VOAL

VOAL

SHBA e shqetësuar nga raportimet për shitblerje të votave në Shqipëri

Jetmira Delia-Kaci

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, shprehu shqetësim për raportimet për shitblerje vote, katër ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

Kryediplomatja amerikane kërkoi që përballë këtyre raportimeve, autoritetet shqiptare të reagojnë.

“Të gjithë ata që kanë të drejtë vote, duhet të votojnë. Kemi parë raportime për blerje dhe shitje votash dhe shpresojmë që autoritetet do të bëjnë detyrën e tyre. Nëse disa po thonë se po blejnë vota për një parti politike, ndaj kësaj partie politike duhen ndërmarrë veprime”, tha ambasadorja Kim.

Këto deklarata të ambasadores Kim vijnë katër ditë para mbajtjes së zgjedhjeve vendore dhe në të njëjtën dikur kur policia shqiptare njoftoi se ka arrestuar një person, dhe një tjetër është liruar në procedurë të rregullt, për shkak se ata po diskutonin për shitblerje votash për një subjekt politik.

Në videon e publikuar në media në Shqipëri, flitet për shuma deri në 15 mijë lekë (135 euro) për katër vota.

Shitblerja e votës është një nga problemet kryesore që është raportuar në çdo proces zgjedhor në Shqipëri. Edhe në raportin e ODIHR për zgjedhjet e fundit të zhvilluara në Shqipëri më 25 prill të vitit 2021, theksohet se “ashtu si në zgjedhjet e mëparshme, pretendimet e besueshme të blerjes së votës ishin të pranishme gjatë dhe pas fushatës dhe hetimet filluan në një numër çështjesh. Pretendime të tilla nuk ishin të kufizuara në asnjë parti”.

OSBE/ODIHR rekomandoi që agjencitë e zbatimit të ligjit të intensifikojnë përpjekjet për të identifikuar, hetuar dhe ndjekur penalisht rastet e blerjes së votave.

Më 14 maj në Shqipëri votohet për të zgjedhur kryetarët e 61 bashkive dhe këshilltarët e rinj bashkiakë.

Brenda 24 orëve në Shqipëri: Dy turiste humbin jetën, një zhduket në lumin Osum

Policia e Tropojës në kërkim të trupave të dy turisteve në Qafën e Valbonës

Jetmira Delia-Kaci

Dy turiste të huaja kanë humbur jetën në shtegun Valbonë-Theth në veri të Shqipërisë, ndërsa një turist holandez është zhdukur në kanionet e lumit Osum, në jug të vendit.

Policia e Komisariatit të Tropojës bëri të ditur se është njoftuar pasditen e së martës (9 maj) se dy turistet, njëra me shtetësi belge, dhe tjetra franceze, kanë qenë duke eksploruar zonën e Valbonës, ku janë rrëzuar, për shkak të terrenit të thepisur, por edhe motit të lig.

Ekipet e kërkimit kanë gjetur trupat e pajetë në zonën e quajtur “Qafa e Valbonës” në një zonë me terren të vështirë, ndërsa problem për ta kanë qenë kushtet atmosferike.

Në ndihmë të tyre, për të nxjerrë trupat e pajetë, ka shkuar edhe skuadra alpine e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër.

Nxjerrja e tyre ka qenë e pamundur, pasi moti i lig nuk e ka mundësuar as uljen e helikopterit, në zonën ku janë gjetur turistet.

Ato nuk kanë qenë të shoqëruara me guidë, apo persona që e njohin zonën malore.

Ndërkaq, një ditë më parë, në jug të Shqipërisë, në zonën e Skraparit, në kanionet e lumit Osum, është rrëmbyer nga rrjedha e ujit një turist holandez. Ai ka qenë duke eksploruar zonën, së bashku me bashkëshorten e tij, kur janë rrëmbyer nga uji.

Bashkëshortja e tij u gjet nga një grup turistësh që po vizitonin kanionet dhe u dërgua në spital, dhe tani është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërsa 68-vjeçari nuk është gjetur ende, edhe pse polumbarët po vijojnë kërkimet në lumin Osum.

Edhe çifti i turistëve holandezë nuk ishte i shoqëruar nga ndonjë guidë turistike.

Pak ditë para zgjedhjeve, Luçiano Boçi u drejtohet punonjësve të administratës në Elbasan: Pres pyetjet tuaja, nëse mendoni se…

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi, u është drejtuar me një thirrje të gjithë qytetarëve që punojnë në administratë.

Ai u ka kërkuar atyre që t’i drejtojnë pyetje si qytetarë të informuar, ndërsa shprehet se nëse dhe ata mendojnë se Elbasani meriton më shumë, të votojnë kandidaturën e tij.

 

Reagimi i plotë:

 

Të nderuar qytetarë elbasanas që punoni në administratën shtetërore,

 

Jam i vetëdijshëm se ky komunikim ndodh në një çast jo të përshtatshëm, vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve vendore. Asnjë prej jush nuk ka pasur lirinë për t’ju bashkuar veprimtarive të mia publike apo për të dëgjuar prej afër çfarë synoj të sjell unë në jetën e kësaj bashkie.

 

Do ta kisha çmuar së tepërmi mundësinë që të merrja pyetjet tuaja prej qytetarësh të informuar mirë dhe t’u përgjigjesha imët – me besim se kështu i përgjigjem të gjithë bashkësisë së qytetarëve të Elbasanit. Por kupola politike e cila qeveris bashkinë e Elbasanit ju ka çuar në ekstremet e mbijetesës morale. Shumë prej jush, direkt dhe indirekt – më kanë përcjellë mesazhin se kjo gjëndje e survejimit të punonjësve shtetërorë është e përbuzshme, një ringjallje e 80 lekshave të Sigurimit të Shtetit.

 

Dua të shpreh gjithsesi mirënjohjen time më të lartë për shumë prej jush, që në kushte ilegaliteti, me konfidencialitetin më të lartë dhe në heshtjen më të thellë publike keni bashkëpunuar me mua dhe stafin tim, me ekipin e gjerë të ekspertëve që ju bashkuan shtabit tim zgjedhor për të përpunuar një program zhvillimor pro-aktiv dhe shumë ambicioz. Ju jam mirënjohës, përsëri!

 

Jam i bindur se për shumë prej Jush Elbasani meriton më mirë dhe duhet të administrohet ndryshe! Shumë prej jush do të ndërtonin politika sektoriale dhe plan veprime ekzekutive shumë më efektive se ato që administrata e lartë e bashkisë ka artikuluar dhe ka bërë sot të detyrueshme. Jam i qartë se Elbasani është në këtë gjendje jo nga puna juaj, por nga pengesa që ju hasni prej lart që të bëni punën tuaj siç do të donit. Keq-menaxhimi i bashkisë ka një motiv dhe ky është politik: korrupsioni gjithmonë është një ngjarje politike!

 

Në këto orë të fundit përpara votimit për pushtetin vendor, unë dua t’ju them se jam i bindur më shumë se kurrë se Elbasani ka burime njerëzore shumë të mira, të besueshme, cilësore – dhe moralisht të denja. Kam punuar me mëse 70 ekspertë të mrekullueshëm – të çdo moshe dhe lamie – pjesë e shtabit tim, kam përpunuar të dhëna nga të paktën 25-30 njerëz kyç në pushtetin vendor aktual, kam njohur konsulentë privatë të shkëlqyer që janë ofruar të mbështesin vizionin tim politik për ta dashur Elbasanin përmes zhvillimit të tij.

Edhe pse një numër shumë i madh burimesh njerëzore janë larguar drejt Tiranës apo jashtë vendit – ne përsëri kemi mjaftueshëm specialistë të denjë, të cilët do të çmoja shumë t’i kisha në staf – si garanci për përmbushjen e të gjithë elementeve të programit tim, ku investimet bëjnë kreun.

Në këtë aspekt, do të shpresoja që ata që më njohin t’u thonë atyre që s’më njohin se Luçiano Boçi është demokrat sepse është kundër luftës së klasave. Unë asnjëherë nuk do të shkel të drejtën e dikujt për të menduar politikisht ndërsa pasuron një program zhvillimor me ide dhe sugjerime.

Kontaktet e panumurt që kam pasur muajt dhe javët e fundit më bindin se ndryshimi në Elbasan është një domosdoshmëri, një fakt që publiku do t’a shpalosë me votë në mënyrë të panegociueshme.

Unë dua shumë që edhe ju – punonjësit e denjë të një administrate të keqtrajtuar – të bëheni pjesë e tij, ta përjetoni me gëzim këtë ngjarje të rëndësishme për qytetin tonë, për bashkinë tonë dhe të ndjeheni të fuqizuar në dëshirën tuaj për t’i shërbyer sa më mirë qytetarëve.

Nëse besoni se Elbasani meriton më mirë, bashkohuni me ata që e mendojnë njëlloj. Me 14 maj, ata bajnë ndryshimin…bw

Dije apo Alogjizma pa Dije qe e prejardhin Polifonine tone Popullore nga Sirenat dhe Muzika byzantine? Nga Prof. Aleksander Peçi

Dije apo Alogjizma pa Dije qe e prejardhin Polifonine tone Popullore nga Sirenat dhe Muzika byzantine?

Qe ne fillim dua te pohoj se Vasil Tole ne kete liber eshte me dije te dyshimta mediocre dhe me alogjizma pa fund

Se pari e kendojne qeniet mitologjike? Vertet e beson Vaso shkencerisht se qeniet mitologjike kane kenduar si te ishin qenie njerezore reale, konkrete, qe kane egzistuar fizikisht, me gjak tru shpirt, korda vokale, laring, , dhe prej ketij absurditeti rjedh Iso polifonia? Mbi nje alogjizme te tille autori ngre nje liber plot te paverteta historike logjike gjeografike gjuhesore muzikore. Qe ketu keputet filmi.

Se dyti Autori thote : Grishje drejt viseve iso – polifonike te Epirit.

Pse Iso polifonike dhe jo Polifonike. Tashti na del nga Niko Mihali qe Iso Polifoni eshte emertimi zyrtar ne Unesco.Emertesen iso -polifoni e kane kundeshtuar te gjithe: Ramadan Sokoli , Spiro Shituni, Pirro Miso, Sokol Shupo Aleksander Peçi, Zhani Ciko, Limoz Dizdari, Ilirjana Dema, Pellumb Xhufi, Pascal Milo, Artan Fuga, Perparim Kabo,  Fatos Klosi ,Marin Mema, Elvis Peçi,Fix, Fare, Ermir Dizadari, Krist Popa, Saimir Çili kryetaret e shoqatave polifonike Ago Nezha dhe Yzeir Llanaj, Bardhosh Gaçe, Fitim Çaushi dhe e gjithe shoqatat polifonike dhe shume emra nga me te medhenjte e kultures shqiptare te politikes e parlamentit qe kane firmosur rezoluten.. Argumentat jane thene e sterthene. Per dosien e derguar ne 2005 ne Unesco skane fare dijeni :
Istituti i kultures popullore , Universiteti Arteve, Komiteti Naconal i muzikes , qendra folklorike , shoqatat polifonike.

Se treti, sirenat jetonin sipas Homeri ne ishullin Anthemoezes midis Sicilise dhe Italise ndersa sipas Virgjili ne Sirenum Scopuli tek Capri sot. Sipas Toles Odiseu qe jetonte ne Itaca 60 klm larg prevezes skish digjuar kurre polifoni por duhej te shkonte ne Capri e çuditej me : iso -polifonine e sirenave. Komplet alogjizme.

Se katerti, jane 4 – 5 shekuj te erret nga 1200 deri ne 750 para Christ, ( Matheu Aref ) ku ska dokumentacion per egzistencen e Fenikasve dhe semito – egjyptianeve pra paraheleneve ne trojet e Pellazgjise. Por Homeri e kish shkruar Iiaden e tij para ardhjes se Afrikano verioreve e cila bashke me Odieu u perkthye nga helenet. Helenet shpiken Deukalionin qe çdo qyteterm pellazg para tyre te rafshohej dhe te fillonte me ta.

Se pesti “Mbi cilin mod kendonin sirenat ?Mbi pentatonite e Epirit, te Laberise, apo Toskerise? Apo mbi modet afrikano veriore e arabe. Kam pare mode fenikase egjyptine turke e arabe etc. Jane nje sistem modesh kryekeput qe skan kurfare lidhje me pentatonine e polifonise.

Kjo eshte alogjizme ne librin e Toles kur I etiketon Sirenat greke dhe iso – polifonia nis nga ato..

Se gjashti, Autori thote : sirenat magjepese qe embelsisht kenget ju fluturojne nga buzet e me nje muzike qe te deh shpirtin,pra( kjo nga Homeri ) ndersa Vaso thote Sirenat vajtore. Homeri nuk e thote “ vajtore “ çfare alogjizme: paralelisht dhe kendonin ne menyre magjepese dhe mallkonin dhe vajtonin.Dhe mbi kete alogjizme te ndertosh nje teze shkencore prej nga ku rjedh iso – polifonia?Ne traditen e popullit tone vaji fillon kur vdekja ka ndodhur edhte prezewnte, dhe vaji eshte homazh nderim per te vdekurin jo mallkim.Nuk ka asnje shembull te tille ne polifonine tone.
Asnjehere tek ne e kudo nuk fillon vaji per se gjalli. Odiseu ish gjalle, ndaj dhe kjo eshte komplet alogjike .

Se shtati.Po ndjek budallallekun ne aresyetim te Tole.Ne ishullin e sirenave as nuk hynte ndonje strukture polifonike e as homofonike sepse shndrohej ne kokalla, por edhe as nuk delte.Odiseu dhe varketaret ishin kalimthi Atehere nga dolen ato rathe koncentrike nga ishulli I tyre qe te perhapnin iso – polifonine,ne tere teritorin e Epirit dhe Arberor ? Kush ju a mesoi polifonine Sirenave njerezit qe sa mbriten u shndruan ne kokalla?. Po u deshen 600 vjete nga 395 kur u krijua Bizanti deri ne shek e 10 qe lindi kultura e kenges homofonike byzantine.dhe Sirenat ju a mesuan njerezve sipes Toles Polifonine. E konkludoni vete mungesen e logjikes elementare. Po polifonine se mesoi dot Tironsi qe ka qindra mijra vjet qe jeton 50 klm larg nga polifonia.Tironsi qe flet te njejten gjuhe me polifonikasit Arberore. Sepse eshte sistem I veshtire. Dhe ketu hyjne keto 2 raporte ngushtesisht te lidhura mes tyre : BASHKESIA DHE POLIFONIA dhe BASHKESIA DHE DIALEKTOLOGJIA. Vale – rathet koncentrike jane nje fenoment sa fizik( guri ne uje qe krion rathe ) aq dhe kulturor e gjuhesor. Pra Tole thote qe iso – polifonia nis me Sirenat.Ne I krijojme sirenat ( them une ) dhe sipas tij ato na mesuan polifonine Imagjinoni nje ishull i vetmuar ku as nuk hyn ndonje strukture parapolifonie, e as nuk del asgje, te jete zanafille as per ate qe quhet polifoni, e as per ate qe Vaso e quan iso -polifoni.

Se teti, e pse skane greket polifoni por gjithandej homofoni perveç se ne Epir. Po Epir,do te thote i Eperm pra shqip ) eshte Ipe ( çamet Ipe I thone shqipes ) eshte Iperi qe me pas behet Shqiperi .

