VOAL

VOAL

Ish-Sekretarja Clinton paralajmëron pasoja nga tërheqja e SHBA-së prej Afganistanit

May 4, 2021

Komentet

“Izolimi dixhital” i Trump në Pekin! Pse presidentit amerikan iu desh ta linte telefonin e tij në “Air Force One” për dy ditë, zbulohet arsyeja

Një nga vendimet më të vështira që Donald Trump duhej të merrte gjatë qëndrimit të tij dy-ditor në Pekin në vizitën historike, ishte të ndahej nga telefoni i tij i dashur celular, në një nga masat më të pazakonta të sigurisë të zbatuara gjatë udhëtimit të tij në kryeqytetin kinez.

 

Sipas New York Post, si të gjithë udhëtarët që vizitojnë Kinën, presidenti amerikan u informua se nuk duhet të përdorë pajisje elektronike personale për të mbrojtur të dhënat e tij nga sulmet e mundshme të hakerimit ose mbikëqyrja.

Ndalesa shihet si veçanërisht e vështirë për Trumpin, i cili njihet për përdorimin e vazhdueshëm të telefonit të tij – qoftë për të komunikuar me miqtë dhe bashkëpunëtorët, për të marrë telefonata nga gazetarët dhe për të postuar mesazhe dhe meme në Truth Social.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se Trump nuk do ta përdorte telefonin e tij personal ndërsa ishte në Kinë.

Postimet në llogarinë e tij Truth Social ishin dukshëm të kufizuara gjatë samitit me Xi Jinping dhe besohet se janë postuar nga Uashingtoni, ku stafi i Shtëpisë së Bardhë po punonte… orët e Pekinit për të ofruar mbështetje nga distanca për misionin.

Megjithatë, Trump nuk ishte i vetmi që u detyrua të vepronte pa një pajisje personale në këtë “karantinë dixhitale”.

Zyrtarët e qeverisë amerikane përdorën “telefona djegës” (telefona të vegjël dhe të lirë për përdorim afatshkurtër që sigurojnë anonimitet) dhe adresa të përkohshme email-i gjatë takimit dy-ditor, si pjesë e masave të sigurisë së Shtëpisë së Bardhë për të mbrojtur informacionin dhe për të siguruar mbarëvajtjen e vizitës.

Këto pajisje kishin pothuajse të gjitha funksionet dhe aplikacionet thelbësore të hequra, duke vepruar si telefona “të pastër” me të dhëna minimale të ruajtura, me qëllim kufizimin e dëmit në rast të një shkeljeje.

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka paralajmëruar prej kohësh amerikanët që udhëtojnë për në Kinë se “nuk ka asnjë pritje për privatësi në rrjetet celulare ose rrjete të tjera në Kinë”, duke vënë në dukje se shumë udhëtarë zgjedhin të mbajnë pajisje elektronike pa të dhëna personale.

Për zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë, pajisjet personale ruheshin në Air Force One në kuti të veçanta që bllokojnë të gjitha llojet e sinjaleve, duke përfshirë GPS, Wi-Fi, Bluetooth dhe RFID. Këto kuti mbrojnë të dhënat e ndjeshme nga sulmet e mundshme kibernetike në distancë.

Trump dhe ndihmësit e tij do të rifitonin aksesin në pajisjet e tyre personale sapo të hipnin në aeroplanin presidencial. Në fund të fundit, Air Force One konsiderohet territor i SHBA-së pavarësisht se ku ndodhet, ndërsa aeroplani vepron si një strukturë sigurie fluturuese e tipit SCIF, me mekanizma shtesë për mbrojtjen e të dhënave.

© Panorama.al

Arkiv i Voal.ch 11.05.2014 23 DINASTITË MË TË FUQISHME NË SHBA Nga Rockefeller, Ford, Bush, Trump e deri tek Clintonët, ja familjet që kontrollojnë Amerikën dhe botën

Arkiv, E Djelë, 05.11.2014, 09:21am (GMT+1)

– Nëpërmjet parave, talentit apo thjesht publicitetit të mirë, disa familje dominojnë në jetën amerikane. Ata janë dinastitë e vjetra legjendare, dinastitë industriale të shekullit 20, dinastitë e sportit dhe zbavitjes, dhe dinastitë politike që kanë një sasi surprizuese pushteti për një vend demokratik. Ne morëm në shqyrtim dinastitë më mbresëlënëse amerikane dhe i renditëm ato, duke pasur parasysh trashëgiminë historike, ndikimin aktual dhe pasurinë.

23. Familja Trump-Kushner

Manjatët e pasurive të patundshme

Një nga manjatët më të fuqishëm të pasurive të patundshme sot, Donald Trump, e filloi karrierën e tij si një investitor i pronave të patundshme në kompaninë e babait të tij. Ndërsa luftonte falimentimin në vitet 90′, Trump rithemeloi veten si një biznesmen i suksesshëm, dhe sot njihet për reality-shown e tij “The Apprentice”. Vajza e tij Ivanka ka treguar se është po aq e zgjuar dhe e shkathët në biznes. Ajo fitoi rezortin The Doral dhe kursin e golfit Blue Monster në Majemi për 150 mln dollarë, dhe sipas Forbes po planifikon të shpenzojë 200 mln dollarë për ta rinovuar atë. Ajo gjithashtu ka një biznes këpucësh dhe bizhuterish shumë të suksesshëm. Bashkëshorti i Ivankas, biznesmeni Jared Kushner, drejton firmën e zhvillimit të pasurive të patundshme të familjes së tij, Kushner Properties. Ai ka në zotërim gazetën The New York Observer, të cilën e bleu në vitin 2006 për 10 mln dollarë. Fëmijët e tyre kanë një perandori për të trashëguar. Donald Trump ka një pasuri me vlerë rreth 3.9 bilion dollarë, ndërsa Ivanka dhe Jared së bashku 350 mln dollarë.

22. Familja Kardashian

Biznesmenet e argëtimit

U bënë të famshëm nga njerku i tyre olimpik Bruce Jenner dhe nga video famëkeqe e seksit të Kim Kardashian. Familja Kardashian arriti ta mbajë këtë famë me reality-shown “Keeping Up with the Kardashians” që portretizon pasurinë dhe jetën e tyre të luksit. Bruce Jenner është i famshëm për fitoren e medaljes së artë në Lojërat Olimpike të vitit 1976. Ai u martua me Kris Houghton Jenner, që kishte disa fëmijë nga bashkëshorti i saj i mëparshëm Robert Kardashian. Sot Kris është presidente e kompanisë së saj Jenner Communications. Fëmijët Kardashian janë jo pak herë në qendër të vëmendjes, pavarësisht roleve të tyre në reality-shown “Keeping Up”, marrëdhëniet dramatike, paraqitjet në publik, dhe shpeshherë skandaleve. Kim Kardashian thuhet se është femra më e paguar e televizionit, duke fituar 18 mln dollarë në vit falë reklamave. Një ikonë e papritur e modës, Kim sapo i dha jetë anëtarit të ri të familjes me të dashurin dhe tani të fejuarin Kayne West. Çifti u shfaq disa herë në kopertinat e revistave me veshjet e dasmës.

21. Familja Barrymore

Legjendat e filmit dhe skenës

E ashtuquajtura “Familja e parë hollivudiane”, Barrymore hodhi industrinë e zbavitjes nga ekrani në skenë qysh përpara Luftës Revolucionare Amerikane. Familja filloi me Maurice Barrymore emri i tij i skenës që i dha jetë aktorëve si Lionel, Ethel dhe John Barrymore. John, i njohur si “Profili Madhështor”, për pamjen e tij aristokratike, ishte një nga aktorët më të mirënjohur të shekullit 20. Së bashku me gruan e tij të dytë, Dolores Costello, ata i dhanë jetë djalit John Drew Barrymore. John sapo prindërit u divorcuan, u rebeleua kundër dëshirave të mamasë së tij për ta mbajtur jashtë qendrës së vëmendjes dhe firmosi kontratën e parë si aktor në moshën 17 vjeçare. Vajza e John Drew, më e reja dhe më e mirënjohura e familjes Barrymore, ka filluar të aktrojë që në moshën 3 vjeçare. Ajo është e adoptuara e regjisorit Steven Spielberg. Drew Barrymore ka një pasuri prej 125 mln dollarësh.

20. Familja Ford

Manjatët e automobilave

Henry Ford themeloi Kompaninë Ford në vitin 1903, dhe Ford ishte familja e parë amerikane e automobilave. Djali i tij i vetëm, Edsel, mori kontrollin e kompanisë në vitin 1919 në moshën 26 vjeçare dhe ka marrë të gjitha kreditet e popullaritetit të markës. Djali i Edsel, Henry i dytë, mori në dorë Kompaninë Ford në vitin 1943 në moshën 25 vjeçare, dhe ai me të vërtetë arriti të rigjallëronte kompaninë pas Luftës së Dytë Botërore. Edhe vëllezërit e tij kishin poste të larta dhe të fuqishme. Edhe sot e kësaj dite, familja është e përfshirë në kompani: Djali i Henrit të dytë, Edsel i dytë, vazhdon të jetë pjesë e bordit të drejtuesve. Mbesa e tij Elena është zëvendës-presidente e kompanisë. Pasardhësit e Henry Ford vazhdojnë të kontrollojnë Kompaninë Ford edhe pse kanë një pronësi të pakët prej 2%. Familja Ford ka një vlerë aksionesh prej 1.2 bilion dollarësh.

19. Familja Marsalis

Manjatët e muzikës

Pianisti i xhazit, Ellis Marsalis, udhëhoqi një dinasti muzikore në Nju Orlins, në vendin ku lindi dhe u rrit. I shtyrë nga babai i tij, që ishte një biznesmen dhe muzikë-dashës, Ellis studioi për muzikë në kolegj dhe luajti për kuartetin e xhazit Corps Four. Ai performoi si profesionist në mbarë botën. Patriarku i klanit Marsalis, Ellis Jr, u bë pjesë e Hall of Fame (Muze në kujtim të njerëzve të dalluar) në Luiziana. Brandford, djali i madh i Ellis, saksofonisti i cili mori çmimin Grammy, themeloi grupin Marsalis Music në vitin 2002, dhe ka luajtur me Filarmonikën e Nju Jorkut dhe Simfoninë Australiane vitet e fundit. Wynton, ndoshta pjesëtari më i njohur i familjes Marsalis, u bë i pari artist xhazi që fitoi çmimin Pulitzer në Muzikë, për kompozimin e “Blood on the fields” në 1997-n. Ai është një kompozitor, performues, dhe muzikant i suksesshëm. Ellis ka katër djem të tjerë, të cilët gjithashtu kanë vazhduar në gjurmët e suksesshme të të atit.

18. Familja Mellon

Manjatët financiarë

Kjo familje emigrante irlandeze nga Pitsburgu i Pensilbanisë, njihet për Bankën e Nju Jorkut “˜Mellon’, Chevron, Kompaninë Amerikane të Aluminit, Kompaninë e Ndërtimit të Anijeve në Nju Jork, si dhe një numri të madh kompanish të tjera. Pasuria e familjes filloi kur Gjykatësi Thomas Mellon themeloi në Nju Jork bankën Mellon në vitin 1869. Djemtë e tij Andreë dhe Richard më vonë morën kontrollon e kompanisë dhe e shumëfishuan pasurinë e familjes. Andrew krijoi kompaninë më të madhe të çelikut në botë, ndërsa Richard investoi në qymyr dhe alumin. Me pasurinë e tyre në kulm, Andrew u caktua Sekretar i Thesarit, ndërsa Richard u bë president i bankës. Të dy vëllezërit ishin gjithashtu filantropistë shumë bujarë, ata themeluan Institutin Mellon për Kërkime Industriale. Brezat e ardhshëm vazhduan të menaxhonin pasurinë e familjes dhe të dhuronin bamirësi.

17. Familja Manning

Familja e parë e futbollit

Familja Manning rrjedh nga breza krenarë futbollistësh amerikanë. Archie Manning e filloi trashëgiminë familjare të futbollit në Universitetin Misisipi në fund të viteve 60′. Ai luante si qendërmbrojtës për skuadrat e New Orleans Saints, Houston Oilers dhe Minnesota Vikings përpara se të tërhiqej në vitin 1985. Papa Manning tha se kurrë nuk i kishte shtyrë tre djemtë e tij që të bëheshin futbollistë profesionistë por ata e dashuronin këtë lojë. Peyton dhe Eli, të dy e kanë fituar Kampionatin dhe kanë marrë çmime nderi si lojtarët më të mirë të vitit në fund të sezonit. Peyton e filloi karrierën e tij qendërmbrojtës për skuadrën Indianopolis Colts dhe më vonë kaloi tek Denver Broncos në 2012-n. Ai e udhëhoqi skuadrën e Denverit drejt fitimit të kupës. Në vitin 2013, Peyton është pjesë e listës së atletëve më të paguar me 30 mln dollarë. Vëllai i tij më i vogël Eli, renditet më poshtë me 26,6 mln dollarë. Ndërsa vëllai më i madh i familjes, Cooper, për të cilin është folur më pak, kurrë nuk arriti të luante si futbollist profesionist për shkak të një çrregullimi të shtyllës kurrizore, por ai pati një karrierë të suksesshme në fushën e investimeve.

16. Familja Hearst

Manjatët e medias

Familja Hearst ishte një familje e pasur shumë kohë përpara se të ishte pjesë e medias. Publikimet e William Randolph të njohura si “gazetaria e verdhë” paraqisnin historitë më të bukura, ndonjëherë thashetheme por gjithnjë zbavitëse. Ai e filloi perandorinë e tij me një gazetë të vogël në San Francisco përpara se ta përhapte në Nju Jork dhe më pas në qytetet e mëdha ndërkombëtare. Sot Kompania Hearst është një kompani partnere e disa nga revistave më të mëdha në botë. Në vitin 1903 William Randolph Hearst u martua me Millicent Wilson dhe kishin së bashku 5 djem. Të pestë ata punuan në media. William Jr u bë reporter i gazetës Haearst dhe u vlerësua me çmimin Pulitzer për punën e tij, dhe mori kontrollin e kompaninë kur babai i vdiq. Sot, familja Hearts është akoma e përfshirë në menaxhimin e shumë revistave.

15. Familja Pritzker

Legjendat ligjore

Nicholas Pritzker ndërtoi një trashëgimi ligjore për familjen e tij. Ai erdhi nga Kievi pa asnjë qindarkë, mësoi anglishten në mënyrë autodidakte dhe punonte ditën që të paguante shkollën e ligjit natën. Ai filloi një praktikë për këtë profesion, ndërsa djemtë e tij Harry, Abram dhe Jack u drejtuan nga biznesi, duke investuar në pasuri të patundshme dhe kompani të vogla të cilat rritën pasurinë e familjes. Abram ndihmoi në themelimin e Shkollës së Mjekësisë në Universitetin e Çikagos. Tani familja Pritzker është më tepër e famshme për kontrollin e perandorisë së hoteleve Hyatt falë djemve të Abram, Jay, Robert dhe Donald. Në vitin 1957 ata blenë Hotelin e vogël Hyatt në Los Anxheles dhe me kalimin e viteve investuan sasi të mëdha parash duke e bërë një nga hotelet më të mëdha në botë. Ata gjithashtu themeluan konglomeratin industrial Marmon Group, të cilën ia shitën në vitin 2008 Warren Buffett dhe Berkshire Hathaëay për 4.8 bilion dollarë. Edhe fëmijët e Jay Pritzker kanë një karrierë të suksesshme, djemtë e tij Daniel dhe John janë muzikantë xhazi, ndërsa vajza Jean, është producente filmash.

14. Familja Murdoch

Monarkët e medias

Murdoch është një familje manjate australiano-amerikane që drejton një konglomerat masiv mediatik. Familja filloi të fitojë pushtet në fillim të viteve 1900 në Melburn, Australi kur Keith Murdoch themeloi zinxhirin e parë kombëtar mediatik, të quajtur News Limited. Keith kishte 4 fëmijë, por djali i tij Keith Rupert mori përsipër biznesin familjar pasi i vdiq i ati. The Economist krediton atë për shpikjen e tabloidit modern. Ai arriti të fitonte miliarda dollarë në vitin 1969 në Mbretërinë e Bashkuar duke bërë që familja e tij të renditej si e 33-ta më e pasur në botë. Edhe pse i lindur në Australi, Rupert Murdoch lëvizi në Nju Jork në vitin 1974 ku dhe mori nënshtetësi amerikane. Familja u përball me disa hetime në 2011 për shkak të disa përgjimeve telefonike ku thuhej se redaktorët e kompanisë Murdoch përdornin mjete të tjera të paligjshme për marrjen e informacioneve. Shumë nga fëmijët e Rupert dhe të afërm të tjerë të familjes vazhdojnë të punojnë në media.

13. Familja Coppola

Manjatët e industrisë së zbavitjes

Disa njerëz besojnë se filmi klasik “The Godfather”, një film i drejtuar dhe shkruar nga Francis Ford Coppola, është i bazuar pjesërisht në historinë e vetë familjes së tyre. Prindërit e Francis Ford ishin muzikantë, por ai shkoi në Hollywood duke bërë filma si “Godfather”, “The Great Gatsby” dhe “Apocalypse Now” me të cilat fitoi tre çmime Oskar dhe dy çmime Golden Globe. Motra e tij, Talia Coppola Shire dhe vëllai August Floyd Coppola, gjithashtu merren me filma dhe i dhanë jetë brezave të rinj të kinemasë, si Nicolas Cage. Edhe familja e Francis Ford iu drejtua industrisë së kinemasë: gruaja e tij është dokumentariane, Roman është producent dhe skenarist dhe Sofia, që e bëri debutimin e saj si fëmijë në pjesën e parë të filmit “Godfather”. Anëtarët e familjes Coppola ë kanë një duzinë me nominime dhe fitore çmimesh në karrierën e tyre.

12. Familja Koch

Manjatët e biznesit

E kryesuar nga Charles Koch dhe vëllai i tij, David Koch industria Koch është kompania private e dytë më e madhe në Amerikë. Pjesëtarët e familjes Koch janë ndër njerëzit më të fuqishëm dhe më të pasur në botë, falë aftësive të tyre sipërmarrëse. Biznesi familjar filloi nga Fred Koch, që e lançoi karrierën e tij në Kompaninë e Teksasit, duke punuar gjatë derisa bashkëpunoi në themelimin e Kompanisë së prodhimit dhe rafinimit të vajit në mesin e shekullit 20. Djemtë e Fred, Charles dhe David, sot janë fytyrat e Industrisë Koch, por ata kanë gjithashtu dy vëllezër, Bill dhe Frederick që nuk janë të përfshirë në kompani. Pati një betejë të gjatë e të shëmtuar ligjore ku Bill dhe Frederick paditën vëllezërit e tyre, por çështja u anullua. Por zërat në shtyp për vëllezërit Koch nuk janë aspak pozitive. Disa i konsiderojnë këta vëllezër si shtypësit e demokracisë, ose anti-amerikanë. Gjithsesi Charles dhe David kanë lidhje të forta politike, të cilat qofshin për mirë apo për keq, përsëri janë të forta.

11. Familja Sulzberger-Ochs

Të dalluarit e gazetave

Gazeta New York Times është biznes i familjes Sulzberger. Arthur Hays Sulzberger, “Gjyshi i gazetës Times”, mori pjesë në Universitetin e Kolumbias në vitin 1918 dhe një vit më pas u martua me Iphigene Ochs, vajzën e botuesit Adolph Ochs. Arthur Hays pa zhvillimin e gazetës ku punonte, si në sasi ashtu dhe në reputacion, gjatë mesit të viteve 1900. Kur njerku i tij vdiq ai mori kontrollin si botues dhe president i gazetës, dhe arriti të dyfishonte tirazhin e saj si dhe numrit e stafit. Dy vjet pasi doli në pension, djali i tij u bë udhëheqës i gazetës. Duke vazhduar traditën familjare, Arthur Jr u bë botues i gazetës “New York Times”. Ai ka marrë të gjitha kreditet e zhvillimit të operimeve dixhitale të kësaj gazete. Në vitin 2009 djali i tij Arthur Gregg, hyri në biznes duke u bërë reporter. Që nga marsi i vitit 2012 ai është redaktor në gazetën New York Times.

10. Familja Ellison

Të dalluarit e teknologjisë dhe filmit

Ishte një person tepër i përulur, ndërsa sot Larry Elison është një nga njerëzit më të pasur dhe më të fuqishëm në teknologji. Ai lindi nga një nënë e pamartuar hebreje, familja e së cilës mori mbiemrin Ellison nga ishulli Ellis. Mamaja e Larry-t ia dha fëmijën e saj (Larry-n) disa të afërmve për adoptim në një moshë të re, dhe ai arriti ta takonte atë vetëm një herë. Djali që braktisi kolegjin, sot 69 vjeç, ndërtoi një perandori të madhe nga asgjëja duke arritur një pasuri prej 49.3 bilion dollarësh. Ai gjithashtu është një manjat i pasurive të patundura, që përfshin të gjithë ishullin e Hauait. Nisma e tij e fundit ka të bëjë me zhdukjen e sëmundjes së poliomielitit, dhe ka shpenzuar një sasi prej 100 mln dollarësh për këtë iniciativë. Ky investim mund të sjellë zhdukjen e poliomielitit në vitin 2018. Martesa e tretë e Larry-t rezultoi me lindjen e dy fëmijëve, David dhe Megan. Të dy fëmijët e Ellison iu drejtuan industrisë së filmit dhe secili nga ata zotëron një kompani të suksesshme prodhimi filmash. Filma që kanë dalë nga kompanitë e tyre janë American Hustle, Her, Star Trek etj.

9. Familja Lauren

Sunduesit e shitjes me pakicë

Anëtarët e familjes Lauren sot përfshijnë shitjen me pakicë, filantropinë dhe filmin dhe secila prej tyre mban domethënien e paharrueshme të emrit Lauren. Ralph Lauren lindi në një familje emigrante hebrenjsh në Nju Jork. Ai kishte një mani që të vishej dhe të dukej sa më mirë, dhe paguante për edukimin e tij. Ralph dizajnonte kollaret e gjëra një kontrast i madh me kravatat e holla të asaj kohe dhe kështu lindi etiketa Polo. Ralph Lifschitz e ndryshoi mbiemrin duke e vënë Lauren, dhe marka e tij u zhvillua duke u bërë një mënyrë jetese në stilin e veshjeve amerikane. Ralph u martua me Ricky Anne dhe kishin së bashku dy djem dhe një vajzë. Një nga djemtë e tij, David, është i vetmi që vazhdoi biznesit e babait të tij. Tani ai është zëvendës-president në Korporatën e Marketingut, Komunikimit dhe Reklamës tek Ralph Lauren. David u martua me mbesën e Presidentit Xhorxh W. Bush, Lauren Bush që është themeluese e organizatës bamirëse FEED. Ndërsa djali tjetër Andrew është aktor dhe producent filmash. Ralph, sot 74 vjeç, ka një pasuri prej 6.9 bilionësh dollarë.

8. Familja Lauder

Shefat e Kozmetikës

Estee Lauder ndërtoi perandorinë e kozmetikës nga hiçi që bëri për vete miliona ndjekës besnikë në mbarë botën. Sot, kompania dhe pasardhësit e saj, vlejnë miliarda. Estee Lauder lindi nga prindër emigrantë në Nju Jork. Ajo filloi të bënte kozmetikën e saj personale dhe t’i shiste ato nëpër sallonet e bukurisë së zonës. Me ndihmën financiare të babait të saj, Estee hapi dyqanin e saj në Manhatan në mesin e viteve 1940. Bashkëshorti i saj e ndihmoi që të drejtonte biznesin, madje dhe djemtë u përfshinë, Leonard dhe Ronald. Sot, kompania akoma drejtohet nga fëmijët dhe nipërit e familjes Lauder. Leonard është Presidenti i Kompanisë Estee Lauder Cosmetics. Ronaldi është Presidenti i Klinikës, ndërsa vajzat e tij, kanë poste të fuqishme në kompani. Leonard ka një pasuri prej 8,1 bilionësh dollarë ndërsa vëllai i tij Ronald 3,8 bilion. Familja gjithashtu është tepër filantropike. Ajo ka fondacionin Lauder Foundation që është një organizatë bamirëse.

7. Familja Tisch

Perandorët e arteve

Familja Tisch është e lidhur ngushtë me Korporatën Loews dhe filantropinë e arteve, por Laurence Allen Tisch dhe vëllai i tij i vogël Preston Robert themeloi perandorinë e hoteleve. Investimi i tyre i parë nisi kur Larry bindi prindërit e tij ta ndihmonin për të investuar në një hotel rezort në Nju Xhërsi. Bob shumë shpejt iu bashkua biznesit dhe vëllezërit Tisch morën Korporatën Loews nga Studiot MGM. Sot, kjo korporatë merret me sigurime, naftën dhe transportin nëpërmjet tubacioneve, përveç hoteleve. Larry është investitor kryesore në CBS, ku fitoi një post në bordin drejtues, ndërsa Bob bleu një pjesë të aksioneve të skuadrës New York Giants në vitin 1991. Familja është tepër filantropike. Ajo jep shumë bamirësi si në Parkun Zoologjik Qendror, shkolla arti, dhe në fusha sporti në qytetin e Nju Jorkut. Kunatat Joan dhe Wilma Tisch tani kontrollojnë pasurinë e familjes të ndërtuar nga bashkëshortët e tyre Bob dhe Larry. Wilma ka një pasuri prej 1,5 bilion dollarësh, ndërsa Joan ka 2,9 bilion. Djali i Larry-t, Andrew është së fundmi Kryetari i Komitetit Ekzekutiv të bordit Loews. Edhe brezat e rinj të kësaj familje po tregojnë vlerën e tyre në biznesin familjar.

6. Familja Vanderbilt

Industria

Vanderbilt është një nga familjet e vjetra më të pasura. Familja ka prejardhje hollandeze, dhe u bë me rëndësi gjatë dekadave të fundit të shekullit 19. Comelius Vanderbilt, lindur në 1794, u rrit në varfëri, por arriti ta linte mënjanë atë. Që në moshë të re punoi në biznesit e anijeve të babait të tij, dhe arriti të ndërtonte një perandori të prodhimit të anijeve. Ai dhe pasardhësit e tij e zgjeruan biznesin e tyre në industri të tjera përfshi dhe biznesin hekurudhor. Billy, djali i Comelius trashëgoi 95% të pasurisë së babait të tij, dhe vazhdoi të investonte në hekurudhat. Ai ka marrë kreditet e ndërtimit të Terminalit Qendror në Nju Jork. Por pas Billy-t, pjesa më e madhe e familjes Vanderbilts shpenzoi shumë para në pasuri të patundshme. Gloria Vanderbilt, pasardhëse e Comelius-it nga ana e babait, ishte një dizenjatore e blu xhinseve. Djali i saj, Anderson Cooper, punon si spiker tek CNN.

5. Familja Walton

Sulltanët e qendrave tregtare

Familja më e pasur në vend e ndërtoi pasurinë e saj në një fondacion të patundur: “Çmimet më të ulëta kudo, në çdo kohë”. Sam Walton dhe vëllai i tij Bud hapën dyqanin e parë në vitin 1945 në Arkansas. Familja Walton solli një qendër tregtare me rëndësi. Pas suksesit të modelit të biznesit për Walmart, vëllezërit Walton themeluan Klubin Sam në vitin 1983. Jim Walton, djali i vogël i Sam-it, ka një pasuri prej 36,8 bilionësh dollarë duke e future në listën e revistës Forbes në 10-shen më të pasur në botë. Motra më e madhe e Jim-it, Alice, ndodhet në listë një shkallë më poshtë se ai me një pasuri prej 36,4 bilionë. Ajo e investon paranë e saj në Muzeun Artistik Amerikna “Crystal Bridges” në Arkansas, në të cilën është edhe drejtore. Alice është gjithashtu filantropiste që ka krijuar një komitet veprimi politik në mbështetje të drejtimit të Hillary Clinton. 4 anëtarë të familjes Walton Christy, Alice, Jim dhe Robson së bashku arrijnë në një pasuri prej 136 bilionë dollarësh. Bëjnë pjesë në 10 familjet më të pasura amerikane.

4. Familja Rockefeller

Miliarderët bankarë

Rokfellerët janë një familje amerikane me një rëndësi të madhe në industrinë bankare dhe vitet e fundit, ata kanë pasur hyrje edhe në fushën e politikës. Ndërsa shumë prej familjeve të pasura kanë humbur pushtetin e tyre përgjatë viteve, familja Rockfeller e ka bërë perandorinë e saj edhe më të madhe. Kjo familje erdhi në Shtete të Bashkuara, nga Gjermania dikur rreth viteve 1720. Pasuria e John D. Rockefeller filloi kur themeloi një biznes prodhues që ushqente trupat e Unionit gjatë Luftës Civile. Pas Luftës, ai filloi të investonte në vaj dhe themeloi kompaninë Standard Oil në vitin 1870 me një kapital prej 1 mln dollarësh, duke e bërë kompaninë më të madhe të asaj kohe në vend. John D. gjithashtu investoi në projekte madhështore të pasurive të patundshme në qytetin e Nju Jorkut, ku dhe jetonte me familjen. Djali i John-it investoi edhe ai në pronësi të patundshme dhe në fund u bë aksioneri kryesor në Chase Bank. Djali tjetër i John-it, Nelson vendosi t’i hynte politikës, duke shërbyer 4 mandate si Guvernator i Nju Jorkut. Vëllai i tij John i tretë dhuroi 175 mln dollarë në ndërtimin e Lincoln Center. Sot djali i John-it të Tretë, Jay aktualisht shërben si senator i Shteteve të Bashkuara në Virxhinian Perëndimore dhe ka punuar këtu që nga viti 1984.

3. Familja Kennedy

Të fuqishmit e politikës

Familja Kennedy që vjen nga një familje emigrantësh irlandezë është shembull thelbësor i “ëndrrës amerikane”. Kennedy-t e parë emigruan nga Irlanda në Boston në vitin 1848, dhe pas një brezi, një nga anëtarët e familjes hyri në politikë, kur Patrick Joseph shërbeu si Përfaqësues i Shtetit dhe më pas Guvernator i Masaçusets. Djali i Patrick Joseph, u bë ambasador i Shteteve të Bashkuara në Mbretërinë e Bashkuar dhe kishte 9 fëmijë. Tre nga djemtë e tij, John, Robert dhe Ted u bënë figura politike të qeverisë amerikane. John Kennedy u bë president i SHBA-së në vitin 1961 dhe shërbeu deri në vitin 1963 pasi u vra. Edhe vëllai i tij, Robert, u vra pak kohë pasi fitoi zgjedhjet e para të Kalifornisë për zgjedhjet presidenciale. Që nga viti 1962 deri në 2009-n, Ted ishte Senator i Masaçusets, duke qenë kështu i treti për periudhën më të gjatë kohore të shërbimit si senator. Ai vdiq në 2009 pas luftës me kancerin e trurit. Por shumë pjesëtarë të tjerë të familjes Kennedy kanë qenë të aktivizuar. Vajza e John Kennedy-t është ambasadore e SHBA-së në Japoni. Më së shumti familja Kennedy është e njohur për fatkeqësitë që i kanë ndodhur. Ka disa variante për tragjeditë e familjes Kennedy. Familja Kennedy, është e njohur dhe për fatkeqësitë që e kanë pllakosur atë duke e reduktuar atë në një grusht pasardhësish të mbijetuar, që tashmë mund të numërohen me gishtat e njërës dorë, duke u cilësuar madje edhe si “e mallkuar”. Një familje e shquar politike irandezo-amerikane, ajo kishte marrë parashikime se do të kthehej në një prej dinastive më të fuqishme të vendit. Në fillim të viteve 1960, analistët e cilësuan presidencën e John Kennedy-t si të parin e një dinastie në Shtëpinë e Bardhë. Por pas vrasjes së Presidentit dhe pas vrasjes së vëllait të tij, Robert Kennedy, pesë vite më vonë, në vitin 1968, kjo ide do të venitej nga mendja e publikut. Historia e gjatë e tragjedisë në familjen Kennedy nuk shënon vetëm këto dy vdekje të parakohshme. Vëllai i tyre i madh, Xhozef, ishte vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërkohë që motra e tyre, Kethlin, kishte humbur jetën në një aksident ajror. Në vitet ’80 dhe ’90 dy prej fëmijëve të Robert Kennedy-t dhe djali i vetëm i John Kennedy-tu ndanë nga jeta në moshë shumë të re në aksidente të ndryshme.

2. Familja Bush

Anëtarët e familjet Bush kanë shërbyer edhe në degën ekzekutive dhe legjislative të qeverisë. Familja nxorri dy presidentë dhe guvernatorë shteti nga rradhët e saj në SHBA. Pasuria e Familjes Bush vlerësohet të jetë 60 mln dollarë. Duke njohur lidhjet e forta në Teksas, Familja Bush pritet të jetë vetëm manjate e naftës dhe vajit, por nafta nuk është e vetmja industri nga e cila kjo familje ka përfitim. Ajo është e shquar edhe në botën e investimit. Gjatë Luftës së Parë Botërore, ndërmarrjet e biznesit të Samuel Bush e ndihmuan atë të ndërtojë pasurinë e familjes. Djali i Samuel, Prescott, u bë i pasur me anë të financave, në Union Banking Corp por edhe falë vajit, si anëtar i Industrisë ku filloi edhe djali i tij Xhorxh W Bush. Xhorxh Bush u martua me Barbara Pierce, dhe kanë 6 fëmijë. Ai u zgjodh President në vitin 1988. Më pas djali i tij George W. e pasoi në vitin 2000. Tani ai i gëzohet pensionit të tij si një gjysh i përkushtuar.

1. Familja Clinton

Veteranët e Shtëpisë së Bardhë

Si familje e re, e madhe, politike, Familja Clinton vazhdoi t’i zgjerojë arritjet e saj në botën e politikës dhe filantropisë. Ish-Presidenti Bill Clinton dëshironte të bëhej muzikant përpara se të takonte John Kennedy-n dhe të frymëzohej e shtyhej nga ai drejt fushës së politikës. Duke e filluar si guvernator i Arkansasit në vitin 1976, Bill ndërtoi rrugën e tij drejt Shtëpisë së Bardhë në vitin 1992 për dy mandate të suksesshme. Gruaja e tij Hillary Clinton, ishte mësuese dhe avokate përpara se të merrte titullin Zonja e Parë. Ajo ka luajtur një rol të madh mbështetës dhe këshillues për Bill-in gjatë karrierës së tij politike, ndërsa ndërtonte të vetën. Një avokate e madhe e reformave të kujdesit shëndetësor dhe çështjeve të tjera me rëndësi, ajo u zgjodh Senatore e Nju Jorkut në vitin 2000, dhe tani shërben si Sekretare e Shtetit. Eksperienca e saj e bën atë një zgjedhje të denjë për presidencën në vitin 2016. Vajza e Clinton-ëve, Chelsea po ndjek gjurmët e babait të saj, si një korrespondente e zonja në NBC. Ajo dhe bashkëshorti i saj po presin fëmijën e parë. Të shohim nëse edhe ai do lërë gjurmë në politikë. /Voal-online.ch

Ku po gabon Perëndimi me Kosovën dhe Bosnjën? Nga Daniel Serwer

Miliarda euro të shpenzuara për një paqe që po lëkundet. Gabimet strategjike në menaxhimin e Bosnjës dhe Kosovës po vërtetojnë se drejtësia e diktuar nga jashtë po dështon të përmbushë standardet dhe nevojat e popujve të rajonit.

Ballkani Perëndimor po kalon një fazë turbullirash, ku arkitektura e ndërtuar me dekada nga komuniteti ndërkombëtar po tregon shenja të rënda lodhjeje dhe dështimi. Dy shtyllat kryesore të kësaj pranie – Zyra e Përfaqësuesit të Lartë (OHR) në Bosnjë-Hercegovinë dhe Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) in Hagë – gjenden sot në qendër të kritikave të ashpra.

Në mesin e largimeve të paralajmëruara dhe raporteve ligjore dëmtuese, pyetja që shtrohet është shumë e thjeshtë: A po shërbejnë këto institucione për të ardhmen e rajonit, apo janë shndërruar në pengesa për stabilitetin dhe drejtësinë?

Paradoksi i Christian Schmidt në Bosnjë

Lajmi se Përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë, Christian Schmidt, po largohet nga detyra, është pritur me një ndjenjë lehtësimi nga shumë vëzhgues. Megjithatë, trashëgimia e tij mbetet një thikë me dy presa.

Nga njëra anë, Schmidt duhet vlerësuar për guximin e treguar në vitin 2023, kur shpalli ligjin që çoi në ndjekjen penale të Milorad Dodik për sfidimin e autoritetit të OHR-së. Ishte një lëvizje e domosdoshme për të frenuar separatizmin e rrezikshëm të Republikës Srpska.

Nga ana tjetër, vendimi i tij i vitit 2022 për të ndryshuar rregullat e numërimit të votave menjëherë pas mbylljes së kutive zgjedhore mbetet një njollë e pashlyeshme në CV-në e tij.

Sepse ai veprim jo vetëm që krijoi kaos, por favorizoi hapur interesat etno-nacionaliste kroate, duke injoruar vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ). Në vend që ta orientonte Bosnjën drejt një sistemi ku të drejtat individuale mbizotërojnë mbi ato etnike, Schmidt e përforcoi ndarjen tribale të vendit. Tani që flitet për pasardhësin e tij, rreziku është edhe më i madh.

Ideja për të emëruar një amerikan në krye të OHR-së, që dikur do të dukej si zgjidhja ideale, sot ngjan me një “çmenduri” gjeopolitike. Administrata Trump ka treguar tashmë një qasje transaksionale alarmante, duke hequr sanksionet ndaj Dodik në shkëmbim të interesave ekonomike.

Ndaj dhënia fuqi diktatoriale një administrate që paqen e sheh si biznes, do të thoshte fundi i aspiratave evropiane të Bosnjës.

Haga dhe hije mbi drejtësinë e Kosovës

Situata në Kosovë nuk është më pak dramatike. Dhomat e Specializuara, të krijuara nën presionin ndërkombëtar për të gjykuar krerët e UÇK-së, po përballen me një krizë legjitimiteti. Një raport i fundit nga Komiteti i Barit për të Drejtat e Njeriut të Anglisë dhe Uellsit (BHRC), ka hedhur dyshime serioze mbi procesin që po zhvillohet në Hagë.

Raporti nxjerr në pah shkelje që prekin thelbin e drejtësisë: nga mohimi i lirimit me kusht deri te pranueshmëria e provave të dyshimta, shpesh të furnizuara nga qeveria e Serbisë.

Parimi i “barazisë së armëve” midis prokurorisë dhe mbrojtjes, duket se ekziston vetëm në letër. Si dikush që dikur ka nxitur liderët kosovarë të pranonin krijimin e kësaj gjykate, sot ndjej peshën e një mea culpa.

Drejtësia që po jepet në Hagë nuk po përmbush standardet evropiane dhe as nevojat e popullit të Kosovës për një proces të drejtë. Kur një institucion që kushton qindra miliona euro dështon të garantojë paanshmërinë, ai pushon së qeni mjet drejtësie. Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së në këto rrethana do të festohej vetëm në Beograd, ndërkohë që do të minonte rëndë autoritetin e drejtësisë ndërkombëtare kudo tjetër.

Drejt një udhëkryqi të rrezikshëm

Bosnja dhe Kosova janë dy anët e të njëjtës monedhë të dështimit ndërkombëtar. Në Bosnjë, kemi një institucion me fuqi “monarkike” që po përdoret për pazare etnike. Në Kosovë, kemi një gjykatë që rrezikon të shndërrohet në një instrument për rishkrimin e historisë së luftës çlirimtare.

Zgjidhja për Bosnjën nuk mund të jetë thjesht transferimi i përgjegjësive te BE-ja. Përpara se OHR të mbyllet, Bosnja ka nevojë për një kushtetutë të re që e transformon atë në një shtet demokratik funksional.

Sa i përket Kosovës, DHSK duhet t’i nënshtrohet një monitorimi të rreptë dhe të pavarur. Drejtësia nuk mund të blihet me miliona euro nëse ajo shkel parimet bazë të të drejtave të njeriut.

Nëse komuniteti ndërkombëtar nuk reflekton mbi këto gabime, arkitektura e paqes në Ballkan do të mbetet aq e brishtë sa mund të shembet nga lëkundja e parë gjeopolitike. Paqja pa një drejtësi të mirëfilltë, është vetëm një armëpushim i zgjatur.

Shënim: Daniel Serwer është profesor në Universitetin Johns Hopkins dhe ekspert i njohur për menaxhimin e konflikteve dhe politikën e jasme amerikane. Ai ka shërbyer si diplomat i lartë në Ballkan, duke luajtur një rol kyç në proceset e paqes në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë.

“Kupola e Artë” e Trumpit do të kushtojë mbi 1 trilion dollarë! 2/3 e shumës do të harxhohen për pajisjet në hapësirë

Sistemi ambicioz i mbrojtjes ajrore që synon të ndërtojë presidenti amerikan, Donald Trump, mund t’i kushtojë SHBA-së më shumë se 1 trilion dollarë gjatë dy dekadave të ardhshme, sipas një raporti të publikuar nga Congressional Budget Office (CBO).

Agjencia e pavarur amerikane vlerëson se projekti i quajtur “Kupola e Artë” mund të arrijë deri në 1.2 trilion dollarë vetëm për pajisjet përgjatë 20 viteve të ardhshme.

Sipas raportit, rreth dy të tretat e kostove pritet të shkojnë për komponentin hapësinor të sistemit, përfshirë satelitë të armatosur dhe teknologji të avancuara të mbrojtjes raketore.

Trump e prezantoi planin në fillim të mandatit të tij të dytë, duke marrë frymëzim nga sistemi izraelit Iron Dome, por me një shtrirje shumë më të gjerë. Projekti synon të krijojë një mburojë kombëtare të aftë të neutralizojë jo vetëm raketa me rreze të shkurtër veprimi, por edhe raketa balistike me rreze të gjatë, raketa hipersonike dhe dronë.

Njoftimi i presidentit amerikan nënkupton një zgjerim të madh të kapaciteteve ekzistuese të mbrojtjes raketore të SHBA-së në shkallë kombëtare.

Republikani deklaroi vitin e kaluar se ishte siguruar një fond fillestar prej 25 miliardë dollarësh, ndërsa kostoja totale e projektit vlerësohej rreth 175 miliardë dollarë. Megjithatë, raporti i fundit i CBO-së sugjeron se shifra reale mund të jetë shumë herë më e lartë.

Raporti bazohet në një urdhër ekzekutiv të nënshkruar nga Trump për zhvillimin e sistemit të ri strategjik të mbrojtjes ajrore.bw

Trumpi për Iranin: Na kanë sulmuar për 47 vite, por nuk do të qeshin më me Amerikën!

Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar ashpër ish-presidentët Barack Obama dhe Joe Biden, si edhe Iranin, pas përgjigjes së Teheranit ndaj propozimit amerikan për përfundimin e luftës në Lindjen e Mesme.

 

Në një postim në rrjetet sociale, Trump akuzoi Iranin se “ka luajtur lojëra” me SHBA-në për dekada dhe paralajmëroi se “nuk do të qeshin më me Amerikën”.

Sulme të forta ndaj Obama-s dhe Biden-it

Trump kritikoi Obama-n për politikën ndaj Iranit, duke pretenduar se ish-presidenti amerikan i dha Teheranit miliarda dollarë dhe forcoi regjimin iranian.

Ai e quajti Obama-n “lider të dobët dhe të paaftë”, ndërsa për Biden përdori sërish shprehjen “Sleepy Joe”, duke thënë se administrata e tij ishte edhe më e keqe.

“Irani na ka sulmuar për 47 vite”

Në postimin e tij, Trump deklaroi se Irani ka sulmuar interesat amerikane për dekada dhe ka përfituar nga dobësia e administratave të mëparshme amerikane.

Ai shtoi se SHBA tashmë është “sërish e fortë” dhe paralajmëroi se situata do të ndryshojë për Teheranin.

trump truth social

Reagimi vjen pas përgjigjes së Iranit

Deklaratat e Trump erdhën vetëm pak orë pasi Irani iu përgjigj propozimit amerikan për armëpushim dhe përfundimin e luftës në Lindjen e Mesme.

Sipas raportimeve, Teherani nuk e ka refuzuar planin amerikan, por ka paraqitur kushtet e veta, duke kërkuar diskutime më të gjera për fundin e konfliktit në rajon dhe sigurinë në Ngushticën e Hormuzit.

Megjithatë, në përgjigjen iraniane nuk raportohet të ketë referenca konkrete për programin bërthamor, çështje që mbetet një nga kërkesat kryesore të SHBA-së. Panorama

Administrata Trump publikon dosje sekrete për UFO-t dhe jetën jashtëtokësore: Amerikanët kanë të drejtë të dinë të vërtetën!

Administrata e Presidentit Donald Trump ka publikuar një seri dokumentesh dhe videosh të deklasifikuara mbi Fenomenet Anomale të Paidentifikuara (UAP), të njohura ndryshe si UFO, në atë që po cilësohet si një nga hapat më të mëdhenj drejt transparencës mbi fenomenet jashtëtokësore.

 

Shtëpia e Bardhë deklaroi se materialet e publikuara përfshijnë video, fotografi dhe dokumente origjinale të mbledhura nga institucione të ndryshme amerikane, pa pasur nevojë për autorizime speciale sigurie.

“Ndërsa administratat e kaluara u përpoqën të diskreditonin ose të dekurajonin popullin amerikan, Presidenti Trump është i përqendruar në ofrimin e transparencës maksimale për publikun, i cili në fund të fundit mund të vendosë vetë në lidhje me informacionin që përmbajnë këto dosje”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë për Fox News.

Publikimi është bërë në kuadër të programit “PURSUE”, i krijuar nga Trump për deklasifikimin e informacioneve mbi takimet me UAP.

Mes materialeve të publikuara ndodhen edhe fotografi të realizuara gjatë misioneve hapësinore Apollo 12 dhe Apollo 17, ku shfaqen objekte të pazakonta në hapësirë. Një prej fotove të marra nga sipërfaqja e Hënës tregon tre pika misterioze në qiell.

ufo shba trump (2)

Në dokumente përfshihen edhe transkripte komunikimesh mes astronautëve të Apollo 17 dhe qendrës së komandës, ku përshkruhen “grimca të ndritshme” dhe “fragmente me forma të çrregullta” që lëviznin pranë mjetit hapësinor.

Po ashtu, FBI publikoi fotografi të Vitit të Ri 1999, ku në të njëjtën pamje me avionë amerikanë shfaqen edhe objekte të tjera të paidentifikuara.

ufo shba trump (1)

Pak muaj më parë, Trump reagoi edhe ndaj deklaratave të ish-presidentit Barack Obama, i cili kishte folur për ekzistencën e alienëve në një intervistë për një podkast.

“Ai zbuloi informacion të klasifikuar. Nuk duhej ta bënte këtë”, deklaroi Trump.

Më pas, përmes një postimi në Truth Social, presidenti amerikan njoftoi nisjen e procesit për deklasifikimin e dosjeve që lidhen me alienët, UFO-t dhe fenomenet ajrore të paidentifikuara.

“Nisur nga interesi i jashtëzakonshëm, do të udhëzoj Sekretarin e Luftës dhe departamentet e agjencitë përkatëse që të nisin procesin e identifikimit dhe publikimit të dosjeve qeveritare që lidhen me jetën aliene dhe jashtëtokësore, fenomenet ajrore të paidentifikuara (UAP), objektet fluturuese të paidentifikuara (UFO), si dhe çdo informacion tjetër të lidhur me këto çështje tepër komplekse, por jashtëzakonisht interesante dhe të rëndësishme. ZOTI E BEKOFTË AMERIKËN!”, shkroi ai.

Publikimi është përshëndetur nga drejtues të institucioneve amerikane, të cilët e kanë cilësuar si një moment historik për transparencën.

Sekretari i Luftës, Pete Hegseth, deklaroi se “ka ardhur koha që populli amerikan t’i shohë vetë këto dosje”, ndërsa Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard, tha se ky është vetëm fillimi i një procesi më të gjerë deklasifikimi.

“Departamenti i Luftës është plotësisht në një linjë me Presidentin Trump për të sjellë transparencë mbi kuptimin që qeveria jonë ka për Fenomenet Anomale të Paidentifikuara. Këto dosje, të fshehura për vite pas klasifikimeve sekrete, kanë ushqyer prej kohësh spekulime të justifikuara dhe ka ardhur koha që populli amerikan t’i shohë vetë. Ky publikim i dokumenteve të deklasifikuara dëshmon angazhimin serioz të administratës Trump për transparencë të paprecedentë”, Pete Hegseth.

Edhe drejtori i FBI-së, Kash Patel, e quajti publikimin “një nivel transparence që asnjë administratë e mëparshme nuk e ka ofruar”.

Nga ana tjetër, administratori i NASA-s, Jared Isaacman, tha se agjencia do të vazhdojë të ndjekë të dhënat shkencore dhe të jetë transparente për çdo zbulim që lidhet me fenomenet e panjohura në univers.

“Përgëzoj përpjekjen e Presidentit Trump në nivel të gjithë qeverisë për të sjellë më shumë transparencë për popullin amerikan mbi fenomenet anomale të paidentifikuara. Në NASA, detyra jonë është të përdorim mendjet më të ndritura dhe instrumentet më të avancuara shkencore, të ndjekim të dhënat dhe të ndajmë atë që mësojmë.

Do të vazhdojmë të jemi të sinqertë për atë që dimë se është e vërtetë, për atë që ende nuk e kuptojmë dhe për gjithçka që mbetet për t’u zbuluar. Eksplorimi dhe kërkimi i dijes janë në thelb të misionit të NASA-s, ndërsa përpiqemi të zbulojmë sekretet e universit”, tha Jared Isaacman. Panorama

Ivana Stradner: E neveritëshme të shohësh afrimin e ekspertëve amerikanë me regjimin serb që e shesin integritetin e tyre

Ekspertja e Ballkanit dhe analistja amerikane, Ivana Stradner ka reaguar në X rreth afrimit të disa think-tank-erve apo politikbërësave Amerikanë me regjmin serb. Po e sjellim të plotë reagimin e Stradner si më poshtë:

Është e neveritshme të shikosh ekspertët dhe politikëbërësit amerikanë që i afrohen regjimit serb… duke shitur integritetin e tyre për një udhëtim, ndërkohë që hanë e darkojnë. Regjimi serb di si t’i mashtrojë. Gjithmonë qëndroni larg njerëzve të ndikueshëm në Uashington – ata janë përgjegjës.”

Rubio: Operacioni “Epic Fury” ka përfunduar, SHBA kalon te diplomacia

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se “Operacioni Epic Fury”, ofensiva fillestare e përbashkët SHBA-Izrael kundër Iranit, ka përfunduar dhe i ka arritur objektivat e saj.

 

Gjatë një konference për shtyp nga Shtëpia e Bardhë, Rubio theksoi se faza ofensive e konfliktit me Iranin tashmë konsiderohet e mbyllur.

“Operacioni Epic Fury ka përfunduar. Ne i arritëm objektivat e atij operacioni”, u shpreh ai, duke shtuar se tashmë fokusi i administratës amerikane ka kaluar drejt rrugës diplomatike.

Sipas tij, presidenti Donald Trump preferon arritjen e një marrëveshjeje me Iranin, e cila mund të përfshijë edhe një memorandum mirëkuptimi për rihapjen e plotë të Ngushticës së Hormuzit.

“Kjo është rruga që ai preferon. Deri më tani kjo nuk është rruga që Irani ka zgjedhur”, theksoi Rubio.

Deklaratat vijnë në një moment tensioni të lartë në rajon, ndërsa zhvillimet e fundit sinjalizojnë një përpjekje për të kaluar nga përshkallëzimi ushtarak drejt një zgjidhjeje përmes negociatave. syri.net

Shtëpia e Bardhë konfirmon emërimin e Nick Stewart në ekipin negociator për Iranin

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se Nick Stewart (FDD Action)i është bashkuar si këshilltar ekipit që po negocion një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës me Iran.

Në një deklaratë zyrtare, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Olivia Wales, e cilësoi Stewart si një ekspert të mprehtë dhe me përvojë në çështjet e politikës, duke theksuar se ai do të jetë një aset i rëndësishëm për ekipin e drejtuar nga i dërguari special, Steve Witkoff.

“Nick Stewart është një specialist i aftë dhe me përvojë, i cili i shton vlerë ekipit të talentuar të të dërguarit special Witkoff. Ai sjell një përvojë të gjerë në lidership dhe në politikat që lidhen me Iranin, si nga puna e tij në Departamentin e Shtetit gjatë administratës së parë të Donald Trump, ashtu edhe në Kapitol”, thuhet në deklaratë.

Sipas autoriteteve amerikane, Stewart është rekrutuar nga Jared Kushner dhe më parë ka punuar për degën lobuese të  Fondacionit për Mbrojtjen e Demokracisë, një organizatë e njohur për qëndrimet e saj të ashpra dhe mbështetjen e fortë për veprime ushtarake ndaj Iranit.

DASH: Bllokimi i vazhdueshëm politik dëmton besimin në institucionet e Kosovës

Valona Tela

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndjekin nga afër zhvillimet e fundit në Kosovë, ndërsa shprehin shqetësim për vazhdimin e bllokadës politike në vend.

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha për Radion Evropa e Lirë se “bllokimi i vazhdueshëm politik dëmton besimin në institucionet e Kosovës”.

“Ne po i ndjekim nga afër zhvillimet. Do të donim t’i shihnim të gjitha grupet politike të bashkëpunojnë për interesat më të mira të popullit të Kosovës”, tha zëdhënësi.

Kosova do të mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 7 qershor.

Ato u shpallën pasi Kuvendi u shpërnda automatikisht këtë javë, për shkak të dështimit për të zgjedhur presidentin e ri brenda afatit kushtetues.

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, e akuzoi opozitën për bojkotim të qëllimshëm të seancave, ndërsa partitë opozitare e fajësuan pushtetin për mungesë bashkëpunimi dhe për tentim të përqendrimit të pushtetit në një dorë të vetme.

Legjislatura e dhjetë, e dalë nga zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, zgjati më pak se tre muaj.

Ato zgjedhje u mbajtën pas një krize të zgjatur politike që nisi pas zgjedhjeve të rregullta të 9 shkurtit 2025, kur Kuvendi nuk arriti të konstituohej për muaj të tërë dhe përpjekjet për formimin e Qeverisë përfunduan pa sukses.

Analistët paralajmërojnë se Kosova rrezikon të përballet me një skenar të ngjashëm me atë të Bullgarisë, e cila në pesë vjetët e fundit ka kaluar nëpër shtatë cikle zgjedhjesh të njëpasnjëshme, pa arritur stabilitet institucional.

Ata shtojnë se kriza ndikon edhe në ritmin e vendimmarrjes shtetërore dhe sjell barrë të konsiderueshme financiare për buxhetin e shtetit.

Më 2 maj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se ka nisur afati për partitë politike për t’u deklaruar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 7 qershorit, si dhe për formimin e koalicioneve, i cili do të zgjasë deri më 7 maj.

Sipas planit të aktiviteteve të miratuar nga KQZ-ja, më 2 maj ka nisur edhe afati për certifikimin e partive të reja dhe dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë. Afati për partitë e reja përfundon më 10 maj, ndërsa për listat e kandidatëve më 12 maj.

Një ditë më parë, KQZ-ja miratoi edhe planin e aktiviteteve dhe buxhetin për zgjedhjet e parakohshme, të cilat do të kushtojnë 10 milionë e 887 mijë euro.

Fushata zgjedhore do të zgjasë 10 ditë, nga 28 maji deri më 7 qershor në orën 07:00, kur hapen vendvotimet.

Votimi me postë do të zhvillohet nga 25 maji deri më 6 qershor, ndërsa një ditë para zgjedhjeve do të organizohet votimi në përfaqësitë diplomatike.

Regjistrimi për votim nga jashtë vendit do të bëhet nga 6 deri më 17 maj.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, mbi 2 milionë qytetarë të Kosovës, brenda dhe jashtë vendit, kishin të drejtë vote – një shifër që pritet të mbetet e ngjashme edhe në zgjedhjet e ardhshme.

Pjesëmarrja ishte rreth 45 për qind.

Lorna Hajdini drejtuesja shqiptare e bankës JPMorgan hedh poshtë akuzat dhe premton bashkëpunim për pastrimin e emrit

U padit për abuzimin seksual

Lorna Hajdini

 

Lorna Hajdini, 37-vjeçarja me origjinë shqiptare që mban post ekzekutiv drejtues në bankën amerikane JPMorgan, ka mohuar me forcë akuzat për abuzim seksual ndaj vartësit të saj indian Chirayu Rana, duke i cilësuar pretendimet si “të fabrikuara dhe mashtruese”.

Ekipi i saj ligjor i hodhi poshtë akuzat në një deklaratë për “The New York Post”, në përgjigje të një padie të depozituar të hënën në Gjykatën Supreme të Qarkut të Nju Jorkut, nën pseudonimin “John Doe”.

Sipas mbrojtjes së saj, pretendimet rrjedhin nga një mosmarrëveshje në vendin e punës dhe janë nxjerrë jashtë kontekstit. Rasti është bërë publik përmes kanaleve të brendshme dhe ligjore, duke tërhequr vëmendje në sektorin bankar dhe atë korporativ.

Hajdini ka deklaruar se do të bashkëpunojë plotësisht me procesin ligjor për të pastruar emrin e saj.

Në padi, drejtoresha 37-vjeçare akuzohet se ka ushtruar presion dhe abuzim ndaj vartësit të saj, përfshirë pretendime për drogim me substanca si Rohypnol dhe Viagra, si dhe kërcënime për heqjen e bonusit në rast mosbindjeje.

JPMorgan i ka mohuar fuqimisht të gjitha akuzat. Një zëdhënës i bankës deklaroi se një hetim i brendshëm i kryer nga burimet njerëzore dhe juristët e kompanisë nuk ka gjetur prova që mbështesin pretendimet.

Sipas bankës, hetimi ka përfshirë analizimin e të dhënave telefonike dhe emaileve të ekipit. Ndërsa disa punonjës kanë bashkëpunuar me hetimin, paditësi thuhet se ka refuzuar të marrë pjesë dhe të japë detaje kyçe për çështjen.

 

Pretendonte i ‘skllavëruar seksualisht’ nga Lorna Hajdini – Ish-bankieri që fabrikoi akuzën u largua nga puna e re

‘New York Post’ –

Financieri i Wall Street-it, Chirayu Rana, personi anonim “John Doe” që ngriti një padi sensacionale — dhe mjaft të kontestuar — për ngacmim seksual ndaj një drejtuesi të JPMorgan Chase, është larguar nga firma e investimeve Bregal Sagemount, bëjnë të ditur burimeve të larta të kompanisë për “The Post”.

Gazetë kontaktoi Bregal Sagemount për një koment përpara se të publikonte lajmin ekskluziv që zbulonte identitetin e “John Doe”.

Disa orë më vonë, drejtues të burimeve njerëzore dërguan një deklaratë ku thuhej se Rana nuk ishte më pjesë e kompanisë.

“Chirayu Rana ka qenë i punësuar në Bregal Sagemount nga 20 tetori 2025 deri më 2 prill 2026. Ai nuk është më punonjës,” shkruanin drejtuesit e tij tashmë ish-punëdhënës. “Nuk jemi në gjendje të ndajmë informacione të tjera (mbi rrethanat e largimit të tij).”

Adresa e emailit të Rana-s në kompani, e cila ka selinë në Manhattan, në 200 Park Avenue, duket ende aktive. Një zëdhënës i Bregal nuk iu përgjigj kërkesës së “The Post” për koment të mëtejshëm.

Ndërkohë, ish-financieri ka nisur të fshijë gjurmët e tij digjitale pasi u publikua lajmi se ai qëndronte pas akuzave ndaj Lorna Hajdini, duke çaktivizuar profilet e tij në LinkedIn dhe Instagram.

Dokumenti shpërthyes gjyqësor, i depozituar fillimisht të hënën në një gjykatë shtetërore në Nju Jork dhe më pas i tërhequr për “korrigjime”, pretendonte se Lorna Hajdini e kishte droguar Chirayu Rana me Rohypnol dhe Viagra, e kishte kërcënuar me bonusin për të përfituar marrëdhënie seksuale dhe e kishte përndjekur në apartamentin e tij në Manhattan.

Por këto akuza, që u bënë virale, po rrëzohen pothuajse po aq shpejt sa u përhapën.

“The Post” ka konfirmuar se të dy raportonin te dy drejtorë të ndryshëm menaxhues, çka do të thotë se Hajdini nuk kishte asnjë mundësi të ndikonte në kompensimin vjetor të tij.

Padia e Rana-s kërkonte dëmshpërblime të papërcaktuara për humbje të ardhurash, stres emocional dhe dëmtim të pretenduar të reputacionit.

Një hetim i brendshëm i JPMorgan, që shqyrtoi email-e, regjistra telefonikë dhe deklarata dëshmitarësh, nuk gjeti “asnjë provë” që mbështeste pretendimet e “John Doe”, sipas një zëdhënësi të bankës.

“Pas hetimit, nuk besojmë se këto pretendime kanë bazë,” tha zëdhënësi, i cili nuk pranoi të japë detaje mbi identitetin e paditësit, por shtoi se ai kishte refuzuar të merrte pjesë në hetim ose të jepte fakte kyçe.

Një burim i tha “The Post” se Rana kishte tentuar pa sukses të negocionte një pagesë nga JPMorgan që arrinte në “miliona”.

Ndërkohë ekipi ligjor i Hajdinit ishte edhe më i prerë.

“Lorna i mohon kategorikisht këto akuza,” thanë avokatët e saj në një deklaratë. “Ajo nuk ka pasur kurrë asnjë sjellje të papërshtatshme me këtë individ dhe nuk ka qenë kurrë në vendin ku pretendohet se ka ndodhur sulmi seksual.”

Miq të drejtueses, që e përshkruan si një yll në ngritje në bankë, thonë se situata ka qenë shkatërruese për të. “Ai e ka njollosur me një fabrikim të plotë,” tha një i afërt për “The Post” të enjten.

Nga ana tjetër Rana ka pasur një karrierë të lëvizshme në disa nga institucionet më prestigjioze financiare të Wall Street-it.

I diplomuar në Rutgers University dhe ish-lojtar basketbolli në kolegj, ai ka punuar më parë në Houlihan Lokey, Credit Suisse, Morgan Stanley dhe The Carlyle Group, përpara se t’i bashkohej ekipit të financave me levë të JPMorgan në pranverën e vitit 2024.

Deri në maj të vitit 2025, marrëdhënia ishte përkeqësuar. Chirayu Rana paraqiti një ankesë të brendshme në JPMorgan, duke pretenduar ngacmime dhe hakmarrje të bazuara në racë dhe gjini.

Më pas, ai u punësua te Bregal Sagemount, një firmë relativisht diskrete e fokusuar në rritje, e drejtuar nga ish-punonjësi i Goldman Sachs, Gene Yoon, që menaxhon miliarda në kapital.

Aty, Rana kishte për detyrë të gjeneronte dhe të financonte marrëveshje në fushat e softuerit, fintech-ut dhe IT-së në shëndetësi, përpara largimit të tij misterioz muajin e kaluar.

Image

./New York Post


Send this to a friend