VOAL

VOAL

Trump: Etiketimi i COVID-19 si “virusi kinez”, i saktë

Presidenti Trump thotë se vendimi i tij për ta etiketuar COVID-19 si “virusi kinez”, është i saktë pasi sipas tij është dëshmi e faktit nga erdhi virusi. Autoritetet kineze kanë kritikuar ashpër si presidentin Trump ashtu edhe sekretarin e Shtetit Mike Pompeo i cili i referohet COVID-19, si virusi i Wuhanit. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine njofton.

Në një konferencë për shtyp të martën në Shtëpinë e Bardhë lidhur me koronavirusin, Presidenti Donald Trump tha se është “korrekte” nga ana e tij që ta quajë pandeminë vdekjeprurëse si “virusi kinez”. Ai theksoi se disa zyrtarë kinezë kanë ngritur pretendime false se ishte ushtria amerikane ajo që e hodhi virusin në Kinë.

Pekini ka protestuar ashpër ndaj këtij etiketimi ndërsa ekipet e para të ndihmës mjekësore nisën të largohen të martën nga provinca qendrore e Hubeit. Autoritetet kineze thonë se gjatë dy javëve të fundit epidemia ka filluar të venitet në këtë vend.

I pyetur se si e ka administruar krizën Kina, sekretari i Shtetit Mike Pompeo u përgjigj.

Ne e dimë se Kina ishte qeveria e parë që ishte në dijeni të virusit të Wuhanit. Kjo na vë përpara përgjegjësisë së veçantë për të tërhequr vëmendjen mbi këtë çështje“, thotë Mike Pompeo, sekretari i Shtetit.

Disa ekspertë thonë se as komentet dhe as postimet në twitter nga disa zyrtarë kinezë apo etiketime të tilla nga ana e presidentit si “virusi kinez” nuk janë të dobishëm.

Është një virus që u shfaq për herë të parë në Kinë, por kjo nuk e bën atë një virus kinez. Kjo gjë gjithashtu ndikon në stigmatizimin e njerëzve me origjinë kineze, thotë Joshua Kurlantzick, i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë.

Kina njoftoi vendimin për dëbimin e disa gazetarëve amerikanë shenjë hakmarrjeje për veprimet e ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara ndaj medias shtetërore kineze operon Amerikë. Zoti Pompeo shprehu keqardhje për vendimin e Kinës për kufizuar tej veprimtarinë e shtypit lirë vend, duke thënë se një shtyp i lirë do ishte mirën e popullit kinez.

Joe Biden fitore në tri shtete të tjera përballë Sanders

Joe Biden siguroi një fitore të lehtë ndaj rivalit Bernie Sanders në zgjedhjet partiake të zhvilluara dje në tri shtete.

Ai e dërrmoi pretendentin Bernie Sanders me afro 40% diferencë në Florida, duke shënuar gjithashtu fitore bindëse edhe në Ilinoi dhe Arizona.

Rezultatet e fundit e shtojnë presionin ndaj zotit Sanders për të përmbyllur fushatën, ndërkohë që veniten shanset e tij për fitore.

Me daljen e rezultateve, ish-nënpresidenti Biden mbajti një fjalim serioz nga shtëpia e tij, duke bërë thirrje për unitet në një kohë që vendi përballet me epideminë në koronavirusit.

“Kjo epidemi është një emergjencë kombëtare, e krahasueshme me një situatë lufte”.

Senatori Sanders foli gjithashtu për situatën përballë epidemisë:

“Bota në fakt po përballet me një seri krizash të papara”.

Me përhapjen e rasteve të infektimit në mbarë vendin anketat, para zgjedhjeve të djeshme partiake tregojnë se shumica e votuesve e konsiderojnë zotin Biden më të aftë se rivalin Sanders në një moment krize të rëndë.

Shtatë ndër 10 të anketuar besojnë gjithashtu se zoti Biden ka shanse më të mira për të mundur Presidentin Trump.

Fitoret e njëpasnjëshme të zotit Biden sinjalizojnë se demokratët kanë filluar të anojnë nga ish-nënpresidenti Joe Biden si alternativa e partisë së tyre për t’u përballuar me Presidentin Trump në zgjedhjet e 3 nëntorit. zëri i amerikës

Shtëpia e Bardhë nxjerr udhëzime të reja për koronavirusin

Shtëpia e Bardhë po u bën thirrje amerikanëve të moshuar të mos dalin nga shtëpia, gjithashtu po nxit të gjithë popullatën të shmangë vende publike me turma njerëzish, ndër to edhe restorantet.

Sugjerimet e reja janë pjesë e udhëzimeve të gjera që kanë bërë autoritetet për të penguar përhapjen e koronavirusit.

Presidenti Donald Trump dhe grupi i punës që ai ka emëruar në përgjigje të koronavirusit nxorën udhëzimet e reja, në një kohë kur qeveria federale po punon për të shtuar ritmet e analizave për virusin dhe për të reduktuar dëmin nga paniku në tregjet financiare.

Ndër rekomandimet e reja: gjatë 15 ditëve të ardhshme amerikanët nuk duhet të mblidhen në grupe më të mëdha se me 10 vetë, studentët duhet të vazhdojnë të ndjekin studimet nga shtëpia dhe duhet të shmangen udhëtimet jo të domosdoshme dhe vizitat tek njeri-tjetri.

Nëse një pjesëtar i familjes rezulton pozitiv për virusin, të gjithë pjesëtarët e tjerë duhet të qëndrojnë në shtëpi.

Në komentet në sallën e konferencave për shtyp, Presidenti Trump tha: “Nëse të gjithë bëjnë modifikime të tilla dhe sakrifica në jetën e përditshme, do të arrijmë si komb ta mundim virusin dhe së bashku do të fesojmë”.

Për shumicën e popullatës, infektimi me koronavirus do të shkaktojnë probleme të vogla, simptoma të lehta si kollë dhe temperaturë. Për disa, sidomos për personat e moshuar dhe ata që kanë problem shëndeti, mund të sjellë komplikime, ndër të cilat pneumoni.

Pjesa më e madhe e njerëzve të prekur do ta kalojnë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, njerëzit me simptoma të lehta e kalojnë për dy javë, ndërsa ata që e kanë më të rendë duan tre deri në gjashtë javë ta marrin veten. zëri i amerikës

Në SHBA nis testimi i vaksinës kundër koronavirusit

Flet shkencëtarja: Studimi i ri me shpejtësi rekord dhe pritet që…

Studiuesit në ShBA po testojnë për herë të parë një vaksinë eksperimentale të koronavirusit tek një grua, në kohën kur shkencëtarët në të gjithë botën kanë nisur gjuetinë e mjetit për t’u mbrojtur nga virusi më i rrezikshëm i dekadave të fundit.

 

Shkencëtarët në Institutin Kërkimor “Kaiser Permanente Washington” në Seattle filluan me ankth në fazën e parë të një vaksine të mundshme ndaj COVID-19. Injeksioni është zhvilluar në kohë rekord pasi virusi i ri shpërtheu nga Kina dhe u përhap në të gjithë globin.

“Ne jemi ekipi koronavirus tani”, tha udhëheqësja e studimit, Dr. Lisa Jackson në prag të eksperimentit. “Të gjithë duan të bëjnë atë që munden në këtë rast. Të gjithë ndihemi kaq të pafuqishëm. Kjo është një mundësi e mahnitshme për mua për të bërë diçka”, tha Jennifer Haller, 43 vjeç, nga Seattle, e cila bëri vaksinën eksperimentale.

Ajo është nëna e dy adoleshentëve dhe ata mendojnë se është mirë që po merr pjesë në studim.

Tre njerëz të tjerë ishin në radhë për një test që përfundimisht do t’u japë 45 vullnetarëve dy doza, në distancë njëmujore. Eksperimenti i të hënës shënoi vetëm fillimin e një serie studimesh te njerëzit, të nevojshëm për të vërtetuar nëse vaksinat janë të sigurta dhe mund të funksionojnë.

“Edhe nëse hulumtimi shkon mirë, një vaksinë nuk do të ishte në dispozicion për përdorim të gjerë për 12 deri në 18 muaj”, tha Dr. Anthony Fauci nga Instituti Kombëtar i Shëndetit në ShBA.

Sipas tij, “Studimi i ri i nisur me shpejtësi rekord, është një hap i parë i rëndësishëm drejt arritjes së këtij qëllimi”./ZiA

Trumpi rezulton negativ për koronavirusin, sipas mjekut

Shtëpia e Bardhë njoftoi të shtunën se Presidenti Trump rezulton negativ pas testit të koronavirusit. Testi u bë pas lajmeve se zoti Trump ishte ekspozuar ndaj COVID-19.

Zoti Trump njoftoi se kishte bërë testin gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë të shtunën paradite, ku u publikuan të dhënat e fundit mbi situatën e krijuar në vend si rezultat i pandemisë dhe ecurisë së disa masave të marra në kuadër të shpalljes së emergjencës kombëtare.

Të premten në konferencën ku u njoftua emergjenca kombëtare, Presidenti Trump shkaktoi habi kur shtrëngoi duart me një numër drejtuesish në kundërshtim me rekomandimet e zyrtarëve të shëndetit publik, veçanërisht pas njoftimeve se ai vetë ishte ekspozuar ndaj virusit.

Mbrëmë u zbulua se katër anëtarë të një delegacioni brazilian që darkuan me Presidentin Trump fundjavën e kaluar në Mar-A-Lago kanë rezultuar të gjithë pozitivë me koronavirus.

Presidenti Trump u pyet nga gazetarët nëse po tregohej egoist duke mos u testuar.

“Nuk kam thënë se nuk do të testohem… Me të gjitha gjasat, po… Së shpejti… Po punojmë për një axhendë“, u përgjigj ai.

Por më vonë, pas kësaj deklarate mjeku personal i presidentit qarkulloi një letër ku thuhej se zoti Trump ka rrezik të ulët për t’u prekur nga virusi pasi ndërveprimet e tij me zyrtarët brazilianë ishin të kufizuara dhe se ato ndodhën përpara se ata zyrtarë të shfaqnin ndonjë simptomë. Mjeku i presidentit tha gjithashtu se nuk ka nevojë që zoti Trump të futet në karantinë dhe se madje ende nuk sugjerohet një testim i tij për virusin COVID-19.

Por të shtunën ishte vetë presidenti Trump që njoftoi lajmin se të premten në mbrëmje ai kishte kryer testin për koronavirus. zëri i amerikës

Trumpi: Kam bërë testin për koronavirus, po pres rezultatet

Të shtunën Presidenti Donald Trump bëri të ditur se të premten në mbrëmje kishte kryer testin për koronavirus duke shtuar se ai vetë nuk e dinte se kur mund të dalin rezultatet.

Zoti Trump i bëri komentet gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë gjatë së cilës u publikuan të dhënat e fundit mbi situatën e krijuar në vend si rezultat i pandemisë dhe ecurisë së disa masave të marra në kuadër të shpalljes së emergjencës kombëtare.

Të premten në konferencës ku u njoftua emergjenca kombëtare, Presidenti Trump shkaktoi habi kur shtrëngoi duart me një numër drejtuesish në kundërshtim me rekomandimet e zyrtarëve të shëndetit publik, veçanërisht pas njoftimeve se ai vetë ishte ekspozuar ndaj virusit.

Mbrëmë u zbulua se katër anëtarë të një delegacioni brazilian që darkuan me Presidentin Trump fundjavën e kaluar në Mar-A-Lago kanë rezultuar të gjithë pozitivë me koronavirus.

Presidenti Trump u pyet nga gazetarët nëse po tregohej egoist duke mos u testuar.

“Nuk kam thënë se nuk do të testohem… Me të gjitha gjasat, po… Së shpejti… Po punojmë për një axhendë“, u përgjigj ai.

Por më vonë, pas kësaj deklarate mjeku personal i presidentit qarkulloi një letër ku thuhej se zoti Trump ka rrezik të ulët për t’u prekur nga virusi pasi ndërveprimet e tij me zyrtarët brazilianë ishin të kufizuara dhe se ato ndodhën përpara se ata zyrtarë të shfaqnin ndonjë simptomë. Mjeku i presidentit tha gjithashtu se nuk ka nevojë që zoti Trump të futet në karantinë dhe se madje ende nuk sugjerohet një testim i tij për virusin COVID-19.

Por të shtunën ishte vetë presidenti Trump që njoftoi lajmin se të premten në mbrëmje ai kishte kryer testin për koronavirus. zëri i amerikës

Gates do të largohet nga bordi i Microsoft

Themeluesi i kompanisë Microsoft, Bill Gates do të largohet nga bordi i kësaj kompanie, që të fokusohet në punën e tij filantropike.

“Ka qenë një nder dhe privilegj i madh që të punoj dhe të mësoj nga Bill për këto vite”, tha drejtori ekzekutiv i Microsoft, Satya Ndella, përmes një deklarate të publikuar më 13 mars.

“Bill themeloi kompaninë tonë me një besim në forcë demokratizuese të softuerit dhe me një pasion për të zgjidhur sfidat më të ngutshme të shoqërisë”, tha ai.

Gates, 64 vjeç, ishte drejtor ekzekutiv i Microsoft deri në vitin 2000 dhe prej atëherë ai është larguar nga aktivitetet e përditshme të kompanisë që ka themeluar më 1975 së bashku me Paul Allen.Gates është përkushtuar në punën në fondacionin që ka krijuar së bashku me bashkëshorten e tij, Melinda.

