VOAL

VOAL

16 minatorë të Spaçit u shkarkuan, kompania e quan të paligjshme grevën: Rikthehuni në punë

Kompania ‘TETE Albania’ ka reaguar në lidhje me protestën e zhvilluar nga një grup punonjësish në Spaç, të cilët e konsiderojnë shkarkimin nga puna si të paligjshëm.

Në reagimin zyrtar kompania deklaron se aktiviteti i saj ka qenë gjithmonë në përputhje me ligjet e Shqipërisë.

“Shoqëria u bën thirrje 43 punonjësve, kontratat e të cilëve janë ende në fuqi, që të rikthehen menjëherë në vendet e tyre të punës”, shkruan kompania.

Reagimi i plotë:
Si TETE Albania dëshirojmë të informojmë opinionin publik në lidhje me procesin e paligjshëm të grevës së zhvilluar gjatë ditëve të fundit. Që prej themelimit të saj, TETE Albania ka ushtruar aktivitetin në përputhje të plotë me ligjet dhe rregulloret e Republikës së Shqipërisë, legjislacionin e punës në vecanti, duke respektuar në mënyrë të vazhdueshme të drejtat e punonjësve dhe të gjitha proceset ligjore që burojnë prej tyre. Shoqëria u bën thirrje 43 punonjësve, kontratat e të cilëve janë ende në fuqi, që të rikthehen menjëherë në vendet e tyre të punës. Siç kemi theksuar disa herë më parë, krijimi i një sindikate dhe anëtarësimi në të është e drejtë ligjore e çdo punonjësi, dhe TETE Albania nuk ka penguar dhe as nuk do të pengojë kurrë këtë proces. Megjithatë, ndërprerja e punës pa ndjekur procedurat e parashikuara në Kodin e Punës përbën shkelje të rregullave ligjore dhe cenon të drejtën për të punuar të punonjësve të tjerë që dëshirojnë të vazhdojnë detyrën e tyre. Për këtë arsye, kompania inkurajon punonjësit të rikthehen në detyrë dhe, nëse dëshirojnë, mund të bashkohen me një sindikatë të rregjistruar sipas ligjit, e cila ka ndjekur hapat dhe procedurat përkatëse të anëtarësimit të punonjësve dhe perfaqësimit të tyre. Megjithatë në interes të të gjithë punëmarrësve duam të theksojmë se nëse situata aktuale nuk normalizohet në një afat të shkurtër, për shkak të ndikimeve ekonomike dhe operative jashtë kontrollit të administratës, kompania mund të përballet me vështirësi në shlyerjen e detyrimeve financiare ndaj punonjësve aktivë. Ndërprerja e punës ka shkaktuar tashmë dëme të ndjeshme ekonomike, që përbëjnë një “sulm ekonomik” ndaj stabilitetit të kompanisë dhe mundësive për vijueshmëri të aktivitetit. Paralelisht, kompania ka nisur procedurat ligjore për kompensimin e dëmeve të shkaktuara gjatë këtij procesi. TETE Albania beson se zgjidhja e qëndrueshme është e mundur vetëm përmes dialogut të hapur, konstruktiv e social, mirëkuptimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit brenda kuadrit ligjor dhe procedural të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.

Dyshimet për aeroportin e Vlorës dhe interesat e lidhura me Rusinë, Sherifi: Pacolli e ka vendosur pasurinë në Rusi e Kazakistan

Analisti Idaver Sherifi, i ftuar në emisionin “Log.” në News24, ka ngritur dyshime serioze mbi transparencën e projektit për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, duke aluduar për përfshirje të interesave ruse përmes biznesmenit Behgjet Pacolli.

Sipas Sherifit, që në vitin 2021, kur u nënshkrua kontrata koncesionare me kompaninë e Pacollit, ka pasur pikëpyetje mbi origjinën e kapitalit të përdorur dhe destinacionin e mundshëm të përfitimeve.

“Që në momentin e lidhjes së kontratës me Pacollin ka pasur dyshime. Ai e ka vendosur pasurinë në Rusi dhe Kazakistan. Ky dyshim ka qenë që në fillim,” deklaroi Sherifi.

Ai shtoi se aktiviteti ekonomik i Pacollit është i përqendruar kryesisht në Kazakistan, një shtet me lidhje të ngushta me Rusinë, ndërsa strukturat e tij në Zvicër janë më shumë formale.

“Zyrat e kompanive të tij në Zvicër janë minimale, nga 20 metra katrorë. Gjithë aktiviteti real ndodhet në Kazakistan,” tha Sherifi, duke ngritur dyshime për rrezikun e përfshirjes së ndikimeve ruse në projekte strategjike shqiptare. Panorama

Ermal Hasimja: PS të mos e refuzonte rezolutën me mbyllje goje! T’i sqaronte gjërat! E majta ngurron për të mos prishur marrëdhëniet me Serbinë

Pedagogu Ermal Hasimja ishte i ftuar në mbrëmë në Log. News24 teksa foli mbi refuzimin e socialistëve për të votuar rezolutën ndaj gjenocidit serb në Kosovë. Hasimja thekson se PS ngurron të votojë një propozim të tillë të demokratëve, pasi nuk do që të thyejë marrëdhëniet me shtetin serb.

 

Nga ana tjetër, Hasimja mendon se demokratët që sollën rezolutën në parlament dhe socialistët duhet të kishin një diskutim apo debat për këtë rezolutë më parë në parlament dhe pastaj të kalohej në votim.

Ndërkohë, shton se socialistët nuk mund të mbyllnin gojën pas një refuzimi të tillë, por duhet të kishin sqaruar gjërat.

Ermal Hasimja: Ata njerëz që jetojnë me këto histori këto pyetje ja bëjnë vetes. Pas gjithë kësaj që ka ndodhur pasi rezoluta nuk sjell ndonjë pasojë masa apo sanksione kundër Serbisë. Është një pyetje e natyrshme për tu bërë. Arsyet janë më pak emocionale. Gjëra të tilla janë lojëra politike. Ndërhyn faktorë të tjerë, presioni i pathënë. Një lloj presioni që shkakton auto censurë. Ndoshta dhe një ngurrim i së majtës në Shqipërisë, për të mos prishur marrëdhëniet me Serbinë, që e konsideron si partner në Ballkan.

Më është dukur se forcë që e ka pasur më përzemër këtë çështje. Gjatë qeverisjes së PD-së janë miratuar të ngjashme të këtij lloji. Kur bëhen rezoluta të tilla të rëndësishme dhe të vësh kundërshtarin në një pikë që nuk e bën një gjë të tillë. Duhet folur në Kuvend. Sillet një rezolutë e përbashkët. Rasti konkret ka qenë e tillë, po u vëmë para detyrimit për të firmosur diçka që ju nuk e firmosni dot. Në rastin konkret kjo ka qenë. Merakun që ka pasur shumica për të mos krijuar reagim negativ, përpiqet ta relativizojë faktori ndërkombëtar. Për ta paraqitur konflikt atë që ka ndodhur. Ajo që ka ndodhur në Kosovë, është sulm genocidal. Një popull që u masakrua, u vra për shkak të përkatësisë së tij.

Llogaritjet janë gjëja më e ndershme do ishte që edhe PS të mos e bënte refuzimin e rezolutës me atë mbyllje goje. Ti sqaronte gjërat. Protesta është muhabet tjetër, pasi ka prapavijë tjetër.  

“Inxhinieri supervizor u arratis në Britani!”, denoncimi i Berishës për Aeroportin e Vlorës: 135 mln euro ndahen mes Ballukut dhe koncesionarit

Kreu i PD Sali Berisha ka denoncuar edhe një herë kontratën e firmosur nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku me koncesionarin për Aeroportin e Vlorës.

Ai ka shtuar se taksapaguesit shqiptarë do të detyrohen të paguajnë në 10 vite 135 mln euro, 20 mln euro më shumë se sa ka kushtuar aeroporti.

“Prej 3 vitesh denoncoj atë që ndodh me Aeroportin e Vlorës, u kushton shumë qytetarëve shqiptarë.
Kontrata Rama-Balluku me ndërtuesit parashikon që qeveria të paguajë për 10 vite me radhë të gjithë biletat nën numrin e parashikuar.
Kontratë ultra korruptive, çdo vit paguhen mbi 9 mln euro koncesionarin.
Shqiptarët do paguajnë në 10 vite 135 mln euro, 20 mln euro më shumë se sa ka kushtuar aeroporti. Koncesionari do të fitojë 700 mln euro.
Taksapaguesit për 10 vite paguajnë 135 mln euro, de facto këto ndahen mes Lubisë dhe koncesionarit.
Tani që aeroporti po i afrohet fundit janë prishur pazaret se si do ndahen paratë dhe ka shpërthyer një grindje e brendshme.
Inxhinieri supervizues i pistës ia ka mbathur edhe është arratisur në Britani. Burime serioze më kanë thënë se asfalti dhe pista janë jashtë të gjitha standardeve”, tha ai. bw

FMN shpjegon pse uli parashikimin e rritjes për Shqipërinë

Pas dy vitesh me rritje të fortë të nxitur nga turizmi, ndërtimi dhe konsumi i brendshëm, ekonomitë e Europës Juglindore po përballen me një periudhë ngadalësimi.

Raporti i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar “Regional Economic Outlook for Europe, October 2025” sinjalizon se pas kulmit të rikuperimit post-pandemik, kërkesa e brendshme po zbehet, investimet po frenohen nga kostot e larta të financimit, ndërsa kërkesa nga tregjet e BE-së mbetet e dobët.

Shqipëria, ashtu si shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndjen efektet e këtij ngadalësimi: FMN ka ulur parashikimin e rritjes së saj për vitin 2025 nga 3.8 % në 3.4 %, duke reflektuar zbehjen e vrullit të sektorëve që udhëhoqën zgjerimin në vitet e fundit. në vitin 2024 rritja ishte 4%.

Sipas FMN-së, rritja në Europën Juglindore jashtë BE-së pritet të zbutet në 2025, pasi efektet e rimëkëmbjes së fortë në turizëm dhe ndërtim po veniten, ndërkohë që kushtet më të shtrënguara të financimit dhe kërkesa më e dobët e jashtme po kufizojnë investimet.

FMN thekson se bumi turistik që nxiti rritjen në 2023-2024 po humbet intensitetin, ndërsa kostoja e jetesës dhe normat e larta të interesit në Europë po ngadalësojnë ardhjet dhe shpenzimet e vizitorëve të huaj.

Në tërësi, grupi i vendeve të Europës Juglindore jashtë BE-së pritet të rritet me rreth 2.8 % në 2025, nga 3.4 % që ishte parashikuar më herët.

Ky është një nga rishikimet më të forta në kontinent, krahas uljeve që FMN ka bërë për Rumaninë, Serbinë, Shqipërinë e Bosnjë Hercegovinën.

Ndërkohë, disa vende të BE-së të Europës Qendrore – si Polonia e Bullgaria – pritet të ruajnë ritme më të qëndrueshme rritjeje, ndërsa Hungaria dhe Moldavia mbeten të ndjeshme ndaj inflacionit dhe politikave fiskale të brishta.

FMN përshkruan rajonin si “zonë me rritje të pabarabartë dhe me vonesë në reformat strukturore”, duke theksuar se ekonomitë e Ballkanit mbështeten ende në konsum dhe remitanca, ndërsa eksportet me vlerë të shtuar dhe investimet produktive mbeten të ulëta.

Përtej 2025-s, FMN parashikon që rritja e Shqipërisë të stabilizohet në 3.5–3.6 % në vitet 2026–2027, në përputhje me mesataren historike të dekadës së fundit.

Sfidat kryesore të evidentuara për vendin dhe për rajonin janë:

-produktiviteti i ulët dhe emigracioni i lartë i fuqisë punëtore;

-vonesat në reformat institucionale dhe administrative;

-varësia e tepruar nga turizmi dhe ndërtimi;

-dhe kapaciteti ende i kufizuar për të tërhequr investime të mëdha prodhuese.

Ashtu si rajoni, Shqipëria është e ekspozuar ndaj tregjeve të Bashkimit Europian, që janë veçanërisht të ndjeshme ndaj presioneve globale. Ngadalësimi i rritjes në BE, tensionet tregtare dhe pasiguritë gjeopolitike po kufizojnë perspektivat e rritjes përmes eksporteve dhe remitancave.

Raporti thekson se një nga pengesat për rritje më të fortë është vonesa në reformimin struktural të institucioneve, tregut të punës, dhe integrimit më të thellë të tregjeve kapitale dhe punës.

FMN nënvizon se për të shmangur ngadalësimin afatgjatë, vendet e Ballkanit duhet të përqendrohen në rritjen e produktivitetit, forcimin e qeverisjes dhe diversifikimin e burimeve të rritjes përtej sektorëve të konsumit dhe ndërtimit.

Në përmbyllje, FMN e formulon mesazhin për rajonin me frazën: “Europa Juglindore duhet të kalojë nga njohja e problemeve në veprim konkret.” Sipas Fondit, kjo kërkon politika fiskale më të disiplinuara, nxitje të investimeve në sektorë eksportues dhe masa për përmirësimin e klimës së biznesit./Monitor

Aktiviteti sizmiologjik – Tërmet në jug të Shqipërisë, epiqendra në Skrapar

Dyëkundje tërmeti me magnitudë 3,9 dhe 4 të shkallës Rihter janë regjistruar pak pas mesnatës në jug të Shqipërisë, sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC). Lëkundjet janë ndjerë në disa qytete të vendit, përfshirë Elbasanin, Beratin dhe zonat përreth Skraparit.

Sipas EMSC-së, tërmetet kanë ndodhur në orën 00:58 dhe 00:59, me epiqendër rreth 16 kilometra në jugperëndim të Çorovodës dhe 77 kilometra në jug të Elbasanit.

Thellësia e lëkundjeve ka qenë vetëm 2.5 kilometra, çka e bën tërmetin të klasifikohet si i cekët dhe për rrjedhojë më i ndjeshëm në sipërfaqe.

Tërmeti është regjistruar rreth 104 kilometra larg Tiranës, dhe sipas raportimeve fillestare nga qytetarët në rrjetet sociale, lëkundjet kanë zgjatur disa sekonda, duke shkaktuar shqetësim, por pa dëme materiale apo viktima të raportuara deri më tani.

“Ekspertët sqarojnë se një tërmet me magnitudë 4.0 është i moderuar, por mund të ndjehet qartë në ndërtesa, sidomos kur ndodh në thellësi kaq të vogël. “Tërmetet e cekëta shpesh perceptohen si më të forta nga popullata, edhe nëse magnituda është mesatare,” thuhet në shpjegimin teknik të EMSC.

Opozita e Bashkuar mbështet kandidaturën e Pavllo Shkarpës për Bashkinë e Beratit, Tedi Blushi: Shpresë e re për qytetin dhe garanci për një drejtim të ndershëm

Kandidati i pavarur për Kryetar Bashkie në Berat, Pavllo Shkarpa, ka marrë mbështetjen e Opozitës së Bashkuar. Në prezantimin e tij, deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi e konsideron kandidaturën e Shkarpës si “një shpresë të re për qytetin e Beratit” dhe një garanci për “një drejtim të ndershëm, të përgjegjshëm dhe të bazuar në dije”.

 

Blushi theksoi se Berati ka nevojë për një drejtues që respekton vlerat e UNESCO-s, ndalon “shkatërrimin urban” dhe frenon “shpërdorimin kriminal të taksave të qytetarëve”.

“Kandidatura e Pavllo Shkarpës për Kryetar të Bashkisë së Beratit, i cili mbështetet nga Opozita e Bashkuar, është një shpresë e re për qytetin, një garanci për një drejtim të ndershëm, të përgjegjshëm dhe të bazuar në dije, dashuri për qytetin dhe respekt për komunitetin”, tha Blushi.

Reagimi i Tedi Blushit

Kënaqësi dhe nder të mbështetësh kandidatin e pavarur për Kryetar Bashkie të Beratit, qytetari model autokton, Z. Pavllo Shkarpa, inxhinier i shquar, personalitet me kontribute të jashtëzakonshme për mbrojtjen e trashëgimisë historike, kulturore dhe urbanistike të Beratit, këtij thesari të çmuar të qytetërimit shqiptar dhe botëror.

Prej vitesh, Z. Shkarpa ka dëshmuar përkushtim të palodhur në mbrojtjen e identitetit arkitektonik të Beratit dhe në nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm të qytetit, gjithmonë në harmoni me vlerat që e bëjnë atë një simbol të trashëgimisë së UNESCO-s.

