VOAL

VOAL

Nuk fitoi asnjë mandat, Topalli largohet nga drejtimi i Lëvizjes për Ndryshim

Jozefina Topalli njoftoi se do të largohet nga drejtimi i partisë Lëvizja për Ndryshim që krijoi pak kohë para zgjedhjeve të 25 prillit.

“Lëvizja për Ndryshim nuk ia doli për t’u bërë faktor në këto zgjedhje. 

Por unë dëshiroj të falënderoj stafin, secilin prej kandidatëve që sfiduan klasën politike aktuale; të falënderoj të gjithë ata që besuan.
Duke u larguar nga drejtimi i kësaj Lëvizje uroj që njerëz patriot dhe të pakorruptuar të vazhdojnë Lëvizjen për reformimin e së djathtës shqiptare”, shkruan Topalli.

Partia Lëvizja për Ndryshim nuk arriti të kalonte pragun në zgjedhjet parlamentare, duke marrë 7049 vota, ose 0.45% në rang vendi.

Mesazhe fyese disa qytetarëve gjoja në emër të Metës, reagon Presidenca: Akte që vënë në rrezik sigurinë kombëtare

TIRANË

Presidenti i Republikës ka reaguar sot pas disa denoncimeve nga ish-deputetë dhe persona të tjerë për mesazhe fyese të marra nga Kreu i Shtetit. Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi tha se këto akte vënë në rrezik sigurinë kombëtare dhe do kërkohet hetim i menjëhershëm.

Në një deklaratë për mediat, Blushi tha se këto akte të dëshpëruara, kanë për autor të gjithë ata që i blenë dhe i vodhën mandatet e deputetëve më 25 Prill dhe tani nuk po i gëzojnë dot.

Duke ju kërkuar ndjesë të gjithë qytetarëve, të cilët kanë marrë mesazhe të tilla, Presidenca iu kërkon ta venë në dijeni menjëherë.

“Në emër të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta dënoj me forcë konsumimin e veprës penale të keqpërdorimit të mesazheve telefonike, gjoja në emër të Kryetarit të Shtetit, nga disa persona të identifikuar, që sipas të dhënave të siguruara, kanë dërguar këto ditë mesazhe me përmbajtje fyese dhe kërcënuese në adresë të disa qytetarëve.
Këto akte të dëshpëruara, kanë autorësinë e atyre të cilët i blenë dhe i vodhën mandatet e deputetëve më 25 Prill dhe tani nuk po i gëzojnë dot.
Duke ju kërkuar ndjesë të gjithë qytetarëve, të cilët kanë marrë mesazhe të tilla, ju lutemi të na venë dijeni menjëherë.
Për këtë skandal kriminal të keqpërdorimit të numrit të Presidentit të Republikes do kërkohet hetim i menjëhershëm edhe ndërkombëtar, pasi nëse institucionet tona do të ishin funksionale askush nuk do të guxonte të bënte akte të tilla të çmendura dhe të dënueshme ligjërisht, që mund të venë në rrezik serioz edhe sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë, vend anëtar i NATO-s.
Falenderojmë ish-kryetarin e Bashkisë Berat, z.Petrit Sinaj, ish-kryetarin e Bashkisë Skrapar z.Nesim Spahiu, deputetin Lefter Maliqi, ish-deputeten Silva Caka dhe shumë të tjerë, që na informuan menjëherë.
Edhe njëherë ju kërkojmë ndjesë të gjithë qytetarëve për shqetësimet, që u kanë krijuar mesazhe të tilla, që kanë vetëm një përgjegjës: Organizatën Rilindja.
Është pikërisht kjo organizatë, që në mënyrë mafioze dhe të paligjshme rrëmbeu të dhënat personale të të gjithë qytetarëve për qëllime survejimi politik elektoral dhe shantazhimi.
Kur guxojnë të bëjnë një krim të tillë duke guxuar të fabrikojnë numrin zyrtar të telefonit të Presidentit të Republikës, ç’mund t’u bëjnë këta banditë qytetarëve të thjeshtë?”, deklaroi Blushi.

Shqipëri, vota preferenciale, disa kandidatë thyejnë herësin

VOA

Në Shqipëri vijon ende numërimi për votat që zgjedhësit kanë hedhur për kandidatët e tyre të preferuar. Sistemi i listave pjesërisht të hapura, mundëson që edhe kandidatët që janë në pjesën e poshtme të listave, të jenë fituesë nëse kalojnë mesataren e votave për një mandat, duke spostuar atë që ndodhet në pjesën e sipërme, por që ka më pak vota. Deri më tani ish ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe një tjetër emër në listën e socialistëve në Tiranë, kanë garantuar hyrjen në parlament pavarësisht se renditeshin në zonë jo të sigurtë. Një tjetër rast i ngjashëm ka ndodhur në Elbasan me kandidatin demokrat Luciano Boci

Vota preferenciale e zbatuar në zgjedhjet e 25 korrikut pritet të ushqejë debate të reja në Shqipëri, duke qenë se ajo po shërben si një barometër politik i mbështetjes që kandidatët kanë marrë, por duke u bërë nga ana tjetër deri diku dhe një tregues mbi atë se sa të drejta kanë qenë përzgjedhjet e drejtuesve partiakë.

Strategjia e kryetarit socialist Edi Rama, ishte ajo e vendosjes në kufirin e objektivit të mandateve që synoheshin, drejtuesit politik të qarqeve. Një zgjedhje që duket se funksionoi në pjesën dërrmuese të rasteve, por që do të lerë jashtë parlamentit, zotin Ilir Beqja, drejtuesin e Shkodrës, qark ku socialistët morën më pak mandate se në 2017. Kjo formulë rrezikoi dhe kryetarin e parlamentit Gramoz Ruçi i cili megjithatë, rezulton i mbrojtur nga numri i lartë i votave që ka marrë në emrin e tij.

Kryeministri Edi Rama u përballë më kritika për përzgjedhjen veçanërisht në Tiranë, ku emra të njohur si ministri Diasporës Pandeli Majko, ish ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe ish ministri Brendshëm Fatmir Xhafaj, nuk ishin në pjesën e favorizuar të listës, përtej kufirit të mandateve që socialistët donin të merrnin në kryeqytet. Zonja Kodheli dhe zoti Majko do të mbeten jashtë parlamentit, pavarësisht se kur janë numëruar mbi 90 përqind e kutive në kryeqytet, kanë marrë ndjeshëm me shumë mbështetje se të tjerët që janë në pjesën e sipërme të listës. Ata nuk arritën dot të bënin atë që mundi të realizonte zoti Xhafaj, i cili theu herësin, duke garantuar përfaqësimin në parlament, pa mbështetjen e kryeministrit. Ndërsa procesi është në vazhdim zoti Xhafaj, rezulton emri me mbështetjen më të madhe në kryeqytet, së bashku me ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku, dhe një ndër socialistët më të votuar në rang vendi.

Një tjetër kandidat në listën e socialistëve që arriti të thyejë herësin është dhe Ornaldo Rakipi, vetëm 27 vjeç, të cilin me këtë parti ngjan se e lidh vetëm fakti i të qenit i biri i Aqif Rakipit, ish deputetit që hyri nga rradhët e PDIU-së, për t’u rreshtuar më pas me socialistët, e që u detyrua të dilte nga parlamenti, si pasojë e dekriminalizimit, për shkak të së kaluar së tij. Megjithatë ai duket të ketë një ndikim të admirueshëm në strukturat udhëheqëse të Partisë socialiste, përsa kohë dhe në listat e Elbasanit u përfshi një tjetër familjar i tij, i cilit gjithashtu do të jetë në parlament.

Edhe në Partinë Demokratike ka raste të shumta të emrave të vendosur në pjesën e poshtme që kanë marrë më shumë vota se të përzgjedhurit për të qenë në pjesën fituese, por këtu vetëm Luciano Boci në Elbasan ia doli që të thyente herësin.

Kryetari Demokrat Basha rezulton emri më i votuar ndër demokratët, i ndjekur nga Agron Shehaj, ndërkohë që figura historike e kësaj partie zoti Sali Berisha, renditej deri pasdite, i 7-i për nga mbështetja e votuesve të djathtë.

Ndërsa procesi për kandidatët vijon, rezultati i zgjedhjeve nxorri fitues socialistët e kryeministrit Edi Rama, i cili duket se i është rikthyer angazhimeve qeveritare. Në krahun tjetër opozita ka nisur përgatitjet për një betejë ligjore kundër 25 Prillit të cilësuar prej saj një masakër elektorale. Por paralelisht, forca kryesore e saj, Partia demokratike, po përballet me një debat në rritje brenda vetes, për të ardhmen e drejtimit të kësaj force politike.

“Hetoni krimin zgjedhor“, ambasadorja Kim: SHBA mbështet fort thirrjen e kryeprokurorit, askush nuk është mbi ligjin

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim i bashkohet thirrjes së Prokurorit të Përgjithshëm që prokurorët të hetojnë krimin zgjedhor.

Znj.Kim, thotë se SHBA e mbështet fort thirrjen e Çelës, teksa thekson se askush nuk është mbi ligjin.

Ajo po ashtu thekson se Reforma në Drejtësi kërkon që prokurorët të kryejnë detyrën me pavarësi e integritet.

Sot Prokurori i Përgjithshëm i bëri thirrje të gjithë prokurorëve të rretheve që të nisin hetimet për kallëzimet e bëra pranë KQZ e institucioneve të tjera lidhur me zgjedhjet e 25 prillit.

 

STATUSI NGA YURI KIM

Prokurori i Përgjithshëm Çela u ka kërkuar të gjithë prokurorëve në Shqipëri që të intensifikojnë hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve zgjedhore. Supports e mbështet fuqimisht këtë thirrje. Reforma në Drejtësi kërkon që prokurorët të kryejnë detyrën e tyre me pavarësi dhe integritet. Askush nuk është mbi ligjin.

Kryeprokurori Olsian Çela i bën thirrje të gjithë Prokurorive të Rretheve gjyqësore në vend: Hetoni çdo krim zgjedhor

Kryeprokurori Oslian Çela i ka kërkuar të gjitha Prokurorive të Rretheve Gjyqësore në vend që të hetojnë çdo krim zgjedhor.

Kryeprokurori Çela thekson që prokurorët të marrin në trajtim të gjitha kallëzimet e bëra pranë KQZ apo institucionet e tjera dhe të nisin hetimet e nevojshme.

Shkrimi i plotë:

Në fazën e hetimeve paraprake, vlerësimi dhe trajtimi me prioritet dhe në afate optimale i cdo referimi apo kallëzimi për veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve, ose çdo vepre tjetër penale që dëmton procesin zgjedhor, i ekzistencës së kushteve/kritereve ligjore për regjistrimin e procedimit penal, i bashkërendit me KQZ për kallëzimet e paraqitura prej tij, dhe/ose me agjencitë ligjzatuese të specializuara për kryerjen e hetimeve proaktive, duke përdorur mjetet e posaçme të hetimit dhe rritjen e interesit të hetimeve për këto vepra penale.

1.1. Prokurorët i delegojnë veprimet hetimore të oficerëve të policisë gjyqësore të seksionit dhe/ose të shërbimeve policore në strukturat hetimore përkatëse, duke urdhëruar, si kryerjen e veprimeve intensive hetimore të nevojshme, ashtu dhe përcaktojnë afate kohore të përshpejtuara për kryerjen e tyre dhe mbikëqyrin periodikisht zbatimin e urdhërimeve të tyre, deri në përfundim të hetimeve paraprake për secilin procedim për këto vepra penale.

