voal.ch – Ish-zëvëndësministri nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Gani Koci ka kërcenuar para disa ditësh figura të skenës politike të Kosovësdisa persona.
Koci, në statusin e tij në facebook i ka quajtur ‘gropa septike serbe’ disa persona në mesin e tyre politikanë dhe gazetarë. Të shumta kanë qenë reagimet pas këtij kërcenimi, ku në mesin e personave të cilët reaguan është edhe deputeti i LDK-së si dhe kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli.
Në rrjetin social Facebook, Haxhiu ka shkruar se dikur i shpallnin tradhëtarë figurat kyçe të LDK-së e pastaj i vritnin pabesisht.
Për këtë kërcënim ai thotë se prokuroria po hesht.
“Dikur të njëjtit shpallnin tradhëtarë figurat kyçe të LDK-së, pastaj i vritnin pabesisht. Sot të njëjtit të kamufluar në forma e pozita të ndryshme, kërcënojnë haptas e prokuroria akoma po hesht”, ka shkruar ai.
Tutje, Avdyli theksoi se pas këtij kërcënimi nuk është çudi që të fillohen negociata me personin i cili ka kërcenuar si dhe të propozohet Koci për president konsensual.
Por, ai thotë se nuk beson që deputet e LDK-së do të konsiderohen dele.
“Pas këtij kërcënimi sështë çudi që të fillohet negociata me Gani Kocin për koalicion të madh, pse jo edhe të propozohet ky për president konsensual, vetëm e vetëm për “interes” madhor të vendit. Por s`besoj më që deputetët e LDK-së do konsiderohen dele që nuk duhet të ndahen nga kopeja për t`u dërguar nga bariu e drejt te kasapi”, ka shkruar në fund deputeti i LDK-së
Në fotografinë e publikuar nga Gani Koci me mbishkrim kërcenues shihen, kreu i LVV-së, Albin Kurti, Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ish- këshilltari i Kurtit, Shkëlzen Gashi, deputetja e LVV-së, Fatmire Kollçaku, Jusuf Buxhovi, ish-deputetja Drita Millaku, ish- Zëvendëskryeministri, Haki Abazi, aktivisti Rron Gjinovci, deputetja e LVV-së, Arbërie Nagavci, Drejtoresha e BIRN Kosova, Jeta Xharra, deputetja Fitore Pacolli dhe ish-deputeti, Ilir Deda.
Ky është postimi i plotë i Haxhi Avdylit:
“Dikur të njëjtit shpallnin tradhëtarë figurat kyqe të LDK-së, pastaj i vritnin pabesisht. Sot të njëjtit të kamufluar në forma e pozita të ndryshme, kërcënojnë haptas e prokuroria akoma po hesht. Pas këtij kërcënimi sështë çudi që të fillohet negociata me Gani Kocin për koalicion të madh, pse jo edhe të propozohet ky për president konsensual, vetëm e vetëm për “interes” madhor të vendit. Por sbesoj më që deputetët e LDK-së do konsiderohen dele që nuk duhet të ndahen nga kopeja për tu dërguar nga bariu e drejt te kasapi.”
S’ndodhi asnjë e papritur që paraprakisht dihej qysh më parë… ishte vetëm një show zgjedhor i mbrendshëm në PDK.
E zgjodhën një kryetar të ri, por të vjetër si humbës që ishte i zgjedhjeve komunale në Mitrovicën e Jugut.
Një mashtrues që së bashku me strukturat e PDK-es atje, tentuan të manipulojnë me rezultatin zgjedhor në formën më hibride që tashmë e njeh shumë mirë opinioni ynë publik në Kosovë.
Çka vlen tjetër të theksohet, është se ky kuvend zgjedhor i PDK-es nuk e zgjodhi krytarin real të saj, por një kryetar nën hije, si Sami Lushtaku, që kontrollon çdo gjë në PDK.
Pra, një kryetar dekor që u zgjodh në konventën e PDK-es, si Bedri Hamza, s’mund të udhëheq ndryshe me partinë jashtë asaj që më parë ia kanë shkruar në ballë.
Por, për shumë kë kryetari i ri i PDK Bedri Hamza, mbetët një ish pioner i besuar i sistemit të kaluar Jugosllav, që më gjasë do ta përshëndes edhe Isa Mustafa.
Të dytë vinë nga ai sistem i njëjtë komunist.
Pastaj çka pamë tjetër, ishte se kryetari i larguar Memli Krasniqi dhe kandidati në garë për kryetar të Partisë, Enver Hoxhaj, ishin gjithashtu dekor i përgatitur i këtyre zgjedhjeve të mbrendshme të PDK-es.
Si njëri poshtu edhe tjetri, e lanë një porosi ekektorale prapa vetës: të dytë thanë: “do të ndihmojmë nga jashtë në largimin nga qeveria të Albin Kurti.”
Pra, e tëra kjo që u pa sot në kuvendin zgjedhor të PDK-es ishte një marketing politik, gjëja për të krijuar përshtypjen se kjo parti po hynë e “pergaditur” në zgjedhjet e ardhshme që priten të mbahen në fund të këtij viti, apo në pranverën e vitit të ardhshëm në Kosovë.
Bedri Hamza u zgjodh kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, gjatë konventës së mbajtur të kësaj partie pasditen e 17 nëntorit.
Hamza u zgjodh përmes votimit të hapur dhe për të nuk kishte votuar kundër. Ai nuk kishte kundërkandidat dhe zgjedhja e tij u bë pasi Memli Krasniqi ditë më parë dha dorëheqje nga kreu i partisë.
Hamza, 62 vjeç, ka shërbyer dy herë si ministër i Financave i Kosovës dhe në katër vjetët e fundit e udhëhoqi komunën e Mitrovicës së Jugut.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura më 9 shkurt, ai ishte kandidati i PDK-së për kryeministër.
Ai është zyrtari i vetëm i partisë që shpalli kandidaturën për ta udhëhequr partinë e dytë më të madhe në vend aktualisht.
Por jo të gjithë në parti u pajtuan me thirrjen e Konventës pesë ditë pasi Krasniqi njoftoi dorëheqjen të mërkurën e kaluar.
Enver Hoxhaj, i cili dikur udhëhoqi partinë si ushtrues detyre i kryetarit, e kundërshtoi mbajtjen e Konventës kaq shpejt dhe shprehi ambiciet për të garuar, por ai nuk duket ta ketë mbështetjen e nevojshme për të qenë pjesë e garës në radhë të parë.
Ai bëri thirrje që Konventa të shtyhet për 23 nëntor, duke thënë se nevojitet më shumë kohë për një garë më cilësore, dhe se një parti demokratike duhet të ketë në garë më shumë sesa thjesht një kandidat të vetëm.
“PDK-ja ka nevojë për drejtim të ri, jo për skema të vjetra, ka nevojë për vizion të ri, jo për ndërrim rolesh. Ky është momenti për t’ia hapur rrugën ndryshimit të vërtetë”, shkroi Hoxhaj në Facebook.
Gjatë konventës, ai tha se gara mbahet në kushte të pabarabarta, andaj nuk është pjesë e garës.
“E ka bërë garën e mbyllur, jodemokratike. Prandaj kam kërkuar shtyrjen një javë të konventës”, tha ai.
Më herët, PDK-ja nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë (REL) nëse Hamza do të ketë kundërshtarë dhe deri tani, disa orë para mbajtjes së Konventës, Hamza mbetet zyrtarisht kandidati i vetëm.
Sipas statutit të PDK-së, për të garuar, një kandidat duhet t’i ketë nënshkrimet e 50 delegatëve të partisë dhe kandidaturën duhet ta paraqesë deri në pesë ditë para mbajtjes së Konventës.
PDK-ja synon ta sjellë në krye dikë që mund ta sfidojë kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, partia e së cilit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka qenë në pushtet nga viti 2021.
