VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Ankthi i mëngjesit – Nga se shkaktohet dhe si ta përballoni

By | November 17, 2019
blank

Komentet

blank

Holandë, 2 persona të dyshuar si bartës të variantit Omicron kapen teksa po iknin nga karantina

Amsterdam

Dy persona që mbaheshin në karantinë në Holandë me dyshimin se bartnin variantin Omicron të koronavirusit të ri (COVID-19) u kapën në përpjekje për të ikur nga vendi me avion për në Spanjë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të bërë nga Policia Mbretërore e Holandës (Koninklijke Marechaussee) në Twitter thuhet se dy nga 61 pasagjerët që mbërritën nga Afrika e Jugut më 26 nëntor dhe u futën në karantinë për shkak se kishin rezultuar pozitivë me COVID-19 u kapën duke u përpjekur për të shkuar në Spanjë.

Më tej thuhet se personat e kapur teksa avioni për në Spanjë po nisej, iu dorëzuan Shërbimit Shëndetësor të Bashkisë (GGD) për të vazhduar karantinimin.

Nuk dihet se si çifti, njëri nga Spanja dhe tjetri nga Portugalia, u arratisën nga hoteli i karantinës pranë aeroportit Schiphol. Autoritetet për mediat lokale thanë se janë të habitur me rastin pasi hyrjet dhe daljet e hotelit ku qëndronin çifti në fjalë ishin të ndaluara.

Mësohet se pas përfundimit të karantinës, ndaj çiftit do të niset një hetim për shkelje të rregullave të karantinës.

Varianti Omicron i COVID-19 është regjistruar tek 13 persona

Instituti Shtetëror për Shëndetin dhe Mjedisin (RIVM), i lidhur me Ministrinë holandeze të Shëndetësisë, njoftoi se 624 pasagjerë që u kthyen në Holandë nga Afrika e Jugut më 26 nëntor u testuan për COVID-19 në aeroportin Schiphol dhe 61 prej tyre rezultuan pozitivë.

Gjithashtu deklarohet se varianti Omicron është zbuluar tek 13 nga 61 persona të cilët rezultuan pozitivë në testin e COVID-19.

blank

Do të duhen javë për të kuptuar më shumë për Omicronin

RFE/RL

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë të hënën se varianti i ri i koronavirusit, Omicron mund të përhapet në gjithë botën dhe përbën rrezik “shumë të madh” për vendet ku pasojat mund të jenë të mëdha.

Kjo agjenci e Kombeve të Bashkuara ka këshilluar 194 vendet anëtare që të rrisin shkallën e vaksinimit te grupet me prioritet të lartë”.

“Omicron ka numër të pashembullt të mutacioneve, disa prej të cilave janë shqetësuese për shkak të ndikimit potencial në trajektoren e pandemisë”, ka thënë OBSH-ja.

“Rreziku i përgjithshëm global i lidhur me variantin e ri të Omicronit vlerësohet se është i lartë”.

OBSH-ja ka thënë se duhet bërë më shumë kërkime për të kuptuar potencialin e këtij varianti ndaj imunitetit të fituar nga vaksinat dhe infektimet paraprake.

Presidenti amerikan, Joe Biden do të flasë të hënën, 29 nëntor, para popullit amerikan për variantin e koronavirusit, Omicron, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë, teksa disa kombe evropiane kanë bërë të ditura rastet e para të variantit të identifikuar fillimisht në Afrikën e Jugut.

Autoritetet janë të shqetësuara se ky variant mund të transmetohet më lehtë, apo që efekti i vaksinave ekzistuese mund të jetë më i vogël ndaj tij, ndonëse ende ka shumë të panjohura.

Asociacioni Mjekësor i Afrikës së Jugut, ka thënë se njerëzit që janë infektuar me variantin Omicron nuk kanë qenë shumë të sëmurë, ndonëse shumica prej tyre janë të rinj dhe me më pak mundësi që të përballen me sëmundje të rënda.

Pas takimit me presidentin Biden, eksperti kryesor i SHBA-së për sëmundje infektive, Anthony Fauci, ka parashikuar se do të duhen edhe rreth dy javë kohë për të pasur informacion përfundimtar për variantin e ri.

Fauci ka thënë se beson që vaksinat ekzistuese mund të ofrojnë “një shkallë të mbrojtjes kundër rasteve të rënda të sëmurjes me COVID” dhe zyrtarët shëndetësorë në SHBA kanë përsëritur rekomandimin e tyre që amerikanët e vaksinuar të marrin dozën përforcuese, është thënë në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

Drejtori i Instituteve Kombëtare të Shëndetësisë, Francis Collins, ka thënë për kanalin Fox News se duhen më shumë të dhëna përpara se autoritetet të flasin për ashpërsinë e këtij varianti.

