VOAL

VOAL

Doli nga shtypi teksti i ri didaktik “Rreth përdorimit të dialektit dhe gjuhës standarde” i Prof Dr Basil Schader Nga Nexhmije Mehmetaj

June 1, 2018

Komentet

Zvicër, emetimet e gazrave serrë ulen me 27% që nga viti 1990

Në vitin 2024, emetimet, sipas Zyrës Federale për Mjedisin, ishin 40.1 milion tonë CO2 

Ndikimi i trafikut mbetet i lartë 

VOAL- Progres në frontin e klimës në Zvicër. Në vitin 2024, emetimet e gazrave serrë u ulën me 27.3% krahasuar me vitin 1990, duke arritur në 40.1 milion tonë ekuivalent CO2 (një masë e standardizuar për krahasimin e gazrave të ndryshëm serrë), një rënie e lehtë (rreth 0.5 milion ton më pak) krahasuar me vitin 2023. Kjo është sipas inventarit vjetor të publikuar të hënën nga Zyra Federale për Mjedisin. Rënia krahasuar me vitin 1990 është veçanërisht e theksuar në sektorin e ndërtesave (-47%), ndërsa është më e moderuar në industri (-33%) dhe transport (-10%), me këtë të fundit që aktualisht është ende përgjegjëse për rreth një të tretën e emetimeve totale në Zvicër. Një krahasim me vitin 2023 zbulon se ndërtesat dhe industria kanë ulur ndikimin e tyre secila me 0.2 milion ton. Në vitin 2024, ndotja nga bujqësia, gazrat sintetikë serrë (p.sh., ftohësit) dhe menaxhimi i mbetjeve ishte 13% më e ulët se 36 vjet më parë, por praktikisht e pandryshuar krahasuar me vitin 2023. Në inventarin e saj të gazrave serrë – në përputhje me kërkesat e OKB-së – Zyra Federale për Mjedisin raporton veçmas ndikimin klimatik të trafikut ajror ndërkombëtar dhe transportit detar, i cili arriti në 5.5 milion ton ekuivalentë CO2 në vitin 2024. ATS

Një sfidë të pashembullt, siç ishte Sëmundja Alpine, si e shndërroi Zvicra në një fitore globale të shëndetësisë- Nga Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj

 

Këtë temë e sjell kohët e fundit, në një rrafsh të plotë e të gjerë Zeno Zoccatelli, gazetar italishtfolës i swissinfo.ch. Një ndër tematikat për të cilat Zoccatelli interesohet është edhe politika shëndetësore në federatë dhe në kantonet e ndryshme, veçanërisht aspekti i tyre financiar.

Kolegu zviceran është mbështetur gjerësisht në burime të tilla si Wikipedia, arkivi i Institutit të Historisë së Mjekësisë pranë Universitetit të Bernës, gazetat Tages Anzeiger, Le Temps, arkiva të agjencive të lajmeve, tekste të historianëve, gjeografëve e tjerë.

SËMUNDJA E ALPEVE

Sëmundja e Alpeve, e quajtur ndryshe kretinizmi alpin (crétinisme des Alpes ) u bë qendër e vëmendjes në mesin e Shekulit XIX, siç thekson autori, pikërisht kur Zvicra zgjoi më shumë sa kurrë më parë interesin e vizitorëve, historianë, gjeografë, turistë të kamur e tjerë. Ndonëse  ishte e përhapur  në vende të tjera alpine si dhe në vend të tjera malore e jomalore, kjo sëmundje u identifikua pikërisht me Zvicrën dhe zviceranët, saqë në fjalorin enciklopedik të Diderot dhe D’Alembert (1756), ku shkruhej se “ky emër (kretin, shënimi ynë) i është dhënë një lloji burrash të lindur në numër të madh në Valais, veçanërisht në Sion, kryeqytetin e tyre.” Aty thuhet se “është e vështirë të shpjegohet shkaku dhe pasoja e kretinizmit”, por iu vihet faji higjienës së dobët, klimës malore, ujërave e tjerë. Në zërin përkatës enciklopedik ata sjellin një kujtim të Kontit de Maguiron, nga Lioni i Francës, sipas të cilit e vetmja gjë e pazakontë e vërejtshme nga jashtë ishte lëkura e tyre e verdhë shumë e zbehtë.

Ne zërin enciklopedik të “Fjalorit Historik Zviceran”, përgatitur nga mjekja nukleare Claudine Als më 2000 dhe përmirësuar më 2008 e 2026, kjo sëmundje përshkruhet si një mangësi e pakthyeshme në zhvillimin e trurit të njeriut, e shoqëruar me shurdhëri, xhuxhizëm dhe keqformime të kockave dhe nyjeve. Sëmundja zakonisht zhvillohet në fetus ose në periudhën menjëherë pas lindjes për shkak të një mungese të rëndë të jodit në dietë, e cila nga ana tjetër çon në dështim të tiroides (kretinizëm endemik); vetëm në raste të rralla ka një origjinë gjenetike (kretinizëm familjar). Sipas autores, kretinizmi ka të ngjarë të ketë qenë endemik që nga Epoka e Gurit në të gjitha kontinentet, ku  gusha (struma) për shkak të mungesës së jodit ishte e përhapur.

Përshkrimi më i vjetër i Sëmundjes së Alpeve, shënohet në zërin më lart, daton që nga viti 1220 (Jacques de Vitry). Më pas, fenomeni dhe përsëritja e tij në rajonet alpine u dokumentuan në mënyrë të përsëritur nga udhëtarët që kalonin Alpet në rrugën e tyre për në Itali, si dhe nga studiues të tillë si Felix Platter (1536–1614), Albrecht von Haller (1708–1777), Horace Bénédict de Saussure (1740–1799) dhe Heinrich Zschokke (1771–1848). Diagnoza mjekësore përkatëse u formulua vetëm në shekullin e 18-të në Valais. Meqenëse një gushë (strumë) e theksuar konsiderohej një shenjë e inteligjencës së ulët, “kretini i Alpeve” u bë një klishe e vërtetë në artet pamore. Në përfaqësime të shumta të Udhëtimeve të Kryqit, për shembull, një gushë (strumë ) e theksuar dhe tiparet tipike të ashpra të kretinoidit dallojnë torturuesit me prejardhje të ulët shoqërore dhe kurrë pasuesit fisnikë të Krishtit.

Më 1810, Napolon Bonaparti, urdhëroi të bëhet regjistrimi i të sëmurëve të tillë në gjithë kantonin Valais (Valé). Nga 70 000 banorë të kantonit, 4 000 vuanin nga kretinizmi, term me prejardhje nga fjala latine “christianus”, pra “cristian”, i mirëdashur prej Zotit. Ndërsa në një regjistrim tjetër, po në Valais, më 1843, nga Shoqëria Zvicerane e Shkencave Natyrore numëroheshin 3 000 të sëmurë.

SFIDË ZVICERANE

Shkencëtarët zviceranë kryen eksperimente pioniere në trajtimin dhe parandalimin e kretinizmit. Në shekullin e 19-të, klinika e kretinizmit Abendberg mbi Interlaken, e themeluar në 1841 nga mjeku Johann Jakob Guggenbühl dhe që sot konsiderohet si pararendëse e institucioneve të mëvonshme neuropsikiatrike (institucioneve sociale), prezantoi një metodë terapeutike idealiste me frymëzim romantik. Kirurgjia e strumës dhe kërkimet shkencore të lidhura me të mbi kretinizmin, të zhvilluara nga çereku i fundit i shekullit të 19-të, i dhanë Theodor Kocher Çmimin Nobel në Mjekësi në 1909, hera e parë që një kirurg e merrte atë.