Gates është shprehur se planifikon t’i kushtojë më shumë kohë punës në fondacionin “Bill and Melinda Gates Foundation”, por gjithashtu do të jetë këshilltar për teknologji i Satya Nadella dhe liderëve të tjerë të Microsoft.

COVID-19, Trumpi: Së shpejti nisin testimet në shkallë të gjerë

Presidenti Donald Trump pohoi në një postim në Twitter të premten se së shpejti testimet për COVID-19 do të zhvillohen “në një shkallë shumë të gjerë”. Ai shkruante se janë mënjanuar procedurat burokratike, por pa dhënë detaje se kur apo si do të nisin testimet.

Njoftimi vjen ndërsa 6 shtete kanë urdhëruar mbylljen e shkollave publike mes tyre, Marilendi, Ohajo, Miçigani, Uashingtoni, Kentaki dhe Xhorxhia, një zhvillim që ka krijuar problemeve për prindërit për të gjetur mundësi për t’u kujdesur për fëmijët kur ata janë në punë.

Ndërkohë sekretari brazilian për Komunikimin Fabio Wajngarten rezultoi se ishte bartës i virusin (COVID-19), disa ditë pas një takimi që ai zhvilloi me Presidentin Donald Trump në Mar-a-Lago.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti nuk është testuar dhe vetë zoti Trump tha të enjten se nuk është “i shqetësuar” edhe pse kishte qëndruar pranë zotit Wajngarten për pak kohë.

Zyrtarët brazilianë njoftuan se mjekët kanë testuar dhe po mbajnë nën kontroll Presidentit Jair Bolsonaro.

Të enjten qyteti më i madh në Shtetet e Bashkuara shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të atyre që u cilësuan zhvillimeve “shqetësuese” lidhur me pandeminë e koronavirusit.

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio tha se të enjten kishte 95 raste të konfirmuara në qytet, por sipas tij shifra mund të shkojë deri në 1 mijë javën tjetër.

Vatja në këtë nivel nuk është e lehtë, por ka arritur në pikën ku është e nevojshme“, tha zoti de Blasio.

Kryetari i bashkisë tha se gjendja e jashtëzakonshme u jep autoriteteve të qytetit fuqinë për të mbyllur shërbimin e metrosë dhe autobusëve, për të urdhëruar njerëzit të mos dalin, të vendosin rregullore lidhur oraret e lëvizjes apo për furnizime me racione. zëri i amerikës

Harvey Weinstein ndëshkohet me 23 vjet burgim për dhunim

Harvey Weinstein.

Producenti Harvey Weinstein është ndëshkuar me 23 vjet burgim për dhunim dhe sulm seksual.

Weinstein është shpallur fajtor muajin e kaluar në Nju Jork, ndërkohë që është përballur me rënie drastike të imazhit, meqë dikur është konsideruar një nga figurat më të fuqishme në Hollywood.

Ai është parë të mërkurën në gjykatë në karrocë lëvizëse.

Avokatët e tij patën insistuar që edhe burgimi minimal prej pesë vjetëve do të përbënte “burgim të përjetshëm” për të.

Mirëpo prokurorët kanë argumentuar që ai duhet të ndëshkohet me dënim maksimal për shkak të “abuzime të vazhdueshme” kundër grave dhe “mungesës së pendimit” për veprimet e tij.

Në tetor të vitit 2017, dhjetëra gra kanë raportuar publikisht për sjellet e këqija të Weinstenit.

Ai ka mohuar vazhdimisht çfarëdo keqbërje.

Weinstein, 67 vjeç, është shpallur fajtor për sulm seksual ndaj ish-asistentes Mimi Haleyi në vitin 2006 dhe për përdhunimin e aktores Jessica Mann, më 2013.

Weinstein është liruar nga akuzat më të rënda, për sulme të përsëritura seksuale, që bartin dënim me burgim të përjetshëm.

Përveç Nju Jorkut, Weinstein përballet me akuza tjera penale për dhunim dhe sulme seksuale edhe në Los Anxhelos. rel

Trumpi: Nuk jam testuar për koronavirus, nuk kam simptoma

Presidenti i SHBA Donald Trump tha të martën tha se ai nuk është testuar për koronavirus, duke thënë se nuk ka simptoma të sëmundjes dhe se ishte ekzaminuar nga mjeku i Shtëpisë së Bardhë.

“Nuk mendoj se është punë e madhe. Megjithatë do ta bëja (një testim). Unë nuk më duket se ka ndonjë arsye, ndihem jashtëzakonisht mirë. Ndihem shumë mirë,” u tha presidenti gazetarëve në selinë e Kongresit pas takimit me republikanët e Senatit lidhur me masat për frenimin e koronavirusit.

Në Shtetet e Bashkuara, ku ka më shumë se 700 raste dhe 26 të vdekur nga virusi, në disa zona ku virusi është përhapur, zyrtarët kanë ndaluar grumbullimet masive, ndërsa disa universitete të mëdha si Stanford, Universiteti i Uashingtonit dhe ai Shtetëror i Ohajos, po i zhvillojnë mësimet në internet.

Nju Jorku ka numrin më të lartë të infektimeve me mbi 160 raste.

Guvernatori Andrew Cuomo njoftoi të martën se po dërgon Gardën Kombëtare në një periferi të qytetit të Nju Jorkut për të frenuar njërën nga vatrat më të mëdha të virusit në SHBA.

Shkollat, objektet e kultit dhe vendet e mëdha të grumbullimit do të mbyllen për dy javë në Nju Roshelle, trupat e Gardës do të pastrojnë zona të caktuara dhe do të dërgojnë ushqime. Kjo zonë me rreze prej më pak se dy kilometra, përfshin një sinagogë që ka lidhje me disa nga rastet, tha guvernatori Cuomo.

Përdorimi i Gardës shihet si një nga veprimet më dramatike të ndërmarra deri btani në vend për të kontrolluar koronavirusin.

Është një veprim dramatik, por është grupi më i madh i rasteve në vend,” tha Cuomo. “Shifrat janë duke u rritur pa ndalje dhe na duhet një strategji e veçantë e shëndetit publik,” tha ai.

Në Nju Roshelle ka patur 108 raste nga 173 të identifikuara në të gjithë shtetin e Nju Jorkut.

Qyteti i Nju Jorkut ka 36 raste, edhe pse popullsia e tij është mëse 100 herë më e madhe se ajo e qarkut Nju Roshelle.

Në Okland të Kalifornisë, mijëra pasagjerë gjithnjë e më të shqetësuar në bordin e anijes turistike Grand Princess të goditur nga koronavirusi, pritën në radhë për të zbritur nga anija dhe për të shkuar në bazat ushtarake ose në shtëpitë e tyre për dy javë karantinë.

“Pjesa më e vështirë ishte pritja. Dhe pastaj ndoshta fakti që do të duhet të jemi të izoluar për dy javë”, thotë një nga pasagjerët, Sean Boyle.

Katër anëtarë të Kongresit po vetëizolohen pasi kishin pasur kontakt në një konferencë të fundit politike me dikë që ka virusin. Shefi i ardhshëm i personelit i Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows mund të ketë pasur kontakt me të njëjtin person dhe po qendron në karantinë deri të mërkurën. zëri i amerikës

Perdue: SHBA-ja duhet të rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë nëse nuk hiqet tarifa

Foto nga arkivi – senatori amerikan David Perdue në anën e djathtë të presidentit Trump

Duke komentuar zhvillimet politike në Kosovë dhe mungesën e një vendimi nga Qeveria e Kosovës për heqjen e taksës, senatori amerikan David Perdue, përmes një shkrimi në Twitter ka shkruar se në rast që Kosova nuk e shfuqizon tarifën ndaj Serbisë dhe nuk është e përkushtuar për paqen, atëherë SHBA-ja duhet të rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë.

“Për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Tani, me përparimin e bërë historik, Kosova duhet të bëjë pjesën e vet dhe të shfuqizojë të gjitha tarifat e vendosura ndaj Serbisë. Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqe, atëherë SHBA. duhet të rishqyrtojë praninë e saj atje”, ka shkruar a senatori Perdue.

Këto komente vijnë pasi Qeveria e Kosovës, muajin e kaluar vendosi që nga data 15 mars të heq tarifën ndaj lëndës së parë që importohet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

I pyetur nga gazetarët lidhur me këtë deklaratë të senatorit Perdue, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për medie ka thënë që raporti i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është special, i përjetshëm dhe duhet të kultivohet.

“Unë mendoj dhe kam besim të plotë që relacioni me SHBA-në nuk do të mbetet pre e tekeve apo aspiratave të një politike të ngurtë dhe elektorale ditore, por do të kemi një fokus të vendimmarrjeve të shpejta, të qarta të kultivimit dhe forcimit të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

“Ne, të gjithë liderët politik të Kosovës, jemi të zëvendësueshëm. Partneriteti strategjik, i përjetshëm dhe i veçantë me SHBA-në është i përjetshëm. Ai është vullneti i qytetarëve të Kosovës dhe ky vullnet duhet të zbatohet nga të gjithë liderët politik të Kosovës dhe jo që raporti me SHBA-në të cenohet për shkak të një grushti të votave”, tha Thaçi.

Por, këto masa, të cilat çojnë hap pas hapi deri te heqja e taksës me kushte të caktuara, nuk janë mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Edhe i dërguari i presidentit Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ambasadori Richard Grenell, e ka mbështetur deklaratën e senatorit Perdue në Twitter. Grenell vazhdimisht ka kërkuar që Qeveria Kurti t’i shfuqizojë në tërësi masat tarifore dhe të mundësojë vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Që nga nëntori i vitit 2018, kur u vendos taksa 100 për qind nga Qeveria Haradinaj, Beogradi zyrtar ka refuzuar të vazhdojë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Shtëpia e Bardhë me një gardh të ri e të fortë

Dora Mekouar

Presidenti Trump më në fund do të ketë një gardh më të madh, më të fortë, jo përgjatë kufirit jugor të vendit me Meksikën, por përreth oborrit të Shtëpisë së Bardhë. Shërbimet Sekrete amerikane si dhe Shërbimi i Parkut Kombëtar po punojnë për të zëvendësuar gardhin aktual, pas një seri kërcënimesh ndaj sigurisë, përfshirë një incident në vitit 2014 kur një person kaloi pa leje gardhin dhe iu afrua Shtëpisë së Bardhë.

Një nga objektet më të fotografuara në Uashington është bllokuar pjesërisht nga ky instalim, pjesë e një gardhi të ri që do të rrethojë Shtëpinë e Bardhë. Pjesa e parë e tij është tashmë gati. Ai është rreth katër metra i lartë ose pothuajse dyfishi i lartësisë së gardhit të vjetër. Gjithashtu është më i trashë e më i fortë. Në gardhin e ri po vendosen pajisje me teknologji kundër ngjitjes dhe që ndalon çdo hyrje të paligjshme.

“Ky dyfishim i lartësisë së gardhit garanton një lloj mbrojtjeje nga shpërthimet dhe goditjet. Gjithçka, të gjitha pjesët, duhet të forcohen”, thotë Thomas Luebke, i Komisionit Amerikan të Arteve të Bukura.

Gardhi i parë që rrethonte Shtëpinë e Bardhë, një gardh prej druri, u vendos gjatë kohës së Thomas Jefferson-it në fillim të viteve 1800. Me kalimin e viteve, gardhet u bënë prej guri e hekuri. Por ato nuk kishin për qëllim që të mbanin njerëzit jashtë. Vizitorët shpesh lëviznin lirisht në oborrin e Shtëpisë së Bardhë.

“Ishte relativisht e lehtë të futeshe brenda dhe të ngjiteshe lart në katin e dytë. Atje punonte presidenti para se të ndërtohej ai që njihet si West Wing (Krahu Perëndimor i Shtëpisë së Bardhë). Imagjinoni presidentin duke u përpjekur të përfundojë punën ndërsa rrethohet nga ata që kërkojnë një pocizion aty, lobistët, pra të gjithë llojet e njerëzve që në thelb dilnin në korridor me shpresën për të siguruar një takim të shpejtë me presidentin apo qoftë për ta parë atë”, thotë Matthew Costello, i Shoqatës së Historianëve të Shtëpisë së Bardhë.

Në vitet 1920 presidentët vendosën se deri ku mund të qasej publiku në oborrin e Shtëpisë së Bardhë. Përfundimisht kontrolli mbi sigurinë u la në duart e Shërbimeve Sekrete pas vrasjes së tre presidentëve gjatë një periudhe 36-vjeçare mes viteve 1865 dhe 1901.

“Bëhet fjalë për vrasjen e Abraham Lincolnit, James Garfieldit dhe William McKinleyt. Nëse do të kishit lindur në vitin 1840, do të kishit qenë dëshmitar në tre atentate ndaj presidentëve”.

Komisioni i Arteve të Bukura ka punuar për të siguruar një ekuilibër mes përmirësimit të kushteve të sigurisë që garanton gardhi i ri, me ruajtjen e një pamjeje vizualisht tërheqëse.

“Nuk është çështja për të marrë modelin e vjetër dhe thjesht ta dyfishosh. Duhet menduar se me çfarë materiali janë bërë pjesët dhe si mund të funksionojnë më mirë së bashku .Duke u përpjekur për ta ngritur me përmasat e duhura, duhet të vendondosim njëkohësisht se cili material është i duhuri për secilën pjesë apo çfarë veshje duhet të ketë”, thotë Thomas Luebke, i Komisionit Amerikan të Arteve të Bukura.