Përmes punës dhe angazhimit të tij si drejtues i Shoqatës “Antipatrea”, ai ka ngritur gjithmonë zërin e qytetarëve, duke kërkuar transparencë, përgjegjshmëri dhe vizion afatgjatë në çdo vendimmarrje për këtë pasuri të rrallë kombëtare.

Kandidatura e Pavllo Shkarpës për Kryetar të Bashkisë së Beratit, i cili mbështetet nga Opozita e Bashkuar, është një shpresë e re për qytetin, një garanci për një drejtim të ndershëm, të përgjegjshëm dhe të bazuar në dije, dashuri për qytetin dhe respekt për komunitetin.

Besoj fort se një profesionist i këtij kalibri, me integritet moral e përvojë të gjerë, do t’i japë Beratit frymën e re dhe shkëlqimin që meriton, duke mbrojtur trashëgiminë, ndalur shkatërrimin urban dhe shpërdorimin kriminal të taksave, për t’i hapur rrugë zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit kulturor.

Njësoj si përpjekjet tona të përbashkëta, fitorja nesër do të jetë e të gjithë qytetarëve të Beratit. gsh

Sot, 22-vjetori i Lumturimit të Nënë Terezës, humanistja shqiptare që fitoi çmimin ‘Nobel’ për Paqen

Sot shënohet 22-vjetori i Lumturimit të Nënë Terezës, humanistja shqiptare fituese e Çmimit Nobel për Paqen. Nënë Tereza u shpall e “Lumturuar” nga Papa Gjon Pali II më 19 tetor të vitit 2003.

Në maj 2011 është mbajtur ceremonia e shenjtë e lumturimit të Nënë Terezës, në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan. Nënë Tereza ishte simbol i ndihmës dhe respektit për “më të varfrit e të varfërve”, të cilëve ia kushtoi gjithë jetën.

Më 4 shtator 2016 Nënë Tereza u shpall Shën Tereza e Kalkutës, në një ceremoni madhështore fetare në sheshin “Shën Pjetri” në Selinë e Shenjtë. Kujtojmë se ceremonia u drejtua nga Papa Françesku, i cili bëri edhe shpalljen e shenjtërimit para mijëra pelegrinëve që mbushën sheshin qendror.

Gonxhe Bojaxhi u lind në Shkup më 26 gusht 1910 dhe vdiq në moshën 87-vjeçare, më 5 shtator 1997, në Kalkuta të Indisë. Ajo ishte humaniste e njohur shqiptare dhe fituese e çmimit Nobel për Paqe. bw

Ndërtimi i aeroportit të Vlorës, Bardhi: Kryeafera korruptive e Belinda Ballukut! Do merremi me seriozitetin maksimal! Opozita do protestojë për interesin publik

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit lidhur me ndërtimin e aeroportit të Vlorës, duke e cilësuar projektin si “kryeafera korruptive” të qeverisë Rama dhe veçanërisht të zv.kryeministres Belinda Balluku.


REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Korrupsioni me Aeroportin e Vlorës ka kaluar çdo kufi të imagjinueshëm edhe për vendet e botës së tretë. Një aferë gjigande financiare është shndërruar në rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare. E pangjashme me asgjë më parë në këto 35 vjet, kjo megaaferë ka dy përgjegjës: Edi Ramën dhe Belinda Ballukun. Prandaj këta duan një opozitë memece në Kuvendin e Shqipërisë. Prandaj këta nuk duan as debat, as kontroll parlamentar, as pyetje, asgjë që i gërvisht aferat monstruoze të kësaj Qeverie.

I siguroj Edi Ramën dhe Belinda Ballukun se opozita nuk do të lejojë degradimin e Kuvendit dhe shndërrimin e tij në një organizëm memec, që kurdiset sipas interesit të Edi Ramës. Do të reagojmë, do të protestojmë në mbrojtje të funksionimit demokratik të Kuvendit dhe në mbrojtje të interesit publik. Gjithashtu, e siguroj Belinda Ballukun se me kryeaferën, që mban firmën e saj “Aeroporti i Vlorës”, do të merremi me seriozitetin më maksimal. gsh

“Protesta mori ngjyrime politike”, Dilaver Goxhaj: Ali Ahmeti erdhi edhe në Prishtinë, është në fushatë…nuk po mbahet premtimi…

Në emisionin “Kjo Javë”, ish-zv/shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Dilaver Goxhaj, pjesëmarrës në protestën e së premtes në Tiranë në mbështetje të UÇK-së u shpreh i pakënaqur për ngjyrimet politike që mori ky tubim.

Goxhaj tha se Ali Ahmeti erdhi në Prishtinë e Tiranë sepse ka fushatë zgjedhore.

“S’duhet të politizohej ky tubim”, u shpreh ai.

Dilaver Goxhaj: Kosova ka bërë 37 kryengritje, pjesëmarrja ka qenë jo më pak se 9 % e popullit, kurse tek e 37 për faj të politikës as 3 %.

Gjithmonë shqiptarët në politikë përçahet, ndodhi sic tha Fishta. Dhe kjo protestë mori ngjyra partiake. Zoti Ali Ahmeti erdhi në Prishtinë e Tiranë sepse ka fushatë zgjedhore. S’duhet të politizohej ky tubim.

Amerika na mbështeti falë Albright. Pas Rambujesë vuri kusht që pas 3 vitesh ë bëhej referendum. Veteranët duhet të bëjnë tubim që të bëhet referendum e të bëhet bashkim kombëtar pasi sdo të kishte sot gjykatë speciale. Pse nuk e përmendën betimin e UÇK.

Akuzat ndaj presidentit Begaj se punonte si mjek në një spital privat, reagon Akademia e Forcave të Armatosura

Akademia e Forcave të Armatosura ka reaguar lidhur me akuzat nga opozita për një punë të dytë si mjek në një spital privat ndaj Presidentit të Republikës, njëkohësisht Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Bajram Begaj.

 

Në një deklaratë zyrtare, AFA ka mohon çdo akuzë dhe sqaron se bëhet fjalë për detyrime të prapambetura financiare ndaj stafit akademik të angazhuar në kërkimin shkencor në periudhën 2013 – 2018, ku ka qenë pjesë edhe Begaj, si mjek ushtarak.

“Në lidhje me pagesat të cilave i janë referuar disa media, sqarojmë se: për angazhimin e stafit akademik gjatë viteve 2013 – 2018, Akademia e Forcave të Armatosura, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe me aktet nënligjore që rregullojnë arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë, ka shlyer gjatë viteve 2022 dhe 2024 detyrimet e prapambetura financiare ndaj të gjithë personelit akademik të përfshirë në këtë proces”, thuhet në deklaratë.

AFA shprehet se procesi është zhvilluar në mënyrë të barabartë, transparente dhe me dokumentacion të plotë financiar e administrativ, i cili mund të verifikohet nga çdo institucion kompetent.

Kujtojmë se kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat, denoncoi Presidentin e Republikës Bajram Begaj për shkelje të rënda, duke dorëzuar edhe kërkesën për shkarkimin e tij.

Sipas Bardhit, Presidenti Begaj përveç punës paradite si kryetar shteti, pasdite kryente punën e mjekut, ose më saktë të konsulentit në një klinikë mjekësore private.

“Nuk dimë si ta quajmë, Presidentin paraditë, mjekun pasdite. Nuk kishte ndodhur kjo me asnjë president më parë. E kanë pasur pagën dy herë më të ulët. Ky është paradite President, pasdite shkon për 200 euro si konsulent në një rrjet të klinikave private spitalore, të rrjetit Acibadem”, tha ndër të tjera Bardhi.

Deklarata e plotë e AFA

Akademia e Forcave të Armatosura përgënjeshtron të gjitha akuzat e ditëve të fundit në lidhje me pagesat e kryera ndaj Presidentit të Republikës së Shqipërisë, njëkohësisht Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, sh.t.z. Bajram Begaj.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, sh.t.z. Bajram Begaj, në funksionet e tij të mëparshme si mjek ushtarak, ka qënë në të kaluarën pjesë e ekipeve të kërkimit shkencor ushtarak së bashku me një staf akademik prej 15 profesorësh dhe është angazhuar në udhëheqjen e temave shkencore të ciklit të tretë të studimeve (Doktoratë) në periudhën 2013 – 2018 pranë AFA.

Sqarim mbi pagesat

Në lidhje me pagesat të cilave i janë referuar disa media, sqarojmë se: për angazhimin e stafit akademik gjatë viteve 2013 – 2018, Akademia e Forcave të Armatosura, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe me aktet nënligjore që rregullojnë arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë, ka shlyer gjatë viteve 2022 dhe 2024 detyrimet e prapambetura financiare ndaj të gjithë personelit akademik të përfshirë në këtë proces.

Procesi është zhvilluar në mënyrë të barabartë, transparente dhe me dokumentacion të plotë financiar e administrativ, i cili mund të verifikohet nga çdo institucion kompetent.

AFA mbetet plotësisht e hapur për çdo verifikim nga organet përgjegjëse dhe fton median të ushtrojë misionin e saj mbi bazën e fakteve të verifikuara, duke shmangur keqinformimin e opinionit publik. Panorama

Protesta në Tiranë për krerët e UÇK-së, Berisha: Rama do mbante fjalim 1 orë. Ja pse u tërhoq

Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se refuzimi i mazhorancës për të votuar ditën e djeshme në Kuvend të rezolutës për gjenocidin në Kosovë, është një akt i pa shembullt.

Në një konferencë për shtyp nga selia blu, Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama ishte planifikuar të mbante në protestën që organizohet sot në mbështetje t ëish-krerëve të UÇK-së, një fjalim të gjatë, por se u tërhoq në fund.

“Refuzimi që i bënë dje votimit të rezolutës për gjenocidin serb, ishte akt i pa shembullt në radhë të parë në rrafshin njerëzor. Për çdo njeri të qytetëruar mes të gjitha krimeve është gjenocidi i cili, në kualifikimet e tij në rastin konkret ka vrasjen e qytetarëve të pafajshme për shkak të përkatësisë së tyre etnike.
Rama u tërhoq, por unë e di që ishte planifikuar të fliste mbi një orë e të bëhej patriot ai që me aktet e tij është aq armik i Kosovës sa Vuçiç.
Rama mori përsipër projektet e Beogradit për ndarjen e Kosovës dhe ndryshimin e kufijve me një seri takimesh të fshehta”, tha ai. bw

Dokumenti ekskluziv – 57 eurodeputetë kërkojnë veprime të Komisionit të BE-së ndaj kampit italian të Gjadrit në Shqipëri Nga Alba Kepi

‘Komisioni Evropian të veprojë kundër shkeljeve të rënda të qeverisë italiane në Shqipëri, duke nisur edhe një procedurë kundër shkeljes së ligjit.’

Këtë e kërkojnë në një letër drejtuar komisionerit për migracionet Magnus Brunner eurodeputetët e PD-së Alessandro Zan dhe Cecilia Strada, dhe eurodeputetja e S&D-së Birgit Sippel, së bashku me 54 eurodeputetë të tjerë nga vende dhe grupe të ndryshme politike (S&D, Greens, The Left), me të gjitha partitë e opozitës italiane.

‘Komisioneri Brunner të mos bëjë se s’dëgjon: Giorgia Meloni në Shqipëri ka shkelur të drejtën evropiane, siç kemi denoncuar prej muajsh me pyetje parlamentare, dhe Komisioni e pranon se është në dijeni. Tani presim masa konkrete’, thonë Zan dhe Strada.

‘Qeveria e Melonit ka krijuar një sistem menaxhimi të migracionit që nuk respekton juridiksionin evropian, me deportime direkte nga territori shqiptar, në shkelje të së drejtës së Bashkimit Evropian. Modeli i imponuar nga qeveria italiane dëmton shtetin e së drejtës, është jashtëzakonisht i kushtueshëm dhe krijon një ‘zonë gri’ të rrezikshme jashtë kuadrit të ligjshmërisë evropiane, ku personat migrantë privohen nga mbrojtjet e parashikuara nga Karta e të Drejtave Themelore dhe nga konventat ndërkombëtare.

Gjykata e Drejtësisë tashmë ka konfirmuar papajtueshmërinë e këtij modeli me të drejtën e BE-së, dhe tani edhe Gjykata e Lartë italiane ka kërkuar një vendim mbi ligjshmërinë e CPR-ve në Shqipëri’, shpjegojnë deputetët. Ata theksojnë se Komisioni, edhe pse i vetëdijshëm për këto operacione falë pyetjeve të tyre të shumta, deri tani është kufizuar vetëm në deklarata se po monitoron respektimin e rregullave. ‘Një qëndrim i papranueshëm që rrezikon të kthehet në një bashkëfajësi për pasivitet. Komisioni duhet të mbrojë traktatet, jo të jetë spektator i këtyre shkeljeve të vazhdueshme dhe të dukshme. Është koha që Komisioni të veprojë, duke marrë masa konkrete. Në lojë nuk janë vetëm të drejtat e personave migrantë, por edhe besueshmëria e vetë Bashkimit Evropian si hapësirë e lirisë, demokracisë dhe ligjit’, përfundojnë ata.

“Paratë e drogës futen në Shqipëri me avion të posaçëm dhe nëndetëse”- Berisha në Kuvend: Kullat e korrupsionit me çmime stratosferike, “mollë e ndalur” për shqiptarët

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha foli në parlament për paratë e drogës, që sipas tij futen në Shqipëri me avionë të posaçëm, me nëndetëse apo me Toyota Yaris.

 

Lideri demokrat ka akuzuar qeverinë dhe klanet kriminale për kapjen e ekonomisë shqiptare, duke e cilësuar situatën financiare si “kërcënim madhor” për familjet shqiptare dhe vetë shtetin.

Berisha theksoi se efektet e kësaj ekonomie të paligjshme ndihen drejtpërdrejt te qytetarët e zakonshëm dhe sidomos te ata që kanë kursime në euro.

Ai përmendi edhe fenomenin e kullave në Tiranë, duke i quajtur “kullat e korrupsionit dhe mashtrimit”.

“Me çmime stratosferike, ato janë mollë e ndaluar për çdo qytetar të zakonshëm. Janë 56 mijë apartamente bosh, por askush nuk i blen dot. Kjo është ekonomia e narkoshtetit,” tha Berisha.

Berisha:  Sot dy kërcënues madhorë, shkatërrimtare janë në financat familjare dhe shtetit shqiptar. Njëri janë paratë e drogës, të klaneve, para që sic faktojnë të dhënat e fundit arrijnë deri në 6 miliardë tek një grup i vogël. Para të cilat futen në Shqipëri me avion të posaçëm, me Toyota Yaris, me nëndetëse, me kontejner, me arka dhe të gjitha mënyrat.

Këto para vrasin kursimet tuaja, sepse vetëm me një të rënë të lapsit këto para zhvlerësuan kursimet tuaja me 30%. Këto para me një të rënë të lapsit zhvlerësuan paratë e kursimeve tuaja.

Euro në Shqipëri shtypet nga narko-euro. Euro zhvlerësohet sepse biznesmeni i ndershëm që tregton me euro me zhvlerësimin 35 % të saj ka vetëm falimentim.

Po të merrni shifrat sot ju, ngase mbahet ekonomia shqiptare? Shtyllat e ekonomisë shqiptare janë ndërtimi, i cili 80% të fondeve i ka nga Toyota Yaris, i ka nga autobusët, avionët që bëjnë transportin. Vetëm 20% janë nga bankat.

Shifni kullat, kullat e korrupsionit, kullat e mashtrimit dhe të drogës me çmime stratosferike. Mollë e ndaluar për cdo shqiptar, nuk blen dot as një metër katror. 56 mijë apartamente bosh. Kjo është ekonomia e narkoshtetit. Panorama

Berisha tregon ‘prapaskenat’: Ramën e detyruan që të mos marrë pjesë në protestën e UÇK-së

Pasi foli brenda në Kuvend, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për mediat jashtë sallës. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha me bindje se Ramën e kanë detyruar që të hiqte dorë nga pjesëmarrja në protestën për ish-ushtarët e UÇK-së.

“Ramën e detyruan…që mos të merrte pjesë në protestën e UÇK-së. E detyruan. Kush? Mos të bëjmë…se edhe jua them dhe pastaj kur del ashtu nuk thoni se e tha.. E detyruan. Kishte përgatitur fjalimin 1 orë. Por e detyruan. Ata që e detyruan…u detyrua që të tërehiqej. Kishte përgatitur një fjalim të gjatë Ka kaluar në stilin e kubanëve.
Mbështetjen time të plotë e shpreh për ish-udhëheqjen e Kosovës. Skam parë asnjë provë inkriminuese.”, tha ai.

Ndërkohë, ai tha se vendimi për mos të marrë pjesë nga ana e deputetëve të PD-së, ishte politik. “Vendimi ynë, ishte vendim politik. Shpreh mbështetjen time të plotë për ish-udhëheqjen e Kosovës. S’kam parë asnjë provë inkriminuese ndaj tyre.”, tha ai. bw

Berisha-socialistëve: Në Kosovë u bënë masakra, u vranë fëmijë. Të mohosh gjenocidin serb do të thotë të jesh qenie pa ndërgjegje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot në Kuvend për gjenocidin serb në Kosovë.

Berisha akuzoi mazhorancën se po mohon gjenocidin serb.

“Të mohosh gjenocidin serb në Kosovë do të thotë të jesh qenie pa ndërgjegje. Kjo është jashtë çdo lloj koncepti”, tha kryedemokrati.

Sali Berisha: Në Kosovë u bënë masakra, u vranë fëmijë. Të mohosh gjenocidin serb në Kosovë do të thotë të jesh qenie pa ndërgjegje. Kjo është jashtë çdo lloj koncepti. A mundet një shqiptar të shkelmojë mbi këtë gjak. Kreu juaj është argat i Vuçiçit, ai është shërbëtor i Aleksandër Vuçiçit. Ndaj gjenocidit duhet të  mbajmë qëndrim. Vrasja për shkaqe etnike e civilëve është gjenocid. gsh

Guvernatori Sejko: Pavarësia e Bankës së Shqipërisë është vënë në rrezik! I kërkohet llogari për elementë jashtë tagrit të saj

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka ngritur alarmin për cenimin e pavarësisë së institucionit që drejton. Gjatë prezantimit të raportit vjetor në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, Sejko deklaroi se Banka e Shqipërisë është përballur me presione të vazhdueshme, të cilat e kanë penguar në ushtrimin e lirë të funksioneve të saj.

 

“Ka pasur raste kur Bankës i është kërkuar llogari për çështje që nuk janë në kompetencën e saj, dhe kjo është një formë e qartë ndërhyrjeje,” u shpreh guvernatori, pa dhënë detaje konkrete.

Ai theksoi se kjo situatë është ndjerë veçanërisht gjatë dy viteve të fundit: “Nuk dua të hyj në specifika, por presioni ka qenë i pranishëm dhe i ndjeshëm. Kjo ka ndikuar në aftësinë e institucionit për të ushtruar funksionet në mënyrë të pavarur.”

Deklarata e Sejkos vjen në një kohë kur roli i institucioneve të pavarura është vënë shpesh në pikëpyetje, dhe ngre shqetësime serioze për integritetin e politikës monetare në vend. Panorama

Pensionet, vetëm 8% e mesatares europiane! Shqipëria bën hapa pas në konvergjencën me BE

Shqipëria po synon të anëtarësohet në Bashkimin Europian deri në vitin 2030. Për të arritur standardet e BE në shumicën e fushave duhen dekada, por në disa të tilla, si pensionet Shqipëria po bën hapa pas.

 

Pensionet mesatare në Shqipëri në raport me mesataren e BE-së po vijnë në ulje përllogarit Instituti i Vjenës për Studime Ndërkombëtare. Kjo do të thotë se pensionet në BE vitet e fundit janë rritur me ritme më të larta se në Shqipëri duke thelluar më tej hendekun, në vend që të ngushtohej.

Ekspertët e Vjenës përllogarisin se pensioni mesatar në Shqipëri ishte 8% e mesatares europiane në 2022, një diferencë që tregon hendekun e madh social dhe ekonomik që qytetarët shqiptarë përballen në moshën e tretë.

Në fillim të dekadës, në vitin 2010, pensionet shqiptare ishin sa 7.5% të mesatares së BE-së, një nivel shumë i ulët në krahasim me standardet europiane. Gjatë viteve në vijim kishte një rritje e qëndrueshme, duke arritur kulmin në vitin 2018, kur pensionet shqiptare arritën në rreth 9.3% të mesatares së BE-së. Ky ishte momenti më i favorshëm gjatë 2010-2022.

Pas vitit 2018, trendi ndryshoi ndjeshëm, pasi në 2019 – 2020 pensioni mesatar në vendin tonë zbriti sa 7.7% e nivelit të BE-së. Në vitin 2022 ka rimëkëmbje të lehtë duke u ngjitur në 8% të mesatares së BE-së.

Teksa gjatë dekadës së kaluar kishte një rritje te qëndrueshme ndërmjet pensionit mesatar në Shqipëri dhe pensionit mesatar në BE, trendi u kthye ne rënie pas pandemisë.

Ky regres lidhet kryesisht me nivelin e ulët të të ardhurave shtetërore për sistemin e sigurimeve shoqërore, informalitetin e lartë në tregun e punës dhe mungesës së mekanizmave që rrisin pensionet sipas kostos reale të jetesës. Ekspertët bëjnë thirrje se pa reforma të thella strukturore në financimin e pensioneve diferenca me BE do të vazhdojë të thellohet.

Personat mbi 60 vjeç përbenë në 29.2% të popullsisë totale në një janar të këtij viti, nga 15.4% që ishin në vitin 2011.

Teksa popullsia e përgjithshme është në rënie me rreth 15% ndërmjet censeve 2011 dhe 2023, personat në moshë pensioni po rriten, duke shtuar me tej presionin mbi skemën e sigurimeve shoqërore në periudha afatgjata.

INSTAT raportoi se popullsia mbi 60 vjeç arriti ne mbi 691 mijë persona në 1 janar 2025, ose 54 për qind më shumë se në vitin 2011.

Ekspertët e ekonomisë sugjerojnë se përmirësimi i të ardhurave për pensionistët bëhet duke rritur numrin e kontribuuesve në sigurimet shoqërore, përmirësim të administrimit të fondeve të pensionit dhe rritjen e pensioneve me ritmin e pagave mesatar, siç a e kanë bërë disa vende të Rajonit./ Monitor

Gati 1 në 5 shqiptarë në rrezik varfërie – jetojnë me më pak se 324 mijë lekë në vit

Treguesit e varfërisë rezultojnë të ketë shfaqur përmirësim në vitin 2024. Në vitin 2024, janë vlerësuar rreth 4,7% më pak individë nën kufirin e rrezikut për të qenë të varfër, krahasuar me vitin 2023.

INSTAT raportoi se në vitin 2024, treguesi i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri, është 19,2 %, duke pësuar një rënie prej 0,6 pikë përqindje, krahasuar me të dhënat e rivlerësuara për vitin 2023. Kufiri i rrezikut për të qenë i varfër për një person në vitin 2024 është vlerësuar me 324.336 lekë, në krahasim me 262.325 Lekë që ishte në vitin 2023.

INSTAT ka publikuar rezultatet e vitit 2024 të anketës së të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës (AANJ) e cila mat nivelin e jetesës, varfërinë relative dhe privimin material dhe social në njësitë ekonomike familjare në Shqipëri. Treguesit kryesorë për monitorimin e varfërisë relative, shpërndarjen e të ardhurave dhe të treguesve të tjerë të nivelit të jetesës bazohen në objektivin e agjendës së Evropa 2030.

Shkalla e thelluar e privimit material dhe social sipas agjendës Evropa 2030, paraqet përqindjen e popullsisë që nuk përballojnë të paktën 7 nga 13 kategori të privimit material dhe social. Për vitin 2024, ky tregues është vlerësuar 32,8 %, kundrejt 35,9 % vlerësuar në vitin 2023.

Sipas agjendës EU 2030 individët e grupmoshës 18-64 vjeç, të cilët jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët në punësim, në vitin 2024, sipas vlerësimeve përbëjnë 8,4 %, kundrejt 9,7 % në vitin 2023, me një rënie prej 1,3 pikë përqindje.

Rreziku për të qenë i varfër ose përjashtimi social (AROPE) i referohet individëve që janë në rrezik për të qenë të varfër, ose thellësisht të privuar nga ana materiale dhe sociale, ose që jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët në punësim:

• Ky tregues, në vitin 2024, sipas agjendës Evropa 2030, është vlerësuar 40,5 %, kundrejt 43,2 % vlerësuar në vitin 2023.

INSTAT sqaron se përfitimet sociale, si pensionet e pleqërisë dhe ato familjare, të përfshirë në të ardhurat familjare të disponueshme, ndikojnë në uljen e rrezikut për të qenë i varfër. Ndikimi i përfitimeve sociale është i dukshëm nëse do të vlerësonim rrezikun për të qenë i varfër para dhe pas transfertave:

• Në vitin 2024, 36,7% e popullsisë do të vlerësohej në rrezik për të qenë të varfër, nëse tek të ardhurat e disponueshme do të përjashtoheshin të gjitha përfitimet sociale (duke përfshirë edhe pensionet e pleqerisë/familjare);

• Nëse në nivelin e të ardhurave të disponueshme do të përfshiheshin pensionet e pleqërisë/familjare por jo përfitime të tjera sociale, rreziku për të qënë i varfër do të vlerësohej 22,7 %.

Rreziku për të qenë i varfër sipas grupmoshave dhe gjinisë

Trendi në zbritje vihet re përgjatë grupmoshave, por një zbritje më të madhe kanë grupmoshat 0-17 vjeç ku, rreziku për të qenë i varfër në vitin 2024, në krahasim me vitin 2023, është zvogëluar me rreth 0,9 pikë përqindje në këtë grupmoshë. Grupmosha mbi 65 vjeç ka pësuar një rritje të lehtë në vitin 2024 me 0,2 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2023.

Rreziku për të qenë i varfër sipas llojit të NjEF

Në vitin 2024, përqindja e individëve në rrezik për të qenë të varfër, në NjEF pa fëmijë në varësi, vlerësohet të jetë më e ulët, krahasuar me NjEF me fëmijë në varësi.

Niveli i pabarazisë

Koeficenti Gini mat pabarazinë në shpërndarjen e të ardhurave, ku vlera 0 % shpreh barazinë e plotë dhe të gjithë individët kanë të ardhura të njëjta, ndërsa një koeficient Gini i barabartë me 100 % shpreh pabarazinë e plotë ku vetëm një person ka të gjitha të ardhurat:

• Në vitin 2024, Gini është vlerësuar 29,8 %, duke pësuar rënie me 0,8 pikë përqindje nga viti 2023.

Raporti kuintileve S80/S20, është një indikator i cili mat pabarazinë në të ardhura me anë të raportit të nivelit më të lartë të të ardhurave disponibël të ekuivalentuara (kuintili i fundit) me nivelin më të ulët të të ardhurave disponibël të ekuivalentuara (kuintili i parë):

• Në vitin 2024 raporti S80/S20 është vlerësuar 4,8, kundrejt raportit 5,0 që u vlerësua në vitin 2023.

Të ardhurat mesatare mujore të disponueshme

Në vitin 2024, të ardhurat mesatare mujore të disponueshme për frymë/të ekuivalentuara kanë pësuar një rritje me 23,2 %, krahasuar me vitin 2023, duke arritur në 51 mijë lekë./ Monitor

Grupi i PD nisi procedurën për shkarkimin e Bajram Begajt, reagon për herë të parë Presidenti

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për herë të parë pas nismës së ndërmarrë nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike për shkarkimin e tij nga posti i Kreut të Shtetit.

 

Në një deklaratë për mediat, Presidenca thekson se Presidenti nuk komenton nisma politike të asnjë pale, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së neutralitetit që kërkon funksioni i lartë kushtetues.

Sipas Presidencës, procedura për shkarkimin e Presidentit është një instrument kushtetues i Kuvendit dhe si i tillë, Parlamenti ka të drejtë ta përdorë kur e gjykon të nevojshme.

Në deklaratë, theksohet gjithashtu se pretendimet e bëra publike nga PD nuk janë të vërteta dhe se Presidenti pret që Parlamenti t’i hetojë me transparencë dhe profesionalizëm.

Reagimi i Presidentit Bajram Begaj:

Publiku është njohur sot me një nismë të Partisë Demokratike për fillimin e procedurës parlamentare për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës.

Presidenti i Republikës nuk komenton nismat politike të asnjerës palë, sepse një gjë e tillë nuk përputhet me neutralitetin e funksionit të lartë kushtetuese. Ai ka zgjedhur të ushtrojë mandatin presidencial, i pa ndikuar në asnjë rrethanë nga sulmet për interesa politike, apo nga fabrikimi i të pavërtetave për konsum publik.

Presidenti i Republikës respekton të gjitha institucionet e tjera kushtetuese, edhe kur ato marrin pozicione të kundërta me pozicionet që mban Presidenti i Republikës në ushtrim të detyrës së tij kushtetuese.

Procedura për shkarkimin e Presidentit të Republikës nga detyra është instrument kushtetues i Parlamentit. Parlamenti është i lirë dhe sovran ta ushtrojë sa herë që e gjykon të përligjur.
Presidenti i Republikës ndjehet i obliguar t’i përgjigjet parlamentit me gjithë seriozitetin dhe ndershmërinë që imponon kjo procedurë.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka promovuar sot nismën e tij duke publikuar pretendime rreth fakteve që nuk janë të vërteta.

Presidenti i Republikës pret që Parlamenti të hetojë rreth tyre me profesionalizëm dhe transparencë të plotë. Kjo nuk duhet bërë si obligim ndaj postit të lartë të Kreut të Shtetit por si detyrim ndaj të vërtetës dhe interesit të publikut. Panorama

Berisha përgëzon qeverinë ‘Kurti’: Kosova tri herë më afër BE-së se Shqipëria, zgjedhjet u zhvilluan të lira

Kreu i PD, Sali Berisha, theksoi se në zgjedhjet që u zhvilluan në Kosovë ishte brenda standarteve demokratike dhe të lira. Sipas tij, në zgjedhjet në Shqipëri ndodh e kundërta, ku zhvillohet një farsë elektorale.

Ai shtoi se Kosova është tri herë me afër BE-së se qeverisja shqiptare.

“Edhe njëherë, dhe shumë herë, duhet të urojmë Kosovën për zgjedhjet model që ka zhvilluar. Ndaj dhe në vlerësimin që bënte një institut shumë prestigjioz, qeverisja e Kosovës dilte 3 herë më afër qeverisjes demokratike evropiane se sa Shqipëria. 3 herë më afër.

Qeverisja e një vendi që ka 17-18 vite pavarësi, krahasuar me një vend që ka 100 e ca vite pavarësi. Ishte tregues jashtëzakonisht domethënës. Qytetarët e Kosovës votuan të lirë.

Zgjodhën kryetarët që deshën, pati komuna në të cilat fituan krejtësisht të pavarur vetëm me emrin dhe personalitetin e tyre, në rivalitet më partitë e mëdha. Dhe gjithçka u zhvillua në standardet e ligjit, e kundërta e asaj që ndodh me zgjedhjet në Shqipëri, ku narkoshteti dikton çdo gjë.

Ku bëhen përpjekje titanike për të legjitimuar farsën elektorale dhe që është përgjegjësia jonë më madhore për t’u ngritur dhe luftuar kundër saj. Mesazhi i Kosovës është një kushtrim për ne.
Unë dua t’i përgëzoj edhe njëherë me gjithë zemër, edhe në emër tuaj dhe në emër të të gjithë atyre që përfaqësojmë, për këtë sukses, i cili është një kushtrim për të gjithë shqiptarët.”, tha Berisha. bw

“Nuk mund të jetë më President, ka kryer 7 shkelje të rënda!”- PD depoziton në Kuvend kërkesën për shkarkimin e Bajram Begajt

Partia Demokratike ka depozituar sot në Kuvend kërkesën për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.


Në një deklaratë për mediat, kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se Begaj nuk mund të jetë më Kreu i Shtetit shqiptar, pasi ka kryer 7 shkelje të rënda.

Bardhi: Kemi dorëzuar sot në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për fillimin e procedurës parlamentare për shkarkimin nga detyra të Presidentit Bajram Begaj, për shkelje të rëndë në mënyrë të vazhdueshme të Kushtetutës së Shqipërisë. Kërkesa është argumentuar në një material voluminoz ku analizohen të gjitha shkeljet e Presidentit, të cilat i çmojmë se kanë cënuar rendin kushtetues. Jemi të bindur se zoti Begaj nuk mund të jetë më de juro kryetar i shtetit. Pas një analize shteruese, të provave dhe fakteve të Kushtetutës, legjislacionit të brendshëm, jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese kemi arritur në konkluzionin se Presidenti ka konsumuar 7 shkelje të rënda. gsh

Sali Berisha mbush sot 81 vjeç, kreu i PD: Mirënjohje mbështetësve të betejave të mia, ma bëjnë vjeshtën stinën kurorë të jetës time

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha feston sot 81-vjetorin e lindjes. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i PD, shpreh mirënjohje për Zotin dhe familjen.

 

Po ashtu kryedemokrati mirënjohje ka edhe për të gjithë mbështetësit e betejave të tij, që siç shprehet “me dashurinë, ndihmën, guximin e përkushtimin e tyre ma bëjnë vjeshtën, stinën kurorë të jetës time”.

Postimi i Sali Berishës:

Sot 81 vjeç! Mirënjohje të pakufishme Zotit të Madh, familjes time, miqve, bashkëpunëtorëve, dashamirësve dhe mbështetësve të betejave të mia që me dashurinë, ndihmën, guximin e përkushtimin e tyre ma bëjnë vjeshtën, stinën kurorë të jetës time!Panorama

berisha fb

 

“Duhet ribërë Tirana”- Lubonja: Nëse do isha kryebashkiak do rimerrja kompetencat me Gjykatë Kushtetuese

Analisti Fatos Lubonja ishte mbrëmjen e sotme në Log. News24, teksa foli për vizionin e tij për Tiranën, nëse do kandidonte për kryebashkiak dhe do fitonte zgjedhjet.

 

Lubonja theksoi se Tirana është një qytet që duhet ribërë nga e para. Kryeqyteti duhet kthyer në normalitet, për t’i dhënë hapësirën e mjaftueshme çdo qytetari me pemë dhe parqe.

Sakaq, shton se me Gjykatë Kushtetuese do kishte rimarrë kompetencat që i takojnë një kryebashkiaku.

Fatos Lubonja: Pra duhet të ketë 18 metra katrorë, kemi në një Tiranë ku atje ku banoj ka apo s’ka fusha. Prapa Piazës, tani jam në Petrelë. E di sa kemi ne aty, asanjë metër katror për banorë. A mund ta kthejmë dot një Tiranë normale për ti dhënë çdo qytetari 18 m2. E pamundur. Po që të shtosh metra2 gjelbërim ,duht studim thelbësor. Duhet ribërë Tirana. Duhet projekt urbanistik, kjo kërkon moratorium për gjithë ndërtimet. Lali Eri kur tha zero ndërtime, unë thashë bravo. Pse nuk e realizoi, çështje tjetër.

Gjëja e parë që do bëja në një fushatë dhe do kërkoja nëse fitoj, kthimi përmes GJK i të drejtës së kryebashkiakut të marrë kompetencat. Kur i flisja lali Erit, i kam thënë të ka zgjedhur populli. Nuk mund t’ja japësh Ramës. 

“Për Portin e Durrësit ka filluar procedimi penal”- Dumani raporton te “Ligjet”: Sa i takon Eco Parkut hetimet janë drejt përfundimit

Kreu i SPAK, Altin Dumani raportoi sot te Komisioni i Ligjeve në Kuvend, teksa iu përgjigj edhe shqetësimeve të opozitës. Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi e pyeti Dumanin lidhur me ecurinë e hetimeve për Portin e Durrësit dhe Eco Parkun në Durrës.

 

Pyetja e Oerd Bylykbashit: Rasti i Portit Durrës, kemi bërë kallëzim penal, aseti strategjik më i madh deri ushtarak. Kemi bërë dy kallëzime dhe a kanë filluar hetimet. Nëse kjo mënyrë që po ndodh, marrja e pasurisë publike dhe çuarja në privat kaq haptazi, nëse merr qytetarinë do marrë përpara pasuri publike të shqiptarëve pafund.

E ngjashme me këtë është dhe Eco Park në Durrës. Nga 19 mln euro kontrata, puna ishte kryer për 12 mln e gjysëm, pjesa tjetër nuk janë përdorur për atë punë. A ka nisur hetim për këtë, duke qenë se përfshihet kryeministri.

Përgjigja e kreut të SPAK, Dumani: Porti i Durrësit ka filluar procedim penal është në fazën e hetimit paraprak nuk jap informacion tjetër. Je kallëzues, mund të bësh një shkresë. Ky është komenti juaj.

Sa i takon Eco Park, edhe procedimi penal është në fazën e hetimit paraprake. Nga infot që kam, hetimet janë drejt përfundimit. Procedimi është bërë para kallëzimit tuaj. Panorama

“Situata e rëndë tek Onkologjiku” Partia Demokratike kërkon mocion me debat në Kuvend

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Kuvendit zhvillimin e një mocioni me debat për situatën e krijuar në shërbimin onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Në kërkesë thuhet se raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka evidentuar situatën e rëndë në të cilën ndodhet sot shëndetësia, veçanërisht shërbimi onkologjik.

Raporti i KLSH-së evidenton dhe fakton shqetësimet e ngritura vazhdimisht në media dhe denoncimet e  të sëmurëve me kancer për mungesën e barnave, përdorimin e barnave të skaduara, mungesën e kontrolleve laboratorike, si dhe  ofrimin e shërbimit në kohë.

Kërkesa zyrtare drejtuar Kuvendit të Shqipërisë është firmosur nga deputetët:
Bardh Spahia, Manjola Luku, Klit Hoti, Tritan Shehu, Erisa Xhixho, Ledina Alolli dhe Eno Bozdo. bw

Arian Kraja, baba dhe burrë i vërtetë, meriton të shpallet Hero Kombëtar

 Arian Kraja, baba dhe burrë i vërtetë, meriton të shpallet Hero Kombëtar.
Ai sakrifikoi jetën e tij duke shpëtuar dy fëmijë nga mbytja në Velipojë, një akt trimërie që vetëm njerëzit me zemër të madhe mund ta bëjnë.
Pas këtij akti heroik, ai luftoi për tre muaj në koma, duke luftuar mes jetës dhe vdekjes, por fatkeqësisht nuk ia doli.
Nëse kjo do të kishte ndodhur në një vend tjetër, sot emri i tij do të ishte shkruar me shkronja të arta si simbol i sakrificës dhe humanizmit.
Por edhe nëse askush nuk e shpall zyrtarisht hero, për ne ai është dhe do të mbetet përgjithmonë hero në zemrat tona.
Nderim dhe respekt i përjetshëm për të! 🕯️🇦🇱
Nga muri i Drasati Shpresa

Shkresa në Kuvend- PD kërkon komision hetimor për McGonigal: Të verifikohen veprimet e zyrtarëve shqiptarë me ish-agjentin e FBI-së

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për verifikimin e ligjshmërisë të veprimeve të zyrtarëve shqiptar në raport me ish-agjentin special të FBI-së, Charles McGonigal.

Sipas demokratëve, Komisioni kërkohet që të ketë për objekt të veprimtarisë së tij: (i) Verifikimin e ligjshmërisë të veprimeve të zyrtarëve shqiptar në raport me ish-agjentin Charles McGonigal; (ii) Vlerësimin e nevojës për marrjen e masave, përfshirë ndërhyrjet ligjore nëpërmjet miratimit, korrigjimit apo plotësimit të legjislacionit relevant për garantimin e parimeve të ligjshmërisë, integritetit, korrektësisë dhe ndershmërisë në raportet e zyrtarëve shqiptar me zyrtarët e huaj.

Komisioni propozohet të përbëhet nga 11 anëtarë, nga të cilët kryetari dhe katër anëtarë i përkasin Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe gjashtë anëtarë Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, me një afat veprimtarie prej 6 muajsh.

Grupi i PD shprehet se sipas Kushtetutës, kur Komisioni Hetimor kërkohet të ngrihet nga të paktën 35 deputetë, Kuvendi është i detyruar të miratojë ngritjen e Komisionit.

Kërkesa e PD:

KËRKUES: Jo më pak se 35 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë (jo më pak se ¼ e deputetëve të Kuvendit).

OBJEKTI: Ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për verifikimin e ligjshmërisë të veprimeve të zyrtarëve shqiptar në raport me ish-agjentin special të FBI-së, Charles McGonigal.

BAZA LIGJORE: Neni 77 i Kushtetutës së Shqipërisë;
Neni 25 i Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë;
Ligji nr. 8891, datë 2.5.2002 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”, i ndryshuar.

DREJTUAR: Z. Niko PELESHI
Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë

Zoti Kryetar i Kuvendit,

Në datën 15.09.2022, zyra e prokurorit pranë Gjykatës së Distriktit të Kolumbias dorëzoi një akt-padi, lidhur me çështjen penale Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër Charles F. McGonigal, ndaj të cilit rëndonin akuzat penale për fshehje të të ardhurave, deklarime të rreme, falsifikime dokumentesh apo të dhënash.

Në përmbajtje të kësaj padie, citohen disa veprimtari të kryera nga zyrtarë shqiptarë, përfshirë Z. Edi Rama, me detyrë kryeministër i Shqipërisë, Z. Agron Neza [identifikuar si personi A], ish-funksionar i Sigurimit të Shtetit dhe Z. Dorian Duçka [identifikuar si personi B], ish-zyrtar i lartë dhe këshilltar i jashtëm i kryeministrit Rama.

Konkretisht, Z. McGonigal ishte një agjent special i FBI-së, me detyrë ish-shef i divizionit të kundërzbulimit, për zyrën e FBI-së në Neë York. Ai ishte përgjegjës për çështjet e kundërzbulimit dhe sigurisë kombëtare, duke përfshirë shtetet evropiane si Shqipëria dhe Bosnia-Hercegovina (shih akt-padinë USA v. Ch.F.McGonigal, §2).

Z. Agron Neza, është një qytetar i naturalizuar amerikan, i lindur në Shqipëri dhe jeton në Neë Yersey. Ai ka qenë punonjës i ish-Sigurimit të Shtetit, disa dekada më herët. Ky shtetas është pronar i një kompanie, të regjistruar në Delaëare ((ibid, §6-7). Z. Dorian Duçka, është një shtetas shqiptar, i punësuar nga një kompani energjetike kineze. Ai vepron si këshilltar informal i kryemistrit të Shqipërisë, duke mbajtur një adresë qeveritare email-i dhe një pasaportë diplomatike. Z. Neza dhe Z. Duçka janë miq dhe kanë bashkëpunuar në marrëdhënie biznesi (ibid, §8).

Z. McGonigal dhe Z. Neza kishin një marrëdhënie me njëri-tjetrin, e cila përfshinte dhënien e 225.000 (dyqind e njëzet e pesë mijë) dollarëve amerikanë, udhëtime në Evropë, prezantimi nga Z. Neza të personave të njohur dhe bashkëpunëtorëve të tij. Këto marrëdhënie nuk u raportuan asnjëherë nga Z. McGonigal, me qëllim fshehjen e tyre nga autoritetet amerikane dhe publiku, duke krijuar kështu një situatë të konfliktit të interesit aktual dhe në dukje, ndërmjet detyrave zyrtare dhe interesave private financiare (ibid, §12-13).

Z. McGonigal u angazhua në një marrëdhënie financiare private me Z. Neza, që aktualisht dhe haptazi binte në kundërshtim me detyrën e tij si zyrtar i FBI-së. Për shembull, ndër të tjera, Z. McGonigal bëri që zyra e FBI-së në Neë York të hapte një hetim penal ndaj një shtetasi amerikan, duke shërbyer Z. Neza si burim njerëzor konfidencial, si dhe u përpoq që të organizonte një takim ndërmjet qytetarëve C dhe D me autoritetet amerikane, që do t’i sillte përfitime financiare Z. Neza, duke fshehur gjatë gjithë kësaj kohe marrjen e 225.000 dollarëve nga Z. Neza (ibid, §17).

Në datën 7 Shtator 2017, Z. McGonigal udhëtoi me Z. Neza nga SHBA-të në Shqipëri, ku përgjatë disa ditëve janë takuar me Z. Duçka dhe me shtetas të tjerë të huaj. Shpenzimet e qëndrimit dhe akomodimit në Shqipëri nuk u paguan as nga Z. McGonigal dhe as zyra e FBI-së (ibid, §21). Në 9 Shtator 2017, në Shqipëri, Z. McGonigal u takua personalisht me Z. Duçka dhe kryeministrin e Shqipërisë, Z. Edi Rama. Me kërkesë të Z. Neza, Z. McGonigal nxiti kryeministrin e Shqipërisë të ishte i kujdesshëm në dhënien e licencave për nxerrjen e naftës në Shqipëri të kompanive ruse. Z. Neza dhe Z. Duçka kishin një interes të drejtpërdrejtë financiar në vendimet e qeverisë shqiptare për dhënien e licencave të nxjerrjes së naftës (ibid, §22).

Pas udhëtimit të zhvilluar në muajin Shtator në Shqipëri, Z. McGonigal mbajti marrëdhënie të vazhdueshme me kryeministrin e Shqipërisë. Në datën 5 Tetor 2017, jashtë një restoranti, në një vendparkim në qytetin e Neë York-ut, Z. McGonigal mori 80.000 dollarë cash nga Z. Neza. Në vjeshtën e vitit 2017, në rezidencën private të Z. Neza në Neë Yersey, Z. McGonigal mori shumat 80.000 dollarë dhe 65.000 dollarë. Në deklarimet e bëra në datën 16 Tetor 2017, Z. McGonigal fshehu faktin se kishte takuar kryeministrin shqiptar (ibid, §26-28).

Në 19 Nëntor 2017, Z. McGonigal dhe Z. Duçka u takuan për darkë me njëri-tjetrin. Në datën 20 Nëntor 2017, Z. McGonigal zhvilloi një takim me kryeministrin e Shqipërisë (ibid, §33-24). Në datën 25 Nëntor 2017, Z. McGonigal informoi prokurorin e Departamentit të Drejtësisë mbi një hetim penal potencial, i cili përfshinte një qytetar amerikan, të regjistruar për të kryer detyra lobimi për një parti politike shqiptare, të ndryshme nga partia ku kryeministri ishte anëtar. Një ditë më herët, ai [Z. McGonigal] kishte marrë informacione nga Z. Duçka për lobistin amerikan (ibid, §36).

Në Dhjetor 2017, McGonigal darkoi në Ëashington me Z. Neza dhe me zyrtarë të qeverisë shqiptare, dhe kohë më pas darkoi me Z. Neza dhe kryeministrin e Shqipërisë. Në 4 Janar 2018, Z. McGonigal mori informacione nga Z. Neza lidhur me lobistin amerikan, dhe ia përcolli informacionet një agjenti special të FBI në zyrën e Neë York-ut. Në deklarimet e bëra për udhëtimet e tij në Nëntor 2017, Z. McGonigal fshehu faktin se ishte takuar me kryeministrin e Shqipërisë (ibid, §37-39].

Në 22 Janar 2018, Z. McGonigal mori informacion nga Z. Neza për lobistin amerikan, të cilat ia përcolli një zyrtari të FBI-së në Neë York, i cili ishte një vartës i tij [Z. McGonigal]. Z. Neza e mori informacionin nga zyra e kryeministrit të Shqipërisë. Nga data 21 deri në 24 Shkurt 2018, Z. McGonigal udhëtoi me Z. Neza drejt Shqipërisë, por ai nuk e raportoi këtë udhëtim, siç kërkohej (ibid, §40-41). Në datën 26 Shkurt 2018, zyra e FBI-së në Neë York hapi një hetim penal lidhur me lobistin amerikan, me kërkesë të Z. McGonigal dhe sipas udhëzimeve të tij. Z. Neza u identifikua si burim njerëzor konfidencial i FBI-së dhe gjatë hetimeve, ai ofroi të dhëna dhe informacione. Ai po ashtu lehtësoi zhvillimin e takimeve ndërmjet FBI-së dhe dëshmitarëve të Evropë, duke paguar shpenzimet e udhëtimeve të dëshmitarëve (ibid, §42).

Në 4 Mars 2018, Z. McGonigal darkoi në Ëashington, me, ndër të tjerë, Z. Neza, kryeministrin e Shqipërisë, dhe një ish-agjent special të FBI-së, i cili punonte në një firmë ndërkombëtare shërbimesh profesionale (ibid, §43). Në të gjitha deklarimet e bëra nga Z. McGonigal, ai ka mohuar të ketë përfituar shumën 225.000 dollarë nga Z. Neza, dhe që të ketë zhvilluar takime apo të ketë mbajtur kontakte të vazhdueshme me Z. Neza, Z. Duçka dhe Z. Rama.

Faktet dhe të dhënat e mësipërme provojnë qartazi se Z. Edi Rama, me detyrë kryeministër i Republikës së Shqipërisë, është përfshirë në veprimtari të dyshimta, të cilat kishin për qëllim: (i) të dëmtonin interesat e partisë kryesore opozitare [Partisë Demokratike të Shqipërisë], nëpërmjet fillimit të një hetim penal ndaj lobistit amerikan të angazhuar për kryerjen e veprimtarive të tij; dhe (ii) krijimit të favoreve të parregullta dhe të dyshimta për shtetasin Charles McGonigal, Agron Neza dhe Dorian Duçka, veçanërisht në dhënien e licencave në industrinë e naftës.

Për realizimin e këtyre qëllimeve, janë kryer një sërë takimesh në periudhën 2017 – 2018 nga Z. Edi Rama me shtetasit McGonigal, Neza dhe Duçka, janë vënë në dispozicion dokumente dhe informacione nga zyra e kryeministrit, janë ofruar para në shumën 225.000 dollarë, si dhe janë paguar shpenzime udhëtimi, akomodimi për shtetasin amerikan McGonigal dhe dëshmitarët për të ndihmuar hetimin penal ndaj lobistit amerikan të Partisë Demokratike.

Ndërkohë, lidhur me licencat në industrinë e naftës, sipas të dhënave të publikuara në media , rezulton se shtetasi Charles McGonigal është administrator dhe ortak me 25% i një kompanie shqiptare, të quajtur “Laë Office and Investigation”, aktualisht me aktivitet të pezulluar. Kjo kompani është themeluar në vitin 2008, nga Shefqet Dizdari, me profesion avokat, i cili në vitin 2019, i ka shitur aksionet e tij shtetasve Charles McGonigal, Agron Neza dhe Mark Thomas Rossini.

Për të kuptuar interesin e treguar nga shtetasit Agron Neza dhe Dorian Duçka për licencat për nxjerrjen e naftës, duhet t’i referohemi aktivitetit të shtetasit Shefqet Dizdari, i cili rezulton të jetë administratori i shoqërisë “Transoil Group AG”, aktualisht Terraoil Sëiss sh.a. Kjo kompani rezulton që në vitin 2018 të jetë shpallur fituese për koncesionin e tre fushave naftëmbajtëse në jug të Shqipërisë.

Sipas një vendimi të Gjykatës Administrative Vlorë, nr. 781, datë 27.06.2019, përzgjedhja e kësaj kompanie u krye nën favorizim dhe shkelje të barazisë në tendera nga ish-ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri dhe Albpetrol sh.a., duke rrezikuar t’i shkaktojë vendit një dëm në vlerën 300 milionë dollarë.  Sipas një investigimi të kryer nga BIRN, kjo kompani ishte e lidhur me kompaninë ruse Gazprom dhe atë serbe NIS. Të dhënat e mësipërme tregojnë qartazi se ndihma e ofruar nga shtetasit Charles McGonigal, Agron Neza dhe Dorian Duçka që kryeministri Edi Rama të dëmtonte kundërshtarët politikë nëpërmjet një hetimi penal të filluar në SHBA, është shpërblyer nëpërmjet dhënies së një koncesioni për fushat naftëmbajtëse në jugun e vendit në shkelje të ligjit.

Pas publikimit fillestar të këtyre informacioneve, në mediat shqiptare dhe ato amerikane janë publikuar fakte dhe të dhëna të reja. Konkretisht, siç shpjeguam më lart, interesat ekonomike të shtetasve Agron Neza dhe Dorian Duçka duket të jenë materializuar nëpërmjet kompanisë TransOil Group sh.a. (sot TerraOil Sëiss sh.a.), e cila fitoi koncesionin për tre fusha naftëmbajtëse në jug të vendit (Gorisht-Kocul, Cakran-Mollaj dhe Amonicë). Kjo kompani rezultonte me borxhe ndaj kompanisë shtetërore Albpetrol në masën 7 mijë ton naftë ose 2.5 milionë dollarë, si dhe detyrime të prapambetura në vlerën 700 mijë dollarë. Më herët, kompania shtetërore Albpetrol i kishte hequr licencën kompanisë Phoenix për shkak të një borxhi në shumën 100 mijë dollarë, ndërkohë që në rastin e kompanisë TransOil Group sh.a., i jep të drejtën e shfrytëzimit të tre fushave të tjera naftëmbajtëse.

Për t’i hapur rrugë këtij koncesioni, rezulton se ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri kishte urdhëruar që shoqërisë GBC Oil Company Ltd, përfaqësuar nga dega e saj në Shqipëri, Transatlantic Albania, t’i hiqeshin dy vendburimet e naftës Gorisht-Kocul dhe Cakran-Mollaj. Lidhur me këtë vendimmarrje, shoqëria GBC Oil i është drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit, e cila në Korrik 2020 ka vendosur detyrimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe Agjencinsë Kombëtare të Burimeve Natyrore të shpërblejnë dëmin e shkaktuar në shumën 12.5 milionë dollarë dhe rreth 300 mijë euro kosto arbitrazhi. Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit është njohur dhe dhënë fuqi ligjore nga Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr. 49, datë 04.05.2021.

Gjatë seancës për pranimin e fajësisë të zhvilluar në Shtator 2023, shtetasi McGonigal ka pranuar se ai duke shfrytëzuar miqësitë e tij me shtetasit Neza, Duçka dhe kryeministrin Rama, ka pasur për synim që të përgatiste terrenin për mundësitë e biznesit në Shqipëri, pas largimit nga FBI. “Para se të largohesha nga FBI në Shtator 2018, po planifikoja të hapja një biznes konsulence sigurie me një mik. E dija që kontaktet e mia me qeverinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare mund të ishin të dobishme për mua kur nisa më vonë biznesin”, tha ai në gjykatë, duke iu referuar kontakteve me qeverinë shqiptare. Shtetasi McGonigal ka pohuar mbajtjen e kontakteve të vazhdueshme me kryeministrin Rama.

Ky i fundit dukej se kishte një interes direkt ndaj ish-zyrtarit të FBI-së, fillimin e një hetimi penal ndaj lobistit amerikan që bashkëpunonte me Partinë Demokratike të Shqipërisë. Faktet e përmendura në akt-padi dhe të cituara më lart nga ana jonë, provojnë se ndërhyrja e shtetasit McGonigal kishte mundësuar hapjen e një hetimi penal në Shtetet e Bashkuara ndaj lobistit të PDSH-së, ashtu siç edhe hapjen e një çështje penale nga Prokuroria e Tiranës, me kallëzues shtetasin Taulant Balla, me detyrë asokohe Sekretar i Përgjithshëm i PS-së.

Faktet lidhur me shtetasin amerikan McGonigal sa i përket njohjeve dhe takimeve të tij me kryeminstrin Edi Rama, shkëmbimi i informacioneve nga burimet e FBI-së, marrja e përfitimeve monetare, interesimi për fushat naftëmbajtëse në Shqipëri, konfirmohen edhe nga një sërë intervistash mediatike të bëra nga shtetasja amerikane Allison Guerriero, asokohe partnerja e Charles McGonigal.

Duke iu referuar të njëjtave burimeve mediatike, rezulton se në aktivitetin e zhvilluar në Shqipëri dhe Shtetet e Bashkuara, të shtetasit Charles McGonigal është i përfshirë edhe kryetari i Bashkisë Tiranë, shtetasi Erion Veliaj. Ky i fundit thuhet të ketë zhvilluar disa takime me shtetasin McGonigal, madje edhe i ka paguar një shumë prej 8 milionë euro, me qëllim që një pronar mediash shqiptare, me të cilin Veliaj kishte konflikte të vazhdueshme, të shpallej non-grata në Shtetet e Bashkuara. Në artikuj të ndryshëm mediatikë, kryesisht media amerikane, përmenden edhe emra biznesmenësh të tjerë, të cilëve iu janë përvetësuar shuma të mëdha, duke i kërcënuar me shpalljen non-grata nga SHBA.

Më tej, nga të dhënat e publikuara nga Zëri i Amerikës  lidhur me çështjen McGonigal rezulton se vetë zyrtarët e FBI-së në Neë York kishin ngritur pikëpyetje lidhur me kërkesën e agjentit Charles McGonigal për hetimin e lobistit amerikan Nick Muzin. Konkretisht, në një letër të datës 16 Mars 2018, e cila është bërë publike, zyrtari i FBI-së që e shkruan, pyet se “pse në kushtet e burimeve të kufizuara dhe faktin që shumë zyra në terren kanë vështirësi të hetojnë kërcënime më serioze, zyra e Nju Jorkut kërkon hapjen e një hetimi për të meta në regjistrimin si FARA, duke e paraqitur këtë si kërcënim për sigurinë kombëtare?”.

Po ashtu, bashkëlidhur kësaj letre ishte edhe vendimi për mbylljen e hetimit, që mban datën 25 Korrik 2019, pas daljes në pension të Z. McGonigal, ku thuhet se “zyra e FBI-së e Nju Jorkut nuk ka arritur në përfundimin se…ka kryer aktivitet kriminal ndërsa përfaqësonte një forcë politike të huaj dhe se kishte plotësuar dokumentacionin e duhur për FARA-n në Departamentin e Drejtësisë”. Në këtë vendim përmendet shprehimisht Partia Demokratike e Shqipërisë.

Në datën 20 Shtator 2023, Charles McGonigal nënshkroi një marrëveshje me zyrën e prokurorit të Distriktit të Kolumbias, ku ai pranoi fajësinë lidhur me të gjitha akt-akuzat, të cilat përfshinin, ndër të tjera, vizitat e tij në Shqipëri, takimet me kryeministrin Edi Rama dhe “mbajtjen e një marrëdhënie të vazhdueshme me të”, dhe zotin Duçka, si dhe faktin se ai kishte “informuar Prokurorin e Departamentit të Drejtësisë…për një hetim të mundshëm kriminal për një shtetas amerikan, që ishte regjistruar për të lobizëm për një parti që nuk ishte e kryeministrit Rama.”.

Në datën 5 Janar 2024, prokurorët e Departamentit të Drejtësisë i dorëzuan Gjykatës një memorandum, ku kërkonin 30 muaj burg dhe 95 mijë dollarë gjobë për Charles McGonigal për “shkelje të rëndë të besimit të publikut”. Në dokument shpjegohet se zoti McGonigal jo vetëm nuk deklaroi marrjen e parave, por avancoi interesat e biznesit të zotit Neza dhe gënjeu FBI-në për aktivitetet e tyre të përbashkëta, duke fshehur kështu faktin që ai kishte konflikt interesi dhe interesa financiare private. “Kjo përbën në thelb korrupsion dhe minon transparencën dhe besimin në integritetin e Degës Ekzekutive të qeverisë. I pandehuri ishte betuar se do të hetonte dhe parandalonte krimet kundër Shteteve të Bashkuara dhe jo t’i kryente ato”, citohet shprehimisht në memorandumin e prokurorëve.

Në datën 16 Shkurt 2023, Gjykata Federale e Ëashington-it dënoi ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal, për “shkelje të rëndë të besimit të publikut”, lidhur me 225 mijë dollarët që mori nga shtetasi Agron Neza dhe mosdeklarimin e kontakteve me zyrtarë të Shqipërisë, përfshirë kryeministrin Edi Rama. Në shpalljen e vendimit, gjyqtarja e cështjes Colleen Kollar-Kotelly tha se fakti që McGonigal kishte marrë para nga dikush që e kishte prezantuar me zyrtarë të huaj në Shqipëri “është një shkelje shumë serioze” dhe se mesa duket në fund të karrierës së tij, McGonigal kishte humbur “kompasin moral”.

Në datën 05.09.2025, Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit Amerikan të Drejtësisë ka bërë publike një përmbledhje të hetimeve në lidhjen me çështjen McGonigal, nga ku rezultojnë edhe të dhëna shtesë për marrëdhëniet e ish-agjentit special të FBI-së me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Me interes të veçantë duket të jetë një footnote në faqen 7 të këtij dokumenti, në të cilin thuhet: “Në 9 shtator 2017, McGonigal i dërgoi një foto të vetes dhe kryeministrit [Edi Rama] një miku personal dhe i shkroi një tjetër miku personal që Kryeministri po reformonte drejtësinë (në Shqipëri) dhe kjo ofronte plot mundësi”.

Pasur parasysh dokumentet zyrtare të bëra publike nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë dhe publikimet e bëra publike nga burime serioze mediatike, lindin dyshime të arsyeshme sa i përket ligjshmërisë së veprimeve të kryer nga zyrtarë publikë shqiptarë në raport me ish-agjentin e FBI, Charles F. McGonigal.

Pikërisht, me qëllim kontrollin e zbatimit të ligjeve në këto marrëdhënie, verifikimin në thellësi të veprimeve të funksionarëve shqiptar me ish-agjentin McGonigal, nxjerrjen e përgjegjësive institucionale dhe vlerësimin e nevojës për ndërmarrjen e masave ligjore, me qëllim parandalimin e fenomeneve negative në të ardhmen, deputetët nënshkrues kërkojnë ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për Verifikimin e Ligjshmërisë të Veprimeve të Zyrtarëve Shqiptar në Raport me ish-Agjentin Special të FBI-së Charles McGonigal.

Gjykata Kushtetuese e cilëson si “kompetencë kushtetuese” të drejtën e pakicës parlamentare për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar. Duke e veshur një të katërtën e deputetëve me këtë pushtet, Kushtetuta “…institucionalizon një lloj tjetër autoriteti kushtetues, që njihet si pushteti i pakicës parlamentare”, që realizohet “…në mënyrë të pavarur…” dhe që është “….i pakufizuar nga vullneti i shumicës”. E drejta e kontrollit hetimor i është njohur pakicës parlamentare, e cila duke i pasur të kufizuara mjetet në dispozicion, mund ta shndërrojë atë në një instrumet të fuqishëm kushtetues.

Ushtrimi normal i veprimtarisë së Kuvendit kërkon ekzistencën e elementeve të domosdoshëm që kanë të bëjnë me krijimin e kushteve për respektimin e ligjeve nga të gjitha organet e tjera të pushtetit publik dhe shtetasit, si dhe pajisjen e tij me mjetet e përshtatshme për realizimin e kontrollit mbi mënyrën e zbatimit të ligjeve dhe mbrojtjen e interesit publik.

Komisionet hetimore që ngrihen për këtë qëllim në kuptim të nenit 77 të Kushtetutës, janë një mjet që i shërben pikërisht ushtrimit të kontrollit parlamentar. Ato janë instrument i rëndësishëm i parlamentit për mbledhjen e informacionit për cështje të vecanta, me qëllim arritjen e përfundimeve të caktuara, që veprojnë vetëm brenda hapësirës kontrolluese të parlamentit e të lidhura në mënyrë funksionale me pushtetin e ligjvënësit.

Qëllimi i Komisionit Hetimor që kërkohet të krijohet mbi bazën e kësaj kërkese, synon që të mbledhë informacione të hollësishme mbi zbatimin e ligjit në marrëdhëniet e funksionarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin Charles McGonigal, njohjen dhe verifikimin në thellësi të veprimeve të kryera nga zyrtarët shqiptarë, nxjerrjen e përgjegjësive institucionale, si dhe vlerësimin e nevojës për miratim, korrigjim, ndryshim të legjislacionit, me qëllim që në të ardhmen të parandalohen pasoja negative që mund të vinë për shtetin dhe palët e treta, nga marrëdhënie të fshehta e të dyshimta që mund të krijojnë zyrtarët shqiptarë me zyrtarë të huaj, jashtë funksioneve të tyre zyrtare.

Objekti dhe qëllimi i ngritjes së këtij Komisioni Hetimor është në përputhje me Kushtetutën dhe parimet themelore kushtetuese, për shkak se nuk sjell mbivendosje apo transferime të kompetencave të parashikuara nga Kushtetuta për organe të tjera, por synon njohjen dhe verifikimin në hollësi të të gjitha problematikave që lidhen me marrëdhëniet e zyrtarëve shqiptarë me ish-agjentin Charles F. McGonigal, me qëllim që të kontrollohet ligjshmëria e veprimeve të zyrtarëve shqiptar, të nxirren përgjegjësitë institucionale, si dhe të merren masa të përshtatshme në garantimin e integritetit të marrëdhënieve të zyrtarëve shqiptar me zyrtarët e huaj, pavarësisht nëse ata veprojnë ose jo në cilësitë zyrtare.

E drejta e Komisionit për kryerjen e hetimeve do të realizohet vetëm brenda funksionit të kontrollit parlamentar dhe detyra kushtetuese që mbulojnë deputetët, si përfaqësues të popullit dhe zëdhënës të interesit publik, për zbardhjen e plotë të kësaj çështjeje. Dobishmëria e këtij hetimi konsiston pikërisht në nxjerrjen e përgjegjësisë institucionale, duke ndihmuar në evidentimin e problemeve dhe mirëfunksionimin e shtetit të së drejtës. Komisioni do të ushtrojë veprimtarinë e tij në përputhje me parimet kushtetuese të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, procesit të rregullt ligjor, prezumimit të pafajësisë, paanshmërisë dhe respektimit të jetës private.

Nëse i referohemi praktikës ndërkombëtare, natyra e cështjeve të hetuara nga komisionet hetimore ka qenë e një rëndësie substanciale apo parësore për publikun, me ndikim të vecantë në marrëdhëniet ndërshtetërore, me qëllim nxjerrjen e përgjegjësive institucionale dhe mospërsëritjen e fenomeneve të hetuara në të ardhmen. Në këtë drejtim, cështjet më të shumta kanë patur për objekt administrimin e fondeve publike, marrëdhëniet ndërshtetërore, falimentimet e korporatave apo subjekteve të ndryshme private, të cilët kanë patur një impakt në ekonominë e vendit, apo hetimin e fenomeve kriminale.

Në rastin konkret, puna e Komisionit Hetimor nuk do të konsistojë në nxjerrjen e përgjegjësive penale për personat që potencialisht mund të kenë kryer shkelje, pasi kjo është detyrë funksionale e organeve të drejtësisë. Komisioni Hetimor do të përqendrojë punën e tij në në njohjen dhe verifikimin në thellësi të ligjshmërisë të veprimeve të kryera nga zyrtarët shqiptarë gjatë zhvillimit të marrëdhënieve me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal.

Nga ana tjetër, mbledhja e informacioneve të detajuara nga burimet relevante synon që në përputhje me realitetin e diktuar nga rrethanat, provat dhe të dhënat në dispozicion, të nxirren përfundime mbi nevojën e miratimit, plotësimit apo korrigjimit të ligjeve të veçanta, me qëllimin ofrimin e një mbrojtjeje të plotë ligjore dhe institucionale të parimeve të ligjshmërisë, integritetit dhe ndershmërisë në raportet e zyrtarëve shqiptarë me zyrtarët e huaj.

Përdorimi i petkut dhe funksioneve zyrtare për të krijuar favore dhe përfitime për zyrtarë të huaj, me qëllim që këta të fundit të përdoren për luftë politike të brendshme, është një dëm i madh për reputacionin ndërkombëtar të shtetit shqiptar, si dhe mund të krijojë problematika të caktuara me shtetin e origjinës të zyrtarëve të atillë.

Kërkesa për ngritjen nga Kuvendi të një komisioni hetimor, përmbush tri kriteret kushtetuese si vijon: (i) çështja ka të bëjë me funksionin ligjvënës dhe funksione të tjera për të cilat ai është i autorizuar të marrë masa ligjore; (ii) objekti i hetimit fokusohet në një çështje konkrete; dhe (iii) ekzistojnë të dhëna dhe indicie të mjaftueshme që dëshmojnë për ekzistencën e problematikave dhe dyshimeve të arsyeshme lidhur me ligjshmërinë e veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me zotin Charles McGonigal.

Kërkesa për ngritjen e një Komisioni Hetimor për Kontratat Publike në Sektorin e Shëndetësisë, bazohet në nenin 77, pika 2 e Kushtetutës, i cili parashikon se: “Kuvendi ka të drejtë dhe, me kërkesë të një së katërtës së të gjithë anëtarëve të tij është i detyruar të caktojë komision hetimi për të shqyrtuar një çështje të vecantë.”, si dhe neni 25 i Rregullores së Kuvendit, i cili parashikon se “1. Kuvendi ka të drejtë dhe, me kërkesën e një së katërtës së të gjithë anëtarëvë të tij, është i detyruar të caktojë një komision hetimi, për të shqyrtuar një çështje të vecantë. 2. Komisionet hetimore të Kuvendit veprojnë sipas procedurës së parashikuar me ligj.”

Prandaj, duke pasur parasysh sa më sipër, ne, një grup deputetësh, jo më pak se ¼ e anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë, bazuar në nenin 77, pika 2 të Kushtetutës dhe nenin 25, pikat 1 dhe 2 të Rregullores së Kuvendit,

KËRKOJMË:

1. Ngritjen e një Komisioni Hetimor të Kuvendit për Verifikimin e Ligjshmërisë së Veprimeve të Zyrtarëve Shqiptar në Raport me ish-Agjentin Special të FBI-së, Charles McGonigal.

2. Komisioni ka për objekt të veprimtarisë së tij: (i) Verifikimin e ligjshmërisë të veprimeve të zyrtarëve shqiptar në raport me ish-agjentin Charles McGonigal; (ii) Vlerësimin e nevojës për marrjen e masave, përfshirë ndërhyrjet ligjore nëpërmjet miratimit, korrigjimit apo plotësimit të legjislacionit relevant për garantimin e parimeve të ligjshmërisë, integritetit, korrektësisë dhe ndershmërisë në raportet e zyrtarëve shqiptar me zyrtarët e huaj.

3. Komisioni do të përbëhet nga 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë, nga të cilët kryetari dhe katër anëtarë i përkasin Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe gjashtë anëtarë Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

4. Komisioni e ushtron veprimtarinë për një afat 6-mujor nga data e miratimit të këtij vendimi.

5. Mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për shqyrtimin e kësaj kërkese dhe caktimin e datës së miratimit në Kuvend në seancën plenare më të afërt.

bw

Vizita e Von der Leyen, Berisha: Përveç kriterit gjeostrategjik, nuk plotësojmë asnjë kusht për integrimin në BE

Teksa presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen vlerësoi rrugën e Shqipërisë në BE, kryetari i PD-së, Sali Berisha theksoi se përveç kriterit gjeostrategjik, asnjë kusht tjetër nuk plotësohet. Në një konferencë për mediat, Berisha renditi disa nga ‘njollat’ e zeza të vendit, siç janë dhe largimet masive.

“Në fakt sot është një ditë me shumë ngjarje, por ne po e nisim nga këto të shtëpisë tonë. Sot, me vizitën në Tiranë, nis turin e saj në vendet e rajonit, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Me këtë rast, në emër të PD, i uroj asaj mirëseardhjen në Shqipëri dhe sukses në turin e saj. Sikundër shfrytëzoj rastin të shpreh mirënjohjen më të thellë taksapaguesve europianë, Komisionit Europian dhe qeverive të BE për ndihmën bujare të jashtëzakonshme që në vite dhe dekada u kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Dua gjithashtu të falënderoj për anëtarësimin e Shqipërisë në SEPA, akt që përbën një lehtësim të madh për qytetarët shqiptarë dhe të gjitha ato mikrotransaksione që ata kanë me të afërmit e tyre në Europë dhe në botë. Por, ky është një rast gjithashtu për të deklaruar publikisht se PD, forca politike që ka anëtarësuar Shqipërinë në Këshillin e Europës, në NATO, dhe që ka firmosur MSA-në, liberalizimin e vizave dhe që meritoi rekomandimin e KE për hapjen e negociatave, por që e pengoi me qëllim të keq Edi Rama, mbështet fuqishëm dhe do mbështesë për asnjë rezervë integrimin e plotë të Shqipërisë në BE si të ardhmen më të shkëlqyer për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Por PD thekson se vetëm një proces integrimi i bazuar në meritën, funksionimin e shtetit ligjor, zgjedhjet e lira dhe ekonominë e tregut të lirë është interesi më i mirë i shqiptarëve. Në këtë kuadër theksojmë se për PD, Shqipëria aktualisht, përveç kriterit gjeostrategjik dhe politikës së jashtme nuk plotëson asnjë kriter tjetër për integrimin e saj në BE. Në qoftë se i referohemi popullit shqiptar, shtoj këtu se në këto vite, shqiptarët kanë ikur nga vendi i tyre më shumë se në çdo kohë lufte, fatkeqësish natyrore apo shkaqe të tjera. Gjatë qeverisjes së Edi Ramës u larguan nga Shqipëria vetëm në hapësirën evropiane 1 milion e 99 mijë qytetarë të këtij vendi”, tha ai. bw

A ka një datë për anëtarësimin? Von der Leyen: Meritat e Shqipërisë drejt BE janë të dukshme, procesi po zgjatet për të forcuar demokracitë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, theksoi se meritat e Shqipërisë për procesin e anëtarësimit në BE janë të dukshme.

Von der Leyen tha se vonesat për zgjerim, është një proces që ndihmon në forcimin e demokracive në rajon.

Von der Leyen: Ne të gjithë themi me të drejtë që fushë zgjerimit zbatohet ne meritat . Dhe këtyre meriata janë të duksh,. Është një proces në normal grupin e kapitujt. Për mua është mjaft inimpresioneues që të shikoj zhvillimin drejt BE. Dria që këto reforma janë për ne që të forcojmë demokracinë në vendet tona. Dhe prandaj kjo është e dukshëm e bërë në Shqipëri e suksesshme. Por dhe plani i rritjes po funskionon shumë mirë. Unë pot hem që ja e impresionuar thellë nga fryma që gjej këtu në Shqipëri. Dhe jam shumë të përqendruar në ambicien tuaj që Shqipëria të bëhet pjesë e BE deri në 2027. bw

Von der Leyen sot në Tiranë, Presidentja e Komisionit Europian nis takimin me presidentin Begaj (AXHENDA)

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Shqipëri, në kuadër të Forumit të Investimeve EU-WB6. Zyrtarja e lartë nisi turin e takimeve si fillim me presidentin Bajram Begaj. Ishte Begaj që priti në hyrje të Presidencës Presidenten e Komisionit Europian.

AGJENDA
Sakaq, ceremonia zyrtare e mirëseardhjes do të zhvillohet në orën 09:50 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku Presidentja e KE-së do të pritet me nderime shtetërore.

Pas ceremonisë, në orën 10:00, do të mbahet një takim kokë më kokë mes Kryeministrit Rama dhe Presidentes von der Leyen, i cili do të pasohet nga një takim bilateral mes dy delegacioneve respektive.

Vizita do të përmbyllet me një konferencë të përbashkët për shtyp, që do të mbahet në orën 11:15 në ambientet e Kryeministrisë.

Vizita e Presidentes së Komisionit Europian në Tiranë vjen në një moment të rëndësishëm për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe për thellimin e bashkëpunimit mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Po ashtu ajo do të takohet edhe me Presidentin Bajram Begaj, në një takim që pritet të mbahet në orën 9:15 në ambientet e Presidencës. bw

VIDEO/ Florjan Binaj feston 40-vjetorin e lindjes: Zbulova sa i fortë jam fal atyre që kanë dashur të më bëjnë keq

Florjan Binaj, aktori i njohur dhe kandidati për bashkinë e Tiranës i mbështetur nga opozita, ka festuar sot 40-vjetorin e lindjes me një mesazh të gjatë dhe emocional, të publikuar në rrjetet sociale.

Në këtë reflektim personal, Binaj shpreh mirënjohjen për të gjithë njerëzit që kanë ndikuar në rrugëtimin e tij jetësor dhe profesional, nga shokët e fëmijërisë në lagjen Allias, mësuesit dhe kolegët artistë, te familja dhe bashkëshortja e tij, Sadina, me të cilën ka tre fëmijë.

“Unë nuk do isha ky që jam pa çdo bashkëudhëtar të jetës time,” shkruan Binaj, duke kujtuar me nostalgji periudha kyçe si koha në Liceun Artistik, Akademinë e Arteve, përvojën e gjatë në televizion, si dhe projektet në radio.

Ai ka vlerësuar gjithashtu figurat që e kanë frymëzuar në fushën e artit dhe humorit, si Koço Devole, Zef Deda, Gëzim Kruja e të tjerë, ndërsa ka falënderuar edhe ata që e kanë sfiduar gjatë jetës, duke thënë se “falë tyre zbulova sa i fortë jam”.

Në fund të mesazhit, Binaj thekson rëndësinë e familjes dhe vlerave të trashëguara nga prindërit e tij, duke mbyllur postimin me fjalët:

“Faleminderit që më keni bërë ky që jam. Ju dua shumë!”

Florjan Binaj, i njohur prej dy dekadash në skenën e humorit dhe medias shqiptare, është një prej figurave publike më të ndjekura dhe aktualisht angazhuar edhe në politikë, si kandidat për kryebashkiak i Tiranës.

Ja postimi i plote:

S’e mbaj mënd si sot, kur erdha në këtë botë me not.
Por, në këto 4 dekada, unë nuk do isha ky që jam pa çdo bashkëudhëtar të jetës time.
Shokët shoqet e fëmijërisë në periferinë e Alliasit ku hapësirat ishin të pafundme po aq sa imagjinata, ku ligjet e fizikës i mësonim duke lozur qindra lojra nga lindja e diellit deri në perëndim. Shokët e shoqet e klasës dhe mësuesit e nderuar në shkollën (8 vjeçare atëherë) Ramazan Jarani, me shumë prej të cilëve takohemi ende.
Shoqërinë tek Pallati i Pionerëve i cili ishte oazi i artistëve të kohës dhe atyre që do vinin më pas me mësues të rrallë si Atixhe Arapi.
Të gjithë artistët e shquar që i shihnim nëpër filma, këndonim dhe këndojmë këngët e tyre të festivaleve dhe sot, humoristët guximtarë dhe frymëzues si Koço Devole, Parodistët e Vlorës, Zef Deda, Vasillaq Vangjeli, Fadil Hasa, Muharrem Hoxha, Gëzim Kruja, Zyliha Miloti, Marjana Kondi, e shumë të tjerë që në kanë gdhëndur shqisat.
Shoqërinë e Liceut Artistik “Jordan Misja” të cilët sot i kam motra e vëllezër. Mësuesin e artit Klement Zoraqi dhe shumë mësues të tjerë të cilët na mësuan me disiplinë durimin për të punuar shumë për të arritur në heshtje mjeshtrinë e së bukurës.
Kushurinjtë e mi në Tiranë e Vlorë me të cilët kam kujtime më të bukura se të gjithë filmat vizatimorë mbledhur së bashku.
Shoqërinë e Akademisë së Arteve. Bashkëudhëtarët e Portokallisë me të cilët u rrita në një tjetër përmasë që deri në atë kohë, të tjerët ma quanin “mungesë serioziteti” por që ato 18 vite punë deri në vetëmohim, sot flasin ende vetë!
Përkrahësin e parë aty, Agron Llakajn i cili besoi tek unë.
Çunat e gocat e talentuara në Top Albania Radio, Club FM dhe sot PaperRadio ku RIKOSHET lindi e u rrit si emisjoni humoristik radiofonik më i dëgjuar prej 19 vitesh e gjysëm.
Mësuesit dhe miqtë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dega Arkitekturë që sot i quaj familje.
Kolegët e projekteve të shumta, ca të kryera e shumë ende nëpër sirtare ëndrrash, të netëve pa gjumë, të sakrificave të patreguara, të plagëve të pashëruara që më mbështetën dhe më dhanë zemër edhe kur unë isha në kufijtë e mi.
Njerëz të rrallë si Dritan Hoxha që krijoi kontinentin ku çelën qindra artistë të rinj si unë.
I jam mirënjohës edhe atyre që në jetë kanë dashur të më bëjnë keq sepse fal tyre zbulova sa i fortë jam.
Bëhesha edhe më i drejtë sa herë donin të më shtrëmbëronin.
Bëhesha edhe më i fortë kur donin të më lëndonin.
Bëhesha edhe më i dashur sa herë donin të më hidhëronin.
Miqtë fotografë të botës së egër, miqtë ekologjistë, miqtë artistë.
Fansat anembanë botës të cilët edhe sot më çojnë video ku më thonë: kur isha i vogël e kisha shumë qejf këtë skeçin tënd, sot e shoh sërisht por me fëmijët e mi! Emisjonin Piranjat që më bëri edhe më të pjekur edhe më pranë problemeve të njerëzve dhe që më njohu me një ekip guximtar, të rrallë për këto kohë.
Gjyshërit që na rritën me urtësinë e të dashurit atdheun dhe Kombin më shumë se sytë e ballit.
Prindërit e mi të cilët më mësuan që nderi dhe dinjiteti as nuk blihet dhe as nuk shitet dhe se padrejtësitë vetëm luftohen.
Ndershmërinë në ADN-në e tyre e trashëguam plotësisht unë, motra ime Ada dhe vëllai im Klevin.
Dhe padiskutim gjysmën time më të shtrenjtë, gruan time, Sadina e cila ka qënë në çdo hap timin këto 22 vite bashkë, edhe kur jam rrëzuar, edhe kur jam ngritur sërisht me të përkrah, ku prej dashurisë tonë erdhën në jetë 3 mrekullitë tona, Krena, Glauk dhe Vjosa!
Faleminderit që më keni bërë ky që jam. Faleminderit për urimet. Ju dua shumë!

 

Shembet masivi shkëmbor në Theth, pamje të rralla nga veriu i vendit

Një masiv shkëmbor në malësinë e Thethit është shembur së fundmi, duke krijuar një imazh të paprecedentë në zonë.

“Në Theth shembet mali”, është shprehur kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili ka ndarë pamjet në rrjetet sociale.

Ende nuk dihet arsyeja e kësaj ngjarjeje, ndërsa deri tani nuk raportohet të ketë dëme në njerëz apo materiale për shkak të largësisë së shembjes nga zonat e banuara. bw

“Para 3 netësh Veliajn e nxorën nga burgu”, Berisha: E çuan në drejtim të paditur, papagalli i Ulziut…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur sot akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama dhe institucioneve shtetërore, duke aluduar për një ngjarje të pazakontë që sipas tij ka ndodhur brenda ambienteve të burgut ku ndodhet i arrestuar ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Gjatë një konference për shtyp, Berisha deklaroi se ka informacione jozyrtare dhe “gossip”-e që flasin për një episod misterioz që ka ndodhur pak net më parë. Sipas tij, Veliaj është nxjerrë nga burgu në mesnatë dhe është çuar “në drejtim të paditur”.

“Kanë qarkulluar shumë gossipe, se burgu ka lajme dhe gossipe. Njëri prej tyre është se para 3 netësh e nxorën nga burgu dhe e çuan në drejtim të paditur. Sa është e vërtetë, muret e burgut e dinë. Por gossipi i asaj ndërtese këtë thotë,” tha Berisha para mediave.

Sipas tij, ky veprim përbën një akuzë të drejtpërdrejtë ndaj Ramës, duke nënkuptuar se Veliaj mund të jetë subjekt i një skenari për ta eliminuar politikisht apo edhe më shumë.

“Pse e thashë këtë? E thashë sepse Edi Rama do që ta shohë me çdo kusht të asgjësuar politikisht, të paktën. Por ndoshta edhe për atë tjetrën. Ta nxjerrësh tjetrin në 12 të natës, të kalamendur, dhe ta nisësh në drejtim të paditur, kjo absolutisht është një aktakuzë direkte për Ramën. Ku e çoi atë?”

Berisha ngriti gjithashtu dyshime nëse është respektuar ndonjë procedurë ligjore për këtë veprim, apo nëse është përdorur, siç e cilësoi ai, “papagalli i Ulziut”, duke iu referuar ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari.

“Mori autorizim apo jo, apo përdori vetëm papagallin e Ulziut, Lamallarin, për të urdhëruar nxjerrjen e tij në 11 të natës, këtë nuk e dimë”. bw

Nga Alba Kepi – Alarm i ri nga gazetarët italianë – Rreziku i mafias shqiptare në Siçili – Interviste me gazetarin Giuseppe Bascietto

Një forcë e heshtur po merr kontrollin e qyteteve juglindore të Siçilisë: mafia shqiptare. Në Vittoria dhe Ragusa, Luzim Ndreu, i njohur si “Giulio u testuni”, dhe familja Tosku po shndërrojnë qytetin në një nyjë kyçe të trafikut të drogës, gjobave dhe mashtrimeve të sofistikuara.

Ky është një alarm i ri për autoritetet dhe komunitetin: shqiptarët nuk veprojnë më si pjesëmarrës të thjeshtë. Ata kanë pushtet të sofistikuar dhe strategjik, duke diktuar tregjet, bizneset dhe marrëdhëniet midis klaneve. Ndreu është truri, Tosku dhe aleatët e tij janë krahu i armatosur, dhe bashkë ata krijojnë një rrjet që shtrihet nga Tirana deri në Sicili.

Ky është një alarm i paprecedentë: fuqia e mafias shqiptare është e sofistikuar, e organizuar dhe në rritje.

Shqiptarët nuk janë më thjesht krahu i zgjatur i mafies siciliane, por aktorë të parë në ridizajnimin e hartës kriminale të Vittoria-s. Figura si Luzim Ndreu dhe familja Tosku kanë shndërruar qytetin në një nyje strategjike të trafikut ndërkombëtar të drogës, duke e lidhur drejtpërdrejt me Fierin, Rrogozhinën dhe Tiranën. Ata sjellin jo vetëm forcë ushtarake dhe disiplinë të hekurt, por edhe kapacitet për të menaxhuar flukset e kokainës nga Amerika Latine dhe për t’i shkrirë me ekonominë lokale bujqësore. Kjo prani shqiptare nuk është më një fenomen i kufizuar: është zemra e një modeli të ri kriminal, ku dhuna, paratë dhe aleancat shumë-etnike kanë zëvendësuar format klasike të mafies italiane. Në këtë mënyrë, Vittoria bëhet shembull i një realiteti të ri: një mafie pa kufij, ku shqiptarët janë katalizatori kryesor

Gjithcka nisi me një sekuestrim

Një 17-vjeçar, djali i një familjeje sipërmarrësish frutash, u rrëmbye të enjten e shkuar në qytetin e Vittorias, në Ragusa të Sicilisë. Rrëmbimi i shpejtë, i kryer para syve të shokëve të tij e në më pak se 24 orë u la i lirë. Kjo ngjare nuk është një episod i izoluar. Veprimi i sekuestrimit, skena e dhunshme demostrative në publik dhe mungesa e do kërkese për shpërblim e bëjnë të qartë një mesazh për qytetin: “Këtu komandojmë ne”.

Këtë interpretim e mbështet analiza e gazetarit antimafia Giuseppe Bascietto, i cili ka rindërtuar gjeografinë e re kriminale të Raguzës. Sipas tij, pak ditë më parë, në dy zona të izoluara të Vittorias, u zhvillua një takim sekret mes klaneve shqiptare dhe familjeve mafioze lokale, me përjashtim të Venturës. Nga ai pakt doli që shqiptarët, të fuqishëm nga ana e logjistikës dhe armëve, imponojnë Gianfranco Stracquadanin si regjent të trafikut të drogës, ndërsa familjet Greco dhe sipërmarrës të tjerë të lidhur me krimin mbajnë në duar menaxhimin ekonomik dhe lidhjet me jashtë provincës.

Kështu ridizenjohet zinxhiri i pushtetit: nga njëra anë krahu i armatosur i klaneve shqiptare, nga ana tjetër borgjezia mafioze që investon, pastron para dhe hap terren të ri. Projekti për një “konsorcium” përgjatë rrugës së Arceritos është vetëm shenja e parë konkrete e këtij kontrolli të ri kriminal.

Rrëmbimi i 17-vjeçarit nuk është thjesht një akt kriminal. Ai është një shfaqje dhune për të mbjellë frikë dhe për të treguar se kush ka sot kontrollin mbi fshatrat, serat dhe ekonominë e errët të Vittorias. Një sfidë e hapur ndaj shtetit dhe komunitetit lokal, që thekson forcën e rrjetit mafioz dhe nevojën për vëmendje dhe veprim të menjëhershëm nga autoritetet.

Analiza e gazetarit Giuseppe Bascietto

Vittoria (RG) – Harta e re e pushtetit. Nga Shqipëria në Vittoria: si u zhvendosën ekuilibrat kriminalë në zemër të Ragusanos

Ekuilibrat kriminalë të Vittorias, një qytet me mbi 70 mijë banorë në juglindje të Sicilisë, nuk janë më ata të dikurshmit. Shahu i pushtetit është ridizenjuar, dhe lëvizjet e reja vijnë shumë më larg nga sa mund të lënë të mendohet rrugicat e qytetit.

Fronti shqiptar

Në qendër të skenës është Luzim Ndreu, i njohur si Giulio u testuni. Është ai që cakton kohën, që përcakton kush duhet të komandojë e kush duhet të bindet. Me të veprojnë Gaetano Abbate, i dënuar më parë për drogë, Pandeli Prifti dhe Kujtim Rapushi, gurë të çmuar në menaxhimin e trafikut. Përreth tyre lëviz familja Tosku: Giorgio, Dashor dhe tre vëllezër të tjerë. Një bllok i lidhur nga gjaku, gati t’i rezistojë çdo goditjeje, i frikshëm për tregtarët dhe parkuesit.

Fronti vittories

Nëse zemra e sistemit gjendet mes shqiptarëve, qendra vittoriese mban emrin Gianfranco Stracquadaini, i quajtur “fytyra e engjëllit”. I emëruar regjent në një mbledhje të shtatorit, megjithëse ishte në arrati për më shumë se një vit pas tentativës për vrasjen e Roberto Di Martino (u cuzzularu), është ai që dikton rregullat. Të gjithë zbatojnë, përfshi shqiptarët. Sepse, pavarësisht forcës së tyre ushtarake dhe ekonomike, ata kanë nevojë për Stracqudainin dhe të tjerët nga Vittoria për të mbajtur marrëdhënie me familjet mafioze të provincave siciliane. Përkrah tij, në një pozicion të tërhequr por aspak dytësor, qëndron Massimo Leggio, figurë urë mes të shkuarës dhe së tashmes, kujdestar i lidhjeve që ende vlejnë.

Mozaiku ndërprovincial

Zemra e lojës nuk luhet vetëm në Vittoria. Lidhjet e jashtme kalojnë nga Elio Greco, sipërmarrës me rrënjë në Gela dhe degëzime deri në Catania e Francofonte, dhe nga Roberto Salerno, një tjetër nyje thelbësore e mozaikut ndërprovincial.

Për të mbështetur sistemin janë sipërmarrësit e krimit: Pino Gueli, i Pack Art, dhe Giacomo e Michael Consalvo, njerëz që dinë të mbajnë një këmbë në ligj dhe tjetrën në hije. Me ta, bijtë e Elio Greco – Alberto, Nuçio dhe Saro – trashëgimtarë të një pushteti që ndërlidh ambalazhimet, serrat dhe gjakun. Degëzimet shtrihen deri në bregdet: Casuzze dhe Santa Croce Camerina, me figura si Ismet Totraku dhe Elis Rustami, pararojë shqiptare larg dritave të reflektorëve por afër rrjedhave të parave dhe drogës.

Krahu i armatosur i Toskuve

Nëse Ndreu është truri, vëllezërit Tosku janë krahu. Sipas hetuesve që i arrestuan në vitin 2016 për trafik dhe shpërndarje, më të frikshmit janë Giulio dhe Dashor: të dhunshëm dhe të gatshëm të mos ndalen para asgjëje. Pas rrëmbimit të shkurtër që trazoi qytetin, ata u kthyen menjëherë aktivë, duke imponuar ligjin e tyre në treg për llogari të Ndreut dhe Stracqudaini-t.

Ata qarkullojnë me një lloj “çmimoreje”: nga dy mijë në pesë mijë euro për parkuesit, shifra më të larta për bizneset, të llogaritura sipas xhiros apo parametrave të tjerë. Nuk mjaftohen me gjobat tradicionale. Kanë përsosur metodën e mashtrim-gjobës: blejnë mall bujqësor, e rishesin, fitojnë dhe pastaj nuk paguajnë. Tregtari e di, e merr parasysh, hesht. Kështu çdo marrëveshje bëhet një imponim. Dhe kur bëhet fjalë për borxhe ndaj klaneve, janë ata që trokitin: përmbaruesit e sistemit.

Arrestimi i Ndreu, Prifti dhe Rapushi nga policia në shkurt 2019

Emrat e Ndreu, Prifti dhe Rapushi nuk shfaqen vetëm në procesverbale mbledhjesh apo kronika lagjesh. Karriera e tyre kriminale është e shënuar tashmë nga hetime gjyqësore. Në një operacion të policisë, tre u arrestuan me 57 kg hashash, 2,5 kg kokainë dhe 330 kg marijuanë.

Një ngarkesë që nuk lindi në Sicili, por me rrënjë në Tiranë, prej nga droga ishte organizuar dhe dërguar. Një sekuestrim që portretizon profilin e Ndreut: jo një ndërmjetës i thjeshtë, por një njeri i aftë të menaxhojë njëherësh disa lloje substancash dhe disa rrjedha, në linjë me klanet shqiptare më moderne.

Përtej Adriatikut: origjina

Për të kuptuar Vittorian duhet parë përtej Adriatikut, në komunat Fier dhe Rrogozhinë, në prefekturën e Tiranës. Prej andej vijnë Ndreu dhe Tosku. Trafikantë dhe shpërndarës që gjetën terren pjellor në Vittoria, Santa Croce, Casuzze, Marina di Ragusa dhe Scicli. Gjeografia, këtu, nuk është detaj folklorik: është çelësi për të deshifruar lidhjet dhe aleancat që kanë rishtypur raportet e forcës.

Në fillim të viteve 2000 shfaqet Kompania Bello, e konsideruar gjatë si organizata më e fuqishme shqiptare dhe një nga rrjetet më të sofistikuara të narkotrafikut në Evropë. Nuk mjaftohej me rolin e ndërmjetësit: kontrollonte gjithë zinxhirin e kokainës, dhe falë marrëveshjeve me kartelët e drogës në Amerikën e Jugut, kontrabandës detare e tokësore, shpërndante drogën në Itali, Holandë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Forca e Kompanisë ishte tek teknikat e sofistikuara: komunikime të koduara, ndarje sekrete në mjete, pastrim parash përmes sistemit klandestin kinez të transfertave fei ch’ien, i aftë të lëvizte miliona pa lënë gjurmë. Prej andej nis depërtimi shqiptar në Itali.

Aleanca që dikton ligjin

Fraksione të bandave më të ashpra e të egra të Durrësit dhe Tiranës kanë marrë përsipër drejtpërdrejt fazën më të rrezikshme të trafikut – transportin – shpesh në dobi të mafieve tradicionale. Me kalimin e kohës, klanet shqiptare kanë lidhur aleanca me kartelët kolumbianë, bolivianë dhe meksikanë, deri sa kanë zbehur supremacinë e ‘Ndrangheta-s kalabreze.

Sot hetimet vërtetojnë se organizatat shqiptare kanë fituar një peshë të tillë sa të lënë në pozita të dorës së dytë edhe grupet italiane që bashkëpunojnë me to. Madje Cosa Nostra, ‘Ndrangheta dhe Camorra, dikur mbretëreshat e narkotrafikut, shpesh shfaqen thjesht si klientë.

DIA, në analizat më të fundit, flet për një model të ri: një bashkim mes mafieve vendase dhe organizatave të huaja, fillimisht rastësor, sot gjithnjë e më i strukturuar. Ndër të gjitha, konsorciumet shqiptare dallohen për aftësinë për të favorizuar qasje multietnike dhe për të konsoliduar bashkëpunime operative.

Harta e pushtetit nuk lexohet më vetëm në rrugicat e Vittorias apo në fushat e Ragusanos. Ajo vizatohet nga vija te padukshme që lidhin Tiranën me Sicilinë, Fierin me Scoglittin, Rrogozhinën me Vittorian, portet e Amerikës së Jugut me tregjet e frutave e perimeve. Një rrjet që nuk njeh kufij dhe që mban një vulë të qartë: atë të aleancës mes klaneve siciliane dhe shqiptare.

Dhe është kjo aleancë, e egër dhe e heshtur, që sot ritmon jetën dhe vdekjen.

Interviste me gazetarin Giuseppe Bascietto

Mafia shqiptare pushton Sicilinë: Aleanca që po ndryshon hartën e krimit’ – Intervistë me Giuseppe Bascietto

Në një intervistë për Syri Tv, gazetari investigativ sicilian Giuseppe Bascietto zbërthen një rrjet kriminal ndërkombëtar që po ndryshon hartën e mafies në Evropë. Mafia shqiptare, dikur thjesht furnizuese, tani është fuqi drejtuese: kontrollon tregun e frutave e perimeve të qytetit siçilian Vittoria, përdor kompanitë e fruta perimeve dhe ato bujqësore për të fshehur kokainën nga Amerika Latine, dhe klanet italiane janë klientët e saj.

Ky rrjet i sofistikuar përfshin Cosa Nostrën, ’Ndranghetën dhe Sacra Corona Unita, dhe hap rrugën për një “esperanto të krimit të organizuar”, siç paralajmëroi Giovanni Falcone. Mafia nuk është më thjesht dhunë dhe drogë – është ekonomi paralele, pastrim parash dhe frikë e organizuar, që sfidon ligjin dhe shtetin.

Bascietto paralajmëron: Italia po humb hapësirën që dikur kontrollonte Cosa Nostra – dhe mafia shqiptare po mbush boshllëkun.

Alba Kepi: Faleminderit Giuseppe Bascietto, gazetar investigativ nga Sicilia, i cili kohët e fundit ka shkruar shumë artikuj për mafien shqiptare. Ka një zhvillim të ri — për të cilin e përmenda edhe javën e kaluar — por ti vazhdon ta ndjekësh: mafia shqiptare, thuhet, po kontrollon tregun e dytë më të madh të frutave dhe perimeve në Itali, atë të Vittorias në Sicili. Çfarë po ndodh?

Giuseppe Bascietto: Po ndodh diçka që disa vite më parë do të ishte e paimagjinueshme: një aleancë hibride mes një mafie të huaj, si ajo shqiptare, dhe klaneve lokale siciliane.
Kjo aleancë ka sjellë një kontroll jo vetëm mbi territorin, por edhe mbi aktivitetet ekonomike, përfshirë tregun e frutave e perimeve dhe operatorët që punojnë aty. Përmes frikës, kërcënimeve dhe reputacionit të tyre për brutalitet në nivel ndërkombëtar, shqiptarët i frikësojnë njerëzit, duke i detyruar shumë operatorë të paguajnë ose të bëjnë marrëveshje me kompani në pronësi shqiptare.

Alba Kepi: Çfarë lloj kompanish janë këto?

Giuseppe Bascietto: Janë kompani që tregtojnë produkte bujqësore — shpesh me cilësi të mirë, më thonë — por formalisht janë në emër të personave pa precedentë penalë. Pas këtyre fasadave, megjithatë, fshihen drejtuesit e mafies shqiptare lokale: L. N., K. R., L. D., E. L, emra tashmë të njohur për forcat e rendit dhe të arrestuar disa herë, ashtu si edhe D. L.
Krahu i tyre operativ përbëhet nga shqiptarë të tjerë, në veçanti vëllezërit T., të konsideruar ndër kriminelët më të dhunshëm aktualisht aktivë në Vittoria.

Alba Kepi: A përdoren këto kompani edhe për trafikun e kokainës?

Giuseppe Bascietto: Është shumë e mundshme. Kur mbërrin kokaina, shpesh fshihet pikërisht në këto ndërmarrje bujqësore, të cilat ndodhen në zona të vështira për t’u arritur edhe nga forcat e rendit. Vittoria ka një territor prej 182 kilometrash katrorë, me zona të paarritshme madje edhe për vetë banorët.

Përveç kësaj, ata përdorin edhe kompani logjistike për transportin e kokainës, që mbërrin nga Amerika Latine.

Alba Kepi: Pra, nga Amerika Latine?

Giuseppe Bascietto: Po. Nga Shqipëria, droga më pas shkon në Puglia, ku Sacra Corona Unita vepron si një “agjenci shërbimi”: e shoqëron drogën deri në kufirin me Kalabrinë, ku merret në dorë nga njerëzit e ’Ndranghetës. Këta, që janë klientë të klaneve shqiptare, e transportojnë deri në kufirin me Sicilinë, ku hyn në lojë logjistika e drejtuar nga Lulzim Ndreu dhe të tjerë, që e çojnë deri në Vittoria. Prej andej shpërndahet në të gjithë provincën dhe më gjerë.

Ekziston edhe një rrugë detare: skafe të shpejtë që vijnë direkt nga Shqipëria dhe zbarkojnë në brigjet e Raguzës, të gjata dhe pjesërisht të pakontrolluara.

Alba Kepi: Në artikujt e tu ke përmendur edhe lidhjen Vittoria–Durrës–Fier–Vlorë–Kalabri. Mund ta shpjegosh më mirë?

Giuseppe Bascietto: Sigurisht. Nga hetimet e mia kam vërejtur se shumë persona të përfshirë vijnë nga një zonë e caktuar e Shqipërisë, që përfshin Durrësin, Tiranën dhe Vlorën — pra edhe Korçën dhe Fiersin.

Deri në vitet 2020–2021, ajo zonë ishte nën kontrollin e Kompanisë Bello, organizata më e madhe e trafikut të drogës në botë, e cila furnizonte Kamorrën, ’Ndranghetën dhe Cosa Nostrën.
Mafia shqiptare ka marrë nga mafiet italiane disa karakteristika: horizontalitetin nga Kamorra, pamëshirshmërinë nga ’Ndrangheta dhe organizimin nga Cosa Nostra. Duke i bashkuar këto, ka krijuar një organizatë shpërthyese, brutale, të pamëshirshme dhe pa skrupuj.

Alba Kepi: Pra, klanet siciliane kanë vendosur të bashkëpunojnë me ta?

Giuseppe Bascietto: Pikërisht. Ata e kuptuan se kishin nevojë për këtë “krah të armatosur” për të riafirmuar kontrollin mbi territorin.

Alba Kepi: Kokaina vjen në Shqipëri dhe pastaj kalon në Sicili. Por si ndodhi që Cosa Nostra, dikur aq e fuqishme, ua la hapësirën shqiptarëve?

Giuseppe Bascietto: Cosa Nostra dukej shumë e fuqishme, por Totò Riina e izoloi nga pjesa tjetër e botës. Ky izolim e dobësoi në nivel ndërkombëtar. Në vitet ’80, Cosa Nostra kontrollonte rreth 90% të trafikut të drogës në Evropë; pas luftës së brendshme të nisur nga Riina dhe Provenzano, arriti të kontrollonte vetëm 3%. Pjesa tjetër kaloi te ’Ndrangheta, e cila ndërkohë kishte krijuar marrëveshje me kartelet e Amerikës së Jugut.
Sot, për shkak të atij dobësimi, klanet shqiptare janë vendosur pikërisht aty ku kriminaliteti sicilian është më i brishtë.

Alba Kepi: Në artikujt e tu ke thënë se sot ’Ndrangheta është kliente e mafies shqiptare. Është e vërtetë?

Giuseppe Bascietto: Po. Dikur ishte e kundërta, por sot ’Ndrangheta blen drogën nga shqiptarët dhe merret kryesisht me pastrimin e parave. Në këtë mënyrë ekspozohet më pak dhe shmang akuzat për trafik ndërkombëtar. Mafia shqiptare merret me “punën e pistë” ndërsa mafiet italiane janë klientë dhe pastrues të parave.

Alba Kepi: Përmende Kompaninë Bello, një nga operacionet më të mëdha ndërkombëtare antimafia, ku për herë të parë klanet shqiptare u përcaktuan si kartelet e narkotrafikut. A është shkatërruar ajo?

Giuseppe Bascietto: Po, por vetëm formalisht. Shqiptarët janë kriminelë shumë të lëvizshëm, si qeliza terroriste: shpërbëhen dhe ribashkohen menjëherë.
Pas shkatërrimit të Kompanisë Bello, u krijua një tjetër me një emër të ndryshëm, por me të njëjtët kontakte dhe territore: Fier, Durrës, Vlorë.

Alba Kepi: Pra, një narkotrafikant mund të bëhet lehtësisht sipërmarrës?

Giuseppe Bascietto: Po, dhe kjo ndodh shpesh. Në Itali, procedurat për të verifikuar origjinën e paligjshme të kapitalit janë të gjata dhe të ndara nga proceset penale. Kështu, narkotrafikantët arrijnë të pastrojnë paratë, edhe duke humbur 40% të tyre, për t’i reinvestuar më pas në veprimtari të ligjshme.
Kjo ndot ekonominë dhe krijon një sistem paralel. Do të duhej një skuadër ndërinstitucionale — policia, karabinieria, garda e financës — nën drejtimin e Drejtorisë Kombëtare Antimafia, për të goditur edhe kompanitë “të pastra” pas të cilave fshihet paraja e drogës.
Siç mëson antimafia: ndiq paranë (follow the money).

Alba Kepi: Në shkrimet e tua ke botuar edhe foto sinjalistike të mafiozëve shqiptarë, që tregojnë dosjen e tyre penale, por që janë të lirë. Pse ndodh kjo?

Giuseppe Bascietto: Sepse shpesh akuzohen vetëm për vepra të vogla, si shpërndarje droge apo shfrytëzim pune. Forcat e rendit i mbajnë nën vëzhgim, por mungon një analizë më e gjerë e fenomenit.
Në katër vitet e fundit, në të cilat shumë prej tyre janë kthyer të lirë, ata kanë ndërtuar një sistem ekonomik të infiltruar në ekonominë legale të Vittorias, duke krijuar aleanca dhe imponuar rregulla të reja.
Problemi është se nuk është “shikuar përtej”, siç do të thoshte Saviano: jemi ndalur te pluhuri i kokainës, pa parë botën që fshihet pas saj. Sot mafia është hibride, e ndryshuar.

Alba Kepi: Si mund ta përkufizojmë, pra, risi­në e kësaj hetimi tënd?
Giuseppe Bascietto: Risia është depërtimi i klaneve shqiptare në një territor tradicionalisht të mbyllur si Sicilia.
E dyta është aftësia e mafies shqiptare për të krijuar aleanca multietnike. Falcone, para se të vritej, kishte frikë pikërisht nga kjo: lindja e një “esperanto të krimit të organizuar”. Sot kjo po bëhet realitet.
Mafia ndryshon lëkurë, dhe ne duhet të jemi një hap përpara: të analizojmë jo vetëm territorin, por edhe atë që fshihet pas tij.

Alba Kepi: Pyetja e fundit: jemi mësuar të analizojmë aleancat për trafikun e kokainës midis klaneve shqiptare dhe ’Ndranghetës kalabreze. Risia është se mafia shqiptare ka krijuar aleanca edhe me Cosa Nostran për kokainën?

Giuseppe Bascietto: Sigurisht. Pas vdekjes së Riina, Provenzano dhe Messina Denaro, familjet mafioze amerikane kanë rilidhur kontaktet me Cosa Nostran siciliane.

Ka pasur një luftë të heshtur mes organizatave italiane dhe atyre të Amerikës së Veriut — nga Quebecu deri në Amerikën e Jugut — por sot gjithçka ka ndryshuar: kanë kuptuar se është më mirë të jesh klient i mafies shqiptare sesa armik i saj.
Alba Kepi: Faleminderit, Giuseppe.
Giuseppe Bascietto: Faleminderit juve.

Gjykata Kushtetuese pezulloi zgjedhjet në Tiranë, reagon Binaj: Kurdo që të caktohet votimi, do të marrim pjesë!

Florjan Binaj, kandidati i pavarur i mbështetur nga opozita për garën në Bashkinë Tiranë, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetueses për të pezulluar vendimin për shkarkimin e Veliajt dhe dekretin e Bajram Begajt për mbajtjen e zgjedhjeve në kryeqytet më 9 nëntor.

 

Në një reagim në rrjetet sociale, Binaj thekson se kurdo që të caktohet dita e votimit, ai do të marrë pjesë.

“Kurdo që të caktohet votimi, ne do të marrim pjesë me vizionin dhe vullnetin tonë për ndryshim”, shkruan ai, ndërsa shton se partia më e rëndësishme dhe më e fuqishme në botë është partia e qytetarëve.

“Miqtë e mi, Zgjedhjet e pritshme në Tiranë janë vetëm hapi i parë në rrugën e gjatë që po nisim. Kurdo që të caktohet votimi, ne do të marrim pjesë me vizionin dhe vullnetin tonë për ndryshim.

Deri atëhere ju ftoj të punojmë çdo ditë për të ndezur në mendjet dhe zemrat e qytetarëve besimin tek politika e ndershme, tek politika e punës, besimin se pushteti buron nga qytetarët dhe duhet të punojë vetëm për qytetarët. Partia më e rëndësishme, partia më e fuqishme në botë është partia e qytetarëve”, shkruan Binaj. Panorama

“Është në dosjet belge, s’do mbyllet kurrë”, Berisha flet me emra: Ja kush ishte në takimin e Arubës

Kryetari i PD, Sali Berisha iu rikthye sërish të ashtuquajturës dosja “Aruba”. Në një prononcim për mediat nga selia blu, Berisha tha se kjo çështje është në tryezat e drejtësisë belge dhe nuk do të mbyllet kurrë.

Lideri i opozitës përmendi me emër se në takimin e shumëpërfolur ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi dhe një ministër i kabinetit qeveritar.

I pyetur nga gazetarët nëse ka qenë edhe kryeministri Edi Rama në këtë takim, Berisha tha emri i kreut të qeverisë është lakuar nga gazetari italian i cili i referohet të dhënave të autoriteteve italiane.

Thuhet që në Aruba ka qenë Engjëll Agaçi dhe një ministër. Aruba nuk mbyllet më. Është në dosjet belge, dosja e gjykatës në Belgjikë që ka nxjerrë emrin në këtë takim. A ishte Rama apo jo nuk e di. Por emri i Ramës është lakuar siç thotë gazetari italian bazuar në interceptimet e dosjes italiane. SPAK e mban të fshehtë. Duhet ta marrim vesh nga belgët, italianët dhe Dumani që kërkonte të zgjaste mandatin, i mbante të fshehta”, u shpreh Berisha.

 

Pyetje: Një pyetje për Arubën. A e lidh gjë Sali Berishën me Artur Shehun?
Sali Berisha: Artur Shehu, kurrë s’më lidh asnjë gjë në mënyrë absolute.

Pyetje: Keni hipur ju në makinën e tij, siç tha Taulant Balla?
Sali Berisha: Artur Shehu është një vlonjat, i një familje siç më kanë thënë të persekutuar, por siç e morët vesh ju me Engjël Agaçin i bënë 30 hektarë toka dhuratë gjeneral Lisin që e burgosën autoritetet italiane, vetëm e vetëm për të fshehur filmimet e sipërfaqeve të drogës. Ky është i gjithë problemi.

Unë nuk e mbaj mend a e kam takuar në jetën time apo jo, as nuk mohoj as se pohoj. Aruba është problemi se u mor një vendim për të dërguar përfaqësuesit në Aruba, thuhet se ka qenë Agaçi dhe një ministër. Nuk dua të them emra. Aruba nuk mbyllet më se, është në dosjen Belge, është dosja e gjykatës në Belgjikë që ka nxjerrë vendin e takimit.

Ai ishte Rama apo jo nuk e di, por emri i Ramës është lakuar siç thotë gazetari italian, bazuar në interceptimet e antimafias Italiane. Altin Dumani mban dosje të fshehtë sepse, duhet ta marrin shqiptarët vesh nga Belgët, Italianët dhe Dumani që donte të zgjaste mandatin, dobjonte i mban të fshehta. bw

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Presidentit, anulon zgjedhjet për bashkinë e Tiranës

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar dekretin e Presidentit për zgjedhjet e 9 Nëntorit në Bashkinë e Tiranës. Vendimi erdhi pasi Kushtetuesja u vu në lëvizje nga Erion Veliaj, i cili ankimoi vendimin e shkarkimit të tij si kryebashkiak i Tiranës. Si pasojë, zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës pezullohen. Ky vendim nuk prek 5 bashkitë e tjera ku në 9 Nëntor do të zgjidhen kryetarët e rinj bashkiakë.

“Gjykata Kushtetuese vendosi njëzëri të kalojë çështjen me kërkues Erion Veliaj në seancë plenare publike në datë 31 tetor 2025 dhe të pezullojë Dekretin e Presidentit për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë”, sqarohet në njoftimin e Kushtetueses.

Avokatët e Veliajt më 2 Tetor, depozituan në Kushtetuese një ankim ndaj dekretit të Presidentit të Republikës, që shpalli vakancën në Bashkinë e Tiranës dhe vendosi datën e zgjedhjeve të pjesshme.

Me vendimin e Kushtetueses, do të thotë që zgjedhjet e pjesshme nuk do të zhvillohen. Kujtojmë se kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka deklaruar në Log në News24 se nëse ndodh që Gjykata Kushtetuese të kthejë dekretin, zgjedhjet nuk do të zhvillohen. bw

Shkrumbohet nga flakët stalla e bagëtive, digjen të gjalla më shumë se 170 dele! Pamjet nga vendngjarja

Një stallë me bagëti është shkrumbuar plotësisht gjatë mbrëmjes në fshatin Çërravë të Pogradecit.Mësohet se shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe se mbi 170 dele janë djegur të gjalla.

Stalla ndodhej larg fshatit dhe zjarri është konstatuar nga pronari vetëm mëngjesin e sotëm. Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, ndërsa policia dhe grupi hetimor po merren me sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Panorama


Send this to a friend