Mjeku Johann Jakob Guggenbühl me pacientët e tij dhe, në të djathtë, dhjakonja Ernestine Jaquet, asistentja e tij në klinikën Abendberg; litografi sipas një fotografie të Carl Durheim, nga vepra Die Heilung und Verhütung des Cretinismus und ihre neuesten Fortschritte, botuar në Bernë më 1853 (Biblioteka Kombëtare Zvicerane).

 

Të prekurit nga sëmundja alpine vuanin nga nanizmi (shtatshkurtësia), shurdhmemecëria, zhvilimi mendor i mbetur në fazën e hershme fëminore. Këta u bënë objekt kureshtjeje nga turistët e ardhur nga mbarë bota, por edhe objet i studimeve mjekësore. Por fajin për këtë sëmundje nuk e kishin asnjëri prej faktorëve të fajësuar për praninë e tyre. Fajin e kishte një faktor që mungonte. Dhe ky faktor ishte jodi.

Jodi, siç theksohet në shkrimin e kolegut zviceran, është një element i pazëvendësueshëm për tiroide të shëndetshme- ato ndodhen në qafë dhe janë përgjegjëse për metabolizmin, rritjen dhe zhvillimin e njeriut. Mungesa e jodit sjell zmadhimin e gjendres tiroide, duke shkaktuar hipertiroidizmin dhe gushën. Kjo mungesë gjatë shtatzanive mund të shkaktojë kretinizmin e lindur.

Mjeku Heinrich Hünziker, mjek nga Adliswil, në kantonin e Zyrihut, në një studim 24 faqesh të vitit 1914, vinte gishtin pikërisht te mungesa e jodit. Pothuaj një shekull më parë, mjekë të tjerë, ndër të cilët gjenevasi Jean-François Coindet e kishte nuhatur këtë aspekt. Por Hünziker, për herë të parë, arrinte në mendimin se jodi nuk ishte një medikament për t’ua dhënë në doza të mëdha të sëmurëve, por një përbërës themelor i ushqyerjes së përditshme, i cili duhej dhënë në doza fare të vogla.

Tages-Anzeiger në atë kohë e përkufizonte “vizionar” mjekun Hunziker, por “shkencëtar” mjekun valezan Otto Bayard. I frymëzuar nga kolegu, më 1918, kryemëvete, arriti në fshatin Grächen (Grehen) me një mushkë të ngarkuar me thasë kripe, të cilën ai vetëm e kishte përzier me sasi të vogla joduri të sodës. E futi në ushqimin e pesë familjeve të goditura rëndë nga “Sëmundja e Alpeve”, pesë muaj rresht. Në pranverë të gjitha shenjat e gushës ishin zhdukur dhe jodi nuk kishte shkaktuar asnjë helmim. Rezultati trimërues i garantoi Bayardit financime federale për ta shtrirë eksperimentin në fshatin Törbel (Tërbël). Suksesi ishte i jashtëzakonshëm. Brenda pak kohësh u shëruan plotësisht 1 000 të sëmurë të prekur rëndë.

Në janar 1922 komisioni Zviceran i Gushës, i përbërë nga akademikë, kuadro ushtarakë dhe autoritete shëndetësore, u mblodh në Bernë, për të debatuar rreth rezultateve të arritura nga Hunziker e Bayard. Në qershor, pas debateve të ndezura midis atyre që mbronin tezën e futjes së jodit në kripën e gjellës dhe atyre që druanin se kjo do të shkaktonte helmimin masiv, Komisioni iu dha rekomandim zyrtar të gjitha kantoneve të promovonin përdorimin e kripës së jodizuar në gjellë e tyre të përditshme.

Akti pionier i Hünzikerit dhe Bayardit nuk do të gjente sukses të plotë dhe përfundimtar pa rolin vendimtar të kolegut të tyre Hans Eggenberger, i mbiquajtur gjeniu i promovimit.  Kirugu nga Herisau i Apencelit të Jashtëm, anëtar i Komisionit të lartpërmendur, i bindur plotësisht në dobinë shpërtimtare të eksperimente të dy kolegëve, ndërmori një fushatë të gjerë bindëse në terren. Ai nguliti tek të gjithë bindjen se kripa e jodizuar do të ishte “Volsaltz”, thjesht kripë e mirëfilltë. Nëpërmjet rrjetit kantonal të Kryqit të Kuq, të cilin e kishte bashkëthemeluar, deri më 12 shkurt arriti të mbledhë 3480 firma dhe prodhimi e shitja e kripës së jodizuar filloi gjerësisht në kanton, disa muaj para se të kjo të përhapej në të gjitha kantonet.

Në fund të viteve Njëzet, parandalimi i sëmundjes alpine ishte shtrirë në të gjithë vendin. Rastet e të lindurve shurdhë dhe shfaqja e gushës u zvogëluan pa masë. Duke filluar nga vitet Tridhjetë, nuk lindën më të sëmurë alpinë në Zvicër.

Komisioni Zviceran i Gushës, sot i njohur si Komisioni Zviceran i Fluorit dhe Jodit, vazhdon të mbikqyrë dhe të prandalojë kthimin e sëmundjeve nga mungesa e jodit.

NJË FITORE GLOBALE E SHËNDETËSISË

Profilaksia me kripë të jodizuar, e futur në 1922 në kantonin e Appenzell Ausserrhoden (Apencel i Jashtëm )  dhe më vonë në të gjithë Zvicrën, falë mjekëve përfshirë Hans Eggenberger, Otto Bayard, Heinrich Hunziker dhe Fritz de Quervain, u bë një praktikë shembullore globalisht. Që atëherë, në Zvicër nuk lindën më foshnje me kretinizëm. Personi i fundit që vuante nga sëmundja vdiq në vitet 1970 dhe 1980. Duke ndjekur shembullin zviceran, edhe vendet e tjera të industrializuara arritën ta zhdukin sëmundjen, e cila, megjithatë, mbetet e përhapur në Botën e Tretë.

Rasti zviceran krijoi shkollë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ndoqën shembullin e Zvicrës më 1924, ndjekur më vonë përgjatë dekadave shumë vende të Botës; në disa prej tyre është bërë ligj, ndërsa në Zvicër përdorimi i kripës së jodizuar mbetet vullnetar.

Në një shkrim të saj gjithashtu të kohëve të fundit, Patrizia Rennis, e interesuar për temat gastronomike dhe të mënyrës së ushqyerjes, shkruan se jodizimi i kripës bën pjesë në programin shëndetësor të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Në shkrimin e saj “Pse në kripën tonë ka jod dhe fluor?” ajo shkruan se nga viti 1950, përveç jodit, kripës iu shtua edhe fluori. Kjo është një masë parandaluese për dhëmbët, sepse fluori e forcon zmaltin dhe e shmang kariesin, gërryerjen e dhëmbëve.

Ndonëse përdorimi i kripës së jodizuar dhe të fluorizuar nga popullsia është vullnetare, pra, nuk është e detyrueshme ligjërisht, instancat publike e mbajnë në vëmendjen e tyre këtë aspekt kaq të rëndësishëm për shëndetin. Në çdo pesë vjet Zyra Federale e Ushqimeve dhe e Veterinarisë e kontrollon përmbajtjen e jodit tek fëmijët e moshës shkollore dhe të grave shtatzëna. Kjo instancë gjithashtu mban qëndrime këshilluese ndaj popullsisë se cilat ushqime të menysë së përditshme përmbajnë jod të mjaftueshëm, në mënyrë të veçantë duke u kujdesur për kategoritë e vegjetarianëve e të veganëve, të cilët i shmangin nga menyja e tyre ushqimet me jod, por nganjëherë përdorin edhe ushqime të mbijodizuara.