Punimet për ndërtimin e gardhit pritet të përfundojë në 2021. Deri atëherë vëmendja mund të kthehet tek një projekt gjithëpërfshirës për pjesën tjetër të kompleksit të Shtëpisë së Bardhë, një plan që duhet të marrë në konsideratë sigurinë dhe estetikën.

“Në këtë mënyrë ata mund të krijojnë diçka që duhet, e që tani është pak si mishmash”, thotë Thomas Luebke, i Komisionit Amerikan të Arteve të Bukura.

Një instalim për mbrojtje, por që nuk shkatërron pamjet më ikonike të Uashingtonit. zëri i amerikës

Grenell: Kurrë nuk është biseduar për ndarjen e Kosovës në praninë time

I dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi, ambasadori Richard Grenell, hodhi poshtë të shtunën pohimet se në takimin e së hënës në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kanë diskutuar për një marrëveshje mbi idenë e ndarjes së Kosovës.

Analisti, Edward Josepf, profesor nw Universitetin John Hopkins, i tha Zëri të Amerikës në gjuhën serbe se takimi ishte mbajtur për të diskutuar pikërisht këtë çështje, ndarjen e Kosovës.

Ambasadori Grenell, shkroi në rrjetin twitter se ky është “lajm i rremë. Kjo nuk është diskutuar kurrë në praninë time”.

Pas kësaj reagoi edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sipas të cilit “është zhgënjyese të shohësh se si disa analistë me lehtësi krijojnë planet e tyre të trilluara (shkëmbim të territoreve, ndarje, autonomi) dhe ua veshin atyre që janë duke u përpjekur të arrijnë një marrëveshje historike ndërmjet Kosovës e Serbisë. Përhapja e planeve dhe lajmeve të rreme nuk do të ndihmojnë procesin”, shkroi presidenti Thaçi.

Presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë, u takun në Shtëpinë e Bardhë me 2 mars në një periudhë kur zyrtarët amerikanë po u kërkojnë të dyja palëve që të krijojnë kushte për vazhdimin e bisedimeve për një marrëveshje politike.

Në këtë kuadër ata po i kërkojnë Kosovës që të heqë tarifat e vendosura në nëntor të vitit 2018 ndaj mallrave serbe, që çuan në pezullimin e bisedimeve, meqë Beogradi kushtëzon vazhdimin e tyre me heqjen e tarifave.

Ambasadori Grenell, tha të enjten se kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i është bërë e qartë se mbajtja e tarifave në mënyrë të pjesshme dëmton ekonominë dhe se Shtetet e Bashkuara nuk do të shpenzojnë ndihmat për Kosovën nëse udhëheqësit e saj dëmtojnë qytetarët e tyre në këtë mënyrë.

Zyrtarë të qeverisë së Kosovës thanë se pala amerikane nuk u ka thënë atyre se do të ndalin ndonjë ndihmë në fushën ekonomike për Kosovën. Por, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në një intervistë për televizionin 21, tha se gjatë një bisede telefonike, ambasadori Grenell, ka paralajmëruar për sanksione rreth fondeve të Korporatës “Sfidat e Mijëvjeçarit”, në rast se nuk hiqen tërësisht tarifat.

Lidhja Demokratike e Kosovës, që është partnere koalicioni, ka kërkuar që tarifat të hiqen menjëherë, ashtu siç po kërkojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që nuk janë pajtuar me siç është thënë, “masat gjysmake” të kryeministrit Kurti.

Të shtunën, ambasadori Grenell, tha se “Washingtoni është i përqendruar në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës, të cilat besojmë se janë injoruar gjatë bisedimeve. Por, në nuk mund ta ndihmojmë derisa tarifat e qeverisë së Kosovës vazhdojnë ta dëmtojnë Kosovën. Ato duhet të hiqen së pari. Po ashtu, çështjet politike duhet të zgjidhen nga të dyja palët – jo nga Washingtoni”, shkroi ai në twitter.

Për një pjesë të politikës së Prishtinës, marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara janë duke u sfiduar për shkak të refuzimit të qeverisë që të përmbushë kërkesat amerikane për heqjen e tërësishme të tarifave ndaj mallrave serbe për t’u hapur rrugën bisedimeve që do të çonin në një marrëveshje.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një shkrim për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, theksoi se marrëveshjet e arritura me detyrim dhe kërcënime nuk do të kenë vlerë. Në një shkrim të gjatë, kryeministri Kurti thotë se një marrëveshje e shpejtë në mes të Kosovës e Serbisë do të ishte mirë, por një marrëveshje e mirë do të ishte shumë mirë.

Ai thotë se “megjithatë, një marrëveshje e mirë duhet të bazohet në parime demokratike në mënyrë që të kurorëzohet me sukses afatgjatë”.

Kryeministri Kurti thekson në shkrim se politika që synon hakmarrjen është jetëshkurtër dhe pa perspektivë. Ai u bën thirrje Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara që të vëzhgojnë procesin dhe të përcaktojnë veprimet që duhen ndërmarrë nëse nuk respektohen parimet dhe shkelet ndonjë marrëveshje.

Ai thekson se në rast se “Serbia nuk respekton vullnetin e mirë të qeverisë së Kosovës për të hequr pengesat ekonomike, tregtare dhe politike, dhe rrjedhimisht vazhdon fushatën e saj ndërkombëtare kundër, qeveria e Kosovës do të fillojë më 1 prill zbatimin e parimit të reciprocitetit, së pari në tregti, pastaj edhe në biznes në përgjithësi dhe në politikë”, shkroi ai.

Duke reaguar ndaj shkrimit, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u tha medieve serbe se “pajtohet me Albin Kurtin që asgjë nuk arrihet me forcë”, duke përmendur siç tha “forcën dhe agresionin e ushtruar nga NATO-ja me fushatën e bombardimeve kundër ish Jugosllavisë”.

Ai tha se këtë do t’ia përmend në çdo takim zotit Kurti ndërsa theksoi se me këtë shkrim, Prishtina po u kthen shpinën Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe po kërkon mbështetje në dy shtete të forta evropiane.

Trumpi: Talibanët mund të kthehen në pushtet pas tërheqjes së SHBA-së

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se talibanët “mund” të përmbysin qeverinë e përkrahur nga perëndimi në Kabul, pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga Afganistani.

Trump ka folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë më 6 mars, disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një marrëveshje me talibanët, me qëllim të dhënies fund të luftës 18-vjeçare në Afganistan.

I pyetur nëse një tërheqje eventuale amerikane nga Afganistani mund të rezultojë me përmbysje të qeverisë aktuale nga talibanët, presidenti ka thënë se “kjo nuk duhet të ndodhë mirëpo mund të ndodhë”.

“Fundja, shtetet duhet të kujdesen për veten e tyre. Ne nuk mund të qëndrojmë aty për 20 vjet tjera”, ka shtuar mes tjerash Trump.

Shtetet e Bashkuara dhe talibanët kanë nënshkruar më 29 shkurt, një marrëveshje në Doha, që lejon forcat perëndimore të largohen nga ky shtet brenda 14 muajve, në këmbim të zbatimit të përkushtimeve nga talibanët, përfshirë edhe negociatat e këtyre të fundit me Qeverinë afgane.

Megjithatë, presidenti afgan, Ashraf Ghani ka paralajmëruar se ai nuk është i gatshëm për të zbatuar një pikë të marrëveshjes, që parasheh lirimin e 5,000 talibanëve të burgosur.

Forcat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja kanë pushtuar Afganistanin në vitin 2001 duke larguar nga pushteti talibanët, pasi grupi militant refuzoi që ta dorëzonte terroristin e Al-Kaidës, Osama bin Laden.

Nga ajo kohë, rreth 2 400 ushtarë amerikanë janë vrarë gjatë luftimeve, së bashku me dhjetëra mijëra ushtarë afganë, luftëtarë ekstremistë dhe civilë. rel

Koronavirusi, një milion paisje testimi për laboratorët amerikanë

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të nënshkruajë të premten legjislacionin që autorizon 8.3 miliardë dollarë në shpenzime urgjente për të luftuar shpërthimin e COVID-19, përfshirë fondet për zhvillimin e një vaksine. Legjislacioni kaloi gati njëzëri në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve.

Senatori Richard Shelby

Senatori Richard Shelby

Kryetari i Komisionit për Buxhetin në Senat, Richard Shelby tha: “Në situata si kjo, unë besoj se asnjë shpenzim nuk duhet të kursehet për të mbrojtur popullin amerikan dhe në hartimin e kësaj pakete nuk u kursye asgjë.”

Sekretari amerikan i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore tha të enjten se një milion komplete testimi për COVID-19 pritet të arrijnë këtë fundjavë në laboratorët e SHBA.

Sekretari i Shëndetësisë Alex Azar

Sekretari i Shëndetësisë Alex Azar

Sekretari Alex Azar tha se testet e koronavirusit po dërgohen nga një firmë prodhuese private.

Administrata Trump është kritikuar për furnizimin e mangët të kompleteve të testimit.

Nënpresidenti Mike Pence tha në shtetin Uashington të enjten, se “nuk kemi teste të mjaftueshme sot për të përmbushur atë që parashikojmë se do të jetë kërkesa në të ardhmen“, por shtoi se “përparimi i vërtetë” ishte bërë “gjatë ditëve të fundit”.

Nënpresidenti Mike Pence

Nënpresidenti Mike Pence

Nënpresidenti Pence u takua të enjten me Guvernatorin e Uashingtonit, Jay Inslee. Uashingtoni është shteti ku kanë ndodhur 11 nga 12 vdekjet në Shtetet e Bashkuara nga virusi. Shumica e vdekjeve në Uashington ndodhën në një shtëpi pleqsh pranë Seattle.

“National Nurses United” tha që anëtarëve të saj nuk u janë dhënë burimet, furnizimet, mbrojtjet dhe trajnimet e nevojshme për të bërë punët e tyre si duhet. Drejtorja Ekzekutive Bonnie Castillo tha se “nuk është një strategji e suksesshme të lihen të pambrojtur infermierët dhe punonjësit e tjerë të kujdesit shëndetësor“. Castillo, e cila është vetë infermiere e regjistruar, tha se kur infermierët vendosen në karantinë, “nuk na ndalohet vetëm të kujdesemi për pacientët me COVID-19, por na mbajnë larg kujdesit për pacientët me kancer, pacientët me probleme kardiake dhe foshnjat e lindura para kohe“.

Pesë shtete amerikane – Maryland, California, Florida, Uashingtoni dhe Hawaii – kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të virusit.

Maryland iu shtua listës të enjten, pasi tre banorë të kontesë Montgomery – një burrë dhe një grua në të 70-tat dhe një grua në të 50-tat – u diagnostikuan me koronavirus. Të tre u raportua se e kishin marrë virusin gjatë një udhëtimi turistik me anije jashtë shtetit. Montgomery është një periferi e shtetit Maryland, e ndodhur pranë kryeqytetit amerikan Uashington, DC.

Kolorado ka njoftuar dy rastet e para të koronavirusit – një burrë dhe një grua. Të dy kishin udhëtuar jashtë vendit, por zyrtarët thonë se rastet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Forcat e Shteteve të Bashkuara në Kore thanë të premten se një nga punonjëset e saj në Korenë e Jugut ka rezultuar pozitive pas testimit për koronavirusin. Ajo është punonjësja e shtatë e ushtrisë amerikane në Kore që testohet pozitivisht për koronavirusin. Autoritetet thonë se ajo është në karantinë në banesën e saj jashtë bazës në Cheonan.

Vatikani raportoi rastin e parë të koronavirusit të premten. Zëdhënësi Matteo Bruni tha se klinika shëndetësore e Vatikanit është mbyllur për një pastrim të thellë, por salla e saj e urgjencës mbetet e hapur.

Kameruni gjithashtu ka njoftuar rastin e parë të koronavirusit. Ministri i shëndetësisë tha në një deklaratë të premten se viktima është një mashkull francez 58-vjeçar që mbërriti në Yaounde në 24 shkurt. “Mbikëqyrja aktive në vend, që nga shfaqja e virusit Covid-19, e ka bërë të mundur zbulimin e këtij rasti“, thuhet në deklaratë. Qytetari francez mbahet i izoluar.

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të enjten, duke mbyllur shkollat për 30 ditë dhe duke mbyllur Kishën e Lindjes në Betlehem, pasi shtatë raste të koronavirusit u konfirmuan në qytet. Këto janë rastet e para në territoret palestineze.

Kisha e Lindjes së Krishtit në Bethlehem mbyllet për publikun

Kisha e Lindjes së Krishtit në Bethlehem mbyllet për publikun

Mbyllja e kishës në qytet, për të cilën adhuruesit thonë se është vendlindja e Jezusit, do të shkatërrojë industrinë jetësore të turizmit në Betlehem, ndërsa na ndajnë vetëm disa javë para Pashkëve.

Kërcënimi duket se po zvogëlohet në Kinë, ku shpërthimi filloi në muajin dhjetor. OBSH tha të enjten se ka rreth 17 herë më shumë raste të reja jashtë Kinës tani, sesa brenda vetë Kinës.

