VOAL

VOAL

AP, thirrje guvernatorit të Floridas: Ndal bulizmin ndaj gazetarit

Marrë nga Associated Press

Twitter ka bllokuar llogarinë e zëdhënëses së guvernatorit të Floridës, Ron DeSantis për shkeljen e rregulloreve kundër “sjelljes abusive” pasi agjencia e lajmeve Associated Press tha se sjellja e zyrtares bëri që një gazetar të bëhej objekt kërcënimesh e mesazhesh fyese.

Ndihmësja e zotit DeSantis, Christina Pushaw, nuk do të jetë në gjendje të përdorë Twitterin për 12 orë, tha një zëdhënëse e kompanisë.

Më parë të premten, një zyrtare e agjencisë së lajmeve i shkroi zyrës së zotit DeSantis që t’i kërkonte ndihmëses të ndalte “sjelljen abusive”.

“Ju (Twitter) nuk lejoni sekretaren e shtypit të një zyrtari të zgjedhur të komentojë në Twitter, por lejoni talebanët të postojnë komente që morën Afganistanin?” shkruante zonja Pushaw, duke shtuar se korporatat e fuqishme teknologjike shpesh u mbyllin gojën atyre që sfidojnë reflektimin falso të realitetit.

Zonja Pushaw hodhi poshtë akuzat se kishte nxitur pasuesit e saj të vinin në shenjestër gazetarin, megjithëse kishte ripostuar në llogarinë e saj një artikull të gazetarit, duke i shtuar komentin “vëreni përpara”. Komenti tani është fshirë.

Ajo kishte kundërshti ndaj një artikulli të gazetarit Brendan Farrington që raportonte se një ndër donatorët e fuqishëm të guvernatorit ishte investitor në kompaninë që prodhon ilaçin Regeneron kundër COVID-19, të cilit Guvernatori DeSantis i ka bërë shumë reklamë.

Ajo kishte shkruar se nëse ai nuk ndryshonte artikullin ajo “do ta demaskonte publikisht”.

Më pas ajo tha se komentet nuk ishin me qëllim për të nxitur kërcënime dhe sapo kishte mësuar se gazetari ishte shenjestruar kishte bërë thirrje të ndalte kjo sjellje. VOA

Biden: SHBA në Afganistan derisa të evakuohen të gjithë shtetasit amerikanë

Carla Babb

Presidenti amerikan Joe Biden u zotua se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë në Afganistan derisa të evakuohen të gjithë qytetarët amerikanë që duan të largohen, ndërsa ai këmbëngul në vendimin e tij për t’u tërhequr nga ky vend, pavarësisht kaosit të shkaktuar.

“Unë nuk mendoj se kjo mund të ishte trajtuar në një mënyrë që pas zhvillimeve atje të mund të rishqyrtohej çështja, por nuk e di se si mund të ndodhte një tërheqje pa patur njëfarë kaosi”, tha Presidenti Biden në një intervistë me gazetarin e kanalit ABC News, George Stephanopoulos. Ai nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve në lidhje me skenat e afganëve që ishin ngjitur në një avion amerikan ndërsa ai po nisej nga pista, duke i quajtur ato ngjarje që kishin ndodhur “ditë më parë”.

Presidenti theksoi se ushtria amerikane ka nën kontroll aeroportin dhe po evakuon mijëra njerëz me synim largimin e të gjithë atyre që kanë nevojë të evakuohen, si amerikanë ashtu edhe afganë, deri më 31 gusht.

Kur u pyet nëse trupat amerikane do të qëndronin më gjatë nëse Shtetet e Bashkuara nuk arrijnë të evakuojnë të gjithë njerëzit në afatin e 31 gushtit, Presidenti Biden tha: “Nëse ndodh kjo, ne do të analizojmë situatën për të mësuar se kush ka mbetur atje. Dhe nëse do të ketë shtetas amerikanë të paevakuuar, ne do të qëndrojmë atje derisa t’i nxjerrim ata nga vendi.”

Mospërfshirja e afganëve të rrezikuar dhe aplikantëve të Vizave Speciale të Imigrimit në përgjigjen e tij ka të ngjarë të shqetësojë mijëra njerëz që ende nuk janë evakuuar dhe aleatët e tyre amerikanë të cilët po përpiqen t’i evakuojnë ata.

Zyrtarët e Pentagonit thanë të enjten se ushtria amerikane ka evakuuar 7,000 njerëz në ditët e fundit, duke e çuar në 12,000 numrin total të personave të evakuuar që nga fundi i korrikut.

Shqetësimet po rriten nga njoftimet se afganët dhe shtetasit amerikanë kanë hasur në probleme për të arritur në aeroport për shkak të pikave të kontrollit të ngritura nga talibanët. Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë të komunikojnë me komandantët lokalë talibanë në terren për të lejuar kalimin e njerëzve nëpër këto pika kontrolli.

“Kjo ka të bëjë më shumë me identifikimin dhe vërtetimin e indentitetit, që ne mund ta bëjmë, të atyre njerëzve që duhet të kalojnë nëpër këto pika kontrolli. Dhe ne kemi parë shenja këtë mëngjes se ai proces po funksionon”, tha për gazetarët të enjten zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin u tha gazetarëve në Pentagon të mërkurën se trupat amerikane do të përqëndrohen në mbrojtjen e aeroporteve. Kaosi dhe paniku të hënën bllokuan trafikun ajror atje për orë të tëra dhe çuan në vdekje të shumta.

“Unë aktualisht nuk kam aftësinë për të dalë jashtë (aeroporteve) dhe për të zgjeruar operacionet në Kabul”, tha Sekretari Austin.

Deri në 15,000 amerikanë dhe dhjetëra mijëra afganë të rrezikuar mbeten në Afganistan pasi talibanët morën kontrollin e plotë të vendit fundjavën e kaluar.

Në intervistën, e cila u transmetua të enjten, Presidenti Biden tha se edhe me talebanët në pushtet në Afganistan, ai ende sheh një kërcënim më të madh nga al-Kaida dhe organizatat e lidhura me të në rajone të tjera.

“Ne duhet të përqëndrohemi në zonat ku kërcënimi është më i madh”, tha Presidenti Biden, duke iu referuar “problemeve në rritje” në Afrikë dhe Siri.

Ai gjithashtu mbrojti vendimin e administratës së tij bazuar në raportet e shërbimeve të zbulimit që vinin nga Afganistani, duke thënë se në raportet që ai ka parë thuhej se ishte “më e mundshme që deri në fund të vitit” talibanët të merrnin kontrollin e vendit dhe se kolapsi i qeverisë në një kohë kaq të shkurtër nuk ishte parashikuar.

Komentet e tij i bënë jehonë atyre të Gjeneralit Mark Milley, shef i shtatmadhorisë amerikane, i cili u tha gazetarëve të mërkurën se afati kohor i një kolapsi të qeverisë “u vlerësua gjerësisht dhe shkonte nga disa javë në muaj apo edhe vite pas largimit tonë”.

“Askush nuk kishte parashikuar një kolaps të kësaj ushtrie dhe kësaj qeverie në 11 ditë”, shtoi ai.

Megjithatë, një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane, duke folur për Zërin e Amerikës në kushte anonimiteti, tha se komuniteti amerikan i zbulimit “identifikoi vazhdimisht rrezikun e një kolapsi të shpejtë të qeverisë afgane”.

“Ne gjithashtu u bëmë më pesimistë për mbijetesën e qeverisë pas intensifikimit të luftimeve. Megjithatë, qeveria afgane u rrëzua edhe më shpejt nga sa kishim parashikuar”, tha zyrtari.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti u takua me ekipin e tij të sigurisë kombëtare për të diskutuar azhurnimet e sigurisë, sigurisë diplomatike dhe inteligjencës në Afganistan të enjten. Ekipi i tij diskutoi statusin e operacioneve në Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai dhe përpjekjet për të evakuuar qytetarët amerikanë, personelin e ambasadës, aplikantët për Viza të Posaçme Imigrimi dhe familjet e tyre, si dhe afganët e pambrojtur sa më shpejt që të jetë e mundur.

Biden: Trupat do të qëndrojnë në Afganistan për të evakuuar amerikanët

Marrë nga Associated Press

UASHINGTON (AP) – Presidenti Joe Biden tha të mërkurën se ai është i përkushtuar për të mbajtur trupat amerikane në Afganistan derisa të evakuohet çdo amerikan, edhe nëse kjo do të kërkonte të mbahej një prani ushtarake atje përtej afatit të 31 gushtit.

Presidenti gjithashtu hodhi poshtë kritikat se Shtetet e Bashkuara duhet të kishte bërë më shumë për të planifikuar evakuimin dhe tërheqjen, që është shoqëruar me skena dhune dhe kaosi, ndërsa mijëra vetë u përpoqën të largohen ndërsa talebanët morën pushtetin.

Në një intervistë me George Stephanopoulos të kanalin ABC News, Presidenti Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë “gjithçka në fuqinë e tyre” për të evakuuar amerikanët dhe aleatët amerikanë nga Afganistani para afatit.

I pyetur në mënyrë të përsëritur se si administrata do të ndihmonte amerikanët që do të mbeten në vend pas 31 gushtit, Presidenti Biden tha, “Nëse kanë mbetur qytetarë amerikanë, ne do të qëndrojmë derisa t’i nxjerrim të gjithë”.

Deri në 15,000 amerikanë janë në Afganistan pasi talebanët morën kontrollin e plotë të vendit fundjavën e kaluar.

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin tha më herët të mërkurën se ushtria amerikane nuk ka forca dhe fuqi luftarake ajrore në Afganistan për të zgjeruar misionin e saj aktual përtej sigurimit të aeroportit të Kabulit për të grumbulluar amerikanët dhe afganët në rrezik diku tjetër në kryeqytet dhe për t’i shoqëruar ata për t’u evakuuar.

Pyetja nëse ata që kërkojnë të largohen nga vendi para afatit të Presidentit Bidenit duhet të shpëtohen dhe të sillen në aeroport, është ngritur mes njoftimeve se pikat e kontrollit të talebanëve kanë ndaluar disa qytetarë të caktuar.

“Unë nuk kam aftësinë për të dalë më tej dhe për të shtrirë operacionet aktuale jashtë Kabulit,” tha sekretari Austin.

Austin, një gjeneral në pension i ushtrisë me katër yje i cili komandoi forcat në Afganistan, foli në konferencën e tij të parë për shtyp në Pentagon që kur talibanët erdhën në pushtet në Kabul të dielën.

Ai tha se Departamenti i Shtetit po dërgonte më shumë oficerë të çështjeve konsullore për të përshpejtuar përpunimin e dokumentave të të evakuuarve.

“Ne nuk jemi aty ku duam të jemi” për sa i përket ritmit të transportit ajror, tha sekretari Austin.

Ai tha se operacionet ishin përqendruar kryesisht në aeroportin, i cili u përball me “një numër kërcënimesh” që duhet të monitorohen.

“Ne nuk mund të mos mbrojmë atë aeroport ose të mos kemi një fushë ajrore të sigurt, ndërsa kemi qindra ose mijëra civilë që mund të hyjnë në aeroport,” tha ai, duke shtuar se bisedimet me talebanët po vazhdonin për të siguruar kalim të sigurt për ata që duhen evakuuar.

Sekretari Austin tha se kishte rreth 4.500 trupa amerikane në aeroport, që ruajnë sigurinë për të mundësuar operacionin e evakuimit të drejtuar nga Departamenti i Shtetit, i cili është shënuar nga kaosi dhe konfuzioni.

Presidenti Biden, megjithatë, i tha rrjetit ABC se nuk kishte asgjë që administrata e tij mund të kishte bërë për të shmangur një kaos të tillë.

“Ideja që mund të kishte një mënyrë për të dalë pa pasur kaos, nuk e di se si mund të kishte ndodhur ndryshe kjo,” tha Presidenti Biden.

Oficerë të lartë ushtarakë amerikanë po bisedojnë me komandantët talebanë në Kabul për pikat e kontrollit dhe orët policore që kanë kufizuar numrin e amerikanëve dhe afganëve që janë në gjendje të hyjnë në aeroport.

John Kirby, zëdhënësi kryesor i Pentagonit, tha se gjatë 24 orëve rreth 2,000 njerëz, përfshirë 325 shtetas amerikanë, ishin larguar në bordin e 18 fluturimeve të avionëve transportues C-17 të Forcave Ajrore Amerikane. Numri i fluturimeve të Forcave Ajrore ka të ngjarë të jetë i ngjashëm në 24 orët e ardhshme, tha zoti Kirby, megjithëse shtoi se nuk mund të vlerësonte sa njerëz do të transportonin.

Ai tha se administrata po shqyrtonte opsionet e saj për t’u marrë me një problem tjetër – braktisjen nga forcat afgane të sigurisë të një sërë pajisjesh ushtarake, armësh dhe avionësh që kanë rënë në duart e talebanëve ose grupeve të tjera militante.

“Ne, natyrisht, nuk duam t’i shohim pajisjet tona në duart e atyre që do të vepronin kundër interesave tona ose interesave të popullit afgan dhe do të shtonin dhunën dhe pasigurinë brenda Afganistanit,” tha zoti Kirby. “Ka shumë zgjedhje të politikave që mund të ndërmerren, duke përfshirë deri shkatërrim e tyre”. Ai tha se këto vendime nuk janë marrë ende.

Zoti Kirby tha se disa qindra trupa të tjerë amerikane pritet të mbërrijnë në aeroport deri të enjten.

Një njësi e Forcave Ajrore që është e specializuar në ngritjen dhe mirëmbajtjen e shpejtë të operacioneve të aeroportit mbërriti gjatë natës, tha zoti Kirby. Ai tha se marinsat e trajnuar në mbështetjen e evakuimit kanë vazhduar të mbërrijnë dhe do të ndihmojnë në marrjen e civilëve në fluturime.

Jake Sullivan, këshilltar për sigurinë kombëtare i Presidentit Biden. të martën pranoi njoftimet se disa civilë po hasnin vështirësi duke u kthyer mbrapsht ose duke u rrahur” – ndërsa përpiqeshin të shkonin në aeroportin e Kabulit.

Departamenti i Shtetit tha se po dërgonte zotin John Bass, një ish -ambasador në Afganistan, për të menaxhuar operacionin e evakuimit në Kabul.

Gjeneralmajori i ushtrisë Christopher Donohue, një oficer i operacioneve speciale dhe komandanti aktual i Divizionit të 82 -të Ajror, ka mbërritur për të marrë komandën e operacioneve të sigurisë së aeroportit.

Shtohet presioni ndaj Presidentit Biden pas tërheqjes kaotike nga Afganistani

VOA

Mbrëmjen e së martës Presidenti Joe Biden u kthye në Shtëpinë e Bardhë duke ndërprerë herët pushimet, ndërsa përballet me presion në rritje mbi tërheqjen kaotike të forcave amerikane në Afganistan dhe rënien e shpejtë të qeverisë në Kabul. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Patsy Widakuswara, përgatiti materialin me të rejat e fundit.