Keto jane te vertetuara nga historian e gjuhetare, studiues

Homeri dhe as Apollodorus Tzetzes Eustathius Apollonius  Hesiodi Suidas Hyginus Eustathius nuk thone qe Sirenat ishin kater dhe as kush nuk jep karakteristikat e tyre. Ndersa Vaso jep dhe karakteristikat qe ti pergjigjen artificialisht tezes manipulatore se kendonin Iso -polifoni. njera bente maresi tjetra kthyesi tjera hedhesi dhe tjera Iso. Keasj I thone te qeshesh e te qash me lot,me kete ndarje rolesh te manipuluar

Se nenti, ti ne 4 foto te gjetura ne vende te ndryshme arkeologjike autori ne faqen 28 shkruan si diciture ne sejcilen prej 4 fotove te ndryshme, Sirenat vajtore. Por kemi nga 1 sirene. Por jo Vasos i duhet domosdoshmerisht teza e Sirenave vajtore dhe e iso – polifonise , i duhet shumesi sepse shumezereshi perkthehet ne polifoni, njejesi eshte monodi homofoni. Ne sejcilen foto ku ka vetem 1 sirene autori thote sinenat vajtore.Pse keshtu behet shkenca duke sajuar e mashtruar.

Se dhjeti, tani po bej nje kalkulim: Tole na sjell ne liber kete structure polifonike: Kur vate/Kur vate/ Kur vat viti njezete. 36 vargje ne 1 faqe x 538 faqe gjithe libri = 15 678 vargje te Odiseu .Po ta kendosh me kete structure polifonike duhen disa vjet ta mbarosh Odiseu me iso – polifoni.E kuptoni se edhe me kete kalkul ja rezoj tezat vasos.Askush sot ne Bote prej mijra vjetesh nuk e ka percaktuar shkencerisht origjinen e polifonine. Ndersa akademik Vasil Tole shkruan nje liber I cili qe ne titull e deri ne fund eshte I gjithi mbushur me alogjizma pa dije e manipulime . Une nuk jam gjuhetar por duke qene se polifonia eshte nje gjuhe muzikore e lashte e popullit tone, atehere mendoj se tyneli nga duhet te kalojne studiuesit etnomuzikologet per te driçuar origjinen e polifonise nuk jane sirenat, por gjuha, eshte tingulli I cili ka lindur perpara fjales, eshte jeta bashkesia e cila flet nje gjuhe te folur si dhe nje gjuhe te kenduar dhe ashtu si tek Dialoktologjia e folur ka shume dialekte edhe tek Dialektologjia e kenduar, ka kaq shume dialekte nga njeri fshat, zone, krahine ne tjetren. Kjo eshte pasuri e madhe e jona.qe smun te leme te na e marrin greket.Polifonia eshte syri I kaltert I etnogjenezes sone kulturore.

Se Njembedhjeti, Zera te kundert me Autorin e librit Sirenat e Odiseut :

Çabej: Ilirishtja eshte gjuhe pellazgjishte ne kuptimin me te gjere. Me keto teza Hahni te Iliret I percakton si te paret e shqiptareve dhe perfshin edhe epirotet dhe maqedonet.

Kostandin Kristofori dhe Gjuha shqipe vazhduese e drejtperdrejte e ilirishtes ndersa ilirishtja nga pellazgjishtja.

Petro Zheji. Nga libri I tij shqipja dhe sanskritishtja po citoj ç’thote Sami Frasheri te Shqiperia çka qene çshte e çdo te behet. ( faqe 26 )Shqipetarete flasin nje nga me te vjetrat e te bukurat gjuhe te dheut. Shqipja eshte shoqe me sankritishten, gjuhen e Indise se vjeter, me Qeltishqene, gjuhen  perse se vjeter . Por ato quhen gjuhe te vdekura e shqipja gjuha jone q’eshte me e vjeter nga ato eshte e gjalle e flitete sot si ne kohet te Pellazgeve.Emrat e perendive qe u faleshin Pellazgete e prej te cilave I ka marre mythollgji e Grekevet dhe e Romakevet

Mathieu Aref :Fale disa autoreve te lashte nder ta Homeri Hesiodi Hakate I Miletit Herodoti arrihen te njohen me mire Pellazget, banoret e pare te botes ballkano – danubiane si dhe Egjeut qe ishin aty perpara mberritjes se grekeve.

PROF. DR. PIRRO MISO*Sajuesi i termit “isopolifonia”, të cilit nuk i njihet as edhe një ekspeditë e vetme në terren e që nuk po lë as edhe një gur pa lëvizur kohët e fundit me ndikimin e tij, të kontaminojë institucionet kulturore me të pavërteta shkencore, ato studimore. Injektimi i helmuar i termit “isopolifoni”, ka cenuar e po cenon sistematikisht atë që konsiderohet kauzë e shenjtë për bartësit, për identitetin e trashëgimisë muzikore, për standardet e gjuhës të një prej zhanreve më origjinale të kulturës muzikore shqiptare. sajesa “isopolifonia”, veç të tjerash, nuk konsiderohet si term. Ky “term” nuk gjendet as edhe në një nga fjalorët e gjuhës shqipe, Madje është i pagjetshëm edhe në fjalorët themelorë, më të zgjeruarit e muzikologjisë botërore.

Spiro Shituni . Nocioni Iso -polifoni nuk e karakterizon shkencerisht thelbin e kultures muzikore shumezereshe te kombit shqiptar.

Zhani Ciko Pas tjetërsimit të emërtimit Polifonia jone popullore shume gjë e çuditëshme dhe e misterëshme, se si ky emërtim u regjistrua ne Unesco

Sokol Shupo poshte nentitullit : Shen Vasili I Akademise dhe kuleçet e tij me kacidhe kallpe vijon Termi Iso polifoni eshte abuziv.

Klik ne internet SCCOTLAND PIPES te digjoni tonin baze. Ata nuk I thone burdon SCCOTLAND PIPES as ISO SCCOTLAND PIPES.

Polifonia eshte nje Bunker i mbyllur per ata popuj qe se njohin kete kulture, nuk e kane kete gjuhe te foluri me tinguj, eshte nje gjuhe qe nuk e mesuan dot prej 7 mije vjetesh.

Polifonia eshte nje hapesire e hapur per ata qe e kane kete gjuhe e mesojne qe ne barkun e nenes dhe dine te ndertojne, dhe nena bashke me sisen I sep femijes edhe sisen polifonike.
Polifonia eshte pasuri e njerezve me shpirt dhe intelekt te pasur.Duhet mençuri shume e madhe te krijosh nje strukture shumezereshi polifonik. Iliro arberoret qe krijuan mozaike fantastike, qytete me kate kate polifonike si Gjirokastra Berati, sigurisht qe do te ishin te afte ti krijone kete shumezeresh polifonik horizantalo vertical me kate kate

Se dymbedhjeti, argument shume I forte qe s’ka kurfare lidhje me muziken byzantine eshte : Liria Pagane e grupimeve polifonike te cilat kane nje shperthim pagan shume e shume kohe parakristian, dhe elementi Zot pothuajse eshte inegzistent ne to. Kjo Liri pagane I ka bere kenget polifonike te mos kene kurfare lidhje me religjonin.

Se trembedhjeti, edhe ky argument shume I forte. Po ato gure super te medhenj pellazgjike mbi themelet e te cileve jane vene gure greke romake veneziane me tulla ( Butrint e kudo )a tregojne per nje qyteterim pellazg. Po a mund te çbehen ata gure pellazgjike te vendosen lart, e poshte tyre te vendosen guret greke romake veneziane???? Me teknologjite me te sofistikuara te koherave smund te ndodhi. Kete ka bere Tole guret e rende pallazgjike te polifonise sone I ka ngritur lart dhe poshte tyre ne themeli ka vene sirenat dhe muz byzantine.Qeshni o lexues shkrihuni gazi.

Se katermbedhjeti, ështe krijuar ne google nje GJEMBAÇERI ku me dhjetra e dhjetra artikuj mbi Iso – polifonine e dhjetra postime Saz’iso’.Klikon polifonia shqiptare nuk gjen asnje artiull te del.

Jane fshire te tera. Çka ndodhur nuk e di. Dhjetra gjembaçe me iso – polifoni dhe saz’ iso . Çfare eshte kjo : “ Aaaaaaa… I kane ngjitur nga pas diskut ndonje italanke -(batuta tek Gjeneral Gramafoni ) Por eshte shndruar ne nje fenoment, ne nje diversion, ne nje fushate, dhe kjo ka ndodh vetem brenda 20 vjeteve dhe sigurisht qe pergjegjesa ka. Po çdo te ndodhi pas 50 -100 – 200 vjetesh? Çfare kerkoni ju shqiptaret dhe iso dhe polifoni s’eshte tuaja e kemi krijuar ne greket.Kur ata pak greke te Epirit qe e kendojne, kendojne nje variant muzikor arberor, por greqisht, sepse e gjithe Çameria flet e kendon shqip.Ose dhe ata qe kendojne greqisht jane shqiptare por qe ndruhen te kendojne shqip, fenomen I njohur ky, e kam hasur vete dhe ne Maqedoni.

Se pesembedhjeti,  Tole mbasi ja hoqi vendabanimin Sirenave, atje ku I kish vendoaur Homeri dhe Virgjili ne Itali, perdor termin “ sipas te gjitha gjasave “ dhe I sjell sirenat dhe Hadin ne Himare.

Po çfarë i duhet Vasos vendndodhja e Hadit per origjinen e polifonise.Vendodhja e Hadit eshte nje term- mitologjiko – gjeografik, dhe jo zanafillnor I polifonise. E shpjeguam qe as sirenat as Hadi nuk jane qenie njerezore qe te kendojne, jane mitologji. Bota e nedheshme – mbreteria e Hadit eshte nje gjeografi kaq e stermadhe, siç eshte qielli per Zeus, Deti per Poseidon, Dielli per Helius. Ta piketosh ne harte Hadin ne Himare, eshte si nje kolonel ushtarak ai I Gjeneral gramafoni qe vinte piketa ne nje harte. E pas tyre fshihej nje 7 prill 39. Perandoria nëntokësore e Hadit fshihej në thellësitë e tokës dhe në të kurrë nuk depërtoi rrezja e dritës së diellit ( pra shenimi im, jo ne bregdet, se ne bregdet Dielli te vret syte Ndersa Tole i sjell ne Himare. Pse? Harta e sirenave dhe Hadit te Toles nuk korespondon as me harten e Homeri e as harten e Virgjili . Po ska gje se dijetari I manipulon hartat si do vete ndaj Shupo ka plotesisht te drejte kur I thote Shen Vasilit te Akademise manipulime te porositura.

Se gjashtembedhjeti, Vaso vuan nga nje semundje e rezikeshme qe quhet MANIPULOMANIA.E dini se sa dhjetra e shembuj kam une edhe ne maredhenie personale qe e faktoj kete semundje MANIPULOMANIA te tij.

Se shtembedhjeti, Pyes Tolen pse nuk hyri turku per 500 vjet tek polifonia jone? Por sepse jane sisteme krejt te ndryshme te modeve.Ska krfare lidhje pentatonia as e sistemet modale turke, arabe, egjyptiane, fenikase. Duket sikur Tole futet ne nje rjete merimangash, me sajesa te tilla, alogjizma pa dije e nje gjembaçeri me iso -polifonizma , qe te le nje shijen e hidhur, sikur ka mare nje mission persiper.Ate te heqjes se Atesise se polifonise shqiptare dhe tu a jepe heleneve si autoktone ne keto troje kur gjithe historia boterore ka vertetuar se jane te ardhur nga fenikasit e semito -egjypitianet

Pra per Siren marresin Vasil Tole zv/ Kyetar i Akademise se shkencave , Sirenat ne Himare, Hadi ne Himare, Chimera ne Himare, harta qenka bere,qenka studiuar kaq mire, perfekt perputhet dhe me harten e pretendimeve teritoriale te Vorio Epirit, dhe tani ça mbetet, tja marrim nje avazi iso -polifonik me saz ‘iso dhe tu kendojme bemave ne librin e tij

Kesaj i thone ta Ç’Arber-rizosh qe ne renje, polifonine tone arberore, dhe tu biesh sirenave per nje fillese sigurisht false nga sirenat dhe muzika byzantine.Termin Arberore une e perdor ne sensin kulturor, gjuhesor, etnik,dhe jo gjeografiko – shteteror te kesaj Shqiperie 28 mije klm 2 Ç’kombetarizimi eshte blere ne antikitet, eshte blere ne mesjete, dhe ndaj Shqiperia eshto kjo qe jemi, e pse te moj blihet ç’kombetarizmi dhe sot?

Por une gjykoj se shteti dhe institucionet e tij, nje kauze tjeter duhet te blejne e kundervene Kauzen e kombetarizimit dhe Nderkombetarizmit te kultures shqiptare.Unesco eshte per proteksion te vlerave.Terma diversioniste qe e prejadhin Polifonine Arberore nga Sirenat dhe muzika byzantine duhet te qendrojne jashte juridiksionit te saj,dhe te korigjohen.

Vetem ne ministrine te kultures me keta lloj shqiptaresh ndodh qe Unesco-s ti serviret nje dosie e manipouluar

Perseri ngre nje dyshim tjeter se a kane lidhje keto me nje tjeter çeshtje, pra me mos paraqitjen ne kohe te dosies se lahutes ne Unesco ?Pergjegjesia bie tek personat qe e mbulojne kete sektor ne ministri kulture

Letersia jone I ka trajtuar mjaft here keto tema: Sjell ndermend Kapuçionet e zinj te Kadare,djegja e librave ne manastirin e Ardenices, dhe grabitja e thesareve arkeologjike.Mos valle dhe grabitja e Atesise se Polifonise eshte e njejta gje?

Te fusesh ne kurth Unescon duke I dhene polifonise nje Atesi tjeter, e dini çdo te thote ti japesh botes nepermjet Unescos nje tjeter atesi te polifonise sone Arberore, njesoj si ti ndrosh atesine nje njeriu dhe per kete te marresh vulen e Unescos? Njesoj si dikur ne konferencen e ambasadoreve me vulen e kesaj conference, me vulen e Europes, teritore arberore mbeten jashte Shqiperise.

Te mos duash te dalesh nga kjo llogore, eshte njelloj si ai qe gelltiti nje luge çorbe te prishur, (ju kujtohet kjo batue e kinemase tone ) dhe e vjell gjithe jeten. Te gjithe e dime etjen e grekeve per ti pervehtesuar atesite dhe per ti publikuar europianisht e per kete jane te afte ti infektojne dhe gazetare te njohur. Kujtoni pak debatin e forte Sgarbo – Ceka reth atesise se Bylisit, kujtoni Deuklionin qe çpiken helenet per te rafshuar çdo gje pellazge

Alogjizmat e Vasil Tole ne librin Sirenat e Odiseut dhe dosien e Unescos mbeten dhe I pari qe duhet te reflektoje, korigjoje,kerkoje ndjese publike, tu thote Sirenave isombajtese bizantino iso – polifonike qepeni gojen, boll, eshte pikerisht Vasil Tole.

Dhe ndjese jo vetem ne emer personal, por ndjese edhe Unescos si ish drejtor I Trashegimise popullore ne Ministri Kulture,ne 2005 si hartuesi I dosies kur i eshte bere propozimi Unescos dhe si zv/ kryetar i Akademise se Shkencave.. Do ta beje ai kete ? une mendoj se duhet ta beje. Por dyshoj se a ta beje.

Prof Aleksander Peci
Prof Titullar I kompozicionit
Mjeshter I Madh
President I Pianodrom Internacional Festival
Dir Egzekutiv I Fondacioni per zhvillimin e kompozicionit
Anetar I Shoqates se kompozitoreve SACEM – PARIS
Qytetar Nderi I Permet

 

 

 

Berisha: Rama do dënohet aq sa McGoningal në SHBA. Do shkojë si VIP në burg!

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaron se Edi Rama do dënohet aq sa ish-zyrtari i FBI, Charles McGonigal në SHBA.

