VOAL

VOAL

Francois Hollande bën thirrje për krijimin e një qeverie të eurozonës

July 19, 2015

Komentet

Kënga nacionaliste serbe për Kosovën në aktivitetin e BE-së në Bruksel, reagon ashpër raportuesi i PE: Provokim i qëllimshëm, i detyrohen vendit një shpjegim

Një këngë nacionaliste serbe kushtuar Kosovës, e interpretuar në aktivitetin hapës të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel, ka shkaktuar reagime të forta.

Ka qenë raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ai që ka reaguar ashpër ndaj interpretimit të këngës “Oj Kosovo, Kosovo”, duke e cilësuar atë si një provokim të qëllimshëm ose shfaqje të pastër të injorancës.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Terras ka kritikuar Komisionin Evropian dhe komisioneren për Zgjerim, Marta Kos, duke kërkuar një shpjegim për atë që ndodhi në aktivitetin e organizuar në Bruksel.

“Një provokim i qëllimshëm, ose një shfaqje e pastër e injorancës. Interpretimi i një kënge nacionaliste serbe, e cila pretendon sovranitet mbi Kosovën, në një aktivitet të BE-së për zgjerimin, përbën një gafë jashtëzakonisht të papërshtatshme dhe pa shije. Komisioni Evropian dhe Marta Kos i kanë borxh Kosovës një shpjegim”, ka shkruar Terras.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes hapëse të edicionit të dytë të Forumit të Zgjerimit të BE-së, ku në program ishte parashikuar performanca e Orkestrës së të Rinjve të Ballkanit Perëndimor, së bashku me grupin slloven “Kapobanda”.

Mes pjesëve muzikore të interpretuara ishte edhe “Oj Kosovo, Kosovo”, këngë me përmbajtje nacionaliste serbe, e cila pretendon sovranitet mbi Kosovën.

Një tjetër element që ka shtuar polemikat është fakti se Kosova nuk është ftuar të marrë pjesë në këtë Forum, i cili organizohet nga Komisioni Evropian nën drejtimin e komisioneres për Zgjerim, Marta Kos.

Forumi ka nisur më 15 nëntor dhe vijon deri më 16 nëntor. Në ditën kryesore të aktivitetit janë parashikuar fjalimet e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentit të Finlandës, Alexander Stubb, si dhe komisioneres Marta Kos. Në aktivitet pritet të flasë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Reagimi i Terras ka rikthyer në vëmendje çështjen e përfaqësimit të Kosovës në aktivitetet e Bashkimit Evropian, ndërsa pritet të shihet nëse Komisioni Evropian do të japë një reagim zyrtar lidhur me interpretimin e këngës. bw

“Kosova është e Serbisë”: Kos shpreh keqardhje për melodinë që nxiti reagime

Valona Tela

Një koncert që synonte të promovonte bashkimin e kulturave evropiane nxiti reagime politike, pasi në të u interpretua melodia e një kënge serbe që e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë.

Polemika bëri që komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, të shprehte keqardhje për përzgjedhjen e saj.

Ngjarja ndodhi më 15 nëntor në Bruksel, gjatë mbrëmjes hapëse të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, të organizuar nga Komisioni Evropian.

Në koncertin e titulluar “Meloditë e unitetit: Harmoni nga udhëkryqi i Evropës”, krahas pjesëve muzikore nga vendet e përfshira në procesin e zgjerimit, u interpretua edhe melodia e këngës serbe “Oj Kosovo, Kosovo”.

Teksti i këngës përmban pretendime territoriale ndaj Kosovës dhe kundërshton heqjen dorë prej saj.

Gjatë koncertit, megjithatë, nuk u kënduan vargjet e këngës. U interpretua vetëm melodia, ndërsa titulli u shfaq në ekran, sipas dëshmive të pjesëmarrësve.

Përfshirja e saj në një aktivitet të Komisionit Evropian nxiti reagime nga zyrtarët e Kosovës dhe raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, të cilët kërkuan shpjegime për mënyrën e përzgjedhjes së repertorit.

Në një prononcim për gazetarët, më 16 nëntor, Kos shprehu keqardhje për përzgjedhjen e këngës nga muzikantët, duke theksuar se ajo nuk pasqyron në asnjë mënyrë as qëndrimin e Komisionit Evropian, as qëndrimin e saj personal ndaj Kosovës dhe historisë së saj.

Ajo tha se është e vetëdijshme për vuajtjet dhe sakrificat e njerëzve në këtë pjesë të Evropës gjatë së kaluarës dhe theksoi rëndësinë e pajtimit, pa harruar dallimet dhe përvojat historike.

“Ne nuk kërkojmë që dallimet të harrohen, por po ndërtojmë një Evropë ku dallimet nuk do të jenë arsye për të penguar të ardhmen”, tha Kos.

Në këtë video, të shpërndarë në rrjetet sociale, dëgjohet melodia e këngës serbe për Kosovën:

Scandalous: Serbian nationalist song against Kosovo performed on the eve of the EU Enlargement Forum, led by Marta Kos https://t.co/WyChQI8Gg8

— Muhamet Hajrullahu (@MetiHajrullahu) November 15, 2026

Çfarë dihet për këngën?

Kënga “Sa Kosova zora sviće” – në shqip “Nga Kosova zbardh agimi” – e njohur edhe si “Oj Kosovo, Kosovo”, u krijua në vitin 1989 nga këngëtari dhe kompozitori serb, Lubomir Manasijeviq.

Sipas rrëfimit të autorit për gazetën serbe “Večernje novosti”, kënga u frymëzua nga përjetimet e tij gjatë shënimit të 600-vjetorit të Betejës së Kosovës, në Manastirin e Graçanicës, në qershor të vitit 1989.

Teksti ndërthur referenca ndaj historisë mesjetare dhe trashëgimisë fetare serbe, me pretendime për përkatësinë territoriale të Kosovës.

Në një nga vargjet thuhet: “Ne damo te Kosovo” – “Nuk të japim, Kosovë”, ndërsa në një tjetër Kosova paraqitet si tokë që u ka takuar gjithmonë serbëve dhe është trashëguar nga të parët.

E përshkruar si patriotike në mediat serbe, kënga përmban kështu edhe mesazhe nacionaliste që kundërshtojnë heqjen dorë nga Kosova.

