VOAL

VOAL

Hetimet për fondet e BE për bujqësinë në Shqipëri, zëvendësdrejtoreshë e Përgjithshme e OLAF: 33 milionë euro janë përdorur në mënyrë të papërshtatshme

Gati dy vjet pas raportit hetues mbi mundësinë e keqpërdorimit të fondeve të Bashkimit Europian të destinuara për bujqësinë në Shqipëri, Zyra Europiane Kundër Mashtrimit (OLAF) ka konfirmuar se hetimet kanë zbuluar parregullsi në zbatimin e programit IPARD.

 

Në një intervistë, Salla Saastamoinen, Zëvendësdrejtoreshë e Përgjithshme e OLAF, tha se “33 milionë euro fonde janë identifikuar si potencialisht të përdorura në mënyrë të papërshtatshme” dhe se “si pasojë, Komisioni Europian vendosi ngrirjen e fondeve IPARD për Shqipërinë, me një total prej 112 milionë eurosh, derisa të merren masat e nevojshme.”

“Ne, si Zyra Europiane Kundër Mashtrimit, ndjekim paratë e Bashkimit Europian kudo që shkojnë edhe jashtë territorit të Unionit, në vendet kandidate si Shqipëria,” – tha Saastamoinen për Monitor.

Sipas saj, hetimi kishte për qëllim të identifikonte nëse kishte keqpërdorime të fondeve IPARD, të cilat synojnë mbështetjen e zhvillimit rural dhe modernizimin e bujqësisë shqiptare. “Hetuam dhe gjetëm prova që kishte parregullsi,” – theksoi ajo.

Raporti i OLAF i dërgoi Komisionit Europian rekomandime financiare dhe konstatime ligjore, por zbatimi i masave është në dorën e autoriteteve kompetente të BE-së dhe të qeverisë shqiptare.

“Ne nuk jemi ata që zbatojmë ndëshkimet. Roli ynë është të japim rekomandime dhe të sigurohemi që fondet e Unionit mbrohen. Për këtë arsye, Drejtoria e Përgjithshme për Bujqësinë në Komisionin Europian vendosi ngrirjen e fondeve derisa Shqipëria të ndërmarrë hapat e duhur,” – shpjegoi Saastamoinen.

Masat e marra në Shqipëri

Pas publikimit të gjetjeve, Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka nisur procedura për rikthimin e fondeve nga përfituesit që kanë rezultuar me shkelje. Sipas të dhënave publike, dhjetëra bizneseve u është kërkuar të kthejnë grantet IPARD, ndërsa për disa raste të veçanta janë dërguar dokumentet për ndjekje gjyqësore.

Në të njëjtën kohë, Shqipëria ka miratuar Strategjinë Kombëtare Antimashtrim, një dokument të hartuar në bashkëpunim me OLAF.

“Ne kemi dhënë komente për rëndësinë e vlerësimit të rrezikut dhe krijimin e kanaleve të raportimit të parregullsive. Jemi të kënaqur që këto elemente janë reflektuar në versionin përfundimtar,” – tha Saastamoinen.

Sipas saj, bashkëpunimi me autoritetet shqiptare “ka ardhur duke u përmirësuar”. Në fillim, sqaroi ajo, kishte paqartësi lidhur me kompetencat hetimore dhe procedurat, por tani komunikimi është më i qartë dhe strukturat shqiptare po ofrojnë mbështetje në terren.

Programi IPARD II, me një fond total prej 112 milionë eurosh, ishte ndër instrumentet kryesore të Bashkimit Europian për të mbështetur zhvillimin rural dhe bujqësinë shqiptare. Hetimet e OLAF kanë zbuluar parregullsi në mënyrën si janë dhënë grantet, përfshirë dyshime për kontrata të manipuluara dhe përdorim të fondeve për qëllime jashtë kritereve të përcaktuara.

Aktgjykimi: Kuvendi nuk është konstituuar, votimi në pako nuk është i përcaktuar në Kushtetutë

Radio Evropa e Lirë

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka publikuar të mërkurën aktgjykimin e plotë lidhur me ankesën e dorëzuar nga Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – që ka të bëjë me konstituimin e Kuvendit.

Gjykata ka bërë të ditur në vendimin e publikuar ditë më parë se Kuvendi nuk është konstituuar dhe u ka dhënë 12 ditë afat deputetëve që ta finalizojnë procesin, prej ditës së publikimit të plotë të vendimit në faqen e saj.

Aktgjykimi i plotë është publikuar më 8 tetor.

Nga Kuvendi i Kosovës i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se aktgjykimi i obligon palët që brenda 48 orësh të caktojnë mbajtjen e seancës.

“Gjykata rikujton se nga dispozitat kushtetuese, të Rregullores së Kuvendit dhe praktika gjyqësore e Gjykatës nuk rezulton ndonjë obligim i deputetëve për votimin në pako të nënkryetarëve të Kuvendit, qofshin ata që propozohen nga 3 (tre) grupet më të mëdha parlamentare apo komunitetet që nuk janë shumicë. Në këtë kontekst, duke qenë se votimi në pako nuk është shprehimisht i përcaktuar në Kushtetutë, i njëjti mund të realizohet nëse ka dakordim në mes të grupeve parlamentare apo deputetëve”, është thënë në vendimin e plotë.

Gjykata ka thënë mes tjerash se “bazuar në praktikën parlamentare për zgjedhjen e nënkryetarëve nga radhët e deputetëve të komuniteteve që nuk janë shumicë që nga viti 2011, nënkryetarët nga radhët e deputetëve të komuniteteve që nuk janë shumicë, janë votuar dhe zgjedhur në pako. Kësisoj, Gjykata vlerëson që një procedurë e tillë e votimit mbetet në vullnetin e deputetëve dhe grupeve parlamentare me kushtin që të realizohet zgjedhja e anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit”.

Lista Serbe ishte ankuar pikërisht për këtë pikë të procedurës, duke vlerësuar se mosvotimi në pako i dy nënkryetarëve nga pakicat, përbënte shkelje.

Në 3 minuta

Çdo të enjte, zhvillimet më të rëndësishme përpiqemi t’jua zbërthejmë dhe t’jua sjellim sa më thjesht, shkurt e shqip. Regjistrohuni falas këtu për ta pranuar të parët në emailin tuaj çdo numër të newsletter-it tonë.

Emilija Rexhepi është zgjedhur nënkryetare e Kuvendit nga minoriteti joserb, ndërsa asnjëri deputet serb nuk i ka siguruar votat e nevojshme për pozitën e rezervuar për këtë minoritet, pavarësisht disa rundeve të votimit dhe ndryshimit të emrave të kandidatëve.

Pas pranimit të ankesës, Gjykata Kushtetuese pati vendosur një masë të përkohshme, e cila ua ka ndaluar deputetëve të ndërmerrnin veprime drejt formimit të Qeverisë së re, meqë ka pasur dyshime për ndonjë shkelje kushtetuese.

Megjithatë, as në këtë aktgjykim, Kushtetuesja nuk e ka bërë të qartë se çfarë ndodh nëse nënkryetari nga radhët e komunitetit serb nuk zgjidhet me votim të hapur apo me short.

Bugaqku: Aktgjykimi i Kushtetueses nuk është në linjë me aktgjykimet paraprake

Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës beson se aktgjykimi i 8 tetorit nuk është në linjë me dy aktvendimet paraprake lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit.

“Jam edhe i habitur dhe paksa i çuditur me ndërrimin e standardit të menjëhershëm të Gjykatës Kushtetuese – dhe atë brenda një periudhe kaq të shkurtë”, ka thënë ai në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Sipas Bugaqkut, ky aktgjykim nuk e zgjidh çështjen e bllokimit të konstituimit të Kuvendit.

Si erdhi situata deri këtu?

Në proces e sipër të konstituimit të Kuvendit, kryetari Dimal Basha i ka kërkuar propozimet e partive politike për pesë nënkryetarë të Kuvendit.

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës janë zgjedhur nënkryetarë të Kuvendit përmes një votimi në pako.

Më pas është votuar Emilija Rexhepi nga pakica joserbe.

Kur është kërkuar emri i kandidatit për nënkrytear nga pakica serbe, Lista Serbe e ka propozuar Sllavko Simiqin. Ai nuk i ka siguruar votat e domosdoshme, mirëpo subjekti politik ka insistuar vetëm në këtë emër.

Kryetari Basha, më pas, i ka shfrytëzuar dy mekanizmat debllokues, duke ndjekur procedurën e shortit dhe janë hedhur nga tri herë në votim tetë prej 10 pjesëtarëve të komunitetit serb, meqë dy deputetë kanë refuzuar të kandidohen.

Pavarësisht se asnjëri kandidat nuk i ka marrë votat e nevojshme, Basha ka ardhur në përfundim që Kuvendi është konstitutuar dhe që puna duhet të vazhdojë.

Mirëpo, Gjykata Kushtetuese e ka bërë të qartë se Kuvendi nuk konsiderohet i konstituuar, pa u zgjedhur edhe nënkryetari serb.

“Nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë nënkryetarin nga radhët e deputetëve të komunitetit serb, Kryesia e saj do të ishte e paplotë dhe jokushtetuese. Në këtë kontekst, zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb si anëtar i domosdoshëm i Kryesisë së Kuvendit, është parakusht për konstituimin e Kuvendit”.

Në një pikë të aktgjykimit, Gjykata ka përmendur se ekzistojnë raste kur Kuvendi do të mund të vazhdonte punën edhe pa i zgjedhur të gjithë nënkryetarët, mirëpo që ky nuk është as rasti dhe as nuk ka të bëjë me rrethanat konkrete, meqë procesi tani nuk është finalizuar për shkak të mosvotimit të shumicës së deputetëve të zgjedhur të Kuvendit për kandidatët e propozuar, qoftë të propozuar drejtpërdrejt ose përmes shortit.

Në aktgjykimin e plotë, Gjykata ka thënë se bazuar në Kushtetutë dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit, nënkryetari i Kuvendit nga komuniteti serb zgjedhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit, respektivisht 61 vota për, dhe propozimi bëhet me shkrim nga shumica e deputetëve nga radhët e komunitetit serb.

“Nga si më sipër, Gjykata nënvizon se propozimi për nënkryetar të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komuniteteve që nuk janë shumicë, në rastin konkret, të komunitetit serb, duhet që të bëhet nga shumica apo numri më i madh i deputetëve nga radhët e deputetëve të komunitetit serb”.

Në përbërjen e Kuvendit, Lista Serbe i ka nëntë ulëse që janë të rezervuara për komunitetin serb dhe një tjetër e ka fituar Nenad Rashiq nga partia serbe Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, i cili është edhe ministër në detyrë në Qeverinë e Albin Kurtit.

“Përfaqësimi i komuniteteve që nuk janë shumicë në strukturën e Kryesisë së Kuvendit, është garanci kushtetuese, në mënyrë që edhe komunitetet që nuk janë shumicë, respektivisht, komuniteti serb dhe komunitetet tjera që nuk janë shumicë, të përfshihen në funksionimin e plotë të Kryesisë së Kuvendit duke iu mundësuar atyre që të marrin pjesë në vendimmarrjen e Kryesisë së Kuvendit, në mënyrën e përcaktuar në Rregulloren e Kuvendit”, ka thënë mes tjerash Gjykata në arsyetimin e vendimit të marrë.

Pavarësisht se kanë kaluar muaj prej mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, Kosova vazhdon të mos i ketë institucionet e reja. Partitë më të mëdha shqiptare nuk kanë arritur pajtueshmëri për të çuar procesin përpara dhe për rrjedhojë Gjykata Kushtetuese është detyruar të dalë disa herë me aktgjykime.

Në zgjedhjet parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para dhe i ka fituar 48 ulëse në Kuvend. Partia Demokratike e Kosovës ka dalë e dyta me 24 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 20, pasuar nga Lista Serbe me nëntë dhe koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, me tetë të tilla.

Ulëset tjera janë të rezervuara për pakicat.

Faktori ndërkombëtar ka bërë disa herë thirrje që Kosova t’i formojë sa më shpejt institucionet e reja.

Më herët gjatë ditës, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë u ka bërë thirrje deputetëve që t’i respektojnë vendimet e Kushtetueses dhe të mos i kenë në plan të parë interesat partiake.

U vra në sallën e gjyqit, përfundojnë homazhet në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja, arkëmorti përcillet për në Shkodër

Kanë përfunduar homazhet në nder të gjyqtarit, Astrit Kalaja, i cili u vra  më 6 tetor në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit.

Homazhet u mbajtën në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ku morën pjesë figura politike dhe personazhe nga bota e drejtësisë.

Pas përfundimit të homazheve arkëmorti i gjyqtarit të vrarë do të përcillet për në vendlindjen e Kalasë në Shkodër, vendi ku do të prehet gjyqtari i vrarë. gsh

“Po zbatohen pikë për pikë detyrat që la Ramiz Alia në 1989”- Shpërthen ish-prokurori: Reforma në drejtësi ka dështuar! Është pjesë e Katovicës që pronarët të mos marrin pronat

Ish-prokurori Ervin Karanxha foli me tone të ashpra në Log. News24, lidhur me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit të Apelit pasditen e djeshme, nga një pjesëtar i një pale në proces gjyqi.


Karanxha theksoi se reforma në drejtësi ka dështuar, pasi pronarët e tokave ende sorrollaten dhe nuk gjejnë drejtësi për pronat e tyre.

Sakaq, thekson se kushtet në Apel janë të papranueshme dhe nuk mund t’i ngelet faji një roje sigurie që ka lënë të futet në Gjykatë një njeri i armatosur.

Ervin Karanxha: Kur shteti nuk ruan me siguri gjyqtarin është goditje shumë e madhe për shtetin ligjore dhe për këtë propagandë jo shtet, jo reforma. Reforma në drejtësi ka dështuar. Zero. Është bërë pjesë, e Katovicës. Sepse përfaqësuesit e pronarëve, ky ka qenë qëllimi i Katovicës pronarët të mos marrin pronat. Po zbatohen pikë për pikë dhe detyrat që janë marrë në 89 nga fjalimi i famshëm i Ramiz Alisë.

Në apel është mbledhur gjithë Shqipëria. Janë shumë gjyqtarë mangët. Kushtet janë jashtë standardeve sallën e gjyqit, gjyqtari hyn me palët. Nuk ka hyrje. Është jashtë kushteve teknike. Njerëzit dhe gjyqet vijnë vërdallë. Aty dyndet gjithë Shqipëria. Si mundet një roje tek pull të bëjë sigurinë aty?!

U investua mld dollarë në reformën në drejtësi dhe nuk ke asnjë godinë të re. Ku do hyjnë njerëzit, gjyqtarët, palët e viktimës. Aty futen bashkë. Mund të kërcasë dhe grushti. Gjykata e Apelit është jashtë kushteve teknike. Aty vetëm punohet rifurxho. Është problem i thellë. gsh

Pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, Dhoma e Avokatisë shpall bojkot kombëtar më 9 dhe 10 Tetor

Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë ka reaguar me shqetësim të thellë pas ngjarjes tronditëse të ndodhur një ditë më parë në sallën e gjyqit të Gjykatës së Apelit, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja gjatë ushtrimit të detyrës.

Në një deklaratë zyrtare, Komiteti e cilëson këtë ngjarje si “më të rëndën dhe të paprecedentë që ka ndodhur ndonjëherë në sistemin e drejtësisë në vend”. Si reagim ndaj kësaj ngjarjeje tragjike dhe për të ngritur zërin për sigurinë e aktorëve të drejtësisë, Dhoma e Avokatisë ka vendosur bojkot kombëtar të të gjitha proceseve gjyqësore dhe hetimore, përfshirë ato penale, civile dhe administrative, në datat 9 dhe 10 Tetor 2025.

Ky bojkot, siç thuhet në vendimin e miratuar njëzëri nga Komiteti Drejtues, është një thirrje publike ndaj institucioneve shtetërore dhe shoqërisë shqiptare, për të garantuar sigurinë dhe integritetin fizik të gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve në kryerjen e detyrës së tyre.

“I bëjmë thirrje opinionit publik, politikës shqiptare, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe të gjitha palëve të ndërgjegjshme që të reagojnë me përgjegjësi maksimale për të siguruar jetën dhe shëndetin e përfaqësuesve të drejtësisë,” thuhet në deklaratën e firmosur nga Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maksim Haxhia.

Sakaq, vendimi i bojkotit nuk do të zbatohet për masat e sigurimit në procesin penal, të cilat do të vijojnë normalisht për të garantuar të drejtat themelore të qytetarëve. bw

“Rama i sulmonte me emër e mbiemër”, Braho: Në Kolumbi gjykatësit rrinin me maska, por s’ka ndodhur atentat si ai në Apel

Avokati Ledio Braho, në një bisedë për programin informativ në News24 theksoi se atentat si ai i djeshmi në Gjykatën e Apelit nuk ka ndodhur edhe në Kolumbinë e viteve 80’, kur gjyqtarët e bënin me maska procesin gjyqësor, për mos u identifikuar nga kartelet e kokainës.

Ai tha se Rama i ka sulmuar me emër dhe mbiemër gjyqtarët, dhe sipas tij, kryeministri ka publikuar vendime gjykate që nuk arrin t’i kuptojë. Sipas tij, një rrjedhë e tillë ngjarjesh tregon se situata në vend nuk është normale.