“Do ta kuptojmë këtë gjë në javët në vazhdim”, ka thënë Collins, duke cituar Faucin.

Rastet e para me Omicron janë konfirmuar në Australi, Belgjikë, Bostvana, Britani, Danimarkë, Gjermani, Hong Kong, Izrael, Itali, Holandë, Francë, Afrikë e Jugut dhe Kanada.

Në një intervistë për transmetuesin ABC, Fauci ka thënë më 28 nëntor se varianti i ri do të arrijë “pashmangshëm” në Shtetet e Bashkuara.

“Kemi sinjale të qarta se virusi ka kapacitet për t’u përhapur shpejt. Kjo gjë është duke na shqetësuar neve”, ka thënë ai.

Shtetet e Bashkuara u janë bashkuar kombeve tjera, për kufizime në udhëtim për të parandaluar përhapjen.

Duke nisur nga 29 nëntor, gati të gjithë shtetasit e huaj që kanë qenë në ndonjërin nga tetë shtetet e Afrikës së Jugut në 14 ditët e fundit, nuk do të mund të hyjnë në SHBA.

Autoritetet amerikane po ashtu u kanë bërë thirrje amerikanëve që të mos udhëtojnë në këto vende.

Shtetasit amerikanë do të mund të hyjnë në SHBA dhe ende nuk ka kërkesa shtesë për ta, pas arritjes.

Komisionarja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë thirrje po ashtu për veprim të shpejtë.

“Ne e shohim me shumë seriozitet variantin Omicron dhe e dimë se tani jemi në garë kundër kohës”, ka thënë von der Leyen më 28 nëntor, gjatë një vizite në Letoni.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ajo po ashtu ka vlerësuar se shkencëtarëve dhe prodhuesve do t’iu duhen dy deri në tri javë për të kuptuar fuqinë e variantit.

Përveç Shteteve të Bashkuara, lista e shteteve që kanë vendosur kufizime për udhëtarët nga Afrika e Jugut janë Kanadaja, Turqia, Arabia Saudite, Indonezia, Pakistani, Australia, Izraeli, Japonia dhe disa vendeve të Bashkimit Evropian.

Afrika e Jugut ka dënuar këto ndalesa në udhëtime, duke thënë se ato janë të barasvlefshme me ndëshkim për identifikim të variantit Omicron.

“Shkenca e shkëlqyer duhet të duartrokitet dhe jo të ndëshkohet”, është thënë në një deklaratë të lëshuar nga Ministria për Marrëdhënie Ndërkombëtare.

“Komuniteti global ka nevojë për bashkëpunim dhe partneritet për të menaxhuar pandeminë e koronavirusit”.

Zyrtarë të Afrikës së Jugut kanë nisur diskutimet me shtetet që kanë miratuar kufizimet në udhëtim, duke shpresuar se do të rishqyrtojnë vendimet, është thënë në deklaratë.

Me qëllim të kontrollimit të shpërthimit në Afrikën e Jugut, presidenti, Cyril Ramaphosa, ka njoftuar se Qeveria do të nisë konsultimet për ta bërë të detyrueshëm vaksinimin për disa aktivitete dhe lokacione.

Ramaphosa e ka shfrytëzuar një fjalim televiziv më 28 nëntor për të kundërshtuar ndalesat në udhëtime dhe ka bërë thirrje që ato të hiqen “para se të bëhet dëm më i madh në ekonomitë tona dhe jetët e njerëzve tanë”.

Përgatiti: Krenare Cubolli
blank

Lidhja midis izolimit social dhe rritjes së inflamacionit – Përkeqësimet e shëndetit

Sipas studiuesëve të këtij hulumtini, kjo punë është një hap më tej në rrugën e tyre për të zbërthyer mekanizmat me të cilat izolimi social rrezikon shëndetin.

Sipas studiuesëve izolimi social është një faktor rreziku për shumë sëmundje.

Megjithatë, ata ende nuk e kuptojnë plotësisht se pse izolimi social ndikon në këtë mënyrë tek shëndeti.

Por së fundmi, një studim në të cilin AgroWeb.org u mbështet, gjeti një lidhje të rëndësishme midis izolimit social dhe inflamacionit.

