VOAL

VOAL

‘Një zonjë që i dha dinjitet garës’- Paloka me Qiricin: Sa më shpejtë ta shohim PD në vendin që i takon

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka ka shpërndarë një foto me kandidaten Eleina Qirici, duke e vlerësuar për dinjitetin që i dha garës.

‘Sot me Eleina Qiricin, nje mike, kolege e demokrate e mire. Nje falenderim per gjithe demokratet e nje urim qe sa me shpejte ta shohim PD ne vendin qe i takon’, shkruan Paloka në Facebook.

Postimi i plotë i Edi Palokës:

Sot me Eleina Qiricin, nje mike, kolege e demokrate e mire. Nje zonje qe i dha dinjitet gares per kreun e Keshillit Kombetar te PD!

Nje falenderim per gjithe demokratet e nje urim qe sa me shpejte ta shohim PD ne vendin qe i takon! 

syri.net

Salianji: Alibeaj po nxiton që të ulet me Ramën, duan të ndajnë PD-në

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji hedh poshtë pretendimet e Orjola Pampurit, se gjatë ditës së sotme ka pasur një mbledhje të kryesisë së grupit parlamentar.

Sipas Salianjit një mbledhje e tillë nuk është bërë, dhe ka një nxitim të pajustifikuar nga ana e Alibeajt për t’u ulur në një tavolinë me Edi Ramën për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Ervin Salianji: Nuk ka asnjë tagër zëdhënësi i grupit, ka një tentativë për ta ndarë grupin në dy, do të bëj çdo përpjekje për të komunikuar me demokratët, për të mos e lejuar këtë.

Dje kam komunikuar me përfaqësues të Rithemelimit dhe zotit Alibeaj, për të pasur mundësi që deputetët të kenë një takim, po kërkohet me ngulm një takim për presidentin, në një kohë që Rama e ka zgjedhur. Është një kurth që të keqpërdoren deputetët.

Kam pasur një komunikim me zotin Boçin, i cili ka kërkuar që mbledhja e kryesisë së vogël, të shtyhet në një moment tjetër të ditës, dhe është bërë ai komunikim i turpshëm. Nuk përfaqësohet qëndrimi i grupit.

Nuk ka pasur një mbledhje të tillë, nëse ka qenë ndonjë nga kryetarët e komisioneve në këtë mbledhje, ka një nxitim për ta ndarë PD-në, dhe për të caktuar një palë këtej një palë andej. Ka pothuajse 3 muaj që nuk funksionojnë mbledhjet e grupit, duan të na vënë damkën që jemi palë të njërit grup apo tjetrit.

Kryesia e grupit parlamentar, fakti që unë kam komunikuar me zotin Alibeaj, nuk besoj se ka ndonjë diskutim nëse njihet apo jo. Jemi në një nxitim të pashpjegueshëm, për çfarë? Pse është shqetësimi i demokratëve zgjedhja e presidentit që e ka vendosur Edi Rama. Ne nuk mund ti japim Edi Ramës kriteret se si të zgjedhë presidentin.

syri.net

Edi Paloka zgjidhet kryetar i Këshillit Kombëtar të PD

Kryetari i ri i Këshillit Kombëtar të PD është zgjedhur Edi Paloka.

Në procesin e zhvilluar sot në garë ishin Paloka dhe Elira Qirici.

Paloka mori 132 vota përballë kandidates Eleina Qirici e cila mori 79 vota. bw

Këshilli Kombëtar i PD miraton rezolutën, Bylykbashi: Vendimet për Presidentin i merr Komisioni i Rithemelimit

Këshilli Kombëtar i PD miratoi rezolutën për zgjedhjen e Presidentit të ri. 

Projektrezoluta u lexua nga deputeti dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD, Oerd Bylykbashi.

Rezoluta parashikon mandatimin e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të PD të caktojë përfaqësuesit për gjetjen e një qëndrimi të përbashkët me partitë e tjera opozitare në procesin e zgjedhjes së presidentit në Kuvendin e Shqipërisë.

Përfaqësuesit e PD dhe partitë aleate do punojnë për gjetjen e kandidaturave të përbashkëta, nëse procesi politik do të krijojë kushte për konsensus.

Rezoluta thekson gjithashtu se çdo alternativë që mundëson zgjedhjen e presidentit me votat e PS, do të refuzohet më votë në Kuvend, sikurse theksohet se çdo qëndrim tjetër që bie ndesh me rezolutën, nuk përfaqëson Partinë Demokratike në procesin e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit.

“Këshilli Kombëtar me këtë rezolutë vendos, PD do të shprehë vullnetin e saj për zgjedhjen e Presidentit me votën e deputetëve të grupit të saj parlamentar, pa u bërë pjesë e farsave të mazhorancës socialiste. Mandatohet Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD të caktojë përfaqësuesit për gjetjen e një qëndrimi të përbashkët me partitë e tjera opozitare në procesin e zgjedhjes së presidentit në Kuvendin e Shqipërisë.

Në rast se në procesin politik dhe parlamentar të gjetjes së kandidaturave krijohen kushte për konsensus për votimin e presidentit nga kandidatë të propozuar nga opozita, mandatohen përfaqësuesit e PD që bashkërisht me përfaqësuesit e tjerë të partive opozitare, të propozojnë kandidatë në raundet e përcaktuara nga Kushtetuta.

Çdo alternativë që mundëson zgjedhjen e presidentit me votat e PS, apo konsensus politik të vërtetë, do të refuzohet me votë në Kuvend. Grupi Parlamentar i PD, siguron zbatimin e qëndrimit politik të PD, të përcaktuar në këtë rezulotë. Çdo qëndrim që bie ndesh me këtë rezolutë detyruese dhe tagrat përfaqësuese politike të rrjedhura nga vendimet e organeve përfaqësuese të PD, nuk përfaqësojnë PD-në në procesin e zgjedhjes së Presidentit”. syri.net

Ndahet nga jeta diplomati i njohur Hajdar Muneka

Hajdar Muneka, diplomat i njohur dhe me një përvojë shumë të gjatë, është ndarë në mbrëmjen e së enjtes nga jeta në moshën 68 vjeçare.

Prej kohësh ai vuante nga një sëmundje e rëndë, me të cilën luftoi deri në fund, por pa mundur ta fitojë këtë betejë .

Hajdar Muneka kontribuoi për vite me radhë në shërbimin tonë diplomatik dhe ishte një njohës shumë i mirë i çështjeve aziatike. Ai ishte ambasador i Republikës së Shqipërisë në Kinë dhe Maljazi, dhe Jo rezident ne Singapor, Korenë e Jugut Bangladesh, Japoni, Australi, Zelandën e re e të tjerë.

Nga profesioni i gazetarit në Radio Tirana, ai kaloi në Ministrinë e Punëve të Jashtme, duke i dhënë një kontribut të spikatur diplomacisë shqiptare.

Si botues i librit “Dritëhijet e një miqësie që çuditi botën” një ese me vlerë për historinë e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Kinës, si dhe të një vepre tjetër nga kjo temë e cila pret që të botohet pas ndarjes së tij nga jeta, harmonizoi me mjaft mjeshtri aftësinë e gazetarit me atë të diplomatit.

Hajdar Muneka ishte edhe anëtar themelues i Këshillit të Ambasadorëve shqiptarë, ku kontribuoi me eksperiencën tij te gjatë të fushës së diplomacisë. syri.net

Berisha: Baton Stanishiç propozoi gruan e Ramës për presidente! Alibeaj po sillet si ministër

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, u ndal disa herë edhe te procesi për zgjedhjen e presidentit të ri. Ai se quajti sërish një proces mafioz dhe të diskredituar.

Sipas tij, për të treguar sa i diskredituar është procesi, mjafton të shohësh propozimin nga propagandisti i Edi Ramës, Baton Haxhiu, që Linda Rama të bëhet presidente.

“Zhvillime të tjera ka pasur në procesin qesharak të zgjdhjes së presidentit. Ato kulmojnë deri aty, sa nëpërmjet Baton Stanishiçin, Edi Rama të propozojë për president edhe bashkëshorten e tij. A mund ta imagjinoni? A ka një zëdhënës më autentik të Edi Ramës se Baton Stanishiçi? Ai e njoftoi nëpërmjet tij. Arriti ta personalizojë në këtë shkallë një proces të rëndësishëm kushtetues, sa ta kthejë në procesin e një kuzhine familjare.

Ky është procesi më i diskredituar që mund të bëhet ndonjëherë. Këshilli Kombëtar është organi më i rëndësishëm i PD-së pas Kuvendit. Ai mblidhet sot për të përcaktuar qëndrimin e PD-së ndaj këtij procesi. Edi Rama do të haset me opozitën e vërtetë”.

Duke kujtuar raportimet për qeverisje të përbashkët mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, dhe spekulimet se Enkelejd Alibeaj do merrte post ministri, Berisha tha se Alibeaj po sillet si anëtar kabineti.

“Ky debat po zhvillohet në nivel të grupit parlamentar pasi Edi Rama ka marrë peng Enkelejd Alibeajn. Ju kujtohet kur dolën fjalë për qeverisje të përbashkët? Ju kujtohen emrat e ministrave? Prandaj e trajton si peng Alibeajn.

Alibeaj është i shkarkuar dhe nuk ka asnjë tagër për të thirrur grupin parlamentar. Ai është tërësisht në funksion të Edi Ramës,” tha Berisha. syri.net

Berisha: Kam plotësuar dokumentet për kandidim! Nuk shpik rivalë, më 22 maj do ketë referendum

Lideri historik demokrat, Sali Berisha tha në konferencën për shtyp se ai ka plotësuar për të kandiduar për kreun e PD-së.

“Dua të denoncoj fushatën e paimagjinueshme, të financuar me miliona euro nga qeveria, mafia e Sorosit dhe jo vetëm ajo, kundër kandidimit të Sali Berishës. A mund ta imagjinoni ju? Njeriu ka shpallur publikisht se do të kandidojë dhe bëhen emisione a duhet të kandidojë apo jo? A nuk është kjo një antifushatë që shkel çdo parim demokratik?

Do të kandidoj dhe i kam plotësuar dokumentet. Do i dorëzoj dhe do t’ju drejtohem shqiptarëve në mënyrën më besimplotë se kandidoj si dëshmi e respektit, dashurisë, pasionit tim për të ndryshuar për mirë jetën e tyre. Nuk mundem të pajtohem unë kurrë me këtë situatë, ku shqiptarët lindin fëmijë për emigracion. Kësaj situate do i jap fund,” tha Berisha.

I pyetur se çfarë ndodh nëse nuk do ketë rivalë, Berisha tha: “Unë nuk jam Edi Rama që shpik rivalë. Ajo është antidemokratike. Kush të dojë, urdhëro. Nuk duan, atëherë mbetet referendumi dhe unë me datën 22 maj nëse zgjidhem, zgjidhem me një referendum të mbarë demokratëve. Nëse nuk zgjidhem, i nënshtrohem plotësisht verdiktit të tyre. Nuk ishte kjo kërkesa ime, por natyrisht një zgjidhje referendare më nderon shumë”. syri.net

Berisha apel gazetarëve: Krijoni sindikatat tuaja, të mbrojmë fjalën e lirë

TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar thirrje në drejtim të institucioneve ndërkombëtare pas vdekjeve në komisariate në vend. Në bashkëbisedimin e sotëm me gazetarët Berisha tha se duhet të marrin fund qëndrimet e qeveritarëve të cilët sipas tij nuk kanë asnjë ndjeshmëri për jetët njerëzore.

“I bëj thirrje Komisionit për të drejtat e njeriut të OKB, i bëj thirrje komitetit antitorturë të Këshillit të Europës me urgjencë dhe procedurë të përshpejtuar të ushtrojnë çdo kontroll të duhur mbi IEVP dhe organet e policisë në mënyrë që të marrin fund dramat e tmerrshme njerëzore në birucat e këtyre komisariateve. Të marrin fund qëndrimet e këtyre qeveritarëve të cilët në fakt nuk kanë asnjë ndjeshmëri për jetët njerëzore, vdekjet e të rinjve, asfiksime apo djegie për së gjalli si ndodhi në Kamëz. Por jemi në rrafshin e lirive dhe të drejtave njerëzore. De fakto ato po arrijnë nivele diktatoriale, po arrijnë nivelet e drejtësisë së Putinit. Dhe atje ka protesta, po ka rusë që ngrihen në protesta, burgjet mbushen, por prapë dalin në protesta”, deklaroi Berisha.

Ai u ndal më tej në konferencë te raporti i Reporterëve pa kufij për lirinë e medias. Berisha iu bëri apel gazetarëve të krijojnë sindikatat e tyre për të mos shkuar në një nivel me Korenë e Veriut apo Rusinë e Putinit.

