VOAL

VOAL

Haradinaj dhe Lebet hedhin poshtë mundësinë që Kosova dhe Serbia mund të gjejnë zgjidhje nëpërmjet ndryshimit të kufijve

Prishtinë

Në një tryezë të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ku u diskutua për dialogun “Kosovë-Serbi pas Samitit të Berlinit”, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert Lebet kanë hedhur poshtë mundësinë që Kosova dhe Serbia mund të gjejnë zgjidhje nëpërmjet ndryshimit të kufijve, raporton Anadolu Agency (AA).

Haradinaj tha se për të është shumë e vështirë që në kohën kur merr pjesë në përvjetorë të masakrave të shumta që kanë ndodhur në Kosovë nga shteti serb, për pak orë pas tyre, të ulet me presidentin serb Vuçiç pa pasur asnjë kusht për dialog.

Ai tha se e kanë gabim të gjithë ata që thonë se duhet hequr taksa për të vazhduar dialogu me Serbinë, përfshirë Washingtonin, por edhe evropianët.

“Është gabim pozicioni edhe i Washingtonit edhe i evropianëve, edhe i Berlinit edhe i Parisit për të vazhduar dialogu me Serbinë ta pranojmë kushtin për heqjen e tarifës. Kujt t’i vihet kushte? Kryetarit të Qeverisë që vjen prej Mejës? Domethënë me 27-tin ka qenë Masakra e Mejës (përvjetori), unë prej Mejës kam shkuar më 29-tin në Berlin jam ulur përballë Vuçiçit për dialog”, tha Haradinaj, i cili shtoi se nuk mund t’i pranojë kushtet e Serbisë, kur kjo e fundit nuk i pranon krimet e saj në Kosovë.

Sa i përket idesë së korrigjimit të kufijve, Haradinaj tha se të gjithë ata që e përkrahin një ide të tillë e dinë se me të arrihet lufta. “Ju siguroj që kushdo që thotë se përmes lëvizjes së kufijve ose rikorrigjimit të kufijve arrihet paqja, e din që arrihet lufta. Arrihen tragjeditë. Pra, këta që propozojnë marrëveshje me kufij, me qëllim janë duke e bërë për ta futur Ballkanin në jostabilitet edhe për minimum dy dekada”, tha Haradinaj.

Kundër ndryshimit të kufijve është shprehur edhe i ftuari i dytë në këtë takim, ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert Lebet, për të cilin një gjë e tillë do të sillte kërcënim serioz për stabilitetin në rajon.

“Ndryshimi i kufijve nuk funksionon. Jemi shumë të lumtur që në takimin në Berlin nuk u fol për një opsion të tillë. Në fakt, ne nuk kemi ndonjë shembull historik kur ndryshimi i kufijve me shkëmbime territoresh ka sjellë paqe dhe normalizim midis palëve. Konflikti do të qëndronte i gjallë edhe pas ndryshimit të kufijve dhe ndoshta do të komplikohej edhe më shumë. Në veçanti në Ballkan ndryshimi i kufijve do të konsistonte me një kërcënim serioz të stabilitetit rajonal”, tha Lebet.

Kryetari i Partisë Progresive Demokratike në Kosovë, Nenad Rashiq, shprehi shqetësim për mospjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Sa i përket korrigjimit të kufijve, sipas Rashiqit, “ai nuk është i mirë as për serbët e jugut as për ata në veri”.

Haradinaj: “Thaçi, Vuçiç dhe Rama kanë diskutuar për shkëmbim territori”

Kryeministri Ramush Haradinaj duke folur për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, tha se ekziston një dyshim i bazuar që Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandër Vuqiq kanë biseduar për shkëmbim të territoreve se bashku raporton “Zeri.info”.

“Ekziston një dyshim i bazuar, se Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç kanë biseduar për shkëmbim të territoreve se bashku nën udhëheqjen e Përfaqësueses së lartë, Frederica Mogherini. Ekziston ky dyshim pavarësisht se unë nuk mund ta konfirmoj”, citohet të ketë thënë Haradinaj.

Meqenëse kjo ide është tashmë e vdekur sipas kryeministrit Haradinaj, një gjë e tillë vetëm ka humbur kohën e tre liderëve të lartëpërmendur.

Pas Samitit të Berlinit, radhën e ka populli i Kosovës! – Nga Florim Zeqa

Ndarja e Kosovës është ide kamotshme e Serbisë, e ri aktualizuar nga Vuqiqi dhe mbështetur fuqishëm nga vasalet e tij Hashim Thaçi, Edi Rama dhe mercenari mediatik Baton Haxhiu, prandaj deklaratat e fundit te Vuqiqit nuk duhet shikuar me shumë entuziazëm dhe relaksim, për faktin e ndikimit të fuqishëm politik mbi liderët e shantazhuar kosovar dhe të shtrirjes gjeopolitike të serbëve si dhe zgjerimit të madh gjeografik të kishave e manastireve serbe në Kosovë.
Edhe para Samitit te Berlinit ideja e shkëmbimit të territoreve në Ballkan ishte kundërshtuar fuqishëm nga shteti gjerman dhe disa shtete të fuqishme perëndimore.
Mosmbështetja e idesë së shkëmbimit të territoreve në Ballkan konsiderohet hap i madh për Kosovën, por jo edhe fitore përfundimtare.
Samiti i Berlinit shpërfaqi edhe një herë dobësitë dhe ndasitë tona, mosmarrëveshjet dhe hipokrizitë e lidershipit kosovar, i cili atë që flet në Prishtinë, nuk e thotë dot edhe në Berlin, Bruksel apo Paris.
Andaj, nuk duhet besuar shumë deklaratave patriotike të Hashim Thaçit, i cili deri para Samitit të Berlinit i mbante në duar gërshërët e Vuqiqit për ndarjen e Kosovës, sikurse që nuk duhet besuar lojes plot hipokrizi të Ramush Haradinajt me taksen ndaj produkteve serbe.
Andaj, deklarata e fundit të Vuqiqit për pavarësinë e Kosovës përveqse duhet marr me rezerva dhe kujdes maksimal, duhet shfrytëzuar momentumin politik për largimin sa më parë nga pushteti të mercenarëve të tij në Kosovë, nga të cilët e për të cilët Kosova do të behej copa-copa, vetëm e vetëm që ata dhe shokët e tyre t’i shpëtojnë Gjykatës Speciale, të cilës mbase edhe mundë t’i shpëtojnë, por asnjëherë nuk do t’i shpëtojnë ndëshkimit nga populli dhe drejtësia vendore për vjedhjen dhe plaçkitjen e buxhetit, uzurpimin e pronave publike dhe private, shkatërrimin e shtetit dhe thyerjen e shpresave të qytetarëve për jetë në Kosovën e lire e të pavarur nga Serbia.

