VOAL

VOAL

Rivkees: “Për t’u mbrojtur nga COVID-19 të paktën një vit duhet të mbahet maskë”

New York

Sekretari i Përgjithshëm i Departamentit të Shëndetësisë në Florida të SHBA-së, Scott Rivkees tha se për t’u mbrojtur nga koronavirusi i ri (COVID-19) të paktën një vit duhet të mbahet maskë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Deri sa të bëhet gati vaksina duhet të mbajmë maskë dhe ne duhet të mësohemi me këtë dhe të mbrohemi”, tha Rivkees për televizionin CBS Miami.

Në lidhje me pyetjen se sa do të ketë nevojë për mbajtjen e maskës, ai tha se “Nëse nuk zgjat më shumë, një vit”.

Në lajm gjithashtu u ndanë mendimet e dr. Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, si dhe ekspertëve të tjerë se vaksina nuk do të mund të zbulohet 12 deri në 18 muaj.

Sipas të dhënave të Departamentit të Shëndetësisë në Florida, në mbarë shtetin janë testuar rreth 200 mijë persona, prej të cilëve 21.367 kanë rezultuar pozitivë ndërsa 524 persona kanë humbur jetën.

Milley: “Pretendimet se COVID-19 është prodhuar në laborator nuk janë të besueshme”

Washington

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë amerikane, gjenerali Mark Milley tha se nuk janë të besueshme pretendimet se koronavirusi i ri (COVID-19) është prodhuar në laborator, transmeton Anadolu Agency (AA).

Milley në një konferencë të përbashkët për media me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Mark Esper, iu përgjigj pretendimeve rreth asaj se COVID-19 është prodhuar në laborator.

“Në media, blogje dhe uebfaqe gjenden shumë thashetheme dhe spekulime. Mos të habiteni kur merremi me këto pretendime. Inteligjenca hetoi seriozisht këto pretendime. Në këtë fazë, këto pretendime nuk janë të besueshme. Ekzistojnë prova të konsiderueshme që tregojnë se është e natyrshme. Por, përsëri nuk mund të sigurohemi plotësisht”, tha Milley.

Pretendohej se COVID-19 është përhapur nga një laborator në qytetin Wuhan të Kinës, që hetonte virusët e dëmshëm tek lakuriqët. Gjithashtu pretendohej se Departamenti i shtetit i SHBA-së, para dy vitesh mori informacione nga inteligjenca se laboratori në Wuhan nuk ka marrë masa të mjaftueshme dhe një virus që do të dalë prej atje do të shkaktonte pandemi.

Trumpi ndalon fondet për OBSH-në, e akuzon për keqmenaxhim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e udhëzoi administratën e tij që të ndalojë fondet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Trump tha se OBSH-ja “ka dështuar në detyrën e saj themelore”: përgjigjen ndaj shpërthimit të koronavirusit.

Ai e akuzoi OBSH-në, që është agjenci e Kombeve të Bashkuara, për fshehje të përhapjes së koronavirusit, pasi është shfaqur në Kinë, dhe tha se ajo duhet të mbahet përgjegjëse.

Më herët, Trump e ka akuzuar OBSH-në për njëanshmëri ndaj Kinës.

“E udhëzoj administratën time që t’i ndalojë fondet derisa të bëhet një rishikim, për të vlerësuar rolin e OBSH-së në keqmenaxhimin dhe mbulimin e përhapjes së koronavirusit”, tha Trump në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë.

“OBSH-ja dështoi në detyrën e saj themelore dhe ajo duhet të mbahet përgjegjëse”, shtoi Trump.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se “nuk është koha” për të zvogëluar burimet për OBSH-në ose ndonjë organizatë tjetër humanitare që lufton koronavirusin.

“Tani është koha për unitet dhe që bashkësia ndërkombëtare të punojë së bashku në solidaritet, për të ndaluar këtë virus dhe pasojat e tij shkatërruese”, tha Guterres.

SHBA-ja është financuesja më e madhe e SHBA-së. Vitin e kaluar, i ka siguruar 400 milionë dollarë, apo rreth 15 për qind të buxhetit total të saj.

SHBA-ja është aktualisht epiqendra e pandemisë së koronavirusit: me 609,407 të infektuar dhe me mbi 25,700 viktima. rel

Governatorët: Urdhërat e federales për rihapjen e ekonomisë do të injorohen dhe sfidohen në gjykatë

Presidenti Donald Trump po ndeshet me kundërpërgjigje pas komenteve se “autoriteti përfundimtar” është në dorë të tij dhe jo të shteteve, për të vendosur kur do të rihapet ekonomia amerikane.

Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo tha të martën se nuk do të përfillte dhe do të sfidonte në gjykatë urdhra nga Shtëpia e Bardhë për të rihapur ekonominë në këtë shtet, ku pandemia ka goditur rëndë.

“Nëse (Presidenti Trump) me jep urdhër për të rihapur ekonominë në ndonjë formë që vë në rrezik banorët në shtetin tim, nuk do ta bëj. Do të ndesheshim me një interpretim kushtetues për autoritetin federal dhe atë shtetëror. Do të përfundonim në gjykatë,” tha Guvernatori Cuomo për CNN.

Presidenti Donald Trump pritet të njoftojë së shpejti vendimet që ka marrë lidhur me distancimin social. Presidenti do të bëjë “njoftime të rendësishme” për rihapjen e ekonomisë amerikane “me sot, me nesër” tha këshilltari i tij kryesor ekonomik të martën.

“Brenda pak ditësh, presidenti do të bëjë njoftime me shumë rendësi lidhur me udhëzimet për distancimin social,” tha Drejtori i Këshillit Kombëtar Ekonomik, Larry Kudlow në një intervistë me rrjetin Fox.

“Duam të kthejmë njerëzit në punë. Duam ta realizojmë rihapjen sa më shpejt që të jetë e mundur. Duam ta realizojmë me garanci të bazuara tek shkenca dhe specialistët,” tha zoti Kudlow.

Në komentet që bëri të hënën në konferencën për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, zoti Trump tha se “vendimi është në dorë të tij” kur u pyet nga Zëri i Amerikës nëse grupe shtetesh mund të krijojnë planet e tyre dhe të sfidojnë autoritetin e presidentit për të deklaruar rihapjen e ekonomisë në një kohë kur nuk është vënë nën kontroll epidemia e koronavirusit.

“Nuk bëjnë dot asgjë pa miratimin e presidentit të SHBA,” deklaroi Trump.

https://www.zeriamerikes.com/a/5371361.html

Presidenti këmbëngul se një numër kompetencash të specifikuara në Kushtetutën amerikane mbështesin deklaratat e tij, duke shtuar se “ai që është president i Shteteve të Bashkuara, ka autoritet total”.

Dy republikanë me peshë mendojnë ndryshe.

“Qeveria federale nuk ka autoritet absolut,” shkruante në Twitter Senatorja nga Uajoming, Liz Cheney.

Senatori nga Florida, Marco Rubio reagoi duke thënë “Si dhe kur do të modifikohet distancimi social duhet dhe do të vendoset nga guvernatorët”.

Ai shtoi se udhëzimet e nxjerra nga “qeveria federale dhe Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve do të ndikojnë tek vendim-marrja. Por Kushtetuta dhe logjika e shëndoshë kërkojnë që këto vendime të merren në nivel shtetëror”.

Në bazë të Kushtetutës amerikane, nuk specifikohet se cilat kompetenca rezervohen për shtetet, jashtë autoritetit federal.

Presidenti ka thënë se së shpejti do të vendosë se kur do të rihapë aktivitetin ekonomik në një kohë që 42 nga 50 guvernatorët amerikanë kanë shpallur masa që kufizojnë lëvizjen e lirë.

Presidenti po analizon mundësinë e rihapjes së pjesshme apo të plotë më 1 maj.

Zoti Cuomo dhe pesë guvernatorë të tjerë të shteteve verilindore zhvilluan një bisedë telefonike ku vendosën se të martën do të fillonin diskutimet për një plan rajonal për rihapjen e ekonomive të tyre.

Gina Raimondo, Guvernatore e Roud Ajlend

Gina Raimondo, Guvernatore e Roud Ajlend

Vendimi duhet të merret nga guvernatorët, pasi në këtë situatë ata “kanë treguar udhëheqje të vërtetë” duke punuar për të mbajtur popullatat e tyre të sigurta, tha Guvernatorja e Roud Ajlendit, Gina Raimondo.

Të hënën guvernatorët e Uashingtonit, Oregonit dhe Kalifornisë njoftuan se po ndjekin një metodë të ngjashme.

Së bashku këto dy grupe shtetesh përfaqësojnë 100 milionë amerikanë, afro 1/3 e popullsisë së vendit.

Grup Pune i Shtëpisë së Bardhë për Rihapjen e Ekonomisë

Një ekip specialistësh të shëndetit publik mblidhet çdo ditë në Shtëpinë e Bardhë për të shpjeguar publikisht masat që janë marrë në përgjigje të koronavirusit. Pritet që së shpejti të njoftohet krijimi i një ekipi të ri që do të fillojë të mblidhet pas dyerve të mbyllura për të diskutuar mënyrat për rihapjen e ekonomisë amerikane.

Ky këshill që nuk do të përfshijë zyrtarë të shëndetësisë, ka të ngjarë të nxjerrë zbuluar tensionet ekzistuese mes zyrtarëve të ekonomisë dhe atyre të shëndetit publik lidhur me momentin e duhur për rihapjen e ekonomisë ndërkohë që specialistët paralajmërojnë se rihapja para kohe mund të acarojë epideminë.

Presidenti Trump tha lidhur me këshillin e ri se “do të ofrojë këshilla të mira, por gjithsesi do të përpiqemi të jemi shumë të kujdesshëm. Por gjithashtu, duam që të rihapim ekonominë”.

Disa ekspertë dhe pjesëmarrës në këshilla të tjerë të organizuar nga presidenti në të kaluarën, shprehën shqetësimin se Presidenti Trump mund të mos jetë i hapur ndaj pikëpamjeve të ndryshme dhe të vërtetave të vështira në këtë realitet.

Në ekip pritet të marrin pjesë Sekretari i Thesarit, Steve Mnuchin, Sekretari i Tregtisë, Wilbur Ross, Sekretari i Strehimit dhe Zhvillimit Urban, Ben Carson dhe këshilltarët ekonomikë të Shtëpisë së Bardhë, Kevin Hassett dhe Larry Kudlow. Shefi i ri i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows pritet të kryesojë punën e këshillit.

Presidenti Trump minimizoi kërcënimin e koronavirusit në shkurt

Ken Bredemeier

Videoja e stilit të fushatave politike e Shtëpisë së Bardhë që promovon mbrojtjen e veprimeve të Presidentit Donald Trump kundër koronavirusit në fillim të këtij viti, anashkaloi veprimet e tij gjatë gjithë muajit shkurt, kur ai shpesh i minimizoi shqetësimet për këtë sëmundje.

Në fund të janarit, Presidenti Trump vendosi kufizime mbi udhëtimet nga Kina, ku virusi shpërtheu për herë të parë. Nga mesi i marsit, ai shpalli emergjencën kombëtare.

“Kjo është një pandemi,” tha Presidenti Trump në një konferencë shtypi më 17 Mars. “E ndjeja se ishte një pandemi shumë kohë përpara se të quhej pandemi”.

Por në shkurt, ndërsa kërcënimi i koronavirusit po rritej në të gjithë botën, dhe rastet e para u shfaqën në Shtetet e Bashkuara, Trump e minimizoi kërcënimin.

Tani, presidenti po përpiqet të mbrohet nga raportimet që tregojnë se ai ishte paralajmëruar në shkurt në lidhje me përhapjen e virusit në Shtetet e Bashkuara, madje ndërsa ai hodhi poshtë publikisht shqetësimet për këtë dhe tha se zyrtarët shëndetësorë e kishin sëmundjen nën kontroll.

Kritikët thonë se shkurti ishte një mundësi e humbur për të vepruar më shpejt në rekomandimin për distancim shoqëror, një masë që Presidenti Trump e miratoi në mes të marsit dhe më pas e zgjati deri në fund të prillit. Më vonë, ai tha se Amerikanët duhet të konsiderojnë përdorimin e maskave në publik, megjithëse ai tha se nuk e kishte ndërmend ta bënte këtë personalisht.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara tani ka arritur në mbi 23,000, ndërsa ai i infektuarve në mbi 582,000. Këto janë shifrat më të larta se në çdo vend tjetër, megjithëse zyrtarët këtë javë thanë se numri i rasteve të reja është duke u ulur, duke sugjeruar se kërcënimi i koronavirusit mund të ketë arritur kulmin në Shtetet e Bashkuara.

U.S. Army Specialist Fredrick Spencer assembles a T1 Hamilton ventilator in a mobile lab unit in the Javits New York Medical Station intensive care unit bay monitoring coronavirus disease (COVID-19) patients in New York City, U.S. Apri 4, 2020. Picture ta

U.S. Army Specialist Fredrick Spencer assembles a T1 Hamilton ventilator in a mobile lab unit in the Javits New York Medical Station intensive care unit bay monitoring coronavirus disease (COVID-19) patients in New York City, U.S. Apri 4, 2020. Picture ta

Këto janë disa nga komentet e Presidentit Trump në shkurt në lidhje me koronavirusin:

10 shkurt në Shtëpinë e Bardhë: “Tani, virusi për të cilin ne po flasim, ju e dini, shumë njerëz mendojnë se ikën në prill me nxehtësinë, pasi të vijë vala e të nxehtit. Në mënyrë tipike, kjo (sëmundje) do të largohet në prill. Ne jemi në gjendje të shkëlqyeshme. Kemi 12 raste, 11 raste, dhe shumë prej tyre janë në gjendje të mirë tani. “

23 shkurt në konferencë me gazetarët: “Ne e kemi atë kryesisht nën kontroll në këtë vend.”

24 shkurt në Twitter: “Koronavirusi është kryesisht nën kontroll në Shtetet e Bashkuara. Ne jemi në kontakt me të gjithë dhe të gjitha vendet relevante. CDC (Qendra Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve) & Organizata Botërore e Shëndetësisë po punojnë shumë dhe janë shumë të zgjuar. Tregu i aksioneve po fillon të duket shumë mirë!”

26 shkurt në Shtëpinë e Bardhë: “Pra, ne jemi në nivelin e ulët. Ndërsa ata përmirësohen, ne i heqim ata nga lista, kështu që së shpejti do të kemi vetëm pesë persona (të infektuar). Dhe ne mund të jemi në një ose dy persona gjatë periudhës tjetër të shkurtër kohore. Pra, kemi pasur fat shumë të mirë. “

26 shkurt në një konferencë për shtyp: “Dhe përsëri, kur ju keni 15 njerëz (të infektuar), dhe brenda dy ditëve kjo shifër do të zbresë deri në zero, kjo është një punë shumë e mirë që ne kemi bërë.”

27 shkurt në një takim të Shtëpisë së Bardhë me udhëheqësit afrikano-amerikanë: “Do të zhduket. Një ditë, si një mrekulli, do të zhduket.”

29 shkurt në një fjalim para konservatorëve: “Dhe unë kam filluar t’i njoh mirë këta profesionistë (të kujdesit shëndetësor). Ata janë të jashtëzakonshëm. Dhe gjithçka është nën kontroll. Dua të them se ata janë shumë, shumë të mirë. Ata e kanë bërë atë, dhe ata e kanë bërë mirë. Gjithçka është me të vërtetë nën kontroll.”

Në fillim të marsit, përpara shpalljes së emergjencës kombëtare në mes të muajit, Presidenti Trump vazhdoi të minimizonte kërcënimin për Shtetet e Bashkuara.