Sipas studiuesëve të këtij hulumtini, kjo punë është një hap më tej në rrugën e tyre për të zbërthyer mekanizmat me të cilat izolimi social rrezikon shëndetin.

Cilët janë shkaktarët e inflamacionit?

Inflamacioni është një nga mekanizmat mbrojtës të trupit, që ndihmon në luftën kundër toksinave, lëndimeve dhe infeksioneve.

Kemi dy lloje inflamacionesh, inflamacioni akut që zgjat disa orë ose ditë dhe ai kronik që mund të zgjasë me muaj ose vite.

Hulumtimet sugjerojnë se shkaktarët e inflamacionit kronik mund të jenë:

-infeksionet kronike virale

-obeziteti

-ndryshimet e lidhura me moshën në mikroorganizmat e zorrëve

Një tjetër shkak mund të jetë se izolimi social në vetvete krijon stres emocional, i cili shkakton një përgjigje inflamatore.

Ndërsa një teori e re thotë se disa molekula inflamatore mund të gjenerojnë një përgjigje biologjike më të shpejtë.

Dhe rritja e tyre mund të shoqërohet me rritje të rrezikut të problemeve kardiovaskulare, ulje të performancës fizike, asaj njohëse dhe një rrezik më të lartë të vdekshmërisë.

Lidhja midis izolimit social dhe inflamacionit.

Në studimin e fundit, studiuesit vendosën të analizonin nivelin e izolimit social të pjesëmarrësve.

Analiza zbuloi se njerëzit që përjetuan izolim social kishin nivele më të larta të molekulave inflamatore. Krahasuar kjo me ata që nuk përjetuan izolim social.

Në këtë rast izolimi social përfshinte jetesën me një person tjetër dhe pjesëmarrjen në aktivitete të ndryshme sociale dhe fetare.

Sipas ekspertëve, izolimi social dhe ndjenja e vetmisë, kanë qenë prej kohësh të lidhura me rezultate të pafavorshme shëndetësore.

Pandemia sigurisht që e ka përkeqësuar këtë gjë, veçanërisht tek të moshuarit.

Kjo pasi kufizimet e shumta i kanë larguar ata edhe më shumë nga rrjetet e tyre sociale.

Në fund ekspertët shprehen se është e rëndësishme që ky studim të zgjatet edhe më tej. Me qëllim që të zbulohen rrugët se si stresi psikosocial mund të shëndrrohet në një faktor rreziku për shëndetin fizik.

Kështu do të mund të krijohen mundësi më të mira trajtimi për ata që janë më të rrezikuar.

blank

Fasulja kacavjerrëse e Tropojës – Zbuloni kushtet e kultivimit

Bishtajoret kanë qenë prej vitesh pjesë e dietës ushqimore në mbarë botën për mijëra vite, duke shërbyer si burim proteinash.

Pjesë e bishtajoreve janë  bizelet, llojet e ndryshme të fasuleve, qiqra dhe thjerrëza.

Bishtajoret shërbejnë si një burim i rëndësishëm i proteinave dhe të tjera vlerave ushqyese, të cilat mund të zëvendësojnë produktet e mishit apo të bulmetit.

Gjithashtu kultivimi i tyre redukton përdorimin e plehrave kimike dhe bën pasurimin e tokës.

Të Dhënat Konkrete Për Kultivimin e Fasuleve Ndër Vite

Në Shqipëri prodhimi i tyre në vitin 2018 arriti në 24.5 mijë tonë, duke u rritur me 15% në krahasim me një vit më parë, pas tre vitesh që shënoi rënie të njëpasnjëshme, referuar të dhënave të Eurostat.

Për nga sasia e prodhimit, Shqipëria prodhon sa dyfishi i vendeve të rajonit si Serbia apo Maqedonia.

Prej vitit 2010 prodhimi më i lartë u arrit në vitin 2014 me 30 mijë tonë, ndërsa prej atëherë ka shënuar rënie.

Prodhimi i bishtajoreve në Serbi ishte 12.9 mijë tonë në vitin 2018, ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 12.4 mijë tonë, Bosnje dhe Hercegovina me 11.8 mijë tonë dhe Kosova me 6.1 mijë tonë.

Fasulja Kacavjerrëse e Lekbibaj

Në të gjithë krahinën e Nikaj-Merturit, Tropojë. Kultivohet për më se 70-80 vjet.

Aktualisht zë rreth 30% të sipërfaqes që mbillet me fasule në zonë.

Kushtet e kultivimit:

Mbillet në ngastra të sheshta, toka të thella e të pasura dhe me mundësi ujitjeje.