Ajo u krijua në kohën e rritjes së nacionalizmit serb nën udhëheqjen e Sllobodan Millosheviqit.

Në vitin 1989, autoritetet serbe kufizuan në mënyrë drastike autonominë e Kosovës, duke përshkallëzuar represionin politik dhe institucional ndaj shqiptarëve.

Një dekadë më vonë, Kosova u përfshi në luftën e viteve 1998-1999.

Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, por Serbia vazhdon të mos e njohë atë.

Reagimet nga Kosova dhe Parlamenti Evropian

Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, e kritikoi interpretimin e melodisë, duke e lidhur përmbajtjen e këngës me periudhën kur regjimi i Sllobodan Millosheviqit po kufizonte të drejtat e shqiptarëve të Kosovës.

Ai kërkoi shpjegime nga Komisioni Evropian si për përzgjedhjen e këngës, ashtu edhe për mungesën e një ftese për përfaqësuesit institucionalë të Kosovës në Forum.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se intepretimi i melodisë në fjalë është thellësisht shqetësues dhe shtoi se mesazhet e tilla bien ndesh me parimet e paqes, fqinjësisë së mirë dhe respektimit të sovranitetit të shteteve.

Edhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, e cilësoi si të papranueshme përfshirjen e kësaj kënge në një aktivitet kushtuar zgjerimit evropian dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

Sipas tij, kënga përmban pretendime politike mbi territorin e Kosovës dhe interpretimi i saj nuk mund të trajtohet thjesht si shkëmbim kulturor.

Bajrami kërkoi nga Komisioni Evropian dhe komisionerja për Zgjerim, Kos, të sqarojnë se kush e kishte përzgjedhur dhe miratuar repertorin muzikor.

Kritikave iu bashkua edhe raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, i cili tha se incidenti ishte ose një provokim i qëllimshëm, ose pasojë e mosdijes së organizatorëve.

Sipas Terrasit, interpretimi i një kënge që përmban pretendime mbi sovranitetin e Kosovës në një aktivitet evropian për zgjerimin, ishte i papërshtatshëm dhe kërkon shpjegim nga Komisioni Evropian.

Emini: Përzgjedhja e këngës serbe nuk duket të ketë qenë rastësi

Ekspertja për çështje evropiane, Donika Emini, e cila ishte e pranishme në koncertin hapës të Forumit të Zgjerimit në Bruksel, nuk beson se përzgjedhja e melodisë së këngës serbe për Kosovën ishte rezultat i pakujdesisë.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ajo tha se organizatorët duhej të kishin treguar më shumë kujdes ndaj ndjeshmërive historike dhe politike të rajonit.

“Nuk mendoj që është prej pakujdesisë”, tha Emini, duke theksuar se problemi nuk qëndron te gjuha serbe e këngës, por te pretendimet territoriale ndaj Kosovës që përmban teksti i saj.

Ajo kritikoi edhe faktin që komisionarja evropiane për Zgjerim, Kos, ua atribuoi përzgjedhjen e këngës muzikantëve, duke theksuar se përgjegjësia për repertorin nuk mund të shmanget në këtë mënyrë.

Emini tha se incidenti ngre shqetësime më të gjera për qasjen e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, veçanërisht në një kohë kur të dyja palët po përpiqen t’i riparojnë marrëdhëniet pas tensioneve të viteve të fundit.

“Ndikimi është shumë i madh”, tha ajo, duke paralajmëruar se ngjarja mund të ndikojë negativisht jo vetëm në dialogun Kosovë-Serbi, por edhe në atmosferën e përgjithshme të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Brukselit.

Si u përzgjodh melodia?

Programi zyrtar i Komisionit Evropian identifikon si interpretues të koncertit të 15 nëntorit Orkestrën Rinore të Ballkanit Perëndimor dhe muzikantin Marko Hatlak me grupin Kapobanda.

Koncerti ishte pjesë e pritjes së organizuar nga komisionarja Kos, por programi nuk jep hollësi për mënyrën e përzgjedhjes së repertorit.

Edhe pse Kos ua atribuoi përzgjedhjen e këngës muzikantëve, mbetet e paqartë nëse repertori ishte shqyrtuar ose miratuar paraprakisht nga organizatorët e Forumit.

Deri më tani, nuk janë paraqitur prova që të konfirmojnë se përfshirja e melodisë kishte për qëllim provokimin e Kosovës.

Kosova pa përfaqësues institucionalë në Forum

Polemika për koncertin nxori në pah edhe një çështje tjetër: mungesën e përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës në Forumin e Zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Edicioni i dytë i Forumit, që zhvillohet më 15 dhe 16 nëntor në Bruksel, mbledh udhëheqës evropianë, përfaqësues të vendeve që synojnë anëtarësimin, ekspertë dhe organizata të shoqërisë civile.

Në programin e tij janë përfshirë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, komisionarja Marta Kos, presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, si dhe përfaqësues nga vende të ndryshme të procesit të zgjerimit.

Kryenegociatori i Kosovës me BE-në, Zulfaj, kritikoi mungesën e një ftese për përfaqësuesit institucionalë të Kosovës, por Kos e kundërshtoi pretendimin se Kosova nuk ishte ftuar në Forum.

“Nuk është e saktë që përfaqësuesit e Kosovës nuk janë ftuar”, tha ajo, duke theksuar se në aktivitet marrin pjesë persona nga të gjitha vendet kandidate dhe kandidate potenciale.

Megjithatë, Kos konfirmoi se pesë vende kandidate marrin pjesë me përfaqësues të qeverive të tyre, ndërsa nga Kosova në diskutime merr pjesë ekspertja e shoqërisë civile, Donika Emini.

Komisionerja nuk sqaroi nëse ftesa u ishin dërguar edhe institucioneve të Kosovës dhe, nëse jo, përse ato nuk ishin përfshirë në të njëjtën mënyrë si qeveritë e vendeve të tjera.

Kosova aplikoi për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022, por kërkesa e saj ende nuk ka kaluar në fazën që do t’i hapte rrugë marrjes së statusit të vendit kandidat.

Pesë nga 27 vendet anëtare të BE-së nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ndërsa normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë mbetet një nga çështjet kryesore në rrugën e saj evropiane.

BE-ja ndërmjetëson dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe u kërkon të dyja palëve të zbatojnë marrëveshjet e arritura për normalizimin e marrëdhënieve.

