VOAL

VOAL

Ambasadori gjerman: PD duhet të rigjejë veten, duhet opozitë e fortë

Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf ka komentuar situatën në Partinë Demokratike.

Sipas tij, PD duhet të rigjejë veten dhe të kthehet në një alternativë për qytetarët ku të flitet për përmbajtjen e saj dhe jo për personat.

Duke folur nga Korça, Zingraf  tha se PD duhet të zhvillojë procese transparente dhe të zgjedhë një udhëheqës që është i orientuar nga e ardhmja dhe të kthehet në një opozitë të fortë që do të kontrollonte qeverinë.

“Në fakt përgjigja ime do duhej të kishte qenë këto janë çështje të brendshme të një partie rreth të cilave nuk do të duhej të shprehesha. Por më duhet të them gjithsesi diçka rreth kësaj sepse kemi të bëjmë me të ardhmen politike të një partneri të ngushtë sikurse është Shqipëria për Gjermaninë.

Çdo vend, i cili kërkon të ketë një sistem demokratik funksional, do duhet të ketë gjithashtu dhe një opozitë të fortë, e cila do duhet të shërbente për kontrollin e qeverisë sepse në fund të fundit zgjedhësit do duhet të kenë alternativen e duhur. Ndaj do dëshiroja shumë që PD të mund të rigjente në njëfarë mënyre veten sepse kjo do të ishte e rëndësishme për vendin pasi vitin e ardhshëm kemi zgjedhje.

Do doja gjithashtu që e gjitha kjo të ndodhte në kuadër të proceseve transparente dhe nga pikëpamja juridike të pastra dhe që partia të mund të gjejë një udhëheqje të sajën e cila të jetë e orientuar nga e ardhmja dhe të mund të arrije të bëjë gjithçka çka do duhej të bënte një opozitë dhe më së fundi të flitej rreth përmbajtjeve e jo rreth personave”, është shprehur ai. syri.net

58% e qytetarëve të Shqipërisë nuk e shohin Serbinë si një shtet mik

Çdo i dhjeti qytetar i Shqipërisë e sheh Serbinë si një vend mik me Shqipërinë, ndërsa rreth gjysma e shqiptarëve besojnë se Serbia nuk është një vend mik, sipas një sondazhi të publikuar nga Euronews Albania.

Sipas një sondazhi të kryer nga MRB dhe DataCentrum nga data 25 mars deri më 5 prill, ku janë anketuar një mijë qytetarë, 96 për qind e tyre janë një vend mik i Shteteve të Bashkuara, ndërsa 94 për qind besojnë se është Turqia. Më shumë se 90 për qind e të anketuarve e shohin Italinë dhe Gjermaninë si miqësore.

Sa i përket vendeve të Ballkanit (Kosova nuk merret parasysh), Maqedonia e Veriut perceptohet si vendi më miqësor ndaj Shqipërisë, sipas 77% të të anketuarve. Pas saj, shqiptarët shohin si vende mike Malin e Zi (73 përqind), Kroacinë (59 përqind) dhe Greqinë (57 përqind).

12 për qind e të anketuarve e shohin Serbinë si një vend mik me Shqipërinë dhe 58 për qind e tyre besojnë se Serbia nuk është një vend mik.

Shehaj: PD po shkon drejt bashkimit, ‘6 marsi’ tregoi ku është shumica

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj thotë se kjo parti po shkon drejt bashkimit. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Shehaj tha se zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit treguan se shumica është me liderin historik të PD, Sali Berisha.

“PD vjen nga një përçarje e madhe që fillimin e ka nga vendimi i Bashës për të përjashtuar Berishën. Berisha nuk e pranoi atë vendim, e konsideroi të padrejtë.

Ai mblodhi Kuvendin në mënyrë legjitime, tha jemi shumica dhe vendosim të rithemelojmë PD-në. Zgjedhjet e treguan qartë se sa e përçarë është partia, nga është shumica dhe nga është pakica.

Ishte një moment përçarje dhe po shkojmë drejt bashkimit. Nuk ka asnjë diskutim. Nuk duhet të ngatërrojmë përçarjen dhe raportet brenda grupit parlamentar me raportet brenda anëtarësisë.

Në anëtarësi përçarja është shumë më e vogël sesa mund të duket dhe shumë më e vogël sesa është në grupin parlamentar”, tha Shehaj.

Genc Burimi: Rithemelimi të përjashtojë Bardhin dhe Alibeajn nga grupi parlamentar

Gazetari i Radio Francë, Genc Burimi ka folur në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, ku ka kërkuar që Grupi i Rithemelimit të përjashtojë deputetin Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi nga Grupi Parlametar i PD-së.

Burimi ka theksuar se ‘pas kësaj këta njerëz nuk dalin më të kakarisin, as Alibeaj as Basha pasi këta janë të shporrur’.

Burimi: A ka sot tagrin sot Grupi i Rithemelimit ti dërgojë një letër kryetares së Kuvendit Nikolla se ky deputet dhe ky deputet nuk është më në grupin parlamentar të PD-së?

Grupi i Rithemelimit mund ti përzërë ata nga PD-ja dhe ti çojë letër Nikollës që këta nuk janë më anëtarë të grupit parlamentar të PD-së.

Në Francë partia e Macron e tradhton komplet në parlament dhe shkon te Le Pen dhe ti më thua mua që këta të mblidhen dhe të përjashtojnë veten, kjo nuk funksionon pasi partia ësthë më e madhe.

Pas kësaj këta njerëz nuk dalin më të kakarisin, as Alibeaj as Basha pasi këta janë të shporrur. Dhe në parlament Rama nuk ka më tradhtar dhe negocion me demokratët e vërtetë.

Pjesa që nuk i nënshtrohet grupit të rithemelimit të shporret. Nëse Rama dhe Nikolla ndërhyjnë atëherë të mbushen sheshet dhe të lihen problemet brenda partisë.

SPAK bën rekurs: Tahiri të dënohet me 12 vite burg për të gjitha akuzat

Në limitet e afatit ligjor, SPAK ka marrë vendimin të bëjë rekurs për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Ish-ministri u dënua nga Apeli i GJKKO me 3.4 vite burg, ndërsa SPAK kishte kërkuar 12 vite heqje lirie.

SPAK argumenton se vonesa e rekursit kishte të bënte me pritjen e zbardhjes se vendimit.

Gjykata rrëzoi SPAK për akuzat e trafikut të drogës dhe grupit kriminal të ngritura ndaj Tahirit

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e shpalli fajtor ish-ministrin për shpërdorim detyre duke lënë në fuqi dënimin me 5 vjet burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar Tahiri do të vuajë 3 vite e 4 muaj burg. syri.net

Grupi Kastrati blen shumicën e aksioneve të Euronews Shqipëri,Kosovë, MV – Balfin Group e Saimir Mane ble 100% të aksioneve Scan TV Nga Alice Taylor

 

Grupi Kastrati blen shumicën e aksioneve për Euronews Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë Veriore

Grupi Shqiptar Kastrati ka blerë shumicën e aksioneve në kompaninë që zotëron Euronews në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Një nga kompanitë më të mëdha në Shqipëri, Kastrati njoftoi në një deklaratë për shtyp blerjen e 60 për qind të aksioneve të Intermedia Group, e cila zotëron ekskluzivitete për tre vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Kastrati Group është bërë sot zyrtarisht pjesë e Intermedia Group me 60% të aksioneve, ndërsa 40% e aksioneve i mbeten Theodori Cami”, thuhet në njoftim.

Euronews u hap në Shqipëri dy vite më parë dhe është pjesë e rrjetit europian të lajmeve me seli në Lion të Francës. Ajo është në pronësi të 88% të firmës portugeze të menaxhimit të investimeve Alpac Capital. Babai i CEO, Mario David është një bashkëpunëtor dhe këshilltar për një kohë të gjatë i udhëheqësit hungarez Viktor Orban.

“Kompania e njohur për suksesin e saj në investime në fusha të ndryshme ka shtrirë ambiciet e saj në tregun mediatik duke u bërë pronare e aksioneve të një prej televizioneve më të suksesshëm në Shqipëri”, premtoi Kastrati Group.

Ata thanë se do të investojnë në operacionet e Euronews në të gjithë rajonin dhe më gjerë.

“Me këtë lëvizje, Kastrati Group synon suksesin si lider mediatik për trevat shqipfolëse”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Euronews Serbia është në pronësi të Arena Channels Group, një LLC në pronësi të kompanisë shtetërore Telekom Srbija.

Vetëm javën e kaluar, Balfin Group, në pronësi të Saimir Mane, bleu 100% të aksioneve të Scan TV./Exit.al

Manipulimet e Edi Ramës – me demek populli qenka pro Open Ballkan

Piruetat/ Dy fytyrat e Ramës për “Open Balkan”

Mosaprovimi nga kancelari gjerman Shultz i projektit të Ballkanit të Hapur dhe këmbëngulja e tij për të vënë theksin tek forcimi i Procesit të Berlinit e ka bërë Edi Ramën të ndryshojë sërish strategji. Nëse për një kohë të gjatë ai është rrekur të mbrojë para shqiptarëve tezën se nisma e tij dhe e presidentit Vuçiç mbështetet nga Brukseli, tani ai ka kaluar në një tjetër regjistër: Ai po përdor farsën e këshillimit kombëtar për të thënë se e ka obligim nga populli i tij të shkojë përpara me këtë projekt. “Mua nuk më intereson mendimi i të tjerëve, por ai i qytetarëve”, tha kryeministri këtë të martë gjatë një konference shtypi në Berlin (video poshtë).

Por për një kohë të gjatë Rama u ka imponuar qytetarëve shqiptarë idenë e gënjeshtërt se ashtu si SHBA edhe BE e mbështet “Open Balkan”. Megjithëse edhe gjatë vizitave në Shqipëri, si ish kancelarja Merkel si shefja e Komisionit Europian Van der Leyen u shprehën kundër, propaganda nuk ka rreshtur. “Besoj se ishte e qartë e thënë nga komisioneri Varhelyi se Komisioni Europian e mbështet Ballkanin e Hapur dhe fton të treja vendet e tjera t’i bashkohen”, tha Rama gjatë një konference të përbashkët me Zaevin dhe Vuçiçin në dhjetor të vitit të shkuar. Komisioneri hungarez për zgjerimin, i cili është akuzuar nga shtypi si njeri që lobon për interesat e presidentit serb, e pati pohuar këtë në një video konferencë gjatë takimit të tre liderëve ballkanikë.

Ndërsa këtë javë, pavarësisht ndryshimit të qeverisë në Gjermani, largimit të së djathtës dhe ardhjes në pushtet të social demokratëve, kancelari Shultz nuk denjoi asnjëherë ta përmendë Ballkanin e Hapur dhe ai e vuri theksin tek procesi i Berlinit.Por këtij refuzimi konsistent Rama i është përgjigjur me një anketë fake ku prezumohet se Shqiptarët e mbështesin nismën e tij të të Vuçiçit.

“Ballkani i Hapur është një bashkim interesash konverguese, jo diverguese. Dhe çdo konvergjencë që ne realizojmë me fqinjët i shërben paqes, sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe social… Ballkani i Hapur është një interes shumë i rëndësishëm i Shqipërisë, i shqiptarëve dhe i Kosovës…” tha ai kur shpalli “rezultatet” e Këshillimit Kombëtar, sipas të cilave 59% e shqiptarëve e mbështesnin Open Balkan (tabela poshtë).

E gjithë kjo histori dëshmon për piruetat që është detyruar të ndërmarë Edi Rama për të shpënë përpara besën që ka lidhur me Vuçiçin dhe Zaevin. Për gati dy vite me radhë, ai u tha shqiptarëve se ky projekt mbështetet nga BE, por kur kjo e fundit insiston që nisma mos i mbivendoset Procesit të Berlinit të mbështetur prej saj, Rama thotë ashtu si sot: “Mua nuk më intereson mendimi i të tjerëve, por ai i qytetarëve”./lapsi.al

Titulli i voal.ch

 

Gjermania injoron Ballkanin e Hapur, Rama tërbohet nga pyetjet Gjermania injoron Ballkanin e Hapur, Rama tërbohet nga pyetjet

Kryeministri Edi Rama u prit në një takim nga kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, kancelari gjerman kërkoi avancimin e Procesit të Berlinit, si e vetmja alternativë për bashkëpunimin rajonal, duke mos njohur nismën për Ballkanin e Hapur.

Avancimi i procesit të Berlinit ishte porosia kryesore, e  kancelarit gjerman, Olaf Scholz, i cili injoroi nismën e Ballkanit të Hapur, gjatë takimit që zhvilloi me kryeministrin Edi Rama, në Berlin. Në konferencën e përbashkët për shtyp, pas  takimit kokë me kokë, mes Ramës dhe Scholz, kancelari gjerman u angazhua personalisht, për avancimin e Procesit të Berlinit, si i vetmi instrument për tregun e përbashkët rajonal.

Të martën, Rama u pyet për këtë çështje nga gazetarët shqiptarët, por si zakonisht shpërtheu ndaj atyre që kundërshtojnë nismën në Tiranë.

“Procesi i Berlinit filloi të humbiste impaktin edhe për shkak se çfarë u parapa në Procesin e Berlinit dhe çfarë u vendos në tryezë nuk u implementua kurrë jo nga Gjermania, por nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Sa i përket atyre në Tiranë që janë kundër, aq më pak shoh problem sepse nuk më intereson fare, më intereson mendimi i qytetarëve”, tha Rama.

Rama u pyet lidhur me armatimin e Serbisë me sistemin mbrojtës anti-raketor, por sipas Ramës kjo nuk ka pse ta shqetësojë farë Shqipërinë.

Më tej Rama u shpreh se Serbia ka bërë hapa inkurajues në OKB, dhe se Ballkani Perëndimor deri tani ka treguar se është bashkë.

“Nuk jam i shqetësuar për armatimin e Serbisë. Nuk shoh arsye për t’u shqetësuar sot për sot. Është më e rëndësishme që ne t’i fryjmë erës së paqes dhe të mbajmë sa më shumë bashkë Ballkanin Perëndimor edhe me ndihmën e aleatëve tanë strategjik, si Gjermania. Nuk shoh se si një sistem mbrojtje nga raketat mund të jetë shqetësues për ne? Serbia ka bërë hapa. Ka bërë hapa inkurajues në OKB. Dhe Ballkani deri më tani është bashkë. Bashkëpunimi në rajon është me rëndësi të madhe për shkak të konfliktit në Ukrainë”, u shpreh Rama. syri.net

Rama pyetet për Aqif Rakipin: Nuk kam ardhur në Berlin për këtë

Kryeministri Edi Rama është pyetur në një konferencë me gazetarët shqiptarë në Berlin për vendimin e DASH që ka shpallur “non grata” ish-deputetin e PS, Aqif Rakipi, djali i të cilit është sot në Parlament i zgjedhur kandidat nën siglën e PS.

I pyetur nëse ndihet se ka marrë vendimin e duhur për të zgjedhur kandidat për deputet djalin e Aqif Rakipit që sot është non grata, Rama nuk preferoi të komentonte.

Pyetje: Zgjodhët një kandidat që sot është deputet pa ndonjë kontribut në parti babai i të cilit është shpallur “non grata”, a ndiheni se keni marrë vendimin e duhur?

Rama: Të vijmë deri në Berlin për të folur për kandidatët e PS në Tiranë më duket pak e sforcuar, kështuqë kalojmë në pyetjen tjetër. syri.net

‘Telefonat BQ përvëlojnë socialistët’- Berisha: Në Tiranë kanë ardhur 30 prokurorë të BE

Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë me dije se në Tiranë kanë mbërritur prej disa ditësh 20-30 prokurorë evropianë.

I ftuar në emisionin ‘Politiko’, Berisha thotë se kanë në dorë dosje ‘përvëluese’ siç i cilëson ai për Tiranën, Beogradin, Shkupin, ndërsa shton se përmes telefonave ‘BQ’, janë duke u përgjuar dhe transkriptuar biseda të dyshimta.

“Në Tiranë janë 20-30 prokurorë evropianë. Kanë disa ditë. Keni dëgjuar historinë e telefonave BQ. Janë dosjet më përvëluese për Tiranën, Beogradin, Shkupin.

Kur unë ia shihja, në parlament thosha kush e di pse mbajnë dy telefona, ato paskan qenë telefona të tillë. Atyre po u lëviz tepeleku tani. Janë disa emra, janë socialistë.

Ditë e natë punohet për transkriptim, me një numër të madh përkthyesish, teknikësh. Nuk ka pasë kurrë një vërshim i tillë në Tiranë. Ka një marrëveshje me konventa ndërkombëtare”, u shpreh Berisha në ‘Politiko’. syri.net

‘Air Albania’ hap krahët për herë të parë drejt Bazelit!

 

Air Albania nis fluturimet drejt Bazelit dhe Zyrihut nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit “Flatrat e Veriut”.

Këtë vit Air Albania udhëton për herëtë parë me fluturime direkte në Bazel.

Pas Londrës, Athinës dhe Duseldorfit, këto dy kryeqendra të Zvicrës ku jetojnë dhe punojnë shumë shqiptarë ishin destinacionet e shumëprituraprej tyre.

Shtimi i destinacioneve të reja është pjesë e planeve afatgjatatë Air Albania për të patur një hartë gjithnjë e në zgjerim të qiejve ku flamuri shqiptar është i pranishëm.

Aeroporti i Bazelit, “EuroAirport” organizoi pritjen për 128 pasagjerët e parë duke shënuar kështu edhe një tjetër sukses për Air Albania, pasi fluturimi u shit në kapacitetin e tij tëplotë.

Këto fluturime janë një tjetër shembull sesi kjo kompani qëndron pranë shqiptarëve kudo ku ata ndodhen, duke ofruar shërbime ekselence në çmime tepër ekonomike.

Për rezervime të biletave drejt destinacioneve të Zyrihut dhe Bazelit nga Aeroporti i Kukësit mund të prenotoni në faqenzyrtare https://www.airalbania.com.al

Berisha: Ballkani i Hapur make-up për Aleksandër Vuçiçin që s’njeh genocidin në Kosovë

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga foltorja e Kuvendit se nisma Ballkani i Hapur është denoncuar nga BE në të gjitha nivelet dhe përfaqësues të lartë të SHBA.

Sipas Sali Berishës nisma ‘Open Balkan’ është një make-up ndaj Vuçiçit, i cili nuk njeh genocidin në Kosovë.

” Ballkani i Hapur është denoncuar nga BE në të gjitha nivelet dhe përfaqësues të lartë të SHBA.

Ballkani i Hapur s’ka qëllim veçse tualet ndaj një njeriu që s’njeh genocidin në Bosnjë dhe Kosovë, ka emrin Aleksandër Vuçiç.

Olta Xhaçka ka një bashkëshort strategjik, lëre pastaj kur shkon në Jalë, e denoncojnë oficerët, në kundërshtim me të gjitha ligjet.”-tha Berisha. syri.net

Morinë: 313 raste të dokumentuara me pamje filmike audio e video. Si e përdornin TIMS-in për të përfituar shuma deri në 400 euro

Një aktivitet korrupsioni që ishte organizuar mirë dhe funksiononte prej kohësh. Këtë ka zbuluar SPAK për atë që ndodhte në Pikën Kufitare të Morinës në Kukës, ku janë arrestuar dhjetëra punonjës.

“BalkanWeb” ka zbardhur një pjesë të dosjes, ku sipas Prokurorisë punonjësit përfitonin shumë të ndryshme deri në 400 euro nga ata që kryenin kontrabandë apo rezultonin në TIMS të kërkuar, apo nuk donin të regjistroheshin. Prokuroria deklaron se janë 313 rastë të dokumentuara të korrupsionit me pamje filmike audio e video.

Gjykata çmon se ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se personat nën hetim Laert Sulo, Ani Hoxholli, EMilton Hasllanaj, Halim Shehu, Arben Kastrati, Arjan Sokoli, Dashnor Braha, Elidjana Toçila, Endrit Uka, Fatri Isiberi, Fatri Braha, Gëzim Duraku, Haqif Halilaj, Kapllan Dogjani, Mimoza Shahinaj (Ismailaj), Muhamet Cengu, Rezarta Lako, Urim Lami (Elezi), Vehbi Nerguti, Vojsava Selmani, Xhuliana Maksutaj, Ylber Hoxha, Bedri Duraku, Avni Tershalla, Arben Goçi, Shpëtim Cenaj, Atli Jashati dhe Sule Onuzi, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim. Kjo për arsye:
Së pari, personat nën hetim, me veprimet e mosveprimet e tyre në periudha të ndryshme kohore, bazuar edhe në porositë e kryera në formë favoresh, nga shtetas të ndryshëm lejonin kalimin e kufirit të shtetasve pa u regjistruar në sistemin TIMS, kryen kërkime në sistemin TIMS për persona të cilët mund të paraqesin rrezikshmëri shoqërore, të cilët i kontrollonin dhe jepnin informacione nëse janë në kërkim apo jo. Veprime të cilat kryhen kundrejt marrjes së ryshfetit duke u takuar më pas me këta shtetas. Po ashtu, paraqiten raste ku për shkak të kompetencave që i jep detyra funksionale, ushtron ndikim tek vartësit e vet për favorizimin dhe mosregjistrimin e shtetasve në kufi siç janë rastet e cituara më sipër kundrejt përgjegjësave të turnit, Emilton Asllanaj, Artan Redhaj dhe Ani Hoxholli, ku në vijim këta puinonjës në kundërshtim dhe në shkelje të plotë të ligjit kanë kryer veprime për kalimin në kufi të shtetasve, pa u regjistruar në sistemin TIMS apo duke iu shmnagur kontrollit kufitar.

Së dyti, nga aktet e administruara është evidentuar veprimtaria e kundraligjshme e punonjësve të policisë kufitare të lartëpërmendur gjatë ushtrimit të funksionit të tyre në Pikën Kufitare Morinë Kukës që konsiston në marrjen e ryshfetit në 313 raste të dokumentuara me pamje filmike audio e video, nëpërmjet aplikimit të metodave speciale të përgjimit të bisedave në kabinat e kontrollorëve në hyrje të Shqipërisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë Kukës. Nga hetimi janë grumbulluar të dhëna se në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë Kukës nga ana e punonjësve të policisë kufitare që kanë kryer shërbimin, me detyrë Trupë Shërbimi, Ndihmës Specialist Kontrollor, Përgjegjës Turni, Shef Stacioni i Policisë Kufitare kanë zhvilluar në mënyrë të vazhdueshme veprime korruptive duke kërkuar dhe marrë ryshfet personave të ndryshëm, në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë përfituar shumë të konsiderueshme në euro.

Shuma e përfitimit rezulton nga 350 euro deri në 400 euro, ndonjë ditë shkon edhe më tepër…bazuar në llojin e veprimit të kundraligjshëm që kryhet nga punonjësi i policisë, siç është konstatuar tek rastet e lejimit të mallrave kontrabandë dhe shmangies së kontrollit të vijës së dytë, ku drejtuesi i automjetit është konstatuar të lërë ryshfet në shumën 200 euro për një kalim. Për veprimin e mosregjistrimit të shtetasve në sistemin TIMS, pavarësisht nëse ka apo nuk ka probleme të regjistruara në sistem, pagesa varion nga 60 euro deri në 70 euro për person, kur ka pasur disa persona, deri në tre, pagesa ka rezultuar deri në 300 euro. Po ashtu, për veprimin e kundraligjshëm të lejimit të shtetasve të huaj për udhëtimin e tyre drejt Shqipërisë, në mungesë të dokumentacionit të vaksinimit ose në mungesë të autorizimit nga pronari për përdoruesin e mjetit, pagesa varion nga 5 euro, 19 euro, 20 euro për person. Po ashtu, pagesat për veprimin e moregjistrimit të automjeteve të shtetasve të ndryshëm në kufi, të cilat në shumë raste rezulton se janë automjete me problem, si dhe personave që i transportojnë këto automjete, variojnë nga 50 euro deri në 100 euro për person.

Së treti, nga aktet është evidentuar mekanizmi i kryerjes së këti jaktiviteti të kundraligjshëm nga ana e punonjësve të policisë gjatë shërbimit të turnit të tyre, ku çdo përgjegjës turni në përfundim të shërbimit ditor cakton një punonjës policie me detyrë kontrollor, i cili mbledh shumën e ryshfetit nga secili punonjës në shërbim. Nga kjo shumë që nxirret si formë ryshfeti dhe ekziston dyshimi i arsyeshëm se ndahet në mënyrë të veçantë pjesa për Shefin e Stacionit të Policisë dhe pjesa për Drejtorin e Qarkut. Secili përgjegjës turni ka grupin e tij të punës, zgjedh punonjësit që atij i duken të përshtatshëm për të punuar, me qëllim sigurimin e përfitimeve sa më të larta.

Sipas prokurorisë, marrja e ryshfetit është kthyer në qëllimin kryesor të qëndrimit në detyrë.
Së katërti, personi nën hetim Klevis Salkurti ka hyrë në biseda dhe tenton të bëjë kompromise me qëllim përfitimin material në formë monetare për vete dhe për persona të tjerë duke negociuar për mbylljen e çështjes së Robert Saraçit, të cilit i është kapur automjeti me mallin kontrabandë.

Sali Berisha publikon një video të Edi Ramës me sakicë në dorë

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, ka publikuar një video të kryeministrit aktual Edi Rama me sëpatë në dorë.

Rama ishte paraqitur me sëpatë per të prerë shtyllat në mes të rrugës në vitin 2003. E sot, Berisha e ka shpërndarë videon sa për ‘rikujtim’.

Video është bërë virale në rrjetin Social TikTok, e cila përcillet në sfond me një tekst të shkëputur nga një tjetër kronikë.

Postimi i plotë i tij:

Meta thirrje të arrestuarve për aferën e inceneratorëve: Bëhuni të penduar

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka reaguar sërish për aferën e inceneratorëve.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetin social Facebook Meta, bën thirrje që 400 mln eurot e vjedhura sipas tij me aferën e inceneratorë t’i kthehen qytetarëve shqiptarë.

Gjithashtu ai thekson se të arrestuarit duhet të tregojnë personat të  cilët sipas Presidentit u kanë dhënë garanci për të shkelur ligjet në mënyrë kriminale.

Reagimi:

“T’i kthehen popullit shqiptar mbi 400 milion euro të vjedhura me aferën e inceneratorëve! U bëj thirrje të arrestuarve të bëhen “të penduar” dhe të tregojnë se kush ju dha garanci për të shkelur ligjet në mënyrë kriminale.”, shkruan Meta në facebook, duke shtuar: “Mjafton vetëm dëshmia e ish-ministrit të Financave në Komisionin e Parlamentit për të vënë para përgjegjësisë të paktën gjysmën e qeverisë në atë kohë. Ajo që na duhet më shumë është t’i kthehen lekët popullit shqiptar”,. bw

Resmi Shanaj u zgjodh kryetar i ri i PD-së në Mallakastër

Demokratët dje kanë zgjedhur drejtues kandidatin Resmi Shanaj, me profesion mësues, i cili ka marrë 277 vota.

I dyti është renditur Astrit Xhafaj me 80 vota.

Ndërsa vota të pavlefshme kanë qenë 12.

Në këto zgjedhje morën pjesë 356 anëtarë të PD në Mallakastër.

Zgjedhjet në Mallakastër

1. Astrit Adem Xhafaj – 80 vota
2. Resmi Bilbil Shanaj –  277 vota

Të pavlefshme – 12 vota

Në këto zgjedhje PD aplikoi për herë të parë në Shqipëri, sistemin elektronik për regjistrimin dhe verifikimin e zgjedhësve në garën për kryetar të PD në rrethe.

Kryetari i ri i degës së PD, Astrit Xhafaj në mesazhin e tij para mediave, u shpreh se do të punojë për bashkimin e partisë.

Njoftimi
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që mbarëvajtja e zgjedhjeve për Kryetar dege të PD Mallakastër ishte shumë e mirë.

Procesi i votimit u mbyll në orën 18.00. Numri i votuesve në total ishte 369, duke shënuar pjesëmarrje të lartë.

Pas numurimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Mallakastër u shpall Z. Resmi Bilbil Shanaj me 277 vota.

Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të forte e më të hapur. 

Ndërkohë, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale që në nisje të procesit përcolli mesazhe për të gjithë anëtarët e PD-së në Mallakastër, që të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.

Meta: SPAK s’ka ndëshkuar asnjë nga aktet mafioze të bashkisë së Tiranës

Presidenti Ilir Meta kritikoi Prokurorinë e Posaçme, SPAK, se nuk ka hetuar asnjë nga vendimet e bashkisë së Tiranës, të cilat i quajti akte mafioze.

Në një konferencë urgjente për mediat, kreu i shtetit tha se SPAK nuk ka hetuar shembjen e Teatrit dhe inceneratorët.

“I kam paralajmëruar prej kohësh të mos i vënë stërkëmbëshin interesit publik. Asnjë veprim të prokurorisë dhe SPAK nuk kemi parë për ndëshkimin e akteve mafioze të Bashkisë së Tiranës, si shembja e Teatrit dhe inceneratori.  
Sot u shpik një fajtor për dështimet e Qeverisë. Nuk është Presidenti fajtor pse në Ukrainën që është në luftë nuk rriten çmimet, ndërsa në Shqipëri po. Pse këtu nuk rriten pagat dhe pensionet nuk është Presidenti fajtor. Për kriminalizimin e pashembullt të Qeverisë nuk është Presidenti fajtor”, tha Meta.

Kreu i shtetit kishte edhe një këshillë për të akuzuarit e aferës së inceneratorëve.

“I ftoj të gjithë të bëhen të penduar dhe të tregojnë kush ju ka dhënë garanci për të shkelur ligjin”, tha Meta.

‘Të kthehen 400 mln € e vjedhura’/ Meta: Mafia në Siçili s’ka bërë asgjë më shumë me plehrat, se këtu

Presidenti Ilir Meta kërkoi sot jo vetëm dënimin e përgjegjësve të aferës së inceneratorëve, por edhe kthimin e mbi 400 mln euro të vjedhura taksapaguesve shqiptarë. 

Kreu i shtetit tha se mafia siçiliane e njohur botërisht si organizatë kriminale e plehrave, s’ka bërë asgjë më shumë se ajo që ka ndodhur në Shqipëri me mbetjet, por sërish, shtoi Meta, ata nuk kishin ndikim në qeverinë qendrore, ndryshe nga këtu.

“Veç burgosjes së përgjegjësve të aferës së inceneratorëve, është e rëndësishme që mbi 400 milionë euro abuzime të kësaj afere t’ju kthehen qytetarëve shqiptarë. Nuk ka bërë asgjë më shumë mafia në Siçili se sa këtu, por atje ndikimi në qeverinë qendrore ishte i pjesshëm, ndërsa këtu… Nuk janë përfituesit e vërtetë të kësaj afere as Stela, as Zoto, as Mërtiri, ata janë instrumente.

Kur e pyetën Kordokovskin para pak ditësh se si po ecën ky regjimi oligarkik në Rusi, tha, ‘ishte oligarki, por është diktaturë’, oligarkët tani janë instrumente të diktatorit, përdorin emrat, kompanitë, bëhen edhe bedela një pjesë e madhe në fund kur plasin skandalet e mëdha. Kjo është një situatë që nuk mund dhe nuk do të vazhdojë, të jeni i sigurtë për këtë“, tha Meta.

‘T’marroftë Zoti, ti që për 30 vite nuk legalizove pronën, për 30 ditë legalizon kanabisin’

Gjate këtyre ditëve, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria synon të legalizojë përdorimin e kanabisit për arsye mjekësore.

Ndërkohe Famullitari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj ka reaguar ne lidhje me legalizimin e kanabisit ne vendin tone.

Me anë të një postimi në rrjete sociale Famullitari Palaj shkruan:

Edhe kyt kishim mangut…!

Regjimi i asaj kohe detyroi kyt t’shkretë popull të HA barë, ky i sotshmi të PI barë. Dallim i vogel…!

Po, si kshtu more, t’marroftë Zoti, ti që për 30 vite nuk legalizove pronen, për 30 ditë legalizon kanabisin!?

Siguria në kulm… Kanabis i legalizuar në pronë të palegalizuar.

Dhe çka asht ma e keqja, prap fajin e ka populli.

Në fakt populli e ka fajin…!

Jo më kotë Konica thoshte: “ Shqiptari asht por sdin me thanë jam!”

Deri kur…!

syri.net

Presidenti Meta njofton konferencë për shtyp në orën 18:00

Presidenti i vendit Ilir Meta ka njoftuar se në orën 18:00 do të jetë në një konferencë për mediat. Kreu i shtetit në një postim në Facebook shkruan se është i hapur për çdo pyetje që do t’i vijë gazetarët.

“Të dashur miq! Në ora 18:00, ju lutem më ndiqni live, sipas mundësive, në një konferencë për mediat. I hapur për çdo pyetje!”, shkruan Meta.

Kjo konferencë vjen menjëherë pas Kongresit të PS mbajtur ditën e sotme. bw

Presidenca i përgjigjet Erion Veliajt: Rrugaç i organizatës kriminale të inceneratorëve

Zëdhënësi i presidencës, Tedi Blushi, reagoi pasi kryebashkiaku Erion Veliaj e sulmoi presidentin Ilir Meta me fyerje në ditën e kongresit socialist.

“Në qoftë se Ilir Meta kalon kohë banaqeve, gjysmë i dehur, duke i shpallur luftë Amerikës, na duhet dikush që i shëron këto plagë dhe ne sillemi si një shtet serioz,” deklaroi Veliaj.

Kurse Blushi e quajti Veliajn një rrugaç të Organizatës Kriminale të inceneratorëve, duke paralajmëruar konferencë për shtyp nga Ilir Meta.

“Organizata Kriminale e inceneratorëve përmes një keqbërësi të interesit publik, që përdoret si qen sulmi nga Brigadieri i kësaj organizate sulmoi sot figurën e Presidentit të Republikës me shpifje të denja për një rrugaç.

Të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë i dinë mirë arsyet se përse Organizata Kriminale e inceneratorëve dhe të gjithë kriminalizimit të shtetit e shoqërisë e urren Presidentin Meta si denoncuesin e palëkundur, bazuar mbi fakte publike dhe transparente, jo vetëm të aferës makabre të inceneratorëve, por edhe të shumë koncesioneve të tjera korruptive.

Presidenti i Republikës ndonëse kishte vendosur edhe në respekt të Kongresit të PS të mos bënte asnjë postim apo dalje mediatike, pas shpifjeve të programuara nga organizata e incineratorëve kundër Kreut të Shtetit, në respekt të të gjithë qytetarëve, por edhe të delegatëve të Kongresit të PS sot pasdite do të mbajë një konferencë shtypi,” shkruan Blushi. syri.net

Mega-operacioni: Arrestohen gjithë policët e Shqipërisë në Vërmicë

Drejtuesit e policisë shqiptare në pikën kufitare të Kosovës në Vërmicë janë arrestuar mëngjesin e sotëm.

Gazeta kosovare Express raporton se në aksionin që po zhvillohet në Vërmicë, deri tani janë arrestuar të gjithë udhëheqësit e Policisë së Shqipërisë në këtë pikë kufitare.

Ata dyshohen për veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas burimeve të Gazetës Express, atje pritet të arrestohen rreth 20 policë të Kosovës dhe 40 të Shqipërisë.

Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokuroria Speciale në bashkëpunim me autoritetet e Shqipërisë janë duke vazhduar aksionin “Pika”, që para disa javësh përfundoi me arrestimin e mbi 50 zyrtarëve policorë.

“Hetimi përfshin edhe bashkëpunim me prokurorë nga SPAK-u (Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e Republikës së Shqipërisë) dhe zyrtarët e AMP-së Agjencisë për Mbikëqyrje Policore (agjencia homologe e IPK-së në Shqipëri)”, thuhet në komunikatën e IPK’së.

Meta: Rama është koka e aferës së inceneratorëve, nëse drejtësia vonon, do angazhohem vetë

Presidenti Ilir Meta komentoi në emisionin ‘Çim Peka Live’ aferën korruptive të inceneratorëve duke thënë se drejtësia është peng i pushtetit.

Meta theksoi se nëse drejtësia vonon, do të merret vetë me çështjen e inceneratorëve. Ndër të tjera Meta deklaroi se Rama është koka e skemës së vjedhjes me inceneratorët.

Kemi një drejtësi që prej kohësh ka rënë në gjunjë para shumicës dhe presionit politik. Mjafton të shohim aferën e tmerrshme të inceneratorëve për të kuptuar se ku ndodhet sot drejtësia.

Do ketë një ridimensionim dhe përshkallëzim të veprimit opozitar, për këtë të jeni të sigurt dhe kjo është shumë e rëndësishme, sepse duhet një vullnet i ri politik në Shqipëri për ndryshime të vërteta.

Për të zgjuar pikërisht qytetarin shqiptar dhe për t’i thënë atij që është ai Zot i këtij vendi. Drejtësia është në gjunjë para pushtetit. Ose do të ngrihet, ose në rrënojat e saj do ngrihet një drejtësi e re.

Me çështjen e hetimit të inceneratorëve do merrem vetë. Pres reagim të përgjegjshëm nga drejtësia, por nëse ky reagim vonon atëherë me këtë zbardhjen e kësaj çështje do merrem vetë.”-tha Meta.

Moderatori e gozhdon me pyetjen, Rama kërcen përpjetë nga inceneratorët, lë karrigen e emisionit

Kryeministri Edi Rama është përpjekur t’ju shmanget pytjeve mbi inceneratorët, madje deri aty sa edhe të ngihet nga karrigia gjatë pyetjes së moderatorit Blendi Fevziu në ‘Opinion’.  

Duke i publikuar shifrat që qeveria ka shpenzuar për inceneratorët, Fevziu e pyeti lidhur me kostot që ka inkapsulimi dhe incenerimi i mbetjeve, por Rama u çua dhe nisi të bisedonte me publikun në sallë, madje duke i kërkuar edhe kafe.

Por, kjo gjë nuk është pritur mirë nga kreu i qeverisë, i cili nuk dha një përgjigje shteruese për këtë çështje.

Fevziu: Kryeministri nuk përgjigjet dot për një çështje.

Rama: Nuk po të ndjek…

Feziu: A mund të përgjigjesh?

Rama: Na sjellni një kafe ju lutem.

Fevziu: Ke shpenzuar 40 milionë euro për inceneratorin e Tiranës nga 23 që duhet të paguaje. 60 milionë për dy të tjerët, Fieri dhe Elbasanin. Është djegësi i parë dhe i dytë.

Rama: Për Tiranën nuk paguajmë asnjë lekë.

Afera më e madhe korruptive në Shqipëri, ajo e inceneratorëve duket se është afera e cila nuk do të mbyllet lehtë për kryeministrin Rama dhe vartësve të tij të cilët kanë zbatuar urdhrat.

Dom Gjergj Meta: Dorëzim i shtetit përballë mafies së kultivimit…

‘Legalizimi i kanabisit si ‘kalë Troje’

Ipeshkëvi i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama se do të legalizojë kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore.

Në postimin e tij në Facebook, Gjergj Meta e ka quajtur legalizimin e kanabisit si ‘kalë Troje’ i drogave më të rënda në jetën e shumë të rinjve, sidomos në një vend ku ka papunësi dhe varfëri midis tyre.

‘Më keq akoma nuk dua të besoj se një nismë e tillë është dorëzim i shtetit përballë mafies së kultivimit të lëndëve narkotike’, ka theksuar Gjergj Meta.

Postimi i plotë i Dom Gjergj Metës:

LEGALIZIMI I KANABISIT SI KALË TROJE …

Për momentin po kufizohem të them se legalizimi i kanabisit (qoftë edhe për qëllime kinse mjekësore) është Kali i Trojës i drogave më të rënda në jetën e shumë të rinjve, sidomos në një vend ku ka papunësi dhe varfëri midis tyre. Ky legalizim mund të jetë gjithashtu paradhoma e shumë fenomeneve të tjera të dëmshme për shoqërinë, sikurse monopolet apo logjikat mafioze.

Personalisht më çudit fakti që një popullsi aq “konservatore” si kjo e jona qenka aq pro legalizimit të kanabisit, nëse është e vërtetë që procesi i konsultimit nga ana e qeverisë ka sjellë në këto rezultate.

Nuk do të doja të besoja se disa nga këto ide janë si dikur “…me propozim nga poshtë e vendim nga lart” (për kujtesë më 9 maj 2020 kryeministri ka thënë se ka një vit që qeveria po punon me draftin e ligjit për legalizimin e kanabisit, d.m.th. qysh më 2019).

Më keq akoma nuk dua të besoj se një nismë e tillë është dorëzim i shtetit përballë mafies së kultivimit të lëndëve narkotike.

Kaq për momentin për lajmin e mundësisë së legalizimit të kanabisit që u artikulua këto dy ditë.

D. Gjergji

Shifrat marramendëse, zbulohen pagesat miliona dollarëshe për inceneratorin e Tiranës

Koncesioni i inceneratorëve është një ndër aferat korruptive më skandaloze.

Bëhet fjalë për tre kontrata koncesionare, 178 milionë euro, për tre inceneratorë, në Fier, Elbasan dhe në Tiranë.

SPAK tashmë ka vënë në pranga një ish-ministër dhe një ish-deputet, pas hetimeve në lidhje me inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit.

Por, në lidhje me incenerarorin e Tiranës, i cili është më i madhi, me një kontratë koncesionare 128 milionë euro, por që fitimet duket të jenë marramendëse, SPAK po ecën me hapin e breshkës.

Ndërkohë sot, CNA.al sjell sot të tjera të dhëna zyrtare, që tregojnë se shumat e frikshme që përfiton kompania koncesionare e inceneratorit të Tiranës.

Kompanitë që ndërtojnë në kryeqytet, pra ato që hapin gropat e ndërtimit, paguajnë incenerarorin e Tiranës për çdo mbetje apo dhe, që hedhin.

Ndërkohë, sot sjellim dokumentet që tregojnë se kompania koncesionare, në vetëm 3-4 vite ka marrë nga subjektet private në Shqipëri, rreth 20 milionë dollarë.

Pra, kompania e inceneratorit të Tiranës, përveç 40 milionë dollarë në katër vite, të cilat i ka marrë nga Qeveria shqiptare për mbetjet e Bashkisë së Tiranës, ka marrë edhe 20 milion dollarë të tjera, nga subjektet private.

Pagesa këto të bëra nga subjekte të ndryshme që kanë të bëjnë me hedhjen e dherave, mbetjeve, hapjen e gropave të ndërtimit.

Kompania e inceneratorëve ka marrë 40 milionë dollarë vetëm për Tiranën.

Pra, kompani të ndryshme, të cilat për shkak të aktivitetit që kryejnë, punimeve e të tjera, janë detyruar t’i paguajnë rreth 20 milionë dollarë inceneratorit të Tiranës, Klodian Zotos dhe të tjerëve pas tij.

Një investim 128 milionë euro, në 30 vite sipas kontratës koncesionare, ka marrë vetëm në tre apo katër vitet e para rreth 60 milionë dollarë.

Pra, 50% të investimit e ka përfituar vetëm në tre apo katër vite. Sipas të dhënave zyrtare 40 milionë dollarë janë dhënë nga Bashkia e Tiranës dhe 20 milionë dollarë të tjera janë paguar nga subjektet e mëposhtme, nga disa qindra kompani.

Kompanitë kanë çuar dhera, mbetje, etj.

Këto kompani që kanë paguar këto para shtesë të cilat i kanë marrë kompanitë e inceneratorëve, janë kosto e shtuar për qytetarët shqiptarë, sepse kryesisht janë dhera, punime, që i paguajnë qytetarët në finale, me faturat për një blerje apartamenti apo shërbime të tjera.

Edhe një herë kjo tregon sesa “spektakolar” ka qenë studimi i fizibilitetit, apo ofertat që ka dorëzuar Klodian Zoto dhe të tijtë tek Qeveria shqiptare. Ku për 128 milionë euro investim, për një kontratë koncesionare 30-vjeçare, ka marrë rreth 60 milionë dollarë në vetëm 3-4 vite.

Të ardhurat e bëra mbi studimin e fizibilitetit, i cili në fakt ka edhe një fshehje të madhe, me një përllogaritje të thjeshtë, nëse do ta shumëzonim me 2 deri në 10 herë këto të ardhura, me tre apo katër vitet e para, shuma totale e të ardhurave nga koncesioni, nuk është 430 milionë euro, siç pretendohet. Por, shkon afërsisht 600 milionë euro.

Shifër e thënë nga ekspertët.

Kjo e llogaritur mjaft thjeshtë.

Për tre deri në katër vite, Qeveria shqiptare jep 40 milionë dollarë, ndërkohë janë edhe rreth 20 milionë dollarë të tjera nga kompanitë e ndryshme private. Pra, bëhen 60 milionë dollarë, për vetëm tre deri në katër vite.

Dhe në qoftë se këto i shumëzojmë me dhjetë herë, sa është afati koncesionar në total, shuma është marramendëse.

Gjithashtu këtu nuk përfshihen të ardhurat që kompania koncesionare ka nga shitja e plastikës, kauçukut, riciklimi i letrës, apo dhe shitja e energjisë elektrike nga inceneratori i munguar.

Pasi po ti fusim dhe këto, sipas studimit të fizibilitetit, vlera do të ishte shumë herë më e madhe se 600 milionë euro, të ardhura në total.

E ndërsa firma ka deklaruar për 30 vite 120 milionë euro fitim, nga këto të dhëna vërtetohet pretendimi i ekspertëve se studimi i fizibilitetit 430 milionë euro, thuajse është gati në gjysmën e vlerës së tij reale, pasi vlera reale është gati 600-700 milionë euro.

Pra, kompania koncesionare Integrated Energy BV SPV, për 30 vite nga pretendimi se mund të fitonte 120 milionë euro, shkohet tek fakti, ky i provuar sipas pagesave zyrtare dhe pagesave të bëra nga biznesi, pa futur shifra të tjera si ricklimi, shitja e energjisë etj, të fitojë qindra milionë euro. Shifrat janë marramendëse.

Në çdo lloj përllogaritje 430 milionë euro, duket se është një hiç në krahasim me realitetin.

Pasi fitimi mund të shkojë 600-700 milionë euro.

Ndërkohë që vetëm fizibiliteti thotë për 430 milionë euro.

Nga ana tjetër, në 3-4 vite merr rreth 60 milionë dollarë. Këtë vetëm sipas pagesave të bëra nga subjekte private dhe të Qeverisë.

Sërish po e theksojmë, ku nuk përfshihen paratë që kompania përfiton nga riciklimi, nga pastika, nga kauçuku, nga shitja e skrapit, apo dhe paratë që do të përfitonte nga shitja e energjisë elektrike, por inceneratori mungon. Po ti futesh të gjithë këtyre përllogaritjeve, shifra është krejtësisht ndryshe nga studimi i fizibilitetit.

Vlerat janë shumë më të mëdha, fitimi është shumë herë më i madh, ndoshta dy apo tre herë më shumë sesa deklarohen nga kompanitë e inceneratorëve, nga studimi i fizibilitetit dhe kontrata e nënshkruar me Qeverinë shqiptare. /CNA.al

Përmbarimi sekuestron inceneratorin e Sharrës: merr miliona euro, nuk shlyen borxhet

Inceneratori i Sharrës është sekuestruar nga përmbarimi gjyqësor, pasi kompania ‘Integrated Energy BV’, në pronësi të Klodian Zotos ka detyrime të pashlyera ndaj një nënkontraktori. Ndonëse qeveria shqiptare i ka paguar miliona euro rregullisht Klodian Zotos, ky i fundit duket se nuk ka qenë korrekt me pagesat ndaj palëve të treta.

Nga SYRI TV

Kompania koncensionare e landfillit të Sharrës, ‘Integrated Energy BV’ është vënë nën sekuestro nga Përmbarimi, për shkak të detyrimeve të pashlyera ndaj një shoqërie nënkontraktore.

Përmbaruesi gjyqësor Besnik Bajraktari ka vendosur sekuestron mbi kompaninë koncensionare, pasi Gjykata e Tiranës ka lëshuar urdhërin e ekzekutimit për pagesa të pakryera ndaj një shoqërie private me seli në Fushë-Krujë.

Sipas Urdhërit për sekuestrim, kompania koncensionare me drejtues të parë Klodian Zoton, ka detyrime të papaguara për shoqërinë ‘R.T. Elis’ që prej vitit 2017. Kompania ‘Integrated Energy BV’ dhe qeveria shqiptare kanë nënshkruar në fund të gushtit 2017 kontratën koncensionare për ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve në Tiranë. Prej asaj kohe, koncensionari është paguar me mbi 48 miliardë lekë të vjetra ose më shumë se 40 milionë euro.

Pagesat e fundit në radhë janë kryer në fillim të Prillit të këtij viti, nga Bashkia e Durrësit dhe e Kavajës, për një vlerë totale rreth 250 milionë lekë të vjetra. Por, pavarësisht shumave gjigante, Koncensionari i Sharrës duket se nuk është korrekt me pagesat për shoqëritë nënkontraktore.

Kontrata koncensionare për ndërtimin e impiantit të mbetjeve urbane në Sharrë është pjesë e një hetimi të nisur nga Prokuroria Speciale për çështjen e inceneratorëve.

Kompania ‘Integrated Energy BV’ është me seli në Amsterdam të Hollandës dhe ka fituar kontratën me kosto koncesionare 128 milionë euro në kohën që drejtohej nga Klodian Zoto, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për aferën e inceneratorëve.

Berisha tregon se çfarë u diskutua në mbledhjen e Komisionit të Rithemelimit

Lideri historik i PD-së, Sali Berisha ka treguar për gazetarët se çfarë u diskutuar në 2 orë e 30 minuta mbledhje të Komisionit të Rithemelimit.

Berisha theksoi se në mbledhje u diskutua për çështje organizative të PD-së dhe Kuvendin e ardhshëm të 30 prillit.

‘Diskutuam për kuvendin e ardhshëm të PD-së.

U diskutua për listat me të cilat do të votohet. Tani disponohen listat e vitit 2019, 2021. Listat do të ju dërgohen degëve të PD-së, për të përcaktuar emrat që do të votojnë.

Kam besim se çdo anëtar i PD-së do të votojë, shprehë vullnetin e tij për kryetarin e degës, grupseksionit dhe me radhë.

Edhe njëherë dua të garantoj çdo anëtar të PD-së, se formulari i shpërndarë nuk ka asnjë qëllim tjetër veç pajisjes me dokumentet e partisë dhe jo për qëllime votimi. Këtu duhet të jemi shumë të qartë.

U ra dakord që çdo proces për të cilin një anëtar i PD-së, ka objeksion ti nënshtrohet procesit të përbashkët të auditit, përputhjes së tij me statutin.

Në këtë diskutim të zgjeruar folëm për zgjerimin e spektrit të organizatave, dhe bashkëpunimit me organizata të tjera, veç atyre partnere.

PD është drejt hapjes së mëtejshme të kësaj force politike. U ngrit grup pune për të hartuar udhëzuesit e ngritjes së degëve të PD në emigracion dhe diasporë. Ishte një mbledhje kushtuar probleme organizative të PD-së’, tha për gazetarët lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.

Berisha: Guvernatorja nuk mund të caktojë kryetarin e PD

Lideri historik i PD-së, Sali Berisha ka folur për mediat, pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve në lidhje me Twitter-in e Yuri Kim, për takimin me Enkelejd Alibeaj, Sali Berisha theksoi se guvernatorja nuk mund të caktojë kryetarin e PD-së.

‘Kryetari i PD-së u shkarkuar me datën 11 dhjetor me 4446 votat e delegatëve dhe 44 mijë votat e anëtarëve të saj në 18 dhjetor. Përveç anëtarëve të PD-së me votën e lirë, asnjeri cilidoqoftë ai, as guvernatorja as zeusi Rama nuk kanë tagër për të emëruar kreun e PD.

Një shkelje flagrante e Konventës së Vjenës. Kurrë as kryetarin dhe as kryesinë nuk do të mund të caktojë kush për këtë parti, veç anëtarësia e saj.

Ai është kryetar i grupit parlamentar. Natyrisht grupi parlamentar drejtohet nga kryesia e grupit. Kërkesa e vetme është kjo, që vendimet për drejtimin e grupit që është politik, të merren nga kryesia. Në raste të caktuara Komisioni i Rithemelimit mund të ndërhyjë në raste të caktuara, por vija politike është e qartë.

PD si opozitë e vërtetë nuk pranon asnjë propozim të Edi Ramës. Nëse ai vendos që presidentin ta propozojë opozita, atëherë do të nisim konsultimet dhe do të përcaktohet vendimi.

Nuk mund të dini personin, sepse një i dërguar privat është privat. I kam bërë të qartë se nuk mund të pranoj ndërhyrje për çështjen e kryetarit apo strukture të PD. Unë e kam bërë shumë të qartë dhe e kam faktuar se nuk pranoj ndërhyrje nga askush’, – tha lideri historik i PD-së, Sali Berisha.

Berisha: Deklarata e Kim, dështim i paralajmëruar. Me Bashën, PD ishte kthyer në seksion të Guvernatores

Lideri historik i PD-së, Sali Berisha ka folur për mediat, pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit.

Gazetarët kanë këmbëngulur në lidhje me deklaratën e djeshme të Yuri Kim, që shkruante se kishte takuar Enkelejd Alibeajn si ushtrues detyre i kryetarit të PD-së, Berisha tha se ishte një dështim i paralajmëruar i saj.

‘Shpreh kënaqësinë e madhe se çdo shqiptar e sheh dhe e ka të qartë se në ç’gjendje ka qenë PD, sikur të ishte një seksion i Guvernatores’, theksoi Berisha.

‘Ishte një dështim i paralajmëruar. Siç e dini, Guvernatorja Kim ka lënë mënjanë rolin e ambasadores që në përputhje me Konventën e Vjenës nuk ka asnjë tagër të hyjë në jetën e brendshme të një force politike.

Shpreh kënaqësinë e madhe se çdo shqiptar e sheh dhe e ka të qartë se në ç’gjendje ka qenë PD, sikur të ishte një seksion i Guvernatores. Zonja në fjalë shkel çdo rregull. Preferon për shkaqe të terrenit që ka gjetur te Edi Rama dhe Lulzim Basha që të bëjë atë rol që i ka caktuar vetes.

Grupi parlamentar është legjitim. Komisioni i Rithemelimit i votuar nga 4900 anëtarë është plotësisht legjitim. Dy janë forumet politik kryesor, drejtues i PD-së është Komisioni i Rithemelimit. Grup parlamentar ka dhe do të ketë, dhe Kuvendi i 11 dhjetorit është jashtë çdo diskutimi dhe vendimet e tij janë të padiskutueshme’, – tha gjatë deklaratës për mediat, lideri historik i PD-së, Sali Berisha.

 

Zbardhet vendimi- Gjykata: Komiteti i Rithemelimit drejton PD-në

Gjykata e Tiranës ka zbardhur vendimin, në bazë të të cilit njohu Komitetin e Rithemelimit si drejtues të Partisë Demokratike.

Gjyqtari Agron Zhukri ka kryer një seri verifikimesh, mbi legjitimitetin e kërkesës së Rithemelimit, cilësisë së anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe përputhshmërinë e Statutit të miratuar nga anëtarësia në 11 Dhjetor 2021 me normat ligjore.

Në konkluzion, gjykata ka arritur në konkluzionin se kërkesa e Komitetit të Rithemelimit është në përputhje të plotë me ligjin dhe për këtë arsye ajo duhet pranuar.

Gjykata rithekson se nuk ka rol aktiv në emërimin, ndryshimet apo shkarkimet e organeve drejtuese të partive politike, pasi kjo gjë u takon vetë strukturave të organizatave.

Gjykata ushtron vetëm kontrollin formal të ligjshmërisë së ndryshimeve statutore dhe verifikimin e kërkesave të ligjit.

Në rastin e kërkesës së Komitetit të Rithemelimit, gjykata ka konstatuar se mbledhja e Kuvendit Kombëtar i 11 Dhjetorit 2021 është kryer në përputhje me Statutin e Partisë Demokratike që ishte në fuqi në atë kohë.

Gjykata ka kryer verifikime të thelluara mbi regjistrimin e delegatëve të Kuvendit Kombëtar.

Në bazë të dokumentacionit të konsultuar, ka arritur në përfundimin se numri i tyre tejkalonte minimumin e kërkuar nga Statuti për të thirrur Mbledhjen e Jashtëzakonshme të Kuvendit.

Pasi ka konstatuar legjitimitetin e Mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, gjykata më pas ka analizuar vendimet e tjera të marrë në 11 Dhjetor 2021, duke nisur nga ndryshimet statutore të Partisë Demokratike.

Ndryshimet e Statutit të miratuara nga Kuvendi Kombëtar i 11 Dhjetorit janë konstatuar gjithashtu të rregullta dhe, në këtë mënyrë, edhe të gjitha ndryshimet pasuese të mbështetur në Statutin e ndryshuar, janë vlerësuar konform ligjit.

Në 11 Dhjetor të vitit të kaluar, anëtarësia e Partisë Demokratike thirri Kuvendin Kombëtar. Sipas statutit, mbledhja thirrej nga së paku një e katërta e delegatëve ose rreth 1912 të tillë.

Thirrja e mbledhjes u nënshkrua nga një numër shumë më i lartë, rreth 4200 delegatë, ndërkohë që në punimet e Kuvendit Kombëtar rezulton se kanë marrë pjesë 4935, siç konstatoi edhe gjykata.

Kuvendi Kombëtar i 11 Dhjetorit parashikon se Partia Demokratike drejtohet përkohësisht nga Komiteti i Rithemelimit, deri në zgjedhjen e strukturave të reja drejtuese të forcës politike.

Po ashtu, Kuvendi Kombëtar miratoi shkarkimin e ish-kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Po ashtu, delegatët miratuan edhe disa ndryshime të rëndësishme statutore.

Të gjithë vendimet e Kuvendit Kombëtar, të cilat sipas ligjit për Partitë Politike hyjnë në fuqi menjëherë pas miratimit, tashmë kanë marrë fuqi ligjore me vendim gjyqësor. syri.net

Jep dorëheqjen drejtori i Hekurudhave, i shpëtoi atentatit dhe tritolit

Burimet bëjnë me dije se ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit të Hekurudhave Ani Dyrmishi.

Ai e mbante këtë post prej më shumë se 4 vitesh, ndërkohë që arsyet e dorëheqjes nuk janë bërë ende publikë.

Dyrmishi po ashtu është anëtar i Këshillit Bashkiak të qytetit të Durrësit, ndërkohë që gjatë ushtrimit të detyrës së drejtorit të hekurudhave, i është vendosur dhe një sasi tritoli në makinën e tij.

Në një rast të dytë, makina e përdorur prej tij është qëlluar me breshëri armësh.

Dyrmishi ishte futur në listën e zezë të drejtuesve të institucioneve nga kryeministri Edi Rama, e megjithatë ai qëndroi në krye të Hekurudhës për më shumë se 4 vite.

Ani Dyrmishi ka mbajtur poste të rëndësishme edhe më heret si drejtor i Hipotekës së Durrësit. syri.net

Aldo Bumçi: Yuri Kim s’mund të caktojë kryetarin e PD! Demokratët vendosën më ’11 dhjetor’ dhe ‘6 mars’

Ish-deputeti demokrat Aldo Bumçi në një intervistë për RTV ORA komentoi situatën në Partinë Demokratike. Bumçi u shpreh se rëndësi ka vullneti i demokratëve që është shprehur me votën e 11 dhjetorit dhe 6 marsit.

Sa i përket deklaratave të ambasadores Yuri Kim, Bumçi theksoi se ajo s’mund të caktojë kryetarin e Partisë Demokratike. Në lidhje me çështjen e presidentit ai tha se nuk ka diskutime dhe se PD-ja do të mbledhë forumet e saj dhe do të dalë në një qëndrim institucional.

“Rëndësi ka vullneti i demokratëve që është shprehur me votën e 11 dhjetorit dhe 6 marsit. Ne jemi shumicë edhe pse nuk kemi pasur logu duke dalë me një diferencë të madhe me kandidatët e Bashës.

Kjo është një çështje e vërtetuar dhe është shprehur edhe gjykata më pas. Gjykata na dha të drejtën ligjore për selinë dhe për logon. Ky është edhe vullneti i demokratëve dhe shqiptarëve. Çdo qëndrim tjetër do të thotë të mos respektosh qytetarët e këtij vendi.

Në lidhje me çështjen e presidentit nuk ka diskutime ende që kanë nisur. PD-ja do të mbledhë forumet e saj dhe do të dalë në një qëndrim institucional dhe legjitim.

Ambasadorja mund të takojë kë të dojë, por se cili do të jetë krye i PD-së caktohet nga vota dhe kjo do të thotë të mos respektosh vullnetin e votuesve. Vlera e demokracisë dhe botës së lirë është respektimi i votës së qytetarëve.”-tha Bumçi.

Berisha: Yuri Kim më dërgoi një person në zyrë, që të hiqja dorë nga gara për PD! Tha Basha do largohet!

Pasi ambasadorja Yuri Kim njohu kryetar të PD Enkelejd Aliabeajn, lideri historik i PD Sali Berisha, e cilësoi këtë një shkelje dhe përpjekje të dështuar për të përcaktuar kreun e PD-së.

Në studion e Debatit në A2 CNN me Alba Alishanin, Berisha ka rrëfyer për herë të parë se ambasadorja Yuri Kim i ka dërguar një person në zyrë, ku i propozonte që të hiqte dorë provizorisht nga gara për kryetarin e PD-së, ndërsa i kishte garantuar edhe largimin e Bashës.

“Shkelje e parimeve themelore mbi të cilat bazohet demokracia, e statusit të saj por ishte dhe përpjekje e dështuar e radhës e zonjës për të përcaktuar kreun e PD-së. Unë dua t’i njoh qytetarët shqiptarë dhe demokratët në veçanti se pas zgjedhjeve të 6 marsit guvernatorja Kim dërgoi në zyrën time një person me propozimet e saj.

Propozime që konsistonin që unë të hiqja dorë provizorisht nga gara për kryetar të PD-së, të caktoja cilindo që doja unë dhe atë provizorisht dhe më pas mund të kandidoja vetë për kryetar, duke paraqitur garanci të plotë se Basha do të largohej dhe do të pranonte vendimet.

Përgjigjja ime ishte një refuzoj në mënyrë kategorike çdo ndërhyrje tuaj zonjë në problemet e brendshme të PD, refuzoj dhe kërkoj në mënyrë të prerë që të mos ndërhyni në zgjedhjen e forumeve dhe kryetarit të PD-së sikundër jashtë çdo dyshimi që unë mund të pranoj ndërhyrje të tilla.

I përcolla mesazhin se për mua mjafton kjo që i lejoni vetes të ndërhyni se kush dhe jo duhet të zgjidhet kryetar i PD që unë edhe të mos kisha ndërmend të garoja të rikthehem dhe të garoj me të gjitha mundësitë e mia. Nuk prita kundërpërgjigje nga Kim se gjeja në qëndrimet  e Bashës”, u shpreh Berisha.

Duke e konsideruar të papranueshme ndërhyrjet e ambasadores Kim në punët e PD, Berisha u bën thirrje shqiptarëve që të mos kenë ndikim në mendimet e tyre për mbështetjen amerikane.

syri.net

Bucha vetëm fillimi, dyshohet se rusët kanë shkaktuar gjenocid edhe në pjesë të tjera të Ukrainës, në Borodyanka gjenden 200 civilë të vrarë

Zyrtarët ukrainas dyshojnë se ditët e ardhshme mund të zbulohen masakra civile edhe më të rënda se ajo në Bucha.

Këto paralajmërime vijnë pasi në Borodyanka janë gjetur mbi 200 civilë të vdekur nën rrënoja. Edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se numri në këtë qytet, mund të jetë edhe më i madh se sa në Bucha.

Kujtojmë se skenat në Bucha, me trupat e vdekur të civilëve të shtirë në rrugë, ka ndezur reagime të shumta të vendeve Perëndimore. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov nga ana tjetër, ka hedhur poshtë akuzat, duke i cilësuar pamjet si një inskenim dhe provokim ukrainas.

Prokurorja e Përgjithshme në Ukrainë, Iryna Vendiktova i dha peshë këtyre pretendimeve për masakër. Ajo tha se situatë të ngjashme me masakrën humanitare në Bucha ekziston të ketë ndodhur edhe në pjesë të tjera të vendit, si Sumy dhe Chernhiv. bw

Tomor Alizoti: PD duhet të zgjedhë kreun e ri të grupit parlamentar

Deputeti demokrat Tomor Alizoti tha në emisionin ‘Çim Peka Live’ se duhet të zgjidhet kryetari i ri i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Alibeaj le të rikonfirmohet, të jetë në votimin e grupit parlamentar. Deputetët të thonë ti je kryetari i grupit. Kjo është logjike dhe duhet të ndodhi.

Në momentin që je emëruar nga një njeri minorancë që iku, s’mund të justifikosh gjithçka në mënyrë juridike.”-tha Alizoti.

Më tej Alizoti shtoi se PD-së nuk i duhet një kryetar në këtë moment por një konfederatë ku e gjithë e djathta merr grupe përfaqësimi për të qenë opozitë garuese ndaj Edi Ramës.

“Nëse gara nuk bëhet me të gjithë demokratët, nuk quhet garë. Kriza e PD nuk është kryetari, por përfaqësimi i gjithë demokratëve brenda kësaj lufte që ka qenë shumë përçarëse që mund të ndodhi me një komision. Opozita të jetë më e madhe se PD, atëherë mund të kemi një garë për kryetar.”-tha Aliztoi.

Ndër të tjera deputeti demokrat tha se PD duhet të dalë nga guacka ku ndodhet pasi vuan për një bashkim real.syri.net

Shkatërrimi i Sheshit të Flamurit- Socialisti revoltohet me Ramën: I kam dhënë votën, po na shkel dinjitetin

Devijimi i projektit nga ana e qeverisë për të ndryshuar destinacionin e Sheshit të Flamurit në Vlorë ka ngritur në këmbë vlonjatët, të cilët kanë dalë në protestë.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video të një socialisti, i cili i revoltuar nga kjo papërgjegjshmëri e qeverisë ka akuzuar Ramën se edhe pse i ka dhënë votën, ai po shkel popullin dhe dinjitetin tonë.

Një shqetësim qytetar për shkatërrimin e Sheshit të Flamurit’, shkruan Berisha në Facebook.

Socialisti: Ai nuk dëgjoi babain e tij të na dëgjoi neve, nuk dëgjon njeri ai se ka një parti socialiste të dobët, unë jam anëtar i PS-së, nuk jam i Sali Berishës as i ndonjë tjetri por këtij i kam dhënë votën, por që të jenë kaq indiferent dhe kaq që të shkeli mbi popullin dhe mbi ndërgjegjen dhe dinjitetin tonë edhe mbi nervat tona po na shkelin. syri.net

Hajdarmataj: Grupet kriminale kanë informatorë në Policinë e Shtetit, dosjet i mbulon pluhuri

Ish-zyrtari i Policisë së Shtetit, Arben Hajdarmataj, komentoi në Edicionin e Pasdites me gazetaren Armela Ferko në Syri Tv rikthimin e atentateve mafioze në një kohë kur jo më larg se mbrëmjen e kaluar, një 37-vjeçar u qëllua për vdekje në autostradën Tiranë-Durrës.

Hajdarmataj tha se në dy rastet e fundit, duke iu referuar ngjarjes së Elbasanit ku u plagos Nuredin Dumani dhe atentatit të mbrëmjes së kaluar, policia nuk ka parandaluar krimin. Sipas zyrtarit të policisë, individët e përfshirë nuk kanë ndjenjën e frikës se po bien në duart e policisë pasi janë të fuqizuar.

“Aryseja tjetër është se elementët e botës së krimit kanë lidhje deri në rangun e informatorëve në segmente të caktuara të Policisë së Shtetit që ju jep siguri dhe ju krijon shtigje të lehta që mos të bien në dorën e autoriteteve.

Sa i përket postoblloqeve nuk jam shumë dakord, nuk duhet të priret policia nga puna e fushatave pas ngjarjeve.

Duhet të priren nga puna inteligjente dhe proaktive e Policisë së Shtetit për marrjen e informacionit që më pas të parandalojë ngjarjen kriminale.”-tha Hajdarmataj.

Sa i përket atentatit të mbrëmjes së kaluar, ku mbeti i vdekur Iljaz Çali, zyrtari i policisë tha se fikja e dritave ka favorizuar autorët për të kryer vrasjen.

“Në rastin e mbrëmjes së kaluar kemi një viktimë që kishte marrë një mjet me qira. Automjeti ka qenë me GPS, janë të ruajtura lëvizjet çka mendoj se policia mund të shikojë lëvizjet dhe kamerat e ambienteve ku ka kaluar.

Kjo mund të bëjë të mundur se me kë ka pasur kontakte fizike deri në momentin që u vra. Ka dy pista, ajo e kromit dhe ajo e drogës, psita që çojnë në konflikte. Nëse viktima ka qenë i identifikuar nga policia në këto dy lidhje, duhet të kishte një mbikqyrje policore.

Polici përgjegjëse në zonë duhet të marrë informacione për konfliktet e mundshme të objektivit. Policia nuk është në gjendje praktike të bëjë këtë punë.“-tha Hajdarmataj.

Për ngjarjen e Elbasanit pak ditë më parë ku u plagos Nuredin Dumani dhe më pas u arrestua për llogari të autoriteteve, zyrtari tha se kemi të bëjmë me një person me rekorde të theksuara kriminale që s’duhet të ishte jashtë vëmendjes së policisë.

Hajdarmataj tha se ku flitet për grupin kundërshtar, fatmirësisht Dumani nuk humbi jetën por kemi një palë që policia duhet të bëjë një mbikëqyrje për informacionin.

“Objekt në kuptimin që ta gjurmojë, siç mund të ketë një procedim penal. Ata janë në kërkim. Policinë e Shteti e kap rutinizmi, praktikë që duhet të luftohet.

Të gjitha dosjet, ose vrasjet e fundit pa autor ka një historik negativ në lidhjet kriminale, por shkon dosja, shkon në prokurori, i kalon policisë, futet në një sirtar dhe nuk merret njeri me këtë punë.

Vrasje të tipit mafioz, me sniper, me silenciator, vrasje pa autor, tregon një fuqizim të grupeve kriminale. Fuqizimi i tyre po ecën me hapa shumë të shpejtë krahasuar me përgjigjet e autoriteteve.”-tha Hajdarmataj.

Berisha takim me ambasadorin e Çekisë, diskutime për Shqipërinë dhe rajonin

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha ka pritur në një takim ambasadorin e Çekisë në Tiranë, Karel Urban.

Me një shënim në Facebook, Berisha shkruan se me të u diskutua gjerësisht mbi zhvillimet në Shqipëri dhe në rajon.

Reagimi i plotë i Sali Berishës:

Takim me ambasadorin e ri të Republikës së Çekisë në Tiranë, Karel Urban!

Të dashur miq, sot prita në një takim ambasadorin e ri të Republikës së Çekisë në Tiranë. Përfitova nga rasti te falënderoj vendin dhe kombin e tij mik për ndihmën e çmuar dhënë  Shqipërisë dhe shqiptarëve në dekada.

Gjatë këtij takimi diskutuam gjerësisht mbi zhvillimet në Shqipëri dhe në rajon. Theksova në këtë takim se Partia Demokratike ka qenë dhe mbetet parti e vlerave dhe integrimeve europiane dhe euroatllantike. Takimi ishte i hapur. syri.net

Afera e inceneratorëve- LSI kërkesë SPAK: A janë nën hetim Erion Veliaj, Engjëll Agaçi dhe …

Pas depozitimit ne kohë të ndryshme të disa padive për inceneratorët, LSI i  kërkon informacion SPAK për statusin e Erion Veliajt, Engjëll Agaçit, Alqi Bllakos dhe komisionit për dhënien e koncesionit të tiranës

Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar letren e saj gjatë ditës së sotme në SPAK.

E plotë

Të nderuar Prokurorë të Prokurorisë së Posaçme,

Lëvizja Socialiste për Integrim, në datë 04.03.2021 ka depozituar një kallëzim penal në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ndaj: Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Z. ERION VELIAJ; Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Z. ËNGJËLL AGAÇI; Titullarit të Autoritetit Kontraktor, Ish Ministrit të Mjedisit, Z. LEFTER KOKA; Ish Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Z. ALQI BLLAKO; Komisionit të Dhënies me Koncesion për projektin “Për Ndërtim Landfilli, Inceneratori dhe Rehabilitim i Venddepozitimeve Ekzistuese Tiranë dhe Prodhimin e Energjisë Elektrike”.

Gjithashtu, në datë 16.12.2021 kemi depozituar pranë jush material me prova shtesë në funksion të hetimit të veprave penale të kallëzuara.

Si subjekt që ka në mënyrë të drejtpërdrejtë interes të ligjshëm lidhur me kallëzimin e depozituar, si dhe bazuar në nenin 283 e vijues të Kodit të Procedurës Penale, me anë të kësaj kërkese kërkojmë informacion lidhur me:

1) Statusin Juridik të procedimit penal;

2) Pa cënuar parimin e sekretit hetimor, aktet dhe provat e administruara nga Prokuroria si dhe informacion lidhur me personat që po hetohen nga Prokuroria dhe statusin penal që i atribuohet personave që po hetohen;

3) Nëse ka persona që kanë status penal “nën hetim” apo “të pandehur”, kërkojmë informacion lidhur me masat konkrete të sigurisë që janë marrë nga Prokurori i çështjes.

Sjellim në vëmendjen tuaj, se afati maksimal i parashikuar nga neni 323 dhe 324 I Kodit të Procedurës Penale, për përfundimin e hetimeve është 2 vjet. Në këto kushte do të vlerësonim maksimalisht respektimin e këtij afati ligjor nga Institucioni Juaj.

Duke ju falenderuar, mbetemi në pritje të informacionit Tuaj!

Arrestimi nga SPAK, Pandeli Majko pranon mandatin e ish-deputetit Alqi Bllako

Rikthehet në Kuvend Pandeli Majko. Ky i fundit ka pranuar të marrë mandatin e lënë nga Alqi Bllako. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Ergys Gjençaj. Mësohet se Majko ka dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizimit.

Kujtojmë se Majko u rendit vetëm një vend poshtë listës fituese të PS-së për zgjedhjet e 25 prillit, çka bëri që këtë një vit t’i mungojë Parlamentit.

Por me lënien e mandatit nga Alqi Bllako, Majko rikthehet kështu në karrigen e tij në Kuvend për tre vitet e ardhshme.

Vendi vakant u krijua pas heqjes dorë nga mandati i deputetit nga ana e Bllakos, për të cilin SPAK kërkoi arrestimin e tij për abuzime me inceneratorin e Fierit. Pas lënies së mandatit, u hap edhe rruga për arrestimin e Bllakos, i cili qëndron pas hekurave. bw

Kundër shembjes së banesave, banorët e ‘5 Majit’, Laprakës dhe Paskuqanit protestë para Bashkisë: Grabitje me forcën e shtetit

Janë ngritur sërish në protestë banorët e lagjes ‘5 Maji’, të Paskuqanit dhe të Laprakës në Tiranë, banesa e të cilëve janë kundër shembjes së banesave të tyre në kuadër të zgjerimit të Unazës së Madhe apo dhe procesit të rindërtimit. Protestuesit janë vendosur para bashkisë së Tiranës, ku kërkojnë që t’u jepet informacion.

“Po na grabiten banesat. Grabitje me forcën e shtetit. Janë 150 banesa që do të dalin tani, që pritet të shemben.”, tha një prej protestuesve. Ndërkohë një tjetër i ka bërë thirrje kryebashkiakut Erion Veliaj që të respektojë marrëveshjen para votimeve, ku sipas tij garantoi se këto marrëveshje do bëhen sipas ligjit.

“Ne kemi kërkuar takim me kryetarin e Bashkisë. Asnjë banor që iu është pritur shtëpia, apo ata që presin, nuk është bërë asnjë marrëveshje me bashkinë. Të vetmet marrëveshje që janë bërë janë ato të tetorit, të cilët janë zhgënjyer dhe i janë bashkuar protestës tonë. Në kundërshtim me ligjin, Bashkia e Tiranës ka prishur shtëpitë. Ne jemi drejtuar këtu për të gjetur një zgjidhje.”, tha një tjetër protestues. bw


Send this to a friend