Ledio Braho: Ngjarje që nuk ka ndodhur asnjëherë. Është hera e parë që ndodh në sallën ë gjyqit, kur gjyqtari ka shpallur vendim me togën e gjyqtarit. Po ta krahasojmë edhe me Kolumbinë e viteve 80’ kur gjyqtarët bënin një proces gjyqësor me maska për shkak të ruajtjes së anonimatit, as atje nuk janë vrarë gjyqtarë. Ndërkohë që në Shqipërinë e vitit 2025 vritet një gjyqtar në sallën e gjykimit. Nuk ka asnjë arsye që të ekzekutohet një gjyqtar. Lexoj mijëra komente që i japin të drejtë vrasësit dhe mendoj që është faji i një gjyqtari apo të tjerëve që sistemi është në këtë gjendje.

Është e pa konceptueshme që një shoqëri e tërë të sulmojë sistemin e drejtësisë. Deri këtu është bërë dhe çështje tradite që kushdo që nuk është i kënaqur me një vendim gjykate.

Dhe duke nisur që nga kryeministri, që sulmon me emër mbiemër gjyqtarë. Sulmon duke publikuar vendime gjykate që as nuk i kupton dhe i publikon në faqe Facebook dhe i ka quajtur gjyqtarët në mish për top. Tregon se situata nuk është aspak normale. bw

Kandidimi i Florjan Binajt për Tiranën- Fatos Lubonja: Ndjenjë pozitive e opozitës për t’u bashkuar

Në rubrikën informative të drekës në News24 ishte i ftuar analisti Fatos Lubonja i cili diskutoi për zgjedhjen e aktorit Florjan Binaj si kandidat për kryetarin e Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e pjesshme më 11 nëntor.

Ai tha se këtë ngjarje shikon si një ndjenjë pozitive e opozitës, për tu ribashkuar. Lubonja shtoi më tej se kandidati duhet të jetë i besueshëm për të gjithë, dhe se mund të jetë edhe një provë e cila rezultati do të shikohet në fund.

“Ka shumë faqe kjo ngjarje për ta komentuar. Atë e shikoj si një ndjenjë pozitive e opozitës për t’u bashkuar bashkohen. Për hir të mirës së Tiranës , apo për kryeministrin Rama. Gjithashtu përveç pozitivitetit , unë shikoj edhe një dështim. Nxjerrin një figurë, e cila nuk merr përgjegjësitë e mëdha. Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti mund ta kishin bërë këtë hap. Ne duhet të bëjmë një analizë se pse ne kemi nevojë të hapemi. Kam përshtypjen dhe se sa besnik është njëra palë ose tjetri për opozitën. Kandidati duhet të jetë i besueshëm për të gjithë. Unë do i kisha këshilluar që kandidati të ruajë atë pjesën e komikut por duke bërë politikanin. Mund të them se është një provë që rezultatin do ta shikojmë në fund. Rama ka kapur sistemin dhe  mund të vendosi edhe një kandidat të dobët. Si ka mundësi që Rama fiton edhe kur dalin edhe disa skandale? Nuk është çështje e një kandidati të mirë apo të keq, por është regjimi. Edhe sikur Rama të kandidonte vetë do të rrëzohej nga sistemi që ka ngritur vetë”, tha Lubonja.

Gjatë fjalës së tij në studio, Lubonja u ndal edhe tek artikulimi i emrit të tij si kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Ai theksoi se do të hezitonte të hynte në zgjedhje pasi nuk do të bënte fasadën sikur Shqipëria është në demokraci.

“Njeriu ka shumë arsye për të hyrë në kandidim apo jo. Unë do të hezitoja të hyja pasi do të dal të bëj fasadën sikur Shqipëria është në demokraci. Unë do të hyja vetëm për ta provuar pasi nuk do të bëja fasadën e Ramës”, përfundoi Lubonja. bw

“Spastrim etnik i serbëve në Kosovë”, MEPJ reagon për deklaratën e Beogradit: Akuza të pabaza! Mos ngatërroni agresorët me viktimën

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë shpreh keqardhjen e thellë për deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Republikës së Serbisë, të datës 4 tetor 2025, e cila përpiqet të rikthejë hijet e së shkuarës mbi një rajon që po përpiqet të ecë drejt së ardhmes. Në këtë deklaratë ngrihet një seri akuzash dhe pretendimesh të pabaza, të cilat Shqipëria i hedh poshtë me forcë dhe vendosmëri.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë e gjen me vend t’i kujtojë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë disa të vërteta historike, që lidhen me shkaktarët e vërtetë të ngjarjeve tragjike të vitit 1999, ngjarje që sollën vrasje, spastrime etnike dhe dëbimin me forcë të rreth një milion shqiptarëve të Kosovës nga shtëpitë e tyre.

Është për të ardhur keq që deklarata e Ministrisë së Jashtme të Serbisë mbështetet ende mbi një Raport tashmë të diskredituar të Dik Martit, kur faktet e hetuara nga autoritetet vendase dhe ndërkombëtare kanë dëshmuar qartë se pretendimet e ngritura aty janë një fabrikim i pastër, pa asnjë provë faktike.

Këto të pavërteta, të njohura ndërkombëtarisht si përpjekje për të njollosur imazhin e Shqipërisë dhe të Kosovës, nuk mund të përdoren më për t’iu shmangur përgjegjësisë së historisë. Historia nuk rishkruhet me retorikë, ajo mbahet mend me përgjegjësi.

Në këtë kontekst, çdo përpjekje për të përmbysur të vërtetën dhe për të ndërruar rolet e viktimës me të agresorit është e papranueshme dhe bie ndesh me çdo frymë të paqes e pajtimit që rajoni ynë kërkon e meriton.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë shpreh bindjen e thellë se rajoni ynë ka nevojë për pajtim, respekt të ndërsjellë dhe bashkëpunim të sinqertë në frymën e fqinjësisë së mirë, jo për rikthim tek gjuha e akuzave e viktimizimit.

Vetëm kështu mund të çlirohemi përfundimisht nga hijet e së shkuarës dhe të ndërtojmë së bashku një të ardhme në paqe, siguri dhe prosperitet një Ballkan të bashkuar në familjen tonë evropiane, ku përkasim nga rrënjët dhe aspiratat.

Shqipëria ka qenë dhe do të mbetet e gatshme për një bashkëpunim gjithëpërfshirës rajonal, në frymën e miqësisë së mirë, dinjitetit dhe përgjegjësisë ndaj qytetarëve tanë. bw

Në Serbi arrestohen dy shtetas të Bosnjës “me boks metalik dhe simbole të flamurit shqiptar”

Në njoftimin e MUP-it serb thuhet se te M.S. u gjetën një boks metalik dhe një mbulesë telefoni me simbole të flamurit shqiptar.

 

Radio Evropa e Lirë

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njoftoi se, mbrëmjen e 6 tetorit, në Parkun e Pionierëve në Beograd u identifikuan dhe ndaluan dy shtetas të Bosnje e Hercegovinës – M.S. (30) dhe S.R. (22) – të cilët nuk kishin vendbanim të regjistruar në territorin e Serbisë.

Sipas njoftimit, te M.S. u gjetën një boks metalik dhe një mbulesë telefoni me simbolet e flamurit shqiptar.

Ndaj tyre do të ngrihet padi për kundërvajtje sipas Ligjit për të Huajt, ndërsa kundër M.S. do të ngrihet edhe padi për kundërvajtje sipas Ligjit për Armët dhe Municionet.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë nuk tha nëse personat e ndaluar kishin pasur ndonjë kontakt me ata që ishin të mbledhur në Parkun e Pionierëve në Beograd.

Në këtë park, që gjendet para Parlamentit të Serbisë, grupe njerëzish kanë bllokuar një nga rrugët më të ngarkuara, për më shumë se katër muaj.

Kjo është bërë nga mbështetës të Partisë Përparimtare Serbe në pushtet, për t’iu kundërvënë protestave antiqeveritare që vazhdojnë në Serbi që nga nëntori i vitit të kaluar.

Agron Shehaj kundër emrit të Florian Binajt: Si mund të shkojmë në zgjedhje pa ditur se kush është kandidati më i mirë? Kjo është e papranueshme

Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka shprehur kundërshtinë ndaj mënyrës si Partia Demokratike shpalli Florian Binajn si kandidatin për Bashkinë e Tiranës, duke e quajtur procesin jo serioz dhe të paqartë.


Sipas Shehajt, opozita duhej të zgjidhte kandidatin më të mirë përmes një sondazhi transparent, dhe jo të vendoste në mënyrë të njëanshme.

Ai theksoi se nuk kishte pasur asnjë kontakt me Sali Berishën dhe se komunikimi ndërpartiak u ndërpre në momentin që PD shpalli kandidatin pa konsultim me partitë e tjera opozitare.

Agron Shehaj: Qëllimi ynë nuk ishte të impononim emrin e kandidatit, por të zgjidhnim kandidatin e duhur. Mënyra më e mire është realizmi i sondazhit. Si mund të merret ky vendim ? Si mund të shkojmë ne në zgjedhje pa ditur se kush është kandidati më i mirë Kjo është e papranueshme.

“Nuk kam pasur asnjë kontakt me Berishën. Është kërkuar pasi është shapllur kandidati. E merrni me mend vetë, se sa serioze është një takim pasi Partia Demokratike ka dalë zyrtarisht me një kandidat.
Komunikimin nuk e ndërpremë ne. Komunikimin, le të themi, përpjekjet tona për të dalë me një kandidatë, të mbështetur nga të gjitha forcat opozitare, mbaroi momentin kur kryetari i Partisë Demokratike ka dalë vetëm me një kandidatë. Ky është kandidati që ne do mbështesim. Tani nuk ka kuptim që ne të vazhdojmë të diskutojmë, se nuk mund të pretendojmë që Partia Demokratike, të ndërrojë mendim dhe të thotë “jo tani do vazhdojmë me këtë kandidatë” .
E përseris edhe njëherë, qëllimi ynë, e kemi thënë që ditën e parë, nuk ishte që ne të impononin emrin. Nuk na interesonte emri. Ne na interesonte që të kishim një proces që të kishim kandidatin më të mirë, për t’i dhënë Tiranës një kryetar bashkie të pakorruptuar. Kjo ka vetëm një mënyrë për t’u bërë, siç bëjnë të gjitha partitë perëndimore, kur duan të zgjedhin kandidatin më të mirë, është të bësh një sondazh.
Vetëm nëpërmjet sondazhi je i sigurt që kandidati që ti po nxjerr është më i miri.
Ne nuk mund ta dimë. Ne nuk mund ta bëjmë me hamendje, nëse ky është më i miri ose nëse ai tjetri është më i keqi. gsh

Presidentja Osmani akuzon Vuçiqin se tentoi ta prishte takimin e Bërdo-Brionit

Liderët e Ballkanit Perëdimor mblidhen në Durrës të Shqipërisë për Samitin Bërdo-Brioni, 6 tetor.

 

Radio Evropa e Lirë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, akuzoi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se tentoi “të prishte takimin” e Bërdo-Brionit që u mbajt në Durrës, por shtoi se në fund udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor me unanimitet miratuan një deklaratë të përbashkët të samitit.

Pas samitit, Osmani tha për transmetuesin publik shqiptar se Vuçiq, iu drejtua samitit me “ofendime dhe arrogancë”.

“…natyrisht që për çdo propagandë që Vuçiqi synonte të prezantonte para pjesëmarrësve, ne si Republikë e Kosovës kishim argumentet tona të fuqishme, argumente në anën e së drejtës dhe argumente të cilat janë fuqizuar e mbështetur edhe nga e drejta ndërkombëtare, nëpërmjet mendimeve të GJND-së”, tha Osmani, duke iu referuar vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që vendosi se me shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 2008 nuk ishte shkelur ligjin ndërkombëtar.

Serbia refuzon ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe e konsideron shtetin pjesë të saj.

Gjatë samitit, sipas Osmanit, Vuçiq u ankua edhe për marrëveshjen në fushën e mbrojtjes që Kosova, Shqipëria dhe Kroacia kanë arritur në mars të këtij viti.

“Ai [Vuçiq] mori rikonfirmimin tonë të përbashkët që kjo shënon një bashkëpunim që ka për qëllim mbrojtjen tonë dhe përgjigja ime ishte që në tërë historinë e ekzistencës sonë si komb ne asnjëherë nuk e kemi sulmuar askënd, s’e kemi pushtuar askënd, por gjithmonë e kemi mbrojtur dhe do të vazhdojmë ta mbrojmë integritetin tonë territorial. Aleanca tona janë aleanca mbrojtëse për të na mbrojtur nga rreziqet që na vijnë nga të tjerët. Për Kosovën, rreziku na vjen nga Serbia kështu që ne do të vazhdojmë ta fuqizojmë ushtrinë tonë”, tha Osmani.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha për mediat se gjatë takimit në Durrës kishte pasur përplasje me Osmanin kur u diskutua për integritetin territorial, që sipas tij, çdokush e interpreton siç do.

“Imagjinoni kur Vjosa Osmani vjen dhe flet për integritetin territorial dhe mbrojtjen e integritetit territorial. Të rrotullohet stomaku dhe të gjithë e dëgjojnë dhe tundin kokën… Prandaj, unë ia kujtova ditët e saj të turizmit në Kombet e Bashkuara, i urova që të ketë më shumë turizëm në jetën e saj dhe kjo ishte”, tha Vuçiq.

Udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor u mblodhën të hënën në Durrës të Shqipërisë për Samitin rajonal Bërdo-Brioni, duke zhvilluar bisedime për të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian (BE).

Duke folur në hapje të seancës plenare të këtij tubimi, presidenti i Shqipërisë si mikpritës i ngjarjes, Bajram Begaj, tha se Tirana e mbështet dialogun rajonal, me fokus bashkëpunimin dhe procesin e integrimit evropian.

“Për ne bashkëpunimi rajonal mbetet instrumenti kryesor i integrimit të rajonit në BE. Duhet të vazhdojmë t’i shkëmbejnë përvojat dhe njohuritë tona për të pasur rezultate akoma më të prekshme nga ky proces i Bërdo-Brionit”, tha Begaj.

Tema e samitit të sivjetshëm ishte “Interesa të përbashkëta, angazhim i përbashkët për një të ardhme të përbashkët: Së bashku drejt BE-së”.

Takimi u përqendrua në të ardhmen evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në forcimin e bashkëpunimit rajonal, posaçërisht në Planin e Rritjes së BE-së për rajonin.

Derisa Kosova ngel vendi i vetëm nga rajoni që ende nuk e ka statusin e vendit kandidat për në BE, Shqipëria ka shënuar përparim të madh kohëve të fundit duke i hapur shumicën e kapitujve të negociatave për anëtarësim, me vendet e tjera që kanë ngecur në këtë pikë.

Pas samitit, Osmani tha se procesi i anëtarësimit në BE nuk bazohet në merita, sepse, po të ishte kështu, tha ajo, Kosova “do të ecte shumë përpara dhe tani do të ishim shumë afër anëtarësimit. Por, fatkeqësisht, zhvillimet politike në disa shtete anëtare po e bllokojnë këtë”.

Sa i përket Planit të Rritjes së BE-së, një paketë prej 6 miliardë eurosh e miratuar më 2023, të gjitha vendet e rajonit i kanë pranuar mjetet e para, ndërsa Kosova dhe Bosnja ende jo.

Kosovës po i kushton mungesa e një Kuvendi të ri, pas zgjedhjeve të shkurtit, pasi i duhet ta ratifikojë marrëveshjen e nevojshme fillimisht, ndërsa Bosnja s’e ka dorëzuar ende agjendën e kërkuar të reformave tek autoritetet evropiane.

Kosova është përfaqësuar nga presidentja Vjosa Osmani në këtë samit, ku morën pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ai i Malit të Zi Jakov Milatoviq, anëtarët e Presidencës së Bosnjës, si dhe presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silianovska-Davkova.

Samiti u zhvillua në një moment kyç për Ballkanin Perëndimor, ku përveç temës së integrimit evropian, u trajtuan edhe çështje që lidhen me forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ruajtjen e stabilitetit politik në rajon.

Ky samit gjithashtu i solli Osmanin dhe Vuçiqin përballë për herë të parë pas një shkëmbimi akuzash ndaj njëri-tjetrit kohëve të fundit në lidhje me sigurinë në rajon.

Osmani tha në fundjavë se “thirrjet e pamatura” të presidentit serb për luftë janë jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë së kohëve të fundit.

Reagimi i Osmanit erdhi pasi Vuçiq tha të premten se “të gjithë po përgatiten për luftë” dhe se Kosova po “përpiqet ta përdorë këtë kohë para luftës” për t’i bindur shumicën e shteteve evropiane dhe vendet e NATO-s t’ia mbajnë anën Prishtinës.

Edhe Vuçiq po i referohej komenteve të mëparshme të presidentes kosovare kur foli për luftën, pasi javën e kaluar në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Danimarkë, Osmani i kishte bërë thirrje Evropës t’i parandalojë “taktikat agresive dhe destabilizuese” të Serbisë ndaj fqinjëve të saj.

