VOAL

VOAL

Haradinaj liron nga detyra e këshilltarit Sylejman Selimin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se ka liruar nga detyra këshilltarin e tij politik, Sylejman Selimi.

“Kam liruar nga detyra e këshilltarit politik Sylejman Selimin, me kërkesen e tij. Zotin Selimi e falënderova për kontributin e deritashëm në zyrën time politike”, tha Haradinaj në një postim në Facebook, pa dhënë hollësi të tjera.

Në muajin shkurt, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka kritikuar emërimin e Selimit, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në pozitën e këshilltarit politik të Haradinajt.

“Kriminelët e luftës nuk e kanë vendin në Qeverinë e Kosovës”, ka thënë atëbotë Kosnett.

Në vitin 2013, Selimi është arrestuar dhe më vonë është shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.

Në janar të këtij viti, një panel i themeluar nga Këshilli Gjyqësor e ka liruar Selimin me kusht nga vuajtja e dënimit me 6 vjet burg, pasi ka kaluar mbi 5 vjet në burg.

Në shkurt të po këtij viti, Prokuroria Speciale e Kosovës për krime të luftës e ka intervistuar Selimin në cilësinë e të dyshuarit.

Thaçi: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke

Prishtinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot këshilltarët diplomatikë të presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane Angela Merkel në zyret e tij në Prishtinë.

Siç njofton kumtesa nga Zyra e Presidentit, Thaçi u uroi mirëseardhje dhe mirëpriti angazhimin francezo-gjerman për takimin në Paris, në mes të përfaqësuesve të shtetit të Kosovës dhe të shtetit të Serbisë, si dhe përpjekjet e presidentit Macron dhe kancelares Merkel për të ndihmuar rifillimin e procesit të dialogut nën udhëheqjen e Bashkimit Evropian.

Presidenti Thaçi potencoi se “dialogu duhet të vazhdojë pa kushtëzime dhe se tarifat duhet të mbeten në fuqi”.

Ai gjithashtu u shpreh se “Kosova nuk do të pranojë kritere tjera për liberalizimin e vizave, sidomos jo në formë të kërkesave për tarifat apo asociacionin”.

Thaçi kërkoi që qytetarët e Kosovës të mos mbahen të izoluar padrejtësisht dhe të mos trajtohen si qytetarë të dorës së dytë.

Në fund, Thaçi u shpreh se Kosova mbetet e përkushtuar për dialogun që duhet të përfundojë me marrëveshjen paqësore gjithëpërfshirëse, e cila do të sjellë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë si dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara (OKB). aa

Tërmeti “shkund” sërish Korçën, regjistrohen lëkundje të tjera, qytetarët në panik

Pas gjashtë tërmeteve që goditën Korçën mëngjesin e sotëm, të tjera lëkundje janë ndjerë sërish në qytet.  

Për momentin nuk dihet ende se sa e fortë ishte goditja dhe dëmet që ka shkaktuar, ndërsa dridhjet e tërmetit kanë rritur frikën mes qytetarëve.

 

Qyteti i Korçës u godit ditën e sotme nga 6 tërmete, duke lënë dhjetëra banesa të shkatërruara, ndërsa 4 persona u plagosën, të cilët, fatmirësisht, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Epiqendra e tërmetit, më i madhi 5.3 ballë, ka qenë në fshatin Floq, ku dhe janë shkaktuar dëmet më të mëdha materiale.

Veriu mes integrimit në Kosovë dhe kontrollit të Beogradit

Bekim Bislimi

Që nga Marrëveshja e Brukselit e arritur në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në vitin 2013, që rezultoi me mbajtjen e zgjedhjeve lokale në nëntor të po atij viti edhe në katër komunat veriore të Kosovës, të cilat janë me shumicë serbe, institucionet e Kosovës më pas kanë arritur ta shtrijnë pushtetin juridik edhe në këtë pjesë të vendit.

Por integrimi faktik i katër komunave veriore, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë veriore, ndonëse ka shënuar përparim, nuk ka arritur asnjëherë të rrumbullakohet dhe të fitojë në tërësi lojalitetin e qytetarëve të asaj pjese të vendit, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike, shqiptarë dhe serbë.

Naim Rashiti, drejtori i Grupit Ballkanik për Politika në Kosovë, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se aktualisht, ekziston një numër shumë i madh i qytetarëve serbë të asaj pjese, të cilët kanë marrë dhe i përdorin dokumentet e Kosovës, i kanë bizneset e regjistruara, kryejnë regjistrimet në regjistrin civil të Kosovës.

Por, sipas tij, vështirësitë politike të integrimit të veriut, kryesisht ndërlidhet me problemet e presionit ndërkombëtar ndaj Serbisë dhe manovrat dhe fuqia e kësaj të fundit për t’i minuar këto presione, në mënyrë që ta mbajë ndikimin në veri të Kosovës. Gjithashtu, sipas tij, e gjithë kjo situatë ka të bëj edhe me mungesën gati se të tërësishme të institucioneve në Prishtinë, për të pasur një qasje më gjithëpërfshirëse për t’i integruar serbët e veriut të Kosovës në sistemin e vendit.

“Ka pasur hezitim në Prishtinë dhe nuk ka qenë agjendë konsistente integrimi i komunitetit serb dhe shtrirja e rendit dhe ligjit në atë pjesë, për shkak të problemeve në pjesën tjetër të Kosovës, për shkak të problemeve politike, për shkak të problemeve me rendin dhe ligjin në Prishtinë dhe me institucionet e udhëhequra nga, kryesisht, shqiptarët. Megjithatë, mendoj që ka pasur efekte pozitive. Qytetarët e veriut duan të jenë pjesë, kështu siç është, me një status të avancuar të Kosovës. Por, efekti i këtyre shtrirjeve të institucioneve, është më i mangët se sa që ishte dashur që të ndodhë”, tha Rashiti.

Ai shtoi se efekti i shtrirjes së institucioneve në veri nuk ka arritur të jetë më i madh se sa efekti i problemeve të pazgjidhura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për shkak se problemet dhe konfliktet bilaterale po e pengojnë jetën normale të qytetarëve, përfshirë edhe ata në pjesën veriore të Kosovës.

Pa kontroll të plotë mbi veriun e Kosovës

Njohësi serb i zhvillimeve politike në Kosovë, Rangjel Nojkiq, thotë për Radion Evropa e Lirë, se autoritetet e të dyja vendeve, Kosovës dhe Serbisë, deri më tash kanë thënë se kanë pushtet dhe kontroll të plotë mbi veriun e Kosovës. Por, sipas tij, ngjarjet e fundit në veri të vendit, të cilat ndërlidhen me aksionin e Policisë së Kosovës për arrestimin e zyrtarëve policorë dhe qytetarëve të caktuar, të dyshuar për krim të organizuar dhe kontrabandë, reflektojnë situatë krejtësisht tjetër nga ajo që pretendojnë autoritetet e të dyja vendeve.

“Ne jemi bindur tash se nuk e kanë pushtetin e plotë as njëri e as tjetri. Nuk e ka as Prishtina, por as Beogradi. Ngjarjet e fundit e thonë pikërisht këtë. Për mua është brengosës fakti se Beogradi dhe Prishtina po shkëmbejnë akuza rreth asaj se ku ka krim dhe kriminelë më shumë. Në fakt, duket se Beogradi dhe Prishtina, në mënyrë të njëjtë po i mbrojnë kriminelët e tyre në veri të Kosovës”.

“Kjo u dëshmua edhe me këto arrestimet e fundit, se ka ekzistuar urë e qartë ndërmjet mjaft serbëve dhe shqiptarëve dhe kur bëhet fjalë për kriminalitetin, pavarësisht se çfarë janë marrëdhëniet politike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, kriminelët e kuptojnë mjaftë mirë njëri tjetrin dhe kanë bashkëpunim”, tha Nojkiq.

Në anën tjetër, liderët politik të serbëve në Kosovë, e sidomos të atyre të veriut të vendit, të cilët i takojnë Listës Serbe, në mënyrë të hapur dhe publike mohojnë lojalitetin ndaj shtetit të Kosovës, pavarësisht se janë pjesë e institucioneve të sistemit të Kosovës dhe thonë se janë besnik të shtetit të Serbisë.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, gjithashtu edhe kryetar i komunës së Mitrovicës Veriore, së fundmi ka ripërsëritur deklaratën e tij se përderisa ekzistojnë serbë në Kosovë, ajo është tokë serbe. Ai ka theksuar se komuniteti serb i Kosovës i takon shtetit të Serbisë dhe i beson vetëm presidentit të saj.

“Ky popull është me ty kryetar dhe të besojmë vetëm ty dhe vetëm shtetit tonë. Ne nuk do të frikësohemi dhe do të mbesim këtu”, ka thënë Rakiq, gjatë një proteste të mbajtur më 29 maj, në Mitrovicën Veriore.

Veriu, ‘adut’ për marrëveshjen përfundimtare?

Më herët, Vuçiq, pas fitores së kandidatëve të Listës Serbe në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në veri të Kosovës, më 19 maj, pati theksuar se “ky është konfirmim i luftës përinteresat më të rëndësishme shtetërore” të Serbisë.

Orientimin, të paktën deklarativ, të përfaqësuesve politik të serbëve të Kosovës, kah Beogradi, Rashiti e sheh si agjendë politike të instruktuar nga Beogradi, për t’i refuzuar në çdo kohë institucionet e Kosovës. Megjithatë, sipas tij, qytetarët serbë, nuk i besojnë pohimet e liderëve serbë, për shkak se në praktikë, ata veprojnë ndryshe.

Por, deklaratat e liderëve serb të Kosovës, siç thotë Rashiti, reflektojnë pozicionimin që Beogradi dëshiron të ruaj në negociatat me Kosovën e që nënkupton se nuk heq dorë nga pjesa veriore e Kosovës dhe kontrolli mbi të.

“Atë e ruan si kundërvlerë për marrëveshje finale me Kosovën. Ajo që është arritur në kuadër të dialogut teknik, për të lejuar zgjedhjet, integrimin policisë dhe të tjera, ka të bëjë me kushtet e specifike që BE-ja ia ka vendosur Serbisë, e Gjermania në veçanti, për hapjen e negociatave, për një proces, deri diku, normalizimi”.

“Por, ai proces nuk ka qenë për njohje reciproke dhe nuk ka qenë për mbylljen e procesit të plotë të normalizimit (të marrëdhënieve) Serbi – Kosovë. Siç e tha presidenti serb (Aleksandar Vuçiq) në Kuvendin e Serbisë, ‘pjesën tjetër të Kosovës nuk e kontrollojmë, por veriun nuk e lejojmë askënd që ta kontrollojë’”, u shpreh Rashiti.

Ndërkaq, Nojkiq vlerëson se sikurse qytetarët në veri të Kosovës, ashtu edhe liderët e tyre politik i kanë pranuar institucionet sipas sistemit të Kosovës. Deklaratat e liderëve politik të serbëve, shërbejnë për, siç thotë ai, konsum të brendshëm, por edhe për ta ruajtur pozicionin e politikës së Beogradit zyrtar.

“Marrë parasysh që Vuçiq ka pasur planin rreth përcaktimit të kufirit dhe ka qenë në masë të madhe i bindur se do ta bëj një caktim të tillë të kufirit,për një plan të tillë i janë nevojitur përfaqësues të pushtetit në Prishtinë. Ata i ka parë në përfaqësuesit politik që janë nga veriu dhe në këtë mënyrë ai po përpiqet ta zbatojë planin e tij.

Por, marrë parasysh që nuk ka pasur sukses në këtë, tashmë ai po përpiqet të gjej zgjidhje tjetër, pra, të bëj një plan tjetër. Prandaj ai tash po i manipulon politikanët serb të veriut dhe unë mendoj që ky manipulim do t’i kushtojë shumë serbëve në veri”, tha Nojkiq.

Sidoqoftë, përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës, të cilët i takojnë Listës Serbe, subjekt ky politik i krijuar dhe i mbështetur nga Beogradi zyrtar, në disa raste kanë bojkotuar institucionet e Kosovës, duke dhënë dorëheqje nga Qeveria e Kosovës, por edhe nga institucionet tjera.

Së fundmi, në shenjë proteste ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për taksën prej 100 për qind ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia, kryetarët e të katër komunave veriore, më 26 nëntor 2018, patën dhënë dorëheqje, por jo edhe ata të komunave tjera me shumicë serbe në pjesën qendrore të Kosovës, të cilët po ashtu i takojnë Listës Serbe.

MPJ e Kosovës, kërkon kujdes gjatë udhëtimeve nëpër territorin e Serbisë

Ministria e Jashtme e Kosovës këshilloi të premten shtetasit e Kosovës që të shfaqin kujdes dhe maturi në rast se nuk mund të shmangin lëvizjen nëpër territorin e Serbisë.

Ajo i bëri këto thirrjet nëpërmjet një njoftimi, për shkak të siç thuhet, ndalimeve të shpeshtuara të qytetarëve të Kosovës gjatë udhëtimit nëpërmjet territorit të Serbisë.

Ministria e Jashtme u tërheq vëmendjen qytetarëve se “se Serbia nuk është më një territor i cili ofron as siguri minimale për integritetin e tyre fizik dhe juridik, dhe as për familjarët e tyre. Për rrjedhojë, sugjerohet evitimi i përkohshëm i qarkullimit përmes këtij vendi”, thuhet në komunikatë, në të cilën theksohet se ky njoftim është rrjedhojë e arrestimeve të vazhdueshme të qytetarëve të Kosovës nga ana e institucioneve të Serbisë.

Në njoftim thuhet se, “Serbia, pa përjashtim, për qëllime politike dhe qëllime tjera jo demokratike, në kundërshtim me praktikën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar dhe me të drejtën ndërkombëtare dhe atë evropiane, si dhe në kundërshtim më obligimet që dalin nga marrëveshjet e Brukselit, jashtëligjshëm, mund t’ju ndalojë arbitrarisht kalimin në territorin e saj”.

Ministria e Jashtme u ka bërë thirrje me këtë rast institucioneve të Bashkimit Evropian që, siç thuhet, të korrigjojnë këtë sjellje agresive të Serbisë.