Skenat kaotike të afganëve të dëshpëruar që përpiqen të largohen nga vendi, theksuan atë që gjerësisht perceptohet si plani i dobët i Administratës Biden për tërheqje nga lufta më e gjatë e Amerikës.

“Pamjet e ditëve të fundit në aeroport ishin dëshpëruese, por Presidentit Biden iu desh të mendonte edhe për koston njerëzore të rrugës alternative të qëndrimit në një konflikt civil në Afganistan”, tha Jake Sullivan, Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.

Pas rimarrjes së shpejtë të Afganistanit nga talebanët, ShBA po përpiqet të evakuojë mijëra amerikanë dhe aleatë afganë.

“Ne po u japim përparësi disa grupeve, si qytetarëve amerikanë, punonjësve të ambasadës dhe familjeve të tyre, personelit lokal, atyre me visa speciale imigruese dhe aplikuesve, afganëve që kualifikohen për programet e refugjatëve si përkthyes, që mund të kenë ndihmuar mediat dhe të tjerët”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Deri në mbrëmjen e së martës, zyrtarët thanë se ShBA evakuoi më shumë se 3,200 njerëz, përfshirë personlin e Ambasadës Amerikane, shtetas amerikanë, afganë dhe qytetarë nga vende të treta. Gjithashtu, ShBA transportoi rreth 2 mijë emigrantë specialë afganë në Shtetet e Bashkuara.

Administrata po negocion me talebanët për të vazhduar evakuimin, të paktën deri në fund të gushtit.

“Talebanët na informuan se janë të përgatitur për të siguruar kalimin e sigurt të civilëve në aeroport dhe ne synojmë t’i mbajmë në këtë zotim”, tha Jake Sullivan.

Të martën, talebanët patën konferencën e parë për shtyp, që nga marrja e kontrollit.

Në shfaqjen e parë publike, zëdhënësi Zabihullah Mujahid u zotua se Afganistani nuk do të bëhet strehë e terrorizmit dhe do të garantojë të drejtat e grave sipas Sheriatit.

Ai tha se talebanët do të amnistojnë ata që luftuan kundër tyre dhe se do të krijojnë një qeveri gjithëpërfshirëse.

“Ne nuk duam luftë. Duam paqe në Afganistan, prandaj u zhvilluan bisedimet”, tha ai.

Duke ditur të kaluarën e dhunshme të talebanëve, shumë dyshojnë mbi këto zotime.

Bashkëpunimi i talebanëve për evakuimin e sigurt të qytetarëve amerikanë dhe aleatëve afganë do të jetë testi kyç për administratën Biden.

“Nëse shihet se do të ketë proceseve të përgjegjshme për këto dhe çështje tjera, si kërcënimet e mundshme terroriste në të ardhmen, ose përparimi i rajonit në një periudhë afatgjatë, që është edhe strategjia jonë, mendoj se mund të krijohet një imazh i besueshëm, brenda dhe jashtë vendit. Por do të duhet punë e madhe dhe rezultate konkrete”, thotë Earl Anthony Wayne nga Qendra Wilson.

Zoti Biden u largua herët nga vendpushimi presidencial Camp David për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë mbrëmjen e së martës.

Ai po përballet me kritika nga ligjvënësit republikanë dhe demokratë, të cilët janë zotuar të hetojnë mënyrën e tërheqjes nga Afganistani, që deri tani është kriza më e madhe e politikës së jashtme të Presidentit Biden.

Ish-marinsi amerikan që vrau Osama Bin Laden: Tërheqja nga Afganistani humbja më turpëruese

Ish-marinsi i Marinës amerikane që vrau Osama bin Laden e ka quajtur Joe Biden ‘një fatkeqësi’ për shkak të vendimit të tij për tërheqjen e trupave nga Afganistani dhe e cilësoi përshkallëzimin e krizës si ‘humbjen më të keqe në historinë e Amerikës”.

Ish-marinsi i pensionuar Robert O’Neill ka hedhur një sërë statusesh në ditët e fundit duke kritikuar administratën e Biden, pasi talebanët morën kontrollin e Afganistanit në prag të largimit të ushtrisë amerikane.

“Pra, situata në Afganistan është një katastrofë,” shkroi O’Neill të hënën pasdite.

“Kjo është humbja më e keqe në historinë amerikane. Presidenti ynë i ashtuquajtur më popullor është zhdukur. Më dëshmoni se jam gabim”.

Afganistani ra në duart e talebanëve brenda pak ditësh, në vend të 30-90 ditëve që parashikuan analistët e inteligjencës amerikane, duke zhbërë përfitimet me vlerë prej dy dekadash nga trupat amerikane të stacionuara në vend pas 11 shtatorit 2001, shkruan Daily Mail.

Luftëtarët ekstremistë bënë përparime të mëdha në të gjithë vendin gjatë fundjavës para se të kapnin kryeqytetin Kabul të dielën, duke bërë që zyrtarët amerikanë të përshpejtonin evakuimin e personelit të ambasadës amerikane, qytetarëve dhe shtetasve afganë jashtë vendit.

Biden mbajti një qëndrim sfidues në një fjalim drejtuar kombit të hënën pasdite, ku ai pranoi se kolapsi i qeverisë afgane ishte më i shpejtë nga sa parashikohej nga SHBA, por këmbënguli se ai qëndron prapa vendimit të tij për të tërhequr trupat. Express

Analistët vlerësojnë tërheqjen nga Afganistani, kritikojnë mënyrën e tërheqjes

Analistët në Shtetet e Bashkuara thonë se tërheqja nga Afghanistani ishte vendimi i duhur, por kritikuan mënyrën se si po realizohet ajo. Ndërsa Presidenti Biden fajësoi forcat afgane që e dorëzuan pothuajse pa luftë vendin, ekspertët thonë se administrata duhet të ishte përgatitur për çdo skenar. Siç njofton kolegia Keida Kostreci, një nga shqetësimet kryesore është siguria e afganëve që kanë punuar me Shtetet e Bashkuara.

Studiuesi i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë, Charles Kupchan, thotë se Presidenti Biden përballej me një sfidë shumë të vështirë, daljen nga një luftë e pasuksesshme.

“Sipas mendimit tim është gjykimi i duhur sepse siç tha zoti Biden, nuk ka prova se gjashtë muaj të tjerë, një vit tjetër ose dy vjet të tjerë do ta kishin ndryshuar rezultatin”, i tha ai shërbimit shqip të Zërit të Amerikës.

Sipas zotit Kupchan, fakti që qeveria afgane ra aq shpejt dhe Talebanët morën kontrollin tregoi se misioni nuk po funksiononte. Por ai a pranon që ekzekutimi i tërheqjes linte për të dëshiruar. Analistë të tjerë, janë edhe më të drejtpërdrejtë.

“Është e qartë se zoti Biden e pranoi se menaxhimi i kësaj situate ishte katastrofik dhe kjo do të jetë një goditje me të cilën ai do të duhet të përballet ”, i tha shërbimit Urdu të Zërit të Amerikës, David Des Roches, profesor në Qendrën për Studime Sigurie të Lindjes së Afërme dhe Azisë Jugore.

Douglas Lute,Gjeneral në pension dhe ish-ambasador i Shteteve të Bashkuara në NATO tha se ishte gabim i madh tërheqja e ushtrisë, duke lënë pas komunitetin diplomatik dhe civil si edhe afganët që kishin punuar me amerikanët.

“Sepse kur talebanët u përhapën në gjithë vendin, kjo popullsi civile mbeti veçanërisht e pambrojtur, kështu që unë do të kisha preferuar të shihja një tërheqje më të rregullt dhe të përgjegjshme, duke i dhënë përparësi civilëve dhe në fund largimit të ushtrisë”, tha ai për shërbimin gjeorgjian të Zërit të Amerikës.

Zoti Lute dhe zoti Kupchan bien dakord se ndërsa misioni anti-terrorizëm i Shteteve të Bashkuara në Afanistan ishte realizuar në masë të madhe, ai i shtetformimit dështoi, në pjesë të madhe falë kompleksitetit të grupimeve në Afganistan dhe asaj që zoti Lute i referohet si luftë civile.

Zoti Kupchan e pranon se mënyra se si u zhvilluan ngjarjet ditët e fundit, është një goditje ndaj besueshmërisë së Shteteve të Bashkuara në botë, por beson se është e përkohëshme.

“Mendoj se në aspektin afatgjatë kjo do të funksionojë në favor të Shteteve të Bashkuara, pjesërisht sepse një nga arsyet që SHBA po largohet nga Afganistani dhe zvogëlon praninë e saj në Lindjen e Mesme është të përqëndrojë vëmendjen diku tjetër, veçanërisht në Azi – Paqësor”.

Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit Madaleine Albright, thotë se është një përgjegjësi morale dhe në interes të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara mbrojtja e aleatëve afganë.

“Kjo padyshim që nuk është një ndërmarrje e thjeshtë. Kërkon një përpjekje herkuliane jo vetëm nga forcat tona në terren, por nga e gjithë qeveria amerikane, përfshirë degët ekzekutive dhe legjislative. Angazhimi dhe mbështetja e Kongresit ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë thelbësore për të realizuar këtë mision”, tha ajo.

Pjesë e përpjekjeve për garantuar sigurinë e atyre që kanë punuar me Shtetet e Bashkuara, ka qenë edhe vendimi nga vende si Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut për të pranuar qytetarë afganë, me kërkesën e Shteteve të Bashkuara. Zoti Kupchan thotë se SHBA janë mirënjohëse.

“Tani për tani mendoj se gjëja kryesore është t’i çojmë ata në një vend ku të jenë të sigurt që të fillojnë të plotësojnë dokumentat dhe procedurat e duhura të kontrollit dhe hapat e tjerë të nevojshëm për statusin e refugjatit dhe për zhvendosjen përfundimtare. Por duke pasur parasysh situatën në Kabul duke pasur parasysh sa shpejt po zhvillohen ngjarjet, mendoj se administrata Biden është shumë mirënjohëse për çdo vend që është i gatshëm të ndihmojë”.

Në përgjigje të kërkesës së Zërit të Amerikës për koment për këtë çështje, një zëdhënës i Departamenti të Shtetit tha se SHBA i vlerëson thellësisht vendet që kanë ofruar mbështetje me ikjen nga Afganistani të qytetarëve amerikanë dhe afganë.

Por ndërsa këto përpjekje vazhdojnë, zonja Albright thotë se SHBA dhe komuniteti ndërkombëtar, duhet të mendojë për ata që mbeten pas.

“Ne nuk mund të harrojmë miliona afganë, veçanërisht gratë, të cilët rrezikojnë të humbasin përparimet e konsiderueshme të bëra gjatë dy dekadash sakrificë. Mbrojtja e grave afgane duhet të jetë përparësi dhe unë do të luaj rolin tim që të garantoj që kjo të jetë në qendër të axhendës ndërkombëtare”, thotë ajo.

SHBA: Qëndrimi ynë do të përcaktohet sipas veprimeve të talebanëve

New York

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, tha se qëndrimi i SHBA-së përballë qeverive të ardhshme në Afganistan do të jetë i lidhur me veprimet e qeverisë dhe të talebanëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për shtyp, Price deklaroi se i gjithë personeli i SHBA-së përfshirë edhe ambasadorin në Kabul janë transferuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Hamid Karzai”, ku ata janë të sigurt. Sipas tij, Departamenti amerikan i Mbrojtjes po punon për të ndërtuar mjedis të sigurt dhe të besueshëm për vazhdimin e fluturimeve ushtarake dhe tregtare.

Duke bërë të ditur se SHBA-ja është në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, Price tha se sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka biseduar në telefon me shumë ministra të jashtëm, përfshirë edhe homologun turk, Mevlüt Çavuşoğlu.

Pas pyetjes nëse do të vazhdojë apo jo SHBA të njohë presidentin Ashraf Ghani që u largua nga vendi, zëdhënësi Price theksoi se nuk ka dorëzim normal në qeverinë e vendit dhe se SHBA po punon bashkë me komunitetin ndërkombëtar se cili do të njihet si lider i Afganistanit.

“Vazhdojmë të bisedojmë me përfaqësuesit e talebanëve në Doha. Edhe ushtria e SHBA-së ka ndërtuar komunikim me talebanët në terren, në Kabul. Qëndrimet tona përballë qeverive të ardhshme në Afganistan do të jenë të lidhura me veprimet e asaj qeverie, me veprimet e talebanëve”, tha Price.

Më tej Price vuri në dukje se nuk do të punojnë me një qeveri që nuk respekton të drejtat themelore të njeriut dhe që strehon terroristë në Afganistan.

Ai theksoi se prania diplomatike do të vazhdojë për sa kohë që Aeroporti Ndërkombëtar “Hamid Karzai” është i sigurt. Price shtoi se në këtë mënyrë nga vendi mund të evakuohen shumë shtetas afganë që kanë ndihmuar SHBA-në.

Trump i bën thirrje presidentit Biden të japë dorëheqje për shkak të zhvillimeve në Afganistan

New York

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, i bëri thirrje për dorëheqje presidentit Joe Biden, pasi talebanët morën nën kontroll kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim Trump u shpreh se “Ka ardhur koha që Joe Biden të japë dorëheqje me turp sepse lejoi të përjetohen ato që po ndodhin në Afganistan”.

“Kjo nuk duhet të jetë një gjë e rëndësishme. Sepse nuk u zgjodh në mënyrë legjitime”, theksoi Trump, lidhur me thirrjen e tij për dorëheqje ndaj Biden, duke kritikuar presidentin amerikan gjithashtu edhe në çështjet e rritjes së rasteve me COVID-19 në vend, migracionin e brendshëm, ekonominë dhe për energjinë.

Ndërsa në një njoftimin tjetër që publikoi përpara thirrjes për dorëheqje, ish-presidenti amerikan deklaroi se “Ajo që ka bërë Joe Biden në Afganistan është legjendë. Do të regjistrohet si një prej humbjeve më të mëdha në historinë e Amerikës”.

Procesi i dominimit të talebanëve në vend

Në kuadrin e marrëveshjes së paqes të arritur në shkurt 2020 mes SHBA-së dhe talebanëve, këtë vit filloi procesi i tërheqjes së forcave ndërkombëtare nga Afganistani.

Teksa marrëveshja parashikon që forcat e huaja të mos sulmohen, ajo nuk parashikon ndonjë dispozitë në lidhje me veprimet e talebanëve ndaj forcave afgane të sigurisë.

Talebanët të cilët vazhdojnë negociatat në Doha me qeverinë afgane, me sulme të ashpra të ndërmarra në mënyrë të njëkohshme që nga qershori dominuan me shpejtësi shumë rajone dhe qendra provinciale në muajin e fundit.

Po ashtu talebanët rrethuan kryeqytetin Kabul dhe teksa filluan të marrin nën kontroll lagjet periferike ata bënë thirrje për të marrë në dorëzim në mënyrë paqësore qeverinë dhe kryeqytetin.

Ndërkohë, presidenti afgan, Ashraf Ghani, në orët e mbrëmjes u largua nga vendi.

Zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid, njoftoi se për shkak të largimit të forcave qeveritare filluan të marrin nën kontroll qytetin dhe ndërtesat publike.