Artan Muhaxhiri, sociolog dhe analist politik, tha për Radion Evropa e Lirë se, ndonëse dorëheqja e Krasniqit ishte e befasishme, “ishte akt i duhur”.
Ai theksoi se zgjedhjet për kryetar mund të shndërrohen në një “përshpejtues të ndryshimeve në PDK, nëse edhe kushtet e tjera të domosdoshme plotësohen”.
Kosova mund të shkojë në zgjedhje parlamentare hiç më larg se në dhjetor, duke qenë se asnjëra parti nuk e ka shumicën e nevojshme, e as vullnetin për bashkëqeverisje, pas zgjedhjeve të shkurtit.
Hamza u zotua për reforma, për ta rikthyer PDK-në “ si partinë kryesore në vend”, kur e shpalli kandidaturën javën e kaluar.
Dhe, nëse Hamza zgjidhet kryetar i PDK-së, gjë që duket e pashmangshme, atëherë ai e ka vetëm një detyrë, sipas Muhaxhirit.
“Të kërkojë me zell brenda strukturave të PDK-së në gjithë Kosovën njerëz të ri, personalitete të reja, profesionistë të rinj dhe t’i sjellë në fokus si përfaqësues të një gjenerate të re të PDK-së, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të krijohet një lloj shpresë se PDK-ja mund të reformohet dhe ta rrisë pushtetin e saj”, tha Muhaxhiri./REL
• Wesley Clark, gjeneral i pensionuar amerikan, dëshmoi në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë.
• Ai tha se Thaçi nuk e udhëhiqte UÇK-në dhe se organizata nuk kishte zinxhir komandues.
• Clark e udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe në vitin 1999.
• Gjyqi ndaj Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit po shkon drejt përfundimit.
• Që të gjithë i mohojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës së viteve 1998–1999.
17:2817.11.2025
Lexues të nderuar,
Këtu po e mbyllim mbulimin e drejtpërdrejtë të dëshmisë së gjeneralit amerikan në pension, Wesley Clark, pranë Dhomave të Specializuara në Hagë.
Në ditën e parë të dëshmisë së tij në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Clark, tha se nuk besonte që Thaçi ishte udhëheqës ushtarak i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Clark, që udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe në vitin 1999, tha se nuk besonte që Thaçi komandonte personat që kryen akte të dhunës pas çlirimit të Kosovës.
Ndërsa i pyetur nëse ka qenë e mundur që UÇK-ja të ketë pasur zinxhir komandues funksional me hierarki të plotë e NATO-ja dhe Shtetet e Bashkuara të mos e kenë ditur, Clark tha shkurtimisht: “Jo”.
Ai tha se nuk e di nëse Thaçi ka luftuar dhe nuk ishte në dijeni për Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së.
Clark tha se Thaçi nuk e dinte se ku gjendej ushtria serbe në mënyrë që NATO-ja ë shmangte shënjestrimin e civilëve gjatë bombardimeve.
Gjenerali amerikan në pension, që është dëshmitari i fundit i thirrur nga mbrojtja e Thaçit, do të vazhdojë dëshminë e tij para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë mëngjesin e së martës.
Faleminderit që na ndoqët!
17:2117.11.2025
Clark përfundon ditën e parë të dëshmisë në Hagë
Në pyetjen e fundit në ditën e parë të dëshmisë, Prokuroria e Specializuar e pyeti gjeneralin Clark për marrëveshjen tekniko-ushtarake dhe të demilitarizimit dhe nëse Millosheviqi do të mbante fjalën për to.
“Millosheviqi nëse do të detyrohej në mënyrë sipërfaqësonte do të respektonte premtimet. Por, unë nuk isha i kënaqur sepse kishte synime për të sabotuar misionin e NATO-s dhe mundësisht të rifitonte kontrollin në pjesën më të madhe të Kosovës”, tha ai.
Clark tha se nuk ka informacione të konfirmuara, por supozon që në dhjetor të vitit 1998, një delegacion rus në Beograd kishte biseduar me Serbinë për fushatën ajrore të NATO-së dhe “rusët në thelb iu kanë thënë mos u shqetëso se nuk kanë për ta bërë, shko spastrojë këta njerëz si të duash”.
16:4917.11.2025
Clark thotë se s’kishte dëgjuar për Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së
Në vazhdim të dëshmisë, Prokuroria e Specializuar e pyeti Clarkun nëse kishte dëgjuar për Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së dhe ai u përgjigj: “jo nuk kam dëgjuar”.
Ai u pyet nëse qëndron deklarata se ai nuk e di nëse Thaçi ka luftuar apo ka qenë vetëm udhëheqës politik, dhe Clark tha:
“Kjo është e saktë”.
16:2817.11.2025
Clark flet për “ekzagjerimet” për UÇK-në
Clark u pyet nga avokati i Jakup Krasniqit për deklaratat e bëra nga ai në kohën e luftës, kur kishte lavdëruar UÇK-në dhe kishte folur për kapacitetet e saj.
Clark e pranoi se ka ekzagjeruar kapacitetet e UÇK-së, duke thënë se “komentet kishin për shënjestër Millosheviqin dhe doja të projektoja këtë forcë dhe të nxitonte që ai të dorëzohej”.
Ai tha se e dinte që Millosheviqi e dëgjonte me vëmendje atë.
“Natën e bombardimeve të para, gjeneralët e tij i thanë se janë goditur nga avionë të shumtë të NATO-s. Më pas mu desh të mbaja një konferencë për shtyp dhe të thosha se kishin ndodhur disa humbje. Po i thosha qartë në mesazhin tim se ne po fitojmë dhe ju po humbisni”, tha ai.
Clark tha se situata e paraqitur prej tij ishte një situatë që e ngrite më lartë UÇK-në.
Ai përsëriti që UÇK-ja nuk ishte një organizatë e strukturuar, duke shtuar se ishte dëshira e tij që ajo të ishte një organizatë funksionale, por ky vlerësim “nuk mbështetej në kapacitetet e UÇK-së”.
Kujtim Hajdaj: PDK-LDK-AAK dhe NISMA, duan edhe më tutje të mbajnë Kosovën peng me politikat e veta të vjetra
Anëtari i kryesisë së Guxo, Kujtim Hajdaj, thotë se skena politike sot është e ndarë në dy blloqe dhe jo sipas ideologjisë, por sipas qasjes ndaj Kosovës.
Kujtim Hajdaj thote se “PDK-LDK-AAK-NISMËN se po mbajnë peng vendin me politika të vjetra dhe interesa klanore, duke lënë të hapur mundësinë që këto parti të ndikohen nga faktorë të jashtëm me synim eliminimin politik të Albin Kurtit.”
“Sot si kurrë më parë po e shohim skenën politike të partive në Kosovë të radhitur në blloqe politike – nuk do t’i quaja të formacionit të djathtë apo të majtë – por thjeshtë kush si e ka trajtuar dhe po e trajton sot Kosovën dhe popullin e saj, në aspektin politik, ekonomik dhe social.
Pra, në njërën anë e kemi bllokun politik të PDK-LDK-AAK dhe NISMA, që po donë edhe më tutje të mbajnë Kosovën peng me politikat e veta të vjetra, qoftë për interesa personale të klaneve përreth këtyre partive, apo për t’i shtyrë përpara disa procese ndërkombëtare që i patën lënë në gjysmë rruge në qeverisjet e Hashim Thaqit dhe Isa Mustafës.
Duke mos e përjashtuar aspak mundësinë që mbi këto parti të jenë një dorë e zgjatur qoftë që nga Tirana, apo të ndonjë faktori tjetër të jashtëm ndërkombëtar, që për qëllim të fundit e kanë eliminimin politik të Albin Kurti.