Të premten megjithatë, Kina raportoi se numri i rasteve të reja ishte rritur nga 139 të enjten, në 143.

Qindra pacientë janë liruar nga spitalet kineze dhe fabrikat e mbyllura kanë filluar të rihapen. Por, Presidenti Kinez Xi Jinping ka ndërprerë një vizitë të planifikuar shtetërore në Japoni, ku Tokio ka deklaruar se të gjithë vizitorët nga Kina dhe Koreja e Jugut do të vendosen nën karantinë. Koreja e Jugut ka numrin më të madh të rasteve të koronavirusëve jashtë Kinës.

Australia u bashkua me Kinën dhe Iranin në ndalimin e udhëtimit nga Koreja e Jugut.

Indonezia po ashtu po kufizon udhëtimet nga pjesë të Koresë së Jugut, si dhe dy vende të tjera të goditura fort – Irani dhe Italia. Të dyja këto vende kanë mbyllur shkollat.

Kombet e Bashkuara thanë që virusi ka prishur mësimin për afro 300 milionë studentë në të gjithë botën nga, niveli parashkollor deri në klasën e 12-të. Ky numër nuk përfshin kolegjet që gjithashtu janë mbyllur.

SHBA, Senatorja Warren largohet nga gara presidenciale

Elizabeth Warren

Senatorja e shtetit Massachusetts Elizabeth Warren po i jep fund fushatës presidenciale në garën brenda demokratëve.

Largimi i senatores vjen pas rezultateve zhgënjyese që ajo pati në zgjedhjet paraprake të Super të Martës, në të 14 shtetet që votuan. Ajo madje humbi në shtetin e saj, Massachusetts.

Senatorja Warren, ish profesore e së drejtës në Universitetin Harvard, bëri fushatë me moton e “ndryshimit të madh strukturor” për të luftuar korrupsionin dhe rolin e parasë në politikë.

Gjatë fushatës, ajo mbrojti një sërë kauzash liberale si kujdesi shëndetësor për të gjithë, anulimi i borxheve studentore dhe copëzimi i kompanive gjigande teknologjike si Facebook.

Por senatorja 70-vjeçare, e cila në nëntor kryesonte në sondazhet kombëtare, u përball me pikëpyetje serioze për planin e saj të reformës shëndetësore, realizimi i të cilit do të kushtonte 20.5 trilion dollarë. zëri i amerikës

Joe Biden fiton 9 shtete, Sanders rradhitet i dyti

Bernie Sanders dhe Joe Biden.

Ish-nënpresidenti amerikan, Joe Biden, ka fituar nëntë nga 14 shtetet që votuan për të zgjedhur kandidatin demokrat për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në fund të këtij viti në SHBA.

Ish-nënpresidenti i SHBA-së fitoi në Masaçusets, Minesota, Oklahoma, Arkansas, Alabama, Tenesi, Kaliforni, Karolinën e Veriut dhe Virgjinia.

Bernie Sanders fitoi në tri shtete.

Ata udhëheqin garën për t’u përballur me presidentin republikan, Donald Trump, në nëntor.

Ish-kryetari i Nju Yorkut, Michael Bloomberg, shpenzoi më shumë se gjysmë miliardë dollarë në fushatën e tij, por nuk fitoi një shtet të vetëm.

Partia Demokratike është në një udhëkryq, ndërsa votuesit e saj po vendosin se cili kandidat ka mundësinë më të mirë për të garuar për president.

Biden, një i moderuar që shërbeu nën presidentin, Barack Obama, dhe Sanders, një liberal, ofrojnë vizione të ndryshme për të ardhmen e Amerikës.

Biden e paraqet veten si një pragmatist i fuqishëm i cili do të sjellë ndryshim dhe do të rivendosë “dinjitetin” pas presidencës së Trumpit.

Por, kritikët thonë se fushata e tij nuk është motivuese.

Kundërshtarët e senatorit Sanders thonë se, një socialist i cili e përshkruan vetën si demokrat, nuk mund të fitojë votuesit që ende janë të lëkundur, dhe pa votën e të cilëve nuk mund të fitohen zgjedhjet.

Shtatëdhjetëetetë vjeçari po planifikon të shndërrojë ekonominë amerikane me një plan multi-trilionë dollarësh, me taksë më të lartë në gjithçka, nga kujdesi shëndetësor në arsim. rel

Koronavirusi – Trump kokë më kokë me kompanitë farmaceutike: Duhet kura!

Shkon në gjashtë numri i të vdekurve nga koronavirusi në Uashington. Autoriteti shëndetësor bën me dije se 5 viktima të tjera janë raportuar në King County dhe Qarkun Snohomish. Referuar situatës së rëduar, Presidenti Trump zhvilloi një takim me përfaqësues të kompanive farmaceutike në Shtëpinë e Bardhë, për të diskutuar në gjetjen e një kure të mundshme ndaj koronavirusit. Po ashtu, gjatë kësaj jave Trump pritet të vizitojë Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Shkon në gjashtë numri i të vdekurve nga koronavirusi në Uashington. Autoriteti shëndetësor bën me dije se 5 viktima të tjera janë raportuar në King County dhe Qarkun Snohomish.

Sipas raportimeve, 4 prej viktimave nga COVID-19, të moshës 70-80 vjeç, ishin persona të cilët vuanin më herët nga sëmundje kronike. Ndërkaq, dy të tjerët njeri 40 dhe tjetri 50 vjeç ishin shtruar në spitalin EvergreenHealth ku dhe ndërruan jetë.

Referuar këtij përshkallëzimi të situatës, Presidenti Trump pritet të kryejë disa takime gjatë javës. Sipas një deklarate për mediat, nënkryetari Mike Pence është shprehur se Trump pritet të vizitojë Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve “gjatë kësaj jave”, ka bërë me dije nënkryetari Mike Pence.

“Ne do të zhvillojmë takime me udhëheqës në industrinë e linjave ajrore, por edhe të linjave të lundrimit. Mirëpresim partneritetin me industrinë në vend,” deklaroi Pence gjatë një takimi me kompanitë farmaceutike në Shtëpinë e Bardhë.

Takimi me kompanitë farmaceutike, në të cilin mori pjesë edhe Trump, u përqëndrua në gjetjen e një vaksine të mundshme të koronavirusit.

Sipas Shtëpisë së Bardhë Presidenti pritet të vizitojë gjithashtu të martën Institutin Kombëtar të Shëndetit në Bethesda, Maryland.

90,428 persona janë konfirmuar deri tani si të infektuar, ndërsa 3121 të tjerë kanë humbur jetën. Vendi me më shumë viktima (2.945 të vdekur) dhe të infektuar (80.114) është Kina, e ndjekur më pas nga Koreja e Jugut, Italia dhe Irani.

Virusi është përhapur në 71 vende deri tani. Më poshtë keni një listë të vendeve ku janë konfirmuar persona të infektuar, si dhe viktima. Lista e vendeve i’u informon me të dhënat më të fundit mbi përhapjen e koronavirusit.

Rastet e konfirmuara:

Kina- 80.114

Koreja e Jugut- 4,335

Itali- 2.036

Iran- 1,501

Të tjerë- 705

Japoni- 274

Francë- 191

Gjermani- 159

Spanjë- 120

Singapor- 108

SH.B.A- 102

Hong Kong- 100

Kuvajti- 56

Bahreini- 49

Tajlandë- 43

Zvicër- 42

Tajvan- 41

MB- 40

Australi- 30

Malajzi- 29

Kanada- 27

Irak- 26

Norvegji- 25

Emiratet e Bashkuara Arabe- 21

Hollandë- 18

Austri- 18

Vietnami- 16

Suedi- 15

Liban- 13

Izraeli- 10

Makau- 10

Belgjikë- 8

San Marino- 8

Kroaci- 7

Greqi- 7

Ekuador- 6

Islandë- 6

Oman- 6

Finlandë- 6

Meksikë- 5

Indi- 5

Danimarka- 4

Pakistan- 4

Katar- 3

Republika Çeke- 3

Gjeorgji- 3

Algjeria- 3

Filipine- 3

Rusia- 3

Rumani- 3

Azerbajxhani- 3

Indonezi- 2

Brazili- 2

Portugalia- 2

Egjipt- 2

Afganistan- 1

Nepal- 1

Lituania- 1

Kamboxhia- 1

Andorra- 1

Arabia Saudite- 1

Irlandë- 1

Nigeri- 1

Senegal- 1

Armenia- 1

Republika Dominikane- 1

Estoni- 1

Maqedonia e Veriut- 1

Marok- 1

Luksemburg- 1

Monako- 1

Bjellorusi- 1

Zelanda e Re- 1

Letoni- 1

Sri Lanka- 1

Të vdekur- gjithsej 3121:

Kinë-2.945 vdekje

Iran- 66 vdekje

Itali- 52 vdekje

Korea e jugut- 28 vdekje

Japoni- 12 vdekje

Të tjerët

SHBA- 6 vdekje

Francë- 3 vdekje

Australi- 1 vdekje

Mongolia e brendshme- 1 vdekje

Filipinet- 1 vdekje

Tajvan- 1 vdekje

Tajlandë- 1 vdekje

/ dita

Joe Biden fitoi zgjedhjet paraprake në Karolinën e Jugut

Ish nënpresidenti Joe Biden, shënoi fitore të thellë të shtunën në zgjedhjet paraprake të demokratëve në Karolinën e Jugut, një hap thelbësor për të para zgjedhjeve të së martës së ardhshme në 14 shtete, që njihet si “Super e Marta”.

Pas disa paraqitjeve të zbehta të zotit Bidenit në zgjedhjet paraprake në tre shtete, analistët parashikuan se fushata e tij do të merrte fund nëse ai nuk fitonte në Karolinën e Jugut, ku siguroi mbështetjen e fortë nga afrikano-amerikanët, të cilët paraqesin një përqindje të madhe të votuesve në këtë shtet.

Zoti Biden jo vetëm që mundi senatorin e Vermontit, Bernie Sanders, i cili hyri në garën e Karolinës së Jugut si favorit në shkallë vendi, por ai e bëri këtë me lehtësi, duke u treguar votuesve se ai ende ka fuqinë që të sfidojë zotin Sanders.

Me 99 për qind të votave të numëruara, zoti Biden doli i pari me 48.6 për qind, Bernie Sanders i dyti me 19.9 për qind dhe miliarderi Tom Steyer, i treti me 11. 3 për qind të votave.

Zoti Steyer i cili kishte investuar shumë në Karolinën e Jugut, pezulloi fushatën pas publikimit të rezultateve. zëri i amerikës

Karolina e Jugut, provë kritike për ish-Nënpresidentin Biden

Votuesit në Karolinën e Jugut votojnë të shtunën në zgjedhjet paraprake të Partisë Demokrate, një hap dramatik para zgjedhjeve paraprake të së martës së ardhshme në 14 shtete, që njihet si “Super e Marta”.

Gara në Karolinën e Jugut ofron një mundësi tjetër për kandidatët që duan të ndalin hovin e senatorit të Vermontit, Bernie Sanders, në përpjekjen e tyre për ta mposhtur Presidentin Donald Trump në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit.

Ish-nënpresidentit Joe Biden, dikur pretedenti kryesor i demokratëve, e që nuk ka dalë mirë në zgjedhjet paraprake në tre shtetet e para, i duhet fitorja në Karolinën e Jugut për të vazhduar fushatën. Zoti Biden ka bërë fushatë agresive për të mbledhur para dhe për të nxitur entuziazmin në mesin e demokratëve.

Karolina e Jugut konsiderohet si një bastion i zotit Biden për shkak të përqindjes së madhe të votuesve afrikano-amerikanë që kanë qenë prej kohësh besnikë ndaj tij dhe ish-Presidentit Barack Obama. Një humbje ndaj senatorit Sanders mund ta detyrojë ish-Nënpresidentin amerikan të tërhiqet nga gara.

Zoti Biden ka një epërsi prej 10 pikësh ndaj senatorit Sanders në mesataret e sondazheve të organizatës “RealClearPolitics” për Karolinën e Jugut, por Tom Steyer, një miliarder dhe filantrop që ka investuar kohë dhe shuma parash të konsiderueshme për të bërë fushatë në Karolinën e Jugut, duket se po e redukton epërsinë e zotit Bidenit.

Ish-Nënpresidenti Biden mori një shtytje shumë të nevojshme të mërkurën kur ligjvënësi i Karolinës së Jugut, James Clyburn njoftoi se e mbështet kandidaturën e tij për të marrë emërimin e Partisë Demokrate.

Zoti Sanders, një senator i pavarur dhe socialist i vetëdeklaruar demokrat, merr pjesë në zgjedhjet paraprake në Karolinën e Jugut si udhëheqës i qartë pas fitoreve në Nju Hempshir dhe Nevada dhe sigurimit të vendit të dytë në Ajova.

Zgjedhjet paraprake në Karolinën e Jugut do të jenë treguesi i parë thelbësor i rezultateve që kandidatët do të shënojnë në mesin e votuesve afrikano-amerikanë, një bllok elektoral kritik i Partisë Demokrate që përbën rreth 60 për qind të elektoratit të demokratëve në këtë shtet dhe 27 për qind të popullsisë së shtetit.

Grenell: Nuk i mbështesim masat gjysmake të Kurtit

Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, tha të enjten mbrëma se Shtetet e Bashkuara nuk i mbështesin masat gjysmake të kryeministrit Albin Kurti.

