VOAL

VOAL

Trump, Biden bisedojnë në telefon për krizën COVID-19

Presidenti Donald Trump tha se kishte patur një telefonatë “shumë miqësore” me ish nënpresidentin Joe Biden të hënën. Kërkesa ishte bërë nga zoti Biden, kandidati kryesor demokrat për president për të diskutuar rreth mënyrës se si qeveria po e trajton krizën e koronavirusit.

Presidenti Trump tha se biseda zgjati rreth 15 minuta.

“Patëm një bisedë vërtet të mrekullueshme, të ngrohtë”, tha Presidenti Trump gjatë konferencës së tij për shtyp në Shtëpinë e Bardhë. “Ai më shpjegoi pikëpamjen e tij, unë e kuptova plotësisht këtë, dhe ne thjesht patëm një bisedë mjaft miqësore,” tha ai.

Biden, i cili po kërkon emërimin e partisë së tij për t’u përballur me zotin Trump në zgjedhjet e 3 nëntorit, paraqiti disa sugjerime për veprimet që mund të ndërmarrë administrata për të trajtuar pandeminë e koronavirusit,” tha zëvendësdrejtorja e fushatës së zotit Biden, Kate

Bedingfield, në një deklaratë mbi këtë bisedë të pazakontë midis rivalëve për Shtëpinë e Bardhë.

Ajo tha se ishte “një telefonatë e mirë”.

Kandidati Biden ka bërë kritika gati të përditshme për trajtimin nga presidenti të krizës së koronavirusit në intervista dhe fjalime të fushatës.

Ish nënpresidenti ka thënë se zoti Trump duhet të veprojë më me urgjencë për të përdorur burimet e qeverisë federale për të ndihmuar guvernatorët e shteteve, përfshirë përdorimin e autoritetit presidencial për të fuqizuar prodhimin në vend të pajisjeve mjekësore që mungojnë. zëri i amerikës

Trumpi ofron ndihmë për shërimin e kryeministrit të sëmurë britanik

Presidenti Donald Trump ofroi ndihmë për shërimin e kryeministrit britanik Boris Johnson, i cili të hënën u dërgua në kujdes intensiv me koronavirus.

Në konferencën për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë të hënën, Presidenti Trump tha se u kishte kërkuar disa prej kompanive kryesore që “të kontaktojnë menjëherë Londrën”.

“Do të shohim nëse mund të jemi në gjendje të ndihmojmë. Kemi kontaktuar me të gjithë mjekët e Borisit dhe do të shohim se ç’mund të bëhet, por ata janë të gatshëm të shkojnë,” tha Presidenti Trump.

Kryeministri britanik u transferua të hënën në kujdes intensiv pas rëndimit të simptomave të koronavirusit. 55 vjeçari Johnson u testua pozitivisht për virusin më 26 Mars.

Burime të ndryshme njoftuan se ai është i vetëdijshëm dhe zyrtarët konfirmuan se ai nuk ka nevojë për respirator.

I pyetur nga një gazetar për të specifikuar trajtimin e mundshëm me të cilin mund të ndihmohet kryeministri britanik, Presidenti Trump tha se fjala ishte për një trajtim shumë kompleks me mjete që sapo janë zhvilluar kohët e fundit. Ai tha se zyrtarët në SHBA kanë pasur takime me mjekët, dhe se “do të shohim nëse ata duan apo jo t’i hyjnë kësaj rruge mjekimi”.

Kryeministri Johnson u u shtrua në spital natën e së dielës dhe u është nënshtruar analizave pasi shfaqi simptoma të vazhdueshme të koronavirusit për më shumë se 10 ditë, por qeveria kishte thënë më herët se ai ishte në humor të mirë dhe ende në krye të punëve.

Boris Johnson

Boris Johnson

“Gjatë pasdites së të hënës, gjendja e Kryeministrit është përkeqësuar dhe, me këshillën e ekipit të tij mjekësor ai është transferuar në Njësinë e Kujdesit Intensiv në spital,” tha një zëdhënës.

I pyetur nëse Kryeministri Johnson e kishte minimizuar rrezikiun e koronavirusit, Presidenti Trump tha: “Unë mendoj se Borisi po e shikonte atë ndryshe, po e shikonte me mendimin që ‘le të presim se do të kalojë vetë’. Kishte shumë njerëz që mendonin ta kalonin kështu, në pritje, por më vonë e kupton se çfarë ndodh she shifrat bëhen gjigante.”

Presidenti Trump ofroi “urimet më të mira ndaj një miku shumë të mirë timin dhe të vendit tonë.” Ai tha se amerikanët po luten të gjithë për shërimin e tij.”

Zoti Johnson i ka kërkuar Sekretarit të Jashtëm Dominic Raab ta zëvendësojë përkohësisht në postin e kryeministrit. zëri i amerikës

SHBA, një tigre rezulton pozitive me COVID-19

Washington

Një tigër në kopshtin zoologjik të Bronx-it, New York ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit të ri, ndërsa besohet se ky është infektimi i parë i kafshëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Organizatës për mbrojtjen e jetës së egër të lëshuar të dielën thuhet se Nadia, tigër femër malajas 4 vjeçar, është pozitiv me COVID-19.

“Një kollë e thatë është vërejtur tek ajo, tek motra e saj Azul, dy tigrat amur dhe tre luanët afrikanë, ndërsa pritet që të gjithë të shërohen”, thuhet në njoftim.

Më tej theksohet se besohet se kafshët i ka infektuar personi që është kujdesur për to por që ka qenë asimptomatik.

Rezultatet e testit i konfirmuan edhe Laboratori kombëtar për shërbime veterinare pranë Departamentit të Bujqësisë së SHBA-ve, e vendosur në Ames, Iowa.

“Nuk ka dëshmi se kafshët luajnë një rol në transmetimin e COVID-19 tek njeriu, përveç rastit të tregut në Wuhan dhe nuk ka dëshmi se një person në SHBA është infektuar me COVID-19 nga kafshët, përfshirë kafshët shtëpiake, qentë dhe macet”, thuhet në njoftim.

Pasi u shfaq për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën dhe bazuar në të dhënat e Universitetit “Johns Hopkins” me bazë në SHBA numri i të vdekurve nga ky virus është mbi 67 mijë, ndërsa numri i të infektuarve mbi 1.2 milionë.

Demokratët në SHBA mund ta mbajnë konventën online, thotë Biden

Ish nënpresidenti amerikan, Joe Biden

Ish nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se Partia Demokratike mbase do të detyrohet të zhvillojë konventën e saj në mënyrë “virtuale” për shkak të shqetësimeve për koronavirusin.

Konventa e Partisë Demokratike ku nominohet kandidati i saj për zgjedhjet presidenciale në SHBA-së, pritet të mbahen në muajin gusht.

Ajo ishte planifikuar për muajin korrik, por situata me pandeminë detyroi zyrtarët e partisë, ta shtyjnë atë për një muaj.

“Mund të mos jemi në gjendje të vendosim 10, 20, 30,000 njerëz në një vend”, tha Biden në programin “Kjo javë” të ABC.

Biden dhe rivali i tij, senatori Bernie Sanders e kanë pezulluar fushatën.

Pas një serie fitoresh në mars, Biden ka një epërsi në numrin e delegatëve të nevojshëm për të siguruar emërimin e partisë për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Nga Partia Republikane për rizgjedhje garon presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. rel

Ushtria amerikane përgatitet për “skenarin më të keq” nga koronavirusi

Ushtria amerikane po përgatitet për skenarin më të keq në betejën me koronavirusin. Kështu deklaron Gjeneral Terrence O’Shaughnessy, kreu i Komandës Veriore Amerikane, i cili shpjegon masat që po merr ushtria për të reaguar në përgjigje të krizës.

Gjeneral O’Shaughnessy thotë se ushtria po e trajton këtë krizë si periudhë lufte:

Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura i ka shpallur luftë epidemisë së COVID-19, prandaj po veprojmë si në kohë lufte dhe po e trajtojmë si një fushatë të madhe ushtarake”.

Gjenerali foli me agjencinë e lajmeve Reuters në një intervistë nga Baza Ajrore Petersen në Kolorado Springs të Kolorados. Ai shpjegoi se një kontigjent ushtarak është dislokuar në kompleksin e maleve Shajen që u ndërtua si bazë mbrojtëse nga kërcënime bërthamore.

Ndodhet 550 metra nën tokë, nën shtresën e granitit që ofron mbrojtje të shkëlqyer, jo vetëm ndaj rrezikut bërthamor, por shërben edhe në këtë rast për të izoluar një kontigjent”.

Kreu i Komandës Veriore amerikane tha se ushtria po ofron mbështetje në operacionet federale për të vënë nën kontroll situatën në vatrat më të nxehta të sëmundjes:

Kemi dislokuar kapacitete në Nju Jork, po ashtu në Kaliforni dhe në shtetin e Uashingtonit. Dislokimet më të fundit janë në Nju Orleans dhe Dallas. Gjatë gjithë kohës jemi në bashkërendim me Pete Gaynor, administrator i Agjencisë Federale të Emergjencave, për të identifikuar zonat që janë më në rrezik dhe ku nevojitet ndihma jonë”.

Gjenerali nuk pranoi të deklaronte sa sa ushtarë në territorin amerikan janë diagnostikuar me koronavirus, duke cituar shqetësime sigurie, por pohoi se virusi paraqet një sfidë të madhe për operacionet ushtarake.

Rreth 1000 detarë nga kryqëzori amerikan USS Theodore Roosevelt, apo një e pesta e ekuipazhit të tij, ishin në karantinë në një bazë detare në Guam. Marina Ushtarake po përpiqet të vërë nën kontroll shpërthimin e infeksionit në kryqëzor,

Evakuimi i personelit filloi të mërkurën, një javë pas raportimit të rastit të parë në Aeroplan-mbajtëse dhe pasoi nxjerrjen e një letre të fortë në adresë të komandës së Marinës nga kapiteni i kryqëzorit duke kërkuarpërgjigje të vendosurpër të vënë nëm kontroll epideminë.

Megjithëse aeroplanmbajtësja USS Theodore Rooseveld nuk është nën komandën e Gjeneralit O’Shaughnessy, ai tha se po e ndjek nga afër situatën dhe donte të ishte i informuar. Ai shprehu gjithashtu shqetësim për mirëqënien e personelit shëndetësor, si civilë, ashtu edhe nga radhët e ushtrisë, të cilët janë në vijën e frontit në këtë betejë.

E dimë gjenden një situatë dhe rrethana ekstreme,” tha gjenerali.

“Po përgatitemi për skenarin më të keq. Ne duam jemi përgatitur për përmbushur çfarëdo detyre kërkohet prej nesh në këtë situate. Jemi gati për të reaguar me një strategji mbarë-kombëtare”.

Ashtu si sektori civil që po e studion situatën dhe po përshtatet në kohë reale, edhe ushtria, tha Gjeneral O’Shaughnessy po nxjerr mësime dhe po adaptohet nga rrethanat në ndryshim të kësaj krize.zëri i amerikës

Trump: “Shumë të vdekur” nga koronavirusi dy javët e ardhshme në SHBA

Ndërsa numri i të prekurve nga koronavirusi në gjithë botën ka shkuar në mbi 1.2 milionë, Presidenti amerikan Donald Trump foli mbi parashikimet për fazën më vdekjeprurëse në Shtetet e Bashkuara. Aktualisht, 42 shtete kanë vënë në fuqi urdhra për izolim. Në konferencën e shtypit të së shtunës lidhur me pandeminë, zyrtarët theksuan se sa të rëndësishme janë dy javët e ardhshme në luftën kundër virusit në vend, si edhe folën për planet për trajtimin e rasteve me COVID-19.

Me mbi 1.2 milionë vetë të infektuar dhe mbi 65 mijë të vdekur në botë, Presidenti Donald Trump paralajmëroi se faza kulmore po vjen në Shtetet e Bashkuara.

“Kjo do të jetë ndoshta periudha më e vështirë, mes kësaj jave dhe të ardhmes dhe për fat të keq do të ketë shumë vdekje”.

Ndërkohë, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në vend, Dr. Anthony Fauci sugjeron se për të matur përparimin është më mirë të vendoset fokusi tek një tjetër shifër.

“Ndërsa mund të shohim rritje të rasteve të vdekjeve, duam të përqendrohemi tek efekti i masave zbutëse, që reflektohet tek numri i rasteve të reja”, tha ai.

Edhe Evropa po goditet rëndë nga koronavirusit.

Gjermania i dhuroi ventilatorë Spanjës, që po planifikon ta zgjasë izolimin deri në fund të prillit.

Italia thotë se 11 mijë punonjës së mjekësisë në vend janë infektuar nga virusi, 10 për qind e numrit të përgjithshëm të rasteve. ,

Franca po i zhvendos pacientët nga qytetet e mëdha në fshatra.

Nju Jorku mori 1 mijë ventilatorë nga Kina dhe Oregoni.

“Është një kontribut i rëndësishëm dhe do të na ndihmjë shumë”, tha guvernatori Andrew Cuomo.

Megjithatë ai shtoi se Nju Jorkut i duhen edhe 30 mijë të tjerë që mund të kushtojnë deri në 50 mijë secili.

Nga aspekti studimor po shqyrtohet marrja e plazmës nga të shëruarit, për t’i përdorur antitrupat për të sëmurët.

“Po planifikojmë intensifikimin e këtyre kërkimeve dhe do të kemi më shumë të dhëna këtë javë”, tha komisioneri i Administratës së Ushqimeve dhe Ilaçeve, Dr. Stephen Hahn.

Po të shtunën, Presidenti Trump foli me drejtues të sporteve që po përballen me stadiume të zbrazëta në fillim të prillit. COVID-19 shkaktoi shtyrjen e sezonit të bejsbollit.

“Po sikur të mos rifillojë kurrë? A ka gjasa të fillojë këtë vit?”, thotë James Crittle, një tifoz bejsbolli.

Fusha e ekipit të futbollit amerikan, Washington Redskins është kthyer në një pikë testimesh për koronavirusin.

“Kemi shumë banorë pa dokumenta dhe afro 90 mijë banorë që nuk kanë sigurime”, thotë Diane Young, një zyrtare lokale e shëndetësisë.