“Në këtë frymë, ne vazhdojmë ta mbështesim Kosovën në rrugën e saj evropiane”, tha Kos.

Hetimet për korrupsion ndaj ish ministrit të Viktor Orban, autoritetet hungareze sekuestrojnë 20 milionë dollarë, ishin groposur në pyje

Autoritetet hungareze kanë sekuestruar rreth 20 milionë dollarë para cash, të cilat ishin fshehur në pyje, ndërtesa fermash, magazina dhe prona banimi, në kuadër të një hetimi për korrupsionin ndaj Miklos Sesztak, ish-ministër në qeverinë e Viktor Orbanit, raporton Reuters.

Miklos Sesztak, ish-ministër në qeverinë e Viktor Orban

Sipas autoriteteve, paratë u zbuluan gjatë kontrolleve të zhvilluara në disa ambiente, ndërsa një pjesë e tyre ishte groposur në pyje dhe një tjetër ishte ruajtur në një kasafortë me vlerë të lartë, në një vendndodhje të izoluar.

Hetimi zhvillohet në kuadër të fushatës kundër korrupsionit të ndërmarrë nga kryeministri i ri hungarez, Peter Magyar, i cili largoi nga pushteti Viktor Orbanin pas 16 vitesh qeverisje, në zgjedhjet e prillit.

Magyar ka premtuar luftë gjithëpërfshirëse kundër korrupsionit dhe përmirësimin e marrëdhënieve me Bashkimin Europian, të cilat ishin përkeqësuar gjatë viteve të qeverisjes së Orbanit.

Operacioni kundër korrupsionit është pagëzuar prej tij si “Operacioni Purgatori”. Sipas një sondazhi të publikuar këtë javë nga agjencia Median në faqen e lajmeve HVG, 70% e të anketuarve e konsiderojnë këtë operacion shumë të rëndësishëm.

Hetimet kanë prekur edhe figura të tjera të ish-qeverisë. Dy ish-ministra të kabinetit të Orbanit dhe ish-guvernatori i Bankës Qendrore, Gyorgy Matolcsy, janë arrestuar në hetime të veçanta për akuza korrupsioni. Ata kanë mohuar çdo shkelje. Panorama

BE paralajmëron qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve, ja çfarë duhet të ketë çanta e emergjencës

Komisioni Evropian u ka bërë thirrje qytetarëve të vendeve anëtare që të përgatiten për të përballuar vetë nevojat bazë për të paktën 72 orë në rast të një situate emergjente. Udhëzimet e reja, të prezantuara më 3 nëntor 2026 nga komisionerja për Barazinë, Gatishmërinë dhe Menaxhimin e Krizave, Hadja Lahbib, synojnë të rrisin nivelin e përgatitjes së popullsisë përballë krizave të mundshme.

Sipas Komisionit Evropian, emergjencat mund të shkaktojnë ndërprerje të njëkohshme të shërbimeve jetike, përfshirë energjinë elektrike, furnizimin me ujë, komunikimet dhe zinxhirët e furnizimit. Në orët e para të një krize, autoritetet mund të kenë nevojë për kohë për të organizuar operacionet e shpëtimit dhe për të mbërritur në zonat e prekura.

Për këtë arsye, qytetarëve u rekomandohet të përgatisin një çantë emergjence me furnizimet e nevojshme për të përballuar tri ditët e para pa qenë menjëherë të varur nga ndihma publike.

Çfarë duhet të përmbajë çanta e mbijetesës?

Sipas rekomandimeve të BE-së, çdo familje duhet të sigurojë disa produkte dhe pajisje bazë:
– Ujë dhe ushqime: Rreth 2 litra ujë për person në ditë, si dhe ushqime që ruhen për një kohë të gjatë dhe nuk kërkojnë gatim, si konserva, fruta të thata, arra dhe biskota energjetike.
– Medikamente dhe ndihma e parë: Një kuti të ndihmës së shpejtë, ilaçet personale dhe ato me recetë, si dhe produkte higjienike.
– Ndriçim dhe komunikim: Elektrik dore, bateri rezervë, radio portative dhe bateri të jashtme për telefonin.
– Dokumente dhe para: Kopje të dokumenteve të identifikimit, pasaportave dhe kontratave të sigurimit, të mbrojtura nga uji, si dhe një shumë parash në dorë.
– Ngrohje dhe ftohje: Pajisje ose mjete alternative për të përballuar temperaturat ekstreme në rast të ndërprerjes së energjisë elektrike.
Përveç rezervave materiale, qytetarët këshillohen të përvetësojnë edhe aftësi praktike, si dhënia e ndihmës së parë dhe menaxhimi i situatave emergjente.

Pse janë zgjedhur pikërisht 72 orë?

Periudha prej 72 orësh është përcaktuar nga Komisioni Evropian si një standard minimal për vetëpërgatitjen e familjeve gjatë fazës fillestare të një krize.

Kjo nuk nënkupton se çdo emergjencë do të zgjasë vetëm tri ditë apo se autoritetet do të vonojnë ndërhyrjen për këtë periudhë. Qëllimi është që qytetarët të jenë në gjendje të përballojnë nevojat e tyre më urgjente, ndërsa shërbimet e emergjencës të përqendrohen te personat që kanë nevojë më të menjëhershme për ndihmë.

Ekspertët paralajmërojnë se ndërprerjet e energjisë elektrike dhe të furnizimit me ujë mund të zgjasin disa ditë, veçanërisht pas tërmeteve, zjarreve apo fatkeqësive të tjera natyrore. Për këtë arsye, përgatitja paraprake dhe sigurimi i rezervave bazë konsiderohen thelbësore për përballimin e situatave të paparashikuara. bw

“Imuniteti i Belinda Ballukut nuk u hoq për arsye politike” – Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler për protestat: Qeveria teknike do të ishte zgjidhje, jep shpresë për zgjedhje të lira e të ndershme

Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler shprehu shqetësimin për zhvillimet në Shqipëri dhe protestat kundër kryeministrit Edi Rama gjatë mbledhjes së Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Evropian.

Gahler i cilësoi protestat e qytetarëve si plotësisht të justifikuara, duke ngritur shqetësime për korrupsionin dhe për çështjen e imunitetit të ish zëvendës kryeministres, Belinda Balluku, që u mbrojt nga PS.