Takimi po organizohet nga presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, dhe presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, dy prej nismëtarëve të samitit, nën udhëheqjen e presidentit shqiptar Begaj, si nikoqir i takimit në Durrës.

Kjo nismë rajonale, e nisur në vitin 2013 nga Sllovenia dhe Kroacia, synon të forcojë dialogun dhe bashkëpunimin mes vendeve të rajonit, si dhe të lehtësojë përpjekjet e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Florian Binaj kandidat i PD-së dhe opozitës në zgjedhjet për Bashkinë Tiranë, Sali Berisha zbulon arsyet: Është personalitet

Florian Binaj do të jetë kandidati që mbështetet nga Partia Demokratike për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një deklaratë për media nga selia blu, u shpreh se Binaj është një artist që mbron kauzat e qytetarëve.

“Ftoj aleatët dhe opozitarët, qytetarët, të mbështesin këtë kandidaturë si një kandidaturë që i bë nder çdo qytetari dhe kryeqytetit të vendit”, tha ai.

Berisha: Jam sot këtu për t’u informuar ju dhe qytetarët e Tiranës, dhe mbarë Shqipërisë, se midis kandidaturave shumë të mira që kanë ardhur direkt nga drejtues dhe personalitete të PD, tashmë të bëra publike, për të cilat unë kam vlerësimin më të madh, kandidaturave realisht të personaliteteve të pavarura nga fusha të ndryshme, nga Shqipëria dhe nga diaspora, PD duke falënderuar me mirënjohje secilin prej atyre që vendosi të paraqesë kandidaturën e tij në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe përballjen me të keqen e këtij vendi, që është Edi Rama, informon se grupi i mandatuar nga PD do u paraqesë aleatëve tanë mendimin dhe sugjerimin që të mbështesim së bashku artistin e mirënjohur, personalitetin e shquar të artit, luftëtarin e paepur të kauzave të qytetarëve shqiptarë, komunikatorin e talentuar, e lindur, zotin Florjan Binaj.

Shpresoj që aleatët, opozitarët, të bashkohemi në këtë mbështetje ndaj një personaliteti me reputacion të gjerë, tek i cili gjejnë veten më shumë se kushdo tjetër të përfaqësuar, qytetarët e Tiranës.
Ai ishte për vite e vite me radhë, yll apo superyll i shfaqjes më të shikuar të vendit dhe në çdo rol, interpretimi i tij ishte më i pëlqyeri, ishte i përsosur.
Florian Binaj është nga ata artistë që konsideron kauzat qytetare si kauzat e tij.
Dhe të gjithë ju jeni dëshmitarë të betejave që ai ka bërë së bashku me të tjerë në mbrojtje të këtyre kauzave.
Ai, së bashku me bashkëpunëtorë, me ekip, kanë ndërtuar dhe paraqesin një nga emisionet investigative më të shikuara, Piranjat, të cilat Edi Rama, i tmerruar, i përzuri nga televizioni ABC dhe u zhvendosën tek televizioni SYRI.
Pra, mund të themi se në këtë kontekst, Florian Binaj, së bashku me ekipin drejtues të Piranjave dhe stafin, janë në linjën e parë të luftës kundër korrupsionit.
Kundër kësaj dukurie shkatërrimtare për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Ndaj dhe njëherë ftoj aleatët dhe të gjithë opozitarët, ftoj qytetarët të mbështesin këtë kandidaturë si një kandidaturë që i bën nder çdo qytetari dhe kryeqytetit të vendit”, tha ai.

Kreu i PD Sali Berisha, i pyetur në lidhje me personin apo grupin që do të drejtojë fushatën elektorale në Tiranë, tha se kjo është në dorën e kandidatit që PD do të mbështesë, pra Florian Binaj.

Berisha u shpreh megjithatë se PD dhe opozita janë të gatshëm që të vënë në dispozicion të gjithë potencialet që kandidatit do t’i nevojiten.

Sali Berisha: Asnjë hap nuk mund të ndërmerret pa kandidatin, dhe do të jetë kandidati që do të kërkojë ndihmën nda forca jonë politike dhe nga forca të tjera të opozitës. Të gatshëm të angazhojmë të gjithë potencialet tona që kandidati gjykon se i shërbejnë fitores së tij. bw

Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Durrës për Samitin Bërdo-Brioni

Liderët e Ballkanit Perëdimor gjatë samitit të vitit të kaluar në Tivar

 

Radio Evropa e Lirë

Udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen sot në Durrës të Shqipërisë për Samitin rajonal Bërdo-Brioni, për të zhvilluar bisedime për të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian (BE).

Tema e samitit të sivjetshëm do të jetë “Interesa të përbashkëta, angazhim i përbashkët për një të ardhme të përbashkët: Së bashku drejt BE-së”.

Takimi do të përqendrohet në të ardhmen evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në forcimin e bashkëpunimit rajonal, posaçërisht në Planin e Rritjes së BE-së për rajonin.

Derisa Kosova ngel vendi i vetëm nga rajoni që ende nuk e ka statusin e vendit kandidat për në BE, Shqipëria ka shënuar përparim të madh kohëve të fundit duke i hapur shumicën e kapitujve të negociatave për anëtarësim, me vendet e tjera që kanë ngecur në këtë pikë.

Sa i përket Planit të Rritjes së BE-së, një paketë prej 6 miliardë eurosh e miratuar më 2023, të gjitha vendet e rajonit i kanë pranuar mjetet e para, ndërsa Kosova dhe Bosnja ende jo.

Kosovës po i kushton mungesa e një Kuvendi të ri, pas zgjedhjeve të shkurtit, pasi i duhet ta ratifikojë marrëveshjen e nevojshme fillimisht, ndërsa Bosnja s’e ka dorëzuar ende agjendën e kërkuar të reformave tek autoritetet evropiane.

Kosova do të përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani në këtë samit ku pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviç, anëtarët e Presidencës së Bosnjës, si dhe presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova.

Samiti vjen në një moment kyç për Ballkanin Perëndimor, ku përveç temës së integrimit evropian, do të trajtohen edhe çështje që lidhen me forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ruajtjen e stabilitetit politik në rajon.

Ky samit gjithashtu i sjell Osmanin dhe Vuçiqin përballë për herë të parë pas një shkëmbimi akuzash ndaj njëri-tjetrit kohëve të fundit në lidhje me sigurinë në rajon.

Osmani tha në fundjavë se “thirrjet e pamatura” të presidentit serb për luftë janë jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë së kohëve të fundit.

Reagimi i Osmanit erdhi pasi Vuçiq tha të premten se “të gjithë po përgatiten për luftë” dhe se Kosova po “përpiqet ta përdorë këtë kohë para luftës” për t’i bindur shumicën e shteteve evropiane dhe vendet e NATO-s t’ia mbajnë anën Prishtinës.

Edhe Vuçiq po i referohej komenteve të mëparshme të presidentes kosovare kur foli për luftën, pasi javën e kaluar në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Danimarkë, Osmani i kishte bërë thirrje Evropës t’i parandalojë “taktikat agresive dhe destabilizuese” të Serbisë ndaj fqinjëve të saj.

Takimi po organizohet nga presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, dhe presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, dy prej nismëtarëve të samitit, ndërkaq do të drejtohet nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, si nikoqir i takimit në Durrës.

Kjo nismë rajonale, e nisur në vitin 2013 nga Sllovenia dhe Kroacia, synon të forcojë dialogun dhe bashkëpunimin mes vendeve të rajonit, si dhe të lehtësojë përpjekjet e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Zgjedhjet në Tiranë, Adriatik Lapaj mbështet kandidatin Florian Binaj: Shqipëria vlen mbi partinë!

Partia Shqipëria Bëhet ka deklaruar se në zgjedhjet që do të mbahen në Tiranë më 9 nëntor, do të mbështesë kandidaturën e Florian Binajt.

Në një postim në rrjetet sociale, Adriatik Lapaj shkruan se edhe më parë kishin bërë me dije që për shkak të rrethanave ku mbahen këto zgjedhje, kandidatura për kryebashkiakun e ri të Tiranës duhet të vinte nga nga radhët e qytetarëve të angazhuar dhe jo nga marrëveshjet e partive politike.

Postimi i plotë:
Dy ditë më parë propozuam që kandidatët për bashkitë në këto zgjedhje për shkak të situatës së jashtëzakonshne duhet të vinin nga radhët e qytetarëve të angazhuar dhe jo nga marrëveshjet e partive politike.
Deklaruam se do të mbështesnim një prej kandidatëve të pavarur që do të shpallnin kandidimin në këto zgjedhje.
Duke shprehur vlerësimin për të gjithë ata që janë deklaruar, kryesia e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” ka vendosur që në Bashkinë Tiranë të mbështesë kandidatin e pavarur Florjan Binaj.
Ky vendim bazohet te vullneti ynë i mirë dhe bindja që Shqipëria vlen mbi partinë. bw

Nis sot në Shqipëri viti i ri akademik, studentët iu drejtohen auditorëve

Në të gjithë universitetet e vendit studentët nisën sot vitin e ri akademik 2024-2025.

Ndërkohë që këtë vit vijon ende raundi i dytë i regjistrimeve në universitete, i cili ka nisur më 29 shtator dhe do të zgjasë deri më 8 tetor, në 5 faza 48-orëshe. Ndërsa raundi i tretë zhvillohet nga data 13 tetor deri më 24 tetor 2025.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Qytet Studenti, ku bëri me dije se këtë vit do të akomodohen 700 studentë më shumë se vitet e tjera.

“MIRËMËNGJES dhe nga Qyteti Studenti, ku me nisjen e vitit të ri akademik do të akomodohen afro 5 mijë studentë të Universitetit të Tiranës, rreth 700 më shumë se vitin e kaluar, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan ai. bw

“Jam i lumtur që PD kuptoi se duhet një kandidat jashtë partive”- Agron Shehaj: Të nxjerrim disa emra dhe e gjithë opozita të pajtojë një kompani sondazhesh

Kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj foli pasditen e sotme për News24, lidhur me kandidatin e përbashkët për zgjedhjet e pjesshme të Tiranës, ku PD, aleatët përfshirë Mundësia do dalin me një emër jashtë partiak.


Shehaj u shpreh i lumtur që PD-ja sipas tij kuptoi se tashmë duhet dalë me një kandidat jo partiak për të maksimalizuar votat.

“Sigurisht jam i lumtur, për këtë gjë. Kjo tregon se realisht kemi të gjitha partitë opozitar që kanë pranuar këtë formulë kanë dëshirë të dalim me një kandidat që i afrohet fitores pavarësisht se jemi të vetëdijshëm se është e vështirë. Pozitivisht, më bëhet qejfi që edhe dje i bëri thirrje kandidatëve të tjerë të shfaqin interesin e tyre.”

Më tej Shehaj tha se duhet opozita duhet të një kandidat që maksimalizon votat.

“Janë kandidatët që plotësojnë kushtet dhe jam i lumtur që kanë shpallur interesin. Sa më shumë të jenë aq më shumë mundësi ka. E rëndësishme që nxjerrim kandidatin që ka më shumë shanse në zgjedhjet e ardhshme. Mund ta bëjmë në mënyrë transparente dhe perëndimore të mundshme.”

Sakaq, fton të gjithë aleatët opozitarë të pajtojnë një kompani të huaj sondazhesh që do tregoj nga sondazhi cili kandidat ka mundësi të fitojë përballë Ogerta Manastirliut.

“Unë ftoj partitë opozitare që duan të mbështesin një kandidat jashtë partive dhe të pajtojmë një kompani të huaj që të na thotë se cili kandidat ka mundësi të fitojë. Mënyra më e drejtë për të maksimalizuar mundësitë e opozitës. Dy ditë janë më se të mjaftueshme. Shumë do thonë se nuk ka kohë, dy ditë nuk janë pak. Mazhoranca na ka vënë në kushte që fushata do zgjasë pak javë. Mënyra e duhur për të marrë vendimin e saktë, vetëm kjo është një sondazh profesional.”

Shehaj u shpreh se kjo ide për kandidat jashtë partiak erdhi pasi opozita prej kohësh nuk po korr fitore dhe tashmë duhet prodhuar diçka e re.

“Kam 3 muaj që kam hedhur idenë e kësaj formule. Edhe nëse jemi me vonesë përgjegjësitë nuk i gjeni te unë. Opozita do jetë gjithmonë në vështirësi nga mazhoranca. Në kushte të vështira do jemi. Me gjithçka do jemi të kufizuar. Do shfrytëzojmë hapësirat që kemi.

Kemi 12 vjet që prodhojmë të njëjtën produkt. Është e pamohueshme që PS mri49 % të votave. PD mori 33-34%, pastaj jemi ne 6% pastaj partitë e tjera. Është e qartë se nëse vazhdojmë të njëjtën betejë në të njëjtën formë dhe me të njëjtët njerëz. Duhet të prodhojmë diçka të re. Askush nuk duhet të kompleksohet.

Çdo gjë që po bëjmë po e bëjmë në mënyrë, jam i lumtur që PD-ja më në fund kuptoi se nuk mund të nguli këmbë si ka vazhduar këto vjet. Dhe kuptoi se duhet një kandidat jashtë partive politike.’

EMRAT- Çmontohet karteli italo-shqiptar i drogës në Leçe! 13 shqiptarë mes 29 të arrestuarve, tonelata droge nga Shqipëria në Spanjë

Një megaoperacion është zhvilluar nga Guardia di Financa dhe Antimafia e Leçes më 2 tetor, duke çmontuar një organizatë narkotrafiku italo-shqiptare, që operonte në kalimin e tonelatave me drogë nga Shqipëria në Itali dhe më pas në Spanjë dhe anasjelltas.


Të paktën 29 persona janë arrestuar dhe vendosur nën akuzë, mes tyre edhe gra, ku shumica janë familjarë dhe bosët emra të njohur.

Baza kryesore e organizatës ishte në Salento, ndërsa në operacion morën pjesë qindra forca dhe u sekuestruan drogë, para dhe sende me vlerë prove materiale.

Hetimi zbuloi ekzistencën e grupeve të shumta kriminale, kryesisht të përbëra nga italianë dhe shqiptarë (përfshirë një spanjoll), të cilët dyshohet se drejtonin një rrjet kompleks trafikimi droge. Operacioni, i quajtur “Gioele”, i drejtuar nga Drejtoria Antimafia e Qarkut të Leçes, e cila koordinoi hetimin, vazhdoi drejtpërdrejt me paralajmërimet, pa kërkuar më parë një masë paraprake.

Hetimet kanë nisur që në kohën e Pandemisë Covid-19, nëpërmjet survejimeve, përgjimeve, arrestimeve sporadike dhe sekuestrimeve. Kontaktet e forta të mbajtura jashtë vendit, veçanërisht në Spanjë dhe Shqipëri, ishin thelbësore për të gjithë këtë.

Një pjesë e dosjes është në proces pasi hetimet kanë nisur që nga 2018, duke vijuar gjatë pandemisë dhe aktualisht me arrestime dhe sekuestrime të tjera në vijim, informon media italiane.

Kush janë të dyshuarit?

Të akuzuarit dhe të arrestuarit janë: Xhuljano Ajazay, një shqiptar 28-vjeçar, Claron Bajrusi, një 21-vjeçar nga Campi Salentina, Julian Beqiraj, një shqiptar 45-vjeçar, Laura Borioni, një 51-vjeçare banore e Romës (por me vendbanim në Milano), Stefano Brocca, një 48-vjeçar nga Roma, Luigi Buttazzo, një 69-vjeçar nga Castri di Lecce, Mauro Centonze, një 50-vjeçar nga Lecce, Cristian De Giorgi, një 43-vjeçar nga Lecce, Alfred Feta (i njohur edhe si Fredi), një shqiptar 56-vjeçar, me vendbanim në Vicchio (Firence).

Po ashtu dhe: Jeta Feta, 51-vjeçare shqiptare, Matteo Fracarolli (i njohur si Rolli), një 40-vjeçar nga Novellara (Reggio Emilia); Erion Kaloshi, 44-vjeçari shqiptar; Arjan Komini, 44-vjeçari shqiptar; Lulezim Kule (i njohur si Luli ose Jimmy), 49 vjeç shqiptar, banues në Monteprandone (Ascoli Piceno); Eltion Majkaj (i njohur si Elti), 37-vjeçari shqiptar; Alessandro Marchello (i njohur si Otto), një 52-vjeçar nga rrethi Castromediano i Cavallino.

Nën hetim janë edhe: Lusjan Mbole (i njohur si Lusi), një shqiptar 30-vjeçar, me banim në Lecce dhe Zagarolo (Romë); Xhjusild Osmenaj, një shqiptar 34-vjeçar; Francesco Prato, një 55-vjeçar nga Lecce; Nelm Sacaj, një shqiptar 28-vjeçar; Shkelqim Sinani (i njohur si Çimi), një shqiptar 48-vjeçar me banim në Copertino; Marco Scalise (i njohur si Shell), një 52-vjeçar nga Milano; Carlo Serio, një 51-vjeçar me banim në Ibiza, Spanjë, me banim në Torre Chianca, Lecce; që dyshohet edhe si bosi i kartelit, Joan Herrera Sotorres, një 43-vjeçar nga Barcelona (Spanjë); Endri Xhumbaraj, një shqiptar 33-vjeçar; Ervis Xhumbaraj (i njohur si Visi), një 47-vjeçar shqiptar, banues në Romë (por me shtëpi në Leçe).