Largimi i uzurpatorëve nga pushteti

Pavarësisht situatës relaksuese politike pas Samitit të Berlinit, ne duhet t’i kthehemi vetvetes më shumë se asnjëherë më parë, për t’u dëshmuar para botës se jemi për shtet dhe barazi shoqërore, fqinjësi të mirë dhe reciprocitet në tregti të lirë me fqinjët tanë duke mbrojtur integritetin shtetëror dhe sovranitetin e shtetit.
Mirëpo, para së gjithash duhet të dëshmohemi me largimin e hajnave nga pushteti, dënimin e tyre dhe konfiskimin e të gjitha pasurive te paligjshme. Atëherë dhe vetëm atëherë do të gëzojmë mbështetjen e miqve dhe respektin e armiqve.
Kosova nuk guxon të mbetet edhe më tutje oazë e krimit të organizuar dhe peng i bandave kriminale që kanë kapur shtetin, uzurpuar institucionet e shtetit dhe ngulfatur frymëmarrjen e lirë të e lirë të qytetarëve të këtij vendi.
Vetëm me largimin e mercenarëve dhe vasalëve të Serbisë nga pushteti shpëtohet shteti nga degradimi i mëtutjeshëm dhe falimentimi, mbrohet sovraniteti i shtetit nga invazioni serb dhe ndarja territoriale.
Në të kundërtën, do të kemi vazhdimësi dhe përsëritje të skenarëve të rijnë të Serbisë ndaj Kosovës, për shkak së “Gjarpri helmon edhe kur nuk kafshon”.

Të ikin politikanët nga prokurorët

Përderisa mafio-politika dhe nëntoka kriminale të udhëheqin më shtetin, jo vetëm se nuk do të kemi zhvillim ekonomik, rritje të mirëqenjes qytetare, krijim të vendeve të punës dhe as investime kapitale,…do të kemi degradim të mëtutjeshëm të sistemit të drejtësisë, sistemit arsimor, shëndetësor dhe kulturoro-sportiv të vendit tonë.
Edhe përkunder aferave të njëpasnjëshme korruptive dhe kriminale të pushtetarëve, sistemi i kapur i drejtësisë vazhdon të heshtë, përkatësisht prokuorët, policia hetimore dhe gjykatat po i mbyllin sy e vesh, duke mos trajtuar asnjë nga rastet e krimit të organizuar të profilit të larte, të cilat në fakt janë burimi kryesor i të gjitha prapsive në vend, si; korrupsionit, nepotizmit, krimit të organizuar dhe burim i përfitimeve të paligjshme korruptive dhe kriminale të pushtetarëve dhe klasës politike në pergjithësi në këto dy dekadat e fundit.
Bashkërendimi i veprimeve dhe bashkëpunimi i ngushtë kriminal i mafio-politikës me mafio-oligarket ekonomik, në mënyrë të organizuar janë duke zhvatë xhepat e qytetarëve dhe duke zbrazë buxhetin e shtetit për t’i mbushur xhepat e tyre dhe kontot e mafio-oligarkëve të kriminalizuar në kundërshtim me ligjin dhe etiken njerëzore.
Ku si pasojë e kësaj situate, të njejtit njerëz po i gëzojnë të gjitha privilegjet e pushtetit, ndërsa qytetarët e vendit që nuk janë te lidhur me bandat kriminale, dita-ditës po varfërohen,…ku si pasojë e varferisë ekstreme, pabarazisë dhe denigrimit social, qytetarët po e braktisin Kosovën, ndoshta për të mos u kthyer më asnjëherë ne vendin e tyre të lindjes.
Po ndodhë pikërisht kështu, për shkak, se në vend që të ikin politikanët e inkriminuar nga prokuorët, po ikin prokuorët nga politika, siq ishte rasti e prokurorit Elez Blakaj.

Largim të detyrueshëm nga skena politike

Pushtetarët e korruptuar dhe tejinkriminuar nuk kanë për t’u larguar asnjëherë me vetëdëshirë nga skena politike, e aq më pak nga pushteti, por vetëm nëse një ditë populli i dëbon me dhunë.
Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret si kushtrim në ndërgjegjën e atdhetarëve me gjak të pastër shqiptar, për bashkim të mendjeve dhe zemrave edhe njëherë sikurse në fillimvitet e ’90-ta, për ta nxjerrë Kosovën nga kthetrat e uzurpatorëve, matrapazëve dhe zhvatësve të buxhetit të shtetit, nga rrënuesit e vlerave dhe traditave tona shekullore.
Ndryshimet substanciale në skenën politike dhe shoqërore të vendit tonë, mund të arrihen vetëm me bashkimin e kapaciteteve intelektuale të mërgatës sonë, me bashkimin e të gjitha forcave progresive, të shëndosha dhe të padjallëzuara njerëzore të vendit tonë.
Krijimi i një levizje të re politike nga elita intelektuale, konformë rrethanave kohore dhe zhvillimeve politike ndërkombëtare është imperativ i ngutshëm kohor dhe i vetmi shpëtim për vendin.
Levizja e re politike nuk guxon të jetë vazhdimësi dhe as levë e asnjë subjekti politik ekzistues. Ngase secila nga subjektet aktuale politike, për të mirë apo për të keq e kanë kryer të vetën,…pragmatizmi dhe patrioztizmi i tyre përfundon tek “URA” mbi lumin Ibër në Mitrovicë, ashtu siq përfundoi demarkacioni me Malin e Zi, gjegjësisht Çakorri, Kulla e Bjelluha që iu falen shtetit malazes!
Levizja e re politike duhet t’i bashkoj të gjitha forcat progresive pa dallime rajonale, partiake, ideologjike apo fetare për ta shpëtuar vendin nga katandisja në humnerë dhe për ta shpëtuar shtetin nga zhbërja fizike.
Lënja e fatit të vendit në duart e liderëve të korruptuar politik, është më tepër se heqje dorë nga shtetësia dhe sovraniteti politik.
Pas Samitit te Berlinit, radhën për t’i dhënë goditjen përfundimtare klasës së inkriminuar politike e ka populli i Kosovës, me protesta e padëgjueshmëri qytetare deri në largimin e tërësishëm nga skena politike e kusarëve dhe hajdutëve, matrapazëve dhe uzurpatorëve, vasalëve dhe mercenarëve si dhe bandave kriminale që rropën e ç’rropën pasuritë e këtij vendi dhe thyen shpresat e qytetarëve.
Zoti e bekoftë vullnetin e qytetarëve!