Ai shtoi se krijimi i një qeverie teknike do të ndihmonte në qetësimin e situatës politike dhe rikthimin e besimit të qytetarëve te mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Për arsye politike, imuniteti i ish zëvendëskryeministres nuk hiqet. Këto protesta krijojnë vështirësi si për qeverinë, ashtu edhe për opozitën. Njerëzit nuk janë të kënaqur me asnjërën palë. Ndoshta një qeveri teknike mund të ishte një zgjidhje për të sjellë qetësi, duke u dhënë njerëzve shpresën se zgjedhjet e ardhshme mund të jenë të lira, të ndershme dhe pa korrupsion.”, tha ai.

© Panorama.al

Merz propozon Ilse Aigner për presidente të Gjermanisë, mund të bëhet gruaja e parë në këtë post

Kancelari gjerman Friedrich Merz pritet të propozojë Ilse Aigner si kandidate për presidente të Gjermanisë. Ajo aktualisht është kryetare e Parlamentit të Bavarisë dhe anëtare e Unionit Social-Kristian (CSU).

Vendimi i Merz pritet të zyrtarizohet të hënën në strukturat drejtuese të CDU-së dhe CSU-së, të cilat do të shqyrtojnë dhe konfirmojnë kandidaturën e saj.

Nëse zgjidhet, 62-vjeçarja Aigner do të bëhet gruaja e parë që merr postin e presidentes federale të Gjermanisë, pas 12 presidentëve meshkuj. Gjithashtu, ajo do të jetë presidentja e parë që vjen nga radhët e CSU-së.

Merz kishte paralajmëruar më herët se do të mbështeste një kandidate femër për këtë post, duke theksuar se kërkonte një figurë të qendrës politike, larg ekstremizmave.

Kandidatura e Aigner ka marrë mbështetje edhe nga përfaqësues të Partisë Socialdemokrate (SPD) dhe të të Gjelbërve, çka pritet t’i sigurojë asaj votat e nevojshme në Asamblenë Federale, e cila ka 1,260 anëtarë dhe është përgjegjëse për zgjedhjen e presidentit të ri më 30 janar 2027.

Presidenti aktual, Frank-Walter Steinmeier, përfundon mandatin e tij të dytë më 18 mars 2027.

Ilse Aigner ka qenë ministre federale e Bujqësisë në qeverinë e Angela Merkelit gjatë viteve 2008-2013. Që prej asaj kohe është pjesë e Parlamentit të Bavarisë, të cilin e drejton që nga viti 2018.

Protestat e Gjeneratës Z në Gjermani, analiza e DW: Kërkesat mbështeten gjerësisht edhe nga qeveria! Kancelari Merz i merr seriozisht shqetësimet e të rinjve

Protestat e të rinjve, Brezit Z, në Gjermani, nxitën reagime në politikë. Kërkesat mbështeten gjerësisht, edhe nga qeveria. Por dhuna në fund të protestave paqësore zhvendosi debatin, shkruan Auron Dodi.

Në tërësi, si nga qeveria, ashtu edhe nga opozita është treguar mirëkuptim për kërkesat e protestuesve të iniciuara nga iniciativa “Brezi Z rregullon” (“Gen Z regelt”). Kërkesat e protestuesve janë: më shumë para për shkollat, qira më të ulëta, kosto më të ulët jetese, mbrojtje më të madhe për klimën dhe drejtësi sociale.

Kancelari Friedrich Merz tha se demonstratat tregojnë „se të rinjtë interesohen për politikën”, dhe qeveria duhet t’i marrë seriozisht këto shqetësime – sidomos në tregun e banesave ka „nevojë për veprim politik”.

Nga opozita, një deputet 25-vjeçar i partisë E Majta, Luke Hoß, tha se dëshironte që „brezi im të mos ketë frikë nga e ardhmja”. „Por”, veçoi ai „ne lindëm në një botë, e cila ishte e dëmtuar”, e prishur.

Ministrja e Arsimit e Gjermanisë, Karin Prien, nga partia CDU e kancelarit Merz, ofroi këtë javë takim me përfaqësues të nxënësve dhe me sindikatën e arsimit GEW. Edhe ajo tha që të rinjtë kanë „shumë të drejtë” që i kërkojnë këto debate. I ftoi për dialog më të thellë, sepse siç u shpreh, “pjesa dërrmuese demonstroi paqësisht”.

Presidenti i Lidhjes së Qyteteve Gjermane, që përfaqëson interesat e rreth 3200 qyteteve dhe komunave, Burkhard Jung tha se „të rinjtë që protestojnë „duan ta bashkëformësojnë të ardhmen e tyre”.

Shumë grupe parlamentare në Bundestag, në parlamentin federal, i mbështetën gjithashtu objektivat e protestës. Por shfaqjet e dhunës, që ndodhën në fund të protestave, e tronditën opinionin. Ato nxitën edhe një debat të mërkurën (04.11) në Bundestag.

Bilanci i protestave: çfarë ndodhi
Protestat e së shtunës (31.10.) të Brezit Z (14-29 vjeçarëve u zhvilluan në 34 qytete. Në to morën pjesë rreth 120.000 vetë, sipas organizatorëve. Sipas policisë, në protesta qenë të pranishëm gjysma e kësaj shifre.

Gjatë ditës protestat ishin të qeta, paqësore, por kur erdhi nata pati shfaqje dhune: në shtatë nga 34 qytetet. Dhuna erdhi nga persona prej të cilëve organizatorët e protestave të iniciativës “Brezi Z rregullon” (Gen Z regelt) u distancuan.

Dëmet më të mëdha ndodhën në Frankfurt mbi Main, ku pati dyqane të plaçkitura, midis tyre ishte dhe një dyqan armësh. Pastaj pati vitrina të shkatërruara dhe më shumë se 100 policë të plagosur. Në të gjithë Gjermaninë me këtë rast u bënë 200 arrestime.

Policia: përgatitje prej javësh, kontroll i decentralizuar
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt (CSU) , deklaroi se policia gjermane i pengoi shfaqjet e dhunshme, si ato që u panë në Paris. Këtë ai e tha në një intervistë për gazetën Bild dhe e përsëriti edhe në Bundestag.