Vetëm më 1965 kirurgu bazelas Franz Merke (4 shkurt 1893- 6 qershor 1975) konstatoi se hapësirat gjeografike të akullnajave të lashta përkonin pikë për pikë me zonat e goditura në mënyrë endemike nga “gusha”, pra nga sëmundja alpine. Ky element, i pranishëm në sasi të mëdha në oqeane, u depozitua në tokë pas tërheqjes së deteve të para, por shtresa e madhe e akullit që mbulonte rajonin alpin gjatë akullnajës së fundit e shkatërroi qindra metra thellë nëntokën dhe gradualisht “lau” jodin. Sipas tij, në periudhën e tyre të fundit, akullnajat e kanë “përzënë” përfundimisht jodin nga këto hapësira. Prandaj, natyrshëm, produktet ushqimore të tokave përkatëse nuk mund të kishin përmbajtje jodi. Në shtator të vitit 1964, Merke mbajti një leksion mbi historinë dhe ikonografinë e gushës endemike dhe kretinizmit në Kongresin e 19-të Ndërkombëtar për Historinë e Mjekësisë në Bazel. Zbulimi i Franz Merkes iu dha përfundimisht një bazë shkencore teorive të mjekëve të tjerë gjenialë të cilët shumë më herët kishin nuhatur se gjendra tiroide zmadhohej ngaqë ishte e uritur për një element të munguar në ushqime, pikërisht jodi.

Inteligjenca Artificiale: 3 në 4 zviceranë e përdorin atë çdo ditë

 

Anketa e Comparis: 76.1% përdorin Inteligjencën Artificiale, një rritje nga 62.4% në vitin 2025 dhe 49.7% në vitin 2024 –

VOAL- Të rinjtë dhe qytetarët franko-zviceranë më aktivë 76.1% e të rriturve në Zvicër përdorin mjete të inteligjencës artificiale (IA) në jetën e tyre të përditshme. Kjo sipas një ankete të publikuar nga Comparis, e cila tregon një rritje nga 62.4% në vitin 2025 dhe 49.7% në vitin 2024.

Të rinjtë dhe qytetarët franko-zviceranë prijnë

Të rinjtë, individët e arsimuar, ata me të ardhura të larta dhe qytetarët franko-zviceranë janë veçanërisht aktivë në përdorimin e sistemeve të tilla si ChatGPT, Google Gemini dhe Perplexity. Midis të moshës 18 deri në 35 vjeç, shkalla e përdorimit është 90.1% – një shifër e përshkruar si “mbresëlënëse” në një njoftim për shtyp të Comparis – krahasuar me 52.1% të njerëzve mbi 56 vjeç. Ka dallime të konsiderueshme bazuar në nivelin arsimor: 82.5% e njerëzve me arsim të lartë përdorin këto mjete, krahasuar me 69.4% të atyre me një nivel mesatar-të ulët arsimor. 81.6% e njerëzve që flasin frëngjisht përdorin gjithashtu IA, krahasuar me 74.1% të zviceranëve që flasin gjermanisht.

Kërkimet online dhe puna e përditshme

Inteligjenca artificiale përdoret gjerësisht për kërkimet në internet (41.6%). Falë funksioneve të Google, praktikisht të gjithë bien automatikisht në kontakt me IA-në, thotë Jean-Claude Frick, një ekspert i Comparis në teknologjitë dixhitale. Kjo pasohet nga aplikacionet e punës së përditshme, të tilla si krijimi i tekstit (31.4%) dhe tregtia elektronike (26.9%).

Chatbot-et po bëhen gjithnjë e më të popullarizuara

Sipas një ankete me 1,035 persona të kryer në mars, komunikimi me shkrim me një chatbot po fiton gjithashtu popullaritet. 61.9% e të anketuarve e treguan atë si një mundësi tërheqëse. “Biseda me një IA është si shkëmbimi i mesazheve WhatsApp me miqtë. Megjithatë, futja zanore shpesh ndihet ende e panatyrshme dhe nuk është një zgjedhje e mirë, për shembull në një zyrë me plan të hapur ose në autobus”, shpjegon Frick.

Skepticizëm në lidhje me të dhënat personale

Megjithatë, të anketuarit shprehën skepticizëm në lidhje me ndarjen e informacionit personal, veçanërisht në lidhje me çështjet shëndetësore. 55.5% nuk ​​do t’i rrëfeheshin kurrë askujt për problemet e tyre të shëndetit mendor, ndërsa 52.5% kundërshtojnë ndarjen e të dhënave me qëllim përdorimin e një chatbot si një trajner shëndetësor. ATS

Bio Suisse: Zvicra kryeson botën në tregun e prodhimeve bio

 

VOAL- Tregu organik vazhdon të rritet në Zvicër. Në vitin 2025, arriti një xhiro rekord prej 4.3 miliardë frangash, një rritje prej 2.8% krahasuar me vitin e kaluar. Kjo u njoftua të mërkurën nga Bio Suisse, shoqata e organizatave zvicerane të bujqësisë organike. Me një pjesë tregu prej 12.3% dhe një shpenzim mesatar vjetor prej 468 frangash për banor, Zvicra mbetet liderja botërore në të dy renditjet. Fermat e certifikuara me etiketën Bud (në pronësi të Bio Suisse) kanë arritur gati 7,500, një rritje prej 195 krahasuar me vitin 2024: gati një në pesë ferma tani operon në mënyrë organike. Toka e kultivuar organikisht përfaqëson 18.4% të totalit. Shumica e fermave organike ndodhen në kantonin e Bernës (1,389), ndërsa Graubyndeni kryeson në pjesë relative: 64.1% e fermerëve të Graubyndenit punojnë në mënyrë organike. Në Tiçino, 136 nga 650 ferma organike përbëjnë 29.8%, me shtatë anëtarë të rinj që u bashkuan vitin e kaluar. Por kur bëhet fjalë për produktet organike, çfarë vendosin zviceranët në shportat e tyre të blerjeve? Vezët kryesojnë, me një pjesë tregu prej 28%, të ndjekura nga perimet, sallatat dhe patatet (27%) dhe buka (24.6%). Produktet e qumështit mbeten prapa, me 14%. ATS/RSI

‘Ëndërr’ – një udhëtim fotografik që paraqet Shqipërinë siç e ka parë fotografi zviceran Thomas Krempke gjatë pesë viteve

‘Ëndërr’ – një udhëtim fotografik që paraqet Shqipërinë siç e ka parë fotografi zviceran Thomas Krempke gjatë pesë viteve. 📸

Ambasadorja Huber përshëndeti hapjen e ekspozitës në qendrën komunitare ATA në Kamëz. 🇨🇭 🇦🇱

Arti fotografik i Krempke’s kap aspekte të jetës në Shqipëri që magjepsin vizitorët perëndimorë dhe ai prek të kaluarën po aq sa të ardhmen, njësoj si ëndrrat. 💤

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për tre javë:

📆 26 Mars – 16 Prill

📍 Qendra e Grupit Ata, Rruga ‘Demokracia’, Bathore, Kamëz

• • • • • •

‘Dream’ – a photographic trip that presents Albania as seen by Swiss photographer Thomas Krempke in the course of five years. 📸

Ambassador Huber greeted the opening of the exhibition at the ATA community centre in Kamëz. 🇨🇭 🇦🇱

Krempke’s photographic art captures aspects of life in Albania that fascinate Western visitors and touches on the past as much as the future, just like dreams. 💤

The exhibition will remain open for three weeks:

📆 26 March – 16 April

📍 Ata Group Centre, Rruga ‘Demokracia’, Bathore, Kamëz

#albania #switzerland

Embassy of Switzerland in Albania

Numri i qytetarëve zviceranë që jetojnë jashtë vendit po rritet

VOAL- Në fund të vitit 2025, 838 600 qytetarë zviceranë jetonin jashtë vendit, 1.4% më shumë se në vitin 2024. Pothuajse gjysma jetonin në një nga vendet fqinje të Zvicrës (47%) dhe 64% në Evropë, sipas Zyrës Federale të Statistikave. Kjo rritje është pak më e ulët se rritja prej 1.6% e regjistruar 12 muaj më parë.