“Lajmi që sollën Reporterët pa kufij për një rrokullisje dramatike me 20 vende për lirinë e mediave, për lirinë e hsprehjes së mendimit dhe fjalës është një lajm dramatik, i paprecedentë në historinë e këtij vendi. Një saç, një kupolë e mafies shtetërore dhe e biznesve të lidhura me të, po mbyt fjalën e lirë në Shqipëri. Po mbyt lirinë e mediave dhe të mendimit. Qëndrimi ndaj këtyre zhvillimeve është i papranueshëm.

Edhe lajmi dramatik që u dha për këtë zhvillim u përcoll në mënyrën më superficiale. Unë ju bëj thirrje të krijoni sindikatat tuaja, me qëllimin e vetëm që të mos ju dhunojë dhe mos ju cenojë kush në profesionin tuaj. Është mision për vendin, nuk e bëni vetëm për veten tuaj. Tirania duhet të kundërshtohet në çdo element të saj. Me tiraninë duhet bërë çdo betejë dhe secili duhet të bëjë detyrën e tij. Përndryshe sot jemi tek Angola dhe Zimbabve, vitin tjetër do shkojmë te Koreja e Veriut dhe Rusia e Putinit. Ndaj thirrja ime është të mbrojmë fjalën e lirë, të mbrojmë lirinë e mediave si një pasuri e paçmuar për qytetarët dhe për shoqërinë dhe vendin në tërësi. Këto ishin dy nga zhvillimet më dramatike të javës, më skandaloze”, tha Berisha. bw

‘S’ka kuorum’- Ervin Salianji: Kjo nuk është mbledhje grupi, por takim mes deputetësh

Nënkryetari i grupit parlamentar të PD, Ervin Salianji ka kërkuar ndërprerjen e mbledhjes së thirrur nga Enkelejd Alibeaj. 

Gazetari i Syri Tv, Ermal Rizai raporton se gjatë debateve, Salianji ka thënë se mbledhja është e pavlefshme pasi nuk ka kuorumin e nevojshëm.

Ai e ka quajtur takim mes deputetësh dhe jo mbledhje të grupit parlamentar.

Ervin Salianji: Nuk është mbledhje grupi se nuk ka kuorum, është takim mes deputetesh. Mbledhjen ta caktojme me kryesine e grupit dhe ta caktojme kur te jene te gjithë. Duhet ta shtyjmë mbledhjen dhe të mblidhemi kur të jenë të gjithë.

***

Mbledhja e grupit parlamentar e thirrur nga Alibeaj dështoi që në nisje, për shkak se ndodheshin vetëm 21 nga 52 deputetë. Një orë pasi kishte nisur mbledhja, mbërriti edhe deputetja Ilda Dhori, por sërish kuorumi nuk u arrit, prej të paktën 26 deputetësh. Enkelejd Alibeaj u shkarkua nga Kuvendi Kombëtar i 30 prillit.

EMRAT- Këta janë anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD

Zbardhen emrat e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së, të dalë nga Kuvendi i 30 prillit.

Listën e bëri publike Kryetarja e Komisionit të Operacioneve Elektorale, Albana Vokshi gjatë një deklarate për mediat të mbajtur nga selia blu.

Nesër është thirrur Këshilli Kombëtar në orën 18:00, ku priten të merren disa vendime të rëndësishme.

Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD:

1. ADMIR SINAMATI.

2. ADRIANA GJONAJ.

3. ADRIANA KALAJA.

4. AFROVITA DHIMOJANI.

5. AGRON GJEKMARKAJ.

6. AGRON KULIÇAJ.

7. AGRON SHEHAJ.

8. AGRON SURE LOKA

9. AIDA SHEHU.

10. AKIL KRAJA.

11. ALBANA VOKSHI.

12. ALBERT DOD MËLYSHI.

13. ALBINA DEDA.

14. ALDO BUMÇI.

15. ALEKSANDËR BIBERAJ.

16. ALFRED RUSHAJ.

17. ALTA AZIZI HALUCA.

18. ALTIN NIKOLLA KALLAPODHI.

19. ANDI DOLLAPI.

20. ANDI GANI BELIU.

21. ANDI MUSTAFAJ.

22. ANDIA ULLIRI.

23. ANDON FRROKAJ.

24. ANISA DERVISHAJ.

25. ANISA KADESHA.

26. ANKELITA ÇELA.

27. ANTON LEK PJETERNIKAJ.

28. ANXHELA MALKO.

29. APOLLON BAÇE.

30. ARBEN BEQIRI.

31. ARBEN IBRO.

32. ARBEN IMAMI.

33. ARBEN LLESH NDOI.

34. ARBEN MIZA.

35. ARBEN RISTANI.

36. ARBI AGALLIU.

37. ARBJOLA HALIMI.

38. ARDIAN MUKA.

39. ARDIAN TURKU.

40. ARJAN DEDEJ.

41. ARJAN KAPLLAN KASA.

42. ARJAN SHEFKI KARRIQI.

43. ARJAN XHAVIT HOXHA      .

44. ARMEND MUSAJ.

45. ARNOLD KARIQI.

46. ARSEN KUJTIM VALISI.

47. ARSON KLEANTHI LIPE.

48. ARVIT BUSHATI.

49. ASTRIT MYSLIM KASA.

50. ATIRD NURI HOXHA.

51. AULON KALAJA.

52. AUREL BYLYKBASHI.

53. AVENIR PEKA.

54. AVNI RAM TOBLI.

55. BARBARA DODA.

56. BARDH SPAHIA.

57. BEDRI HOXHA.

58. BEHAR VELI XHAFERAJ.

59. BELIND KËLLIÇI.

60. BENARD GJON NDRECA.

61. BESART XHAFERRI.

62. BESIM MEXHIT KUKA.

63. BESNIK ALIAJ.

64. BESNIK XHAFER DUSHAJ.

65. BISLIM AHMETAJ.

66. BLEDI KASMI.

67. BLEDJON NALLBATI.

68. BLENDI FERDINAND HIMCI.

69. BUJAR KAPEXHIU.

70. BUJAR KARAFIL DHËMBO.

71. BUJAR LESKAJ.

72. BUJAR PASHO KAPLLANI.

73. BUJAR VUKAJ.

74. ÇLIRIM GJATA.

75. DAFINA MUDA.

76. DASHNOR SULA.

77. DASHO ALIKO.

78. DAVA MARKU.

79. DEMIR QAMIL HYSENI.

80. DENION SHENGJERGJI.

81. DENISA NAZMI VATA.

82. DEVIS XHEZAR OSMANI.

83. DHURATA TYLI (ÇUPI).

84. DOREL MEMOÇI.

85. DORIAN TELITI.

86. DRITAN BURGIA.

87. DRITAN FLAMUR CANI.

88. EDI PALOKA.

89. EDITH HARXHI.

90. EDMOND SPAHO.

91. EDUARD GANI REXHA.

92. EDUARD SHARKA.

93. ELDA HOTI.

94. ELEINA QIRICI.

95. ELEZ ISUF MACI.

96. ELGI HYKA.

97. ELIONA GREMI.

98. ELIOR VILA.

99. ELISABETA SKRAPARI.

100. ELIZABETA RREDHI.

101. ELTON BANO.

102. ELVIS JANI HAJDERLLI.

103. ELVIS MALASI.

104. EMELS BEKTASH XHAXHAJ.

105. EMILJA KOLIQI.

106. ENDIRE BUSHATI.

107. ENKELEJD ALIBEAJ.

108. ENKELEJDA SALLAKU.

109. ENNO BOZDO.

110. ENSA BASHA.

111. ERALDA BANO (TASE).

112. ERIS SHAHIN SHEHAJ.

113. ERVIN MINAROLLI.

114. ERVIN SALIANJI.

115. ESMERALDA METKO.

116. ETION KAPEDANI.

117. FATBARDH KADILLI.

118. FATBARDHA KADIU.

119. FATION VEIZAJ.

120. FATJON BATHORJA.

121. FATMIR GANI MYRTA.

122. FATOS JAHO HOXHA.

123. FERDINANT XHAFERAJ.

124. FERIDE RRAHMANAJ.

125. FETAH XHEMAL HASANAJ.

126. FIORALBA DIZDARI.

127. FIQIRI ISMAILI.

128. FLAMUR HOXHA.

129. FLAMUR NOKA.

130. FLORIANA GARO.

131. FLORIN KURMEKAJ.

132. FLORIND XHEVDET MANSAKU.

133. FLORION MIMA.

134. FLUTURA AÇKA.

135. GAZMEND AHMET SALLAKU.

136. GAZMEND DIBRA.

137. GAZMENT BARDHI.

138. GAZMIR SPAHIA.

139. GENC DEROMEMAJ.

140. GENC POLLO.

141. GENT STRAZIMIRI.

142. GENTI SHAQIR CELA.

143. GENTIAN MISHOVA.

144. GËZIM HASAN DEMUSHI.

145. GJENARIN NDOC KAPARI.

146. GJERGJ MERO.

147. GJERGJ PAL OROSHI.

148. GJOK VUKSANI.

149. GLAUK OLLDASHI.

150. GRETA BARDELI.

151. GRIDA DUMA.

152. GRIGELS MUÇOLLARI.

153. HAJREDIN LAKE BAKIASI.

154. HELIDON BUSHATI.

155. HIL NDUE KOLA.

156. HYSEN QAZIM KADIU.

157. IBRAHIM MORINA.

158. IGLI LATIF CARA.

159. ILDA DHORI.

160. ILIR ALIMEHMETI.

161. ILIR FAIS KROSI.

162. ILIR SABRI KASA.

163. ILIRJAN RAMADAN ALLIU .

164. ILIRJANA KUÇANA.

165. IMANUEL ÇAUSHAJ.

166. IMELDA KRAJA.

167. INA ZHUPA.

168. INDRIT HOXHA.

169. IRENA SHESTANI.

170. IRMA PROFI MARKU.

171. ISUF ÇELAJ.

172. IVI KASO.

173. JAMARBER MALLTEZI.

174. JOLA HYSAJ.

175. JORIDA TABAKU.

176. JULIAN DEDA.

177. KASËM MAHMUTAJ.

178. KASTRIOT PIROLI.

179. KELTIS KRUJA.

180. KLARA BICI.

181. KLAUS SHAQIRI.

182. KLEVIS BALLIU.

183. KLODIAN LATA.

184. KLODIAN MUÇO.

185. KLODIANA ÇAPJA.

186. KODHEL TEFIK CALA.

187. KRESHNIK ÇOLLAKU.

188. LAURA VORPSI.

189. LEDIANA FRATARI.

190. LEDINA ALOLLI.

191. LEDINA MANDIA.

192. LEDIO NURAJ.

193. LEFTER GËSHTENJA.

194. LEONARD JOSIF RAKIPAJ      .

195. LINDITA METALIAJ.

196. LISANDER HOXHA.

197. LORENC LUKA.

198. LORIN HOXHA.

199. LUAN BAÇI.

200. LUÇIANO BOÇI.

201. LULZIM BASHA.

202. MAL BERISHA.

203. MALBOR DUKA.

204. MALO HYDAI SADIKAJ.

205. MANJOLA KASTRIOT NIKOLLO.

206. MARIGLEND DOÇI.

207. MARJANA BRUNGA.

208. MATILDA QYRKU.

209. MEGI BALLIU.

210. MERIGLEN KURTBALAJ.

211. MERITA BAKIU.

212. MIMOZA HAJDARMATAJ.

213. MIMOZA REXHVELAJ.

214. MINUSHE LAZAJ.

215. MIRELA TABAKU.

216. MUSTAFA ZYLYF PASHJA.

217. MYQEREM TAFAJ.

218. MYSLIM ISUF HAXHI.

219. MYSLYM MURRIZI.

220. NADIRE AQIF ASLLANI.

221. NADIRE MEÇORAPAJ.

222. NAZLIE LAÇI.

223. NEVJON XHEVDET KODRASI.

224. NIKOLIN ÇALI.

225. OERD BYLYKBASHI.

226. ONELDA GJIN ZEFI   .

227. ORJOLA Pampuri.

228. OSMAN MULA.

229. OSMAN STAFA.

230. PARID TEFERIÇI.

231. PËLLUMB IBRAHIM BRUSHA.

232. PREL GJONI.

233. QEMAL ÇEJKU.

234. QEMAL HOXHA.

235. RAJMONDA BULKU.

236. RAMADAN LIKAJ.

237. RENIS GJOKA.

238. RESMI BILBIL SHANAJ  .

239. REZART TUSHA.

240. ROBERT BUDINA.

241. ROLAND KETA.

242. RRAPI RAKO GJIKA.

243. RUBENS SHIMA.

244. RUDINA HAJDARI.

245. SAIMIR KORRESHI.

246. SAIMIR MULGECI.

247. SALI BERISHA.

248. SARA BODO.

249. SELADIN JAKUPLLARI.

250. SEVALGON BERISHA.

251. SHAQIR MANJANI.

252. SHEFEREDIN SHEHU.

253. SHEZAIM RAMADAN YMERAJ.

254. SHKËLQIM HOXHA.

255. SHYQYRI HAJRULLA DURO.

256. SORINA KOTI.

257. SPIRO VASO.

258. SUZANA GUXHOLLI.

259. TOMOR ALIZOTI.

260. TRITAN SHEHU.

261. VALDETE VORPSI.

262. VIKTOR AVNI DURO.

263. VOLTANA ADEMI.

264. XHELAL MZIU.

265. XHERALDO DASHI.

266. XHEVAIR SALI BILJA.

267. XHULJAN GUÇE.

268. YLLI ASLLANI.

269. ZEF HILA.

270. ZHENI GJERGJI.

271. ZYRAFETE KULLA.

272. JOZEFINA TOPALLI.

273. BUJAR NISHANI.

274. EDUARD SELAMI.

Vdekja e dyshimtë në komisariat- AMP: Ja pse u arrestuan tre policët

Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka bërë publike detaje nga hetimi për ngjarjen e mbrëmshme në komisaritain e policisë në Kavajë ku humbi jetën 31-vjeçari Ilvi Meta.