2. Prokurorët të rrisin prioritetin dhe intensitetin e veprimet procedurale, për të siguruar: -hetime të plota, gjithëpërfshirëse dhe afate sa më të shkurtra të çështjeve;- ngritjen e akuzës së në gjykatë bazuar në rrethanat e faktit të provuara dhe në ligjin material penal, e procedural të zbatueshëm, – përfaqësimin e akuzës/çështjes në gjykatë me pavarësi, profesionalizëm dhe integritet, duke garantuar mbrojtjen e zgjedhjeve të lirua dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve, ashtu dhe liritë personale dhe interesat e ligjshme të shtetasve

3. Prokurorët në kërkesat për caktimin e masave të sigurimit personal dhe për caktimin e masave të dënimit për këto grupvepra penale, të ashpërsojnë kërkimet, si për llojin e masave të sigurimit personal, ashtu edhe për llojin e masat e dënimit për veprat penale, në fushën e zgjedhjeve më të përhapura me tendencë në rritje në shkallë vendi, apo në njësitë administrative në kompetencë tokësore të gjykatës pranë të cilës ushtron funksionet prokuroria.

4. Drejtuesi i prokurorisë, i cili përgjigjet për mbarëvajtjen e hetimeve të këtyre veprave penale, kur e vlerëson të nevojshme për mbarëvajtjen e ecurisë së procedimit/çështjes nxjerr udhëzim jo të detyrueshëm për shkarkim për prokurorin përkatës, për kryerjen e detyrave specifike për të garantuar një hetim të plotë e të gjithanshëm dhe në afate të përshpejtuara në kuadrin e procedimit të drejtë dhe të rregullt ligjor, si dhe ndjek në dinamikë veprimtarinë e procedimeve, duke kërkuar informacion nga prokurorët për ecurinë e procedimeve dhe verifikuar përfundimin e secilës çështje, dhe/ose duke nxjerrë udhëzime me shkrim sipas ligjit në rastet kur vlerësohet e nevojshme kryerja e veprimeve të mëtejshme procedurale, përpara se të merret vendimi për mënyrën e përfundimit të hetimeve paraprake nga prokurori.

5. Struktura përkatëse në Prokurorinë e Përgjithshme, drejtuesit e prokurorive dhe prokurori për marrëdhëniet me publikun, të marrin të gjitha masat administrative të nevojshme për bashkërendim dhe koordinim institucional, për të siguruar dhe shkëmbyer informacionet dhe dërgimin Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sipas ligjit dhe udhëzimit të përgjithshëm nr.3/2019 i ndryshuar. Me këtë qarkore të njihen të gjithë prokurorët, drejtuesit e prokurorive me juridiksion të përgjithshëm dhe oficerët e policisë gjyqësore të seksioneve të shërbimeve që ushtrojnë funksionet pranë strukturave hetimore përkatëse. Drejtuesit e prokurorive me juridiksion të përgjithshëm dhe struktura përkatëse në Prokurorinë e Përgjithshme, të marrin masat e duhura organizative dhe ligjore për zbatimin, mbikëqyrjen dhe informacionin për zbatimin e kësaj qarkore e lidhur me udhëzimin e përgjithshëm nr.4/2019 i ndryshuar.

Mark Marku: Kemi video si janë blerë votat nga PS

Kandidati për deputet në listën e PD, Mark Marku ka paralajmëruar se ditën e nesërme do të dalin përgjime për blerjen e votës në zgjedhjet e 25 prillit. Marku tha se votat janë blerë me para në dorë ndërsa ka pasur edhe dhunim të komisionerëve e personave të administratës publike.

“Ka 3 deputetë të blerë të futur në parlament. Mos e bëni me përdhunimin, fakti është brenda. Na kërkoni neve faktet, i kemi të gjitha faktet. Ju mendoni se PSD mund të merrte 3 deputetë. 4 i ka marrë në kohën e Gjinushit dhe duke ia falur. Ajo është parti e shitur, ia ka blerë Skënder Gjinushit. E dinë sa lekë, 400 deri në 1000 euro familja. Do dalin të gjitha të përgjuara dhe të faktuara.

Kemi video që ua kemi marrë policëve. Votat janë blerë me vende pune, janë blerë me para në dorë, nesër dalin videot. Para Ka dhunim të komisionerëve, ka pushime nga puna të personave të administratës publike” – tha Marku në emisionin “Open”. ©LAPSI.al

Celibashi: Cenimi i votës së çdo kandidati, sanksion penal deri në 7 vjet burg. Disponojmë të gjitha pamjet filmike

TIRANË

Kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi, ka deklaruar se cenimi i votës së çdo kandidati do të ketë për pasojë, sanksion penal, me një dënim prej shtatë vjet burgim.

Celibashi thekson se KQZ disponon pamjet filmike të vlerësimit e çdo vote, të bërë në fazën e nxjerrjes së rezultatit për partitë dhe koalicionet.

Cënimi i votës së çdo kandidati do të ketë si pasojë sanksion penal deri në 7 vite burgim, për këdo nga numëruesit apo komisionerët e përfshirë.

KQZ disponon pamjet filmike të vlerësimit e çdo vote, të bërë në fazën e nxjerrjes së rezultatit për partitë dhe koalicionet”, deklaroi Celibashi. bw

Opozita do të përgatisë Librin e Zi te zgjedhjeve jo demokratike te vitit 2021 Nga Sali Berisha

25 prilli, dite e zeze ne historine e demokracise ne Shqiperi!

Zgjedhjet jo demokratike!

 

Mandat mbi drogen, krimin, blerjen dhe abuzimin me pushtetin!

Vota e lire e shqiptareve u ekzekutua para se te hidhej ne kuti!

Te dashur miq, zgjedhjet apo me sakte farsa e tyre perfundoi. Gjate fushates dhe keto dite me eshte rikujtuar viti 2000. Ne tetor te atij viti do zhvilloheshin zgjedhjet lokale. Ish presidenti i SHBA Xhimi Karter dergoi nga Qendra e tij, qe ne gusht te atij viti, nje mision faktmbledhes per te marre persiper vezhgimin e zgjedhjeve.

Misioni i Presidentit Karter pas dy jave qendrimi u largua nga Shqiperia dhe vendosi te mos i vezhgonte zgjedhjet pasi konstatoi se qeveria socialiste i kishte ekzekutuar ato para se te zhvilloheshin.

E njejta gje ndodhi pas 20 vitesh me zgjedhjet e 25 prillit te vitit 2021. Vota e lire e shqiptareve u dhunua para se te hidhej ne kuti per asrsyet qe vijojne.

 

1- Nga droga

 

Viti 2020, pra viti para zgjedhor ishte viti ne te cilen me ftese te kreut te narkoshtetit Shqiperia u mbulua me kanabis de juro medicinalis kurse de facto ‘electoralis’.

Ne keto zgjedhje me shume se ne te gjitha tjerat vetem droga medicinale u kthye te pakten ne 12 mandate dhe mandatet ne nje rreth vicioz do kthehen ne droge.

 

2- Narkoshteti

 

Ne keto zgjedhje me shume se ne çdo fushate tjeter narkoshteti u shnderrua ne makineri elektorale te Kreut te Meduzes.

Parlamenti ne shkelje te konsensusit te vendosur mes forcave politike beri ndryshime kushtetuese ligjore, me te cilat favorizohej me disa mandate partia e qeverise.

KQZ, Kolegji, Policia e shtetit, Porkuroria dhe gjykatat e partise ne 98% te vendimeve qendruan besnike te palekundura te partise shtet. Po ndalem ketu vetem ne ngjarjen tragjike te 14 Marsit ne Elbasan.

Banda e personave ne shoqerim te Edi Rames sulmoi shtazerisht e keqtrajtoi fizikisht para kamerave dhe ne prani te bossit te tyre mbeshtetes te opozites.

Asnje nga keta bandite nuk u penalizua nga policia, prokuroria e partise sepse duheshin te vazhdonin misionin tyre kriminal te terrorizimit te popullates dhe blerjes se votes.

Ndaj dhe me 21 Mars kjo bande kishte dale publikisht dhe e armatosur per blerje votash, gje qe solli pergjakjen e Elbasanit.

Pas ngjarjes narkopolicia dhe narkoprokuroria fshehen ne menyre kriminale provat qe faktonin se ne makina u gjeten materiale per blerje te votes.

Perveç kesaj, dispozitat e kodit elektoral por dhe nenet e Kartes se Kopenhegenit per zgjedhjet e lira qe ndalojne perdorimin e burimeve te qeverise dhe shtetit per ndikim ne procesin zgjedhor, u shkelen me urdhera, ligje, vendime dhe akte te gjitha publike me qindra here nga Edi Rama dhe zyrtaret e tij.

Nuk po ndalem ketu ne perdorimin e mjeteve shteterore dhe administrates per fushate nga Edi Rama dhe ministra e narkozyrtaret e tij as tek qindra tendera dhe prokurime publike ne funksion te zgjedhjeve, as ne dhjetra e dhjetra inaugurime elektorale po po jap ketu vetem nje fakt;

Vetem bashkia e Durresit ka levruar pas dates 25 Mars transferta nga Thesari per individin (te demtuarit nga termeti) 83 here me shume se sa ka levruar nga 1 dhjetori i vitit 2019 deri me 25 Mars te vitit 2021.

 

Pengmarrja e votes me te dhenat personale te qytetareve

 

Dergimi nga Edi Rama i te dhenave personale te 1 milion qytetarve mbrojtura me ligj dhe kushtetute ne çdo vend demokratik te botes nga e-Albania ne seline e partise socialiste perben megakrimin elektoral me te madhin ne histori, perben aktin me te rende pas burgosjes politike qe nje shtet mund te kryej ndaj qytetareve te tij.

Ky akt de fakt shenon jo vetem deligjitimin e zgjedhjeve por edhe te shtetit bandit qe kryen ate.

Edi Rama pajisi patronazhistet e tij me te dhena qe dikur sigurimi i shtetit pajiste patronazhistet e partise shtet qe te merrnin peng dhe te konfiskonin voten e qytetareve shqiptar.

Po ne kete kontekst, narkoshteti me kontrollin e tij te rrepte ndaj mediave dhe blerjen e polleve per manipulimin e opinionit, shenon ne çdo aspekt nje rekord te zi ne pabarzine e paraqitjes se fushtes elektorale te paleve ne gare.

Keshtu, me shnderrimin e narkoshtetit ne makineri elektorale u asgjesua barazia midis paleve, kushti i te gjitha kushteve per zgjedhje te drejta sipas standarteve nderkombetare dhe vota e lire u fut ne agoni.

 

3-Blerja e votes ne zgjedhjet e 25 Prillit ishte me masive se kurre me pare

 

Ajo u shnderrua ne nje mega treg pothuaj publik.

Partia Doshi eshte vetem nje shembull i “industrializimit” te blerjes se votes per llogari te Edi Rames sepse makineria me e madhe e blerjes se votes e ketij megakrimi elektoral qendron ne Partin Socialiste.

Keshtu nga klanet Gjici, Frroku, Beqaj, Sterkaj, Ndreu, Ndreca, Malaj, Rraja, Ahmeti, Manstirliu, Balluku, Koka, Çyrbja, Balla, Gjiknuri, Brace, Peleshi, Klosi, Çuçi, etj jane shpenzuar per blerje votash me euro, ushqime, dhe favore te tjera se paku dhjetfishi i shumave te shpenzuara nga Doshi per kete qellim.

 

Me keto shuma jane blere me se paku 10-12 mandate.

 

Per te gjitha sa me siper dhe te tjera per te cilat nuk po ndalem, dua te them se vota e lire si shprehje e vullnetit te qytetareve te lire vdiq pa u futur ne kuti dhe natyrisht ne kuti nuk mund te kishte fat tjeter nga ai para kutise.

Ne keto rrethana, me te drejte shtrohet pyetja: A duhej opozita te ndiqte kete farse elektorale? Pergjigja ime eshte e prere Po.

Kjo sepse ajo duhet ti permbahet e palekundur parimit te saj themelor te ardhjes ne pushtet me voten e qytetareve dhe se dyti duke mos marre pjese ne zgjedhje ajo humbiste te drejten per te qene avokate e besueshme e votes se lire tek shqiptaret dhe miqte dhe partneret tane nderkombetar.

Keshtu qe pavaresisht nga te gjitha mendoj se ajo veproj drejte qe mori pjese ne keto zgjedhje.

