon fjala me shume. Te kam ftuar disa here.

Ndersa pesha e edukimit tand shkollor, eshte nje “enciklopedi mashtrimi” me vete, qe do te jete e gatshme per publikun shume shpejt.

“Nuk eshte marreveshje por memorandum”, eshte pesha e arsyetimit te Kryetarit Berisha.

“Mi apo mijushë” kryetar. Mos fol më mire, please, se na gajase. Me mire futja nje tallava.

Di ndokush nga ju vatrane te me shpjegoje se: pse duhej qe Elmi Berisha t’i kthente pergjigje Adi Krastes.

Elmi, pergjigje na kthe ne Vatraneve qe presim tash nje vit.

Na thuaj a i ke vjedhur apo jo votat per mandatin 4 vjeçar? Në cilin Madison University ke diplomuar?

Mandej Adi nuk tha gje, nuk te beri ndonje pyetje.

Në fakt Adi te ka ftuar publikisht dhe zyrtarisht ne emisionin e tij qe me pergjegjesi t’u japesh pergjigje shqiptareve per performancen dhe demokracine e brendshme te famenadhes Vatra.

Por nuk shkon ti Elmi jo, nuk je asi burrit.

Mandej si mor burre me ofendon si i “papeshe” dhe me akuzon per shpifje publikisht ne faqen Facebook te Diellit, por nga ana tjeter, meqe je menaxher i Gazetes, me ben block në gazete, qe as mos ta shikoj e as te mund te pergjigjem??!! Në “Universitetet” tua ke bere ndonje klase per etike apo edukate komunikimi? Por aq ke në dore, aq ben. Bllokimi i tjetrit tregon vetem dobesi dhe deshtim. Fatkeqesisht, keto “virtyte” tuat si “lider me mburrje” po ja transmeton Vatres qe drejton.

Rezultati asht i dukshem, Dielli me 23000 ndjekes, perveç atyre qe u gajasen, vetem 22 veta e pelqyen “Like” pergjigjen ndaj Adit.

Prej tyre vetem kater vatrane: Kryetari, nenkryetari dhe dy shefat…dhe Obertinka Dylqinje, qe “vdes” mbas kryatareve. Veç mos u befsha kurre kryetar hahaha!!

Mos u kapni me Adin Krasten se ai “ju ha te gjalle”.

(Me poshte eshte nje video e nje zyrtari te Vatres qe flet per marreveshje bashkepunimi apo memorandum me shtetin shqiptar):

Z.Sergio Bitiçi: Elmi Berishës, kryetarit të Vatrës: Asht koha të përpilosh Exit Strategy, tue u dorëheq për hir të demokracisë!

Ervin Dine: Besim Malota mos manipulo dhe mos na hidh hi syve!

Viktor Vorfi: Mandati 4 vjeçar për kryetarin e Vatrës nuk është votuar – Ndryshimi është bërë duke shkelur statutin

Vatra gazi i botës – Agustin M. Mirakaj: Besim Malota, s’keni të drejtë të shpifni, duke deformuar dhe manipuluar Kuvendin e Vatrës

Vatra gazi i botës ! Eduart Ruzhdi Aranitasi: Kam votuar kunder ndryshimit ne Kanunore dhe kunder per ndryshimin e mandatit te Kryetarit

“VATËR APO WATER” Nga Lek MIRAKAJ

Elmi Berisha loboi në SHBA për Top Channel edhe për reformën në drejtësi Nga Elida Buçpapaj

Nga Sergio Bitiçi: Ju XHUXHMAXHUXHËT e Vatrës së sotme – E sollet Edi Ramen me na uzurpue Vatrën dhe Diellin !

(Video) Turp Vatra qe mashtron Presidentin për dekorimin e ish Sigurimsit Gani Vila !

Lek Mirakaj: Si anëtar i Këshillit Kombëtar të Vatrës nuk jam vënë në djeni për z.Demiraj, kam propozuar z.Visar Zhiti!