Mbillet në bashkëshoqërim me misrin gjatë peridhave 10 -15 maj dhe vilet në fillim të shtatorit.

Fasulja përfiton nga shërbimet që i bëhen misrit; prodhon edhe në kushte me pak shërbime, pa përdorur plehra kimike dhe spërkatje.

Formon bimë kacavjerrëse; kokërr të bardhë në formë veshke.

Ka qëndrueshmëri të mirë ndaj sëmundjeve, temperaturave të ulëta dhe të larta.

Jep prodhim të mirë e të qëndrueshëm.

Zien shpejt dhe është e pëlqyeshme për shijen e saj.

blank

Misri i Bjeshkës – Vlerat dhe kushtet e kultivimit

Është misër i njohur në fshatrat e Bjeshkëve të Tropojës (me lartësi 1100-1300 m), kryesisht në pllajën e Çeremit, ku kultivohet për më se 100 vjet.

Fara është mbajtur dhe trashëguar në familje brez pas brezi.

Është pak i përhapur, aktualisht zë rreth 25-30 % të sipërfaqes që mbillet me misër në zonën e Bjeshkëve.

Misri i Çeremit, njihet edhe me emrin “Misër i Bjeshkës”.

Kushtet e kultivimit:

Në ngastra të sheshta e tarraca malore, me orgjinë koluvione malore.

Mbillet në mes të muajit maj dhe vilet në fund të gushtit.

Përshkrimi:

Kultivar autokton me cikël të shkurtër, shumë i hershëm.

Bimë me kërcell të shkurtër, 1,3-1,5 m, formon 1-2 kalli për bimë; kalli i vogël konik, me gjatësi 10-12 cm, me 12 rreshta dhe 18-20 kokrra në rresht, me koçan të bardhë, kokërr të verdhë e me konsistencë qelqore.

Misri është i pasur me ushqyes

Sipas të dhënave, të cilave i referohet AgroWeb.org konstatohet se misri, pavarësisht ngjyrave, është i pasur me ushqyes përfshirë antioksidantët, beta karotenin dhe luteinën.

Janë karotenoidët ato që i japin misrit ngjyrat e veçanta.

Karotenoidët janë të dobishëm në parandalimin e sëmundjeve të syve, ndaj thuhet që karrota të ndihmon të shohësh në errësirë. Misri përmban vitaminat B dhe C, së bashku me magnezin dhe kaliumin.

Misri ka më pak sheqer se molla

Misri i verdhë është i ëmbël, ndaj supozohet të ketë shumë sheqer. Një kalli misër përmban të njëjtat kalori sa molla por më pak se një të katërtën e sasisë së sheqerit.

Ushqim për bakteret e mira

Misri i verdhë ka sasi të larta të fibrës së patretshme që u bën mirë baktereve të mira në stomak dhe i ushqen ato.

Nuk përmban gluten

Shumë njerëz kanë tolerancë të kufizuar ndaj glutenit. Misri i verdhë nuk përmban gluten.

Në formën e miellit, misri përdoret për përgatitjen e makaronave pa gluten, një variant më i shëndetshëm në krahasim me alternativat e tjera.

blank

Studimi: Grupi i gjakut mund t’ju bëjë më të ndjeshëm ndaj dhjetëra sëmundjeve

Shumë njerëz joshen nga ideja se grupi i tyre i gjakut përcakton personalitetin e tyre, apo se disa ushqime mund të përmirësojnë shëndetin e një personi bazuar në grupin e gjakut. Ndërsa këto besime nuk janë domosdoshmërisht shkencore, një studim i fundit tregon se një grup i caktuar gjaku mund të ndikojë në faktin se disa njerëz mund të jenë më të predispozuar se disa të tjerë për t`u prekur nga disa sëmundjeve të caktuara.

Studiuesit thonë se lloje specifike të gjakut kanë një rrezik të shtuar të zhvillimit të mpiksjessë tij, si tromboza e venave të thella (DBT) dhe kushte të tjera të hemoragjisë,ashtu si edhe hipertensioni i shkaktuar nga shtatzania. Përveç kësaj, studimi zbuloi një lidhje midis grupeve të gjakut B dhe O dhe formimin e gurëve në veshka.