“Ndryshe nga këto praktika primitive të Serbisë, Republika e Kosovës vepron në formë të matur, të civilizuar dhe demokratike, dhe për dallim, nuk i trajton qytetarët e Serbisë në forma jo ligjore dhe jo demokratike, për aq kohë sa ata nuk janë të lidhur me krimin, dhe i respektojnë ligjet e Republikës së Kosovës”,thuhet në njoftim duke i bërë thirrje Serbisë që të heq dorë nga praktikat fashiste dhe se liria e lëvizjes është e drejtë universale e secilit dhe respektohet pavarësisht agjendave politike.

Gjatë muajve të fundit, në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë ndaluar dhe intervistuar qytetarë që kanë lëvizur nëpërmjet territorit të Serbisë por edhe politikanët serbë që nuk janë pjesë e Listës serbe, subjekt ky i mbështetur nga Beogradi zyrtarë.

Po ashtu janë shënuar shpesh raste të ndalimit dhe marrjes në pyetje të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovë nga radhët e komunitetit serb.

Kosova e shpall person non-grata punonjësin rus të UNMIK-ut

Qeveria e Kosovës e ka shpallur person “non-grata” (të padëshirueshëm) punonjësin rus të Misionit të Kombeve të Bashkuara (UNMIK),Mikhail Krasnoshchenkov. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook. Vendimi, sipas kryeministrit, është marrë për shkak të veprimeve të shtetasit rus, kundër rendit kushtetues të Kosovës.

“Vendimi është marrë sot ndaj këtij personi që punon si staf ndërkombëtar në Kombet e Bashkuara, dhe të njëjtit i urdhërohet që ta lëshojë territorin e Republikës së Kosovës. I bëj thirrje Përfaqësuesit të Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë të respektojë vendimin”, ka shkruar kryeministri Haradinaj.

Shtetasi rus, Mikhail Krasnoshçekov, dhe një pjesëtar tjetër i UNMIK-ut, janë arrestuar më 28 maj pasi janë gjendur në afërsi të disa barrikadave, përmes së cilave është tentuar të pengohet Policia e Kosovës, teksa ka qenë duke realizuar një aksion policor për arrestimin e zyrtarëve policorë dhe qytetarëve të dyshuar për përfshirje në korrupsion dhe krim të organizuar.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme të Qeverisë së Kosovës, ka kërkuar heqjen e imunitetit të shtetasit rus dhe punëtorit të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë UNMIK).

Ndërkohë, Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë përmes një komunikate për media, të enjten, tha se secila kërkesë për heqje të imunitetit do të dërgohet nga UNMIK-u në selinë e Kombeve të Bashkuara dhe do të trajtohet në përputhje me procedurat e OKB-së.

UNMIK-u njoftoi se pjesëtari rus i këtij misioni, që është arrestuar dhe më pas liruar në Kosovë, është transferuar në Beograd për trajtim mjekësor.

Zyrtari rus i UNMIK-ut që u arrestua gjatë aksionit në veri, niset për në spitalin e Beogradit

Zyrtari rus i UNMIK-ut, Mikhail Krasnochenkov, që është arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës, nga spitali i Mitrovicës, është nisur sot rreth orës 13:00 për në Beograd.

Krasnozchenkov bashkë me një ambulancë të UNMIK-ut i shoqëruar nga një ekip mjekësor dhe nga pjesë e stafit të organizatës ndërkombëtare, janë nisur rrugës për në Beograd, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express.

Gjatë aksionit të Policisë së Kosovës, zyrtari rus i UNMIK-ut kishte tentuar të pengonte ata për të kryer aksionin, duke vendosur makinën e tij zyrtare si barrikadë.

Për ndalimin e këtij zyrtari kanë reaguar ashpër nga UNMIK-u, duke kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm e duke thënë se për çfarëdo lëndimi të zyrtarëve do të ketë reagime prej më të ashprave.

Megjithatë zv.ministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, në një reagim të bërë sot në profilin e tij zyrtar, ka bërë publike disa detaje për zyrtarin rus të UNMIK-ut, duke thënë se ai ka shërbyer në ushtrinë ruse, si dhe në Shërbimin e Inteligjencës ruse.

Kurti: Ta padisim Serbinë në GJND

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur me pikën e rendit të ditës për formimin e Komisionit Shtetëror për krijimin e Tribunalit Special për krime lufte të Serbisë në Kosovë.

Albin Kurti nga LVV-ja tha se ideja e Kadri Veselit për themelimin e Tribunalit është vetëm si kontekst, pasi nuk dihet se si do të funksionojë ai.

Ai ka thënë se Kosova duhet ta padisë Serbinë në GJND për krime lufte dhe themelimin e tribunalit ta bëjë ngadalë.

“Kriminelët janë të lirë, dëshmitarët janë të gjallë, por ideja për tribunalin duhet të ecë ngadalë, jo shpejt. Le të punojnë prokurorët tanë dhe të bëhet mundësia që të gjykohen kryesit në mungesë dhe të dënohen”.

Në rendin e ditës janë paraparë mbi 60 pika mbi të cilat do të diskutohet dhe kërkohet vota e ligjvënësve kosovarë. /GazetaExpress/

Skandali me fajde përfshin edhe Haki Shatrin

Ish-ministri i Financave në qeveri, Haki Shatri, tani këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj, ishte marrë në pyetje në vitin 2017, për rolin e tij në një kontest ndërmjet dy biznesmenëve, Astrit dhe Arben Krasniqi me Faton Dalladakun.

Njeriu i AAK-së ka thënë se krejt rastësisht ka qenë dëshmitar në një shitblerje dhe huadhënie prone ndërmjet këtyre treve, raporton KTV.

Sipas Faton Dalladakut, Rrahim Hashimi e Kadri Rexhepi, e kishin involvuar atë edhe me vëllezërit Krasniqi, të cilëve kishte për t’ua shitur një pronë që ishte në hipotekë.

Pas një kohe, Dalladaku ishte ndier i tradhtuar nga vëllezërit Krasniqi dhe kishte bërë kallëzim penal ndaj tyre.

Kallëzimi penal i Departamentit të Krimeve të Rënda në Prishtinë gjithashtu e përshkruante Zekë Jasiqin si të dyshuar, mes tjerash, për detyrim dhe fajde, ndërsa vëllezërit Krasniqi, bazuar në dëshmitë e Faton Dalladakut, i konsideronte të dyshuar për veprat “falsifikim i dokumenteve” dhe “dëmtim i të drejtave pronësore të personit tjetër”.

Dy vëllezërit Krasniqi ishin intervistuar si të dyshuar, njëri prej tyre ishte mbrojtur në heshtje ndërsa tjetri kishte mohuar të ketë probleme me Faton Dalladakun.

Por, ky i fundit ndihej i mashtruar dhe kishte provuar të vihej në kontakt me ta, e mes tjerash kishte kontaktuar edhe me Haki Shatrin.

“Shatri ishte intervistuar nga hetues në nëntor të vitit 2017, ku kishte bërë të ditur se kishte qenë dëshmitar në shitblerjen dhe huadhënien ndërmjet Faton Dalladakut me vëllezërit Krasniqi. Një vit më vonë, Astrit Krasniqi i kishte kërkuar Shatrit t’ia shkruante një e-mail Dalladakut, për t’ia kujtuar afatin për kthimin e huas”.

Shatri, aty, tregon edhe për një e-mail që e kishte pranuar nga Rrahim Hashimi, që në kallëzim penal thuhet ishte paralajmërues, derisa i kontaktuar nga KTV-ja, Shatri ka thënë se e-mailin e kishte parë si një përzierje mes kërkesës dhe presionit.

“Nuk muj me thon që është kërcënim, është njifar… presioni por jo kërcënim. Edhe kërkesë edhe… a munesh me ndiku te ata që e kan ble, me ja kthy kti pasurinë, ky jau kthen paret. Po s’po muj me thonë që është kërcënim. Njifar presioni, ose kërkesë e përzime pak me presion”, ka thënë Shatri.

E diku ndërmjet rrugës Prishtinë – Ferizaj, emrat e tre biznesmenëve të dyshuar si pjesë e grupit që po merrej me fajde, nuk ishin dukur më interesant për hetuesinë.

Prokuroria e Ferizajt, tek e cila ishte proceduar kallëzimi penal, nuk ishte marrë me Jasiqin dhe vëllezërit Krasniqi dhe, përfundimisht, aktakuza ishte ngritur vetëm kundër Rrahim Hashimit e Kadri Rexhepit.

Policia arreston 4 persona nga Kuvendi i LDK-së

Katër persona janë shoqëruar për në stacionin policor të Ferizajt, pasi dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike në kuvendin zgjedhor të LDK’së, raporton Gazeta Express.

Major Mehmetali Hajdini, ka konfirmuar për Gazetën Express se në fshatin Koshare ku po mbahej kuvendin i një nëndege të Lidhjes Demokratike të Kosovës janë arrestuar 4 persona.

“Katër persona janë shoqëruar për intervistim si të dyshuar. Dyshohet se ka të lënduar, por jemi në fazën e hetimit. Është njoftuar edhe prokurori”, kam thënë Hajdini.

Burime të Gazetës Express në mbrëmje thanë se në shkollën ku po mbahej tubimi kanë filluar përleshjet duke e lënë në gjysmë mbajtjen e zgjedhjeve.

Këtë e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale e Ferizajt për Gazetën Express.

“Po kemi marrë informacion dhe ka ndodhur përleshje. Kanë shku zyrtarë policorë dhe hetues në shkollën ku është mbajtur tubimi. Ngjartja ka ndodhur në fshatin Koshare. Kur ka shkuar policia, pjesëmarrësit kanë ikur, prandaj po presim deri sa të vjen raporti”, kanë thënën nga Policia.

Javë më parë, zgjedhjet e LDK’së në një nëndegë në Mitrovicë, në prezencë të shefit të Grupi Parlamentar të partisë, Avdullah Hoti, kishin filluar përleshjet fizike gjatë mbajtjes së kuvendit. /Express/

Prokuroria Themelore në Mitrovicë kërkon heqjen e imunitetit për shtetasin rus

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme të Qeverisë së Kosovës, ka kërkuar heqjen e imunitetit të shtetasit rus njëherësh, punëtorit të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), i cili të martën, gjatë aksionit të Policisë së Kosovës në veri të Kosovës, është ndaluar për shkak se ka marrë pjesë në barrikada.

Disa orë pas ndalimit, ai është liruar.

Prokurori kryesor në Mitrovicë, Shyqri Syla, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se kërkesa për heqjen e imunitetit, është paraqitur të mërkurën, në mënyrë që të niset procedura penale lidhur me veprën penale “pengim i personit zyrtar në zbatimin e detyrës“ dhe “pjesëmarrje në masë, e cila ka kryer vepër penale të huliganizmit“.

Bazuar në Ligjin për statusin, imunitetin dhe privilegjet e misioneve diplomatike dhe konsullore në Kosovë, si dhe pranisë së forcave ushtarake ndërkombëtare dhe personelit të tyre, personave të tillë mund t’iu hiqet imuniteti vetëm me pajtimin e shprehur me shkrim të drejtuesit të misionit.

Paraprakisht, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka kërkuar nga misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, që të sqarojë rrethanat e pranisë së shtetasit rus, punëtor i UNMIK-ut, në barrikadën në afërsi të Zubin Potokut, në veri të Kosovës.

Barrikada në rrugë, në formën e drunjve, është vendosur nga banorët lokalë në mënyrë që të pengohet kalimi i Policisë së Kosovës. Në atë kohë, ishte në vazhdim e sipër aksioni policor, i cili ka rezultuar me ndalimin e 19 zyrtarëve policorë dhe të disa qytetarëve.

Rama nuk mund ta shohë me sy Haradinajn- bojkoton inaugurimin e Autostradës

Ideja e korrigjimit të kufijve, ka përplasur ashpër muajve të fundit, kryeministrin Ramush Haradinaj, me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Ky i fundit madje nuk ka ngurruar që të drejtojë në drejtim të Haradinajt, fyerje e ofendime nga më të rëndat, duke i dalë në krahë Hashim Thaçit.

E se nuk dëshiron ta shohë me sy Haradinajn, e dëshmon edhe bojkoti që Edi Rama i ka bërë ftesës së Haradinajt, për të marrë pjesë në inaugurimin e autostradës “Arbën Xhaferi” që bëhet sot në orën 12:00.

Gazeta Express ka mësuar se Edi Rama nuk do të marrë pjesë në këtë event, edhe përkundër faktit se Haradinaj ftesën për këtë ngjarje ia kishte dërguar ditë më parë.

Gazeta Express ka insistuar të marrë një përgjigje nga zyra e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, megjithatë nga Shqipëria nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndërkohë përgjigje nuk kanë kthyer as nga zyra e kryeministrit Haradinaj.

Aktualisht Edi Rama në Shqipëri është duke u përballur me protesta masive të opozitës, ndërkohë sot sipas informacioneve ai në orën 12:00, do të takohet me ambasadorin Luigi Soreca në Tiranë, për ta pranuar raportin e Këshillit Evropian për Shqipërinë./GazetaExpresss/

Aksioni në veri, spektakël për mbulimin e skandaleve të pushtetarëve! – Nga Florim Zeqa

Për të satën herë Policia e Kosovës po keqpërdorët nga krerët shtetërorë për të mbuluar dështimet në qeverisjen e vendit, aferat dhe skandalet korruptive. Dërgimi spektakular i Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit u bë me qëllim të mbulimit të dy skandaleve të fundit (i Flora Brovinës dhe fajdeve).
Për dallim nga herat e tjera, kësaj radhe aksioni i policisë nuk e kishte cak “shtrirjen e sovranitetit në veri”, por “luftimin e krimit të organizuar”!
Shkak i kësaj maskarade mashtuese ishte tërheqja e vëmendjes së opinionit kosovar nga afera skandaloze e fajdeve, e cila përfshiu zyrtarë dhe figura të larta shtetërore.

