VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Arsimimi i fëmijëve në shkollat shqipe te mësimit plotësues në Zvicër detyrë dhe vlerë kombëtare Nga Nexhmije Mehmetaj

By | September 29, 2021
blank

Komentet

blank

“Swiss Connection”, nga Zyrihu në Prishtinë, për të treguar historinë e diasporës shqiptare të Kosovës: ëndrrat, aspiratat, angazhimin e saj

VOAL – Është një Zvicër larg qendrës së vëmendjes, muzg, e përbërë nga emigracioni, mundi dhe lufta për “çështjen kombëtare kosovare” që tregon “Swiss Connection”, vepra e fundit e dramaturgut kosovar Jeton Neziraj në bashkëpunim me teatrin Winkelweise në Zyrih, i përfaqësuar për herë të parë tetorin e kaluar në Zvicër për të zbarkuar në fillim të nëntorit në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës.

Punëtorët ditën, patriotët dhe idealistët natën: protagonistët e komedisë jetojnë në një botë të pezulluar, mes përditshmërisë së shumë mërgimtarëve kosovaro-shqiptarë të ardhur në Zvicër në fund të viteve ’80 dhe në fillim të viteve ’90 dhe përpjekjeve për të mbledhur fonde dhe mbështetje ndërkombëtare për luftën që do të kishte çuar fillimisht në luftën e Kosovës në 1999 dhe më pas në shpalljen e pavarësisë nga Serbia më 2008.

blank

Konfliktet dhe dramat kolektive shpesh lindin një nevojë të parezistueshme për të folur dhe për të treguar për veten: kështu ndodh sot me skenën teatrore kosovare, Neziraj sot është padyshim eksponenti më origjinal dhe më përfaqësues. Një teatër jetik dhe i pandershëm, i aftë për t’u përfshirë pavarësisht traumave të fundit për të kapërcyer tabutë dhe paragjykimet, përfshirë ato etnike.

Francesco Martino/eb

blank

Zvicër: Nxënës të dashur të Shkollës Shqipe pranë LAPSH – GËZUAR FESTËN E PAVARËSISË (Foto) Nga Nexhmije Mehmetaj

 

28 Nëntori – Dita e Pavarësisë së Shqipërisë e kombit tonë shqiptar, ka lindur dhe lulëzon një kulturë të re me një brendi të thellë tradicionale dhe fizionomi të qartë kombëtare. Kudo në familje shqiptare, shkolla shqipe, klube shqiptare, shoqëri kulturore, mësues, nxënës e prindër festojnë e gëzojnë, atmosferë pune përgatitore, serioze dhe mjaft për kushtuese.

Tiparet e sajë të veçanta, përparimtare me të vërtetë arsimore, zënë Shkollat shqipe pranë LAPSH-it “Naim Frashërit “në Zvicër. Kështu përveç orës mësimore kushtuar Pavarësisë ato kanë organizuar veprimtari të ndryshme artistike me rastin e 28 Nëntorit – festa jonë më të madhe kombëtare.

Sa luftë edhe sa sakrifica populli ynë ka dhënë që të fitonte lirinë edhe pavarësinë. Fëmijët tanë duhet ta dinë historinë e Shqipërisë! Mësimi i drejt i historisë sonë kombëtare do t’i ndihmojë ata të duan e të respektojnë veten dhe kulturën e vet shqiptare. Të gjithë fëmijët tanë kanë nevojë të njohin që populli shqiptar ka luftuar po me aq heroizëm dhe vetëmohim sa edhe popujt e tjerë. Gjithashtu populli shqiptar ka ruajtur dhe ruan vlera të çmuara në gjirin e tij siç është figura e ndritur e Gjergj – Kastriotit – Skënderbeut që na bënë krenar me emrin dhe veprën e tij madhështore.

Më poshtë shihni disa veprimtari nga shkollat shqipe në: Monthey-Chablais, Bernë, Cyrih, Baselnad, Argau etje. Falënderojmë mësueset e palodhura: Ganimete Demri -Jakupi, Ida Jashari, për punimet e dërguara.

Delemon, 28. 11. 2021 Nexhmije Mehmetaj

blank

blank

 

 

blankblank

blankblank

blankblankblankblankblank

 

 

blank

BILINGUIZMI (DYGJUHËSIA) I NXËNËSVE/EVE TË MËSIMIT PLOTËSUES SI REALITET, SFIDË DHE MUNDËSI Nga Nexhmije Mehmetaj

 

1. Baza historike

Mijëra e mijëra bashkatdhetarë, për shkaqe ekonomike, politike e shoqërore kanë ardhur nder vite në Zvicër. Fillimisht erdhën individualisht si punëtorë stinor e më vonë sidomos në vitet ’90 të shekullit që lëmë pas, gjatë regjimit të Millosheviqit në Kosovë u krijuan kushte detyruese që prindërit të merrnin me vete në mërgim edhe familjet.

Në këto rrethana, për ta ruajtur e për të kultivuar gjuhën amtare dhe identitetin kombëtar te fëmijët shqiptarë, u hapën shkollat e mësimit plotësues në gjuhën shqipe. Një mbështetje e tillë nga vendi pritës dhe nga Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptar “Naim Frashëri” përbën një rrugëzgjidhje të efektshme për konsolidimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe.

Gjuha amtare përbën shenjën e parë të identitetit kombëtar, prandaj për ta ruajtur dhe zhvilluar më tej kulturën dhe gjuhën shqipe duhet drejtuar sidomos shkollës.

Tradicionalisht, nxënësit/et shqiptarë/re ndaj mësimit shqip u ndanë në dy kategori. Një numër modest ka frekuentuar shkollat shqipe të mësimit plotësues, ndërsa shumica e fëmijëve për shkaqe të ndryshme nuk kanë vijuar mësimin shqip, kanë braktisur gjuhën shqipe si diçka të pa rëndësishme, kanë humbur kompetencën gjuhësore të shqipes, iu kanë përkushtuar vetëm mësimit në gjuhën e vendit pritës, kanë mësuar gjermanisht apo frëngjisht, por kanë mbetur analfabet në gjuhën amtare, d.m.th. nga mundësia për t’u bërë dygjuhësorë kanë mbetur me një gjuhë.

Nxënësit/et që vijojnë në shkollat e mësimit plotësues janë më shumë nga anë të ndryshme të Kosovës dhe viseve shqiptare të Maqedonisë Veriore, më pak nga trojet tjera shqiptare. Shtrirja gjeografike e të folmeve të nxënësve në Zvicër përfshinë të folmet e shqipes gjegjësisht dialekti i gegërishtes veriore, veriperëndimore dhe verilindore.

Fëmijët kryesisht janë një gjuhësh me dy prindër shqiptarë, të lindur në Zvicër folës burimor të shqipes por që rriten në kushte të dygjuhësisë së mërgimit. Për këta fëmijë shqipja është më e lehtë për ta mësuar.

