Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler shprehu shqetësimin për zhvillimet në Shqipëri dhe protestat kundër kryeministrit Edi Rama gjatë mbledhjes së Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Evropian.

Gahler i cilësoi protestat e qytetarëve si plotësisht të justifikuara, duke ngritur shqetësime për korrupsionin dhe për çështjen e imunitetit të ish zëvendës kryeministres, Belinda Balluku, që u mbrojt nga PS.

Ai shtoi se krijimi i një qeverie teknike do të ndihmonte në qetësimin e situatës politike dhe rikthimin e besimit të qytetarëve te mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Për arsye politike, imuniteti i ish zëvendëskryeministres nuk hiqet. Këto protesta krijojnë vështirësi si për qeverinë, ashtu edhe për opozitën. Njerëzit nuk janë të kënaqur me asnjërën palë. Ndoshta një qeveri teknike mund të ishte një zgjidhje për të sjellë qetësi, duke u dhënë njerëzve shpresën se zgjedhjet e ardhshme mund të jenë të lira, të ndershme dhe pa korrupsion.”, tha ai.

© Panorama.al