Talebanët nëpërmjet një deklarate nga presidenca në Kabul shpallën dominimin e tyre në kryeqytet dhe në vend.

Refugjatët afganë- Komiteti i Senatit të SHBA: Shqiptarët po i tregojnë edhe njëherë botës çfarë është ‘’Besa’’

Komiteti për marrëdhëniet me jashtë i Senatit të SHBA ka mirëpritur vendimin e Shqipërisë për të strehuar refugjatë afganë.

Kryetari i Komitetit, Bob Menendez shkruan se populli i Shqipërisë po i tregon edhe njëherë botës se çfarë do të thotë ‘’Besa’’.

STATUSI NGA BOB MENENDEZ

Unë mirëpres vendimin e qeverisë shqiptare për t’u dhënë një strehë të përkohshme të sigurt atyre që ikin nga sulmet e talebanëve në Afganistan. Populli i Shqipërisë po i tregon edhe një herë botës se çfarë do të thotë “BESA”. Ju keni respektin dhe falenderimet tona.

SHBA: Pakicat racore në rritje; bie numri i të bardhëve

Ken Bredemeier

Përbërja demografike e SHBA po ndryshon me shpejtësi, sipas një raporti të ri mbi numërimin e popullatës të zhvilluar në 2020. Pritet që censusi të tregojë se shtimi i popullsisë së Amerikës gjatë dekadës së fundit ishte i gjithi falë shtimit të numrit të pakicave racore, ndërkohë që numri i të bardhëve ka rënë për herë të parë krahasuar me 10 vjet më parë.

Byroja e Censusit tha se popullata e Shteteve të Bashkuara është rritur 7.4% krahasuar me 2010, gjë që përfaqëson rritjen më të ulët të një dekade me përjashtim të periudhës së Depresionit të Madh në vitet 1930, krahasuar me çdo 10-vjeçar tjetër që kur filloi numërimi i popullatës në 1790.

Megjithëse nuk kanë dalë shifrat përfundimtar, përllogaritet paraprake tregojnë se 59.8% e popullatës së vendit është e bardhë, ndërsa 18.6% janë hispanikë, 12.5% afrikano-amerikanë dhe 9.1% me prejardhje aziatike apo të një grupi tjetër racor.

Një tjetër zhvillim i ri është fakti që shumica e të rinjve nën 18 vjeç u përkasin racave jo të bardha – një parathënie e ndryshimeve të tjera demografike në vend në dekadat e ardhshme.

Disa demografë thonë se të bardhët do të vazhdojnë të jenë grupi më i madh demografik në SHBA në 2045, por do të jenë në pakicë krahasuar me pakicat racore të marra së bashku.

Senati miraton paketën prej 3.5 trilionë dollarësh

Marrë nga Associated Press

UASHINGTON (AP) – Demokratët në Senat miratuan një paketë prej 3.5 trilionë dollarësh për forcimin e shërbimeve familjare, shëndetësore dhe programeve mjedisore të mërkurën herët, duke shënuar një fitore për vizionin e Presidentit Joe Biden për të ndryshuar përparësitë e qeverisë federale, vetëm disa orë pasi kishin miratuar një paketë tjetër prej 1 trilion dollarësh për infrastrukturën.

Rrezoluta për 3.5 trilionë dollarë u miratua vetëm me votat e demokratëve 50-49. Buxheti, nëse miratohet edhe nga Dhoma e Përfaqësuesve, do të ishte një hap i rëndësishëm për presidentin dhe partinë demokrate, të vendosur për ta vënë fuqinë fiskale të qeverisë në ndihmë të familjeve, krijimit të vendeve të punës, si dhe për të luftuar ndryshimet klimatike.

Taksat më të larta për të pasurit dhe korporatat do të jenë ato që do të paguajnë për pjesën më të madhe të kësaj pakete. Miratimi erdhi pavarësisht një seri ndryshimesh të paraqitura nga republikanët, që synonin t’i bënin rivalët e tyre të paguajnë një çmim në zgjedhjet e vitit të ardhshëm për kontrollin e Kongresit.

Drejtuesit e Dhomës së Përfaqësuesve njoftuan se ligjvënësit do të kthehen nga pushimet verore pas dy javësh, për të votuar mbi planin fiskal, i cili parashikon shpenzimin e 3.5 trilionë dollarëve gjatë dekadës së ardhshme. Miratimi përfundimtar në Kongres, i cili duket i sigurt, do ta mbronte atë nga një proces potencialisht bllokues, që mund të ndërmerrnin republikanët në të ardhmen, kur të diskutoheshin shpenzimet sipas zërave të veçantë.

Megjithatë, miratimi i këtij ligji do të jetë i paparashikueshëm pasi ligjvënësit e moderuar të partisë demokrate janë të shqetësuar për koston e lartë prej 3.5 trilionë dollarësh të paketës, që është vjen pas kërkesave të progresistëve në parti për një veprim edhe më agresiv. Partia demokrate kontrollon Dhomën e Përfaqësuesve me një diferencë shumë të ngushtë, ndërsa Senati i ndarë në mënyrë të barabartë, është i demokratëve vetëm për shkak të votës së nënpresidentes Kamala Harris.

Opozita e fortë e republikanëve duket e sigurtë.

Kryetari i Komisionit të Buxhetit në Senat Bernie Sanders, dikur një zë progresiv i papërfillur në Kongres dhe tani një figurë kombëtare me ndikim, tha se projektligji do të ndihmonte fëmijët, familjet, të moshuarit, punëtorët e më gjerë.

“Shpresoj gjithashtu që ky projektligj do të rikthejë besimin e popullit amerikan se ne mund të kemi një qeveri që punon për të gjithë, dhe jo vetëm për pak njerëz,” tha ai.

Republikanët argumentuan se propozimet e demokratëve do të sillnin shpenzime të kota, do të rrisnin taksat, do të nxisnin inflacionin dhe do të strukturonin kërkesat e së majtës ekstreme që do të dëmtonin amerikanët. Ata përdorën senatorin Sanders, një i vetëshpallur socialist demokratik, për të provuar të bindnin të gjithë demokratët që mbështesin paketën.

Guvernatori i Nju Jorkut njofton dorëheqjen

Marrë nga Associated Press

NJU JORK (AP)-Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo tha se do të japë dorëheqjen për shkak të serisë së akuzave për ngacmim seksual në një rënie spektakolare nga pika kulmore e karrierës së tij një vit më parë, kur u përshëndet gjerësisht në shkallë vendi për njoftimet e tij të hollësishme të përditshme dhe udhëheqjen gjatë ditëve më të errëta të COVID-19.

Vendimi i guvernatorit demokrat që ka shërbyer për tre mandate, i cili do të hyjë në fuqi pas dy javësh, u njoftua ndërsa po shtoheshin përpjekjet në legjislaturën e shtetit të Nju Jorkut për ta shkarkuar atë. Vendimi erdhi pasi Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut publikoi një javë më parë rezultatet e një hetimi që zbuloi se guvernatori Cuomo kishte ngacmuar seksualisht të paktën 11 gra.

Hetuesit thanë se ai i detyronte gratë për puthje të padëshiruara; i prekte në mënyrë të papërshtatshme; bënte batuta për pamjen e tyre dhe jetën e tyre seksuale; dhe krijoi një mjedis pune “të mbizotëruar nga frikë dhe kërcënimi”.

Mënyra më e mirë që mund të ndihmoj tani është të tërhiqem mënjanë dhe të lejojë qeverinë t’i kthehet punës,” tha zoti Cuomo në një konferencë shtypi.

Zëvendës-guvernatorja Kathy Hochul, një 62-vjeçare demokrate dhe ish-anëtare e Kongresit nga zona e Bufalos, do të bëhet guvernatorja e 57-të e shtetit dhe gruaja e parë që mban këtë post.

Skandali i epokës #MeToo ndërpreu jo vetëm një karrierë politike, por një dinasti: babai i Cuomos, Mario Cuomo, ishte guvernator në vitet 1980 dhe ’90, dhe Andrew Cuomo shpesh përmendej si një kandidat i mundshëm për president, një post që babai i tij i famshëm mendonte të kërkonte. Edhe pse skandali u zgjerua, Cuomo po planifikonte të kandidonte për t’u rizgjedhur në vitin 2022.

Cuomo ende përballet me mundësinë e akuzave penale, me një numër prokurorësh në të gjithë shtetin e Nju Jorkut që kërkojnë ta hetojnë atë.

Vargu i akuzave që çuan në rënien e guvernatorit, filluan të shpalosen në lajme dhjetorin e kaluar dhe vazhduan për muaj të tërë.

Cuomo i quajti disa prej akuzave të fabrikuara, duke mohuar me forcë se kishte prekur ndonjë njeri në mënyrë të papërshtatshme. Por ai e pranoi se i kishte vënë disa nga ndihmëset e tij në siklet me komentet, që ai tha se ishin pa keqdashje dhe kërkoi falje për disa nga sjelljet e tij.

Ai i portretizoi disa nga takimet si keqkuptime që i atribuohen dallimeve “mes brezave ose kulturave”, një referencë pjesërisht për edukimin e tij në një familje të dashur italo – amerikane.

Ndërsa fillimisht guvernatori Cuomo u shfaq sfidues për të mbajtur postin, ligjvënësit e shtetit filluan një hetim për shkarkimin e tij dhe pothuajse i gjithë institucioni demokratik në Nju Jork e braktisi atë-jo vetëm për akuzat, por edhe për shkak të njoftimeve se administrata e tij kishte fshehur mijëra vdekje nga COVID-19 në mesin e pacientëve të shtëpive të pleqve.

Hetimi për ngacmimet i urdhëruar nga Prokurorja e Përgjithshme dhe i kryer nga dy avokatë të jashtëm vërtetoi akuzat e grave dhe shtoi informacione të reja të hidhura. Publikimi i raportit e la guvernatorin më të izoluar se kurrë, me disa nga mbështetësit e tij më besnikë që e braktisën. Edhe Presidenti Joe Biden iu bashkua zërave që i bënë thirrje të jepte dorëheqjen. VOA

Një grua myslimane në krye të policisë së New York-ut, ndodh për herë të parë në histori

SHBA

Një grua myslimane emërohet për herë të parë në krye të Departamentit të Policisë në New York. Ajo është Filastine Srour, 38 vjeçe me origjinë arabe dhe është e para që arrin një nga gradat më të larta, duke hyrë në histori.

Filastine Srour lindi në Bronx nga emigrantë palestinezë. Prindërit e saj vijnë nga fshati Beit Nuba në Palestinë, ku ata jetuan para se të strehoheshin në kampin e refugjatëve në Qalandia, pranë Jeruzalemit, pasi u larguan nga fshati i tyre pas gjenocidit të vitit 1948.

Ëndrra për të hyrë në polici – Kapitenia i sapoemëruar ka një diplomë bachelor në kriminologji dhe një diplomë master në psikologjinë mjeko -ligjore. Ëndrra për t’iu bashkuar policisë filloi që e vogël, kur filloi të admironte luftën kundër krimit dhe angazhimin ndaj komunitetit nga agjentët në lagjen ku ajo jeton. Kështu filloi t’i admirojë ata duke ëndërruar për uniformën. Një ëndërr që realizohet në moshën 21-vjeçare, kur ajo bëhet oficere policie.

Që atëherë ajo ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së saj në patrullim, më pas është emëruar komandante skuadre, ndërsa tani promovohet kapitene.

Një shembull për të gjitha vajzat në botë – Filastine Srour luajti një rol të rëndësishëm në promovimin e çështjes palestineze në Nju Jork. E fundit ishte të bindte policinë e qytetit të ngrinte flamurin palestinez gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve. “Përkushtimi i saj për të luftuar krimin dhe përmirësimin e jetës së njujorkezëve padyshim që do ta çojë atë në vepra të mëdha,” shkroi Nypd Middle East & Turkic Society në një postim në Facebook. Dhe Shoqata e Oficerëve Mzslimanë Nypd shtoi: “Ju jeni një shembull i shkëlqyeshëm dhe një model për të gjitha vajzat në botë”.

Bidenit i kërkohet të mbyllë burgun ushtarak të Guantanamos

Burgu i Guantanamos në Kubë.

RFE/RL

Dhjetëra demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve, i kanë kërkuar presidentit amerikan, Joe Biden që ta mbyllë menjëherë burgun ushtarak të Guantanamos në Kubë.

Disa javë para shënimit të 20-vjetorit të sulmeve të 11 shtatorit, që kanë ndikuar në hapjen e burgut, 75 ligjvënës amerikanë i kanë dërguar një letër presidentit, duke thënë se burgu vazhdon të jetë njollë për imazhin e SHBA-së, dhe i cili dëmton përpjekjet për të rritur zërin për të drejta të njeriut dhe sundim të ligjit.

“Ne kërkojmë nga ju që të merrni hapat e nevojshëm për të mbyllur burgun, të veproni menjëherë të zvogëloni popullsinë e tij dhe të siguroheni se të burgosurit e mbetur trajtohen në mënyrë njerëzore”, kanë shkruar ata.

“Burgu në Guantanamo ka pasur 800 të burgosur gjatë historisë së tij, mirëpo tani në të janë 39 burra, të plakur dhe gjithnjë e më të sëmurë”, kanë shtuar ata.

Ish-presidenti amerikan, George W. Bush ka hapur burgun pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA, për të burgosur luftëtarët e dyshuar.

Në letër është përmendur edhe qëndrimi i Bidenit për të mbyllur këtë burg, kur është bërë nënpresident amerikan më 2009.

Kur Biden është bërë president i SHBA-së në janar të këtij viti, në burg kanë qenë 40 të burgosur.

Njëri prej tyre është liruar në shtëpinë e tij në Marok në muajin korrik.

Dhjetë të tjerëve u është pranuar kërkesa për lirim dhe janë në pritje të procedurave për riatdhesim apo zhvendosje në ndonjë shtet të tretë.

Një nga të ndaluarit më të famshëm në këtë burg është i dyshuari për organizim të sulmeve të 11 shtatorit – Khalid Sheikh Mohammed.

Në muajin shtator rasti i tij është planifikuar të rifillojë me një seancë paraprake gjyqësore.

SHBA po lufton 91 zjarre të mëdha aktive, mbi 1.8 milionë hektarë tokë të djegura deri tani

Washington

SHBA po lufton 91 zjarre të mëdha aktive në pjesën perëndimore të vendit, zjarre të cilat sipas Qendrën Kombëtare të Zjarrit, tashmë kanë djegur mbi 1.8 milionë hektarë tokë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra regjistroi zjarre në Idaho, Montana, Oregon, Washington, California, Alaska, Wyoming, Colorado, Utah, Nevada, Arizona dhe Minnesota. Shumica e zjarreve, respektivisht 56 prej tyre, po ndodhin në Idaho, Montana dhe Oregon.

Qendra theksoi se “me tymin që mbulon Washingtonin lindor në Montana-n perëndimore, temperaturat arritën si në vitet e 90’ta në 109°F (43 gradë celsius)”.

Më tej, thuhet se dje u raportuan 7 zjarre të reja duke e çuar totalin në mbarë SHBA-në në 91 zjarre të mëdha që kanë djegur 1.800.386 hektarë tokë.