Pas taksës paralajmërohen edhe masa tjera ndaj Serbisë

Luljeta Krasniqi – Veseli

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksën 100 për qind për të gjitha importet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina mund të pasohet edhe me masa shtesë ndaj Serbisë, paralajmërojnë autoritetet në Prishtinë. Qeveria e Kosovës ende nuk e ka definuar se cilat do të jenë ato masa, por si të tilla do të pasonin vendimin e 21 nëntorit, për vendosjen e taksës 100 për qind.

Të shtunën, ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka paralajmëruar se ka marrë vendim që të shpallen persona të padëshiruar apo non-grata, të gjithë zyrtarët serbë që bëjnë deklarata në mohim të krimeve të luftës në Kosovë.

​Ndërkohë që ditëve të fundit, edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, kanë paralajmëruar se Kosova mund të ashpërsojë masat deri në reciprocitet të plotë, varësisht sjelljeve të shtetit të Serbisë ndaj Kosovës.

Haki Shatri, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj tha për Radion Evropa e Lirë, se ende nuk ka ndonjë masë konkrete që mund të vendoset, por që disa masa reciprociteti ndaj Serbisë, sipas tij,janë duke u shqyrtuar nga Qeveria.

“Nuk ka diçka konkrete deri tani, por masa e reciprocitetit si vendosja e ndalimit të hyrjeve të automjeteve me targa të Serbisë në Kosova, si dhe mosnjohja e patentë-shoferëve dhe masa të tjera, janë duke u shqyrtuar të vendosen nëse paraqitet nevoja”, thekson Shatri.

Politologu Ramush Tahiri, thotë për Radion Evropa e Lirë se vendosja e masës së plotë të reciprocitetit ndaj Serbisë në parim është e drejtë që mund të shfrytëzohet.

Sipas tij, edhe me marrëveshjet që janë arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është paraparë reciprociteti.

Megjithatë, siç thekson Tahiri, problemi është se masat e reciprocitetit të plotë të paralajmëruara nga Qeveria e Kosovës nuk po hasin në përkrahje nga mekanizmat ndërkombëtarë.

“Qeveria e Kosovës ka filluar të ketë një politikë ndryshe ndaj Serbisë me qëllim të forcon dinjitetin e vet shtetëror dhe sovranitetin, por që edhe Serbia të ndjejë pasojat e politikës që i bën ndaj Kosovës. Por këto masa nuk po e kanë përkrahjen e Bashkimit Evropian”.

“Duket diplomacia jonë nuk po ka argumentim të drejtë dhe të mirë pasi që masat reciproke kudo në botë pranohen dhe janë në norma ndërkombëtare, kurse masat e njëanshme siç ishte taksa doganore 100 për qind nuk janë. Kosova nuk dihet se pse po përcaktohet për masa që nuk janë popullarizuese dhe nuk po përcaktohet për norma siç është reciprociteti që janë normale në raport mes shteteve”, thekson Tahiri.

Një masë reciprociteti ndaj Serbisë, Kosova e kishte aplikuar në korrik të vitit 2011.

Kjo masë e reciprocitetit në atë kohë ishte marrë pasi që Serbia për tre vite pas shpalljes së pavarësisë në Kosovën në vitin 2008 kishte bllokuar mallrat nga Kosova për shkak të ndërrimit të vulave nga ato të UNMIK-ut në ato të Republikës së Kosovës.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, në radhët e Alternativës, Mimoza Kusari – Lila, thotë për Radion Evropa e Lirë, se Kosova do të duhej të vendosë masë reciprociteti ndaj Serbisë.

“Një reciprocitet me Serbinë do të kishte një efekt më të madh pasi që do të ishte një pasqyrë e veprimeve të Serbisë ndaj Kosovës dhe do të humbet argumenti i Serbisë karshi bashkësisë ndërkombëtare se ata janë viktima apo të gatshëm për marrëveshje me Kosovën, por Kosova nuk është e gatshme se po mban taksën. Përderisa reciprociteti do të tregon se gjitha veprimet që i bënë Serbia të njëjta i ndërmerr edhe Kosova”, thekson Kusari – Lila.

Megjithatë, ajo shton, për masë të plotë reciprociteti duhet të koordinohen veprimet brenda institucioneve të vendit.

“Problemi kryesor në Qeverinë Haradinaj është mungesa e një konsensusi të brendshëm politik në kuadër të Qeverisë. Për të marrë një masë reciprociteti duhet të ketë një konsensus të brendshëm në kuadër të Qeverisë, pastaj duhet të këtë koordinim të mirëfilltë profesional dhe përmbajtësor dhe t’i ketë të gjitha veprimet e akorduara dhe plane tjera në rast të dështimit apo zbatimit të ndonjë vendimi”, thekson ajo.

Sidoqoftë, asnjë nga masat e reciprocitetit apo së fundi edhe taksa 100 për qind për produktet me orgjinë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina nuk janë përkrahur nga mekanizmat ndërkombëtarë.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vazhdimësi kanë kërkuar që të hiqet taksa, duke e konsideruar taksën 100 për qind edhe si shkelje e Marrëveshjes për Tregti të Lirë, CEFTA.

Gjenerali i Gardës Kombëtare të Ajovës, Timothy Orr takohet me udhëheqësit e Kosovës

Gjenerali amerikan i Gardës Kombëtare të Ajovës, Timothy Orr, po qëndron për një vizitë në Kosovë në prag të pensionimit të tij. Ai bashkë me një delegacion amerikan takuan të martën gjatë ditës udhëheqësit e Kosovës, të cilët vlerësuan lartë mbështetjen amerikane në proceset politike në Kosovë.

Një vizitë e planifikuar e gjeneralit amerikan Orr në Kosovë në muajin shkurt me rastin e përvjetorit të pavarësisë, ishte anuluar për shkak të tarifave të Kosovës ndaj prodhimeve serbe dhe refuzimit të qeverisë për të dëgjuar këshillat amerikane për pezullimin e tyre.