Policia ishte e pranishme masivisht dhe forcat i dislokoi në formë të decentralizuar. Ajo i kishte vëzhguar grupet radikale dhe pikat potenciale të tensionit. Edhe qeveria qe përgatitur prej javësh për këto demonstrata. Ministri i Brendshëm Dobrindt drejtoi së bashku me drejtuesit e policisë federale një qendër, me të cilën ishin të koordinuara dhe landet federale gjermane. Në mesnatë në Berlin ai shkoi vetë në një vend në të cilin pati ndodhur përplasje.

Kush i kreu aktet e dhunës – dhe kush quhet migrant
Ministri i Brendshëm i Landit të Hessenit (ku ndodhet Frankfurti mbi Main), Roman Poseck nga CDU-ja, tha që shumica e të arrestuarve ishin me pasaportë gjermane. Por ai shtoi edhe që në grupin e dorasve, mbizotëronin migrantët. Edhe ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Dobrindt foli për demonstrata paqësore. Por tha se ato nga mbrëmja, u vunë nën kontroll nga grupe të majta, të gatshme për dhunë dhe nga huliganë migrantë. Kancelari Merz e mbështeti këtë përshkrim.

Debati i hapur në Gjermani e kalon aspektin penal: ai bëhet për çështjen e përmendjes së migrantëve dhe se deri kur do të cilësohet migrant një person në Gjermani.

Debati i ndezur në Bundestag
Diskutime të përqendruara u bënë në Bundestag në orën e posaçme për tema aktuale, të mërkurën. Po reagime ka patur edhe në biseda televizive.

Në Bundestag deputeti i AfD-së, Bernd Baumann, tha se Gjermania ndodhet tani „në buzë të humnerës”. Shtoi se shpërthimet e dhunës në fundjavë tregojnë se „çfarë forcash shkatërruese po mblidhen”. Pas tyre, tha Baumann-i, qëndron „e majta ekstreme politike, e cila dëshiron ta përmbysë shoqërinë tonë qytetare-oksidentale”. Dhe „kjo e majtë”, tha ai, „bashkohet me mjedise gjigante migrantësh radikalë, para së gjithash me ata myslimanë, që nuk duan të integrohen”. Baumanni tha se vetëm një parti është ende një mburojë, për të ndaluar keqësimin e situatës, dhe kjo është AfD-ja.

Ministri i Brendshëm Dobrindt (CSU) tha në reagim, se „është një pamje e shtrembëruar, ajo që po vizatoni këtu”. Policët e përgatitur më së miri „siguruan që të mos përjetojmë beteja rrugore dhe as plaçkitje masive si në Francë”. Dobrindt-i ritheksoi se policia e kishte pasur nën kontroll gjendjen.

Kundërshtimi nuk është për dhunën, por për fjalët
Nga Partia Socialdemokrate Gjermane (SPD), ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius u shpreh në televizion, që padyshim që kemi të bëjmë me kriminelë tek personat që sulmojnë dhe plagosin policët. Por ai nuk pranoi fjalët që zgjodhi ministri i Brendshëm. „Çfarë janë grupet migrante”, pyeti Pistoriusi. „A janë këta (edhe) njerëz që jetojnë në brezin e tretë në Gjermani dhe janë shtetas gjermanë? Ku do të pushojmë ne së diferencuari?”

Këtë qëndrim mbajtën në Bundestag edhe Të Gjelbrit. Deputeti i gjelbër Marcel Emmerich pyeti në Bundestag: „kur është njeriu migrant? Kur ka emigruar vetë në një vend? Kur kanë emigruar prindërit?” Sipas tij, cilësime të tilla, të pasqaruara plotësisht, më tepër shkaktojnë dëm social.

20 nëntori: prova e radhës
Debati është i kuptueshëm, kur aktualisht 31 për qind e popullsisë gjermane ka prejardhje migrante. Në qytete të mëdha përqindja është edhe më e lartë.

Protesta tjetër e madhe e Brezit Z është caktuar për në 20 nëntor. Në rast dhune do të jemi të përgatitur, tha në Bundestag ministri i Brendshëm Dobrindt./DW

BE-ja thotë se po zhvillon dialog me Kosovën për ndryshimet në Ligjin për Specialen

Radio Evropa e Lirë

Bashkimi Evropian po zhvillon dialog me Qeverinë e Kosovës lidhur me ndryshimet e bëra në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, tha komisionarja për Zgjerim e bllokut, Marta Kos.

Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara u iniciuan nga Partia Demokratike e Kosovës dhe u miratuan më 6 tetor. Pas këtij vendimi, komuniteti evropian shprehu shqetësime lidhur me obligimet ndërkombëtare të Kosovës dhe për pavarësinë e gjykatës me seli në Hagë.

Miratimit përfundimtar të ndryshimeve i paraprinë protestat kundër aktgjykimit dënues të 16 shtatorit kundër katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që u dënuan në shkallë të parë për krime lufte.

Protestuesit kërkuan ndryshime në ligj dhe mbështetje më të madhe institucionale për ish-presidentin, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputetin Rexhep Selimi, që u shpallën fajtorë nga Gjykata Speciale.

Por, me kërkesën e vetë nismëtares së ndryshimeve, ligji u kthye në Kuvend për rishqyrtim nga presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula më 22 tetor.

“Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës rrezikojnë të minojnë çdo përparim, por veçse jemi në dialog sa i përket këtyre ndryshimeve me Qeverinë e Kosovës”, tha Kos gjatë një konference për media në Bruksel, duke folur për përparimin e Prishtinës sa i përket reformave.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar me pyetje Qeverisë së Kosovës lidhur me dialogun e përmendur nga komisionarja Kos dhe çfarë shqetësimesh ka shprehur BE-ja lidhur me ndryshimet në ligj, por ende nuk ka marrë përgjigje.

BE-ja kishte shprehur shqetësime për ndryshimet në Ligjin për mekanizmin e drejtësisë me seli në Hagë të Holandës, duke argumentuar se duhet konsultuar edhe vetë blloku për ndryshimet në ligj.

Në prill të vitit 2014, përmes një letërkëmbimi mes presidentes së atëhershme të Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe shefes së BE-së, Catherine Ashton, vendi mori përsipër një sërë zotimesh për Gjykatën Speciale.

Në mesin e zotimeve ishte dhe që Kosova të konsultohej me BE-në për çfarëdo nisme për ndryshim të ligjeve që kanë ndikim në mandatin e gjykatës, apo në procedurat gjyqësore që burojnë nga hetimet e Task-Forcës Speciale Hetuese (SITF).