Vatrani Ervin Dine: “Nuk kemi mundur t’i plotësojmë kushtet sipas Kanunores – për mandatin 4 vjeçar të kryetarit nuk i kemi patur 2/3 e votave”

KUSHTETUTA (KANUNORJA) E RE QE E SHKATERRON VATREN Nga Pjetër Jaku

VATRA panshqiptare e New Yorkut ka shpallur “Nongrata “ OPOZITEN ne Shqiperi ?! Nga Sami Mulaj

Intervista e plotë e ish Kryetarit të Vatrës- Dr.Gjon Buçaj:Elmi Berisha ka vazhdue veprimet shkatërruese në Vatër të Dritan Mishtos, ka ndryshu Kanunoren dhe ka futur praktikën e padive gjyqsore – Intervistë me ish Kryetarin e Vatrës Dr.Gjon Buçaj

blank

Me shqiptarët në Amerikë RRËFIME TË VEPRIMTARIT KOMBËTAR EKREM BARDHA Nga Skënder Karaçica

 

Në një emision(Top Channel,Tiranë),veprimtari i njohur i çështjes shqiptare në diasporën në Amerikë,Ekrem Bardha,në rrëfimet e tij ndër të tjera hedh dritë për një ngjarje të kohës në Nju Jork në vitin 1960, ku mori pjesë në selinë e OKB-së ish udhëheqësi i dytë i partisë së punës dhe njeriu i qeverisë shqiptare Mehmet Shehu.

Me të dëgjuar se në selinë e OKB-së në Nju Jork kishte ardhur njeriu i qeverisë shqiptare Mehmet Shehu,thotë në rrëfimet e tij Ekrem Bardha,u organizuam nga Çikago,Nju Jorku,Detroiti dhe të qendrave tjera në Amerikë dhe shkuam para selisë së OKB-së duke brohoritur: Poshtë Mehmet Shehu,Poshtë Komunizmi në Shqipëri!

Derisa ne brohorisnim kundër regjimit komunist në Shqipëri,nga ana tjetër e qytetit në Nju Jorkut,vinte në drejtimin tonë një mase e madhe sa dyfishi ynë i mërgimtarëve grekë,që,me parolla në dorë kërkonin Korçën dhe Gjirokastrën tonë,thotë në rrëfimet e tij Ekrem Bardha.

Kur turma greke afrohej afër nesh,ne harruam Mehmet Shehun dhe regjimin komunist dhe,ai na u bë si ,,vëlla,,dhe pa një pa dy iu vërsulëm me çka patëm turmës greke dhe provokuese kundër Shqipërisë tonë.

Dhe, i rrahëm dhe i dërmuam grekët provokues deri në përgjakje,kurse gazeta ,, New York Times,, pati shkruar për këtë ngjarje të kohës para selisë së OKB-së në Nju Jork për përleshjen shqiptaro-greke për shkak të provokimeve me parullat,,Na jepni Korçën dhe Gjirokastërn,,për shtetin helen në Athinë.
Ky ishte një rëfim i shqiptarëve në Amerikë,që, tash e një shekull janë në ballë të veprimtarisë për çështjen shqiptare në hapësirën etnike në Ballkan.

I veçantë në ketë udhë të madhe kombëtare është veprimtari i njohur nga Detroiti,Ekrem Bardha.

blank

Sami Mulaj – Valentin Lumajt: Një intervistë dinjitoze… me guxim dhe atdhetari – Vatra me Dielli bashkë janë në perëndim…

Veprimtari shqiptaro-amerikan Sami Mulaj
Nje interviste dinjitoze…me guxim dhe atdhetari.
Ke kohe qe po lufton per te mbajtur Vatren, Vatrën e vertete shqiptare, por eshte e veshtire.
Vatres nuk i ka ngele asgje…vetem emri dhe historia qe e perdorin njerezit e radhes pa perfaqesim e per lavdi boshe.
Po mban nje gazete “Dielli” pa diell dhe aty nuk ka Vater as mision te saj, vetem me Diellin Ajo tregon hapur se edhe Vatra me Diellin bashke jane në perendim…
Në programin e paraqitur vitin e kaluar eshte thene hapur: bashkepunim me qeverite ( jo me gjithe spektrin politik) ?!
…dhe bashkepunim e bashkerendim me DASH, kjo per te joshur e mbajte nen presion qeverite shqiptare .(?!)
Sa poshte ka ra Dielli eshte mjaftueshem vetem nje fakt: në perkujtimin e 50 vjetorit Te ashtuquajturit kongres i drejteshkrimit te gjuhes shqipe e pasqyroj me titull Te tmerrshem “ 50 vjete gjuhe letrare Shqipe “ nje gje qe ngre nga varri Edhe Nolin e Konicen.
Kaq poshtrim nuk i ka bere gjuhes Shqipe as Beogradi e as Moska.
Dhe se fundi sjellja me arrogance e pa transparence njelloj si qeverisja e Tiranes ndaj opozites e pluralizmit eshte shkatrrimi i Vatres me duart e vatraneve me vula e pa vota dhe marreveshje e bisnese te paligjshme sikur dhe veproj dhe Shefi i FBI te New Yorkut duke trondite marredhenjet e Shqiperise me Ameriken.
Baballaret e Vatres jane kthyer në Byroiste qe duan duartrokitje eshte kur jane bere bashke kunder Vatres e pse edhe kunder çeshtjes shqiptare.