Në përfundim të hetimeve paraprake, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Drejtoria Rajonale e AMP-së Durrës-Kavajë) ka arrestuar në flagrancë 3 punonjës policie, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal e konkretisht:

1. Nënkomisar Petrit Brahimaj, me detyrë Specialist i sallës së komandimit, në Komisariatin e Policisë Kavajë;

2. Inspektor Bexhet Berberi, me detyrë trupë shërbimi, patrullë e përgjithshme në Komisariatin e Policisë Kavajë;

3. Inspektor Rushit Kola, me detyrë trupë shërbimi në dhomat e sigurisë pranë Komisariatit të Policisë Kavajë.

Njoftimi i plotë

Kavajë – Në vijim të komunikimit për ngjarjen e ndodhur me datën 04.05.2022 në Komisariatin e Policisë Kavajë, ku është gjetur i vdekur shtetasi I.M., Drejtoria Rajonale e AMP Durrës-Kavajë ka përfunduar hetimet paraprake nga ku ka rezultuar si vijon:

Më datë 04.05.2022, rreth orës 19:00, në dhomat e sigurisë/ndalimit/arrestimit, në Komisariatin e Policisë Kavajë, shtetasi i arrestuar I.M., 31 vjeç, ka kryer vetëvrasje duke përdorur lidhësen e kapuçit të bluzës që mbante veshur, duke gjetur më pas dhe vdekjen.

Nga ana e ekspertëve mjeko-ligjorë është bërë këqyrja e viktimës nga ku ka rezultuar se në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se punonjësit që kanë pasur për detyrë mbikëqyrjen dhe mbajtjen në kontroll të shtetasit I. M. gjatë kohës që ai ka qenë i shoqëruar/ndaluar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë, nuk kanë përmbushur detyrimet që rrjedhin nga Ligji 108/2014 “Për Policinë e Shtetit” dhe Procedura Standarde “Trajtimi dhe sigurimi i personave të arrestuar/ndaluar në ambientet e Policisë së Shtetit, evidentimi dhe zgjidhja e kërkesë/ankesave të tyre” miratuar me Urdhër nr.925, datë 19.07.2019 të DPPSH.

Pas marrjes dhe vlerësimit të provave në kuadër të këtij hetimi dyshohet se këta punonjës me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë shpërdoruar detyrën, duke mos marre masa për parandalimin e ngjarjes.

Në përfundim të hetimeve paraprake, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Drejtoria Rajonale e AMP-së Durrës-Kavajë) ka arrestuar në flagrancë 3 punonjës policie, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal e konkretisht:

1. Nënkomisar P. B., me detyrë Specialist i sallës së komandimit, në Komisariatin e Policisë Kavajë;

2. Inspektor B. B., me detyrë trupë shërbimi, patrullë e përgjithshme në Komisariatin e Policisë Kavajë;

3. Inspektor R. K., me detyrë trupë shërbimi në dhomat e sigurisë pranë Komisariatit të Policisë Kavajë.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Kavajës për hetime të mëtejshme.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin pa pagesë 0800 90 90.

EMRAT- Vdekja e dyshimtë e të riut Ilvi Meta në qeli, arrestohen 3 punonjësit e policisë së Kavajës

3 punonjës të policisë së Kavajës janë vënë në pranga pas ngjarjes se rëndë të ndodhur ne ambientet e paraburgimit, ku 31-vjeçari Ilvi Meta dyshohet se i dha fund jetës duke u vetëvarur.

Mësohet se të arestuarit janë:
– Bexhet Berberi, me detyrë inspektor
– Rushit Kola, me detyrë inspektor
– Petrit Brahimaj, me detyrë nën komisar

Te njëjtat burime shpjegojnë se Berberi dhe Kola kanë qenë policë roje tek dhoma e paraburgimit.

Ilvi Meta i cili ishte ndaluar ditën e mërkurë rreth orës 12:00 i ka dhënë fund jetës brenda qelisë duke u vetëvarur, vetëm 6 orë pas shoqërimit nga ana e policisë.
I riu u ndalua me akuzën për vjedhje, akuzë për të cilën ishte dënuar edhe më parë.

Ndalimi i të riut ditën e mërkurë ishte bërë pasi akuzohej për një vjedhje të ndodhur në datën 2 prill në një banesë në Kavajë, për një makinë qepëse dhe prerëse pllakash.

Ndërkohë menjëherë pas kësaj ngjarjeje të rëndë është ngritur një grup hetimor, si dhe kanë shkuar me urgjencë në Komisariatin e Kavajës Drejtori i Policisë së Qarkut të Tiranës, Lorenc Panganika, dhe disa oficerë të SHÇBA-së.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe babai i viktimës Ilvi Meta, Agim Meta, i cili hedh akuza ndaj policisë, ndërsa ka deklaruar se djali i tij u akuzua për vjedhjen e një dere alumini.

Babai i Ilvi Metës flet për Syri Tv: Djalin na e vranë brenda komisariatit të Kavajës! Ja për çfarë e kanë detyruar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje pasdite në komisariatin e Kavajës ku i riu Ilvi Meta 31 vjeç sipas policisë vrau veten në qelinë e paraburgimit duke u vetëvarur.

Babai i viktimës në një lidhje telefonike për Syri Tv tha se trupi i të birit ndodhet në spitalin e Durrësit ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore ndërsa ka bërë dhe akuza të forta ndaj autoriteteve duke i akuzuar për vrasjen e djalit brenda komisariatit.

“Nuk më kanë lënë të shkoj atje, përveç çunit të xhajës tim. Vetëm atë kanë lënë. Kisha informacion që u shoqëruar pasi ishte i dehur. Jam shumë i tronditur për të treguar të gjithë ngjarjen.”-tha babai i 31-vjeçarit.

Ndërsa një i afërm i viktimës (djali i xhaxhait) thotë se kushëriri i tij i cili tashmë ka ndërruar jetë, më herët është shoqëruar dhe detyruar të firmosë në komisariat për të pranuar autorësitë e ngjarjeve që nuk i ka kryer.

“Ilvi nuk e ka vrarë veten. Jemi të tronditur për ngjarjen. Tronditja e dytë pasi nuk na njoftuan. Se kush e ka bërë këtë vrasje, nuk e dimë.

Nuk e quajmë vetëvrasje, por vrasje brenda ambientit të komisariatit. Ilvi nuk ka vrarë veten. Ishte djalë i fortë, i qeshur, plot jetë. Ka pasur plane për jetën.

E kanë shoqëruar dhe më parë, por sipas të atit që është xhaxhai im, atij i është kërkuar që të firmosë të marrë përsipër ngjarje që nuk i ka kryer.

Dyshojmë se e njëjta gjë ka ndodhur dhe në këtë rast. Ai nuk e ka vrarë veten.”-tha i afërmi i të riut.

Edvin Kulluri tërhiqet nga gara për kreun e PD: Nuk bëhem pjesë e farsës

Sali Berisha duket se do të garojë i vetëm për kreun e Partisë Demokratike, në zgjedhjet që po organizohen nga Komisioni i Rithemelimit, që do të mbahen në datën 22 Maj.

Deri tani asnjë kandidat nuk ka shpallur kandidaturën përballë tij, dhe i vetmi që kishte shprehur interesin, Edvin Kulluri ka vendosur të tërhiqet.

Kulluri shpjegon arsyet në postimin e tij, ndërkohë që zgjedhjet i konsideron farsë, dhe Komisionin që i organizon antistatutor.

Ai shprehet se nuk mund të bëhet pjesë e një farse të tillë, dhe nuk mund të jetë një rival kukull përballë Berishës.

Postimi i Kullurit:

Te dashur miq! Dje u njoha me vendimin e nje Komisioni Zgjedhor te vete emeruar pa vendim te Keshillit Kombetar si organ i zgjedhur, qe shpalli procedurat per zgjedhjet per Kryetar te PDSH!

Meqenese para disa muajsh shpalla vullnetin per te kandiduar per Kryetar te PDSH, konstatoj se: 1) Komisioni Zgjedhor eshte anti-statutor; 2) afati per “primare” prej 2 javesh eshte i njejti me afatin e vendosur nga Lul Brava qershorin e kaluar, duke mos u lene kohe kandidateve per te bere fushate; 3) ne kete Komision ka anetare te njejte nga ata qe vodhen vota per Lul Braven duke e bere kete proces po aq te pabesueshem;

4) nuk ka serish asnje transparence per listat e anetaresi se PDSH; 5) kandidatet nuk jane pyetur per perberjen e Komisionit, sipas parimit te shokut Stalin “populli voton, votat i numerojme ne”; 6) zgjedhjet po mbahen nderkohe qe PD eshte e percare me keq se 1 vit me pare!

E vetmja gje qe ndryshon nga zgjedhjet e vjedhura ne 13 qershor me keto te 22 majit eshte se po kalojme nga “Lul Brava” tek “Doktor Dryni”! Fatkeqesisht PD dhe demokratet po tallen dhe neperkemben po njesoj prej te pakten 5 vitesh duke i privuar nga debati i lire, vota e lire dhe perfaqesimi!

Propaganda e 11 dhjetorit per “primare” e “sovranitet” vote rezultoi vecse propagande duke zhgenjyer per te disaten here demokratet e ndershem dhe opinionin publik! Per keto arsye, vendosa te mos behem pjese e kesaj farse te shemtuar zgjedhore duke u terhequr nga kandidimi per Kryetar te PDSH me keqardhjen e dikujt qe lufton prej 5 vitesh per demokratizim real te PDSH dhe jo uzurpim te karriges se Kryetarit dhe strukturave lokale dhe qendrore!

Me shpresen se Grupi Parlamentar i PDSH si i vetmi organ legjitim do te beje perpjekjet maksimale per te nxjerre partine nga kriza me e rende ne 32 vite histori, mbetem me shpresen se ka ende nje te ardhme per opoziten!

I uroj Komisionit Zgjedhor dhe Kryetarit te vete-emeruar “suksese ne jete” dhe demokrateve durim dhe besim tek rivendosja e demokracise ne Partine Demokratike!
Me respekt, Edvin Kulluri!

Ish-komandanti gjerman i KFOR-it vizitë tek Sali Berisha, çfarë biseduan?

Ish-komandantin e KFOR-it në Kosovë, Erhard Buhler, i cili është edhe president i Asocacionit Gjerman Kosovar në Gjermani, ka vizituar ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha. Ky i fundit e lavdëroi atë si mik të shquar të shqiptarëve dhe tregoi se e ka falënderuar punën e tij për paqen në Kosovë.

“Dje pata një takim me një mik të shquar të shqiptarëve, Gjeneralin me katër yje, Erhard Buhler, ish-komandant i KFOR-it në Kosovë dhe ish-komandant i lartë në zona të rëndësishme të NATO-s dhe President i Asosacionit Gjerman-Kosovar në Gjermani. Në këtë takim unë e falënderova me mirënjohje Gjeneralin Buhler për ndihmesën e tij të çmuar për paqen, stabilitetin në Kosovë dhe rajon si dhe interesin e tij të rëndësishëm në organizimin e shqiptarëve në Asocacionin Gjerman Kosovar ne Gjermani dhe udhëheqjen e këtij asocacioni në vendin e tij”, ka shkruar Berisha.

Ai tha se shqiptaret sot janë komuniteti i dytë i huaj më i madh në Gjermani dhe tha se pjesëmarrja e tyre në nivel lokal dhe atë federal është e rëndësishme.

“Shqiptarët sot janë komuniteti i dytë i huaj më i madh në Gjermani organizimi i tyre në nivel lokal, por doemos edhe federal, është i domosdoshëm dhe me interes shumë të madh si për komunitetin shqiptar dhe të drejtat e tij në Gjermani që iu takojnë në përputhje me ligjet gjermane dhe ato të BE-së, por edhe për lobimin e tyre të fuqishëm në ndihmë të Shqipërisë dhe Kosovës pranë Bundestagut, Kancelarisë dhe institucioneve tjera federale dhe bizneseve të Gjermanisë”.