Presidenti Trump tha se paketa e ardhshme e stimujve ekonomikë duhet të ketë më shumë ndihmë për bizneset e vogla, si edhe ulje taksash për ligat sportive. Ai do që njerëzit t’u rikthehen stadiumeve.

“Duhet të rihapim përsëri vendin”, tha ai.

Por çdo sport në Shtetet e Bashkuara, si edhe në gjithë botën është pezulluar, në pritje të një pike kthese me virusin. zëri i amerikës

SHBA, mbi 300 mijë të infektuar e mbi 8 mijë të vdekur

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë epiqendra e pandemisë në rang botëror për nga numri i të prekurve me COVID-19.

Të shtunën sipas universitetit “Johns Hopkins” numri i të infektuarve me koronavirus arriti në mbi 300 mijë dhe i vdekjeve në mbi 8 mijë.

Të premten u shënua numri i madh i të vdekurve mbrenda një ditë, gjithsej 1423.

Në pothuajse gjithë vendin, përjashtuar 8 shtete, janë lëshuar urdhra që popullata të qëndrojë në shtëpi, këto masa prekin rreth 96 për qind të popullsisë amerikane.

Zona më e nxehtë në SHBA për sa i takon përhapjes së virusit vazhdon të jetë qyteti i Nju Jorkut me 1,867 të vdekur. Sipas të dhënave zyrtare numri i vdekjeve në rang shteti është trefishuar në tre ditët e fundit, në më shumë se 3 mijë. Situata nxiti guvernatorin e Nju Jorkut të marrë respiratorët nga sektori privat.

Zyrtarët thonë se megjithatë shkalla e atyre që shtrohen në spital është stabilizuar ç’ka sugjeron se masat e forta për distancim social të vendosura një muaj më parë, kanë nisur të japin rezultat.

Pas Nju Jorkut, Nju Xhersi është shteti me numrin më të madh të të infektuarve.

Qeveria federale i rekomandoi amerikanëve të mbajnë maska ose të përdorin mbulesa të tjera prej pëlhure në baza vullnetare për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Rekomandimi vjen nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve. Presidenti Trump shtoi se rekomandimet e reja nuk duhet të shihen si zëvendësim për masat e distancimit social, që konsiderohen kritike për ngadalësimin e epidemisë.

Në rang botëror, deri të shtunën në mbrëmje, virusi kishte prekur 1.181.159 njerëz dhe 63,902 viktima.

Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara tha se OKB-ja, me 193 anëtarë, do të marrë një vendim muajin e ardhshëm për të vendosur nëse do të shtyjë mbledhjen vjetore të udhëheqësve botërorë në Nju Jork, që mbahet në fund të shtatorit, për shkak të pandemisë së koronavirusit. zëri i amerikës

Trumpi shkarkon një zyrtar që ishte përfshirë në hetimet ndaj tij

Michael Atkinson

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shkarkuar një zyrtar të intelegjencës që ishte i përfshirë në hetimet që çuan në nisjen e procedurave për shkarkim të Trumpit.

Trump informoi Komitetin e Intelegjencës në Senat më 3 prill për vendimin që ta shkarkojë zyrtarin Michael Atkinson.

Atkinson gjatë shërbimit në intelegjencë kishte informuar Kongresin për një informator anonim i cili kishte dhënë informacione për presionin e Trumpit ndaj Ukrainës për të hetuar ish-zëvendëspresidentin Joe Biden dhe djalin e tij.

Dëshmia e informatorit që më pas u bë publike, zbuloi se Trump kishte kërkuar nga presidenti ukrainas Zelenskyi për të hetuar Biden.

Këto akuza cuan në një hetim ndaj Shtepisë së Bardhë dhe në nisjen e procedurave për shkarkim të Trumpit që doli të jetë i pafajshëm.

Trump për shkarkimin e Atkinsonit, tha se është thelbësore që ai të ketë besim në të emëruarit, gjë që nuk vlen më për zyrtarin e intelegjencës.

Ai theksoi se planifikon të emërojë dikë që ka besimin e tij të plotë në pozitën e njëjtë. rel

Trumpi sfidon udhëzimin për vendosje të maskës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Tump, tha se nuk do ta vendosë maskën, pavarësisht udhëzimit të ri mjekësor, që i rekomandon amerikanët ta bëjnë një gjë të tillë për mbrojtje nga koronavirusi.

Trump tha se nuk mund ta shohë veten me maskë teksa pret “presidentë, kryeministra, diktatorë, mbretër, mbretëresha” në Zyrën Ovale.

Ai tha se udhëzimi i lëshuar të premten, është “vullnetar”.
“Nuk jeni të detyruar ta bëni [ta vendosni maskën]. Unë nuk mendoj se do ta bëj atë”, tha Trump.

Udhëzimi nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, erdhi pasi SHBA-ja raportoi për mbi 1,400 të vdekur nga koronavirusi, vetëm brenda një dite.

Shtetet e Bashkuara deri më tash kanë mbi 278,000 raste të të infektuarve me koronavirus dhe mbi 7,000 viktima.

Shteti i Nju Jorkut mbetet zona e goditur më së keqi dhe guvernatori Andrew Cuomo ka kërkuar ndihmë nga pjesët e tjera të SHBA-së.

SHBA, mbi 7 mijë të vdekur nga COVID-19

Washington

Numri i të vdekurve në SHBA nga koronavirusi i ri (COVID-19) ka tejkaluar shifrën 7.000, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave, numri i të vdekurve nga COVID-19 ka arritur në 7.406, ndërsa bilanci më i madh është regjsitruar New York City, i cili është goditur më së shumti dhe numëron 1.867 vdekje. Në mbarë shtetin e New Yorkut janë regjistruar 955 vdekje të reja.

Ndërkaq, numri i rasteve të konfirmuara në mbarë vendin ka arritur në mbi 277 mijë veta.

Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, COVID-19 është përhapur në mbarë globin.

SHBA ka regjistruar numrin më të madh të rasteve, por niveli i vdekshmërisë ka mbetur relativisht i ulët. Italia mbetet vendi më i goditur me 14.681 vdekje, i ndjekur nga Spanja me 11.198 vdekje.

Virusi e ka shtyrë ekonominë globale në prag të recesionit dhe, ndërsa masat e njëpasnjëshme të vendeve për të mbajtur njerëzit në shtëpi kanë bllokuar bizneset.

Ekonomia e SHBA-së humbi 701 mijë vende pune muajin e kaluar mes pushimeve dhe mbylljes së biznesit të shkaktuara nga virusi, ndërsa papunësia u rrit në 4,4 për qind, nga 3,5 për qind sa ishte në shkurt, rritja më e madhe që nga janari i vitit 1975.

Të dhënat e Byrosë së Statistikave të Punës përfshijnë gjysmën e parë të marsit dhe gjysmën e dytë të shkurtit, e cila është para se shumë shtete të fillonin imponimin e masave të rrepta që kishin për qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.

SHBA, shkarkohet kapiteni që kërkoi forcimin e masave ndaj Covid-19

Marina amerikane shkarkoi të enjten nga detyra kapitenin e aeroplanmbajtëses “Theodore Roosevelt” , si ndëshkim për publikimin e një letre me kritika të ashpra që ai u dërgonte eprorëve të tij, në të cilën kërkonte masa më të forta për frenimin e përhapjes së koronavirusit në anije.

Shkarkimi i kapitenit Brett Crozier, që u raportua për herë të parë nga agjencia e lajmeve “Reuters”, u njoftua nga sekretari në detyrë i Marinës amerikane Thomas Modly, i cili tha se oficeri i lartë i anijes që funksionon me energji bërthamore me një ekuipazh prej 5 mijë anëtarësh kishte bërë një gjykim të dobët duke e shpërdarë letrën “gjerësisht”.

Largimi nga detyra i kapitenit, dy ditë pasi letra doli në media, ështëdëshmia sesi koronavirusi po sfidon të gjitha llojet e institucioneve amerikane, madje edhe ato të trajnuara për misione të rrezikshme e komplekse, si ushtria amerikane.

Shkarkimi i tij mund të ketë një efekt negativ duke krijuar shqetësim për të gjithë ata që shërbejnë në marinën amerikane e që duan të sjellin në vëmendje vështirësitë me të cilat përballen në një kohë kur Pentagoni nuk po publikon të dhëna të hollësishme në lidhje me infeksionet me koronavirus për të mos dëmtuar perceptimin mbi gatishmërinë e ushtrisë amerikane për reagim ndaj krizave ose konflikteve.

Sipas një raporti të javës së kaluar nga agjencia e lajmeve “Reuters”, ushtria amerikane nuk do të publikojë disa të dhëna mbi infeksionet brenda radhëve të saj.

Sekretari në detyrë i Marinës amerikane Modly tha se letra e kapitenit Crozier ishte dërguar përmes zinxhirit të komandës, por kapiteni nuk arriti të ruante konfidencialitetin.

Shkarkimi i kapitenit Crozier nxiti reagimin e demokratëve, përfshirë kandidatit për president Joe Biden. Ai tha se administrata e Presidentit Trump tregoi “aftësi të dobëta gjykimi” me shkarkimin e kapitenit Crozier, i cili po kërkonte masa më të forta për të frenuar përhapjen e koronavirusit në mesin e grupit të ushtarëve që ishin nën komandën e tij.

Edhe anëtari demokrat i komisionit të Senatit për Forcat e Armatosura, Jack Reed kritikoi shkarkimin e kapitenit Crozier, duke thënë se ky incident “ngre pikëpyetje kritike rreth strategjisë së Marinës për të luftuar COVID-19 në bordin e anijeve dhe nëndetësve” amerikane.

Rreth 1.000 marinarë,një e pesta e ekuipazhit të anijes ku shërbente zoti Crozier, u larguan nga anija duke u vendosur në bazën e Marinës në ishullin e Guamit, një territor amerikan në Paqësorin Perëndimor. Ata po qëndrojnë në karantinë prej së mërkurës, një javë pas raportimit të rastit të parë me koronavirus në aeroplanmbajtëse.

Admirali John Menoni, komandanti më i lartë i Marinës u tha gazetarëve të enjten se 114 anëtarë të ekuipazhit të aeroplanmbajtëses kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Marinarët e evakuuar janë dërguar në hotelet e ishullit për një karantinë dy-javore, tha ai. zëri i amerikës

Udhëzimet e reja, nga shallet tek bluzat për të mbuluar fytyrën

Administrata Trump njoftoi se do të miratojë udhëzime të reja duke u kërkuar amerikanëve të mbulojnë fytyrën kur dalin nga shtëpia, në një përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit të ri. Dje gjatë një konference për shtyp Presidenti vazhdoi të mbrojë në mënyrë agresive përgjigjen ndaj krizës së shëndetit publik. Edhe kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio, këshilloi banorët e qytetit të mbylojnë fytyrën kur dalin jashtë me qëllim parandalimin e sëmundjes.

Udhëzimet e reja të administratës Trump do të jenë kryesisht për ata që jetojnë në zona të goditura rëndë nga virusi, i cili ka gjetur terren për t’u përhapur në shkallë të gjerë mes anëtarëve të komunitetit.

Mendoj se do të dilet me rregullore mbi këtë cështje. Njerëzit do të jenë të lirë ta respektojnë ose jo. Nuk mendoj se do të jetë e detyrueshme, megjithëse disa njerëz do të donin që ta bënin një gjë të tillë. Pra, nëse njerëzit duan diçka si shembull në vend të maskës mund të përdorin shallin, disa po e bëjnë këtë. Shalli është më i mirë, është më i trashë”.

Një zyrtar në dijeni të diskutimeve të grupit task force të ngritur në Shtëpinë e Bardhë për administrimin e situatës tha se zyrtarët do të sugjerojnë përdorimin e maskave jo-mjekësore, nga bluzat tek shamitë, për të mbuluar hundën dhe gojën kur ndodhen jashtë shtëpisë, në dyqane që tregtojnë ushqime apo farmaci. Maskat e kategorisë mjekësore, veçanërisht ato të cilat mungojnë në treg sikurse N95, do të rezervohen për ata që merren direkt me të sëmurët. Zyrtari foli në kushte anonimiteti mbi udhëzimet e propozuara përpara daljes në publik. Presidenti Trump, i cili e kishte kryer përsëri testin për koronavirus të enjten duke përdorur një test të ri, më të shpejtë, tha se do ta mbështesë një rekomandim të tillë.

Edhe Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio këshilloi banorët e qytetit të mbulojnë fytyrën kur dalin jashtë me qëllimin për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Në një konferencë për shtyp ai tha se për të mbuluar fytyrën mund të përdoret shalli apo diçka e krijuar në shtëpi.

Mund të jetë diçka që krijoni vetë në shtëpi. Mund të jetë një shami. Nuk është e nevojshme të jetë një maskë kirurgjikale profesionale. Duhet t’ua lëmë maskat atyre njerëzve që kanë më shumë nevojë, atyre që shpëtojnë jetë“, tha de Blasio.

Zoti De Blasio tha që policia e Nju Jorkut nuk do të detyrojë zbatimin e këtyre këshillave.

Do të jetë vetëm këshillë, sepse kemi gjëra shumë më të rëndësishme për të cilat mendojmë se do të shërbenin më mirë nëse do të ishin të detyrueshme për t’u zbatuar“.

Në rezervat emergjente të qeverisë amerikane thuajse nuk gjen pajisje mbrojtëse për mjekët dhe infermierët. Guvernatorët dhe punonjësit e shërbimit të kujdesit shëndetësor në të gjithë vendin vazhdojnë të kërkojnë me ngulm pajisje mjekësore siç janë ato që shërbejnë për frymëmarrje për pacietët me pacientët COVID-19.

SHBA, mbi 245 mijë me COVID-19, mëse 6 mijë të vdekur

Në Shtetet e Bashkuara, numri i të konfirmuarve me koronavirus ka arritur në mëse 245 mijë me më shumë se 6000 të vdekur.

Në qytetin e Nju Jorkut janë regjistruar mëse 1 560 të vdekur që nga fillimi i pandemisë. Pandemia ka infektuar më shumë se një milion njerëz në të gjithë botën.

Presidenti Trump, i cili është kritikuar sepse fillimisht u përpoq të ulte në komentet e tij rrezikun nga virusi, ka mobilizuar reagimin e qeverisë federale për ta vënë nën kontroll epideminë.