Garda Kombëtare e Ajovës ka luajtur rol të jashtëzakonshëm në ngritjen e mundësive vepruese të Forcës së Sigurisë së Kosovës shndërrimi i së cilës në ushtri është mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, por ka nxitur pakënaqësi tek një pjesë e aleatëve të NATO-s.

Kosova dhe Ajova kanë nënshkruar marrëveshje të ndryshme bashkëpunimi posaçërisht në fushën ushtarake. Në vitin 2013 Kosova dhe shteti i Ajovës nënshkruan marrëveshje të partneritetit të ndërsjellë në përpjekje për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Haradinaj e zbulon se a u përplas me Macronin në Berlin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë nga ajo se çfarë është raportuar rreth një përplasje të mundshme të tij në Berlin me presidentin e Francës, Emanuel Macron.

Ai thotë se fillimisht ka komunikuar në gjuhën frënge me Macronin, dhe nuk e di nëse ata që janë endur korridoreve e kuptojnë një gjuhë të tillë.

“Unë i kam pa disa prononcime. Po folin ata që kanë nejtë korridoreve. Ata nuk e dijnë fare se çfarë ka ndodhur. Maspari unë kam folë në gjuhën frënge me Makronin, dhe nuk e di ata që kanë nejtë korridoreve a dijnë me komuniku frëngjisht. Ai ishte një njeri i respektuar, dhe kemi kaluar shumë më mirë sesa që mendojnë disa të tjerë. Njëjtë edhe me kancelaren Merkel”, ka thënë Haradinaj, raporton Gazeta Express.

Ai thotë se i kupton të gjithë ata që kanë qëndruar korridoreve se pse janë nervoz, por thotë se nuk ka çfarë të iu bëjë.

“Ata që po flasin korridoreve e që s’dinë frëngjisht. Le të flasin edhe më tutje, janë nervoz , edhe pse e di që janë nervoz, po s’kam çka ju boj”, ka thënë ndër të tjera kryeministri Haradinaj./GazetaExpress/

SHBA: Marrëveshja Kosovë – Serbi me njohje reciproke

Zyrtarë të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë kanë thënë se e mbështesin dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Sipas tyre, SHBA-ja dëshiron të shohë normalizim të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve me njohjen e ndërsjellë

Ditë më parë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e cilësoi të dobët Bashkimin Evropian (BE-në), gjersa kërkoi përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në procesin e dialogut Kosovë – Serbi. Pa inkuadrimin e SHBA-së, sipas kreut të shtetit, nuk mund të ketë marrëveshje mes dy vendeve. Por pavarësisht kësaj SHBA-ja do të vazhdojë ta mbështesë procesin e ndërmjetësuar nga BE-ja. Kështu ka bërë të ditur Ambasada e SHBA-së në Kosovë në një përgjigje dhënë “Zërit”, ku thuhet se marrëveshja e arritur mes dy palëve duhet të jetë e pranueshme për të dyja vendet

Njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se kjo kërkesë me ngulm e presidentit Hashim Thaçi, që SHBA-ja të përfshihet në procesin e negociatave, ka të bëjë me faktin që një pjesë e Departamentit të Shtetit e mbështet idenë për shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. /Zeri/

GJUMI I ARUSHËS DHE GJYKATA SPECIALE (Institucionet e Kosovës kërkojnë Gjykatë Ndërkombëtare për krimet serbe në Kosovë) – Nga BINAK MAXHARRAJ

 

Që 20 vjet fjetet. Qe 20 vjete u habitet tu ba pasunu dhe tue e plaqkitë këtë vend. Për 20 vjet u pasuruat për tejmase. Për 20 vjet nuk batë asgjë për te kërkuar llogari nga Serbia për gjenocidin e bamë në Kosovë. Për njezet vjet nuk u ra ndërmend se duhet kriju ekipe, institute mbi institute për mbledhjën e fakteve nga deshmitaret. Tash pas 20 vjetëve nuk mund ti gjeni as gjysën e deshmitarve, kanë vdekë.

Pas 20 vjeteve tashti ju ra ndërmend të kërkoni Gjykatë Speciale për Serbin për krimet e bëra në Kosovë. Deri tani për krimet e Serbisë ne Kosovë janë denu vetem 4 kriminel, mbas janë vrar dhe masakru mbi 13 mijë civil.

A mos jeni zgju pak si vonë nga gjumi të kërkoni diçka qe dikur mund ta realizoshit me lehtl se sa sot?! Ju nuk formuat Gjykate Speciale për krimet e luftës në Kosovë te cilën gjë ishte deshtë ta bani,por u frikësuat nga njeri tjetri ta beni.Ua banë te tjerët me pelqimin e Juaj.Askush nuk ju ka fajë.Thonë faji është jetim!.

Të kërkoni pas 20 vjeteve Gjykatë Speciale për krimet Serbe në Kosovë,anipse kërkëesë e drejtë,por me dukët se është vonë,jeni vonu.Ia vlenë të provoni.Por Gjykata Speciale nuk është ne bashqe te babës të kërkoni kur te doni.Ajo ka rregulla dhe procedura të veshtira për te mbrrijë deri ne Parlamentin BE për ta thanë përqimin,e sidomos tani kur Kosova është ne disavantazh me Serbinë për shkakt te bamveve dhe jomençurisë tonë,qe patem pushtetar të padinjitetshem për t udheheqë vendin,por..

Më mirë do të ishte të provohet,te insistohet,te veprohet me të gjitha forcat dhe miqet tanë qe në kuadër të kësaj Gjykate Speciale ne Hagë të inkorporohën edhe krimet serbe.Kjo është për mua me shumë e arsyeshme,me shumë e kapshme dhe e realizueshme se sa formimi i një Gjykate Speciale të re për krimet serbe të luftës në Kosovë

(Nga profili im në FB)

GJARPËRI I PLAGOSUR ËSHTË SHUMË MË I RREZIKSHËM – Nga BINAK MAXHARRAJ

 

-Në Berlin shkuan të ndarë: Hashim Thaçi për ta ndarë, kurse Ramush Harajdinaj për ta mbrojtë Kosovën nga ndarja, copëtimi,

-Mos të harrojmë se kurthet e Gjarprit të plagosur edhe pas Berlinit do të vazhdojnë.