Përseritja spektakulare e 25 Korrikut 2011

Përderisa aksioni i 25 Korrikut 2011 me pasoja tragjike e solli Dialogun e Brukselit dhe “Zajednicën”, aksioni i 28 Majit 2019 pa pasoja tragjike do të sjellë ndarjen “De Jure” (tragjike) të veriut të vendit dhe jo vetëm.
Aksioni i orkestruar në veri është produkt i treshes Thaçi-Vuqiq-Rama, i mbështetur nga kryeparlamentari Veseli, kryeministri Haradinaj dhe liderë partiakë, por jo edhe nga Prokuroria siq thuhet në arsyetim.
Me aksionin e orkestruar në veri, përveq shpërqëndrimit të vëmendjes së opinionit publik nga aferat korruptive të nivelit të lartë fshihen skandale dhe skenarë të tjerë.
Mbulimi i skandalit të Flora Brovinës në Kuvendin e Kosovës dhe skandalit të fajdeve me spektakël policor në veri të vendit, i përcjellur “online” me syrin e kamerave televizive dhe me “foto-selfije” të policëve gjatë aksionit, e vërteton lojen e pushtetarëve me Policinë e Kosovës.
Sikur të ishte një aksion i rëndomt i policisë, nuk duhej të bëhej kaq bujë e madhe për asgjë!
Vërtetë sikur të ishte aksion i njëmendët i policisë për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, njësia speciale “ROSU” paraprakisht veriut do duhej të zbarkonte aty ku ndodhet kupola e krimit të organizuar, pra në presidencë, qeveri dhe parlament për të arrestuar “peshqit e mëdhenjë”.
Mirëpo, ky nuk ishte një aksion i rëndomtë i policisë, por një skenarë i pergaditur paraprakisht dhe orkestruar mirë mes Prishtinës, Beogradit dhe Tiranës zyrtare, i cili e dërgon pashmangshëm veriun drejt ndarjes finale.
Rrezikimi i jetës së policëve, i djemëve dhe vajzave më të mira të këtij vendi për llogari të politikave ditore, është abuzimi më skandaloz dhe më i rënd që ndodhi nga krerët shtetërorë.
Tendenca e krerëve shtetërorë për mbulimin e kupollës së krimit, pisllëqeve me fajdet dhe korrupsionin qeveritar në emër kinse të luftimit të krimit të organizuar në pjesën më të ndjeshme të vendit, përveqse e papranueshme, është e rrezikshme dhe me prapavijë politike.
E papranueshme, për faktin se u bë bujë e madhe mediatike me rastin e arrestimit të disa njerëzve të thjeshtë dhe zyrtarëve fare pak të rëndësishëm, duke lënë anash e Bosat e krimit të organizuar dhe personat kyq të lidhur me kontrabandën në veri!
E rrezikshme, për faktin se po realizohet skenari i ndarjes së Kosovës sipas orekseve serbe.
Askush nuk është kundër aksionit të policisë që garanton sundimin e rendit dhe ligjit në tërë territorin, përfshirë veriun e vendit, por jo në mënyrë teatrale dhe spektakulare me vonësë 20 vjeçare.
I gjithë ky spektakël u bë për të arrestuar disa kontrabandistë të vegjël, për t’iu dhuruar foto të aksionit mediave vendore dhe ndërkombëtare kinse po luftohet krimi i organizuar dhe korupsioni në tërë territorin e vendit.
Në fakt aksioni policor, i cili do të duhej te ndodhte që 20 vite pa ndërprerë dhe pa spektakël mediatik, është një lojë e pastër dhe e orkestruar në mes të Hashim Thacit; Edi Ramës dhe Aleksander Vuqiqit për të përshpejtuar ndarjen e Kosovës sipas orekseve serbe.

Aksioni i në veri, fillim i pazareve të reja me Serbinë

Kur kësaj i shtohet loja më e re e Hashim Thaçit me kartën e bashkimit Shqiperi-Kosovë, përveqse e rrezikshme, bëhet ide vrastare per shtetin e Kosoves.
Pra, kjo është është zhvendosje e Kosovës nga shtrati shtetëror dhe kthim i dialogut të Brukselit në negociata (pazare të reja) territoriale mes Shqipërisë dhe Serbisë, ku vija e kompromisit (ndarjes) do vendoset në thellësi të territorit të Kosovës.
Ndryshe, ky do të jetë pazari i ri i pazarexhinjëve Thaçi-Rama-Vuqiq bashkë me kryeudbashin, Baton Haxhiun.
Frika nga “Specialja”, e ka bërë Hashim Thaçin të harrojë se është nënshkrues i parë i Pavarësisë së Kosovës, mbështetur në “Pakon e Ahtisarit”, e cila e ndalon bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
Po ashtu, Hashim Thaci po mundohet të harroj kaq shpejt se deri dje negocioj me Vuqiqin për ndarjen e Kosovës,…e që deri dje fliste për kompromise të dhimbshme me Serbinë!
Logjika e thjeshtë e thotë të vërtetën, se një njeri si Hashim Thaçi që deri dje u angazhua për ndarjen e Kosovës, në asnjë rrethanë nuk mund të bëjë bashkimin kombëtar, por vetëm mund të sjellë ndarje e copëtim, mallkim e dhimbje për shqiptarët.
Për më tepër se kaq, bashkimin kombëtar nuk mund ta realizojnë argatët e djallit dhe vasalët e Serbisë siq janë Rama e Thaci, rrënues në themel të shteteve që drejtojnë.
Nga një ide që vjen nga një njeri i dështuar dhe i humbur, i kërcënuar dhe shantazhuar nga “Specialja” siq është Hashim Thaçi, përveqse është duke u rrezikuar seriozisht pavarësia e shtetit tonë, është duke u rrezikuar edhe qënja jonë kombëtare nga një luftë e re e përmasave shkatërrimtare në Ballkan.
Ndryshe, më këta liderë të tretur e të shantazhuar vetëm mund të bëhemi “mish per topa” të armiqve shekullor, gjegjësisht rrezikojmë t’i kthejmë vendet tona në koloni të reja të shteteve të rajonit.
Pra, aksioni i 28.05.2019, ishte përseritje e 25 Korrikut 2011 dhe fillim i pazareve të reja me Serbinë.

KFOR: Autoritetet serbe kanë qenë të njoftuara për aksionin në veri

Autoritetet serbe kane qenë të njoftuara për aksionin në veri të Policisë së Kosovës më 28 maj, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i KFOR-it, Vincenso Grasso.

I pyetur nëse autoritetet në Serbi e dinin këtë një ditë para operacionit, Graso u përgjigj: “Unë mendoj se ata e dinin”.

“Gjatë operacionit ne kemi komunikuar me institucionet e Kosovës, komunitetin ndërkombëtar dhe autoritetet serbe. Ne komunikojmë me ushtrinë (serbe) dhe jo Qeverinë”, tha Grasso.

Ai tha se presidenti serb Vuçiq, disa herë e ka paralajmëruar këtë aksion.

“Ne nuk e kemi ditur 10 ditë më parë mirëpo Vuçiq ka thënë se NATO i kishte njoftuar autoritetet serbe”, tha Grasso.

“Jam i habitur që të gjithë janë të befasuar. Ne vazhduam të komunikonim. Gjatë operacionit ka pasur një shkëmbim të vazhdueshëm informacioni dhe të gjithë janë informuar. Ne u njoftuam një ditë më parë”, tha ai.

Policia e Kosovës ka zhvilluar të martën një operacion në veri dhe jug të Mitrovicës që si qëllim kishte arrestimin e personave të dyshuar si të përfshirë në krim të organizuar dhe kontrabandë, në mesin e tyre edhe zyrtarë policor dhe doganierë.

Aksioni rezultoi me arrestimin e 19 zyrtarëve policorë dhe të disa qytetarëve që penguan aksionin apo që ishin të dyshuar për përfshirje në këto aktivitete jo ligjore.

Siç kanë njoftuar zyrtarët e Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe Policisë së Kosovës, aksioni policor, kishte për qëllim luftimin e krimit dhe kontrabandës. Gjatë aksionit policor, nga të shtënat me armë zjarri është plagosur një zyrtar policor. Ndërkaq, 4 zyrtarë policorë të tjerë kanë marrë lëndime të lehta gjatë zbatimit të detyrave.

Operacioni policor ka përfshirë disa rajone të ndryshme, përfshirë komunat Zveçan, Zubin Potok, Leposaviç, Mitrovicë Veri, Mitrovicë Jugu, Skenderaj dhe Drenas.

“Në mesin e të dyshuarve kemi eprorë dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës, kemi pjesëtarë të nacionalitetit serb, pjestarë të nacionalitetit shqiptar, të atij boshnjak dhe kështu me radhë. Në mesin e të dyshuarve kemi edhe qytetarë – nuk janë zyrtarë – të cilët i kanë kryer veprimet e tyre, të cilat dyshohet se janë kontrabandim i mallrave dhe për vepra të ngjashme”, ka thënë prokurori, Sylë Hoxha.

Aksioni i policisë ka hasur në kundërshtimin e një pjese të popullatës në veri. Gjatë aksionit, janë plagosur dy dhe lënduar edhe tre pjesëtarë të policisë së Kosovës, kanë bërë të ditur organet e rendit.

Haradinaj kërkon të hiqet taksa e rrugës së Kombit

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj thotë se është me rëndësi që Kosova dhe Shqipëria t’i largojnë pengesat administrative dhe burokratike, përfshirë edhe pagesën në rrugën e Kombit.


Kështu është përgjigjur kryeministri, teksa është pyetur në lidhje me deklaratat e presidentit Thaçi për bashkim kombëtar.

“Është me rendësi që Kosova dhe Shqipëria t’i heqin pengesat administrative, burokratike ose taksën e rrugës, që është vënë tashmë. Do të ishte mirë të veprohet më konkret”, tha Haradinaj gjatë konferencës me gazetarët.

Haradinaj pret zyrtaren nga Washingtoni – flet kundër ndarjes së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim zëvendsdrejtoreshën e Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore dhe Qëndrore dhe Çështjeve të Euroazisë ne departamentin amerikan të shtetit Susan Falatko.

Haradinaj ka shkruar në faqen e tij zyrtare në Facebook se në takim është biseduar për rritjen e koordinimi me Serbinë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare.

Sipas Haradinajt, në këtë takim u bisedua për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë në kufijtë ekzistues.

Në këtë takim ka qenë pjesëmarrës edhe ambasadori amerikan në Kosovoë, Philip Kosnett. /GazetaExpress/

Postimi i plotë i Kryeministrit Haradinaj

Veseli në veri: Do të sigurojmë mbrojtje për shqiptarët dhe serbët

Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Kadri Veseli ka qëndruar në veri të Kosovës ku ka takuar banorët e Zubin Potokut.

Sipas një komunikate për media nga zyra e kryetarit të Kuvendit, thuhet se Veseli i ka siguruar banorët e pjesës veriore se institucionet e Kosovës do të jenë gjithmonë pranë tyre dhe nuk do të lejojnë asnjë provokim nga askush,

“Të gjithë ata që kanë kryer krime, pavarësisht petkut që mbajnë, do të përgjigjen para ligjit”, citohet të iu ketë thënë banorëve të Zubin Potokut, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Vizita e tij në këtë pjesë u zhvillua në ditën kur Policia e Kosovës ndërmori aksion për, siç u tha, luftimin e krimit dhe kontrabandës.

Raportohet se një polic është plagosur nga të shtënat me armë zjarri dhe tre të tjerë kanë marrë plagë të tjera të lehta.

“Nuk do ta lejojmë askënd të ngacmojë qytetarët tanë dhe asnjë qytetar të Republikës së Kosovës, qoftë shqiptarë apo serbë”, ka thënë Veseli gjatë qëndrimit në veri.

Lirohet punonjësi rus i UNMIK-ut që u arrestua në veri

Institucionet e Drejtësisë në Kosovë e kanë liruar shtetasin rus, punonjës i Misionit të Kombeve të Bashkuara (UNMIK), i cili u arrestua nga policia e Kosovës gjatë një aksioni në veri të vendit.

Prokurori Special i Kosovës, Sylë Hoxha ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se zyrtari i UNMIK-ut, është liruar pasi ka imunitet diplomatik dhe nuk mund të mbahet apo ndalohet në polici.

Lidhur me arrestimin e shtetasit rus gjatë ditës, ka reaguar edhe ambasada e Rusisë në Serbi e cila kërkoi që Kosova menjëherë të lirojë atë, raportoi agjencia e lajmeve RIA.

“Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të shtetasit rus dhe që përgjegjësit për këtë incident flagrant të merren në përgjegjësi”, citohet të kenë thënë zyrtarë të ambasadës ruse.

Po ashtu, edhe Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, kishte kërkuar lirimin e zyrtarit të këtij misioni, si dhe një punonjësi lokal, të cilët ishin ndaluar gjatë operacionit policor.

Policia e Kosovës të martën ka filluar një aksion në jug dhe veri të Mitrovicës për, siç është thënë, luftimin e krimit dhe kontrabandës.

Reagon KFOR-i, jemi të gatshëm të ndërhyjmë

Policia e Kosovës që nga mbrëmë ka nisur një aksion në disa të komuna të Kosovës, që si cak ka pasur disa persona, përfshirë këtu edhe policë e doganierë. Aksioni ka vazhduar sot edhe në veri, ku raportohet se janë plagosur katër pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Lidhur me këtë situatë, ka reaguar edhe komandanti i KFOR’it, i cili ka thënë se janë të gatshëm të intervenojnë nëse nevojitet.

Lidhur me situatën aktuale, KFOR-i ka informuar se Policia e Kosovës po kryen një operacion policor në tërë Kosovën, pas fletëarrestimeve të lëshuara nga Gjykata e Prishtinës në lidhje me një hetim mbi korrupsionin, derisa kanë thënë se janë të gatshëm të intervenojnë për të garantuar sigurinë e gjithë komuniteteve.

“KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën dhe është i gatshëm të intervenojë, nëse kërkohet si përgjegjës i tretë, në mënyrë që të garantojë sigurinë për të gjitha Komunitetet, në përputhje me mandatin e vet sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në komunikatë.

Në komunikatën e KFOR’it drejtuar mediave, thuhet se ky është vetëm një operacion policor dhe se as Forca e Sigurisë së Kosovës ose ndonjë forcë tjetër ushtarake nuk është vendosur në veri të Kosovës.