Berisha njoftoi se në këtë takim diskutuan për gjendjen dhe zhvillimet në Shqipëri dhe rajon./Gazeta Express/

Berisha mesazh bashkimi deputetëve që munguan në Kuvend: Partia është e juaja, derën e keni të hapur

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi në një konferecë për shtyp mungesën e një numri deputetësh të PD në Kuvendin Kombëtar. Berisha tha se vendi i tyre është në Partinë Demokratike dhe ata janë deputetë të kësaj partie.

“Nuk mundet kurrë që një deputet, dy deputetë, por dhe askush të mund të mbajë peng me platforma të marra në zyrat e qeverisë një forcë politike qeveritare.

Deputetët, për ata të cilët duan të analizojnë në mënyrë objektive, në parlament dhe në shumicë janë përfaqësues të shumicës, shumicës së popullit opozitar që i ka votuar.

Në këtë popull opozitar janë edhe shumica e anëtarësisë së PD në atë zonë. Vendi i tyre është me shumicën dhe vetëm me shumicën.”-deklaroi Berisha.

Më tej lideri i PD shtoi se për çdo demokrat dhe çdo kundërshtar, 6 marsi ka meritën e përcaktimit të shumicës.

“Jo në një sondazh, por dal vivo në shoqërinë shqiptare. Deputetët e PD do i bashkohen shumicës. Nuk mund të them se çdonjëri prej tyre, por në tërësi shpreh bindjen se pas Kuvendit të 30 prillit, edhe shumuca dërrmuese e tyre do i bashkohen PD-së.”-tha Berisha.

syri.net

Berisha: Votat u numëruan LIVE! Kandidatët e Këshillit mund të kërkojnë rinumërimin e tyre

Lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një konferencë për shtyp se të gjitha votat për anëtarët e Këshillit Kombëtar janë numëruar në mënyrë transparente para kamerave.

Lideri i PD theksoi se të gjithë kandidatët e Këshillit Kombëtar mund të kërkojnë rinumërimin e votave.

“Live, përveç arkivës digjitale të votës ekzistojnë edhe fletët e votimit që çdonjëri që dëshiron do ketë të drejtë t’i kontrollojë e rinumërojë.”-tha Berisha. syri.net

Rënia pikiatë në lirinë e medias- Tërbohet Rama: Janë gënjeshtra!

Kryeministri Edi Rama reagoi me një postim në median sociale në lidhje me raportin e organizatës Gazetarët pa Kufij, ku Shqipëria ka shënuar një rënie pikiatë.

Duke vlerësuar si tepër serioze gjenden e situatës ekonomike dhe politike të medias në Shqipëri, organizata ndërkombëtare Gazetarët pa Kufij renditi Shqipërinë në vend të 103 në botë sa i përket lirisë së medias, një përkeqësim me 20 vende në krahasim me vitin paraardhës.

Ashtu siç ka ndodhur edhe me raportet e tjera që tregojnë rënien e demokracisë në vend, Rama tha se këto janë gënjeshtra.

“E di që edhe ky opinion i imi do klasifikohet si sulm, presion, agresion kundër mediave, por e kam të pamundur të hesht kur shoh se si tallen disa me lirinë e fjalës dhe se si liria e shtypit bëhet liri e shtypjes, duke shkelur mbi faktet, njerëzit dhe vendin,në emër të saj!

Gazetarët viktima të dhunës policore në Shqipëri? Çfarë gënjeshtre! Gazetarët kritikë ndaj qeverisë përballen me sulme politike? Çfarë fantazie! Vetërregullim etik në median shqiptare? Çfarë talljeje! Vetëm titulli mungon: Ankesa për mungesën e lirisë ngaqë s’dimë ç’të bëjmë me lirinë!

Në Shqipëri s’ka as media të intimiduar, as gazetarë të penguar në lirinë e tyre. Madje në Shqipëri ka gjithnjë e më shumë viktima të shpifjeve,gënjeshtrave e lajmeve të rreme! Flitet për gjyqe me gazetarë, kur në fakt s’ka! Flitet për ligjin antishpifje kur në fakt s’ekziston!” shkruan Rama.

VIDEO- Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Rinas, mes turmës dhe deputetja e PD

Ashtu siç edhe e njoftuam më herët, mes protestuesve sot në Rinas, është dhe deputetja e PD-së për Krujën, Andia Ulliri.

Kjo e fundit është përfshirë edhe në tensionet e banorëve me policinë, ku pati edhe konfrontime mes palëve. Deputetja e re në moshë iu bëri thirrje policisë që të respektojë banorët dhe mos t’i prekë me dorë.

Për më tepër shihni pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetari Osman Stafa.

VIDEO- “Hape rrugën”, ja momenti ku banorët e Rinasit konfrontohen fizikisht me policinë

Pamjet që shihni tregojnë një nga momentet kur banorët e fshatit Rinas u përplasën me policinë, pasi kjo e fundit kërkoi që të lironin rrugën.

Në pamjet e siguruara nga gazetari Osman Stafa, shihet se banorët shtyhen me efektivët e policisë, ndërsa është dashur ndërhyrja e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, për të krijuar dhe një kordon.

Gazetari Stafa tha se uniformat blu kanë shoqëruar në polici një djalë të ri në komisariat. bw

Bllokojnë rrugën, tensione mes policisë dhe banorëve të fshatit Rinas, përplasje fizike (VIDEO)

Tensione në protestën e Rinasit. Pasi policia ka kërkuar që banorët të hapin rrugën, këta të fundit janë përplasur me efektivët. Ndërkohë, nuk kanë munguar as konfrontimet fizike, ndaj është dashur ndërhyrja e FNSH-së, e cila ka krijuar dhe një kordon.

Ndërkohë, kryeplaku i fshatit iu bëri thirrje banorëve të zonës që të lirojnë rrugën, pasi kishte marrë garancinë e autoriteteve për gjetjen e një zgjidhje.

Tubimi vjen pas vendimit të qeverisë për të devijuar lëvizjen drejt Aeroportit të Rinasit, duke e kthyer me një sens lëvizje, me drejtim nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq.

Banorët e zonës kanë bllokuar në shenjë proteste rrugën, duke u ulur në asfalt. Ata kërkojnë njëzëri që rruga të kthehet me dy sense lëvizje.

Një prej banorëve të këtij fshati tha se për të marrë një bukë në dyqan, i duhet të bëjë 25 km rrugë, ndërsa theksoi se kjo gjë bëhet edhe për të çuar fëmijët në shkollë.

 

“Për të dalë për të blerë një bukë, duhet të bëj 25 km. Duhet të iki në Fushë-Krujë, i bie se skam nga dal. Të vijë ambulanca, s’ka ku futet. Garancisë, pa ardhur një nga ata që do na sqarojnë. Nuk kam zgjidhje, jam në burg me ajrim. S’kemi si e bëjmë ndryshe. Fëmijët nuk kanë nga ikin për në shkollë. Jemi një nga fshatrat më të rregullt, s’kemi pasur probleme as në 97-ën. S’kemi as ujë as drita. Sa të bjerë një pikë shi, ikin dritat, jemi të penalizuar. Jemi 690 votues, plus fëmijë. S’po kërkojmë asgjë tjetër, kërkojmë vetëm lëvizje brenda fshatit.”, tha protestuesi.

(BalkanWeb)

Banorët bllokojnë rrugën e Rinasit, deputetja e opozitës i bashkohet protestës

Deputetja e opozitës, Andia Ulliri i është bashkuar sot protestës së banorëve në Rinas, të cilët kundërshtojnë vendimin e ARRSH-së për të devijuar lëvizjen drejt Aeroportit të Rinasit, duke e kthyer me një sens lëvizje, me drejtim nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq.

Në një prononcim për gazetarin e ‘News24’ Osman Stafa, deputetja tha se iu bashkua protestës edhe si banore e zonës, duke shtuar se opozita ka ndërmarrë disa nisma ligjore për këtë çështje.

“Sot kam vendosur t’i bashkohem thirrjes së qytetarëve. Ata kërkojnë të drejtën e tyre. Në 1 maj është marrë vendimi. Nuk është dhënë një rrugë alternative. Ata kanë vendosur që të bllokojnë rrugën pasi duhet të përshkojnë rrugë më të gjata. Sot kanë vendosur të mblidhen këtu për të drejtat e tyre.
Jam bashkuar në protestë si banore e zonës, si deputete e opozitës. S’mund të kemi një vendim të njëanshëm. Ne kemi ndërmarrë disa nisma ligjore, do e çojmë këtë betejë deri në fund. Kemi kërkuar informacione në ministrinë e Infrastrukturës. Kam bërë thirrje që të sillen grupe pune që të mos kenë prioritet vetëm aeroportin, por edhe banorët. Duam që të kjo betejë t’u adresohet institucioneve përkatëse. Deri më sot s’kemi parë asnjë vendim, asnjë shkresë që të thotë se ky vendim do të rishikohet.”, tha deputetja. bw

Spaho tregon dy kandidatë që do të jenë përballë Berishës

Ish-kryeministri Sali Berisha mbetet kandidati kryesor për kreun e PD, por përballë tij priten edhe emra të tjerë. Po cilët janë emrat e mundshëm?

Duket se këtë kuriozitet e ka shuar disi, deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i cili bën pjesë në Komisionin e Rithemelimit.

Teksa ka qenë i ftuar në Ora News, Spaho rrëfeu se ka dëgjuar se pjesë e garës do të bëhen edhe Fatbardh Kadilli me Edvin Kullurin.

Ish-nënkryetari i selisë blu u shpreh: “Kam dëgjuar për Fatbardh Kadillin, Erdin Kullurin”.

Të dy emrat e përfolur janë të njohur në PD, si kritikë të deklaruar hapur të ish-kryetarit Lulzim Basha. Lapsi

Mustafaj: U realizua bashkimi, Berisha doli më i fortë! Rithemelimi s’e dorëzon më selinë blu

“30 prilli ishte një Kuvend i suksesshëm për PD.” Kështu u shpreh ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj në një intervistë në Abc teksa foli për zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike.

Kuvendi i 30 prillit ishte Kuvend i suksesshëm. U rikthyen të përjashtuarit pa kushte. Objektivi i kuvendit të 11 dhjetorit u realizua. S’i vuri kushte as Hajdarit dhe as Murrizit që e dëmtuan luftën e PD duke votuar disa ligje të qeverisë ndesh me opozitën. Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit dhe pastaj Kuvendi i 30 prillit i pranuan këto njerëz dhe personalitete pa kushte”.-deklaroi Mustafaj.

Rikthimin e “xhaketave të vjetra” në PD, Mustafaj e shikon pozitivisht.

“U rikthyen pak, duhet të ishin rikthyer më shumë mendoj unë. Sot opozita është në një moment delikat. Qoftë në përballje me qeverinë apo dhe në përpjekje për bashkimin e saj.

Balanca që u caktua që 50% të vijnë nga forumi rinor dhe nga  lidhja demokratike e gruas. Mund të kishte më shumë të vjetër për përvojë. Mua më duket një qëllim i mirë që u arrit pjesërisht”.-deklaroi Mustafaj.

Sipas ish-ministrit Besnik Mustafaj nga ky Kuvend ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë më i fortë.

“Berisha ka dalë më i fortë. Ai tha vetë se bashkimi është bashkimi i demokratëve. Pas këtij Kuvendi PD do të ketë strukturat e saj drejtuese. Berisha doli më i fituar sepse e para u konfirmua bashkë me procesin e regjistrimit të anëtarësisë së PD dhe u konfirmua se është një shumicë e anëtarëve e përfshirë në Komisionin e Rithemelimit.

Doli më i fortë se PD nga e shthurur në struktura organizative ka disa struktura deri në këshillin kombëtar, i cili do zgjedhë dhe nënkryetarët e partive. Kemi një grup ku është anëtarësia dhe një tjetër ku janë dhe 30 deputetë.

PD e përbën baza. Dhe këta deputetë duhet të kujtojnë se janë ata që duhet të shkojnë te baza. Berisha dhe grupi që po organizon zgjedhjet për kryetarin e ri të PD. Deputetët duhet të shkojnë njëri pas tjetrit ose të themelojnë një parti të tyre”.-tha Mustafaj.

I pyetur se nëse Gjykata e Apelit i jep të drejtë ankimit të Enkelejd Alibeajt dhe jo Rithemelimit për drejtimin e partisë, Mustafaj tha se Rithemelimi s’ka ndërmend që ta dorëzojë selinë blu.

“Rithemelimi nuk del më nga selia ne PD. S’ka asnjë shans të tillë. Kauza që ata përfaqësojnë nuk është çështje vule e firme. Juristët më kanë thënë se është non-sens juridik apelimi i Alibeajt. PD nuk ka palë tjetër, ka paraqit kërkesën, është njohur dhe miratuar. Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij janë e sotmja e PD”.-përfundoi Mustafaj. syri.net

Rama i dorëzon një kompanie të huaj, të gjitha të dhënat personat të shqiptarëve

Një kompani e huaj, do të marrë në dorë të gjitha të dhënat personale të shqiptarëve.