Healthcare workers screen people at a drive-through COVID-19 testing site, March 20, 2020, at the Doris Ison Health Center in Miami, Florida.

Healthcare workers screen people at a drive-through COVID-19 testing site, March 20, 2020, at the Doris Ison Health Center in Miami, Florida.

Më 9 mars, ai postoi këtë mesazh në Twitter: “Vitin e kaluar 37,000 amerikanë vdiqën nga gripi i zakonshëm. Mesatarisht mes 27,000 dhe 70,000 në vit (vdesin nga gripi). Asgjë nuk mbyllet, jeta dhe ekonomia vazhdojnë. Në këtë moment ka 546 raste të konfirmuara të koronavirusit, dhe 22 vdekje. Mendoni për këtë!”

Një ditë më vonë, ai u tha senatorëve republikanë, “Ne jemi të përgatitur dhe po bëjmë një punë të shkëlqyeshme për këtë çështje. Dhe (virusi) do të largohet. Vetëm rrini të i qetë. (virusi) Do të largohet.”

Në konferencën për shtyp të hënën në mbrëmje, ku u shfaq videoja tre-minutëshe që vinte në pah veprimet e tij ndaj koronavirusit, Trump hodhi poshtë heqjen e komenteve të tij të shkurtit dhe në vend të kësaj sulmoi gazetaren e kanalit CBS News, Paula Reid për pyetjet e saj mbi këtë çështje.

“Muaji shkurt,” tha gazetarja Reid. “Kjo video ka një hendek, tërë muajin shkurt. Çfarë bëri administrata juaj në shkurt me kohën që ju dha kufizimi i udhëtimeve? ”

“Shumë,” u përgjigj Presidenti Trump.

“Çfarë?”, pyeti Reid.

“Shumë,” tha Presidenti Trump. “Dhe në fakt, ne do t’ju japim një listë të gjërave që kemi bërë. Dhe në fakt, një pjesë e tyre ishte në videon e shfaqur. Ne bëmë shumë.”

“Nuk ishte në video,” tha gazetarja Reid. “Videoja kishte një hendek.”

“Shikoni. Shikoni. Ti e di që je e rreme,”, u përgjigj Trump. “Ti e di këtë? I gjithë rrjeti juaj, mënyra si e mbuloni është e rreme.”

Fushata për rizgjedhjen e Presidentit Trump tha më vonë se gjatë shkurtit administrata e tij u angazhua në shpërndarjen e pajisjeve të testimit në pikat e nxehta të koronavirusit në vend, heqjen e burokracive për të filluar zhvillimin e një vaksine, e cila mund të jetë një vit larg përdorimit, dhe bëri kërkesën e parë të financimit të urgjencës kombëtare te Kongresi.

Ndërsa urgjenca u bë e qartë në Shtetet e Bashkuara, Trump më 27 mars nënshkroi në ligj një paketë financiare shpëtimi për koronavirusin prej 2 trilionë dollarësh për të ndihmuar rreth 90 për qind të amerikanëve, 17 milionë amerikanë të pushuar nga puna dhe bizneset e goditura më rëndë nga pandemia.

FDR kujtohet 75 vjet pas vdekjes së papritur

Franklin and Eleanor Roosevelt en route to Washington, D.C. after a week in Hyde Park. November 8, 1935. (photo courtesy of FDR Library Photograph Collection).

Shtatëdhjetë e pesë vjet më parë, Shtetet e Bashkuara dhe pjesa më e madhe e botës u tronditën dhe pikëlluan pas lajmit se Presidenti amerikan Franklin D. Roosevelt vdiq papritur .

Roosevelt ishte në shtëpinë e tij të pushimit në Warm Springs të Xhorxhias më 12 Prill, ku një piktor po krijonte portretin e tij, kur papritur tha, “kam një dhimbje koke të tmerrshme”.

Ato ishte fjalët e fundit. Ndihmuesit e çuan presidentin pa ndjenja në dhomën e gjumit. Një mjek e deklaroi atë të vdekur nga një hemorragji cerebrale. Ai ishte vetëm 63 vjeç.

Fëmijët ishin të parët që mësuan për vdekjen e presidentit kur buletinet e lajmeve ndërprenë në radio serialet e aventurave “Capiten Midnight” dhe “The Tom Mix Ralston Straightshooters”.

Lajmi u përhap me shpejtësi. Burra dhe gra në dyqane, zyra, autobusë dhe në rrugë filluan të qanin.

Hitleri dhe regjimi i shkatërruar nazist e panë vdekjen e Rooseveltit si një shenjë nga zoti se lufta mund të kthehej në favor të Gjermanisë.

Forcat amerikane që luftojnin në Evropë thanë se ishte ndjerë si të humbisnin babanë e tyre. Por ata nuk kishin kohë për t’u pikëlluar dhe vdekja e Rooseveltit i bëri edhe më të vendosur për të mposhtur vagonin e fundit të nazizmit.

Mijëra njerëz u rreshtuan përgjatë linjës hekurudhore që solli trupin e tij nga Warm Springs në Uashington për funeralin më 14 prill dhe nga Uashingtoni në Hyde Park, në Nju Jork për varrosjen më 15 prill. Radioja solli tingujt e marshimit të varrimit në miliona shtëpi.

Roosevelt kishte qenë president për më shumë se 12 vjet dhe një gjeneratë e tërë nuk mbante mend një kohë kur dikush tjetër kishte qënë i ulur në Zyrën Oval.

Profesori i historisë në Kolegjin Marist, David Woolner është autori i librit “100 ditët e fundit: FDR në luftë dhe në paqe”.

“Franklin Roosevelt transformoi marrëdhëniet mes popullit amerikan dhe qeverisë së tyre dhe mes Shteteve të Bashkuara dhe botës ,” tha Woolner.

Ajo që e bëri vdekjen e Rooseveltit veçanërisht tragjike ishte se nëse ai do të kishte jetuar vetëm katër javë të tjera, do të kishte parë dorëzimin e pakushtëzuar të Gjermanisë naziste.

“Nuk ishte e pazakontë të shihje njerëz në vende të tjera, në Londër dhe Paris dhe madje edhe në Moskë që të qanin në rrugë kur mësuan lajmin se Roosevelti kishte vdekur … në vendet në mbarë botën, sigurisht në Evropë dhe Rusi dhe në pjesë të Azisë Roosevelti kujtohet me shumë respekt dhe dashuri, “tha Woolner.

Profesori Woolner beson se nëse Roosevelti nuk do të ishte zgjedhur president gjatë Depresionit të Madh, Shtetet e Bashkuara siç i njohim sot, mund të mos ekzistonin.

“Roosevelti në thelb shpëtoi kapitalizmin … para se Franklin Roosevelt të merrte detyrën në vitin 1933, ne nuk kishim sigurim papunësie, nuk kishim sigurim social, nuk kishim sigurim federal të depozitave, nuk kishim rregullimin e tregut të aksioneve, ne nuk kishim të drejtën për t’u bashkuar në sindikata, nuk kishim pagë minimale.”

Edhe pse trashëgimia e tij është vënë në pikëpyetje, me disa që besojnë se ai bëri pak për të përparuar të drejtat civile në SH.B.A. dhe të tjerë që thonë se ai injoroi lutjet për të shpëtuar më shumë hebrenj evropianë nga nazistët, Woolner thotë se për ata që jetuan mes depresionit dhe Luftës së Dytë Botërore, Roosevelti gjithmonë do të respektohet në mënyrë universale. zëri i amerikës

Sanders mbështet kandidaturën e Joe Biden

Senatori Berny Sanders dhe ish-nënpresidenti, Joe Biden

Senatori Berny Sanders i ka dhënë mbështetje ish-nënpresidentit amerikan Joe Biden, për të fituar nominimin e Partisë Demokratike për garën presidenciale në SHBA që mbahet në nëntor të këtij viti.

Sanders, javën e kaluar i dha fund fushatës së tij presidenciale, dhe iu bashkua Bidenit në një aktivitet të fushatës të mbajtur online.

“Kërkoj nga të gjithë amerikanët që të mbështesin kandidaturën tuaj, unë e përkrahë atë”, tha Sanders në një transmetim të përbashkët me Bidenin.

Konventa e Partisë Demokratike, ku nominohet kandidati i saj për zgjedhjet presidenciale në SHBA-së, pritet të mbahen në muajin gusht.

Sanders ka qenë i dyti në renditje për të fituar nominimin, pas ish-nënpresidentit amerikan, Joe Biden.

Pas një serie fitoresh në mars, Biden ka një epërsi në numrin e delegatëve të nevojshëm për të siguruar emërimin e partisë për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Nga Partia Republikane për rizgjedhje garon presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. rel

Trumpi: Presidenti ka autoritetin për heqjen e masave kufizuese

Presidenti Donald Trump tha të hënën se ai ka autoritetin për lehtësimin e masave kufizuese kundër pandemisë së koronavirusit dhe rihapjen e ekonomisë. Por guvernatorë nga të dyja partitë u përgjigjën me shpejtësi, duke thënë se përgjegjësia e tyre kryesore kushtetuese është siguria publike në shtetet e tyre dhe se ata do të vendosnin se kur do të jetë e sigurt heqja e kufizimve dhe rikthimi normal i operacioneve.

In this April 9, 2020 photo, Gov. Gavin Newsom gives his coronavirus update. The governor said California plans to spend $1 billion to buy 500 million masks with the idea of distributing them throughout the western U.S.

In this April 9, 2020 photo, Gov. Gavin Newsom gives his coronavirus update. The governor said California plans to spend $1 billion to buy 500 million masks with the idea of distributing them throughout the western U.S.

Udhëheqësit demokratë në shtetet verilindore dhe ato perëndimore të vendit njoftuan një paktë të veçant shtetëror për të koordinuar përpjekjet e tyre për të mos lehtësuar kufizimet ose rihapur bizneset, ndërkohë që Presidenti Trump pretendoi se kjo ishte në kompetencën e tij.

“Kur dikush është president i Shteteve të Bashkuara, autoriteti është total,” tha Trump në konferencën e shtypit për koronavirusin në Shtëpisë e Bardhë. “Guvernatorët e dinë këtë.”

Por ai nuk ofroi asnjë të dhënë specifike në lidhje me burimin e autoritetit të tij ose planin e tij për të rihapur ekonominë.

I shqetësur nga pasojat e krizës së shëndetit publik dhe asaj ekonomike, Presidenti Trump ka mbështetur rekomandimet federale për distancimin shoqëror që skadojnë në fund të muajit. Por guvernatorët dhe drejtuesit lokalë kanë qenë ata që kanë vënë kufizime të detyrueshme, përfshirë mbylljen e shkollave dhe mbylljen e bizneseve jo thelbësore.

Presidenti Donald Trump tha të hënën se ai së shpejti do të vendosë nëse do të rihapë ekonominë Shtetet e Bashkuara pasi ekspertët e shëndetit shprehen optimizëm se më e keqja e pandemisë së koronavirusit në vend së shpejti mund të kalojë.

Në Shtetet e Bashkuara, 42 nga 50 guvernatorët e shteteve kanë vendosur urdhëra për të qëndruar në shtëpi ndërsa virusi po përhapet në të gjithë vendin. Presidenti Trump rekomandoi distancimin shoqëror të amerikanëve deri në fund të prillit, por tani po shqyrton mundësinë e rihapjes së plotë ose të pjesshme të vendit më 1 maj.

Ndërsa raportimet e mediave në Shtetet e Bashkuara kanë sugjeruar se vendimi për heqjen e kufizimeve është përgjegjësi e guvernatorëve të shteteve, Presidenti Trump tha në Twitter, “Duhet kuptohet plotësisht se kjo është e pasaktë.”

Trump tha, “Është vendim i Presidentit, dhe për shumë arsye të mira. Administrata dhe unë po punojmë ngushtë me guvernatorët, dhe kjo do të vazhdojë. Një vendim nga unë, në bashkëpunim me guvernatorët dhe me kontributin e të tjerëve, do të merret së shpejti!”

Ekspertët e lartë të Shëndetit në Shtetet e Bashkuara po shprehin optimizëm se përhapja e koronavirusit në vend po ngadalësohet.

“Në mes të tragjedisë, ka shpresë,” tha zyrtari i lartë i shëndetësisë, Jerome Adams në një postim në Twitter.

Ai tha se shtetet perëndimore të Kalifornisë dhe Uashingtonit “mbeten të qëndrueshme” sa i përket numrit të rasteve të reja. Adams tha se numri i infektimeve në Nju Jork dhe Nju Xhërsi në lindje të Shteteve të Bashkuara dhe qytetet e Detroit në pjesën qëndrore dhe Nju Orlinsit në jug “duket se po nivelizohet”.

“Distancimi shoqëror dhe masat kufizueze po funksionojnë. Po shohim një dritë në fund të këtij tuneli të errët,” tha Adams, pasi ai u bëri thirrje amerikanëve të vazhdojnë të mbajnë një distancë të pakten prej dy metrash larg njëri-tjetrit.

Doktor Robert Redfield, Drejtor i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tha për emisionin “Today” të kanalit NBC se, “Ne po i afrohemi pikut tani. Shpresoj këtë javë. Ju e dini që keni arritur pikun kur në një ditë në të vërtetë ka më pak raste së në ditën e mëparshme. Ne jemi duke u stabilizuar në të gjithë vendin tani për sa i përket përhapjes (së virusit).”

Robert Redfield CDC

Robert Redfield CDC

Por Redfield, ashtu si zyrtarët e tjerë të shëndetit, shprehu shqetësime për rihapjen e vendit më 1 maj, datë që po shqyrtohet nga Presidenti Trump.

Dr. Anthony Fauci, Drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, tha të Dielën se ekziston një “rrezik i jashtëzakonshëm” i përhapjes së mëtejshme të koronavirusit nëse Shtetet e Bashkuara i kthehen normalitet shumë shpejt.

“Nuk ka dyshim se ne duhet të rihapemi në mënyrë duhet,” për të shmangur një ringjallje të koronavirusit në korrik dhe gusht, tha Redfield. “Do të jetë një proces hap pas hapi, gradual. Duhet të jetë një proces i bazuar në të dhëna”.

Vlerësimi i tyre erdhi ndërsa numri i të vdekurve në Shtetet e Bashkuara vazhdon të rritet, duke arritur në 22,000, me 558,000 raste të konfirmuara.

Redfield tha se shkalla e vdekshmërisë, “megjithëse për fat të keq është ende shumë e lartë, ajo doli të jetë shumë më e ulët sesa e parashikonim” për shkak të distancimit shoqëror.

Trump në janar, shkurt dhe gjysmën e marsit minimizoi kërcënimin nga koronavirusi pas njoftimeve të para për përhapjen e virusit në Kinë, para se të shpallte një emergjencë kombëtare në mes të marsit. Në disa raste, ai ka thënë se kishte pak raste në Shtetet e Bashkuara dhe se sëmundja shumë shpejt të të venitej.

Presidenti Trump të dielën ishte i zemëruar me një vlerësim të zotit Fauci në një intervistë me rrjetin CNN në të cilën tha se “padyshim” reagimi i vendit mund të kishte qenë më i mirë.

Trump ka ripostoi në Twitter një mesazh të një mbështetësi të tij që kërkonte shkarkimin e zotit Fauci, megjithëse Fauci ka vazhduar të shfaqet së bashku me presidentin në konferencat për shyp të Shtëpisë së Bardhë mbi koronavirusin

Të hënën pasdite, Shtëpia e Bardhë hodhi poshtë njoftimet për shkarkimin e zotit Fauci.

“Këto janë diskutime qesharake të mediave,” tha zëdhënësi i Presidentit Trump Hogan Gidley. “Presidenti Trump nuk po pushon nga puna Dr. Faucin.”

Gidley shtoi se “Dr. Fauci ka qenë dhe mbetet një këshilltar besnik i Presidentit Trump”.

Engel dhe Menendez letër Sekretarit Amerikan të shtetit: SHBA metoda të rënda ndaj Kosovës, heqja e taksës me Serbinë demton popullin kosovar

Kryetari i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Eliot Engel dhe senatori demokrat Bob Menendez, përmes nje letre dërguar sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo, kanë bërë thirrje që administrata e presidentit Donald Trump të vazhdojë mbështetjen diplomatike ndaj zgjidhjes së konfliktit midis Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë të drejtë për të dyja palët në përputhje me ligjet dhe politikat e SHBA-së.

Ligjvënësit amerikanë paralajmëruan se qasja e administratës ndaj Kosovës penalizon padrejtësisht qeverinë e re të vendit dhe se fushata e mosnjohjes së Serbisë kundër Kosovës dhe lidhjeve të ngushta me Kremlinin janë kryesisht të pakontrolluara.

“Shtetet e Bashkuara kanë përdorur një metodë të rëndë ndaj qeverisë së re të Kosovës. Përderisa pajtohemi se tarifat e Kosovës ndaj mallrave serbe – të cilat janë hequr – kryesisht kanë dëmtuar popullin e Kosovës, ky mekanizëm është praktikuar nga shumë vende në botë, duke përfshirë edhe administratën Trump”.

“Kosova është aleat i ngushtë me SHBA-në, dhe ne ju kërkojmë që të vendosni një qasje më konstruktive ndaj qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike”, thuhet në letrën e Engel dhe Menendez, transmeton REL.

Në letër theksohet se Kosova dhe Serbia kanë aspirata që të anëtarësohen në NATO dhe Bashkim Evropian, prandaj cdo përpjekje për të negociuar hapat e ardhshëm mes Prishtinës dhe Beogradit, duhet të bëhet në përputhje me Brukselin dhe vendet tjera kyçe në kontinentin evropian.

“Mungesa e një balancimi midis Beogradit dhe Prishtinës ka vënë në pah zgjërimin e marrëdhënieve të Serbisë me Moskën dhe rritjen e importit të armëve nga Rusia. Këto blerje të armëve duhet të sanksionohen sipas ligjeve të SHBA-së. A mund të na tregoni pse nuk janë vendosur këto sanksione dhe pse nuk është bërë presion ndaj Serbisë për ndaljen e fushatës agresive për mosnjohjen e Kosovës?”, thuhet në letër.

Ligjvënësit amerikanë kanë shprehur shqetësimin edhe për sanksionet ekonomike të SHBA-së pas zgjedhjes së qeverisë së re të Kosovës, që ndërlidheshin me taksën ndaj mallrave të Serbisë, duke i konsideruar të paarsyeshme.

Në veçanti përmenden fondet e Koorporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) të cilat, siç thuhet, duhet të rifillojnë implementimin në programet e ndaj Kosovës.

“Vendosja e tarifave të Kosovës ndaj Serbisë, pavarësisht nga qëndrimi politik i SHBA-së mbi këtë vendim, nuk është shkelje e programeve të propozuara ose misionit të MCC-së. Tërheqja e kësaj ndihme si mashtrim për veprime që nuk lidhen me MCC-në ose misionin e saj e shtyn agjencinë në një tjetër mjet presioni transaksional – pikërisht atë që nuk synonte të ishte”, kanë thënë ligjvënësit amerikanë.

Administrata amerikane ka këmbëngulur në heqjen e plotë të taksës 100%, në mënyrë që të vijë deri te vazhdimi i dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

Nga 1 prilli, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka hequr taksën ndaj mallrave serbe duke e zëvendësuar me masa reciprociteti, të cilat u kundërshtuan nga SHBA-ja.

Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës, më 25 mars, ka votuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Kurtit.

Kurti ka thënë se prapavijë e rrëzimit të qeverisë së tij është një “marrëveshje e fshehtë” e presidentëve të Kosovës dhe Serbisë për shkëmbimin e territoreve.

Një gjë e tillë është hedhur poshtë nga zyrtarët e lartë amerikanë.

Dhjetëra tornado dhe furtuna godasin Shtetet e Bashkuara

godina të shkatërruara nga një tornado në qytetin Monroe, të shtetit Luiziana (12 prill 2020)

Stuhitë e mëdha që kaluan nëpër shtetet juglindore amerikane të dielën lanë pas të paktën 18 viktima.

Stuhitë sollën shira dhe erëra të forta, me 34 tornado të raportuara në Teksas, Luiziana, Misisipi, Xhorxhia dhe Tenesi duke lënë qindra shtëpi të shembura dhe të paktën 860 mijë njerëz pa energji elektrike.

Dhjetëra njerëz u shtruan në spitale. Zona e Chattanoogas, në shtetin Tenesi, ishte veçanërisht e goditur.

Njëmbëdhjetë nga vdekjet ishin në Misisipi. “Nuk është kjo Pashka që kemi dëshiruar,” tha guvernatori i Misisipit, Tate Reeves, në një deklaratë.
Shteti dhe punonjësit tanë të emergjencave janë duke punuar gjatë gjithë kohës dhe nuk do të pushojnë derisa të përfundojë kjo situatë,” tha Reeves. “Po mobilizojmë të gjitha burimet në dispozicion për të mbrojtur njerëzit tanë dhe pronën e tyre.

Kërcënimi atmosferik u shtri të hënën më në veri deri pranë shteteve bregdetare në Oqeanin Atlantik. Shërbimi Kombëtar i Motit përsëriti paralajmërimin për mundësinë e tornadove të forta, erërave dëmtuese dhe përmbytjeve të papritura. zëri i amerikës

Koronavirusi, vdes marinari i parë në aeroplanmbajtësen “Theodore Roosevelt”

Marrë nga Reuters

Një marinar i Marinës së Shteteve të Bashkuara vdiq të hënën pasi ishte infektuar me koronavirusin, duke shënuar kështu vdekjen e parë të një anëtari të ekuipazhit të aeroplanmbajtëses “Theodore Roosevelt” që është goditur nga pandemia.

Në fund të muajit të kaluar, kapiteni i aeroplanmbajtëses, nëpërmjet një letre të hapur, i bëri thirrje udhëheqjes së Marinës për masa më të forta për të shpëtuar jetën e marinarëve të tij dhe për të ndaluar përhapjen e koronavirusit në këtë anije të përmasave gjigande.

Kapiteni Brett Crozier duke iu drejtuar marinarëve

Kapiteni Brett Crozier duke iu drejtuar marinarëve

Ne nuk jemi në luftë. Detarët nuk kanë nevojë të vdesin. Nëse nuk veprojmë tani, nuk do të arrijmë të kujdesemi siç duhet për pasurinë tonë më të besuar – detarët tanë“, shkruajti kapiteni Brett Crozier.

Deri tani, rreth 585 marinarë në bordin e aeroplanmbajtëses me energji bërthamore kanë rezultuar pozitivë pasi janë testuar për koronavirusin. Rreth 4,000 marinarë janë zhvendosur nga aeroplanmbajtësja në instalacionet në Guam, ku anija u ankorua pasi numri i rasteve filloi të rritet.

Letra, e cila u mor nga disa media, vuri në lëvizje një seri ngjarjesh që çuan në shkarkimin e kapitenit Crozier, si dhe dorëheqjen javën e kaluar të Sekretarit të Marinës në detyrë, Thomas Modly.

Dorëheqja e zotit Modly erdhi pas një reagimi në rritje të mënyrës se ai e shkarkoi dhe përqeshi kapitenin Crozier. zëri i amerikës

Komentet e dr. Faucit duket se e kanë zemëruar Presidentin Trump

Marrë nga Reuters

Presidenti amerikan Donald Trump shpërndau në Twitter një thirrje për shkarkimin e Dr. Anthony Faucit, pasi eksperti më i lartë i vendit për sëmundjet infektive tha se mund të ishin shpëtuar më shumë jetë, nëse vendi do të ishte mbyllur më shpejt gjatë shpërthimit të koronavirusit.

Presidenti Trump shpërndau të dielën në Twitter mesazhin e shkruar nga një ish-kandidat republikan për në Kongres, i cili citonte komentet e zotit Fauci gjatë një interviste televizive të dielën. Mesazhi në Twitter titullohej “koha për të #ShkarkuarFaucin”.

Presidenti republikan në të kaluarën ka shpërndarë mesazhe kritikuese (të të tjerëve) për zyrtarët ose kundërshtarët e tij, duke mos preferuar t’i bëjë vetë kritikat. Shpërndarja e këtij mesazhi në Twitter nxiti spekullimet se Presidentit Trump po i mbaron durimi me shkencëtarin e mirënjohur dhe se mund ta shkarkojë atë.

Shtëpia e Bardhë nuk e komentoi të hënën këtë veprim në Twitter të Presidentit Trump.

Dr. Fauci ka marrë rëndësi kombëtare dhe një nivel pëlqimi, si një udhëheqës në luftën kundër koronavirusit. Ai ka kundërshtuar ose korrigjuar Presidentin Trump për çështje shkencore gjatë krizës së shëndetit publik, siç ishte p.sh. gjatë diskutimit nëse ilaçi anti-malaria hidroksilklorina është efektiv apo jo kundër koronavirusit.

Dr. Fauci u pyet në emisionin “State of the Union” të kanalit CNN në lidhje me një raport të gazetës New York Times që dokumentonte paralajmërimet e hershme të dërguara Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin. Shkencëtari pranoi se mbyllja e vendit më shpejt mund të kishte shpëtuar jetë, por paralajmëroi se ishin të përfshirë një numër faktorësh.

Natyrisht, do të ishte mirë nëse do të kishim patur një fillim më të mirë, por unë nuk mendoj se mund të thoni se jemi këtu ku jemi tani për shkak të një faktori,” tha Fauci. “Është shumë e ndërlikuar“.

I shndërruar tashmë në një objektiv të ekstremit të djathtë për kundërshtitë e tij ndaj Presidentit Trump, dr. Fauci tërhoqi kritika të mëtejshme pas intervistës.

Materialin e gazetës e denoncoi gjithashtu Presidenti Trump të dielën në Twitter, duke e cilësuar atë “Fake” (“Fals”).

Javën e kaluar gjatë konferencës së përditshme për koronavirusin në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Trump ndërhyri dhe e pengoi dr. Faucin t’i përgjigjej një pyetjeje në lidhje me hidroksiklorurinën.

Dr. Fauci, 79 vjeç, ka udhëhequr agjencinë federale të sëmundjeve infektive që nga viti 1984 nën udhëheqjen e presidentëve republikanë dhe demokratë. Republikani George W. Bush e nderoi atë me Medaljen Presidenciale të Lirisë në vitin 2008.

Disa sondazhe gjatë krizës së shëndetit publik kanë treguar se amerikanët i besojnë atij më shumë sesa Presidentit Trump. zëri i amerikës

Sinjalet e injoruara vonuan reagimin e SHBA ndaj koronavirusit

Marrë nga Associated Press

Kur Presidenti Trump e përmendi për herë të parë koronavirusin, mund të ketë qenë vonë në reagimin e duhur.

Në një intervistë gjatë takimeve të Davosit, më 22 janar, presidenti nuk i kushtoi rendësi virusit që kishte goditur Kinën, ndërkohë që një rast i vetëm ishte identifikuar në SHBA.

Presidenti flet për herë të parë për koronavirusin në Davos

Presidenti flet për herë të parë për koronavirusin në Davos

“E kemi plotësisht nën kontroll. Vetëm një individ që ka ardhur nga Kina, e kemi nën kontroll. Gjithçka do të shkojë mirë”.

Në 11 javët që kanë kaluar që nga ajo intervistë, koronavirusi është shfaqur në çdo cep të botës, ka infektuar mbi 550 mijë amerikanë dhe ka shkaktuar vdekjen e të paktën 22 mijë prej tyre. Si rezultat i epidemisë, janë vënë në zbatim izolime në masë, janë mbyllur shkolla e biznese, është goditur rëndë ekonomia duke lënë miliona vetë pa punë.

Kur Presidenti Trump u intervistua në Zvicër, kishte disa javë që ishin ngritur shqetësime. Në muajt në vazhdim, para se presidenti të fliste për krizën në Shtëpinë e Bardhë, nuk u shfrytëzua mundësia për të marrë masa për të mbrojtur vendin në kohë.

Nuk u krijuan rezerva me pajisje të domosdoshme mjekësore. Udhëtimet vazhduan në masë të madhe të pakufizuara. Nuk u mblodhën të dhëna nga Kina: Pekini nuk i ofronte dhe nga ana tjetër konsideroheshin të pavlefshme. Konfliktet e brendshme në Shtëpinë e Bardhë dhe ndryshimi i vazhdueshëm i zyrtarëve e bëri reagimin edhe më të ngadaltë. Paralajmërimet u injoruan nga presidenti, i cili ishte i preokupuar me komentet pas përpjekjeve për largimin e tij nga posti dhe tek synimet për të mbrojtur ekonominë, të cilën e konsideront si garancinë kryesore për rizgjedhje.

20 zyrtarë aktualë dhe të mëparshëm si dhe republikanë me lidhje të forta me Shtëpinë e Bardhë dhanë intervista për raportimin investigativ të agjencisë Associated Press, lidhur me reagimin para fjalimit të Presidentit Trump më 26 shkurt. Shumë prej tyre folën në kushte anonimiteti pasi nuk ishin të autorizuar të jepnin komente zyrtare.

“PNEUMONI MISTERIOZE”

Më 31 dhjetor, Kina informoi Organizatën Botërore të Shëndetësisë për një “pneumoni misterioze” që ishte shfaqur dhe po përhapej në Wuhan, një qytet me 11 milionë banorë.

Qeveria mbylli tregun e peshkut, ku ishte shfaqur epidemia fillimisht. Pacientët u vendosën në një spital të veçantë dhe u mblodhën mostra për t’u analizuar nga laboratorët qeveritarë. Mjekët u urdhëruan të mos komentojnë. Një mjek që foli haptazi përmes internetit, u ndëshkua. Ai vdiq më pas nga COVID-19.

Pentagoni mësoi për herë të parë mbi shfaqjen e koronavirusit në dhjetor nga lajmet që vinin nga Kina. Në fillim të janarit, paralajmërimet për virusin kishin filluar të shfaqeshin në raportet e agjencive të zbulimit.

Robert Redfield CDC

Robert Redfield CDC

Më 3 janar, kreu i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Robert Redfield, mori paralajmërim zyrtar përmes një telefonate nga homologu i tij kinez.

Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor amerikan për sëmundjet infective, u njoftua në të njëjtën kohë për kërcënimin.

Zyrtarë të zbulimit dhe shëndetit publik filluan të shfaqin dyshim që Kina po raportonte me vertetësi numrin e të vdekurve dhe të infektuarve. Ata kërkuan nga Kina qasje për epidemiologët amerikanë, si për të ndihmuar, ashtu edhe për të analizuar nga afër situatën në mënyrë që të parandalonin problemin në SHBA. Zyrtarët amerikanë i kërkuan Kinës mostra të virusit që të studioheshin nga laboratorët amerikanë për të zhvilluar vaksina e teste.

Më 11 janar Kina dërgoi sekuencën gjenetike të virusit. Po atë ditë, Instituti Kombëtar i Shëndetit filloi punën për të identifikuar një vaksinë.

Më në fund, Shtetet e Bashkuara arritën të sigurojnë miratim nga Kina që dy specialistë amerikanë të dërgoheshin me një ekip të OBSH në kinë në fund të muajit. Por deri në atë moment, javë të tëra të vyera për të luftuar epideminë ishin humbur, ndërkohë që virusi përhapej në Azi dhe kishte filluar të mbërrinte edhe në pjesë të tjera të globit.

GJETJA E BALANCËS

Në pjesën më të madhe të janarit, zyrtarët po përpiqeshin të gjenin një balancë delikate. Në qarqe të brendshme ata po u binin këmbanave të alarmit për nevojën që specialistë amerikanë të analizonin situatën në Kinë. Nga ana tjetër, publikisht flisnin me tone optimiste duke lavdëruar Pekinin që kishte lejuar specialistët amerikanë në Kinë.

Matthew Pottinger, ndihmës këshilltar i presidentit për sigurinë kombëtare, këmbëngulte se nevojitej reagim më agresiv për të kërkuar informacion nga Kina dhe për të dërguar atje ekipe shkencëtarësh.

Megjithëse kërcënimi përfshihej në një numër raportesh për informimin e presidentit të përgatitura nga agjencitë e zbulimit, zoti Trump nuk u informua plotësisht për kërcënimin deri kur Sekretari i Shëndetit Alex Azar më 18 janar kontaktoi presidentin ndërkohë që ai ishte në rezidencën e pushimeve në Florida.

Presidenti donte të fliste për produktet e duhanit përmes vaping, pasi po analizonte një urdhëresë të re për të kufizuar përdorimin e tyre. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë besojnë tani se presidenti nuk e kuptonte plotësisht se çfarë kërcënimi po afrohej, pjesërisht pasi Sekretari Azar, i cili në atë kohë kishte konflikte me një numër zyrtarësh të administratës, nuk arriti ta komunikonte qartë këtë rrezik.

Sekretari i Shëndetit Alex Azar

Sekretari i Shëndetit Alex Azar

Sekretari Azar po përpiqej të ruante një balancë të vështirë: të mos i kundërvihej direkt komenteve optimiste të presidentit dhe nevojës për të përgatitur qeverinë për rrezikun: “Kërcënimi ndaj Amerikës është i ulët për momentin. Por kjo mund të ndryshojë shumë shpejt,” tha zoti Azar në atë kohë në një seancë për informimin e ligjvënësve.

Presidenti ishte në atë kohë në mes të procesit në Senat për largimin e tij të mundshëm nga posti. Zoti Trump ishte plotësisht i preokupuar nga procesi gjyqësor në Senat, duke folur në çdo koment publik kundër demokratëve, apo duke u ankuar për padrejtësi në bisedat me këshilltarët larg syve të publikut.

Po ashtu, Presidenti Trump nuk donte të ushtronte presion ndaj Presidentit kinez, Xi Jinping, me të cilin po punonte për të zgjidhur konfliktet tregtare, shumë të nevojshme për mbarëvajten e ekonomisë, ndërkohë që afrojnë zgjedhjet presidenciale. Kur presidenti iu përgjigj për herë të parë një pyetjeje për koronavirusin në Davos, ai foli me lëvdata entuziaste për Presidentin Xi dhe përgjigjen e Kinës ndaj situatës, duke kapërcyer reagimin e matur që kishn përgatitur ndihmësit e tij.

KONFLIKTET E BRENDSHME

Në rrethin e brendshëm të stafit të presidentit kishte kaos dhe paqartësi.

Në fund të janarit, shefi i personelit në detyrë, Mick Mulvaney pritej t’i kishte ditët të numëruara. Ai ishte në grupin fillestar të punës kundër koronavirusit, ku mbizotëronin konfliket dhe rivalitetet. Ndërkohë, Zyra e presidentit për Menaxhimin dhe Buxhetin po konkurronte me Departamentin e Shëndetit për fonde kundër virusit.

Departamenti i Shëndetit donte t’i kërkonte Kongresit fonde speciale për të luftuar virusin, por Zyra për Buxhetin këmbëngulte se departamenti duhet të përdorte 250 milionë dollarë të buxhetit ekzistues duke i zhvendosur nga synimi fillestar dhe t’i përdorte tani për të blerë pajisje mbrojtëse për personelin mjekësor. Departamenti këmbëngulte se mund të blinte maska, aspiratorë apo veshje mbrojtëse pa autorizim nga Kongresi.

Kongresi miratoi fillimisht 8 miliardë dollarë për pajisje, një ndër tre paketat stimuluese në përgjigje të epidemisë.

Ndërkohë që vazhdonin konfliktet mes dy autoriteteve federale, askush brenda rrethit të ngushtë të presidentit nuk po e nxiste zotin Trump për veprim. Presidenti mbante rrotull vetes individë besnikë, të paktë ishin ata që mund ta bindnin presidentit të ndryshonte opinion për situatën. Në mes të janarit, në Shtëpinë e Bardhë po zhvilloheshin mbledhje që kishin në tematikë koronavirusin, por përqëndroheshin tek nevoja për të nxjerrë nga Kina punonjësit e qeverisë amerikane, pa i kushtuar rendësi kërcënimit që i kanosej vetë SHBA nga epidemia.

Më 29 janar, këshilltari i Shtëpisë së Bardhë Peter Navarro parashikoi me saktësi disa nga sfidat me të cilat do të ndesheshin Shtetet e Bashkuara nëse plaste epidemia. Ai nuk ishte zyrtari i parë që theksonte rrezikun. Por ashtu si Matthew Pottinger, ndihmës këshilltar i presidentit për sigurinë kombëtare, zoti Navarro shihej në Shtëpinë e Bardhë si reagim i zyrtarëve që e shohin negativisht bashkëpunimin me Kinën. Shqetësimet e tyre u hodhën poshtë nga zyrtarë të tjerë të administratës, të cilët nuk informuan presidentin.

Më 30 janar, Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli virusin një kërcënim global, ndërkohë që presidenti zhvillonte tubim para një salle të mbushur me përkrahës në Ajova. Të nesërmen, administrata Trump ndaloi futjen në ShBA të shtetasve të huaj që brenda 14 ditëve të mëparshme kishin qenë në Kinë. Kufizimet preknin edhe familjarë të shtetasve amerikanë dhe të personave që kishin leje të përhershme qëndrimi në SHBA.

Presidenti e prezantoi si një reagim të guximshëm, megjithëse vazhdonte të nënvlerësonte kërcënimin në komentet e tij. Megjithë kufizimet, afro 40 mijë vetë kanë mbërritur në SHBA në avionë që niseshin direkt nga Kina që nga ajo ditë, sipas një analize të së përditshmes The New York Times.

“JEMI SHUMË, SHUMË TË PËRGATITUR”

Më 10 shkurt, Presidenti Trump doli para mijëra përkrahësve në Nju Hempshër dhe deklaroi “Në prill, e dini, në teori, zhduket si për mrekulli”.

Turma brohoriti duke mbështetur deklaratën e presidentit që nuk gëzon baza shkencore. Senati kishte liruar presidentin nga akuzat dhe tani ai i kishte përqëndruar forcat tek rizgjedhja në nëntor, ndërkohë që zyrtarët e administratës kishin filluar të përqëndroheshin tek virusi.

Zyrtarët federalë e monopolizuan detyrën për të zhvilluar paketat e testeve për virusin në duart e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, duke përjashtuar nga këto përpjekje kompanitë private, gjë që ngadalësoi përgatitjen për identifikimin e rasteve. Paketat e para të testeve të zhvilluara nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dolën difektoze.

Presidenti Trump shpenzoi disa javë duke ndryshuar zyrtarët dhe agjencitë që do të merrnin në dorë koordinimin e përgjigjes kundër koronavirusit. Ai emëroi Sekretarin Azar në krye të ekipit të Shtëpisë së Bardhë kundër koronavirusit, më pas, në fund të shkurtit, e zëvendësoi atë me Nënpresidentin Mike Pence. Ndërkohë që virusi vazhdonte të përhapej në mbarë botën, individë me peshë në Shtëpinë e Bardhë, përfshirë dhëndrrin e presidentit dhe këshilltar i tij i afërt, Jared Kushner dhe Sekretarin e Thesarit, Steven Mnuchin, i bënë thirrje presidentit të mos merrte masa radikale që do të trondisnin tregjet financiare.

Presidenti e kishte lidhur fatin e tij politik me ekonominë, me bursën. Vetëm kur çmimet e aksioneve ranë ndjeshëm presidenti reagoi me forcë. Në fund të shkurtit, gjatë vizitës së presidentit në Indi, indeksi i bursës amerikane Dow Jones pësoi rënie të konsiderueshme ndërkohë që përhapej frika nga koronavirusi.

Presidenti dukej qartë i acaruar nga kjo rënie dhe gjatë udhëtimit për në SHBA më 26 shkurt reagoi ndaj komenteve të një zyrtareje të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Dr. Nancy Messonnier, e cila një ditë më pare kishte paralajmëruar amerikanët se duhet të përgatiteshin për distancim social dhe izolim mjaft të rëndë.

“Nuk bëhet fjalë nëse një gjë e tillë do të ndodhë, por kur do të ndodhë,” tha ekspertja.

Atë natë Presidenti Trump doli para amerikanëve me një konferencë për shtyp. Që nga ajo ditë, ajo ka zhvilluar konferenca të përditshme për shtyp.

Kur zhvilloi konferencën e parë për shtyp nga Shtëpia e Bardhë, Shtetet e Bashkuara kishin 15 pacientë të konfirmuar me koronavirus.

“Jemi në një nivel shumë të ulët; duam të vazhdojmë ta mbajmë kështu,” tha presidenti. “Jemi shumë, shumë të përgatitur”.

Tornado vdekjeprurëse godasin jugun e SHBA-së

Të paktën gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e disa stuhive që kanë nxitur tornado dhe përmbytje në disa shtete në jug të Shteteve të Bashkuara.

Erërat e forta kanë prekur shtetet si Luiziana, Teksas dhe Misisipi.

Të dielën, Agjenda për Menaxhimin e Emergjencave në Misisipi ka konfirmuar vdekjet në të trija shtetet.

Në Luiziana, një numër i shtëpive janë shkatërruar, ndërkohë që Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar për stuhi të mëdha në Misisipi, Allabama dhe Xhorxhia.

Aktualisht vendet publike të strehimit janë mbyllur për shkak të masave të izolimit të vëna pas përhapjes së koronavirusit të ri.

Njerëzve u është thënë që të përcjellin udhëzimet për distancim fizik nëse do t’iu duhet patjetër që të strehohen në ndonjë institucion publik siç janë shkollat.

Guvernatori i Allamabas, Kay Ivey ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme të dielën, e cila ka pezulluar masat që do të mund të parandalonin mbledhjen e shumë njerëzve në hapësira publike. rel

50 vjetori i misionit Apollo 13

Një nga arritjet më të jashtëzakonshme të programit amerikan të hapësirës NASA nuk ishte arritja e një synimi, por parandalimi i një katastrofe 50 vjet më parë, kur një mision për të zbritur në hënë mori një drejtim tejet të gabuar. Përmes intervistave me astronatutë të misionit Apollo 13 dhe pjestarë të drejtimit të misionit, gazetari i Zërit të Amerikës Kane Farabaugh na sjell nga afër “dështimin e suksesshëm” të NASA-s, ndërsa sytë e botës ishin përqendruar tek astronatutët që ishin në një rrezik shumë të madh.

Në kohën kur misioni i tretë amerikan për të zbritur në hënë – Apollo 13 u nis me 11 prill 1970, udhëtimi drejt planetit shkëmbor dukej po aq i rëndëishëm sa shkuarja në punë. Jim Lovell ishte komandant i misionit Apollo 13.

“Më duket se gazeta New York Times e permendi lajmin në faqen 67. Kishte shumë pak gazetarë në Qendrën Hapësinore Johnson.”

Tre ditë pas fillimit të misionit, kjo ndryshoi kur një shpërthim i tmerrshëm tronditi anijen hapësinore me astronatutët Jim Lovell, Jack Swigert dhe Fred Haise.

“Ishte një zhurmë e madhe me jehonë metalike në anijen hapësinore. E kuptuam që diçka e keqe kishte ndodhur”, thotë astronauti Fred Haise.

Në Qendrën Hapësinore Johnson në Hjuston të Teksasit, drejtori i fluturimit Gene Kranz u përpoq me gjithçka që të ndryshonte situatën në bordin e anijes hapësinore.

“Kishim tre astronautë në një anije hapësinore të dëmtuar 320 mijë kilometra larg tokës që shkonte drejt hënës.”

Rikthimi i tyre gjallë do të nënkuptonte punë pa pushim për zgjidhjen e problemeve dhe braktisje të misionit për të cilin ata ishin trajnuar.

“U mërzita shumë sepse e dija që nuk do të ishim në gjendje të uleshim në hënë”, thotë astronauti i Apollo 13 Fred Haise.

Ndërsa bota ndiqte krizën në radio dhe televizion, shprehja e zotit Kranz se “Dështimi nuk është zgjidhje” u bë titulli i librit që ai do të shkruante më vonë.

“Kriza zgjati katër ditë dhe vëmendja e botës u përqendrua më shumë tek kjo ngjarje sesa disa misione të tjera në të cilat u përqendruam ne.”

Buzz Aldrin është astronaur i misionit Apollo 11.

“Ekipi ishte i trajnuar për raste të tilla si dhe shumë gjëra të tjera. Ata bënë detyrën me shumë merita dhe si rezultat ekuipazhi dhe anija u kthyen të sigurtë në tokë.”

Astronauti Jim Lovell ka qënë drejtor i misionit Apollo 13.

“Vite më vonë, kur vëndosëm të shkruanim një libër rreth Apollo 13, u ndjeva se fluturimi ishte dështim, në një aspekt, por në anën tjetër ishte triumf se si njerëzit mund të tjetërsojnë një katastrofë pothuajse të sigurtë. Ekipi i qendrës së kontrollit dhe ekuipazhi i anijes, duke punuar sëbashku, duke gjetur zgjidhje për një krizë që nuk kishim planifikuar apo trajnuar, dhe kthimi i anijes në tokë.”

Libri i zotit Lovell me titull “Lost Moon” është baza mbi të cilën është ndërtuar filmi i vitit 1995 “Apollo 13” me aktorin Tom Hanks në rolin e zotit Lovell.

SHBA, Zoom vazhdon të përdoret nga ushtria dhe punonjës të qeverisë

Carla Babb

Ushtria amerikane dhe punonjësit e qeverisë vazhdojnë të përdorin aplikacionin popullor të videokonferencave Zoom për punë zyrtare, megjithë paralajmërimet e FBI-së në lidhje me problemet e privatësisë dhe sigurisë, një veprim që ekspertët druhen se po rrit rrezikun e ndërhyrjes në të dhënat e qeverisë.

Zoom ka parë një rritje të aktivitetit gjatë pandemisë së koronavirusit pasi shumë punonjës në të gjithë vendin po e përdorin aplikacionin falas për të realizuar videokonferenca të shpejta me dhjetëra pjesëmarrës.

Kjo po ndodh edhe me shumë punonjës të qeverisë federale, përkundër një njoftimi të FBI-së të 1 prillit se hakerat mund të shfrytëzonin dobësitë në sistemet e videokonferencave si ato të aplikacionit Zoom për të “vjedhur informacione private të individëve dhe bizneseve që kryejnë transaksione financiare dhe për t’i zhvatur ato.”

Shqetësimi për sigurinë është shumë më i madh se sa ndërhyrjet e hakerave në bisedat mes njerëzve me sharje, bërtitje dhe postime të çuditshme të mesazheve dhe imazheve, siç kanë raportuar disa përdorues të aplikacionit Zoom.

Ekspertët thonë se aplikacioni mund të sjellë rreziqe të sigurisë jo vetëm gjatë seancave të videokonferencave të punonjësve të qeverisë, por edhe për të dhënat që ndodhen në kompjuterët qeveritarë.

“Nëse ka dobësi, aplikacioni mund të rrezikojë sigurinë e të dhënave në kompjuterin në të cilin është instaluar, apo edhe potencialisht në kompjuterë të tjerë në të njëjtin rrjet,” i tha Zërit të Amerikës Joseph Steinberg, ekspert i sigurisë në internet dhe autor i librit “iCybersecurity for Dummies”. “Dobësi të tilla janë zbuluar, dhe mund të ketë edhe dobësi të tjera.”

Drejtori i Ekzekutiv i kompanisë Zoom, Eric Yuan tha në një postim në blogun e tij më 1 prill se kompania po pezullon përkohësisht punën për shtimin e elementëve të reja për t’u përqëndruar në rregullimin e problemeve të saj të privatësisë dhe sigurisë.

Zoom

Zoom

Ndërkohë, raportimet e Zërit të Amerikës tregojnë se Zoom mbetet një nga aplikacionet më të përdorura të videokonferencave për punonjësit e qeverisë amerikane nga Pentagoni deri në Kongres, dhe jo të gjithë janë të vetëdijshëm për rreziqet e tij të mundshme.

“Unë nuk jam në dijeni të ndonjë problemi me aplikacionin Zoom,” tha para gazetarëve një zyrtar i lartë në Zyrën e Shefit të Shtatmadhorisë amerikane, një ditë pas lëshimit të udhëzimeve të FBI-së.

Zyrtari amerikan i mbrojtjes tha se ai po përdorte aplikacionin Zoom për videokonferenca për shkak të nevojës së krijuar nga masat për distancim shoqëror, por kur u pyet nga Zëri i Amerikës për rreziqet e mundshme të sigurisë, zyrtari shtoi se diskutimet që ekipi i tij kishte gjatë videokonferencave në Zoom ishin “të nivelit jo-sekret”.

Punonjësit e qeverisë mund të përdorin aplikacionin Zoom për Qeverinë, një shërbim i nivelit më të lartë me pagesë që ruhet në një sistem të autorizuar nga Programi Federal i Menaxhimit të Rrezikut dhe Autorizimit. Sidoqoftë, është e paqartë se sa punonjës të qeverisë kanë arritur ta bëjnë dallimin midis dy shërbimeve deri më tani.

Deri sot, Zoom mbetet në listën e aprovuar të aplikacioneve të telefonisë celulare për punonjësit e Departamentit amerikan të Mbrojtjes, sipas shumë zyrtarëve.

Sidoqoftë, një zyrtar i lartë i mbrojtjes tha se Pentagoni aktualisht po shqyrton mundësinë e “ndryshimit të udhëzimeve” për aplikacionin.

Shumë punonjës të Departamentit të Shtetit kanë përdorur gjithashtu aplikacionin Zoom për punë zyrtare. Një punonjës i Departamentit të Shtetit tha se ai dhe kolegët e tij kanë zhvilluar videokonferenca të përditshme përmes aplikacionit Zoom dhe nuk kanë marrë ndonjë udhëzim kundër përdorimit të aplikacionit për komunikim të brendshëm dhe të jashtëm.

Ndihmës sekretari i Shtetit për Çështjet Politike dhe Uashtarake, R. Clarke Cooper javën e kaluar bëri një postin në Twitter në lidhje me përdorimin nga departamenti të elementit “Zoom Room” të aplikacionit.

Departamenti i Shtetit dërgoi një email për punonjësit të enjten në mëngjes duke thënë se versioni falas i aplikacionit Zoom “nuk është i autorizuar për përdorim zyrtar ose në pajisjet zyrtare të Departamentit të përdorura për të hyrë në OpenNet”. Në email u kërkohet punonjësve të përdorin aplikacionet Cisco Webex, FAN Google Meet, dhe aplikacionet Teams dhe Skype për Biznes të Mikrosoftit.

“Ndërsa përdorimi i versionit qeveritar të aplikacionit Zoom mund të rishikohet për miratim nga Departamenti në të ardhmen, Zoom është aprovuar për përdorim në Rrjetet e Dedikuara të Internetit (DIN)”, thuhet në email. “Në dritën e shqetësimeve të reja të sigurisë, Zyra e Menaxhimit të Burimeve të Informacionit për Sigurimin e Informacionit (IA) do të rishikojë këtë çështje dhe do të trajtojë çdo shqetësim të sigurisë në internet që mund të ekzistojë.”

Në Kongres, zyra e një ligjvënësi amerikan këmbënguli që Zëri i Amerikës të përdorte aplikacionin Zoom për një intervistë, pavarësisht paralajmërimit të FBI-së. Sekretari i shtypit i ligjvënësit i tha gazetarit të Zërit të Amerikës se nuk do të kishte probleme sigurie sepse videokonferenca ishte e mbrojtur me fjalëkalim.

Një zëdhënëse e kompanisë Zoom i tha Zërit të Amerikës se Zoom e merr sigurinë e përdoruesit “jashtëzakonisht seriozisht”.

“Një numër i madh i institucioneve globale, duke filluar nga kompanitë më të mëdha të shërbimeve financiare në botë, deri tek koompanitë kryesore të telekomunikacionit, agjencitë qeveritare, universitetet dhe të tjerët kanë bërë rishikime gjithëpërfshirëse të sigurisë së përdoruesve tanë, rrjeteve dhe shtresave të qendrave të të dhënave dhe kanë zgjedhur me besim aplikacionin Zoom për përdorim të plotë,” tha zëdhënësja e kompanisë Zoom të enjten.

Ndërsa pjesë të ndryshme të qeverisë amerikane nuk kanë vendosur akoma kufizime mbi përdorimin e aplikacionit Zoom, gjigandi i teknologjisë amerikane Google ka ndaluar përdorimin e programit popullor të videokonferencave në pajisjet e punonjësve të tij.

Javën e kaluar, Google i dërgoi një email punonjësve duke cituar “dobësitë e sigurisë” të aplikacionit Zoom dhe duke paralajmëruar se programi i videokonferencave në laptopët e punonjësve nuk do të funksiononte më.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka kufizuar gjithashtu përdorimin e aplikacionit Zoom, duke e lejuar atë vetëm në kompjuterët me lidhje fikse, e jo në pajisjet celulare pasi arriti në përfundimin se softueri i aplikacionit kishte dobësi “kritike”, sipas raporteve të së mërkurës në media.

Shqetësimet për vjedhje kibernetike nga kinezët

Scott Stewart, nënpresident i programit Threat Lens të kompanisë Stratfor dhe një ish agjent special i shërbimit diplomatik të sigurisë, i tha Zërit të Amerikës se një “pjesë e mirë” e ekipit të programuesve të kompanisë Zoom janë në Kinë dhe dështimi i një kompanie videokonferencash për të përdorur kodim të mesazheve nga një përdorues tek tjetri mund të lejojë një punonjës nën presion të qeverisë kineze të ndërhyjë në biseda private.

Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper ka thënë vazhdimisht se mbajtja e një avantazhi ushtarak ndaj Kinës është “përparësia më e lartë” e Pentagonit, dhe për vite me radhë oficerët e lartë ushtarakë kanë paralajmëruar përdorimin nga Kina të teknologjisë për vjedhje të pronës intelektuale dhe spiunazhin kibernetik për të zgjeruar aftësitë e saj ushtarake.

Pentagon US

Pentagon US

Zoti Steinberg i tha Zërit të Amerikës se nuk do të rekomandonte përdorimin e aplikacionit Zoom në kompjuterët ushtarakë ose qeveritarë.

“Aplikacionet e tjera janë testuar më shumë me kalimin e kohës,” tha ai

Shtëpia e Bardhë: Kurba e koronavirusit në SHBA po fillon të sheshohet

Presidenti amerikan President Donald Trump tha të premten se vendi po afron pikun e infeksioneve me koronavirus dhe se numri i rasteve po sheshohet.

Ai tha gjithashtu në konferencën e përditshme për shtyp të grupit të punës për COVIV-19 se mendon se numri i viktimave në SHBA do të jetë më i ulët se 100 mijë, parashikimi i mëparshëm i Shtëpisë së Bardhë.

Zoti Trump tha se masat agresive të distancimit sociale dhe urdhrat për të ndenjur në shtëpi po shfaqnin shenja suksesi, megjithëse udhëheqësit e vendit u bënë thirrje besimtarëve që të mos mblidheshin në Kisha të dielën për Pashkët.

Edhe koordinatorja e grupit të punës së Shtëpisë së Bardhë, Deborah Birx tha se pjesa më e madhe e suksesit për fillimin e sheshimit të kurbës së infeksioneve, i atribuohet qytetit të Nju Jorkut.

“Mund të shohim për herë të parë në Shtetet e Bashkuara se po hyjmë në atë faze që hyri Italia para një jave. Kjo na jep zemër që po fillojmë të shohim këto ndryshime”, tha Dr. Deborah Birx.

Zyrtarët po përmendin ritmet në rënie të shtrimit në spitale dhe nevojës për kujdes intensive në Nju Jork, si shenja se masat e distancimit social po funksiojnë.

Dr. Birx tha se ende po shihet rritje e numrin të rasteve në Boston dhe Çikago, por se ritmi i rritjes së tyre po stabilizohet.

Nënpresidenti Mike Pence u bëri thirrje amerikanëve që të vazhdojnë t’i respektojnë masat e distancimit social.

“Po bëjmë përparim por është e domosdoshme që të vazhojmë të zbatojnë udhëzimet në këto 30 ditë për të ngadalësuar përhapjen”, tha ai.

Në të njëjtën konferencë për shtyp, Presidenti Donald Trump tha se së shpejti do të shpallë një grup të dytë pune të koronavirusit, një këshill që të përqendrohet tek rihapja e vendit, pasi të kalojë faza më e rëndë e pandemisë COVID-19 në Shtetet e Bashkuara.

Në këshill pritet të marrin pjesë Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin dhe këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë Larry Kudlow, tha një zyrtar i Lartë i Administratës, në fillim të javës.

Presidenti Trump tha të premten se në këshill do të përfshihen edhe guvernatorë shtetesh.

Grupi ekzistues i punës për koronavirusin, që përfshin ekspertin kryesor të vendit për sëmundjet infektive, s Dr. Anthony Fauci-n dhe Dr. Birx, është i përqendruar tek ngadalësimi i përhapjes së virusit dhe tek zbulimi i ilaçeve për të trajtuar sëmundjen dhe tek ai i gjetjes së një vaksine.

Zoti Trump tha se faktet dhe rekomandimet e ekspertëve shëndetësorë do të përcaktojnë hapat e mëtejshme për rihapjen e ekonomisë. Por…

“Mund të dëgjoj 35 njerëz por në fund të fundit, duhet të marr një vendim. Dp të jetë vendimi më i rëndësishëm i jetës sime”, tha ai.zëri i amerikës

Trumpi: Shikoj shpresë për rimëkëmbje në horizont

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi masa të reja që synojnë forcimin e ekonomisë e cila po përballet me krizën e koronavirusit.

Vetëm në tri javët e fundit, kanë humbur punën 16.8 milion amerikanë, një shifër që tregon se me sa shpejtësi po i gjunjëzon koronavirusi ekonomitë botërore.

Shifrat e publikuara të enjten nga qeveria tregojnë se 6.6 milion amerikanë aplikuan për pagesë papunësie javën e kaluar, që u shtohen 10 milion të tjerëve gjatë dy javëve para kësaj.

Kjo do të thotë se 1 në 10 punëtorë amerikanë kanë humbur punën dhe priten shkurtime të tjera.

Në konferencën e tij të përditshme për luftën kundër koronavirusit Presidenti Donald Trump tha të enjten mbrëma se ai shikon shpresë në horizont për ekonominë e SHBA.

“Mendoj se ajo që do të ndodhë është se do të kemi një rimëkëmbje të madhe dhe aspak të vogël,” tha presidenti.

Rezerva Federale amerikane njoftoi se do të sigurojë deri në 2.3 trilion dollarë kredi për të ndihmuar familjet dhe bizneset.

Disa ekonomistë janë skeptikë.

“Ne mendojmë se papunësia do të shkojë deri në 20 përqind ose ndoshta më shumë. Kjo shifër është më e ulët se sa ajo gjatë Depresionit të Madh. Por është shumë më keq sesa në recesionin e madh të vitit 2009,” thotë Ben Harris, ekonomist në Northwestern University.

Miliona njerëz që përpiqen të kërkojnë ndihmë financiare po hasin në vështirësi. Ata nuk hyjnë dot në faqet e mbingarkuara të internetit për të aplikuar, ose nuk dinë si të aplikojnë.

Megjithatë, Presidenti Trump shprehu besim në vendosmërinë e amerikanëve për të kapërcyer problemet.

“Amerikanët po ecin përpara me një qëllim dhe vendosmëri të përbashkët. Ata janë të vendosur për të mposhtur virusin dhe për ta ngritur vendin në lartësi edhe më të mëdha,” tha Presidenti.

FONDET E NDIHMËS, DËSHTON MIRATIMI NË SENAT

Senati amerikan nuk arriti të enjten të miratojë fonde shtesë për të ndihmuar punonjësit amerikanë në vështirësi që po përballen me ndikimin e koronavirusit. Votimi u bë më pak se dy javë pasi ligjvënësit amerikanë miratuan paketën më masive të ndihmës ekonomike në historinë e vendit.

Masa e propozuar nga senatorët republikanë do të siguronte 250 miliardë dollarë fonde për Programin për Mbrojtjen e Pagave (PPP), një program prej 350 miliardë dollarësh që është pjesë e legjislacionit për t’u mbrojtur nga pasojat e koronavirusit, të quajtur CARES.

Paketa prej 2.2 trilionë dollarësh e shpëtimit u hartua dhe u miratua me shpejtësi nga Kongresi në fund të muajit të kaluar, ndërsa bizneset në gjithë vendin u përballën me pasojat ekonomike të koronavirusit.

Demokratët në Kongres, e bllokuan përpjekjen e fundit , duke argumentuar se kreu i republikanëve në senat Mitch McConnell nuk ishte konsultuar sa ç’duhej me ta lidhur me shtesën prej një çerek milionë dollarësh.

Republikanët nga ana e tyre, bllokuan përpjekjen e demokratëve për të rritur ndihmën për spitalet dhe qeveritë lokale që po përballen me pasojat e krizës.

Ligjvënësit do të kenë një mundësi tjetër të negociojnë për shtesën të hënën kur Senati të kthehet për një seancë të shkurtër. Deri atëherë, Kryetarja e Dhomës së Përfaqësueve, demokratja Nancy Pelosi tha se nuk ka plane të negociojë me republikanët dhe Sekretarin e Thesarit, Steven Mnuchin gjatë fundjavës së Pashkëve. zëri i amerikës

SHBA, rreth gjysmë milioni të prekur nga COVID-19

Në SHBA numri i vdekjeve si pasojë e koronavirusit arriti në mbi 466 686 sot (të premten) në 16.600. Ekspertët thotë se ka shenja që shpërthimi i pandemisë mund të jetë pranë pikut. Të dhënat e fundit tregojnë se kurba e infeksioneve të reja po vjen duke u rrafshuar në shtetin e Nju Jorkut, epiqendra e shpërthimit të SHBA.

Por amerikanët, thonë ekspertët e mjeksisë, duhet t’i rezistojnë tundimit për të hequr dorë prej distancimit social, tashmë që po shfaqen shenja përparimi në betejën kundër koronavirusit.

Vdekjet në SHBA, që e rendisin atë në vendin e dytë në botë, për nga numri shënuan shifra rekord të martën e të mërkurën me mbi 1.900 vdekje të raportuara në secilën ditë. Të enjten numri i vdekjeve u rritën në mbi 1.600. Numri i të prekurve në SHBA ka arritur sot në mbi 466,686.

SHBA po përjeton një “javë shumë të keqe” pasojë e pandemisë COVID-19, tha eksperti i njohur Anthony Fauci. Por ai shtoi gjithashtu se respektimi që publiku amerikan i bëri masave për distancim fizik si dhe kufizimeve të tjera po i ul ndjeshëm parashikimet mbi numrin e vdekjeve nga virusi. Sipas llogaritjeve më të fundit numri i vdekjeve si pasojë e COVID-19 ka gjasa të shkojë në rreth 60 000 dhe jo në 100 apo 200 mijë sikundër u parashikua ditë më parë tha eksperti amerikan. zëri i amerikës

Sanders ia hap rrugën ish-nënpresidentit Biden të përballet me Trumpin

Senatori amerikan Bernie Sanders pezulloi fushatën e tij për kandidaturën demokrate, duke i hapur rrugën ish-nënpresidentit Joe Biden për t’u përballur me Presidentin Donald Trump në zgjedhjet e vitit 2020 më 3 nëntor.

Në një mesazh kur deklaroi ndërprerjen e fushatës, ai falenderoi mbështetësit e tij në gjithë vendin dhe stafin e fushatës së tij.

Senatori nga Vermonti, programi progresiv i të cilit synonte t’i jepte partisë së kahje të skajshme të majtë, pati një epërsi të ndjeshme në garat e para brenda partisë në dhjetor, por shanset e tij u zbehën me shpejtësi, pasi humbi në Karolinën e Jugut në shkurt, ndërsa demokratët e moderuar mbështetën fushatën e zotit Biden.

Dalja nga skena e zotit Sanders, rivali i fundit përballë zotit Biden në fushatën demokrate, ngre siparin për një betejë mes ish-nënpresidentit 77 vjeçar Biden dhe presidentit 73 vjeçar, Trump që po kërkon një mandate të dytë.

Vendimi i senatorit Sanders vjen ndërsa vendi përballet me krizën e koronavirusit që e transformoi fushatën, me disa gara paraprake të shtyra dhe disa të tjera të cilat nuk dihet ende se kur do të mbahen.

Senatori, kishte qenë nën presion për ndalur fushatën pasi zoti Biden fitoi bindshëm në garat e 17 marsit në Florida. Arizona dhe Ilinoi. zëri i amerikës

Largohet Sekretarja e Shtypit që s’mbajti konferenca për shtyp

Stephanie Grisham, Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, e cila nuk mbajti asnjë konferencë për shtyp gjatë nëntë muajve të saj në këtë detyrë, do të fillojë të punojë si shefe kabineti e Zonjës së Parë, Melania Trump.

Në një deklaratë të Zonjës së Parë thuhet se zonja Grisham “ka qenë një udhëheqëse e vërtetë në Administratë që nga dita e parë dhe se e di që do të shkëlqejë si Shefe Kabineti“.

43-vjeçarja Grisham pritet të zëvendësohet nga 31-vjeçarja Kayleigh McEnany, zëdhënëse kryesore e fushatës për rizgjedhjen e Presidentit Trump.

McEnany është diplomuar në Shkollën Juridike të Universitetit të Harvardit dhe më parë ka qenë zëdhënëse për komitetin kombëtar të Partisë Republikane.

Joe Lockhart, një ish-Sekretar Shtypi gjatë administratës së Presidentit Bill Clinton, i tha Zërit të Amerikës, se zonja Grisham “do të mbahet mend për atë që nuk bëri – as edhe një konferencë të vetme për shtyp në Shtëpinë e Bardhë… Ajo ia doli mbanë të eliminojë një institucion të rëndësishëm në vendin tonë, brenda më pak se një viti“.

Ndërsa Grisham rrallë shfaqej në kamera, ajo ishte aktive prapa skenave në zyrën e shtypit në West Wing dhe fliste shpesh me korrespondentët e Shtëpisë së Bardhë, larg kamerës, përfshirë edhe në avionin presidencial Air Force One.

Ajo fitoi admirimin e korpusit të gazetarëve që udhëtojnë me presidentin, kur ajo u fut në një grindje me zyrtarët e Koresë së Veriut, të cilët u përpoqën të bllokonin hyrjen e gazetarëve amerikanë që mbulonin Presidentin Trump brenda Zonës së Çmilitarizuar në Panmunjom, kur presidenti kaloi në veri për të përshëndetur udhëheqësin e vendit, Kim Jong Un.

Grisham më parë ishte drejtore e komunikimeve të Melania Trump-it dhe ka një lidhje të gjatë me familjen Trump. Ajo ka punuar si asistente në fushatën presidenciale Trump 2016.

Besnikëria dhe të qenit e aftë për të ruajtur sekretet është kualifikimi i vetëm më i rëndësishëm i punës në Trumpworld,” shprehet Nina Burleigh, autore e librit “Prangat e Arta: Historia sekrete e grave të Trump-it”.

Gjatë punës së Grisham duke punuar në Shtëpinë e Bardhë, ajo “u shqua duke mos mbajtur asnjëherë një konferencë ditore – një goditje spektakolare për gazetarinë e bazuar në fakte që pak publicistë do të kishin guxuar ose do të ishin në gjendje ta bënin. Me këtë, ajo forcoi përbuzjen e Trump-it për gazetarinë,” u shpreh Burleigh për Zërin e Amerikës.

Si sekretar i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Grisham pasoi dy figura të profileve më të larta që u bënë emra të mirënjohur – Sean Spicer dhe Sarah Sanders që shfaqeshin në kamera me korrespondentët në sallën e konferencave të shtypit.

Salla mbeti kryesisht e papërdorur gjatë mandatit të Grishamit derisa presidenti vetë filloi të informojë drejtpërdrejt gazetarët, ndërsa pandemia e koronavirusit u rrit.

Unë nuk mund të mendoj për një sekretare shtypi më të parëndësishme. Trump është vetë sekretari i tij për shtyp,” tha për Zërin e Amerikës profesori i çështjeve publike i Universitetit të Teksasit në Austin, Joshua Busby.

Grisham u vetë-karantinua pasi mori pjesë në një darkë të 7 Marsit në vendpushimin e presidentit Mar-a-Lago në Florida, ku ajo u ekspozua ndaj dy ose më shumë personave që më vonë rezultuan pozitivë me COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi. Shtëpia e Bardhë njoftoi më 24 mars se testi për zonjën Grisham kishte rezultuar negativ dhe se ajo do të kthehej në punë ditën tjetër.

Largimi i saj ndodh ndërsa në Shtëpinë e Bardhë vjen shefi i ri i kabinetit Mark Meadows, i cili mendohet se është në favor të rikthimit të seancave të rregullta informuese për mediat. zëri i amerikës

Jep dorëheqjen Sekretari i Marinës ushtarake amerikane

Sekretari në detyrë i Marinës Ushtarake amerikane Thomas Modly ka paraqitur dorëheqjen përmes një letre drejtuar Sekretarit të Mbrojtjes Mark Esper.

Njoftimi vjen sipas një zyrtari që foli në kushte anonimiteti para se çështja të njoftohej zyrtarisht. Zyrtari tha se zoti Modly po ashtu i kishte thënë ekipit të tij se do të jepte dorëheqjen.

Zoti Modly pati krijuar një polemikë të brendshme duke pushuar nga puna kapitenin e areoplanmbajtëses “USS Theodore Roosevelt” javën e kaluar, duke thënë se kapiteni Brett E. Crozier tregoi “një gjykim jashtëzakonisht të dobët” duke shpërndarë gjerësisht një email që bënte thirrje për ndihmë urgjente lidhur me shpërthimin e COVID-19 në bordin e anijes së tij.

Aeroplanmbajtësja "USS Theodore Roosevelt"

Aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt”

Zoti Modly më pas kishte shkuar në anijen e ankoruar në portin e Guamit ku mbajti një fjalim para ekuipazhit. Ai e kritikoi ashpër kapitenin Crozier, duke thënë se ai ishte ose “shumë naiv, ose shumë budalla”, për të qënë në krye të një aeroplanmbajtëseje. Mbrëmjen e së hënës, me insistimin e Sekretarit Esper, zoti Modly kërkoi falje publike. Ndërkohë në Kongres u shtuan thirrjet mes demokratëve për dorëheqjen e tij. zëri i amerikës

Mbi 12 mijë viktima nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara

Pacientët sillen në Qendrën Mjekësore “Wyckoff Heights”, Bruklin, Nju Jork (7 prill 2020)

Në Shtetet e Bashkuara, numri i të vdekurve nga koronavirusi ka arritur në mbi 12 mijë, ndërsa numri i të infektuarve është në mbi 383 mijë.

Qyteti i Nju Jorkut vazhdon të jetë më i godituri, me mbi 3400 të vdekur.

Një njësi e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara duke mbërritur në Qendrën Javis, Nju Jork (7 prill 2020)

Një njësi e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara duke mbërritur në Qendrën Javis, Nju Jork (7 prill 2020)

Ndërkohë, u njoftua se Kryeministri britanik, Boris Johnson, do të kalojë natën e dytë në pavionin e kujdesit intensiv. Mbrëmë, Presidenti Donald Trump tha dje se ka ofruar ndihmë për shërimin e kryeministrit britanik. Në konferencën për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Trump tha se u kishte kërkuar disa prej kompanive kryesore që “të kontaktonin menjëherë Londrën”. Sekretari i Jashtëm Dominic Raab konfirmoi se Kryeministri Johnson po mbahet me oksigjen, por se nuk e ka të nevojshme frymëmarrjen artificiale.

Gjithashtu, Sekretari në detyrë i Marinës së Shteteve të Bashkuara, Thomas Modly, ka dhënë dorëheqjen pasi u kritikua për mënyrën se si menaxhoi situatën me kapitenin e një aeroplanmbajtëseje që u godit nga koronavirusi. Lajmi iu bë i ditur agjensisë së lajmeve Reuters nga një ndihmës në Kongresin amerikan.

Sipas njoftimeve të tjera, sot për herë parë Kina nuk raportoi vdekje të reja nga koronavirusi. Po ashtu pati një rënie të rasteve të reja me COVID 19, një ditë para se qyteti i Uhanit, ku u shfaq virusi në fund të dhjetorit, përgatitet të heqë karantinën.

Ndihmësi i Presidentit Trump paralajmëroi herët për epideminë

Këshilltari për Tregtinë, Peter Navarro gjatë një interviste në Shtëpinë e Bardhë

Peter Navarro, këshilltari për tregtinë i Presidentit Donald Trump, paralajmëroi në dy memorandume, të publikuara rishtazi, gjatë muajve janar dhe shkurt për pasojat e rënda që do të kishte koronavirusi vdjekjeprurës për ekonominë e Shteteve të Bashkuara.

Në muajin janar, zoti Navarro ka parashikuar se deri në 543 mijë amerikanë mund të vdisnin nga virusi që kishte shpërthyer në Kinë. Një muaj më vonë, ai sugjeronte se koronavirusi mund të vriste nga 1 milion, deri në 2 milionë amerikanë.

Në memorandumin e tij të janarit, zoti Navarro shkruan se “mungesa e mbrojtjes imunitare, apo e një kure dhe vaksine, do të linte amerikanët të pambrojtur në rastin e një shpërthimi të plotë të koronavirusit në territorin amerikan. Mungesa e këtyre mbrojtjeve rrit rrezikun që koronavirusi të shndërrohet në një pandemi të plotë, duke rrezikuar jetët e miliona amerikanëve”.

Memorandumet e zotit Navarro u publikuan të martën nga “The New York Times” dhe faqja në internet, Axios. Ato janë ndër treguesit më të fundit, se disa prej ndihmësave të Shtëpisë së Bardhë e kishin sinjalizuar Presidentin Trump për shqetësimet e tyre, kohë përpara se ai të shprehej publikisht. zëri i amerikës

SHBA blen 30 milionë doza të ilaçit kundër malaries

Megjithëse nuk ka asnjë kërkim shkencor që tregon efektivitetin e tij, Presidenti Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara. kanë blerë pothuajse 30 milion doza hidroksilklorinë për trajtimin e COVID-19. Presidenti Trump vazhdon ta reklamojë ilaçin, megjithë paralajmërimet e ekspertit të tij të lartë shëndetësor se provat për ilaçin nuk janë të provuara.

Farmacitë në Afrikë po boshatisen nga pilulat kundër malarjes, ndërsa njerëzit po e blejnë ilaçin si mbrojtje kundër koronavirusit, pavarësisht se nuk ka të dhëna që tregojnë efektshmërinë e tij.

Vendet e dëshpëruara po zgjerojnë mundësinë e qasjes tek hidroksiklorina për të trajtuar COVID-19, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

“Kemi blerë një sasi masive prej 29 milion dozash. Ato po vijnë nga të gjithë laboratorët, tani po e prodhojmë këtu, pasi në rast se funksionon, ne duam ta kemi”, tha presidenti.

Hidroksiklorokina, e njohur me emrin kikina, përdoret për të trajtuar malarien, lupusin dhe artritin. Megjithë përfitimet e paprovuara të ilaçit, që nga shkurti presidenti Trump po e trumpeton atë me zell të jashtëzakonshëm.

“Unë mund ta marr. Më duhet të marr lejen e mjekut tim për këtë por mund ta marr”, tha presidenti.

Anthony Fauci, eksperti kryesor shëndetësor i presidentit Trump në grupin e punës për koronavirusin, ka thënë vazhdimisht se ilaçi nuk është provuar shkencërisht se funksionon.

Axios raportoi se këshilltari i tregtisë në Shtëpinë e Bardhë Peter Navarro është përplasur me Fauçin për ilaçin, të cilin administrata e miratoi për përdorim urgjent në mes të marsit, edhe pse nuk është bërë asnjë studim klinik për të provuar efektivitetin e tij për të trajtuar COVID19.

“Klorokina është provuar për shumë sëmundje virale, më shumë se 12 të tilla. Asnjëherë nuk është provuar të funksionojë në ato sëmundje virale për përfitime klinike. Kështu që kemi vetëm pak prova njerëzore se mund të funksionojnë. Studimet janë të vogla, dhe na duhen dëshpërimisht rezultate nga studimet klinike të rastit, për të parë nëse do të ketë efekt”, thotë David Sullivan në shkollën Bloomberg të Shëndetit Publik në universitetin Johns Hopkins.

Trump ka sugjeruar se vendet me shkallë të lartë të malaries kanë një numër të ulët të COVID-19, dhe se njerëzit me lupus nuk janë aq të prekur nga koronavirusi.

Ky është supozim, tha Anand Parekh, ish-zëvendësndihmës sekretar i shëndetësisë, tani me Qendrën e Politikave Dypartiake.

“Derisa të shohim të dhëna dhe prova, nuk duhet të nxitojmë në ndonjë përfundim. Arsyeja më e mundshme, për shembull, përse vendet në Afrikë nuk po raportojnë një numër të lartë të rasteve është thjesht sepse testimi ka munguar në ato vende”.

Spitalet në SH.B.A. u kanë dhënë hidroksiklorinë pacientëve me koronavirus, duke arsyetuar se është relativisht i sigurt dhe ka të ngjarë të mos shkaktojë dëme. Ilaçi nuk konsiderohet i sigurt për njerëzit me ritme jo të rregullta të zemrës. zëri i amerikës

Trump, Biden bisedojnë në telefon për krizën COVID-19

Presidenti Donald Trump tha se kishte patur një telefonatë “shumë miqësore” me ish nënpresidentin Joe Biden të hënën. Kërkesa ishte bërë nga zoti Biden, kandidati kryesor demokrat për president për të diskutuar rreth mënyrës se si qeveria po e trajton krizën e koronavirusit.

Presidenti Trump tha se biseda zgjati rreth 15 minuta.

“Patëm një bisedë vërtet të mrekullueshme, të ngrohtë”, tha Presidenti Trump gjatë konferencës së tij për shtyp në Shtëpinë e Bardhë. “Ai më shpjegoi pikëpamjen e tij, unë e kuptova plotësisht këtë, dhe ne thjesht patëm një bisedë mjaft miqësore,” tha ai.

Biden, i cili po kërkon emërimin e partisë së tij për t’u përballur me zotin Trump në zgjedhjet e 3 nëntorit, paraqiti disa sugjerime për veprimet që mund të ndërmarrë administrata për të trajtuar pandeminë e koronavirusit,” tha zëvendësdrejtorja e fushatës së zotit Biden, Kate

Bedingfield, në një deklaratë mbi këtë bisedë të pazakontë midis rivalëve për Shtëpinë e Bardhë.

Ajo tha se ishte “një telefonatë e mirë”.

Kandidati Biden ka bërë kritika gati të përditshme për trajtimin nga presidenti të krizës së koronavirusit në intervista dhe fjalime të fushatës.

Ish nënpresidenti ka thënë se zoti Trump duhet të veprojë më me urgjencë për të përdorur burimet e qeverisë federale për të ndihmuar guvernatorët e shteteve, përfshirë përdorimin e autoritetit presidencial për të fuqizuar prodhimin në vend të pajisjeve mjekësore që mungojnë. zëri i amerikës

Trumpi ofron ndihmë për shërimin e kryeministrit të sëmurë britanik

Presidenti Donald Trump ofroi ndihmë për shërimin e kryeministrit britanik Boris Johnson, i cili të hënën u dërgua në kujdes intensiv me koronavirus.

Në konferencën për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë të hënën, Presidenti Trump tha se u kishte kërkuar disa prej kompanive kryesore që “të kontaktojnë menjëherë Londrën”.

“Do të shohim nëse mund të jemi në gjendje të ndihmojmë. Kemi kontaktuar me të gjithë mjekët e Borisit dhe do të shohim se ç’mund të bëhet, por ata janë të gatshëm të shkojnë,” tha Presidenti Trump.

Kryeministri britanik u transferua të hënën në kujdes intensiv pas rëndimit të simptomave të koronavirusit. 55 vjeçari Johnson u testua pozitivisht për virusin më 26 Mars.

Burime të ndryshme njoftuan se ai është i vetëdijshëm dhe zyrtarët konfirmuan se ai nuk ka nevojë për respirator.

I pyetur nga një gazetar për të specifikuar trajtimin e mundshëm me të cilin mund të ndihmohet kryeministri britanik, Presidenti Trump tha se fjala ishte për një trajtim shumë kompleks me mjete që sapo janë zhvilluar kohët e fundit. Ai tha se zyrtarët në SHBA kanë pasur takime me mjekët, dhe se “do të shohim nëse ata duan apo jo t’i hyjnë kësaj rruge mjekimi”.

Kryeministri Johnson u u shtrua në spital natën e së dielës dhe u është nënshtruar analizave pasi shfaqi simptoma të vazhdueshme të koronavirusit për më shumë se 10 ditë, por qeveria kishte thënë më herët se ai ishte në humor të mirë dhe ende në krye të punëve.

Boris Johnson

Boris Johnson

“Gjatë pasdites së të hënës, gjendja e Kryeministrit është përkeqësuar dhe, me këshillën e ekipit të tij mjekësor ai është transferuar në Njësinë e Kujdesit Intensiv në spital,” tha një zëdhënës.

I pyetur nëse Kryeministri Johnson e kishte minimizuar rrezikiun e koronavirusit, Presidenti Trump tha: “Unë mendoj se Borisi po e shikonte atë ndryshe, po e shikonte me mendimin që ‘le të presim se do të kalojë vetë’. Kishte shumë njerëz që mendonin ta kalonin kështu, në pritje, por më vonë e kupton se çfarë ndodh she shifrat bëhen gjigante.”

Presidenti Trump ofroi “urimet më të mira ndaj një miku shumë të mirë timin dhe të vendit tonë.” Ai tha se amerikanët po luten të gjithë për shërimin e tij.”

Zoti Johnson i ka kërkuar Sekretarit të Jashtëm Dominic Raab ta zëvendësojë përkohësisht në postin e kryeministrit. zëri i amerikës

SHBA, një tigre rezulton pozitive me COVID-19

Washington

Një tigër në kopshtin zoologjik të Bronx-it, New York ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit të ri, ndërsa besohet se ky është infektimi i parë i kafshëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Organizatës për mbrojtjen e jetës së egër të lëshuar të dielën thuhet se Nadia, tigër femër malajas 4 vjeçar, është pozitiv me COVID-19.

“Një kollë e thatë është vërejtur tek ajo, tek motra e saj Azul, dy tigrat amur dhe tre luanët afrikanë, ndërsa pritet që të gjithë të shërohen”, thuhet në njoftim.

Më tej theksohet se besohet se kafshët i ka infektuar personi që është kujdesur për to por që ka qenë asimptomatik.

Rezultatet e testit i konfirmuan edhe Laboratori kombëtar për shërbime veterinare pranë Departamentit të Bujqësisë së SHBA-ve, e vendosur në Ames, Iowa.

“Nuk ka dëshmi se kafshët luajnë një rol në transmetimin e COVID-19 tek njeriu, përveç rastit të tregut në Wuhan dhe nuk ka dëshmi se një person në SHBA është infektuar me COVID-19 nga kafshët, përfshirë kafshët shtëpiake, qentë dhe macet”, thuhet në njoftim.

Pasi u shfaq për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën dhe bazuar në të dhënat e Universitetit “Johns Hopkins” me bazë në SHBA numri i të vdekurve nga ky virus është mbi 67 mijë, ndërsa numri i të infektuarve mbi 1.2 milionë.

Demokratët në SHBA mund ta mbajnë konventën online, thotë Biden

Ish nënpresidenti amerikan, Joe Biden

Ish nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se Partia Demokratike mbase do të detyrohet të zhvillojë konventën e saj në mënyrë “virtuale” për shkak të shqetësimeve për koronavirusin.

Konventa e Partisë Demokratike ku nominohet kandidati i saj për zgjedhjet presidenciale në SHBA-së, pritet të mbahen në muajin gusht.

Ajo ishte planifikuar për muajin korrik, por situata me pandeminë detyroi zyrtarët e partisë, ta shtyjnë atë për një muaj.

“Mund të mos jemi në gjendje të vendosim 10, 20, 30,000 njerëz në një vend”, tha Biden në programin “Kjo javë” të ABC.

Biden dhe rivali i tij, senatori Bernie Sanders e kanë pezulluar fushatën.

Pas një serie fitoresh në mars, Biden ka një epërsi në numrin e delegatëve të nevojshëm për të siguruar emërimin e partisë për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Nga Partia Republikane për rizgjedhje garon presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. rel

Ushtria amerikane përgatitet për “skenarin më të keq” nga koronavirusi

Ushtria amerikane po përgatitet për skenarin më të keq në betejën me koronavirusin. Kështu deklaron Gjeneral Terrence O’Shaughnessy, kreu i Komandës Veriore Amerikane, i cili shpjegon masat që po merr ushtria për të reaguar në përgjigje të krizës.

Gjeneral O’Shaughnessy thotë se ushtria po e trajton këtë krizë si periudhë lufte:

Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura i ka shpallur luftë epidemisë së COVID-19, prandaj po veprojmë si në kohë lufte dhe po e trajtojmë si një fushatë të madhe ushtarake”.

Gjenerali foli me agjencinë e lajmeve Reuters në një intervistë nga Baza Ajrore Petersen në Kolorado Springs të Kolorados. Ai shpjegoi se një kontigjent ushtarak është dislokuar në kompleksin e maleve Shajen që u ndërtua si bazë mbrojtëse nga kërcënime bërthamore.

Ndodhet 550 metra nën tokë, nën shtresën e granitit që ofron mbrojtje të shkëlqyer, jo vetëm ndaj rrezikut bërthamor, por shërben edhe në këtë rast për të izoluar një kontigjent”.

Kreu i Komandës Veriore amerikane tha se ushtria po ofron mbështetje në operacionet federale për të vënë nën kontroll situatën në vatrat më të nxehta të sëmundjes:

Kemi dislokuar kapacitete në Nju Jork, po ashtu në Kaliforni dhe në shtetin e Uashingtonit. Dislokimet më të fundit janë në Nju Orleans dhe Dallas. Gjatë gjithë kohës jemi në bashkërendim me Pete Gaynor, administrator i Agjencisë Federale të Emergjencave, për të identifikuar zonat që janë më në rrezik dhe ku nevojitet ndihma jonë”.

Gjenerali nuk pranoi të deklaronte sa sa ushtarë në territorin amerikan janë diagnostikuar me koronavirus, duke cituar shqetësime sigurie, por pohoi se virusi paraqet një sfidë të madhe për operacionet ushtarake.

Rreth 1000 detarë nga kryqëzori amerikan USS Theodore Roosevelt, apo një e pesta e ekuipazhit të tij, ishin në karantinë në një bazë detare në Guam. Marina Ushtarake po përpiqet të vërë nën kontroll shpërthimin e infeksionit në kryqëzor,

Evakuimi i personelit filloi të mërkurën, një javë pas raportimit të rastit të parë në Aeroplan-mbajtëse dhe pasoi nxjerrjen e një letre të fortë në adresë të komandës së Marinës nga kapiteni i kryqëzorit duke kërkuarpërgjigje të vendosurpër të vënë nëm kontroll epideminë.

Megjithëse aeroplanmbajtësja USS Theodore Rooseveld nuk është nën komandën e Gjeneralit O’Shaughnessy, ai tha se po e ndjek nga afër situatën dhe donte të ishte i informuar. Ai shprehu gjithashtu shqetësim për mirëqënien e personelit shëndetësor, si civilë, ashtu edhe nga radhët e ushtrisë, të cilët janë në vijën e frontit në këtë betejë.

E dimë gjenden një situatë dhe rrethana ekstreme,” tha gjenerali.

“Po përgatitemi për skenarin më të keq. Ne duam jemi përgatitur për përmbushur çfarëdo detyre kërkohet prej nesh në këtë situate. Jemi gati për të reaguar me një strategji mbarë-kombëtare”.

Ashtu si sektori civil që po e studion situatën dhe po përshtatet në kohë reale, edhe ushtria, tha Gjeneral O’Shaughnessy po nxjerr mësime dhe po adaptohet nga rrethanat në ndryshim të kësaj krize.zëri i amerikës

Trump: “Shumë të vdekur” nga koronavirusi dy javët e ardhshme në SHBA

Ndërsa numri i të prekurve nga koronavirusi në gjithë botën ka shkuar në mbi 1.2 milionë, Presidenti amerikan Donald Trump foli mbi parashikimet për fazën më vdekjeprurëse në Shtetet e Bashkuara. Aktualisht, 42 shtete kanë vënë në fuqi urdhra për izolim. Në konferencën e shtypit të së shtunës lidhur me pandeminë, zyrtarët theksuan se sa të rëndësishme janë dy javët e ardhshme në luftën kundër virusit në vend, si edhe folën për planet për trajtimin e rasteve me COVID-19.

Me mbi 1.2 milionë vetë të infektuar dhe mbi 65 mijë të vdekur në botë, Presidenti Donald Trump paralajmëroi se faza kulmore po vjen në Shtetet e Bashkuara.

“Kjo do të jetë ndoshta periudha më e vështirë, mes kësaj jave dhe të ardhmes dhe për fat të keq do të ketë shumë vdekje”.

Ndërkohë, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në vend, Dr. Anthony Fauci sugjeron se për të matur përparimin është më mirë të vendoset fokusi tek një tjetër shifër.

“Ndërsa mund të shohim rritje të rasteve të vdekjeve, duam të përqendrohemi tek efekti i masave zbutëse, që reflektohet tek numri i rasteve të reja”, tha ai.

Edhe Evropa po goditet rëndë nga koronavirusit.

Gjermania i dhuroi ventilatorë Spanjës, që po planifikon ta zgjasë izolimin deri në fund të prillit.

Italia thotë se 11 mijë punonjës së mjekësisë në vend janë infektuar nga virusi, 10 për qind e numrit të përgjithshëm të rasteve. ,

Franca po i zhvendos pacientët nga qytetet e mëdha në fshatra.

Nju Jorku mori 1 mijë ventilatorë nga Kina dhe Oregoni.

“Është një kontribut i rëndësishëm dhe do të na ndihmjë shumë”, tha guvernatori Andrew Cuomo.

Megjithatë ai shtoi se Nju Jorkut i duhen edhe 30 mijë të tjerë që mund të kushtojnë deri në 50 mijë secili.

Nga aspekti studimor po shqyrtohet marrja e plazmës nga të shëruarit, për t’i përdorur antitrupat për të sëmurët.

“Po planifikojmë intensifikimin e këtyre kërkimeve dhe do të kemi më shumë të dhëna këtë javë”, tha komisioneri i Administratës së Ushqimeve dhe Ilaçeve, Dr. Stephen Hahn.

Po të shtunën, Presidenti Trump foli me drejtues të sporteve që po përballen me stadiume të zbrazëta në fillim të prillit. COVID-19 shkaktoi shtyrjen e sezonit të bejsbollit.

“Po sikur të mos rifillojë kurrë? A ka gjasa të fillojë këtë vit?”, thotë James Crittle, një tifoz bejsbolli.

Fusha e ekipit të futbollit amerikan, Washington Redskins është kthyer në një pikë testimesh për koronavirusin.

“Kemi shumë banorë pa dokumenta dhe afro 90 mijë banorë që nuk kanë sigurime”, thotë Diane Young, një zyrtare lokale e shëndetësisë.

Presidenti Trump tha se paketa e ardhshme e stimujve ekonomikë duhet të ketë më shumë ndihmë për bizneset e vogla, si edhe ulje taksash për ligat sportive. Ai do që njerëzit t’u rikthehen stadiumeve.

“Duhet të rihapim përsëri vendin”, tha ai.

Por çdo sport në Shtetet e Bashkuara, si edhe në gjithë botën është pezulluar, në pritje të një pike kthese me virusin. zëri i amerikës

SHBA, mbi 300 mijë të infektuar e mbi 8 mijë të vdekur

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë epiqendra e pandemisë në rang botëror për nga numri i të prekurve me COVID-19.

Të shtunën sipas universitetit “Johns Hopkins” numri i të infektuarve me koronavirus arriti në mbi 300 mijë dhe i vdekjeve në mbi 8 mijë.

Të premten u shënua numri i madh i të vdekurve mbrenda një ditë, gjithsej 1423.

Në pothuajse gjithë vendin, përjashtuar 8 shtete, janë lëshuar urdhra që popullata të qëndrojë në shtëpi, këto masa prekin rreth 96 për qind të popullsisë amerikane.

Zona më e nxehtë në SHBA për sa i takon përhapjes së virusit vazhdon të jetë qyteti i Nju Jorkut me 1,867 të vdekur. Sipas të dhënave zyrtare numri i vdekjeve në rang shteti është trefishuar në tre ditët e fundit, në më shumë se 3 mijë. Situata nxiti guvernatorin e Nju Jorkut të marrë respiratorët nga sektori privat.

Zyrtarët thonë se megjithatë shkalla e atyre që shtrohen në spital është stabilizuar ç’ka sugjeron se masat e forta për distancim social të vendosura një muaj më parë, kanë nisur të japin rezultat.

Pas Nju Jorkut, Nju Xhersi është shteti me numrin më të madh të të infektuarve.

Qeveria federale i rekomandoi amerikanëve të mbajnë maska ose të përdorin mbulesa të tjera prej pëlhure në baza vullnetare për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Rekomandimi vjen nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve. Presidenti Trump shtoi se rekomandimet e reja nuk duhet të shihen si zëvendësim për masat e distancimit social, që konsiderohen kritike për ngadalësimin e epidemisë.

Në rang botëror, deri të shtunën në mbrëmje, virusi kishte prekur 1.181.159 njerëz dhe 63,902 viktima.

Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara tha se OKB-ja, me 193 anëtarë, do të marrë një vendim muajin e ardhshëm për të vendosur nëse do të shtyjë mbledhjen vjetore të udhëheqësve botërorë në Nju Jork, që mbahet në fund të shtatorit, për shkak të pandemisë së koronavirusit. zëri i amerikës

Trumpi shkarkon një zyrtar që ishte përfshirë në hetimet ndaj tij

Michael Atkinson

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shkarkuar një zyrtar të intelegjencës që ishte i përfshirë në hetimet që çuan në nisjen e procedurave për shkarkim të Trumpit.

Trump informoi Komitetin e Intelegjencës në Senat më 3 prill për vendimin që ta shkarkojë zyrtarin Michael Atkinson.

Atkinson gjatë shërbimit në intelegjencë kishte informuar Kongresin për një informator anonim i cili kishte dhënë informacione për presionin e Trumpit ndaj Ukrainës për të hetuar ish-zëvendëspresidentin Joe Biden dhe djalin e tij.

Dëshmia e informatorit që më pas u bë publike, zbuloi se Trump kishte kërkuar nga presidenti ukrainas Zelenskyi për të hetuar Biden.

Këto akuza cuan në një hetim ndaj Shtepisë së Bardhë dhe në nisjen e procedurave për shkarkim të Trumpit që doli të jetë i pafajshëm.

Trump për shkarkimin e Atkinsonit, tha se është thelbësore që ai të ketë besim në të emëruarit, gjë që nuk vlen më për zyrtarin e intelegjencës.

Ai theksoi se planifikon të emërojë dikë që ka besimin e tij të plotë në pozitën e njëjtë. rel

Trumpi sfidon udhëzimin për vendosje të maskës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Tump, tha se nuk do ta vendosë maskën, pavarësisht udhëzimit të ri mjekësor, që i rekomandon amerikanët ta bëjnë një gjë të tillë për mbrojtje nga koronavirusi.

Trump tha se nuk mund ta shohë veten me maskë teksa pret “presidentë, kryeministra, diktatorë, mbretër, mbretëresha” në Zyrën Ovale.

Ai tha se udhëzimi i lëshuar të premten, është “vullnetar”.
“Nuk jeni të detyruar ta bëni [ta vendosni maskën]. Unë nuk mendoj se do ta bëj atë”, tha Trump.

Udhëzimi nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, erdhi pasi SHBA-ja raportoi për mbi 1,400 të vdekur nga koronavirusi, vetëm brenda një dite.

Shtetet e Bashkuara deri më tash kanë mbi 278,000 raste të të infektuarve me koronavirus dhe mbi 7,000 viktima.

Shteti i Nju Jorkut mbetet zona e goditur më së keqi dhe guvernatori Andrew Cuomo ka kërkuar ndihmë nga pjesët e tjera të SHBA-së.

SHBA, mbi 7 mijë të vdekur nga COVID-19

Washington

Numri i të vdekurve në SHBA nga koronavirusi i ri (COVID-19) ka tejkaluar shifrën 7.000, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave, numri i të vdekurve nga COVID-19 ka arritur në 7.406, ndërsa bilanci më i madh është regjsitruar New York City, i cili është goditur më së shumti dhe numëron 1.867 vdekje. Në mbarë shtetin e New Yorkut janë regjistruar 955 vdekje të reja.

Ndërkaq, numri i rasteve të konfirmuara në mbarë vendin ka arritur në mbi 277 mijë veta.

Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, COVID-19 është përhapur në mbarë globin.

SHBA ka regjistruar numrin më të madh të rasteve, por niveli i vdekshmërisë ka mbetur relativisht i ulët. Italia mbetet vendi më i goditur me 14.681 vdekje, i ndjekur nga Spanja me 11.198 vdekje.

Virusi e ka shtyrë ekonominë globale në prag të recesionit dhe, ndërsa masat e njëpasnjëshme të vendeve për të mbajtur njerëzit në shtëpi kanë bllokuar bizneset.

Ekonomia e SHBA-së humbi 701 mijë vende pune muajin e kaluar mes pushimeve dhe mbylljes së biznesit të shkaktuara nga virusi, ndërsa papunësia u rrit në 4,4 për qind, nga 3,5 për qind sa ishte në shkurt, rritja më e madhe që nga janari i vitit 1975.

Të dhënat e Byrosë së Statistikave të Punës përfshijnë gjysmën e parë të marsit dhe gjysmën e dytë të shkurtit, e cila është para se shumë shtete të fillonin imponimin e masave të rrepta që kishin për qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.

SHBA, shkarkohet kapiteni që kërkoi forcimin e masave ndaj Covid-19

Marina amerikane shkarkoi të enjten nga detyra kapitenin e aeroplanmbajtëses “Theodore Roosevelt” , si ndëshkim për publikimin e një letre me kritika të ashpra që ai u dërgonte eprorëve të tij, në të cilën kërkonte masa më të forta për frenimin e përhapjes së koronavirusit në anije.

Shkarkimi i kapitenit Brett Crozier, që u raportua për herë të parë nga agjencia e lajmeve “Reuters”, u njoftua nga sekretari në detyrë i Marinës amerikane Thomas Modly, i cili tha se oficeri i lartë i anijes që funksionon me energji bërthamore me një ekuipazh prej 5 mijë anëtarësh kishte bërë një gjykim të dobët duke e shpërdarë letrën “gjerësisht”.

Largimi nga detyra i kapitenit, dy ditë pasi letra doli në media, ështëdëshmia sesi koronavirusi po sfidon të gjitha llojet e institucioneve amerikane, madje edhe ato të trajnuara për misione të rrezikshme e komplekse, si ushtria amerikane.

Shkarkimi i tij mund të ketë një efekt negativ duke krijuar shqetësim për të gjithë ata që shërbejnë në marinën amerikane e që duan të sjellin në vëmendje vështirësitë me të cilat përballen në një kohë kur Pentagoni nuk po publikon të dhëna të hollësishme në lidhje me infeksionet me koronavirus për të mos dëmtuar perceptimin mbi gatishmërinë e ushtrisë amerikane për reagim ndaj krizave ose konflikteve.

Sipas një raporti të javës së kaluar nga agjencia e lajmeve “Reuters”, ushtria amerikane nuk do të publikojë disa të dhëna mbi infeksionet brenda radhëve të saj.

Sekretari në detyrë i Marinës amerikane Modly tha se letra e kapitenit Crozier ishte dërguar përmes zinxhirit të komandës, por kapiteni nuk arriti të ruante konfidencialitetin.

Shkarkimi i kapitenit Crozier nxiti reagimin e demokratëve, përfshirë kandidatit për president Joe Biden. Ai tha se administrata e Presidentit Trump tregoi “aftësi të dobëta gjykimi” me shkarkimin e kapitenit Crozier, i cili po kërkonte masa më të forta për të frenuar përhapjen e koronavirusit në mesin e grupit të ushtarëve që ishin nën komandën e tij.

Edhe anëtari demokrat i komisionit të Senatit për Forcat e Armatosura, Jack Reed kritikoi shkarkimin e kapitenit Crozier, duke thënë se ky incident “ngre pikëpyetje kritike rreth strategjisë së Marinës për të luftuar COVID-19 në bordin e anijeve dhe nëndetësve” amerikane.

Rreth 1.000 marinarë,një e pesta e ekuipazhit të anijes ku shërbente zoti Crozier, u larguan nga anija duke u vendosur në bazën e Marinës në ishullin e Guamit, një territor amerikan në Paqësorin Perëndimor. Ata po qëndrojnë në karantinë prej së mërkurës, një javë pas raportimit të rastit të parë me koronavirus në aeroplanmbajtëse.

Admirali John Menoni, komandanti më i lartë i Marinës u tha gazetarëve të enjten se 114 anëtarë të ekuipazhit të aeroplanmbajtëses kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Marinarët e evakuuar janë dërguar në hotelet e ishullit për një karantinë dy-javore, tha ai. zëri i amerikës

Udhëzimet e reja, nga shallet tek bluzat për të mbuluar fytyrën

Administrata Trump njoftoi se do të miratojë udhëzime të reja duke u kërkuar amerikanëve të mbulojnë fytyrën kur dalin nga shtëpia, në një përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit të ri. Dje gjatë një konference për shtyp Presidenti vazhdoi të mbrojë në mënyrë agresive përgjigjen ndaj krizës së shëndetit publik. Edhe kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio, këshilloi banorët e qytetit të mbylojnë fytyrën kur dalin jashtë me qëllim parandalimin e sëmundjes.

Udhëzimet e reja të administratës Trump do të jenë kryesisht për ata që jetojnë në zona të goditura rëndë nga virusi, i cili ka gjetur terren për t’u përhapur në shkallë të gjerë mes anëtarëve të komunitetit.

Mendoj se do të dilet me rregullore mbi këtë cështje. Njerëzit do të jenë të lirë ta respektojnë ose jo. Nuk mendoj se do të jetë e detyrueshme, megjithëse disa njerëz do të donin që ta bënin një gjë të tillë. Pra, nëse njerëzit duan diçka si shembull në vend të maskës mund të përdorin shallin, disa po e bëjnë këtë. Shalli është më i mirë, është më i trashë”.

Një zyrtar në dijeni të diskutimeve të grupit task force të ngritur në Shtëpinë e Bardhë për administrimin e situatës tha se zyrtarët do të sugjerojnë përdorimin e maskave jo-mjekësore, nga bluzat tek shamitë, për të mbuluar hundën dhe gojën kur ndodhen jashtë shtëpisë, në dyqane që tregtojnë ushqime apo farmaci. Maskat e kategorisë mjekësore, veçanërisht ato të cilat mungojnë në treg sikurse N95, do të rezervohen për ata që merren direkt me të sëmurët. Zyrtari foli në kushte anonimiteti mbi udhëzimet e propozuara përpara daljes në publik. Presidenti Trump, i cili e kishte kryer përsëri testin për koronavirus të enjten duke përdorur një test të ri, më të shpejtë, tha se do ta mbështesë një rekomandim të tillë.

Edhe Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio këshilloi banorët e qytetit të mbulojnë fytyrën kur dalin jashtë me qëllimin për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Në një konferencë për shtyp ai tha se për të mbuluar fytyrën mund të përdoret shalli apo diçka e krijuar në shtëpi.

Mund të jetë diçka që krijoni vetë në shtëpi. Mund të jetë një shami. Nuk është e nevojshme të jetë një maskë kirurgjikale profesionale. Duhet t’ua lëmë maskat atyre njerëzve që kanë më shumë nevojë, atyre që shpëtojnë jetë“, tha de Blasio.

Zoti De Blasio tha që policia e Nju Jorkut nuk do të detyrojë zbatimin e këtyre këshillave.

Do të jetë vetëm këshillë, sepse kemi gjëra shumë më të rëndësishme për të cilat mendojmë se do të shërbenin më mirë nëse do të ishin të detyrueshme për t’u zbatuar“.

Në rezervat emergjente të qeverisë amerikane thuajse nuk gjen pajisje mbrojtëse për mjekët dhe infermierët. Guvernatorët dhe punonjësit e shërbimit të kujdesit shëndetësor në të gjithë vendin vazhdojnë të kërkojnë me ngulm pajisje mjekësore siç janë ato që shërbejnë për frymëmarrje për pacietët me pacientët COVID-19.

SHBA, mbi 245 mijë me COVID-19, mëse 6 mijë të vdekur

Në Shtetet e Bashkuara, numri i të konfirmuarve me koronavirus ka arritur në mëse 245 mijë me më shumë se 6000 të vdekur.

Në qytetin e Nju Jorkut janë regjistruar mëse 1 560 të vdekur që nga fillimi i pandemisë. Pandemia ka infektuar më shumë se një milion njerëz në të gjithë botën.

Presidenti Trump, i cili është kritikuar sepse fillimisht u përpoq të ulte në komentet e tij rrezikun nga virusi, ka mobilizuar reagimin e qeverisë federale për ta vënë nën kontroll epideminë.

Më shumë se tre të katërtat e amerikanëve janë nën urdhra për të reduktuar ose ndalur aktivitetin e përditshëm. Në popullatën e ndikuar janë edhe dhjetëra mijëra të burgosur, të cilët u njoftuan të mërkurën se do të mbahen të mbyllur në qeli.

Parqe kombëtare, ndër to edhe Kanioni i Madh janë mbyllur për të mos lejuar turistë. Qyteti i Nju Jorkut ka mbyllur pistat publike të basketbollit, në një kohë që përballet me goditjen më të rendë të epidemisë në Shtetet e Bashkuara.

PANDEMIA PARALIZON EKONOMITË

Pandemia ka paralizuar ekonomitë kudo në botë, pasi konsumatorët po pakësojnë shpenzimet, të shqetësuar për shëndetin dhe sigurinë e vendit të punës.

Departamenti amerikan i Punës njoftoi të premten se ekonomia humbi gjatë muajit mars rreth 700 mijë vende pune dhe shkalla e papunësisë u rrit në 4.4% nga 3.5% që ishte në shkurt. Kjo i jep fund një periudhe 113 mujore gjatë së cilës punësimi njohu vetëm rritje.

Gjatë 2 javëve të fundit, ka patur rreth 10 milion kërkesa për pagesë papunësie, pasi mbylljet e bizneseve me urdhër të qeverisë kanë detyruar ndërmarrje të mëdha e të vogla si dhe industri të tëra të ndërpresin aktivitetin.

Presidenti Donald Trump takohet sot në Shtëpinë e Bardhë me drejtues të kompanive të naftës për të diskutuar mbi rënien historike të çmimit botëror të naftës që kërcënon bizneset e kësaj industrie. zëri i amerikës

Shtyhet konventa e Partisë Demokratike në SHBA

Partia Demokratike në SHBA ka njoftuar se do të shtyjë konventën e saj – ku zgjidhet kandidati për zgjedhjet presidenciale në SHBA që pritet të mbahen në muajin nëntor.

Konventa ishte paraparë të mbahej në muajin korrik por për shkak të pandemisë së koronavirusit ajo do të shtyhet deri në muajin gusht.

Më saktësisht, ajo do të fillojë më 17 gusht dhe do të zgjasë një javë.

Vendimi erdhi pasi kandidati kryesor nga ana e demokratëve për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, Joe Biden, tha se ishte e vështirë të imagjinohej që konventa e partisë të mbahej në mes të korrikut, siç ishte planifikuar.

Presidenti amerikan, Donald Trump do të jetë edhe një herë kandidati republikan për zgjedhjet e nëntorit. rel


Send this to a friend