Kreret e Kosovës Hashim Thaçi dhe Ramush Harajdinaj as se si të rrahin të njejtin tel. Ata shkuan në Berlin të ndarë, pa kurgja të përbashkët ne mendime, veq trupat e vet i moren me vehte. Këta e urrejnë njeri tjetrin, njeri është i shitur e tjetri është i blemë.

Në Berlin filloi lufta titanike midis tyre ne prani te Kancelares Gjermane Angela Merkel dhe Presidentit te Francës Marconit. I nxorën shpatat. Dy shokët e idealit për ndarjën e Kosovës Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq para mysafireve i nxorën hartat dhe haptas e banë te qartë para botës së deshirojnë ndarjën e Kosovës. Aty ishte edhe lahperi me shizofreni pro greku dhe pro serbi Edi Rama për tu u ndihmu në këtë projekt, sepse Edi Rama me 2015 këtë projekt me Vuçiqin e kishin nisë ne Nish.

THaçi dhe Vuçit si të pa turp qe janë u munduan ti spjegojnë musafirëve perparesit dhe jo humbjen e një pjese te Kosovës. Të dyt ishin te çartur – Vuçiq kërkont e Veriune e praruar ne ar, sepse kujtonte se ishte pronë e tyre, kurse Thaçi lemeriste se do ta marrim Luginën e Presheves, pa dhanë asgje.

Kancelarja Angelina Merkel u nervozu me budallaqet e tyre. I shikoi me nerveri dhe si gjhtëherë ju tha trup: s’ka ndarje te Kosovës as nuk do te këtë dhe pikë. Thaçi i turperuar qe e nxori atdheun ne shitje u la pas dore në Berlin nuk u mor kush ma me te, mbeti i vetmuar,s i qyqan.

Nga ana tjetër Kryeministri Harajdinaj ne menyrë titanike në Belin nise betejën për rreximin e idies së Thaçit.U përkrah fuqishëm,u respektu,u fuqizu dhe u ba figura kryesore e Samitit duke e lënë Hashim Thaçin si të çkulaftë.Mediat theksuan fjelën e Ramushit kur tha se ndaljën e Kosovës ne Berlin nuk e kisha leht.Mediat anë e mbanë botës raportuan se e patë puna e ndarjës së Kosovës,ajo u vorros në Berlin.

Por nuk thonë kotë ruaju gjarprit të plagosur sepse është shumëfish më i rrezikshëm.Mjënjëhrë më ra në mendje një video kur një njeri në Afrikë ia preu kokën gjarprite,po papritur koka e gjarprite kërceu dhe e kafshoi njeriun i cili ia kishte pre kokën dhe pas pak vdiq.

Gjarpri i jonë pashtu është i rrezikshëm qoftë më kokë qoftë pa kokë.Kurthat e gjarprit po vazhdojnë,ai s’po mundë të pajtohet se i deshtoi projekti për ndarjën e atedheut te vetë ne dobi te shkaut serbisë.Kanë nisë lëvizjet e mshefta,sekrete midis treshes Thaçi-Vuçiq-Rama për të gjetë modele tjera se si mund të shprëthejnë në kët drejtim.Po mbldhën msheftas.Sepse sipas Thaçit fjale e dhanë Vuçiqit për ndarjën e Kosovës do ta realizoi meçdo kushtë.

Pra në këtë drejtim nuk duhet të njihemi të ralaksuar se ndarja e Kosovës vdiq në Berlin.Jo,është mashtrim të mendohet kështu.Gjarpri se bashku me gjarperijt tjera nuk duhet më i lanë rahat,duhet përcjell hapëpas hapi për ti penguar ne qelimin e tyre makabër.

Pra,Kryeminister leshoja pas Hashim Thaçit çakëj lë ta përcellin,mos ti çkapen ne çdo hap,sepse ketij njeriu nuk i zihet besë,është i pabesë,sepse ai qe e copton vendin e vetë nuk di së si mund ta çuajmë ndryshe dhe nga se lëkuar e tij na qenka me e shtrenjët se sa ndarja e Kosovës.O tempora,o moris,thonin latinet e vjetër.

Pacolli: Zyrtarët serbë që mohojnë krimet e luftës në Kosovë, do të shpallen persona non-grata

Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Behgjet Pacolli, përmes një njoftimi në Facebook, tha se ka marrë vendim që të shpallen persona non-grata, të gjithë zyrtarët serbë që bëjnë deklarata në mohim të krimeve të luftës në Kosovë.

Ky reagim vjen pas një interviste të ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq për “Vesti Rusia”, ku kishte mohuar masakrën e Reçakut, duke thënë se “ngjarjet në Reçak ishin shkaku i drejtpërdrejtë i bombardimeve të NATO’s kundër forcave serbe në Kosovë”.

“I pështirë dhe absolutisht i papranueshëm mohimi i Masakrës së Recak nga ministri aktual i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili shërbeu si zëdhënës i partisë së Millosheviçit në vitet ’90. Zëdhënësi i Millosheviçit vazhdimisht ofendon viktimat, familjaret e tyre dhe mohon vrasjet masive dhe gjenocidin në Kosovë nga regjimi që ai i shërbente i përkushtuar. Serbia kreu krimet më të këqija kundër civilëve shqiptarë, boshnjakë dhe kroatë në Evropë që nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore kundër hebrenjve”, thuhet në postim.

Zyrtarë serbë që veprojnë në Kosovë si dhe Beogradi zyrtar, kanë mohuar përmes deklaratave publike se janë kryer krime të luftës në Kosovë, si dhe intervenimi i NATO-s, sipas tyre, ishte agression kundër forcave serbe.

Një ish-ministër dhe një ish-zëvendës ministre e Qeverisë së Kosovës, nga komuniteti serb, u shkarkuan nga kryeministri Ramush Haradinaj, pasi thanë se shumë krime të kryera gjatë luftës në Kosovë nga forcat serbe në të vërtetë nuk kishin ndodhur kurrë.

Pas këtyre shkarkimeve, Ministria e Drejtësisë së Kosovës ka filluar me përgatitjet për hartimin e një ligji që të dënohet secili person që mohon krimet dhe masakrat që janë bërë gjatë luftës 1998-99.

Më shumë se 13 mijë e 500 llogaritet të jetë numri i personave të vrarë e të zhdukur gjatë konfliktit të viteve 1998-‘99 në Kosovë. Një plagë tjetër e luftës janë edhe rreth 1 mijë e 600 persona të pagjetur, kryesisht shqiptarë.