Së fundi: Sheptim Xhepa (i njohur si Tmi), 43 vjeç shqiptar, banues në Leçe; Anila Zeqe, 51 vjeçe shqiptare, banuese në Castri di Lecce; dhe Kujtim Zeqe (i njohur si Jimmy ose Çimi), 53 vjeç shqiptar, banues në Leçe. Disa nga të akuzuarit nga Lecce po mbrohen nga avokatët Silvio Verri, Antonio Savoia, Americo Barba dhe Raffaele Benfatto.

Mbi 2.5 tonë drogë

Gjatë hetimit, të kryer nga GICO (Grupi i Hetimit të Krimit të Organizuar) i “Fiamme Gialle” dhe të përqendruar në një periudhë dyvjeçare, nga viti 2018 deri në vitin 2020, rreth tridhjetë persona u arrestuan në flagrancë dhe u sekuestruan gjithsej 2,677 kilogramë lëndë narkotike, përfshirë kokainë, heroinë, hashash dhe marihuanë, si dhe 4,975 litra vaj hashashi.

Operacioni çoi gjithashtu në sekuestrimin e 192,640 eurove në para të gatshme, së bashku me gjashtëmbëdhjetë makina dhe katër anije, të gjitha asete që besohet se kanë qenë instrumentale për aktivitetin e paligjshëm.

Sipas hetuesve, vlera e drogës, nëse do të ishte vendosur në treg, do të kishte gjeneruar fitime të paligjshme të vlerësuara për organizatat kriminale prej afërsisht 6 milionë eurosh.

Grupi i Lulzimit dhe Serios

Ndër aktorët kryesorë në hetim janë shqiptari Lulezim Kule, banor i rajonit Marche, dhe Carlo Serio nga Lecce. I pari besohet se ka qenë në krye, duke mbajtur kontakte midis Shqipërisë dhe Spanjës; kjo e fundit është terminali i saj i konsoliduar.

Serio besohet gjithashtu se është banor i Ibizës dhe është tashmë në gjyq për trafikim të ngjashëm si pjesë e hetimit ndaj klanit Pepe-Penza-Gagliardi, i cili u shfaq vitet e fundit si dominues në kryeqytet dhe zonat përreth.

Prandaj, Kule do të kishte ofruar mbështetje logjistike për furnizimin, transportin dhe ruajtjen e “mallrave” (kryesisht kokainës), duke përfituar nga bashkëpunimi i një tjetër vendasi të Leçes, Francesco Prato, dhe Roman Laura Borioni.

Ndërkohë, Serio – bashkëpunëtori i besuar i Kules – me përvojë të provuar në “sektor” dhe burime financiare, do të kthehej në Itali kur të ishte e nevojshme për të organizuar trafikimin, gjithashtu me mbështetjen e Alessandro Marchello (nga Cavallino), Marco Scalise (nga Milano) dhe Joan Herrera Sotorres (nga Spanja) për përpunimin e drogës para dorëzimit tek blerësit përfundimtarë.

Shumë më tepër sesa një kuriozitet: për prodhimin e kanabisit, banda do të kishte përdorur ekspertizën e Matteo Fracarolli nga Reggio Emilia, pronar i një kompanie që merret me kultivimin e bimëve për përpunimin e fibrave tekstile, nëpërmjet shtimit të kanabisit të lehtë, duke krijuar në mënyrë efektive një laborator të aftë për të prodhuar sasi të mëdha të drogës në një kohë të shkurtër.

Trafikët e tjerë

Një tjetër burrë nga Lecce që dyshohet se luajti një rol të rëndësishëm është Mauro Centonze, i cili, sipas dokumenteve, është i lidhur me vëllezërit shqiptarë Endri dhe Ervis Xhumbaraj, operativin e dytë në kryeqytetin e Salentos, dhe me Lusjan Mbole, me të cilin të dy janë të lidhur.

Ata dyshohet se krijuan një lidhje të vërtetë midis organizatave kriminale italiane dhe shqiptare, me Centonzen që bashkëpunonte duke ruajtur dhe shitur drogën, në disa raste duke drejtuar automjete të ngarkuara me “mallra” për të arritur në vendet e shkëmbimit.

Pastaj ishte grupi shqiptar i përbërë nga Alfred Feta, Arjan Komini, Shkelqim Sinanin dhe Kujtim Zeqe, me një tjetër bashkëpunëtor të dyshuar nga Salento, Luigi Buttazzo. Thuhej se ata ishin specializuar në tranzitin e narkotikëve nga bregu shqiptar, veçanërisht marihuanës dhe kanabisit, të destinuara për qendra të ndryshme italiane pasi ruheshin në provincën e Leçes.

Në veçanti, 69-vjeçari Buttazzo, një njeri i besuar i Zeqes (i cili jetonte gjithashtu në Lecce), dyshohet se ka siguruar punë në pikat e zbarkimit dhe ka ndihmuar në transportimin e drogës në një depo në marinën Torre Chianca. Prej andej, siç u përmend, substancat do të transportoheshin diku tjetër.

Krahas këtyre figurave të shquara, sipas hetimeve të urdhëruara nga Prokurori Publik Giovanna Cannarile, kishte edhe të tjerë që nuk u akuzuan për komplot për trafik droge, por për incidente individuale të trafikimit të drogës.

Disa janë identifikuar dhe për këtë arsye po hetohen, ndërsa të tjerë mbeten të panjohur.

“T’ua kthejmë bashkinë qytetarëve!”- Florian Binaj shpall kandidaturën për Tiranën: Partitë që duan ndryshimin, të na bashkohen

“Ta nxjerrim bashkinë nga gjendja në të cilën ndodhet për shkak të politikës dhe t’jua rikthejmë atë qytetarëve si një shtëpi për të gjithë ne”.

Me këto fjalë aktori i njohur Florian Binaj ka vendosur të shpallë kandidaturën e tij në zgjedhjet për kryetarin e ri të Bashkisë Tiranë, pas vendimit për shkarkimin nga detyra të Erion Veliajt.

Në një postim në rrjetet sociale, Binaj shkruan se vendimin për të kandiduar e kanë marrë nisur nga nevoja që Tirana ka për t’u drejtuar nga një figurë që nuk vjen nga partitë politike, ndërsa ka shpalosur edhe objektivat e tij nëse merr mjaftueshëm vota nga qytetarët dhe të drejtojë Tiranën për 2 vitet e ardhshme.

Postimi i plotë:
Të dashur mikesha dhe miq, qytetarë të ndershëm punëshumë e fjalëpakë të kryeqytetit të Shqipërisë. Si një artist i përfshirë në çështje publike me interes Kombëtar prej 22 vitesh, si një kryefamiljar, i rritur në një kryeqytet i cili ka shkatërruar shumëçka në emër të zhvillimit dhe që shumë pak gjëra kanë mbetur ende pa u bërë ish, nisur nga nevoja e menjëhershme për të pasur në drejtim të kryeqytetit një figurë e cila nuk është gjymtyrë e asnjë partie pasi e kemi parë në 34 vite që kjo mënyrë jo e drejtpërdrejtë nuk ka qënë frytëdhënëse në përmirësimin e cilësisë së jetës tonë. Na duhet një drejtues qytetar i zgjedhur nga qytetarët për qytetarët sepse asnjë nga ne nuk mund të presë më edhe 34 vite të tjera. Prandaj kam vendosur, të shpall kandidaturën time për Kryetar Bashkie të Tiranës duke dhënë gjithë veten time për të përfaqsuar sa më denjësisht çdo qytetare dhe qytetar, me apo pa parti, elektoratin gri por pa i ndarë njerëzit në krahë, por si të barabartë, sepse asnjë qytet dhe aq më tepër kryeqyteti, nuk mund ti shërbejë vetëm palës politike që e drejton. Unë besoj se kontributi im do i shërbejë edhe pse gjysëm mandati, shpresës dhe bashkimit, përmirësimit të jetës të të gjithë kryeqytetasve.
Uroj dhe shpresoj që të gjitha partitë politike qe duan vërtet ndryshimin pavarësisht ngjyrave të bashkohen me këtë nismë dhe të kenë besim tek qytetarët ashtu siç qytetarët kanë pasur besim tek ta.
Qëllimi im është, që së bashku, ta nxjerrim bashkinë nga gjëndja në të cilën ndodhet për shkak të politikës dhe t’jua rikthejmë atë qytetarëve si një shtëpi për të gjithë ne. Të rikthejmë besimin tek institucioni i bashkisë në shërbim të komunitetit!
Ftoj të gjithë qytetarët, intelektualët të majtë dhe të djathtë të na bashkohen.
Faleminderit. bw

Kundërshtojnë prishjen e bizneseve, banorët e 4 fshatrave në Vlorë: Do të mbrojmë pronat tona, duan t’ua japin oligarkëve

Banorët e fshatrave Tragjas, Orikum, Dukat dhe Radhimë në Vlorë janë ngritur kundër aksioneve të IKMT-së, të cilat, sipas tyre, synojnë prishjen e bizneseve vendase për t’u hapur rrugë projekteve turistike që favorizojnë oligarkë të lidhur me qeverinë.

 

Ata u mbledhën në një takim të përbashkët, të cilin e quajtën “Kuvendi Komunitar i Krahinës”, me qëllim kundërshtimin e prishjeve të bizneseve të tyre nga ana e IKMT-së.

Sipas organizatorëve, pas këtij aksioni qëndron një plan i qeverisë për t’i kaluar pronat e banorëve në duart e disa oligarkëve, përmes projekteve turistike.

“IKMT-në do ta thyejmë. Nëse duhet, edhe me përplasje fizike! Ky është vetëm fillimi,” – deklaroi organizatori i takimit, Edvioll Kulluri, ndërsa ftoi banorët të bashkohen në peticione dhe kallëzime penale, por edhe në rezistencë aktive.

Sipas banorëve, prishjet e paralajmëruara nuk kanë lidhje me ndërtimet pa leje, por me plane për t’u marrë tokat banorëve dhe për t’ua kaluar individëve me ndikim për ndërtimin e resorteve turistike.

Ata thanë se një grup i IKMT-së ka dhënë një afat verbal për largimin e bizneseve nga zona e Orikumit dhe Llogarasë deri në fund të tetorit, duke e quajtur këtë një veprim të paligjshëm dhe të pakoordinuar.

“Prishjet nuk bëhen për ndonjë shëtitore, por për resorte luksoze që do të përjashtojnë ne vendasit nga çdo mundësi zhvillimi ekonomik. Nuk jemi kundër zhvillimit, por kundër grabitjes me ligj!” – thanë të pranishmit.

Banorët gjithashtu denoncuan falsifikimin e certifikatave të pronësisë, duke pretenduar se toka u është marrë vendasve dhe regjistruar në emër të personave të lidhur me pushtetin.

Në përfundim të takimit, pjesëmarrësit firmosën një peticion për funksionimin zyrtar të Kuvendit Komunitar dhe ngritën grupe pune për të organizuar hapat e mëtejshëm të protestës.

Ata ranë dakord të rikthehen sërish ditën e diel, ku pritet të vendosin mbi format e rezistencës dhe aksionet e ardhshme kundër vendimeve të IKMT-së. Panorama

Pse PD vendosi të mbështesë të pavarurit? Berisha përmend rastin e Gjermanisë: Jo partiakët kanë rezultuar të suksesshëm

Kreu i PD, Sali Berisha, ka dhënë arsyetim se përse ka vendosur të mbështesë të gjithë kandidatët e pavarur.

Duke ju referuar dhe rastit të landit të Rine Vefstalia në Gjermani, ku sipas Berishës, kandidatët e pavarur për zgjedhje vendore ishin kryesisht intelektualë dhe morën rezultat pozitiv, kur u mbështetën nga forcat e mëdha politike gjermane.

Berisha: Unë mendoj se kandidati i pavarur, është i pavarur kur deklaron veten, apo nuk është kështu.

Por edhe të propozuar, asgjë nuk do të lihet jashtë konsideratës. Natyrisht duhet të jemi realist. Në historinë e modeleve elektorale, të pavarurit e mbështetur nga forcat politike kanë regjistruar suksese të papritura, të themi atë që është.

Sot, tani, mund të ju them se në një shtet prej 18 milionësh, në Rhine Ëestphalia, në Gjermani, të gjithë kandidatët të pavarur, të mbështetur nga forcat politike. Pra, nuk është kjo.

Vendimi është një vendim jashtëzakonisht i rëndësishëm i jep opozitës shqiptare një dimension tjetër.

Kë paraqiti ai? A e kuptoni ju se, çdo njeri tjetër në atë organizatë kriminale mund të dilte para Ogertës.

Ogertës desh i ra të fiktë kur e mori vesh, sepse e di barrën e krimit që ka mbi supe. A nuk janë këto nata ma ditën, a nuk është kjo errësira me dritën, dallimi.

Ne themi, qytetarët themi, personaliteteve të vendit, intelektualëve të vendit, ekspertëve u themi, atyre të cilët ndihen të gatshëm të përballen të marrin vendimin e duhur dhe ne qëndrojmë të hapur ndaj tyre.

Jo lajmi përbën ky, por risinë madhore, prandaj dhe mos bëjmë asnjëherë atë që ja; tani të themi, shihni trungun e pishës sa i madh, tani këto degët nuk na lënë me e pa. Nuk mund të ndodhi kjo. bw

Zgjedhjet e 9 Nëntorit- PD nuk shpall emra, Berisha: Mbështesim kandidatët e pavarur në Tiranë dhe 5 bashkitë e tjera. Jo figura politike!

PD nuk do të shpallë kandidat nga radhët e saj për Tiranën. Ky ka qenë vendimi i marrë nga Kryesia e PD e cila u mblodh këtë pasdite me rend dite zgjedhjet e pjesshme të 9 Nëntorit. Kryetari i PD, Sali Berisha tha në një prononcim për mediat se opozita do të mbështesë kandidatët e pavarur për bashkinë e kryeqytetit dhe jo një figurë politike.

I njëjti model, tha Berisha, do të ndiqet edhe me 5 bashkitë e tjera.

Lideri i opozitës ftoi intelektualët dhe ekspertët që duan të kandidojnë në zgjedhjet e pjesshme, të paraqesin interesin e tyre pranë PD, për të hyrë në garën elektorale të muajit të ardhshëm.

“PD vlerëson dhe çmon shumë kandidaturat e pavarura. Do konsiderojmë me seriozitetin më të madh kandidatë të pavarur të cilët garojnë si të tillë dhe që konsiderohen të nevojshëm për fitoren e tyre, mbështetjen e PD. Besoj se në një valë me këtë nga diskutimet paraprake janë edhe forcat e tjera opozitare. Dhe kjo jo vetëm në bashkinë e Tiranës por edhe në bashkitë e tjera. Ata që janë të gatshëm të përballen me narkoshtetin e Edi Ramës të masin forcat në garë në interesin më të mirë”, tha Berisha.

 

Sali Berisha: Patëm një diskutim të gjatë, të përgjegjshëm, të lirë. Ajo që predominoj dhe e konsideroj një hap të rëndësishëm në përpjekjen tonë, është se PD ndonëse ka padiskutim kandidatura kalibri për asnjëlloj krahasimi me organizatën kriminale në pushtet, do vlerësojë dhe çmojë shumë kandidaturat e pavarura. Do konsiderojë me seriozitetin më të madh, kandidatë të pavarur të cilët garojnë si të tillë dhe që konsiderojnë të nevojshme për fitoren e tyre, mbështetjen e PD-së. Besoj se në një valë me këtë nga diskutimet paraprake janë dhe forcat e tjera opozitare. Dhe kjo jo vetëm në bashkinë e Tiranës, por dhe në bashkitë e tjera. Ky është një moment do të mendoja unë, për të gjithë ata qytetarë, intelektualë, ata specialistë, ekspertë që ndihen të gatshëm të përballen me narkoshtetin e Edi Ramës, të matin forcat e tyre në një garë në interesin më të mirë të qytetarëve të marrin vendimin e duhur.

Unë mendoj se kandidati i pavarur, është i pavarur kur deklaron veten, apo nuk është kështu. Por edhe të propozuar, asgjë nuk do të lihet jashtë konsideratës. Natyrisht duhet të jemi realist. Në historinë e modeleve elektorale, të pavarurit e mbështetur nga forcat politike kanë regjistruar suksese të papritura, të themi atë që është. Sot, tani, mund të ju them se në një shtet prej 18 milionësh, në Rhine Ëestphalia, në Gjermani, të gjithë kandidatët të pavarur, të mbështetur nga forcat politike. Pra, nuk është kjo.

Vendimi është një vendim jashtëzakonisht i rëndësishëm i jep opozitës shqiptare një dimension tjetër. Kë paraqiti ai? A e kuptoni ju se, çdo njeri tjetër në atë organizatë kriminale mund të dilte para Ogertës. Ogertës desh i ra të fiktë kur e mori vesh, sepse e di barrën e krimit që ka mbi supe. A nuk janë këto nata ma ditën, a nuk është kjo errësira me dritën, dallimi. Ne themi, qytetarët themi, personaliteteve të vendit, intelektualëve të vendit, ekspertëve u themi, atyre të cilët ndihen të gatshëm të përballen të marrin vendimin e duhur dhe ne qëndrojmë të hapur ndaj tyre. Jo lajmi përbën ky, por risinë madhore, prandaj dhe mos bëjmë asnjëherë atë që ja; tani të themi, shihni trungun e pishës sa i madh, tani këto degët nuk na lënë me e pa. Nuk mund të ndodhi kjo.