Po ashtu, Kosova u zotua për vazhdimin e punës së Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë deri në përfundimin e hetimeve dhe procedurave përkatëse.

Pas kthimit të ligjit në Kuvend, nga BE-ja deklaruan se presin që të konsultohen “nëse rinisin diskutimet në Kuvend” për të, pikërisht duke u thirrur në “frymën e letërkëmbimit” mes Jahjagës dhe Ashtonit.

Po ashtu, nga Dhomat e Specializuara më herët kanë thënë se nuk janë konsultuar për nismën për ndryshimet në ligj. Ndërkaq, kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka deklaruar se gjykata ka mandat të përcaktuar në bazë të këmbimit të letrave, Kushtetutës së Kosovës dhe Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Çfarë parashohin ndryshimet?

Ndryshimet në Ligjin për Specialen, që u miratuan mbrëmjen e 6 tetorit, nuk parashohin shfuqizimin e Gjykatës Speciale, ku janë trajtuar disa raste për krime lufte dhe pengim të drejtësisë.

Megjithatë, aty parashihen ndryshime për disa çështje kyç të funksionimit të gjykatës.

Një nga ndryshimet kryesore në Ligjin e miratuar ka të bëjë me llojin e veprave që mund të trajtohen nga Specialja.

Në Ligjin e ndryshuar parashihet lidhja e juridiksionit të tyre me pretendimet për trafikim organesh të raportit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të vitit 2011, që ishte bërë shkas për krijimin e Gjykatës Speciale.

Sipas ligjit të ndryshuar, Specialja do të duhet të merret me veprat që lidhen drejtpërdrejt me pretendimet për nxjerrjen, heqjen dhe trafikimin e paligjshëm të organeve, indeve ose qelizave njerëzore.

Në këtë juridiksion do të përfshiheshin edhe vrasjet, torturat si dhe trajtimi mizor e çnjerëzor në vendet specifike të ndalimit që përmenden në raport, kur ato lidhen drejtpërdrejt me operacionet e pretenduara të marrjes së organeve.

Kjo nënkupton që ligji synon që Speciales t’i hiqet juridiksioni për të ndjekur krimet e tjera të luftës, krimeve kundër njerëzimit apo dhunës politike që nuk kanë një lidhje të tillë të drejtpërdrejtë.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me periudhën kohore. Me ligjin fillestar, Specialja trajton krimet që pretendohet se janë kryer nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000. Por, me ndryshimet e miratuara më 6 tetor, kjo periudhë kufizohet nga 1 korriku 1999 deri më 31 tetor 2000.

Ndryshimet në ligj parashohin që rastet që janë në shkallën e Supremes, të transferohen në Kosovë.

Ndërkaq, dënimet maksimale janë paraparë të jenë deri në 15 burgim.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm ka të bëjë me atë se të dënuarit e Gjykatës Speciale, sipas ndryshimeve të miratuara më 6 tetor, do të mund të përfitonin nga falja presidenciale.

Por, ligji i Kosovës për faljen e përjashton të drejtën e kërkimit të faljes presidenciale për vepra të caktuara kundër së drejtës ndërkombëtare, ndërsa Kodi Penal i Kosovës i përfshin krimet e luftës në këtë kategori.

Pse u kthye ligji në Kuvend?

PDK-ja tha më 22 tetor se i kishte kërkuar Shiroka Pulës që ta kthente në Kuvend Ligjin për Specialen për rishqyrtim, duke argumentuar se synohet plotësimi i dispozitave të caktuara si dhe forcimi i sigurisë juridike të ligjit.

Nga partia kryesore opozitare thanë se rishqyrtimi synon që të adresojë elementet e ligjit që mund të pengojnë zbatimin e tij, duke pritur që brenda katër javësh ky proces të përfundojë dhe ligji të hyjë në fuqi.

Megjithatë, deputetët ende nuk e kanë rishqyrtuar Ligjin.

Aleanca, që ka mbështetur ndryshimet në ligj, ka kritikuar kthimin e tij në Kuvend, ndërkaq partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje pas miratimit të ndryshimeve shprehu skepticizëm se ligji do të prodhojë efektet e pritura.

‘Qeveria ka zgjedhur represionin dhe gazin…’ Eurodeputetja: Të rinjtë që protestojnë në Shqipëri duan një vend pa korrupsion

Eurodeputetja Ilaria Salis ka ngritur alarmin në Parlamentin Europian për situatën politike në Shqipëri dhe represionin ndaj të rinjve që po protestojnë kundër qeverisë së Edi Ramës, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.

Gjatë diskutimit për progresraportin e Shqipërisë, Salis kërkoi që institucionet europiane të mos mbyllin sytë përballë revoltës së të rinjve, të cilët po kërkojnë një vend pa korrupsion, ku të kenë mundësi të studiojnë, të punojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen me dinjitet.

Eurodeputetja akuzoi qeverinë shqiptare se, në vend që t’u përgjigjet kërkesave të protestuesve, ka zgjedhur dhunën, gazin lotsjellës dhe represionin. Ajo ngriti gjithashtu shqetësimin për propozimin që protestuesit të përballen me gjoba deri në 5 mijë euro, duke paralajmëruar se të rinjtë shqiptarë nuk duhet të lihen vetëm përballë kësaj situate.

Eurodeputetja Ilaria Salis: Një Shqipëri ka shumë zëra që nuk janë dëgjuar. Të rinjtë që kanë dalë në rrugë duke kërkuar një  Shqipëri të lirë pa korrupsionm, ku ata mund të studiojnë e punojë me dinjitet. Këta njerëz përfaqësojnë pjesën e Shqipërisë që bëjnë fushatë për të mbrojtur Shqipërinë me një mesazh të fortë, Shqipëria nuk është për shitje, por qeveria në vend që ti dëgjojë ka zgjedhur represionim, gazin lotsjellës duke abuzuar me pushtetin.

Tani propozimi ka ardhur që protestuesit të paguajnë gjoba deri në 5 mijë euro. Të mos i lemë këta të rinj vetë, lufta e tyre është lufta e juaj. Situata duhet të përmirësohet, pra ti dëgjojmë zërat e protestuesve në Shqipëri dhe ti japim atyre hapësirë. sn

Protestat kundër Ramës- Eurodeputetja holandeze: Shqiptarët kërkojnë që BE të jetë më e ashpër

Eurodeputetja holandeze Tineke Strik ka ngritur shqetësimin për dhunën ndaj protestuesve dhe gazetarëve në Shqipëri, duke theksuar se Bashkimi Evropian duhet të mbajë një qëndrim më të fortë për këto çështje.