I ftuar në “Open” Berisha deklaroi se kryeministrin “po e pret në bankën e të akuzuarve miku i tij McGonigal”, ndërsa shtoi se “kjo ngjarje ka qenë aq e rëndë sa në vizitën e tij në Shqipëri, Gabriel Escobar, i ka komunikuar Ramës se është në hetim”.

Sipas tij, kjo u tregua përmes vizitës që zgjati vetëm 20 minuta dhe me faktin se Escobar refuzoi të flasë në lidhje me çështjen në daljet e tij në media.

Ai shtoi më tej se Rama mund të përfundojë si “i dënuar VIP” në burgjet amerikane, duke përmendur ishullin famëkeq të kthyer në burg, Riker Island.

Çdo patriot nuk mund të votojë Ramën. Gjenocidin serb e kanë bërë në veri. Spekulohet me fjalën gjenocid, por i vërtetuari është bërë në veri, i vërtetuar nga Komisioni Ndërkombëtar për hetimin. Në Lumë masakra ka qenë në nivel gjenocidi. Ka pasur dëshmitarë dhe fakte ku ushtria serbe ka kryer masakra gjatë Luftës së Parë Botërore. Edi Rama çfarë ka bërë, ka prishur përmendoren në mes të Kukësit me porosi të Vuçiçit. Nuk ka ndarje veri-jug. Rama ka dalë me faqe të zezë në Vlorë, e synojmë dhe Vlorën. Ka sjellë deputet përfaqësuesin e mafies arabe, Alabbarit. I ati i tij ka qenë i bandës së ’97-ës.

E pamundura nuk ndodh, ne do fitojmë. Fushata e Ramës është koprolalike, ku ai përdor gjuhë të pisët. Është një fyerje për qytetarët. Ai shkon nga sheshi në shesh me fjalë të turpshme dhe tregon se nuk ia ndjen fare dhe nuk i intereson për qytetarin. Ai vjedh votën, nuk votohet. Po të ishte për votën e lirë ai do ishte në kokërr të burgut. Atë e pret McGonigal në bankën e të akuzuarit. Aq sa do dënohet Charles aq do dënohet dhe Edi në Amerikë. Zhvillimi i rëndë ka qenë mesazhi që i solli Escobar Ramës. E bëri për të zgjuar komentin e shoqërisë, e takoi vetëm 20 minuta. Mesazhi ishte se është nën hetim për çështje penale me McGonigal. Ai nuk nxori asgjë nga takimi dhe kur u pyet në media, Escobar tha që çështja është e hapur dhe nuk mund të komentojë. Ramën do e ekstradojmë ne, nuk diskutohet.

AI është i tmerruar nga ajo histori. Ndaj ai humbet herë herë dhe përfytyron veten në ishullin Riker, ka një burg të tmerrshëm qindra-vjeçar aty dhe janë varrezat e gjithë banditëve amerikanë. Edi Rama mund të përfundojë aty si VIP”, u shpreh ai.

‘Teatri, ku ishte, siç ishte!’- Këlliçi angazhohet për krijimin e Inspektoratit që do mbrojë Trashëgiminë Kulturore

Rindërtimi i Teatrit Kombëtar në të njëjtin vend ku ishte dhe siç ishte, mbetet një nga angazhimet e palëkundura të Belind Këlliçit si kryebashkiak i Tiranës pas 14 majit. Këtë zotim ai e theksoi gjatë një takimi me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, zhvilluar në sheshin përballë vendit ku dikur ngrihej një nga monumentet më të rëndësishme të ansamblit historik të qendrës së Tiranës. Belind Këlliçi akuzoi Erion Veliajn si shkatërruesin e Teatrit Kombëtar.

“Me 17 maj, në atë natë të tmerrshme kur është shembur Teatri Kombëtar në mënyrë të pabesë nga kryetari i bashkisë, kam provuar për herë të parë shijen e prangave. Për hir të së vërtetës nuk kam qenë vetëm unë, por kanë qenë me dhjetra qytetarët, artistët që janë arrestuar, janë goditur atë natë, a thua se po goditeshin banda kriminale”, tha Këlliçi.

Ai shtoi se Teatri Kombëtar do të ndërtohet aty ku ishte dhe siç ishte.

“Unë jam pro zhvillimit dhe kam qenë “Pro” gjithmonë, që të ndërtohet një teatër i ri në Tiranë, por pa prishur teatrin që ne kishim, që ngrihej krenar, këtu prapa shpatullave tona. Sot që ne flasim, kemi parë në muajin dhjetor një ceremoni që ka kushtuar me dhjetra mijëra euro, për inagurimin e punimeve dhe ku sot që ne flasim kemi vetëm një gropë financiare, por mbi të gjitha shpirtërore, për të gjithë kryeqytetasit. Dua të zotohem para jush, që Teatri Kombëtar me Belind Këlliçin kryetar bashkie do të rindërtohet aty ku ishte dhe ashtu siç ishte”, tha Këlliçi.

Një tjetër angazhim i dhënë para artistëve dhe qytetarëve të Tiranës nga Belind Këlliçi, ishte rikthimi i zonës historike të Tiranës.

“Padiskutim do të rikthejmë zonën e mbrojtur historike të qendrës së Tiranës, ashtu siç ishte deri para vitit 2018. Kjo ka një rëndësi jetike për të gjithë qytetin sepse kemi parë shpesh herë që godina, monumente historike të qytetit, plot 37 prej tyre janë hequr nga lista e mbrojtjes dhe 17 prej tyre, sot që ne flasim, janë rrafshuar, janë shembur për t`i hapur rrugën ndërtimit të kullave të betonit. E gjitha kjo në emër të zhvillimit”, u shpreh kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës.

Belind Këlliçi akuzoi kryebashkiakun aktual të Tiranës, Erion Veliaj, se ka përgatitur planin edhe për shembjen e Teatrit të Kukullave. Por, ky plan do të ndalet pas 14 majit, tha Këlliçi, duke shtuar se me referendumet lokale do të jenë qytetarët ata që do të vendosin për fatin e monumenteve.

“Një qytet që sot rrezikon të shembë dhe të prishë edhe Teatrin e Kukullave, godinën e Parlamentit të parë shqiptar, i cili në projektet e bashkisë Tiranë planifikohet të ndërtohet me disa restorante në katet e para dhe me lokale. Unë do t’i propozoj pas 14 majit, përmes rikthimit të referendumeve, përmes dhënies së hapësirës të gjithë qytetarëve për të vendosur ata, pra mundësinë qytetit për të vendosur për Teatrin e Kukullave. A dëshirojnë qytetarët të jetë një muze etnografik, a dëshirojnë të jetë një muze i parlamentarizmit shqiptar, apo ta bëjmë një godinë funksionale, ta rijetëzojmë duke e kthyer në godinën e Këshillit Bashkiak të Tiranës”, u shpreh Belind Këlliçi.

Në fund, Belind Këlliçi bëri dhe një premtim, për ngritjen e Inspektoratit të Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore në Tiranë.

“Për të rikthyer normalitetin në Kryeqytet dhe për të ruajtur trashëgiminë tonë kulturore, sot në këtë shesh, unë dua të japë edhe një zotim të tretë timin, që pas 14 majit do të ngre Inspektoratin e Trashëgimisë Kulturore si një strukturë të posaçme dhe permanente të bashkisë Tiranë. Me kompetenca të qarta dhe të plota, përcaktuese për mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe të identitetit të qytetit të Tiranës”, tha Këlliçi.

Disa nga pjesëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, përfshirë aktivisten Adriana Kalaja, artistët Edmond Budina, Mehdi Malkaj, etj, shprehën falenderimin ndaj Belind Këlliçit për zotimin e dhënë prej tij, për rikthimin e Teatrit Kombëtar. Ata u bën thirrje qytetarëve të mbështesin Këlliçin në garën për bashkinë e Tiranës, në mënyrë që pas 14 majit këtij qyteti t`i mbrohet identiteti.

VIDEO- ‘Alternativa është 1’, Berisha publikon spotin: Kundër shpopullimit dhe për Prosperitet ekonomik

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar spotin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Në një mesazh në faqen tij në facebook Berisha shkruan se “ne jemi Koalicioni i Ndryshimit. Kundër shpopullimit dhe për Prosperitet ekonomik. Bashkë Fitojmë!”

Postimi:

Alternativa është 1.

Ne jemi Koalicioni i Ndryshimit. Kundër shpopullimit dhe për Prosperitet ekonomik. Bashkë Fitojmë!

“Balluku tha se shteti nuk investon asnjë qindarkë”, banorët e Bërxullës në protestë: Fshati të bojkotojë zgjedhjet e 14 majit

Banorët e Bërxullës kanë dalë sot sërish në protestë për të kërkuar të drejtën e tyre, dëmshpërblimin për pronat e tyre sipas vlerës së tregut, teksa kanë paralajmëruar se nuk do marrin pjesë në votimet e 14 majit.

Një prej tyre ka deklaruar se sot e kësaj dite nuk ka një projekt të qartë për rrugën që do ndërtohet, ndërsa shtoi se sipas tij fshati duhet të bojkotojë zgjedhjet vendore të 14 majit.

Ai shtoi se ka zhvilluar takime me përfaqësuesit e opozitës në zonë, si edhe kryebashkiakun, por deklaroi se projekti është bërë “pa pyetur” bashkinë dhe është marrë në dorë nga Ministria e Infrastrukturës që kryesohet nga ministrja Belinda Balluku.

“Jemi ankuar në të gjitha institucionet, nga kryeministria në institucionet më pas dhe në ambasada. Vetëm në Hipotekë kemi diskutuar me drejtorin. Ne kemi kërkuar shpronësimin e pronës me vlerë tregu apo me marrëveshje. Avokati i Popullit është një nga institucionet që nuk e ka vendosur ujin në zjarr. I vetmi institucion që nuk ka dhënë përgjigje.

Projekt rruge nuk ka as sot e kësaj dite. Që ditët e para kemi kontaktuar me avokatë dhe para dy ditësh, nga një vendim i gjykatës së Apelit toka duhet të shpronësohet me vlerën e tregut.

Fshati duhet të bojkotojë zgjedhjet. Shteti ka 8 muaj që hesht dhe nuk na jep zgjidhje, atëherë dhe ne nuk duhet të marrim pjesë në votime sepse shteti nuk na njeh. Unë e kam takuar kandidatin e opozitës si dhe kryebashkiakun aktual të zonës, por këtu nuk është pyetur bashkia por ka hyrë ministria e infrastrukturës vetë. Kontrata e parë ka qenë me privat dhe e dyta me koncesionarin. Balluku ka thënë se shteti nuk investon asnjë qindarkë për këtë rrugë, por e merr pas 35 vitesh, atëherë pse shteti merr pjesë në shpronësime”, u shpreh një prej banorëve.bw

“Ju hëngsha zemrën grave”, Mehdi Malkaj ironizon Ramën: Po mirë, ne burrave do na hash gjë? Edhe neve nëna na ka bërë

Aktori i mirënjohur, Mehdi Malkaj nuk i ka kursyer ironitë për deklaratën e kryeministrit Edi Rama në Dibër, kur tha “ju hëngsha zemrën grave”.

Gjatë fjalës së tij me në një takim me aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ku i pranishëm ishte edhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, Belind Këlliçi, Malkaj tha: Po ne burrave do na hash ndonjë gjë?

 

“Ku është sahati. Ma keni parë gjëkundi? Ka ngarkesë emocionale çdo gjë. Ky kryeministri jonë ka thënë në Dibër se do t’u hante zemrat grave, kështu u tha, o u hëngsha zemrat, po mirë ore po ne burrave do na hash gjë? Edhe neve nëna na ka bërë. Jemi akoma te copa e bukës. Ky s’ka ditur të kërcejë asnjëherë. Tani do tallava. Nuk ka rëndësi partia more, rëndësi ka atdheu o njerëz. Andej nga unë i thonë mëmëdhe. Mirëpo sipas partive nuk ekziston fare atdheu”, u shpreh Malkaj.bw

 

 

“Bashkia si pronë e grupit të Dakos e Sakos”, flet Igli Cara: Qytetarët e Durrësit kërkojnë ndryshim dhe zgjidhje, socialistët e kanë shkatërruar

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit, Igli Cara, ishte këtë pasdite i ftuar në emisionin “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa.

Ai u shpreh ndër të tjera se nga takimet që ka zhvilluar me qytetarët, kryefjalë e tyre është nevoja për ndryshim.

Sipas Carës deri më tani kjo bashki është parë dhe trajtuar si pronë e grupit Vangjush Dakos dhe Emiriana Sakos, por se më 14 maj qytetarët do të votojnë për ndryshimin.

“Ka qenë një fushatë që ka lënë mbresa të jashtëzakonshme… Një kryefjalë kam dalluar, qytetarët presin një ndryshim. Këto 16 vitet e fundit kanë qenë shkatërruese për Durrësin dhe më duket se dëmi që i është bërë, mund ta krahasojmë me dëmin që është shkaktuar nga tërmeti. Rinia ka ikur, kjo vjen dhe për shkak të qeverisjes së keqe edhe të pushtetit lokal. Në këto vite është transformuar jo për mirë. Betonizim i qytetit, duke dëmtuar edhe trashëgiminë dhe identitetin e qytetit.

E para kryefjala është që bashkia është një derë e mbyllur për qytetarët, sepse është menduar si pronë e një grupi të caktuar, Dako e Sako. Në çdo takim më thonë që nuk vinë as të ballafaqohen me premtimet. Sako nuk pranon të dalë në përballje me rivalin dhe kjo tregon shumë. Kostot e jetesës janë rritur shumë dhe nuk kanë marrë shërbimet që duan.

Më shumë se gjysma e qytetit ka ujë me ndërprerje, transporti urban lë për të dëshiruar, procesi i rindërtimit një plagë që në këto katër vite ka rënduar në Durrës. Sot nuk është mbyllur as 50% e procesit të rindërtimit.

Të gjitha këto do të gjejnë zgjidhje pas datës 14 maj. Socialistët Po manipulojnë njerëzit duke thënë se do japin shtëpi me lista, por të gjitha këto janë propagandë për të fituar vota”, tha Cara.

Ai po ashtu është pyetur edhe për një status të bërë nga kryebashkiakia aktuale në Facebook, ku kjo e fundit ndër të tjera i përmendte nënën Carës. Këtë reagim, Cara e konsideron një gjest të ulët nga ana e Sakos.

“Unë nuk kam thënë asnjë fjalë për këtë status, por mendova si ka mundësi që një zonjë që është dhe nënë, shkon në atë pikë sa të përmendë nënën e kundërshtarit. E kuptoj që mund të jetë në siklet por është veprim i ulët. Unë nuk do guxoja kurrë siç nuk e kam bërë, të përmend familjarë të rivalët e mi, aq ë tepër nënën. Zoti e faltë se të përmendësh nënën e kundërshtarit është nga aktet më të rënda”, tha ai.

KQZ konfirmon se Unaza e Re nuk ka as çerdhe, as kopsht, as shkollë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar një prej dështimeve të Erjon Veliajt në 8 vitet e drejtimit te Bashkisë së Tiranës, duke pranuar se në zonën e Astirit, Unazës së Re dhe Yzberishtit, nuk ka asnjë çerdhe, kopsht apo shkollë, kjo sepse KQZ është detyruar të dërgojë atje, ku jetojnë më shumë se 70 mijë banorë, kapanonë që do të shërbejnë si qendra votimi.

Veliaj ka thënë se shkollat e çerdhet janë suksesi i tij më i madh, por në njësi si kjo qe jane më të mëdha se Berati, nuk ka një të vetme.

Institucionet arsimore janë zakonisht ato që kthehen në qendra votimi. KQZ është detyruar në këtë rast të improvizojë.