***

Ndërkohë, kryetari i PD, Sali Berisha tha para anëtarëve të forumit më të lartë vendimmarrës të PD se nuk do të bojkotohen zgjedhjet e 9 Nëntorit, pavarësisht rezervave që ka shprehur opozita me dekretin e Presidentit Bajram Begaj.

Në 9 Nëntor do të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale në Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Cërrik dhe Tepelenë.

Për Bashkinë e Tiranës, PS ka shpallur tanimë kandidimin e ish-ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu. Në Mat, mazhoranca ka prezantuar emrin e Altin Bojnit. Ndërsa, për 4 bashkitë e tjera socialistët nuk kanë ende emra të zyrtarizuar. bw

“Tironsve duhet t’i kthehen tokat e zaptuara’, Shkëlqim Hajdari: Si kryetar i asamblesë së shoqatës “Tirana” do bëj gati dosjet për Strasburg

I porsazgjedhur në krye të Asamblesë së shoqatës “Tirona”, Shkëlqim Hajdari, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” tha se ka premtuar që të ndjekë në rrugë ligjore çështjen e pronave për pronarët autoktonë të Tiranës.

Sipas tij, ky është një borxh që politika i ka pronarëve të cilët as nuk janë dëmshpërblyer dhe as kanë marrë tokat e tyre, ndonëse pas vitit 1990 mikpritën të ardhurit që u shpërngulën nga të gjitha anët e Shqipërisë.

“Tiransit nuk kërkojnë dëmshpërblim për mikpritjen, por jo për pronat. S’dua të veçoj asnjë forcë politike, nëse i ka një borxh politika tiransve, pronat që nuk u janë kthyer. Ne si shoqatë do ta kemi një bord për pronat, me ekspertë dhe Brenda ligjeve shqiptare aty ku është e mundur që prona ti kthehet pronarëve, do përgatisim dosjet për cdo pronar autokton do t’i çojmë deri në Strasburg”, tha Hajdari.

Shkëlqim Hajdari: Kemi sanksionuar me statut, që organet drejtuese, kryetari i shoqatës, Asamblesë, nuk janë vecse mandate 4 vjeçare pa të drejtë rizgjedhje.

Kemi ndarë me kompetenca asamblenë nga këshilli drejtues dhe kryesia e shoqatës., kemi krijuar 12 borde që merren nga historia e pronave, gruas, rinisë etj.

Fjala ime ka qenë që tiransit nuk kërkojnë dëmshpërblim për mikëpritjen por jo për pronat. Ky territory që quhet Tiranë, është më i bukri në botë, imagjinoje në 1920 kur u shpall kryeqytet.

Fati i keq i tironsve që u bë kryeqytet dhe këtu u bë rritja e popullsisë. Ata që erdhën blenë pronat, dhe deri në malin e dajtit ka patur pronarë. Kjo histori ka shkuar mirë deri në 1946 u kaluan në shtetëzimn e pronës por dokumentat u ruajtën. Pas 1990 për shkak të zaptimit të tokës, Tirana është dëmtuar më shumë nga të gjithë, tiransit janë njerëzit më të persekutuar në shqipëri. Sdua të vecoj asnjë forcë politike, nëse i ka një borxh politika tiransve, pronat që nuk u janë kthyer. Ne si shoqatë do ta kemi një bord për pronat, me ekspertë dhe Brenda ligjeve shqiptare aty ku është e mundur që prona ti kthehet pronarëve, do përgatisim dosjet për cdo pronar autokton do ti cojmë deri në Strasburg. bw

“Nuk e kalon dot oqeanin” gazetari Toska: Belinda Balluku është de facto “non grata” në SHBA

Gazetari Almer Toska ka bërë deklarata të forta në studion e News24, duke vënë në qendër të kritikave Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Sipas Toskës, Balluku është e padëshiruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të disa aferave të dyshuara dhe nuk mund të udhëtojë drejt SHBA në cilësinë e zyrtares shtetërore.

“Belinda Balluku nuk e kalon dot oqeanin. Ajo ka cënuar interesat kombëtare,” u shpreh Toska, duke shtuar se ajo është non grata de facto në SHBA.

Gazetari deklaroi se ka informacione të konfirmuara që Balluku nuk mund të udhëtojë drejt SHBA-së në cilësinë e përfaqësueses së qeverisë shqiptare: “Unë e kam të konfirmuar që nuk shkon dot si zyrtare e shtetit shqiptar në SHBA, për një sërë aferash,” tha ai, pa dhënë më shumë detaje mbi natyrën e këtyre aferave.

Toska gjithashtu ngriti akuza edhe ndaj Kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se marrëdhëniet e tij me Shtetet e Bashkuara janë të tensionuara që prej ardhjes në pushtet të presidentit Donald Trump. “Edi Rama nuk ka marrëdhënie me Departamentin e Shtetit dhe administratën Trump që kur ai erdhi në pushtet”, theksoi ai. bw

Bllokohet aksi Qukës-Qafë Plloçë, 260 milionë euro investim u mbulua nga gurët 27 ditë pas përurimit

Vetëm 27 ditë pas inaugurimit, aksi rrugor Qukës-Qafë Plloçë është bllokuar nga rrëshqitja e një masivi shkëmbor, si pasojë e motit të keq që ka përfshirë juglindjen këtë të enjte.

News24 mëson se është bllokuar një prej tre korsive të segmentit rrugor, ndërsa rrëshqitja e gurëve dhe dherave vijon edhe në këto momente.

Megjithatë, nuk raportohen dëme në automjete apo persona të lënduar, ndërsa autoritetet vendore në Pogradec u drejtojnë apel përdoruesve të rrugës Qukës-Qafë Plloçë të tregojnë kujdes të shtuar

Nga ana tjetër, autoriteti kontraktor vijon punën për heqjen e inerteve nga rruga, ndërtimi i së cilës zgjati 14 vjet dhe u kushtoi shqiptarëve 260 milionë euro. bw

Begaj dekretoi 9 nëntorin për zgjedhjet e pjesshme, Bardhi: Shkelje e rëndë e Kushtetutës! Rama ka marrë peng Presidentin, e komandon si “Diellën

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Presidentit të Republikës Bajram Begaj, i cili këtë të hënë dekretoi datën 9 nëntor 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në gjashtë bashki, përfshirë edhe Tiranën.

Në një deklaratë publike, Bardhi e cilësoi dekretimin si një “shkelje të rëndë të Kushtetutës” dhe akuzoi Presidentin për veprim politik në favor të kryeministrit Edi Rama.

“Asnjë surprizë nga Bajram Begaj! Ashtu siç kishim paralajmëruar, ai nuk është President i shqiptarëve, por një robot që komandohet nga Edi Rama,” deklaroi Bardhi.

Ai shtoi se me këtë vendim, Presidenti ka “rrënuar autoritetin e Gjykatës Kushtetuese” dhe ka ndërmarrë një “puç kushtetues”, duke e futur vendin në një ngërç institucional.

“Zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Tiranë janë futur në një ngërç kushtetues për shkak të aktit të sotëm të Presidentit të Republikës,” vijoi Bardhi, duke theksuar se “juridiksionin e shqyrtimit të ankimit ndaj VKM-së së shkarkimit nuk e cakton Edi Rama në relacion, por Kushtetuta.”

Demokrati tha se një mandat kushtetues nuk mund të ndërpritet përveç rasteve të përcaktuara shprehimisht nga Kushtetuta dhe se vendimmarrja për këtë i takon Gjykatës Kushtetuese, jo Presidentit apo qeverisë.

Bardhi tha se asnjë President në 35 vite demokraci nuk ka “dëmtuar kaq shumë reputacionin e institucionit të Kreut të Shtetit”, duke akuzuar Ramën se “ka marrë peng Bajram Begajn” dhe “e komandon njëlloj si ‘Diellën’”. bw

Takimi në Aruba me eksponentët e krimit, Sali Berisha akuzon zv.kryeministren: Lubia shiti Ramën

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, duke u shprehur se “Lubia shiti Ramën” lidhur me takimin në Aruba me eksponentët e krimit.

Berisha publikoi pjesë nga fjalimi i Belinda Ballukut në Kuvend, ku ajo u shpreh se “Të gjithë kolegët e mi këtu nuk kanë qenë kurrë në Aruba”.

Sipas Sali Berishës, “Betimi i Nesti Angonit! Lubia nuk mohon,por de facto pranon takimin e Arubas. Ajo betohet vetëm për të gjithë kolegët që ishin aty në parlament se nuk kanë qenë në Aruba por shet Ramën dhe dy të tjerët që mungonin. Betimi i Nesti Angonit! #sb”.

Gjykata e Lartë zgjedh Asim Vokshin si anëtar të Gjykatës Kushtetuese

Asim Vokshi kaloi si anëtar i Gjykatës Kushtetuese

Gjykata e Lartë njofton se, pas depozitimit në datën 23.09.2025 nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) të raportit dhe listës së renditjes së kandidatëve për vendin vakant të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, vend i shpallur nga Gjykata e Lartë në datë 11.12.2024, ka ndërmarrë hapin e radhës në këtë proces institucional.

Në mbështetje të dispozitave ligjore dhe rregullores përkatëse, Kryetari i Gjykatës së Lartë z. Sokol Sadushi ka vendosur thirrjen e Mbledhjes së Posaçme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.

Mbledhja do të zhvillohet më 30 shtator 2025, ora 09:00, pranë ambientëve të Gjykatës së Lartë, me qëllim zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese. bw

Erion Veliaj kundërshton në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës

Erion Veliaj ka kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës.

Veliaj argumenton se shkarkimi i tij është bërë pa shkelje të rëndë të provuar, duke e konsideruar si të paligjshëm dhe antikushtetues.

“Neni 62 nuk mund të zëvendësojë nenin 115 të Kushtetutës, por interpretohet në pajtim me të. Shkarkimi pa shkelje të rëndë të provuar është i paligjshëm dhe antikushtetues. Kushtetuta mbi ligjin! Neni 115 është filtër i detyrueshëm për çdo shkarkim. Neni 62 i ligjit për qeverisjen vendore interpretohet vetëm brenda kornizës së nenit 115 të Kushtetutës”, thuhet në ankimimin e Veliajt.

Ish-kryebashkiaku, i cili ndodhet në qeli prej datës 10 Shkurt, argumenton se vendimi për shkarkimin e tij është nxjerrë në tejkalim të kompetencës së dhënë nga Kushtetuta.

Veliaj thekson se mungesa në detyrë nuk është zgjedhur në mënyrë të vullnetshme nga ana e tij, por “me një gjendje objektive të imponuar prej një mase sigurimi personale, të vendosur nga gjykata”.

Ai shprehet se paraburgimi, si një masë e përkohshme e procedurës penale, nuk është provë faji, nuk është sanksion dhe nuk është tregues i një qëndrimi të pakujdesshëm apo të paligjshëm të funksionarit publik.

Gjithashtu shton Veliaj, masa e caktuar e pengoi të ushtrojë personalisht funksionet, por shtoi se detyrën nuk e kishte lënë bosh duke caktuar nënkryetarin e bashkisë për të ushtruar kompetencat e tij.

“Përkundrazi, është një situatë e jashtme, e pavarur nga vullneti i tij, e cila e pengoi të ushtrojë personalisht funksionet, por që nuk e bëri detyrën bosh: në përputhje me nenin 64, gërma “e” të ligjit nr. 139/2015, ai kishte caktuar nënkryetarin e bashkisë për të ushtruar kompetencat e tij, duke garantuar kështu vijimësinë e shërbimit publik dhe moslënien e institucionit në vakum”, thekohet në ankimim.

Shkresa e plotë depozituar në Kushtetuese

Pasazhet e kërkesës:

Bazuar në nenin 115 të Kushtetutës, Kryetari i Bashkisë mund të shkarkohet për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve dhe mund të ankohet në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve, ankim i cili pezullon efektet e vendimit të Këshillit të Ministrave. (shih vendimet nr. 15, datë 08.06.2009; nr.22, datë 07.10.2008; nr.39, datë 29.12.2005 të Gjykatës Kushtetuese) Në bazë të këtij parashikimi kushtetues, përmes parashikimeve të ligjit nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, legjislatori ka vlerësuar të specifikojë dy raste të asaj që do të konsiderohet shkelje e rëndë e Kushtetutës dhe ligjeve, përmes parashikimeve të gërmës “b” dhe “c” të nenit 62 të këtij ligjit, nëse Kryetari i Bashkisë: dënohet për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë, nga gjykata; nuk paraqitet në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë. Vetë legjislatori, ka përcaktuar se ky ligj, ka dalë edhe në bazë dhe për zbatim të nenit 115 të Kushtetutës. Për këtë arsye, shkarkimi i kryetarit të bashkisë është brenda juridiksionit kushtetues. Interpretimi pajtues është i mundur kur një ligj apo dispozitë ligjore mund të interpretohet në më shumë se një mënyrë, njëra nga të cilat është në pajtim me Kushtetutën. Kjo metodë kërkon efektet kushtetuese të rezultateve të ndryshme dhe përzgjedh rezultatin që është në pajtim me vlerat kushtetuese, duke marrë parasysh këtu të drejtat themelore të individëve. (Vendimi nr. 29, datë 31.05.2010 i Gjykatës Kushtetuese) Interpretimi pajtues është i mundur kur një ligj apo dispozitë ligjore mund të interpretohet në më shumë se një mënyrë, njëra nga të cilat është në pajtim me Kushtetutën. (Vendim nr. 5 datë 16.02.2012) Prandaj, asnjë interpretim tjetër i dispozitave nuk është i lejueshëm nga pikëpamja kushtetuese dhe se mbrojtja e të drejtave dhe parimeve kushtetuese të lartpërmendura nuk mund të arrihet në rast se këtyre dispozitave të kundërshtuara do t`u jepet një kuptim tjetër. (Vendimi nr. 54 datë 09.07.2024 i Gjykatës Kushtetuese)
Ligjbërësi, me nenin 62 të ligjit nr. 139/2015, nuk ka synuar të krijojë një kategori të re shkarkimi të pavarur nga Kushtetuta, por vetëm të specifikojë disa rastet konkrete që përbëjnë “shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve”, sipas nenit 115 të Kushtetutës. Kjo kuptohet qartë nga mënyra si është ndërtuar dispozita: gërmat “b” dhe “c” nuk dalin jashtë logjikës kushtetuese, por shërbejnë për ta zbërthyer dhe konkretizuar nocionin e “shkeljes së rëndë”. Për shembull, dënimi penal me vendim të formës së prerë (gërma “b”) është një formë tipike e shkeljes së rëndë të ligjit/kushtetutës për një funksionar si Kryetari i Bashkisë; ndërsa mosparaqitja në detyrë për tre muaj (gërma “c”) përbën shkelje të rëndë nëse kryetari i bashkisë, pa pasur ndonjë shkak objektiv, ka zgjedhur me vullnet të lirë të mos ushtrojë funksionin e tij. Në të kundërt, kur mungesa është rezultat i një pamundësie objektive ose rrethana të jashtëzakonshme që e bëjnë të pamundur ushtrimin e funksionit, ajo nuk mund të konsiderohet “shkelje e rëndë”, sepse ligji do të zgjerohej përtej kuadrit kushtetues të nenit 115.
Nëse do të pranohej e kundërta, atëherë do të kishim të bënim me një normë ligjore antikushtetuese, pasi ligjvënësi do të kishte shtuar një shkak të ri për shkarkimin e Kryetarit të Bashkisë, ndonëse kushtetutëbërësi, me qëllim garantimin maksimal të autonomisë vendore, e ka përcaktuar shprehimisht dhe në mënyrë të kufizuar në Kushtetutë shkakun e shkarkimit të Kryetarit të Bashkisë dhe nuk ka dhënë autorizim për zgjerimin me ligj të shkaqeve të shkarkimit. Vetë jurisprudenca e kësaj Gjykate i ka konsideruar në kundërshtim me Kushtetutën, duke i shfuqizuar, parashikimet ligjore të dala në tejkalim e pa autorizim të parashikimeve kushtetuese.
Shpesh, Kushtetuta qëllimisht lë hapësira rregullimi nga ligjvënësi i zakonshëm, në mënyrë që të mos pengojë marrjen e nismave politike, ekonomike, sociale e kulturore nga partitë politike ose qeveria. Por, Kushtetuta, përveç kësaj mund të parashikojë hollësisht dhe shprehimisht rastet për të cilat nuk mund t’i lërë hapësira rregullimi ligjvënësit të zakonshëm. Gjykata Kushtetuese ka theksuar se “për çdo rast, kur rregullimi kushtetues parashikohet shprehimisht prej saj, ai detyrimisht do të zbatohet drejtpërdrejtë. Përmbajtja e dispozitës kushtetuese nuk mund të mënjanohet ose të tejkalohet duke u dhënë përparësi akteve juridike që dalin në bazë dhe për zbatim të Kushtetutës”. Ky detyrim rrjedh nga përmbajtja e nenit 4/3 të Kushtetutës dhe është një qëndrim i konsoliduar i Gjykatës Kushtetuese në çështje të tjera analoge, në të cilat ka theksuar se “atë që nuk ka dashur ta bëjë Kushtetuta nuk mund ta bëjë Prandaj nuk mund të pranohet se ajo ka ometuar pa përmendur raste të tilla”. Për këtë shkak, nëse do të pretendohej se ligji ka parashikuar një shkak të ri shkarkimi, atëherë do të prekej, parimi i shtetit të së drejtës, i shprehur me përparësinë e normave të Kushtetutës në raport me normat e tjera ligjore.
Neni 115 i Kushtetutës është një normë me karakter kufizues për kompetencën e Këshillit të Ministrave: ky i fundit mund të shkarkojë kryetarin e bashkisë vetëm kur ekziston një “shkelje e rëndë e Kushtetutës ose e ligjeve”. Kjo është një garanci që Kushtetuta i jep mandatit të zgjedhur vendor, për ta mbrojtur nga ndërhyrjet arbitrare të pushtetit qendror. Nëse do të lejohej që ligjvënësi të shtonte shkaqe të tjera shkarkimi, përtej atyre që rrjedhin nga ky nen, funksioni mbrojtës i nenit 115 do të shkatërrohej, duke e reduktuar në një dispozitë të zbrazët. Nëse do të pranohej e kundërta, atëherë kryetarët e bashkive do të ishin të pambrojtur ndaj ndërhyrjeve të njëanshme të pushtetit qendror, ndërkohë që Kushtetuta ka synuar të garantojë pikërisht të kundërtën: që mandati i tyre të cenohet vetëm në raste të jashtëzakonshme, kur provohet se ka pasur një shkelje të rëndë të rendit kushtetues ose ligjor. Ky është i vetmi interpretim që ruan koherencën e hierarkisë së normave, sigurinë juridike dhe të drejtën e qytetarëve për t’u qeverisur nga përfaqësuesi që kanë zgjedhur. Nëse neni 62, gërma “c” e ligjit nr. 139/2015 do të kuptohej si një shkak i ri shkarkimi, i pavarur nga Kushtetuta, atëherë në kundërshtim me jurisprudencën kushtetuese të deritanishme, do të duhej të pranonim se kryetarët e bashkive nuk gëzojnë më mbrojtje kushtetuese në procesin e shkarkimit të tyre. Kjo do të sillte një rënie të statusit të tyre nga organe të zgjedhura demokratikisht e të mbrojtura kushtetueshmërisht, në funksionarë të zakonshëm administrativë, të cilët mund të shkarkohen mbi bazë të kritereve të paautorizuara nga Kushtetuta e të vendosura njëanshmërisht nga ligjvënësi. Ky rezultat do të përmbyste parimin e autonomisë vendore të sanksionuar në Kushtetutë dhe në Kartën Evropiane të Autonomisë Vendore.
Duke qenë se Kushtetuta ka përcaktuar vetë shkaqet për të cilat mund të shkarkohet kryetari i bashkisë, dhe nuk ka autorizuar ligjvënësin të shtojë arsye të tjera shkarkimi, çdo rast i ndërprerjes së mandatit të tij mbetet i lidhur drejtpërdrejt me nenin 115 të Kushtetutës. Kjo normë është ndërtuar si një garanci e posaçme kushtetuese, që jo vetëm kufizon kompetencën e Këshillit të Ministrave, por edhe ngre një barrierë ndaj çdo tentative për të relativizuar mandatin e zgjedhur vendor nëpërmjet ndërhyrjeve të ligjvënësit. Prandaj, çdo përpjekje për të lexuar nenin 62 të ligjit nr. 139/2015 si krijim i një kategorie të re shkarkimi jashtë kuadrit kushtetues, do të ishte në vetvete një interpretim që nuk mund të bëhet, sepse është një interpretim antikushtetues, që bie ndesh me parimin e supremacisë së Kushtetutës dhe me funksionin mbrojtës që ajo i njeh mandatit të zgjedhur vendor.
Në këtë logjikë, Gjykata Kushtetuese është gjithmonë kompetente për të shqyrtuar kërkesat që synojnë shfuqizimin e vendimeve të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e kryetarëve të bashkive. Të pranohej e kundërta do të thoshte se përmes një akti ligjor ose nënligjor mund të arrihet zhveshja e Gjykatës Kushtetuese nga kompetencat që vetë Kushtetuta i ka dhënë, gjë që do të përmbyste hierarkinë e burimeve të së drejtës dhe do të hapte rrugën për instrumentalizimin e ligjit si mjet për të anashkaluar kontrollin kushtetues. Në thelb, nuk mund të përdoren instrumente të cilat, përdorin interpretime antikushtetuese të dispozitave ligjore, duke pretenduar ekzistencën e shkaqeve të reja të shkarkimit, përtej atyre kushtetuese, me synimin e arritjes së një rezultati që Kushtetuta nuk e ka parashikuar. Një qasje e tillë, përveçse e papranueshme në një shtet të së drejtës, do të rrënonte vetë funksionin e Gjykatës Kushtetuese si garantuese e rendit kushtetues dhe e parimeve kushtetuese, si p.sh. ndarja e pushteteve.
Bazuar në nenin 115/2 të Kushtetutës organi i shkarkuar mund të ankohet brenda 15 ditëve në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese është shprehur se si datë e fillimit të afatit të ankimit ndaj aktit individual, që cenon të drejtat e personit, do të konsiderohet data e marrjes dijeni nga personi për ekzistencën e aktit, pavarësisht formave të tjera të publikimit (vendimi nr.37, datë 25.07.2013 i Gjykatës Kushtetuese). Nëse kërkuesi pretendon se nuk ka marrë dijeni më parë për vendimin e shkarkimit, si rrjedhim, si datë e marrjes dijeni do të llogaritet data 17.05.2016 e botimit të vendimit të shkarkimit në Fletoren Zyrtare. (vendimi nr.67, datë 11.11.2016 i Gjykatës Kushtetuese) Siç do të argumentohet gjerësisht në vijim, kërkuesi është cënuar në një sërë të drejtash kushtetuese si pasojë e vendimit objekt gjykimi dhe ka ngritur pretendime që lidhen me procedurën dhe kriteret e shkarkimit të tij nga detyra, si rrjedhojë, brenda afatit 15 ditor, legjitimohet edhe ratione temporis në paraqitjen e kësaj kërkese përpara Gjykatës Kushtetuese.
Autonomia vendore cenohet në thelb kur pushteti qendror ndërpret një mandat të zgjedhur pa u mbështetur në një shkak të parashikuar nga Kushtetuta dhe ligji i dalë në zbatim të tij. Neni 115 i Kushtetutës e lejon shkarkimin vetëm për “shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve”, ndërsa neni 62 i ligjit për vetëqeverisjen vendore, i interpretuar në pajtim me nenin 115 të Kushtetutës në bazë dhe për zbatim të së cilit ka dalë, e konkretizon këtë standard, përfshirë edhe rastin e mungesës 3-mujore, pa shkaqe objektive. Në rastin tonë, mungesa rrjedh nga një pamundësi objektive (paraburgimi), pra nuk bie në hipotezën e nenit 62, gërma “c”. Duke e trajtuar këtë mungesë objektive, si “shkak shkarkimi”, Këshilli i Ministrave ka aplikuar një kriter të ri, që s’gjendet në asnjë dispozitë juridike. Ky devijim e shndërron garancinë e nenit 115 të Kushtetutës, nga filtër i jashtëzakonshëm ligjshmërie në një mjet diskrecioni politik, duke cënuar parimin e autonomisë vendore.
Interpretimi i zgjeruar i nenit 62, gërma “c” për të përfshirë edhe mungesën me shkaqe objektive anashkalon interpretimin kushtetues të normës, duke relativizuar mandatin e zgjedhur dhe garancitë kushtetuese të tij. Në planin përfaqësues, përdorimi i një kriteri të pa­parashikuar zëvendëson vullnetin elektoral lokal me vullnet administrativ qendror, pa bazë juridike. Në realitet, vetë ligji nr. 139/2015, e parashikon se ka dalë në bazë dhe për zbatim të nenit 115 të Kushtetutës. Pra, ligji nuk ka asnjë ekzistencë të pavarur dhe nuk mund të kuptohet jashtë kornizës kushtetuese që e ka gjeneruar. Duke e përdorur këtë nen sikur të ishte një bazë autonome për të legjitimuar shkarkimin, sipas këtij vendimi të Këshillit të Ministrave, në vend që Kushtetuta të autorizojë ligjin, është ligji ai që ka zëvendësuar Kushtetutën. Ky invers është shkelja më e qartë e hierarkisë së burimeve të së drejtës, sepse nënkupton se një normë e rangut të ulët po përcakton dhe zëvendëson fushën e normës më të lartë.
Nëse kjo qasje do të pranohej, do të krijohej një precedent i rrezikshëm: çdo dispozitë ligjore e ardhur më pas, në vend që të zbatohej në përputhje me Kushtetutën, mund të përdorej si bazë për të anashkaluar ose relativizuar dispozitat kushtetuese. Kjo do të zhdukte funksionin e Kushtetutës si akt suprem, duke e shndërruar atë në një dokument deklarativ pa fuqi reale kufizuese mbi pushtetet. Një situatë e tillë do të rrënonte jo vetëm parimin e shtetit të së drejtës, por edhe garancitë e vetëqeverisjes vendore, sepse mandati i zgjedhur nuk do të ishte më i mbrojtur nga Kushtetuta, por i varur nga interpretimet e rastit të një ligji të zakonshëm ose të një akti të ekzekutivit. Në jurisprudencën kushtetuese është theksuar se parimi i shtetit të së drejtës i detyron të gjitha organet e pushtetit publik që t’i ushtrojnë kompetencat e tyre vetëm në kuadër dhe në bazë të normave kushtetuese
Këshilli i Ministrave, në krye të vendimit të shkarkimit, ka cituar si bazë ligjore vetëm nenin 100 të Kushtetutës dhe nenin 62 të ligjit për vetëqeverisjen vendore, sikur këto dispozita të ishin të mjaftueshme për të justifikuar kompetencën e tij. Me këtë qasje, do të pretendojë para kësaj Gjykate se akti nuk ka dalë mbi bazën e nenit 115 të Kushtetutës. Por një pretendim i tillë është tërësisht i pabazë. Kushtetuta, si akti më i lartë i rendit juridik, ka përcaktuar shprehimisht se në cilat raste mund të shkarkohet Kryetari i Bashkisë. Në mungesë të një autorizimi kushtetues, ligjvënësi nuk mund të shtojë vetë raste të tjera shkarkimi që nuk përfshihen në këtë parashikim dhe që Kushtetuta nuk i ka autorizuar që ligjvënësi ti bëjë. Për më tepër, edhe nëse i referohemi nenit 62 të ligjit për vetëqeverisjen vendore, ky i fundit parashikon vetë se është nxjerrë “në bazë dhe për zbatim të nenit 115 të Kushtetutës”, pra nuk mund të kuptohet dhe as të zbatohet i shkëputur nga neni 115, që është burimi i vetëm kushtetues i kompetencës për shkarkimin e një organi vendor të zgjedhur.
Neni 62 i ligjit për vetëqeverisjen vendore nuk mund të kuptohet e aq më pak të përdoret si një bazë e pavarur, sikur të krijonte vetë kompetencë shkarkimi. Çdo interpretim i tij duhet domosdoshmërisht të kalojë përmes nenit 115, sepse është ky nen që i jep kuptim, kufij dhe kushtetutshmëri dispozitës ligjore. Të përdorësh vetëm nenin 62 si bazë për shkarkimin, pa e lidhur atë drejtpërdrejt me kriterin e “shkeljes së rëndë” të Kushtetutës, është një shmangie formale nga garancia kushtetuese, duke e trajtuar ligjin e zakonshëm si burim të pavarur kompetence për diçka që Kushtetuta e ka parashikuar në mënyrë eksplicite dhe e ka lidhur me kushte të qarta. Është e pamundur të justifikohet një akt shkarkimi tërësisht në bazë të nenit 62, sepse ky nen nuk mund të qëndrojë mbi Kushtetutën, por duhet të lexohet në përputhje me të.
Mungesa e Kryetarit të Bashkisë, për shkak të një pamundësie objektive të shkaktuar nga paraburgimi nuk përmbush kriterin kushtetues të “shkeljes së rëndë”. Neni 62, interpretuar së bashku me nenin 115 të Kushtetutës, e parashikon mungesën si shkak shkarkimi vetëm kur është i pajustifikuar, pra kur buron nga vullneti i personit, sepse vetëm në këtë rast mungesa mund të përbëjë “shkelje të rëndë“, jo kur mungesa është për shkaqe objektive, të pavarura nga vullneti i funksionarit. Në rastin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, mungesa ishte rezultat i një mase sigurie, pra një pamundësi objektive, dhe për më tepër, vijimësia e funksionit u sigurua përmes zbatimit të nenit 64 i të njëjtit ligj, përmes emërimit prej Kryetarit të Bashkisë të nënkryetares së bashkisë që do të ushtronte kompetencat e kryetarit. Pra, në themel nuk kishte asnjë “shkelje të rëndë”, çka e bën aktin jo vetëm të pabazuar në kushtetutë, por edhe të pambështetur materialisht në rrethanat konkrete.
Në këtë dritë, përmendja e nenit 100 dhe nenit 62, duke lënë jashtë nenin 115, nuk është thjesht një harresë formale: është një përpjekje për të justifikuar një kompetencë që nuk ekziston, duke kaluar nga një normë e përgjithshme dhe një normë zbatimi, pa kaluar nga porta e vetme kushtetuese që e autorizon një masë të tillë ekstreme. Kjo është një shkelje e drejtpërdrejtë e hierarkisë së burimeve të së drejtës dhe një dëshmi e qartë se vendimi është nxjerrë në tejkalim të kompetencës së dhënë nga Kushtetuta. Në rastin konkret, kërkuesi nuk është përballur me një mungesë të tillë të zgjedhur në mënyrë të vullnetshme prej tij, por me një gjendje objektive të imponuar prej një mase sigurimi personale, të vendosur nga gjykata. Paraburgimi, si një masë e përkohshme e procedurës penale, nuk është provë faji, nuk është sanksion dhe nuk është tregues i një qëndrimi të pakujdesshëm apo të paligjshëm të funksionarit publik. Përkundrazi, është një situatë e jashtme, e pavarur nga vullneti i tij, e cila e pengoi të ushtrojë personalisht funksionet, por që nuk e bëri detyrën bosh: në përputhje me nenin 64, gërma “e” të ligjit nr. 139/2015, ai kishte caktuar nënkryetarin e bashkisë për të ushtruar kompetencat e tij, duke garantuar kështu vijimësinë e shërbimit publik dhe moslënien e institucionit në vakum. Pra, edhe në këtë aspekt praktik, nuk u krijua ajo pasojë e rëndë për qytetarët dhe institucionin që ligji ka dashur të parandalojë kur ka sanksionuar mungesën tre-mujore. Duke e trajtuar këtë pamundësi objektive sikur të ishte mungesë e vullnetshme, Këshilli i Ministrave e ka zgjeruar fushën e nenit 62 përtej asaj që Kushtetuta lejon.

Vendimet nr. 60, datë 16.09.2016; nr. 25, datë 28.04.2014; nr. 23, datë 08.06.2011 të Gjykatës Kushtetuese

Letra e hapur – Ankth për profesorin italian të arrestuar në Shqipëri, kryetarja e Bashkisë i shkruan presidentit të Italisë

Një letër e hapur drejtuar Presidentit të Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, është dërguar nga kryetarja e bashkisë së San Severos, Lidya Colangelo, për të kërkuar ndërhyrjen e Ministrisë së Jashtme dhe aktivizimin e të gjitha kanaleve institucionale për lirimin dhe kthimin në Itali të Michele D’Angelo, 44 vjeç, profesor i biologjisë në Universitetin e L’Aquilës, me origjinë nga San Severo.

‘Në cilësinë e kryetares së bashkisë së San Severos, po ju shkruaj për të shprehur gjithë shqetësimin tim lidhur me një çështje që ka prekur profesorin Michele D’Angelo, 44 vjeç, me profesion biolog dhe pedagog në Universitetin e L’Aquilës, me origjinë nga qyteti ynë, – shkruhet në letër.- Sipas të dhënave të marra nga familjarët dhe kronikat mediatike, më 8 gusht të kaluar, D’Angelo, duke drejtuar një automjet tip Lancia Ypsilon së bashku me partneren e tij, gjithashtu pedagoge universitare, është përfshirë në një aksident automobilistik në afërsi të qytetit Fier, në Shqipëri.

Automjeti i tyre është përplasur me një makinë të drejtuar nga një shtetas shqiptar që, sipas dëshmive dhe pamjeve filmike, po udhëtonte me shpejtësi të lartë, ndërsa mjeti i profesor D’Angelo lëvizte me rreth 40 km/h në momentin e përplasjes’.

Sipas letrës, profesori, i tronditur nga aksidenti, kishte dalë nga makina dhe ishte larguar nga vendngjarja, veprim që dyshohet të ketë ngritur dyshime te autoritetet lokale.