Hulumtimet paraprake tregojnë se njerëzit që i përkasin grupit të gjakut A ose B,janë më të rrezikuar për t`u prekur nga sëmundjet e zemrës, ndërsa ata me grupin e gjakut O janë më të prirur të vuajnë nga një çrregullim i hemoragjisë. Mbi 5 milionë njerëz në Suedi ishin pjesë e një studimi, për të parë nëse grupi i tyre i gjakut ABO apo grupet e gjakut RhD-pozitiv/negativ ishin të lidhura me sëmundje të caktuara.

Ekipi i krahasoi grupet e gjakut me më shumë se 1000 çrregullime shëndetësore. Të dhënat zbuluan 49 sëmundje të lidhura me grupe specifike të gjaku, dhe një çrregullim të lidhur me grupin RhD. “Ka ende shumë pak informacione në dispozicion, nëse njerëzit me grupe gjaku RhD-pozitiv apo RhD-negativ mund të jenë më të rrezikuar nga disa sëmundje, apo sa sëmundje të tjera mund të kenë lidhje me këtë grup gjaku”-thotë autori kryesor i studimit Torsten Dahlen i Departamentit të Mjekësisë, Solna, në Institutin Karolinska në Suedi.

“Për të ndihmuar në plotësimin e këtij boshllëku, ne përdorëm një qasje të paanshme për të hetuar lidhjen midis llojeve të gjakut ABO dhe grupeve RhD dhe më shumë se 1000 sëmundjeve”- theksoi ai.

Studimi tregon se njerëzit me grupin e gjakut A janë më të rrezikuar nga zhvillimi i mpiksjes së gjakut i tipit DBT. Ndërkohë njerëzit me grupin e gjakut O, ishin më të rrezikuar nga zhvillimi i hemoragjisë. Për më tepër, gratë me antigjenin e tipit O ose RhD (grupi pozitiv i gjakut) ishin më të ndjeshëm ndaj presionit të lartë të gjakut gjatë shtatzënisë.

U zbulua se njerëzit me grupin e gjakut B, kishin një incidencë të zvogëluar të gurëve në veshka. Sipas gjetjeve, individët me grup gjaku AB nuk ishin të lidhur me asnjë nga sëmundjet specifike të lidhura me llojet e tjera.

Gjithsesi, duhen më shumë kërkime për të verifikuar gjetjet dhe për të identifikuar nëse ka apo jo arsye alternative për këto lidhje midis llojeve specifike të gjakut dhe një rreziku në rritje të sëmundjeve të veçanta. /Burimi: Panorama

blank

Pse po qajmë më shumë – Faktet interesante që duhet t’i lexoni

Në këto kohë tepër sfilitëse, njerëzit vërejnë se qajnë më shpesh se çdo herë tjetër dhe kjo nuk ka arsye përse të reflektojë një ndryshim në personalitet.

Stresi prej koronavirusit godet në mënyra të ndryshme: izolimi social, frika ndaj ekspozimit, humbja e një personi të dashur, shkollimi i fëmijëve online dhe mbi të gjitha financat e paqëndrueshme.

Psikologët sqarojnë se stresi shkakton plogështi të thellë që vështirëson aftësinë tonë për tu vetë-qetësuar.

Kjo na bën tepër të brishtë ndaj drobitjes emocionale e për pasojë, lotët bien sa hap e mbyll sytë.

Shkenca e Lotëve, Arsyeja Përse Po Qajmë Kaq Shpesh

E qara, sipas psikologëve, mund të jetë një formë vetë-qetësimi për disa njerëz.

Ajo e ndihmon trupin të arrijë një qetësi fiziologjike dhe ul rrahjet e zemrës.

Arsyet përse qajmë janë të larmishme dhe mund të nxiten jo vetëm nga hormonet.

E Qara Emocionale

Ngarkesa e rëndë emocionale e bën të vështirë përpunimin e ndjenjave dhe mendimeve dhe akumulimi pa karar i tyre duhet shkarkuar.

Nëse vëni re që përloteni shpesh gjatë ditës duhet të kujdeseni patjetër për veten, duke kërkuar një takim tek terapisti, duke zbatuar teknika të qetësimit ose thjesht fare duke bërë një banjë të nxehtë.

Empatia Emocionale

E qara mund të jetë ngjitëse. Nëse vëreni se po përloteni më shpesh pasi keni kaluar kohë me dikë që qan vazhdimisht, atëherë subkoshienca juaj nxit të qarën si pasojë e empatisë emocionale.

Emocionet aktivizojnë një pjesë të trurit që reflekton edhe gjendjen e ngarkuar të personit tjetër dhe e qara vjen natyrshëm.