Marrëdhëniet martesore midis shqiptarëve dhe grupeve tjera etnike vijnë duke u shtuar. Për të mësuar shqipen vijnë edhe nxënës me familje dygjuhëshe fëmijët shqiptaro-zviceranë. Fëmijë me familje të përziera me baballarë shqiptarë dhe nëna zvicerane në të shumtën e rasteve ndonjëherë italiane, spanjolle, libaneze, ukrainase etj.. Kohëve të fundit, ka nxënës me baballarë të bashkësisë pritëse dhe nëna shqiptare. Në këtë rast për fëmijë mësimi i shqipes është pak më i vështirë, sepse ata në shtëpi dëgjojnë më pak gjuhën shqipe dhe në të gjitha ambientet e tjera dëgjon gjuhën e vendit ku jetojnë.

Shkolla ka për qëllim që fëmijët shqiptarë ta zotërojnë sa më mirë gjuhën e folur amtare shqipe dhe atë të shkruar, ta kultivojnë dhe të njohin letërsinë shqiptare, historinë dhe gjeografinë e vendit të të parëve. Për arritjen e këtij qëllimi, shkolla luan rol kryesor, pasi para saj del detyra të mbështes nxënësit pa ndërpre brez pas brezi.

 

2. Rëndësia e mësimit shqip

 

Mësimi i gjuhës amtare fillon të zhvillohet në familje, vazhdon të përvetësohet në shkollën e mësimit plotësues ku përvetësohen të katër shprehitë komunikuese gjuhësore: të dëgjuarit, të folurit, të lexuarit, të shkruarit.

Padyshim suksesi është i dukshëm kur fëmijët fillojnë të përdorin elemente të gjuhës së shkruar dhe të lexojnë e zgjerojnë thesarin e tyre leksikor, zhvillojnë aftësitë e të shprehurit dhe nxënë kështu gradualisht gjuhën amtare e cila bëhet gjithnjë e më e rëndësishme, si në shkollë, ashtu edhe jashtë saj. Në mënyrë të theksuar forcohet edhe kompetenca e orientimit mes gjuhës standarde dhe dialektit. Gjithashtu mësimi shqip, frenon ndikimin e tepruar të huazimeve nga gjuhët e vendit pritës.

Mësimi plotësues shqip është një kriter social mjaft i rëndësishëm i cili luan rol vendimtar në zhvillimin dhe përmirësimin e të folmeve të shqipes në përgjithësi dhe afrimin e tyre me normën standarde Dallimet mes një folësi që ka ndjekur mësimin shqip dhe atij që shqipen e ka mësuar vetëm në gjirin familjar janë të dukshme.

 

3. Mësimi shqip luan rol thelbësor në ndërtimin e dygjuhësisë

 

Me termin dygjuhësi do të kuptojmë aftësinë që ka një individ (në rastin tonë fëmijë apo nxënës) për t’u shprehur saktë në dy gjuhë dhe për t’i njohur ato në mënyrë të rregullt si dhe për t’i pasur të dyja si gjuhë të domosdoshme për komunikimin e përditshëm.

Fëmijët duke ditur shqipen (L1 ) si dhe duke nxënë në shkollën zvicerane njërën nga gjuhët e vendit pritës gjermanishten, frëngjishten apo italishten (L2) në ketë mënyrë ndërtojnë një identitet dy kulturor dhe dygjuhësor.

Mbi një bazë të thjesht nxënësit/et përdorin shqipen me pjesëtarët e familjes, rrethin më të gjerë si dhe me të afërmit kur kthehen në vendlindje, ndërsa gjuhën e vendit pritës, të shkollës së përditshme që medoemos duhet ta nxënë deri në nivele më të larta shprehëse, shtrohet si domosdoshmëri që kërkon mjedisi, për të u arsimuar dhe integruar në shoqërinë pritëse.

Prania e një situate të tillë të kontaktit përcakton, një situatë të bilinguizmit më fort potencial se real, sepse vetëm disa nga këta folës janë në gjendje të zotërojnë me të njëjtën kompetencë, të dy gjuhët.

 

4. Probleme sociolinguistike. Dukuritë e ndër ndikimit (interferencës). Në përsiatjen tonë do të kufizohemi në trevën zvicerane frëngjisht folëse në kantonin Jura.

 

Situata gjuhësore e nxënësve/eve paraqet kontaktin gjuhësor të dy gjuhëve në zhvillim e sipër, andaj gjuha është individuale që i nënshtrohet një procesi të zbulimit të rregullave shndërruese nga struktura sipërfaqësore tek struktura e thellë (Chomsku 1957,1965). Ndërsa struktura e thellë është e njëjtë si në gjuhën frënge ashtu edhe në shqip apo në ndonjë gjuhë tjetër, ajo sipërfaqësore ndryshon nga një gjuhë në tjetrën duke u krijuar akte gjuhësore pafund që e karakterizojnë komunikimin njerëzor. Nxënësi dygjuhësh do të mbështetet dhe në ato pika ku strukturat sipërfaqësore të gjuhës frënge dhe asaj shqipe përkojnë me njëra-tjetrën.

Interferencat që konstatohen janë të niveleve të ndryshme: fonetike, leksikore, drejtshkrimore. Në shqiptimin gojor të fjalëve paraqet shmangie në drejtshqiptimin shqip të atyre tingujve të cilët i ka shqipja e jo frëngjishtja si ( ë, h, c, ç, dh, gj, ll, q, rr, x, xh).

Mungesë e tingujve, ka nxënës që nuk e theksojnë tingullin ë (shpi -shtëpi), tingullin h ena/hëna) e të tjerë. Humbje e diftongut; ia, ie, io, oi etj. . Në veçanti ky ndryshim fonologjik është tipik te nxënësit e brezit të dytë dhe të tretë, të cilët tregojnë zotërim më të mirë të gjuhës frënge dhe integrim më të mirëfilltë në shoqërinë zvicerane në krahasim me gjeneratat e mëparshme.

Tek nxënësit të folurit shqip është i ngadalshëm, shoqërohet me pauza të gjata e të shpeshta, përdorin fjalë nga frëngjishtja, nuk shprehen qartë. Kanë vështirësi në shqiptimin e fjalëve me theksin e duhur. Fjala shqipe shqiptohet me theksin e gjuhës frënge. I përdorin gabimisht fjalët përcaktuese sidomos mbiemrat dhe përemrat. Nuk arrijnë të bëjnë përshtatjen e tyre në gjini, numër e rasë me fjalët që përcaktojnë. Në përdorimin e foljeve kanë vështirësi në përshtatjen e saj në vetë, numër e kohë me kryefjalën. Ndërtimi sintaksor i fjalive është i mangët.