“Qëndrimi ynë është i qartë; tarifat duhet të hiqen tërësisht. Zoti Kurti po bën gabim të rëndë dhe kjo i është bërë e qartë presidentit (Hashim) Thaçi sot në Shtëpinë e Bardhë”, shkroi ambasadori Grenell në rrjetin twitter.

Ambasadori Grenell reagoi pak orë pasi që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se “gjatë javës së ardhshme, qeveria e Kosovës merr vendim që nga data 15 mars e këtij viti të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, shenjë e vullnetit të mirë dhe gatishmërisë për fillim të zgjidhjes së mirëfilltë të mosmarrëveshjeve ekonomike, tregtare dhe politike me Serbinë”.

Ai i bëri thirrje Serbisë që të zotohet se do t’i japë fund fushatës për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës dhe të fillojë heqjen e barrierave tregtare jo tarifore ndaj Kosovës.

“Nëse pala serbe dëshmon përkushtim të mirëfilltë në ndalimin e fushatës jomiqësore dhe zotohet për heqje të shpejtë të barrierave jotarifore me Kosovën, atëherë me fillim nga data 1 prill 2020, Qeveria e Kosovës do të heq tërësisht tarifën për importet nga Serbia dhe Bosnja.

Më tej kryeministri Kurti tha se “Bashkimi Evropian do ta vlerësojë lart vendimin e palës kosovare për të hequr tarifën prej 100 për qind dhe në shkëmbim do t’i ofrojë Kosovës liberalizimin e vizave para Samitit të Zagrebit më 7 maj 2020”.

Ai tërhoqi vërejtjen që në rast se “Serbia nuk e përfillë vullnetin e mirë të qeverisë së Kosovës për eliminim të barrierave ekonomike, tregtare dhe politike në raportet e ndërsjella dhe për pasojë nuk pushon fushatën jomiqësore në rrafshin ndërkombëtar dhe nuk fillon me heqjen e barrierave në marrëdhëniet me Kosovën, atëherë qeveria e Kosovës me fillim nga data 1 prill fillon zbatimin e gradual të parimit të reciprocitetit, fillimisht në fushën e tregtisë e më pastaj edhe në atë ekonomike e politike”.

Kryeministri Kurti tha që “në rast se pala serbe nuk reflekton as pas një periudhe prej 90 ditësh nga vendimi fillestar për heqjen e tarifës për importin e lëndës së parë, atëherë qeveria e Kosovës me fillim nga data 15 qershor e rikthen tarifën për importet nga Serbia”.

LDK: Nuk kishim pajtim me zotin Kurti

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdulah Hoti, tha të enjten mbrëma në një intervistë me televizionin T7 se “qëndrimi i zotit Kurti nuk është bashkërenduar me Lidhjen Demokratike të Kosovës” që është partner i koalicionit.

“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do ta votojë në mbledhjen e qeverisë propozimin e sotëm të zoti Kurti për heqjen e tarifave”, tha ai.

Më herët gjatë ditës ai shkroi në rrjetet sociale se “tarifa mbi mallrat serbe dhe boshnjake është pengesë e pakapërcyeshme për komunitetin ndërkombëtar, SHBA dhe BE. Çdo shtyrje për heqjen e tarifës komprometon seriozisht pozitën tonë negociuse në këtë dialog, dëmton raportin tonë me SHBA dhe BE, si dhe rrezikon një izolim për Qeverinë dhe vendin. Asnjë masë e jona e njëanshme nuk mund të mbroj apo avancoj pozitën tonë nëse ajo nuk mbështetet nga SHBA dhe BE. Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të heqë tarifën famoze dhe kështu të ulet barabarsisht dhe me miqtë e saj në tryezën e Dialogut. Çdo alternativë tjetër rrezikon seriozisht të ardhmen e vendit”, shkroi ai.

Reagime të opozitës

I menjëhershëm ishte reagimi i ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili e quajti “mashtrues” kryeministrin Kurti, i cili sipas rij “u dorëzua para Serbisë”. Në një postim në rrjetin facebook, ai shkroi se “ky është fillimi i kthimit të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë. Albin Mashtruesi nga sot je përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia”, shkroi ai.

“Asgjë e re nga Albini” shkroi ndërkaq kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

“Të paktën, ta respektonte të drejtën e autorit. Sepse, vendimi i tij për taksën dhe reciprocitetin qenka huazuar nga ideja e propozimit tim të janarit të vitit 2019, të cilin, si çdo gjë tjetër, ai e pat refuzuar. Si opozitar, ishte në gjendje ta digjte Kosovën dhe të përdorte dhunë dhe jetë të rinjsh idealistë për të ardhur në pushtet. Sot, kur udhëheq qeverinë, ideali i tij po shihet se është vetëm mbajtja e pushtetit. Duke u shantazhuar, po e djeg veten më shpejtë sesa që kanë pritur të tjerët. E mendonte veten si më të mençurin dhe më të fortin; sikur të ishte vetë Kosova. Po del që është edhe i padijshëm, edhe i dobët, edhe mashtrues, dhe që Kosova në krye me të mund të rrezikohet seriozisht”, shkroi zoti Veseli.

Vendimi i kryeministrit Kurti, pasoi një periudhë trysnie për heqjen e tarifave që u vendosën në nëntor të vitit 2018 nga qeveria e ish kryeministrit Haradinaj, për t’ju kundërvënë fushatës serbë kundër shtetësisë së Kosovës.

Shtetet e Bashkuara shtuan trysninë ndaj zotit Kurti që nga themelimi i qeverisë së tij më 6 shkurt për heqjen e tarifave, ndërsa njëkohësisht i kanë bërë thirrje Serbisë që t’i jap fund fushatës për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës. zëri i amerikës

Sekretari i Shtetit Michael Pompeo i bën thirrje Kosovës të heqë tarifat ndaj mallrave serbe

Sekretari i Shtetit Michael Pompeo i bëri thirrje Kosovës të heqë tarifat ndaj mallrave serbe.

Sipas njoftimit të zëdhënëses së Departamentit të Shtetit Morgan Ortagus, gjatë takimit me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi të mërkurën, Sekretari Pompeo i bëri thirrje Kosovës të shfrytëzojë momentin e krijuar pas nënshkrimit të dokumenteve që synojnë krijimin e lidhjeve ajrore, hekurudhore dhe tokësore midis Prishtinës dhe Beogradit.

Sekretari Pompeo, sipas zëdhënëses “pret që Kosova të heqë tarifat ndaj mallrave serbe, në mënyrë që popujt e të dy vendeve të kenë përfitimet maksimale ekonomike dhe tregëtare, një hap ky jetik për të rifilluar bisedimet për normalizmimin e përgjithshëm të marrëdhënieve”.

Sekretari i Shtetit, sipas zëdhënëses, ripohoi partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës dhe mbështetjen për një Kosovë të pavarur dhe sovrane.

Sekretari Pompeo përshëndeti zgjedhjet e fundit dhe formimin e qeverisë së re, duke theksuar rëndësinë e sundimit të ligjit dhe zhvillimit ekonomik për begatinë e Kosovës.

Sekretari Pompeo po ashtu, ritheksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Gjykatën Speciale, puna e të cilës është jetike për të sjellë drejtësi për viktimat dhe për të forcuar shtetin ligjor në Kosovë.

Po të mërkurën Presidenti Thaçi u takua në Pentagon me Zv/Sekretarin e Mbrojtjes David L. Norquist.

Sipas zyrës së shtypit të Pentagonit, zv/sekretari Renquist përshëndeti Kosovën në vitin e saj të parë të një plani tranzitor 10 vjeçar për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Sigurisë.

Zv/Sekretari i Mbrojtjes theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Kosovës për t’iu kundërvënë përpjekjeve të Rusisë dhe Kinës për ndikim dhe zgjerim në Ballkanin Perëndimor.

Edhe zyrtari i lartë i mbrojtes, bëri thirrje që të shfrytëzohet momenti i krijuar nga angazhimi i të dërguarit të posaçëm presidencial Richard Grenell, që Kosova dhe Serbia të rifillojnë përpjekjet për normalizimin e përgjithshëm të marrëdhënieve, në mënyrë që Ballkani Perëndimor të jetë një mjedis i sigurtë dhe i qëndrueshëm. zëri i amerikës

Hillary Clinton: Jam admiruese absolute e Merkelit, udhëheqëse e jashtëzakonshme

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit dhe ish-kandidatja për presidente, Hillary Clinton shprehu respekt të madh për kancelaren gjermane, Angela Merkel duke e përshkruar këtë të fundit si një udhëheqëse të jashtëzakonshme.

“Jam admiruese absolute e saj, e suksesit të saj politik, por më shumë e udhëheqjes së saj”, deklaroi Clinton në festivalin e filmit në Berlin.

Ajo shtoi se Merkel ka qenë një zë i qëndrueshëm jo vetëm për Gjermaninë, por edhe për Europën dhe aleancën transatlantike.

“Në këndvështrimin tim ajo ka qenë një udhëheqëse e suksesshme për vendin e saj, përmes disa ulje-ngritjeve të vështira”, theksoi ajo.

“Mendoj se ajo është një udhëheqëse e jashtëzakonshme dhe se do të na mungojë”, deklaroi Clinton, duke shtuar se nuk ka asnjë këshillë për Merkelin dhe se e meriton një pushim shumë të gjatë, pas 16 vitesh në pozicionin më të lartë politik në Gjermani.

Merkel është shprehur do të largohet nga politika, pas zgjedhjeve të ardhshme federale në vitin 2021, ndërsa po nxehet gara mes anëtarëve të partisë Unioni Kristian-demokrat, për postin e saj.

Trumpi, sonte konferencë shtypi për koronavirusin

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se do të mbajë një konferencë shtypi sonte në mbrëmje për koronavirusin, ku do të marrin pjesë përfaqësues të Qendrës amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve.

Njoftimi vjen pas kritikave që Presidenti u bëri mediave për mbulimin e sëmundjes, duke nënkuptuar se ato po përpiqen ta zmadhojnë problemin.

Duke veçuar rrjetet Comcast dhe CNN, ai tha në Twitter se media e lajmeve të rreme po bën gjithçka është e mundur që gjendja e virusit të duket sa më keq. “SHBA janë në formë të shkëlqyer!” tha presidenti.

Ai shkruante se Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve dhe Administrata janë duke bërë një punë të shkëlqyer në trajtimin e koronavirusit, duke përfshirë “mbylljen shumë herët të kufijve të SHBA ndaj zonave të caktuara të botës”.

Dje, zyrtarë amerikanë të shëndetësisë paralajmëruan amerikanët të përgatiten për një përhapje të mundshme të koronavirusit.

“Çrregullimet në jetën e përditshme mund të jenë të rënda” në SHBA, paralajmëroi të martën në një konferencë shtypi Nancy Messonnier, drejtore e Qendrës Kombëtare të Imunizimeve. Shkollat në disa zona mund të detyrohen të mbyllen, po ashtu edhe bizneset, tha ajo.

“Çështja nuk është nëse do të ndodhë në SHBA, por kur do të ndodhë,” tha zonja Messonier. zëri i amerikës

Pas shfajësimit nga Senati, Presidenti Trump e kthen vëmendjen tek rizgjedhja

Që kur Senati votoi për shfajësimin e tij, Presidenti Donald Trump ka vënë në shënjestër ata që i dolën kundër gjatë procesit për shkarkimin e tij, u ka bërë favore aleatëve dhe ka vazhduar të përfshijë njerëz besnikë të tij në administratë. Zëri i Amerikës i hedh një vështrim përpjekjeve të Presidentit për të konsoliduar pushtetin, ndërsa bëhet gati për betejën për rizgjedhje.

Para simpatizantëve që brohorisnin, Donald Trumpi drejtoi limuzinës e blinduar presidenciale në pistën a garës së makinave Daytona 500 fundjavën e kaluar, hera e parë që një president amerikan e bën një gjë të tillë.

“Presidentit Trump i pëlqejnë gjestet mëdha, lëvizjet e guximshme dhe kjo e ka karakterizuar gjithë personalitetin e tij publik, edhe kur ishte një qytetar privat”, thotë Matthew Continetti i Institutit Amerikan “Enterprise”.

Mes këtyre lëvizjeve të guximshme kohët e fundit, ka qenë presioni ndaj prokurorëve federalë për të reduktuar dënimin e ish-këshilltarit të tij politik, Roger Stone, që është shpallur fajtor se ka gënjyer hetuesit, pengimi i Kongresit dhe frikësimi i dëshmitarëve në rastin e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

“E trajtuan shumë keq, nëntë vjet burg rekomanduar nga katër vetë që ndoshta ishin njerëzit e Muellerit. Nuk di se cilët ishin këta prokurorë”, tha ai duke folur për rastin e ish-këshilltarit, Roger Stone.

Presidentët rrallë komentojnë për çështjet ende të hapura, për të shmangur perceptimin se po ndikojnë në procesin ligjor. Por Presidenti Trump ka bërë të kundërtën.

Ai mbrojti gjithashtu shkarkimin e ambasadorit amerikan në Bashkimin Evropian, Gordon Sondland dhe Alexander Vindmanit, Drejtorin për Çështjet Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Të dy ata dëshmuan kundër presidentit në gjyqin për shkarkimin.