‘Të nesërmen, policia ka shkuar në hotelin ku po qëndronin dhe e ka shoqëruar fillimisht në komisariat dhe më pas në burg. Që nga ajo kohë, edhe pse nuk ka pasur pasoja të rënda nga aksidenti, profesori ndodhet ende në paraburgim pa ndonjë zhvillim të rëndësishëm në çështjen e tij’.

Në përfundim të letrës, kryebashkiakja thekson se ‘e gjithë komuniteti i San Severos është thellësisht i shqetësuar dhe beson në ndërhyrjen tuaj të shpejtë dhe vendimtare që e vërteta të dalë në dritë, falë diplomacisë, përballë çdo padrejtësie apo trajtimi të njëanshëm e të padenjë në emër të drejtësisë’.

 

Ndërkohë, Vanessa Castelli, bashkëshortja dhe kolegia universitare e profesor Michele D’Angelo, ka sqaruar në një deklaratë për mediat italiane se pas aksidentit, ‘ne jemi paraqitur vullnetarisht në komisariat për të dhënë dëshminë tonë, të vetëdijshëm se nuk kishim asgjë për të fshehur. Askush nuk është marrë nga hoteli’, duke hedhur poshtë kështu versionin se D’Angelo është ndaluar në mënyrë të papritur nga autoritetet.

Çështja ka shkaktuar një valë reagimesh dhe shqetësimesh në Itali, ku kërkohet një zgjidhje diplomatike për lirimin e pedagogut italian.

Të zhdukurit në diktaturë, gërmimet e Komisionit Ndërkombëtar konfirmojnë 6 vendvarrime

ICMP, Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, ka përfunduar sondazhet mbi 6 vendbanime të dyshuara, ku gjenden eshtrat e të vrarëve, të burgosurve dhe të pushkatuarve në diktaturë. Në një takim të mbajtur në Tiranë nga ICMP dhe Autoriteti për Informim mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, u prezantua puna e ekipit të arkeologëve dhe antropologëve, të cilët kryen sondazhe në 6 vendvarrime të dyshuara në Shkodër, Mirditë, Vlorë, Himarë dhe Kolonjë.

Ndërsa gjetjet e sondazheve të kryera, konfirmojnë prani eshtrash në këto 6 vendndodhje, raportet përfundimtare do t’u paraqiten autoriteteve në dhjetor të vitit 2025. Sandra Sostaric, përfaqësuese nga ICMP u ndal te gjetjet, duke u bazuar edhe te rilevimet dhe fotografimet nga afër të terrenit i cili në disa raste ishte i thyer dhe i vështirë për t’ u arritur.

Prej tre vitesh, megjithatë, pritet sërish një Vendim i Këshillit të Ministrave i cili do të autorizojë nisjen e gërmimeve në këto varreza. Të dhënat që ofrojnë sondazhet, parimisht duhet t’i hapin udhë asaj, por pa miratimin e VKM-së është e pamundur nisja e zhvarrimeve e analizave, proces që përfshin, Ministrinë e Brendshme, atë të Drejtësisë, Policinë e Shtetit, prokurorinë e përgjithshme, pushtetin vendor dhe të tjerë aktorë institucionalë.

Ndërsa kërkimi i eshtrave të të burgosurve politikë, të pushkatuarve në diktaturë është një hap thelbësor në përballjen e Shqipërisë me të shkuarën dhe qasjen e saj mbi të drejtat e njeriut dhe të drejtën për një varr, procesi është zvarritur prej vitesh, pavarësisht konventave të firmosura, zotimeve e detyrimeve të shtetit shqiptar dhe kërkesave e thirrjeve të Bashkimit Europian.

Sondazhet janë bërë në Varrezat e Rrmajit në Shkodër, 2 vendvarrimeve në fshatin Shpal në Mirditë, një vendvarrim në Selenicë të Vlorës, një në Shën Vasil në Himarë dhe një në Shelegur, në qarkun e Kolonjës. Këto janë 6 nga 120 vendvarrime të dyshuara, ndërsa procesi i sondazhit, është mbështetur nga ana logjistike nga ICMP-ja dhe Bashkimi Evropian.

Deri më tani, janë regjistruar rreth 400 aplikime nga familjarët e viktimave. Kërkimet do të përballen edhe me terrene që kanë tendencë rrëshqitjeje, zona malore, struktura të mbivendosura, probleme pronësie toke, administrimin e gjetjeve dhe analizat e And-së.

Ky është vetëm fillimi i një pune afatgjatë që synon të çojë drejt rezultateve konkrete për familjarët dhe shoqërinë. bw

Lugina e Vjosës është përfshirë zyrtarisht në programin “Njeriu dhe Biosfera” të UNESCO-s

Lugina e Vjosës është përfshirë zyrtarisht në programin “Njeriu dhe Biosfera” të UNESCO-s, duke u bërë pjesë e listës së trashëgimisë botërore.

Përfshirja e Vjosës në këtë program kurorëzon një proces katërvjeçar për mbrojtjen e një prej ekosistemeve më të pasura dhe të paprekura në Evropë. Kjo njohje ndërkombëtare synon të garantojë ruajtjen e biodiversitetit, zhvillimin e qëndrueshëm të zonës dhe promovimin e vlerave natyrore të Shqipërisë në arenën globale.

I njohur si një nga lumenjtë e fundit të egër të kontinentit, Vjosa u shpall “Park Kombëtar” në mars të vitit 2023, pas përpjekjeve shumëvjeçare të organizatave shqiptare dhe ndërkombëtare për ta mbrojtur nga ndërtimi i digave hidroenergjetike.

Me një gjatësi prej 272 kilometrash, lumi buron nga malet e Pindit në Greqi dhe përshkon Shqipërinë deri në derdhjen në detin Adriatik, duke pasur ndër prurjet më të mëdha ujore në vend.

Ky vendim e pozicionon Vjosën si një simbol të mbrojtjes së natyrës shqiptare dhe një pasuri me rëndësi globale.

Berisha: Vrasësi i biznesmenit italian Edoardo Sarchi është Gazmend Braçe, nipi i Gramoz Ruçit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar ditën e sotme vrasësin e biznesmenit Italian, Edoardo Sarchi, i cili sipas tij jetonte në Shqipëri prej 20 vitesh.

Në mesazhin e publikuar nga kreu i demokratëve, theksohet se vrasësi është Gazmend Braçe, nipi i Gramoz Ruçit, dhe mik i Termet Peçit. Kreu i PD ka publikuar dhe një video të një mitingu elektoral, në të cilin evidenton Gazment Braçen, nipin e ish-kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

“Rendi në duart e kriminelëve të pushtetit. Vritet biznesmeni italian Edoardo Sarchi që jetonte prej 20 vitesh në Shqipëri. Vrasësi është Gazmend Braçe, nipi i Gramoz Ruçit dhe miku i Tërmet Peçit.

Shpreh ngushellimet e mia më të ndjera familjes Sarchi dhe dënoj me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar kriminal të vrasësve të lidhur me pushtetin, që përbën njëherazi një goditje të rëndë per biznesin e huaj në Shqipëri.

Berisha denoncimi

Ju ftoj të lexoni mesazhin dhe ndiqni videon e qytetarit dixhital.

Doktor përshëndetje. Vrasësi i italianit është nipi i Gramoz Ruçit dhe i biri i Qerem Braçes që mbart rekorde kriminale nga më të frikshet, nga vjedhjet, grabitjet dhe deri tek plagosjet me armë dhe tanimë vrasjen e qytetarit italian. Në këtë video duket qartë që është njohje e afërt e Edi Ramës dhe mbështetës i flaktë i PS në Tepelenë. Ky delinkuent është ai që qëlloi me grusht policin në mes të Fierit dhe që e liruan menjëherë edhe pse ishte në arrest shtëpie. Këtë kriminel ju e keni pas denoncuar edhe vite më parë. Shikojeni vrasësin mbas zonjës me fustan jeshil, dhe shikojeni edhe “komandant Ramën” se si në sekondën e 40 dhe të 56 të videos sesi e përshëndet me kokë. Më qartë se kaq ska ku të vejë më lidhja e Ramës me kriminelët”, thekson Berisha ne mesazhin e tij. Panorama

FOTOLAJM- Presidenti Begaj takohet me Presidentin Trump gjatë vizitës në SHBA

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, së bashku me Zonjën e Parë Armanda Begaj, zhvilloi një takim me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe Zonjën e Parë Melania Trump.

Takimi u shoqërua me një atmosferë miqësore dhe të ngrohtë, duke reflektuar lidhjet e hershme dhe të forta ndërmjet dy vendeve.

Presidenti Begaj ndau foto në rrjetet sociale nga ky moment, duke theksuar vlerën e marrëdhënieve strategjike mes Shqipërisë dhe SHBA.

“Miqësia shqiptaro-amerikane, një lidhje e fortë dhe e pathyeshme, një aleancë historike dhe strategjike,” shkroi ai në postimin e tij. bw

Dokumenti- Afera me vlerë 8 mln euro e Impiantit fotovoltatik, Gazment Bardhi: Belinda Balluku zyrtarisht nën hetim nga SPAK!

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar në rrjetin social Facebook një shkresë zyrtare të SPAK, ku konfirmohet se është regjistruar një procedim penal ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku.

Bardhi sqaron se bëhet fjalë për një kallëzim penal që ai ka depozituar në lidhje me projektin e impiantit fotovoltatik në Digën e Zadejës, një investim me vlerë prej 8 milionë euro, të cilin ai e konsideron si një aferë korruptive.

“Ky procedim është i katërti në radhë që regjistrohet për Belinda Ballukun, krahas hetimeve për tunelin e Llogarasë, shitblerjen e energjisë nga KESH sh.a. dhe dy ‘tigrat’ e Vlorës”, shkruan Bardhi në reagimin e tij.

Bardhi ka publikuar shkresën ku tregon se SPAK ka regjistruar zyrtarisht procedimin penal ndaj Ballukut.
Bardhi ka publikuar shkresën ku tregon se SPAK ka regjistruar zyrtarisht procedimin penal ndaj Ballukut.

Ai shprehet se mbajtja e Ballukut në qeveri, si dhe emërimi i saj si drejtuese politike e PS për Tiranën, shoqërohet sipas tij me një klimë kërcënimesh ndaj prokurorëve dhe synon të ndërtojë “një mburojë pandëshkueshmërie”.

“Tashmë i takon prokurorëve të SPAK të dëshmojnë nëse kanë forcën ta thyejnë këtë mburojë dhe të ndëshkojnë aferat korruptive të Belinda Ballukut dhe klanit të saj. Në të kundërt, do të duhet të pranojnë se mburoja politike dhe kërcënimet kanë funksionuar, dhe ata janë nënshtruar”, përfundon Bardhi.

Postimi i plotë

Gazment Bardhi

Impianti fotovoltatik në Digën e Zadejës me vlerë 8 milionë euro është një aferë korruptive për të cilën kam bërë kallëzim penal dhe SPAK ka regjistruar zyrtarisht procedimin penal nr. 226/2024.

Ky procedim është i katërti në rradhë që regjistrohet për Belinda Ballukun, krahas procedimeve penale për tunelin e Llogarasë, shitblerjen e energjisë nga KESH sh.a. dhe dy “tigrat” e Vlorës.

Pas Erion Veliajt, tashmë i shkarkuar nga detyra e kryetarit të Bashkisë Tiranë, i arrestuar dhe i pandehur për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të ardhurash, Edi Rama ia ka besuar drejtimin politik të Tiranës një tjetër simboli të korrupsionit të lartë, shpërdorimit të detyrës dhe pasurimit të paligjshëm. Korrupsioni, abuzimi dhe paligjshëmëria janë oferta e vetme e Edi Ramës për qytetarët e Tiranës, njësoj sikur ai vetë kur ishte kryetar bashkie.

Mbajtja e Belinda Ballukut në qeveri, promovimi i njerëzve të saj në pushtet dhe së fundmi emërimi si drejtuese politike e Tiranës, e shoqëruar me kërcënime të drejtpërdrejta të prokurorëve nga grupe kriminale, ka për qëllim të ndërtojë një mburojë pandëshkueshmërie rreth saj. Tashmë i takon prokurorëve të SPAK të dëshmojnë nëse kanë forcën ta thyejnë këtë mburojë dhe të ndëshkojnë aferat korruptive të Belinda Ballukut dhe klanit të saj. Në të kundërt, prokurorët do të duhet të pranojnë se mburoja politike dhe kërcënimet kanë funksionuar, dhe ata janë nënshtruar. gsh

Presidenti Begaj: Kosova meriton vendin e saj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Presidenti Bajram Begaj, mbajti fjalën e tij në Debatin e Përgjithshëm të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në një moment të veçantë për Shqipërinë që shënon 70-vjetorin e anëtarësimit në OKB.

Kreu i Shtetit nënvizoi se ky përvjetor i Kombeve të Bashkuara është një kujtesë e vizionit për dialog e bashkëpunim mes kombeve dhe një mundësi për t’u angazhuar më fort në mbrojtje të paqes, drejtësisë dhe solidaritetit global.

“Ne duhet të zgjedhim bashkëpunimin mbi kundërshtitë, dialogun mbi ndarjen dhe solidaritetin mbi indiferencën,” u shpreh Presidenti Begaj, duke theksuar rolin e OKB-së si platformën globale për të adresuar përgjigjet ndaj sfidave të përbashkëta.

Në fjalën e tij, ai ndaloi tek krizat aktuale botërore, duke ritheksuar mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për sovranitetin e Ukrainës dhe dënimin e agresionit rus. Njëherësh, Presidenti Begaj konfirmoi qëndrimin e Shqipërisë që lufta në Gaza duhet të përfundojë, të gjithë pengjet duhet të lirohen dhe situata humanitare duhet të trajtohet me urgjencë.

Në planin rajonal, ai theksoi rolin e Shqipërisë si promotor i dialogut, fqinjësisë së mirë dhe integrimit rajonal, duke theksuar se Ballkani Perëndimor duhet të mbetet një zonë paqeje dhe zhvillimi.
Presidenti theksoi se Kosova meriton vendin e saj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Presidenti gjithashtu i kushtoi vëmendje më fjalën e tij kërkesës për respektimin e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës.

Ai solli në vëmendje arritjet e Shqipërisë për përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, energjinë e pastër, transformimin digjital avancimin e barazisë gjinore dhe përfshirjen e të rinjve në agjendat zhvillimore të vendit.

“Shqipëria ka treguar se dialogu, partneriteti dhe vlerat e përbashkëta mund të transformojnë shoqëritë. Ne do të vazhdojmë të punojmë që fëmijët tanë të jetojnë në një botë më të sigurt, me dinjitet dhe në paqe,” përfundoi Presidenti Begaj, duke ftuar për unitet, përgjegjësi dhe guxim në përballimin e sfidave globale.

Fjala e plotë:

E nderuar Zonja Presidente e Asamblesë
I nderuar drejtues i Seancës,
Te nderuar Shkelqesi,
Është nder për mua t’i drejtohem sot, kësaj Asambleje në emër të Republikës së Shqipërisë, në këtë përvjetor të rëndësishëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ky është, njëkohësisht, një moment me domethënie të veçantë për vendin tim, ndërsa shënojmë 70-vjetorin e anëtarësimit tonë në Kombet e Bashkuara.
Falënderoj Presidenten e Asamblesë së Përgjithshme, Shkëlqesinë e Saj, Zonjën Annalena Baerbock, për përzgjedhjen e kësaj teme kuptimplotë “Better Together” dhe i uroj suksese në detyrën e nderuar të Presidentes së Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së!
Gjithashtu, dëshiroj të shpreh mirënjohjen tonë për Sekretarin e Përgjithshëm, z. António Guterres, për udhëheqjen e tij, shërbimin ndaj Kombeve të Bashkuara dhe përkushtimin në mbrojtje të Kartës së OKB-së dhe vlerave të saj thelbësore.

Zonja dhe zotërinj,
Ky 80-vjetor i Kombeve të Bashkuara është një kujtesë e vizionit që frymëzoi krijimin e një bote ku kombet zgjedhin dialogun dhe bashkëpunimin. Është, gjithashtu, edhe një mundësi për të ripërtërirë përkushtimin tonë ndaj vlerave të mishëruara në Kartën e OKB-së për paqe, barazi dhe bashkëpunim midis kombeve. Të zgjedhim bashkepunimin mbi kundershtitë, dialogun mbi ndarjen dhe solidaritetin ndaj indiferencës.

Për Shqipërinë, Organizata e Kombeve të Bashkuara ka qenë dhe vijon të jetë platforma universale e dialogut, duke i dhënë çdo kombi, të madh e të vogël, një zë në formësimin e të ardhmes sonë të përbashkët. Arritjet janë të pamohueshme: parandalimi i konflikteve, avancimi i të drejtave të njeriut dhe ofrimi i ndihmës humanitare për miliona njerëz.

Por, në kontekstin e krizave aktuale që kanë përfshirë botën, është e natyrshme që të kërkojmë më shumë nga kjo organizatë dhe më shumë nga vetja jonë.
Ky është momenti kur ne duhet të ripërtërijmë përkushtimin tonë për të siguruar që OKB-ja të vazhdojë të shërbejë si themeli i paqes, drejtësisë dhe solidaritetit jo vetëm për ne, por edhe për brezat që do të vijnë.