Më shumë se tre të katërtat e amerikanëve janë nën urdhra për të reduktuar ose ndalur aktivitetin e përditshëm. Në popullatën e ndikuar janë edhe dhjetëra mijëra të burgosur, të cilët u njoftuan të mërkurën se do të mbahen të mbyllur në qeli.

Parqe kombëtare, ndër to edhe Kanioni i Madh janë mbyllur për të mos lejuar turistë. Qyteti i Nju Jorkut ka mbyllur pistat publike të basketbollit, në një kohë që përballet me goditjen më të rendë të epidemisë në Shtetet e Bashkuara.

PANDEMIA PARALIZON EKONOMITË

Pandemia ka paralizuar ekonomitë kudo në botë, pasi konsumatorët po pakësojnë shpenzimet, të shqetësuar për shëndetin dhe sigurinë e vendit të punës.

Departamenti amerikan i Punës njoftoi të premten se ekonomia humbi gjatë muajit mars rreth 700 mijë vende pune dhe shkalla e papunësisë u rrit në 4.4% nga 3.5% që ishte në shkurt. Kjo i jep fund një periudhe 113 mujore gjatë së cilës punësimi njohu vetëm rritje.

Gjatë 2 javëve të fundit, ka patur rreth 10 milion kërkesa për pagesë papunësie, pasi mbylljet e bizneseve me urdhër të qeverisë kanë detyruar ndërmarrje të mëdha e të vogla si dhe industri të tëra të ndërpresin aktivitetin.

Presidenti Donald Trump takohet sot në Shtëpinë e Bardhë me drejtues të kompanive të naftës për të diskutuar mbi rënien historike të çmimit botëror të naftës që kërcënon bizneset e kësaj industrie. zëri i amerikës

Shtyhet konventa e Partisë Demokratike në SHBA

Partia Demokratike në SHBA ka njoftuar se do të shtyjë konventën e saj – ku zgjidhet kandidati për zgjedhjet presidenciale në SHBA që pritet të mbahen në muajin nëntor.

Konventa ishte paraparë të mbahej në muajin korrik por për shkak të pandemisë së koronavirusit ajo do të shtyhet deri në muajin gusht.

Më saktësisht, ajo do të fillojë më 17 gusht dhe do të zgjasë një javë.

Vendimi erdhi pasi kandidati kryesor nga ana e demokratëve për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, Joe Biden, tha se ishte e vështirë të imagjinohej që konventa e partisë të mbahej në mes të korrikut, siç ishte planifikuar.

Presidenti amerikan, Donald Trump do të jetë edhe një herë kandidati republikan për zgjedhjet e nëntorit. rel

SHBA, parashikimet 100-240 mijë vdekje nga koronavirusi

President Donald Trump pauses during a briefing about the coronavirus in the James Brady Press Briefing Room of the White House, March 31, 2020, in Washington.

Shtëpia e Bardhë parashikon se 100 000 deri 240 000 njerëz në Sh.B.A do të vdesin nga pandemia e koronavirusit nëse vazhdojnë të ndiqen masat distancuese sociale.

Parashikimet u prezantuan gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë të martën.

Amerika duhet të përgatitet për të patur të paktën 100 mijë të vdekur nga koronavirusi gjatë muajve të ardhshëm, paralajmëroi ekipi i punës së Shtëpisë së Bardhë. Parashikimet sugjerojnë se, nëse nuk do të ishin vendosur masa e distancimit social në të gjithë vendin, do të kishin vdekur, 1.5 milion deri në 2.2 milion njerëz.

“Sigurisht, ky është një parashikim bazuar në të dhënat e asaj që ndodhi në Itali dhe duke parë të gjitha modelet. Siç e pamë në prezantim, këto janë parashikimet tona, nga 100 deri në 200 mijë. Ne vërtetë besojmë dhe shpresojmë çdo ditë se mund ta përballojmë më mire situatën, pasi kjo shifër bazohet në presupozimin se jo çdo amerikan do të bëjë 100 përqind të përpjekjeve që na kërkohen. Por unë mendoj se kjo është e mundur”, tha Dr Deborah Birx.

Koordinatorja e Shtëpisë së Bardhë tha se numri i vdekjeve pritet të rritet me shpejtësi.

“Do të shohim një trajektore të mprehtë të vdekshmërisë nga virusi. Ajo do të rritet dhe pastaj do të bjerë dhe rënia do të jetë më e ngadaltë sesa rritja. Dhe ky është problemi i vërtetë – sa mund ta ulim numrin e vdekjeve.”

Presidenti Trump tha se amerikanët duhet të jenë “të përgatitur për ditë të vështira përpara”, në betejën kundër koronavirusit.

“Dua që çdo amerikan të jetë i përgatitur për ditët e vështira që na presin. Do të kalojmë dy javë të vështira dhe pastaj shpresojmë, siç parashikojnë edhe ekspertët, dhe unë pasi e kemi studiuar shumë këtë situatë, do të fillojmë të shohim dritë në fund të tunelit. Por do të jenë dy javë shumë të dhimbshme, shumë, shumë të dhimbshme”, tha presidenti.

Nju Jorku vazhdon të jetë vendi më i prekur nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara, me rreth 1.550, shumica e tyre në qytetin e Nju Jorkut, i cili pret që gjërat të keqësohen shumë gjatë javëve të ardhshme. zëri i amerikës

Tre në katër amerikanë po përballen me ndonjë formë të izolimit

Rreth tre në katër amerikanë tani janë, apo do të jenë pjesë e ndonjë forme të izolimit, teksa më shumë shtete ashpërsojnë masat për të luftuar koronavirusin.

Merrilland, Virxhinia, Arizona dhe Tenesi janë shtetet e fundit që u kanë kërkuar shtetasve të vet që të qëndrojnë nëpër shtëpi, që nënkupton se 32 nga 50 shtetet amerikane kanë marrë hapa të tillë.

Ndërkohë guvernatorët e këtyre vendeve janë duke pasur mospajtime me presidentin amerikan, Donald Trump për qasjen në teste për këtë virus.

Shtetet e Bashkuara tani kanë më shumë se 163 000 persona të infektuar dhe 3 000 të vdekur si pasojë e sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Nju Jorku është prekur më së keqi nga kjo sëmundje me 914 viktima, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Javën e kaluar SHBA-ja është kthyer në vendin me më së shumti të infektuar duke kaluar edhe Italinë dhe Kinën. rel

Në SHBA rritet numri i të vdekurve nga koronavirusi

Në Shtetet e Bashkuara, numri i të vdekurve nga koronavirusi vazhdon të rritet me shpejtësi dhe e ka kaluar shifrën 2800, me mbi 153 mijë të testuar pozitivë.

Anija spitalore Comfort e marinës amerikane lundroi për në portin e Nju Jorkut herët të hënën, duke sjellë shpresë dhe lehtësim në qytetin prej 8.6 milion, i cili është bërë epiqendra e pandemisë së koronavirusit në Shtetet e Bashkuara.

Anija e bardhë e zbukuruar me kryqe të kuqë ka 1.000 shtretër dhe 12 salla operimi. Personeli i tij mjekësor do të kujdeset për pacientët jo me virus në përpjekje për të zhvendosur një pjesë të barrës nga spitalet e mbingarkuara të qytetit, të cilat janë të përqendruar në trajtimin e rasteve emergjente.

“Ndjenja e pranisë së ushtrisë së Shteteve të Bashkuara këtu thjesht më dha shpresë se gjërat do të jenë në rregull,” u tha kryebashkiaku i Nju Jorkut Bill de Blasio gazetarëve në skelën ku u ankorua anija. “Kjo anije është kaq mbresëlënëse. Ajo është në portin tonë si një fener shprese. ”

Comfort lundroi nga Norfolk, Virxhinia, ku duhej t’i nënshtrohej disa proceseve të mirëmbajtjes para se të nisej për në Nju Jork. Porti i qytetit gjithashtu duhej të krijonte hapësirë për të lejuar që anija të ankohej. Zyrtarët thanë se anija pritet të fillojë të pranojë pacientë menjëherë.

Në një konferencë shtypi të dielën mbrëma, Presidenti Donald Trump e zgjati deri më 30 prill afatin për zbatimin e udhëzimeve të distancimit social. Ai tha se piku i vdekjeve në SHBA me gjasë do të arrijë pas dy javësh, por theksoi se shpreson që vendi të hyjë në rrugën e rimëkëmbjes nga koronavirusi përpara 1 qershorit.

Presidenti akuzoi spitalet se po grumbullojnë respiratorë, për të cilët kërkesa është mjaft e madhe. Ai tha se çdo spital që nuk i përdor respiratorët duhet t’i dorëzojë ato.

Pak ditë më parë Presidenti Trump përdori fuqitë e emergjencës për t’i kërkuar firmës General Motors të prodhojë respiratorë për pacientët e koronavirusit, pasi e kishte akuzuar më parë këtë kompani se po harxhonte kohën me negociata.

Dje, ai shprehu më tepër optimizëm për firmën General Motors, duke thënë se ajo po punon fort. Administrata e tij është nën presion për të shtuar prodhimin e respiratorëve, që janë me rëndësi kritike për të shpëtuar pacientët me komplikacione nga koronavirusi. zëri i amerikës

Engel: SHBA duhet të këtë qasje të drejtpeshuar ndaj Kosovës dhe Serbisë

Ligjvënësi amerikan, Eliot L. Engel, kryesues i komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, tha se ka diçka të gabuar në politikën e Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës dhe kjo duhet të korrigjohet, duke bërë thirrje për një qasje të drejtpeshuar ndaj Kosovës dhe Serbisë.

“Të thuash se Shtetet e Bashkuara dhe Kosova kanë marrëdhënie të ngrohta dhe të afërta, do të ishte nënvlerësim i thellësisë së lidhjeve tona. Shtetet e Bashkuara udhëhoqën fushatën për t’i dhënë fund spastrimit etnik gjenocidal të (Sllobodan) Millosheviçit dhe ka qenë mikja më me ndikim dhe më këmbëngulëse e Republikës sovrane dhe të pavarur të Kosovës. E kam vizituar Kosovën shumë herë dhe mund të them me bindje se amerikanët nuk priten më ngrohtësisht diku tjetër në botë”, shkroi ai.

Ai tha se është krenar që ishte partner i qeverive të Kosovës të udhëehqura nga parti të ndryshme politike, duke mos mbajtur anë sepse ky është vendim i qytetarëve të Kosovës.

“Prandaj, po shqetësohem gjithnjë e më shumë me taktikat e ashpra që po i përdor administrata Trump kundruall Prishtinës. Departamenti i Shtetit ka kërkuar tash e sa kohë që Kosova t’i heqë tarifat. Por, kjo administratë përdori ndëshkime ekonomike vetëm pak javë pasi qeveria Kurti mori pushtetin. Në vend se ta linte qeverinë e re të merrej me pandeminë (COVID-19), me agjencitë dhe të niste procedura të brendshme, Shtetet e Bashkuara i kontribuuan krizës politike në Prishtinë, për shkak të tarifave ndaj Serbisë”, shkroi zoti Engel.

Sipas tij ka shumë arsye të mira që Kosova të heqë tarifat, në radhë të parë për faktin se ato më shumë po e dëmtojnë sesa që po i ofrojnë ndonjë mundësi për arritjen e ndonjë marrëveshjeje paqësore me Serbinë.

“Sido që të jetë, tarifat janë mjet legjitim i një shteti sovran. Si të tilla, ato janë vënë anembanë botës nga presidenti Trump, si kundër miqve ashtu edhe armiqve, për shkaqe ekonomike dhe politike”.

Ai tha se në vend të Ligjvënësi Engel shkroi se në vend të përdorimit të taktikave të rrepta me një shtet mik, që mbështetet tek përkrahja amerikane, Shtetet e Bashkuara është dashur të punojnë me durim me qeverinë tani në largim për përmirësimin e politikave që promovojnë mirëqenien dhe paqen afatgjatë.

“Për më tepër, trysnia mbi Prishtinën rreth tarifave është tejet i pa drejtpeshuar. Diplomatët serbë janë duke e shëtitur globin, për t’i nxitur shtetet që ta çnjohin Kosovën dhe Serbia është duke i thelluar marrëdhëniet e saj me Moskën teksa po blen sasi të konsiderueshme armatimesh ruse”, shkroi ai duke theksuar se këto blerje armësh do të duhej të pasoheshin me sanksione mbi Serbinë. “As që i kemi vënë këto sanksione dhe as nuk e kemi nxitur Serbinë më fuqishëm që t’u japë fund përpjekjeve të veta për çnjohje”.

“Diçka është e gabuar në politikën amerikane dhe duhet ta korrigjojmë. Duhet ta fillojmë me ri balancimin e qasjes sonë kundruall Serbisë dhe Kosovës. Duhet të bashkëpunojmë me aleatët tanë evropianë për t’i trajtuar të dyja shtetet si partnere të pavarura dhe sovrane, duke përdorur standarde të njëjta për të dyja palët, teksa përpiqemi t’i rifillojmë bisedimet paqësore. Kur ligji amerikan thotë se duhet t’i vëmë sanksione Serbisë shkaku i lidhjeve të saj të sigurisë me Rusinë, atëherë duhet ta bëjmë”.

Ligjvënësi kërkon që Shtetet e Bashkuara “të rifillojnë menjëherë ndihmën nëpërmjet Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit”, duke nënvizuar se “përdorimi i kësaj ndihme si trysni detyruese për veprime që nuk lidhen me MCC-në apo misionin e saj, e bën këtë agjenci një mjet tjetër për ushtrim trysnie – duke e shndërruar pikërisht në atë që është synuar të mos jetë”, shkroi ai.

Të mërkurën, qeveria e Albin Kurtit, nuk i mbijetoi një mocioni të mosbesimit të hedhur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, që ishte pjesë e koalicionit qeverisës. LDK-ja kërkoi që tarifat të hiqen në tërësi sipas kërkesës së Shteteve të Bashkuara që tashmë kanë pezulluar programe dhe kanë paralajmëruar sanksione të tjera nëse kjo nuk ndodhë.

Mospajtimet brenda koalicionit qeverisës kulmuan me shkarkimin e ish ministrit të Brendshëm nga radhët e LDK-së.

Përgjatë debatit të së mërkurës në parlamentin e Kosovës, kryeministri Kurti u shpreh i bindur se “ka marrëveshje të gatshme”, ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për shkëmbim territoresh.