“Sjellja e tij pas shfajësimit nga Senati, konfirmon shqetësimin më të madh që kanë njerëzit për të: se ai nuk ka temperamentin që njerëzit do të donin të shihnin tek një president. Njerëzit nuk duan një president me sjellje hakmarrëse”, thotë Geoffrey Garin, një specialist demokrat sondazhesh.

Përkrahësit e Presidentit, i hedhin poshtë këto kritika dhe thonë se ai po shpërblen besnikërinë politike, ashtu siç bëjnë të gjithë presidentët. Pas tre vjetësh në detyrë, zoti Trump vazhdon të dëshmojë se vlerëson besnikërinë personale, duke spastruar Këshillin e Sigurisë Kombëtare nga personeli i ish-presidentit Obama dhe duke risjellë ish-drejtoren e komunikimeve, Hope Hicks si këshilltare dhe ish-ndihmësin personal John McEntee për të mbikqyrur Zyrën e Personelit të Presidentit.

“Ai do që ta rrethojë veten me njerëz tek të cilët ka besim dhe përpiqet që të mos ketë të bëjë me njerëz që nuk i njeh, apo njerëz që ishin në administratë që para tij, që i kanë dalë kundër në çdo hap që kur u bë president”, thotë zoti Continetti.

Presidenti Trump po shpreson gjithashtu se ekonomia e fortë do ta ndihmojë të rizgjidhet, megjithëse disa nga përkrahësit e tij nuk e pëlqejnë stilin e tij të komunikimit pa doreza.

“Askush nuk e bën më të qartë argumentin për problemet me karakterin e Presidentit Trump, sesa ai vetë. Njerëzit e shohin çdo ditë. Dhe në sondazhet tona ne shohim se një numër i konsiderueshëm votuesish që thonë se janë dakord pak a shumë me të përsa i takon çështjeve të ndryshme, por jo me mënyrën se si sillet”, thotë zoti Garin.

Ndërsa kanë mbetur tetë muaj deri në zgjedhjet presidenciale, presidenti Trump po bën fushatë intensivisht, duke bërë tubime me simpatizantët e tij çdo javë dhe po mbledh fonde, që deri tani kanë arritur shifrën 200 milionë dollarë.

Megjithatë, Grenell do të mbetet pa postin e Ambasadorit në Berlin

Richard Grenell shpejt mund të mbetet pa postin e Ambasadorit të Amerikës në Gjermani. Njeriu më i fuqishëm i botës, Donald Trump, ka thënë se do të emërojë një ambasador të ri në Berlin pasi Grenell është emëruar Shef i Agjencive të Sigurisë Kombëtare në SHBA. Nëse dihet nëse Grenell do të mbetet edhe pa pozitën e të Dërguarit Special të Trumpit në dialogun Kosovë-Serbi.

“Do ta emëroj një ambasador në Gjermani”, iu ka thënë Trumpi gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, para se të nisej për një udhëtim në Indi.

Derisa ishte ambasador në Gjermani, Grenell ishte emëruar i dërguari i posaçëm i SHBA’së për bisedimet Kosovë – Serbi.

Trump të dielën ka deklaruar se ka në mendje pesë kandidatë për pozitën e shefit të inteligjencës amerikane, njëri prej të cilëve do të bëhet drejtor i përgjithshëm.

“Në një të ardhme jo edhe aq të largët, do t’i bëjmë të ditur emrat e këtyre kandidatëve”, ka thënë Trump./Express

Trumpi: Ambasadori Grenell do të vazhdojë angazhimin në bisedimet Kosovë-Serbi

Ardita Dunellari

Presidenti Trump e konfirmoi këtë të dielë në Shtëpinë e Bardhë, pasi u pyet nga Zëri i Amerikës se si ndikon emërimi i Ambasadorit Grenell si kreu në detyrë i shërbimeve inteligjente amerikane, ndërkohë që është edhe ambasador në Gjermani dhe ndërmjetës në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit.

Presidenti tha se zoti Grenell do të vazhdojë në detyrën e dërguarit amerikan për Kosovën dhe Serbinë:

Ambasadori do të vazhdojë pasi po bën një punë shumë të mirë. Ai i njeh mirë zyrtarët. Ka bërë punë fantastike. Do ta vazhdojë. Të gjithë thonin se ishte një marrëveshje e paarritshme por ai e realizoi. Ishte dicka shumë pozitive për këto të dyja vende“, tha presidenti duke iu referuar marrëveshjes së fundit për rihapjen e transportit hekurudhor e rrugor Kosovë-Serbi.

Presidenti i bëri komentet në Shtëpinë e Bardhë para se të nisej për vizitën e tij në Indi.

Bernie Sanders shënon fitore të madhe në Nevada

Kandidati demokrat Bernie Sanders ka betonuar pozitën e favoritit në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara që do të mbahen në nëntor.

Sipas rezultateve të hershme, Sanders pritet të shënojë fitore të madhe në Nevada, por një proces i gjatë është ende përpara konfirmimit të të nominuarve.

Rezultatet preliminare tregojnë se ish-zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden ka shënuar rezultat më të mirë në Nevada sesa në Ajoa dhe Nju Hempshir.

Deri tash, me 50 përqind të votive të numëruara, Sanders ka fituar 47 përqind të votive duke lënë prapa Bidenin me 19 përqind. Pete Buttigieg ka deri tash 15 përqind dhe Elizabeth Warren 10 përqind.

Kandidatët që kanë fituar më shumë se 15 përqind të votave do të emërohen delegatë, që do të marrin pjesë në konventën e partisë në korrik për të mbështetur të nominuarin e demokratëve.

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara do të mbahen më 3 nëntor dhe nga Partia Republikane, presidenti aktual, Donald Trump, do të garojë edhe për një mandat. rel

SHBA, prej 24 shkurtit rregulla të reja për emigrantët

Ardita Dunellari

Më 24 shkurt administrata Trump do të nisë zbatimin e rregullave të reja për emigrantët që janë përfitues të programeve për ndihmë shtetërore në Shtetete e Bashkuara. Rregulli i ri do të ndikojë në procesin e marrjes së vizës emigruese ose leje të përhershme qëndrimi në Shtetet e Bashkuara nga qytetarë të vendeve të huaja me të ardhura të vogla. Muajin që shkoi ky rregull mori dritën e gjelbër nga Gjykata e Lartë amerikane.

Rregullat e reja u japin autoritet zyrtarëve të emigracionit të refuzojnë aplikimet për ndihma në para ose forma tjera të asistencës nga Shtetet e Bashkuara.

“Ata që kanë më shumë pasuri janë më pak në rrezik, ndërsa ata që janë më pak të shkolluar, që kanë familje të mëdha ose të hyra të vogla janë në rrezik të refuzohen”, tha Marg Greenberg nga Instituti për Politike të Emigracionit.

Analisti Greenberg thotë se aplikantët nga shtete të varfa, me popullësi jo të bardhë janë në rrezik të refuzimit të vizave ose lejes së përhershme të qëndrimit, e njohur si karta e gjelbër.

“Kjo do të ketë ndikim më të madh negativ tek përfituesit e kartës së gjelbër nga Meksika, Amerika qëndrore ose Karaibet, krahasuar me Evropën, Australinë ose Zelandën e Re”, tha ai.

Mbështetësit e rregullit nuk e shohin atë si paragjykues.

“Është rregull neutral që aplikohet tek njerëzit e çdo race, është e njëjta për çdo vend. Nëse jeni një person i pasur i një race në një vendi, ju do të jeni më mirë krahasuar me një person të një race tjetër dhe vendi tjetër”, tha zoti Howell nga Fondacioni Heritage.

Më pak viza dhe leje të përhershme qëndrimi pritet të miratohen me rregullin e ri.

Sipas Departamentit të Sigurisë Kombëtare, aplikuesve u rriten mundësite për vizë emigruese pasi shfaqin dëshmi të pasurive financiare, të hyrave, dëshmi të sigurimeve private shëndetësore, oferta punësimi në ShBA apo zotimin për mbështetje financiare nga dikush jashtë Shteteve të Bashkuara.

Disa këtë e shohin si mundësi për të ruajtur fondet publike dhe përmirësimin e tregut të punës për amerikanët.

Korporata të mëdha amerikane cilësuan rregullin si pengesë për punëdhënësit amerikanë që duan të angazhojnë talentë të huaj.

Rregulli po hyn në fuqi pasi drejtori i zyrës së menaxhmentit dhe buxhetit në administratën Trump, Mick Mulvaney, u citua të thotë se ShBA ka nevojë për emigrantë të ligjshëm.

Të hënën fillon zbatimi i rregullit në të gjitha shtetet amerikane, përveç Ilinoit, që është në pritje të vendimit nga gjykata federale.

Presidenti Trump largon numrin dy të Zbulimit Kombëtar

Shtëpia e Bardhë ka bërë një tjetër ndryshim në drejtimin e zyrës së Zbulimit Kombëtar, duke larguar numrin dy të kësaj zyre, vetëm një ditë pas largimit të kreu të saj.

Agjencia e Zbulimit Kombëtar njoftoi të premten në mbrëmje largimin zëvëndës drejtorit Andrew Hallman, me një eksperiencë 30 vjeçare brenda komunitetit amerikan të zbulimit.

Largimi i zotit Hallman pason atë të ish-Drejtorit në detyrë të Zbulimit Kombëtar Joseph Maguire. Presidenti Donald Trump e largoi këtë të fundit nga detyra pas një seance të klasifikuar informimi të ligjvënësve lidhur me sigurinë e zgjedhjeve që përfshinte përpjekjet e Rusisë për t’u përzier në zgjedhjet presidenciale të muajit nëntor.

Sipas gazetave “Washington Post” dhe “New York Times” presidenti ishte i shqetësuar se zyrtarët kishin dhënë informacione që mund të përdoreshin kundër tij. zëri i amerikës

Sanders paralajmëron Putinin: Qëndro larg zgjedhjeve në SHBA

Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Bernie Sanders

Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Bernie Sanders, ka dënuar përpjekjet e raportuara të Rusisë për të ndihmuar në fushatën e tij zgjedhore, duke ju thënë të qëndrojnë larg zgjedhjeve amerikane.

Sanders tha se disa zyrtarë amerikanë i kishin thënë muajin e kaluar për përpjekjet e Rusisë që të ofrojë ndihmë në fushatën e tij.

Gjatë një fjalimi në Bakersfield të Kalifornisë, Sanders tha se nuk është e qartë mënyra se si Rusia ka dashur të ndërhyjë në zgjedhje, por theksoi se ka refuzuar fuqishëm cdo përpjepkje për ndërhyrje.

Ai ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin, për autokraci dhe përpjekje për të sjellur përçarje në SHBA.

Sanders konsiderohet garuesi kryesor nga ana e demokratëve për zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Ndërkaq, presidenti Trump, gjatë fushatës në Nevada, tha se ndërhyrja ruse është propagandë e nisur nga demokratët.

Më 2016, intelegjenca amerikane kishte raportuar se Rusia ka përdorur një strategji të sulmeve kibernetike përmes lajmeve të rreme kundër kandidates demokrate, Hillary Clinton.

Një vit më vonë, ish-drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve, u zgjodh Këshilltar i Posaçëm për të udhëhequr procesin e hetimeve ndaj Trump.

Më 2019, Mueller kishte dorëzuar një raport 448 faqesh përmes të cilit nuk është vërtetuar ndërhyrja ruse në zgjedhje. rel

Pas paralajmërimeve për Rusinë, Presidenti Trump shkarkoi kreun e Zbulimit Kombëtar

Mediat amerikane njoftojnë se Presidenti amerikan Donald Trump mori vendimin për të larguar zyrtarin e tij më të lartë të shërbimeve të zbulimit, pas një seance të klasifikuar informimi të ligjvënësve për sigurinë e zgjedhjeve.

Washington Post dhe New York Times thanë të enjten se presidenti ishte i irrituar pasi mësoi për informimin e javës së kaluar për anëtarët e Komitetit të Zbulimit, i shqetësuar se zyrtarët kishin dhënë informacione që mund të përdoren kundër tij.

Presidenti Trump më pas e thirri Drejtorin në detyrë të Sigurisë Kombëtare Joseph Maguire në zyrën e tij të nesërmen, kur përfundimisht vendosi ta zëvendësojë.

Drejtori në detyrë i Zbulimit Kombëtar, Joseph Maguire, duke dëshmuar para Komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve (26 shtator 2019)
Drejtori në detyrë i Zbulimit Kombëtar, Joseph Maguire, duke dëshmuar para Komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve (26 shtator 2019)

Ishte një zhveshje” e Maguire, i tha një burim, duke folur në kushtet e anonimitetit, gazetës The Washington Post. “Kjo ishte katalizatori“.

Sipas New York Times, zemërimi i presidentit u nxit nga një vlerësim i njërës prej ndihmëseve të larta të zotit Maguire, Shelby Pierson, e cila u tha ligjvënësve se Rusia ka qenë duke ndërhyrë në fushatën presidenciale amerikane për vitin 2020, duke synuar rizgjedhjen e tij.

Zyrtarët pranë Zyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare dhe zyrës së saj të sigurisë zgjedhore nuk pranuan të komentojnë kur u kontaktuan nga Zëri i Amerikës.

Një kërkesë për koment drejtuar Shtëpisë së Bardhë gjithashtu nuk mori përgjigje, por reagimi nga ligjvënësit demokratë ka qenë i shpejtë.