Pas miratimit të ligjit special për sigurinë kibernetike në fillim të prillit, qeveria ka zbardhur e publikuar në Fletoren Zyrtare edhe kontratën me kompaninë ‘Jones Group International’.

Shoqëria amerikane e specializuar në fushën e mbrojtjes kibernetike që do të ketë akses thuajse në të gjitha sistemet digjitale të vendit do të bëjë një vlerësim të sistemeve të sigurisë, do hartojë një planveprim për çdo institucion dhe do të mbikëqyrë në krijimin, zhvillimin, zbatimin dhe funksionimin e Qendrës Shqiptare të Operacioneve të Sigurisë Kibernetike.

E gjithë procedura e negocimit të kontratës do të menaxhohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, bashkë me një komision të posaçëm prej shtatë përfaqësuesve të Ministrive të Infrastrukturës, Mbrojtjes, Rendit, Financave, Avokaturës së Shtetit, Autoritetit për sigurinë Kibernetike dhe Drejtoria e Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar.

Lidhja e kontratës me Jones Grup u paralajmërua nga kryeministri Rama, fill pas rrjedhjes masive të të dhënave personale në fundin e vitit të shkuar. syri.net

Flet këshilltari i CDU-së gjermane Henze: Berisha i mirëpritur në Berlin dhe Europë

Rama-Basha-Veliaj duhet të shpallen Non-Grata nga SHBA, dhe jo Sali Berisha që po ndjek një linjë properëndimore. Kështu u shpreh këshilltari i CDU-së, gjermane gjatë një intervistë për SYRI TV, teksa theksoi se Berisha është i mirëpritur në qershor në Berlin dhe Evropë.

Ai i cilësoi të paprecedenta ndërhyrjet e ambasadores amerikane në situatën brenda PD, duke shtuar se qëndrimet e Kim duken personale kundër Berishës. Henze komentoi edhe nismën ‘Open Balkan’, pas së cilës tha se fshihet Vladimir Putin.

Nga Marsi Çerma-SYRI TV

Zhvillimet në PD, kanë marrë vëmendjen edhe të ndërkombëtare, veçanërisht të Gjermanisë. Këshilltari ekonomik i CDU-së gjermane, gjatë një interviste për SYRI TV, tha se vendimi i Gjykatës së Tiranës për të legjitimuar drejtimin e selisë blu nga Komisioni i Rithemelimit, ishte një shenjë që drejtësia funksionoi. Ai e cilëson të padrejtë apelimin që përfaqësuesi i Bashës, Enkelejd Alibeaj i bëri këtij vendimi.

Teksa u ndal tek shpallja non-grata e ish-kryeministrit Sali Berisha nga DASH, Henze tha se për këtë vendim Uashingtoni nuk ka prova, dhe se në Shqipëri ‘non grata’ duhet të ishte Edi Rama Lulzim Basha dhe Erion Veliaj. Henze theksoi se Berisha është i mirëpritur në Gjermani dhe Evropë.

Të precendenta i cilësoi Martin Henze, qëndrimet e ambasadës së SHBA në Tiranë, lidhur me situatën brenda PD. Sipas tij një ambasadore nuk mund të ndërhyjë në çështjet e brendshme të vendit, siç po bën haptaz Yuri Kim.

Ndërsa sa i takon procesit ‘Open Balkan’, Henze tha se pas tij fshihet dora e zgjatur e Vladimir Putin. Ai shtoi se kjo nismë nuk ka asnjë lidhje me procesin e Berlinit,i cili jo vetëm që nuk ka ngecur, por është aktiv.

Ndërsa sa i takon çeljes së negociatave dhe ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, kërkesë kjo e artikuluar nga Edi Rama së fundmi, Henze tha se me shumë ngjasë Maqedonisë do i çelet drita e gjelbër para Shqipërisë, pasi është më e mirëpritur në Union.

Këshilli Kombëtar i PD- Berisha: Çdo kandidat mund të shohë votat! Një mesazh për ata që nuk fituan!

Lideri historik i PD, Sali Berisha ka bërë një mesazh falenderimi për delegatët që morën pjesë në punimet e Kuvendit Kombëtar, ku u miratuan ndryshimet statutore si dhe u zgjodhën 150 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, nga një listë prej 430 kandidatësh. 

Berisha vlerëson procesin ku çdo votë u numërua në transparencë të plotë dhe përpara kamerave.

Për të shuar çdo dyshim ndaj procesit, Berisha thotë se kandidatëve mund t’u vihet në dispozicion regjistrimi dixhital i numërimit të votave.

Gjithashtu, lideri historik demokrat ka një mesazh edhe për ata që nuk arritën të zgjidheshin në Këshillin Kombëtar, duke theksuar se kjo nuk do të ndikojë në vlerësimin dhe kontributin e tyre në interes të PD.

Deklarata e plotë

Mesazh falenderimi!
Te dashur miq, dhe ne Kuvendin e Partise Demokratike delegatet e kuvendit votuan per te zgjedhur 150 anetare te Keshillit Kombetar te Partise Demokratike nga nje liste prej 430 kandidatesh.
Si asnjehere keto 8 vitet e fundit çdo vote u numerua para kamerave dhe ky numerim eshte i regjistruar ne flete votimi por edhe ne dixhital dhe mund ti vihet ne dispozicion cilitdo qe deshiron.
Me kete rast dua te shpreh respektin dhe mirenjohjen  time te thelle dhe te falenderoj nga zemra te gjithe kandidatet qe moren pjese ne gare dhe te siguroj te gjithe ata demokrate qe nuk moren votat e mjaftueshme qe kerkon anetaresia ne KK, se kjo nuk ka dhe nuk do te kete asnje ndikim ne vleresimin tim te palekundur ne kontributin e tyre dhe vazhdimin e bashkepunimit tone te frutshem ne interesin me te mire te PD dhe qytetareve shqiptar. sb

Kreu i Komitetit Mysliman Bujar Spahiu uron besimtarët: Zoti i gjithësisë na e pastë pranuar agjërimin

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, i është drejtuar besimtarëve myslimanë me një video-mesazh pak orë para mbylljes së muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Spahiu uron që Zoti t’u ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe të gjitha adhurimet gjatë këtij muaji të bekuar Ramazani të cilin po e përcjellin sot.

Mesazhi i plotë:

Urimi i Kryetarit të KMSH, H. Bujar Spahiu, për Fiter Bajram

Të dashur motra dhe vëllezër!

Maratona jonë shpirtërore dhe fizike e këtij muaji, agjërimi, mbërriti në fund.

Për një muaj kemi ndarë me njëri-tjetrin sofrat në iftar e në syfyr, jemi lutur për vetet tona, por edhe për njëri-tjetrin.

Zoti i gjithësisë na e pastë pranuar agjërimin, lutjet dhe të gjitha adhurimet gjatë këtij muaji të bekuar Ramazani të cilin po e përcjellim sot.

Nesër kemi festë, kemi Fitër Bajram!

Bajrami nuk është festa e heqjes së kufizimit për të ngrënë e për të pirë.

Bajrami është festë e përmbylljes me sukses, me lejen e Zotit, të një rrugëtimi të përsosjes shpirtërore.

Bajrami është lumturia që ne ndiejmë me plotësimin e agjërimit të Ramazanit si dhe falenderimi ndaj Zotit për mirësitë e Tij mbi ne dhe që na përudhi të agjërojmë.

I Lartmadhëruari ka thënë: “Ai dëshiron që të plotësoni numrin e ditëve të agjërimit dhe që ta madhëroni Allahun, për shkak se ju ka drejtuar në rrugë të drejtë e që ta falënderoni Atë.” (El-Bekare).

Profeti Muhamed (a.s.) ka thënë: “Kush agjëron Ramazanin me besim dhe duke qenë i bindur në shpërblimin e Zotit, atij i falen të gjitha gabimet e kaluara.”

E lusim Zotin të na ketë falur të gjitha mëkatet, ashtu siç Ai na ka premtuar.

E lusim Zotin t’u ketë pranuar nijetin të gjithë atyre që nuk mundën të agjërojnë këtë muaj për shkaqe shëndëtesore.

E lusim Zotin ta begatojë me paqe dhe stabilitet vendin tonë.

Të furnizojë popullin tonë dhe gjithë botën mbarë në këto kohëra vështirësish të mëdha.

E lusim Zotin për paqe anë e kënd botës, konfliktet e hapura të mbyllen sa më parë dhe popujt të jetojnë në paqe e mos të vuajnë pasojat e luftërave.

Ju uroj përzemërsisht, agjëruesve në veçanti dhe mbarë shqiptarëve, brenda dhe jashtë Shqipërisë, Gëzuar Fitër Bajramin!

-Bujar Spahiu-Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

bw

Dita e Punëtorëve- Qytetarët protestojnë para kryeministrisë

Dhjetëra studentë dhe punëtorë kanë kanë dalë në protestë këtë të diel, në Ditën e Punëtorëve, duke kërkuar kushte dhe paga më të mira pune.

Ata kanë nisur marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt kryeministrisë. Pjesë e thirrjeve të tyre janë dhe kërkesat për uljen e çmimeve për produktet e shportës.

Pjesë e marshimit është dhe Grupimi i Lëvizjes Mërgimtare, që ndër të tjera kërkon që emigrantëve t’u njihet e drejta e votës.

Një tjetër grup protestuesish janë mbledhur tashmë përballë godinës së kryeministrisë. Megjithatë, kërkesa për më shumë të drejta në vendet e punës, vlen njësoj për të gjithë.

1 Maji është një festë e themeluar në kujtim të martirizimit në sheshin “Haymarket” dhe për të përkujtuar dhe festuar Ditën e Solidaritetit Ndërkombëtar të Punëtorëve.

Historia e dhunës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitet 1880, tregoi se punëdhënësit do të përdornin arsenalin e tyre, që nga gjykatat, deri të policia. Ndërkohë që vrasjet në një nga sheshet kryesore të Çikagos, treguan se sa shumë ishte përkeqësuar situata. Por, përpjekjet e punëtorëve për ditën 8-orëshe të punës në vitin 1880 treguan vendosmërinë e tyre.

Lëvizja nisi më 1884, kur Federata e Tregut të Organizuar dhe Bashkimi i Punëtorëve (paraardhëse e Federatës Amerikane të Punëtorëve) hartoi rezolutën se “duke nisur nga 1 maji 1886 orari i punës për të gjithë punëtorët duhej të ishte 8-orësh”.

Më 1 maj të vitit 1886 mbi 200 000 punëtorë, të mbledhur në sheshin qendror të Çikagos, do të nisnin grevat për të kërkuar të drejtat e tyre. Ndërkohë që gazetat do t’i vlerësonin ato si “absurde”. Vdekja e 7 policëve gjatë protestave, të nisura prej shumë ditësh, ishte shkaku i reagimit të Policisë së Çikagos ndaj lëvizjes së punëtorëve. Si pasojë e një bombe të hedhur nga forcat policore u vranë 8 udhëheqësit kryesorë të federatës së punëtorëve, duke e kthyer kështu majin në muajin e përkujtimit të përpjekjeve të punëtorëve për të fituar të drejtat e tyre, shkruan Top Channel.

Tre vjet më vonë nga ngjarja e Çikagos, më 1889, Internacionalja e Dytë Socialiste, që u zhvillua në Paris (Francë), vendosi kremtimin e 1 Majit si ditën e bashkimit, luftës dhe solidaritetit të të gjithë punëtorëve të botës. Sot, pothuajse pas 122 vjetësh, 1 Maji festohet në mbarë botën si Dita e Solidaritetit Ndërkombëtar të Punëtorëve. Lapsi

Nga sot Shqipëria heq çdo kufizim për futjen në kufij

Duke filluar nga data 1 Maj 2022, për të gjitha udhëtimet drejt Shqipërisë, si në rrugë detare, tokësore apo ajrore, nuk kërkohet asnjë dokument spcifik në kushtet e Covid-19.

Të gjithë udhëtarët të cilët lejohen të hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, përveç respektimit të protokolleve të standardeve ndërkombëtare që kompanitë ajrore aplikojnë kudo në botë, nuk do të duhet të kenë më problem kufizimet për Covid. Lapsi

Kuvendi Kombëtar i PD: Flasin zërat kritikë brenda të djathtës

Në kuvendin kombëtar të PD nuk kanë munguar zërat kritike.

Fatbardh Kadilli që njihet si një zë kritik ne këtë force politike, ka kërkuar që PD mos të mbetet peng i njerëzve të së shkuarës dhe i kërkoi liderit historik demokrat Sali Berishës që t’i hapë rrugë të rinjve.