Dhe në anën tjetër, e kemi bllokun politik LVV-GUXO-ALT e që bashkë do t’i shtoja edhe përkrahjen e madhe popullore që e ka në Kosovë, forca politike këto që gjatë qeverisjes së tyre i sollën Kosovës një ndryshim të madh rrënjësor pozitiv në aspektin ekonomik e social, e sidomos në aspektin politik në raport me të arriturat që janë evidentuar në Mitrovicën Veriore, ku tanimë atje Kosova frymon e lirë dhe sovrane”, nënvizon ai.
Hajdaj thotë se raportet ndërkombëtare të LVV-Guxo-ALT janë të mira dhe se narrativa për izolim ishte propagandë e partive të vjetra.
Ai përmend vizitat e shumta ndërkombëtare dhe njohjen nga Siria si dëshmi.
Sipas tij, tensionet politike kanë filluar që pas zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, kur partitë e vjetra humbën pushtetin.
“Nëse flasim për raportin e këtyre partive LV-GUXO-ALT me Bashkësinë Ndërkombëtare, edhe kjo është në nivel të kënaqshëm, anipse partitë e vjetra qeverisëse, sot opozitare, donin të krijonin përshtypjen se Kosova ndërkombëtarisht është e “izoluar si kurrë më parë”.
Por më kohën u demaskua politika e tyre mashtruese, dhe siç e keni parë, Kryeministri dhe Presidentja kanë patur vizita dhe takime të shumta bilaterale – me dhjetëra sosh – me miqtë dhe udhëheqës të shteteve tona aleate qoftë në Kosovë apo jashtë Kosove.
E si lobim i vazhdueshëm na erdhi edhe njohja nga Siria. Tash sa i përket pyetjeve tuaja për situatën e tensionuar politike në mes të këtyre dy blloqeve politike, kjo nuk është vetëm e sotit apo edhe e djeshme, daton shumë ma herët. Sidomos pas referendumit të votës popullore të 14 shkurtit 2021, kur partitë e vjetëra përfundimisht u privuan nga pushteti i korruptuar në qeverisje me Kosovën” – përmbyll ai”.
Policia e Kosovës i mohoi kategorikisht pretendimet e mediave serbe se një “grup i armatosur shqiptarësh” ka qëlluar drejt pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë, pranë bazës ushtarake “Debella Gllava”, duke i cilësuar ato si dezinformata të pabazuara, që nuk korrespondojnë me asnjë incident të verifikuar nga autoritetet në territorin e Republikës së Kosovës.
Baza ushtarake “Debella Gllava” ndodhet në komunën e Bujanocit – qytet në jug të Serbisë, i banuar me shqiptarë.
Në një komunikatë zyrtare, policia theksoi se, pas verifikimit të të gjitha informatave operative, raporteve nga terreni dhe koordinimit me institucionet kompetente, nuk është regjistruar asnjë rast i shtënies me armë drejt pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë, siç është raportuar nga disa media në atë vend.
Policia sqaroi se situata në zonën kufitare “ka qenë dhe mbetet e qetë dhe nën kontroll të plotë”, ndërsa bëri të ditur se dje ka arrestuar katër shtetas të Serbisë – gjuetarë – për kalim ilegal të vijës kufitare dhe armëmbajtje pa leje.
Armët dhe municioni janë konfiskuar, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Policia, e kontaktuar edhe nga Radio Evropa e Lirë, nuk tregoi për kombësinë e të dyshuarve të ndaluar.
Sipas saj, publikimi i informacioneve të pasakta vetëm se “krijon perceptime të rreme” dhe “rrit tensionet e panevojshme në zonat kufitare”.
Disa media në Serbi, përfshirë shërbimin publik – Radio Televizionin e Serbisë – raportuan të dielën mbrëma se një grup “shqiptarësh të maskuar” ka sulmuar pjesëtarët e Ushtrisë së Serbisë në rajonin e bazës “Debella Glava”, pranë kufirit me Kosovën.
Megjithatë, nuk u paraqitën prova që do ta vërtetonin këtë pretendim.
Mediat raportuan vetëm se sulmuesit “u larguan me gjashtë xhipa drejt Kosovës”.
E kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, Prokuroria e Lartë Publike në Vranjë, në jug të Serbisë, tha se disa persona të panjohur, me shumë gjasë duke përdorur armë gjahu, kanë shtënë në drejtim të një patrulle të Ushtrisë së Serbisë pranë bazës ushtarake “Debella Gllava”, afër kufirit me Kosovën, në komunën e Bujanocit.
Sipas kësaj prokurorie, personat e dyshuar janë larguar me disa automjete në drejtim të territorit të Kosovës.
Incidenti u raportua te prokurori kujdestar nga policia ushtarake, mbrëmjen e 16 nëntorit.
“Në këtë incident nuk ka persona të lënduar. Me urdhër të prokurorisë, policia po ndërmerr veprimet e nevojshme për të hetuar të gjitha rrethanat e ngjarjes”, thuhet në përgjigje.
Radio Evropa e Lirë iu drejtua misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, i cili kontrollon zonën kufitare me Serbinë, për të pyetur nëse është i njoftuar për këtë incident, por nuk mori përgjigje.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka insistuar në kërkesën e saj për rivotim në Mitrovicë të Jugut, duke dorëzuar ankesë në Gjykatë Supreme ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Përmes një njoftimi të publikuar në Facebook, PDK-ja e quajti vendimn e PZAP-së të gabuar, pasi tha se “procesi është cenuar dhe se vullneti i qytetarëve është ndryshuar”.
“Me kërkesën drejtuar Gjykatës Supreme, PDK-ja kërkon shqyrtim të plotë të çështjes dhe marrjen e një vendimi që garanton integritetin e procesit zgjedhor dhe respektimin e votës së qytetarëve të Mitrovicës”, thuhet në njoftim.
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e kishte hedhur poshtë të premten një kërkesën e PDK-së për përsëritjen e zgjedhjeve për kryetar të komunës së Mitrovicës së Jugut pas pretendimeve për parregullsi.
PZAP-ja theksoi se kërkesa e PDK-së ishte e “pabazuar”, duke shtuar se kjo parti “nuk ka prezantuar prova për të dëshmuar këto parregullsi”.
Garën për Mitrovicën e Jugut e fitoi në balotazh më 9 nëntor Faton Peci i Lëvizjes Vetëvendosje, me 53.47% të votave, kundër Arian Tahirit të PDK-së, i cili i mori 46.53% të votave, me një diferencë prej 2 mijë e 315 votash.
Një ditë pas votimeve në balotazh, komisionerët PDK-së dhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Mitrovicë të Jugut u tërhoqën nga procesi i verifikimit të votave me dyshimet për keqpërdorim.
Këta komisionerë kishin hasur në fletëvotime me kod të vendvotimit që nuk përputhej me vendvotimin prej nga ato vinin. Më vonë u kuptua se bëhej fjalë për 75 fletëvotime të tilla.
Me urdhër të prokurorisë, verifikimi u ndalua dhe rifilloi vetëm një ditë më vonë, sërish me vendim të prokurorisë.
Pak pas verifikimit të votave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) miratoi një rekomandim për themelimin e një komisioni për vlerësimin e fletëvotimeve dhe përputhjes së numrit të tyre në vendvotimet në Mitrovicën e Jugut.
PDK-ja u ankua në PZAP se, përveç fletëvotimeve që ishin gjetur të përziera ndërmjet klasave dhe shkollave të ndryshme, në shpërputhje me kodet unike të vendvotimeve, pjesëmarrja e votuesve në balotazh ishte më e lartë se ajo në rundin e parë më 12 tetor.
Ajo ishte ankuar gjithashtu se gjatë procesit të numërimit janë hasur shumë fletëvotime të pavulosura, ndërsa disa të tjera janë gjetur të vulosura dy herë.