Belind Kelliçi e ka denoncuar këtë fakt, por Veliaj ka fajësuar gjithnjë të tjerët.

Llogaritet që së bashku me Liqenin e Thatë e Kodrën e Priftit, janë njësi që shkojnë në 160 mijë banorë pa një shkollë të vetme. Kjo ka sjellë shumë probleme, stres e pamundësi për familjet e 1/5 së popullsisë së Tiranës.

Kelliçi ka premtuar se me të në krye të Bashkisë do të ketë dyfishim të çerdheve, kopshteve, e shkollave, dhe nuk do të ketë asnjë njësi pa shkolla, çerdhe, apo kopshte.

Image

Berisha premton Autostradën e Alpeve: Institucionet do rikthehen në Tropojë, do rindërtohet rrjeti elektrik

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi nga Tropoja se asnjë votë nuk duhet të shkojë për kandidatin socialist, Rexh Byberi. Berisha më pas bëri disa premtime për Tropojën.

“Asnjë votë për Rexh Byberin. Po iu drejtohem socialistëve: më thoni pak, cili prej jush ka votuar për emërimin e tij për kandidat bashkie? Cili prej jush është pyetur? Kurrë mos votoni për ata që për hir të xhepit, ndërrojnë parti.

Çdo socialist i Tropojës është 10 herë me më shumë integritet se Rexh Byberi.

U garantoj se kësaj radhe, askush nga Biberajt nuk do e votojë.

14 maji është ditë ndryshimi i madh, hapet rruga për rrëzimin e këtij regjimi monist.

U garantoj se të gjitha institucionet do kthehen në Tropojë. U garantoj se i gjithë rrjeti elektrik i fshatrave të Tropojës do rindërtohet.

U siguroj se Autostrada e Alpeve do jetë autostrada më panoramike e Ballkanit dhe Europës.

Ju bëj thirrje malësorëve të Malësisë së Gjakovës kudo që janë, në Tiranë, në Shqipëri, në Kosovë, në Europë dhe kudo që ndodhen.

Më 14 maj të vijnë dhe të votojnë.

Tropoja ka nevojë jetike për votën e tyre, e cila kësaj radhe është votë misionare.

Të vijnë dhe të firmosin ndryshimin, të firmosin fitoren!” tha Berisha. syri.net

“Edi Rama do t’i thotë shumë shpejt mirupafshim pushtetit”, Berisha nga Tropoja: Në 8 vite u larguan më shumë se 1/3 e shqiptarëve. Ndryshimi jetik!

TROPOJË

Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë sot në Tropojë për prezantimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Tropojë, Besnik Dushaj.

Ai hodhi akuza të forta nga qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama duke theksuar se Tropoja dhe Veriu pas Car Dushanit dhe Enver Hoxhës kanë tek Edi Rama armikun më të egër, racistin më të papërmbajtur.

Ai e akuzoi Ramën për shpopullimin e vendit dhe deklaroi se ndryshimi është jetik, pasi Shqipëria është në rrezik ekzistencial.

“Tropoja dhe Veriu pas Car Dushanit dhe Enver Hoxhës kanë tek Edi Rama armikun më të egër, racistin më të papërmbajtur.
Bërtiste në zyrën e tij si i shfazuar se na vjen Gjoni apo Marku nga mali dhe na pushton këtu 50 apo 100 ha. Gjoni që kishte hektarë në bregdet ishte stërnipi i Marko Boçarit.
Asnjë verior nuk mund t’i japë votën atij. Edi Ramës nuk i jepet vota dhe përfaqësuesve të tij. Ua them socialistëve të Tropojës se unë kam respekt për ta, për qëndrimin e tyre në opozitë, por nuk i jepet vota atij që thotë se e kam si vëlla Vuçiçin dhe kundërshtar Albin Kurtin. Nuk i jepet vota atij që e ka për nder miqësinë me Vuçiçin, njeriun që ka të regjistruar gjenocid kundër shqiptarëve. Nuk i jepet vota Edi Ramës që i bën thirrje BE-së se Shqipëria në BE pa Serbinë nuk ka kuptim. BE do donte 10 herë të anëtarësonte Serbinë, por e mban peng Vuçiçi dhe nacionalizmi serb. Ky është vasal i Vuçiç.
Nga 2013 e deri sot çmimet u rritën në stratosferë. Vetëm në 2021 dhe 2022 secili nga ju ka paguar 430 mijë lekë më shumë. Jo vetëm që nuk rriti rrogat, por u vuri bordet komuniste për të vjedhur. Në 8 vite si kurrë në historinë e këtij kombi u larguan nga vendi më shumë se 1/3 e shqiptarëve. A votohet ky njeri? Ndryshimi është jetik. Shqipëria është në rrezik ekzistencial në qoftë se vazhdohet me këto ritme. Cili është qëndrimi i tij ndaj këtij fenomeni shkatërrimtar, do të sjellim bangladeshas.
14 maji duhet të jetë fundi i tij. Pas vendosjes së pluralizmit me votimin e Besnik Dushës në Tropojë në një afat shumë të shkurtër Edi Rama do t’i thotë mirupafshim pushtetit dhe jo vetëm kaq. Ose do të shkojë te Mc Gonigal në Uashington, ose atje ku e kanë vendin kriminelët elektoralë, atje ku e kanë vendin ata që u kanë vjedhur qindra miliona euro shqiptarëve”, deklaroi Berisha.

Ai iu bëri thirrje qytetarëve në emigrim të kthehen për të votuar për ndryshimin më 14 maj.bw

Raporti mbi qeverisjen vendore në Shqipëri: Shërbime të pabarabarta dhe mungesa në përfaqësim

VOA/Ilirian Agolli

Instituti për Bashkitë e Shqipërisë sapo ka publikuar raportin vjetor të monitorimit, ku vërehet një shpërndarje e pabarabartë e shërbimeve publike midis zonave urbane dhe atyre rurale.

Raporti veçon si një nga problemet më të mëdha aktualisht dallimet dhe shpërndarja e pabarabartë të shërbimeve publike në zonat urbane dhe ato rurale.

Autori i studimit dhe drejtuesi i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë, Agron Haxhimihali, thotë se diferencat në shërbimet publike nga zonat urbane në ato rurale, ku jetojnë 30-40 për qind e popullsisë është shumë e madhe.

“Difektet kryesore që vëren raporti i monitorimit për vitin 2022 janë kryesisht të lidhura me shpërndarjen e pabarabartë të shërbimeve midis zonave urbane dhe zonave rurale. Ky është një problem jashtëzakonisht i madh. Ne e kemi kosntatuar disa herë, është edhe një konstatim i Bankës Botërore në raportin e fundit për Shqipërinë, që thotë se ka pabarazi dhe se shërbimet publike, pas reformës territoriale, janë lënë totalisht pas dore”, thotë zoti Haxhimihali.

Në raportin vjetor të monitorimit mbi qeverisjes vendore, Instituti për Bashkitë e Shqipërisë propozon të rivlerësohet gjendja e pushtetit vendor nga pikëpamja administrative, sepse shumë nga bashkitë e mesme dhe të vogla nuk realizojnë në masën e duhur funksionet e tyre.

“Pabarazia e shërbimeve duhet të rishikohet. Numri i lartë i banorëve në qytete dhe më i pakët në zonat periferike nuk duhet të shkelë detyrimin kushtetues dhe demokratik, që qytetarëve u duhen garatuar të njëjtat kushte dhe standarte jetese nga shërbimet edhe për një qytetar në Konispol edhe për një tjetër në Has apo në Tropojë. Nga këto zona po ndodh edhe shpërngulja më e madhe, ndaj kemi bashki në Qarqet e Gjirokastrës, Beratit, Kukësit, Dibrës që po boshatisen çdo ditë dhe po krijohen vende, zona, fshatra të boshatisura. Qeveria duhet ta marrë këtë për të përqëndruar më shumë vëmendje, shërbime dhe investime për ta penguar aq sa mundet në mënyrë demokratike këtë lëvizje”, shtoi zoti Haxhimihali.

Një tjetër problem që vëren raporti është çështja e përfaqësimit në këshillat bashkiakë të njësive administrative të zonave rurale.

Në raport thuhet se banorët e njësive në zonat rurale nuk kanë përfaqësimin e duhur në këshillat bashkiakë.

Zoti Haxhimihali thotë se edhe për zgjedhjet vendore që po afrohen më 14 maj, partitë politike nuk e kanë zgjidhur këtë shqetësim.

Po ashtu, të ardhurat nga vet bashkitë nuk janë përmbushur sipas parashikimeve. Pushteti vendor është i nënfincuar si dhe i mungojnë 30-40 për qind e të ardhurave potenciale.

Vështirësitë ekonomike, mospërfaqësimi dhe shërbimet e dobëta në zonat rurale, thekson zoti Haxhimihali, kanë ndikuar shumë në largimin e të rinjve nga vendi.

“Është krijuar një hendek i madh në të gjithë dimensionet, por kryesisht në humbjen e fuqisë punëtore. Atje nuk ka kush të punojë, atje është kapitali; tokat bujqësore, pyjet, kullotat, livadhet, burimet ujore, por nuk ka kush të angazhohet me to. Po ashtu njerëzit e shkolluar që po ikin tani nga ato zona. Nëse do të vazhdojë kështu, atëherë problemet do të thellohen dhe në këto zona rurale, ku do të mbeten mosha të treta, ndërsa rinia do t’i bashkohet stresit urban”, thotë autori i raportit mbi qeverisjen vendore.

Raporti thekson se numri i punonjësve në administratën vendore është rritur dukshëm. Numri i punonjësve të bashkive është rritur vitin e fundit me 1 mijë e 800 persona, ndërsa gjithsej sot janë 38 mijë punonjës të pushtetit vendor, kundrejt 22 mijë punonjës të 10 vjetëve më parë.

Zoti Haxhimihali thotë se një numër kaq i lartë punonjësish nuk është i domosdoshëm dhe nevojitet një qeverisje vendore më e vogël dhe më e efektshme.

Edhe regjistrimi i popullsisë dhe banesave dhe statistikat e reja pohojnë ekspertët e Institutit për Bashkitë e Shqipërisë do të ndihmojnë politikat e reja sociale dhe shërbimet e reja publike. Sipas tyre, nevojitet për një rikategorizim të qeverisjes vendore, sepse është shfaqur një diversitet i pamatur mes bashkive urbane, gjysmurbane dhe atyre rurale.

Berisha: Pas fitores së 14 majit, do shkojmë fitimtarë në zgjedhjet e përgjithshme!

Kryetari i PD, Sali Berisha zhvilloi një takim elektoral elektrizues së bashku me dy kandidatët e bashkive pëkatëse Mat, z.Skënder Gjuci dhe Klos, z.Bedri Hoxha.

Berisha u shpreh në fjalën e tij se dy kandidatët përfaqësojnë dinjitetin dhe personalitetet e vërteta, në krahasim nga kandidatët e Rilindjes të cilët minimumi nuk pranojnë të ballafaqohen, apo t’ju dalin përpara qyetarëve.

Lideri i opozitës, Sali Berisha iu drejtua kryeministrit Rama duke i kërkuar takim para qytetarëve për t’iu treguar atyre në një debat të hapur se çfarë kanë bërë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Por sipas Berishës, ky i fundit nuk do pranojë të dalë pasi është i mbuluar nga turpi i vjedhjeve që ka bërë. Gjithashtu, Berisha akuzoi skandalet e aferave korruptive dhe tenderat e Ramës që ai i kryen në bashkëpunim me baxhanakun, dhe me thjeshtrën e tij, gjë e cila është në kundërshti me ligjin.

Kryetari i PD, Sali Berisha iu bëri thirrje shqiptarëve që më 14 maj të votojnë për ndryshimin, dhe se mungesa e tyre në votime do e çojë Shqipërinë në rrugën drejt së keqes.

FJALA E PLOTË

Të dashur qytetare dhe qytetarë të qyteteve të Burrelit dhe Klosit. Vëllezër e motra. Zonja e zotërinj! Të dashur matjane e matjanë. Përshëndetjet e mia më të përzemërta. Mirënjohjen më të thellë. Nderimin më të madh për të gjithë mbështetjen tuaj ndër vite ndaj PD.

E dashur Denisa, Kryetare e PD për rrethin Mat. I dashur z.Skënder Gjuci, Kryetari ynë i ardhshëm i Bashkisë së Matit. I dashur z.Bedri Hoxha, Kryetari ynë i ardhshëm i Bashkisë Klosit. Përshëndetjet më të përzemërta!

Kam nder të veçantë që të jem para jush që t’ju bëj thirrje që më 14 maj të votoni dy qytetarë shembullorë, Skënder Gjucin në Klos, dhe Bedri Hoxhën në Mat. Të votoni dy personalitete të vërteta të Matit dhe Klosit. Dy qeveritarë vendorë të sprovuar të cilët ju kanë shërbyer ju me përkushtim, dhe të cilët sot të dy ku të doni ju janë të gatshëm të ballafaqohen me kundërshtarët e tyre.

I them Edi Ramës që kalon nga takimi në takim me një fjalor të padenjë për një njeri. Një fjalor tipik për halabakët. I them, hajde këtu në Mat. Ja ku janë këta qytetarë. Dil këtu me Sali Berishën, dhe t’u faktojmë pak këtyre qytetarëve se nuk po hyj në ato çfarë kemi realizuar, anëtarësimi në NATO, etj., jo t’u fakotjmë këtyre qytetarëve se kush e ka përdorur pushtetin për t’u pasuruar vet, dhe kush ka menduar për qytetarët. Kaq!

Cili nga ne të dy ka përdorur pushtetin për pasurimin e tij. Nuk vjen dot, nuk ia mban. Po pse nuk vjen dot? Nuk del. Po pse nuk del. Edhe unë mak familjarë, edhe ai ka familjarë. Dallimi është si nata me ditën, sepse unë mund t’i numëroj atij këtu para jush me dhjetëra e qindra miliona euro të fituara në mënyrë të padrejtë nga familjarët e tij, baxhanaku i tij, thjeshtra e tij në kundërshtim me ligjet, konfiktin e interesit ku ai meriton të shkojë atje ku do ta ketë vendin. Le të gjejë ai një të vetme për Sali Berishën. Edhe unë kam qeverisur 8 vite, le të gjejë një tender që kanë fituar fëmijet e tij, apo njerëzit e tij. Zero!

Edi Rama nukdel dot këtu para jush, sepse në komisionin në Parlament ju tha ju: Po unë tha, kam firmosur paf-paf-paf e fap-fap-fap. Jo more jo. Unë të them hajde këtu, t’u tregojmë këtyre burrave dhe grave se çfarë ke firmosur ti paf-paf-paf e fap-fap-fap. Sesi ke firmour ti për të vjedhur vetëm me djegësat e Fierit, Tiranës që nuk ekzistojnë kurrëkund, 420 milionë euro.

Kurse unë kam firmosur mbi 7000 vendime qeverie dhe vendime të kryeministrit. Asnjë prej tyre paf-paf-paf e fap-fap-fap, por kam firmosur duke menduar 7 herë e firmosur 1 herë. Ndaj dhe ti nuk vjen dot këtu. Nuk vjen dot as në studio televizive, nuk del dot kurrkund, por kalon nga sheshi në shesh me gjuhë të turpshme dhe mendon se me fjalorin tënd do t’i habisësh. Mendon se me fjalorin tënd prej halabaku do të tërheqësh vëmendjen nga vjedhjet që iu ke bërë qytetarëve.

Sillë atë Agron Malajn, nxirre këtu me Skënder Gjucin, të dy. Edh ai ka qenë kryetar komune dy mandate. Të dalin këtu, të vijnë dhe banorët e Macukullit, të dalin dhe këta të Matit. Po nukdel dot ti Agron, se ti je një hajdut i klonuar nga Edi Rama.