Qendra po ashtu paralajmëroi për “potencialin e zjarrit mbi normalen e konsiderueshme” që do të vazhdojë deri në muajin shtator në SHBA-në veriperëndimore, në vargmalin verior të maleve shkëmbore dhe në pjesë të zonave të Pellgut të Madh dhe Malit Rocky.

Guvernatori i New York-ut Z.Andrew Cuomo një vlerësim të shkëlqyer për veprimtarin e shquar Shqiptaro-Amerikan Esad A. Rizai Nga Elida Buçpapaj

Andrew M. Cuomo, Guvernatori i 56-të i New York-ut ka nderuar me një letër vlerësimi aktivistin e shquar Shqiptaro-Amerikan Esad A.Rizai.

Z.Cuomo në mandatin e tretë prej vitit 2011, është figura e një politikani të shkëlqyer që e dëshmoi veten sidomos gjatë pandemisë të Covid 19 kur e mori situatën vetë në dorë për të përballuar gjendjen e rëndë për qytetarët dhe metropolin e New Yorkut, i dalluar veçanërisht për komunikimin e përditshëm me mediat. Andrew M. Cuomo është “bir arti”, sepse ka ndjekur gjurmët e të jatit Mario Cuomo, guvernatori i 52-të për tre mandate i “Big Apple” .

Duke përfituar nga rasti pasi që Z.Esad A.Rizai ka patur 75 vjetorin e lindjes, Guvernatori i New York-ut kalon në retrospektivë jetën me plot sakrifica, suksese dhe kontribute të Z.Esad A.Rizait, i cili jeton prej gjashtë dekadash në New York.

“Me rastin e këtij 75 vjetori”, i shkruan Andrew M. Cuomo, “është momenti për të reflektuar sukseset e jetës tuaj…

ju që keni qënë një burim i jashtëzakonshëm frymëzimi për të gjithë ata që ju njohin dhe vlerësojnë entuziazmin dhe solidaritetin tuaj me vëllezërit tuaj në vendlindje me të cilët ndani dashirinë për kulturën, traditat dhe historinë”.

“Për gjatë gjithë jetës tuaj, ju keni qenë shembull në shërbim të idealeve ndaj komunitetit Shqiptaro-Amerikan, duke dëshmuar lidërshipin tuaj si themelues i disa organizatave”.

“Ju jeni një nga anëtarët më të devotshëm, më të respektuar të këtij komunitetit, mbështetës i flaktë i shumë kauzave, projekteve dhe programeve që do të jenë shembull dhe do të përfitojnë brezat që do të vijnë”, shkruan j Guvernatori i New Yorku-ut në letrën e lij vlerësuese drejtuar Z.Esad A.Rizai.

“Unë bashkohem me duatrokitjet për ju me rastin e këtij momenti historik kur ju festoni 75 vjetorin e lindjes, ku çdo vit i jetës tuaj ka nxjerrë në pah karakterin tuaj të admirueshëm dhe përkushtimin tuaj ndaj trashëgimistë të paraardhësave”.

Dhe me urimet e tij personale më të mira për veprimtarin e shquar Shqiptaro-Amerikan në New York  Esad A. Rizain e mbyll letrën e tij vlerësuese Z. Andrew Cuomo për e mbyll letrën e tij vlerësuese.

Një vlerësim shumë i merituar dhe një nder i madh që na bën krenar ne të gjithëve i bëhet Z.Esad A.Rizai nga Guvernatori i 56-të i New York-ut Z.Andrew Cuomo.

Editorët e voal.ch përfitojnë nga rasti për t’i bashkuar vlerësimeve të Z.Cuomo ndaj Z.Esad A. Rizai duke iu bashkuar edhe urimeve për jetë të gjatë dhe angazhim të pandalshëm ndaj kauzave të tij të jetës në të mirë të kauzave shqiptare dhe Komunitetit Shqiptaro-Amerikan./

 

 

SHBA, shteti Alaska goditet nga një tërmet 8,2 ballë

Qendra amerikane për hulumtime gjeologjike (USGS) njoftoi se në shtetin Alaska ka ndodhur një tërmet me magnitudë prej 8,2 ballësh, transmeton Anadolu Agency (AA).

Epiqendra e tërmetit të ndodhur në thellësi prej rreth 47 kilometra, është 91 kilometra në ujërat e Perryville.

Pas tërmetit 8,2 ballësh u dha paralajmërim për cunami.

Gjithashtu pas tërmetit të fuqishëm janë raportuar edhe “aftershok” me magnitudë 6,2 dhe 5,6.

Biden: Sulmet kibernetike mund të çojnë në luftë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se sulmet e mëdha kibernetike në SHBA mund të çojnë në luftë të vërtetë.

Biden mbajti një fjalim para komitetit të inteligjencës.

“…nëse përfundojmë në luftë – luftë të vërtetë, me të shtëna, me një fuqi të madhe – ajo do të jetë pasojë e një shkeljeje kibernetike me pasoja të mëdha”, tha Biden.

Ai vuri në dukje një numër në rritje të sulmeve kibernetike kundër agjencive qeveritare dhe industrisë private në SHBA.

Zyrtarët amerikanë i kanë lidhur këto sulme me Rusinë dhe Kinën.

Disa prej tyre kanë ndodhur në gjashtë muajt e parë të presidencës Biden.

Qindra kompani amerikane janë prekur nga një sulm kibernetik, që është kryer më 2 korrik, kundër kompanisë së teknologjisë Kaseya, me seli në Floridë.

Në maj, hakerët kanë sulmuar operatorin më të madh të tubacionit të karburanteve në SHBA, Colonial Pipeline, ndërsa në qershor, shënjestër e sulmit kibernetik ka qenë kompania më e madhe në botë për përpunimin e mishit, JBS.

Biden ka biseduar me homologun rus, Vladimir Putin, për sigurinë kibernetike gjatë takimit të tyre në Gjenevë, muajin e kaluar.

Biden është zotuar se “do të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm” për të ndaluar sulmet kibernetike nga Rusia, ka thënë Shtëpia e Bardhë. rel

Alaska – Një pasuri ushtarake strategjike kundër Kinës dhe Rusisë

Carla Babb

BAZA EIELSON E FORCAVE AJRORE, ALASKË – Alaska është skaji më verior i Shteteve të Bashkuara dhe është një territor i madh që ka gjithashtu një prani të madhe ushtarake.

Mes instalimeve ushtarake në Alaskë, ka shumë hapësirë të natyrës të egër. Arinjtë janë kudo, dhe moti është gjithashtu i ashpër. Në dimër temperatura mund të zbresë në rreth minus 45 gradë Celsius.

Por pse Shtetet e Bashkuara kanë vëndosur kaq shumë trupa dhe arsenal mbrojtjeje në një mjedis kaq të ashpër? Përgjigja, sipas Sekretarit të Mbrojtjes Lloyd Austin, është gjeografia.

“Jemi një vend Indo-Paqësor dhe jemi gjithashtu një vend Arktik. Në Alaskë kryqëzohen këto dy rajone kritike”, tha ai.

Alaska kufizohet nga Oqeani Paqësor dhe Oqeani Arktik. Baza e Forcave Ajrore Eielson, në zemër të Alaskës, është rreth 160 kilometra nga rrethi Arktik. Aty, thotë Sekretari Austin, Shtetet e Bashkuara kanë forcuar mbrojtjen dhe kanë zgjeruar stërvitjet ushtarake në një përpjekje për të rritur avantazhin e tyre konkurrues ndaj kundërshtarëve të afërt, Rusisë dhe Kinës.

“Keni parë që po rrisim aftësitë tona këtu së fundmi me shtimin e avionëve F-35, dhe jemi në proces të zgjerimit të aftësive për të mbështetur atë përpjekje,” tha ai.

Kjo është veçanërisht e dobishme pasi avionët luftarakë të gjeneratës së pestë F-35 të vendosur në bazën Eielson mund të arrijnë kudo në hemisferën veriore. Me këta avionë luftarakë fluturon mbi Paqësorin verior dhe je në Azi. Dëshiron të jesh në Evropë? Është shumë e kollajshme për avionin F-35 të fluturojë përmes Arktikut.

Nëse duhet që trupat të praktikojnë aftësitë ushtarake në vend, aty ndodhet një poligon trajnimi me sipërfaqe 200,000 kilometra katrorë.

“Nëse nuk ke shërbyer këtu është e vështirë ta kuptosh plotësisht se sa i rëndësishëm është strategjikisht ky shtet”, thotë senatori i Alaskës Dan Sullivan, i cili është anëtar i Komisionit të Senatit për Forcat e Armatosura.

Ai thotë se Pentagoni ka të drejtë të përqendrohet tek konkurrentët e nivelit të lartë, por ai është i shqetësuar se Shtetet e Bashkuara mund të mos jenë duke bërë sa duhet.

“Kina ka rritur shpenzimet e saj të mbrojtjes me 10% në vit, apo jo? Ata do të vazhdojnë ta bëjnë këtë. Ne, siç e dini, gjatë mandatit të dytë të administratës Obama, ulëm shpenzimet e mbrojtjes me 25%. Trumpi i shtoi. Por ato po shkurtohen përsëri. Kështu që, jam absolutisht i shqetësuar, dhe po kështu janë edhe shumica e anëtarëve të Komisionit të Forcave të Armatosura, nuk ka rëndësi nga cila parti”, thotë ai për Zërin e Amerikës.

Senatori Sullivan tha se ai dëshiron të shohë që buxheti i mbrojtjes të rritet nga 3 deri në 5% në vit për të ecur me ritmin e investimeve ushtarake që bën Kina. Ai mori si shembull bazat e shpërndara në shtetin më të skajshëm kufitar të Amerikës si dëshmi të asaj se sa domethënës janë dollarët e shpenzuar për mbrojtjen, shumë larg Uashingtonit.

SHBA: Marrëveshja me Gjermaninë për gazsjellësin, në mbështetje të Ukrainës

Gjatë punës për shtrirjen e tubacionit të gazsjellësit rus Nord Stream 2

 

VOA

Gjermania është angazhuar si pjesë e një marrëveshjeje me Uashingtonin të ndërmarrë veprime në nivel kombëtar dhe për të ushtruar presion, madje edhe sanksione në nivelin evropian, nëse Rusia përdor energjinë si armë në marrëdhëniet me vendet e tjera.

Shtetet e Bashkuara nuk hynë në detaje për hapat që do të ndërmarrin në lidhje me marrëveshjen për gazsjellësin Nord Stream 2, në mënyrë që të mos “i jepen Rusisë informacione që mund ta ndihmonin atë t’u shmangej këtyre masave”, u tha një zyrtar amerikan gazetarëve, në kushte anonimiteti.

Ndërkaq, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, Nënsekretarja e Shtetit për Çështje Politike, Victoria Nuland, foli për ndikimin e këtij gazsjellësi në Evropë.

Nënsekretarja e Shtetit për Çështjet Politike, Victoria Nuland

Nënsekretarja e Shtetit për Çështjet Politike, Victoria Nuland

“Kjo është një situatë e keqe dhe një gazsjellës i keq, por ne duhet të mbrojmë Ukrainën. Mendoj se me këtë marrëveshje kemi marrë hapat e duhur në këtë drejtim”, tha zonja Nuland.

Ndërkaq, Shtëpia e Bardhë njoftoi se më 30 gusht do të pritet në Shtëpinë e Bardhë presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba njoftoi se Kievi ka filluar zyrtarisht konsultimet me Bashkimin Evropian dhe Gjermaninë për gazsjellësin Nord Stream 2.

Presidenti Joe Biden u tha gazetarëve mbrëmë se bisedimet me Kancelaren gjermane Angela Merkel kishin mundësuar lejimin e përfundimit të këtij gazjellësi në Evropë, pa shtuar sanksione të tjera amerikane.

Presidenti Joe Biden duke folur për gazetarët në Kentaki

Presidenti Joe Biden duke folur për gazetarët në Kentaki

“Nord Stream-i është 99% i përfunduar. Ideja se diçka mund të thuhej apo mund të bëhej për ta ndaluar, nuk është e realizueshme. Por, siç e dini unë pata bisedime të frytshme me Angela Merkelin, e cila po punon nga ana e qeverisë gjermane me një angazhim që sugjeron se nëse Rusia do të punojë fort për të dëmtuar qëllimisht Ukrainën dhe vendet e tjera, atëherë do të marrin një përgjigje”, tha Presidenti Biden.

Nëpërmjet ministrit të jashtëm, Gjermania shprehu lehtësim për arritjen e marrëveshjes për këtë gazsjellës dhe premtoi të ndihmojë Ukrainën për ngritjen e një sektori energjie të gjelbër dhe për të siguruar tranzitin e gazit përmes vendit gjatë dekadës së ardhshme.

Marrëveshja synon të lehtësojë ato që kritikët i shohin si rreziqet strategjike të gazjellësit me vlerë 11 miliardë dollarë, që tani është pothuajse i kompletuar dhe po ndërtohet nën Detin Baltik për të transportuar gaz nga rajoni Arktik i Rusisë në Gjermani.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë kundër këtij gazsjellësi që e lejon Rusinë të eksportojë gaz direkt në Gjermani dhe të bllokojë vendet e tjera, por administrata e Presidentit Biden ka zgjedhur të mos përpiqet ta neutralizojë atë plotësisht me sanksione.

*Materiali përmban të dhëna të marra nga agjensitë e lajmeve Reuters dhe Associated Press

Udhëheqësja e opozitës bjelloruse kërkon përdorimin e sanksioneve nga SHBA

VOA

Udhëheqësja e opozitës bjelloruse, Sviatlana Tsikanouskaya po vazhdon vizitën e saj në Shtetet e Bashkuara. Të martën ajo tha se kërkoi nga zyrtarët amerikanë vendosjen e sanskioneve më të ashpra ndaj bizneseve që kanë lidhje me regjimin e Alexandër Lukashenkos. Në një intervistë për Zërin e Amerikës ajo arsyetoi kërkesën e saj duke thënë se Bjellorusia po lufton për vlerat që promovohen nga Shtetet e Bashkuara.

Udhëheqësja e opozitës bjelloruse Sviatlana Tsikhanouskaya po kërkon nga Shtetet e Bashkaura që të bëjnë presion mbi udhëheqjen e Presidentit Aleksandër Lukashenko, qoftë edhe përmes vendosjes së sanksioneve.

“Sanksionet nuk zgjidhin gjithçka, por ato mund të ndihmojnë në ndaljen e dhunës në Bjellorusi dhe mund të detyrojnë udhëheqësit e regjimit të fillojnë dialogun me shoqërinë civile”, thotë për Zërin e Amerikës opozitarja Tsikhanousaya.

Këto komente ajo i bëri jashtë Shtëpisë së Bardhë, pas takimit me Këshiltarin amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, një nga shumë takimet e opozitares bjelloruse me zyrtarë të administratës Biden dhe Kongresit të Shteteve të Bashkuara.

