VOAL

VOAL

Arrest me burg për ish-deputetin e PS, ja pse u prangos Arben Ndoka

October 21, 2018
blank

Komentet

blank

Atentati mafioz në Vlorë- Lidhja e viktimave me vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj

Shpati Lena 37 vjeç dhe Hakim Xhezo 34 vjeç janë dy personat që mbeten të vrarë këtë të enjte teksa po udhëtonin me makinë në aksin Fier-Vlorë.

Njëri prej viktimave Hakim Xhezo është vëllai i Eduart Xhezos i cili është në burg pasi akuzohet për vrasjen e Arben Beqirajt, ngjarje e ndodhur në Plazhin e Vjetër në Vlorë në gusht të vitit 2019, ku mbetën të plagosur edhe djali dhe një i afërm i viktimës.

Xhezo u arrestua në Durrës disa muaj pas ngjarjes, pasi pikas nga Policia teksa qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara, nën efektin e lëndëve narkotike, me kartë identiteti të falsifikuar dhe nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar në dy pika kontrolli.

I ndjekur nga Forcat Shqiponja dhe ato të Qarkullimit Rrugor, Xhezo u bllokua në vendin e quajtur “Mbikalimi i këmbësorëve” te unaza e Shkozetit.

Për ngjarjen e vitit 2019 ishte arrestuar edhe viktima tjetër Lena, por në mars të këtij viti, Gjykata e kishte lënë me masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”. syri.net

blank

BE parashikon kosto disa herë më të ulëta se koncesionet e qeverisë për autostradën Adriatiko-Joniane

Bashkimi Europian dhe qeveria shqiptare po shtyjnë fort përpjekjet për të ndërtuar autostradën Adriatiko – Joniane si e vetmja që e lidh Shqipërinë me rrjetin më të rëndësishëm të transportit europian (TEN-T).

Por kostot që secila palë raporton për 10 segmentet në pjesën shqiptare që nisin nga kufiri me Malin e Zi deri në Greqi, janë krejt të ndryshme.

Qeveria shqiptare muajt e fundit riaktivizoi koncesionin më partneritet privat për ndërtimin e 21 kilometrave nga Thumana në Kashar me vlerë 1.3 miliardë euro pa TVSH, ndërkohë që ka hapur garën për 60 kilometra të tjera që përfshijnë segmentin nga Miloti në Thumanë dhe nga Kashari në Lekaj.

Komuniteti Europian i Transportit publikoi së fundmi planin 5-vjeçar të punës për zgjerimin e rrjetit kryesor në Ballkanin Perëndimor, në të cilin evidentoi se gjitha autostrada Adriatiko- Joniane në pjesën shqiptare kushton 2.6 miliardë euro ne rreth 256 kilometrat e saj. Kosto për dy segmentet që qeveria shqiptare ka koncensionuar, Milot-Thumanë-Kashar-Lekaj, sipas Bashkimit Europian kushtojnë 750 milionë euro (shih tabelën bëshkëngjitur).

Në pjesën shqiptarë autostrada që nis në kufirin më Malin e zi dhe përfundon në Greqi përbehet nga 10 segmente.

Sipas përllogaritjeve të BE që rrjedhin nga studimi i fisibilitetit dhe analiza kosto përfitim, seksioni i parë është Murriqan -Balldre kushton 295 milionë euro dhe parashikohet të përfundojë me 2030.

Seksioni i dytë, Balldren -Milot kushton 147 milionë euro dhe parashikohet të përfundojë me 2028. Këtë pjesë qeveria shqiptare e dhënë me Koncesion PPP kundrejt kompanisë ANK me vlerë 256 milionë euro. Pavarësisht se koncesionari nuk ka arritur të përmbushë detyrimet e kontratës, ende nuk ka një vendim zyrtar për anulimin e kontratës.

Seksioni i 3-të Milot-Thumanë sipas Komunitetit të Transportit kushton 35 milionë euro dhe përfundon me 2028.

Seksioni 4 dhe 5, Kashar -Rrogozhinë kushton 730 milionë euro dhe përfundon më 2028.