E Qara Si Rrjedhojë e Asociimit

E keni vënë re që kur rishikoni një film që ju ka emocionuar, qani më lehtë? Kjo vjen si pasojë e asocimit të një kujtimi, kënge, filmi me një ndjenjë të caktuar emocionale siç është trishtimi, melankolia etj.

Truri regjistron reagimin e parë dhe më pas e përsërit atë sipas nevojës.

Faktori Temperament

Njerëzit që kanë çrregullime emocionale dhe i përjetojnë emocionet në nivel më të thellë se të tjerët janë më të prirur të qajnë me shpesh dhe më lehtë.

Njerëz të caktuar bëhen shumë të ndjeshëm në situata që ngacmojnë emocionet e tyre, siç mund të jetë rasti i trishtimit.

Një njeri me temperament të fortë qan më pak, ndërsa një njeriu të ndjeshëm i shpëtojnë lotët pa fre.

Depresioni Dhe Ankthi

Nëse ju vëreni ndryshime në frekuencën dhe intensitetin e të qarës dhe përputhjen e tyre me humorin tuaj, atëherë duhet të konsultoheni me mjekun për të përjashtuar ose jo mundësinë e depresionit.

Ky i fundit karakterizohet nga ndjenjat e mërzisë, mungesës së shpresës, boshllëkut, humbjes së interest, shqetësimeve me gjumin dhe plogështinë.

Ankthi nga ana tjetër karakterizohet nga një shqetësim i thellë, irritim i tejskajshëm, vështirësi në përqendrim dhe lotë… shumë lotë.

Nëse këto rreshta përshkruajnë mirë gjëngjen tuaj emocionale, atëherë AgroËeb.org ju këshillon që të konsultoheni me një therapist që mund të japë rekomandimet e duhura për tu ndier më mirë.

Traumat e Fëmijërisë

Traumat e fëmijërisë janë përgjegjëse për shumë prej çrregullimeve mendore apo edhe luhatjeve të humorit.

Njerëzit që kanë kaluar një eksperiencë traumatike e kanë më të lehtë për të qarë se njerëzit që kanë kaluar një jetë përgjithësisht të hareshme.

Kjo ndodh sepse sistemi nervor simpatetik përjeton traumën dhe ankthin në të njëjtën mënyrë me episodin e parë, pra është një reagim i përvetësuar dhe e qara vjen automatike.

Personaliteti

Secili prej nesh ka një personalitet unik që përbëhet nga sjellje, veçori, karakteristika dhe aftësitë e të nxënit dhe të funksionuarit.

Dallimet biologjike në strukturën e trurit dhe në fiziologji ndikojnë fort në personalitetin tuaj dhe në ndjeshmërinë emocionale gjë që mund të shkaktojë një lumë lotësh.

Ka njerëz me personalitet të brishtë që janë tepër të ndjeshëm ndaj rrethanave, ambientit, ndjenjave, sensit të së mirës dhe të keqes e të tjera si këto të cilët për fat të keq, janë të predispozuar të qajnë më shpesh dhe të vuajnë më shumë

blank

Ja pse duhet pirë ujë para vaksinimit kundër COVID-19

Të gjithë e dinë se vaksinat kundër koronavirusit mund të shkaktojnë më pak efekte anësore dhe kjo është arsyeja pse një sërë ekspertësh besojnë se pirja e ujit mund të ndihmojë.

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) rekomandojnë që ata që marrin vaksinën të qëndrojnë mjaftueshëm të hidratuar nëse zhvillojnë ethe si një efekt anësor.

Kompania farmaceutike CVS rekomandon konsumimin e ujit përpara vaksinimit në mënyrë që të zvogëlohen gjasat që një personi të fikët gjatë marrjes së vaksinës.

“Ne e rekomandojmë këtë sepse vumë re në prill se disa njerëzve u ra të fikët gjatë vaksinimit kundër koronavirusit. Rritja e volumit intravaskular mund të ndihmojë në parandalimin e sinkopës vasovagale që çon në të fikët”, tha zëdhënësi i CVS, Matt Blanchette për revistën “Health”.

Në faqen e CDC-së thuhet se dhënia e ushqimeve apo lëngjeve për pacientët mund të parandalojë rastet e të fikëtit, por theksohet se nevojiten kërkime të mëtejshme.

“Dëshironi të jeni të hidratuar në rast se keni temperaturë, sepse në këtë mënyrë ju lehtësoni dhimbjen e kokës”, tha Thomas Russo, një infektolog në Universitetin në Buffalo.

