Kanë përfunduar homazhet në nder të gjyqtarit, Astrit Kalaja, i cili u vra më 6 tetor në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit.
Homazhet u mbajtën në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ku morën pjesë figura politike dhe personazhe nga bota e drejtësisë.
Pas përfundimit të homazheve arkëmorti i gjyqtarit të vrarë do të përcillet për në vendlindjen e Kalasë në Shkodër, vendi ku do të prehet gjyqtari i vrarë. gsh