Të enjten në një deklaratë të përbashkët, ambasadori Richard Grenell i dërguar presidencial për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi, ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett dhe përfaqësuesi i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer, theksuan se nuk ka asnjë plan të fshehtë për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se bisedimet ndërmjet të dyja vendeve duhet të çojnë në njohje të ndërsjellë. zëri i amerikës

Grenell: Shkëmbimi i territoreve Kosovë – Serbi, nuk është një opsion

Ambasadori Richard Grenell i dërguar i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi, tha në një intervistë për televizionin T7 në Prishtinë se shkëmbimi i territoreve nuk është diskutuar kurrë në praninë e tij dhe nuk pa parë ndonjë marrëveshje të fshehtë për këtë çështje.

Ambasadori Grenell, ritheksoi kërkesën për heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe, të cilën tha ai, e ka shtruar në të gjitha takimet që ka zhvilluar me udhëheqësit e Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara, e kemi pasur një qëndrim për një kohë të gjatë se tarifa prej 100 për qind që është zbatuar para z. (Albin) Kurti, ka qenë duke i dëmtuar ekonominë dhe popullin e Kosovës më së shumti. Kjo është një politikë afatgjate, kjo është diçka që ia kemi komunikuar secilit udhëheqës para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve dhe të jem i sinqertë, ne e kemi pasur zotimin nga të gjithë para zgjedhjeve se ata do të përkushtohen për heqjen e tarifave”.

Ai tha se këtë zotim e kishte marrë edhe nga zoti Kurti.

“Njëqind për qind po. Ai më shikoi në sy dhe tha se ata do t’i heqin tarifat”, tha ai.

Në fund të muajit shkurt, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se synon heqjen e kushtëzuar të tarifave, duke i zëvendësuar ato me masa të reciprocitetit të plotë, ndërsa më 20 mars i hoqi ato për prodhimet e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnja.

Por, një masë e tillë qe vlerësuar “masë gjysmake” nga Shtetet e Bashkuara që kërkojnë heqjen e plotë të tyre.

Partneri qeverisës i lëvizjes Vetëvendosje, Lidhja Demokratike kërkoi që tarifat të hiqen në tërësi sipas kërkesës amerikane. Mospajtimet brenda koalicionit qeverisës kulmuan me shkarkimin e ish ministrit të Brendshëm nga radhët e LDK-së dhe të mërkurën, parlamenti miratoi një mocion të kësaj partie për rrëzimin e qeverisë Kurti.

Përgjatë debatit të së mërkurës në parlamentin e Kosovës, kryeministri Kurti u shpreh i bindur se “ka marrëveshje të gatshme”, ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për shkëmbim territoresh.

Të enjten në një deklaratë të përbashkët, ambasadori Grenell, ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett dhe përfaqësuesi i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, theksuan se nuk ka asnjë plan të fshehtë për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se bisedimet ndërmjet të dyja vendeve duhet të çojnë në njohje të ndërsjellë.

Ambasadori Grenell ritheksoi në intervistën me televizionin T7 se nuk është diskutuar ndonjëherë për këtë çështje.

“Kurrë. Kurrë nuk është ngritur si çështje në praninë time dhe siç thashë, kjo nuk është diçka që e kam parë ose që është folur për të dhe meqë ra fjala, më lejoni të jem shumë i qartë. E kam thënë këtë më parë. E kemi thënë këtë në twitter, kemi lëshuar deklarata për medie, kur ato kanë kërkuar. Kjo nuk është hera e parë që kemi qenë të qartë se këto thashetheme janë thjesht kaq, janë thashetheme. E kemi thënë këtë qe një kohë, por disa po zgjedhin të mos e besojnë dhe kjo nuk na përket neve. Ne vetëm mund të vazhdojmë t’i deklarojmë ato që i dimë se janë fakte dhe fakti është se unë kurrë nuk e kam parë atë (marrëveshjen sekrete) dhe kurrë nuk është diskutuar, thjesht nuk është opsion”.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, shkroi në facebook se është takuar dy herë me ambasadorin Grenell dhe “të dy herët, z. Grenell e kam shikuar në sy. Por asnjëherë nuk i kam thënë që do ta heqim tarifën 100% pa reciprocitet. Është për t’u përshëndetur dhe inkurajues deklarimi i qartë i sotëm i Ambasadorit Grenell kundër planeve për shkëmbim territorial”, shkroi ai.

 

Eliot Engel kritikon ashpër administratën Trump mbi Kosovën: Brutaliteti ndaj një demokracie të vogël është akt bullizmi!

Voal.ch – Kongresmeni Eliot Engel ngre shqetësime për taktikat e administratës Trump mbi Kosovën

Kongresmeni Eliot Engel, një anëtar i shquar i Dhomës së Përfaqësuesve të Sh.B.A-së  lëshoi ​​të premten një deklaratë mjaft kritike mbi politikën e SHBA ndaj Kosovës.

Kosova shpalli pavarësinë e saj nga Serbia në vitin 2008. Meqenëse vendi është njohur nga më shumë se 110 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, por jo nga Serbia dhe aleati i saj Rusia.

Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Kongresit, Eliot Engel, një demokrat, tha se ka diçka të gabuar në politikën e jashtme amerikane ndaj Kosovës dhe “ne duhet ta korrigjojmë atë”.

Në deklaratën e tij, Engel shprehu shqetësimet e tij serioze “me taktikat e duarve të rënda që administrata Trump po përdor me Prishtinën,” kryeqytetin e Kosovës.

Engel po i referohej presionit të Departamentit të Shtetit në Prishtinë, veçanërisht mbi qeverinë e kryeministrit Albin Kurti, për të hequr tarifat që vendi i kishte vendosur Serbisë.

“Kjo administratë iu drejtua ndëshkimeve ekonomike vetëm disa javë pasi qeveria Kurti mori detyrën. Në vend që të linte një qeveri të re me stafin e saj të përballet  me pandeminë dhe agjencitë e saj të vendosë procedura të brendshme, SH.B.A.-ja kontribuoi në një krizë politike në Prishtinë mbi tarifat për Serbinë, “tha Engel.

Më 25 mars, pas vetëm 50 ditësh në detyrë, qeveria Kurti nuk i mbijetoi një votimi mosbesimi në parlament, i iniciuar nga partneri i saj i koalicionit qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Qeveria u shkarkua pas grindjeve politike nëse duhej të shpallej një gjendje e jashtëzakonshme për të parandaluar përhapjen e koronavirusit dhe pasi Kurti shkarkoi ministrin e punëve të brendshme të LDK-së, Agim Veliu.

Qeveria e Kurtit pritet të vazhdojë si qeveri e përkohshme, në pritje të krijimit të një qeverie të re.

“Ka arsye të mira që Kosova të heqë tarifat, kryesisht se ata po dëmtojnë Kosovën më shumë sesa ata po japin levën për të arritur një marrëveshje paqeje me Serbinë,” tha Engel.

Pavarësisht, tarifat janë një mjet i ligjshëm i një kombi sovran. Si e tilla, ata janë imponuar në të gjithë botën nga Presidenti i Sh.B.A, Donald Trump kundër miqve dhe armiqve, njësoj, për arsye ekonomike dhe politike, “tha Engel.

Engel tha që administrata Trump përdori “taktika mbivendosëse me një mik i cili mbështetet në mbështetjen tonë” në vend që të punojë me qeverinë Kurti, “pasi kërkoi të punonte me qeverinë e mëparshme të Kosovës” për të krijuar politika që promovojnë paqe dhe prosperitet të qëndrueshëm.

“Brutaliteti ndaj një demokracie të vogël është akti bullizmi,” tha Engel.

Ndërsa diplomatët serbë po bëjnë fushatë në mbarë botën për të “çnjohur” pavarësinë e Kosovës, dhe Serbia po blen armë të rënda nga Rusia dhe po forcon marrëdhëniet me Moskën, presioni i vendosur ndaj Prishtinës për tarifat e saj ndaj Serbisë ka qenë “disekuilibër i vendosur”, tha Engel.

Sh.B.A., shtoi ai, duhet të punojë me aleatët evropianë “për t’i trajtuar të dy vendet si partnerë të pavarur dhe sovranë, duke aplikuar standarde të qëndrueshme për të dy palët ndërsa përpiqemi të rifillojmë bisedimet e paqes.”

Blerjet e armëve nga Rusia kërkojnë sanksione amerikane ndaj Serbisë në bazë të Ligjit kundër kundërshtarëve të Amerikës përmes sanksioneve, i miratuar pas ndërhyrjeve ruse të vitit 2016 në zgjedhjet e SH.B.A., tha Engel.

“As ne nuk i kemi imponuar këto sanksione dhe as nuk e kemi shtypur energjikisht Serbinë për t’i dhënë fund përpjekjeve të saj të çnjohjeve ndaj Kosovës,” tha Engel.

“Kur ligji amerikan thotë se duhet të sanksionojmë Serbinë për shkak të lidhjeve të saj të sigurisë me Rusinë, ne duhet.”/Reuters/EB

https://www.voanews.com/europe/congressman-raises-concerns-over-trump-administration-tactics-kosovo?fbclid=IwAR3To2-DnbRkibs0XudiGj9VMV7oCtfZwPHyYVqsx8e6JesyBs-eCMOOhJo

SHBA me numrin më të madh të rasteve me koronavirus në botë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë tani numrin më të madh të rasteve me koronavirus në botë, duke lënë pas Kinën dhe Italinë. Të premten në mëngjes, në Shtetet e Bashkuara pati 85 996 raste të konfirmuara, Kina 81 897, ndërsa Italia, epiqendra e virusit në Evropë kishte 80 589 raste, sipas shifrave të Qendrës së Informacionit për Koronavirusin në Universitetin, Johns Hopkins.

Presidenti kinez Xi Jinping i tha të premten në një bisedë telefonike presidentit amerikan Donald Trump se Kina është e gatshme t’i ofrojë mbështetje Shteteve të Bashkuara në betejën kundër virusit.

Pas telefonatës, zoti Trump shkruante në Twitter: “Sapo bëra një bisedë shumë të mirë me Presidentin Xi të Kinës. Diskutuam në hollësi për koronavirusin që po pllakos pjesë të mëdha të planetit tonë. Kina ka kaluar shumë dhe ka fituar shumë njohuri për virusin. Po bashkëpunojmë nga afër. Shumë respekt (për Kinën)!”

Por në konferencat e tij për shtyp, presidenti amerikan nuk ka treguar shumë respekt për Kinën, duke bërë komente ofenduese lidhur me mënyrën se si e ka menaxhuar epideminë vendi aziatik. Udhëheqësi amerikan i është referuar shpesh sëmundjes si “virusi kinez”.

Në Shtetet e Bashkuara, shteti i Nju Jorkut është epiqendra e virusit dhe qyteti i Nju Jorkut pika më e nxehtë. Në qytetin më të madh të vendit, ka pasur 21 mijë raste me COVID-19 dhe zyrtarët thonë se kjo shifër rritet me 3 mijë në ditë.

Të premten Dhoma e Përfaqësuesve ka në plan të miratojë një paketë stimujsh ekonomikë prej 2 trilionë dollarësh që Senati e miratoi të mërkurën në darkë dhe Presidenti Trump ka lënë të kuptohet se do ta nënshkruajë.

Pjesa kryesore e paketës janë pagesat direkte ndaj individëve që kanë humbur punën dhe bizneset e detyruara të mbyllin dyert për shkak të epidemisë. zëri i amerikës

Joint Statement of Special Presidential Envoy Richard Grenell, Ambassador Philip Kosnett, and Special Representative for the Western Balkans Matthew Palmer on Kosovo – United States Department of State

The United States stands with the people of Kosovo.  We commend the continued efforts of the health professionals and others who are working hard, at great risk, to reduce the progress of COVID-19 in Kosovo.  In this time of uncertainty, we urge Kosovo’s leaders to follow Kosovo’s Constitution and the rule of law.  We are committed to working with any government formed through the constitutional process.

In addition, we continue to urge Kosovo’s leaders to lift the tariffs completely.  We believe the tariffs are harming the people of Kosovo by hindering regional cooperation against COVID-19 – including by delaying the entry into Kosovo of needed supplies – and hindering economic growth.

We want to make clear there is no secret plan for land swaps between Kosovo and Serbia, as some have speculated. Special Presidential Envoy Richard Grenell has never seen nor discussed such a plan.  The U.S. Government’s focus on supporting the recent agreements to re-establish air, rail, and highway connections between Kosovo and Serbia aims to improve the economy and create economic momentum.  We believe this momentum will give new energy to a dialogue process that would lead to mutual recognition.

SHBA: Nuk ka asnjë plan të fshehtë për shkëmbim territoresh Kosovë – Serbi

Shtetet e Bashkuara theksuan të ënjtën se nuk ka asnjë plan të fshehtë për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se bisedimet ndërmjet të dyja vendeve duhet të çojnë në njohje të ndërsjellë.

Këto komente u bënë në një deklaratë të përbashkët të ambasadorit Richard Grenell i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi, ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett dhe përfaqësuesit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Në deklaratë thuhet se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah qytetarëve të Kosovës. “Ne i vlerësojmë përpjekjet e vazhdueshme të profesionistëve të shëndetësisë dhe të tjerëve që janë duke punuar shumë, ndonëse nën rrezik, për të penguar zgjerimin e COVID-19 në Kosovë. Në këtë kohë të pasigurisë, ne i nxisim udhëheqësit e Kosovës që të veprojnë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe sundimin e ligjit. Ne jemi të përkushtuar që të punojmë me çdo qeveri të formuar përmes procesit kushtetues”.

Për më tepër, thuhet në deklaratë, “vazhdojmë t’u bëjmë thirrje udhëheqësve të Kosovës që të heqin tarifat tërësisht. Besojmë se tarifat po dëmtojnë qytetarët e Kosovës duke penguar bashkëpunimin rajonal kundër COVID-19 – përfshirë edhe pengimin e hyrjes në Kosovë të furnizimeve të nevojshme, dhe duke penguar rritjen ekonomike”.