“Ne ndajmë vlera të përbashkëta, si lufta për demokraci, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit. Ne duhet të komunikojmë në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të qëndrojnë pranë në mbrojtje të këtyre vlerave. Mos e përkrahni Sviatlana Tsikhanouskayan ose persona të tjerë, thjeshtë qëndroni me Bjellorusinë sepse ne po luftojmë për vlerat të cilat SHBA promovon në botë“, tha ajo në një intervistë ekskluzive për Zërin e Amerikës.

“Shtetet e Bashkuara respektojnë guximin dhe vendosmërin e opozitës bjelloruse dhe qëndrojnë në krah të popullit të Bjellorusië“, shkroi në Twitter Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price u tha gazetarëve se sanskionet janë “një mjet i fuqishëm” dhe se Shtetet e Bashkuara mbështesin aspiratat e popullit të Bjellorusisë “për një të ardhme demokratike, të lirë dhe të frytshme”.

“Ne mbështesim përpjekjet ndërkombëtare për të parë në mënyrë të pavarur zgjedhjet e manipuluara të Bjellorusisë, abuzimet e të drejtave të njeriut rreth zgjedhjeve dhe shtypen që pasoi”, tha ai.

“SHBA, së bashku me partnerët dhe aletatët e saj, do të vazhdojnë të mbajnë përgjegjës regjimin e Lukashenkos për veprimet e tij, përfshirë vendosjen e sanskioneve”, tha zëdhënësja e Këshillit amerikan për Siguri Kombëtare, Emily Horne, në një deklaratë rreth takimit të së martës.

Sviatlana Tsikhanouskaya ishte sfiduesja kryesore e Presidentit Alexander Lukashenko në zgjedhjet e gushtit të vitit 2020. Por pas zgjedhjeve të cilat perëndimi i cilësoi si të manipuluara, ajo u detyrua të largohet nga vendi. Presidenti Lukashenko mohon akuzat për manipulim.

38 vjeçarja hyri në garën zgjedhore në vend të bashkëshortit të saj, Sergei Tsikhanouskiy, një bloger që ndodhet në burg nga maji i vitit 2020, nën akuzat për shkelje të rendit publik, gjë që ai e mohon.

Harvey Weinstein ekstradohet në Kaliforni për t’u përballur me gjyqin e dytë për përdhunim

VOA

Ish-producenti i Hollivudit Harvey Weinstein u ekstradua nga Nju Jorku në Kaliforni të martën për t’u përballur me gjykimin për akuzat për përdhunim dhe sulm seksual, tha zëdhënësi i tij dhe Departamenti i Burgjeve i Nju Jorkut.

Weinstein u shpall fajtor në Nju Jork në shkurt 2020 për sulm seksual dhe përdhunim dhe u dënua me 23 vjet burg.

Në Los Anxheles, ai përballet me gjykim nën akuzat për sulme seksuale ndaj pesë grave në periudhën 2004-2013.

Akuzat në Los Anxheles përfshijnë përdhunimin me force dhe akte të detyruara seksuale dhe përdorim force për kryerjen e tyre. Nëse dënohet, Weinstein mund ta kalojë gjithë jetën në burg.

“Sot në orën 9:25 Harvey Weinstein iu dorëzua zyrtarëve të duhur për transportim në shtetin e Kalifornisë me një urdhër gjykate,” tha Departamenti i Burgjeve i Nju Jorkut.

69 vjeçari Weinstein, po e apelon dënimin në Nju Jork dhe ka mohuar të ketë pasur marrëdhënie seksuale jokonsensuale.

Ai e kishte kontestuar ekstradimin në Kaliforni për arsye mjekësore, duke përmendur diabetin dhe problemet e zemrës, shpinës dhe shikimit.

“Ne do të luftojmë që Harvey të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor dhe natyrisht që ai të trajtohet në mënyrë të drejtë. Procesi i duhur, konsiderimi i tij i pafajshëm derisa të provohet fajtor dhe një gjykim i drejtë janë të gjitha të drejta të tij,” tha zëdhënësi i tij Juda Engelmayer në një deklaratë të martën.

Zyra e Prokurorit të Distriktit të Los Anxhelosit tha të martën se nuk kishte ndonjë informacion për të dhënë për momentin. Weinstein ishte një nga producentët më të fuqishëm të filmit dhe televizionit në Hollivud përpara se akuzat e më shumë se 80 grave për sjellje të papërshtatshme seksuale në vitin 2017 të sillnin si rezultat akuzat penale ndaj tij dhe t’i hapnin rrugën lëvizjes më të gjerë #MeToo.

Ai është bashkëthemelues i studios kinematografike Miramax, që ka nxjerrë filmat të njohur si “Shekspiri i Dashuruar” dhe “Pulp Fiction”. Studioja e tij e famshme kinematografike bëri kërkesë për falimentim në mars 2018.

Aleati i ish presidentit Trump nën arrest për lobim të paligjshëm

VOA

WASHINGTON, 20 korrik (Reuters) – Thomas Barrack, një mik miliarder i ish-presidentit Donald Trump, i cili mbikqyri fondin për inaugurimin e tij, është arrestuar nën akuza që përfshijnë lobim të paligjshëm të huaj dhe pengim të drejtësisë, tha të martën Departamenti amerikan i Drejtësisë.

Barrack akuzohet për mbrojtje të paligjshme të interesave të Emirateve të Bashkuara Arabe në Shtetet e Bashkuara. Ai gjithashtu pretendohet të ketë gënjyer agjentët e FBI-së gjatë një interviste në lidhje me marrëdhëniet e tij me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Barrack, 74, është një aleat i vjetër i zotit Trump dhe themelues i firmës së madhe të investimeve Colony Capital. Barrack dha dorëheqjen si shefi ekzekutiv i kompanisë Colony Capital në vitin 2020. Në prill, ai dha dorëheqjen si kryetar ekzekutiv i firmës.

Sekretari Blinken flet me gazetaren amerikano-iraniane që do ta rrëmbenin

Makina e policisë duke ruajtur godinën ku jeton gazetarja amerikano-iraniane Alinejad Masih

VOA

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se gazetarja amerikano-iraniane që u bë objektiv i një plani iranian për ta rrëmbyer, ka “demonstruar kurajo të jashtëzakonshme”.

Sekretari Blinken shkruajti në Twitter të hënën se pati “një bisedë të mirë” me zonjën Masih Alinejad, drejtuese e një emisioni të shërbimit në gjuhën perse të Zërit të Amerikës, si dhe një kritike e hapur e qeverisë iraniane.

“Konfirmova se Shtetet e Bashkuara do ta mbështesin gjithnjë punën e domosdoshme të gazetarëve të pavarur në mbarë botën”, shkruajti Sekretari Blinken. “Nuk do të tolerojmë përpjekjet për t’i trembur apo për të heshtur zërat e tyre”.

Zonja Alinejad tha se bisedoi me Sekretarin Blinken për 15 minuta, dhe se kryediplomati amerikan e konsideroi “në veçanti revoltuese” idenë që Irani kërkonte ta rrëmbente atë nga territori amerikan.

“Sekretari Blinken tha se Administrata e Presidentit Biden e merr shumë, shumë seriozisht rrezikun që paraqet Republika Islamike dhe se ishte në dijeni për mënyrat se si regjimi në Teheran sulmon disidentët në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë”, shkruajti në Twitter zonja Alinejad. “Ai më siguroi se Shtetet e Bashkuara do ta mbajnë përgjegjës regjimin (iranian) për këtë komplot”.

Javën e kaluar Departamenti amerikan i Drejtësisë tha se një gjykatë federale në Nju Jork bëri publike akuzat ndaj pesë shtetasve iranianë për përfshirje në komplotin për të rrëmbyer “një gazetare nga Bruklini, një autore dhe aktiviste të të drejtave të njeriut, për shkak se mobilizoi opinionin publik në Iran dhe në mbarë botën për ligjet dhe praktikat e regjimit (iranian)”. Deklarata për shtyp e Departamentit të Drejtësisë nuk dha emrin e personit ndaj të cilit ishte organizuar komploti.

Zonja Alinejad, e cila jeton në distriktin Bruklin të qytetit të Nju Jorkut, më vonë konfirmoi nëpërmjet mediave sociale se ajo ishte personi në qendër të sulmit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Saeed Khatibzadeh hodhi poshtë akuzat amerikane, duke u shprehur në komente të publikuara nga media shtetërore iraniane se është “një akuzë e pabazë dhe qesharake që nuk meriton një përgjigje”.

Zonja Alinejad punoi si gazetare në Iran në vitet 2000, kur shkruajti artikuj që ekspozonin keqmenaxhimin e qeverisë dhe korrupsionin, derisa autoritetet i hoqën kredencialet e shtypit dhe e kërcënuan me arrestim. Ajo u largua nga vendi në vitin 2009, fillimisht drejt Britanisë, dhe më vonë u vendos në Nju Jork në vitin 2014.

Departamenti i Shtetit paralajmëron amerikanët të mos udhëtojnë në Britani

VOA

Departamenti amerikan i Shtetit po u bën thirrje amerikanëve të mos udhëtojnë në Britani për shkak të rasteve në rritje tme COVID-19 në vend.

Departamenti i Shtetit e rriti të hënën në nivelin më të lartë paralajmërimin për udhëtimet në Britani, pas një veprimi të ngjashëm të ndërmarrë nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve më parë gjatë ditës.

Të dy agjencitë thanë se nëse njerëzit duhet të udhëtojnë për në Britani, ata duhet të sigurohen që janë vaksinuar plotësisht para udhëtimit.

Paralajmërimi erdhi ndërsa britanikët festonin “Ditën e Lirisë”, fundi zyrtar i pothuajse të gjitha kufizimeve të mbylljes së koronavirusit, duke përfshirë vënien e detyrueshme të maskës dhe distancimin shoqëror.

Por Kryeministri Boris Johnson ka të ngjarë të ketë ulur entuziazmin e festimeve kur njoftoi se do të kërkohet prova e vaksinimit për të hyrë në klubet e natës dhe vendet e tjera ku mblidhen turma të mëdha njerëzish duke filluar në fund të shtatorit. Kryeministri Johnson e kaloi Ditën e Lirisë në karantinë pasi ministri i shëndetësisë Sajid Javid doli pozitiv me COVID-19.

Rastet në Britani kaluan 50,000 të infektuar në ditë javën e kaluar për herë të parë që nga janari. Rritja kryesisht ka ardhur nga varianti delta i virusit, i identifikuar së pari në Indi.

Në anën tjetër të Atlantikut, qeveria kanadeze njoftoi të hënën se do të rihapë kufirin e saj për shtetasit amerikanë dhe banorët e përhershëm që jetojnë në Shtetet e Bashkuara duke filluar nga 9 gushti, për sa kohë që ata tregojnë prova se janë plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19 dhe testojnë negativë për virusin brenda 72 orëve nga mbërritja. Zyrtarët gjithashtu thanë se do të lejojnë vizitorë të vaksinuar plotësisht nga vendet e tjera duke filluar nga 7 shtatori.

Ndërkohë, më shumë se gjysma e 25 milionë qytetarëve të Australisë janë nën masa izolimi të martën pasi kryeministri i shtetit të Australisë Jugore Steven Marshall njoftoi një bllokim të menjëhershëm shtatë-ditor pasi u zbuluan pesë raste të reja. Australia e Jugut bashkohet me shtetet fqinje të Viktorias dhe Nju Sauth Uejlls për të vendosur bllokime të zgjatura që nga fundi i qershorit, kur një shofer limuzine në aeroport në Sidnei, rezultoi pozitiv për variantin shumë ngjitës të deltës.

Dhe një studim i ri i publikuar të martën nga Qendra për Zhvillimin Global me bazë në Shtetet e Bashkuara thotë se numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia në Indi mund të jetë 10 herë më i lartë se numri zyrtar i 414,482 viktimave, duke e bërë këtë katastrofën më të rëndë humanitare për vendin e Azisë Jugore që kur fitoi pavarësinë e nga Britania në 1947.

Studimi thotë se rreth 3 milionë deri në 4.7 milionë njerëz humbën jetën nga virusi midis janarit të vitit 2020 dhe qershorit të këtij viti. Vendi i dytë më i populluar në botë, me rreth 1.3 miliardë njerëz, po del nga një valë shkatërruese mes prillit dhe majit që u nxit pjesërisht nga varianti Delta.

SHBA po heton problemet shëndetësore misterioze të diplomatëve në Vjenë

Washington

Autoritetet në Shtetet e Bashkuara kanë filluar një hetim mbi problemet shëndetësore misterioze të diplomatëve amerikanë në kryeqytetin austriak, Vjenë, raporton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet përkatëse të SHBA-së njoftuan se po hetojnë më shumë se 20 raste të regjistruara në Vjenë që pretendohet se janë mjaft të ngjashme me simptomat e raportuara nga diplomatët amerikanë në Kubë në vitet 2016 dhe 2017.

Në hetime janë përshirë Departamenti amerikan i Shtetit, Pentagoni dhe Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA).

Departamenti i Shtetit konfirmoi lajmin e hetimit, por nuk zbuloi detaje në lidhje me problemet shëndetësore të diplomatëve në ambasadën në Vjenë.

Subjekti i hetimit janë shkaqet e problemeve shëndetësore të diplomatëve, kurse disa burime mediatike pretendojnë se ka mundësi që këto të jenë sulme me teknologji mikrovalë ose radiovalë.

Lajmi për problemet e regjistruara shëndetësore të diplomatëve amerikanë në Vjenë u publikua për herë të parë të premten nga “The New Yorker”.

Shtëpia e Bardhë: Rreth 20 mijë afganë kërkuan vizë speciale për në SHBA

Washington DC

Rreth 20 mijë shtetas afganë të cilët ndihmuan SHBA-në ose partnerët e tyre të misionit, kanë aplikuar për vizë emigrimi që mund t’i transferojë ata në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha se kjo shifër nuk përfshin anëtarët e familjeve që do të përfshihen gjithashtu në procedime, duke shtuar se rreth gjysma e azilkërkuesve kanë mbushur dokumentet e nevojshme për të filluar procedurat administrative.

Pas përfundimit të procesit të shqyrtimit të sigurisë, kandidatët mund të kenë të drejtë të marrin atë që njihet si “lirim me kusht humanitar” në të cilin shumica e këtij grupi mund të zhvendoset në një bazë ushtarake në SHBA ku do të bënin ekzaminimet mjekësore.

“Ata për të cilët kontrollet e së kaluarës ende nuk kanë përfunduar së pari do të transferohen nga Afganistani në një bazë ushtarake amerikane jashtë vendit ose në vendet e treta ku do të vendosen në mënyrë të sigurt derisa të përfundojë përpunimi i vizave dhe më pas të jenë në gjendje të transferohen në SHBA”, tha Psaki.

Nga Shtëpia e Bardhë theksuan se SHBA-ja nuk merr parasysh asnjë vend të tretë në të cilin nuk garantohet siguria e azilkërkuesve, as ndonjë shtet që nuk do të siguronte që ata të trajtohen njerëzisht gjatë procedurës.

Departamenti i Shtetit pritet që më pas të lëshojë më shumë detaje mbi procesin e lëshimit të vizave speciale për afganët.

SHBA-ja kohët e fundit njoftoi fillimin e operacionit, i cili do të fillojë zhvendosjen e shtetasve të interesuar dhe të përshtatshëm afganë dhe familjeve të tyre në javën e fundit të korrikut.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden është zotuar të sigurojë që individët që kanë ndihmuar SHBA-në, përfshirë përkthyesit, interpretuesit dhe familjet e tyre, do të kujdesen gjatë tërheqjes së SHBA-së nga Afganistani, e cila duhet të përfundojë në fund të gushtit.

Më shumë se 95 për qind e procesit ka mbaruar, tha ushtria amerikane në fillim të kësaj jave.

Evakuimet janë planifikuar në mes të sulmeve në rritje nga lëvizja talebane në fushën e betejës kundër forcave të qeverisë afgane dhe në mes të frikës për qëndrueshmërinë e qeverisë qendrore.

Biden: Lufta e SHBA-së në Afganistan përfundon më 31 gusht

VOA

Presidenti Joe Biden tha të enjten se misioni ushtarak amerikan në Afganistan do të përfundojë më 31 gusht, duke shtuar se “shpejtësia garanton siguri”, ndërsa Shtetet e Bashkuara po kërkojnë t’i japin fund luftës gati 20-vjeçare.

Ne nuk shkuam në Afganistan për të ndërtuar kombin“, tha Presidenti Biden në një fjalim për të informuar me të dhënat më të fundit mbi përpjekjet e vazhdueshme të administratës së tij për t’i dhënë fund luftës së SHBA-së në Afganistan. “Udhëheqësit afganë duhet të bashkohen dhe ta orientojne vetë vendin drejt së ardhmes“, shtoi ai.

Presidenti Biden gjithashtu përforcoi arsyet e vendimit të tij për t’i dhënë fund operacioneve ushtarake amerikane edhe pse talebanët po përparojnë me shpejtësi në pjesë të konsiderueshme të vendit.

Përpjekja për të shpjeguar më tej arsyetimin e tij mbi Afganistanin vjen ndërsa gjatë ditëve të fundit administrata ka kërkuar vazhdimisht ta trajtojë përfundimin e konfliktit, si një vendim që zoti Biden e mori pasi doli në përfundimin se është një “luftë që nuk mund të fitohet” e për të cilën “nuk ka një zgjidhje ushtarake”.

Edhe sa mijëra djem e vajza të tjerë amerikanë jeni të gatshëm të rrezikojmë?!“, ishte pyetja që ngriti Presidenti Biden drejtuar atyre që i kanë bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të zgjasin operacionin ushtarak. “Unë nuk do të dërgoj një brez tjetër amerikanësh në luftë në Afganistan, pa ndonjë pritshmëri të arsyeshme për të arritur një rezultat ndryshe“, shtoi ai.

Presidenti Biden tha se ai nuk u besonte talebanëve, por i besonte kapacitetit të ushtrisë afgane për të mbrojtur qeverinë.

Para fjalimit të presidentit, sekretarja e shtypit në Shtëpinë e Bardhë Jen Psaki tha se zyrtarët e administratës së Presidentit Biden kishin parashikuar gjithnjë një “rritje” të dhunës e trazirave me përparimin e tërheqjes së trupave amerikane. Por ajo shtoi se zgjatja e përfshirjes ushtarake amerikane atje, duke marrë parasysh që ish-Presidenti Donald Trump kishte rënë dakord të tërhiqte trupat amerikane nga Afganistani në maj të vitit 2021, do të kishte çuar në një përshkallëzim të sulmeve ndaj forcave amerikane.

Pyetja me të cilën përballej (presidenti) ishte nëse ai pas 20 vitesh do të angazhonte më shumë forca amerikane në një luftë civile në Afganistan“, tha zonja Psaki.

Presidenti Biden tha se “kishte shumë pak gjasa të ndodhte” që një qeveri do të kontrollonte Afganistanin pas tërheqjes së SHBA-së ndaj ai nxiti qeverinë afgane që të arrijë një marrëveshje me Talebanët.

Presidenti shtoi se nuk bëhet fjalë për një “mision të kryer” ndërsa lufta po shkon drejt fundit.

Misioni u përmbush me goditjen e Osama bin Laden-it dhe me atë që terrorizmi nuk po buron më nga ajo pjesë e botës“, tha ai.

“Elsa” drejt bregut perëndimor të Floridas; merr forcën e uraganit

VOA

Bregu perëndimor i shtetit amerikan Florida po përgatitet për ardhjen të mërkurën të uraganit “Elsa”, i cili solli reshje të rënda në Kubë dhe goditi ishujt Florida Keys.

“Elsa”, e cila u regjistrua të premten si uragani i parë i sezonit, ishte dobësuar në një stuhi tropikale deri të shtunën. Të martën vonë, Qendra Kombëtare e Uraganeve e Shteteve të Bashkuara tha se ishte forcuar përsëri në statusin e uraganit me erëra të qëndrueshme prej mbi 120 km në orë.

Kushtet e përkeqësuara të motit në Floridan e jugut të krijuara nga “Elsa” po pengojnë kërkimin për të mbijetuarit e shembjes së pjesshme të një pallati që punëtorët shkatërruan plotësisht të dielën.

Qendra Kombëtare e Uraganeve (NHC) tha të martën vonë në mëngjes se “Elsa” pritet të “lëvizë pranë ose mbi pjesët e bregut perëndimor të Floridas gjatë natës së sotme”, përpara se të zbresë të mërkurën në mëngjes “përgjatë bregdetit verior të Gjirit të Floridas”.

NHC-ja njoftoi se një paralajmërim për rrezik uragani ishte në fuqi që të martën përgjatë një shtrirje prej 290 kilometrash të Bregut të Gjirit nga ishulli Egmont Key në rajonin e Gjirit Tampa deri në lumin Steinhatchee.

Metereologët parashikuan se “Elsa” do të forcohej ngadalë deri të martën në mbrëmje dhe do të merrte pothuajse forcën e një uragani përpara se të zbresë në Florida, pas së cilës pritet të dobësohet ndërsa lëviz më në brendësi.

Të martën priteshin reshje të rënduara në qytetin bregdetar të Surfside, ku u shemb pallati më 24 qershor.

NHC gjithashtu paralajmëroi se “Elsa” mund të sjellë stuhi me rrezik për jetën, përmbytje dhe tornado të izoluara.

“Kombinimi i një stuhie dhe batice do të bëjë që zonat normalisht të thata pranë bregdetit të përmbyten nga ngritja e ujërave që zhvendosen në brendësi nga vija bregdetare”, tha NHC-ja.

Ish-çifti presidencial Carter feston përvjetorin e platintë të martesës

Ish-çifti presidencial i SHBA-së, Jimmy dhe Rosalynn Carter, do të festojnë 75-vjetorin e martesë më 7 korrik.

Jimmy Carter, 96 vjeç, është ish-presidenti më jetëgjatë ende gjallë, megjithëse u diagnostikua me kancer në tru në 2015.

Jimmy dhe Rosalynn, që të dy nga Xhorxhia, u takuan përmes një takimi të rregulluar nga motra e tij.

Në atë kohë, Carter ishte një ndërmjetës i ri në Akademinë Detare.

Pothuajse 80 vjet më vonë ata janë ende bashkë, duke jetuar në të njëjtin qytet ku kanë lindur, Plains.

Pas qëndrimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë, ata u bënë ambasadorë për të drejtat e njeriut dhe shëndetin publik.

“Është një partneritet 365 gradë”, tha presidenti i 39-të amerikan, në një intervistë me rastin e përvjetorit të martesës. bw

SHBA: 4 korriku dhe kuptimi i festave kombëtare amerikane

Marrë nga Associated Press

Më 4 korrik 1776, Kongresi Kontinental miratoi zyrtarisht Deklaratën e Pavarësisë. Festimet filluan brenda pak ditësh: parada dhe lexime publike, zjarre dhe qirinj dhe shkrepja e 13 fishekëve, një për secilin prej shteteve origjinale.

U desh të kalonte pothuajse një shekull para se vendi ta shpallte zyrtarisht si festëthemelimin e tij.

Me miratimin së fundmi të 19 qeshorit, ose Juneteenth që përkujton fundin e skllavërisë në Shtetet e Bashkuara, si festë federale, vendi ka tani 12 festa të tilla. Shumë prej tyre janë të fiksuara prej kohësh në kalendarin amerikan, por prania e tyre nuk është vetëm një histori vazhdimësie. Ato pasqyrojnë mënyrën sesi kanë evoluar Shtetet e Bashkuara – nga një bashkim shtetesh me një qeveri relativisht të vogël federale në një vend më të centralizuar.

Tubimet në të gjithë vendin për Ditën e Pavarësisë dhe festat e tjera janë po aq të vjetra sa vetë vendi. Por raundi i parë i pushimeve federale, i identifikuar si i tillë sepse punonjësve federalë (fillimisht vetëm punonjësve federalë në Uashington, DC) u jepej një ditë pushimi, u nënshkrua në ligj vetëm në vitin 1870, nga Presidenti Ulysses S. Grant, pesë vjet pasi mbaroi Lufta Civile.

“Lufta Civile konsolidoi fuqinë kombëtare në të gjitha llojet e mënyrave dhe festat kombëtare janë një ilustrim i këtij fakti,” thotë historiani fitues i Çmimit Pulitzer Eric Foner.

Juneteenth dhe festa të tjera federale janë miratuar me shumicë të konsiderueshme në Kongres, duke sugjeruar një konsensus të gjerë dypartiak. Festat e para, vë në dukje biografi i presidentit Grant, Ron Chernow, ishin ato që nuk ngjallnin debat – Dita e Vitit të Ri, Dita e Pavarësisë, Dita e Falënderimeve, Krishtlindjet dhe ditëlindja e Xhorxh Uashingtonit (e miratuar në 1879).

“Ato u shpallën pas Luftës Civile, por jo rastësisht nuk kishin asnjë lidhje me Luftën Civile. Plagët e luftës ishin ende të thella dhe çdo përkujtim i vetë luftës do të shihej si përçarës,” thote zoti Chernow. Ai vë në dukje se Dita e të Rënëve, nderimi i atyre që vdiqën në luftë, u bë festë federale deri në vitin 1888.

“Pesë festat e para federale u përpoqën të gjenin një emërues të përbashkët midis Veriut dhe Jugut,” thotë studiuesi Chernow.

“Të dyja palët e Luftës Civile pretenduan se kishin luftuar në frymën e Revolucionit Amerikan. Prandaj ishte e lehtë për të dyja palët të nderonin ditëlindjen e Uashingtonit dhe Ditën e Pavarësisë.”

Qofshin deklarime të atdhedashurisë apo drejtësisë sociale, festat federale pasqyrojnë një pjesë të ndjesisë së vendit për vetveten dhe si ndryshon ajo.

Mbështetja publike për ta bërë ditëlindjen e Rev. Martin Luther Kingut festë ishte aq e fortë saqë u nënshkrua në ligj në 1983 nga Presidenti Ronald Reagan, i cili kishte kundërshtuar Ligjin e të Drejtave Civile dhe Ligjin e të Drejtave të Votimit në vitet 1960 dhe privatisht besonte se reputacioni i drejtuesit të të drejtave civile ishte “bazuar në imazh, jo në realitet”. Madje edhe atëherë, Arizona, Nju Hemshër dhe Karolina e Jugut rezistuan ta bënin një festë shtetërore dhe Karolina e Jugut priti deri në vitin 2000 për ta bërë një gjë të tillë. Alabama dhe Misisipi ende e festojnë ditëlindjen e Kingut së bashku me ditëlindjen e Gjeneralit të Konfederatës Robert E. Lee.

Dita e Kolombit u bë festë kombëtare në vitin 1968, e miratuar nga Kongresi dhe Presidenti Lyndon Johnson si një nderim për emigrantët dhe si një “shprehje e gatishmërisë për të përballuar me vetëbesim të ardhment e panjohur”, sipas një raporti të Senatit në atë kohë . Por gjatë 40 viteve të fundit, ndërsa imazhi i Kolombi është shndërruar nga ai i “zbuluesit të Amerikës” në atë të një racisti dhe imperialisti, qytetet dhe shtetet ose kanë ndryshuar emrin e festës (Havai e quan atë “Dita e Zbulimit”) ose e kanë përdorur atë ditë për të nderuar të tjerët; që nga viti 1989, South Dakoka e ka quajtur atë “Dita e Indigjenëve të Amerikës”.

“Mund t’i shikosh festat federale si monumentet e ngritura në parqe”, thotë Matthew Dennis, autor i “Ditët e Letrave të Kuqe, të Bardha dhe të Kaltra “, një libër i vitit 2002 mbi festat Amerikane. “Me një monument, përpiqesh ta përjetësosh kuptimin e së kaluarës në gur. Por kjo mund të ndryshojë, dhe njerëzit mund të thonë: ‘Prit, kush është ky njeri?’”

Ndër festat kombëtare, 4 korriku është më kompleksja dhe e debatuara, një pasqyrim i pyetjeve dhe kontradiktave rreth origjinës së vendit dhe vetë Deklaratës së Pavarësisë.

Dita e Pavarësisë është përfshirë në ndasitë e vendit pothuajse që nga fillimi. Në vitet 1780 dhe 1790, mbështetësit e një qeverie qendrore më të fortë (Federalistët) dhe ata që shqetësoheshin për mundësinë e një kthimi në monarkinë e stilit britanik (ndonjëherë të quajtur Republikanët Xhefersonianë), debatuan mbi autorësinë e Deklaratës së Pavarësisë. Republikanët thoshin se merita i duhej njohur vetëm Tomas Xhefersonit, ndërsa Federalistët ishin kundër, duke argumentuar saktë se shumë të tjerë kishin punuar për të.

Në dekadat para Luftës Civile, afrikano-amerikanët shpesh përjashtoheshin nga ngjarjet zyrtare të 4 korrikut dhe festonin më 5 korrik, duke njohur njëkohësisht 4 korrikun dhe distancën e tyre prej asaj dite. Frederick Douglass e mbajti fjalimin e tij të famshëm të vitit 1852, “Çfarë është 4 korriku për skllavin”, më 5 korrik.

Lufta Civile në vetvete ishte një periudhë që ka ngjalluar interpretime kontradiktore. Jugorët përqafuan mesazhin e Deklaratës së Pavarësisë të sfidës kundër tiranisë. Veriu e shikonte atë si një skicë. Në një letër dërguar Kongresit më 4 korrik 1861, vetëm disa muaj pasi filloi Lufta Civile, Presidenti Abraham Linkoln foli për Ditën e Pavarësisë si frymëzim për një shoqëri të re dhe më njerëzore.