Jam shumë i shqetësuar,” tha Kryetari i Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Dhomës së Përfaqësuesve, Bennie Thompson në një deklaratë të enjten vonë.

Presidenti e vendos egon mbi vendin“, shtoi ai. “Duke shkarkuar drejtorin në detyrë të zbulimit kombëtar, Maguire, sepse stafi i tij i dha Kongresit konkluzionet e sinqerta të Komunitetit të Inteligjencës në lidhje me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, presidenti nuk po refuzon vetëm të mbrohet kundër ndërhyrjeve të huaja, ai po e fton atë.”

ish-prokurori i posaçëm Robert Mueller hetoi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane
ish-prokurori i posaçëm Robert Mueller hetoi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane

Marrëdhënia e ashpër midis Trump dhe agjensive të inteligjencës amerikane daton në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, kur komuniteti i inteligjencës konkludoi se, “[Presidenti rus Vladimir] Putin dhe qeveria ruse aspiruan të ndihmojnë shanset për t’u zgjedhur të presidentit Trump me çdo mundësi“, kanë shkruar në një raport jo të klasifikuar të publikuar në vitin 2017, agjensitë kryesore të zbulimit amerikan.

Këto përfundime u mbështetën nga një raport në Prill 2019 nga këshilltari special Robert Mueller, i cili konstatoi se, “qeveria ruse konkludoi se do të përfitonte nga një presidencë Trump dhe punoi për ta siguruar këtë rezultat“.

Por, Presidenti Trump vazhdimisht ka mohuar çdo ndërhyrje ruse, duke iu referuar mohimeve të Putinit.

Ai tha që nuk ndërhyri (në zgjedhje)”, u tha Trump gazetarëve pas një bisede me Putinin në Vietnam. “Ai tha që nuk ndërhyri. Unë e pyeta përsëri. Nuk mund ta pyes pa fund“.

Megjithatë, zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë thënë, në mënyrë të përsëritur, se jo vetëm që Rusia ndërhyri në zgjedhjet e vitit 2016, por se e bëri këtë përsëri në 2018 dhe se do të ndërhynte gjithashtu në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. zëri i amerikës

Ish-neonazisti flet për rrezikun e nacionalizmit të bardhë

Christian Picciolini

Drejtori i FBI-së Christopher Wray e cilësoi kohët e fundit ekstremizmin e dhunshëm të motivuar nga raca ose përkatësia etnike një “përparësi kryesore, në të njëjtin nivel me ISIS-in”.

Dhe sipas një ish-anëtari të një grupi urrejtjeje, këto grupe ekstremiste po përdorin taktika të ISIS-it për të rekrutuar anëtarë të rinj, shpesh në moshë të re, të influencueshëm dhe adoleshentë që kanë pakënaqësi.

“Në vitin 1987, u rekrutova nga grupi i parë neonazist i Amerikës”, thotë Christian Picciolini.

Dëshmia e tij në Kongres në vitin 2019, ishte hapi më i fundit në transformimin e tij që filloi që kur ishte një adoleshent i pakënaqur nga një familje e ngrohtë emigrantësh.

“Doja të gjeja një ndjesi identiteti, komuniteti, qëllimi, por në periferi të shoqërisë, pasi kisha qenë viktimë e bulizmit për 14 vjet. Dhe gjeta një kuptim. Një burrë më gjeti në një rrugicë duke pirë marijuanë, ai ma mori, më pa në sy dhe tha se këtë donin komunistët dhe hebrenjtë, që të isha i dobët. Të them të drejtën në moshën 14 vjeçare nuk e dija se çfarë ishte një komunist dhe nuk kisha takuar ndonjëherë një hebre. Por m’u duk se ishte hera e parë në jetë që dikush më shihte, përfshirë veten time”, thotë Picciolini.

Ai qendroi me atë grup për tetë vjet.

“Në vitin 1995 hapa një dyqan ku shisja disqe me muzikë raciste, që i importoja ose i bëja vetë. Por përveç tyre, shisja edhe lloje të tjera muzike, si punk rock, hip hop, heavy metal dhe fillova për herë të parë të takoj njerëz që ishin hebrenj, afrikano-amerikanë, homoseksualë dhe fillova të komunikoj me ta. Prandaj në këtë kohë fillova ta sfidoj demonizimin që po ndodhte në mendjen time me humanizim. U jam mirënjohës atyre njerëzve sepse a dinin se kush isha e megjithatë zgjodhën të më sfidojnë me dashuri, një dashuri që ma dhanë në momentin kur nuk e meritoja fare. Ishte momenti më i fuqishëm transformues për mua”, thotë ai.

Picciolini ka shkruar disa libra për transformimin e tij dhe krijuar një organizatë të quajtur “Free Radicals” për t’u ofruar të rinjve një alternativë më të mirë sesa tërheqja e ekstremizmit.

“Ajo që shoh sot me nacionalizmin e bardhë është shumë e ngjashme me atë që pashë ditët e para me al-Kaidën dhe ISIS-in. Taktikat e propagandës janë të njëjta, përdorimi i videove propagandistike të cilësisë së lartë, duke përçuar mesazhin e shpresës për lavdi, nëse bashkohesh me betejën”, thotë ai.

Picciolini thotë se po përpiqet të bëhet personi që ai do të kishte dashur të takonte kur ishte 14 vjeç, shumë vite të shkuara. zëri i amerikës

Presidenti Trump emëron Ambasadorin Grenell në krye të Zbulimit Kombëtar

Presidenti Trump konfirmoi se po emëron ambasadorin amerikan në Gjermani Richard Grenell si Drejtor në detyrë të Zbulimit Kombëtar.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i tha Zërit të Amerikës se ai do të vazhdojë të mbajë edhe postin e Ambasadorit në Gjermani. Richard Grenell është i dërguar i Presidentit Trump për bisedimet Kosovë Serbi.

Presidenti e bëri njoftimin të mërkurën vonë në Twitter, pak orë pasi lajmi u bë i ditur nga disa media amerikane.

“Jam i kënaqur të njoftoj se Ambasadori ynë shumë i respektuar në Gjermani, @RichardGrenell, do të bëhet Drejtor në Detyrë i Zbulimit Kombëtar.” “Rick (Richard Grenell) ka përfaqësuar vendin tonë jashtëzakonisht mirë dhe mezi pres të punoj me të,” shkruante Presidenti Trump në Twitter.

Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar shërben si mbikqyrëse e Komunitetit të Shërbimeve të Inteligjencës që përbëhet nga 16 agjenci të ndryshme zbulimi, më e nohura prej të cilave është CIA. Kjo zyrë u krijua pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001, për të bashkërenduar punën e agjencive të zbulimit.

CNN njoftoi se Ambasadori Grenell kishte shprehur prej kohe dëshirën për t’u larguar nga posti në Gjermani dhe për të shkuar në sektorin privat, ose në një post tjetër qeveritar. Ambasadori Grenell njihet si përkrahës i fortë i Presidentit Trump.

Posti i Drejtorit të Zbulimit Kombëtar duhet të konfirmohet nga Senati. Nuk është e qartë nëse Ambasadori Grenell do të marrë miratimin për t’u konfirmuar në këtë post, pasi shumë senatorë kanë shprehur rezerva për shkak të punës së tij në Gjermani.

Trumpi: E di se kush është autori anonim

Presidenti amerikan Donald Trump tha të martën se ai e di se kush është zyrtari i administratës i paraqitur si anonim që shkroi një ese në gazetën New York Times dhe më vonë një libër kritik për presidentin.

I pyetur për autorin, të cilit në Uashington i referohen si “anonimi”, Presidenti Trump u tha gazetarëve jashtë avionit Air Force One: “Unë e di kush është. Nuk mund t’jua them emrin, por e di kush është”.

Identiteti i anonimit mbetet i panjohur për publikun. Në shtator 2018, ai botoi një opinion në gazetën New York Times, dhe në vitin 2019 publikoi librin e quajtur “A Warning”. (Një paralajmërim).

Presidenti Trump, i cili vazhdimisht e kritikon median amerikane, bëri thirrje për një hetim nga Departamenti i Drejtësisë për gazetën New York Times dhe tha se po mendonte të merrte masa kundër gazetës pas botimit të opinionit.

Disa zyrtarë të njohur të administratës Trump, duke përfshirë sekretarin e shtetit Mike Pompeo dhe sekretarin e mbrojtjes në atë kohë Jim Mattis, kanë mohuar se janë “anonimi”.

Autori anonim shkruante se përpjekja e një rrethi të ngushtë zyrtarësh për ta hequr zotin Trump nga presidenca u hodh poshtë për të shmangur një krizë kushtetuese.

Megjithëse libri ishte në serinë e më shiturve për javë të tëra, kritikët e quajtën autorin oportunist dhe njeri pa kurajon për të dalë hapur. zëri i amerikës

Bloomberg kualifikohet për debatin e demokratëve

Ish-kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Michael Bloomberg është kualifikuar për debatin e ardhshëm presidencial të demokratëve, hera e parë që ai do të marrë pjesë në garat e tyre për t’u përballur me Presidentin Trump në zgjedhjet e nëntorit.

Një sondazh i ri i NPR / PBS NewsHour / Marist, i publikuar të martën, e nxjerr zotin Bloomberg të dytin me 19% mbështetje, pas senatorit nga Vermonti, Bernie Sanders, i cili kryeson me 31%.

Paraqitja e mirë e Bloombergut e ndihmoi atë të arrinte mbështetjen mesatare prej 10% në të paktën katër sondazhe kombëtare, që është kusht i partisë demokrate për të marrë pjesë në debatin e së mërkurës në shtetin Nevada.

Megjithatë zoti Bloomberg i ka fokusuar përpjekjet në 14 shtetet që do të zhvillojnë zgjedhje paraprake më 3 mars.

Ish-nënpresidenti Joe Biden ishte i treti në sondazh me 15% mbështetje, i pasuar nga senatorja nga Masaçusetsi, Elizabeth Warren me 12%, ajo nga Minesota Amy Klobuchar me 9% dhe ish-kryebashkiaku i South Bendit, Pete Buttigieg me 8%.

Ndërsa Bloomberg është ngritur në sondazhe pas hyrjes në garë me vonesë, ai është bërë objekt i goditjeve të ashpra nga rivalët e tij demokratë, si dhe Presidenti Trump, i cili e talli atë javën e kaluar duke e quajtur një “masë të energjisë së vdekur”, dhe “Mini Mike (Majku i vogël)” për shtatin e tij të shkurtër.

Nga ana tjetër, Bloomberg e quajti Presidentin Trump “një klloun,” duke shtuar: “Në anët tona, ne e masim gjatësinë nga qafa e lart”.

Kundërshtarët demokratë e kanë akuzuar zotin Bloomberg, i cili thuhet se ka një pasuri prej 62 miliardë dollarë, se është përpjekur të blejë emërimin e partisë. Bloomberg raportohet se ka harxhuar gati 400 milionë dollarë nga paratë e tij për reklama fushate, dhe ka punësuar qindra punonjës fushate përpara votimit të 3 marsit, që njihet si Super e Marta, kur ai do të jetë në votim.

Bloomberg e bëri pasurinë kur ishte themelues i kompanisë së informacionit të biznesit që mban emrin e tij dhe gjithashtu faqen e internetit Bloomberg News.

Sanders, një demokrat i vetë-shpallur socialist, ka sulmuar gjithnjë e më shumë zotin Bloomberg, i cili ishte kryetar i bashkisë së Nju Jorkut nga viti 2002 deri në vitin 2013.

“Kryebashkiaku Bloomberg, me të gjitha paratë e tij, nuk do të krijojë llojin e entuziazmit dhe energjisë që na duhet dhe në pjesëmarrjen e votuesve që duhet të kemi për të mposhtur (Presidenit) Donald Trump”, tha Sanders në një tubim.

Sanders sulmoi politikën “raciste” të Bloombergut për arrestimet pas “ndalimeve dhe kontrolleve” të njerëzve në lagjet me krime të larta në lagjet e Nju Jorkut kur ishte kryetar bashkie, një politikë për të cilën Bloomberg ka kërkuar falje.

Një video regjistrim i vitit 2015 u publikua javën e kaluar, ku Bloomberg thoshte se mënyra më e mirë për të zvogëluar dhunën me armë tek të rinjtë e pakicave ishte t’i “hidhnin ata përpara një muri dhe t’i kontrollonin”.

Bloomberg e pranoi gjatë fundjavës, “Kohën e fundit kam marrë shumë kritika për poltikën “ndalo dhe kontrollo”, por unë e mbrojta atë shumë gjatë sepse nuk e kam kuptuar plotësisht dhimbjen që shkaktoi padashje tek familjet e të rinjve afrikano-amerikanë dhe ata të pakicave të tjera. Duhet të kisha vepruar më shpejt, dhe ta kisha ndaluar atë. Por nuk e bëra, dhe kërkova falje për këtë”.

Biden, në emisionin Meet Press të kanalit NBC të dielën, tha: “Gjashtëdhjetë miliardë dollarë mund t’ju blejnë shumë reklama, por nuk mund të fshijnë historinë e vendimeve tuaja.”

Në të njëjtin emision, Klobuchar tha: “Ai thjesht nuk mund të fshihet pas reklamave televizive. Unë nuk mund ta mposht atë në reklama, por mund ta mposhtë në debat, dhe mendoj se njerëzit e Amerikës e meritojnë këtë për të vendosur (se cilin kandidat do të votojnë).”