Mes qytetarëve zviceranë që jetojnë jashtë vendit, 21% janë nën 18 vjeç, 55% janë midis 18 dhe 64 vjeç dhe 24% janë 65 vjeç ose më të vjetër. Rritje u regjistruan në të gjitha kontinentet: 3% në Azi, 1.5% në Evropë, 1.1% në Amerikën e Veriut, 1% në Oqeani, 0.6% në Afrikë dhe 0.3% në Amerikën Latine dhe Karaibe.

Nga ata që jetojnë në një vend fqinj, një e katërta jetojnë në Francë, 12% në Gjermani, 6% në Itali dhe 1% në Lihtenshtajn (5,600 persona, që përfaqësojnë 14% të popullsisë së përgjithshme të vendit). Në nivel rajonal, prania më e madhe është në departamentin francez të Haute-Savoie, me 50 800 persona. Rajone të tjera me një prani të lartë zvicerane në Francë përfshijnë Ain (18 100), Haut-Rhin (17 000) dhe Doubs (14 500). 11 800 persona jetojnë në Paris.

Në vendet e tjera fqinje, 8 000 persona jetojnë në Berlin, ndërsa 6 800 qytetarë zviceranë jetojnë në Milano. Duke mbetur në Itali, një numër i konsiderueshëm gjenden në provincat e Komos (4 400) dhe Varese (3 900), si dhe në Romë (3 700). Përafërsisht 1 300 janë në Lecce.

Në anë të tjera të botës, 16% e emigrantëve jetojnë në Amerikën e Veriut, 7% në Azi dhe 7% të tjera në Amerikën Latine dhe Karaibe. 4% jetojnë në Oqeani dhe 2% në Afrikë. Komuniteti më i madh zviceran jashtë Evropës është në Shtetet e Bashkuara, ku jetojnë 85 900 qytetarë zviceranë. ATS

Gjenden pasuritë e vjedhura të aktores zvicerane Ursula Andress

Një pasuri prej një milion dollarësh, e raportuar më parë si e zhdukur, është rikuperuar falë një hetimi ndërkombëtar që zbuloi një rrjet të sofistikuar pastrimi parash.

Besohet se pasuritë janë të lidhura me menaxhimin e paligjshëm të pasurive të aktores zvicerane Ursula Andress.

VOAL- Ursula Andress, e cila së fundmi mbushi 90 vjeç, është e famshme si vajza e parë e Bond, e përjetësuar me bikini të bardha legjendare në “Dr No” (1962) në një plazh të Karaibeve, përpara Sean Connery-t të magjepsur si agjent sekret.

Hetimi filloi në Zvicër, ku aktorja kishte raportuar zhdukjen e fondeve të besuara administratorëve. Autoritetet zvicerane zbuluan operacione të errëta dhe të sofistikuara të dizajnuara për t’i bërë paratë të pagjurmueshme. Hetimet kështu i lejuan ata të rindërtonin rrugën e afërsisht 18 milionë frangave, të cilat më pas u riinvestuan në kompani të huaja, blerje pasurish të paluajtshme dhe objekte me vlerë. Në San Casciano Val di Pesa, u identifikuan 11 prona dhe 14 parcela toke, duke përfshirë vreshta dhe ullishte, si dhe vepra arti, të cilat besohet se janë rezultat i pastrimit të parave. Hetimi u përfundua nga anëtarët e Guardia di Finanza dhe Prokurorisë Publike të Firences, e cila urdhëroi sekuestrimin.

Historia

Vetë aktorja e raportoi ngjarjen në “Blick” në janar. “Jam ende e shokuar,” tha ajo në atë kohë. “U zgjodha qëllimisht si viktimë. Për tetë vjet, u lajkatova dhe u manipulova. Ata gënjyen pa pushim, duke shfrytëzuar besimin tim në një mënyrë keqdashëse dhe kriminale.” I akuzuari kryesor është një ish-menaxher pasurie nga Gjeneva, i njohur tashmë për mosmarrëveshje të ngjashme, duke përfshirë një mosmarrëveshje me një trashëgimtar të shtëpisë së modës Hermès. Korrikun e kaluar, nën presionin e akuzave, ish-menaxheri i pasurisë 67-vjeçar thuhet se pranoi disa nga shkeljet e dyshuara. Vetëm dy javë më vonë, ai u gjet i vdekur: me sa duket, ai i mori jetën vetes, duke lënë pas një labirint llogarish bankare dhe njerëzish të tjerë. ATS

Zvicër-Itali, 165 vjet të kufirit më trillan në botë- Nga Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj

Zvicra ka pesë fqinj: Lihtenshtajni, Austria, Italia, Franca dhe Gjermania. Respektivisht një fqinj të vogël, një fqinj jo të madh  dhe tre fqinj të mëdhenj.

Kufijtë e mirë sjellin fqinjësi të mirë, thotë fjala jonë e urtë e famshme. Secila palë e kufijve me fqinjët ka historinë e vet që përkon edhe me historinë e marrëdhënieve ndërmjet Zvicrës dhe shteteve fqinje, midis zviceranëve dhe popujve fqinj.

Gazetarja e Radiotelevisione Svizzera Italiana Elizabeth Camozzi e ka bërë temë të një shkrimi të saj kufirin midis Zvicrës dhe Italisë, një kufi 744 kilometra i gjatë, me një histori 165 vjeçare. Është, pra, para së gjithash, një histori diplomatike dhe, pavarësisht të gjithave, mbetet edhe sot e kësaj dite, një histori diplomatike.

Gjithçka zë fill te Mbretëria e sapolindur e Italisë, më 1861, kur Konfederata e njohu «ndonëse me njëfarë maturie”, siç nënvizon gazetarja, fqinjen e saj të madhe dhe, nga atëherë, “të dyja vendet përballen me çështje që ndryshojnë formë por jo thelb”, midis tyre ka “një raport solid, sigurisht, por të përshkuar nga tensione të vazhdueshme që shpalosin kompleksitetin e tyre”.