Miqtë e mi!

Më falni se dua të bëj bisedë me ju, jo fjalim. Nuk e nisa kot me familjarët unë. Se e di çfarë ndodh? Se Shqipëria ka pasuri shumë. Të ardhurat që iu merren ju me taksa dhe tatime, janë dyfishi i atyre që iu merrnim ne. A e dini ju se vitin që kaloi, Edi Rama dispononte si buxhet për Shqipërinë vetëm nga të ardhurat tuaja 5 miliardë euro, kurse Sali Berisha në vitin 2013 dispononte 3 miliardë euro, sepse ishte taksa dy herë më e ulët se sot. Ku shkojnë këto? Se do dal unë edhe te Agroni juaj.

Në vitin 2005-2013 ato shkuan në ndërtime të 11 mijë kilometrave rrugë, të 1300 shkollave, të 700 ujësjellsa kanalizime etj., por shkuan para së gjithash në dyfishimin e rrogave tuaja, në dyfishmin e pensioneve tuaja, sepse ishte qëllimi më madhor që shqiptarët e varfër të dilinin nga varfëria dhe nuk meritonin asnjë orë varfëri. Shqipëri është vendi më i pasur në rajon, ndaj edhe ne vendosëm rrogat dhe pensionet më të larta në rajon.

Çfarë bëri ky që ikën dhe nuk pranon ballafaqimin? I ngriu rrogat. Jo, tha nuk vdes kush në Shqipëri për bukë. Po nuk është puna të vdesin për bukë, puna është të jetojnë si njerëz. Nuk është puna të numërojnë kafshatë, puna është të jetojnë me dinjitet.

Rrogat i ngriu, çmimet u rritën nga viti në vit. Vetëm nga rritja e çmimeve nga viti 2021 në vitin 2022 çdonjeri prej jush ka shpenzuar 430 mijë lekë më shumë, sipas ekonomistëve të pavarur. Kanë shpenzuar dy pensione, një rrogë më shumë. Po në 8 vite?

Pra, çdo vit varfëria u shtua, kurse për qeveritarët çdo vit pasuritë u shtuan me dhjetëra e qindra milionë. Edi Rama e nisi punën si kryeministër, pasi i botoi OSBE raportin, dhe i tha ke të fshehura offshore 200 milionë euro. Nuk guxoi të çelte gojë, ta hidhte në gjyq, ta përgënjeshtronte, sepse i nxirrte kontot bankare. Pastaj, hajde thuaji këtu qytetarëve, ku i more paratë që ndërtove Sarajet? Vetëm themelet me gjatësi 720 metra. Hajde këtu e thuaju qytetarëve, ku i more paratë për parkun rreth shtëpisë 5 mijë metra. S’del dot? Ndaj dhe del e bën hokatarin, përdor fjalor halabaku, se thotë më mirë të merren me fjalët e mia, se me veprat e mia të zeza.

Edhe ti Agron, Fatosin e ka siç e ka Armandon ai, baxhanakun. Tenderat i fiton me Fatosin. A e dini ju sa tendera ka fituar Fatosi në ujësjellësin e Tiranës? Ky ‘sipërmarrës’ i madh. Ky është një hajdut i madh që vetëm vjedh me Erion Veliajn mbi 30 milionë euro. Po ujërat janë pasuria më e madhe e Matit/ Përfituesi i tyre më kryesori është Agroni. Po ligji nu ke lejon. Ligji thotë që i vëllai i pushtetarit, bashkëshorti i pushtetarit, njerëzit e pushtetarit nuk mund të marrin pjesë në tendera. Se kësaj i thonë të përdoret pushteti për të pasuruar veten tënde.

Po Bedri Hoxha, na thoni pak? Ja ku është, ka qenë deputet, ka qenë kryetar bashkie në Klos. E fton atë rivalin, të vijë këtu. Po nuk vjen dot, se nuk vjen  Edi Rama. Nuk e lejon Edi Rama, sepse këta janë sekti i vjedhjes. Rilindje do të thotë vjedhje dhe mashtrim.

Ndaj dhe kurrë ndonjëherë shqiptarët në një palë zgjedhje nuk kanë votuar më shumë se kësaj radhe për veten, qënien, mbrojtjen e tyre nga një hajni e paimagjinueshme. ota për Skënder Gjucin dhe Bedri Hoxhën është mbi të gjitha votë për ndryshimin e Matit dhe Klosit, është votë për përmbysjen e monizmit, për largimin e të gjithë  pushtetit nga duart e një hajduti, siç është Edi Rama dhe klonet e tij.

Çdo biznesmen i Burrelit dhe Klosit, do të ketë një lehtësim të madh në taksa. Çdo qytetar do të ketë shërbimet që meriton, çdo fermer, do të ketë subvencionin që meriton. A e dini se çfarë ndodh sot? Në qoftë se Kosova jep 400 euro për hektarë grurë, Edi Rama jep 43 euro për hektarë. Po kush i merr ato 43 euro? Fermeri merr vetëm 3 euro, 40 euro i marrin Agronët e tij, i marrin hajdutët e tij nëpunës.

Miqtë e mi!

Këtu kanë sjellë një zonjë, Balluken. Ballukja është simboli i babëzisë. Sesi mund të dalë ajo para këtyre nënave, motrave, ajo e di vet. Ka shpenzuar vetëm për zyrën e vet 220 mijë euro. Po turp nuk ka më të madhe, dhe krim i shëmtuar. Në një kohë kur të rinjtë tanë, vajzat tona, fëmijët tanë marrin gomonet për të siguruar kafshatën. Një ministre që porosit 1 mijë euro biftekun, nuk meriton asnjë minutë të jetë ministre. Sjell këtu një ushtri të tërë kriminelësh elektoralë, drejtorë ujësjellësash, drejtorë sipërmarrës. Secili prej tyre është kriminel elektoral, dhe e garantoj se bashkë me Belindën, dhe Edi Ramën do të ndiqen deri në fund të jetës së tyre për krimin elektoral.

Po jo vetëm drejtorë, por ajo mbledh edhe banditë delinkuent, trafikantë në për takime në Mat, Bluqizë, Peshkopi. A e dini ju pse? Nuk ka më frikacak se hajduti mbi tokë. Këta qarkullojnë të tmerruar nga vjedhjet që kanë bërë. Absolutisht! Harorjeni se ka hajdut trim.

Kështu që në datën 14, të gjithë në votime. Rëndësi të jashtëzakonshme ka pjesëmarrja juaj në votim. Çdo mungesë e juaja në votime është mbështetje për të keqen. Çdo mungesë e juaja në votime është indiferencë ndaj të keqes. Merrni të gjithë pjesë në votim. Votoni numrin 1. Bashkë fitojmë! Votoni ndryshimin. Ndryshimi në duart tuaja. Votoni numrin 1, Skënder Gjucin, ndryshimi në duart tuaja. Votoni numrin 2, Bedri Hoxhën, ndryshimi në duart tuaja.

Ju garantoj se pas 14 majit, pas fitores së Bedri Hoxhës dhe Skënder Gjucit, Edi Rama do t’i ketë javët e numëruara. Fitimtarë do shkojmë në zgjedhje të përgjithshme. Ndaj edhe ky fllad demokracie, kjo erë fitoreje që po fryn në të katërta anët e vendit të na frymëzoje ne për fitoren e madhe më 14 maj, dhe fitoren pas saj përmbysjen e Edi Ramës.

Rrofshi ju, rroftë Mati, rroftë Shqipëria! Faleminderit! syri.net

“Patronazhisti i PS në Kavajë me vilë 4-katëshe zhvat dy apartamente”, Salianji nxjerr foto e dokumente: Askush nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit popullor!

Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka denoncuar sot nga Kavaja keqpërdorimin që bën bashkia e këtij qyteti me apartamentet e ndërtuara për të prekurit nga tërmeti.

Salianji tha se patronazhisti i bashkisë Rudi Dyrmishi ka përfituar dy apartamente, ndërkohë që ka një vilë 4-katëshe.

Ai iu bëri thirrje që të gjithë qytetarëve të cilët kërcënohen apo shantazhohen, apo iu thuhet që pas zgjedhjeve do të marrin apartamentet, Fisnik Qosja si kryetar bashkie do t’i ndajë sipas ligjit.

MESAZHI I PLOTË
Duke falënderuar qytetarët e Kavajës për mbështetjen masive që na kanë dhënë në këtë fushatë elektorale, për mbështetjen masive që i japin koalicionit opozitar dhe kandidatit Fisnik Qosja, në një fushatë frymëzuese, në një fushatë të bukur, në një fushatë ku është ngritur në këmbë qyteti i Kavajës dhe të gjithë njësitë administrative të saj, pa diskutim që përveç programit dhe takimeve me qytetarët do të bëjmë denoncime me emra konkretë, me raste konkretë, me fenomene që duhen ndëshkuar, jo vetëm denoncuar në publik, siç është rasti që do të denoncoj sot.

Sot jemi te pallatet e bëra me fondet e dhuruara nga donatorë të huaj, te pallatet e të pastrehëve apo pallatet që janë bërë për t’u dhënë personave që janë dëmtuar nga tërmeti, ndërkohë që PS ka caktuar sekserin kryesor të bashkisë si patronazhist, një person me emrin Rudi Dyrmishi për të ndarë, për të kërcënuar apo për t’u thënë qytetarëve që janë në hall nga shkatërrimi i banesave prej tërmetit që do t’iu japë banesa më pas. Por ndërkohë çfarë ka ndodhur?! Këtu kam vendimin e Këshillit Bashkiak me listën e përfituesve për të cilët rishikohet masa e përfitimit.

Familja e zotërisë në fjalë Rudi Dyrmishit ka marrë dy apartamente, një apartament 2+1, një apartament 3+1. Ndërkohë për qytetarët e Kavajës, por edhe për të gjithë qytetarët e Shqipërisë për të treguar se sa e pashpirt është kjo qeverisje dhe se si gjithçka e përdor për vete, kjo është banesa 4-katëshe e tij. Pra një person që nuk ka nevojë as për apartamente, as nuk është në hall, as nuk është i pastrehë, por është një patronazhist që mbështet PS-në.

Iu bëj thirrje që të gjithë qytetarëve të cilët kërcënohen apo shantazhohen, apo iu thuhet që pas zgjedhjeve do të marrin apartamentet, e vërtetë është që do t’i marrin dhe Fisnik Qosja si kryetar bashkie do t’i ndajë apartamentet sipas ligjit dhe tek qytetarët që u takon. Duhet ndëshkuar me votë PS-ja për të bërë të mundur që apartamentet të shkojnë te qytetarët që kanë nevojë dhe jo te patronazhistët.

Ky është vetëm një rast, por ka dhe raste të drejtuesve të lartë të bashkisë së Kavajës të cilët zhvatin apartamente pa të drejtë duke qenë drejtues kryesorë të bashkisë. Në ditët në vijim do kem denoncime të tjera me emra dhe mbiemra për të gjithë personat që përfshihen në shntazhim apo intimidim të votuesve. Askush nuk do i shpëtojë ndëshkimit popullor. Fitorja e kandidatit tonë do të jetë masive ashtu siç është dhe mbështetja e qytetarëve.bw

Deklaratat për TEC-et lundruese në Vlorë, kallëzohet aktivisti, Feruni: Nuk do ndalemi, kjo është aferë korruptive gjigante

Aktivisti në mbrojtje të mjedisit Lavdosh Feruni, është kallëzuar për shpifje lidhur me deklarata që ka bërë për TEC-et lundruese në Vlorë.

Në një komunikim për mediat ai u shpreh se nuk ka shpifur dhe se do t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje, të cilën e quan në rastin me të mirë gabim nga qeveria, dhe në rastin më të keq aferë e madhe korruptive.

“Do ta shikojmë këtë gjë, nuk pranuam seancën e pajtimit. Ne nuk kemi shpifur. Nuk mund të pranonim një lloj pajtueshmërie ndaj atyre që kemi thënë, sepse janë 100% të sigurta. Po shoh këtu që ajo shpifja e parë që paskam bërë unë është që ‘TEC pushtues i Bangladeshit, po i afrohet Vlorës, a do ta japim Vlorën?’. Është e vërtetë që TEC ka ardhur nga Bangladeshi, dhe me parullën a do japim Vlorën, ne bëmë një protestë.

TEC-et në Vlorë nuk janë ndezur, se po të ishin ndezur dhe të digjnin aq naftë sa është thënë, do të ishte një katastrofë mjedisore. Nuk besoj se do ndizen. Më ngjan si çështja e inceneratorëve edhe kjo me TEC-et lundruese.

Besoj se e vërteta është në rastin më të mirë një naivitet dhe veprim i gabuar i qeverisë, sepse është e pamundur që të bëhet një hallkë fosilesh dhe industri të tjerash që mendohet që vendoset aty, dhe në rastin më të keq është një aferë korruptive e përmasave gjigante”, u shpreh ai për mediat.bw

Me foto të diktatorit Enver Hoxha, dorën grusht dhe yllin me 5 cepa, komunistët homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Përveç krerëve të politikës e shtetit, ashtu si për çdo vit, nuk harrojnë që të bëjnë homazhenë Varrezat e Dëshmorëve me rastin e Ditës së Dëshmorëve, edhe nostalgjikët e komunizmit.

Ashtu si edhe në raste të tjera, përfaqësues të Partisë Komuniste kanë nderuar sot më 5 Maj të rënët e Atdheut me foton e ish-diktatorit, Enver Hoxha, banderola dhe yllin me pesë cepa.

Kjo nuk është hera e parë, pasi në çdo festë komunistët kryejnë nderime e homazhe me foton e diktatorit.bw

Tirana mbushet me postera: Erion Veliaj person në ‘kërkim’!

Tirana është mbushur me postera mbrëmjen e kësaj të mërkure.

“Wanted Erion Veliaj për debat me Belon, ta gjeni ku është dhe ku s’është“, shkruhet në këto postera.

Kandidati i opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi e ka ftuar disa herë Veliajn në debat publik, por kryebashkiaku ka refuzuar.

Veliaj heziton ballafaqimin në debat televiziv për shkak të bilancit katastrofik që ka në drejtimin 8-vjeçar të Tiranës.

Erion Veliaj bëri të kundërtën e atyre që premtoi nga lejet e ndërtimit, investimet në infrastrukturë, shkolla e kopshte, taksat dhe tarifat vendore të rritura, e deri te furnizimi me ujë të pijshëm. syri.net

Posterat e PS, Celibashi ultimatum Ramës: Hiq posterat ose do t’i largoj me polici!

Mesnata e së premtes është ultimatum i fundit që kreu i KQZ, Ilirian Celibashi i dha Edi Ramës për të hequr posterat që nuk shënojnë se janë të prodhuara nga PS, në të kundërtën e paralajmëori se do të urdhërojë Policinë Bashkiake për ti hequr ato. Urdhërin, Celibashi e dha në mbledhjen e kësaj të mërkure, dhe vlen për të gjitha partitë politike, posterat e së cilave nuk shënojnë se janë të prodhuara ligjërisht nga ato.

SYRI TV

Kryekomisioneri shteteror i zgjedhjeve Ilirian Celibashi i dha ultimatum Partisë Socialiste deri të premten në mesnatë që të heq posterat dhe materialiste  propagandistike të cilat nuk kanë mbishkrimin që janë prodhuar nga kjo forcë politike, ashtu siç e përcakton ligji.