Ai tregon se ende nuk ka të dhëna që do të vërtetonin se kjo do të ndihmojë në vaksinimin kundër koronavirusit.

“Megjithatë, konsumimi i ujit para vaksinimit nuk mund të dëmtojë në asnjë rast. Pra, nuk ka asnjë arsye për të mos pirë një gotë ujë,” shtoi Russo./Burimi“Top Channel

blank

Një studim e konsideron Suedinë “eksportuese neto” të koronavirusit

Disa persona duke shijuar motin e mirë në Stokholm, pa iu nënshtruar ndonjë mase për luftim të pandemisë. Fotografi nga arkivi.

RFE/RL

Qasja e butë e Suedisë ndaj pandemisë së koronavirusit, ka ndihmuar në përhapje të infektimeve edhe në shtetet tjera, është thënë në një studim të ri.

Studimi, i publikuar nga revista shkencore, Eurosurveillance, është kryer nga hulumtuesit në Universitetin Uppsala në Suedi, Instituti për Shëndet Publik në Norvegji dhe Universiteti i Sidnejt në Australi.

“Suedia ka qenë eksportuese neto e koronavirusit në fqinjët tanë nordikë në vitin e parë të pandemisë”, ka thënë, John Pettersson nga Universiteti Uppsala për televizionin suedez, STV.

Suedia ka marrë pak masa për të parandaluar përhapjen e këtij virusi në fazat e para të pandemisë, për dallim nga shtetet tjera skandinave.

Si rezultat, numri i të infektuarve ka qenë i lartë, gjë që menjëherë ka inkurajuar mutacionin e virusit, sipas hulumtuesve.

Studimi është bazuar në analizimin e 71,000 mostrave, duke u mundësuar hulumtuesve që të analizojnë prejardhjen e përhapjes së virusit nga rajoni nordik.

Zinxhiri i infektimeve është thënë të ketë pasur origjinën në Suedi, para se të kalonte në vendet tjera.

Prej shpërthimit të pandemisë, Suedia ka regjistruar mbi 15.000 viktima me koronavirus.

Për krahasim, Danimarka ka regjistruar rreth 2,700 viktima, Norvegjia rreth 900, derisa Finlanda rreth 1,200.

Secili prej këtyre vendeve ka pak më shumë se gjysmën e popullsisë së Suedisë.

blank

Raporti i INSTAT: Familjet në Shqipëri shpenzuan 72 milionë për shëndetin

Vitit 2020 ishte i jashtëzakonshëm, teksa pandemia ndikoi ndjeshëm shëndetin e popullatës dhe aktivitetin e ekonomisë.

Ndërsa vala e parë e virusit u arrit të frenohej si rrjedhojë e karantinës së fortë, në pjesën e dytë të vitit shumë familje dhe individë u gjendën përballë zgjidhjeve të vështira, ndërsa për shumë pasojat ishin fatale. Totali i vdekjeve në vend u rrit me rreth 26%, ose rreth 5,700 jetë të humbura më shumë në raport me mesataren 2016-2019, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.

Përballimi i pandemisë ka pasur kosto të larta për ekonominë familjare.

Ndërsa deri tani ka pasur tregues indirektë, si importet e barnave, apo rritja e të ardhurave të operatorëve në tregun farmaceutik dhe të laboratorëve, për herë të parë INSTAT, në Anketën e Buxhetit të Familjeve ka dhënë informacion mbi rritjen e shpenzimeve për shëndetin.

Sipas INSTAT, shpenzimet mujore të një familjeje në 2020-n për shëndetin ishin 4,487 lekë, nga 3,506 vitin e mëparshëm, me një rritje prej 28%.

Për një muaj, shpenzime mesatare për 769 mijë familje ishin 3.4 miliardë lekë (28 milionë euro), ndërsa për një vit shuma totale e shpenzuar është 41.4 miliardë lekë, ose 334 milionë euro, nga 261 milionë euro. Në raport me vitin e mëparshëm, janë rreth 72 milionë euro shpenzime më shumë për shëndetin në 2020-n.

Pesha që shpenzimet për shëndetësinë zënë në totalin e buxhetit të familjeve arriti 5.4% në 2020-n, në nivelin më të lartë të paktën që prej vitit 2007, kur INSTAT raporton të dhënat. edhe në vlerë absolute, shpenzimet mujore të një familjeje për shëndetin ishin më të lartat të regjistruara ndonjëherë.