HASHIMI NUK NDALET – KOSOVA DREJT RICOPËTIMIT – Nga Xhafer LECI

 – Koha është për protesta demokratike, deri në rrëzimin-largimin e presidentit Thaçi –

Deri kur do të heshtin Unversitetet-studentët e Prishtinës, Tiranës, Tetovës dhe ata të Mërgatës?!

Nuk kanë më vlerë shkrimet, intervistat, analizat… Sepse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk e ka ndërmend të ndalet, deri në ndarjen, copëtimin definitiv të Kosovës, të cilën, në këta kufij ekzistues, e kanë njohur 115 shtete nga e gjithë Bota, përfshi këtu edhe institucionin më të lartë botëror, Gjykatën Ndërkombëtare, duke konsideruar si të drejtë legjitime, rishpalljen formale dhe njohjen e Pavarësisë së Kosovë.
Hashimi po gënjen sa po mundet, se kinse Presidenti Dr.I.Rugova, paska qenë për ndryshimin e kufijve…!

Shikone në fotografi, Predidentin Rugova, duke ia dhuruar një guri të Minierës së Trepçës ish Premierit anglez, Toni Bler. Qëllimi ishte për t`ia bërë me dije se kjo është pasuria jonë, përmes së cilës, mund tua shlyejmë, sadopak, borxhin për të mirat që keni bërë ju për neve. Por, jo t` ia falim Serbisë pasuritë tona nëntokësore të Trepçës, të cilat mund t`i kalojnë edhe kufijtë e Kosovës,si dhe Ujmanin e Gazivodës.

As regjimi komunist i Serbosllavisë nuk ka mundur t`i ndalojë demonstratat-protestat e popullit shqiptar, në veçanti të studentëve… Nuk kam pasur rastin të lexoj asnjëherë se studentët mbrenda trojeve tona të Shqipnisë Etnike, e as ata të Mërgatës tonë, të kenë dërguar ndonjë letër fuqive të mëdha,me kërkesa për mbrojtjen e mos ricoptimit të tokave tona, siç ka ndodhur që 2 mijë vjetë, në veçanti gjatë Dy Luftërave Botërore.

Sa për profesorët e tri univesiteteve tona të sipërpërmendura as nuk po shkruaj fare, sepse e dimë mirë, që ata janë marioneta të pushtetarëve socialë-komunistë. Për habinë tonë në Shqipëri, që disa muaj protestohet, për diçka që e konsideroj shumë të arsyeshme, por nuk e kuptoj, pse po heshtin dhe nuk e brohoritën, asnjë parullë në mbrojtje të mos coptimit të Kosovës, nga sllavët e Jugut, serbo-malazezo maqedonas.

Nuk ka dëshmi më të madhe se kjo, se: presidenti Hashim Thaçi, me garniturën e tij drejtuese të Kosovës, ka arritur që të gjitha institucionet e Kosovës, t´i rrjeshtojë nën kontrollin e tij të rreptë !!!

Populli shqiptar sot po udhëheqet nga tre diktatorë komunistë të vegjël, por të rrezikshëm… Edi Rama, kryeminisër i Shqipërisë; Hashim Thaçi, president i Kosovës dhe Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, parti kjo e cila për shumë vite po i udhëheqë Shqiptarët, me pjesëmarrjen e tyre në koalicione me partitë sllave të Maqedonisë, për drejtimin e këtij vendi, pa prespektivë për interesat e shqiptarëve. Përgjegjësi mbajnë të gjitha subjektet politike dhe mbarë populli shqiptar.

Edhe nën okupimin klasik e diktatorial të ish Serbosllavisë, shqiptarët e Kosovës dhe viseve tjera të ish Jugosllavisë, e kishin guximin të organizonin demonstrata e protesta për barazi, liri dhe pavarësi. Pse nuk ngritemi në këmb gjithë shqiptarët, anë e mbanë trojeve tona? Edhe nëse asgjë nuk arrihet, për mbrojtjen e tërsisë teritoriale të Kosovës, së paku, për hirë të historisë, të tregojmë gadishmërinë tonë si kombë, se jemi kundër ndryshimit të kufijëve, për të cilët është derdhur shumë gjak…

Me çfarë të drejte juridike apo edhe zakonore presidenti i vendit tonë, Hashim Thaçi, ka përqendruar të gjitha përgjegjësitë institucionale të Kosovës, në duart e veta?! Shumica absolute e 7 milionë shqiptarëve të trojeve tona të Shqiprisë Etnike, nuk i beson Hashim Thaçit, se kinse edhe Amerika po kërkon ndryshimin e kufijëve të Kosovës…! Në fillim Hashimi ka deklaruar se:“ Do të ketë kompromise të dhimbshme me korigjimin e kufijëve.“ Tani na gënjen se shumica e shqiptarëve janë për ndërrimin e kufijëve, për marrjen e Preshevës, Bujnocit dhe Medvegjës…!

Askush nuk e ka të drejtën dhe nuk guxon të vedosë kundër vullnetit dhe vendimeve të popullit shqiptarë, si:

Deklaratën kushtetuese të 2 korrikut 1990, Kushtetutën e Kaçanikut të 7 shtatorit 1990, Apelin e 215 intelektua-lëve shqiptarë, Ligjin për Referendum, Luftën e fundit 1998-1999 e tjerë.
Dihet se bisedimeve Prishtinë-Beograd është duke ju prirë francezi Arnaud Danjean, tani më i njohur si „mik“ i Hashim Thaçit.

Gjermani-Wendlingen, 4.5.2019

Institucionet e Kosovës kërkojnë Gjykatë Ndërkombëtare për krimet serbe

Taulant Qenaj

Institucionet e Kosovës po paralajmërojnë nisjen e procedurave për themelimin e një gjykate apo siç po quhet, Tribunali për gjykimin e krimeve serbe në Kosovë.

Kohë më parë, ishte paralajmëruar themelimi i një departamenti në Kosovë që do të merrej me rastet e dyshuara të krimeve të luftës, ndërkohë që së fundit, po flitet edhe për tribunal ndërkombëtar, pavarësisht faktit se një kompetencë të tillë e ka vetëm Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Për 186 masakra të kryera në Kosovë e për mijëra të vrarë nga forca serbe gjatë viteve 1998-99, institucionet e Kosovës do të kërkojnë drejtësi, ka deklaruar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Ai tha se tashmë ka nisur konsultat dhe procedurat të cilat shumë shpejt do të rezultojnë me hapa konkretë drejt formimit të Gjykatës Ndërkombëtare për krimet dhe gjenocidin që Serbia ka kryer në Kosovë.