“Duam ta bëjmë të qartë, se nuk ka asnjë plan të fshehtë për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, siç kanë spekuluar disa. I dërguari i posaçëm presidencial, Richard Grenell, nuk e ka parë dhe as diskutuar kurrë një plan të tillë” thuhet në deklaratë në të cilën nënvizohet se “përqendrimi i qeverisë amerikane në mbështetjen e marrëveshjeve të fundit për të rivendosur lidhjet ajrore, hekurudhore dhe autostradën midis Kosovës dhe Serbisë synon të përmirësojë ekonominë dhe të krijojë një vrull ekonomik. Ne besojmë se ky vrull do t’i japë energji të re një procesi dialogu që do të çonte në njohje të ndërsjellë”, thuhet në deklaratë.

Deklarata e diplomatëve amerikanë u bë një ditë pasi që parlamenti i Kosovës miratoi mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Kosovës, që u hodh nga Lidhja Demokratike.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha të enjten se “qëllimi i mosbesimit nuk ishte rrëzimi i qeverisë sa dobësimi i qeverisjes. Ndërkaq kuptimi i mosbesimit ishte porosia ambasadorit Grenell: në Kosovë janë mbi 80 deputetë të gatshëm të rrezikojnë edhe jetët e qytetarëve vetëm që të kalojë shkëmbimi presidencial”.

Gjatë debatit të së mërkurës në parlamentin e Kosovës, kryeministri Kurti u shpreh i bindur se “ka marrëveshje të gatshme”, ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç për shkëmbim territoresh.

“Faktikisht këtë ma ka konfirmuar edhe presidenti (Hashim Thaçi) në takimin me të. Për dy orë e takova, dhe a e dini çka më tha: ‘Hiqe kryeministër taksën dhe shkojmë në Shtëpinë e Bardhë dhe e heqim qafe Serbinë. Këta kryeministrat tjerë janë kryeministra të emëruar, unë e ti jemi të zgjedhur nga populli’. Pra nuk është ideja me heq këtë qeveri për taksën, por me heq qeverinë e me i hap rrugë marrëveshjes. Këto pazare nuk mund të me kenë mua si bashkëpunëtor”, tha ai.

Të enjten mbrëma, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, falënderoi diplomatët amerikanë për deklaratën.

“Në duhet ta shfrytëzojmë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për rifillimin e bisedimeve dhe për të arritur marrëveshjen përfundimtare për njohjen e ndërsjellë (Kosovë – Serbi) dhe anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Lajmet e rreme dhe spekulimet janë kërcënim i vazhdueshëm për këtë synim”, shkroi ai.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, duke mirëpritur deklaratën e diplomatëve amerikanë tha se “kjo është prova më e mirë që dëshmon se ata ikën nga pushteti si pasojë e pazotësisë dhe jo nga frika për copëtimin e Kosovës. SHBA sonte demantuan spekulimet se ekziston një plan sekret për shkëmbim të territorit!”, shkroi ai.​

Nënkryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, e cilësoi të mirë për Kosovën, deklaratën e diplomatëve amerikanë.

Në një postim në rrjetin facebook ai shkroi se duhet nënvizuar që “Grenell dhe Palmer pohojnë se SHBA do të bashkëpunojnë me secilën qeveri te Kosovës që del nga proceset kushtetuese. Pra, nuk kanë qëndrim kundër një subjekti, siç kanë bërë propagandë disa persona në Kosovë. Diplomatët kërkojnë respektim të kushtetutës dhe jo individë që e vendosin veten mbi kushtetutën dhe mbi institucionet. Proceset kushtetuese për qeverinë ofrojnë këto opsione: zgjedhje të reja, mandatim i LV nga presidenti, e deri atëherë, vazhdim me qeverinë në detyrë. Dhe proceset kushtetuese për dialogun thonë se e udhëheq kryeministri. Ata thonë se nuk kanë parë plan me shkëmbim. territorial. Kjo konfirmon edhe një herë se Thaçi të gjithë diskutimin publik dhe planin për shkëmbim territoresh e ka bërë pa u konsultuar me amerikanët, po vetëm me Vuçiqin”, shkroi zoti Bislimi.

Ai vëren se sic thotë, “megjithatë ka një ndryshim, më përpara thuhej se pranohet gjithçka që pajtohen palët (Serbia e Kosova), tash edhe pak mbetet që të kthehen te doktrina e vetme e arsyeshme, ajo që Kosova është e paprekshme në kufijtë e saj. Aleanca e Kosovës me ShBA ndërtohet pikërisht mbi principe të tilla”, shkroi ai.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, shkroi ndërkaq se deklarata e diplomatëve të lartë amerikanë “se nuk ekziston një plan sekret për shkëmbime territoresh, është siguria më e madhe dhe garancia më e duhur që i nevojitet Kosovës sot për të ecur përpara”.

Në një postim në facebook ai tha se “kohën dhe energjinë më të madhe sa isha kryeministër, ia kam kushtuar luftimit të zërave konspirativ e të pasaktë, që dikur thonin se Amerika është për shkëmbim territoresh, duke synuar gabimisht largimin tonë nga aleati ynë historik, SHBA-të. Ai plan ka pasë mundësi të jetë në tavolina tjera, por asnjëherë në tavolinën e udhëhequr nga SHBA-të. Sonte, ndihem i përmbushur dhe i sigurt, që kjo bindje po konfirmohet edhe deklarativisht. Marrëdhëniet tona me Amerikën janë të pathyeshme, të pacenueshme, dhe të përhershme. Shtëpia e Bardhë dhe Washingtoni janë tempull i shenjtë i lirisë dhe pavarësisë sonë”, shkroi ai.(b.a.)

SHBA: Paketa e shpëtimit ngre bursat, papunësia në rritje

Los Anxheles: Njerëzit presin në radhë për kompensim papunësie

Një rekord prej 3.3 milion amerikanësh paraqitën kërkesa për kompensim javën e kaluar ndërsa miliona të tjerë pritet të kërkojnë pagesë papunësie gjatë javëve të ardhshme.

Kjo shifër është pothuajse pesë herë më e madhe se sa rekordi i vendosur në vitin 1982 brenda një jave.

“Ky numër i kërkesave të reja për përfitime papunësie është me të vërtetë i pashembullt,” tha Mark Hamrick, analist në Bankrate.com.

Kërkesat për ndihmë papunësie në përgjithësi pasqyrojnë ritmin e pushimeve nga puna.

“Secili që bën kërkesë përfaqëson një punëtor që është hequr nga puna. Dhe ,në shumë raste, ata janë njerëz që nxjerrin të ardhurat për familjen. Pra, kjo tregon rëndësinë e përpjekjeve për të rrafshuar kurbën e koronavirusit, siç edhe duhet të bëjmë, por kërkon njëkohësisht një haraç ekonomik,” tha analisti.

Është e sigurt që pushimet nga puna do të përshpejtohen tani që ekonomia amerikane zhytet në recesion. Restorantet, hotelet, kinematë, palestrat dhe linjat ajrore po humbin të ardhura në masë. Shitjet e automjeteve janë në rënie, dhe prodhuesit e makinave kanë mbyllur uzina. Shumica e punëdhënësve të tillë kanë për të bërë pagesa kredie dhe kosto të tjera, prandaj po shkurtojnë vende pune për të kursyer para.

Ndërkohë, treguesit kryesorë të bursave në SHBA patën rritje të ndjeshme të enjten, edhe pse tregjet pësuan rënie në Azi dhe Evropë.

Rritja e tregjeve në SHBA erdhi vetëm pak orë pasi Senati miratoi një paketë masive prej 2 trilion dollarësh për të kompensuar dëmet e mëdha ekonomike të shkaktuara nga koronavirusi.

Presidenti Donald Trump ka premtuar ta kthejë në ligj paketën e shpëtimit ekonomik, sapo Dhoma e Përfaqësuesve ta finalizojë atë.

Paketa synon të hedhë në ekonominë amerikane miliarda dollarë fonde në formë shpenzimesh të reja për bizneset, shumë prej të cilave praktikisht janë pezulluar nga koronavirusi, pasi klientët janë vetizoluar për të shmangur kontaktin me këdo që mund të jetë infektuar .

Pas humbjeve të mëdha në tregun e aksioneve javët e fundit për shkak të frikës së koronavirusit, treguesit kryesorë të bursës amerikane rifituar terren këtë javë, kur u bë e qartë se Kongresi do të miratonte paketën e shpëtimit. zëri i amerikës

Nju Orleans, ritmet më të larta të përhapjes së koronavirusit në botë

Epidemia e koronavirusit në Nju Orleans po avancon me ritme aq të shpejta sa që pritet që ky qytet të jetë epiqendra e ardhshme e sëmundjes në Shtetet e Bashkuara. Ky parashikim ka rrëzuar bindjen e mëparshme se zona më pak të populluara dhe qytete me klimë më të ngrohtë janë më rezistente ndaj sëmundjes.

John Bel Edwards, guvernatori i shtetit të Luizianës tha se nëse bëhen realitet parashikimet, spitalet në Nju Orleans do të mbushen tej kapaciteteve brenda javës së ardhshme.

Nju Orleansi është qyteti më i madh i Luizianës, shteti numër tre në Amerikë për nga përqindja e të infektuarve në shkallë popullate, pas Nju Jorkut dhe Uashingtonit.

Por aktualisht Nju Orleansi po shfaq ritmet më të shpejta në botë të përhapjes së infeksionit, duke lënë shumë specialistë të shtangur nga ky fenomen.

Disa mjekë besojnë se problemi erdhi nga Mardi Gras – karnavalet tradicionale për të cilat Nju Orleansi ka famë në botë. Karnavalet këtë vit ranë më 25 shkurt, kur virusi ishte shfaqur në Shtetet e Bashkuara por para se të shndërrohej në një problem alarmant për publikun.

Tani po shtohen shqetësimet se qytete të tjera të jugut amerikan do të bien viktimë e epidemisë së shpejti. Autoritetet po ndjekin situatën në Hjuston, qyteti i katërt më i madh amerikane dhe qendra e rafinerisë së naftës në Shtetet e Bashkuara. Shumë banorë të Nju Orleansit kanë lidhje familjare e shkëmbime të shumta me banorët e Hjustonit. zëri i amerikes

SHBA: Personat që shkojnë në Nju Jork duhet të hyjnë në karantinë

Ekspertët e Grupit të Punës së Shtëpisë së Bardhë shprehën alarmin të martën në mbrëmje për ritmet e infektimit me koronavirus në Nju Jork dhe këshilluan personat që kanë qenë në atë qytet, që të vendosen në karantinë për 14 ditë.

Koordinatorja për përgjigjen ndaj koronavirusin, Dr. Deborah Birx paraqiti statistika të zymta për përhapjen e virusit në Nju Jork.

“Vazhdojmë të mbetemi thellësisht të shqetësuar për qytetin e Nju Jorkut dhe zonës përreth”, tha ajo.

“Është një situatë shumë serioze. Ajo që po shohim është se njerëzit në mënyrë të kuptueshme duan të ikin nga Nju Jorku”, tha Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive.

Dr. Birx, tha se rreth 56 për qind të të gjitha rasteve në Shtetet e Bashkuara dhe rreth 60 për qind të të gjitha rasteve të reja, janë në zonën e Nju Jorkut.

Ajo shtoi se mbi 30 për qind e viktimave në Shtetet e Bashkuara janë nga Nju Jorku dhe rrethinat. zëri i amerikës

Merkel pati një bisedë telefonike me Kurtin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe kryeministri Albin Kurti patën një bisedë telefonike, e para mes tyre qe kur Kurti u be kryeminister.

Siç bën me dije komunikata e kryeministrisë, gjatë bisedës ata shkëmbyen mendime për marrëdhëniet e ngushta bilaterale, përafrimin e reformave të Kosovës me Bashkimin Evropian, si dhe për situatën në rajon. Kancelarja Merkel i ofroi kryeministrit Kurti mbështetje në luftën kundër korrupsionit dhe programit të gjerë e ambicioz për reforma në vend. Në këtë kontekst, Republika Federale ofroi këshilla specifike nga ekspertë gjermanë.

“U diskutua edhe për luftën ndaj virusit Korona. Kancelarja premtoi se do ta shqyrtojë mbështetjen ndaj Kosovës për trajtimin e kësaj krize. Gjithashtu, u diskutua edhe mbi dialogun e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e po ashtu edhe për tarifën ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina të vendosur në vitin 2018, nga qeveria e atëhershme. Kancelarja përshëndeti propozim-vendimin e kryeministrit kosovar për heqjen e plotë të tarifës pas datës 1 prill, kjo pas heqjes së tarifës për lëndën e parë në javën që shkoi. Ajo gjithashtu mbështeti një dialog, të udhëhequr nga Bashkimi Evropian, i cili duhet të synojë heqjen e të gjitha pengesave tregtare jo-tarifore midis Serbisë dhe Kosovës. Të dy besojnë se nuk duhet të ketë pengesa në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet se Kancelarja dhe Kryeministri i Kosovës mbështesin rifillimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Qëllimi i këtij procesi mbetet arritja e një marrëveshjeje ligjërisht obliguese që siguron normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe e cila i shërben popujve të të dy shteteve”, përfundoi komunikata e Qeverisë.

Siç njofton Saarbruecker-zeitung.de, kjo bisedë është zhvilluar si zëvendësim i vizitës së planifikuar të Kurtit në Berlin, e cila nuk ka mundur të realizohet për shkak të gjendjes së krijuar me koronavirusin.

Mediumi gjerman shkruan se “tani, ajo po qeveris përmes telefonit dhe videokonferencave”.

“Këtë mjet ndihmës e ka përdorur pasditen e së hënës edhe për një bisedë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, me të cilin ka diskutuar rreth gjendjes së krijuar me koronavirusin në shtetin e tij, por edhe për çështjet ekonomike dhe të politikës së jashtme”, shkruan Saarbruecker-zeitung.de, raporton KOHA.

“Kështu u zëvendësua vizita e planifikuar shtetërore e Kurtit”, thekson ky medium.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, me të marrë mandatin Kurti, e kishte uruar atë dhe e kishte ftuar për vizitë në Berlin.

Ajo kishte thënë se do ta presë me gëzim Kurtin.

Merkel tutje kishte renditur disa nga problemet me të cilat qeveria e Kosovës duhet të përballet.

“Ju dhe qeveria juaj keni detyra të rëndësishme dhe të vështira para jush. Këtu përfshihet sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit dhe i krimit të organizuar, përmirësimi i gjendjes ekonomike dhe, në veçanti, dialogu për normalizim me Serbinë. Këta janë hapat kryesorë në forcimin e perspektivës evropiane të vendit tuaj”, kishte thënë Merkeli në letrën e urimit dërguar Kurtit

Në fund kishte thënë se Qeveria Federale gjermane do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në këtë rrugë.

SHBA, shteti i tretë më i prekur me koronavirus: Kjo javë do të jetë e rëndë

Numri i personave të vdekur si pasojë e koronavirusit të ri në botë ka tejkaluar shifrën 15 000, ndërkohë që mbi 350 000 të tjerë janë infektuar.

Zyrtarët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se situata “do të përkeqësohet” këtë javë, teksa pandemia është në përhapje e sipër.

Evropa vazhdon të jetë epiqendër e koronavirusit, pasi numri i personave të vdekur po vazhdon të rritet në Itali, Spanjë, Francë dhe Gjermani.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Italia ka numrin më të madh të viktimave, 5 476, pa harruar edhe rreth 59 000 të infektuar, një rritje prej më shumë se 1 400 vdekjeve dhe 12 000 rasteve të reja të të infektuarve brenda 48 orëve të fundit.

Italia përcillet nga Kina, ku edhe është vërejtur fillimisht virusi, me 3,274 raste deri më 23 mars, apo një rritje prej 15 vdekjeve përgjatë dy ditëve paraprake.

Nga rreth 81 500 persona që janë infektuar me Covid-19 në Kinë, Pekini ka thënë se 73,000 tanimë janë shëruar.

Pas disa javëve të vëzhgimit të disa shteteve teksa janë përballur me pandeminë, Shtetet e Bashkuara tani janë shteti i tretë më i prekur me këtë virus, pasi kanë raportuar për 35,000 persona të infektuar, duke përfshirë 471 tjerë të vdekur, ka raportuar Qendra amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve.

“Unë dua që Amerika të kuptojë që kjo javë do të jetë e rëndë”, ka thënë mjeku Jerome Adams në një intervistë për programin “Today” në kanalin NBC.

“Deri më tani, nuk ka mjaftueshëm njerëz që janë duke trajtuar këtë situatë me seriozitet, sidomos të rinjtë”, ka thënë ai. rel

Nju Jork, kryebashkiaku de Blasio bën thirrje për ndihmë

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut bëri thirrje sot që qeveria federale dhe qytetarët të luftojnë përhapjen e koronavirusit, ndërkohë që Rezerva Federale e Shteteve të Bashkuara filloi një sërë masash të jashtëzakonshme për të zbutur ndikimin e pandemisë tek ekonomia.

Kryebashkiaku de Blasio dha sot alarmin, ndërsa senatorët po përpiqen të gjejnë gjuhën për një ligj lehtësimi ekonomik, të ndërgjegjshëm se nëse nuk ja dalin ta miratojnë, kjo do të ketë efekt shkatërrimtar ndaj shteteve amerikane, qyteteve, dhe bizneseve, si dhe se do të shkaktonte humbje të mëtejshme në bursat amerikane.

Dua t’u bëj thirrje të gjithëve në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat, se duhet të ndihmoni qytetet, shtetet, spitalet publike dhe ato private. Duhet t’u siguroni të gjithëve ndihmë të drejtpërdrejtë“, tha zoti de Blasio. Kryebashkiaku i qytetit më të populluar në Shtetet e Bashkuara, e zgjeroi thirrjen e tij për ndihmë për paisje frymëmarrjeje dhe furnizime mjekësore. Ai filloi tashmë t’u bëjë thirrje qytetarëve.

Kushdo qoftë që mund të na i sigurojë këto furnizime… Na kanë mbetur vetëm pak ditë për t’u bërë gati. Ky është realiteti“, tha zoti de Blasio.

Sipas Mark Levine, kryetar i komisionit të shëndetit të qytetit të Nju Jorkut, në spitalet e qytetit janë shtruar deri më tani 1800 pacientë me virusin COVID-19. Nga këta, 450 janë në pavionët e kujdesit intensiv.

Njujorkezët ndërkohë po e luftojnë koronavirusin me të gjitha mënyrat: duke respektuar udhëzimet e qeverisë, rekomandimet e autoriteteve të shëndetësisë, si dhe duke u përpjekur të qëndrojnë të fortë, ashtu siç përballuan sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001.

Shumë njujorkezë, ashtu si njerëzit në mbarë botën, e gjejnë forcën e tyre tek familjet. Nuk është pra për t’u habitur pse disa çifte refuzuan të shtyjnë planet për t’u martuar dhe u panë duke bërë celebrimin të veshur me doreza apo maska në ceremoni të drejtuara nga zyrtarë që u qëndrojnë larg.

Moti i ngrohtë i pazakontë tërhoqi gjatë fundjavës njerëzit në parqet e Nju Jorkut, të cilët dolën për të bërë vrap, për shëtitje me biçikleta, apo për të luajtur përjashta me fëmijët.

Por, jeta e qytetit është shumë larg normales, thotë studiuesi Kannan Srinivasan, i cili ka bërë shumë punë kërkimore në një degë të specializuar të Bibliotekës Publike të Nju Jorkut.

E dija që mund të mbyllej, kështu që i parapriva duke huazuar të gjithë librat që normalisht shfrytëzoj nga biblioteka. I solla në shtëpi në mënyrë që të mundem të vazhdoj punën“, i tha ai Zërit të Amerikës nëpërmjet email-it. “Por, shumë kohë humbet duke ndjekur lajmet, duke ndjekur masat parandaluese etj. Pra, kam bërë shumë pak punë”.

Zoti Srinivasan shton se duke qenë se edhe bashkëshortja do të fillojë të punojë nga shtëpia, ai është i shqetësuar se mund të nervozohen kollaj.

Por, ai thotë se janë të impresionuar me reagimin e guvernatorit të tyre, Andrew Cuomo, dhe të kryetarit të bashkisë, Bill de Blasio.

Shifrat janë duke u rritur çdo orë. Shteti i Nju Jorkut pati gati 16 mijë raste të konfirmuara, ndërkohë që të premten ishin vetëm 5100, ndërsa një javë më parë vetëm 800.

Autoritetet duke ngritur një qendër të re testimi në Staten Island, Nju Jork

Autoritetet duke ngritur një qendër të re testimi në Staten Island, Nju Jork

Në Shtetet e Bashkuara janë konfirmuar mbi 33 mijë raste me virusin COVID-19, si dhe 400 vdekje, nga të cilat 117 në shtetin e Nju Jorkut.

Guvernatori Coumo ka fajësuar më së shumti administratën Trump, në veçanti për vonesat për të miratuar kompletet e testimit për virusin. Guvernatori Cuomo konfirmoi rastin e parë me koronavirusin më 1 mars.

Qeveria federale autorizoi qytetin e Nju Jorkut të krijojë testimin e tij më 11 mars. Që nga ai moment, Nju Jorku ka zhvilluar 45 mijë testime.

Në përpjekje për të ndalur përhapjen e virusit, zoti Cuomo urdhëroi të gjithë njerëzit që punojnë në sektorë jojetikë të qëndrojnë në shtëpi, duke filluar nga mbrëmja e së dielës. Ndërsa bizneset jetike që do të qëndrojnë hapur janë ushqimoret, farmacitë dhe mjetet e transportit publik. Shkollat janë mbyllur në Nju Jork dhe në mbarë Shtetet e Bashkuara.

Stacionet e metrosë së Nju Jorkut

Stacionet e metrosë së Nju Jorkut

Kufizimet filluan ndërsa spitalet po përballeshin me mungesa të maskave të sigurisë, të paisjeve ndihmëse për frymëmarrjen dhe furnizime të tjera të kujdesit shëndetësor.

Kryebashkiaku De Blasio i kishte bërë thirrje Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, që t’ia caktojë ushtrisë amerikane prodhimin dhe shpërndarjen e furnizimeve mjekësore.

Nuk mundem ta them më troç. Nëse presidenti nuk vepron, do të vdesin njerëz që mund të kishin jetuar“, tha zoti de Blasio gjatë emisionit “Meet the Press” të kanalit NBC.

Disa orë më vonë, Presidenti Trump tha se urdhëroi Agjensinë Federale për Menaxhimin e Emergjencave (FEMA) që të dërgojë spitale ambulatore në shtetet Uashington, Kaliforni dhe Nju Jork.

Një tendë përpara spitalit në Nju Jork; ata që kanë shenja për virusin duhet të presin në tendë

Një tendë përpara spitalit në Nju Jork; ata që kanë shenja për virusin duhet të presin në tendë

Për Nju Jorkun, kjo do të thotë se do të shtohen 1000 shtretër spitalorë. Presidenti gjithashtu urdhëroi që një nga anijet spitalore të marinës amerikane të ankorohet në portin e Nju Jorkut.

Të dielën, shteti Nju Jork ia kaloi shtetit Uashington për numrin e viktimave.

Gjithashtu, guvernatori u kërkoi spitaleve të gjejnë mënyra për të rritur numrin e shtretërve me 50%, për shkak të parashikimeve të zyrtarëve të shëndetësisë se rastet me COVID-19 që do të kenë nevojë për kujdes të avancuar mjekësor, mund të kalojë 100 mijë në shtetin e Nju Jorkut gjatë javëve të ardhshme.

SHBA, mbi 35.200 raste të koronavirusit dhe 471 viktima

Sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti John Hopkins, numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në SHBA është rritur në 471, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara arriti në 35.224, transmeton Anadolu Agency (AA).

Më të prekura janë shtetet New York dhe Washington, ku u raportuan rastet e para në SHBA në fund të muajit janar, me 99 dhe 96 raste të vdekjes secila.

Raste të koronavirusit janë raportuar në 50 shtetet e SHBA-së, si dhe në District Columbia, Portoriko dhe Guam.

Shifrat e Universitetit Johns Hopkins tejkalojnë numrin zyrtar të përpiluar nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), të cilat azhurnohen çdo ditë, por vetëm për rastet e raportuara deri në ora 16:00 të ditës paraprake.

Presidenti amerikan Donald Trump dje njoftoi se ka aktivizuar Gardën Kombëtare për të ndihmuar shtetet New York, California dhe Washington si kundërpërgjigje ndaj pandemisë së koronavirusit të ri.

“Sot, unë po njoftoj veprime për të ndihmuar shtetet New York, California dhe Washington për t’u siguruar që Garda Kombëtare mund t’i përgjigjet në mënyrë efektive kësaj krize”, tha Trump në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti tha se qeveria federale do të financojë 100 për qind të kostos së vendosjes së njësive të Gardës Kombëtare për të kryer misione të aprovuara për të ndaluar virusin.

Trump shpalli emergjencë kombëtare më 13 mars dhe nënshkroi një pako të ndihmës urgjente, të vlerësuar në 105 miliardë dollarë, për të luftuar përhapjen e virusit.

Pjesë e pakos ishte edhe testimi falas për COVID-19 dhe pushim familjar dhe shëndetësor të paguar për shumë shtetas amerikanë.

Koronavirusi i ri, i njohur zyrtarisht si COVID-19, u shfaq për herë të parë në qytetin kinez Wuhan në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa sipas të dhënave të universitetit amerikan Johns Hopkins, ai është shpërndarë në më shumë se 169 shtete dhe rajone.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka shpallur sëmundjen pandemi botërore.

Senatori preket me koronavirus, para disa javësh kërkoi heqjen e trupave amerikane nga Kosova

Senatori amerikan, Rand Paul, ka rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Paul është testuar pozitiv dhe tani do të karantinohet.

‘’Ai po ndihet mirë dhe është në karantinë. Ai është asimptoatik dhe ishte testuar për kujdesi pasi kishte vizituar shumë vende dhe kishte qenë prezent në shumë evente. Ai nuk ishte i vetëdijshëm që kishte kontakt direkt me ndonjë person të infektuar’’, thuhet në llogarinë e tij në Twitter.

Ndryshe, Paul kishte kërkuar para një jave kthimin e trupave amerikane që ndodhën në Kosovë.

Në një postim të tijin ai kishte kërkuar nga shteti i Kosovës që të niste një kapitull të ri dhe të punonte me Serbinë për paqe afatgjate. /Express/

SHBA, testi për koronavirusin që nxjerr rezultatin për 45 minuta

Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka aprovuar një test të ri për koronavirusin që mund të nxjerrë rezultatin në 45 minuta.

Të premten vonë, FDA dha një autorizim urgjent për Cepheid, një kompani amerikane që prodhon testet e shpejtë të koronavirusit.

Rezultatet nga testet aktuale mund të duan ditë të tëra, pasi ato duhet të dërgohen në laboratorë, ndryshe nga testet e zhvilluara nga kompania Cepheid, me seli në Kaliforni.

Testet fillimisht do të përdoren kryesisht nga spitalet dhe departamentet e urgjencës, dhe më pas ato do të bëhen të disponueshme në “ambientet e kujdesit për pacientët”, siç janë zyrat e mjekëve.

Kompania planifikon të fillojë shitjen e testeve në fund të marsit.

COVID-19, SHBA e katërta në botë për nga numri i të prekurve

Në Nju Jork guvernatori Andrew Cuomo tha të shtunën se zyrtarët e shtetit po bëjnë përpjekje për të siguruar furnizime me pajisje të nevojshme mjekësore, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus u rritën mbi 10,000 në mbarë shtetin.

Autoritetet po shqyrtojnë katër vendndodhje të mundshme për ngritjen e spitaleve të përkohshëm, të cilat do të administrohen nga Korpusi i Inxhinierëve të Ushtrisë.

Guvernatori tha gjithashtu se 1 milion maska N-95 po dërgohen në qytetin e NjuJorkut, ndërsa 500 mijë të tjera në Long Ajlënd. Ai tha se po bën përpjekje për furnizim me më shumë veshje të posacme kirurgjikale ndërsa kompanitë që prodhojnë veshjeve tashmë po prodhojnë maska.

Po bëhet cdo gjë që është e mundur“, tha ai, duke shtuar: “po i biem kryq e tërthor botës për të gjetur pajisje mjekësore“.

Nju Jorku numëron 10.400 raste me koronavirus ndërsa 1600 ndodhen në spital.

Rrugët, sheshet e autostradat ishin të shkreta në pjesën më të mëdha të botës të shtunën ndërsa oraret e kufizimeve apo vendimet për izolim të përgjithshëm janë shtuar në shumë vende, përballë një virusi që po përparon me shpejtësi e që po krijon probleme të rënda për sistemet shëndetësore në mbarë globin.

Tre shtete amerikane me një popullsi në total prej 70 milionë kanë marrë vendim të detyrojnë banorët e tyre të qëndrojnë shtëpi për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

Kalifornia e nisi të premten pasuar nga shteti i Nju Jorkut dhe Ilinoisit këtë fundjavë. Ndërkohë po përgatiten të bëjnë të njëjtën gjë, shtetet e Konektikatit dhe Oregonit.

Bavaria u bë shteti i parë gjerman që u kërkoi banorëve të qëndrojnë në shtëpi, përveçse në rastet kur duhet të shkojnë në punë, të blejnë ushqime, të kryejnë vizita mjekësore apo aktivitet fizik. Policia po raporton gjithnjë e më pak njerëz që shkelin kufizimet krahasuar me ditë më parë.

Kolumbia u bë vendi i fundit i Amerikës së Jugut që njoftoi një vendim për izolim. Sri Lanka ndërkohë mori vendim për të mbyllur të gjitha autostradat në fundjavë.

Numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Afrikë u rrit mbi 1.000 të shtunën, sipas qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Të paktën 40 nga 54 vendet e Afrikës kanë njoftuar raste personash të infektuar.

Më shumë se 275,000 raste janë konfirmuar globalisht, përfshirë mbi 11,000 vdekje, sipas të dhënave që raporton universiteti “Johns Hopkins”. Të paktën 88,000 persona rezultojnë të jenë shëruar në rang botëror.

Në Britani, e cila qëndron për nga shifrat pas Italisë, Spanjës dhe Francës për nga përmasat e përhapjes së virusit, sistemi shëndetësor i vendit po pëson probleme të mëdha. Shërbimi Kombëtar Shëndetësor i financuar nga shteti ka rreth 4,000 shtretër për terapi intensive dhe rreth 5,000 pajisje për frymëmarrje artificiale. Zyrtarët thonë se nevojat do të jenë shumë më të mëdha në javët e ardhshme. Britania u ka kërkuar 65 mijë infermierëve e mjekë në pension që të kthehen në punë.

Kina raportoi të shtunën se kontinenti i saj nuk kishte raste të reja me COVID-19 të infektuar brenda vendit, për të tretën ditë me radhë, por njoftoi 41 raste të infektuar nga jashtë. Kufizimet në lëvizje po lehtësohen gradualisht në Kinë, ndërsa vendi po përpiqet të rindezë motorët ekonomikë duke mbajtur nën kontroll sëmundjen.

Në SHBA kufizimet në lëvizje hynë në fuqi të shtunën në Illinois dhe në Nju Jork hyjnë në fuqi të dielën. Të gjithë punonjësve e bizneseve që ofrojnë shërbime jo jetike do t’u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi, përjashtime do të ketë vetëm për raste të tilla si blerje ushqimesh, ilaçesh dhe kryerje të aktivitete fizike. zëri i amerikës

SHBA: Mungesë kritike e pajisjeve mjekësore në spitale

Në të gjithë SHBA-në po vihet re një mungesë kritike e furnizimeve me pajisje mjekësore, përfshirë shtupa pambuku për teste, maska mbrojtëse, veshje kirurgjikale e dezinfektues për duart. Sipas agjencisë së lajmeve “Associated Press” një situatë e tillë mund të jetë e lidhur me një rënie të papritur të importeve, kryesisht nga Kina.

Të dhënat tregojnë se rënia e dërgesave në pajisje mjekësore nisi në mes të muajit shkurt, pas situata e krijuar për shkak të shpërthimit të koronavirusit në Kinë, e detyroi këtë vend të mbyllë fabrika e porte.

Disa njësi që shërbëjnë për raste urgjencash, spitale e klinika nëpër të gjithë SHBA-në aktualisht nuk kanë furnizimet më kryesore ndërsa të tjerë po përpiqen të kursejnë pajisje mbrojtëse personale si doreza e maska.

Të dhënat tregojnëe se Shtetet e Bashkuara e marrin pjesën më të madhe të furnizimeve mjekësore nga Kina. Kur fabrikat e prodhimit të pajisjeve mjekësore kineze rifilluan punën muajin e kaluar, përparësi e tyre ishin spitalet e vendit.

Qeveria kineze kërkoi nga prodhuesit që t’i shesin të gjithë ose një pjesë të prodhimit në maska N95, brenda vendit dhe jo t’i eksportojnë ato në SHBA.

Sasia më i fundit e maskave mjekësore N95 mbërriti nga Kina rreth një muaj më parë, më 19 shkurt. Maskat N95 përdoren në objekte industriale si dhe në spitale. Ato filtrojnë 9 për qind të të gjitha grimcave të ajrit.

Guvernatorët në të gjithë vendin janë përfshirë nga paniku ndërsa në shtetet e tyre po mbarojnë pajisjet mjekësore. Presidenti Donald Trump u ka kërkuar atyre të blejnë maska në treg, por mundësitë janë të pakta.

Pa mbrojtjen e duhur, shumica e stafit tonë nëpër spitale mund të sëmuren, që do të thotë se mund të mos ketë personel për t’u kujdesur për pacientët”, thotë Nancy Foster, nënkryetare e Shoqatës së Spitaleve Amerikane e cila trajton çështjet që lidhen me politikën e cilësisë e sigurisë së pacientëve. zëri i amerikës

Dr. Fauci: Koronavirusi në SHBA, ende në “fazën e përshkallëzimit”

Eksperti i qeverisë amerikane për sëmundjet, Anthony Fauci thotë se Shtetet e Bashkuara janë ende në “fazën e përshkallëzimit” të koronavirusit. Fauci, ekspert i njohur i sëmundjeve infektive, i bëri komentet në një intervistë me shefin ekzekutiv të kompanisë Facebook, Mark Zuckerberg.

Dr. Anthony Fauci, i cili njihet si eksperti kryesor i vendit për sëmundjet ngjitëse, është marrë në të kaluarën me terapitë dhe vaksinën për Sidën si dhe me epidemi të tjera. Ai është aktualisht anëtar i grupit të punës të ngritur nga Shtëpia e Bardhë për frenimin e koronavirusit.

Anthony Fauci, ekspert i qeverisë amerikane për sëmundjet

“Se sa kohë do të duhet për një kthesë në çështjen e koronavirusit, kjo do të varet shumë nga suksesi që do të kemi në frenimin dhe zbutjen e përhapjes së tij,” tha ai në një bisedë me kreun e kompanisë Facebook, Mark Zuckerberg.

“Nëse virusi lejohet të përhapet i papenguar, do të shohim se piku i tij do të jetë tepër, tepër i lartë, i cili më pas do të fillojë zbritjen.”

Ai tha se e gjithë kjo nuk do të jetë e lehtë për shoqërinë, por nëse frenimi dhe zbutja bëhet me sukses, minimumi koronavirusi do të zgjasë disa javë.

Dr. Fauci tha se të rinjtë vërtet preken më pak por kanë përgjegjësi për të mos e përhapur sëmundjen tek të tjerët.

“Ata që janë të rinj mendojnë se janë disi të paprekshëm. Edhe unë sigurisht që ashtu ndihesha kur isha shumë i ri. Vërtet mund të jetë i paprekshëm për disa gjëra, por edhe pse ka më pak gjasa të sëmuret rëndë, çdo i ri ka përgjegjësi jo vetëm për veten, por për shoqërinë në përgjithësi, veçanërisht për ata njerëz që janë të ekspozuar.”

Dr. Fauci foli edhe për ndikimin e motit në frenimin e koronavirusit:

“Në përgjithësi, sëmundjet që prekin rrugët e frymëmarrjes si gripi dhe viruset e të ftohurit të zakonshëm, kanë prirjen të përhapen më mirë në mot të ftohtë dhe të thatë. Kur vjen moti i ngrohtë dhe i lagësht, njerëzit dalin jashtë, nuk rrinë brenda. Dhe viruset në përgjithësi e pëlqejnë motin e ftohtë e të thatë, se sa të ngrohtin. Ky është fakt. Në rastin e tanishëm, meqenëse ky është një virus fare i ri, ne nuk kemi një ide nëse ai do të ndjekë të njëjtin model.”

Për shumicën e njerëzve, koronavirusi i ri shkakton vetëm simptoma të buta si ethe dhe kollë. Tek disa, veçanërisht të moshuarit dhe njerëzit me probleme shëndetësore, mund të shkaktojë sëmundje më të rënda, si pneumoni.

Shumica dërrmuese e njerëzve shërohen. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, njerëzit me simptoma të buta shërohen në rreth dy javë, ndërsa ata që e përjetojnë rëndë mund t’u duhen tre deri në gjashtë javë. zëri i amerikës

SHBA, mbi 10 700 të prekur me koronavirus, të paktën 154 të vdekur

Arlington, Virginia, U.S., March 18, 2020.

Në Shtetet e Bashkuara, më shumë se 10 700 njerëz kanë testuar pozitivë për koronavirusin nga mëse 7 000 një ditë më parë. Të paktën 154 kanë vdekur, një rritje prej rreth 40 për qind nga shifrat e publikuara të mërkurën. Sipas të dhënave, 106 janë personat e shëruar.

Disa ekspertë thonë se shifra e të infektuarve mund të jetë shumë më e lartë, pasi testimet që bëhen janë shumë pak.

Shteti i Nju Jorkut testoi gjatë natës 8 000 njerëz për koronavirus, grupi më i madh i të ekzaminuarve deri tani në Shtetet e Bashkuara. Guvernatori Andrew Cuomo tha të enjten se ka të ngjarë që ky testim masiv të çojë në një rritje të ndjeshme të rasteve me koronavirus, pasi të jenë marrë rezultatet.

Më shumë se 3 000 nga numri i përgjithshëm i të konfirmuarve me koronavirus në SHBA janë në shtetin e Nju Jorkut. Numri i vërtetë mund të jetë 10 herë më i lartë se kaq, tha guvernatori.

Ekspertët amerikanë të shëndetësisë druhen se SHBA janë në një trajektore të ngjashme si Italia, vendi më i goditur në Evropë, ku qeveria raportoi një rekord prej 475 vdekjesh vetëm të Mërkurën.

Shefi i emergjencave në një nga spitalet më të mëdha të Nju Jorkut, Dr. Robert Femia, thotë se njerëzit nuk duhet t’i drejtohen menjëherë dhomës së emergjencës me dyshimin e parë se mund të kenë koronavirus:

“Nuk duhet të mendojmë se nëse paraqitemi në dhomën e emergjencës do të testohemi. Ne nuk duam që njerëzit të infektojnë të tjerët, sidomos ata më të ekspozuarit”.

Ai i këshillon njerëzit që së pari të bisedojnë me mjekun me mjete telemjeksore, përmes videos, për të mos i mbingarkuar spitalet, të cilat kanë mungesa të ndjeshme pajisjesh, si respiratorë, për të përballuar koronavirusin. Disa spitale thonë se pajisjet u mjaftojnë vetëm për disa ditë në rast të një mbingarkese.

Qeveria amerikane po përgatitet për një pandemi që mund të zgjasë deri në 18 muaj ose më shumë dhe “të përfshijë disa valë përhapjeje”, tha rrjeti CNN, i cili citonte një raport të ri.

Ndërkohë, dy anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve, Mario Diaz-Balart nga Florida dhe Ben McAdams i shtetit Utah janë ligjvënësit e parë që testuan pozitivisht për koronavirusin.

Mjekët janë në kontakt me ligjvënësit për të gjetur se me cilët njerëz të tjerë brenda selisë së Kongresit kanë kontaktuar ata dhe që mund të jenë ekspozuar ndaj virusit.

Deborah Birx, koordinatore për koronavirusin pranë Shtëpisë së Bardhë, thotë se çështja më e rëndësishme në këtë fazë është marrja e të dhënave të sakta duke kryer testime sa më të gjera.

“Mendoj se duhet të ekzaminojmë 100 për qind të rasteve … Ne po kërkojmë nga çdo spital, çdo klinikë të raportojë rezultatet e testimit”, tha Dr Birx për programin “CBS This Morning”.

KËSHILLA TË REJA PËR UDHËTIMET JASHTË

Departamenti amerikan i Shtetit do të nxjerrë një njoftim të ri, ku i këshillon amerikanët të mos udhëtojnë jashtë vendit, një paralajmërim i paprecedent. Në udhëzimin e ri, amerikanëve u bëhet thirrje të kthehen në SHBA, ose të qëndrojnë brenda, kudo që të ndodhen jashtë vendit.

Me më shumë se 9.300 vdekje në të gjithë botën, epidemia e koronavirusit e përhapur me shpejtësi të madhe ka trondituir botën dhe u ka dhënë shkas krahasimeve me periudha të tilla traumatike si Lufta e Dytë Botërore, kriza financiare e 2008-ës dhe pandemia e gripit spanjoll të vitit 1918.

Ekspertët amerikanë kanë frikë se Shtetet e Bashkuara janë në një trajektore të ngjashme si Italia, tani epiqendra e pandemisë, ku qeveria raportoi një rekord prej 475 vdekjesh vetëm të mërkurën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të fataliteteve në vend në 2,978.

Qyteti i Nju Jorkut po shqyrton mundësinë për të shndërruar disa nga hotelet më të mëdhenj të tij në spitale të përkohshme për të trajtuar pacientët jo me koronavirus si dhe për liruar shtretër, tha për CNN Deanne Criswell, komisionere e Departamentit të Menaxhimit të Emergjencave të qytetit.

“Nëse ne mund t’i marrim dhe transferojmë disa pacientë jo të sëmurë rëndë nëpër hotele ose objekte të tjera, kjo do të lehtësonte presionin mbi sistemet tona spitalore,” tha Criswell.

Një objekt tjetër që po shqyrtohet është Qendra Jacob Javits në Manhattan, një nga qendrat më të mëdha të kongreseve në botë, tha Criswell.

KONGRESI NË LËVIZJE

Ndërkohë, numri i amerikanëve që kërkojnë pagesë papunësie u rrit në nivelin më të lartë që nga viti 2012, pasi kompanitë në sektorët e shërbimeve pushuan punëtorë që punojnë për biznese të cilat tashmë po mbyllen për shkak të pandemisë.

Guvernatorët e shteteve amerikane po i kërkojnë Presidentit Trump që të rritet prodhimi dhe furnizimi i kompleteve të testimit, ventilatorëve dhe pajisjeve të tjera mjekësore tepër të nevojshme.

Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin i kërkoi të enjten Kongresit të miratojë një projektligj prej 1 trilion dollarësh ndihmë ekonomike deri në fillim të javës tjetër, duke thënë se ai pret mbështetje dypartiake, në mënyrë që amerikanët të mund të marrin pagesa në para gjatë krizës.

Mnuchin tha se qeveria federale është e përqendruar te mundësia për të siguruar likuiditet për kompanitë dhe nuk ka asnjë problem të lëshojë më shumë borxhe, por se pret që kreditë për bizneset të shlyhen.

Ligjvënësit amerikanë kanë miratuar tashmë një plan prej 105 miliardë dollarësh për të kufizuar dëmin financiar ndaj amerikanëve, përmes testimit falas, pushimit të paguar për sëmundje dhe shpenzimeve të tjera. Një tjetër plan prej 8.3 miliardësh synon për të luftuar përhapjen e sëmundjes dhe zhvillimin e vaksinave. Presidenti Trump i ka nënshkruar të dy projektligjet.

“Ne do ta kapërcejmë këtë,” tha Mnuchin. “Kjo nuk është një krizë financiare që do të vazhdojë me vite.”

Jerome Adams, zyrtari më i lartë i shëndetit publik të Shteteve të Bashkuara, tha se amerikanët duhet të vazhdojnë të vetizolohen dhe të ndjekin udhëzimet.

Megjithatë, shumë amerikanë nuk po i përfillin këshillat e ekspertëve.

“Ikni nga plazhet,” tha të enjten senatori amerikan Rick Scott i Floridës, ndërsa televizionet tregonin skena studentësh që po përmbytnin plazhet për pushimet e tyre të pranverës.

Nëse njerëzit nuk dëgjojnë paralajmërimet për izolim social, zyrtarët mund të duhet të ndërmarrin veprime më ekstreme, i tha Scott rrjetit CNN në një intervistë.

“Duhet menduar se si të largohen këta njerëz nga plazhi,” tha ai. zëri i amerikës

SHBA, dy kongresmenë rezultojnë pozitivë me koronavirus

Washington

Kongresmeni republikan në SHBA, Mario Diaz-Balart ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit, duke u bërë ligjvënësi i parë amerikan që është prekur nga Covid-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në llogarinë e tij në Twitter, republikani në Florida tha se të shtunën përjetoi simptoma, përfshirë ethe dhe dhimbje koke.

“Dua që të gjithë ta dinë se ndjehem shumë mirë”, tha 58-vjeçari, Diaz-Balart.

Disa orë më vonë, republikani 45-vjeçar Ben McAdams nga Utah, tha se ai po ashtu rezultoi pozitiv pasi mbrëmjen e së shtunës kishte përjetuar “simptoma të buta të ngjashme me të ftohtin”.

“Simptomat e mia u përkeqësuan dhe kisha ethe, kollitje të thatë dhe frymëmarrje të vështirë, si dhe mbeta në karantinë. Të martën, mjeku im më udhëzoi të bëja testin për Covid-19 dhe pas referimit të tij shkova në klinikën lokale për testin. Sot mësova se rezultova pozitiv”, tha McAdams.

Dy rastet e para të konfirmuara vijnë disa ditë pasi disa ligjvënës të tjerë, përfshirë senatorin Lindsey Graham, u vendosën në karantinë pas kontaktit me dikë që u testua pozitiv.

Të dy ligjvënësit kërkuan nga publiku që ta marrin virusin jashtëzakonisht seriozisht.

Sipas Universitetit “John Hopkins”, nga Covid-19 janë infektuar mbi 214 mijë persona në të gjithë botën, përfshirë mbi 7.700 në SHBA, ndërsa kanë vdekur rreth 8.700 persona, përfshirë të paktën 118 në SHBA.

Koronavirusi, Nju Jorku pret anijen spitalore të marinës amerikane

Marina amerikane do të dërgojë një anije spitalore me 1.000 shtretër në portin e Nju Jorkut për të ndihmuar qytetin më të madh të vendit në përgjigjen e tij ndaj koronavirusit.

“Eshtë një hap i jashtëzakonshëm, padyshim, bëhet fjalë për një spital lundrues që do të shtojë kapacitetet,” tha Guvernatori i Shtetit të Nju Jorkut Andrew Cuomo gazetarëve të mërkurën.

Shteti i Nju Jorkut ka 2.382 raste të konfirmuara të virusit, numri më i lartë në Shtetet e Bashkuara. Ai ka rritur kapacitetin e testimit në 15,000 në ditë dhe pret që shifrat të vazhdojnë të rriten. Rreth 23% e rasteve pozitive janë shtruar në spital. Guvernatori tha se 108 pacientë janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet.

Guvernatori Cuomo tha se ai dhe presidenti po “luftojnë të njëjtën luftë” dhe janë në të njëjtin llogore.

Guvernatori tha se ai foli me Presidentin Donald Trump, i cili do të autorizojë anijen spitalore për t’u vendosur në Nju Jork. Përveç 1,000 shtretërve, anija është e pajisur edhe me salla operacioni.

Guvernatori Cuomo dhe kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio kanë ditë që thonë se sistemi spitalor i Nju Jorkut mund të mbingarkohet shpejt pasi numri i rasteve po rritet. Ata po kërkojnë mënyra për të krijuar më shumë shtretër dhe për të sjellë më shumë punonjës të kujdesit shëndetësor, duke përfshirë edhe nxitjen e profesionistëve të kujdesit shëndetësor që janë në pension që të kthehen në punë.

“Ne nuk mund të ndërtojmë spitale të reja brenda 45 ditësh,” tha Cuomo. “Qeveria federale mund të jetë jashtëzakonisht e dobishme. Dhe ne kemi nevojë për ndihmën e qeverisë federale”.

Në një konferencë shtypi në Uashington, presidenti konfirmoi se ai do të dërgonte anijen spitalore në Nju Jork, dhe ai e vlerësoi guvernatorin për përpjekjet e tij.

Toni i presidentit republikan dhe guvernatorit demokrat është një ndryshim rrënjësor nga vetëm dy ditë më parë, kur ata po kritikonin njëri-tjetrin në Twitter.

Masat e reja

Guvernatori i Nju Jorkut njoftoi gjithashtu masa të reja për shtetin me 19.5 milion banorë.

Guvernatori Cuomo tha se ai do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv që detyron bizneset jo thelbësore të kenë jo më shumë se gjysmën e forcës së tyre të punës jashtë shtëpive të tyre. Kjo zhvendosje e punës në shtvpi ka për qëllim të largojë njerëzit nga rrugët dhe të ngadalësojë përhapjen e koronavirusit. Disa biznese do të përjashtohen, përfshirë dyqanet ushqimore, farmacitë dhe kompanitë e transportit.

Këto masa janë përveç hapave të tjerë të ndërmarrë këtë javë, përfshirë zhvendosjen e të gjitha bareve dhe restoranteve për të kryer vetëm shërbime shpërndarje, dhe kufizimin e të gjitha grumbullimeve në më pak se 50 persona. zëri i amerikës

Trump: Do të përdorim ligj të posaçëm për prodhimin e pajisjeve mjekësore

Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë se do të përdorë një ligj për mbrojtjen që i lejon qeverisë të përshpejtojë prodhimin e pajisjeve të nevojshme.

Ligji i vitit 1950 do të përdoret për të plotësuar nevojat urgjente të personelit mjekësor për pajisje të tilla si doreza, maska dhe veshje mbrojtëse.

Zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar qeverinë se kanë mungesa të ndjeshme për pajisje të tilla për të luftuar koronavirusin.

Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper tha se Pentagoni do të verë në dispozicion deri në 5 milionë maska N95 maska dhe pajisje të tjera mbrojtëse nga rezervat strategjike të vendit.

Virus Outbreak Trump

Virus Outbreak Trump

Në konferencë, Presidenti Trump tha se një anije spitalore do të dërgohet në Nju Jork për të ndihmuar njerëzit e prekur nga koronavirusi ndërsa një anije e dytë do të vendoset në Bregun Perëndimor.

Sekretari Esper njoftoi se anijet-spital USS Mercy dhe Comfort Navy janë duke u përgatitur për t’u nisur në destinacion. Ai tha në konferencën e shtypit se “Ushtria amerikane mbetet e gatshme dhe e aftë për të mbrojtur vendin dhe interesat tona jashtë.”

Në Shtetet e Bashkuara, koronavirusi ka infektuar të paktën 7,000 njerëz në të 50 shtetet, duke përfshirë edhe kryeqytetin Uashington. Deri tani kanë vdekur të paktën 113 vetë, sipas njoftimeve të medias.

Po të mërkurën, Presidenti Trump njoftoi se SHBA dhe Kanadaja ranë dakord të mbyllin kufirin mes dy vendeve për trafikun jo të domosdoshëm. Duke dhënë njoftimin në Twitter, Presidenti Trump tha se mbyllja është e përkohshme dhe se tregtia nuk do të ndikohet nga ky vendim. Kufizimet kanë të bëjnë me fluturimet dhe kalimet e kufirit për qëllime turizmi.

A PREKEN TË RINJTË?

Koordinatorja e Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin, Deborah Birx shprehu në konferencë shqetësimin për njoftimet që tregojnë se ka patur më shumë të rinj që po sëmuren rëndë nga koronavirusi. Ndoshta, – tha ajo, – ata mund të kenë vazhduar të ekspozohen ndaj virusit pasi nuk e kanë ndjerë veten të rrezikuar.

Dr. Deborah Birx

Dr. Deborah Birx

“Ka njoftime që vijnë nga Franca dhe Italia në lidhje me disa të rinj që sëmuren rëndë, madje shumë rëndë në repartet e urgjencës” tha Dr. Birx. Një pjesë e arsyes, – tha ajo, – është se njerëzit mund të kenë dëgjuar statistikat e para të ardhura nga Kina apo nga Koreja e Jugut, që tregonin se të moshuarit ose personat me sëmundje ekzistuese ishin veçanërisht të rrezikuar. Ajo tha gjithashtu se grupi i punës “nuk ka parë vdekshmëri të konsiderueshme te fëmijët”.

Ndërkohë, njoftohet se në Itali, numri i të vdekurve u rrit me 475 brenda një dite, duke arritur në rreth 3,000. Kjo është rritja më e madhe në Itali që nga shpërthimi i koronavirusit.

TRUMP: VIRUSI ERDHI NGA KINA

Në konferencën e së mërkurës Presidenti Trump u pyet se përse vazhdon ta quajë koronavirusin “virus kinez”, ndërkohë që ka patur raste paragjykimi kundër aziatiko-amerikanëve.

Ai tha se po e përdor këtë term sepse Kina u përpoq t’ua hedhë fajin e përhapjes së virusit ushtarëve amerikanë.

“Sepse vjen nga Kina. Nuk është aspak raciste, jo, aspak. Vjen nga Kina, prandaj. Dua të jem i saktë,” tha Presidenti Trump.

“Unë kam dashuri të madhe për të gjithë njerëzit e vendit tonë, por siç e dini, Kina u përpoq të thoshte në një moment se koronavirusi ishte shkaktuar nga ushtarët amerikanë. Kjo nuk mund të ndodhë dhe nuk do të ndodhë, për aq kohë sa unë të jem president. Ai vjen nga Kina”, tha Presidenti Trump.

AMERIKANËT NË “DISTANCIM SOCIAL”

Ndërkohë, autoritetet vazhdojnë t’u bëjnë thirrje njerëzve të qëndrojnë brenda, me përjashtim të rasteve kur u duhet të blejnë ushqime, apo të shkojnë në farmaci ose në spital.

Në Shtetet e Bashkuara nuk janë vënë në zbatim masa karantine për zona të mëdha të banuara, por në qytete si San Francisco e Kalifornisë, njerëzve u kërkohet të qëndrojnë brenda.

Në mesnatën e së martës autoritetet urdhëruan që të 900,000 banorët e qytetit të mos dalin nga shtëpia deri më 7 prill me përjashtim të rasteve të domosdoshme.

Policia tha se po u kërkon njerëzve ta zbatojnë vullnetarisht urdhërin, por shtoi se ajo ka autoritetin ta imponojë atë me forcë.

Kryetari Bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio tha se 8 milion banorët e qytetit duhet të përgatiten për t’u përballur me mundësinë se tani mund të jetë radha e tyre për të mos dalë nga shtëpia.

“Nuk e kemi marrë këtë vendim. Por puna ka ardhur në atë pikë që vendimi duhet marrë shumë shpejt,” tha zoti De Blasio. Në qytetin e Nju Jorkut ka të paktën 814 raste të konfirmuara. Ndërkaq, guvernatori i shtetit të Nju Jorkut Andrew Cuomo thotë se nuk ka aspak plane për ta vënë Nju Jorkun apo ndonjë qytet tjetër të këtij shteti në gjendje karantine.

Me rritjen e numrit të të infektuarve në SHBA, ndikimi po shihet në të gjitha aspektet e jetës së amerikanëve. Tani për tani i ashtuquajtur “distancim social” është kthyer në një normë të re në SHBA, të paktën për të ardhmen e afërt.

Në të gjithë vendin, shërbimet e transportit publik po shohin kufizime të mëdha, për shkak se njerëzit përpiqen t’i shmangen grumbullimeve. Në qytete si Uashingtoni, metroja po shkurton ndjeshëm shërbimet për publikun.

Ekspertët e shëndetësisë kanë thënë se do të duhen disa javë e ndoshta më gjatë deri sa të dihet nëse masat e marra kanë patur ndonjë efekt për të ngadalësuar përhapjen e virusit.

Eksperti i njohur në grupin e posaçëm për koronavirusin, Anthony Fauci, tha se nëse amerikanët ndjekin udhëzimet e dhëna, sidomos të rinjtë, atëherë do të shohim një kurbë më të zbutur të përhapjes së virusit, se sa një përhapje në formë maje,” që mund të krijonte strese për spitalet, nëse shumë njerëz kërkojnë ndihmë përnjëherësh. zëri i amerikës


Send this to a friend