Quhet kufiri më i çmendur në botë, natyrisht jo pse është kufiri më i gjatë tokësor midis dy vendeve dhe kufiri tokësor i 119 në botë për nga gjatësia, ndoshta jo dhe aq për konfiguracioni e tij, i cili kalon nëpër terrene të larmishme që nga lartësia 4600 metra mbi nivelin e detit në Malin Dolent, duke zbritur në 200 metra mbi nivelin e detit në Liqenin e Madh (Laggo Maggiore). Ndoshta jo dhe aq pse prek katër rajone dhe shtatë provinca italiane, si dhe tri kantone e 17 distrikte zvicerane ose pse përshkon vargmalin alpin, konkretisht  20 male alpine dhe paraalpine, si dhe 6 qafa malesh e shumë shtigje malore, ndoshta jo edhe aq për skajet e saj nga kufijtë e të dy vendeve me Francën deri te kufijtë me Austrinë. Ka një histori të gjatë të traktateve të nënshkruara për këtë kufi që nga 15 janari 1798 në kushtetutën e përkohshme helvetike, ripërtërirë pastaj më 1815 në mes Konfederatës dhe Mbretërisë së Sardenjës, Mbretërisë Lombardo-Venete dhe provinces Cisleitania të Austro-Hungarisë.

Pas bashkimit të Italisë, kufiri midis Italisë dhe Zvicrës u vendos zyrtarisht në vitin 1861. Më 5 tetor 1861, u nënshkrua një marrëveshje që i jepte Zvicrës territorin e Costa di San Martino dhe Casaccia, që më parë i përkisnin komunës së Campione, por që ndodhej në bregun përballë të Liqenit Ceresio (Liqeni Lugano). Disa mosmarrëveshje territoriale pas formimit të Mbretërisë së Italisë u zgjidhën në marrëveshjen e vitit 1863 midis Italisë dhe Zvicrës për përcaktimin e kufirit midis Lombardisë dhe Kantonit të Graubyndenit. Më 10 shtator 1919, u nënshkrua Traktati i Saint-Germain-en-Laye, me anë të të cilit Mbretëria e Italisë aneksoi Tirolin Jugor austriak: kufiri italo-zviceran u zgjerua kështu në lindje, duke marrë rrjedhën e tij aktuale. Traktate të tjera italo-zvicerane në lidhje me rrjedhën e kufirit datojnë që nga prilli 1873, korriku 1936 dhe 24 korriku 1941. Që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, kufiri shtetëror midis Republikës Italiane dhe Konfederatës Zvicerane ka mbetur praktikisht i pandryshuar, me përjashtim të rregullimeve të vogla dhe shkëmbimeve territoriale, duke përfshirë përfshirjen e digës Valle di Lei në territorin zviceran pas një konvente të vitit 1952, të ratifikuar në vitin 1953 nga Zvicra dhe në vitin 1955 nga Italia.

CRANS-MONTANA DHE MËSIMET NGA HISTORIA

Kufijtë e mirë gjithsesi nuk kanë sjellë e nuk mund të sjellin vetvetiu fqinjësinë e mirë, siç treguan edhe tensionet diplomatike pas ngjarjes tragjike në Crans-Montana me 41 viktima dhe 115 të lënduar, ku kishte edhe 6 viktima italiane (nga 15 deri 17 vjeç) dhe disa të lënduar, krahas 21 viktimave zvicerane, 9 viktimave franceze, e tjerë. Ngjarja ndodhi në festimet e Vitit të Ri në lokalin “Le Constellation” të Crans-Montanas, kantoni Valais (Valé), në orën 01:30 të 1 janarit. Në bar, në çastin e shpërthimit të zjarrit, ndodheshin 164 veta. U deshën gjithësejt sekonda, siç doli nga ekspertizat e mëvonshme, që tragjedia të ndodhte.

Zvicra nuk kishte kapacitete spitalore për të lënduarit rëndë. Një pjesë e tyre u dërguan në vendet fqinje, disa edhe në Itali.

Krans-Montana, një komunë me rreth 11 000 banorë është një emër që është përmendur gjithmonë veç për mirë. Që nga Shekulli XIX në spitalet e saj shëroheshin të sëmurë të mushkërive nga gjysma e botës. Veçanërisht gjatë dimrit bëhet qendër botërore e jet-setëve (personazheve mediatikë) ndërkombëtarë. Një herë në vit, në periudhën e pashkëve, mbahet një festival ndërkombëtar i muzikës. Në terrenet e saj të famshme të skijimit zhvillohen kampionate evropiane dhe botërore të skijimit për mosha të ndryshe. Ka një terren të përkryer për sportin e golfit. Është e përmendur edhe për ngjitjet alpine.

Zvicra, e njohur për ndjeshmëritë e thella ndaj tragjedive të çdo natyre kudo që ndodhin në botë, e përjetoi 1 janarin si “një nga tragjeditë më të rënda që i kanë ndodhur vendit”, siç u shpreh Guy Parmelin, President i Konfederatës, në ditën e zisë kombëtare kushtuar viktimave më 9 janar. Krahas solidaritetit të qytetarëve, komunat e Valais (Valé) dhe Vaud (Vo) dhe më vonë Qeveria Federale, në kuadrin e ndihmave, akorduan shuma financiare për familjet e viktimave dhe të të lënduarve rëndë.

Më 26 janar pronari i klubit u lirua me kaucion. Menjëherë Roma e thirri në atdhé ambasadorin e saj në Bernë. Rikthimin e ambasadorit në Bernë pala italiane e ka kushtëzuar me kërkesën për krijimin e një Joint Investigation Team për hetimet.  Autoritetet zvicerane kanë ripohuar parimin e shtetit të së drejtës dhe pavarësinë e drejtësisë, duke i dhënë ndërkohë palës italiane hapësirën e parashikuar nga instrumentet e bashkëpunimit ndërkombëtar gjyqësor, në mënyrë të veçantë ndihmën gjyqësore dhe praninë në aktet e hetimit.

Zyrtarët e lartë zviceranë në takime të veçanta me homologët ialianë dhe në margjina të veprimtarive ndërkombëtare politike kanë dëshmuar se i japin përparësi dialogut për rastin konkret dhe në tërësi për mbarëvajtjen e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Emocionet në Itali i shtoi edhe lirimi me kusht i njërit të bashkëpronarëve të klubit ku ka ndodhur tragjedia. Më 15 janar Papa Leo XIV i priti familjarët e viktimave të Crans-Montanas. Në Festivalin e San-Remos u krijua një ndërkohë e përkujtimit të viktimave. Kantautori Achille Lauro solli këngën e tij “Perdutamente”, ku tri herë përsëritet refreni:

E se bastasse una notte, sì, per farci sparire
Cancellarci in un lampo come un meteorite
Sì, godersi l’impatto e non ci importa la fine
Se si incendia lo spazio, amore, abbassa il tettino
Perdutamente, siamo in mare aperto
Perdutamente, è già mattino presto
Se mancasse una notte, voglio un nuovo vestito
Se per Dio siamo niente, di niente, di niente

(Dhe sikur një natë të mjaftonte, po, për të na zhdukur/ Na fshin brenda çastit si një meteorit/ Po, shijo impaktin dhe nuk na intereson fundi/ Nëse hapësira merr flakë, zemër, ule çatinë/ Shpresova, jemi në det të hapur/ Shpresova, është mëngjes herët/ Nëse një natë do të mungoje, dua një fustan të ri/ Nëse për Zotin nuk jemi asgjë, asgjë, asgjë…)

BURIM SFIDASH

Sacha Zala, drejtor i qendrës së kërkimit për Dokumentet Diplomatike Zvicerane (Dodis) dhe profesor i histori zvicerane dhe historisë moderne në Universitetin e Bernës, nënvizon se nuk është hera e parë që Roma e thërret ambasadorin e saj në atdhé.