Seksioni 6 dhe 7, Konjat-Fier Bypass kushton 169 milionë euro dhe përfundon në vitin 2030.

Seksioni 8 dhe 9A-2 nga Levani ne Poçem kushton 167 milionë euro dhe përfundon me 2040.

Seksioni 9B-2, Poçem-Memaliaj kushton 623 milionë euro dhe përfundon më 2040.

Seksioni 10, Memaliaj -Ura e Subashit kushton 271 milionë euro dhe përfundon në vitin 2035.

Seksioni 11, Ura Subashit-By pass i Gjirokastrës kushton 68 mln euro dhe përfundon me 2040.

Seksioni 13A Gjirokastër-Kakavijë kushton 144 milionë euro dhe përfundon më 2028.

Sipas listës së BE, autostrada me gjatësi 256 kilometra në territorin, shqiptar kushton 2,6 miliardë euro gjithsej, ndërsa Qeveria shqiptare nëpërmjet formës koncensionare ka kontraktuar ndërtimin e 20 kilometrave për 1.3 miliardë euro përfshirë mirëmbajtjen për 35 vite. Koncesioni do të financohet me fondet e kompanisë dhe jo nga buxheti i shtetit, por vlera e lartë tij ndikon në tarifat që do të paguajnë përdoruesit e saj në vitet në vijim./Monitor

blank

blank

“Ballkani i Hapur falimenton fermat tona”, Berisha në takim me fermerë

Kreu i PD, Sali Berisha, gjatë një takimi të zhvilluar sot me fermerët, për të folur për problematikat me të cilat haset bujqësia në vendin tonë, tha se qeveria mban qëndrim armiqësor ndaj bujqësisë në vend.

Ai u ndal edhe tek një nga pikat e Ballkanit të Hapur, hapja e doganës për eksportet bujqësore, teksa tha se do të falimentojë fermat shqiptare.

“Ky sektor është në rrudhje, në rënie, në rrokullisje. Është jashtë çdo dyshimi sektori më i papërfillur nga qeveria, por mospërfillja është njëra anë, ndëshkimi është ana tjetër dhe ky është një nga sektorët më kryesor të ekonomisë tonë, që jep mbi 20% të PBB, që punëson mbi 50% të forcës punëtore të grave dhe 35% të burrave në vend. Sektor që në vend se të zhvillohet, të fuqizohet, të mbështetet ka një rënie të madhe me pasoja shumë të rënda për vendin. Bujqësia është sektori i cili në të gjitha produktet e saj meriton dhe ka të domosdoshëm subvencionin. Subvencioni në bujqësi nuk është një humbje financiare, por është një histori fitimi për të gjitha palët, është histori fitimi sepse ai që merr subvencionin ndihmohet për një sukses më të madh, më të garantuar, mëkëmbja e tij është një interes direkt jo vetëm i familjes por i shoqërisë në tërësi. Është në interes të mbarë shoqërisë sepse prodhimi, sepse eksporti janë faktorë jashtëzakonisht të rëndësishëm në krijimin e balancave për një ekonomi të qëndrueshme. Kjo qeveri mban një qëndrim armiqësor ndaj fermerëve dhe bujqësisë. Mund t’ju duket i ashpër ky term, por jo nuk është, sepse nëse ai në sistemin fiskal ndëshkon fermerët, ai sillet si ta si një pushtues, jo si institucion i ligjit, nuk respekton ligjin, nuk respekton ato parime që janë të domosdoshme për një shtet ligjor. Ndërperja e subvencioneve është njëra anë, por kjo vendos fermerët shqiptarë në kushte të pabarabarta me fermerët e vendeve përreth, për të mos thënë me fermerët e BE. Taksimi i njëanshëm me TVSH përbën një ndëshkim tjetër madho për fermerët. Mungesa e stimulit për eksportet është një akt tjetër i papërgjegjshëm i kësaj qeverie.