Gjatë diskutimeve për situatën në Shqipëri, Strik u shpreh se protestat e zhvilluara në vend kanë përcjellë një mesazh të qartë për institucionet evropiane: qytetarët shqiptarë kërkojnë që BE-ja të jetë më e vendosur në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore.

“Protestat e kanë bërë të qartë se populli shqiptar kërkon që ju të jeni të ashpër, të fortë në këto çështje. Dhuna ndaj protestuesve dhe ndaj gazetarëve, mendoj se nuk ka dallim, mes atyre që protestojnë në mënyrë paqësore dhe atyre që përdorin dhunën. Duhet të vlerësoni në mënyrë kritike këto raste”, deklaroi eurodeputetja. Ajo u ndal veçanërisht te dhuna ndaj protestuesve dhe gazetarëve, duke kërkuar që këto raste të shqyrtohen në mënyrë kritike dhe pa bërë dallime mes personave që marrin pjesë në protesta paqësore dhe atyre që përdorin dhunën.

Strik theksoi rëndësinë e vlerësimit të rasteve të raportuara, duke nënvizuar se respektimi i të drejtës për protestë dhe liria e medias janë çështje që kërkojnë vëmendje të veçantë nga institucionet evropiane. sn

“Liria e medias mbetet sfidë” Progres-raporti i KE-së: Duhet mbrojtje për gazetarët

STRASBURG- Komisioni Europian ngre shqetësime për situatën e lirisë së medias në Shqipëri, duke theksuar se vendi nuk ofron ende garanci të mjaftueshme ligjore për lirinë e shprehjes dhe se gazetarët përballen me kërcënime, frikësime dhe kushte të pasigurta pune. Në progres-raportin e KE-së të siguruar nga Dosja.al thuhet se mjedisi mediatik duhet të përmirësohet në mënyrë që mediat të ushtrojnë veprimtarinë e tyre lirisht, në mënyrë të pavarur dhe profesionale.

Raporti evidenton si problem ndikimin e grupeve të biznesit me lidhje politike në tregun mediatik, ndërthurjen e interesave politike dhe ekonomike, mungesën e transparencës së financimit dhe përqendrimin e lartë të pronësisë së mediave. Shqetësime ngrihen gjithashtu për frikësimet, fushatat denigruese, paditë strategjike kundër pjesëmarrjes publike (SLAPP) dhe kushtet e pasigurta të punës së gazetarëve.

Një tjetër pikë e rëndësishme është mbrojtja e gazetarëve nga kërcënimet, sulmet dhe paditë SLAPP. KE kërkon që institucionet ligjzbatuese të garantojnë hetimin dhe ndjekjen gjyqësore të rasteve të dhunës ndaj gazetarëve, përfshirë incidentet gjatë protestave. Në raport kërkohet gjithashtu përmirësimi i kushteve të punës së gazetarëve, forcimi i të drejtave të tyre të punësimit dhe atyre sociale, si dhe zbatimi i njëtrajtshëm i Kodit të Punës.

Pjesë nga progres-raporti:

Shqipëria ndodhet ndërmjet një niveli të caktuar dhe një niveli mesatar përgatitjeje në fushën e lirisë së shprehjes dhe ka shënuar njëfarë progresi gjatë periudhës së raportimit, veçanërisht sa i përket përafrimit të kuadrit të saj ligjor me acquis-in e Bashkimit Europian dhe standardet europiane. Shqipëria nuk ofron garanci të mjaftueshme ligjore për lirinë e shprehjes, ndërsa mjedisi në të cilin operojnë mediat duhet të përmirësohet, në mënyrë që ato të mund të ushtrojnë veprimtarinë e tyre lirisht, në mënyrë të pavarur dhe profesionale.

Shqipëria ka përjashtuar gazetarët e regjistruar nga dispozitat penale për shpifjen, në kushte të caktuara, megjithëse dekriminalizimi i plotë i shpifjes ende nuk është arritur. Pavarësia dhe pluralizmi i medias vazhdojnë të ndikohen nga depërtimi ekonomik në tregun mediatik i grupeve të biznesit me lidhje politike dhe nga ndërthurja e interesave politike, ekonomike dhe interesave të tjera. Faktorë të tjerë që ndikojnë negativisht janë mungesa e transparencës së burimeve të financimit, përqendrimi i lartë i pronësisë së mediave, si dhe frikësimet dhe fushatat denigruese, paditë strategjike kundër pjesëmarrjes publike (SLAPP) dhe kushtet e pasigurta të punës së gazetarëve.

Vijuan të ngrihen shqetësime lidhur me ndikimin politik në emërimet si në autoritetin rregullator të medias, ashtu edhe në transmetuesin publik. Rekomandimet e Komisionit Europian të vitit të kaluar janë zbatuar pjesërisht dhe mbeten kryesisht të vlefshme. Rekomandimet e Komisionit Europian për vitin e ardhshëm 

Në vitin e ardhshëm, Shqipëria duhet të përqendrohet veçanërisht në këto drejtime:

1. Reforma të mëtejshme të kuadrit ligjor dhe rregullator të medias

Të miratojë reforma të mëtejshme të kuadrit ligjor dhe rregullator, përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent, me qëllim:

•              Zbatimin e plotë të masave për garantimin e transparencës së pronësisë së mediave, forcimin e pluralizmit mediatik dhe pavarësisë editoriale.

•              Forcimin e transparencës së financimit të mediave nga burimet private dhe shtetërore.

•              Forcimin e autonomisë së autoritetit rregullator të medias dhe pavarësisë së transmetuesit publik.

•              Shfuqizimin e plotë të dispozitave penale për fyerjen dhe shpifjen.

•              Përafrimin e aspekteve civile të shpifjes me standardet europiane.

•              Garantimin e mëtejshëm të shpërndarjes së drejtë dhe transparente të reklamave shtetërore, si dhe forcimin e aksesit në informacionin publik.

2. Mbrojtja e gazetarëve nga kërcënimet, sulmet dhe paditë SLAPP

Të garantojë më tej tolerancë zero ndaj frikësimeve, kërcënimeve dhe fushatave denigruese, si dhe të sigurojë mbrojtje efektive kundër padive strategjike ndaj pjesëmarrjes publike (SLAPP). Gjithashtu, të garantojë zbatimin e ligjit në rastet e sulmeve ndaj gazetarëve, përfshirë ndjekjen e tyre nga organet gjyqësore. Të forcojë më tej kapacitetet e organeve ligjzbatuese për trajtimin e rasteve të dhunës, përfshirë incidentet që ndodhin gjatë ose në kontekstin e protestave, si dhe rastet e tjera penale që përfshijnë gazetarët. Në veçanti, duhet të garantohet respektimi i standardeve të larta të të drejtave të njeriut gjatë trajtimit të incidenteve që përfshijnë gazetarët, përmes:

•              Udhëzimeve detyruese për organet ligjzbatuese.

•              Procedurave disiplinore, administrative dhe/ose gjyqësore.

•              Mbledhjes dhe administrimit të të dhënave.

•              Masave për ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.

3. Përmirësimi i kushteve të punës së gazetarëve

Të përmirësojë kushtet e punës së gazetarëve shqiptarë, veçanërisht duke forcuar mbrojtjen e të drejtave të tyre të punësimit dhe të drejtave sociale, si dhe duke garantuar zbatimin e njëtrajtshëm të Kodit të Punës./Dosja.al

"Liria e medias mbetet sfidë"/ Progres-raporti i KE-së:

Progres-raporti i KE-së

Kush spiunonte kë? Hungaria hap nesër më 4 Nëntor 2026 dosjet sekrete të komunizmit pas 37 vitesh

 

 

Qeveria e kryeministrit Péter Magyar do të hapë më 4 nëntor arkivat e shërbimeve sekrete të periudhës 1945–1989. Vendimi synon të hedhë dritë mbi rrjetin e survejimit të regjimit komunist, por historianët paralajmërojnë se dokumentet mund të zbulojnë histori të ndërlikuara familjare dhe bashkëpunime të imponuara përmes kërcënimeve…

Qeveria hungareze do të publikojë më 4 nëntor emrat e dhjetëra mijëra personave që shërbyen si informatorë të shërbimeve të sigurisë gjatë regjimit komunist. Sipas gazetës britanike The Guardian, autoritetet synojnë të përballen me të kaluarën e vendit dhe të forcojnë besimin e qytetarëve te institucionet demokratike.

Nga viti 1945 deri në vitin 1989, shërbimet hungareze të sigurisë përdorën një rrjet të gjerë informatorësh për të mbikëqyrur popullsinë dhe për të shtypur kundërshtimin politik. Disa bashkëpunëtorë vepruan nën kërcënime ose shantazhe, duke raportuar për fqinjët, miqtë, kolegët dhe madje familjarët e tyre. Të tjerë pranuan të bashkëpunonin në këmbim të përfitimeve personale.

Për dekada, autoritetet mbajtën të kufizuar qasjen në këto dokumente, të cilat ruhen në Arkivin Historik të Shërbimeve të Sigurisë Shtetërore në Budapest.

Kryeministri Péter Magyar premtoi gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të prillit se do t’i hapte arkivat. Në shtator, qeveria e tij miratoi legjislacionin që mundëson publikimin e dokumenteve. Sipas sondazheve të cituara nga The Guardian, më shumë se dy të tretat e hungarezëve e mbështesin këtë vendim.

Ministri i Marrëdhënieve Shoqërore dhe Kulturës, Zoltán Tarr, e mbrojti nismën duke theksuar se një shoqëri demokratike ka të drejtë të njohë të kaluarën e saj.

Historianët vlerësojnë se dokumentet përmbajnë emrat e rreth 50 mijë deri në 60 mijë personave, prej të cilëve vetëm rreth 10% besohet se janë ende gjallë.

Megjithatë, arkivat nuk ofrojnë një pasqyrë të plotë të veprimtarisë së secilit person. Autoritetet disponojnë dosje të hollësishme për rreth 9 mijë individë dhe planifikojnë t’i publikojnë ato në shkurt 2027, pasi të heqin të dhënat personale që mbrohen me ligj.

Një pjesë e konsiderueshme e dokumenteve u shkatërrua gjatë kryengritjes antisovjetike të vitit 1956, ndërsa materiale të tjera u zhdukën gjatë tranzicionit politik të vitit 1989.

Historiani István Papp, drejtues i departamentit akademik të arkivit, e mbështet hapjen e dosjeve, por shpreh shqetësim për familjet që mund të zbulojnë për herë të parë përfshirjen e të afërmve të tyre në rrjetin e informatorëve.

Edhe Miklós Kiss, i mbijetuar i një kampi hungarez të punës së detyruar, beson se vendi duhej t’i kishte publikuar dokumentet shumë më herët, ashtu siç bëri Gjermania pas përfundimit të Luftës së Ftohtë.

Gjermania Lindore hapi dosjet e policisë sekrete Stasi në vitin 1992, Republika Çeke në vitin 2003, ndërsa Letonia publikoi dokumente të ngjashme në vitin 2018.

Çështja mbetet e ndjeshme edhe për politikën hungareze. Që nga vitet 2000, lista jozyrtare kanë përfshirë emra politikanësh dhe artistësh të njohur, duke shkaktuar polemika dhe kriza politike. Shumë prej personave të përmendur i kanë mohuar akuzat.

Historiani Domokos Szokolay shpreson që publikimi i dokumenteve të mos shndërrohet në një proces poshtërimi publik, por të ndihmojë shoqërinë të kuptojë rrethanat në të cilat njerëzit bashkëpunuan me aparatin e sigurisë.

Sipas historianëve, një emër në arkiva nuk mjafton gjithmonë për të përcaktuar përgjegjësinë individuale, pasi dokumentet mund të mos tregojnë nëse bashkëpunimi ishte vullnetar, i imponuar apo sa informacion kishte dhënë personi përkatës.

Hapja e arkivave pritet t’u japë qytetarëve hungarezë mundësinë të mësojnë më shumë për mekanizmat e survejimit të regjimit komunist, ndërsa debati mbi përgjegjësinë historike dhe mbrojtjen e privatësisë mbetet i hapur./Pamfleti


Send this to a friend