Ndërsa e rikthyer në PD, Rudina Hajdari ka vënë theksin te ndryshimet kushtetuese të 2008 duke u shprehur se kanë qenë të gabuara dhe këto ndryshime ia hoqën fuqinë qytetarëve dhe ia dhanë kryetarit. Në Kuvend foli dhe Ibsen Elezi, i cili kërkoi shtyrje të garës për kreun e PD.

Zërat kritike nuk kanë munguar në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Pak i ashpër ka qenë në fjalën e tij Fatbardh Kadilli.

E ka nisur me falënderim fjalimin para demokratëve, duke theksuar se edhe pse njihet si kritik ndaj PD, sërish i është dhënë mundësia për të folur në Kuvendin Kombëtar.

Sipas Kadillit, PD ka harruar te reflektoje dhe se demokratët po tregohen të verbër ndaj izolimit që Berisha i bëri PD. Ai kërkon që PD mos të mbetet peng e njerëzve të shkuar dhe i kërkoi liderit historik demokrat Sali Berishës që t’i hapë rrugë të rinjve.

Një e rikthyer sërish në PD është vajza e Azem Hajdarit, kryetarit të nderit të Partisë Demokratike, e cila nuk i ka lënë pas kritikat e saj ndaj kësaj force politike.

Ish-deputetja Rudina Hajdari u shpreh para demokratëve se ndryshimet Kushtetuese të 2008 kanë qenë të gabuara. Sipas saj, këto ndryshime ia hoqën fuqinë qytetarëve dhe ia dhanë kryetarit.

Ndërkohë, Ibsen Elezi kërkoi shtyrje të garës për kryetar të Partisë Demokratike, me qëllim që të marrin pjesë dhe kandidatë të tjerë në të.

Gjatë fjalës së tyre, zërat kritikë brenda Partisë Demokratike u shprehën se kjo parti duhet të ndjekë linjën e konservatorizmit, sepse vetëm ashtu mund të rikthehet në pushtet. syri.net

Berisha mesazh deputetëve të PD-së: Ky tren nuk ndalet! Cilido është i mirëpritur

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ky ishte Kuvendi i bashkimit të bazës, i cili ishte dhe qëllimi kryesor i tij.

I pyetur për mungesën e shumë deputeteve, Berisha tha se një pjesë e madhe ishin, ndërsa për ata që munguan u dha mesazhin se ky tren nuk ndalet më dhe secili që do ti bashkohet shumicës është i mirëpritur.

Pyetje: Zoti Berisha, sa përbashkues është Kuvendi i sotëm kur rreth 60% e deputetëve nuk morën pjesë?

Berisha: Të garantoj që ky Kuvend ishte Kuvendi i bashkimit. Në ç’kuptim? Sot në sallë ishin me qindra delegatë. Aty në atë listë ka dhjetëra e dhjetëra të propozuar për anëtarë të Këshillit Kombëtar nga ato demokrate dhe demokratë që para 6 marsit qëndruan në një pozicion tjetër. Ua kam shpjeguar që në fillim.

Përqendrimi im total ka qenë bashkimi i bazës. Ju i shihni, jeni dëshmitarë, xhirot e ish-kryetarit për të kuptuar që dëshmojnë qartësisht se sa e bashkuar është sot PD në bazë. Deputetët, një pjesë e mirë ishin këtu, një pjesë tjetër nuk ishin.

Dy gjëra kam, ky tren s’mund të ndalet kurrë, treni i Partisë Demokratike të Rithemeluar është treni shpëtimtar i Shqipërisë. Nuk ka më kohë asnjë orë, asnjë ditë të shpenzohet për problemet e brendshme. Cilido që do t’i bashkohet trenit, është i mirëseardhur, është i mirëpritur. Por ata që duan të qëndrojnë në pozicionin e tyre kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe unë pa asnjë diskutim do ta respektoj. Ka një moment, kam qenë dhe mbetem thellësisht i interesuar që deputetët t’i bashkohen shumicës së Partisë Demokratike.

Unë mirëkuptoj vështirësitë sepse u shkëputën disa muaj dhe 6 marsi dëshmoi qartë se kush ishte shumica. Në këtë kontekst, çdo deputeti në mendjen dhe vlerësimin tim i takonte të dilte qartazi në anën e shumicës. Nuk përjashtohet, është jo realiste të pretendohet se nuk ka një rrugëturë midis bazës dhe atyre. Por këtë rrugëturë e konsideroj plotësisht të shërueshme.

Sot këtu kishte kryetarë dege të zgjedhur pas 6 marsit me votën e lirë të demokratëve. Do të zgjidhet një numër i pamohueshëm në Këshillin Kombëtar. Partia Demokratike është sot e bashkuar. Ata që zgjedhin veçimin, bëjnë zgjedhjen e tyre.

Berisha: Përmbysja e modelit ‘Rama-Basha’, garancia më e madhe nesër në pushtet kundër autokracisë

Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka sulmuar modelin e që instaloi Edi Rama sipas të cilit për kryetarin nuk votohet, gjë të cilën më pas e përshtati edhe ish-kryetari i PD-së.

Sipas Berishës, përmbysja e modelit të mëparshëm të përfaqësimit ka një rëndëi të jashtëzakonshme për vlerësimin e demokratëve por edhe të qytetarëve dhe ju garantoj se nesër në pushtet është edhe garancia më e madhe kundër autokracisë dhe sundimit të saj.

Berisha: Kuvendi zgjedh sot Këshillin Kombëtar dhe risia është se çdo votë do tregohet para kamerave tuaja dhe ndiqeni se ju garantoj se e gjithë kjo rrokullisje e madhe e demokracisë, e ka fillimin te shkelmimi i votës së lirë fillimisht brenda forcave politike, mjerisht atë e shembull që instaloi Edi Rama sipas të cilit për kryetarin nuk votohet, fatkeqësisht atë model përshtati edhe ish-kryetari i PD-së në shumë procedura të saj dhe ndaj komisioni ka vendosur që çdo fletë votimi ta nxjerrë para jush dhe ftoj çdo kandidat ta ndjeki në sallë çdo votë.

Përmbysja e modelit të mëparshëm të përfaqësimit ka një rëndësi të jashtëzakonshme për vlerësimin e demokratëve por edhe të qytetarëve dhe ju garantoj se nesër në pushtet është edhe garancia më e madhe kundër autokracisë dhe sundimit të saj, gjë e cila do ti bënte Shqipërisë ato dëme që i bën sot kreu i organizatës kriminale më të rrezikshme në Europë, Edi Rama me qeverinë e tij.

syri.net

Votoi për Këshillin Kombëtar, Berisha: Kuvendi i përfundimit të kryetarokracisë dhe presidentokracisë! Çdo votë para kamerave

Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka votuar në Kuvendin e 30 prillit emrat e 150 kandidatëve për Këshillin Kombëtar të PD-së.

Pas më shumë se 5 orë kuvend, ish-kryeministri Berisha i është drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur emrat e tij për të qënë pjesë e Këshillit të ri Kombëtar të PD-së.

Para kamerave, Berisha ka dhënë një mesazh për demokratë dhe qytetarët shqiptarë, duke theksuar se ky kuvend është Kuvendi i përfundimit të kryetarokracisë dhe presidentokracisë dhe se një elitë e re do vendoset në krye të PD-së.

Berisha ka njoftuar edhe risinë e këtij votimi, ku çdo votë do të paraqitet dhe numërohet para kamerave.

Berisha: Të asistoni në procesin e votimit të Këshillit Kombëtar në përbërjen e të cilit gjenden nga themeluesit e ditëve të para të themelimit deri te anëtarët më të rinjt të saj. Gjenden militantë dhe veprimtarë të pamposhtur por gjenden edhe intelektualët më të mirë me qëllimin e kthimit të kësaj force polike në forcë fitimtare. Ky proces shënon dhe përfundimet e punimeve të Kuvendit të PD-së me sukses të plotë siç theksova dhe në fjalën time, ky Kuvend mund të quhet Kuvendi i përfundimit të kryetarokracisë dhe presidentokracisë.

Ky Kuvend vendosi në piedestal një elitë të re në krye të PD-së e tëra e zgjedhur me parimin një anëtar një votë, në përputhje me kushtetutën tonë të lirisë, të vetëdeklaruar apo të propozuar për postin që ata kanë marrë. Vendosja e këtij modeli në përfaqësim ka një rëndësi të jashtëzakonshme që anëtarët e PD-së të ndien të përfaqësuar por që edhe të zgjedhurit të ndien plotësisht të detyruar ndaj zgjedhësve të tyre. PD do bëjë gjithçka që këtë model ta promovojë në mbarë shoqërinë shqiptare.

Kuvendi zgjedh sot Këshillin Kombëtar dhe risia është se çdo votë do tregohet para kamerave tuaja dhe ndiqeni se ju garantoj se e gjithë kjo rrokullisje e madhe e demokracisë, e ka fillimin te shkelmimi i votës së lirë fillimisht brenda forcave politike, mjerisht atë e shembull që instaloi Edi Rama sipas të cilit për kryetarin nuk votohet, fatkeqësisht atë model përshtati edhe ish-kryetari i PD-së në shumë procedura të saj dhe ndaj komisioni ka vendosur që çdo fletë votimi ta nxjerrë para jush dhe ftoj çdo kandidat ta ndjeki në salllë çdo votë.

Përmbysja e modelit të mëparshëm të përfaqësimit ka një rëndëi të jashtëzakonshme për vlerësimin e demokratëve por edhe të qytetarëve dhe ju garantoj se nesër në pushtet është edhe garancia më e madhe kundër autokracisë dhe sundimit të saj, gjë e cila do ti bënte Shqiërisë ato dëme që i bën sot kreu i organizatës kriminale më të rrezikshme në Europë, Edi Rama me qeverinë e tij.

syri.net

‘Statuti i ri i PD’- Ja të gjitha ndryshimet e miratuara në Kuvendin Kombëtar të 30 prillit

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar disa ndryshime në statut. Pas hyrjes në fuqi të Statutit e deri në përfundim të zgjedhjes së Kryesisë së PD, drejtimi ekzekutiv i partisë do të bëhet nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, mandati i të cilit përfundon në momentin që zgjidhet Kryesia.

Më konkretisht në nenin 32/a është vendosur që kryesia e Degës të shtohet, duke u përbërë nga 17 deri në 27 anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi i Degës, ndërsa anëtarët e Këshillit Kombëtar me banim në degë do të kenë të drejta të plota mbi këtë numër.

Në nënin 42, që lidhet me anëtarët e Kuvendit Kombëtar janë shtuar një numër përfaqësuesish të organizatave partnere të LDG dhe FRPD ku përfaqësimi do të jetë, 10 për qind të numrit të përgjithshëm për LDG dhe 10 për qind të numrit të përgjithshëm për FRPD, të anëtarëve të tjerë të Kuvendit Kombëtar.

Në nenin 44 për Këshillin Kombëtar, jashtë anëtarëve të zgjedhur janë lënë anëtarë të Këshillit Kombëtar pa iu nënshtruar procesit të votimit, Deputetët e PDSH në detyrë, Kryetarët e Degëve të PDSH dhe kryetarët e Bashkive që i përkasin Partisë Demokratike, si dhe një numër i barabartë me 10 % të anëtarëve të zgjedhur, të cilët vijnë si propozime nga diaspora dhe emigracioni. Lista emërore e  tyre miratohet me vendim të Kryesisë së PDSH.

Po ashtu është vendosur se jo më pak se 5% e anëtarëve të Këshillit Kombëtar kanë të drejtën që në çdo kohë, të propozojnë kandidatë alternativë për çdo funksion politik që zgjidhet nga Këshilli Kombëtar, ndryshe nga më parë që ka qenë 15%.

Në nenin 46, është vendosur që në përbërjen e Kryesisë së Partisë të shtohet Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë.

Në statut është shtuar neni 55/1, i cili përcakton se në përputhje me mundësitë e saj financiare, Partia Demokratike ndërton aparatin qendror administrativ i cili funksionon sipas një rregulloreje të brendshme dhe drejtohet nga Administratori i Përgjithshëm i Partisë, i cili emëron dhe shkarkon personelin e kësaj administrate. Struktura e  aparatit qendror administrativ përcaktohet me vendim të Kryesisë së Partisë, ndërsa administratori i Përgjithshëm emërohet dhe shkarkohet me vendim të Kryesisë së Partisë.

Në përfundim në nenin 64, nënvizohet se menjëherë pas hyrjes në fuqi të këtij Statuti dhe deri në përfundim të zgjedhjes së Kryesisë së PDSH, drejtimi ekzekutiv i partisë bëhet nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, mandati i të cilit përfundon në momentin që zgjidhet Kryesia e PDSH. syri.net

Georgia Meloni: Mund të mbështeteni gjithmonë te konservatorët italianë

Nga Georgia Meloni – Presidente e partisë Fratelli d’Italia*

Të dashur miq të Partisë Demokratike të Shqipërisë, faleminderit për ftesën tuaj.

Është nder t’ju drejtohem në cilësinë e kryetares së Partisë ‘Fratelli d’Italia’ dhe Partisë Konservatore Europiane.