Shqipëria beson se sfidat botërore, nga konfliktet dhe terrorizmi te ndryshimet klimatike, inteligjenca artificiale dhe pasiguria ekonomike, janë jo vetëm të ndërlikuara, por edhe të ndërthurura, prandaj njerëzimi ka nevojë për më shumë bashkëpunim shumëpalësh.

Si anëtare e Kombeve të Bashkuara, si anëtare e NATO-s dhe si një komb krenar europian, Shqipëria qëndron e gatshme të japë kontributin e saj për forcimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Ne mbështesim një rend botëror ku konfliktet zgjidhen në mënyrë të qëndrueshme, ku shoqëritë forcohen nga solidariteti dhe ku paqja ndërtohet dhe konsolidohet mbi themelet e forta të besimit, bashkëpunimit dhe përparimit. Shqipëria qëndron e vendosur në mbështetje të Kartës së OKB-së dhe do të vazhdojë të kontribuojë në paqeruajtje, në përpjekje humanitare dhe në ndërtimin e një bote ku mosmarrëveshjet zgjidhen përmes dialogut dhe diplomacisë.

Zonja Presidente,
Prej gati katër vitesh besueshmëria e organizatës sonë është vënë në provë nga agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës. Shqipëria ka qëndruar në mbështetje të sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe ka dënuar vazhdimisht shkeljen nga Rusia të Kartës së OKB-së dhe të së drejtës ndërkombëtare. Ne dënojmë sulmet e vazhdueshme të Rusisë ndaj Ukrainës dhe incidentet e provokuara së fundmi ndaj aleatëve tanë të NATO/s. Në të njëjtën kohë, vlerësojmë përpjekjet diplomatike, nën udhëheqjen e Presidentit Trump, për një paqe të drejtë, të qëndrueshme dhe në respekt të plotë të sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Shqipëria është po aq e përkushtuar për paqe, siguri dhe stabilitet edhe në Lindjen e Mesme. Lufta në Gaza duhet të përfundojë, të gjithë pengjet duhet të lirohen dhe situata e rëndë humantiare në Gaza duhet të trajtohet me urgjencë. Ne shprehim mbështetjen tonë për përpjekjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Egjiptit dhe Katarit për marrëveshjen e armëpushimit që do të çojë drejt përfundimit të përhershëm të armiqësive dhe sigurimin e një paqeje të qëndrueshme mes Izraelit dhe Palestinës, e cila sjell një të ardhme më të mirë, në siguri dhe perparim për palestinezët, izraelitët dhe të gjithë popujt e rajonit.

Zonja dhe zotërinj,
Shqipëria promovon aktivisht dialogun, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe integrimin rajonal si e vetmja rrugë drejt stabilitetit dhe prosperitetit të qëndrueshëm. Vizioni ynë është integrimi, zhvillimi i qëndrueshëm dhe ruajtja e vlerave demokratike. Ne besojmë se e ardhmja e rajonit tonë qëndron te bashkëpunimi, jo konflikti, te përparimi i përbashkët, jo rivaliteti. Në këtë frymë, Shqipëria eshte e gatshme té bashkëpunojë me të gjithë fqinjët për të siguruar që Ballkani Perëndimor të jetë një zonë paqeje, zhvillimi dhe mundësie, që kontribuon aktivisht për Evropën dhe për komunitetin më të gjerë ndërkombëtar.

Shteti më i ri në rajonin tonë, Republika e Kosovës, është gjithnjë e më shumë kontribuese në paqe, dialog dhe bashkëjetesë në Ballkanin Perëndimor. 17 vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosova ka treguar me vepra se është një anëtare e përgjegjshme e komunitetit ndërkombëtar, e përkushtuar ndaj paqes, stabilitetit dhe vlerave demokratike. Me institucione të forta dhe popullsi vitale, kontributi i saj në bashkëpunimin rajonal dhe me gjere është i pamohueshëm.
Megjithatë, vendi i Kosovës në këtë Asamble mbetet padrejtësisht bosh. Njohja e pavarësisë se Kosovës, mbeshtetja per anetaresimin e saj ne Kombet e Bashkuara dhe ne organizatat e tjera nderkombetare eshte nje akt drejtesie ndaj popullit te Kosoves, eshte nje hap qe forcon edhe me shume paqen dhe sigurine ne Ballkanin Perendimor dhe nje kontribut ne stabilitetin e Europes.
Shqiperia kerkon qe te drejtat e liritë e shqiptareve te lugines se Presheves te respektohen, qe shqiptaret atje te mos diskriminohen por te integrohen, që gjuha shqipe te perdoret, kultura, vlerat, identiteti dhe traditat e tyre te mbrohen dhe promovohen.
Zonja Presidente,
Udhëtimi i vendit tim, Shqipërisë, nga izolimi, tek integrimi Euroatlantik, nga diktatura, te liria dhe të drejtat e njeriut, dëshmon se dialogu, partneriteti dhe vlerat e përbashkëta mund të transformojnë shoqëritë.
Sot Shqipëria është shumë pranë realizimit të ëndrrës së kahershme, anëtarësimit në Bashkimit Evropian. Pas hapjes së negociatave të anëtarësimit po vijojmë me ritëm të lartë reformat tona, me synimin për të përfunduar procesin e negociatave në vitin 2027 dhe për të qenë anëtare e plotë e BE-së deri në vitin 2030. Udhëtimi ynë drejt një Evrope të Bashkuar nuk është vetëm një ambicie politike, por është thellësisht i rrënjosur në vlerat që ne çmojmë: demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.

Shqiperia ka kuptuar se prosperiteti dhe mirëqenia e qytetarëve te saj lidhet ngushtë edhe me përparimet konkrete në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Shqipëria po investon në energjinë e pastër, po forcon mbrojtjen ndaj ndryshimeve klimatike, po avancon transformimin digjital dhe po punon për të siguruar që askush të mos mbetet pas. Përpjekjet tona janë përqëndruar në arsim, shëndetësi, barazi gjinore dhe fuqizimin e rinisë, sepse gjithëpërfshirja është e vetmja rrugë drejt zhvillimit të qëndrueshëm.

Vitin e kaluar ne u angazhuam rreth Paktit për të Ardhmen si një kornizë udhëzuese për ringjalljen e bashkëpunimit shumëpalësh. Tani duhet t’i kthejmë fjalët në vepra: të përkthejmë angazhimet në përparime konkrete për paqen dhe sigurinë, zhvillimin e qëndrueshëm, klimen, bashkëpunimin digjital dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Shqipëria është e gatshme të punojë me të gjitha shtetet anëtare për të siguruar që Pakti për të Ardhmen të bëhet një udhëzues drejt një bote më të drejtë, më të qëndrueshme dhe më të bashkuar. Ne do te japim shembullin tonë duke e përfshirë Paktin në Rishikimin tonë Vullnetar Kombëtar.

Shkëlqesi,
Te nderuar pjesemarres,
Ndryshimet klimatike janë sfida përcaktuese e shekullit tonë dhe Shqipëria është e përkushtuar ndaj tranzicionit të energjisë së pastër dhe mbrojtjes së mjedisit. Përmbytjet, zjarret dhe thatësirat tashmë të përvitshme, na kujtojnë se duhet të forcojmë angazhimet tona globale, të mobilizojmë financimet dhe të sigurojmë që asnjë të mos mbetet pas.

Vitet e fundit kemi dëshmuar përhapjen e shpejtë të teknologjive digjitale. Përparimi teknologjik është shumë i dobishëm për sa kohë ecën paralelisht me përparimin e vetë njeriut. Ne duhet të mbetemi besnikë ndaj vlerave tona duke e vendosur teknologjinë në shërbim të njerëzimit. Sado e avancuar, problemet e kohës tonë nuk mund të zgjidhen nga inteligjenca artificiale, por nga inteligjenca dhe dhembshuria njerëzore. Epoka digjitale duhet të udhëhiqet nga bashkëpunimi ndërkombëtar, standardet etike dhe respektimi i të drejtave të njeriut.

Për Shqipërinë, transformimi digjital është prioritet. Ne kemi ndërmarrë reforma ambicioze për të digjitalizuar shërbimet publike, për të rritur transparencën dhe për të luftuar korrupsionin. Shqipëria ka kënaqësinë të bashkëdrejtojë me Kenian procesin e rishikimit të Samitit Botëror mbi Shoqërinë e Informacionit dhe do të punojë së bashku me të gjitha shtetet anëtare për të patur një rezultat të suksesshëm.

Zonja Presidente,
Të drejtat e njeriut dhe dinjiteti i çdo individi duhet të mbeten në zemër të misionit tonë. Shqipëria ka dëshmuar, përmes transformimit të saj demokratik, se shoqëritë lulëzojnë kur liritë e individit mbrohen, kur gratë dhe të rinjtë fuqizohen dhe kur diversiteti pranohet si forcë.
Jemi të nderuar të sjellim përvojën tonë dhe të shërbejmë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut, ku kemi punuar pareshtur për të promovuar universalitetin e të drejtave të njeriut dhe pandashmërinë e të gjitha lirive. Gjatë mandatit tonë jemi angazhuar për mbrojtjen e grupeve vulnerabël, për avancimin e barazisë gjinore dhe për mbrojtjen e të drejtave të atyre të cilët kanë më shumë rrezik të cenohen. Ne do të vazhdojmë të ngremë zërin kundër diskriminimit, intolerancës dhe dhunës kudo që ndodhin.

Shqipëria është krenare për përparimin që ka bërë në avancimin e barazisë gjinore, si një detyrim moral dhe si një shtysë për zhvillimin e shoqërisë. Sot, gratë mbajnë disa nga postet më të larta në vendin tim. Shqipëria do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e grave brenda dhe jashtë vendit dhe të punojë me partnerët për ta bërë barazinë një realitet të prekshëm për të gjithë.

Asnjë komb nuk mund të projektojë një të ardhme të mirë pa vendosur rininë në qendër të strategjive kombëtare. Përmes reformave në arsim, transformimit digjital dhe punësimit, Shqipëria po punon për të zgjeruar mundësitë që të rinjtë të mësojnë të sjellin risi dhe të marrin pjesë plotësisht në shoqëri. Ne besojmë se investimi tek të rinjtë është investimi më i efektshëm për paqe, mirëqenie dhe zhvillim të qëndrueshëm. Sot, kemi detyrimin që ne, si gjenerata që trashëguam 80 vjet paqe dhe përparim, të jemi të aftë t’u krijojmë kushtet fëmijëve tanë për një botë te sigurte, në paqe, me dinjitet, bashkëpunim dhe përparim.
Së bashku, me kurajo dhe largpamësi të vendosik që ky sesion të jetë momenti kur zgjodhëm unitetin, që zgjodhëm përgjegjësinë dhe zgjodhëm guximin.

Ju faleminderit!

bw

Grupi parlamentar i PD-së mban një minutë heshtje për ish-deputetin Abdi Baleta, mazhoranca e refuzon!

Ndërsa seanca plenare në Kuvend po vijon, deputeti i opozitës Besart Xhaferri në fjalën e tij kërkoi që të mbahej një minutë heshtje për nder të ish-deputetit të ndjerë të PD-së, Abdi Baleta, i cili u nda nga jetë gjashtë ditë më parë

Teksa Xhaferri propozoi minutën e heshtjes, u ndalua nga kryeparlamentari Niko peleshi që i kujtoi se ishin mbledhur për çështje tjetër në rend dite, mbi procedurën dhe procesverbali.

Deputeti demokrat nuk u tërhoq nga propozimi dhe deputetët e opozitës u ngritën në këmbë duke mbajtur një minutë heshtje, kurse grupi i mazhorancës e refuzoi, duke mos u ngritur.

“Duket se sa vlerë ka jeta për juve. As për deputetin Azem Hajdari nuk mbajtët një minutë heshtje”, tha Xhaferri.

Pas minutës së heshtjes ndërhyri kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla, i cili vuri në dukje ndaj deputetëve të PD-së se kjo nuk ishte kërkuar sipas rregullores për një minutë heshtje ndaj ish-deputetit Baleta.

“Dihet se sa e keni respektuar ju zotin Abdi Baleta. Por kjo duhet të ishte bërë sipas procedurave me një propozim dhe me një marrëveshje të përbashkët siç kemi bërë herë të tjera. Ne nuk jemi kundër, të propozohet dhe të mbahet”, tha Balla mes të tjerash.

Kryeparlamentari Peleshi e miratoi duke u shprehur se ka dakordësi që pas propozimit të PD-së të mbahet një minutë heshtje nga Parlamenti në fund të procedurës së votimit dhe seancës plenare.

“Duhet respektuar rregullorja, sepse duke respektuar rregulloren respektojmë edhe të ndjerin. Ndaj edhe minuta e heshtjes, edhe pas dakordësisë së kreut të grupit të PS-së, të mbahet minuta e heshtjes në fund të seancës”. gsh

Berisha: Pyeteni Edi Ramën, pse nuk shkoi në New York? Klanet e lidhura me të bashkëpunojnë me organizatën terroriste të Diego Benitez

Në fjalën e tij pas përfundimit të seancës plenare në Kuvend, kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se 14 klane shqiptare të lidhura me Edi Ramën bashkëpunojnë me organizatën terroriste të Diego Benitez.

Berisha foli edhe për kryeministrin Edi Rama duke theksuar se kreu i qeverisë nuk udhëtoi drejt SHBA-ve, ku po zhvillon punimet Asambleja e përvitshme e OKB-së.

“Pyeteni Edi Ramën, pse nuk shkoi në Nju Jork?”, u tha ai gazetarëve.

Sali Berisha: Unë e kuptoj që avoketërit e Edi Ramës brenda e jashtë vendit përgjërohen se nuk është një regjim autoritar. Unë u them atyre se cili është tipari kryesor i regjimeve autoritare? Nuk është përqendrimi i të gjitha pushteteve në një dorë?

Na thoni pak, cila është fuqia e drogës, kur vetëm një klan, në një vit disponon 28 tonelata. Kur vetëm me një organizatë terroriste, se tani e dini ju, kartelet e drogës në Amerikë Latine janë shpallur nga presidenti Trump si organizata terroriste.

Kur vetëm me organizatën terroriste të Diego Benitez bashkëpunojnë 14 klane shqiptare të lidhura me Edi Ramën.

Ju e kuptoni vetë.

Pyeteni Edi Ramën, pse nuk shkoi në Nju Jork? bw

Këshilli Bashkiak miraton me shumicë votash shkarkimin e Erion Veliaj nga posti i kryetarit të bashkisë së Tiranës

Erion Veliaj është shkarkuar nga posti i kryetarit të bashkisë së Tiranës. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe vjen pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama të bërë në Asamblenë e Partisë Socialiste, ku shpalli si kandidaturë Ogerta Manastirliu.

Tashmë i takon Këshillit të Ministrave që të miratojë vendimin për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i Kryetarit të Bashkisë Tiranë.

Në nisje të mbledhjes, kryetarja e Këshillit Bashkiak, Megi Fino tha se sot po bëhet detyra për ta çliruar Tiranën, nga ndalimi, siç tha ajo pa gjyq i Erion Veliajt.

“Sot ne po kryejmë detyrimin tonë, duke çliruar Tiranën prej ndalimit pa gjyq të kryetarit të bashkisë. Ne sot kemi vetëm një pikë në rendin e ditës, projektvendimim për shkarkimin kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj…”, tha kryetarja e Këshillit Bashkiak, Megi Fino.

Në mbledhje ku u votua për shkarkimin e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj nuk morën pjesë tre anëtarë, Joleza Koka, Aldo Merkoçi dhe Gazment Paja. Po ashtu mungonte edhe kryetarja në detyrë Anuela Ristani.

Pavarësisht shkarkimit, sipas nenit 115 të Kushtetutës, Veliajt i jepet e drejta të ankimojë shkarkimin në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditësh. Në këtë rast, vendimi i qeverisë pezullohet deri në shqyrtimin nga Gjykata.

“Është qëlluar nga afër!”, Petrit Qoli pyet të penduarin e drejtësisë: A ke gisht në vrasjen e ish-deputetit Fatmir Xhindi?

Po mbahet në Gjykatën e Posaccme Antikorrupsion seanca e radhës për dosjen “Plumbi i Artë”, ndërsa në seancë ka folur bashkëpunëtori i drejtësisë, Skerdi Tase, i cili u pyet nga avokatët e të pandehurve të tjerë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Petrit Qoli, një prej të pandehurve i ka drejtuar disa pyetje Skerdi Tases, ndërsa sjell në fokus vrasjen e ish-deputetit të PS-së, Fatmir Xhindi. Ish-deputeti u vra më 2009 pranë shtëpisë së tij, ndërsa ende për krimin nuk ka një autor.

Duke vënë në dyshim deklarimet e të penduarit, Qoli ka pyetur Tasen nëse shikonte mirë nga afër dhe nga larg. Pyetja u refuzua nga gjykata, ndërsa Qoli vijoi:
“A ke dijeni për vrasjen e deputetit Fatmir Xhindi? A ke gisht në atë ngjarje, se është vrarë nga afër”, pyeti Qoli.

Gjykata ndërhyri duke i ndërprerë pyetjet Qolit, si edhe urdhëroi Tasin të mos përgjigjej.


Send this to a friend