Fjalët e paraqitura në tabelën vijuese i përkasin dy sistemeve të ndryshme gramatikore ose nënsistemeve.

blank

Huazime nga frëngjishtja Termi standard frëng Fjalë shqip
Kjo është tomat e kuqe. tomate domate
Natura është e mirë. nature natyra
Kjo vuatur është e babit. voiture veturë
Më pëlqen të ha oliva olive ulli

5. Huazimet leksikore

Sa i përket gjuhës së folur huazimet leksikore janë dukuri e rregullt, shqipja ndikohet dukshëm nga frëngjishtja, në fakt shqipja funksionon duke u ndihmuar nga frëngjishtja. Nevoja e komunikimit, domosdoshmëria e pasjes së fjalëve të reja që i mungojnë në shqip i shtyn ata të përdorin fjalë nga frëngjishtja. Ja disa shembuj fjalish ku kanë depërtuar huazime nga frëngjishtja dhe duket një përzierje e theksuar. Fjalët e reja nga frëngjishtja që përdoren në shqip pësojnë ndryshime fonetike të shqipes, përshtaten në gjini dhe trajtë. Ndonjë herë përdoren edhe fjalë nga frëngjishtja të pa ndryshuara.

 

6.Lloje të ndryshme të ndërrimit të kodit shqip – frëngjisht

 

Përzierja e kodeve (codsmixiting dhe prishja e kodeve (codswiching) në mjedisin e nxënësve/eve dygjuhësor ku gjuha shqipe është edhe në kontakt me frëngjishten. Shqipja dhe frëngjishtja janë dy gjuhë origjinale, por, gjatë të folurit shpesh afrohen dhe përzihen.

Gjatë bisedës në shqip, dukuria më e shpeshtë është ( code switching ) ndërhyrja e një fjale nga frëngjishtja brenda një fjalie të shqipes por, struktura e fjalisë mbetet shqip. P.sh. A duhet të mësoj vjershën par coeur (përmendsh)? Kam harruar mes devoirs (detyrat e mia) në shtëpi.

Ndërrimi i kodit është edhe i përzier (codsmixting) hyjnë në veprim karakteristikat strukturore të dy gjuhëve, në një fjali kemi dy fjalë nga frëngjishtja. Ndërhyrja bëhet duke marrë fjalë si pas dy mënyrave: fjalë të përshtatura në fonetiken e shqipes dhe fjalë të pa asimiluara nga frëngjishtja. Pozicionet e ndryshme mbi fenomenet e ndërrimit të kodeve dallohen nga funksionet e tyre përballë strategjive të ligjërimit dhe kompetencës dygjuhësore. Në përgjithësi dallojmë dy lloje të ndërrimit të kodit:

a). Kod suiçing paliativ, folësi e përdor fjalën nga frëngjishtja për motive të varfërisë

së  fjalorit nga gjuha amtare. Struktura e fjalisë mbetet shqip. Shembull :

Sonte është séance des parents në Delémont. (Sonte është mbledhja e prindërve në Delémont). Kur unë repassage këmishët, nëna më falënderon. (Kur unë hekurosi këmishët ,nëna më falënderon). Vëllai im e ka humb connaissance nga temperatura.(Vëllai im e ka humbur vetëdijen nga temperatura.

b). Kod–suiçing « exspresiv », praktikohet sikur lojë, funksionon sikur zhargon te një grup i caktuar folësish. Shembull: Unë për chaque matin e rregulloj mon lit, la rob vë në armoire.

Unë për çdo mëngjes e rregulloj shtratin, rrobat i vë në dollap. Kjo është cousine e jeme, elle ka ardhur me oncle vetëm sot. (Kjo është kushërira ime, ajo ka ardhur me xhaxhin vetëm sot). Prishtina është capitale e Kosovës, là-bas flasin albanais.( Prishtina është kryeqyteti i Kosovës atje flasin shqip).

7. Qëndrimet e prindërve ndaj mësimit shqip sipas brezave

 

Brezi i parë i mërgimtarëve me njohuri minimale të gjuhëve të shtetit pritës e favorizoi më shumë mësimin shqip përkundër rrethanave jo të favorshme të asaj kohe.

Brezi i mesëm i mërgimtarëve është më indiferent ndaj mësimit shqip, prindër me bindje të gabuar se mjafton të flitet shqip me fëmijë dhe jo nuk i dërgojnë fëmijët në shkollë për të mësuar gjuhën e kombit të vet. Thënia e shumë prindërve se mësimi i gjuhës amtare e pengon mësimin e gjuhës së dytë është plotësisht i gabuar.

Tek brezi i ri ( prindër të arsimuar në shkollat zvicerane), kanë njohuri të pakta të shqipes, për të ia transmetuar fëmijës. Një kategori e prindërve nuk e flasin më gjuhën shqipe as në familje, është vënë re presioni i fëmijëve që ushtrojnë mbi prindërit ( me sukses ) që mos të shkojë në mësimin shqip. Këto qëndrime të fëmijëve, prindërit i marrin si të drejta. Duke thënë se “fëmija im nuk po donë të shkojë në shkollën shqipe”.

Në situatën që ka të bëjë me qëndrimet, brezat e dy niveleve të fundit janë në rrugë e sipër të asimilimit nga bashkësia mbizotëruese për shkak se gjuha e parë në të shumtën e rasteve nuk flitet më as në familje.

 

8. Përfundim

Të përdorësh të dy gjuhë do të thotë më tepër dimensione, vlera dhe mundësi të thelluara për zhvillimin e njohurive. Megjithatë për fëmijët e mërgimtarëve që flasin një gjuhë të ndryshme nga ajo e shkollës nuk është gjithmonë e lehtë në shkollat zvicerane. Shumica e përballojnë mirë, por ekzistojnë të tjerët që nuk ia arrijnë qëllimit të diturisë. Ekzistojnë disa faktorë që bashkëveprojnë. Një nder ta është mungesa e mësimit të gjuhës amtare, është e njohur ndihmesa e hershme gjuhësore sidomos te moshat parashkollore, mbështetja është e rëndësishme në këtë moshë. Është e rëndësishme, prandaj, që për fëmijët që lindin larg vendlindjes, të mendohet dhe projektohet zbatimi i një politike integruese, ndaj gjuhëve amtare (MP), të hartohet një dokument politik që do të orientojë marrëdhënien e shtetit me këto shkolla, që mos të mbetet gjuha amtare në bazë vullnetare, por të jetë një konkurrente e tyre në kushtet e një shoqërie shumëgjuhëshe.

Delemont, 27. 11. 2021 Nexhmije Mehmetaj

 

blank

PËR FESTËN E FLAMURIT & PAVARËSISË URIMET E BISHZ JANË, ME KËRKESË E POROSI, PËR SHQIPTARËT NË PËRGJITHËSI E PËR POLITIKANËT SHQIPTARË NË VEÇANTI, TË NJËJTA SIÇ JANË EDHE NË KËTË FOTOGRAFI

PËR FESTËN E FLAMURIT & PAVARËSISË

 URIMET E BISHZ JANË, ME KËRKESË E POROSI, PËR SHQIPTARËT NË PËRGJITHËSI E PËR POLITIKANËT SHQIPTARË NË VEÇANTI, TË NJËJTA SIÇ JANË  EDHE NË KËTË FOTOGRAFI

 

blank

blank

BISHZ- FONDI PËR BOTIMIN DHE PËRKTHIMIN E LIBRAVE TË VEÇANTA ME TË DHËNA PËR KULTURË DHE HISTORI FALËNDERON

BISHZ- FONDI PËR BOTIMIN DHE PËRKTHIMIN E LIBRAVE TË VEÇANTA ME TË DHËNA PËR KULTURË DHE HISTORI FALËNDERON

blank

blank

blank

blank

blank

blank

Në Horgen të Zvicrës përkujtohet jeta dhe vepra e inxh.Nazmi Peci-Boletini – Nga ARIF EJUPI

Në qytezën e bukur dhe turistike Horgen të Zvicrës, me rastin e njëvjetorit të vdekjes nga familjarë, shokë dhe e miq të shumtë është përkujtuar inxh. Nazmi Peci-Boletini.

Nazmiu,me të diplomuar në Fakultetin e gjeoshkencave në Mitrovicë,punësohet në Kombinatin Xehtaro Metarlugjik “Trepça”në Stantërg,i njohur kudo me pasuritë e tij nëntokësore.

Nazmiu,tamam me përgatitje të duhur dhe si kuadër i rrallë në gjigantin”Trepça”kryen detyra me mjaft përgjegjësi.

Ai duke e ditur që puna e minatorit është nga punët më të mundimshme,me secilin nga ata tregohet i afërt dhe i përzemërt.

Çdo kërkesë dhe hall të tyre e dëgjon me vëmendje,dhe e shqyrton me korrektësi.

Andaj,nga të gjithë minatorët e Trepçës,më vonë të njohur edhe si heronjtë e nëntokës,kontributi dhe puna e Nazmiut,vlerësohet lartë.

Në rast se prekeshin apo cenoheshin interesat e kombit të tij,ai çdoherë vihej në mbrojtje të tyre,duke u treguar i rreptë dhe i pathyeshëm.

Në shkurt të vitit 1989, Nazmiu është nga të parët që nënshkruan Apelin e 215 intelektualëve të Kosovës.

Nëpërmjet këtij peticioni kërkohej ndalja e dhunës dhe diskriminimit të shqiptarëve autoktonë,nga ana e regjimit fashist të Jugosllavisë,në shpërbërje,veçanërisht të Serbisë.

Zaten,kjo merret si shkas dhe menjëherë pas këtij akti të guximshëm dhe burrëror inxh.Nazmi Peci-Boletini,izolohet në burgun famëkeq të Leskovcit dhe Beogradit.

Atje së bashku me atdhetarë e intelektualë si;Xheladin Rekaliu,akademik Rexhep Ismajli, Muhamet Shatri, Kolë M.Berisha,ish-kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës,etj,përjetojnë tmerrin.

Sigurisht për shkak të së kaluarës së tyre patriotike të fundit nga këto burgje ishin liruar Xheladin Rekaliu,organizator i demonstratave të vitit 1968,dhe Nazmi Peci-Boletini,po ashtu i njohur me veprimtarinë e tij,në dobi të Kosovës.

Ata regjimi komunist i Jugosllavisë i kishte burgosur dhe izoluar edhe më herët. Mirëpo,si Xhela ashtu edhe Nazi,asnjëherë nuk e kishin ndërprerë aktivitetin e tyre kombëtar.

Nga torturat dhe vuajtjet e përjetuara këtyre dy atdhetarëve dhe intelektualëve të dalluar,u ishte rrënuar edhe shëndeti.

Ferrin nëpër të cilin kaluan këta atdhetarë në këto burgje në librin e tij“Ditari i një Izolanti”e përshkruan edhe Kolë M.Berisha,shok dhome me Rekaliun dhe Pecin.

Pas lirimit nga burgu Nazmiu,migron në Zvicër. Ai më 24 prill 1990,në Cyrih,së bashku me një grup veprimtarësh mërgimtarë themelojnë Degën e LDK-së.

Në këtë subjekt të rëndësishëm politik funksionin e nënkryetarit të LDK-së,dega në Zvicër,do ta kryejë me shumë sukses inxh.Nazmi Peci Boletini,kurse atë të kryetarit kolegu i tij Mr.Shaip Latifi.

Ai po ashtu do të jetë edhe në ballë të Fondit Humanitar Gjithëkombëtar,i cili shumë shpejt shndërrohet në Fond të rregullt të Republikës së Kosovës.

Në krye të këtij Fondi,Nazmiu,do të qëndrojë deri në vitin1993,kur Këshilli i Përgjithshëm i këtij institucioni të karakterit humanitar,në një nga mbledhjet e tij të mbajtura në Cyrih të Zvicrës,në këtë pozitë do ta emërojë aktivistin dhe të burgosurin e ndërgjegjes sonë kombëtare Gani Ukë Hoxha,me punë dhe qëndrim të përhershëm në Lugano të Zvicrës.

Në komunikim të drejtpërdrejtë me zotin, Hoxha,mësojmë;që pas zyrtarizmit të tij në këtë detyrë,ai brenda tre-katër ditëve merr edhe Aktvendimin,e nënshkruar nga Mr.Isa Mustafa,atëherë Ministër i Financave të Republikës së Kosovës,në ekzil.

Po ashtu Hoxha,çmon lartë angazhimin e paraardhësit të tij,inxh.Nazmi Peci-Boletini,duke thënë që ai është liruar nga ky funksion për arsye personale,dhe fare-fare nuk kemi të bëjmë me kurrfarë shkarkimi,siç mendojnë disa.

Sidoqoftë,inxh.Nazmi Peci-Boletini,nuk ishte nga ata që kërkonte poste. Ai vepronte aty ku kishte më së tepërmi nevojë.

Ai njihte punën e gjithsecilit që orvatej për të vënë qoftë edhe një guri të vetëm në themelet e shtetësisë së Kosovës.

Bashkëpunëtorët e tij të ngushtë në mërgim;Shaip Latifi, Shefqet Dibrani, Xhelal Molliqaj, Isa Maliqi, Jusuf Demaj, Hysen Shehu, Shaqir Shala, Qamil Çekaj dhe Skënder Tolaj,në këtë tubim kushtuar jetës dhe veprës së veprimtarit inxh.Nazmi Peci-Boletini,shpalosën kujtime të shumta,nga veprimtaria me te.

Në shenjë respekti jetës dhe veprës së inxh.Nazmi Peci-Boletini,enkas nga Prishtina,edhe pse kohë pandemie,e me shumë procedura në këtë përvjetor kishte ardhur Mr.Shaip Latifi.

Ai punën e palodhshme të Nazmiut,në dobi të Atdheut,e vlerëson lartë. Sipas z.Latifit,puna në ekip me inxh.Nazmi Peci-Boletini,ishte nderë dhe kënaqësi e veçantë.

Ndërkaq,shkrimtari dhe publicisti Shefqet Dibrani,po ashtu shumë i afërt me Nazmiun,jep idenë që të gjitha shkrimet dhe materialet e ruajtura nga ai të qitën në letër.

Në mënyrë që brezat e ardhshëm të dinë se kush ishte inxh.Nazmi Peci-Boletini,zoti, Dibrani propozoi edhe përgatitjen e një Monografie,në të cilën do të përfshihej i gjithë aktiviteti profesional dhe kombëtar i Nazmiut.

Në këtë tubim përkujtimor rrëfime nga jeta dhe vepra e inxh.Nazmi Peci-Boletini,prezantuan edhe katër fëmijët e tij;Fisniku,Kreshniku, Arianiti dhe Lindita.

Rrëfimet e tyre aq sa ishin krenare ishin edhe emocionuese. Kujtime nga njohja dhe bisedat me Nazmiun evokoi edhe dhëndëri i tij,Dr.Astrit Neziraj.

Ai tha;”Edhe pse isha njohur vonë me Nazmiun,ruaj kujtime të shumta,dhe mjaft mbresëlënëse,nga ndejat me te.

Dr.Neziraj thotë që porosi e vazhdueshme e Nazmiut,ishte ajo që të rinjtë shqiptarë në mërgim të plotësohen profesionalisht,me kryerjen e studimeve në Fakultete dhe Shkolla të Larta,të Zvicrës,dhe të vendeve të tjera të Evropës Perëndimore.

Nazmiu,mendonte që vetëm të ngritur e të arsimuar mund ta prezantojmë ashtu si duhet Kosovën,gjithandej globit.

Në mënyrë që të nderohen shokët dhe miqtë e shumtë e të ndjerit inxh.Nazmi Peci Boletini,bashkëshortja e tij Bukurije Peci,dhe fëmijët e saj,në fund të këtij takimi shtruan një aperitiv me pije dhe meze.

Me gjithë dhembjen e madhe për vdekjen relativisht të hershme të Nazmiut,të gjithë në ndarje premtuan që miqësia me këtë familje të arsimuar dhe bujare do të mbetet e përjetshme.

Ky premtim i rrit shpresat edhe më shumë,ngase më 26 tetor 2021,Shqfqet Dibrani,shok dhe bashkëpunëtor i ngushtë i inxh.Nazmi Peci-Boletini,e kishte njomë me lule varrin e tij.

Po ashtu Dibrani kishte vizituar edhe vëllazëritë e Nazmiut në Mitrovicë të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast atij,në këtë familje të njohur atdhetarësh iu ofrua pritje e ngrohtë.

Kurse,në emër të familjes për vizitën e bërë falënderoi Nezir Peci-Boletini,i vëllai i Nazmiut.

Ruajtja e miqësive dhe njohja e punës së njëri-tjetrit,janë nga virtytet më të vlershme të njeriut!

 

ARIF  EJUPI

blank

LAPSH “NAIM FRASHËRI” NË ZVICËR FESTË TË MADHE NË NDERIM TË 30 VJETORIT TË MËSIMIT PLOTËSUES TË GJUHËS SHQIPE Nga Nexhmije Mehmetaj

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër të dielën më 14 nëntor në Kütingen të Kantonit Argaut, organizoi një festë të madhe në nderim të 30 vjetorit të shkollës shqipe të mësimit plotësues e cila mblodhi pedagogë, mësues, prindër, nxënës, miq dhe bashkatdhetarë.

Në një ambient të zbukuruar me flamuj kombëtar dhe zviceranë si dhe pankarta kushtuar 30 vjetorit të kësaj shkolle, përfaqësuesit pjesëmarrës të 14 kantoneve ku zhvillohet mësimi shqip, të shoqëruar nga tingujt e këngës shqipe, parakalimi i fëmijëve me rroba kombëtare,  duartrokitjet e nxënësve të shkollës sonë në orën 14.00 hapën festën.

Emocione kishte sidomos nxënësja Janina Isufi që me përkushtim e deri në përsosmëri këndoi Himnin e flamurit. Më pas u interpretua edhe himni i Republikës së Kosovës.

Mikpritës i këtij evenimenti ishte Këshilli Kantonal i Argaut, nën kujdesin e veçantë të Riza Demaj – kryetar dhe zotit Adem Osmani.

Në festën e bukur, erdhën për të përgëzuar jubileun e shkollës shqipe disa personalitete të njohur nga Kosova si: Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, Prof. Meriman Braha ish koordinator i parë dhe themeluesi i Shkollave Shqipe të pavarura të mësimit plotësues në Zvicër dhe vende tjera më mërgatë si dhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, Sami Ukelli.

Me respekt e nderim figurave të shquara zvicerane që kanë mbështetur mësimdhënien e gjuhës shqipe të mësimit plotësues në forma të ndryshme, edhe me këtë rast prania e tyre na nderoi duke mbajtur edhe nga një fjalë rasti si: Zonja Michaela Brühlmeier zëvendës drejtoreshë e Arsimit në Kantonin Aargau, zoti Markus Truniger ish-udhëheqës i Sektorit të pedagogjisë ndërkulturore në Zyrih, zoti Fritz Weber – ish-ministër i Arsimit në kantonin e Glarusit, zonja Maya Hauser udhëheqëse e sektorit për arsim dhe kulturë në Glarus, zonja Carmen Suter, kryerare e komunës Suhr të Argaut.

Albanologu dhe pedagogu zviceran Prof. Dr. Basil Shader i cili së bashku me bashkëshorten e tij znj. Erica Bauhofer – Shader njëherit janë edhe anëtarë nderi të LAPSH-it. Kontributi i profesor Shaderit është një ndihmesë shumë çmuar në mbarëvajtjen e mësimdhënies së mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Zvicër. Ai i pasionuar dhe tërë dinjitet foli për vlerat dhe rëndësinë që ka mësimi plotësues për fëmijët shqiptarë, për shqetësimet e mos përfshirjes së gjithë fëmijëve në mësimin plotësues duke theksuar “ Fajin e kanë autoritetet zvicerane që nuk e kanë futur mësimin e shqipes dhe gjuhëve tjera të komuniteteve me prejardhje të huaj në planet e financimit”.

Kujtoi projektet që ka udhëhequr në përkrahje të mësimit shqip, qysh nga viti 1995 kur botoi tekstin e parë “Shqip” në bashkautorësi, pastaj projektin Tekstet shkollore (2008- 2012) për fëmijët e diasporës shqiptare për tri nivelet (19 tekste) në bashkëpunim me MASH e Kosovës, projektin Doracak didaktik për mësimdhënës sipas 6 fushave didaktike, projekte për seminaret e shumta me mësimdhënës për ngritjen e cilësisë së mësimit shqip etj..

Ministrja Arbërie Nagavci ndër të tjera foli me mirënjohje dhe nderim për organizimin e LAPSH si bartës të mësimit shqip dhe përcolli një urim nga zemra për të gjithë mësueset/it, që lanë gjurmët e para në formimin dhe organizimin e mësimit shqip që me misionin e tyre fisnik lartësojnë çdo ditë e më shumë emrin e shqiptarëve në mërgim.

Kryetari i LAPSH Nexhat Maloku, mësues që nga themelimi, paraqiti për disa minuta historinë e organizimit të Shkollës shqipe nën drejtimin e Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë, rrugën e vështirë e plotë sfida të shkollës shqipe, falënderoj drejtuesit e Këshillave Kantonale, mësuesit dhe mësueset, për punën e përkushtuar e me pasion në mësimdhënie si dhe rezultatet e arritura.

Zëra të gëzueshëm, vjersha, valle e këngë fëminore i dhanë hijeshi festës. Çaste solemne dhe mallëngjyese. Rreth 30 nxënës morën pjesë në programin shkollor festiv, në sytë e tyre rrezatonte dritë lumturie se recituan, vallëzuan, kënduan në gjuhën e tyre amtare. Të përgatitur nga stafi i mësuesve mjaftë të përkushtuar. Më të dalluarit padyshim ishin nxënësit e mësuese plotë zell e dashuri Ida Jashari, Bernë.

Festën e mbushën me ngjyra gëzimi Shoqëritë Kulturo Artistike si: SHKA “Dardania” që vepron në Winterthur, SHKA “Rilindja “ në Cyrih dhe zëri i bukur këngëtares të njohur Gentjana Tafili, njëkohësisht mësuese e LAPSH.

Pjesë e veçantë e programit ishte promovimi i Librit jubilar “30 vjet shkolla shqipe e mësimit plotësues në Zvicër (1990- 2020).

LAPSH është një vlerë që ka arritur në saje të përpjekjeve të palodhura të anëtarëve të saj të përkushtuar të krijojë historinë e shkollës shqipe të mësimit plotësues që nisi më 20 shtator 1990 në Kantonin Glarus për të hapur krahët tash e 30 vjet nëpër shumë kantone zvicerane.

Dëshira deri në përkushtim e mësuesve, pa njohje zyrtare nga ana e Ministrisë së Arsimit të Kosovës, pamarrëvesheje midis dy shteteve Kosovë – Zvicër për të u institucionalizuar mësimin shqip, për të ardhmen e tij lë shumë për të dëshiruar. Përballë heshtjes shtetërore aktualisht shkolla shqipe përballet me probleme mjaftë të mprehta.

Pjesa përmbyllëse e programit ishte dhënia e mirënjohjeve për veprimtarë dhe mësimdhënës të dalluar .

Programi është moderuar shumë bukur nga mësuesja Mirela Duka-Xoxi dhe Ramadan Morina.

Delemont, 16.11. 2021 Nexhmije Mehmetaj

blank

blank

blank blank

Profesor Basil Schader

blank

Z.Markus Truniger ish-udhëheqës i Sektorit të pedagogjisë ndërkulturore në Zyrih

blank

 

blank

Kryetari i LAPSH Nexhat Malokublank

blank

blank blank blank blank

Pamja e Librit jubilar botuar me rastin e 30 vjetorit të themelimit të shkollës ës së mësimit plotësues

blank

 

blank

blank

blankblank

blankblank

 

blank

Reagimi i Shaqirit pasi Zvicra e siguroi pjesëmarrjen në Kupën e Botës

Xherdan Shaqiri ka thënë se Zvicra e kishte ndier se do të mund ta siguronte automatikisht pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2022 para kampiones së Evropës, Italisë.

Zvicra e mundi bindshëm 4:0 Bullgarinë të hënën në Lucernë për të shkuar direkt në Botërorin e Katarit si fituese e Grupit C, e ndihmuar edhe nga dështimi i Italisë për ta mposhtur Irlandën Veriore në duelin tjetër të grupit, raporton Gazeta Express.

Kombëtarja helvetike dhe kampionia e Evropës u futën në xhiron e fundit kualifikuese me pikë të barabarta në krye të grupit.

Italia u ndal me barazim pa gola nga Irlanda Veriore dhe kjo i dha mundësi Zvicrës së Shaqirit ta fitojë grupin me 18 pikë të mbledhura, dy më shumë se italianët.

Italia do të luajë në play-off në mars për një vend në Botëror.

Duke folur pas ndeshjes, Shaqiri tha: “Kualifikimi ishte synimi ynë. Ne e dinim se kishim mundësi. E uroj ekipin për punën e bërë gjatë kësaj fushate.”

Ai shtoi: “Duhet ta falënderojmë Murin (trajnerin Murat Yakin), sepse nuk ka qenë e lehtë për të t’i ndjekë hapat e Vlados (Vladimir Petkovicit). Patëm shumë mungesa, do të doja që ata të ishin këtu sot. I përshëndes të gjithë, Granitin (Xhakën) Breel”.

Anësori i Lyonit me prejardhje nga Kosova i ndihmoi Zvicrës ta sigurojë kualifikimin në Botëror, duke kontribuar me një gol dhe pesë asiste.

Ai asistoi te goli i parë i Zvicrës kundër Bullgarisë, i shënuar nga Okafar, dhe u zgjodh lojtari i ndeshjes për paraqitjen e mirë si një lider i vërtetë me shiritin e kapitenit në krah, në mungesë të Granit Xhakës.

blank

Debutim i suksesshëm i Imerit në kombëtaren e Zvicrës – Nga ARIF EJUPI

Në ndeshjen e mbrëmshme Itali-Zvicër 1:1, të zhvilluar në stadiumin “Olimpico di Roma”të Romës, e vlershme për Botërorin“Katar 2022,” përveç Xherdan Shaqirit, të aktivizuar në pjesën e dytë kanë qenë edhe futbollistët Kastriot Imeri dhe Andi Zeqiri, me origjinë nga Peja, gjegjësisht Ferizaj, i Republikës së Kosovës.

Imeri mesfushor i FC ”Servette” të Gjenevës, që është edhe kapiten në shpresat U-21 të Zvicrës, në ekipin e parë të helvetikëve kundër Italisë, është aktivizuar në minutën e 69 të lojës, duke e zëvendësuar sulmuesin Renato Steffen.

Kurse kah fundi i lojës selektori i Zvicrës, Murat Yakin, i ka dhënë shansin edhe Andi Zeqirit, qendërsulmues tek FC.”Augsburg”i Gjermanisë.

Zeqiri po të ishte pak më i kujdesshëm fare lehtë ka mundur të shënojë për Zvicrën, në minutat shtesë të lojës.

Mirëpo, gjuajtjen e tij të plogët e ka devijuar jashtë vijës fundore të fushës, Leonardo Bonucci, mbrojtës i azurëve.

Në anën tjetër Yann Sommer, portier i helvetikëve edhe mbrëmë ka bërë ndalje të shkëlqyera të topit, duke dëshmuar se vërtetë është njëri nga portierët më të mirë në Evropë.