“Për shkak të ndjeshmërisë politike të momentit, komandanti KFOR-it fton të gjitha palët që të merren me mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore dhe me përgjegjësi, pa asnjë forcë ose dhunë. Njerëzit duhet të qëndrojnë të qetë, nuk kanë asgjë për t’u frikësuar”, përfundon komunikata.

Një aksion i Policisë së Kosovës të hënën, nën udhëheqjen e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, la nën pranga katër kontrabandistë dhe katër doganierë.

Ndryshe, Gazeta Express ka raportuar se këta kanë qenë në vëzhgim disa mujorë si të përfshirë në korrupsion. Ata dyshohet se në mënyërë ilegale kanë lejuar që të futen në vendin tonë sasi të mëdha të mallit të kontrabanduar.

I njëjti aksion, mëngjesin e së martës vazhdoi edhe në disa komuna tjera të Kosovës. Operacioni policor u shtri edhe në Zveçan, Zubin Potok, Leposaviç, Mitrovicë Veriut, Drenas e Skenderaj.

Përmes një komunikate është bërë e ditur këta persona dyshohen për “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal”, në lidhje me veprat tjera penale, si: “Kontrabandim me Mallra”, “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare”, “Dhënie e Ryshfetit”, “Tregti e Ndaluar”. Për realizimin e këtij aksioni, Policia e Kosovës ka hasur edhe në rezistencë të armatosur.

Deri më tani është raportuar se janë të plagosur katër pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se kjo ka rezultuar me arrestimin e disa zyrtarëve të nacionaliteteve të ndryshme, shqiptarë, serbë e boshnjakë./Gazeta Express

Katër policë të plagosur gjatë operacionit në veri të Kosovës

Bekim Bislimi

Policia e Kosovës po zhvillon një operacion në veri dhe jug të Mitrovicës, i cili, deri tash, ka rezultuar me ndalimin e disa zyrtarëve policorë dhe të disa qytetarëve.

Aksioni policor, sipas njoftimeve zyrtare, ka si qëllim luftimin e krimit dhe kontrabandës. Si rezultat, janë arrestuar disa persona të dyshuar, ndërkohë që një polic është plagosur nga të shtënat me armë zjarri dhe tre të tjerë janë lënduar.

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, Zahir Musa, tha për Radion Evropa e Lirë se katër zyrtarë policorë janë në trajtim mjekësor.

“Për momentin tre persona të lënduar janë në emergjencë me plagë sipërfaqësore kurse një i plagosur me armë zjarri është në Kirurgji dhe shumë shpejtë pritet të transferohet në Gjakovë”, tha Musa.

Një zyrtar policor gjatë aksionit në Zubin Potok

Një zyrtar policor gjatë aksionit në Zubin Potok

Të ndaluarit dyshohet se janë të përfshirë në disa vepra penale, përfshirë: pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal, kontrabandim me mallra, keqpërdorim i pozitës zyrtare, dhënie e ryshfetit, tregti e ndaluar e të tjera.

“Përkundër hasjes në rezistencë të armatosur në veri të Mitrovicës, operacioni policor është duke vazhduar, përfshirë arrestimin dhe kontrollin e disa lokacioneve, të cilat kanë rezultuar me konfiskimin e dëshmive relevante përfshirë edhe armë të gjata”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës, përmes një komunikate për medie, ka njoftuar që operacioni policor po shtrihet në disa rajone të ndryshme, përfshirë komunat Zveçan, Zubin Potok, Leposaviç, Mitrovicë Veri, Mitrovicë Jugu, Skenderaj dhe Drenas.

“Deri më tani ka rezultuar me arrestimin e disa qytetarëve dhe disa zyrtarëve policorë të nacionaliteteve të ndryshme si shqiptarë, serbë dhe boshnjakë, të cilët kanë qenë të dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor i Kosovës, “përveç hasjes në rezistencë të armatosur në Veri të Mitrovicës, ka hasur edhe në disa bllokada të rrugëve, të cilat kanë penguar qarkullimin e mjeteve zyrtare, me ç’rast është detyruar të përdoren mjetet e nevojshme për lirimin e rrugëve me qëllim të vazhdimit të operacionit policor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Stacioni policor në jug të Mitrovicës

Stacioni policor në jug të Mitrovicës

Si pasojë e pengesave të krijuara dhe pengimit të veprimeve policore në terrennga ana e disa qytetarëve në Veri të Mitrovicës, Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion policor edhe disa qytetarë të përfshirë në këto raste.

Lidhur me aksionin policor në veri ka reaguar edhe forca shumëkombëshe e KFOR-it.

Kjo forcë paqeruajtëse informon se Policia e Kosovës po kryen një operacion policor në tërë Kosovën, pas fletë-arrestimeve të lëshuara nga Gjykata e Prishtinës në lidhje me një hetim mbi korrupsionin.

KFOR-i informon se ky është vetëm një operacion policor dhe se as Forca e Sigurisë së Kosovës ose ndonjë forcë tjetër ushtarake nuk është vendosur në veri të Kosovës. Për shkak të ndjeshmërisë politike të momentit, komandanti KFOR-it fton të gjitha palët që të merren me mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore dhe me përgjegjësi, pa asnjë forcë ose dhunë.

“Njerëzit duhet të qëndrojnë të qetë, nuk kanë asgjë për t’u frikësuar. KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën dhe është i gatshëm të intervenojë, nëse kërkohet si përgjegjës i tretë, në mënyrë që të garantojë sigurinë për të gjitha Komunitetet, në përputhje me mandatin e vet sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, theksohet në komunikatën e KFOR-it.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se nga aksioni që po zhvillohet nga Policia e Kosovës, të arrestuar janë katër oficerë doganorë dhe shtatë qytetarë.

Ndërkaq, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Mitrovicë, përmes një komunikate për medie, ka njoftuar se strukturat paralele “kanë aktivizuar alarmin dhe ka filluar grumbullimi i serbëve që po e kundërshtojnë policinë duke vënë barrikada”.

Siç njofton KMDLNJ, “deri më tani me armë zjarri janë plagosur 3 policë shqiptarë), njëri është plagosur prapa shpine (më rëndë dhe gjendet në Kirurgji), tjetri e ka hundën e thyer (është në ORL), kurse tjetri ka gërvishje për faktin se plumbi e ka goditur në kuletë”.
KMDLNj tha se e ka të njohur identitetin e policëve të plagosur.

Në orët e para të mëngjesit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbledhur të gjitha strukturat e sigurisë së vendit. Zyrtarët e kabinetit të presidentit Thaçi kanë konfirmuar se takimi ka përfunduar.

Sipas tyre, operacioni i Policisë së Kosovës, nuk po zhvillohet vetëm në veri të vendit. Aksioni i policisë ka nisur dje në Vërmicë dhe po vazhdon në të gjithë Kosovën.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë që institucionet e rendit dhe ligjit kanë nevojë për besim dhe përkrahje maksimale të tërë shoqërisë në luftën e pakompromis kundër krimit të organizuar, kontrabandës dhe korrupsionit, në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Ai ka shprehur keqardhjen për plagosjen e zyrtarit të Policisë së Kosovës në krye të detyrës dhe i ka uruar shërim të shpejtë.

“Në dekadën e dytë të Republikës së Kosovës s’do të ketë vend për krim të organizuar dhe ata që merren me aktivitete të kundërligjshme do të përfundojnë prapa grilave. Operacioni i sotëm policor është në të mirë të të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim dhe ftoj komunitetin serb në veri që ta ruajë qetësinë dhe ta përkrah luftën kundër krimit të organizuar”, ka shkruar presidenti Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se operacioni policor në veri ka në shënjestër individë të përfshirë në kontrabandë, krim të organizuar dhe aktivitete të tjera kriminale.

“Disa prej personave të përfshirë në këto vepra janë zyrtarë doganorë, policë por edhe qytetarë të rëndomtë. Operacioni u zhvillua me sukses edhe në komunat veriore të Kosovës. Si kryeministër i vendit, konfirmoj se bëhet fjalë për zbatim të ligjit dhe asgjë tjetër. Ftoj serbët e veriut ta ruajnë qetësinë dhe ta respektojnë ligjin”, tha Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

Në një postim tjetër në Facebook, kryeministri Haradinaj, ka theksuar se “krimi i organizuar dhe kontrabanda janë një kërcënim i drejtpërdrejtë për progresin tonë të përbashkët, dhe NUK duhet të mbështetet mbi bazën e përkatësisë etnike dhe të çfarëdo baze tjetër. Qeveria e Serbisë nuk duhet të synojë minimin e përpjekjeve tona për luftimin e krimit të organizuar”.

Lidhur me aksionin e Policisë së Kosovës, ka shkruar edhe kryeparlamentari Kadri Veseli në Facebook.

“Shpreh solidaritetin për policët e plagosur duke iu dëshiruar një shërim sa më të shpejtë. U bëj thirrje bashkëqytetarëve tanë të komunitetit serb, që të vetë-përmbahen, të ruajnë qetësinë si dhe mos të bien pre e propagandës që synon të instrumentalizoj për qëllime politike një aksion të rendit publik. Përpjekjet për të vendosur rendin dhe ligjin, janë pikësëpari në shërbim të tyre, sepse ata, për një kohë të gjatë, janë ndjerë të kërcënuar e prekur nga prania e krimit të organizuar, tha Veseli.

Policia e Kosovës po ashtu theksoi se operacioni nuk ka të bëjë me rastin e vrasjes së policit kosovar, Enver Zymeri, në vitin 2011, dhe as të ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq, më 2018, siç u tha në disa media serbe dhe lokale.

Radio Televizioni i Serbisë, duke iu referuar burimeve të paidentifikuara, raporton se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, urdhëroi vendosjen e të gjitha njësive të Forcave të Armatosura të Serbisë në gjendje të plotë të gatishmërisë luftarake.

Lidhur me zhvillimet në veri të Kosovës, në Beograd po mbahet mbledhja e Këshillit për Siguri Kombëtare, të cilën po e kryeson presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, tha në Beograd se situata është “dramatike” dhe se ka pasur edhe të shtëna në veri të Kosovës.

Gjuriq tha po ashtu se përfaqësuesit e Listës Serbe – subjekt politik i serbëve të Kosovës – që morën pjesë në një sesion të posaçëm të Kuvendit të Serbisë të hënën, udhëtuan për në Kosovë këtë mëngjes.

Gjatë operacionit në veri u dëgjuan sirenat.

Partitë politike nuk e duan ndryshimin, e duan pushtetin dhe vazhdimësinë! – Nga Florim Zeqa

Thyerja shpirtërore dhe humbja e shpresave të popullatës shqiptare për jetë në Kosovë nuk është e çastit. Deri të kjo erdhi si rezultat i mashtrimeve të gjata të pushtetarëve të pasluftës dhe klasës politike në përgjithësi.
Dëshprimi i madh i popullatës fillon pas aktit të rishpalljes së pavarësisë me 17 shkurt 2008-të, e që unë e preferoj ta quaj si akt i njohjes ndërkombëtare të shtetit të Kosovës.
Siq u vërtetua në dekadën e parë të pavarësisë, marrja e kompetencave ekzekutive dhe ligjore nga ndërkombëtarët, nga ana e partive politike në pushtet nuk ishte kuptuar si një përgjegjësi shtetërore, por si një mundësi për të vjedhur pasuritë publike dhe plaçkitur buxhetin e shtetit.
Secila parti që erdhi në pushtet, varësisht prej fuqisë politike dhe shkathtësisë zhvatëse e vjedhën dhe plaçkitën çdo gjë në këtë vend.
Përmes të ashtuquajturit “Proces i Privatizimit”, të njëtat parti dhe të njëjtit politikan në pushtet përvetësuan çdo gjë, i uzurpuan të gjithë tenderët duke i shndërruar në prona të tyre dhe familjarëve të tyre të gjitha pasuritë publike, filluar nga fabrikat, uzinat, dhe tokat bujqësore duke i lënë pa punë dhe pa hise në privatizim qindramijëra punëtorë.
Punësimet partiake dhe familjare nëpër institucione dhe kompani publike, përveqse u shndërruan në dukuri shëmtuese të vendit, thyen të gjitha shpresat qyetarëve për punësim dhe jetë dinjitoze në shtetin e ri të Kosovës.

Liderët partiak i ndanë pushteti, i bashkon korrupsioni dhe krimi i organizuar

Situata paradoksale, ku lideret shtetëror nuk merren vesh mes vete për interesin e shtetit, por merren vesh aq lehtë për interesat meskine të tyre, paraqet anën më të shëmtuar të “medaljes” së Kosovës së pavarur.
Situata pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2014, shënon fillimin e humbjes së shpresave të qytetarëve dhe katandisjen e jetës institucionale në Kosovë.
Përderisa opozita kosovare e vitit 2014 (VLAN) qëndroi e bashkuar për afro 6 muaj duke u thirrur në interesin e shtetit e qytetarëve, brenda natës u nda për interesa personale të liderëve partiakë.

Zgjedhjet e ardhshme, test i radhës për qytetarët

Pavarësisht faktit se kur mbahen, zgjedhjet e ardhshme do të jenë një test i radhës për qytetarët, ku do të shihet qartë sinqeriteti dhe serioziteti i qytetarëve, do të testohet vullneti i elektoratit, se a do t’u qëndroj besnik edhe më tutje partive shpresëthyerëse dhe liderëve të tejinkriminuar, se a do t’i qëndroj besnik klasës politike apo do të ndëshkojë kusarët politikë që ua thyen të gjitha shpresat për jetë në këtë vend!?
Nëse vërtetë populli e do ndryshimin, atëhere në zgjedhjet e radhës duhet t’i ndëshkojë të gjitha subjektet politike aktuale me mos dalje në zgjedhje. Vetëm bojkotimi i tërësishëm i procesit zgjedhor do të ndëshkonte politikanët e inkriminuar si dhe do të alarmonte faktorin ndërkombëtar.
Me bojkotimin e zgjedhjeve fillon epoka e re dhe e mirëfilltë e opozitarizmit qytetarë, për shkak se sot në Kosovë nuk kemi opozitë por vetëm klasë kusarësh politikë që i vardisen njëri-tjetrit për pushtet.
Tragjikomedia e opozitës kosovare fillon dhe përfundon tek gjahu i pushtetit.
Nuk ka si të jetë ndryshe, kur një parti opozitare që pretendon të marrë pushtetin i vardiset partisë politike që deri dje ishte pjesë e kapjes së shtetit.
Për këtë arsye dhe shumë të tjera si kjo, nuk mund të arrihet ndryshimi i dëshiruar pëmes “votës së lirë” për shkak të përafrimit të pushtetit me opozitën dhe kapjes së tmerrshme të institucioneve shtetërore nga mafio-politika dhe nëntoka kriminale.

Kap njëri, ç’kap tjetri, më i zi i riu se i vjetri

Janë disa terma që i shkojnë për shtati realitetit të krijuar brenda subjekteve politike, si bie fjala; të kapura, të zaptuara, të zëna pëng apo të uzurpuara nga grupet e interesit.
Fjala “zaptues”, mbase do të ishte e mirë, dhe s’do të kishte lidhmëri me “kapje” të natyrave të tjera, që i japin kësaj fjale edhe kuptime erotike, siç janë; “e ka kap” (ka bërë seks me të), e kuptime të tjera, kur dikush e “shtie” në dorë dikë.
Megjithatë fjala “uzurpatorë”, është më e përshtatshme, më e sakt dhe më ideale për shumicën e subjekteve politike nën kthetrat e uzurpatorëve, profiterëve e mashtruesve, injorantëve dhe hipokritëve, klaneve e bandave kriminale të maskuara nën petkun e pushtetit dhe opozitarëve të etshëm për pushtet nën maskën e ndryshimit dhe demokracisë parlamentare.
Kjo klasë kusarësh politikë që moti e kanë humbur legjitimitetin për shkak të mos daljes së qytetarëve në zgjedhje, ngulfatjes së demokracisë dhe jetës institucionale, duke ua kanë zënë frymën reformave dhe ndryshimeve substanciale brenda partive politike,…për të mbajtur pushtetin apo për të ardhur në pushtet përmes vjedhjes së votës së qytetarëve, gjegjësisht kontrabandimit të vullnetit të elektoratit të shprehur me votën e lirë.
Pas 17 shkurtit 2008, zgjedhjet në Kosovë, jo vetëm që nuk sollën ndryshim, nuk patën as kuptim. Një parti e vetme e mbajti pushtetin duke i ndërruar partnerët politik. Secila parti që hyri në koalicion me kapësit e shtetit doli më e djegur se tjetra, apo siq i thonë asaj fjalës; “kap njëri, ç’kap tjetri, më i zi i riu se i vjetri”.
Si pasojë e kësaj situate, qytetarët më lehtë e kanë të besojnë në fundin e botës se sa në ndryshimin që mund të sjellin subjektet aktuale, të uzurpuara dhe ngulfatura pamëshirshëm nga kusarët politikë, grupet e interesit, klanet mafioze dhe nëntoka kriminale.

Pastrimi i skenës politike nga profiterët dhe matrapazët

Gjendja e rënduar nga qeverisja e keqe, e çoroditur, antihumane, antishtetërore dhe antikombëtare e klasës politike në përgjithësi nga mbarimi i luftës e deri më sot, është produkt i privatizimit dhe monopolizimit të skajshëm të çdo gjëje në këtë vend, është produkt i degradimit institucional dhe zhvatjes sistematike të buxhetit të shtetit nga ana e drejtuesve shtetërorë dhe partiak, e cila ka prodhuar një situatë sa dëshpruese, po aq të pashpresë në mesin e popullatës.
Kjo gjendje dëshpruese dhe e mjerë ka bërë që popullata të tërhiqet nga të gjitha zhvillimet politike dhe shoqërore duke i lënë të lirë e të papenguar në veprimet e tyre skandaloze shkaktarët e gjëndjes katastrofale në vend.
Duke i duruar mbi supet e veta kusarët politik, është krijuar përshtypja sikur poullata nuk e ka guximin dhe as vullnetin për t’i hudhur në shportën e mbeturinave shkaktarët e keq-qeverisjes dhe anarkisë ligjore në vend.
Tërheqja e intelektualëve dhe forcave progresive nga zhvillimet politike të vendit ka bërë që meritat për çlirimin e vendit dhe krijimin e shtetit t’i marrin të pamerituarit dhe antivlerat, ku të papërgjegjshmit dhe pseudopatriotët i përvetësuan meritat e shumë gjeneratave që sakrifikuan për lirinë që sot e gëzojmë.
Pastrimi i skenës politike nga profiterët dhe matrapazët politik dhe nga të gjithë ata që kanë shkatërruar dhe tjetërsuar pasuritë shtetërore dhe kombëtare, duhet të fillojë me padëgjueshmëri qytetare dhe bojkotim të kësaj klase kusarësh politikë, këtyre figurave të prishura politike që rropën e çrropën çdo gjë në këtë vend.
Partitë politike të shndërruara në korporata fitimprurëse nuk e duan ndryshimin, e duan pushtetin për zhvatjen e shtetit, ruajtjen e vazhdimësisë së kontrollit mbi asetet shtetërore dhe publike, ndërkaq liderët partiak synim e kanë pasurimin e tyre të paligjshëm dhe abuzimin me elektoratin e partive dhe interesat e qytetarëve.

Mediat serbe: Ja çfarë po ndodh në veri të Kosovës

Mediat serbe kanë shkruar në lidhje me arrestimin e 13 serbëve në veriun e Kosovës. Aksioni ka nisur rreth orës 06.10 minuta. Policia e Kosovës ka arrestuar persona të dyshuar për vrasjen e Ivanoviçit dhe të Enver Zymberit në vitin 2011.

Radio Televizioni i Serbisë raporton se shumë qytetarë serbë janë mbledhur në qendër të Mitrovicës, menjëherë pas aksionit të madh të policisë. Sirena policie dëgjohen kudop, ndërsa operacioni nuk ka mbaruar akoma. Shtypi në Prishtinë thotë se aksionië shtë i Policisë së Kosovës (PK) dhe Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) me urdhër të Gjykatës Komunale në Prishtinë për arrestimin e disa oficerëve të policisë dhe qytetarëve të dyshuar të grupit kriminal që dyshohen se kanë plagosur një pjesëtar të Policisë së Kosovës në Zubin Potok.

Bëhet me dije se polici i plagosur është jashtë rrezikut për jetën. Veprimi është si pjesë e urdhër-arresteve të lëshuara nga Prokuroria Speciale e Kosovës, pas investigimeve që janë kryer.

Deklarata thotë se “përkundër rezistencës së armatosur në veri të Mitrovicës, operacioni policor po vazhdon, madje janë sekuestruar armë e municione”. Më shumë detaje rreth veprimit do të jepen në një konferencë shtypi ku do të flasin përfaqësues të Prokurorisë, Policisë dhe IPK-së.

Thaçi inkurajon Kuvendin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë të nxjerrin deklaratën e bashkimit

Arton Konushevci

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se po krijohen edhe rrethanat e reja, të cilat sipas tij, ofrojnë bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë si zgjidhjen më të mirë.

“E ardhmja e jonë e sigurt është në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Por po krijohen rrethana të reja që zgjidhja më e mirë do të ishte që dy parlamentet, ai i Kosovës dhe Shqipërisë, të nxirrnin deklaratat e nevojshme, të vullnetit të popullit të Kosovës dhe Shqipërisë që të jetojmë në një shtet të përbashkët, pa kufij”, tha Thaçi.

Këto komente ai i ka bërë gjatë një fjalimi në njëzetvjetorin e operacionit “Shigjeta DO-2” dhe luftimeve në Pashtrik.

Pas idesë për korrigjimin, përkatësisht ndryshimin e kufirit, sipas së cilës tri komuna në Serbinë jugore, Presheva, Bujanoci e Medvexha do t’i bashkoheshin Kosovës, presidenti Hashim Thaçi tani po lanson idenë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.

Për idenë e fundit, Thaçi i ka dhënë dy ide, atë të bashkimit nën “ombrellën e Bashkimit Evropian” apo të bashkimit “nën ombrellën shqiptare” të dy vendeve në një territor të vetëm. Ngjashëm me fjalimin në njëzetvjetorin e luftimeve në Pashtrik, Thaçi foli edhe të dielën në bashkinë e Hasit në Shqipëri, ku tha se Kosova dhe Shqipëria, në një të ardhme të afër të do bashkohen.

“Ju keni qenë bashkërisht në istikame të luftë dhe bashkërisht do të jetojmë në liri e bashkërisht do të jetojmë në të ardhmen e afërt, në një shtet të përbashkët Kosovë dhe Shqipëri”, tha Thaçi, pasi në Has, mori titullin “Qytetar Nderi”.

​Sipas tij, është më e lehtë të realizohet, siç ka thënë ai, kjo ëndërr, pra që të ketë një hapësirë mes Kosovës dhe Shqipërisë, sesa që ka qenë sfida e largimit të Serbisë nga Kosova.

Deklaratat e Thaçit, nga analistët politikë në Prishtinë shihen si pjesë e retorikës, dhe pa një plan konkret.

Politologu Ramush Tahiri, thotë se presidenti deri tani nuk e ka paraqitur ndonjë program apo plan konkret për idenë e përmendur për bashkim të Kosovës dhe Shqipërisë në një shtet.

“Presidenti Thaçi bën deklarata politike, duket së është i frustruar me gjendjen ekzistuese në Kosovë edhe me dallimet e brendshme rreth çështjes themelore, por edhe me procesin e integrimeve evropiane si dhe me procesin e dialogut me Serbinë dhe për këtë e hedh opsionin që Kosova është krahinë e Shqipërisë dhe do të bashkohet me Shqipërinë”, tha Tahiri.

Tahiri deklarimet e presidentit me shumë i sheh si një lloj pakënaqësie me politikën e Bashkimin Evropian karshi Kosovës, sidomos me procesin e liberalizmit të vizave.

“Thaçi luan në një kartë kombëtare që më herët është konsideruar nacionaliste, por tash konsiderohet kombëtare dhe nuk thotë që me çdo mjet do të realizohet, por thotë se është një nga alternativat nëse Kosovës dhe kosovarëve u mbyllen dyert e Bashkimit e Evropian. Presidenti Thaçi ashtu siç po e shpjegon e konsideron se një bashkim i Kosovës më Shqipërinë do të ishte një zgjidhje për paqe dhe stabilitet”, tha Tahiri.

Kurse, analisti politik Artan Muhaxhiri, thotë se diskursi i presidentit Thaçi për mundësinë e bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë, është krejtësisht i pabazuar në realitetin politik.

“Më shumë është një tendencë për të qëndruar i rëndësishëm në media dhe në biseda kafehanesh sesa që mund të ketë ndonjë gjë serioze dhe konkrete. Është absolutisht e qartë se si bëhen këto ndryshime të mëdha gjeopolitike dhe gjerostrategjike në Ballkan dhe asnjëherë nuk janë bërë në këtë mënyrë. Pra, nevojitet një ndryshim i madh dhe një presion i madhe ndërkombëtar për tu bërë dhe për të dhënë efektet e tilla, gjë që tani nuk është 0.1% pra nuk ka asgjë konkrete”, thekson ai.

Muhaxhiri, pos tjerash thotë se deklaratat e Thaçit janë populiste, por të cilat nuk dihet as kujt në fakt i drejtohen.

“Nuk e kuptojmë se kë dëshiron ta shënjestrojë me këto deklarata se të gjithë qytetaret e Kosovës e dinë se një gjë e tillë nuk mund të bëhet asnjëherë në ketë mënyrë tendencioze e pompoze”, tha Muhaxhiri.

Presidenti i Kosovës vazhdon të mbajë në jetë, siç thotë ai, ‘përkushtimin jetësor’ të tij për bashkimin e Preshevës, Medvexhës dhe Bujanocit me Republikën e Kosovës.

“Ju e dini botërisht dhe e ritheksoj edhe sot këtu në mesin e burrave të Hasit dhe grave, zotimin tim dhe përkushtimin tim jetësor që Presheva, Medvegja dhe Bujanoci t’i bashkëngjiten territorit të Republikës së Kosovës, pa u cenuar asnjë centimetër e territorit të Republikës së Kosovës, as Trepça, as Ujmani, as Mitrovica, asnjë cep i territorit të Kosovës, si parakusht për bashkim kombëtar”, ka deklaruar Thaçi.

Lidhur me deklarimet e presidentit Thaçi për ndryshimin e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë, ka reaguar edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa. Ai ka shkruar në profilin e tij në Facebook se presidentit Thaçi i ka thënë edhe personalisht se diskursin politik për korrigjim të kufijve e ka të gabuar dhe të papranueshëm.

Kurse, Thaçi i është përgjigjur liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, se korrigjimi i padrejtësive ndaj Luginës së Preshevës dhe shqiptarëve është përkushtimi i tiji pandalshëm.

“Lugina e Preshevës duhet të bashkohet me Kosovën, njësoj sikurse Kosova që duhet të bashkohet natyrshëm me Shqipërinë, nën ombrellën e përbashkët të BE-së ose edhe vetëm nën ombrellën shqiptare, nëse BE-ja vazhdon t’i mbyll dyert e saj për ne”, ka thënë Thaçi.

Deklaratat për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, si opsion, vijnë edhe në kohën kur Kosova dhe Serbia po përgatiten për takimin e radhës më 1 korrik, në Paris, i cili pritet të mbahet me ndërmjetësimin e presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane, Anglela Merkel.

Takimi i 1 korrikut në Paris, është vazhdimësi e procesit të Berlinit të iniciuar nga kancelarja Merkel.

Kosovë, fëmijët shënojnë Ditën Olimpike me gara vrapimi

Prishtinë

Mbi 10 mijë fëmijë të lindur në vitin e pavarësisë së Kosovës, në 2008, kanë shënuar Ditën Olimpike me gara vrapimi në sheshet dhe qendrat e 25 komunave pjesëmarrëse të garës së organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), raporton Anadolu Agency (AA).

Mijëra prej tyre, vrapuan të hënën në sheshin e kryeqytetit të Kosovës, nga “Zahir Pajaziti”, ku filloi gara deri tek sheshi “Skënderbeu” ku ishte fundi i garës, ndërsa mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Nga vajzat, të cilat garuan të parat e që ndaluan tek Teatri Kombëtar, vendin e parë e mori Medina Fejza, të dytin Erisa Avdullahu dhe të tretin Medina Bilalli.

Kurse nga “djemtë e pavarësisë”, në vendin e parë doli Rin Ahmeti, të dytin Flamur Bulliqi dhe në vendin e tretë Erion Beha.

Kryetari i KOK-ut, Besim Hasani, i përgëzoi fëmijët për pjesëmarrjen masive në këtë ditë, duke i falënderuar ata për një garë që përfundoi pa incidente.

Fëmijët, të cilët vrapuan për të përçuar mesazhin e dashurisë për sportin u relaksuan pas garës me muzikë dhe vallëzim.

Në garën e vrapimit me “fëmijët e pavarësisë” kanë marrë pjesë nxënës nga Prishtina, Gjilani, Ferizaj, Mitrovica, Gjakova, Vushtrria, Podujeva, Skenderaj, Suhareka, Drenasi, Dragashi, Obiliqi, Kaçaniku, Deçani, Malisheva, Fushë Kosova, Rahoveci, Shtimja, Klina, Vitia, Istogu, Kamenica, Juniku dhe Hani i Elezit.

Ky manifestim shënohet në nder të 23 qershorit, Ditës Olimpike dhe do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme.

Haradinaj pret mysafirë nga Washingtoni – Marrëveshja me Serbinë pa e cenuar territorin

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se është takuar sot me përfaqësues të Këshillit Atlantik dhe të administratës së Kongresit Amerikan, derisa shtoi se ka bërë të ditur para nënkryetari të Këshillit se Kosova është e gatshme për marrëveshje me Serbinë, por, pa cenuar territorin, raporton Gazeta Express.

Këtë e ka bërë të ditur përmes Facebook’ut, Haradinaj duke shkruar se e ka njoftuar nënkryetarin e Këshillit të Atlantikut, Damon Wilson, për të arriturat e vendit në sundim të ligjit dhe në rritjen e sigurisë.

“Kosova po ndërton kapacitete për të shtyrë përpara agjendën e saj veri-atlantike, në mënyrë që të anëtarësohet në NATO, për të marrë rol aktiv për paqe dhe siguri në rajon dhe më gjerë. Bashkëbisedim i frytshëm me përfaqësuesit e Këshillit Atlantik nga Washington-i, prirë nga zëvendëspresidenti ekzekutiv, Damon Wilson, të cilët i njoftova me të arriturat e vendit, sidomos në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe në rritjen e sigurisë. Kosova është e gatshme të arrijë një marrëveshje paqeje me Serbinë, por asnjëherë duke shkelur kushtetutën apo cenuar territorin tonë. Synimi final i vendit tonë është dinamizimi i konsolidimit të shtetit dhe në këtë rrugëtim mbështetja e ShBA-së mbetet jetike”, ka shkruar Haradinaj.

Me Wilson është takuar sot edhe krye parlamentari Kadri Veseli. Përmes Facebook-ut, Veseli ka shkruar se kanë diskutuar për dialogun nëmes të Kosovës dhe Serbisë.

“Me përfaqësuesit e Këshillit Atlantik dhe të administratës së Kongresit Amerikan pata një diskutim përmbajtësor për Kosovën dhe zhvillimet rajonale.

U fokusuam tek dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, ku theksova vendosmërinë tonë për t’u përpjekur në arritjen e një marrëveshje ligjore gjithëpërfshirëse që siguron njohjen e ndërsjellë dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB, BE dhe NATO.

Për ta bërë këtë gjë, presim që SHBA-të të luajnë një rol më aktiv për të mbështetur këtë proces. Miqtë nga Këshilli i Atlantikut i falënderova për kontributin e tyre të deritanishëm dhe i kërkova mbështetje në fushën e informimit të publikut dhe planifikimit strategjik.

Gjithashtu, i informova për nismën time në kuadër të drejtësisë tranzicionale duke shpjeguar se zbardhja e së kaluarës dhe vënia në vend e drejtësisë për krimet e kryera nga shteti serb, i shërben përfundimit të konfliktit dhe pajtimit ndër-etnik”, shkroi Veseli.

Ata që po i ngrehin frenat duke na kthyer mbrapa, mbajnë përgjegjësi historike – Nga Skënder MULLIQI

 

Pavarësia e një shteti ose ekziston edhe praktikisht , ose është vetëm farsë. Ajo ka të bëjë me autonominë e plotë të institucioneve si në planin e mbrendshem ashtu edhe në planin e jashtëm, si dhe ne prurjën e vendimeve sovrane politike, të cilat rregullojnë jetën mbrenda territorit të vet. Një shtet është Sovran aq sa është edhe shkalla e funksionimit të institucioneve të saja, pa ndikimet e faktorit ndërkombëtar. Kjo mvaret edhe nga mënyra e qasjës karshi problemeve të politikës , rrjedhave ekonomike dhe kulturore, si dhe valimi I flamurit kudo që përfaqësohet shteti. Shumë nga këto komponente të shtetberjës nuk arritëm ti kemi edhe pas 20 vitesh.Nuk arritem së ata qe e udhëhoqën shtetin u treguan të pa përgatitur , si në pikëpamje profesionale ashtu edhe në pikpamje morale… Na mungoje kritika dhe vetëkritika si dy postulatet elementare në demokraci.Po na mungon shumë përgjegjësia morale, le për ate materjale e cila na ka pru në shkallën më të ulët .Ne vend të unitetit për çështje madhore nacionale , na mbollëm përqarjën , urrejtjën dhe ndasitë .Krimi dhe korrupcioni jo që nuk u luftuan , por ato gjthnjë e më shumë po marrin përmasa të rënda .Shumica janë varfëruar skajsherisht, ku si pasojë e gjithë kësaj po kemi largime masovike të te rinjëve nga vendi. Kjo është ana më e errët.
Po luhet më territorin e shtetit që është akti më I lartë I tradhëtisë.Dhe, për të qenë qudia më e madhe populli ka rënë në gjumë thua se nuk bëhët fjalë për fatin e tij. Është lënë anash sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës! Partitë politike të cilat e drejtuan anijën e Kosovës , bashkëpunuan ndërmjet veti mire për të përfituar materjalisht. Harruan atë së për qka janë zgjedhur.Na servuan dhe po na servojnë afera ndër më të ndryshmet për ta zhvendosur vemendjën nga problemet kruciale më të cilat po përballën qytetarët .Duket se protestat demokratike kan mbetur e vetmja rrugë për të shpëtuar shtetin e ri te Kosovës , dhe shqiptarët në trojet etnike.Me duket mua së kemi edhe ndarje te taborrëve politike në pikëpamje ideologjike, të cilat mund të na kushtojnë shumë. Jemi duke I humbur edhe miqët tanë të cilët bënë shumë për ne historikisht edhe në luftën e fundit qlirimtare.
Identiteti ynë është futur në kaos, është duke u rrezikuar seriozisht më shumë nga vete ne. Mos të vikasim atëherë kur bëhët tepër vonë për fatin tonë. Ata që janë duke I ngre frenat duke na kthyer shumë mbrapa do të mbajnë përgjëgjësi historike…

Tema e Asociacionit mund të rikthehet në tavolinën e bisedimeve

Bekim Bislimi

Themelimi i Asociacionit apo Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, i cili buron nga Marrëveshja e Brukselit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, tashmë jo vetëm që ka ngecur në fazat e zbatimit, por në takimet e fundit ndërmjet liderëve politikë të Kosovës dhe Serbisë, nuk është përmendur fare.

Çështja e themelimit të Asociacionit, e cila konsiderohej si pjesë esenciale e Marrëveshjes së Brukselit ka mbetur në margjinat e ideve për ndryshim të kufirit, si zgjidhje e përfolur për arritjen e një marrëveshjeje paqeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Takimi i radhës i liderëve institucionalë të Kosovës dhe Serbisë, pritet të mbahet më 1 korrik në Paris, nikoqir të së cilit janë presidenti francez, Emanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, thonë se ende nuk e kanë një draft të agjendës se për çfarë do të diskutohet në Paris.

Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi, thotë për Radion Evropa e Lirë, se pala e Kosovës nuk e përjashton mundësinë që në kuadër të temave të përgjithshme, çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, mund të shtrohet për diskutim nga pala e Serbisë.

“Por nuk mund ta konfirmojmë përderisa nuk e dimë se çka mund të prezantojë pala tjetër apo nikoqirët e këtij takimi. Ne asnjëherë nuk duhet të harrojmë që për bazë të këtij veprimi kemi Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Në këtë rrafsh, sa i përket Asociacionit, do të ndodhë e njëjta gjë. Kosova do ta zbatojë ose do të pajtohet që ta zbatojë dhe tashmë ka marrë obligime ndërkombëtare për këtë çështje, por gjithmonë duke respektuar ligjet dhe Kushtetutën e vendit”, tha Gashi.

Ndërkaq, njohësit e zhvillimeve politike, shqiptarë dhe serbë, vlerësojnë se çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk pritet të jetë temë diskutimi as në takimin e radhës të liderëve institucionalë të Kosovës dhe Serbisë, që pritet të mbahet më 1 korrik në Paris.

Megjithatë, ata kanë mendime të ndryshme, nëse kjo çështje do të iniciohet sërish.

Politologu Ramush Tahiri, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson që takimi i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Paris, më 1 korrik, do të jetë me ekipe më të kompletuara. Por, siç thotë ai, bisedimet do të bëhen për tema parimore dhe të përgjithshme, pa i prekur shumë temat konkrete dhe se çështja e themelimit të Asociacionit, nuk pritet të jetë temë diskutimi në Paris. Për më shumë, sipas tij, në qasjen e liderëve politikë dhe institucionalë të Kosovës, lidhur me çështjen e Asociacionit, ekzistojnë elemente të reja.

“Kosova tash po e përjeton një rivlerësim të çdo gjëje që ka bërë deri më tash në bisedimet me Serbinë. Kemi deklaratën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili thotë se derisa ai të jetë president, nuk do të ketë Asociacion të komunave me shumicë serbe as me kompetenca e as pa kompetenca ekzekutive. Ai e thotë këtë sepse ‘kemi pasur premtime të caktuara nga Bashkimi Evropian dhe asnjë nga këto premtime nuk është realizuar’. Qeveria e Kosovës, gjithashtu është deklaruar, përmes kryeministrit, se Asociacioni, nëse themelohet, kjo do të bëhet në bazë të mendimit të Gjykatës Kushtetuese”, shprehet Tahiri.

Njohësi serb i zhvillimeve politike, Rangjel Nojkiq, thotë për Radion Evropa e Lirë, se tashmë Beogradi zyrtar i ka shpenzuar të gjitha variantet dhe rrëfimet lidhur me zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe tashmë mund ta rikthejë në fokus themelimin e Asociacionit. Por, sipas tij, kjo çështje nuk pritet që ta ketë epilogun që dëshiron Beogradi.

“(Presidenti i Serbisë, Aleksandar) Vuçiq e ka pranuar se nuk ka ndonjë zgjidhje. Nuk ka mbetur asgjë tjetër përveç që Vuçiq sërish ta nisë çështjen e Bashkësisë së komunave me shumicë serbe. Por, Bashkësia e komunave serbe, sipas modelit që e kërkon Vuçiq, tashmë është e vonuar. Bashkësia e komunave serbe nuk do të formohet kurrë. Por, nëse eventualisht arrihet deri te formimi, kjo nuk do të jetë ndryshe përveç se në kuadër të ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës, sepse kjo është zgjidhja e vetme e mundshme”, tha Nojkiq.

Sidoqoftë, formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe buron nga Marrëveshja e Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel, në vitin 2013. Ndërkaq në gusht të vitit 2015, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshjen për formimin e këtij Asociacioni, duke specifikuar edhe mënyrën e formimit. Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në dhjetor të vitit 2015, pati vlerësuar se kjo marrëveshje, në 23 pika të saj, nuk është në harmoni me Kushtetutën e vendit.

Mustafa ja si shprehet për Thaçin

Kreu i LDK-së Isa Mustafa, ka folur për çështjen Presidentit Thaçi, i cili së fundi është akuzuar se po bashkëpunon me Presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

Përmes një shkrimi në Facebook, Mustafa ka thënë se do të fitonte ndonjë duartrokitje nëse do ta cilësonte presidentin Thaçi si bashkëpunëtor të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

“Do të fitoja, ndoshta, ndonjë aplauzë nga një numër i njerëzve në Kosovë nëse Presidentin Thaçi e cilësoj si bashkëpunëtor të Vuçiçit dhe si njeri që po e shet Kosovën. Unë nuk e kam njohur si të tillë, prandaj nuk mund t’i them, veçse e do pazari. Nuk jemi në Pazar të plaçkave, por në një moment shumë delikat që po kalon vendi ynë. Kështu që cilësimet nuk janë çështje personale, por ato u adresohen institucioneve që përfaqësojnë individët”, ka thënë Mustafa.

Ndërsa për korrigjimin e kufijve, ka thënë se, Thaçi është duke vepruar në mënyrë të gabuar.
“Presidentit Thaçi ia kam thënë edhe personalisht dhe e ka thënë gati tërë Kosova, publikisht, se diskursi i tij politik për korrigjim të kufijve është i shumë i gabueshëm dhe i papranueshëm. Ai duhet të korrigjohet. Nëse jo do ta ketë veten në qafë, jo të tjerët”, ka shkruar në fund Mustafa.

Ramush e Anita Hardinaj për vizitë në shtëpinë e Zoran Zaevit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar Maqedoninë, ku është pritur nga homologu i tij, Zoran Zaev.

Këtë e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook vet Haradinaj se bashkë me bashkëshorten Anita ishin në shtëpinë e Zaevit.

“Bashkë me Anitën, të pritur në shtëpinë e Kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev dhe zonjës Zorica. Bashkëbisedim miqësor, për fqinjësi të mirë, bashkëpunim korrekt dhe të ardhmen e përbashkët euro-atlantike të të dyja vendeve!”, ka shkruar Haradinaj.

Garë vrapimi me mijëra fëmijë në Kosovë për Ditën Olimpike

Prishtinë

Komiteti Olimpik i Kosovës në një konferencë për media ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet për vrapimin e “fëmijëve të pavarësisë” (që kanë lindur në vitin 2008), për nder të Ditës Olimpike.

Këtë vit, fëmijët, që pritet të dalin më shumë se 10 mijë gjithsej, do të vrapojnë në 25 komuna të Kosovës për të përçuar mesazhin e dashurisë për sportin.

Siç njoftoi kryetari i KOK-ut, Besim Hasani, gjashtë edicione janë organizuar vetëm në Prishtinë, ndërsa vitin e kaluar (2018), janë zgjeruar edhe në gjashtë qendra tjera. Por këtë vit bëhet fjalë për një numër shumë më të madh komunash.

“Do të përpiqemi që fiks në ora 9:30, në 25 komuna, fëmijët e lindur në vitin 2008, pra që kemi të bëjmë me fëmijët e lindur në vitin e pavarësisë së Republikës së Kosovës, do të vrapojnë (në kohë të njëjtë), për të dërguar mesazhin e vullnetit të tyre, pasionit të tyre që të merren me sport”, tha Hasani, i cili tregoi se ky projekt është projekt jetësor, pra do të vazhdojë deri “edhe atëherë kur të ketë mbetur njeriu i fundit nga kjo gjeneratë e lindur në vitin e pavarësisë”.

I pyetur nga AA rreth kostos së këtij aktiviteti, presidenti i KOK-ut, Hasani, tha se nga përvojat e kaluara kushton rreth 50 mijë euro, ndërsa mbulohet nga sponsorët dhe një pjesë nga komunat.

Sekretari i Përgjithshëm i KOK-ut, Shasivar Haxhijaj, njoftoi se tashmë janë bërë pothuajse të gjitha përgatitjet në komunat pjesëmarrëse të garës ndërsa tha se presin konfirmimin edhe të shumë pjesëmarrësve nga fusha të ndryshme të veprimit.

“Kemi ftuar të gjithë liderët e institucioneve të Kosovës që të bashkëngjiten dhe shpërndahen në komunat që janë pjesë e organizimit të këtij aktiviteti. Me qëllim që secili prej tyre të mundohet të përcjellë mesazhin nga ajo komunë që do të merr pjesë. Po, ashtu kemi thirrur edhe ish-sportistë eminentë, sportistë eminentë, nga arti, kultura e muzika”, theksoi Haxhijaj.

Konfirmimin për të marrë pjesë në këtë garë që do të mbahet të hënën e 27 majit e kanë bërë deri më tash: Prishtina, Gjilani, Ferizaj, Mitrovica, Gjakova, Vushtrria, Podujeva, Skenderaj, Suhareka, Drenasi, Dragashi, Obiliqi, Kaçaniku, Deçani, Malisheva, Fushë Kosova, Rahoveci, Shtimja, Klina, Vitia, Istogu, Kamenica, Juniku dhe Hani i Elezit.

Këtë vit garës nuk i janë bashkangjitur dy komuna, Prizreni dhe Peja ndërsa organizatorët thanë se për këtë ngjarje janë ftuar të gjitha komunat e Kosovës, përfshirë komunat veriore, me shumicë nga komuniteti serb.

18 vite nga rënia heroike e komandant ‘Tigrit’

KOSOVË

Sot bëhen 18 vjet nga rënia e dëshmorit Fadil Nimani, i njohur si Komandant Tigri. Fadil Nimani ishte nga fshati Gërgoc i Gjakovës, një ushtar shqiptar dhe dëshmor i luftës në Maqedoni.

Komandant Tigri, iu bashkua forcave shqiptare që luftonin edhe më tutje pas çlirimit të Kosovës për lirin e shqiptarëve në territoret e administruara nga Maqedonia gjatë viteve 2000.

Më 25 maj të vitit 2001 bie dëshmor në Vaksincë të Kumanovës, duke komanduar Brigadën e 113 “Ismet Jashari-Kumanova”.

I VOGLI THAÇI NDAJ TË MADHIT BERISHA – Nga BINAK MAXHARRAJ

Në një shkrim te gjatë autorial të Hashim Thaçit në FB si çdo herë e paska sulmu Ish-Presidentin e Shqipërisë Sali Berishen duke i nxjerrë”sihariqe” të reja. Por Hashim THaçi është i vogël tëpër i vogel te kapet me Sali Berishen e Madh.

Sikur Hashim Thaçi të mos ishte fajtor për asgje dhe se krejte çka ka ba ne keriren e tij politike ështe e pastër e kristalët, do të kishte të drejtë ta sulmon Sali Berishën, por këtë e banë sepse është trefish me shume i sharruar ne mekate politike se sa Sali Berisha. Më fjalë tjrera të gjitha ato akuza qe ia banë Berishes ne këtë shkrim vlejnë edhe për vetë Thaqin sepse Thaqi nuk është engjell ne politikën kosovare por ështe pikërishtë shkaterruesi i sajë.

Po shkojmë rradhës për disa sene të njërit dhe tjetrit.

1.
Sali Berisha paska punuar gjatë gjithë jetës duke e përçar kombin dhe vendin.

Kurse nga ana tjetër Hashim Thaqi është përqaresi më i madh i jetes politike ne Kosovë,Ate si President askush nuk e banë mall,nuk e bënë hesapë,të gjithë e injorojn,është jo unifikues i kombit,por përqarës i kombit,kupola e krimit te organiztuar ne Kosovë. Pra,cili na qenka më përqarës i kombit?!

2.
Sali Berisha na qenka zhurmuesi,përqarësi dhe është i pabesi nr.1 i kombit tash e tri dekada.

Nese Sali Berisha është malesor Malesije atje ku ka lindë tradita dhe besa shqiptare,atje ku besa dhe fjala e dhënë është kod jerëzor,as së si nuk mund të jetë më i pa besë se sa Hashim Thaçi .Hashim Thaçit nuk i zë besë askush,sepse ai është i pa besëtë tradhton,i pavyrtytëshëm:Hashim Thaçi është njeriu qe tjetër gjë folë e tjetër gje punon,i pa besë punon edhe prapa shpinës së popullit te vet.

3.
Sali Berisha na qenka më një falor vulgar,është një turp i vërtetë në të folur,si i tillë ka mbetë si një fosile.I kamë përcjell qe të dyt kur flasin Berisha në krahasim më Thaçin flëtë shqip.

4.
Sali Berisha,sipas Thaçit na qenka një njeri i cili ra ne shërbim të Millosheviqit,sepse ironikisht i paska shitë naftë atij gjat luftës me çrast edhe e quan spiun dhe bashkëpunëtor të Millosheviqit.Sa më kujtohet Sali Berisha nuk është takuar asnjë herë me Millosheviqin.Kurse sot Hashim Thaçi krenohet duka na shitë poza në tv,mediume,portale etj.më pinjollët çetnik të Millosheviqit Vuçiqin dhe Daçiqin.,por edhe duke biseduar msheftas me ta për ti sjellë të këqija vendit dhe

5.
Sipas Hashim Thaçit Sali Berisha atje diuku para lufte kur çdo gjë shkonte mjegull në politikë,paska kërku autonomi për Kosovën.Kjo i bije sipas Thaçit demek me nejtë ndër Serbi.Por,tashti kur e kemi qetë copë Kosovë,gjysmë të lirë,Hashim THaçi me dorën e vetë villoj ta shkaterroi shtetin,të prekë në zemrën e saj.I ka nisë lojrat e djallit për te sakatos edhe këtë gjysmë liri dhe gjysme shtet.Iu dhan Maqedonis Veriore 500 hektar tokë.iu dhanë Malit te Zi 82 mijë hektar tokë.E solli Car Llazarin kambëkryq në Mitrovicë kurse e hoq nga aty legjendën tonë Adem Jasharin.Tashti po negocion edhe për teritor më Serbinë,rrezikohet qe Kosova te humbë teriotor.Pra,ky njeri e jo Sali Berisha,na e këtheu përseri Serbin në Kosovë.Pra,cili na qenka këtu më bashkëpunëtor më Serbin.,etj,etj.

 

Gjykata firmos fletë-arreste për “bosët e veriut” të Kosovës

Me kërkesë të Gjykatës kompetente, në Ministrinë e Drejtësisë është dorëzuar urdhëresa për lëshimin e fletarrestit ndërkombëtar për tre persona, ndërsa këto fletarreste kanë arritur edhe në Drejtorinë e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se bëhet fjalë për bosët e nëntokës në atë pjesë të vendit, Zvonko Veselinoviç, Milan Radojçiç dhe Millan Mihajlloviç, i njohur me nofkën ‘Pop’.

Veselinoviç, Radojçiç dhe Mihajlloviç, për banorët e veriut janë të njohur si sinonim i nëntokës, i dhunës, kërcënimeve dhe distribuimit të narkotikëve. Sipas këtyre burimeve, ata punojnë së bashku kohë të gjatë dhe përveç që kanë pasuri marramendëse, janë të lidhur edhe me kompanitë më të mëdha në Serbi.

“Bosët e veriut kanë qenë të akuzuar për pasurim të paligjshëm edhe në Serbi, ndërsa nga partnerët e tyre, kompanitë dhe bankat, janë konsideruar si klientë shumë të rëndësishëm. Mirëpo në fund të gjykimit para disa viteve, u konstatua se aktakuza ndaj tyre ka qenë e motivuar politikisht dhe si e tillë, me ndërrimin e pushtetit në Serbi, ka përfunduar në shportën për plehra të Gjykatës Speciale për krim të organizuar në Beograd”, thotë burime të KosovaPress-it.

Burimet më tej shtojnë se bosët pasi janë liruar me ‘duar dhe fytyrë të pastër’, kanë arritur ndër vite që me punë të kundërligjshme të rrisin pasurinë dhe pushtetin e tyre, si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi.

Emri i Millan Radojçiçit, i njohur më shumë për opinionin kosovar si nënkryetar i Listës serbe, lidhet me shumë ngjarje në veri, duke përfshirë edhe vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviç.
Ai arriti t’iu ikte organeve të rendit gjatë një operacioni të këtyre të fundit muaj më parë në veri të vendit, në të cilin ishin arrestuar katër persona, ndërsa prej atëherë besohet se ndodhet në Serbi, madje shfaqet publikisht së bashku me krerët e shtetit të Serbisë në takimet me Listën Serbe.

Haradinaj me ambasadorin francez dhe atë gjerman – Njohja nga Serbia veç në kufijtë ekzistues

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pasur një takim pune me ambasadorin francez, Didier Chabert, dhe ambasadorin gjerman Christian Heldt.

Shefi i ekzekutivit shqiptar tha se shkëmbyem pikëpamje për momentumin e ri politik të krijuar pas takimit të nivelit të lartë të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Berlin.

Sipas tij, ata kanë diskutuar për takimin e radhës në Paris, si mundësi e mirë për të avancuar energjitë pozitive për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, që duhet të rezultojë me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

Populli e do ndryshimin e jo riciklimin, zoti Kurti! – Nga Florim Zeqa

Sikur Lëvizja Vetëvendosje të mos bëhej pjesë e sistemit (pranimit të “Pakos së Ahtisarit” dhe kushteve të lojës parlamentare ), jam i sigurtë se do ta kishim një forcë politike opozitare të gatshme jo vetëm për të protestuar, por edhe për t’u ballafaquar me sfidat e kohës nëpër të cilën po kalojmë si dhe për të sjellur ndryshimin e shumëpritur.

Në fakt arsye e këtij shkrimi ishte postimi me ngazëllim i z. Albin Kurti në profilin e tij në Facebook; “Sot takova kryetarin e LDK-së, z. Isa Mustafa. Biseduam për situatën politike dhe iniciativën për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë. Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik e jo për korrupsion institucional. Qytetarët duan qeverisje të re, të mirë e të drejtë dhe jo keqqeverisje që na e rrit borxhin, zhvat buxhetin dhe falimenton ndërmarrjet. U pajtuam që t’i bëjmë përgatitjet e nevojshme për rrëzimin e qeverisë”.

Mjafton ky staus i Kurtit për të kuptuar se nuk pritet gjë e mirë nga “Vetëvendosja” dhe as nga subjektet aktuale politike. Ngase aq shumë ngjajnë në njëra-tjetrën subjektet politike dhe liderët partiakë saqë elektorati e ka të vështirë ta bëjë dallimin mes tyre!
Lidhja eventuale e kurorës mes mbeturinave të sistemit komunist (titisto-enverist), nuk është ecje para, por kthim prapa dhe tallje me qytetarët e pashpresë.

Gëlltitja e “qershive të lagura”

“Përgjërimi” dy herë radhazi brenda pak muajve i Albin Kurtit ndaj Isa Mustafës, suportit më të madh të Hashim Thaçit në këto 10 vjetët e fundit dhe nënshkruesit të dytë të “Zajednicës” (me 25 Gusht 2015 në Bruksel), përveqse befasi e papritur për qytetarët e dëshmon faktin se Albin Kurti ka mungesë sinqeriteti dhe fare nuk ka të bëjë me kauzë shtetërore, por vetëm pushtetore!
Të kërkosh ndihmë dhe bashkëpunim nga kundërshtari, përveqse dobësi, është shkelje e parimeve dhe mohim i vetë-vetës përballë kauzës në të cilën thirresh.
Nuk është e largët koha, kur Albin Kurti dhe jo vetëm ai, e tymosën dhe kontaminuan sallën e Kuvendit dhe i vunë flakën objektit të Qeverisë me kërkesën “Isë dhe Hashim, ikni!”.
Si ka mundësi që kaq shpejtë z. Kurti mundi të harrojë skenat e llahtarshme brenda dhe jashtë Kuvendit, e për më tepër se kaq, Isa Mustafën e sulmoi edhe shtëpinë e tij në Prapashticë!
“Qershia e lagur” (Isa Mustafa) nga ajo kohë nuk ka ndryshuar, është ai që ishte, kryetarë i LDK-së dhe nënshkrues i Zajednicës, por jo edhe kryeministër i vendit.
E meqë (sipas Kurtit) Isa (“qershia e lagur”) tani nuk është kryeministër, bën të hahet, por jo edhe presidenti Hashim Thaçi.
Këtu qëndron e tërë hipokrizia dhe kauza e rrejshme e Albin Kurtit për shtet.
I keq është ai që mban pushtetin, ndërsa i mirë është (i keqi) që humbi pushtetin.
Në këtë rast, janë vetëm dy të vërteta; e para), Albin Kurti duhet t’i ketë kërkuar falje Isa Mustafës për të gjitha veprimet e deritanishme, ose e dyta), e ka vendosur të tradhtohet përseri nga ai!
Të vërtetë të tretë nuk ka. “Ujku qimen e ndërron, por zanatin se harron”, thotë një fjalë e urtë popullore.
Kjo është logjika më e mbrapsht e arritjes së qëllimeve politike duke mashtruar dhe tradhtuar qytetarët e vendit.
Qytetarët e vendit nuk i hanë “qershitë e lagura” dhe as ata që i hanë ato.

Kurti të dëshmoi kauzën e tij për shtet

Nëse vërtetë Albin Kurti angazhimin e tij politik e ka për shtet, atëherë duhet të dëshmohet për këtë para qytetarëve të vendit.
Tërheqja e mandateve të deputetëve të LVV-së nga Parlamenti i Kosovës, dhe largimi nga të gjitha koalicionet qeverisëse komunale, do të krijonte besueshmëri qytetare dhe kredibiltet politik për subjektin që drejton z. Kurti.
Ndryshe, nuk ka logjikë dhe nuk mund t’i besojnë qytetarët kauzave për pushtet të Albin Kurtit.
Për shkak se, dëmi që i shkaktoi LVV-ja kryeqytetit me kandidaturën e Shpend Ahmetit është i madh dhe i pa llogaritshëm.

Reformimi dhe vetëpastrimi parakusht për ndryshime

Edhe pse ka ndodhur një “rifresh” në LVV, brenda këtij subjekti politik kanë mbetur akoma mjaft figura të ricikluara, misioni i të cilëve mund të jetë i paparaSHIKueshëm për vendin.
Akoma më shumë situatën në LVV e mjegullon prezenca e madhe e pjestarëve të SHIK-ut, ish minstrave dhe ish deputetëve të PDK-së në strukturat udhëheqëse të këtij subjekti politik, saqë krijohet përshtypja e një PDK-je të re (PDK 2) e aspak e një lëvizje çfarë ishte në fillet e saj!
Kur kësaj situate i shtohet dhe koalicioni i mundshëm i LVV-së me LDK-në e kapur dhe katandisur keq nga Isa Mustafa, atëherë deklaratat e Kurtit për ndryshime pozitive në vendin tonë zvogëlohen në minimum!
Thënë edhe më qartë, koalicioni Kurtit me Mustafën nuk është ndryshimi që iu ka premtuar qytetarëve lideri i LVV-së.
Binomi Kurti-Mustafa vetëm mund të bëhen kopje e keqe e binomit fatkeq për vendin Thaçi-Mustafa, të cilin qytetarët e vendit nuk e dëshirojnë as në ëndër t’iu përseritet më.
Ndryshe, pa reformimin paraprak e të thellë të këtyre dy subjekteve politike (LDK dhe LVV), jo vetëm që nuk bëhet fjalë për ndryshim, rrezikojmë t’i humbim edhe 20 vjet të tjera me këta politikanë të papërgjegjshëm e mashtrues, egoist e karrierist të papërmirësueshëm.

Partitë politike, korporata fitimprurëse për liderët e tyre

Nuk ka sesi të jetë ndryshe, kur klasa e kusarëve politikë standard të veprimeve të tyre e kanë gënjeshtrën dhe mashtrimin e qytetarëve, vjedhjen dhe abuzimin e buxhetit të shtetit.
Partitë politike në përgjithësi janë shndërruar në korporata fitimprurëse për liderët e tyre, ndërsa janë bërë shkelëse dhe abuzuese te besimit të qytetarëve.
Duke u ngritur në karrierë politike dhe pasuruar nga mashtrimet dhe kauzat e rrejshme, klasa politike aktuale (pushtet dhe opozitë) modelin e abuzimit e kanë ngritur në standard të politikës ditore.
Pra, kjo klasë kusarësh politikë dinë se si të gënjehet, e mashtrohet, të blihet e mbahet elektorati për mbi 20 vjet për mbajtjen,gjegjësiht marrjen e pushtetit.

E vetmja shpresë e vogël e qytetarëve të dëshpruar është ngjizja e një nisme të re nga Diaspora në bashkëpunim me kapacitetet e shëndosha intelektuale të vendit, me veprimtarët dhe atdhetarët e përkushtuar ndaj Kosovës martire, për ta ç’rrënjosur në themel të keqën që ka mbërthyer vendin tonë në këtë dhjetë vjetëshin e fundit.
Kjo është e mundur me vullnet e dashuri, me guxim e përkushtim, me besa-besë për një qëllim hyjnor për të dhënë gjithçka nga vetja për Kosovën dhe qytetarët e saj.

A ekziston frika për një të ardhme tragjike të shqiptarëve? – Nga Skënder MULLIQI

Të gjithë po jemi deshmitarë të jetës monotone dhe po jemi deshmitarë së shumica e njerëzve në Kosovë janë deprimuar. Këtë mund ta shohim në rrugë, ne biseda, në locale dhe kudo tjetër. Kësaj epidemie të disponimit të keq zor është t’i përballon njeriu.

Kjo gjendje e mbrendshme shpirtërore, e cila ka shumë emertime, është duke e thyer njeriun tonë çdo ditë e më shumë. Kjo gjendje shpirtërore dhe kjo gjendje emocionale jo disponuese po bënë që njerëzit të ligshtohen së tepermi, dhe të demoralizohen nga jeta jo e mirë të cilën po e bëjnë. Njerëzit janë thyer shpirtnisht, së nuk po ndihen rehat në lekurën e tyre. Edhe pse shumë kush është bërë imun nga kjo gjendje deprimuese, shumica janë duke përjetuar ditët dhe netët më të vështira të jetës së tyre, të kthyera mbrapsht nga kjo elitë politike krejtë pasluftën. Gjithnjë e më shumë njerëzit po ndihen keq, po ndihen të rrezikuar fizikisht, po ndihen të atakuar nga sëmundjët vdekjeprurëse.

Nese dikush edhe ka ilaq për sëmundje nuk ka mundësi materjale të shërohet, vuan në shtrat deri sa t’i vjen vdekja. Shumicës nuk ju ka mbetur fuqi që gjendjën ta ndryshojnë për të mirë. A ka gjë më tragjike së kur njeriu gjithmonë zgjohet më ndjenjen e pa sigurisë, kur zgjohet i deprimuar dhe nuk din si ti lidhë dy skajët e muajit ? A ka gje më tragjike dhe më e rëndë së kur njeriu nuk gëzohet kurrë në jetë? Nuk ka së si të ketë njeriu ynë disponim të mirë, kur çdo ditë i vjedhet djersa dhe mundi I popullit. Ne këtë shtetin tonë të ri, na është bërë hallakam gjithëqka . Po na mungon para së gjithash, morali politik e më së shumti po na mungon dinjiteti aq shumë e rëndësishem për qdo njeri.Dinjiteti I jep kuptim jetës.Dinjitetit I duhet pastërtia shpirtërore, pastërtia e të menduarit dhe të vepruarit praktik.Të gjithë ata të cilët nuk I posedojnë këto komponente , nese jo sot, neser do të harrohen.Dinjiteti bazohet në dije, në sjellje, ne moral …

Nuk është e domosdoshme që të gjthë të bëhmi filozof,edhe pse në situata të caktuara filozofojmë ne lidhje me jetën .Do të ishte e ndershme për të gjithë që jetën ta bazojmë në vlera morale .Gabimisht ose dashtazi po interpretohet fjal LIRI, se gjoja në qdo vend dhe në qdo kohë kemi mundësi të kritikojmë , të shajmë dhe flasim haptazi për kriminalitetin, per rrenat, per rastetet manipulative.Po na mungojnë shëmbujt e mirë.Po na mungon dinjiteti, që të jetojmë ndershmërisht.Të drejtat dhe liritë elementare njerëzore qdo ditë e më shumë po na cenohen .Po na i cenojnë ata të cilët po grabisin qdo gjë para vetit.Po na I cenojnë ata të cilët ju kan errësuar sytë dhe mendja pas pushtetit apsolut.Sigurisht së kur ruhet dinjiteti , morali politik dhe shumë virtyte tjera njerëzore edhe bota do të dukej shumë më e mirë.Nuk do të kishin as konflikte , as lufta ,as kaq shumë akte të terrorizmit ekstrem të nivelit global. Është gjë tmerruese që nga mos përspektiva , nga krimi dhe korrupcioni I pandalshem po zbrazët Kosova. Kështu si na janë bërë punët llugë, shumë kam frikë së do të kemi të ardhme tragjike…

Vetëvendosja: Gjithë Kosova dhe gjithë bota e di se Kadri Veseli është pjesë e rastit kriminal

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar në rastin e Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, në videon që doli në media ku në emër të tij kërkoheshin para të paligjshme, si haraç e fajde nga anëtarë organizatash kriminale

Vetëvendosje ka deklaruar se gjithë Kosova e gjithë bota e di se po vërtetohet që Veseli është pjesë e rastit kriminal, nuk shkon në dorëheqje por drejt në burg.

Sipas Vetëvendosjes dorëheqja është akt moral, që bëhet për t’i hapur rrugë hetimeve.

“Pra, kur emrin ta përmendin si kërcënim për fajde, duhet të jetë dorëheqja para hetimeve, e jo hetimet para dorëheqjes”.

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se prokurorët e sistemi i drejtësisë i tuten Kadri Veselit.

“Pse nuk ka hetuar asnjë prokuror më përpara mbi këtë video? Sepse prokurorët e sistemi i drejtësisë i tuten Kadri Veselit. Sepse ky dhe njerëzit e tij, siç dihet nga rasti “pronto”, e kanë vendosur në krye të prokurorisë një njeri që u bindet”.

Deklarata e plotë zyrtare e Lëvizjes Vetëvendosje:

Dorëheqje për t’i hapur rrugë hetimeve

Në videon që doli në media, në emër të Kadri Veselit kërkohet para e paligjshme, si haraç a si fajde, nga anëtarë organizatash kriminale. E reagimi i kryetarit të Kuvendit ishte, për të thënë të paktën, frikacak: ai tha se po të vërtetohet se është pjesë e këtij rasti kriminal do të japë dorëheqje.

Gjithë Kosova e gjithë bota e di se po të vërtetohet që Veseli është pjesë e rastit kriminal, nuk shkon në dorëheqje por drejt e në burg. Dorëheqja është akt moral, që bëhet për t’i hapur rrugë hetimeve. Pra, kur emrin ta përmendin si kërcënim për fajde, duhet të jetë dorëheqja para hetimeve, e jo hetimet para dorëheqjes.

Vetë Kadri Veseli ka luajtur rolin e naivit dhe ka shtruar pyetjen se pse drejtësia e paska patur për gjashtë vite këtë video dhe nuk e ka hetuar. Dhe pastaj, ka kërkuar vetting në drejtësi. Pra në vend se të flasë për përgjegjësinë e tij në skandalin që po dëmton imazhin e shtetit dhe republikës së Kosovës ku ai është kryeparlamentar, Veseli e gjuan përgjegjësinë tjetërkah, te sistemi i drejtësisë.

Pse nuk ka hetuar asnjë prokuror më përpara mbi këtë video? Sepse prokurorët e sistemi i drejtësisë i tuten Kadri Veselit. Sepse ky dhe njerëzit e tij, siç dihet nga rasti “pronto”, e kanë vendosur në krye të prokurorisë një njeri që u bindet. Prandaj mjaft me hipokrizi, ku Veseli e shërbëtorët e tij të cilëve po u del kriminaliteti në shesh, bëjnë thirrje për drejtësi e vetting.

Para disa ditësh e patëm shembullin e Austrisë, ku pas publikimit të një videoje, menjëherë dha dorëheqje personi i përfshirë, e njëkohësisht u shpallën zgjedhjet e reja. Ky është momenti që Kosova të tregojë se dëshiron të ndjekë modelin perëndimor dhe jo atë rus. Kadri Veseli duhet të largohet nga çdo pozitë e pushtet, për t’i hapur udhë hetimeve, sa më shpejt dhe pa bërë rezistencë. Çdo këmbëngulje e tij për të vazhduar të qëndrojë në pushtet është pengesë e drejtësisë dhe e demokracisë, dhe mbrojtje e krimit të bërë.

15 muaj zero njohje, Ministria e Jashtme mburret me ndaljen e çnjohjeve

Ka më shumë se një vit që Kosova nuk ka marrë asnjë njohje të re. Që prej njohjes së shtetit të Barbadosit, në shkurt të vitit të kaluar, nga Ministria e Punëve të Jashtme janë premtuar disa herë njohje të reja të cilat shumë herë janë demantuar, madje disa herë është raportuar edhe për çnjohje të pavarësisë së Kosovës.

Së fundmi ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se pritet që shteti i Kongos ta njohë pavarësinë e Kosovës, gjë e cila u kundërshtua.

Nëpërmjet një letre për Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, Republika Demokratike e Kongos pati theksuar se nuk e njeh Kosovën si shtet, shkruan Gazeta “Zëri”.

Ndonëse diplomacia e egër e Serbisë konsiderohet të jetë një ndër shkaqet e mungesës së njohjeve, deputetë dhe njohës të çështjeve ndërkombëtare vlerësojnë se shkaku kryesor qëndron te mospuna e diplomacisë kosovare. Por ndryshe nga ta në Ministrinë e Punëve të Jashtme thonë se kanë punuar intensivisht për ta rritur numrin e njohjeve.

Ambasadori britanik: Çdo viktimë në Kosovë meriton drejtësi

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruari O’Connell ka thënë të mërkurën se ka takuar në Vushtrri, familjet e viktimave të masakrës së 22 majit të vitit, 1999.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ai ka thënë se “çdo viktimë, pa dallim nëse janë shqiptarë, serbë, romë, ashkali, boshnjakë meritojnë drejtësi. Por, më shumë se çdo gjë, ata meritojnë që përjetimet e tyre te tregohen dhe të pranohen”.

Sipas tij, pajtimi fillon duke treguar dhe dëgjuar të vërtetën. Më 22 maj të vitit 1999 në këtë qytet konsiderohet të jenë vrarë 77 shqiptarë nga forcat serbe.


Send this to a friend