Hapja e doganave në kuadër të “Ballkanit të Hapur” do të shënojë masivisht falimentimin e fermave tona. Vetëm brenda një viti janë rritur me 250% importet e prodhimeve bujqësore nga Serbia. Në një kohë kur subvencionet aktuale dhe në dekada për fermerët e ish-Jugosllavisë kanë qenë qindra herë më të mëdha se ato thërrimet që mund të kenë marrë fermerët shqiptarë” u shpreh kreu i PD-së. gsh

blank

Këshilli i Ambasadorëve: Stoltenberg, i qartë për këdo që provokon skenare destabilizuese për Kosovën

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë tha në një deklaratë se mesazhet e Sekretarit Stoltenberg të NATO-s janë një sinjal i qartë dhe kuptimplotë për këdo që synon të provokojë skenare destabilizues për Kosovën dhe rajonin tonë.

“Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) përshëndet takimet e zhvilluara mes Sekretarit të Përgjithshëm të NATO, me Kryeministrin e Republikës së Kosovës z.Albin Kurti dhe Presidentin e Republikës së Serbisë z.Aleksander Vuçiç, duke i paraprirë takimit të BE – thuhej në deklaratë.

“KASH vëren se mesazhet e Sekretarit Stoltenberg janë një sinjal i qartë dhe kuptimplotë për këdo që synon të provokojë skenare destabilizues për Kosovën dhe rajonin tonë.

KASH u bën thirrje autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë që të ripërtërijnë angazhimin e tyre në kuadër të dialogut, dhe të punojnë me vendosmëri për arritjen e një marrëveshje përfundimtare për stabilizimin e marrëdhënieve politike dhe njohjen reciproke në mes të dy shteteve, si premisa me e mirë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon dhe Europe.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh keqardhjen që marreveshjet e arritura deri tani ndërmjet dy vendeve nuk kanë gjetur zbatimin e premtuar, duke ushqyer rritjen e mosbesimit dhe të tensioneve përkundër qëllimit të këtij dialogu.

KASH thekson rëndësinë që ka rivitalizimi i dialogut që po zhvillohet me mbeshtetjen e BE dhe ShBA-ve, dhe veçanërisht angazhimi vullnetmirë i të dy paleve për të arritur një marrëveshje përfundimtare që do t’i jepte fund agonise së pasigurisë dhe do të nxiste përparimin e të dy vendeve dhe gjithë rajonit drejt integrimit europian”, përfundon deklarata e KASH. syri.net

blank

’30 milionë euro nga qeveria për inceneratorin e Fierit’- Baçi: Rama në dijeni, ka firmosur aferën korruptive!

I ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon, deputeti i PD Luan Baçi ka zbuluar të tjera detaje nga denoncimi për inceneratorin e Fierit. 

Baçi ka theksuar se kjo është një aferë korruptive e cila ka nisur gjashtë vite më parë dhe se vetëm në datën 1 gusht buxheti i shtetit i ka kaluar inceneratorit të Fierit 2 milionë euro dhe se nuk dihet se ku kanë vajtur.

Gjithashtu sipas Baçit, kryeministri Edi Rama është ai që ka firmosur me dorën e tij kontratën për inceneratorët pasi Ministria e Financave dhe ajo e Mjedisit nuk mund të tërheqin para nga buxheti i shtetit pa dijeninë e Kryeministrit.

Baçi: 5 pyetjet për SPAK për inceneratorët janë bërë pyetje retorike tashmë sepse i kanë përgjigjet brenda. Pyetjet që janë bërë e kanë përgjigjen brenda sepse paratë janë të vjedhura. Për sa i takon denoncimit të sotëm, në një nga pikat për 30 milionë euro që i janë kaluar inceneratorit të Fierit nuk ka një VKM dhe nuk është botuar në Fletoren Zyrtare dhe ajo që është më e keqja, rreth 12% e këtyre parave janë përdorur. 