Teksa Shqipëria ka numrin më të ulët të doktorëve në Europë për 10 mijë banorë, me 16.5 mjekë (nga 47.6 që është mesatarja europiane), shumë familje dhe individë u detyruan që të përballonin kostot për kurimin nga xhepi, si në blerjen e medikamenteve, shtrimit në spitale private, apo në sigurimin e oksigjenit.

Sipas të dhënave të tjera të publikuara më herët nga “Monitor”, nga bilancet e spitaleve private, klinikat kryesore të analizave dhe kompanisë më të madhe të sigurimit të oksigjenit tregojnë se të ardhurat e 19 shoqërive në fushën e shëndetit (spitale private, depo farmaceutike, laboratorë analizash dhe tregtim i oksigjenit), u rritën me 15%, ose gati 50 milionë euro më shumë.

Indirekt, kjo tregon një pjesë të shpenzimeve shtesë nga xhepi për të përballuar pandeminë dhe është sa 70% e shtesës së raportuar nga INSTAT.

Të tjera shpenzimet vështirë të matshme direkt, por që raportohen indirekt nga INSTAT nga anketa e buxhetit të familjeve lidhen me pagesat për shërbimet në shtëpi nga infermierët, barnat e paregjistruara, apo dhe koston e kurimit jashtë vendit.

Një raport tjetër i “Together for Life” gjeti se rimbursimet e shpenzimeve anti-Covid për të gjitha grupet e popullatës ishin minimale, duke i lënë qytetarët, sidomos të moshuarit dhe të sëmurët kronikë, të përballen vetë me kostot financiare të pandemisë. Në total, për periudhën nëntor 2020-maj 2021, nga fondi total i dedikuar për rimbursimin e të prekurve me Covid-19 prej rreth 1,2 miliardë lekësh (9.7 milionë Euro) u shpenzuan 28.8 milionë lekë, ose 234 mijë Euro. Përfituan gjithsej 7183 pacientë nga viti 2020 deri në maj 2021, ose mesatarisht 4019 lekë (33 Euro) për pacient.Burimi:Monitor

blank

Shqipëri – Zbulohet virusi i gripit që prek mushkëritë e fëmijëve

Bashkë me Covidin dhe virozave, në Shqipëri tanimë po qarkullon edhe virusi i gripit. Në laboratorin e ISHP është izoluar virusi AH1N1.

Por për shkak të testimeve për gjurmim është kapur edhe virusi respirator sinsicial, i cili është i rrezikshëm për fëmijët e vegjël pasi ka të njëjtën klinikë si Covid.

Por cfarë ndodh kur disa viruse qarkullojnë njëkohësisht?

Bino bën thirrje për respektim të masave pasi maska, distanca fizike dhe vaksina na mbajnë larg viruseve./Burimi: Top Channel

blank

Belgjikë, punonjësit shëndetësorë do të pushohen nga puna nëse nuk vaksinohen

Bruksel

Në Belgjikë është vendosur që duke filluar nga 1 prilli 2022 të pushohen nga puna personeli shëndetësor që nuk vaksinohen kundër COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në shtypin belg, qeveria përgatiti rregulloren që do të detyrojë vaksinimin e personelit shëndetësor.

Sipas kësaj, mes 1 janarit dhe 31 marsit në vitin 2022 do të zbatohet periudhë tranzicioni. Në këtë periudhë, anëtarët e personelit shëndetësor që të mund të punojnë duhet të ofrojnë dëshmi se janë vaksinuar ose teste me rezultat negativ në 72 orët e fundit që të mund të punojnë.

Ata që nuk do të respektojnë këtë nuk do të mund të punojnë dhe do të mund të aplikojnë për përfitime të përkohshme të papunësisë.

Ndërsa duke filluar nga 1 prilli 2022 të gjithë punonjësit shëndetësorë do të detyrohen të vaksinohen. Personeli i shëndetësisë që do të refuzojë vaksinimin kundër COVID-19 do të pushohet nga puna.

Rregullorja pritet këtë javë të miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Qeveria belge pritet të marrë një vendim edhe lidhur me masat që u lehtësuan në fillim të verës kundër rasteve në rritje të COVID-19 në javët e fundit. Thuhet se në rend dite janë opsione si detyrim për të punuar nga shtëpia dhe mbyllja e lokaleve të natës.

Në Belgjikë, numri mesatar i rasteve në ditë është aktualisht rreth 10 mijë ndërsa vazhdon të rritet numri i personave të hospitalizuar. Për shkak të rritjes së rasteve, është kërkuar që gjysma e shtretërve të kujdesit intensiv të rezervohen për pacientët me COVID-19.


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend