—
VV me aleatë dhe LDK kaluan një raund bisedimesh për një Deal.
Me këtë rast LDK ka të drejtë të propozojë kandidatura për presidentin e Republikës së Kosovës.
Kandidaturat do të jenë me konsensus sepse propozimi final do të votohet dhe do të plotësohet kuorumi nga VV,
por nuk do të jenë partiake.
LDK është humbëse e zgjedhjeve, e refuzuar nga Sovrani që ta udhëheqë Kosovën.
Sovrani e ka dënuar LDK me humbje nga zgjedhjet në zgjedhje jo për faj të Albin Kurtit, por për faje të lidërshipit të saj.
Marrëveshja bëhet për të zgjidhur bllokadën, aty ku krijohet ngërçi kushtetues, dmth tek kuorumi.
Deal do të jetë konform Kushtetutës (ngërçit të saj), jo për lëshime pè apo ngopje të dëshirave e volleve për pushtet të LDK-së.
Konstituimi i Kuvendit dhe Qeverisë i takon shumicës. Sipas votës së Sovranit. Demokraci dmth pushtet I popullit me votën free and fair.
Dhe kështu fiton Kosova dhe demokracia.
S’ka sens që Albin Kurti të bëjë propozime për instutucione të konsakruara nga rezultati zgjedhor, propozime tashmë të ezauruara pa sukses me demarshet pas zgjedhjeve të shkurtit 2026.
Zgjidhja është afër.
E detyruar nga akrobacitë puçvënëse të opozitës, por për hir të interesit të Republikës së Kosovës kërkohet Deal, dmth marrëveshje e bazuar në një kompromis.
Vetëm nëse Albini do të jetë i aftë ta bindë Prof. Murat Jasharin si kandidat për president të unitetit të popullit, atëherë
opozita nuk do të mund as ta akuzojë Kurtin dhe do ta votojë Presidentin e shtatë të Republikës së Kosovës.
Do ta votojë nga halli opozita, jo se i dhimbset Republika e Kosovës, por për të fshehur blozën që ia ka mbuluar fytyrën, dmth paftyrësinë!