“Kundërshtarët tanë kanë miratuar disa deklarata të pavarësisë në të cilat, ndryshe nga ajo e shkruar nga Xhefersoni, i heqin fjalët ” të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë “,” shkruante Linkoln, duke shtuar se Unioni po mbështeste “që qeveri objekti i së cilës është të lartësojë pozicionin e njeriut; të heqë barrat artificiale nga shpatullat e të gjithëve; të hapë rrugën e suksesit për të gjithë; t’u mundësojë të gjithëve një fillim të pakufizuar dhe një shans të drejtë në garën e jetës. “

Kuptimi i 4 korrikut ka vazhduar të zhvillohet, nga presidenti në president. Franklin D. Roosevelt dhe George W. Bush janë ndër ata që ia kushtuan fjalimet e Ditës së Pavarësisë ushtrisë, qoftë gjatë Luftës së Dytë Botërore apo pas sulmeve të 11 Shtatorit. Fjalimi i John F. Kennedy në 1962, në mes të Luftës së Ftohtë, e quajti pavarësinë “çështjen e vetme që ndan botën sot” dhe foli “për dëshirën për pavarësi pas Perdes së Hekurt”. Në vitin 2014, Presidenti Barack Obama përmendi premtimin për “jetën, lirinë dhe kërkimin e lumturisë” si një arsye që “emigrantët nga e gjithë bota ëndërrojnë të vijnë në brigjet tona.”

Për Ditën e Pavarësisë në vitin 2020, më pak se dy muaj pas vrasjes së afrikano-amerikanit George Floyd, Presidenti Donald Trump denoncoi protestuesit e lëvizjes Black Lives Matters dhe atë që ai e quajti “një fushatë të pamëshirshme për të fshirë historinë tonë, për t’i poshtëruar heronjtë tanë, për të zhdukur vlerat tona dhe indoktrinuar fëmijët tanë “. Pasardhësi i tij, presidenti aktual Joe Biden, lëshoi një video të shkurtër duke thënë se vendi ende nuk e kishte përmbushur premtimin për barazi, duke vënë në dukje se edhe Xhefersoni ishte një pronar skllevërish.

“Por pasi u propozua, ajo (barazia) ishte një ide të cilës nuk mund t’i vihej kufi,” tha ai. “Ajo i mbijetoi Luftës Civile, qenve të Bull Connorit, vrasjes së Martin Luther Kingut dhe më shumë 200 vjetëve racizëm sistematik.”

“Amerika nuk është përrallë”, shtoi zoti Biden. “Ka qenë një betejë e vazhdueshme midis dy pjesëve të karakterit tonë: ideja që të gjithë burrat dhe gratë – të gjithë njerëzit – janë krijuar të barabartë dhe racizmit që na ka përçarë.”

Presidenti Biden nominon Jeffrey M. Hovenier për ambasador në Kosovë

I nominuar për ambasador të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka nominuar për ambasador të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier. Njoftimi është bërë nga ana e Shtëpisë së Bardhë.

Ai është një diplomat karriere i shërbimit të jashtëm amerikan që ka qenë pjesë e stafit të të Dërguarit të Posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës.

Hovenier aktualisht është zëvëndësshef i misionit të Ambasadës së SHBA-së në Ankara të Turqisë. Ai gjithashtu ka shërbyer edhe në ambasadën e SHBA-së në Berlin si dhe në misionet e SHBA-së në Kroaci, Greqi, Panama, Paraguai dhe Peru.

Në Uashington ai ka kryer detyrën e Drejtorit për Çështjet të Evropës Qendrore dhe Juglindore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe në Byronë e Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike me përgjegjësi për NATO-n dhe Çështjet e Evropës Qendrore.

Nominimi i tij duhet të konfirmohet nga ana e Senatit amerikan.

Në qershor të vitit 2018, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e pati dekoruar diplomatin Hovenier me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

“Mbështetja e juaj dhe e SHBA-së në të gjitha proceset politike ka qenë përcaktuese për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Do të jemi përgjithmonë mirënjohës”, pati thënë atëbotë Thaçi.

Ndërsa diplomati amerikan, Jeffrey Hovenier, kishte deklaruar se qëndrimi amerikan gjithmonë ka qenë në përkrahje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

“Unë do të jem gjithmonë një mik i Kosovës”, pati thënë Hovenier.

Në pozitën e ambasadorit në Prishtinë, ai do të zëvëndësonte, ambasadorin e tanishëm, Philip Kosnett.

Përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, ambasadori Kosnett e ka uruar Hovenier për nominimin që të shërbejë si ambasador i SHBA-së në Kosovë.

Gjykata e Lartë e SHBA nuk pranon të shqyrtojë apelin e Shkëlzen Berishës për akuzat ndaj tij

Marrë nga Reuters

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara nuk pranoi ta shqyrtonte një çështje që sfidonte mbrojtjen e gazetarëve dhe organizatave të medias nga akuzat për shpifje, por gjykatësit konservatorë Clarence Thomas dhe Neil Gorsuch nuk u pajtuan me këtë veprim dhe vunë në dyshim mbrojtje të tilla të parashikuara në një vendim historik të vitit 1964.

Duke cituar një ambient mediatik që po ndryshon me shpejtësi dhe të mbushur gjithnjë e më shumë me disinformim, gjykatësit Thomas dhe Gorsuch u shprehën në opinione të veçanta se gjykata duhet t’i shohë me një sy të ri precedentët që e bëjnë më të vështirë për figurat publike që të padisin për shpifje.

Gjykata nuk pranoi të merrte në shqyrtim një apel nga Shkëlzen Berisha, i biri i ish-kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, në lidhje me padinë e tij për shpifje mbi akuzat për korrupsion kundër tij të bëra në një libër të vitit 2015 nga autori Guy Lawson të quajtur “Arms and the Dudes”. Në bazë të librit, u bë filmi i vitit 2016 i Hollivudit “War Dogs” me aktorët Jonah Hill dhe Miles Teller.

Një gjykatë më e ulët vendosi në favor të zotit Lawson, shtëpisë botuese të librit Simon & Schuster dhe disa të pandehurve të tjerë sepse arriti në përfundimin se Shkëlzen Berisha nuk ishte në gjendje të argumentonte se akuzat për përfshirjen e tij në një skandal të tregtisë së armëve ishin bërë me “keqdashje të qëllimshme”.Një standard i tillë, i cili siguron mbrojtje nga paditë për shpifje, përfshin deklarata që bëhen me vetëdijen se janë të rreme apo moskokëçarje për faktin nëse janë të vërteta apo të rreme.

Ky precedent u krijuan me vendimin e rëndësishëm të gjykatës të vitit 1964 për një çështje të quajtur New York Times ndaj Sullivan.

Anëtarët e Gjykatës së Lartë, Thomas dhe Gorsuch thanë se gjykata duhet ta kishte pranuar çështjen për shqyrtim. Ata thanë se në mjedisin e sotëm mediatik, standardi i “keqdashjes së qëllimshme” mund të mbrojë gënjeshtrën në vend të së vërtetës, me pasoja për botën reale. Duke përmendur si shembull teorinë e rreme të konspiracionit “Pizzagate” që pretendonte se një piceri në Uashington përdorej për të fshehur një rrjet pedofilie të udhëhequr nga ish-kandidatja demokrate për presidente Hillary Clinton, gjykatësi Thomas tha se si për “figura publike ashtu edhe private, gënjeshtrat shkaktojnë dëm të vërtetë.”

Gjykatësi Thomas i kishte kërkuar gjykatës dy vite më parë që të rishikonte precedentët e saj për çështjet për shpifje, kur ajo nuk pranoi të merrte në konsideratë rihapjen e një procesi gjyqësor për shpifje kundër aktorit Bill Cosby nga një grua e quajtur Kathrine McKee e cila kishte thënë se ai e kishte quajtur atë gënjeshtare pasi ajo e akuzoi për përdhunim.

Të premten zoti Thomas përmendi përsëri zonjën McKee, duke thënë se “pa diskutim kjo gjykatë nuk duhet t’i mohojë të drejtën një gruaje për të mbrojtur reputacionin e saj në gjykatë thjesht sepse ajo akuzon për përdhunim një figurë të njohur”.

Zoti Cosby u lirua nga burgu të mërkurën pasi gjykata më e lartë e Pensilvanisë shfuqizoi dënimin e tij për sulm seksual në një rast tjetër.

Gjykatësi Gorsuch tha se standardi aktual i “keqdashjes së qëllimshme” mund të jetë më pak i justikueshëm në një kohë kur ndryshimet teknologjike dhe mediat sociale nënkuptojnë që disinformimi mund të amplifikohet më me efektivitet dhe të jetë më fitimprurës sesa lajmet tradicionale me redaktorë dhe kontrolle të fakteve.

” Kjo doktrinë jo vetëm që është shndërruar në një mbrojtje për gënjeshtrat e botuara në një përmasë që askush nuk mund ta kishte parashikuar, por ka arritur të lërë shumë më tepër njerëz pa dëmshpërblim sesa mund të ishte parashikuar,” tha zoti Gorsuch.

Shkëlzen Berisha paditi zotin Lawson dhe të pandehurit e tjerë në gjykatën federale në vitin 2017 për disa fragmente të shkurtra në librin e zotit Lawson, i cili përshkruan se si tre “djem drogaxhinj” nga Miami Beach siguruan një kontratë prej 300 milionë dollarësh nga Departamenti i Mbrojtjes në vitin 2006 për të furnizuar me municion ushtrinë afgane, dhe u përpoqën ta realizonin atë duke siguruar armë nga rezervat në Shqipëri.

Libri flet për marrëdhënie mes tyre dhe një mafie të lidhur me qeverinë shqiptare. Sipas librit, Shkëlzen Berisha ishte i pranishëm në një nga takimet, dhe ai përshkruhet me “flokë të errët, një mjekër të rrumbullakët dhe sy si peshkaqen” si edhe akuzohet si pjesë e aferës të korruptuar të tregtisë së armëve.

Të tre personat nga Miami u dënuan në Shtetet e Bashkuara me akuza federale për mashtrim.

Në vitin 2020, Gjykata e Apelit e Qarkut të 11-të me bazë në Atlanta e hoshi poshtë padinë. Gjykata arriti në përfundimin se Berisha nuk mund të sfidonte lirinë e shprehjes për të pandehurit e akuzuar për shpifje nga zyrtarë publikë ose figura të njohura, të mbrojtur nga Amendamenti i Parë i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara. Kjo mbrojtje ishte garantuar nga një sërë precedentëve të Gjykatës së Lartë që datojnë që nga vendimi New York Times ndaj Sullivan i vitit 1964.

Në apelin e tij në Gjykatën e Lartë, Shkëlzen Berisha kishte argumentuar se ato precedentë duhej të ndryshonin dhe duhej ta kufizonin standardin “për keqdashje të qëllimshme” vetëm për zyrtarët publikë.

Shefi i financave i Organizatës Trump dorëzohet tek autoritetet përpara se t’i lexohen akuzat

VOA

Shefi i financave i Organizatës Trump, Allen Weisselberg, u dorëzua tek autoritetet të enjten herët në mëngjes përpara se t’i bëhen të ditura akuzat e ngritura ndaj tij dhe organizatës së ish-Presidentit Donald Trump. Lajmi u njoftua nga disa burime mediatike.

Zoti Weisselberg u pa në gjykatën e Manhatanit të poshtëm, në Nju Jork, rreth orës 6:20 të mëngjesit të sotëm, sëbashku me avokatin e tij.

Prokurorët e Nju Jorkut pritet ta njoftojnë padinë e parë penale sot (të enjten). Ajo është pjesë e një hetimi dy-vjeçar mbi praktikat e biznesit të zotit Trump. Akuzat ndaj kompanisë që mban emrin e tij dhe ndaj shefit të financave Weisselberg janë për evazion fiskal.

Nuk ka informacione se ndaj vetë zoti Trump do të ngrihen akuza në këtë fazë të hetimit, që po zhvillohet bashkërisht nga Prokurori i Qarkut të Manhatanit Cyrus Vance Jr. dhe Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut Letitia James, të dy përfaqësues të demokratëve.

Ndërsa vizitonte Teksasin të mërkurën zoti Trump nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve mbi çështjen, por në fillim të javës, ai kritikoi prokurorët e Nju Jorkut duke i quajtur ata “të vrazhdë, të këqinj e plotësisht të njëanshëm” duke shtuar se veprimet e kompanisë së tij ishin “një praktikë standarde në të gjithë komunitetin e biznesit në Shtetet e Bashkuara dhe se nuk bëhej fjalë për asnjë shkelje të ligjit”.

Persona në dijeni të çështjes i thanë agjencisë së lajmeve “Associated Press” se akuzat kanë të bëjnë me përfitimet që kompania u ka dhënë drejtuesve të lartë, sikurse përdorimin e apartamenteve, makinave dhe pagesave për shkollim.

AP ka kërkuar komente rreth rastit tek një zëdhënës dhe avokatët e Organizatës Trump. Avokatja e zotit Weisselberg, Mary Mulligan, nuk pranoi të komentojë po kështu edhe zyra e avokatit të rrethit të Manhatanit.

Zoti Vance, i cili largohet nga detyra në fund të këtij viti, ka kryer një hetim të gjerë për një sërë çështjesh që përfshijnë zotin Trump dhe organizatën e tij.

Zyra e prokurorit ka shqyrtuar pagesat e bëra ndaj dy grave në emër të zotit Trump për të garantuar heshtjen e tyre si dhe ka verifikuar mes çështjeve të tjera edhe vërtetësinë mbi vlerësimin që u është bërë pronave të kompanisë e për rrjedhojë taksave që duhen paguar.

Zoti Vance zhvilloi një betejë të gjatë për të siguruar të dhënat mbi taksat e zotit Trump dhe ka kërkuar zyrtarisht dorëzimin e dokumenteve dhe intervistimin e drejtuesve e personave të tjerë të brendshëm të Organizatës Trump.

Zonja James caktoi dy avokatë nga zyra e saj për të punuar me ekipin e zotit Vance pasi zyra e saj gjeti prova për shkelje të mundshme penale ndërsa zhvillonte një hetim të veçantë civil ndaj zotit Trump.

Zoti Weisselberg, 73 vjeç, ndodhej ndërkohë nën hetime, pjesërisht, për shkak të pikëpyetjeve në lidhje me përdorimin nga ana e djalit të tij të një apartamenti të zotit Trump për të cilit paguante fare pak ose aspak.

Djali, Barry Weisselberg, i cili administronte një pistë patinazhi nën pronësi të zotit Trump, në një nga zonat e njohura të Nju Jorkut në Central Park, gjatë një dëshmie për divorc në 2018, shprehej se apartamenti i zotit Trump ishte “i korporatës dhe për këtë arsye nuk paguante qira”.

Ish-bashkëshortja e tij, Jen Weisselberg, ka bashkëpunuar me të dy hetimet dhe u ka dhënë hetuesve të dhëna mbi taksat e dokumente të tjera.

Çështja kundër Allen Weisselberg-ut, një besnik i zotit Trump dhe babait të tij Fred Trump, një biznesmen i njohur në fushën e pasurive të patundshme, mund t’u japë prokurorëve mjetet për të ushtruar presion ndaj tij që ta detyrojnë të bashkëpunojëpër të treguar ato çka di mbi marrëdhëniet e biznesit të zotit Trump.