Ky ultimatum vjen pas neglizhencës së PS të afatit 2 ditor që Celibashi i dha Edi Ramës për të bërë shënimin që afishemet janë të prodhuara ligjërisht nga PS, e po kështu ti dorëzonte aktmarreveshjet me kompanitë tregtare që i kanë vënë në dispozicion banerat.  Në mbledhjen e kësaj të  mërkure, kreu i KQZ paralajmëroi Ramën se nëse nuk i heq posterat, do të urdhërojë policinë bashkiake ta bëjë, në të gjitha bashkitë e vendit.

Urdhëri i kryekomisionerit vlen edhe për çdo parti politike e cila nuk e vendos mbishkrimin e autenticitetit në materialet propagandistike. syri.net

FOTOLAJM- Rama braktiset në Devoll. Vetëm administrata në miting!

Devolli braktis mitingun elektoral të Edi Ramës.

Siç duket edhe në foton që ka siguruar Syri.net, vetëm një grusht njerëzish kanë marrë pjesë në takimin e kryeministrit. Kjo pamje është tregues i qartë që aty mungojnë edhe socialistët.

Qytetarët kanë zgjedhur më mirë të rrinë në shtëpi se sa të dëgjojnë fjalimet pa përmbajtje të kryeministrit.

Nuk ka program, nuk promovon projekte zhvillimi, por shan dhe fyen kundërshtarët politikë kudo që shkon.

Fjalorit poshtërues nuk i kanë shpëtuar ditët e fundit as qytetarët e thjeshtë ku diku u bën thirrje grave t’u turren burrave e diku tjetër përmend varret e gjyshërve siç bëri në Devoll.

Në këto kushte, Edi Ramën kanë zgjedhur ta bojkotojnë edhe socialistët, duke e lënë në Devoll vetëm me punonjësit e administratës, të cilët nxirren me dhunë.

Image

Edi Rama del jashtë kontrollit, përdhos varret e të vdekurve në Devoll

Tjetër deklaratë skandaloze me autor kryeministrin e vendit, Edi Rama.

Pasi u tha grave në Pogradec “të turren nëpër gjitonë, burrë mbi burrë ditën e votimit” dhe “t’i mbyllin në shtëpi që të mos votojnë opozitën”, sot në Devoll kryeministri u shfazua.

Gjatë takimit elektoral, Rama iu drejtua qytetarëve se të votojnë kandidatin e opozitës është njësoj si të kenë pështyrë varret e gjyshërve.

Se dhe gjyshërit më të paepur të Ballit Kombëtar do të rrotullohen në varr po t’u jepni votën këtyre që i thonë vetes e djathtë dhe që vijnë këtu me në krye Like Floririn. Kjo është një pështymë mbi varrin e gjyshërve”, ishte deklarata skandaloze e Ramës.

Kryeministri nuk njeh limite dhe as norma njerëzore kur vjen puna për vota dhe pushtet.

Ai është i gatshëm që për interesat e tij të ngushta politike të përdhosë edhe të vdekurit.

Por kuptohet se cila është arsyeja që e shtyn kryeministrin drejt këtyre deklaratave prej të lajthituri.

Edi Rama e di më mirë se kushdo tjetër se ku do të renditet në këto zgjedhje dhe çfarë ngjyre do të marrë harta e Shqipërisë në 14 Maj.

Prandaj edhe vijon nga dita në ditë jo vetëm të zbrazë mllefin ndaj kundërshtarëve politikë, por edhe të fyejë e poshtërojë qytetarët me deklarata nga më të paimagjinueshmet. syri.net

‘Serbët dhe shqiptarët janë kushërinj’- Berisha: Deklaratë antishqiptare nga tradhtari Edi Rama

Kryetari demokrat, Sali Berisha, reagoi sot ndaj deklaratës skandaloze të kryeministrit Edi Rama në Athinë se serbët dhe shqiptarët janë kushërinj.

“Sot, unë këtu dënoj me forcën më të madhe, deklaratën antishqiptare në Athinë të Edi Ramës. Për herë të parë në tërë historinë e Shqipërisë, në tërë historinë e Ballkanit dhe botës, një njeri i papërgjegjshëm deklaron se shqiptarët dhe serbët janë kushërinj.

Për të justifikuar tradhtinë e tij ndaj kombit shqiptar, ai arrin të shkelmojë mbi qindra mijëra të vrarë nga barbaritë serbë, të quajë gjenocidet serbe si gjenocide të kryera mes kushërinjve. Një mendje njerëzore më antishqiptare se kjo nuk mund të bëhet.

Me kushërirllëkun që njeh Edi Rama, kërkon të legjitimojë çdo pretendim serb në territoret shqiptare.

Kërkon të vendosë në harresë të gjitha barbaritë serbe, shkelmon historinë, shkelmon të vërtetën, shkelmon çdo gjë me një formulë të dhënë nga Beogradi, për ta thënë në Athinë.

Ku e bazon? E bazon vetëm në vasalitetin, në asgjë tjetër shqiptarët dhe serbët nuk janë kushërinj.

Shqiptarët janë këtu që kur është krijuar kjo tokë. Serbët, sipas historisë së tyre, kanë ardhur këtu nga stepat në shekullin e gjashtë.

Se ku e gjen lidhjen e gjakut Edi Rama, e gjen në tradhtinë e tij, në vasalitetin e tij ndaj Beogradit.

Ky është një akt i dënueshëm, sikundër dënoj implikimin e tij në fushatë elektorale në vende të tjera.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe, por garantoj shqiptarët se 14 maji është dita e vendimit pa kthim për largimin e Edi Ramës nga skena politike si hajduti, si qeveritari që vodhi më shumë shqiptarët në historinë e tyre. Njëkohësisht edhe si qeveritari që shkelmoi si tradhtar, interesat e tyre kombëtare, interesat e tyre qytetare,” tha Berisha. syri.net

Zhdukja e ‘Koçoles’ dhe Sulovarit- Familjarët në protestë: Duam trupat

Teksa nuk ka ende asnjë gjurmë nga dy 46-vjeçarët e zhdukur, Leonard Thodhori e Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, familjarët e tyre po protestojnë para Policisë së Shtetit. Me foto të të zhdukurve, familjarët kërkojnë angazhimin e policisë për të zbuluar vendndodhjen e dy 46-vjeçarëve.

Mësohet se tre prej familjarëve janë takuar me përfaqësues të Drejtorisë së Policisë së Shtetit.

“Duam trupat e tyre. Shteti nuk po punon ashtu siç duhet. Janë 26 ditë, po shkon një muaj. Nuk kemi asnjë komunikim. Asnjë gjë, duam që shteti të gjejë trupat. Nuk ka lidhje konflikti i pronësisë. Po të kishte konflikte nipi im, s’do dilte lirshëm. Kemi ardhur për protestë paqësore këtu. Shteti të gjejë trupat dhe të kapë autorët”, tha Kujtim Krasniqi, xhaxhai i Sulovarit.

Policia mendon se dy të zhdukurit janë ekzekutuar dhe trupat e tyre mund të ndodhen në territor të Bashkisë së Konispolit. Paraprakisht mendohet se dy të zhdukurit i kanë njohur rrëmbyesit, pasi në disa pamje filmike të lëvizjes së mjetit te tyre, dallohet Fatmir Sulovari teksa ndodhet i ulur në sediljen e parë duke mbajtur dorën në tavan, por në gjendje normale.

Nga pamjet filmike është e vështirë te dallohet shoferi dhe pasagjerët pas, por dihet qe targat e mjetit janë greke të vjedhura në Lezhë. Ndërkohë janë sekuestruar 8 automjete, si dhe është arrestuar një 28-vjeçar, që thuhet se ka bashkëpunuar me autorët e rrëmbimit të dy të zhdukurve.

Image

Pse në këto zgjedhje Besnik Uku është më i rëndësishëm se Rita Ora

Besnik Uku është një burrë në të 70-tat që jeton në Sauk, aty ku Bashkia nuk është zakonisht e pranishme. Megjithatë, prej 30 vitesh, ai është socialist i rreshtit, nga ata të bindurit, që i janë dhënë maksimalisht kësaj partie, me mish e me shpirt si me thënë. Sigurisht nuk futet tek grupi i përfituesve.

Në një takim të Belind Kelliçit në zonën e tij, ai pati kurajën të shkojë aty dhe të japë vlerësimin publik për projektin që kandidati i Opozitës ka, në veçanti, për transportin publik falas.

Me mikrofon dhe në prani të kamerës, ai deklaroi votën pro Kelliçit. Pa asnjë pishman, siç tha.

Këtë e lajmëroi kandidati në rrjetin e tij social, me mbulimin live që i bën aktiviteteve nga Faceboook-u i tij. Të njëjtën ditë, u shfaq dhe një video tjetër. Ajo mori më shumë vëmendje sigurisht, e më shumë like e share, se sa Besniku.

Ishte Rita Ora që lajmëronte nga një zyrë e saj e largët, mbështetjen për Erjonin.

Kryebashkiaku posh, po kompleton kështu klubin me celebrity, me njerëz që nuk kanë asnjë ndjeshmëri për Tiranën, për ajrin e ndotur, për trafikun, për faktin se 160 mijë banorë në qytet nuk kanë një shkollë e një çerdhe, dhe as për zullumin e madh që bëjnë drejtuesit e njerëzit më të besuar të Veliajt në Bashki. As nuk duan tja dinë fare.

Në rastin më të mirë, përkrahësit VIP të Veliajt, mund të jenë vizitorë në Tiranë, e nëse ka ndonjë që jeton këtu, patjetër është akomoduar mirë në atë pjesë të metropolit, e në ato bordero, çka e distancojnë me hallet dhe shqetësimet e vërteta të kësaj ane.

Besnik Uku është në këto zgjedhje më i rëndësishëm se Rita Ora, jo vetëm sepse voton me 14 maj, por sepse këto zgjedhje bëhen pikërisht për atë. Kjo nuk është një garë Eurovizioni, as spektakël, as në fund të fundit, zgjedhje politike. Është betejë vendore, për administrimin e qytetit, për modelin që duhet ndjekur. Atë që është aktualisht në fuqi, ku banorët, qytetarët, Tirana me gjithçka është në shërbim e në funksion të kryetarit, të karrierës e ambicies së tij, apo që të vijë në krye e kundërta, ku Kryetari e Bashkia, janë në funksion e në shërbim të njerëzve?

Në këtë sens, të famshmit që po bëjnë tifo për modelin e gabuar, janë kryesisht të pafajshëm, se ata nuk kanë shumë informacion, dhe nuk e dinë të vërtetën.

Por Besnik Uku e di mirë. Ai ka qene brenda radhëve të PS për 30 vite, dhe ka parë se sa shumë padrejtësi, represion, e armiqësi mund të burojë nga një i zgjedhur lokal, nga ekipi i tij, nga një Bashki.

Ndaj ai është treguesi i vërtetë, gjenuin, se çfarë ndodh sot në kryeqytetin tonë, e çfarë duhet të ndodhë me 14 Maj, që gjërat të shkojnë në normalitet, e të mos fluturojnë më tej në këtë marri të dëmshme.

Image

Sali Berisha akuza të forta Tom Doshit: Je votëblerësi më i madh, kriminel elektoral! I shërben xhepit e pasurisë tënde

Sali Berisha gjatë një takimi sot me elektoralin e tij në Vaun e Dejës, ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë,”  Zef Hila.

Gjatë fjalës së tij ai iu drejtua me një pyetje të drejtpërdrejtë Tom Doshit, duke e pyetur se çfarë ka bërë për banorët e Fushë Arrëzit, Pukës, Vaut të Dejës dhe Shkodrës.

Berisha lëshoi akuza të rënda ndaj kreu të PSD, duke thënë se kryer krim elektoral duke blerë vota e duke i shërbyer xhepit dhe pasurisë së tij.

“Isha në Fushë Arrëz, në Pukë, këtu, kudo si hije më del emri i Tom Doshit. Do të pyes pak këtu, Tom, hajde më thuaj këtu çfarë ke bërë ti për këta banorë? Unë jam njeri që respektoj lirinë e tjetrit, por, emri yt në Fushë Arrëz, Pukë, këtu edhe në Shkodër qarkullon si votëblerësi më i madh, por ky është krim elektoral monstruoz. Vjen nxjerr lista deputetësh e kandidatësh, na thuaj pak çfarë ke bërë ti për banorët? I ke shërbyer xhepit dhe pasurisë tënde. Je një ushtar i të keqes, më mirë t’i shërbeje Vuçiçit. Duke i shërbyer Ramë për vota, ai të bën favore të tjera, dhe partinë e more nga një kriminel elektoral”, tha Berisha.bw

“Ata thonë se jam i lashtë”, Bideni humor e ironi në darkën e gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. Nga mosha e tij te Trumpi, ja batutat

Presidenti amerikan Joe Biden tha se manjati 92-vjeçar Rupert Murdoch e bëri atë të dukej si këngëtari Harry Styles dhe bëri shaka se ishte mik me një nga baballarët themelues të SHBA-së, James Madison, në një darkë vjetore për shtypin.

Presidenti tradicionalisht përballet me përplasje miqësore para gazetarëve në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

Zoti Biden, në moshën 80-vjeçare, ka njoftuar se planifikon të kandidojë për rizgjedhje dhe sulmoi kritikët që mendojnë se ai është shumë i vjetër për ta bërë këtë.

 

“Unë besoj në amendamentin e parë, jo vetëm sepse miku im i mirë Jimmy Madison e shkroi atë”, tha ai, duke iu referuar një prej baballarëve themelues të Amerikës, i cili vdiq në 1836.

 

Ai vazhdoi: “Shiko, e kuptoj që mosha është një çështje krejtësisht e arsyeshme. Është në mendjen e të gjithëve dhe me të gjithë, dua të them New York Times. Titulli: “Mosha e avancuar e Biden është një çështje e madhe. Megjithatë, ajo e Trump nuk është”.

Biden bëri për të qeshur kur tha të shtunën: “Ata thonë se jam i lashtë; Unë them se jam i mençur. Ata thonë se jam mbi kodër; Don Lemon do të thoshte: “Ky është një burrë në kulmin e tij”.

Duke iu referuar betejës së zgjatur të guvernatorit të Floridës dhe kandidatit të mundshëm presidencial Ron DeSantis me Disney-n, ai tha: “Kisha gati shumë shaka me Ron DeSantis, por Mickey Mouse më mposhti dreqin dhe arriti atje i pari”.

Biden gjithashtu u argëtua duke u tallur me mediat, veçanërisht zgjidhjen e fundit të Fox Corp për një padi për shpifje nga Dominion Voting Systems për 787.5 milionë dollarë në një rast që përqendrohej në pretendimet e rreme të Fox News se zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 ishin manipuluar në favor të Bidenit.

“Është mirë që rrjetet kabllore të lajmeve janë këtu sonte. MSNBC në pronësi të NBC Universal. Fox News në pronësi të Dominion Voting Systems”. Ai fitoi të qeshura dhe duartrokitje.

“Vitin e kaluar gazetarët tuaj të preferuar të Fox News ishin në gjendje të merrnin pjesë sepse ishin plotësisht të vaksinuar dhe të rritur. Këtë vit, me atë pagesë prej 787 milionë dollarësh, ata janë këtu sepse nuk mund t’i thoshin jo një vakti falas”.

Në një goditje ndaj ish-presidentit Donald Trump, Biden tha se komediani Roy Wood Jr, i cili gjithashtu ishte një folës i shquar në darkë, i kishte ofruar atij 10 dollarë për ta mbajtur fjalimin e tij të shkurtër. “Ky është një ndryshim, një presidenti i ofrohen para për të heshtur.”

Në fillim të këtij muaji Trump u akuzua për 34 akuza për krime në një rast që përfshin një pagesë të supozuar prej 130,000 dollarësh për një yll filmi për të rritur gjatë fushatës së tij presidenciale të vitit 2016.