Bloomberg gjithashtu ka nxitur një kontroll më të hollësishëm të historisë së tij nga media kryesore amerikane. Gjatë fundjavës, gazeta The Washington Post publikoi një histori të gjatë për komentet seksiste të Bloombergut, që kishin në shënjestër gratë që punonin në kompaninë e tij të shërbimeve financiare.

Këshilltarja Presidentit Trump Kellyanne Conway i tha emisionit Fox News Sunday se, “Mënyra se si Michael Bloomberg trajtonte punonjësit, punonjëset, të cilat ishin nën udhëheqjen e tij, të cilat po mbështeteshin tek ai për jetesën e tyre, për përfitimet e tyre shëndetësore, për pensionet e tyre, ishte bazuar në një lloj kulture me vend pune të pasigurt, ku ndiheni sikur po ngacmoheni për shkak të gjinisë suaj. Kjo është problematike. Unë mendoj se do të dëgjoni më shumë për këtë”.

Fushata zotit Bloomberg mohoi disa nga citimet që i atribuohen në rrëfimin e gazetës, ndërsa kandidati ofroi një koment më të përgjithshëm për qëndrimin e tij ndaj grave profesionale në vendin e punës.

“Unë jam mbështetur tek udhëheqja e tyre, këshillat e tyre dhe kontributet e tyre,” shkroi ai në Twitter. “Siç e kam demonstruar gjatë gjithë karrierës time, unë gjithmonë do të jem kampion për gratë në vendin e punës”.

Sa për sulmet e papritura, fushata e zotit Bloomberg ishte e zhgënjyer.

“Nuk është për t’u habitur që ndërsa Mike vazhdon të rrisë mbështetjen në sondazhe, kandidatët e tjerë, përfshirë (Presidentin) Donald Trump, fillojnë të nervozohen”, tha ai./ zëri i amerikës

Miliarderi Bloomberg intensifikon fushatën presidenciale

Ish kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, miliarderi Michael Bloomberg ishte i fundit mes kandidatëve demokratë që hyri në garën presidenciale dhe i vetmi kandidat që ende nuk ka marrë pjesë në debatet e demokratëve. Amerikanët mësojnë për axhendën dhe platformën e tij nga reklamat politike që ai vetë i financon. Kohët e fundit, zoti Bloomberg hapi një zyrë të re në Harlem, zyra e parë e fushatës së tij në shtetin e Nju Jorkut.

Në Rrugën 125 të Harlemit, në qytetin e Nju Jorkut ndodhet zyra e re e fushatës së kandidati presidencial Mike Bloomberg.

Zyra ende nuk është përfunduar nga brenda, por hapja zyrtare e saj është bërë.

“Unë jetoj këtu afër, shoh se ai po vendoset në Harlem, që është gjë e mirë, ai është i angazhuar me komunitetin. Kam qenë aktiv në fushatën e kandidates Kamala Harris, për fat të keq, ajo u tërhoq nga gara sepse nuk u angazhua sa duhet. Të shohim se çfarë do të ndodhë!”, thotë një banor i Harlemit.

Për të marrë emërimin e Partisë Demokrate si kandidat për President, Bloomberg do të ketë nevojë për mbështetjen e votuesve afrikano-amerikanë, të cilët janë një grup i konsiderueshëm në zgjedhjet paraprake të demokratëve.

Politika e ndalimit dhe kontrollimit e zbatuar nga administrata e zotit Bloomberg, kur ai ishte kryetar i bashkisë së Nju Jorkut, një ligj që lejonte policinë të ndalonte dhe të kontrollonte njerëzit për armë dhe kontrabandë, vuri në shënjestër anëtarët e komuniteteve pakicë.

Mënyra se si ky ligj u zbatua u shpall antikushtetuese nga Gjykata Federale e Nju Jorkut.

Pas hyrjes në garën presidenciale, Bloomberg kërkoi falje për veprimet e tij të së kaluarës. Qëllimi i tij më i madh tani, thotë ai, është të frenojë Presidentin Donald Trump.

“Përparësia ime e parë është të heq nga pushteti Donald Trumpin. Po shpenzoj të gjitha paratë e mia për të hequr Trumpin. Doni që unë të shpenzoj më shumë, apo më pak?”

Bloomberg tashmë ka shpenzuar dhjetëra miliona dollarë për reklama televizive dhe është gati të shpenzojë deri në një miliard dollarë të parave të tij në garën për president.

Mesatarisht, ai shpenzon rreth 3 milionë në ditë për fushatën.

Megjithatë, shumë njerëz e shohin strategjinë e Bloomberg-ut si një dëshirë për të “blerë demokracinë”.

“Ne nuk kemi nevojë për para. Ne kemi nevojë për një udhëheqës! Dikush që do të na çojë në një vend të mirë. Bloombergu mendon se më shumë para mund ta sjellin atë në këtë pozitë”, thotë një banore e Nju Jorkut.

Por këshilltari politik Hank Sheinkopf thotë se pozicioni centrist i Bloombergut mund të funksionojë.

“Mike Bloomberg nuk merr vendime pa bërë kalkulime, ai ka mbaruar studimet për inxhinieri. Ai ka një ide për çdo gjë që bën. Nëse nuk fiton dot, ai me siguri do të jetë në gjendje të ketë ndikim në rezultatin e zgjedhjeve në vjeshtë.”

Pavarësisht se nuk ka marrë pjesë në debatet e demokratëve, Bloomberg po fiton terren. Sipas sondazheve, tani ai është kandidati i pestë më i njohur i demokratëve pas konkurrentëve Joe Biden, Bernie Sanders, Elizabeth Warren dhe Pete Buttigieg.

Bloomberg ka marrë një mbështetje të madhe nga Judge Judy, një personazh i famshëm amerikan, e cila drejton një emision televiziv popullor që merret me zgjidhjen e çështje të vogla juridike. zëri i amerikës

Presidenti Trump dhe vija që ndan politikën nga zbatimi i ligjit

Michael Brown

Në SHBA, William Barr, kreu i Departamentit të Drejtësisë (ose Prokurori i Përgjithshëm, siç njihet këtu), tha të enjten se tweet-et e Presidentit Trump në lidhje me departamentin që ai drejton dhe çështjet që shqyrton “ma bëjnë të pamundur të kryej punën time”, siç u shpreh ai. Komentet vijnë në një kohë që Departamenti i Drejtësisë është përfshirë në polemika mbi afatin e burgimit që duhet t’i jepet njërit prej miqve të zotit Trump, të cilin gjykata e ka shpallur fajtor.

Deklarata bombë vjen nga njëri prej anëtarëve më të besuar të kabinetit të presidentit Trump.

Ajo bëhet pak ditë pasi Departamenti i Drejtësisë, i kryesuar nga Prokurori i Përgjithshëm William Barr, rrëzoi prokurorët e vet dhe rekomandoi një dënim më të lehtë me burg për një mik të hershëm të zotit Trump.

Roger Stone u shpall fajtor se kishte gënjyer Kongresin, se kishte manipuluar dëshmitarët dhe kishte penguar drejtësisnë gjatë hetimit për ndërhyrjen e mundshme ruse në zgjedhjet e vitit 2016. Prokurorët kërkojnë një dënim të gjatë me burg për Roger Stone-in. Presidenti Trump e kundërshtoi rekomandimin e tyre dhe u shpreh në Twitter se kjo ishte “diçka e tmerrshme dhe shumë e padrejtë”.

Por, në një deklaratë të pazakontë, Prokurori i Përgjithshëm Barr tha në një intervistë për rrjetin ABC News se ka ardhur koha që Presidenti Trump të mos bëjë më tweet-e për çështjet penale të Departamentit të Drejtësisë.

“Të bësh deklarata publike dhe tweet-e për departamentin, për njerëzit në departament, për çështje që janë në pritje në departament dhe për gjyqtarët të cilëve u kemi paraqitur çështje për gjykim, kjo ma bën të pamundur të kryej punën time, e bën të pamundur të garantojmë gjykatat, prokurorët dhe departamentin se ne po e kryejmë punën tonë me integritet,” tha zoti Barr.

Megjithatë, Presidenti Trump u duk se e mbështeti prokurorin e përgjithshëm. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham, tha në një deklaratë se presidenti nuk u shqetësua nga komentet.

Rekomandimi që dhanë prokurorët për dënimin e mikut të vjetër të Presidentit u rrëzua nga zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë dhe kjo ka ngritur pikëpyetje për një presion politik të padrejtë të Shtëpisë Bardhë.

Një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë tha se vendimi për të rrëzuar atë që ai e quajti një rekomandim “ekstrem dhe të tepërt” u mor para se Presidenti Trump të komentonte në Twitter të martën në mëngjes.

Katër prokurorët dhanë dorëheqjen nga çështja Stone në shenjë proteste. Vëzhguesit thonë se shqetësimi kryesor është se mos po errësohet vija që ndan politikën nga zbatimi i drejtësisë.

“Ekziston një traditë e vjetër që prokurorët janë të pavarur nga autoritetet politike. Kjo bën që ata të jenë në gjendje të japin gjykime profesionale dhe të informuara, pa ndonjë ndërhyrje politike,” thotë Darrell West, i Institutit Brookings.

Vendimi përfundimtar për dënimin e Roger Stone-it do të merret nga një gjykatës federal dhe mund të shpallet qysh javën e ardhshme.

Ky është një tjetër episod polemikash për Prokurorin e Përgjithshëm William Barr, i cili vitin e kaluar e shfajësoi Presidentin Trump për pengim të drejtësisë lidhur me hetimin për Rusinë.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi shprehu pakënaqësi.

“Prokurori i Përgjithshëm e ka ulur veten në nivele të tilla,” tha ajo.

Zoti Barr do të përballet me ligjvënësit kur të dëshmojë në një komision të Kongresi në fund të marsit.

Trumpi sulmon ish shefin e stafit John Kelly

Presidenti amerikan Donald Trump sulmoi të enjten ish-shefin e tij të stafit, John Kelly, pasi ky i fundit mbrojti ndihmësin e shkarkuar të Këshillit të Sigurisë Kombëtare Alexander Vindman, i cili dëshmoi kundër presidentit disa javë më parë.

John Kelly, gjeneral në pension, i cili shërbeu si shef i stafit të Shtëpisë së Bardhë për 17 muaj, deri në fillim të vitit të kaluar, mbështeti nënkolonelin Vindman gjatë një fjalimi në një universitet të Nju Xhersit, ku shprehu kundërshtime edhe për disa politika dhe veprime të Presidentit Trump.

“Kur e hoqa John Kelly-n, gjë që mezi prisja ta bëja, ai e dinte fare mirë se e kishte mbushur kupën,” shkruante zoti Trump në Twitter të enjten.

“Puna si shef i stafit nuk ishte për të,” shkruante presidenti Trump. “Ai hyri me bujë, por doli me heshtje, por si shumë ish zyrtarë të tjerë, ai nuk e kupton situatën dhe nuk e mban dot gojën mbyllur, gjë që në fakt e ka detyrim ushtarak dhe ligjor ta bëjë. Gruaja e tij e fantastike, Karen, për të cilën kam shumë respekt, në një rast më tërhoqi mënjanë dhe më tha me insistim se ‘John-i ju respekton shumë. Kur nuk do të jemi më këtu, ai do të flasë vetëm mirë për ju’. Por nuk ndodhi kështu!”

Në komentet e së mërkurës mbrëma, John Kelly tha se nënkoloneli Vindman, si oficer ushtarak, “bëri pikërisht atë që ne i mësojmë ata të bëjnë nga djepi në varr. Ai shkoi dhe i tha shefit të tij atë që sapo kishte dëgjuar.”

Vitin e kaluar, Vindman u shprehu shqetësim eprorëve kur mësoi se Presidenti Trump i kërkoi Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskiy “një favor”, të niste hetime ndaj njërit prej rivalëve kryesorë të zotit Trump në fushatën prtesidenciale të vitit 2020, ish-nënpresidentit Joe Biden dhe djalit të tij Hunter Biden që punonte për një kompani gazi ukrainase.

Më pas, nënkoloneli Vindman në fund të vitit të kaluar u bë ndër dëshmitarët kryesorë kundër Presidentit Trump pasi demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve ngritën akuza ndaj presidentit, me synimin për ta shkarkuar atë.

“Ne i mësojmë ata: Mos zbatoni një urdhër të paligjshëm,” tha Kelly duke iu referruar nënkolonelit Vindman.

Vindman, së bashku me vëllain e tij binjak, Eugene Vindman, një tjetër nënkolonel që punonte në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, u shoqëruan nga Shtëpia e Bardhë të premten e kaluar dhe u kthyen në postet e tyre të mëparshme në Departamentin e Mbrojtjes. Kritikët kanë akuzuar Presidentin Trump se u tregua hakmarrës për heqjen e nënkolonelit Alexander Vindman, por presidenti e quajti atë “tepër të pabindur”.

Në fjalimin e së mërkurën, zoti Kelly tha se kishte pasur një numër mosmarrëveshjesh me Trump.

Ai mori në mbrojtje median, një objektiv i shpeshtë i zemërimit të zotit Trump; vuri në pikëpyetje vlerën e dy samiteve të presidentit me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un, dhe kritikoi vendimin e Presidentit për të falur një komando të marinsave, i dënuar për krime lufte. zëri i amerikës


Send this to a friend