Pas datës 1 gusht i kanë dërguar inceneratorit 2 milionë euro dhe nuk dihet ku kanë vajtur. Pastaj hap pas hapi që para 6 vitesh që ka filluar kjo histori, që në 2016 dhe në vazhdimësi, marrëdhëniet e qeverisë shqiptare dhe Ministria e Mjedisit që ka firmosur kontratën por në fakt nuk ka qënë ky digaster që ka pasur në dorë paratë por Ministria e Financave pra janë xhiruar nëpërmjet Ministisë së Financave dhe Ministrisë së Mjedisit dhe që të dalin nga buxheti i shtetit nga Ministria e Financave absolutisht ato dalin vetëm me firmën e Kryeministrit dhe dijeninë e Kryeministrit. Parë në këtë këndvështrim është direkt i përfshirë Kryeministri në këtë aferë korruptive, pavarësisht se mundohet të lajë duart duke thënë se Kryeministri thjesht hedh një firmë dhe firmos pa parë dokumentacionin. 

blank

Masakra e Qafë Valmirit, Berisha: Dënoj krimin nga kryexhelatët Hoxha-Shehu dhe heshtjen e Ramës!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përkujtuar sot masakrën e Qafë Valmirit.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Berisha thekson se vrasja e 14 burrave të pafajshëm ishte akt nga kryexhelatët Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu, ndërsa shtoi se sot Rama hesht për krimet.

REAGIMI I BERISHES

Sot, 73-vjetori i masakrës së Qafë Valmirit!

Të dashur miq, më 17 gusht të vitit 1949, me urdhër të xhelatit, vrasësit serial, ministrit të Brendshëm të kohës Mehmet Shehu dhe direkt kryexhelatit Enver Hoxha u ekzekutuan në Qafë Valmir, 14 burra të pafajshëm, si akt hakmarrjeje primitive për vrasjen e sekretarit të parë të Mirditës, Bardhok Biba me të cilin asnjëri prej këtyre martirëve nuk kishte asnjë lidhje. Ata u dënuan pa asnjë provë apo fakt, por vetëm si anti-komunist nga gjykatësi xhelat Bilbil Klosi. Martirët e Qafë Valmirit u detyruan ta hapin vetë varrin, gropën e përbashkët. Dhjetë prej tyre u pushkatuan, kurse katër prej tyre u varën në litar përpara qindra mirditorëve të grumbulluar me detyrim, për të qenë të pranishëm në aktin e masakrës, me qëllimin ogurzi për t’i terrorizuar ata dhe mbarë Mirditën.

Kështu si sot, 73 vite më parë u pushkatuan ose u varën martirët e demokracisë, pasardhës të familjeve më të mira të Mirditës:

1. Preng Ded Gjomarkaj-Orosh, varet në litar.

2. Pjetër D. Vila-Kaçinar, varet në litar.

3. Dodë Mark Biba-Kthellë e Epër, varet në litar

4. Pjetër Paloka-Kaçinar, varet në litar

5. Nikollë Bardhok Bajraktari-Rrëshen, pushkatohet.

6. Llesh Gjon Melyshi-Malaj, pushkatohet.

7. Nikoll Llesh Bajraktari-Orosh, pushkatohet.

8. Ndrecë Mark Ndoj-Kaçinar, pushkatohet.

9. Bardhok Dodë Gjini-Prosek, pushkatohet.

10. Gjok Gjin Kaçi-Bukmirë, pushkatohet.

11. Gjergj Beleshi-Kthellë e Epër, vritet për të vëllanë, Dodën.

12. Ndoc Gjet Cupi-Blinisht, pushkatohet.

13. Preng Shkurt Nikolli-Orosh, pushkatohet.

14. Frrok Mata-Kaçinar, pushkatohet.

Pas kësaj masakre qindra mirditorë, burra, gra, fëmijë dhe të moshuar u burgosën dhe internuan në kampet e përqëndrimit të regjimit.

Masakra e Qafë Valmirit është një nga aktet terroriste më të shëmtuara të krimeve kundër njerëzimit dhe genocidit komunist të regjimit të Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të pas Luftës së Dyte Botërore, është një nga hakmarrjet më të verbra dhe më primitive, që kishte për qëllim shtypjen e rezistencës së pamposhtur anti-komuniste të Mirditës. Duke u përulur me nderimin më të thellë para kujtimit të ndritur të martirëve mirditorë të Qafë Valmirit, që ranë për t’u bërë të pavdekshëm nga akt-hakmarrja e egër, dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë krim makabër të kryexhelatëve të popullit shqiptar, Hoxha Shehu, por edhe heshtjen që mbajnë ndaj këtyre krimeve të tmerrshme sot, Edi Rama dhe pasardhësit e tyre në pushtet.

blank

‘Të përgatitemi’- Meta: Zgjedhjet parlamentare mund të jenë para atyre lokale

Kryetari i PL-së, Ilir Meta ka njoftur nga Vlora se zgjedhjet parlamentare mund të zhvillohen para vitit 2025, por edhe përpara atyre lokale në pranverën e ardhshme.  

Meta i ka kërkuar strukturave të Partisë së Lirisë, se ato duhet të bëhen gati sepse nuk ka asnjë përfaqësues opozitar në këshilla.

Meta: Zgjedhjet lokale janë afër, nuk i shtyjmë dot siç i shtymë ato që nuk u regjistrua as Luli, edhe pse mund të ndodhë të mbahen përpara ato të përgjithshmet. Duhet bërë që tani puna dhe oponenca për çështjet lokale sepse nuk ka asnjë përfaqësues opozitar në këshilla. syri.net

blank

Bajram Begaj: Ballkani i Hapur është një iniciativë e mirëpritur

Presidenti Bajram Begaj e quajti Ballkanin e Hapur një iniciativë e cila është me përfitim për qytetarët e për pasojë është e mirëpritur.

“Pas viteve ‘90 Shqipëria ka qenë faktor stabiliteti, Ballkani i Hapur nuk ka personalizim apo pronar. Nëse do të jetë një nismë që do të mbetet në planin gjithëpërfshirës dhe me pjesëmarrjen e 6 vendeve të Ballkanit me interesa qartësisht ekonomike, duhet të përfitojnë të gjithë. Është e duhura. Kosova e Shqipëria kanë qëndrime të ndryshme por kjo sjell diversitetin dhe zhvillimin.

Çdo iniciativë rajonale ku shqiptarët janë bashkë duhet përkrahur. Duhet kohë të jemi bashkë edhe në këtë.

Çdo iniciativë që ka në thelb përfitime ekonomike dhe mirëqenien e popullit them është e mirëpritur”, u shpreh ai.

Sa i takon deklaratës së Presidentes së Kosovës për Traktatin e Mbrojtjes, ai tha: Është një ide fillestare që duhet trajtuar me kujdes nga institucionet përkatëse, e mirëkuptoj Presidenten Osmani dhe do të punoj intensivisht që ky traktat bazuar në dritaren ligjore të avancojmë, por mendoj se kuvendet respektive do të jenë ato që do të vendosin.

Mendoj se në kushtet aktuale të sigurisë, dhënia e këtij mendimi kërkon më shumë idenë që mbështetja e republikës së Shqipërisë duhet të jetë e nevojshme në momente të tilla. E kam thënë që Shqipëria do të jetë gjithmonë kontributore për sigurinë e Kosovës, dhe qenia e KFOR në Kosovë është një garanci e shtuar për sigurinë në rajon.

(BalkanWeb)

blank

Arsimi në rrezik- Berisha: Kemi 208 mijë nxënës dhe studentë më pak krahasuar me 9 vite më parë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka organizuar këtë pasdite një takim me mësues dhe ekspertë të arsimit parauniversitar. Berisha tha se numërojmë 208 mijë fëmijë, nxënës, studentë më pak në shkollat tona krahasuar me 9 vite më parë.

Nga 9 vite më parë, ne numërojmë 208 mijë fëmijë, nxënës, studentë më pak në shkollat tona. Kemi një rrokullisje prej 27%. Dhe ju jeni dëshmitarë të gjendjes reale të nxënësve, gjendjes familjare, mes fshatit dhe qytetit, mes të mëkëmburve dhe të varfërve, kemi një shpërfillje ndaj figurës së misionarit të këtij procesi që është mësuesi. Kemi një ndryshim thelbësor në filozofinë e edukimit.

Gradualisht është spostuar edukimi i bazuar në vlerat, liritë, dinjitetit, me edukimin e nënshtrimit të bazuar në nënshtrim. Është vendosur një kontroll i turpshëm mbi mësuesin. Qëndrimet e tyre në median sociale janë jo të pakta rastet kur ata janë pushuar, apo transferuar për statuset në Facebook-un e tyre.

Por është i papranueshëm trajtimi i tyre material.Më tej kreu i PD tha se është i papranueshëm zëvëndësimi i mësuesve të vërtetë me militantë partiakë që nuk përcjellin edukimin, por militantizëm të një partie që publikisht është larguar nga rregullat e lirisë.”-tha Berisha.

syri.net

blank

Meta përsërit thirrjen për administratën: Mos u përdorni si bedela për të firmosur shkresa dhe akte të paligjshme

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka bërë thirrje punonjësve të shtetit të mos përdoren e të mos firmosin akte të paligjshme.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka shtuar se në Shqipëri do të funksionojë Kushtetuta dhe ligji.

“U bëj thirrje të gjithë punonjësve të shtetit të jenë shumë të kujdesshëm, të mos përdoren si bedela për të firmosur shkresa dhe akte të paligjshme sepse do të marrin më qafë veten e tyre!
Në Shqipëri do të funksionojë Kushtetuta dhe ligji!”, shkroi Meta.bw

blank

“Rama ik”, Meta nxjerr pamjet nga koncerti i Noizyt: Thirrje frymëzuese dhe buçitëse, armiku i Rinisë do japë llogari shumë shpejt (VIDEO)

Kreu i Partisë së lirisë, Ilir Meta ka shpërndarë në rrjetin social Facebook një video nga koncerti i reperit Rigels Rajku (Noizy) që u zhvillua mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku dëgjohet thirrja, “Rama Ik”.

“Ju uroj një javë të mbarë, me këtë thirrje frymëzuese dhe buçitëse të mijëra të rinjve, për largimin dhe ikjen pa kthim të armikut të së ardhmes së tyre, të grabitësit të miliarda euro të shqiptarëve dhe të tradhtarit të interesave tona kombëtare”, shprehet kreu i PL.

Në vijim, Meta nënvizon se “armiku i Lirisë, Ligjshmërisë dhe Rinisë, do të japë llogari shumë shpejt përpara Drejtësisë dhe popullit për të gjitha dëmet kolosale, që i ka bërë vendit”.bw

blank

Balliu: Veliaj ka vjedhur 50 milionë € me taksën e arsimit! Inceneratorët s’i gjen dot as Interpoli, Tirana plot me plehra

Shefi i organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, komentoi në edicionin e pasdites në Syri Tv aferën korruptive të inceneratorëve. Balliu theksoi se opozita është në aksion të vërtetë në krah të shqiptarëve për të zgjidhur problemet e tyre. Balliu denoncoi në Syri Tv se Erion Veliaj ka vjedhur nga taksa e infrastrukturës arsimore 50 milionë euro për 7 vite.

Veliaj është i zënë duke vjedhur qytetarët. Prej 7 vitesh qytetarët e Tiranës paguajnë taksën e infrastrukturës arsimore e cila në parim duhet të shërbente për ndërtimin e disa shkollave.

Janë mbledhur 50 mln euro nga kjo taksë në 7 vite, me 50 milionë euro mund të bëheshin të paktën 50 shkolla, të paktën, e marrim 1 mln euro një shkollë.

Llogarisni që 14 mln euro qytetarët i paguajnë koncesionarit të PPP-së që ka vendosur Veliaj në këtë taksim të shpikur prej tij.

S’kanë pse ta paguajnë, është detyrim i bashkisë t’i japë drejtim arsimit. E gjeti këtë taksë si një mjet për të vjedhur.”-tha Balliu.

Sa i përket aferës korruptive të inceneratorëve, Balliu tha se plehrat janë në mes të rrugës në lagjet e Tiranës pasi inceneratorët nuk i gjen dot as INTERPOLI.

“Nuk ekzistojnë. Veliaj që thotë do djegim plehrat, plehrat janë nëpër rrugë. Në njësinë 7 janë në mes të rrugës kryesore. Në çdo lagje, koshat janë të papastruar se s’kanë ku i çojnë, s’ka inceneratorë, ndërkohë qytetarët paguajnë 80 mijë euro në ditë për inceneratorët. Paguhet për shërbime që nuk jepen.”-tha Balliu.


Send this to a friend