Biden e siguroi Wood: “Do të jem mirë me shakatë e tua, por…” – ai vuri syzet e tij të diellit – “Nuk jam i sigurt për Dark Brandon”. Kjo ishte një shenjë për një meme në internet që filloi si një sulm i krahut të djathtë, por që është zgjedhur nga mbështetësit e Biden.

Wood, një person i rregullt në The Daily Show të Comedy Central, natyrisht nuk mund të rezistonte duke e bërë moshën e Bidenit një objektiv. Ai tha: “Ne duhet të frymëzohemi nga ngjarjet në Francë. Bënë trazira kur mosha e daljes në pension u rrit dy vjet në 64. Ndërkohë në Amerikë kemi një burrë 80-vjeçar që na lutet edhe për katër vjet të tjera”.

Me gjithë komedinë, Biden përdori gjithashtu fjalimin e tij për të lëshuar denoncime të forta për sulmet ndaj lirisë së shtypit dhe për dezinformatat që kërcënojnë të minojnë demokracinë.

Presidenti dhe zonja e parë Jill Biden u takuan privatisht me prindërit e reporterit të Wall Street Journal Evan Gershkovich pasi arritën në darkë. Gershkovich është burgosur në Rusi që nga marsi pasi u akuzua për spiunazh, pavarësisht mohimeve të forta nga punëdhënësi i tij dhe qeveria amerikane.

Gjithashtu në mesin e 2600 të ftuarve ishte edhe Debra Tice, nëna e Austin Tice, e cila nuk ka marrë asnjë lajm që nga zhdukja në një pikë kontrolli në Siri në vitin 2012.

Biden tha: “Gazetaria nuk është krim. Evan dhe Austin duhet të lirohen menjëherë së bashku me çdo amerikan tjetër të ndaluar jashtë vendit. Ju premtoj, po punoj si fort për t’i kthyer në shtëpi.”

Presidenti priti Brittney Griner, një basketbolliste e cila u ndalua në Rusi për gati 10 muaj vitin e kaluar para lirimit të saj në një shkëmbim të të burgosurve. Griner mori pjesë me gruan e saj, Cherelle, si të ftuar të CBS News. “Vitin e kaluar ne po luteshim për ty, Brittney”, tha Biden.

Në një tjetër vrojtim të një teme të fushatës 2024, Biden dënoi mediat që përdorin “gënjeshtra të thëna për përfitime dhe pushtet” për të nxitur urrejtje. “…Gënjeshtra të thëna për përfitim dhe pushtet. Gënjeshtrat e konspiracionit dhe keqdashjes të përsëritura vazhdimisht, të krijuara për të gjeneruar një cikël zemërimi dhe urrejtjeje dhe madje edhe dhune”.

Darka me kravata të zeza në Uashington u rikthye vitin e kaluar pasi u mënjanua nga pandemia në 2020 dhe 2021. Biden ishte presidenti i parë në gjashtë vjet që pranoi ftesën pasi Trump e shmangu ngjarjen ndërsa ishte në detyrë.

Këtë vit galaja tërhoqi politikanë, duke përfshirë zëvendëspresidenten Kamala Harris dhe të famshëm si aktori Liev Schreiber dhe këngëtari John Legend dhe gruaja e tij, Chrissy Teigen, një modele dhe personalitet televiziv.bw

Non-grata nga DASH- Berisha angazhon ish-këshilltarin e presidentit Bush, Charlie Black të hetojë vendimin e Uashingtonit. Zbulohet kontrata

Ish-kryeministri Sali Berisha ka angazhuar lobistin Charles Black për t’i shkuar deri në fund hetimit për shpalljen e tij non-grata nga SHBA.

Në një artikull të publikuar nga Politico sqarohet se Charlie Black një ish-këshilltar për fushatat presidenciale të Ronald Reagna, George HW Bush, George W. Bush dhe John McCain, do të merret me këtë çështje.

Kontrata e Berishës me kompaninë “PRIME Policy Group” është publikuar dhe zyrtarisht, ajo çfarë vërehet është fakti se kompania amerikane “PRIME Policy Group” (PPG), do ndjekë këtë proces pa përfshirë asnjë pagesë apo detyrim direkt ose indirekt.

“Berisha ka regjistruar Charlie Black të Prime Policy Group, një ish-këshilltar në fushatat presidenciale të Ronald Reagan, George H.W. Bush, George W. Bush dhe John McCain, për të përfaqësuar Berishën në Uashington”, thuhet në artikull.

Më tej artikulli vijon: Kjo për shkak se ish-kryeministri Berisha i mohon akuzat për korrupsion. Në deklaratat e tij ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka ndërhyrë tek ish-agjenti i FBI-së McGonigal për të hapur një hetim për një amerikan për PD.

Kauza e Berishës ka zgjuar më parë interesin e republikanëve, ndaj dhe Black ka bërë me dije se ka në plan të bëjë presion ndaj anëtarëve të Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit për të hetuar nëse ka ndonjë lidhje midis marrëdhënieve të McGonigal në Shqipëri dhe administratës së Bidenit.

Në komunikim e tij, Black ka thënë se vendimi non-grata për Berishën ishte një vendim i gabuar.

“Ishte vendim “i gabuar” për të sanksionuar Berishën dhe familjen e tij. Kongresi merr raporte të rregullta nga Departamenti i Shtetit për arsyet e shpalljes së një personi “non grata”, ka thënë ai.

Ndërkohë në dokumentin e publikuar theksohet se marrëveshja për lobin është në periudhën 10 prill -9 tetor 2023.

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij.

Lajmi në atë kohë u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken. Edhe pse nuk jep emra, DASH thekson se ka nevojë për një hetim të plotë në Shqipëri. Po i njëjti vendim u ndoq gati një vit më pas nga ana e Britanisë së Madhe.

“Terrorizëm politik, ka kaluar në fazën e degradimit të plotë “, Boçi i përgjigjet deklaratave të Ramës: Dikur dilte si qaraman, sot hedh baltë vetë

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Elbasan në zgjedhjet e 14 majit, Luçiano Boçi, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 ka folur në lidhje me fushatën elektorale deri tani.

Sa i përket situatës në qytetin ku ai garon, Boçi deklaroi se kërkon që të operojë me projekte konkrete, teksa u shpreh se kërkon të fikë inceneratorin e Elbasanit, i cili sipas tij po funksionon si grumbullues i madh plehrash dhe kontaminon zonën përreth.

Deputeti i PD komentoi po ashtu deklaratat e fundit të kryeministrit gjatë fushatës, disa prej të cilave drejtuar edhe ndaj Boçit drejtpërdrejtë. Ai tha se deklaratat e tij se nuk do mbështesë financiarisht bashkitë që fitohen nga opozita janë “terrorizëm politik” dhe se ai ka detyrim ligjor që të ndihmojë financiarisht këto institucione.

Ai shtoi më tej se kreu i qeverisë ka kaluar në një fazë degradimi të plotë, ndërsa tha po ashtu se ka qenë po ky kryeministër që në vitin 2013 “dilte si qaraman” duke thënë se po i hidhej baltë, ndërsa sot ka marrë rolin e “hedhësit të baltës”.

“Politika deri tani ka operuar me premtime shabllone për qytetarët, ne duam të operojmë me projekte konkrete. Ne e ndërtojmë komunikimin me qytetarët në mënyrë që paradite të jemi derë më derë, ndërsa pasdite vijojmë me takime publike. Platforma ka shumë rëndësi për kandidaturën. Bashkia duhet të jetë jo vetëm shërbyese, por edhe promotorë e qytetit si një atraksion turistik dhe pjesë e trekëndëshit ekonomik Tiranë-Durrës-Elbasan.
Unë dua ta fik inceneratorin e Elbasanit pasi funksionon si grumbullues i madh plehrash. Menaxhimi i tyre duhet bërë sipas standardeve të BE-së. Incenerimi si është sot në vend është teknologji e vjetruar që përdorej në Evropë para 30 vitesh. Elbasani ka një pamje jo të duhur pasi bashkia kujdeset për territorin e saj dhe grumbullon gjithë mbetjet e bashkive të tjera të qarkut. Inceneratori jo vetëm që helmon, por është kundër asaj për të cilën u premtua se do funksiononte. Sot kemi një mal me plehra që kontaminon zonën përreth.
Taksat po i ulim sepse sipas bilanceve bashkia performon më mirë. Shqetësuese mbeten rrugët që janë të pashtruara prej vitesh. Në ish-komunat situata është katastrofale. Rreth gjysma e rrugëve dytësore nuk janë trajtuar. Nuk ka kanalizime për ujërat e zeza. ndriçimi i rrugëve mbetet problematik.

Deklaratat e Ramës

Si ka mundësi që një kryeministër që merr votën siç pretendohet bën deklarata të tilla që nuk do mbështesë bashkitë. Dikush tha që është terrorizëm politik, nuk mund të përdoret ky fjalor. Terrorizmi politik në vend aplikohet në disa forma, ka kërcënime për fondet, mënyra e sjelljes me administratën, etj. Kryeministri ka detyrim ligjor që pjesën e taksave të qytetarëve t’ua kthejë në formë grantesh. Pjesa tjetër është performanca e bashkisë. Kryeministri bën autogolin e vetë me këtë deklaratë. Nuk ka logjikë politike e nuk ka moral njerëzor. Nëse vazhdon me fjalorin e tij normal ka dhe rrugë ligjore. Nuk është në kulturën time politike dhe etike që të kthehem në të njëjtën formë për deklaratat e këtij kryeministri.

Ishte ky kryeministër që dilte si qaraman në vitin 2013 dhe thoshte se ndaj tij është hedhur aq baltë sa familjarët e tij janë fshehur dhe më është dhimbsur me të vërtetë. Më vjen keq që është po ky që këtë pasojë të tijën për baltën e shndërron dhe bëhet në rolin e hedhësit të baltës. Vërtetë jemi politikanë, por edhe unë kam familjen dhe integritetin tim. Kjo është fazë e degradimit të tij të plotë. Ai që kërcënon shqiptarët se nuk do i financojë ka marrë fund, rrëzimi i tij do jetë pa kthim”, u shpreh ai.bw

Vrasja mizore e kenianes Joy- Kontroll në disa banesa, 6 të shoqëruar në Polici

Ka zhvillime në hetimet për vdekjen e shtetases keniane Joy Aoko. Burime bëjnë se gjatë natës dhe orëve të paratë mëngjesit janë kontrolluar 4 banesa dhe janë shoqëruar disa persona.

Policia dhe prokuroria janë vënë në aksion 9 muaj nga vdekja e 22-vjeçares e cila punonte në një kazino në Tiranë, ndërsa së fundi është bërë e mundur dhe zhbllokimi i telefonit të saj, nga ku kanë dalë edhe kontaktet e fundit që ajo ka pasur, njofton Faxweb.

Në mesin e personave që kanë shoqëruar është edhe shoferi i kazinosë ku  Joy punonte, Rodin Barçi, ndërsa në pyetje është marrë dhe i vëllai i tij. Hetuesit po punojnë për zbardhjen e të vërtetës.

Joy Aoko u gjet e rrëzuar nga kati i tretë i banesës ku jetonte me qira, pranë vilave gjermane në gusht të vitit 2022.

Ajo shtrua në spitalin e Traumës më datë 14 gusht 2022. 22-vjeçarja i mbijetoi fillimisht plagëve të marra, por një dëmtim në tru e la në gjendje vegjetative. E reja nuk i mbijetoi dot dëmtimeve të marra, duke ndërruar jetë 6 muaj pas ngjarjes së rëndë, në një spital jashtë vendit ku u transferua nga familja e saj. syri.net

Vendoret e 14 majit, ODIHR: Polarizim i thellë i mjedisit politik

Misioni i vëzhguesve të ODIHR-it, kryesuar nga ambasadorja Audry Glover

 

VOA

Në Shqipëri, misioni i vëzhguesve ndërkombëtar të ODIHR-it, vëren se “mjedisi politik vazhdon të jetë i karakterizuar nga polarizimi i thellë ndërmjet kryetarëve të partive të mëdha”. Konstatimi i përket Raportit të ndërmjetëm mbi zgjedhjet vendore të 14 majit, i publikuar të premten pasdite. Ai është një dokument përshkrues mbi situatën dhe zhvillimet e deritanishme.

Raporti vëren se fushata e nisur zyrtarisht më 14 prill “ka qenë relativisht modeste dhe me ton të moderuar” dhe se ajo “duket të jetë e orientuara më tepër ndaj profileve të kandidatëve sesa platformave specifike politike të tyre, ku zgjedhjet e këshillave kanë kaluar në plan të dytë krahasuar me zgjedhjen e kryetarëve të bashkisë”. Sipas vëzhguesve ndërkombëtarë “përgjithësisht, fushata është e dukshme, veçanërisht në Tiranë, ku misionit i ODIHR-it ka vërejtur një prani të konsiderueshme të materialeve të fushatës në terren, përgjithësisht deri më tani ekskluzivisht nga PS”.

Misioni i Vëzhguesve, i drejtuar nga ambasadorja Audry Glover ka zhvilluar takime të shumta si me përfaqësuesë të të gjitha krahëve politike, ashtu dhe me institucionet dhe aktorë të përfshirë në procesin zgjedhor. Në raport shkruhet se “shumë bashkëbisedues të misionit të ODIHR-it, ngritën shqetësime lidhur me iniciativat e fundit të ndërmarra nga qeveria, siç është bonusi i pensionistëve dhe premtimet e kryeministrit lidhur me pagat e punonjësve të sektorit publik. Komisioneri deklaroi publikisht se sipas interpretimit të tij, dispozitat ligjore përkatëse zbatohen vetëm për zgjedhjet parlamentare”.

Ndërkohë, sipas raportit “KQZ-ja informoi misionin se deri më 18 prill, shumica e 340 raportimeve të depozituara përmes portalit të saj online, ishin dorëzuar nga organizatat e shoqërisë civile dhe pretendonin keqpërdorim të burimeve publike” dhe se “KAS ka shqyrtuar gjithashtu 20 kërkesa të Komisionerit për vendosjen e sanksioneve për shkeljen e masave të parashikuara kundër keqpërdorimit të burimeve publike dhe ka pranuar 10 prej tyre”.

Për zgjedhjet e 14 majit janë regjistruar rreth 3,65 milionë zgjedhës. Vëzhguesit shprehen se kanë marrë shqetësime se në listën përfundimtare të zgjedhësve janë bërë ndryshime të qendrave të votimit të cilat prekin rreth 1,3 milionë zgjedhës. “Disa bashkëbisedues të misionit, besojnë se kjo mund të çorientojë votuesit në ditën e zgjedhjeve”, shkruhet në raport.

Dokumenti i ODIHR-it, vlerëson pozitivisht punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. “Deri tani, administrata zgjedhore ka respektuar shumicën e afateve ligjore. Shumica e bashkëbiseduesve të misionit, vunë re transparencë dhe hapje të shtuar në vendimmarrjen e KQZ-së”.

Më 14 maj shqiptarët do të duhet të votojnë për drejtuesit e 61 bashkive dhe 1603 anëtarët e këshillave të tyre bashkiakë. Në garë janë përfshirë 40 parti dhe koalicione me 144 kandidatë për kryetar bashkie dhe rreth 23,700 kandidatë për këshillat. Dy kandidatë për kryetar bashkie dhe dhjetë për këshillat, janë të pavarur. Dyzet kandidatë janë ende nën shqyrtim nga Prokuroria e Përgjithshme, pasi KQZ-ja konstatoi elementë që ngrinin dyshime mbi të kaluarën e tyre, dhe vendimi përfundimtar mbi pranueshmërinë e tyre është pezull.