Duke mos mohuar rendesine e padiskutueshme dhe detyrimin e pashmengshem e nje analize te thelle per nxjerrjen e pergjegjesive per rezultatin e ketyre zgjedhjeve nga cilido dhe te drejten e pamohueshme te gjithsejcilit per te kerkuar ne gje te tille, mendoj se e nje rendesie jetike per qytetaret, opoziten, militantet dhe mbeshtetesit e saj qe sakrifikuan aq shume ne keto zgjedhje si dhe per vendin ne teresi eshte mbledhja, administrimi dhe sistemimi i çdo dokumenti, fakti, argumenti dhe pregatitja me seriozitet e objektivitet e Librit te Zi te zgjedhjeve jo demokratike te vitit 2021 ne Shqiperi.

Ky liber duhet ne kohen me te shkurter tju dergohet institucioneve te shtetit njepartiak, OSBE ODHIR, misioni vezhgues i te cilit ka bere nje raport paraprak te paanshem dhe objektiv per keto zgjedhje.

Libri duhet tju dergohet dhe te gjitha institucioneve nderkombetare, Keshillit te Europes, Komisionit Europian, Parlamentit Europian, Kongresit te SHBA, Bundestagut, parlamenteve, ministrive te jashtme, qeverive te vendeve anetare te BE dhe NATO-s dhe menjehere per te gjitha shkeljet e tmerrshme te Konventes Europiane te te Drejtave te Njeriut te paprecedent ne historine e Keshillit te Europes duhet drejtuar Gjykates Nderkombetare te te Drejtave te Njeriut ne Strasburg. Kjo nuk eshte nje beteje e lehte por nisur dhe nga precedenti eshte beteje qe fitohet plotesisht.

Zyrtaret, qeveritaret qe qendrojne per voten e lire mirepresin Librin e Zi te zgjedhjeve 2021 te Shqiperise si nje perpjekje serioze, legjitime te opozites shqiptare. Ky eshte nje mision i larte sa shqiptar aq dhe nderkombetar per te gozhduar para botes Lukadrogen e Shqiperise dhe per tju rikthyer shqiptareve voten e lire. sb

Meta: Kërcënimi i fundit, që vjen përmes Tao Taos, nga bandat e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë ka vetëm një përgjigje

TIRANË

Presidenti Ilir Meta reagon pas paralajmërimit të Taulant Ballës se PS do të nisë procedurat për shkarkimin e tij.

Me tone të ashpra, Kreu i Shtetit thekson se kërcënimi që vjen nga Balla, bandat e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë ka vetëm një përgjigje: Presidenti do të firmosë dekretin për mbrojtjen e vendit.

Reagimi i Metës:

Kërcënimi i fundit, që vjen përmes Tao Taos, nga bandat e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë ka vetëm një përgjigje: Presidenti, gati për të firmosur Dekretin për mbrojtjen e Republikës!
Shqipëria e Shqiptarëve! 🇦🇱 Vdekje tradhëtarëve! 👎

Më shumë votuan burra, Celibashi: Pjesëmarrja në votime për zgjedhjet e 25 prillit 46.32%

TIRANË

Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi ka nxjerrë sot të dhënat për pjesëmarrjen në zgjedhjet e 25 prillit. Celibashi tha se 46.32% e qytetarëve të thirrur në votime kanë dalë për të votuar.

Duket se burrat kanë qenë në shumicë për të votuar. Kjo, pasi 47.6 % ka qenë pjesëmarrja e grave dhe 52.34 % pjesëmarrja e burrave.

“Pjesëmarrja, janë shifrat të cilat bazohen në tabelat e rezultateve ose procesverbalet e Qendrave të Votimit”, tha Celibashi.

Sa i përket votimit dhe numërimit tha se ka pasur disa kërkesa nga institucione dhe subjekte zgjedhore për të marrë pamje filmike të procesit të numrit të fletëve të votimit. Ka këkruar komisariati i policisë numër 1, komisariati i policisë numër 2. PD dhe LSI kanë kërkuar gjithashtu pamjet filmike të VNV”, tha Celibashi.

Kërkohet dorëheqja e Bashës dhe e Bardhit nga kreu i PD-së

Ilirian Agolli

Një grup prej 10 anëtarësh të kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, themelues dhe studentë pranë saj qysh nga dhjetori 90, publikuan në mesditë një deklaratë, ku bëjnë përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve kryetarin e saj, Lulzim Basha.

“Kërkojmë dorëheqjen e menjëherëshme dhe të parevokueshme të Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, të Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH-së e të nën-Kryetarëve, mbledhjen urgjente të Këshillit Kombëtar për të hapur rrugën e një procesi rrënjësor reflektimi, analize, zgjedhje të jashtëzakonshme, me një garë të drejtë, të hapur e demokratike për strukturat e reja drejtuese të Partisë” – shkruan grupi i demokratëve.

Ata kërkuan që Partia Demokratike të kthejë demokracinë në strukturat e saj, fjalën e lirë, konkurueshmërinë, vendimin kolegjial dhe garën e pastër e të pakompromentuar.

Mes tyre spikatin Bujar Nishani, president nderi i Partisë Demokratike, dy ish-sekretarët e përgjithshëm Arben Imami dhe Arben Ristani, po ashtu Edith Harxhi dhe Edvin Kulluri, pjesëtarë të një lëvizjeje për reformimin e PD-së, Endrit Hoxha nga të përndjekurit politikë dhe Bislim Ahmetaj nga studentët e Dhjetorit.

“Lulzim Basha ka shuar ëndrrën për demokraci të qindra mijëra shqiptarëve, duke humbur dy palë zgjedhje të përgjithshme, duke dorëzuar pushtetin qendror e vendor dhe opozitarizmin në dorën e Edi Ramës” – theksuan ata në deklaratë.

Ata vlerësuan se prej vitit 2013 e ka drejtuar PD-në pa profesionalizëm dhe pa dinjitet, duke zvogëluar anëtarësinë dhe duke shuar në mënyrë arbitrare shumë struktura të saj, largoi shumë anëtarë, themelues, e dhjetoristë, që nuk binin dakord me të, pra, duke eleminuar demokracinë e brendëshme në Parti.

“Me Lulzim Bashën janë tetë vjet një histori dështimesh të Partisë Demokratike. Me paftësinë, me veprime të gabuara dhe pa një strategji politike, procesin e përzgjedhjes së kandidatëve, me spastrimet e filluara në 2014-tën dhe të përsëritura periodikisht, me mungesën e plotë të respektit për organet e brendshme të partisë dhe për votën e anëtarëve të saj, Lulzim Basha i shërbeu humbjes së fundit” – shkroi grupi demokratëve.

Ata e fajësuan zotin Basha edhe për marrëveshjen e 17 majit 2017, për të cilën nuk u këshillua me forumet e partisë, si dhe për rizgjedhjen në krye të Partisë Demokratike, sipas tyre, nëpërmjet një procesi jo-transparent dhe mjaft të diskutueshëm.

Një ditë më parë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi në fjalën e parë pas zgjedhjeve se edhe këtë muaj opozita luftoi për demokracinë, duke besuar se do ta kthente atë në vend.

“Këto zgjedhje nuk kishin të bënin me demokracinë. Ne hymë në këtë betejë jo me një kundërshtar politik, por me një regjim, që bëri gjithçka për ta shkatërruar garën e ndershme elektorale” – tha zoti Basha.

Ai renditi ndryshimin e njënashëm të Kushtetutës dhe Kodin Zgjedhor nga socialistët, dhjetëra mijëra vota të pavlefshme, dy herë më shumë sesa diferenca mes dy palëve, miliona euro të hedhura për të realizuar blerjen më të madhe industriale të votës, duke shkaktuar deformimin më të madh të vullnetit të zgjedhësve, si u shpreh ai.

Zoti Basha përmendi “milionat e koncesioneve të korruptuara” dhe “vjedhjen e të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë”, “kriminelët dhe bandat”, që kërcënuan dhe shantazhuan votuesit, administratën, gazetarët dhe median, duke zmadhuar “masakrën elektorale”.

“Edi Rama ka bashkëpunuar dhe vazhdon të bashkëpunojë hapur me përfaqësues të krimit si Tom Doshi që kanë gjithë botën demokratike kundër. Ai kandidoi përsëri përfaqësuesit e krimit në listat e tij” – tha zoti Basha. Ai tha Partia Demokratike do të vazhdojë betejën me të gjithë fuqinë deri në fitore, sepse mbi 600 mijë shqiptarë votuan për opozitën.

Nën hetim për “Fshehje pasurie”, Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e SPAK, sekuestrohen pasuritë e tre ish-gjyqtarëve të lartë

Gjykata e Posaçme vendos sekuestrimin e pasurive të tre ish-gjyqtarëve të lartë. Bëhet fjalë për ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo dhe ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë Shkëlzen Selimi.

Vendimi erdhi pas kërkesës së SPAK, bazuar në hetimet për fshehje pasurie ndaj tre ish-gjyqtarëve të lartë.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në datën 7.5.2020 regjistroi procedimin penal nr.137 për veprën penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” të parashikuar nga neni 257/a/2 të Kodit Penal.

Duke qënë se shtetasit Fatos Lulo (ish – gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese), Bashkim Dedja (ish – Kryetar në Gjykatën Kushtetuese) dhe Shkëlzen Selimi (ish – gjyqtar në Gjykatën e Lartë), janë hetuar, për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 257a/a/2 të Kodit Penal, dhe për këtë arsye në bazë të nenit 3/1, gërma (d), të ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ata janë dhe subjekte të këtij ligji.

Nga hetimi penal i kryer, rezultuan të dhëna që këta subjekte kishin në pronësi pasuri të paluajtshme, të cilat nuk i justifikonin me burime të ligjshme, apo pasuri që i kanë fshehur. Për këtë arsye, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, paraqiti në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesat përkatëse për sekuestrimin e pasurive në zotërim/pronësi të këtyre tre subjekteve.

I. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.7, datë 20.4.2021, vendosi:

• Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.
• Vendosjen e sekuestros mbi pasurinë në zotërim të shtetasit Fatos Lulo, me sipërfaqe 172 m2, e llojit Njësi/Dyqan, e ndodhur në rrugën e Durrësit, Tiranë.

II. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.8, datë 20.4.2021, vendosi:

• Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.
• Vendosjen e sekuestros mbi pasurinë në zotërim të shtetasit Bashkim Dedja, e llojit apartament, me sipërfaqe 60 m2, e ndodhur në zonën Kryemedhenj, Njësia Administrative Golem Kavajë.

III. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.10, datë 23.4.2021:

• Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke vendosur, masën e sekuestros mbi pasuritë në pronësi/zotërim të shtetasit Shkëlzen Selimi, si vijon:

1. 1/2 (50%) e pasurisë e llojit truall 432 m2 dhe objekt 132.25 m2 Karburant/Pikë Tregëtimi, me vendodhje Shetitore Lungomare, Vlorë, në pronësi të shtetasit Shkëlzen Selimi
2. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 2400 m2 (pasuri e përbërë nga bashkim pasurish), e ndodhur Jonufër, Vlorë, në pronësi të shtetasit Kujtim Selimi.
3. 55% e pasurisë e llojit truall, me sipërfaqe 764 m2 dhe godinë me sipërfaqe 57 m2, Karburant, e ndodhur në Rrugën Transballkanike, Vlorë, në pronësi të shtetasit Kujtim Selimi.

Votat e pavlefshme, Kryemadhi: 70% e tyre janë të LSI

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar për herë të parë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve, që e nxori këtë forcë politike me 4 mandate në të gjithë vendin.

Kryemadhi ia faturoi humbjen një strategjie të gabuar të LSI, duke nisur nga djegia e mandateve e përfunduar në mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale të 2019-ës. Ajo tha se shqetësimi i Presidentit Ilir Meta ishte i drejtë, e kjo sipas saj, u ilustrua dhe në rezultatin e zgjedhjeve.

“Zbatuam një strategji që pati pasoja në këtë rezultat dhe që nuk reflektoi vullnetin e qytetarëve për ndryshim. Patëm strategji të gabuar, duke nisur nga djegia e mandateve, mosmarrja pjesë në zgjedhjet lokale duke ia dhënë në dorë të gjithë pushtetin Ramës dhe bandave.