PZAP-ja shtoi se pretendimet e PDK-së janë të pabazuara, duke qenë se KQZ-ja ka formuar komision për verifikimin e fletëvotimeve të dyshimta, dhe se kompania përgjegjëse për shtypjen e tyre ka sqaruar se bëhet fjalë për “gabim teknik”.
Më herët, kompania sllovene CETIS tha se kishte zhvilluar hetim të plotë dhe se “problemi ka ndodhur vetëm në një nga katër kokat e printerit që shtyp numrin e vendvotimit, përderisa sistemi i kontrollit monitoron vetëm numrin serik (QR kodin), ndaj gabimi nuk është detektuar gjatë shtypjes”.
PZAP-ja vlerësoi se nuk ka pasur cenim të integritetit të zgjedhjeve.
“Pasi që nga provat e ekzistuese rezulton se ka ekzistuar vetëm gabim teknik në kodin e fletëvotimit në vendvotim, ndërsa numri serikë dhe elementet e tjera që kanë qenë të domosdoshme për sigurinë e fletëvotimit kanë ekzistuar në secilin fletëvotim”.
PDK-ja tha të premten vonë se do të ankohet në Gjykatën Supreme ndaj vendimit “të padrejtë” të PZAP-së.
Ministri në detyrë i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka pretenduar se “Serbia përmes bandave kriminale e terroriste vazhdon ende të planifikojë e ndërmarrë sulme terroriste në Republikën e Kosovës”.
Reagimi i tij vjen një ditë pasi Policia e Kosovës, në bashkëpunim me trupat e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, kishin gjetur 10 detonatorë ndezës me kabllom në afërsi të fshatit Gnjezhdan të Leposaviqit.
Sipas ministrit, prania dhe angazhimi i vazhdueshëm i Policisë së Kosovës dhe institucioneve të sigurisë ka mundësuar identifikimin dhe sekuestrimin e mjeteve që, siç u shpreh ai, do të mund të përdoreshin për “sulme të rrezikshme terroriste”.
Ai theksoi se institucionet e Kosovës mbeten të vendosura në përballjen me “grupet kriminale dhe terroriste” që veprojnë në veri të vendit.
Edhe në të kaluarën, pjesëtarë të qeverisë në detyrë kanë akuzuar Serbinë për përshirje në raste të ngjashme kur janë gjetur armatime në veriun e banuar me shumicë serbe, por pa ofruar dëshmi që i vërtetojnë këto akuza.
Përmes raportit 24 orësh, Policia e Kosovës ka lajmëruar se ka nisur hetimet per detonatorët e gjetur në Leposaviq dhe se për këtë rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit.
Veriu i Kosovës vazhdon të jetë i tensionuar posaçërisht nga 24 shtatori i vitit 2023, kur një grup serbësh të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë, duke e vrarë një rreshter.
Në luftimet që pasuan u vranë tre pjesëtarë të grupit sulmues.
Prej atëherë, autoritetet kosovare kanë konfiskuar armatim dhe municion në veri në raste të ndryshme.
Përgjegjësinë për sulmin në Banjskë e mori Millan Radoiçiq, ish nënkryetari i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.
Kosova e fajëson Serbinë për këtë sulm, e cila mohon përfshirjen.
Në shtator të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj 45 personave – në mesin e tyre edhe Millan Radoiçiq – për sulmin e armatosur në Banjskë.
Autoritetet në Serbi nuk pranojnë ta ekstradojnë Radoiçiqin në Kosovë dhe thonë se ai do të gjykohet nga “gjykatat serbe”, ndërsa zyrtarët në Kosovë thonë se ato i kanë ofruar mbrojtje atij.
“Të gjithë janë bashkuar kundër nesh”, thotë Albin Kurti duke përshkruar skenën politike në Kosovë sipas Lëvizjes së tij Vetëvendosje. Për partinë më të madhe në vend, çdo veprim i opozitës është një sfidë e drejtpërdrejtë ndaj saj. Por për disa vëzhgues, ky perceptim është më shumë një zgjedhje strategjike e Vetëvendosjes sesa pasqyrë e realitetit politik.
Natën e rundit të dytë të zgjedhjeve lokale, më 9 nëntor, kreu i Vetëvendosjes trumbetoi fitoren e partisë së tij në shtatë komuna të Kosovës, përkundër atyre që ai i quajti kushte të pazakonta politike.
“I falënderoj kandidatët tanë, ekipet e tyre, shtabet zgjedhore dhe aktivistët tanë, të cilët kanë pasur një betejë të jashtëzakonshme, meqenëse në të gjitha këto raste, të gjithë të tjerët janë bashkuar kundër Vetëvendosjes”, tha Kurti, njëherësh kryeministër në detyrë.
Në vazhdën e këtij diskursi, ai edhe në një postim në Facebook, ku falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen në balotazh, tha se Vetëvendosjen “s’e ndali dot as bashkimi i të gjithë kundërshtarëve”.
Këtë qasje e përforcoi edhe bashkëpartiaku i tij, Xhelal Sveçla, i cili humbjen e Vetëvendosjes në Prishtinë e cilësoi si rezultat të “koalicionit të pazareve”, e jo ideve.
Në një postim në Facebook, ai shkroi se “koalicioni LDK-PDK-AAK, oligarkë e disa kuazimedia do t’i kushtojnë më së shumti qytetarit. Mbetet që angazhimi ynë të minimizojë dëmin e zvogëlojë çmimin, gjithmonë në të mirë të qytetarit e shoqërisë”.
Visar Ymeri, drejtor ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari” në Prishtinë, nuk e sheh situatën si një front të bashkuar kundër Vetëvendosjes. Ai thekson se në zgjedhjet lokale, kjo parti ka bashkëpunuar me pothuajse të gjitha partitë tjera, ashtu si edhe të tjerat me njëra-tjetrën.
“Për shembull, AAK-ja e ka përkrahur Vetëvendosjen në Fushë Kosovë; Vetëvendosja e ka përkrahur AAK-në në Junik; Vetëvendosja e ka përkrahur PDK-në në Dragash, e kështu me radhë. Të gjitha këto kanë ndodhur në këto zgjedhje lokale, përkundër polarizimit në nivel qendror të partive politike”, thotë Ymeri për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.
Në skenën qendrore, Vetëvendosje nuk arriti të siguronte shumicën e nevojshme në zgjedhjet e 9 shkurtit për të qeverisur e vetme, dhe dështoi të gjente partnerë për bashkëpunim. Me asnjërën palë që nuk pranonte kushtet e tjetrës, Kuvendi mbeti i bllokuar dhe Qeveria vazhdon të funksionojë në detyrë.
Mandatarit të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i skadon afati ligjor për të paraqitur përbërjen e re qeveritare më 19 nëntor. Pa mbështetjen e partive të tjera, rruga e Kosovës duket e hapur drejt zgjedhjeve të parakohshme.
Partitë e mëdha tashmë kanë deklaruar se nuk do të japin votë për Konjufcën. Përfaqësuesit e tyre akuzojnë Kurtin se ka humbur tetë muaj me manipulime e taktizime politike, ndërsa situata aktuale, sipas tyre, dëshmon se partia e tij nuk mund të sigurojë shumicën “as në ëndrrat më të mira”.
Në sytë e vëzhguesve, të dyja taboret që vetëparaqiten si konstruktive, kanë mundur të bëjnë më shumë, por barra kryesore bie mbi partinë më të madhe, e cila, duke pasur mundësi për të ndërmjetësuar dhe lehtësuar dialogun, ka zgjedhur të forcojë narrativin e polarizimit.
Agon Maliqi thotë se Vetëvendosjes i ka shërbyer narrativi i “forcës më të mirë kundër gjithë së keqes së të shkuarës” në vitin 2021, kur ka fituar mbi 50 për qind të votave. Por sot, ky mesazh ka humbur fuqinë dhe nuk e mbështet më partinë si dikur.
“… për shkak se partitë ish-opozitare nuk janë më njësoj, edhe ato kanë lidership tjetër. Është dukur qartë edhe në zgjedhjet e fundit nacionale se ato kanë pasur rritje dhe e kanë kthyer një pjesë të besimit – jo të gjithën. E, po ashtu, edhe në zgjedhjet lokale kanë fituar shumë komuna”, thotë Maliqi për Exposenë.
Vetëvendosje edhe në zgjedhjet nacionale të vitit 2019 ka dalë e para, por me rreth një të katërtën e votave, ka qëndruar në pushtet vetëm rreth 50 ditë, pasi koalicioni me LDK-në është shembur.
Rritja e partisë dy vjet më vonë i është atribuar pjesërisht edhe aleancës së Kurtit me presidenten e atëhershme në detyrë, Vjosa Osmani, e cila është larguar nga LDK-ja për t’iu bashkuar Kurtit.
E njohur për veprime provokuese, si hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, Vetëvendosje ka lindur në fillim të viteve 2000 si një lëvizje proteste kundër elitave vendore dhe ndikimit ndërkombëtar në Kosovën e pasluftës – atëherë nën administrimin e OKB-së.
Me hyrjen në politikë në vitin 2011, ajo ka nisur të transformohet në një forcë institucionale, duke zbutur me kohë edhe tonin e saj radikal. Në zgjedhje ka garuar me narrativ kundër korrupsionit, duke e paraqitur veten si alternativë ndaj klasës së vjetër politike, e cila, sipas saj, ka abuzuar me pushtetin.
Sipas analistit Agon Maliqi, edhe tani duket se bëhet fjalë për një përpjekje të Vetëvendosjes për ta imponuar vullnetin e saj me çdo kusht, duke e përsëritur në një formë tjetër logjikën e forcës që dikur kritikonte.
“Po rikthehet në origjinën e saj, në projektin e saj që e vë në dyshim jo vetëm dialogun me Serbinë, Marrëveshjen e Brukselit, por edhe vetë natyrën e sistemit juridik të Kosovës, pra Pakon e Ahtisaarit. Dhe, e vetmja mënyrë për t’i çmontuar disa elemente të saj, është shkaktimi i një krize kushtetuese. Ky është i vetmi shpjegim përse një parti insiston të barrikadohet në këtë formë, sepse një parti që do të donte të qeveriste, do të gjente mënyra për të bashkëpunuar me së paku njërën prej partive të tjera të mëdha”, thotë Maliqi.
Maliqi, duke përmendur edhe sulmet e Vetëvendosjes ndaj institucioneve të pavarura, si Gjykata Kushtetuese, vlerëson se qëllimi i Kurtit është të krijojë realitete të reja juridike përmes krizave.
Radio Evropa e Lirë kërkoi komente nga Lëvizja Vetëvendosje për këtë temë, por pa sukses.
Ndërkohë, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë në shtator, vetë Kurti deklaroi se Kosova ka nevojë për “një republikë të tretë”.
“E kemi thënë disa herë që Kosova ka nevojë për një republikë të tretë, por jo si një republikë e shpallur në Kuvendin e saj prej 120 deputetësh, pra jo si një republikë e re, por si një republikë e rinuar, si një republikë e përtrirë, e cila frymon sipas idealeve përparimtare të rilindasve shqiptarë”, tha Kurti.
Në të njëjtën mbledhje, ai theksoi se bllokadat dhe pengesat nuk vijnë vetëm nga partitë kundërshtare, por edhe nga vonesat e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka 18 ligje në pritje të vendimmarrjes.
Sipas tij, kjo situatë pengon zhvillimin e vendit dhe kufizon funksionimin e demokracisë, ndërsa tregon përpjekjen e Vetëvendosjes për të çuar përpara agjendën e saj edhe në kushte të vështira.
Por, papunësia nga viti 2021 ka qenë në trend të rënies dhe rritja ekonomike është sjellë nën 4 për qind. Pagat dhe pensionet janë rritur, ashtu si edhe investimet e huaja direkte.
E, ajo që e ka karakterizuar më së shumti qeverisjen e Kurtit ka qenë përpjekja e tij për të zgjeruar autoritetin e Kosovës në veri të vendit, përmes veprimeve si heqja e dinarit serb dhe mbyllja e institucioneve të Serbisë. Këto masa, ndonëse në përputhje me vizionin e tij për një Kosovë sovrane, i kanë shkaktuar tensione me BE-në dhe SHBA-në.
Visari Ymeri, një nga figurat e larta të Vetëvendosjes që ndër vite kanë dezertuar nga partia, thotë se polarizimi politik e shoqëror është një strategji e vetëdijshme e Vetëvendosjes.
Sipas tij, edhe pse partia pretendon të jetë e hapur për bashkëpunim, në praktikë ushqehet nga përplasja me të tjerët – një fenomen që Ymeri e konsideron të ri në skenën politike të Kosovës pas luftës.
“Te partitë tjera politike, që i kemi pasur në të kaluarën, natyrisht që ka pasur kundërshtime, shpeshherë edhe shumë të zjarrta, madje edhe armiqësi… por nuk ka ekzistuar logjika ‘ne dhe ata’. Ato e kanë parë procesin e shtetndërtimit në Kosovë si bashkëpunim. Dhe ky bashkëpunim ka rezultuar, pastaj, në rritje të kohezionit shoqëror – pra në depolarizim të shoqërisë”, thotë Ymeri.
Ymeri thekson se dalja nga situata e krijuar kërkon vetëdijesim të të gjitha partive se bashkëpunimi dhe kompromisi janë thelb i politikës, sidomos në periudha krizash.
“Për ta shpëtuar demokracinë, nevojitet bashkim i forcave, edhe mes atyre që nuk pajtohen”, thotë ai, duke shtuar se nuk do të dëshironte që zgjidhja të vinte përmes ndërhyrjes së bashkësisë ndërkombëtare.
“Unë mendoj se shoqëria kosovare duhet të piqet që vetë t’i zgjidhë problemet, e ky është një prej problemeve që e kemi sot. Këtë ngërç unë e shoh pak me vlerë në këtë drejtim. Nuk e di nëse do ta ketë këtë rezultat, por ngërçet nganjëherë janë të mira, sepse i mësojnë shoqëritë për një domosdo tjetër, të cilën nuk e shohin pa e pasur problemin”, thotë Ymeri.
Edhe komentet në rrjetet sociale dhe debatet televizive japin pamjen e një ndarjeje të thellë në shoqëri, por një anketë e zhvilluar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan në periudhën maj-korrik të këtij viti, nxori në pah se vetëm 38 për qind e qytetarëve të Kosovës e shohin të nevojshëm ndryshimin e udhëheqësve kryesorë dhe të partive në pushtet.
Nëse vendi do të shkojë në zgjedhje të reja këtë vit, nuk është ende e qartë, por Vetëvendosje, ndonëse ‘e rrethuar nga kundërshtarë’ sipas saj, mbetet tash për tash ajo që përcakton fushën dhe ritmin e lojës.
Memli Krasniqi (në mes) dhe Enver Hoxhaj (majtas) nuk kanë qenë në linjë për disa tema në kohën e fundit.
Ekrem Idrizi
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), aktualisht forca e dytë më e madhe parlamentare në vend, po shkon drejt zgjedhjes së udhëheqësit të ri, në përpjekje për ta sjellë në krye dikë që mund ta sfidojë kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, partia e së cilit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka qenë në pushtet nga viti 2021 dhe ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Kryetari i deritanishëm, Memli Krasniqi, dha dorëheqje papritmas të mërkurën dhe e thirri Konventën e partisë për të hënën e 17 nëntorit, duke thënë se ka ardhur koha për një momentum dhe mundësi të re për “familjen tonë demokratike”.
Një ditë më vonë, Bedri Hamza, kandidati i saj për kryeministër në zgjedhjet e këtij viti, njoftoi se do të garojë për kryetar, duke premtuar reforma, për ta rikthyer PDK-në “ si partinë kryesore në vend”.
Derisa po dukej se gjithçka po shkonte sipas planit, deputeti dhe dikur ushtruesi i detyrës së kryetarit, Enver Hoxhaj, doli me kundërshtime.
Ai bëri thirrje që Konventa të shtyhet për 23 nëntor, duke thënë se nevojitet më shumë kohë për një garë më cilësore, dhe se një parti demokratike duhet të ketë në garë më shumë sesa thjesht një kandidat të vetëm.
“PDK-ja ka nevojë për drejtim të ri, jo për skema të vjetra, ka nevojë për vizion të ri, jo për ndërrim rolesh. Ky është momenti për t’ia hapur rrugën ndryshimit të vërtetë”, shkroi Hoxhaj në Facebook.
Enver Hoxhaj.
PDK-ja nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë (REL) nëse Hamza do të ketë kundërshtarë në garën për udhëheqës të partisë.
REL-i e ka kontaktuar edhe Hoxhajn, mirëpo ai nuk ka treguar nëse do të jetë pjesë e garës.
Artan Muhaxhiri, sociolog dhe analist politik, thotë për REL-in se, ndonëse dorëheqja e Krasniqit ishte e befasishme, “ishte akt i duhur”.
Ai beson se zgjedhjet për kryetar mund të shndërrohen në një “përshpejtues të ndryshimeve në PDK, nëse edhe kushtet e tjera të domosdoshme plotësohen”.
Sipas tij, për PDK-në do të jetë e rëndësishme se si zhvillohet gara, pasi nëse procesi do të jetë vetëm formalitet, atëherë mund të ketë pasoja.
“PDK-ja ka nevojë të domosdoshme për një rigjallërim të udhëheqjes, të strukturave për kërkim të resurseve profesionale brenda partisë, si dhe për ndryshimin e imazhit dhe të ndikimit në publik, sepse me zgjedhjet që na presin nuk mund të vazhdojë me këtë inerci”, thekson Muhaxhiri.
Kandidatura eventuale e Hoxhajt
Enver Hoxhaj nuk kishte garuar as në Konventën e vitit 2021 kur u zgjodh Memli Krasniqi për herë të parë kryetar, pavarësisht se për më shumë se 200 ditë e kishte udhëhequr partinë si ushtrues i detyrës.
Këtë vit, ai ka qenë i zëshëm në qëndrimet e tij që dallonin me ato të vetë partisë, pasi në verë ai kishte thënë se do ta mbështeste një koalicion me LVV-në e Kurtit, dhe kishte nënvizuar se mund të kishte rol kur kishte folur për zgjedhjet e mundshme brenda partisë.
Nëse Hoxhaj vendos të garojë, sipas Muhaxhirit, ai duhet ta ketë një ekip pas vetes dhe një platformë me “ide të freskëta dhe kreative”, me të cilat do të mund t’i bindte edhe anëtarët e PDK-së që mund ta sfidojë Kurtin.
Muhaxhiri beson se Hoxhaj është pjesë e rëndësishme e PDK-së, pavarësisht se ai nuk e ka më ndikimin që kishte në parti kur ajo udhëhiqej nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, që tani po gjykohen në Hagë për krime lufte, të cilat i mohojnë.
“Gjithsesi, ai është pjesë shumë e rëndësishme e PDK-së dhe nëse ka platformë dhe ekip, mund ta sfidojë Hamzën, por duket se kjo garë tashmë është e përfunduar dhe Hoxhaj është duke u përpjekur ta krijojë një imazh të një rebeli përbrenda PDK-së që nuk pajtohet me të gjitha vendimet”.
A mund të sjellë ndryshime Hamza?
Muhaxhiri vlerëson se PDK-ja u tregua e “sinqertë” duke i shpallur zgjedhjet për kryetar për t’u ballafaquar me gjendjen e tanishme, dhe për të kërkuar mundësi për t’u kthyer në pushtet.
“Sepse më nuk ka kuptim që PDK-ja të jetë në këtë gjendje ku është shumë larg Lëvizjes Vetëvendosje dhe pa ndonjë ide të qartë se si ta sfidojë pushtetin e madh të Kurtit”, shprehet Muhaxhiri.
Nën udhëheqjen e Krasniqit – nga viti 2021 – PDK-ja doli e dyta në zgjedhje parlamentare në shkurt, duke ngelur goxha mbrapa LVV-së.
Ajo i fitoi gjashtë komuna në zgjedhjet lokale, duke pësuar një rënie të vogël në nivel lokal, në krahasim me zgjedhjet paraprake.
Muhaxhiri nënvizon se PDK-ja nuk ka pasur strategji, plan apo ide sesi ta sfidojë Kurtin dhe LVV-në në këto pjesë vjetët e fundit.
“Siç u pa në zgjedhjet lokale tani, Kurti vetëm sa e zgjeroi pushtetin me komuna të reja. Ky është rrezik i madh për PDK-në, sepse, nëse zoti Kurti i fiton sërish zgjedhjet parlamentare me rreth 40 për qind, kjo do të jetë shenjë se absolutisht nuk kanë mundur t’ia zvogëlojnë pushtetin as për një milimetër, dhe kjo është e pafalshme nëse zgjat gjashtë a shtatë vjet”, sipas Muhaxhirit.
Kosova mund të shkojë në zgjedhje parlamentare hiç më larg se në dhjetor, duke qenë se asnjëra parti nuk e ka shumicën e nevojshme, e as vullnetin për bashkëqeverisje, pas zgjedhjeve të shkurtit.
Dhe, nëse Hamza zgjidhet kryetar i PDK-së, gjë që duket e pashmangshme, duke e parë se ai e mori edhe mbështetjen publike të Krasniqit në ditën e dorëheqjes së tij, atëherë ai e ka vetëm një detyrë, sipas Muhaxhirit.
“Të kërkojë me zell brenda strukturave të PDK-së në gjithë Kosovën njerëz të ri, personalitete të reja, profesionistë të rinj dhe t’i sjellë në fokus si përfaqësues të një gjenerate të re të PDK-së, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të krijohet një lloj shpresë se PDK-ja mund të reformohet dhe ta rrisë pushtetin e saj”.
Bedri Hamza (majtas) e synon pozitën e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, pas dorëheqjes së Memli Krasniqit.
PDK-ja, e formuar në fund të vitit 1999, ka bashkëqeverisur në vitet 2001-2004, ndërsa në vitin 2007, ajo për herë të parë doli partia më e votuar në Kosovë.
Ajo qeverisi për shtatë vjet me Hashim Thaçi si kryeministër të Kosovës.
Për 17 vjet me radhë, PDK-në e drejtoi Thaçi, i cili shërbeu edhe si president edhe si kryeministër i vendit në disa faza.
Më 2016, kur Thaçi u bë president, partinë e udhëhoqi Kadri Veseli deri kur u nis në Hagë, më 2020.
Gjithçka nisi mbrëmjen e së hënës, një ditë pas ditës së zgjedhjeve, kur komisionerët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Mitrovicë të Jugut u tërhoqën nga procesi i verifikimit të votave me dyshimet për keqpërdorim.
Këta komisionerë kishin hasur në fletëvotime me kod të vendvotimit që nuk përputhej me vendvotimin prej nga ato vinin. Më vonë u kuptua se bëhej fjalë për 75 fletëvotime të tilla.
Me urdhër të prokurorisë, verifikimi u ndalua dhe rifilloi vetëm një ditë më vonë, sërish me vendim të prokurorisë. Tani ka përfunduar, por jo edhe diskutimi për të.
Pak pas verifikimit të votave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e miratoi një rekomandim për themelimin e një komisionit për vlerësimin e fletëvotimeve dhe përputhjes së numrit të tyre në vendvotime në Mitrovicën e Jugut dhe Gjakovë.
Çka është kodi i vendvotimit dhe pse rifilloi procesi?
Kodi i vendvotimit është një kod që printohet vertikalisht në qoshen e lartë në anën e djathtë të fletëvotimit dhe tregon se cilit vendvotim i takon ajo votë.
Për ilustrim, në Mitrovicë të Jugut janë gjithsej 105 vendvotime. Secili prej tyre i bie të ketë një kod të veçantë të shënjuar në secilin fletëvotim që u është dhënë qytetarëve kur kanë hyrë për të votuar.
Pas dyshimeve të ngritura nga disa komisionerë në Mitrovicë të Jugut, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) reagoi, duke thënë se ka gabime në shtypjen e kodit të vendvotimit, por duke insistuar se kjo nuk e minon integritetin e zgjedhjeve.
KQZ-së iu tha nga kompania përgjegjëse sllovene CETIS se ka zhvilluar hetim të plotë dhe që “problemi ka ndodhur vetëm në një nga katër kokat e printerit që shtyp numrin e vendvotimit, përderisa sistemi i kontrollit monitoron vetëm numrin serik (QR kodin), ndaj gabimi nuk është detektuar gjatë shtypjes”.
Prokuroria, pas këtij sqarimi nga kompania CETIS, urdhëroi të rinisë procesi i verifikimit të votave.
Përfaqësuesi i kompanisë kosovare CETKOS, e cila bashkë me kompaninë sllovene fitoi tenderin, Ilir Hoxha, ishte i paqasshëm për Radion Evropa e Lirë gjatë ditës së mërkurë.
Si u zgjodh kompania CETIS?
Për të shtypur fletëvotimet, broshurat e kandidatëve dhe listat e votuesve për zgjedhjet lokale 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë kishte paraparë të shpenzonte 492 mijë euro.
Për ta kryer këtë shërbim, kompania sllovene CETIS, në bashkëpunim me kompaninë kosovare CETKOS, u përzgjodh me kontratë në vlerë prej 489 mijë e 362 eurosh e 40 centë.
Megjithëse në këtë shpallje të tenderit kishte aplikuar edhe një kompani tjetër duke ofruar çmim më të ulët, prej 397 mijë e 566 eurosh e 19 centë, ajo u eliminua me arsyetimin se Certifikata ISO dëshmon se sistemet e menaxhimit të një kompanie të caktuar përmbushin kërkesat e një standardi të përcaktuar nga Organizata Ndërkombëtare për Standardizim (ISO). nuk ishte në rregull dhe nuk përmbushte listën e projekteve të natyrës së njëjtë.
Në 3 minuta
Çdo të enjte, zhvillimet më të rëndësishme përpiqemi t’jua zbërthejmë dhe t’jua sjellim sa më thjesht, shkurt e shqip. Regjistrohuni falas këtu për ta pranuar të parët në emailin tuaj çdo numër të newsletter-it tonë.
Sipas të dhënave të prokurimit, në dosjen e tenderit thuhej se kriteri për dhënien e kontratës për CETIS-in ishte çmimi më i ulët që ofrohet nga operatori ekonomik.
Kompania e njëjtë sllovene kishte shtypur fletëvotimet edhe për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë. Por, si e fitoi atë kontratë?
Së pari, KQZ-ja kishte anuluar tenderin duke eliminuar të pesë operatorët ekonomikë që kishin aplikuar, pasi nuk kishin përmbushur kriteret e kërkuara – në mesin e tyre edhe kompania sllovene CETIS.
Në arsyetimin për anulimin e kësaj kompanie thuhej se asaj i mungonin disa dokumente dhe nuk ishin përmbushur kërkesat e sigurisë së tenderit. Po ashtu thuhej se ajo kishte ofertuar me çmim dyfish më të lartë sesa që KQZ-ja planifikonte të shpenzonte për shtypje të fletëvotimeve.
CETIS kishte ofertuar me çmim prej mbi 776 mijë eurosh, derisa KQZ-ja planifikonte ta përmbyllte këtë shërbim me 290 mijë euro.
Pas rreth 20 ditësh nga anulimi i tenderit, KQZ-ja vendosi ta shpërblejë me kontratë pikërisht grupin e operatorëve CETIS dhe CETKOS, me procedurë të negociuar. Vlera e kontratës ishte mbi 279 mijë euro.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk iu përgjigj Radios Evropa e Lirë se pse shkoi me procedurë të negociuar me këtë kompani dhe nuk rishpalli tender.
Kush qëndron pas kompanisë sllovene?
CETIS është kompani me seli në Celje të Sllovenisë, e cila ofron zgjidhje për dokumente sigurie [pasaporta biometrike, karta identiteti, patent-shofer] dhe printime të tjera komerciale.
Njëri nga drejtorët ekzekutivë të saj, Radenko Mijatoviq, është edhe kryetar i Federatës së Futbollit në Slloveni.
Sipas një njoftimi të Federatës sllovene, Mijatoviq, në mars të vitit 2025, kishte nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë energjetike GEN, e cila ishte bërë partner i përfaqësueses së kombëtares sllovene deri në korrik të këtij viti.
Me kompaninë GEN akuzohej se kishte lidhje edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
REL-i nuk hasi në lidhje të drejtpërdrejta të ambasadorit Berishaj me ndonjërën nga kompanitë kontraktuese nga KQZ-ja, mirëpo ai u përmend nga shumë përfaqësues të PDK-së, për ta kontestuar edhe më tutje procesin zgjedhor në Mitrovicë të Jugut.
Emri i Berishajt ishte përmendur edhe në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, kur Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte thënë se ka nisur hetim për dyshimet e ngritura nga raportimet se Berishaj ishte përfshirë në transportimin e kundërligjshëm të votave me postë të mërgimtarëve.
Pse s’flitet për Gjakovën?
I njëjti gabim – me kod të gabuar vendvotimi – është vërejtur edhe në Gjakovë. Megjithatë, në këtë komunë, verifikimi i votave nisi e përfundoi pa ndonjë problem apo ndërhyrje nga organet e drejtësisë.
Kjo pasi që, siç sqaron zyrtari kryesor i Komisionit Zgjedhor Komunal në Gjakovë, Armir Rexha, për Radion Evropa e Lirë, në këtë komunë problemi ishte evidentuar gjatë ditës së zgjedhjeve.
“Është përdorur vetëm një fletëvotim në një vendvotim. E kemi bërë verifikimin në qendrën komunale të numërimit, është gjithçka në rregull. Përputhen të dhënat”, thotë Rexha, duke sqaruar se fletëvotimet e tjera me këtë gabim nuk janë përdorur.
Ai tha se ky gabim është vërejtur në 12 nga gjithsej 146 vendvotimet në Gjakovë, por se nuk janë përdorur ato me gabime pasi që kanë tepruar fletëvotime.
I pyetur nëse është shpallur i pavlefshëm fletëvotimi me kodin e gabuar të vendvotimit, ai vetëm tha se për këtë gjë vendosin “anëtarët e këshillit të vendvotimit në qendrat komunale të numërimit”.
Rezultatet nga qendra komunale e numërimit tregojnë se Ardian Gjini i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) fitoi 56.43 për qind të votave në këtë komunë, apo 3 mijë e 909 vota më shumë se kundërkandidati i tij, Ardian Gola, i Lëvizjes Vetëvendosje.
Çka thotë ligji?
Pika e parë në nenin 16 të rregullores zgjedhore për “votimin, numërimin në vendvotim dhe menaxhimin” thotë se një fletëvotim dhe votë është e vlefshme nëse, ndër të tjera, “është i vulosur dhe ka numrin serik të vendvotimit përkatës”.
Duke u thirrur në manualet e vetë KQZ-së, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se fletëvotimet në të cilat është evidentuar gabimi, duhet të shpallen të gjitha të pavlefshme.
“KQZ-ja dhe PZAP-ja [Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa] duhet të kryejnë hetimet përkatëse dhe të dalin me versione zyrtare mbi impaktin që këto kanë pasur në rezultatin zgjedhor. Vetëm përmes transparencës dhe llogaridhënies mund të rikthehet integriteti i procesit zgjedhor”, thotë Cakolli për REL-in.
A është humbur integriteti i zgjedhjeve në Mitrovicë të Jugut?
Për këtë, varet se kë e pyet. Përfaqësuesit e PDK-së thonë se po, pjesëtarë të shoqërisë civile shprehin shqetësim, ndërsa përfaqësues të LVV-së dhe KQZ-ja thonë se jo.
Balotazhi në Mitrovicë të Jugut e nxori fitues Faton Pecin e LVV-së me 53.47% të votave, apo me 2 mijë e 315 vota më shumë se kundërkandidati i tij, Arian Tahiri i PDK-së, sipas të dhënave preliminare të KQZ-së.
Radio Evropa e Lirë pyeti KQZ-në se a do të shpallen fletëvotimet me parregullsi si të pavlefshme apo do të numërohen, por nuk mori përgjigje.
Para se të shfaqeshin dyshimet në lidhje me votat në balotazhin për Mitrovicën e Jugut, kandidati i PDK-së kishte pranuar rezultatin e zgjedhjeve dhe i kishte uruar fitoren kundërkandidatit të tij nga LVV-ja.
Por, pas dyshimeve të ngritura, PDK-ja u ankua për këtë rast në PZAP dhe përfaqësues të saj kërkuan rivotim.
Një natë më parë, në Televizionin Dukagjini në Kosovë, kandidati i PDK-së, Tahiri, tha se pothuajse të gjitha fletëvotimet me këtë gabim ishin me vota për kundërkandidatin e tij. Nga Kuvendi Komunal Zgjedhor në Mitrovicë të Jugut konfirmuan se vota nga ato fletëvotime fituan të dy kandidatët.
Deputeti i LVV-së, Nezir Kraki, në një paraqitje mbrëmë në T7, insistoi se gabimi me kodin e fletëvotimeve, megjithatë, nuk e ka minuar integritetin e zgjedhjeve, sepse qytetarët kanë votuar për kandidatin e tyre të preferuar edhe në ato fletë.
Në këtë ka insistuar edhe KQZ-ja, që qysh në reagimin e saj të parë tha se fletëvotimet kanë edhe një numër serik që mundëson verifikimin e tyre dhe ato përputhen me fletëvotimet e verifikuara në qendrat komunale.
Por, Tahiri pretendoi se gabimi në printimin e numrit serik mund të ketë mundësuar mashtrimin e njohur si “treni bullgar”, pasi tha se dyshon që për nisjen e këtij fenomeni, mund të jetë përdorur ndonjë fletëvotim nga diaspora.
Çka është “treni bullgar”?
“Treni bullgar” është një mënyrë e mashtrimit në zgjedhje. Ajo fillon me një fletëvotim të falsifikuar që plotësohet jashtë qendrës së votimit dhe i jepet një personi që pranon ta shesë votën ose detyrohet ta bëjë këtë.
Ky person hyn në qendrën e votimit, merr një fletëvotim të vërtetë, por nuk e përdor atë. Në vend të saj, ai fut në kuti fletëvotimin e rremë që ka marrë më parë dhe e nxjerr jashtë atë të vërtetin, të paplotësuar.
Fletëvotimi i vërtetë, pastaj, i jepet votuesit tjetër për të vazhduar mashtrimin në të njëjtën mënyrë.
Por, Cakolli thotë se një mashtrim i tillë do të ishte vështirë i aplikueshëm dhe lehtësisht i kontrollueshëm nga KQZ-ja.
Për të, më shqetësues është efekti që ky proces do të ketë në besimin e qytetarëve në integritetin e proceseve zgjedhore, veçanërisht në mungesë të një transparence më të madhe.
“Zgjedhjet e shpeshta dhe krizat politike kanë vetvetiu për pasojë krijimin e një apatie për proceset zgjedhore. E, kur qoftë edhe pjesë të caktuara të proceseve zgjedhore kontestohen nga palët, kjo i lë hije të keqe procesit zgjedhor”, thotë Cakolli.
Ai e sheh si problematike edhe atë që e përshkruan si tentim të KQZ-së për t’ia kaluar të gjithë përgjegjësinë kompanisë sllovene CETIS.
“Edhe nëse është bërë një gabim teknik dhe ai nuk ndikon në integritetin e zgjedhjeve, nuk është sqaruar se cila është përmasa e këtij problemi. Mungesa e këtyre përgjigjeve nga KQZ-ja i shton dyshimet në raport me situatën dhe ua mundëson palëve të tjera për ta kontestuar integritetin e procesit zgjedhor”, shton Cakolli.
Balotazhi i 9 nëntorit ishte hera e tretë që shumë shtetas kosovarë dolën në votime brenda këtij viti kalendarik: më 9 shkurt për zgjedhjet parlamentare, më 12 tetor për rundin e parë të zgjedhjeve lokale dhe më 9 nëntor për rundin e dytë.
Për më tepër, ende po diskutohet edhe mundësia e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pasi rezultatet e 9 shkurtit nuk prodhuan ende një qeveri – gjë që, potencialisht, mund ta çojë vendin në mbajtjen e katër ditëve zgjedhore brenda një viti kalendarik.
Memli Krasniqi njoftoi të mërkurën dorëheqjen si kryetar i partisë së dytë më të madhe në Kosovë, Partisë Demokratike të Kosovës, duke thënë se ka ardhur koha për një mundësi të re për “familjen tonë demokratike”.
“Sot, pas shumë kohe reflektimi, ka ardhur momenti i duhur, prandaj sot kam vendosur të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit të partisë”, tha Krasniqi.
Dorëheqja e tij vjen pesë muaj pasi ai ishte rizgjedhur në krye të partisë për një mandat të dytë në qershor.
Ai e kishte marrë drejtimin e partisë në vitin 2021.
Krasniqi njoftoi se do ta mbledhë konventën e partisë më 17 nëntor, ku do të zgjidhet kryetari i ri.
“Ky vendim nuk është as i momentit dhe nuk lidhet vetëm me zhvillimet e fundit. Është reflektim i gjatë i imi mbi atë se çfarë i duhet më shumë partisë në fazën e ardhshme”, shtoi ai.
Ai shtoi se PDK-ja ka nevojë për të krijuar “një momentum, dhe një mundësi të re për familjen tonë demokratike. Si dikush që nuk ka pasur asnjëherë ambicie për kryeministër, në zgjedhjet e ardhshme kandidati ynë duhet të jetë edhe kryetar i partisë”.
Gjatë udhëheqjes së tij, PDK-ja doli e dyta në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, duke i fituar 24 ulëse, me Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër.
Krasniqi tha se nuk e di se kush do të garojë për kryetar të partisë në konventën e së hënës, por shtoi se do ta mbështesë Hamzën nëse ai garon.
“Preferencën time për Bedri Hamzën nuk e fshehu, përkundrazi me kënaqësi e bëj publike”, theksoi ai.
Krasniqi ka qenë pjesë e PDK-së për rreth dy dekada, fillimisht si kryetar i të rinjve të partisë e më pas nënkryetar i partisë para se të zgjidhej kryetar më 2021.
Nën udhëheqjen e tij, PDK-ja përveç që doli e dyta në zgjedhje nacionale, ajo i fitoi gjashtë komuna në zgjedhje lokale të këtij viti, duke pësuar një rënie të vogël në nivel lokal.
Komentet