blank

Kongresistja Grace Meng takohet me botuesin e gazetës “Illyria” Vehbi Bajrami- Nga Ruben Avxhiu

Pranon të bëhet anëtare e Kaukusit Shqiptar në Kongresin Amerikan – Premton bashkëpunim më të madh me komunitetin shqiptar në New York, SHBA
Botuesi i gazetës “Illyria”, Vehbi Bajrami, u takua këto ditë, në Manhattan, me kongresisten e njohur Grace Meng, me kërkesën e kësaj të fundit. Gjatë takimit u diskutua për komunitetin shqiptaro-amerikan, rëndësinë dhe shqetësimet e tij, për Kosovën dhe çështje të tjera.
Grace Meng është kongresiste amerikane që përfaqëson Distriktin e 6 të New York-ut, në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan.
Ajo është, veç të tjerash, anëtare e Komitetit të fuqishëm të Përcaktimeve si dhe anëtare e NënKomitetit të Shtetit, të Operacioneve të Jashtme dhe Programeve të Lidhura me to.
“Patëm një dialog të frytshëm për marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë, si dhe lidhjet dhe aktivitetin e fuqishëm të komunitetit shqiptar në mbështetje të Kosovës, gjatë gjithë historisë”, u shpreh botuesi Bajrami pas takimit.
Me këtë rast, ai i kërkoi kongresistes Meng që të bëhej anëtare e Kaukusit të Çështjeve Shqiptare në Kongresin Amerikan, një kërkesë të cilën kongresistja e njohur e pranoi me kënaqësi.
“Ishte një kënaqësi që u takova me Vehbi Bajramin, botues i gazetës Illyria, një udhëheqës i komunitetit shqiptaro-amerikan, dhe veprimtar e avokat i hershëm i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, tha ajo në një deklaratë për median pas përfundimit të takimit. “Për të vijuar diskutimin tonë të frytshëm, jam krenare të njoftoj se do të bashkohem me Kaukusin dypartiak të Çështjeve Shqiptare në Dhomën e Përfaqësuesve”.
Meng është një demokrate që përfaqëson pjesë të lagjes Queens, duke përfshirë Bayside, Flushing, Forest Hills, Fresh Meadows, Glendale, Kew Gardens, Maspeth, Middle Village dhe Rego Park, ku jetojnë shumë shqiptarë. Ajo ka dëshirë që të bëhet edhe zëri i tyre në Kongres.
E zgjedhur fillimisht në vitin 2009, ajo është kongresistja e parë aziatiko-amerikane në historinë e Shteteve të Bashkuara.
Vehbi Bajrami tha se dialogu mund të funksionojë vetëm nëse Kosova dhe Serbia ulen përballë si dy shtete të barabarta.
Ai u shpreh se vetëm presioni mund ta detyrojë Serbinë që ta marrë procesin seriozisht. “Është e papranueshme”, tha ai, “që më shumë presion publik i është bërë Kosovës sesa Serbisë, që provokon trazira në shtetet fqinje e refuzon të vendosë sanksione kundër Rusisë”.
“Asosiacioni i Komunave Serbe në Kosovë, me të drejta ekzekutive do të ishte një Republikë e re Srpska në Ballkan, një sabotim i shtetit të Kosovës. Në vend të kësaj duhet që të drejtat e shqiptarëve në Serbi të jenë njëjta me ato të serbëve në Kosovë”, tha botuesi Bajrami.
Ai vuri në dukje se Kongresi ka votuar unanimisht për çështjen e Vëllezërve Bytyqi si kusht për marrëdhëniet me Serbinë, por kjo po injorohet nga diplomatët amerikanë. “Në vend që ta ngrenë këtë çështje sa herë që takohen me Presidentin Vuçiq, ata e kanë lënë në harresë”.
Me këtë rast, ai i paraqiti kongresistes dhe stafit të saj një dokument të posaçëm që informon për problemet kryesore me të cilat përballet Kosova dhe shqiptarët në rajon.
Duke vënë në dukje anëtarësinë e saj në Nënkomitetin e Shtetit dhe të Operacioneve të Jashtme si dhe influencën e saj në Kongres, botuesi Bajrami loboi pranë kongresistes Meng që të ndihmojë në fuqizimin e Ushtrisë së Kosovës, me fonde, pajisje, dhe ekspertizë. Ai i nënvizoi ligjëvënëses amerikane se Kosova është vendi më proamerikan në botë dhe një forcim i Kosovës si shtet dhe si ushtri do të ishte një forcim i interesave amerikane në botë.
“Do të vijoj të ndjek zhvillimet në Ballkan dhe dëshiroj të ndërtoj marrëdhënie më të forta me komunitetin shqiptar në distriktin tim dhe më gjerë në mbarë New York-un,” thuhet veç të tjerash në deklaratën e saj pas takimit me botuesin Bajrami.
Ky është takimi i radhës që botuesi i gazetës “Illyria” ka bërë me anëtarë të Kongresit Amerikan për të lobuar për Kosovën dhe kauzën shqiptare. Ai është angazhuar për më shumë se 30 vjet në lobimin shqiptar në SHBA.
Për punën e tij të palodhur në shërbim të kombit, Vehbi Bajrami është nderuar me Urdhërin Kalorës i Skënderbeut nga Presidenti i Shqipërisë.
Ruben Avxhiu
Editor-in-chief
Illyria Newspaper
481 8th Avenue, Suite 1023
New York, NY 10001
Cell: 646-637-8241
blank