Kjo gjë dhe koha e rezultati tregoi që shqetësimi i Presidentit ishte i drejtë. Dua që në emër të LSI dhe timin personal t’i kërkoj falje për këtë fakt, veprim dhe qëndrim që nuk solli gjë tjetër vetëm 70% të ndryshimit, por solli rrëmbimin dhe fitoren e zgjedhjeve nga bandat kriminale dhe oligarkët”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSi, Kryemadhi ka pranuar humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit duke uruar oligarkët, bandat dhe Presidentin Vuçiç për sondazhet e sakta.

Kryemadhi thotë se nga 81 mojë vota të pavlefshme, 70% ishin të LSI. Ajo thotë se fituesit e vërtetë të zgjedhjeve dhe të parët që duhen uruar janë oligarkët dhe bandat.

”Të dashur miq, ju falënderoj për suportin që ju keni dhënë kandidatëve të LSi dhe LSI.

Dua të uroj fitoren e oligarkëve dhe bandave, janë fituesi e vërtetë të zgjedhjeve, të parët që duhen uruar.

Së dyti uroj Presidentin Vuçiç për sondazhet e sakta për zgjedhjet në Shqipëri.

Sot u mbyllën rezultatet të zgjedhjeve për mandatet, dua të falënderoj 107 mijë votuesit e e LSI, dua të falënderoj 81mijë votuesit, ku 70% e tyre janë të LSI.”- tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ka cilësuar të gjithë procesin zgjedhor një manipulim industrial. Në daljen e parë publike pas rezultatit që nxjerr PS fituese dhe LSI-në të tkurrur në 4 mandate, Kryemadhi jo pa emocione foli për tradhti dhe zhgënjim për shifrat, por siç tha ajo e kthjellët për atë që kishte ndodhur.

“LSI dhe qytetarët ishin përballë këtyre zgjedhjeve, përballë një pabesie të madhe që deformoi thellë vullnetin e tyre, e vuri Shqipërinë në një udhëkryq të rrezikshëm. I dha hapësirë bandave, krimit, mundësi lëvizjeje oligarkëve dhe mediave të kapura nga oligarkët për të shformuar çdo qëndrim të qytetarëve shqiptarë. Mbetemi të palëkundur në këtë proces. Jo vetëm që nuk do të tërhiqemi, por do ta vazhdojmë betejën tonë dhe më tutje. LSI nuk do të jetë vetëm në parlament, do të jetë në sheshe, në çdo shtëpi të qytetarëve shqiptarë. LSI do të vazhdojë denoncimet për çdo manipulim dhe tjetërsim vote në këtë proces. LSI do të vazhdojë në mënyrë të pashtershme duke filluar që sot betejën e procesit zgjedhor. Iu bëj thirrje numëruesve të jenë vigjilentë sepse në Durrës ku Edi Rama merr mandatin e Elona Gurit, kanë dalë mbi 15 fletë të pavlefshme të numëruara për PS. Në Berat, në Durrës, kudo numëruesit dhe komisionerët të numërojnë çdo votë të LSI për kandidatët, të PD për kandidatët dhe të PS. Tradhtia më e madhe vjen në tre mandatet e Korçës, Beratit dhe Durrësit. Mandate që i janë grabitur LSI për të nxjerrë Edi Ramën në Durrës. Për 140 vota i hiqet mandati dhe i jepet Edi Ramës. Për 140 vota i hiqet Endrit Braimllarit dhe i jepet Niko Peleshit. I hiqet Ardit Çelës dhe i jepet Blendi Klosit. Numëruesit tanë, të vazhdojnë betejën deri në fund, jo vetëm për të delegjitimuar të gjitha grabitjet e votave të LSI.

Ky proces i manipuluar, para, gjatë dhe pas votimit, që nga ndryshimet e njëanshme kushtetuese, në dhunimin e Kushtetutës në mënyrën më flagrante, në përdorimin e policisë dhe prokurorisë, sa dhe për të blerë bukën mbështetësit e LSI nuk kishin para në xhep. Mjafton të shohësh manipulimin mediatik të dy mediave kombëtare.

Administrata publike, mjafton të shikoni proceset e numërimit, do të shikoni administratën publike që janë vëzhgues dhe mbajnë shënim votat e patronazhistëve të tyre. I gjithë procesi ishte një manipulim industrial. Ne jemi si feniksi, nga hiri ynë do të ringrihemi dhe do ta çojmë më tej betejën tonë. Beteja jonë nuk është një betejë për një karrige kryeministri apo një karrige ministri, beteja jonë është për ju të rinjtë që të mos ikni nga Shqipëria por të rrini këtu. Është një betejë që Shqipëria të jetë shtëpia e shqiptarëve dhe jo e Bangladeshit. Beteja jonë të mos ndalojmë për asnjë sekondë për të ardhmen e shqiptarëve. Zhgënjimin e kam pasur shumë të madh në numra, por një gjë e kam pasur të kthjellët. Ky sistem është një sistem që i doli boja. Mjafton të shikosh që LSI me 107 mijë vota merr 4 mandate dhe një parti me 35 mijë vota merr 3 mandate. Ky është sistemi kriminal. Beteja jonë vazhdon, nuk do të ndalet”, deklaroi Kryemadhi.

 

 

Kryetarja e LSi, Monika Kryemadhi shprehet e bindur se si 70% e votave të pavlefshme nga 83 mijë në total janë të partisë së saj.

Kryemadhi fton të gjithë shqiptarët që duan t’i bashkohen LSI-së, teksa paralajmëron se do të dalin fakte se si të shtunën makinat me xhama të errëta shpërndanin paratë e drogës e krimit.

Ajo shprehet e bindur se LSI do të ringriet.

‘’Dua të falënderoj 81mijë votuesit e pavlefshëm, ku 70% e tyre janë të LSI.

Mejgithatë, beteja jonë vazhdon, nuk ndalemi, jemi me qytetarët shqiptarë që duan ndryshimin. Bujrum në partinë tonë, në parrtinë e të rinjve e të rejave.

Në partinë e të rinjve dhe të rejave, dhe jo në atë parti që mendojnë se mund të bëjnë

Kemi nevojë për të shkuar pranë komisionerëve e numëruesve, për të çuar deri në fund procesin. Për të evidentuar çdo parregullsi e manipulim. Fakte të tjera do të vijnë, do të dalin, se si të shtunën makinat me xhama të errëta lëviznin duke shpërndarë paratë e krimit, betonit, nga Londra, Berlini, Kolumbia, Venezuela. Këto janë helmi që helmon të ardhmen e shqiptarëve. Megjithatë të rinjtë e të rejat janë për të ardhmen, kundër helmit.

Zoti i bekoftë shqiptarët, zoti ju ruajtë ju, djemtë e errësirës janë më të shpejtë se të dritës, por djemtë e dritës gjithmonë fitojnë. Prandaj për të gjithë ju që besoni, edhe Krishtin kur e kryqëzuan, s’dihet sa herë u rrëzua, por shkoi në të djathë të zotit shkoi. Ne do të ringrihemi. Faleminderit. ‘’- tha Kryemadhi.

 

 

Arben Ristani kërkon dorëheqjen e Bashës: 4 vjet të tjera opozitë, nuk ka shans që herën e tretë të na udhëheqë në fitore

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani ka kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga kryetar pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.

Ristani thotë se kur humb zgjedhjet, tërhiqesh me dinjitet dhe ndihmon partinë të rimëkëmbet.

Ai thotë se Basha pas dy humbjeve për pushtetin qëndror e lokal, nuk ka shans që herën e tretë të udhëheqë PD-në drejt fitores.

Deri më tani dorëheqjen e Bashës nga brenda PD-së e kanë kërkuar Fatbardh Kadilli dhe Bujar Nishani.

STATUSI NGA ARBEN RISTANI

PD humbi ne keto zgjedhje.

Demokratet jane krenare se kane duruar me dinjitet nje opozite te veshtire 8 vjecare.

Kane zhvilluar me vitalitet nje beteje te forte opozitare.

Garuan dhe menaxhuan nje proces zgjedhor nga i cili, pavarsisht se nuk fituan, treguan se PD eshte parti e madhe, e dashur dhe e mbeshtetur fuqishem nga shqiptaret.

Kjo humbje do te thote edhe 4 vjet te tjera opozite.

Manipulimet zgjedhore te kundershtarit do kene me siguri pasoja ligjore, por beteja kunder tyre nuk e ndryshon faktin se tashme, ka filluar nje 4 vjecar tjeter opozite.

Eshte momenti dhe kemi nevoje per reflektim.

Lulzim Basha qe na udhehoqi dy here ne humbje te pushtetit qendror dhe atij lokal, nuk ka asnje shans qe heren e trete, te na udheheqe ne fitore.

Humbja erdhi sepse ai beri gabime tashme te njohura dhe te perseritura, ne menyren se si drejtoi opoziten dhe per me teper, nuk i bindi shqiptaret, se ai do te ishte per ta kryeministri i duhur.

Politika eshte moral.

Mbi te gjitha te ky moral eshte bazuar edhe tradita e PD.

Kur humb zgjedhjet ne menyre te perseritur, terhiqesh me dinjitet dhe ndihmon partine te rimekembet.

Keshtu mendoj se duhet te ishte nje sjellje me moral ne nje parti demokratike dinjitoze.

Ndryshe vazhdon e mban dyqan per perfitime personale.

Në Pukë numëruesit bëjnë pazare për të plotësuar votat e kandidatit, në Lezhë anëtari i LSI-së blen vota për Viktor Tushën

Një natë më parë qarkulluan pamjet e një sherri fizik masiv mes vëzhguesve, në shkollën “1 Maji” në zonën e Ali Demit, ku po numëroheshin votat e 25 Prillit.

Por kjo ka qenë e panevojshme në Pukë, kur gjithçka është zgjidhur në paqe e konsensus. Video që transmetoi emisioni “Stop” këtë të martë tregoi se “pazaret” kanë vijuar edhe gjatë procesit të numërimit.

Në Pukë, drejtori i spitalit, Enver Sulejmani, drejtori i ujësjellësit, Petrit Deda të dy të Partisë Socialiste dhe Ndue Suma nga Partia Demokratike, në cilësinë e numëruesve të votave kanë ranë dakord, që anëtari demokrat të plotësojë edhe me kandidat, fletët, që janë votuar vetëm për partinë.

Çdo fletë votimi, që del për PD-në dhe e ka bosh vendin e kandidatit, shënjohet nga Ndue Suma.

 

Ndërsa në Lezhë, anëtarët e LSI-së kanë blerë vota për 50 mijë lekë të vjetra ose 50 euro për llogari të kandidatit Viktor Tusha.

Një nga anëtarët e LSI-së, ka shkuar nëpër shtëpi duke premtuar e dhënë para, në këmbim të votës së sigurtë për Tushën. Madje edhe kur i thonë, se janë me PD-në, ai kërkon, që të votohet numri 6, pasi votat në një vend do të shkojnë.

 

Anëtar i LSI – Hë XXXX…?!

Qytetarja – Ku je?

Anëtar i LSI – Këtu te stadiumi, jashtë në makinë.

Qytetarja – A do vish me neve?

Anëtar i LSI – Jo, ti ke për të ardhë me mue!

Qytetarja – XXX, po zbrit të takoj njëherë!

Anëtar i LSI – A ke 700 mijë lekë? A i ke euro?

Qytetari – Euro i ke.

Anëtar i LSI – Normal, normal, puna me mbarue, o burrë. Kena për të shku aty më, nëpër shpija moj..!

Qytetarja – Po ku? Po sa shpija?

Anëtar i LSI – Nja dy copë kena me shkue.

Qytetarja – Ok!

Anëtar i LSI – Shumë u vonuat ju.

Qytetarja – Sa vetë janë?

Anëtar i LSI – Nja dhjetë copë po, janë fukarenj, të shkundur.

Qytetarja – Hera e parë, që e shesin votën?