Zvicra ka kaluar në avantazh 1 me 0,që në minutën e 11 të pjesës së parë të lojës. Gjuajtja tejet e fortë dhe precize e Silvan Widmer,e ka zënë të shtangur portierin italian Donnarumma.

Mirëpo,gëzimi i zviceraneve është shuar në minutën e 36,kur nga një rrëmujë e krijuar para portës së Sommer,ka shënuar Giovanni Di Lorenzo,duke barazuar shifrat në 1 me 1.

Lojtari më fatkeq i kësaj mbrëmje sportive ishte mesfushori italian Jorge Luiz Frullo-Fino,i njohur me shkurtesën Jorgniho.

Ai penalltinë e akorduar nga gjyqtari kryesor i këtij takimi M.Taylor,në minutën e 90,në favor të italianëve e ka huqur,duke e çuar topin lartë mbi transversalen e portierit zviceran Sommer.

Pas përfundimit të kësaj ndeshjes Pierre Poullier,gazetar sporti në”Radio Televizion Suisse”kanal i Zvicrës,frëngjishtfolëse ka marrë edhe mendimin e Imerit,përkitazi me këtë takim,me raste të shumta shënimi për të dyja palët.

Imeri,është shprehur mjaft i kënaqur që ka qenë pjesë e kombëtares së Zvicrës,në futboll.

Sipas tij skuadra zvicerane edhe pse me shumë mungesa në formacion bëri lojë të shkëlqyeshme.

Për çfarë ngjashëm mendon edhe tifozëria e shumtë e kuq e bardhëve gjithandej Zvicrës.

 

ARIF EJUPI

blank

Në mesin e futbollistëve të përzgjedhur të Zvicrës edhe Kastriot Imeri – Nga ARIF EJUPI

Selektori i kombëtares zvicerane në futboll Murat Yakin,për ndeshjen kundër Italisë, që do zhvillohet më 12 nëntor 2021 në Romë, dhe në atë kundër Bullgarisë, që luhet pas tre ditëve në stadiumin “Swissporarena” të Lucernës, ka ftuar edhe mesfushorin e FC.“Servette” të Gjenevës, Kastriot  Imeri.

Këto dy ndeshje do të jenë vendimtare për Zvicrën, e cila si pjesëmarrëse e Grupit C, është shumë afër realizimit të qëllimit që të jetë pjesë e botërorit “Katar 2022.” Siç dihet vendin e parë në këtë grup e ndajnë Italia dhe Zvicra, me nga 14 pikë të tubuara.

Bullgaria si e treta në tabelën e klasifikimit me 8 pikë,mund të shpresoj në kualifikim vetëm nëse ndodhin befasi të papritura.

Ndërkaq, Irlanda e Veriut dhe Lituania, me nga 3 pikë i kanë të shuara shpresat për të qenë në këtë ngjarje të madhe të futbollit.

Zvicra si kundër Italisë ashtu edhe Bullgarisë, do të luajë mjaft e hendikepuar, ngase në ndihmë nuk mund t’i vijnë lojtarët e lënduar si kapiteni, Granit Xhaka, Breel Embolo; Haris Seferoviq, Gregor Kobel, Nico Elvedi, Cristian Fassnacht, mbase edhe Denis Zakaria, i prekur nga një inflamacion gastrik.

Këto mungesa të shumta të lojtarëve të lënduar do të jenë një rast ideal që në këto dy ndeshje përkrah Xherdan Shaqirit dhe Andi Zeqirit, të luaj edhe djaloshi 21 vjeç Kastriot Imeri, me origjinë nga Peja e Republikës së Kosovës.

Patjetër duhet theksuar që Imeri është lojtarë aktiv dhe kapiten në U-21, apo ndryshe i njohur si ekipi i shpresave të Zvicrës.

Këtë të rinj me status të futbollistit profesionit te FC.”Servette”i Gjenevës, e dallojnë nga të tjerët shumë cilësi.

Ai është mjaft i lëvizshëm,gjë që i jep gjallëri sulmit, Gjithashtu disponon me aftësi të paimagjinueshme për të manovruar me topin në çdo situatë.

Pastaj,mesfushën e mban të balancuar për mrekulli,e sulmin nga të dy krahët e furnizon me top me shumë precizitet.

Po ashtu, Kastri që bashkëlojtarët dhe adhuruesit e FC.”Servette “e thërrasin shkurtas nga respekti, di edhe të shënoj.

Ai gjatë këtij Kampionati për skuadrën gjeneviane anëtare e Super League të Zvicrës, ka realizuar 4 gola të bukur.

Në suksesin e Kastriotit merita të mëdha ka dhe prindi i tij Aliu, i cili e ka përkrahur parezervë që nga fëmijëria.

Ai edhe sot është kudo pas tij. Kur, Kastri e kërkon vlerësimin e Aliut, rreth ndeshjeve të zhvilluara dhe lojës së e tij, përherë përgjigjia është e njëjtë “Mundesh edhe më i mirë!”

Imeri, idol i ka futbollistët e mesfushës si Andres Iniesta Lijan, ish-reprezentues i Spanjës, dhe njëri nga lojtarët më të mirë të Barcelonës.

Ai, e pëlqen shumë edhe Granit Xhakën, i cili në këto dy ndeshje fatkeqësisht do të mungojë, për shkak të një lëndimi serioz, të pësuar kohë më parë kundër Manchester-City.

Para nisjes për në Romë, kombëtarja e Zvicrës dje dhe sot, ka ushtruar me intensitet të shtuar në stadiumin “Cornaredo”të Luganos.

Çuditërisht kësaj radhe në listën e trajnerit zvicerano-turk Murat Yakin, nuk figuron Albian Ajeti, anëtar i FC.”Celtic”të Glasgovit.

 

ARIF EJUPI

blank

Kolë Çetta – Mendime të Arta, poezi dhe tregime : Dy rrugë ka jeta njëra gënjeshter tjetra e vërteta

Autori i 18 veprave – Kolë Çetta – Mendime të Arta, poezi dhe tregime

Kolë Çetta vjen nga familja e të madhit Anton Çetta, shkrimtarit, profesorit të letërsisë dhe patriot të shquar shqiptar, i njohur për pajtimin e gjaqeve në Kosovë. Një tjetër anëtar i shquar i kësaj familje është Arben Çetta, me profesion mjek, i burgosur gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri, por i respektuar nga i gjithë qyteti i Durrësit ku ushtroi profesionin dhe ku jetoi.

Dhe të jesh anëtar i kësaj Familje të madhe, patjetër duhet të dallohesh prej themeleve mbi të cilat kjo familje është ndërtuar, kultura, dija, dhe patriotizmi e shqiptarizmi.

Edhe z. Kolë Çetta dallohet për mendimet e tij të arta të botuara nëpër libra. Deri tani ia ka botuar 18 syresh, me fjalë të urta, me poezi dhe tregime.