Lumaj: Si Edi Rama po tenton që të kapë ‘Vatrën’, për të mbrojtur veten në Amerikë

Anëtari i kryesisë së organizatës shqiptare në SHBA ‘Vatra’, Valentin Lumaj duke folur në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, ka treguar se si Edi Rama po tenton që të kapë këtë institucion për të mbrojtur veten.

Duke folur në SYRI TV, Lumaj u shpreh se, po kërkohet që të arrihet një marrëveshje me Edi Ramën, i cili akuzohet për shpopullimin, kriminalizimin e Shqipërisë, që akuzohet sot direkt për marrëdhënie korrupsioni madhor me McGonigal.

Vatrës nuk i lejohen marrëveshjet politike të biznesit, kategorikisht të ndaluar. Edhe sipas legjislacionit amerikan, Vatra nuk ka fuqi jashtë kufijve të SHBA-së.

Kjo marrëveshje me Edi Ramën, i cili akuzohet për shpopullimin, kriminalizimin e Shqipërisë, që akuzohet sot direkt për marrëdhënie korrupsioni madhor me McGonigal, me shefin e kundërzbulimit të SHBA, Edi Rama akuzohet për tentativa për shkatërrimin e opozitës shqiptare dhe mbi këto del Vatra, dhe kërkon të arrijë një marrëveshje politike dhe ekonomike të biznesit me Edi Ramën.

Vatra sot po kalon ditët më të vështira të ekzistencës së saj. Sot në Vatër vendimet merren në mënyrë autoritare, strukturat komandohen, nuk zgjidhen, shkelet statuti. Përfshirja në Vatër e elementit të biznesit dhe jo të intelektualëve, gjithë intelektualët janë lënë jashtë. Sot presidenti i Vatrës drejton me mandat të skaduar, dhe gjatë një votimi të zhvilluar aty, kryetari nuk i mori dot votat për të marrë mandatin 4-vjeçar.

Ne jemi bërë ndoshta edhe më keq se Shqipëria sot, në Vatër, vatranët kërcënohen me Kanunin e Lekë Dukagjinit, me gjakun borxh në sy të familjes dhe kjo ka ardhur pasi në Vatër kanë penetruar elementë kriminalë.

 

Misioni i Vatrës nuk është marrëveshja me Edi Ramën dhe qeverinë, por është Uashingtoni për të mbrojtur interesat kombëtare, lobimi, aty duhet që të vendosen të gjitha fuqitë’,- tha Valentin Lumaj gjatë intervistës së tij në SYRI TV.

blank

Komuniteti bektashi shqiptaro-amerikan në Miçigan feston Ditën e Novruzit

VOA/Burim Goxhuli

Në teqenë e parë dhe të vetme shqiptare në Shtetet e Bashkuara, e cila ndodhet në Miçigan, mbrëmë u shënua dita e Sulltan Novruzit. Të pranishmit u lutën për paqe, mbarësi e mirësi, por folën edhe mbi rëndësinë e thellimit të lidhjeve midis shqiptarëve dhe ruajtjen e kulturës dhe traditave, sidomos ato të harmonisë fetare. Ceremonisë së këtij viti iu bashkua edhe trashëgimtari i Fronit Mbretëror, Prince Leka II.

Shqiptaro-amerikanët e komunitetit bektashi dhe pjesëtarë të besimeve të tjera fetare në Miçigan, u bënë bashkë për të festuar Ditën e Novruzit dhe ditëlindjen e Imam Aliut.

Në ceremoninë e një prej festave më të rëndësishme të këtij besimi, mori pjesë edhe trashëgimtari i Fronit Mbretëror, Princ Leta II.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës ai tha se ndihet krenar kur sheh komunitetin shqiptaro-amerikan që feston i bashkuar, pa marrë parasysh përkatësinë fetare.

Krahas mesazhit për unitet, Princ Leka II u bëri thirrje shqiptaro-amerikanëve që të integrohen plotësisht në shoqërinë amerikane, sepse sipas tij, kjo është mënyra më e mirë që ky komunitet të ndihmojë vendet e origjinës.


“Në këtë moment unë uroj që komuniteti shqiptaro-amerikan të fillojë të përforcojë pozicionin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse ne kemi nevojë për miq të fortë në Amerikë, kemi nevojë për një lobim aktiv, që është në shërbim të kombit. Në Shqipëri jemi duke përparuar. Por kemi nevojë për një orientim të drejtpërdrejt, që është në frymën demokratike ashtu siç e ka Amerika”, tha trashëgimtari i Fronit Mbretëror.

Kjo është vizita e parë e trashëgimtarit të familjes mbretërore në Teqenë e vetme shqiptare në Shtetet e Bashkuara.

Paraardhësi i tij, Mbreti Leka I kishte bërë një vizitë të ngjashme më 1979.

Prijësi i Teqesë, Baba Eliton Pashaj tha se ndihet i lumtur që po vazhdojnë lidhjet me familjen mbretërore shqiptare, e cila , sipas tij ka meritën që sot në Shqipëri ndodhet Kryegjyshata Botërore Bektashiane.

“Familja mbreterore për bektashinjtë është një bekim. Bekim i vërtetë sepse falë saj neve sot kemi qendrën e bektashinjve në Tiranë, falë kërkesës së dërguar nga Kryegjyshi i asaj kohe, të cilën Mbreti Zog e ka pritur me kënaqësi duke i dhënë strehim. Aty ku sot ndodhet kryegjyshata, në Tiranë, është dhuratë pikërisht e qeverisë së drejtuar nga Mbreti Ahmet Zogu”, thotë Baba Elitoni për Zërin e Amerikës.

Dita e Novruzit njihet ndryshe edhe si dita e Rilindjes së madhe.

Në lutjet e darkës, vend të rëndësishëm zë edhe atdhedashuria.

“Patjetër që besimi luan një rol të jashtëzakonshëm në ndjenjat e atdhedashurisë. Teqeja bektashiane vazhdon në të njëjtin nivel, si edukimin fetar ashtu edhe edukimit e të rinjve me dashurinë për atdheun tonë.// Një teqe që i ka shërbyer të gjithë shqiptarëve pa dallim feje, pa dallim se nga vinin, pa dallim zone, pra pa dallim se kush ishin”, shpjegon Baba Elitoni.

Almo Regazi është një nga besimtarët e rinj të kësaj teqeje. Ai tregon se emigroi me familjen e tij në Shtetet e Bashkuara në moshën 4 vjeçare dhe se angazhimi në teqe e ndihmoi ta ruajë gjuhën dhe kulturën e të parëve.

“Këtu në Amerikë njerëzit duhet të punojnë shumë që të mbijetojnë dhe të sigurojnë jetën për veten e tyre. Gjatë këtij procesi ndonjëherë është e vështirë të ruash gjuhën dhe kulturën. Ky është një vend ku shqiptarët mund të mblidhen, bashkohen dhe ruajnë gjuhën e tyre, fenë e tyre, kulturën e tyre. Unë për këtë arsye vij këtu. Ndjehem shumë mirë, më bëhet qejfi kur shqiptarët, sidomos në moshë më të madhe, më thonë sa mirë flet shqip… më mbushet shpirti”, thotë ai.

Sipas Baba Elitonit, kjo Teqe u shërben rreth 25 mijë familjeve shqiptaro-amerikane në Miçigan.

Teqeja është themeluar në vitin 1954 nga Baba Rexhepi, dy vite pasi emigroi nga Shqipëria në Shtetet e Bashkuara, për të shpëtuar nga përndjekja e komunizmit.

blank

Princ Leka II vizitoi Kishën e Zojës Pajtore Nga Valentin Lumaj, Michigan

Press Release
Ditën e shtunë me 18 Mars 2023, Kisha e Zojës Pajtore kaloi një ditë të vaçantë. Kishën e vizitoi Prince Leka II Zogu, Princi i Kurorës i Familjes Mbretëtore shqiptare. Princ leka II kishte ardhur në Michigan me ftesë të Teqes Bektashiane dhe direkt të Baba Elidon Pashaj, për të marre pjesë në festën e Sulltan Nevruzit, festës së preludit pranveror bektashian. Me të njëjtin rast, ai bëri një tur të gjerë takimesh me institucionet fetare dhe qendrat shqiptare në Michigan.

Ardhja e Princ Lekës II në Kishën e Zojës Pajtore, ishte lajmëruar disa ditë më parë. Këshilli i Kishës, nën udhëzimet e Dom Ndue Gjergjit, si gjithmonë në raste të tilla u organizua në maksimum për të bërë një pritje dinitoze Princ Lekës II. Me kohë ishte postuar një lajmërim në faqen Zyrtare Facebook të Kishës Zoja Pajtore.

Pritja zyrtare u bë në ambientet e Qendrës Kulturore Nënë Tereza. Princ Leka II me eskortën e tij, mbërriti në dyert e kësaj Qendrë në orën 11, sikurse ishte premtuar. Ai shoqërohej nga përfaqësuesi i Teqesë Bektashiane, z. Vilson Dylmyshi. Princ Leka II, sapo zbret nga makina pritet nga Kryetari i Këshillit të Kishës, z. Rrok Dedivavaj dhe nje grup i këtij këshilli. Në dyert e Qendrë Kulturore, nën kujdesin e z. Valentin Lumaj, një grumbull vajzash me veshje kombëtare shqiptare të klasës së valles, i dhurojnë tufa me lule Princ Lekës II. Njëra nga vajzat, me një tabake në dorë i orfoi princit, bukë dhe kripë, si shprehja ma e bukur e mikpritjes shqiptare. Princ Leka II thyen bukën, e ngjyen në kripë dhe thote: “shume e mirë qenka, falemiderit”!

Më pas Princ Leka II pritet dhe shtrëngon duart me Famullitarin Dom Ndue Gjergji, i cili pasi i uron mirëseardhjen, i prezanton me radhë anëtarët e këshillit dhe miqtë e Kishës të cilët ishin vënë në një rresht të gjatë. Princ Leka gëzohet që takohet përsëri dhe ndalet në një bisedë të shkurtër me këngëtaren lirike të mirënjohur Ermelinda Paparisto, e cila per dy dekada drejton korin e Kishës Zoja Pajtore.

Më pas pritja bëhet në sallën e Librarisë “Dom Ndue Gjergji”. Takimi u moderua nga shkrimtari Zef Përgega, i cili kishte pregatitur një ekspozitë me fotografi kujtimesh nga Familja Mbretërore.

Dom Ndou, mbasi bëri bekimet e rastit, përshëndeti Princ Lekën II dhe të pranishmit. Në fjalën e tij ai tha se ishte një ditë dhe nje nder i vaçantë që Kisha e Zojës Pajtore vizitohet nga trashëgimtari i familjes Mbretërore, Princ Leka II. Dom Ndou u ndal tek vizita e presidentit të Shqipërisë të ndjerit Bujar Nishani, me të cilin rast Kisha e Zojës Pajtore kishte marrë titullin e lartë “Nderi i Kombit”.

Moderatori Zef Përgega bëri një përmbledhje të gjatë të historisë së Familjes Mbretërore, si dhe rolin shumë të rëndësishëm që Mbreti i Shqiptarëve Zogu i kishte pasur në forcimin e themeleve te shtetit shqiptar, me të gjitha tiparet e një shteti modern evropian.

Në fjalën e tij Princ Leka II, theksoi se ishte i vetëdijshëm për vështirësitë e Diasporës, se ai vetë kishte jatuar jashtë atdheut, me shpresën per t’u kthyer një ditë për të mësuar dhe trashëguar gjuhen, kulturën dhe traditat shqiptare. Ai kërkoi nga të pranishmit që të mos e harrojnë vendlindjen e tyre Shqipërinë dhe Kosovën, për ti ndijmuar, këshilluar dhe mbështetur. Princ Leka II tha se ai vetë ishte musliman nga besimi, por që nuk e kishte harruar amanetin e babait dhe gjyshit për ta dashur dhe respektuar fenë e krishterë. Ai tha se bashkëshortja e tij kishte besim ortodoks ndërsa vajza e tyre ishte pagëzuar katolike. Ky diversitet i besimit në Familjen Mbretërore është personifikimi më i mirë i bashkëjetesës ndërfetare në Shqipëri dhe Kosovë.

Princ Leka II kishte sjellë nga Shqipëria një dhuratë domethënëse për Kishën, një pjatë ornamentale me stemën e Mbretërisë Shqiptare, të cilën ja dorëzoi dom Ndue Gjergjit.

Anëtari veteran i Këshillit te Kishës Dr. Gjeka Gjelaj mori fjalën përshëndetëse dhe tha se kjo ishte nje ditë me rëndësi historike për Kishën dhe brezat e rinj të Famullisë së Zojës Pajtore të Shqiptarëve, që do të përmendet gjatë në analet historike.

I pranishëm, në emër të Shoqatës Kastrati dhe si përfaqësues i të perndjekurve politikë, ishte edhe z. Gjon Kaçaj, i cili në fjalën e tij sodhi në kujtesë ditët e vështira të Familjës Mbretërore në kohën e komunizmit dhe në vitet e para të demokracisë, kujtime të cilat prekën dukshëm Princ Lekën II. Ai e këshilloi Princin për riaktivizimin e Lëvizjes së Legalitetit dhe të Ballit Kombëtar në Shqipëri.

Në takim merrte pjesë nga Malësia e Tuzit, kryetari i Shoqatës “Jehona e Malësisë”, z. Vilson Sinishtaj. Në pritjen e organizuar asistuan dhe morën pjese gjithashtu anëtarë të Keshillit të Kishës dhe aktivistë të Komunitetit si, Motra murgeshë Vitore Rushaj, Vuksan Junçaj, Fran Ivezaj, Pjerin Prekaj, Ndrec Merditaj, Marjan Gjetaj, Ylli Gilaj, Luigj Nilaj, Ednik Tomaj, Nikoll Pepaj, Arsid Cekaj etj.

Më pas Princ Leka, vizitoi klasat dhe ambientet e reja të Qendrës Kulturore Nënë Tereza dhe bëri fotografi me të gjithë të pranishmit. Princ Leka II, nën shoqërimin e Dom Ndue Gjergjit, bëri nderime para shtatores të së lumes shenjta Nëna Terezë.

Më pas Princ Leka vizitoi ambientet e brendshme të Kishës Zoja Pajtore dhe shprehi kënaqësinë që besimtarët katolikë shqiptarë në Michigan, falë kontributeve të tyre kanë siguruar ambiente kaq të mira në shërbim të besimit të tyre. Princ Leka II, në altarin e Kishës, ndezi një qiri dhe tha lutje. Mbasi u mor një fotografi me të pranishmit në ambientet e Kishës, Princ Leka e përfundoi vizitën e tij në Kishën e Zojës Pajtore. Para ndarjes, Princ Leka II shtrëngoi duart me Dom Noun dhe te gjithë me përshtypjet më të mira dhe premtimin se do të vizitojë përsëri Kishën e Zojës Pajtore.

blank blank blank blank


Send this to a friend