Anëtar i LSI – Po hera e parë, përherë ashtu bëhet moj, jo po këtë radhë është problem XXXX.

Qytetarja – Pse?

Anëtar i LSI – Është frikë, moj!

Qytetarja – Pse?

Anëtar i LSI – Është më e rëndë këtë radhë, është bërë problem.

Qytetarja – Këto i kini të sigurtë, që do votojnë për LSI-në?

Anëtar i LSI – Për LSI-në, po!

Qytetarja – E dinë? Ja u ke shpjeguar?

Anëtar i LSI – Normal moj, ia kam thënë.

Qytetarja – Po ti thua, se do fitojnë?

Anëtar i LSI – Them, se po.

Qytetarja – E rëndësishmja është, të çojmë 5 vota.

Anëtar i LSI – Jo dhjetë, pse pesë?

Qytetarja – Po i ke thënë 50 mijë lekë, a 50 euro, votën?

Anëtar i LSI – 50 euro, më!

Qytetarja – 50 euro? Sa veta janë këto?

Anëtar i LSI – Shiko, ka tre copë shpija!

Qytetarja – Këtu te shpija?

Anëtar i LSI – 3 vota i ka të sigurta.

Qytetarja – Ky ka 3 vota.

Anëtar i LSI – Po, 3 vota.

Qytetarja – Ok! Kështu që, 150 euro, o 150 mijë lekë.

Anëtar i LSI – 150 mijë lekë!

Qytetarja – Ok! Ia jep ti?

Anëtar i LSI – Po, po, kam fol para një muaji me këto unë, janë fukarenj, më.

Qytetarja – E kuptoj, që janë fukarenj.

Anëtar i LSI – Vende dhe popuj, bile dje e kam taku atë gruan, po nuk munda me i thënë gjë. As televizor nuk kam te shtëpia,- tha. Ça numri ka ky?

Qytetarja – 6-ta, LSI-ja është gjashta.

Anëtar i LSI – Sa vetë ka ky robi?

LSI i zonës – 4 vetë!

LSI i zonës – O Xxx, o XXX, XXX… Luasi jam.XXX XXX Luasi prej Mirdite! Hajde njëherë! Motër, hë, si je?

Banorja – Si ia kalon ti?

LSI i zonës – Sa vota ke?

Banorja – Unë jam demokrate, këtë deputetin e zonës, se ka pa kush.

LSI i zonës – LSI-së do ja japësh.

Banorja – Hë!

LSI i zonës – LSI do ja japësh, me zarf numër 6!

Banorja – LSI?

LSI i zonës – Po LSI, kam me ardh lekë për votë.

Anëtar i LSI – Sa vota ke ti?

Banorja – Unë domethënë, për veten e për një nusen e vëllait, shoqen e Markut, nuk e di, se ajo është me demokratiken.

LSI i zonës – Po në një vend shkojnë.

Banorja – Hë?

LSI i zonës – Në një vend shkojnë, me ja dhënë LSI-së.

Anëtar i LSI – Me ja dhënë LSI-së.

LSI i zonës – Ky i LSI-së është për lekë, votën do ta marrësh, do ta marrësh e të votosh!

Anëtar i LSI – Te numri 6-të!

LSI i zonës – Te numri gjashtë!

Banorja – Unë do ta shes, unë desha edhe me atë Viktorin, Viktorin e pash diku me një vend, se isha në Lezhë, Viktor Tushën.

Anëtar i LSI – Ah Viktor Tushën, për Viktor Tushën pra është. Tani do votosh për LSI-në!

LSI i zonës – LSI-ja numër gjashtë, LSI numri gjashtë, jo nuk duam demokratiken, duam numrin 6-të, mos ju kthe fjalës! Unë të them është numri jonë, se ti e di si jam unë, pasha Zotin po! Jam i mirë dhe i keq, merri 100 mijë lekë nesër! Hip në makinë!

Qytetarja – Këta janë ok?

Anëtar i LSI – Mirë me i thënë, a je nesër për numrin 6-të, se n telefon i thu ti djalit..?

Qytetarja – Zonjë! Numëroji lekët!

Anëtar i LSI – Voto numrin 6-të!

Qytetarja – Sa vota ke ti zonjë?

Anëtar i LSI – Dy!

Banorja – Dy!

LSI i zonës – Qe, qe ne kështu…

Banorja – 90-të a mi bën 100-nd?

LSI i zonës – Ashtu de..!

Banorja – Nga 50-të!

LSI i zonës – Qe, tashi atje e ka të shkrar partia, numri 6-të, Lëvizja, Lëvizja Socialiste për Integrim!

Qytetarja – Zonjë, ky zotëria këtu erdhi dhe të dha..

Banorja – 100 mijë lekë!

Qytetarja – 100 mijë lekë për dy vota?

Anëtar i LSI – Po!

Qytetarja – Do votosh, çfarë numri?

Banorja – 6-tën pra, thamë!

Qytetarja – Më fal?

Banorja – Gjashtën!

Qytetarja – Ok!

Banorja – Hajt pra, ju uroj shëndet!

Anëtar i LSI – Numrin gjashtë, natën e  mirë! Ta bëj Zoti mbarë!

(Flet në telefon)

Anëtar i LSI – Hë Lekë, tani jam, a je tu më njohur? Ku je? Në shpi a? Hej, nesër, ku je nesër? Bravo! A je nesër këndej? Hej, ta jap një kafe nesër, kur të takona!

Qytetari në telefon – Po un jam këtu, votoj gati jam, këtu te vëllai, e kam ndarë votën, mos u bëj merak!

Anëtar i LSI – Ok, e dinë ai numrin gjashtë, hë?

Qytetari në telefon – (Të qeshura) Numri gjashta!

Anëtar i LSI – Ok! Bene, hej!

(Shkon në një shtëpi tjetër)

LSI i Zonës – O Xxx, XXXX jam, XXX i XXX! Si të kam?

Banorja – Mirë se erdhët!

Banorja – Unë shkoj njëherë në kishë, pasandaj unë dua me votu Edi Ramën!

Anëtar i LSI – Po!

Banorja – Kemi me ba lutje, pasandej unë dua me votu për Edi Ramën, ose nuk votoj hiç!

Anëtar i LSI – Do me votuar nesër për Edi Ramën?

Banorja – Po, po!

Anëtar i LSI – Ça bo Edi Rama njëherë?

Banorja – Do më dojë kalamajt!

Anëtar i LSI – Kalamajt nuk t’i do Edi Rama ty! Jo, unë erdha sikur halle, edhe me të dhënë një kafe të mirë!

Banorja – Ka shumë polici, ka shumë polici ti, ore!

Anëtar i LSI – Do Edi Rama ti me qitë..!

Banorja – Po ku me e marrë pra? Kush ma mirë?

Anëtar i LSI – Me dalë Viktor Tusha, kryetar këtu, deputet, LSI-ja

Banorja – Po! Po unë jam dakord me fjalën e Tanit edhe unë do ta votoj!

LSI i zonës – Bravo, shumë bukur! Numrin gjashtë te fleta e votimit! ( nuk kuptohet)

LSI i zonës – Voto numrin gjashtë, del në kafe nesër me më thanë unë kam votu për gjashtën, unë jam anëtar, te votat jam.

Banorja – Fiks fare, për Zotin, po them unë!

LSI i zonës – Është Viktor Tusha. A e njeh Viktor Tushën?

Banorja – Po!

LSI i zonës – Është për Viktor Tushën, është dhëndër i joni, dhëndër i joni.

Banorja – Po, pra!

LSI i zonës – Nji është shok i joni, se e njohim, tashi na..!

Banorja – Numrin gjashtë?

LSI i zonës – Po!

Banorja – Ta shkruaj në një copë letër.

LSI i zonës – Po, shkruaj!

Banorja – Të marr një copë letër!

LSI i zonës – Po shkruaj numrin gjashtë, shkruaj numrin gjashtë aty, në desh me të dhënë një kafe, ta jap! Voto numrin gjashtë! Mbaje mend, qe ku i ke lekët! Është Viktor Tusha, më thuaj mu, o XXX! Merri lekët! Merri futi në xhep!

Banorja – Ej, Zoti na ruajt!

Anëtar i LSI – Na gjej e nja, XXX! Na gjej e nja gjashtë- a shtatë të tjerë nesër!

LSI i zonës – Nuk të hyn në punë nesër, ndofta herët!

Anëtar i LSI – Për Zotin, ma mbarove ah, se do me ba bella figura (figurë të mirë). Hajt, ciao!

o.j/dita

(Dokument) Kontestime për parregullsi, pse mbetet e hapur Lezha, ja si ndahen votat në kutinë e fundit

Një kuti mban ende të hapur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 25 prillit. Bëhet fjalë për një kuti votimi në qarkun e Lezhës.

Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” se numërimi për të 249 kutitë që ka gjithsej ky qark ka përfunduar, por se rezultati i kutisë së fundit që i përket njësisë administrative të Kallmetit ka kontestime nga ana e demokratëve për parregullsi.

Me sa duket në Kallmet PD ka dalë forcë e tretë. PS ka siguruar 160 vota, LSI 97 dhe PD 84.

Konteston rezultatin, Boiken Abazi: Do të kërkojmë hetim të plotë dhe rinumërim në Qarkun e Tiranës

Kreu i Vetëvendosjes në Tiranë, Boiken Abazi ka shprehur dyshimet e tij për vjedhje të votave në Qarkun e Tiranës. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Abazi thekson se duhet të vendoset drejtësi për krimin elektoral.

Mes të tjerash ai shtoi se do të kërkojë hetim të plotë dhe rinumërim në Qarkun e Tiranës.

REAGIMI I ABAZIT
Pas vjedhjes industriale që na kanë bërë, i kemi tashmë rreth 3.000 vota në Qarkun Tiranë sipas rezultateve paraprake të KQZ-së. Ne do të kërkojmë hetim të plotë dhe rinumërim në të gjithë Qarkun e Tiranës për të gjitha qendrat e votimit! Drejtësia duhet të veprojë ndaj atyre që kanë vjedhur vullnetin e qytetarëve. Ekipi ynë ligjor ka dalë në përfundimin se ekziston realisht mundësia ta kemi fituar mandatin në Tiranë.bw

Mark Marku: PD nuk do t’i njohë kurrë këto zgjedhje. I bindur se SHBA, BE dhe gjithë bota demokratike nuk do ta njohin Lukashenkon e Ballkanit

Kandidati për deputet i PD në qarkun e Lezhës, Mark Marku reagon përmes një postimi në facebook lidhur me rezultatin e arritur në zgjedhjet e 25 prillit.

Ndërsa flet për milionat e parave të hedhura nga pushteti i korruptuar i kryeministrit sipas tij, Marku shkuan se Partia Demokratike nuk do ti njohë kurrë këto zgjedhje, dhe do punojë që shumë shpejt pushteti nga duart e bandës grabitëse të Rilindjes të kalojë tek populli.

“Paratë që u janë vjedhur juve nga qeveria më e korruptuar në botë, pra nga Rama, dhe llumi i krimit na i vodhën zgjedhjet në shkallë vendi.

Ju garantoj se Partia Demokratike nuk do ti njohë kurrë këto zgjedhje, dhe do punojë që shumë shpejt pushteti nga duart e bandës grabitëse të Rilindjes të kalojë tek populli. Jam i bindur se SHBA, BE dhe gjithë bota demokratike nuk do ta njohin Lukashenkon e Ballkanit, Edi Rama dhe zgjedhjet e tij.
Shumë shpejt e gjithë Shqipëria do bëhet si Qarku jonë, zonë e lirë dhe demokratike.”- shkruan Marku.

Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Lezhës, Kurbinit, Mirditës.
Të dashur vellezër dhe motra.
Falë mbështetjes tuaj, ne arritëm një fitore të madhe në gjithë qarkun (5900 vota plus) më të madhe, në gjithë historinë e pluralizmit.