E juaja është një parti e guximit, patriotizmit dhe lirisë.

Pas rënies së regjimit komunist të Enver Hoxhës ju rindërtuat vendin tuaj, mbi baza demokratike, duke ruajtur kulturën shqiptare dhe duke rivendosur sovranitetin kombëtar.

Ju keni qeverisur për 13 vite dhe i keni kthyer dinjitetin popullit tuaj.

Ne italianët e dimë mirë historinë tuaj dhe vuajtjet e shqiptarëve të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në kërkim të një jete të re.

Nëse shumë prej tyre, me kalimin e viteve, kanë vendosur të kthehen në atdheun e tyre dhe të ndihen sërish shqiptarë krenarë, është falë mbi të gjitha partisë suaj që e ka rikthyer Shqipërinë në zemër të Europës.

Sot, nëpërmjet këtij Kuvendi Kombëtar, ju po riorganizoni lëvizjen tuaj politike dhe më pas do të zgjidhni lidershipin tuaj të ri.

Është e rëndësishme të punohet për të promovuar një axhendë konservatore me në qendër dinjitetin njerëzor dhe vlerat themelore që mbajnë bashkë komunitetet tona kombëtare dhe që sot janë të sulmuara. Promovimi i ekonomisë reale kundrejt ekonomisë së bazuar në financa. Krijimi i një ekonomi tregu autentike sociale, të fokusuar në mbrojtjen e teknikave tradicionale të punës dhe rritjen e specifikave të territoreve dhe produkteve tipike.

Mendoj veçanërisht për peshkimin dhe turizmin, sektorë në të cilët italianët dhe shqiptarët mund të bashkëpunojnë duke u fokusuar në cilësi dhe jo në sasi.

Është e rëndësishme ndjekja e standardeve të larta sociale dhe mjedisore pa ndjekur synime jorealiste si ato që janë përfshirë në Marrëveshjen e Gjelbër të promovuar nga BE, duke rritur ndërkohë rolin e sipërmarrësit që investon e prodhon, që kundërshton ata që spekulojnë dhe ka si qëllim fitimin. Forcimi i pavarësisë energjetike dhe ushqimore të Europës, duke promovuar autonominë e saj strategjike dhe duke kundërshtuar ekspansionizmin e modeleve politike autoritare si ai i Rusisë, Kinës dhe Turqisë. Rithemelimi i BE-së dhe mbështetja e projektit të një komuniteti konfederal të shteteve europiane që respekton të drejtat dhe sovranitetin e shteteve të tij anëtare, që zhvillon një ekonomi konkurruese dhe të qëndrueshme dhe përmirëson efikasitetin dhe efektivitetin e Bashkimit Europian.

Në një botë ku axhenda globaliste e së majtës përpiqet në çdo mënyrë të imponojë vizionin e saj për shoqërinë, duke promovuar një mendim të vetëm dhe duke u përpjekur të fshijë traditat dhe zakonet që nuk janë në përputhje me ideologjinë e saj. Shpresoj që partia juaj të ketë si objektiv përforcimin e grupit të konservatorëve europianë.

Si në Itali ashtu edhe në Europë punoj për unitetin e forcave të djathta dhe të qendrës së djathtë. Shpresoj që edhe në Tiranë të mund të qeverisni me ndihmën e miqve të Partisë Republikane të Shqipërisë, e cila prej vitesh është pjesë e familjes konservatore europiane që kam nderin ta kryesoj.

Që nga viti 2013, socialistët kanë fituar zgjedhjet dhe ka ardhur koha për t’i dhënë Shqipërisë një alternativë solide dhe të besueshme për qeverisjen e kombit!

Ju uroj punë të mbarë dhe dijeni se në anën tjetër të Adriatikut mund të mbështeteni gjithmonë te konservatorët italianë.

*Mesazh drejtuar Kuvendit Kombëtar të PD

Miratohet rezoluta: Nuk ka bojkot, merr fund kryetarokracia…

Miratohet rezoluta e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

REZOLUTË E KUVENDIT KOMBËTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE 

Pasi ka reflektuar për veprimtarinë dhe vendim-marrjen politike gjatë dy mandateve në opozitë, Partia Demokratike është e vetëdijshme dhe e vendosur t’u japë fund praktikave jodemokratike dhe qasjeve të dështuara politike. Partia Demokratike:

— Dënon dhe distancohet nga praktika e bojkotit të zgjedhjeve. Partia Demokratike solli pluralizmin dhe liritë politike në Shqipëri dhe ajo nuk do të jetë asnjëherë direkt apo indirekt pjesë e përpjekjeve për të dëmtuar pluralizmin dhe kufizuar lirinë e zgjedhjes politike të qytetarëve.

— Distancohet nga praktika e ‘djegies’ së mandateve parlamentare. Parlamentarizmi është vlerë thelbësore e çdo shoqërie të lirë dhe demokratike dhe Partia Demokratike është e vendosur të luftojë për forcimin e parlamentarizmit. Partia Demokratike do të jetë kudo ku luftohet për interesat e qytetarëve dhe një nga vendet kryesore të mbrojtjes së këtyre interesave është Kuvendi i Shqipërisë.

— Dënon dhe distancohet nga metodat jodemokratike në drejtimin e partisë, duke i dhënë fund Kryetarokracisë, vendim-marrjes arbitrare individuale, drejtimit të partisë me struktura ekstrapartiake dhe pushtetit të familjarëve, miqve apo këshilluesve privatë në vendim-marrjen dhe veprimtarinë e partisë.

— Dënon dhe distancohet nga praktikat informale dhe jo transparente të mbledhjes dhe menaxhimit jashtëpartiak të fondeve për partinë. Ajo dënon dhe distancohet nga çdo përfshirje në skema financimi dhe qarkullimi parash përmes kompanive off-shore dhe kanaleve jo të ligjshme e jo transparente financiare. Ajo angazhohet në menaxhimin profesional dhe transparencën e plotë të të gjitha financave partiake.

— Distancohet nga praktikat e lobimit me pagesë dhe dënon përdorimin e lobimit për të ndërhyrë në proceset vendim-marrëse dhe të brendshme të vendeve të tjera. Partia Demokratike:

— Rikonfirmon aspiratën për të cilën PD u themelua: integrimin europian të vendit dhe mbështetjen për institucionet euro-atlantike dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rikonfirmon përqafimin dhe respektimin e të gjitha vlerave të Partive Konservatore dhe Partisë Popullore Europiane—familjeve europiane dhe botërore politike.

— Rikonfirmon parimin e konkurrencës dhe garës së brendshme si parimin themelor të organizimit partiak. Të gjithë kandidatët për poste publike (deputetë dhe kryebashkiakë) dhe të gjithë drejtuesit kryesorë të partisë në të gjitha nivelet (kryetarët nga qendra në bazë) do të përzgjidhen përmes kësaj metode, pra modelit një anëtar një votë! Vendime më të rëndësishme të politikave partiake do t’i nënshtrohen referendumit të anëtarësisë.

— Rikonfirmon vendosmërinë për të garantuar ripërtëritjen e vazhdueshme të elitave drejtuese partiake, për të garantuar aftësinë dhe cilësinë e drejtuesve të saj. Largimi i kryetarit dhe ekipit të tij nga drejtimi i partisë në rastin e humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme mbetet parim themelor dhe i panegociueshëm.

— Rikonfirmon parimin e hapjes së partisë, duke përcaktuar që çdo katër vjet të rinovohet të paktën një e treta e të gjithë drejtuesve qëndrorë statutorë të partisë. Angazhohet në mënyrë të veçantë për hapjen ndaj rinisë dhe grave: brenda vitit 2025, 40 përqind e të gijthë drejtuesve qëndrorë statutorë të partisë të jenë gra dhe 30 përqind nën moshën 40 vjeç.

— Angazhohet në një dialog të përhershëm me qytetarët dhe grupet shoqërore. Ajo do të themelojë dhe koordinojë foltore të vazhdueshme me publikun për çështjet më të rëndësishme politike, ekonomike dhe shoqërore në vend.

— Rikonfirmon përpjekjet për forcimin e demokracisë dhe lirive përmes pjesëmarrjes aktive në zgjedhje dhe në të gjitha proceset institucionale politike në vend. Rikonfirmon angazhimin e saj në të gjitha përpjekjet për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si e vetmja mënyrë për marrjen dhe ushtrimin e pushtetit.

— Angazhohet në modernizimin e administrimit të brendshëm të partisë për të krijuar një administratë profesionale, efikase dhe të paanshme partiake që garanton mbarëvajtjen e veprimtarisë politike dhe procese të paanshme të brendshme zgjedhore. Angazhohet në dixhitalizimin dhe përfshirjen e teknologjisë në çdo aspekt të menaxhimit të anëtarësisë dhe administrimit të partisë.

Vokshi: Zgjodhëm bashkimin në vend të konfliktit dhe përçarjeve

Deputetja e PD, Albana Vokshi, u është drejtuar me një mesazh nga Kuvendi i PD të gjithë demokratëve të cilët janë ende me zemër të thyer.

Gjatë fjalës së saj, ajo u shpreh se ky “Kuvend mund të mos jetë ai që ju do të donit të ishte, por ky Kuvend e dëgjon zërin tuaj! Ky Kuvend, Partia Demokratike ka nevojë për ju! Ne do të vazhdojmë të punojmë që të jemi të gjithë bashkë!”.

Më tej Vokshi tha se është mirënjohjen që Sali Berisha u rikthye në “misionin zgjodhëm bashkimin për mbrojtjen e pluralizmit dhe demokracisë në Shqipëri, që na frymëzoi, na mbushi plot shpresë e besim!”.

“Udhëtimi ynë do të jetë i vështirë, por jo i pamundur! Do të jetë me pengesa të vërteta dhe artificiale, por ne kemi forcën, kurajon dhe besimin e palëkundur se do t’ia dalim! Ne do t’ia dalim, sepse ne zgjodhëm shpresën në vend të frikës dhe nënshtrimit, ne zgjodhëm bashkimin në vend të konfliktit dhe përçarjeve! Asgjë nuk do të ndalë për të kthyer Partinë Demokratike në vendin që meriton në politikën shqiptare, në krye të qeverisë e shumicë absolute në Kuvendin e Shqipërisë!”, u shpreh më tej ajo.

FJALA E DEPUTETES ALBANA VOKSHI NE KUVEND:

Të dashura zonja demokrate delegate,

Te nderuar zotërinj delegatë,

Të nderuar deputetë, ish deputetë, anëtarë të Komisionit të Rithemelimit të PD,

E dashur Lili,

E dashur Jozefina,

I nderuat lideri historik i PD Prof. Dr. Sali Berisha,

Të dashur demokratë dhe demokrate!

Kjo është një nga ditët më të bukura të historisë së Partisë Demokratike! Është dita e triumfit të vullnetit të lirë.

ËSHTË DITA E TRIUMFIT TË VOTËS SË LIRË.!!Kush ka patur dyshime se Partia Demokratike është forca ku gjithçka është e mundur, kush ka akoma pikëpyetje për fuqinë e demokracisë, ky Kuvend Kombëtar i Partisë Demokratike është përgjigja më e mirë.

Unë jam rritur me Partinë Demokratike, jam gëzuar me të, jam dëshpëruar me të, kam fituar dhe kam humbur me Partinë Demokratike. Por kurrë, në asnjë moment nuk kam vënë në dyshim forcën tonë për t’u ringritur. Nuk kam vënë kurrë në dyshim vullnetin tonë për t’u përballur me të keqen dhe për të fituar!

Sot, ky Kuvend Kombëtar është dëshmi e mrekullueshme e fuqisë së demokratëve! Ne ia dolëm të ringremë vetëveten dhe si Anteu që merr fuqinë nga Toka, ne e morëm fuqinë nga Vota.

Prandaj sot kam 40 mijë falenderime për 40 mijë demokratët që morën pjesë në një ushtrim të jashtëzakonshëm demokratik për të zgjedhur me votë direkte përfaqësuesit e tyre.

Si kryetare e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale më duhet të pohoj me krenari se asnjëherë më parë në këto vitët e fundit demokratët nuk kanë patur më shumë entuziazëm, më shumë energji dhe më shumë besim.

Kam qenë aty edhe herë të tjera, i kam parë demokratët duke votuar si të thuash për hir të zakonit. I kam parë kur i kundërvunë në një fushatë negativiste për kandidatët për deputete.Si asnjë herë më parë, ishte anëtarësia që propozoi, përzgjodhi, zgjodhi drejtuesit në cdi nivel të strukturave të një dege. Asnjë imponin, asnjë ndërhyrje, nga Komisioni i Rithemelimit të PD, edhe pse e kishte tagër.Për herë të parë, me parimi “1 anëtar 1 votë”, u zgjodhën 70 kyetarë degësh. I pari proces në historinë e pluralizmit shqiptar. Ka qenë procesi më transparent.

Pjesëmarrje masive, interes i lartë, konkurrueshmëri e lartë. 192 kandidatë 27 (14%) prej të cilëve zonja. 70 kryetarë të zgjedhur nga anëtarësia, ndër të cilët 11% zonja. A jemi të kënaqur? Ende jo! Ende shumë për të bërë. Por shumë më mirë se më parë ku ishte vezëm një zonjë kryetare, vetëm 1%.

Falenderim për cdo demokrate apo demokrat që besoi votën e tyre për gratë, disa prej të cilave fituan thellë, edhe mes 3-4 kandidaturave.

A pati probleme? Sigurisht që po! Në referendum ishin 114 qendra votimi. Në këzo zgjedhje vetëm 71, që solli edhe fluks në votime.

A pati probleme me listat e trashëguara? Sigurisht që po!

I tërë procesi nxori disa detyra imediate:

  1. Saktësimi i listave të anëtarësisë;
  1. Hartimi i një rregulloreje të detajuar për procesin zgjedhor në cdo nivel në PD;
  1. Krijimi i Gjykatës së Partisë.

Pra, këtë herë ishte ndryshe. Këto 2-3 muaj te fushatës në bazë për riorganizimin e partisë në çdo degë, kam parë demokratët që, më në fund, besonin se Partia Demokratike mund të ringrihej! Se vota e tyre vlen! Kam parë demokratët të mbushur me shpresë nga lidershipi i prof dr Sali Berishës, me te cilin Partia Demokratike mund dhe do të rikthehet në forcë qeverisëse!

Mes 40 mijë falenderimeve kam një mirënjohje të veçantë për gratë dhe vajzat që u bënë zemra e këtij ushtrimi të jashtëzakonshëm të demokracisë në partinë tonë. Të pakursyera, të guximshme, të forta, me integritet mijëra gra iu bashkuan transforminit të vrullshëm të Partisë Demokratike.

Për ne gratë, të merresh me politikë nuk është e lehtë. Kemi provuar shumë sulme të padrejta, shumë fyerje banale, na kanë rënë në qafë pse kemi mbrojtur lirinë tonë, idetë tona, fjalën tonë të lirë, besimin tonë politik. Na kanë akuzuar pse i kemi besuar votës së lirë dhe jo preferencave të kryetarit.

Jam shumë krenare sot që kemi qendruar përballë një propagande të pamëshirshme, përballë kërcënimeve, presioneve, shantazheve, veçanërisht kundër grave dhe vajzave! Jam krenare sot që për herë të parë në historinë e saj, Partia Demokratike ka më shumë gra dhe vajza kryetare në cso hallkl të strujturave në degë të ndryshme të vendit.

Sic jam krenare që LDGSH, 80% e kryetareve u bashkuan të parat me lëvizjen e foltores së Z. Sali Berisha.

Pjesëmarrja e lartë e grave e vajzavr është një hop i jashtëzakonshëm, të cilin ne duhet ta konsolidojmë! Tek forca e gruas qendron forca e fitores së Partisë Demokratike! Sot në opozitë dhe nesër në qeveri gratë do të jenë shtylla jonë kurrizore, pjesa më besnike e më e mirl e më elegante e saj.

Kam një mesazh edhe për ata demokratë që janë akoma me zemër të thyer. Ky Kuvend mund të mos jetë ai që ju do të donit të ishte, por ky Kuvend e dëgjon zërin tuaj! Ky Kuvend, Partia Demokratike ka nevojë për ju! Ne do të vazhdojmë të punojmë që të jemi të gjithë bashkë!

Ne nuk jemi këtu për disa poste dhe privilegje politike. Ne jemi këtu për të bërë Partinë Demokratike të madhe. Ne jemi këtu për të nisur punën për fitoren e Partisë Demokratike.

Ne do të punojmë së bashku!

Ne do të sakrifikojmë së bashku!

Ne do të ecim përpara së bashku!

Ne do të fitojmë të gjithë bashkë!

Udhëtimi ynë do të jetë i vështirë, por jo i pamundur! Do të jetë me pengesa të vërteta dhe artificiale, por ne kemi forcën, kurajon dhe besimin e palëkundur se do t’ia dalim!

Ne do t’ia dalim, sepse ne zgjodhëm shpresën në vend të frikës dhe nënshtrimit, ne zgjodhëm bashkimin në vend të konfliktit dhe përçarjeve!

Asgjë nuk do të ndalë për të kthyer Partinë Demokratike në vendin që meriton në politikën shqiptare, në krye të qeverisë e shumicë absolute në Kuvendin e Shqipërisë!

Të gjithë së bashku do ta bëjmë Partinë Demokratike forcën politike moderne, që frymëzon të rinjtë, u  gjendet në krah grave dhe vajzave, që mbështet më të mirët dhe ecën përpara drejt fitores!

Kjo Parti Demokratike do të udhëheqë shumë shpejt Shqipërinë!

Kur të vijë dita, ne do të jemi krenarë që u bëmë pjesë e historisë së vrullshme për transforminin e  Partisë Demokratike. Që besuam për të! Që luftuam për të! Që fituam për demokratët, për shqiptarët, për fëmijët tanë dhe për Shqipërinë!

E në fund, dua të shpreh mirënjohjen e thellë timen, të cdo zonje demokrate e cdo demokrati, për liderin historik të PD z. Sali Berisha, që u rikthye në misionin për mbrojtjen e pluralizmit dhe demonracisë në Shqipëri, që na frymezoi, na mbushi plot shpresë e besim!

Rroftë Partia Demokratike!

Rrofshin demokratët!

Suksese zonjave dhe zotërinjve ka sidatë për Këshillin Kombëtar të PD!

Suksese Kuvendit Kombëtar të PD!

Faleminderit

bw

Kapexhiu: Shqipëria ka nevojë për një doktor që të shërohet

Mjeshtri Bujar Kapexhiu ishte pjesë e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku mbajti edhe një fjalë.

Kandidat për Këshillin Kombëtar të PD, Kapexhiu foli nga podiumi për etiketimet që iu bëhen të moshuarve me termin ‘të vjetër’. Ai tha se me të vërtetë janë të vjetër me moshë dhe ai ndoshta është më i vjetri në sallë, por ama ata ecin në hapat e të rinjve dhe me energjitë e tyre.

Kapexhiu gjithashtu bëri thirrje që prindërit që kanë fëmijët në emigracion t’i bashkohen PD, pasi më të bashkuar sipas tij do të përballojnë sfidat.

Bujar Kapexhiu tha se Shqipëria ka nevojë për një doktor që të shërohet.

“Por në këtë rrokullimë ajo ashtu e sëmurë, erdhi një ditë, erdhi viti 2005. Shqipëria e telendisur kërkonte përsëri doktorin dhe i sëmuri u ngrit nga shtrati u ngrit në këmbë dhe nisi të ecë. Erdhi një ditë dhe u rrëzua përsëri. Më lejoni të përsëris fjalët që kam thënë në vitin 1996. Shqipëria është e sëmurë, thërrisni urgjencën se ka nevojë për një doktor. E nisa me një histori të vjetër, jo pa qëllim. Sot kudo në biseda, fjalime në parlament e kudo që flitet e diskutohet për politikën, dëgjohet pa pushim një fjalë, i vjetër, i vjetër, i vjetër. Mua që me të vërtetë jam i vjetër, ndoshta më i vjetri në këtë sallë, më vjen keq dhe trishtohem në këtë fjalë që të drejtojnë ‘i vjetër, i vjetër’. Të jeni i sigurt se unë jam më i moshuar se doktori, por në këtë çast dua t’i bëj një falenderim. Doktor, në rininë tuaj megjithëse të re, megjithëse me vonesë na gjallërove dhe rinove të gjithëve. Faleminderit! Unë çuditem me një gjë”. 

Fjala e plotë e Bujar Kapexhiut
 “I nderuar zoti Sali Berisha, të nderuar demokratë, zonja dhe zotërinj përshëndetje! Për mua është kënaqësi e jashtëzakonshme që ndodhem këtu. Rasti bën çudira. Unë kam një rast të veçantë. Për herë të dytë në jetën time jam në këtë sallë, këtu në skenë, në podium, për të thënë dy fjalë përshëndetje për demokratët. Pasi e shporrëm diktaturën herën e parë kam qenë tamam kështu në vitin 1996. Doktori e mban mend. Ishte takimi me intelektualët dhe simpatizantët e PD.

Pasi folën të gjithë me radhë erdhi edhe radha ime. Në fund të fjalimit kam thënë: Shqipëria është akoma e sëmurë nga plagët e diktaturës. Nuk është shëruar akoma ndaj ka nevojë të drejtohet nga një mjek. Në sallë pati duartrokitje dhe ovacione, por aq kisha edhe unë të shara jashtë nga kundërshtarët. Shqipëria vazhdoi rrokullisjen e saj.

Por në këtë rrokullimë ajo ashtu e sëmurë, erdhi një ditë, erdhi viti 2005. Shqipëria e telendisur kërkonte përsëri doktorin dhe i sëmuri u ngrit nga shtrati u ngrit në këmbë dhe nisi të ecë. Erdhi një ditë dhe u rrëzua përsëri. Më lejoni të përsëris fjalët që kam thënë në vitin 1996. Shqipëria është e sëmurë, thërrisni urgjencën se ka nevojë për një doktor. E nisa me një histori të vjetër, jo pa qëllim. Sot kudo në biseda, fjalime në parlament e kudo që flitet e diskutohet për politikën, dëgjohet pa pushim një fjalë, i vjetër, i vjetër, i vjetër. Mua që me të vërtetë jam i vjetër, ndoshta më i vjetri në këtë sallë, më vjen keq dhe trishtohem në këtë fjalë që të drejtojnë ‘i vjetër, i vjetër’. Të jeni i sigurt se unë jam më i moshuar se doktori, por në këtë çast dua t’i bëj një falenderim. Doktor, në rininë tuaj megjithëse të re, megjithëse me vonesë na gjallërove dhe rinove të gjithëve. Faleminderit! Unë çuditem me një gjë.

Ç’është mosha?! Është një numër, numër individual që e di secili që ca e thonë ca nuk e thënë, sidomos zonjat dhe zonjushat i mbajnë të fshehur, megjithatë ne nuk i ngacmojmë që t’ia dimë moshën e tyre. Meqë jemi në ditë feste, e meqë po flasim për moshën po iu them diçka gazmore. Një zonjë shkoi te mjeku dhe pasi mbaroi vizitën, mjeku u ul në tavolinë dhe nisi të shkruante recetën e ilaçeve. Iu drejtua pacientes: Më falni zonjë, ne ilaçet për sëmundjen tuaj i japim sipas moshës, ju lutem sa vjeçe jeni? Ah doktor jam 20 vjeçe, por recetën ma jepni për 40. Ndryshoi mosha, atë që mund ta ndryshojnë të gjithë, por ne çuditemi me ata njerëz që janë të pa edukatë për mendimin tim. Ata drejtojnë gishtin dhe thonë i vjetër, i vjetër, i vjetër. Këtë mbiemër cilësor e vendosin kudo. Ka edhe nga ata që përveç fjalës së vjetër shton e diçka e të fshin edhe nga faqja e dheut. Të heq edhe nga të gjallët. Kjo është diçka krejtësisht e pa pranishme. Unë kam një thirrje për të rinjtë: Nderoni të moshuarit sepse ekzistenca juaj në jetë janë si rezultat i qenies dhe kujdesit të moshuarave. Të gjithë e dinë që problemin e trashëgimisë dhe traditës. Në problemin e trashëgimisë dhe traditës, shoqëria njerëzore është e zhvilluar. Ne ruajmë shumë gjëra.

Të rinjtë ndjekin më të moshuarit. Ata ecin në bazë të rezultateve të më të moshuarve dhe për t’i ngritur, çuar më tej. Nëse ndonjëri do të thoshte, jo, ka raste që ka të moshuar që ndjekin të rinjtë që ecin sipas hapave të tyre, por megjithatë asnjëri nuk do e besojë. Kjo është e vërtetë. Mund të thoni që a ka shembuj? Po, një e keni përpara. Unë jam një i tillë, unë jam i moshuar që ndjek hapat e një të riu dhe po i ndjek ato hapa për eksperiencën. Përse e bëj unë këtë? Unë e bëj këtë se më pëlqen dhe në këtë Kuvend jam zëvendësues. Unë në këtë Kuvend zëvendësoj djalin tim i cili është anëtari i PD, por jeton dhe punon jashtë shtetit. Unë erdha për të zëvendësuar atë që karrigia mos t’i mbetet bosh. I bëj thirrje prindërve vëllezërve dhe motrave që të zënë vendet bosh nëse kanë fëmijët në emigracion. Të gjithë bashkë do të jemi më afër njëri-tjetrit. Do të ketë më shumë dashuri dhe të gjithë së bashku do të jemi më të fortë, më të dashur dhe simpatikë. Faleminderit!”, tha Kapexhiu. syri.net

 


Send this to a friend