Menjëherë pas bashkimit të Italisë, kontrabanda në kufi dhe emigracioni masiv i italianëve në Zvicër ushqyen çështje diplomatike lidhur me trafiqet tregtare, punën stinore dhe trajtimin e emigrantëve. Me ardhjen e fashizmit, gjithçka u rëndua. Zvicra, ndonëse asnjanëse, do të përballej me presionet e regjimit, i cili shkoi deri aty sa të hartonte një plan pushtimi,  njohur si Piano Vercellino, i cili nuk u vu asnjëherë në jetë. Iu desh gjithashtu të përballej me arratisjen e antifashistëve italianë në Zvicër, çka u shndërrua në njërën prej çështjeve më të ndjeshme mes dy vendeve, Kësaj teme i ka kushtuar studim të veçantë historiani Mauro Cerutti.

Problemet me lejet stinore të emigrantëve italianë dhe trajtimi i tyre në Zvicër ushqyen gjithashtu protesta e debate nga ana italiane. Më 1964 u arrit marrëveshja mbi emigracionin ekonomik, i cili, megjithë mangësitë, shënoi kthesë afatgjatë në politikën zvicerane ndaj të huajve. Në vitet Tetëdhjetë e Nëntëdhjetë probleme të reja iu shtuan kësaj teme, të cilat u zgjidhën pas negociatave të gjata Romë-Bernë.

Njohësit e historisë së diplomacisë në marrëdhëniet mes dy vendeve, theksojnë se gjithnjë mbetet një hapësirë e madhe për rolin e saj: “Mbetet, para së gjithash, një akt balancimi: një balancim i vazhdueshëm i të drejtave, përgjegjësive dhe kujtesës së përbashkët, i bazuar në një afërsi gjeografike që është gjithashtu, në mënyrë të pashmangshme, politike dhe sociale. Gjithashtu, mbetet vetëdija se marrëdhëniet midis dy vendeve nuk shterohen nga krizat, as nuk përcaktohen nga momentet më të tensionuara; ato janë, ose duhet të jenë, marrëdhënie të durueshme, të ndërtuara me kalimin e kohës, të afta për të lundruar në faza të vështira pa humbur aftësinë për dialog.” Sipas tyre, nga historia e përbashkët e të vendeve, mësimi kryesor është se bashkëpunimi është një proces që kërkon kujdes konstant, vëmendje ndaj pengesave të ndërsjellëta, përgjegjësisë për t’i njohur arsyet e palës tjetër: “një hapësirë e përbërë nga pragmatizmi dhe respekti, në të cilën diplomacia mund të përparojë dhe në të cilin do të matet soliditeti në marrëdhëniet mes dy vendeve në të ardhmen e afërt dhe të largët”.

Ndërkohë, paralelisht, bashkëpunimi ekonomik e kulturor midis dy vendeve ka vazhduar të forcohet. Italia mbetet një nga partnerët ekonomikë kryesorë tregtarë të Zvicrës dhe, siç tregojnë të dhënat e Banca d’Italia, investimet zvicerane mbajnë një peshë të rëndësishme në Gadishull. Në rrafshin kulturor është aktiv që pas Luftës së Dytë Botërore Instituti Zviceran i Romës, me qendrat e tij edhe në Palermo dhe Milano, duke luajtur një rol konstant dhe urës intelektuale midis dy vendeve.

Në kontekstin e 165 vjetorit të kufirit Zvicër-Itali dhe koniunkturës aktuale jo të dëshiruar në marrëdhëniet midis dy vendeve, gazetarja Elizabeth Camozzi, përmend rolin e  rëndësishëm konstant në rrafshin kulturor që ka luajtur dhe luan Instituti Zviceran i Romës (Istituto Svizzero di Roma), si urë e përhershme intelektuale midis dy shteteve. Në vitin 1947 Carolina Maraini-Sommaruga, veja e Emilio Marainit (1853-1916) ia fali pronën e saj Konfederatës Zvicerane. Prona ndodhet në zemër të kryeqytetit italian dhe ka në qendër një vilë të stilit eklektik të ndërtuar në vitin 1905 nga Emilio Maraini, një sipërmarrës i industrisë së sheqerit nga kantoni Tiçino. Vila e vendosur në një pikë mbizotëruese ofron një pamje panoramike nga më të rrallat në zonat më historike të Romës.

Kjo dhuratë bujare synonte të siguronte vazhdimësinë dhe të zhvillonte përkushtimin e saj dhe të burrit të saj për artistët e rinj. Vila Maraini u bë kështu shtëpi e një fondacioni në shërbim të arteve dhe të shkencave si dhe të përparimit të marrëdhënieve midis Zvicrës dhe Italisë. Vila Maraini është tashmë një hallkë përbërëse e një rrjeti ndërkombëtar të akademive dhe të instituteve të artit dhe të kërkimeve shkencore të vendosura në Romë që nga viti 1948.

POST SHENGEN

Traktate të tjera italo-zvicerane lidhur me vijën kufitare datojnë që nga prilli 1873, korriku 1936, dhe 24 korriku 1941. Që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, kufiri shtetëror midis Republikës Italiane dhe Konfederatës Zvicerane ka mbetur praktikisht i pandryshuar, me përjashtim të rregullimeve të vogla dhe shkëmbimeve territoriale, ndër to përfshirjen e digës Valle di Lei në territorin zviceran pas një konvente të vitit 1952, të ratifikuar në vitin 1953 nga Zvicra dhe në vitin 1955 nga Italia.

Në vitin 2008, Zvicra iu bashkua Zonës Shengen, duke hequr kështu kontrollet e rregullta kufitare që nga 12 dhjetori 2008. Megjithatë, meqenëse Zvicra nuk është pjesë e bashkimit doganor të Bashkimit Evropian, rojet kufitare nga të dy vendet ende mund të kryejnë kontrolle doganore. Në vitin 2016, për shkak të rritjes së emigracionit të paligjshëm nga Italia në Zvicër të lidhur me krizën evropiane të emigrantëve, qeveria zvicerane zbatoi kontrolle më të rrepta në trenat që shkonin në Zvicër dhe vendosi patrulla me helikopterë dhe dronë. Qeveria zvicerane hodhi poshtë kërkesat për të ndërtuar një gardh përgjatë kufirit. Në prill 2017, Ministria e Jashtme italiane thirri ambasadorin zviceran për “bisedime urgjente” pasi Zvicra vendosi të mbyllte gjatë natës “tri kalime të vogla kufitare”. Në vitin 2023, një komision i përbashkët italo-zviceran u propozoi qeverive të tyre përkatëse një korrigjim të kufirit midis shteteve të tyre përkatëse, të përcaktuar nga vija e pellgut ujëmbledhës e përfaqësuar nga kreshta e akullnajave, bornajat alpine ose bora shumëvjeçare. Ndryshimi i kufirit, i cili ka të bëjë me Testa Grigia/Plateau Rosa, strehën Carrel dhe Gobba di Rollin, u miratua nga Këshilli Federal Zviceran më 27 shtator 2024.