Misioni, përbëhet nga një ekip bërthamë prej 13 vetësh i vendosur në Tiranë dhe 24 vëzhgues afatgjatë të dërguar më 13 prill në 12 qarqet në mbarë vendin. ODIHR-i u ka kërkuar Shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së të dërgojnë 300 vëzhgues afatshkurtër për të ndjekur procedurat në ditën e zgjedhjeve.

Nuk ndalet Rama, në kulmin e fushatës jep leje për ndërtimin e 7 kullave të reja në Tiranë

Shqipëria ka hyrë prej 14 prillit zyrtarisht në muajin e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 Majit, me qeverinë dhe opozitën që janë dislokuar në terren me të gjithë arsenalin e tyre, për të përmbushur misionin e fitores në 61 bashki të vendit.

Por në këtë fushatë ajo ç’ka ka rënë në sy është shkelja me “të dyja këmbët” e Kodit Zgjedhor nga kryebashkiakët socialistë, të cilët kanë tenderuar miliona euro për asfalt elektoral dhe vepra të tjera infrastrukturore në këmbim të mbështetjes nga klientët biznesmenë në terren dhe “rrëmbimit” të votës.

Si shembull, kanë ndjekur as më shumë e as më pak por kryetarin e tyre, njëherësh kryeministër, i cili nga Tirana nisi aksionin “blerja e votës” që në mars me urdhrin për shpërndarjen e lëmoshës 5 mijë lekë të reja për pensionistët dhe lëvrimin e fondeve për rritje pagash në disa sektorë të administratës dhe punonjësve të shtetit.

Të tjera forma që janë hasur, lidhen me shpërndarjen e dhjetëra mijëra eurove nga bashkitë socialiste si grante për të prekurit nga tërmeti i vitit 2019, ku kryesojnë listën Durrësi, Kruja, Vora apo Kamza.

Nuk përjashtohet nga makineria elektorale e Edi Ramës as nisja e përzgjedhjes së librave falas për nxënësit para datës së zgjedhjeve, apo shpërndarja e milionave të radhës si subvencione për naftën falas në kuadër të programit IPARD III, për të cilën ministrja e Bujqësisë Frida Krifca njoftoi se të hënën e ardhshme mbi 2000 fermerë do të tërheqin rreth 146 milionë euro.

Sikur të mos mjaftonin këto makinacione para zgjedhjeve, në këtë betejë, kryeministri ka shfrytëzuar edhe Këshillin Kombëtar të Territorit, duke shpërndarë disa leje ndërtimi në kulmin e fushatës elektorale.

Ajo çka bie në sy në 40 vendimet e mbledhjes së fundit të KKT-së, që është mbajtur të martën e 25 prillit, është se me firmën e Ramës i jepet “OK” ndërtimit të shtatë kullave të reja në Tiranë.

Betonizimi i kryeqytetit, i cili është shtruar si problem real i qytetarëve në këtë fushatë zgjedhore, duket se do të vijojë pa ndalur me “bekimin” e Ramës, i cili i shton 1.8 milionë m2 lejesh ndërtimi të Veliajt në Tiranë edhe 7 ndërtime të reja. syri.net

Mjerimi te ish-Këneta- Igli Cara: Më 14 Maj do të bëjmë ndryshimin bashkë

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara, zhvilloi takime në zonën e ish-Kënetës, ku duket qartë mjerimi dhe mungesa e investimeve.

“Pa rrugë dhe rrethuar nga ujërat e zeza!

Kjo është situata alarmante prej vitesh në ish-Kënetë, një nga zonat ku mungesa e investimeve është e vetmja përgjigje konkrete për banorët.

Niveli i lartë i ndotjes mjedisore mbizotëron, duke rrezikuar jetën e familjeve që jetojnë këtu, por dhe të të gjithë banorëve të Durrësit.

Në 14 Maj bashkë bëjmë ndryshimin!

Investime, në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetës së banorëve. Është detyrë e Bashkisë së Durrësit që taksat dhe tarifat vendore, t’i kthejë në shërbime për çdo familje në çdo zonë të qytetit!

Qyteti je ti!” shkruan Cara.

Këlliçi: Asnjë leje për kulla në qendër të Tiranës dhe te Liqeni s’do preket asnjë cm tokë!

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi bëri një premtim të fortë në “Çim Peka Live”. 

Ai u shpreh se nëse fiton zgjedhjet e 14 Majit nuk do të japë asnjë leje ndërtimi për kulla në qendër të Tiranës.

Gjithashtu, Këlliçi u zotua se gjatë drejtimit të Tiranës prej tij, nuk do të preket asnjë centimetër tokë te Liqeni Artificial i Tiranës.

“Unë nuk do të jap asnjë leje për kullë brenda qendrës së Tiranës, në zonën muzeale të Tiranës dhe nuk do të prek asnjë centimetër katror të Parkut të Liqenit. Qyteti do të duhet të ndërtohet në një parim proporcional”, tha ai.

Sakaq, Këlliçi tha më tej se nuk do të marrin leje ndërtimi kompanitë që nuk justifikojnë të ardhurat.

“Leje ndërtimi nuk do të marrë asnjë kompani që nuk justifikon të ardhurat”, theksoi kandidati i opozitës.

Intervista – Lobing për Beogradin/ Deklarata skandaloze e Ramës: Nuk futemi në BE po nuk hyri edhe Serbia

Kryeministri Edi Rama ka bërë dhe njëherë avokatin mbrojtës të Serbisë, teksa ditët e fundit është shtuar presioni ndaj Beogradit nga BE dhe SHBA për respektimin e marrëveshjes së Ohrit. Rama ka deklaruar në një intervistë për emisionin “Porta a Porta”, se “duhet ta mbajmë Serbinë shumë pranë dhe duhet të bëjmë gjithçka që të jemi të bashkuar politikisht”.

I pyetur nëse Shqipëria i frikësohet një zgjerimi të mundshëm të Bashkimit Europian që përfshin Serbinë, në një kohë kur Serbinë e shohim shumë pranë Rusisë, Rama tha se “jo, vetëm që nuk i trembemi kësaj, por jemi një zë mjaftueshëm i dalluar në Ballkanin Perëndimor që thotë se duhet ta mbajmë Serbinë shumë pranë dhe duhet të bëjmë gjithçka që të jemi të bashkuar politikisht”.

“Nga ana tjetër, sigurisht që ka dallime sepse Serbia nuk e ka sanksionuar Rusinë për arsye të qarta që në një moment duhet kuptuar se ato janë arsye të natyrës politike dhe historike, por edhe të natyrës pragmatike”, shtoi ai.

Duke folur mbi ndikimin e luftës në Ukrainë në Ballkan dhe në veçanti në Shqipëri, Rama tha se “duhet të bëjmë gjithçka për të shmangur që pasioni luftarak, të mos na përfshijë edhe ne në krijimin e mosmarrëveshjeve mes vendeve anëtare të NATO-s dhe pro NATO-s në Ballkan dhe mes Serbisë dhe komuniteteve që i përkasin një bote sllavo-ortodokse, që është e lidhur ngushtë me Rusinë”.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit, Rama theksoi se nuk mund të mendohet një Bashkim Europian që përfshin Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit, pa Serbinë.

Rama foli edhe për luftën në Ukrainë, ndërsa theksoi se, “mundësia më e madhe është që ky është një nga konfliktet e ashtuquajtura të ngrira, por me një dimension mjaft mbresëlënës që mund të marrë peng jo vetëm Rusinë dhe Ukrainën, por të gjithë botën për një periudhë të gjatë kohore. Dhe, nëse rusët kanë qenë gjithmonë luftëtarë mjaft të ashpër, ukrainasit janë të njëjtë. Kështu të thuash që këtu mund të vendoset pa ata, më duket mjaft e vështirë”.

 

Luçiano Boçi: Të mbyllet përfundimisht Inceneratori i Elbasanit! Është dënim kolektiv me vdekje

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi, ka kërkuar mbylljen përfundimtare të inceneratorit të Elbasanit.

Në një postim në rrjetet sociale, Boçi u shpreh se ky incenerator është dënimi kolektiv me vdekje për qytetarët e Elbasanit.

“Po i rikthehem tashmë me një mision të ri një beteje të vjetër! Si qytetar i Elbasanit, si përfaqësues i përhershëm i banorëve të këtij qyteti, si mbrojtës i të drejtës së tyre për tyre për jetë unë kërkoj fikjen dhe mbylljen përfundimtare të Inceneratorit të Elbasanit.

🔥Inceneratori i Elbasanit është dënimi ynë kolektiv me vdekje nga një skotë e paskrupullt.

📂Kjo është një gjurmë e kësaj beteje të hershme mes meje dhe atyre që nuk pyesin për Elbasanin”, ka shkruar Boçi.bw

Belind Kelliçi prezanton projektin “TI Tirana”: I gjithë qyteti dhe shërbimet në dorën tënde, në një celular

Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kelliçi ka prezantuar sot një prej projekteve të tij, “TI Tirana”.

Ky aplikacion sipas tij do të vijë në ndihmë të qytetarëve, me informacione të bollshme, në shumë drejtime.

“Me zhvillimet më të reja në Inteligjencën Artificiale bota po ndryshon në mënyra të paimagjinueshme dhe shumë shpejt. Për të ndjekur hapin e kohës, në projektin tim për Tiranën Inteligjente, TI Tirana, teknologjia do të vihet në përdorimin më të mirë për të krijuar një mjedis urban modern, duke u përqendruar tek ti dhe nevojat e tua të përditshme”, u shpreh Kelliçi.

Në qendër të këtij plani është trafiku, që do të jetë më i lehtë dhe i menaxhueshëm me zbatimin e aplikacionit TI Tirana.

“Nëse je shofer, ky aplikacion do ta mundësojë të dallosh parkingjet e lira dhe ta prenotosh vendin para se të arrish. Ata që kanë parkingje private, do të mund t’i japin në përdorim sa herë që i kanë të lira dhe të përfitojnë nga kjo. Ata që kanë makina elektrike, do kenë më shumë pika karikimi”, tha ai.

“Jam i përkushtuar që Bashkia ta ndërthurë tekonologjinë maksimalisht me mjedisin urban, që TI t’i kesh në dorën tënde qytetin, eksperiencat më të mira dhe jetën më të lehtë, në një ambient shumë më të pastër, të qetë dhe të rregullt”, u shpreh Këlliçi.bw

Vrasja e sipërmarrësit në Shëngjin, të përfshirë një shqiptar dhe 5 të huaj

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku

VOA

Në Shqipëri, Policia njoftoi të mërkurën në mbrëmje se në vrasjen e ndodhur një javë më parë në Shëngjin, të sipërmarrësit Ardian Nikulajt, në mjediset e hotelit të tij, janë përfshirë, një grup personash. Bëhet fjalë për Edmond Haxhian, shqiptar me shtetësi dhe britanike, ndërsa të tjerët janë një portugez, Ruben Saraiva, i cili mendohet të jetë atentatori, dhe 4 britanikë, Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt, Harriet Bridgeman, me role të ndryshme në organizimin e vrasjes.

Që të gjithë rezultojnë të jenë larguar nga Shqipëria, disa ditën e vrasjes dhe të tjerët të nesërmen. “Grupi hetimor po bashkëpunon me partnerët dhe strukturat ligjzbatuese ndërkombëtare, për kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale”, deklaroi në një konferencë të posaçme shtypi Drejtori i Përgjithshëm i policisë Muhamet Rrumbullaku.

Nga hetimet rezulton se vrasja ka lidhje me një hasmëri të vjetër mes familjes së Nikulajt dhe familjes Lekstakaj, me të cilën Haxhia ka lidhje gjaku shumë të afërta. Dyshohet se është pikërisht ai që ka financuar dhe vënë në jetë planin e atentatit. Kqyrja e kamerave të sigurisë, ka zbuluar se njëri prej britanikëve të dyshuar, frekuentonte prej disa ditësh hotelin duke kqyrur lëvizjet e Nikulajt.

“Si rezultat i hetimeve janë dokumentuar veprimet e autorëve të dyshuar, nga momenti i organizimit, deri në momentin e vrasjes së 51-vjeçarit Ardian Nikulaj si dhe e gjithë dinamika dhe itineraret e përshkruara nga ekzekutori dhe të gjithë shtetasit e tjerë të përfshirë si organizatorë dhe bashkëpunëtorë në kryerjen e kësaj ngjarjeje”, bëri të ditur zoti Rrumbullaku, duke shtuar se “nga veprimet procedurale të kryera për këtë ngjarje janë siguruar prova shkencore biologjike të pakundërshtueshme që i përkasin autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale. Përsa i përket automjeteve të përdorura për kryerjen e krimit nga autorët e dyshuar është dokumentuar përdorimi i tyre nga personat e dyshuar për një periudhë kohore për realizimin e vrasjes”.

Pamjet e momentit të vrasjes, tregonin një person me skafandër në kokë dhe me një jelek fosforeshent, i cili hyn në hollin e hotelit dhe godet pak çaste më pas, me disa plumba pistolete dhe nga një distacë e afërt, sipërmarrësin Nikulaj, i cili gjendej i ulur pranë një tavoline.

Ardian Nikulaj, i cili ushtronte veprimtarinë e tij në fushën e hoteleri-turizmit, ishte përfshirë dhe në politikë, si pjesë e Partisë SocialDemokrate dhe aktualisht anëtar i Këshillit Bashkiak të Lezhës.

Igli Cara tregon se si do ta ndyshojmë Durrësin në 4 vitet e ardhshme

Kandidati demokrat i dalë nga procesi i primareve për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara ka prezantuar programin e tij elektoral 2023-2027 për të ndryshuar qytetin në 4 vitet e ardhshme.

Në një video në Facebook, Cara ka renditur prioritet e tij si kryebashkiak i ardhshëm i Durrësit, ku vend të rëndësishëm zënë investimet në infrastrukturë, furnizimi me ujë, përpunimi i mbetjeve, ulja e taksave dhe tarifave vendore, mbështetja e turizmit komunitar, si dhe rritja e buxhetit për mbështetjen e shtresave në nevojë.

Si do ta ndryshojmë Durrësin në 4 vitet e ardhshme. Brenda 2 viteve mbyllim të gjitha plagët e shkaktuara nga tërmeti në qytetin tonë. Furnizim pa ndërprerje me ujë dhe sistem kanalizimesh në çdo lagje. Zgjidhim përfundimisht problemin e përmbytjeve në qytet. Ndërtojmë një stacion transferimi të mbetjeve. Aktivizojmë industrinë lokale të riciklimit. Ulim taksat dhe tarifat vendore. Për të rinjtë një zonë rekreative në afërsi të stadiumit. Për më të vegjelët kënde lojërash dhe parqe të gjelbëruara kudo në qytet. Brenda mandatit qëndër rezidenciale me të gjitha shërbimet për të moshuarit tanë. Rritja e buxhetit për ndihmën dhe integrimin e shtresave në nevojë. Çdo rrugë e shtruar në territorin e bashkisë brenda 4 vjeçarit. Tregjet të rinj bujqësor në Sukth, Rrashbull, Katund i Ri, Ishëm, Manëz si dhe nxitjen e biznesit të agroturizmit. Mbështetje të turizmit komunitar përmes rendimit. Përplilimi i strategjisë së Durrësit si ‘Smart City’ dhe forcim i infrastrukturës digjitale. Në programin tim Durrësi 2023-2027 përcakton dhe sfida të tjera të përbashkëta. Së bashku mund t’ja dalim sepse qyteti je ti’.

POSTIMI I PLOTË:

Për Durrësin tonë! Një qytet që krijon mundësi, me hapësira të dedikuara dhe shërbime për të gjithë!

Bashkë bëjmë ndryshimin!

Qyteti je ti!

#durres #njereztelire #qytetijeti #Bashke #ndryshim #IgliCara #Voto1

syri.net


Send this to a friend