Me gjithë milionat e parave të hedhura nga pushteti i korruptuar i Ramës, me gjithë llumin e krimit që përmbyti si asnjëherë tjetër Lezhën, Kurbinin dhe Mirditën, ju treguat në mënyrë shembullore se asgjë nuk e mposht karakterin, dinjitetin dhe shpirtin e lirë të qytetarëve të zonës sonë, asgjë dhe askush nuk e përdhos krenarinë tonë.

Si drejtues politik i qarkut bashkë me kolegët ju falenderoj përzemërsisht dhe ju garantoj se do të jemi në lartësinë e gjestit tuaj fisnik. Shumë prej jush me lot në sy, sot më kanë shprehur deshpërimin për faktin se ajo që nuk ndodhi në Lezhë apo diku tjetër ndodhi në Shqipëri.
Paratë që u janë vjedhur juve nga qeveria më e korruptuar në botë, pra nga Rama, dhe llumi i krimit na i vodhën zgjedhjet në shkallë vendi.

Ju garantoj se Partia Demokratike nuk do ti njohë kurrë këto zgjedhje, dhe do punojë që shumë shpejt pushteti nga duart e bandës grabitëse të Rilindjes të kalojë tek populli.
Jam i bindur se SHBA, BE dhe gjithë bota demokratike nuk do ta njohin Lukashenkon e Ballkanit, Edi Rama dhe zgjedhjet e tij. Shumë shpejt e gjithë Shqipëria do bëhet si Qarku jonë, zonë e lirë dhe demokratike.
Miqësisht, Mark Marku.

PS shpall fitore, PD i konteston zgjedhjet

Gresa Kraja

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama iu bashkëngjit përkrahësve të Partisë Socialiste në Tiranë për të shpallur dhe festuar fitoren në zgjedhjet e 25 prillit, që i dhanë atij mandatin e tretë si kryeministër dhe partisë së tij mundësinë për të qeverisur Shqipërinë në katër vitet e ardhshme.

Në Sheshin Skënderbe, në prag të përmbylljes së numërimit të votave në zgjedhjet e përgjithshme të Shqipërisë, që nxorën Partinë Socialiste fituese të 74 mandateve, duke i hapur rrugën që të krijojë e vetme Qeverinë, Kryeministri Rama u tha simpatizantëve të tij se rezultati i zgjedhjeve demokratike “është fitorja më e vështirë, më e madhe dhe më e bukur e Partisë Socialiste të Shqipërisë.”

“Ne e kemi thyer rekordin tonë,” tha Rama në mesin e brohoritjeve të të pranishmëve në shesh, duke e cilësuar si historike fitoren e partisë që ai e ka udhëhequr që nga viti 2005.

“Më shumë se asnjëherë jam krenar për shqiptarët, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi që me urtësinë, vendosmërinë dhe votën e tyre kaluan një provë të madhe karakteri në këtë moment kaq sfidues për Shqipërinë,” tha Rama në vazhdim. “Shqipëria votoi, Shqipëria vendosi, Shqipëria fitoi… Fitoi besimi ynë se ky vend bëhet dhe bindja jonë se është misioni ynë ta bëjmë këtë vend.”

Rama po ashtu i bëri thirrje Partisë Demokratike dhe udhëheqësit të saj Lulzim Basha, që u rendit në vendin e dytë, që të pranojë rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Ai premtoi se do të jetë kryeministër i të gjithë qytetarëve të Shqipërisë dhe kërkoi bashkëpunim nga partitë e tjera për ta trasuar më tutje rrugën e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Unë dua të jem kryeministri i gjithë shqiptarëve. Jo vetëm i atyre që më dhanë mandatin e tretë, jo vetëm i socialistëve, por edhe i demokratëve, jo vetëm i atyre që votuan, por edhe i atyre që nuk votuan fare.”

Basha: Partia Socialiste bleu dhe nxori mijëra vota të pavlefshme

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha kontestoi rezultatin preliminar të zgjedhjeve të 25 prillit. Sipas tij, Partia Socialiste bleu dhe nxori mijëra vota të pavlefshme.

“Ne hymë në betejë jo me një kundërshtar politik, por me një regjim. Mijëra vota të pavlefshme, miliona euro të hedhura për blerjen e votës. Përdorën milionat e koncesioneve, kriminelët dhe bandat shantazhuan administratën. Do vazhdojmë të luftojmë për demokracinë. Kush mendon se do dorëzohemi nuk na njeh mirë. Ne jemi më të fortë”, deklaroi Basha.

Ai tha se këto zgjedhje nuk kishin të bënin me demokracinë, porse Partia Demokratike nuk do të dorëzohet.

“U deshën shumë vite që të rrëzonim regjimin komunist por ia dolëm. Edhe këto muaj ne bëmë betejë për demokracinë, unë besoja se ne do ta fitonim dhe do t’ia rikthenim Shqipërisë demokracinë. Këto zgjedhje nuk kishin të bëjnë me demokracinë. Do vazhdojmë të luftojmë për demokracinë. Kush mendon se do dorëzohemi nuk na njeh mirë. Ne jemi më të fortë”, deklaroi Basha.

Shumica e kutive të votimit janë numëruar

Partia Socialiste në Shqipëri kryeson si forcë e parë në tetë qarqe të vendit, ndërkohë që shumica e kutive të votimit janë numëruar.

Deri më tani, Partia Socialiste rezulton me 74 mandate, Partia Demokratike ka një rritje krahasuar me zgjedhjet e kaluara, ku deri më tani ka marrë 59 vende në kuvendin e ri, krahasuar me 46 që ka pasur në 2017.

Ndërsa, Lëvizja Socialiste ka pësuar humbje, ku ka arritur që të marrë vetëm katër mandate nga 19 që ka pasur në zgjedhjet e kaluara.

Meta kërkon maturi nga partitë politike

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta tha se është meritë e tij që 25 prilli të ishte ditë e qetë dhe pa probleme dhe se kjo ditë i shërben demokracisë dhe stabilitetit në vend.

“Edhe pse i vetëm përballë të gjithë institucioneve të kapura, ja arrita, që 25 prilli të ishte një ditë e qetë, paqësore, pa skena dhune dhe me pjesëmarrjen tuaj masive për të ushtruar të drejtën e votës”, u shpreh presidenti përmes një video-mesazhi.

Ai kërkoi maturi nga partitë politike në mënyrë që procesi të mbyllet qetësisht.

“Sfida ime madhore, sidomos këto dy vjetët e fundit, ka qenë që sovrani të shprehë i lirë vullnetin e tij dhe që Shqipëria të rikthehet në shinat e Kushtetutës, të parlamentarizmit dhe në normalitet politik”, tha Meta.

BE: Të pranohet rezultati i zgjedhjeve

Ndërkaq, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian Josep Borrell dhe komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, përmes një deklarate të përbashkët për media, u kanë bërë thirrje partive politike në Shqipëri që të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve.

“Ne inkurajojmë të gjitha palët e përfshira në procesin e numërimit të votave të procedojnë me shpejtësi dhe në përputhje me procedurat e përcaktuara. Të gjitha forcat politike duhet të sigurojnë funksionimin efikas dhe demokratik të institucioneve në vend si rezultat i këtyre zgjedhjeve. Kjo përfshin përgjegjësinë për të ndjekur parimin demokratik për të respektuar rezultatin e zgjedhjeve”, thuhet në deklaratë.

Borrel dhe Varhelyi bëjnë gjithashtu thirrje që çdo parregullsi të raportohet te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe autoritetet kompetente dhe që rastet, përfshirë pretendimet për blerje vote, të hetohen.

Duke iu referuar konstatimeve të OSBE/ODIHR, zyrtarët e BE-së, i cilësojnë zgjedhjet si të rregullta.

“Sipas zbulimeve fillestare dhe konkluzioneve të Misionin Vëzhgues të OSBE/ODHIR, zgjedhjet parlamentare ishin përgjithësisht të mirëorganizuara, ndërsa fushata ishte e gjallë dhe gjithëpërfshirëse. Komisioni Qendror Zgjedhor i reformuar, mbikëqyri procesin në mënyrë transparente. Vëzhguesit raportuan shqetësime të lidhura me keqpërdorim të resurseve shtetërore nga partia në pushtet dhe figura të tjera publike”.

Në deklaratë thuhet po ashtu se periudha e tranzicionit deri në konstituimin e parlamentit dhe qeverisë së re, nuk duhet të frenojë zbatimin e reformave të nevojshme.

“Ne presim që parlamenti dhe qeveria e re shqiptare të vazhdojë ndjekjen e agjendës së reformave të vendit me vendosmëri, veçanërisht në lidhje me sundimin e ligjit. Ne përsërisim thirrjen tonë për një dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës nga të gjitha palët”, përfundon deklarata.

Në zgjedhjet e përgjithshme të Shqipërisë të drejtë vote kishin 3.6 milionë qytetarë.

Qytetarët votuan për të zgjedhur 140 deputetët e parlamentit të ri dhe qeverinë e re që do të udhëheqë vendin për katër vjetët e ardhshme.

Në Shqipëri, të dielën u mbajtën zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, për herë të dhjetë që nga nisja e pluralizmit politik dhe rënia e komunizmit në vend. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 48.59 për qind, përkatësisht 1.729.834 qytetarë.

Kuvendi i Shqipërisë përbëhet nga 140 deputetë të zgjedhur me sistem proporcional me zona zgjedhore.

Për krijimin e qeverisë, partia apo koalicioni fitues duhet të ketë së paku 71 mandate në Kuvendin e Shqipërisë.

Sherr në KZAZ në Durrës- “Vangjush Dako je bo politikan, bravo”, Ferdinand Xhaferri debat me ish-kryebashkiakun, simpatizanti i PS i hedh bidonin me ujë dhe…

Një sherr është regjistruar sot në KZAZ nr.21 në Durrës, ku po vijon procesi i numërimit të votave. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se kreu i PD-së në Durrës, Ferdinand Xhaferri ka debatuar me ish-kryebashkiakun Vangjush Dako.

Pasi Xhaferri është futur në pallatin e sportit, i është afruar podiumit ku qëndronte i ulur Dako, ndërsa i ka thënë me ironi: “Dako je bo politikan. Vangjush Dako je bo politikan. Bravo të qoftë!”. Ndërkohë që simpatizantët e PS-së kanë nisur në ovacion; ‘fitore, fitore!’. Më pas, duke iu afruar shtabit elektoral të PS-së, Xhaferri iu drejtohet; “Jeni zagarët e Dakos”.

Shkëmbimi i fjalëve në distancë ka bërë që një prej simpatizantëve të PS-së t’i hidhte një shishe me ujë në drejtim të Xhaferrit, dhe i por kanë ndërhyrë disa persona të tjerë, për të qetësuar situatën, pasi ka pasur edhe shtyrje fizike mes palëve. Madje simpatizanti e kërcënon, duke i thënë; “Po ti ça zagari je? O ti o unë këtu!”.

 

 

“Parregullsi të rënda në procesin zgjedhor”, PD shkresë KQZ: Të na vihen në dispozicion të dhënat teknologjike

TIRANË

Përmes sekretarit për cështjet zgjedhore, Ivi Kaso PD i është drejtuar përmes një shkrese KQZ ku i kërkon t’i vihen në dispozicion të dhënat teknologjike.

Në letrën dërguar kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, Kaso shkruan se përmes numëruesve dhe vëzhguesve në terren ka grumbulluar dhe është duke grumbulluar të dhëna lidhur me parregullsi të rënda në procesin zgjedhor, vecanërisht gjatë fazës së numërimit. Lidhur me këto pretendime PD kërkon nga KQZ t’i vihen në dispozicion:

Pamjet filmike në cdo qendër votimi, pamje filmike të numërimit të fletëve të votimit, të dhënat e grumbulluara nga pajisjet e identifikimit, të dhënat e kryëqëzuara ndërmjet pajisjeve të identifikimit elektronik dhe listave të zgjedhësve të nënshkruar mekanikisht.

Ambasadorja Kim për hetimin e SPAK: Kush pengon qytetarët për të votuar lirshëm të ndiqet penalisht!

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me njoftimin e SPAK, ku njoftonte se kishte nisur procedimin për 33 raste që lidhjen me denoncim për zgjedhjet e 25 prillit.

Përmes një reagimi në Twitter, Kim thekson se kush pengon qytetarët për të votuar lirshëm, duhet të ndiqet penalisht.

“Shumë gjë e mirë që të shohësh njoftimin e SPAK për hetimet e krimeve elektorale. Unë e kuptoj që prokurorët do të bëjnë të njëjtën gjë. Ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe duhet të ndiqen penalisht. Askush nuk është mbi ligjin.”, -tha Yuri Kim.

Numërimi i votave drejt fundit, Basha thërret në takim drejtuesit politikë të PD në qarqe

TIRANË

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të zhvillojë pasditen e sotme një takime drejtuesit politikë të qarqeve.

Mësohet se takimi i kryedemokratit me drejtuesit e PD në qarqe do të zhvillohet në orën 18:30.

Nuk dihet ende çfarë do të diskutohet, por numërimi i kutive të votimit është drejt fundit dhe rezultatet e deritanishme nxjerrin fituese Partinë Socialiste.

Më herët, gjatë ditës së sotme, Basha ka zhvilluar takim dhe me dy aleatët e tij, Shpëtim Idrizin e PDIU dhe Fatmir Mediun e PR.

Denoncimet për 25 prillin- SPAK nxjerr shifrat: 33 procedime penale, 27 për “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”

SPAK ka bërë publike faktin se subjektet politike kanë bërë kallëzime pranë këtij institucioni, ndërkohë që vetëm për 33 prej tyre ka nisur procedimi penal.

Sipas SPAK, nga keto procedime, 27 procedime jane për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

NJOFTIMI I SPAK
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njofton se është duke ushtruar me përparësi ndjekjen penale për rastet që lidhen me veprat penale në fushën e zgjedhjeve, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, apo ndaj subjekteve të ndryshëm, që janë kompetencë hetimi të kësaj prokurorie.
Për të gjitha rastet që janë në hetim, garantojmë subjektet që kanë paraqitur kallëzimet, si dhe opinionin publik se, deri tani janë hetuar dhe në vijim do të vazhdojnë të hetohen me përparësi, me metoda proaktive, objektivitet dhe pa asnjë hezitim, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të fakteve të pretenduara dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave që mund të jenë të përfshirë në veprimtari të kundraligjshme që lidhen me veprat penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv në zgjedhje.
Kushdo që ka të dhëna, fakte apo çdo gjë që mund të ndihmojë në sqarimin e rrethanave të fakteve të kallëzuara është i mirëpritur t’i paraqesë në Prokurorinë e Posaçme, duke i garantuar se do vlerësohen me seriozitetin e duhur dhe do i nënshtrohen hetimit të plotë.
Aktualisht në Prokurorinë e Posaçme janë në hetim 33 procedime penale, të cilët janë regjistruar :
• 27 procedime penale për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 Kodi Penal.
• 2 procedime penale për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, parashikuar nga nenet 328 dhe 328/b Kodi Penal.
• 2 procedime penale për veprën penale “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, parashikuar nga neni 328/a Kodi Penal. (E lidhur me subjekte në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme)
• 1 procedim penal për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga nenet 248 dhe 328 Kodi Penal.
• 1 procedim penal për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Përhapja e sekreteve vetjake”, parashikuar nga nenet 328 dhe 122 Kodi Penal.

Shtyhet sërish afati i bllokimit të Kapshticës, kalimi drejt Greqisë i mbyllur deri më 3 maj

Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 03.05.2021.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve. bw

“Stafi i ambasadës do ketë vizita gjatë gjithë natës”, ambasadorja Yuri Kim shkon në Elbasan

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim pas inspektimit në terren të qendrave të numërimit në Tiranë, është nisur drejt Elbasanit. Mësohet se diplomatja amerikane ka vizituar një qendër të numërimit të votave në Pallatin e Sportit ‘Tomorr Sinani’, për të parë nga afër këtë proces.

Kim ka takuar komisionerë dhe numërues, ku i ka inkurajuar për të vijuar me përpikëri punën e tyre.

Përmes një statusi në ‘Twitter’ ambasadorja lajmëroi se edhe gjatë natës së sotme stafi i ambasadës do të vizitojë disa qendra votimi në Tiranë.

“Sapo përfundova vizitën time të dytë sot në qendrën e numërimit në Tiranë # 39. Mirë për të parë një bashkëpunim më të mirë midis të gjithë sporteleve dhe stafit, ritëm më të shpejtë të numërimit. Stafi i Ambasadës Amerikane po viziton qendrat gjatë natës për të brohoritur për ata që punojnë shumë në mënyrë që votuesit të shohin votat e tyre të llogaritura ASAP,”- shkruan Kim.

Mark Marku: Në Lezhë PD-së mandati i pestë i është vjedhur. Në rang kombëtar po mashtrohet opinioni publik

Kandidati i PD në Lezhë, Mark Marku tha sot se Partia Demokratike ka korrur fitoren më të thellë të pluralizmit në Qarkun e Lezhës. Marku u shpreh se ka pasur tentativa të shumta për shit-blerje votash nga mazhoranca.

Ndër të tjera, kandidati i PD tha se PD ka marrë katër mandate në këtë qark, ndërsa akuzoi se mandati i pestë i është vjedhur.

“Ne kemi fituar qytetet, kemi fituar në çdo qendër. Vetëm në Lezhë 4 apo 5 kuti votimi kemi dalë me minus. Ky është një nga rezultatet më të thella që kemi pasur historikisht në Mirditë. Kjo ka ardhur nga mënyra se si ne kemi komunikuar me qytetarët, si e kemi bërë fushatën, dhe padyshim nga aktivizimi i gjithë strukturave të PD. Ka qenë një mobilizim i përgjithshëm për të rrëzuar Ramën. PD është fituese më 1200 vota. Sipas projeksioneve, në Laç shkojmë te mbi 3 mijë vota, në Lezhë mbi 2 mijë vota. Praktikisht ne kemi të garantuar mandatin e katërt. Në rang kombëtar, mendoj se po mashtrohet opinioni publik.

Numërimi ka filluar nga zonat, ku ata e dinin që janë të humbur. Ka pasur tentativa shumë të mëdha për abuzime shit-blerje vote. Jam i bindur që ka qenë gjithë pushteti lokal i angazhuar në shit-blerjen e votës, paratë janë shpërndarë nga zyrat e bashkive. Jam i bindur se neve na është blerë mandati i pestë. I kemi filmuar duke hyrë e duke dalë, krerët e bashkive ishin shefat e operacioneve të shit-blerjes së votës. Megjithatë paratë që kanë hedhur në fushatë, prapë ne kemi fituar mandatin e katërt”, tha Marku. gsh

ODIHR: Ja kur ikim nga Shqipëria

Kryesuesja e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR në Tiranë, Ursula Gacek, tha në fjalën e saj, gjatë prezantimit paraprak të raportit për zgjedhjet e 25 prillit, se këto zgjedhje treguan se besimi te procesi zgjedhor po vazhdon të rivendoset.

Kryetarja e misionit të ODIHR u shpreh se ata do të qëndrojnë në Shqipëri deri më 7 maj, për të parë të gjithë procesin, dhe për të bërë raportin final me të gjitha rekomandimet.

“Një vëzhgim që është kryer nga ODIHR, që nga mesi i muajit mars. Vëzhgimi i procesit për një kohë të tillë në 12 qarqet, më jep mundësinë të dalë në përfundimin se pas shumë konflikteve politike, besimi te procesi zgjedhor po vazhdon të rivendoset. Pas marrëveshjes politike të arritur vjet, aktorët tashmë kanë besim të mjaftueshëm për të marrë pjesë në zgjedhje. Partitë që morën pjesë në zgjedhje dhe votuesit, që u paraqitën në numra të besueshëm, tregoi se pati besim te KQZ dhe administrata.

Identifikimi elektronik në gjithë vendin luajti rol të rëndësishëm te rritja e besimit. Ishte një sfidë, se u realizua në një kohë të shkurtër. Pati disa probleme teknike, megjithatë në përgjithësi vlerësimi ynë për votimin dhe numërimin është se zgjedhjet ishin të organizuara mirë. Mësuam për pretendime për shit-blerje votash nga partitë politike, diçka që është shumë e paqartë për t’u identifikuar. Kjo tashmë konfirmohet nga një numër i mirë hetimesh të hapura, që para ditës së zgjedhjeve. Kjo ka një ndikim te besimin e zgjedhësve. Tani është reagimi efikas i autoriteteve, që do të luajnë rol të rëndësishëm në këtë drejtim.

Së bashku me ekipin e analistëve, unë do të qëndroj në Shqipëri deri në 7 maj, dhe do të vazhdojmë të ndjekim çdo ankesë. Vetëm pasi ta kemi parë gjithë procesin, do jemi në gjendje të mbyllim punën tonë, të hartojmë raportin final dhe të bëjmë rekomandimet. Në fillim të këtij misioni iu premtova, se pavarësisht vështirësive, do të kemi një vlerësim të bazuar në prova, të paanshëm dhe të detajuar, dhe kam besim se ne e kemi bërë këtë”, u shpreh ajo. rel

“Dy mandate në Shkodër e dy në Tiranë”, Tom Doshi e konfirmon: Po, jemi të gatshëm të bëjmë koalicion me PS

Kryetari i larguar i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, ka reaguar sërish për vendimin për të djegur mandatin aktual në Parlamentin Shqiptar dhe atë të qeverisë pasardhëse nëse rezulton fitues.

Në një deklartë për Mediat, Doshi u shpreh i bindur se PSD në Qarkun e Shkodrës ka siguruar 2 mandate, ndërsa shtoi se objektivi i tyre është të marrin edhe dy mandate në Tiranë.

I pyetur nëse do të të ishte i gatshëm të bënte një koalicion me Partinë Socialiste, Tom Doshi u përgjigj pozitivisht, duke theksuar se me Lulzim Bashën nuk do të bëjnë asnjë koalicion.

 

Sa mandate synoni të merrni në Shkodër?

Tom Doshi: 2, të sigurta.

Po në të gjithë Shqipërinë?

Tom Doshi: Mendojmë edhe dy mandate në Tiranë.

A do të bënit koalicion me Ramën?

Tom Doshi: Jemi të gatshëm të bëjmë koalicion me Partinë Socialiste.

Po nëse do të kishit ftesë nga Basha?

Tom Doshi: Jo, në asnjë mënyrë.

Trupat amerikane zbarkojnë në Shqipëri në prag të manovrës së përbashkët

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim dhe një ushtar amerikan.

Gresa Kraja

Në prag të manovrës më të madhe ushtarake të NATO-s në Ballkanin Perëndimor, të hënën në Shqipëri zbarkoi kontingjenti i fundit me rreth 800 ushtarë amerikanë që do të jenë pjesë e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, e cila përmes llogarisë së saj në Twitter ka paralajmëruar edhe qëndrimin e disa gjeneralëve amerikanë në Shqipëri, gjatë muajit maj, për t’i mbikëqyrur ushtrimet e përbashkëta historike mes mijëra ushtarëve amerikanë dhe shqiptarë në Shqipëri.

Manovra e NATO-s “Defender 21”, që përbën njërin nga ushtrimet më të mëdha fushore amerikane në Evropë në 25 vjetët e fundit, ka filluar në fund të muajit mars dhe do te përmbyllet në muajin qershor përgjatë Ballkanit dhe rajonit të Detit të Zi, në pikat strategjike që lidhin Evropën, Azinë dhe Afrikën.

Në këtë manovër ushtarake marrin pjesë 28 mijë trupa të shteteve të Aleancës Veriatlatike nga 27 shtete pjesëmarrëse.

Pjesëmarrëse dhe njëkohësisht nikoqire e kësaj manovre që ka për qëllim përgjigjen e shpejt dhe të koordinuar ndaj një situatë krize, është edhe Shqipëria, e cila është anëtare e NATO-s që nga viti 2009.

Manovra e NATO-s “Defender 21” ndodh në kohën kur marrëdheniet mes NATO-s dhe Rusisë janë në kulm të acarimit.

Javëve të fundit, Rusia ka shtuar kërcënimet dhe praninë ushtarake në kufi me Ukrainën, duke hapur mundësinë e një intervenimi ushtarak rus në pjesën lindore të Ukrainës.

Arbër Paplekaj mbetet në burg, lirohen 10 të akuzuar të tjerë, 9 vullnetarë të PD: Arrestimi i paligjshëm (Video)

ELBASAN

Arbër Paplekaj i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit mbetet në burg. Ky është vendimi i Gjykatës së Elbasanit dhënë sot në seancën për caktimin e masës së sigurisë, teksa janë liruar 10 të akuzuar të tjerë, mes tyre 9 vullnetarë të PD. Gjykata ka dhënë detyrim paraqitje, teksa e ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e tyre.

Arjan Hoxha, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Pavlo Vuksani, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Emiljan Prenga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Juljan Mataj, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Erald Guga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Erjon Demushi, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Taulant Ymeri, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Roland Xhepa, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Nuredin Kasma, akuzuar për heqje të lirisë me dhune
Eldjo Beko, arrestuar “në flagrancë”, akuzuar për pengim të hetimeve;

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Arbër Paplekaj i dyshuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit ka mbërritur në Gjykatën e Elbasanit nën masa të rrepta sigurie bashkë me të akuzuarit e tjerë. Në ngjarje u plagosen dhe 4 persona të tjerë, përfshirë dhe një oficere policie. Prokuroria kërkoi burg për të gjithë të akuzuarit.

Përfundon numërimi i votave në Has, PD shpallet fituese me 4.576 vota, ja sa siguroi PS

HAS
Ka përfunduar procesi i numërimit në Bashkinë e Hasit, e cila i përket Qarkut të Kukësit.

Në këtë bashki, fituese ka dalë Partia Demokratike me 4.576 vota.

Nga krahu tjetër Partia Socialiste ka marrë 2.735 vota. Fletë të pavlefshme janë konsideruar 455, ndërsa 28 vota janë shpërndarë për subjektet e tjera konkurruese në këto zgjedhje.

Paplekaj: Kam kërkuar ekzaminimin mjeko-ligjor të një plage të dukshme

Është zbardhur dëshmia e Arbër Paplekajt, ish-efektivi i policisë i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

Në dëshmin bëhet e ditur se Arbër Paplekaj shprehet i tronditur për humbjen e jetës së një personi.

Ndër të tjera ai thotë se nuk mund të japë shpjegime për shkak të kësaj tronditjeje dhe se për faktin se nuk ka dijeni se në ç’rrethana ndodhet familja e tij dhe katër fëmijët.

“Duke qenë se jam tepër i tronditur nga ngjarja e ndodhur për shkak të humbjes së jetës së një personi dhe se nuk kisha menduar ndonjëherë se do të gjendesha në një situatë dhe rrethanë që të rrezikoja jetën e dikujt për shkak se unë jam i trajnuar dhe i betuar për mbrojtjen e jetës së qytetarëve pavarësisht rrethanave ekstreme në të cilat jam ndodhur për të reaguar në mbrojtje të vetes dhe personave me të cilët isha nuk ndryshon dhimbjen dhe tronditjen që kam.

Po kështu duke qenë në kushtet e ndalimit dhe nuk kam dijeni se në ç’rrethana ndodhet familja ime dhe katër fëmijët që unë kam për këto arsye unë nuk jam i qetë për të dhënë shpjegime në këto momente. Unë nuk do të jap shpjegime, por kam kërkuar ditën e ndalimit këqyrjen dhe ekzaminimin mjeko-ligjor të një plage të dukshme të cilën e kam në dy gishtat e fundit të dorës së djathtë. Ky fakt është i pasqyruar dhe në regjistrin e mjekut të dhomave të paraburgimit i cili ma ka parë këtë dëmtim dhe e ka regjistruar, por unë nuk e kam lënë të ma mjekojë për shkak se nuk ishte bërë këqyrja dhe ekzaminimi mjeko-ligjor.

Kërkoj aktualisht që të kryhet dhe ekzaminimi mjeko-ligjor.
Kaq kam për të thënë. Procesverbali pasi u lexua dhe u gjet i rregullt u firmos pa vërejtje”
, thuhet në dëshminë e Paplekajt.

Reagimi i parë nga PD. Tabaku: Në njësinë 10 kemi rritje me 1200 vota

TIRANË

Në një prononim për mediat të parin pas shpalljen së rezultatit në njësine 10 në Tiranë, nga selia e PD, ish deputetja Jorida Tabaku u shpreh se njësia 10 në Tiranë është rezultati më i mirë për Partinë Demokratike.

“Unë dua të falënderoj të gjithë qytetarët e Shqipërisë e veçanërisht ata të Tiranës që dje morën pjesë masivisht në zgjedhje dhe Tirana në fakt po i prin ndryshimit. Rezultatet që erdhën nga dega 10 në Tiranë me votimin elektronik janë të jashtëzakonshme. Partia Demokratike është rritur me 30%, ka një rritje me 1200 vota ndërkohë që Partia Socialiste ka rënë me 200 vota. Unë ftoj të gjithë numëruesit, të gjithë vëzhguesit të vazhdojnë të numërojnë me vendosshmëri. Rezultatet në çdo kuti votimi tregojnë pikërisht këtë trend, Tirana po i prin ndryshimit, Tirana do të vazhdojë të ketë një ditë me diell si ajo e djeshmja dhe unë i ftoj që të gjithë që të vazhdojmë të numërojmë, të vazhdojmë të ndryshojmë sepse e ardhmja për Tiranën do të jetë më e mirë. Shqipëria po fiton, Shqipëria po fiton. Ju faleminderit!
Unë mund t’ju përgjigjem të gjitha pyetjeve që ju doni, por besoj se njësia 10 është rezultati më i mirë i pasqyrës se si do të jetë Tirana. Rënie për Partinë Socialiste me 200 vota dhe rritje për Partinë Demokratike me 1200 vota, rritje 30%. Besoj se me qetësi të gjithë do të kemi edhe rezultatet e tjera në vazhdim.” u shpreh Tabaku.

Një akuzë e re për Arbër Paplekajn: Nën kërcënimin e armës i mori makinën një qytetari dhe…

ELBASAN

Një akuzë e re për autorin e dyshuar të vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan. Në seancën e sotme për caktimin e masës së sigurisë, Prokuroria ka deklaruar se mbi Paplekajn rëndon akuza e vjedhjes me armë, pasi pas konfliktit në Elbasan, nën kërcënimin e armës i ka marrë makinën një qytetari dhe ka udhëtuar me të drejt Tiranës, ku është vetëdorëzuar në repartin RENEA.

Faktet kanë dalë sot në seancën që po mbahet në Gjykatën e Elbasanit, për caktimin e masës së sigurisë për të gjithë të akuzuarit. Paplekaj, ish-efektiv policie akuzohet dhe për  vrasje, vrasje e mbetur në tentativë e punonjësve të policisë dhe heqje e lirisë me dhunë. bw

Prokuroria: Në makinën e Klement Xhaferrit u gjetën 19 karta ID dhe një listë me emra, në të Grecës, lista e patronazhistes. Çfarë u gjet nga kontrollet në banesa

Të gjithë të akuzuarit e çështjes së Elbasanit kanë dalë sot para Gjykatës për masën e sigurisë. Nga konflikti me armë, mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se prokuroria nuk e përcakton se kush ka qëlluar i pari gjatë konfliktit dhe nga ana e efektivëve të pranishëm në vendin e ngjarjes është deklaruar vetëm se janë dëgjuar të shtëna.

Në seancë nga hetimet e prokurorisë ka dalë se në automjetin e Klement Xhaferrit është gjetur një listë me emra dhe 19 fotokopje të kartave identiteti. Klement Xhaferri, pjesë e konfliktit është shpallur në kërkim pas ngjarjes i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, mbetur në tentativë” dhe vijon puna intensive për kapjen e tij. Dhe po kështu gjatë aksioneve për kërkimin e Xhaferrit janë gjetur në dy banesa serverat e dy kamerave të sigurisë, por edne nuk janë hapur.

Ndërkohë në makinën e Mehmet Grecës janë gjetur vetëm një listë me emra dhe patronazhist, por jo karta ID.
Po kështu rezulton se mjeti që përdorte Klement Xhaferri, me të cilin ishte në vendngjarje ishte në pronësi të kompanisë Beko.

Por Eldjo Beko i vetmi i arrestuar nga pala tjetër e konfliktit i akuzuar për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” tentoi ta fshihte këtë fakt.

Vrasja në Elbasan- Jepet sot masa e sigurisë, dalin para gjykatës Arbër Paplekaj dhe të akuzuarit e tjerë

ELBASAN

Jepet sot masa e sigurisë për ish-oficerin e policisë Arbër Paplekaj dhe të akuzuarit e tjerë për përplasjen me armë në Elbasan ku u vra 56-vjeçari Pjerin Xhuvani.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Arbër Paplekaj i dyshuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit ka mbërritur në Gjykatën e Elbasanit nën masa të rrepta sigurie bashkë me të akuzuarit e tjerë. Në ngjarje u plagosen dhe 4 persona të tjerë, përfshirë dhe një oficere policie.

 

Prokuroria ka kërkuar burg për të gjithë të akuzuarit përfshirë dhe Arjan Hoxhën dhe ish specialët e RENEA-s apo ish-policët.
1. Arbër Paplekaj, për tre akuza: vrasje, vrasje e mbetur në tentativë e punonjësve të policisë dhe heqje e lirisë me dhunë;
2. Arjan Hoxha, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
3. Pavlo Vuksani, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
4. Emiljan Prenga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
5. Juljan Mataj, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
6. Erald Guga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
7. Erjon Demushi, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
8. Taulant Ymeri, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
9. Roland Xhepa, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
10. Nuredin Kasma, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
11. Eldjo Beko, arrestuar “në flagrancë”, akuzuar për pengim të hetimeve;

Rezultati në Njësinë 10, ja kush janë kandidatët e PS dhe PD që janë votuar më shumë

Ka përfunduar me sukses publikimi i rezultateve në Njësinë 10 në kryeqytet.

Në këtë njësi, për herë të parë në vend, u implementua votimi elektronik dhe përgjigja e votave rrjedhimisht u publikua më parë krahasuar me KZAZ e tjera të Tiranës.

Në këtë njësi, fituese u shpall Partia Socialiste, 6,007 vota. E dyta u rendit Partia Demokratike me 4.550 vota dhe e treta, LSI me 628 vota. Gjithashtu, përgjigja doli edhe kandidatin preferencial, risi për këto zgjedhje.

Në këtë zonë, më i votuari në radhët e Partisë Socialiste ishte Fatmir Xhajfa, me 2795.

Ndërsa nga radhët e Partisë Demokratike më i votuari ka dalë kandidati Agron Shehaj, i ndjekur nga kryedemokrati Lulzim Basha dhe Jorida Tabaku. Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha ka siguruar 238 vota.

Disa nga kandidatët që kanë marrë më shumë vota se të tjerët tek PD dhe PS në njësinë 10 në Tiranë:

PD-AN

Lulzim Basha 492

Jorida Tabaku 286

Sali Berisha 238

Agron Shehaj 525

Oriela Nebiaj 469

Dashamir Shehi 355

Në total 4464

PS

Luljeta Bozo 195

Najada Çomo 67

Ogerta Manastirliu 281

Arben Ahmetaj 128

Etilda Gjonaj 103

Belinda Balluku 243

Etjen Xhafaj 272

Pandeli Majko 132

Mimi Kodheli 187

Fatmir Xhafaj 2795

Në total 5884

Përfundon numërimi i votave në Bashkinë e Himarës, ja rezultati

VLORË

Përfundon numërimi në Bashkinë e Himarës. Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se ka qenë një proces i qetë, ndryshe nga vitet e tjera që ka pasur situata dhe problematika të ndryshme.

PS- 3447 vota, 58%
PD- 1854 vota, 31%
LSI- 341 vota, 5.80%
Vota të pavlefshme 124


Send this to a friend