Përmes Organizatës Trump ish-presidenti administron veprimtaritë e tij të shumta sipërmarrëse, përfshirë investimet e tij në zyra, hotele dhe qendra golfi, apo marrëveshjet e tij të shumta në fushën e marketingut dhe angazhimet televizive të tij. Djemtë e zotit Trump, Donald Jr dhe Eric Trump, kanë qenë në krye të operacioneve të përditshme të kompanisë që kur ai u bë president.

Megjithëse nuk pritet që të enjten të ngrihen akuza ndaj zotit Trump, akuzat ndaj kompanisë që mban emrin e tij ngrenë pikëpyetje lidhur me atë se çka ai di, apo për përfshirjen në praktika që prokurorët dyshojnë se janë të paligjshme.

James Repetti, një avokat mbi taksat dhe profesor në Shkollën e Drejtësisë të Kolegjit të Bostonit, thotë se një kompani si Organizata Trump në përgjithësi ka një përgjegjësi që të mbajë detyrimet mbi taksat jo vetëm mbi pagën, por edhe për format e tjera të kompensimit, sikurse përdorimi i një apartamenti ose makinave.

Përfitime të tilla nuk do të konsideroheshin të ardhura të tatueshme nëse ato do të kërkoheshin si kusht për punësimin e një personi, thotë zoti Repetti, sikurse sigurimi i një apartamenti për t’i krijuar lehtësi një punonjësi, i cili kërkohet të jetë në zyrë ose në vendin e punës në orë të pazakonta ose të shpeshta, ose lejimi i përdorimit të një makine për qëllime biznesi.

Një tjetër figurë e njohur në fushën e pasurive të patundshme në Nju Jork, e ndjera Leona Helmsley, u dënua për evazion fiskal në një çështje federale që lindi kur kompania e saj pagoi për riparime në shtëpinë e saj, por pa e raportuar atë si të ardhur.

Rasti i Organizatës Trump përfshin shkelje të mundshme të ligjeve mbi taksat në shtetin e Nju Jork-ut.

“Agjencia përgjegjëse për mbledhjen e taksave (IRS) në mënyrë rutinore kërkon të identifikojë rastet e abuzimit lidhur me përfitimet e bizneseve”, thotë zoti Repetti. “Tundimi nga ana e biznesit është që të kërkojë një zbritje të taksave lidhur me shpenzimet, ndërsa përfituesi nuk i raporton ato si të ardhura”.

Vdes ish-Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld

Ish-Sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Rumsfeld, ka vdekur në moshën 88-vjeçare në Nju Meksiko, njoftoi familja e tij të mërkurën (30 qershor).

“Gjatë gjashtë dekadave të shërbimit të tij, historia mund ta kujtojë atë për arritjet e tij të jashtëzakonshme”, tha familja në një deklaratë.

Rumsfeld, një ish-anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve, shërbeu si Sekretar i Mbrojtjes gjatë presidencës së George W. Bush, dhe njihet si një nga arkitektët kryesorë të luftës në Irak dhe Afganistan.

Rumsfeld mbikëqyri sulmet ndaj bazave të Al-Kaidës në Afganistan pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA. Nga intervenimi ushtarak amerikan shumë shpejt talibanët u rrëzuan nga pushteti dhe u krijua një qeveri e re e zgjedhur në mënyrë demokratike.

Më 2003, forcat amerikane rrëzuan nga pushteti presidentin irakian, Saddam Hussein, por pas kësaj, nuk arritën të mbanin rendin dhe rregullin.

Më vonë, Bush e zëvendësoi Rumsfeldin pasi Shtetet e Bashkuara disi u bllokuan në luftimet në atë vend. rel

Statuja e re e Lirisë mbërrin në Nju Jork nga Franca

VOA

Një model i ri, më i vogël i Statujës së Lirisë mbërriti të mërkurën në ishullin Ellis në Nju Jork, një dhuratë për Shtetet e Bashkuara nga Franca, 135 vjet pasi ai vend i dhuroi Shteteve të Bashkuara Statujën origjinale të Lirisë.

Statuja e re, gati tre metra e lartë, mbërriti në Nju Jork pas një udhëtimi nëntë-ditor në Oqeanin Atlantik. Statuja prej bronzi i është dhënë me hua për 10 vjet ambasadës franceze në Uashington nga Konservatori Kombëtar i Arteve dhe Mjeshtërisë Franceze (CNAM). Dekadën e kaluar statuja qëndroi në hyrje të Muzeut Kombëtar të Arteve dhe Mjeshtërive (Musée des Arts et Métiers) në Paris.

Agjencia Franceze e Lajmeve (AFP) njoftoi se kopja është krijuar nga një skanim 3-dimensional i modelit origjinal të skulpturës së vitit 1878 nga skulptori Auguste Bartholdi për të ndërtuar “La Liberté” që Franca i dhuroi Shteteve të Bashkuara për nder të njëqindvjetorit të tyre në vitin 1886.

Gjatë një ceremonie në Paris në fillim të qershorit, ndërsa kopja po paketohej për t’u transportuar, administratori i konservatorit CNAM Olivier Faron tha se statuja më e vogël ka për qëllim të riafirmojë miqësinë mes Francës dhe Shteteve të Bashkuara.

Në të njëjtën ceremoni, nënkryetari i përkohshëm i misionit në ambasadën amerikane në Paris, Liam Wasley, e quajti statujën një kujtesë të lidhjeve të forta mes Shteteve të Bashkuara dhe Francës, “lirinë që ne ndajmë dhe rëndësinë që çdo brez ta ruajë atë liri”.

Statuja e re do të pranohet zyrtarisht përmes një ceremonie të enjten dhe do të qëndrojë përballë statujës origjinale (93 metra e lartë) deri në festimet e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë.

Më pas statuja e re do të dërgohet në Uashington për t’u instaluar në rezidencën e ambasadorit francez. Ajo do të zbulohet atje më 14 korrik, në Ditës e Bastijës së Francës dhe do të qëndrojë aty për 10 vjet.

SHBA pret që Kosova dhe Serbia t’i përmbahen marrëveshjes së Uashingtonit

Foto nga Zyra Ovale, ku në prani të ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, liderët e Kosovës dhe Serbisë arritën marrëveshje për normalizim ekonomik.

 

RFE/RL

Shtetet e Bashkuara presin që Kosova dhe Serbia t’iu përmbahen detyrimeve të marra në Uashington më 4 shtator 2020.

“Shpresojmë që partnerët tanë të veprojnë me mirëbesim dhe të vazhdojnë t’iu përmbahen detyrimeve të marra përsipër në Uashington”, thuhet në një përgjigje të Departamentit amerikan të Shtetit për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe.

Kosova dhe Serbia, më 4 shtator 2020, kanë nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, dy dokumente për normalizimin e raporteve ekonomike, në prezencë të ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Marrëveshja ishte nënshkruar mes ish-kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Zbatimi i marrëveshjes së Uashingtonit krijon një bazë për marrëveshjet e ardhshme dhe ofron mundësi për bashkëpunim më të gjerë midis palëve. Detyrimet e marra veçse sjellin përfitime për qytetarët e Serbisë dhe Kosovës dhe ne i inkurajojmë ata që të vazhdojnë me zbatimin e tyre”, thuhet në përgjigjen e Departamentit të Shtetit.

Marrëveshja, ndër të tjera, parasheh angazhimin e Kosovës dhe Serbisë në ndërtimin e lidhjeve rrugore dhe hekurudhore, për të lidhur kryeqytetet e tyre në mënyrë që të përmirësojnë lëvizjen e mallrave dhe njerëzve, zhvillime këto që mund të tërheqin investime perëndimore. Sipas marrëveshjes, Kosova obligohet të bëhet pjesë e një iniciative për lëvizjen pa pasaporta dhe detyrime tarifore, që do ta përfshijë Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i pyetur të mërkurën pas mbledhjes së qeverisë për zbatimin e saj, ka minimizuar pikat tjera të Marrëveshjes së Uashingtonit, duke thënë se “pika më e rëndësishme e saj është ajo e fundit, e cila tashmë është realizuar”.

Fjala është për njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Izraelit.

Shtetet e Bashkuara u kanë dorëzuar javën e kaluar, Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, studimin e fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit. Ky studim shënon përmbushjen e një prej angazhimeve të Marrëveshjes së Uashingtonit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është detyrë e institucioneve që Liqenin e Ujmanit ta konsiderojnë si “liqe artificial të Kosovës”.

“Qëndrimet tona në lidhje me Ujmanin janë të njëjta”, tha Kurti në një konferencë për media të mërkurën (30 qershor) pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

Raporti propozon formimin e një komisioni apo komiteti për lumin Ibër, që do të ndihmonte diskutimin midis palëve për mundësitë e menaxhimit të burimeve ujore. Ujmani është një liqen artificial, i ndërtuar në shtratin e lumit Ibër, në veri të Kosovës.

Kryeministri Kurti tha se mund të prodhohen analiza e studime por është “detyrë e jona që ta konsiderojmë Liqenin e Ujmanit, ashtu siç është, liqe artificial i Kosovës”.

“Atë (Liqenin) e kemi paguar edhe kryer shumë dekada më parë”, tha Kurti.

Liqeni u ndërtua në vitin 1972, me një kredi prej 45 milionë dollarësh amerikanë, që ishte marrë nga Banka Botërore, marrëveshje kjo e ratifikuar atëherë nga Kuvendi i Krahinor i Kosovës dhe Kuvendi Federativ i Jugosllavisë.

Serbia insiston se ka trashëguar borxhin e ish Jugosllavisë, prandaj pretendon se ka të drejtë në pronësi.

Ish-kryeministri Avdullah Hoti, lidhur më këtë çështje, javën e kaluar, ka shkruar në rrjetin social, Facebook, duke thënë se qeveria duhet të kujdeset për realizimin e projekteve që burojnë nga Marrëveshja e Uashingtonit.

“Administrata e Presidentit Biden e ka konfirmuar se do të vazhdojë të realizojë këtë marrëveshje, sepse është në përputhje me interesat e përbashkëta të SHBA-së dhe Kosovës”, ka shkruar Hoti.

Jehona Lushaku-Sadriu, profesoreshë në departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, ka vlerësuar se në raport me dialogun me Serbinë, qasja e paqartë e Qeverisë së Kosovës është peng i deklaratave të mëhershme të kryeministrit Kurti. Sipas saj, Kurti më herët ka shprehur qëndrime mjaft kritike lidhur me dialogun me Serbinë, për marrëveshjet e arritura në këtë proces, por edhe për zotimet e 4 shtatorit në Uashington.

“Marrëveshjet, të cilat janë nënshkruar dhe kanë hyrë në fuqi, janë punë e përfunduar. Ashtu sikurse edhe Marrëveshja e Uashingtonit. Ne duhet të mendojmë se jemi shtet që merr obligime ndërkombëtare dhe pavarësisht se kush është kryeministri për momentin, shteti duhet të vazhdojë t’i zbatojë marrëveshjet, të cilat i ka nënshkruar vet dhe është zotuar se do t’i zbatojë”, ka thënë Lushaku- Sadriu.

SHBA, Dhoma e Përfaqësuesve votoi për të hequr të gjitha statujat e Konfederatës nga Kongresi

Washington DC

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA votoi për të hequr të gjitha statujat e Konfederatës nga shfaqja e tyre publike brenda Kongresit amerikan, raporton Anadolu Agency (AA).

Votimi 285-120 kishte mbështetje të gjerë dypartiake, megjithëse të gjitha votat kundër ishin nga republikanët.

Nëse miratohet në ligj, legjislacioni urdhëron Arkitektin e Kapitolit të heqë dhe zëvendësojë çdo statujë që ka ngjashmërinë e individëve që shërbyen vullnetarisht me Konfederatë, një lëvizje kryengritëse që luftoi për t’u shkëputur nga SHBA në mënyrë që të ruante të drejtën për të zotëruar afrikano-amerikanët si skllevër.

Statujat duhet të mbahen në depo deri në kthimin e tyre në shtetet e origjinës.

Projekt-ligji përmend në mënyrë specifike statujat e Charles Brantley Aycock, John Caldwell Calhoun dhe James Paul Clarke, tre persona që mbështesnin supremacinë e të bardhëve.

Projekt-ligji i Dhomës gjithashtu urdhëron arkitektin që të heqë një statujë që nderon ish-Kryetarin e Gjykatës së Lartë, Roger Brooke Taney, i cili dha vendimin e vitit 1857 që mohoi të drejtën e Kongresit për të nxjerrë jashtë ligjit skllavërinë dhe tha se afrikano-amerikanët nuk mund të konsideroheshin qytetarë.

Statuja e Taney-t do të zëvendësohet me një statujë të ish-Gjykatësit të Përgjithshëm të Gjykatës së Lartë, Thurgood Marshall, i cili ishte personi i parë afrikano-amerikan që u ul në gjykatën e lartë të Amerikës.

Është e paqartë se si do të kalojë projekt-ligji në Senat, ku votat janë të ndara 50-50 midis demokratëve dhe republikanëve.

Autoritetet amerikane “nuk kanë sqarim” për UFO-t

RFE/RL

Një raport i inteligjencës amerikane për objektet fluturuese të paidentifikuara (UFO), të cilat kanë qenë nën vëzhgim të personalit ushtarak të Shteteve të Bashkuara, ka treguar se autoritetet amerikane nuk kanë sqarim për shumicën e pamjeve, andaj është bërë thirrje për më shumë studime.

Raporti, i lëshuar nga Kongresi më 25 qershor dhe i hartuar nga Pentagoni, ka konfirmuar se pilotët ushtarakë kanë analizuar, dhe në disa raste edhe incizuar, më shumë se 140 raste të pajisjeve me shpejtësi të madhe, origjina e të cilave nuk ka mundur të identifikohet.

Raporti i paklasifikuar nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, ka thënë se hulumtuesit kanë arritur të komentojnë vetëm një nga 144 objektet e tilla në periudhën 2004-2021, shumica e të cilave janë parë gjatë aktiviteteve për trajnim ushtarak.

Tetëmbëdhjetë nga pamjet duket se kanë shfaqur një aeroplan duke bërë lëvizje të pazakonshme ose karakteristika të fluturimit të tilla si, aftësia për t’u mbajtur në gjendje të palëvizshme në erëra, lartësi të lartë dhe shpejtësi ekstreme, pa mjete të dallueshme shtytjeje, është thënë në raport.

Në disa prej pamjeve, objektet janë komentuar si të krijuara nga njeriu apo fenomene natyrore atmosferike.

Pajisjet tjera mund të jenë teste sekrete amerikane për mbrojtje apo teknologji e avancuar, e krijuar nga Rusia apo Kina, është thënë mes tjerash në raport.

Në raport nuk është përmendur mundësia që disa objekte përfaqësojnë jetën jashtëtokësore, mirëpo as nuk është përjashtuar një gjë e tillë.

Dhënia e urdhrit për përpilim të raportit, është dhënë pas publikimit të disa video-materialeve të pilotëve ushtarakë, në të cilat shihen disa objekte fluturuese me lëvizje të çuditshme.

Kongresi më pas u ka kërkuar agjencive të inteligjencës për të analizuar këto objekte përbëjnë kërcënim nga armiqtë e huaj.


Send this to a friend