Kolë Çetta lindi në Gjakovë, më 1939. Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në vendlindje. Më 1987 vendoset në Zvicër, ku edhe punoi në ndërtimtari, por nuk iu nda kurrë librit dhe krijimtarisë. Prej vitit 2000 kur doli në pension z.Kolë Çetta jeton në Prizren dhe Zvicër.

Më poshtë po i sjelllim lexuesit fjalë të urta shkëputur nga librat dhe disa poezi, duke i uruar jetë të gjatë dhe frymëzim

* Sa mëkat është kur flet tradhtari për meritat e një luftetari

* Dukujt as lisi udhën nuk ia ndërpret,

Dukujt qimja e flokut i bëhet pengesë.

* Për mos ta mërzitur askënd,

Duroje edhe atë që të ka mërzitur pa vend

* Thonë se koha është flori,

Po vetëm nëse ajo shfrytëzohet në tërësi.

* Ai që të shtie të qeshësh lehtë,

Edhe më shpejt të bën të qash.

* Vula mbi vulë si ura mbi urë,

S’ka bazë të qëndruar .

* Mos u çudit me këtë botë,

Se të gjithë jemi pjesë e kësaj çudie.

* Në të njëjtin nivel që e urren i miri të

keqin ashtu e urren i keqi të mirin.

* Vetëm atëherë kur njerzit i njohin kulturat e njëritjetrit mund të kalojnë në të njëjtën urë.

* Sidoqoftë heret apo vonë tiranit tiran i thonë.

* Mëndja e thellë mbrohet nga rrënja, ndërsa ajo e lartë lëkundët nga maja.

* Kur gënjeshtra bëhet simbol e vërteta sukses nuk korrë.

* Dy rrugë ka jeta njëra gënjeshter tjetra e vërteta.

* Sa mëkat është kur flet tradhtari për meritat e një luftetari.

* Diellin pas bregu mos e kërko se ai nuk të nxeh kur ti do.

blank

Poezi

ZËRI I HESHTJES

Zëri i heshtjes flet me sy,
kuptoj unë e kupton ti.
Zëri i heshtjes pa stuhi,
e kall detin në thellësi.
Zëri i heshtjes trondit botën,
nëpër stinë e bren tokën.
Zëri i heshtjes në pafundësi,
pa vetveten s’ka me u zhbi.
Kole Çetta

In Memoriam (Adem Demaçi)

Në derë të burgut
u ndryshk dryni
në syt e tu
shkëlqente dielli
Vepra jote
fjalë e gjallë
ngriti në këmbë
popullin mbarë
Qysh në rini
u binde Adem
pa perkushtim
liria nuk vjen.
Kole Çetta 1990 Luzern
Kolë Çetta

PAK SHAKA,PAK PËRNJËMEND

Kah ja nisim ka ja mbajmë
Çka të lavdërojmë e të mos shajmë,
Po i prekim disa pika
Qe i do vet kritika.
Le të shkojmë në parlament
Ku nuk ruhen lopë as dhenë
Jo se aty ska lope as dhenë
Po ka njerëz besa plot mend.
Ulëse ka shumë edhe të thata
Po të ishin plot rritet shamata
Shprehen me fjale diktohen me dosje
Por ska gjë për vtëvendosje.
Thonë po e shtyjmë për tjeter here
Le të kalojë dimri të dalim në verë
Verës po i mundon ajo vapa e nxehtë
Shkojnë lakuriq e lahen në det.
Rreth e rotull po i shikon bota
Pa punuar lihet djerrinë toka
Populli kërkon veq drejtësi
Prej drinit të bardhë te drini i zi.
Kosova I ndërron ministrant shpesh
Ndoshta të mirin diku po e ndeshë
Koha ikën shpejtë ditët po kalojnë
Ndoshta njëri-tjetrin dhe do ta shalojmë
Shih para hundës po dalim te bregu
A jemi stërnipa ne nga Skënderbeuǃ
Po qoftë se edhe sot, mbetëm të pa fat
Sërish do tʼia nisim ne luftës me shpatë.
Nëpër parlamente kështu debatohet
Pa e shtyrë kohën asgjë nuk vlerësohet
Këto fjalë i shkrova që të mbesin kujtim
Që kurrë mos t’i themi të keqës Amin.
  • blank

Kolë Çetta në rrugën Anton Çetta, për të cilën shkruan: Kur gjërat e mira vinë spontanisht, atëher’ e veren se je i bekuar (rruga ime para shtëpisë sime)

blank

Vepra e piktorit të mirënjohur Sam Asllani “Cuca e Maleve” në galanë inauguruese të Operas të Kosovës

 

Voal.ch – Disa ditë më parë Kosova pati një ngjarje madhore në jetën e kulturës kombëtare.

U përurua Opera e Kosovës, me një shfaqje madhështore gala, ku morën pjesë emrat më të shquar të artistëve kosovarë që veprojnë me sukses në vend dhe nëpër skenat botërore.

Ky Altar i ri i kulturës i sapothemeluar e nisi koncertin gala me uverturën e operës “Goca e Kaçanikut ” nga kompozitori i shquar, Rauf Dhomi, e cila kishte si dekor skene veprën “Cuca e Maleve” të piktorit të mirënjohur Sam Asllani.

Kishte qenë regjisorja tashmë e ndjerë Burbuqe Berisha që e kishte ideuar dhe ia kishte kërkuar piktorit veprën e tij  “Cuca e Maleve” që të ishte si dekor gjatë ekzekutimit të  uverturës të operas “Goca e Kaçanikut” e kompozitorit të shquar kosovar, një kryevepër e operistikës shqiptare.

Sam Asllani ka lindur në Mitrovicë por jeton prej kohësh në Lausanne të Zvicrës, ku i është përkushtuar me shumë sukses pikturës, veprat e të cilit janë ekspozuar në shumë galeri arti në Zvicër, Itali dhe botë.

“Cuca e Maleve” e Sam Asllanit e përzgjedhur si dekor i uverturës të operas të kompozitorit të madh kosovar Rauf Dhomi është shtypur në 400 litografi, 380 kopje janë në pronësi të personaliteteve të shumta anë e mbanë botës.

Interesimi i theksuar për këtë pikturë dhe fama e saj e vetkuptueshme e bëjnë atë një vepër me vlerë të madhe, si nga simbolika veçanërisht e fortë, ashtu edhe nga teknika e përdorur, çka bëri të tërheqë vemendjen e artistëve kosovarë të cilët organizuan koncertin madhështor që të jetë si dekor i uverturës të operas të kompozitorit të famshëm kosovar Rauf Domi, “Goca e Kaçanikut” në shfaqjen gala ku u inaugurua Opera e Republikës së Kosovës./EB

 

blank

blank

Kompozitori Rauf Dhomi

blank

Regjisorja Burbuqe Berisha, që u nda nga jeta më 28 Tetor

blank blank

 


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend