Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar rezolutën me qëndrimin politik për procesin e zgjedhjes së Presidentit. Rezoluta parashikon mandatimin e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të PD të caktojë përfaqësuesit për gjetjen e një qëndrimi të përbashkët me partitë e tjera opozitare në procesin e zgjedhjes së Presidentit në Kuvendin e Shqipërisë. Në rezolutë thuhet se çdo alternativë që mundëson zgjedhjen e Presidentit me votat e Partisë Socialiste, apo të siguruara pa konsensus politik të vërtetë, do të refuzohet me votë në Kuvend.
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar qëndrimin politik të forcës kryesore të opozitës për procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës.
Në rezolutën e aprovuar nga anëtarët e Këshillit Kombëtar, është mandatuar Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partise Demokratike që të caktojë përfaqësuesit për gjetjen e një qëndrimi të përbashkët me partitë e tjera opozitare në procesin e zgjedhjes së presidentit në Kuvendin e Shqipërisë.
Në rezolutën që u prezantua nga deputeti Oerd Bylykbashi thuhet se çdo alternativë që mundëson zgjedhjen e Presidentit me votat e Partisë Socialiste, apo të siguruara pa konsensus politik të vërtetë, do të refuzohet me votë në Kuvend.
Ne tekstin e rezolutes thuhet se mazhoranca socialiste, në mënyrë sistematike ka kapur pushtetet e pavarura përfshirë atë të drejtësisë, duke rrënuar sistemin kushtetues të kontrolleve dhe balancave.
Rezoluta thekson gjithashtu se Edi Rama aktualisht kontrollon rreth 90% të pushtetit publik dhe kapja e institucionit të Presidentit prej tij do të siguronte pushtet absolut, të paprecedent edhe në periudhën e diktaturës para rënies së regjimit komunist.
Rezoluta
Këshilli Kombëtar me këtë rezolutë vendos:
PD do të shprehë vullnetin e saj për zgjedhjen e Presidentit me votën e deputetëve të grupit të saj parlamentar, pa u bërë pjesë e farsave të mazhorancës socialiste.
Mandatohet Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD të caktojë përfaqësuesit për gjetjen e një qëndrimi të përbashkët me partitë e tjera opozitare në procesin e zgjedhjes së presidentit në Kuvendin e Shqipërisë.
Në rast se në procesin politik dhe parlamentar të gjetjes së kandidaturave krijohen kushte për konsensus për votimin e presidentit nga kandidatë të propozuar nga opozita, mandatohen përfaqësuesit e PD që bashkërisht me përfaqësuesit e tjerë të partive opozitare, të propozojnë kandidatë në raundet e përcaktuara nga Kushtetuta.
Çdo alternativë që mundëson zgjedhjen e presidentit me votat e PS, apo konsensus politik të vërtetë, do të refuzohet me votë në Kuvend. Grupi Parlamentar i PD, siguron zbatimin e qëndrimit politik të PD, të përcaktuar në këtë rezulotë.
Çdo qëndrim që bie ndesh me këtë rezolutë detyruese dhe tagrat përfaqësuese politike të rrjedhura nga vendimet e organeve përfaqësuese të PD, nuk përfaqësojnë PD-në në procesin e zgjedhjes së Presidentit”.
Komentet