OPTIMIZËM I RI

Më 5 mars 2026, ndërkohë, nga shërbimi hekurudhor ndërkufitar i operuar nga SBB (Hekurudhat Federale Zvicerane) dhe Trenord (Hekurudhat e Italisë Veriore), i cili lidh Kantonin e Tiçinos me Lombardinë, jepej një lajm tejet domethënës, i quajtur nga mediat si moment historik: Gjatë vitit 2025, lidhjet TILO (Tiçino-Lombardi) transportuan gjithsej 25 milionë pasagjerë në Ticino dhe Lombardi, një rritje prej 3.7% krahasuar me 24.1 milionë të vitit të kaluar. Bëhej e ditur se pasagjerët e trenit TILO janë rritur me 50% që nga viti 2019, nga 16.7 milionë në 25 milionë në vitin 2025. Rritja, sipas deklaratës, shpjegohet me “zgjerimin e shërbimit, me hyrjen në shërbim të projekteve të mëdha të infrastrukturës si Hekurudha Mendrisio-Varese (FMV) në vitin 2018, Tuneli Bazë Ceneri (CBT) në vitin 2020 dhe futjen e stacioneve të reja”.

Ndërkohë që ne po iu japim dorën e fundit këtyre shënimeve, juristë italianë po takohen në Sion me kolegët zviceranë lidhur me temën e Krans-Montanës, çka, sipas mediave zvicerane mund të sjellë një kthesë në marrëdhëniet midis dy vendeve dhe në kërkim të së vërtetës lidhur me atë që ndodhi natën e Vitit të Ri. Avokati italian, përfaqësues i familjarëve të 6 viktimave dhe të një vajze të lënduar, ka deklaruar për emisionin 60Minuti të RSI: “Italia nuk e ka zyrtarizuar asnjëherë kërkesën e saj për një ekip hetimor të përbashkët, sepse e dinte që do të kishte një refuzim të qartë nga Zvicra. Prandaj është parapëlqyer të punohet në kanalin e ndihmës juridike tradicionale, çka po vazhdon saktësisht.” Komentuesit mediatikë nuk përjashtojnë që, nëse takimi i Sonit do të jetë i frytshëm. Roma mund të autorizojë kthimin në Zvicër të ambasadorit Gian Lorenzo Cornado.

Mediat zvicerane, me profesionalizëm dhe vendosmëri, kanë hedhur dritë gjithnjë e më të plotë mbi atë që ndodhi, çka ka ndihmuar objektivisht edhe në krijimin e një optike të qartë edhe në kryeqytetin italian, duke krijuar një perspektivë të re mes dy vendeve në këtë 165 vjetor kaq historik të kufirit midis dy shteteve.

Zvicër- Dielli ndriçon fshatin Elm përmes Martinsloch

Qielli i kthjellët lejoi të vëzhgohej ky fenomen natyror nga fshatin e Grraubyndenit

Fenomeni ndodh dy herë në vit, por është i dukshëm vetëm në qiell të kthjellët

VOAL- Të premten (sot) në mëngjes, rrezet e diellit kaluan nëpër Vrimën e Shën Martinit, duke ndriçuar Elmin. Fenomeni mund të vërehet vetëm në qiell të kthjellët dy herë në vit: një javë para fillimit të pranverës dhe pas fillimit të vjeshtës. Pak para agimit, drita filtrohet shkurtimisht përmes dritares shkëmbore 22 metra të lartë dhe 19 metra të gjerë, duke goditur drejtpërdrejt kullën e kambanës së fshatit. 

Vrima e Martinit ndodhet në zonën tektonike Sardona në Alpet e Graubyndenit. Vëzhgimi i saj kërkon fat: fenomeni zgjat vetëm dy minuta e gjysmë para se dielli të zhduket pas malit, duke u ngritur më në fund dhjetë minuta më vonë. Emri Martinsloch (Vrima e Shën Martinit) është frymëzuar nga legjenda që thotë se shenjtori po kulloste delet e tij pranë shkëmbit kur një ditë një gjigant monstruoz iu afrua kopesë. Martini u pushtua nga tërbimi dhe i hodhi shkopin e tij të rëndë me thumba hekuri gjigantit. Shkopi nuk e goditi kolosin, por e goditi murin aq fort sa hapi një vrimë në shkëmb. ATS

“Alice” e Veronica Fusaros: Kënga që përfaqëson Zvicrën sivjet në Eurovision sjell rokun dhe temën e mprehtë aktuale

 

VOAL- Alice është kënga me të cilën Veronica Fusaro do të përfaqësojë Zvicrën në edicionin e ardhshëm të Konkursit të Këngës në Eurovision, i cili do të zhvillohet në Vjenë nga 12 deri më 16 maj 2026. Njoftimi u bë në një njoftim për shtyp nga RSI. Artistja e lindur në Thun do të performojë në gjysmëfinalen e dytë më 14 maj. E shkruar dhe e aranzhuar me producentin britanik të vlerësuar me çmime Charlie McClean (i cili më parë ka bashkëpunuar me emra të tillë si Diana Ross dhe Icona Pop), kënga trajton temën e dhunës fizike dhe psikologjike: Alice përfaqëson të gjitha gratë që e vuajnë atë, madje edhe në forma që nuk janë gjithmonë të dukshme. Pavarësisht se është protagonistja e këngës, “ajo nuk thotë kurrë asnjë fjalë. Ajo bëhet plotësisht një objekt për personin përballë saj”, thotë Fusaro.

Titulli ka për qëllim të shprehë gjendjen e trishtueshme të viktimave të detyruara të heshtin. Në Alice, Fusaro nuk e braktis popin alternativ, një nënshkrim i hershëm i stilit të saj, por shton energji roku me riff-e kitare. Tensioni narrativ i këngës ndihet që nga ritmi hapës si vals: atmosferat e lehta intensifikohen gradualisht, me riff-e therëse që nënvizojnë krescendon. E njëjta thellësi emocionale gjendet në videon e drejtuar nga Ruy Okamura, e cila alternon midis skenave të një dasme midis vëzhgimit dhe obsesionit. Kënga u zgjodh nga 493 dorëzime në një proces shumëfazor që përfshinte një juri ndërkombëtare ekspertësh dhe publikun, me të dy votuesit 50% secila, njësoj si në finalet e ESC.

Veronica Fusaro është një muzikante me famë ndërkombëtare, e vlerësuar për talentin e saj si interpretuese live. E vlerësuar si “Talenti më i Mirë i SRF” në vitin 2016, ajo që atëherë ka performuar 600 koncerte në Zvicër dhe jashtë vendit, duke u shfaqur në skena të mëdha si Glastonbury, Montreux Jazz dhe Festivali Gurten. Në vitin 2019, ajo hapi koncertin për Mark Knopfler në Amfiteatrin e Nîmes; në vitin 2023, ajo ishte kryesuese në Kaufleuten në Zyrih. Në vjeshtën e vitit 2025, ajo publikoi albumin e saj të dytë, Looking for Connection, i cili përqendrohet në nevojën për autenticitet në epokën e postmodernizmit. Konkursi i 70-të i Këngës Eurovision në RSI Gjysmëfinalet do të transmetohen më 12 dhe 14 maj 2026, në LA1 në orën 21:00, ndërsa finalja do të transmetohet drejtpërdrejt më 16 maj 2026, nga Wiener Stadthalle në LA 1 në orën 21:00. Këtë vit, do të garojnë artistë nga 35 vende. Me mbi 170 milionë shikues në të gjithë botën, konkursi është një nga ngjarjet më të mëdha televizive në botë.rsi

TILO arrin 25 milionë pasagjerë

 Pasagjerët e trenit TILO janë rritur me 50% që nga viti 2019, nga 16.7 milionë në 25 milionë në vitin 2025.

VOAL- Ky moment historik u theksua të enjten në një njoftim për shtyp nga shërbimi hekurudhor ndërkufitar i operuar nga SBB dhe Trenord, i cili lidh Kantonin e Ticinos me Lombardinë. Trafiku i Pasagjerëve Vazhdon të Rritet Gjatë vitit 2025, lidhjet TILO transportuan gjithsej 25 milionë pasagjerë në Ticino dhe Lombardi, një rritje prej 3.7% krahasuar me 24.1 milionë të vitit të kaluar. Konkretisht, 20% e pasagjerëve udhëtuan midis dy rajoneve. Një analizë e trafikut ditor të ditëve të javës tregon se, mesatarisht, trenat TILO transportuan 76,400 pasagjerë në ditë në vitin 2025. Tetori pa kulmin, me një mesatare ditore prej 87,700 pasagjerësh (një rekord i ri mujor). Në të njëjtin muaj, stacioni i Luganos, më i ngarkuari në Ticino, numëroi 31,000 pasagjerë të TILO-s. Në Lombardi, Milano Centrale ishte stacioni më i ngarkuar, me një mesatare prej 16,400 pasagjerësh TILO në ditë të regjistruar në tetor 2025. Rritja, sipas deklaratës, shpjegohet me “zgjerimin e shërbimit, me hyrjen në shërbim të projekteve të mëdha të infrastrukturës si Hekurudha Mendrisio-Varese (FMV) në vitin 2018, Tuneli Bazë Ceneri (CBT) në vitin 2020 dhe futjen e ndalesave të reja”. Sipas TILO-s, viti 2025 solli “rezultate të mira në aspektin e cilësisë së shërbimit. Në Ticino, saktësia e trafikut rajonal mbeti e lartë, me një rënie të lehtë krahasuar me vitin 2024. Në Lombardi, TILO regjistroi një rritje të saktësisë në vitin 2025, veçanërisht në linjën RE80 që lidh Stacionin Qendror të Milanos me Luganon dhe Lokarnon. RSI

Femrat në Ushtrinë Zvicerane, 40 vjet histori

VOAL- Sot, Livia Trojani është togere e parë në Ushtrinë Zvicerane. Grada dhe funksioni i saj janë të njëjta me ato të oficerëve të tjerë; ajo mban të njëjtat armë si shoqet e saj. “Është logjike”, mund të mendoni. Por nuk është kështu: është rezultat i një udhëtimi të gjatë.

Prania e grave në ushtri i ka rrënjët në shekullin e kaluar, përmes shoqatave dhe strukturave paralele. E fundit prej tyre, Shërbimi Plotësues i Grave (SCF), mbeti aktive deri në vitin 1986. Që atëherë, ndryshimi ishte progresiv: së pari transformimi në një shërbim ushtarak të grave, pastaj (në vitin 1995) krijimi i Shërbimit të Grave të Ushtrisë.

Me reformën e Ushtrisë XXI, asnjë funksion nuk përjashtohet nga gratë: e njëjta kohëzgjatje shërbimi, i njëjti armatim, të njëjtat misione jashtë vendit. Vetëm një element ende e dallon rrugën femërore: rekrutimi, i cili mbetet vullnetar.

Kur rekrutimi nuk është detyrë

Në dy kurset e para të rifreskimit në vitin 2026, nga 15,432 personel ushtarak, përfshirë rekrutë dhe kuadro, 377 ishin gra: 2.4%. Kjo përqindje është në përputhje me vitin e kaluar, kur ishte 2.6%. Ende një pakicë, por në rritje të ngadaltë dhe të vazhdueshme.

Midis grave, gjejmë edhe Togeren e Parë Livia Trojani, një e ftuar në Prima Ora. Zgjedhja nuk ishte e dhënë: “Deri në moshën njëzet vjeç, as nuk e kisha menduar. Pastaj një shoqe u bashkua me ushtrinë. Ishte hera e parë që i thashë vetes: ‘Pse jo unë?'” Ajo ishte gjithashtu e bindur nga konteksti – dëshira për diçka të ndryshme gjatë pandemisë – dhe nga një pyetje më e thellë në lidhje me rolin e grave në mbrojtjen e vendit: “Doja të formoja mendimin tim, përfshirë edhe për veten time, dhe i thashë vetes: ‘Do të hidhem në provë dhe do të shoh.'”

Një rrugë e ndjekur gjithashtu vite më parë nga Sybille Freudweiler-Haab, një kolonele. “U rrita në një familje ku shërbimi ushtarak ishte krejtësisht normal: nëna ime kishte shërbyer, babai im, vëllai im…” shpjegon ajo. “Isha e re, ishte interesante të provoja diçka të re, kështu që thashë ‘po’ dhe mora pjesë me shumë kënaqësi.”

Ato vendosën jo vetëm të bashkoheshin me forcat e armatosura, por edhe të përparonin. “Ndihesha rehat në sistem. Kisha një rol, kisha gjithnjë e më shumë përgjegjësi dhe kjo më bëri të ndihesha mirë”, thotë Trojani. “Pastaj takova kaq shumë njerëz me gjuhë dhe prejardhje të ndryshme. Vizitova Zvicrën”, duke zbuluar vende të vogla dhe të fshehura, “që tani i njoh shumë mirë”.

Diskriminimi

Rruga, megjithatë, nuk është pa pengesa. Diskriminimi ekziston, edhe nëse shpesh manifestohet në mënyra delikate. “Nuk është diçka e drejtpërdrejtë”, pranon Trojani. “Më shumë si komente, shaka që mund të duken të vogla, por kur i dëgjon çdo ditë, ato prapë kanë një ndikim.” Kësaj i shtohet edhe nevoja për të vërtetuar vlerën tonë: “Burrat na shohin teksa arrijmë si gra, si togere, dhe i thonë vetes: ‘Le të shohim sa vlejmë’. Ata kanë dëgjuar gjëra dhe ndoshta kanë disa paragjykime.”

Një dinamikë e konfirmuar nga Freudweiler-Haab, e cila e jetoi karrierën e saj para epokës MeToo: “Diskriminimi ekziston në ushtri si në shoqëri. Ushtria është gjithmonë një pasqyrim i saj.”

Lidhur me vlerën e shtuar që sjellin gratë, të dyja janë të kujdesshme, por bien dakord: burrat dhe gratë mendojnë në mënyra plotësuese. “Ata kanë mënyra të ndryshme të të menduarit, reagimit, vlerësimit të një situate: nëse punojnë së bashku, rezultati është gjithmonë shumë i mirë”, vëren Freudweiler-Haab. “Shpesh nuk i përgjigjemi të njëjtës gjë në të njëjtën mënyrë”, shton Trojani. “Mendoj se është një tregues i mirë që nuk mendojmë njësoj.”

Dita e informacionit

Një çështje mbetet e pazgjidhur: dita e informacionit. Sot, gratë që duan të mësojnë rreth shërbimit ushtarak duhet ta bëjnë këtë pothuajse “fshehurazi”, vëren Freudweiler-Haab: “Sot, një grua duhet t’i kërkojë punëdhënësit ose shkollës së saj leje për të marrë pjesë në ditën e informacionit.”

Një situatë që të dy do të donin ta ndryshonin. Për Trojanin, përgjigjja është e thjeshtë: “Ne të gjithë kemi të drejtë për informacion. Një ditë informacioni e detyrueshme do të kishte kuptim vetëm për këtë.” Dhe nuk është vetëm ushtria: “Ekziston edhe mbrojtja civile, e cila ka peshën e saj në shoqëri.” Ideja nuk është domosdoshmërisht që shërbimi të bëhet i detyrueshëm, por të ulet pragu për akses në informacion. RSI


Send this to a friend