Ky tribunal, sipas kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, do të jetë ndërkombëtar dhe do të gjykojë të gjithë ata që kryen krime në Kosovë. Sipas tij, krimet dhe masakrat e kryera nga Serbia në Kosovë, janë të përmasave të gjenocidit.

“Kjo gjykatë është e mundur, është e domosdoshme, ka për të ndodhur, do të ndodh. Fundi në këtë proces ka vetëm një qëllim, drejtësi dhe të ardhme e pajtim”, tha Veseli.

Veseli, thotë se drejtësia ndërkombëtare ka dështuar t’i hetojë krimet serbe, sepse heshtja siç u shpreh ai, “ndaj dëshmive dhe dëshmitarëve është falje e heshtur për kriminelët”.

“Ne kemi besuar tek e vërteta. Fatkeqësisht, kanë kaluar dy dekada dhe pak, ose aspak nuk është bërë në këtë drejtim. Tribunali i Hagës, i ka lënë në gjysmë proceset gjyqësore kundër krerëve të regjimit të Millosheviçit. Për atë sa edhe drejtësia ndërkombëtare në Kosovë, nuk e ka bërë punën e saj që është dashur ta bënte”, tha Kadri Veseli.

Përveç partive opozitare në Kosovë, për këtë iniciativë Kadri Veseli ka edhe përkrahjen e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, presidenti Thaçi tha se është i mirëseardhur krijimi i një Tribunali Ndërkombëtar që do të gjykonte krimet e kryera nga Serbia në Kosovë.

“Është mirë që kryeparlamentari Veseli tashmë ka dhënë propozimin për nxjerrjen e një rezolute nga Kuvendi i Kosovës, që dënon gjenocidin në mënyrë që në të ardhmen drejtësia, edhe pse e vonuar, t’i dënoj të gjitha krimet e kryera në Kosovë. Jo të ketë drejtësi selektive në baza etnike dhe jo të amnistohet gjenocidi i Serbisë në Kosovë”, tha presidenti Thaçi.

Thaçi tha po ashtu se e çmon lartë iniciativën e Kongresit Amerikan, për të dëgjuar rrëfimet e gjenocidit të Serbisë të kryera në Kosovë.

Mirëpo Bekim Blakaj, nga Fondi për të Drejtën Humanitare, tha se nuk mund të krijohet një Tribunal ndërkombëtar me iniciativa të tilla, kur dihet që tribunalet ndërkombëtare, krijohen nga OKB-ja. Bakaj tha për Radion Evropa e Lirë se këto iniciativa janë të ngutshme dhe me veprime të tilla, nuk mund të sillet drejtësi për viktimat e krimeve të luftës dhe familjet e tyre në Kosovë.

“Pothuajse është e pamundur që me një rezolutë të tillë të iniciohet themelimi i çfarëdo tribunali, e aq më pak të një tribunali ndërkombëtar. Dihet që tribunalet ndërkombëtare krijohen nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, dhe kjo ka qenë praktika edhe në krijimin e tribunalit penal për ish-Jugosllavinë në Hagë. Vështirë që të pritet që do të themelohet një Gjykatë, e aq më pak një Gjykatë e cila do të gjykonte vetëm krimet serbe të kryera në Kosovë”, tha Blakaj.

Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, në luftën e fundit në Kosovë janë vrarë rreth 13,500 persona. Ndërkaq, të pagjetur ende konsiderohen mbi 1 600 persona.

Në vitin 2015, Kuvendi i Kosovës ka miratuar themelimin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, të cilat njihen edhe si Gjykata Speciale. Aty po hetohen krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës, të cilat pretendohen se janë kryer nga pjesëtarët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në periudhën prej vitit 1998 deri më 2000. Selia e saj gjendet në Hagë të Holandës.

LAJM: LOJTARËT PËR NDARJEN E KOSOVËS PËRSËRI NË TIRANË – Nga BINAK MAXHARRAJ

Perfaqesuesja e Larte e BE Federika Mogherini (e cila e beri faqen e zeze me dialogun midis Kosoves dhe Serbise) do te mbrije ne Tirane ne kuader te procesit “Brdo-Brioni”.
Me te marre vesh per kete Presidenti i Serbise Aleksander Vuqiq (i pa ftuar) turr e vrape do te shkoje ne Tirane me u taku me Mogherinin pasiqe ne Berlin nuk paten kohe te mjeftueshme me u çmall me njeri tjetrin.
Teme e ketij takimi konspirativ midis Mogherinit dhe Vuqiqit do te jete Kosova, per me pa mundesine se a do ti vazhdojne dallaveret e tyre per Kosoves, edhe perkundrjet qendrimeve te qarta per Kosoven qe i moren ne Berlin, ku Angela Merkel ua futi shuplaka fytyres duke ua mshel gojen.
Eshte e pa qarte se a do te vrapojë edhe Presidenti i Kosoves Hashim Thaqi me u taku me “miqet e vjeter”ne Tirane per te lidhe ndoshta nje aleance te re te tyre per Kosoven. Shpresoj se edhe Thaqi do te jete aty, por me vehte do ta marrë edhe Baton Haxhiun “diplomatin”e rryer per manipulimet per dhe rreth Kosoves.

Ribotohet “KOSOVA” I-V e Jusuf Buxhovit

 

“Kosova” në tetë vëllime e Jusuf Buxhovit, vazhdon të jetë ndër librat më të kërkuar të vendit. Këto ditë, doli nga shtypi edhe një botim tjetër i pesë vëllimeve të para, i teti me radhë në kuadër të kompletit, të cilat kanë munguar gjatë muajve të fundit. Kështu, në Panairin e sivjemë të librit në Prishtinë, të interesuarit, për herë të parë, do të kenë rastin që të furnizohen me kompletin prej tetë vëllimesh.

Kadri Veseli udhëton sot në Hagë, intervistohet si i dyshimtë

Kryeparlamentari Kadri Veseli pritet sot të udhëtojë në Hagë, ku e presin për intervistim prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Gazeta Express mëson nga burime brenda Tribunalit Special se Veseli do të udhëtojë sot për në Hagë.

Atje pritet të intervistohet si i dyshimtë nga prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, John Smith.

Gazeta Express ka kontaktuar kabinetin e z. Veseli, mirëpo nuk ka arritur të marrë një prononcim lidhur me këtë.

Ndryshe, kryetari i Kuvendit deri tash asnjëherë nuk ka pranuar se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale kur është pyetur, megjithatë ai ka treguar gatishmëri për shkuarje në Hagë, nëse ftohet nga prokuroria.

Express javë më parë ka raportuar nga burimet brenda Zyrës së Prokurorit të Specializuar se po përgatitën aktakuza që prekin seniorët e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, përfshirë edhe Presidentin Hashim Thaci, kryeparlamentarin Kadri Veseli.

E ashtuquajtura Gjykatë Speciale është krijuar nga Kuvendi i Kosovës  në vitin 2015.

Ndërkaq bazë për krijimin e kësaj gjykatë është një raport i shpalosur në Këshillin e Evropës nga senatori zviceran, Dick Marty, e në të cilët disa prej krerëve të UCK’së, si Hashim Thaçi, Azem Syla, Xhavit Haliti, akuzohen për trafikim të organeve dhe trajtim çnjerëzor.

Veseli: Objektivi kryesor i Kosovës është anëtarësimi në OKB

Prishtinë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, takimin me krerët e vendit dhe anëtarët e ekipit negociator për dialog, e konsideroi “shumë produktiv dhe shumë konstruktiv”, raporton Anadolu Agency (AA).

Veseli priti në takim presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe anëtarët e Ekipit Negociator, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti për të diskutuar për dialogun me Serbinë.

Veseli pas takimit, në një konferencë për media tha se objektivi kryesor unanim i Kosovës, siç janë pajtuar në këtë takim, është anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Kryeparlamentari i Kosovës duke folur për taksën të cilën vendi i tij i zbaton produkteve të Serbisë, tha se “kurrë nuk do t’i nënshtrohen Serbisë dhe (presidentit të Serbisë Aleksandar) Vuçiqit”.

Veseli tha se besojnë që në të ardhmen do të ketë involvim edhe më direkt të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në procesin e dialogut. Ai tha se Kosova është shtet sovran dhe as që do të diskutohet ndonjëherë për shtetin dhe sovranitetin e saj.

“Ne kemi plotësuar të gjitha kushtet. Na ndihmoni edhe ju (mediat), nuk ka nevojë të na krijoni thyesa tjera të panevojshme. S’ka nevojë të krijoni. Duhet të jepet liberalizimi i vizave për faktin se aspektin e procedurave të cilat kanë qenë teknike, të cilat i ka vënë vetë BE-ja, Kosova i ka respektuar të gjitha dhe ka qenë shumë korrekt. Ndoshta kemi plotësuar më shumë kushte se sa shumica e vendeve”, tha Veseli.

Udhëheqësit e institucioneve të larta kanë paralajmëruar fazën e fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila sipas tyre duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë.

Ky është takimi i parë zyrtar i krerëve institucional kosovarë pas Samitit të Berlinit që u mbajt më 29 prill.

PRESIDENT THAÇI A FJETE HIÇ…?! (A e pave në andërr Federica Mogherinin) – Nga BINAK MAXHARRAJ

 

Presidenti Thaçi, a muj u çove, a fjete mirë. A e pave në andërr F.Mogherinin, A.Vuçiqin, E.Ramën por edhe Baton Stanishiqin pasi je këthye nga Berlini. Pasi ju deshtoi plani i tradhtisë ndaj Kosovës, deshtet ne errësirë ta plagosni Kosovën. Eh more paqavrat e shqiptarisë të stilit te Esat Pashë Toptanit dhe Ahmet Zogut.

President Thaçi, a po të dhembë hala shuplaka e A.Merkel qe ta futi fytyrës kurse qyrrat nga zori të dolën jashtë, kur ta shuajti ambicjën për ta nda apo korigju Kosovën, e cila edhe te injoroi sa ishe në Berlin.

President Thaçi me vije keq që simpatia e Juaj pro serbe-ruse F.Mogherini nuk ka shansin të diagoloj më më ty, dhe se asaj i shkoj huq se ne biografinë e saj nuk mund ta shkruajë se si u angazhu me mish e shpirtë për ta nda Kosovën.

Ke harruar se për ne Shqiptarët e Kosovës Gjermania është po aq e shenjët sa edhe Amerika. Është mikja dhe e ardhmja e jon e përjeteshme. Gabove ne deklaratat injoruese se bashku me Baton Stanishiqin se Gjermanija nuk ndihmoj Kosovën. Eh more teveqela, eh more mistreca mjerë kombi qe ju ka.

Drama në Berlin, kush çfarë i tha kujt (dhe Baton Haxhiu über alles) – Nga Berat Buzhala

Kosova i ka dy realitete, një në të cilin jetojmë ne, dhe një tjetër ku bën pjesë vetëm Batoni. Këtu nuk bëjnë përjashtim as ngjarjet në Berlin.

Me avionin privat të Lordit te Marecit të gjithë personat e rëndësishëm të politikës shqiptare ishin nisur për në kryeqytetin e Gjermanisë, për të marrë pjesë në një ngjarje të rëndësishme për të gjithë Ballkanin. Pasagjerë ishin Presidenti Thaçi, Kryeministrat Rama dhe Haradinaj, Lordi vetë, si dhe gazetari zyrtar i shtetit të Kosovës, zoti Baton Haxhiu.

Gjatë gjithë udhëtimit, thuhet që, vetëm piloti kishte qëndruar neutral karshi taksës ndaj mallrave serbe, të cilën qeveria e Kosovës e ka vendosur muaj më parë. Të tjerët, secili duke përdorur taktikat më të mira personale për mashtrim, kishin provuar – për të disatën herë – ta bindnin kryeministrin Haradinaj se taksa e kishte dhënë efektin e vet. Refreni që taksa e ka dhënë efektin e vet ka filluar të përsëritet ditën e nesërme të vendosjes së saj. Sot e kësaj dite askush nuk e di se me cka është konstatuar dhënia e efektit të taksës!?

Nuk kishte vazhduar për shumë kohë përpjekja për ta bindur Haradinajn. Diku mbi qiellin e Bosnjës kishin hequr dorë. Në pamundësi për ta thyer Kryeministrin Haradinaj pasagjerët kishin filluar që të flasin, siç do të thoshte Batoni, për “gjëra të bukura”. Se çfarë mendon Haxhiu me “gjërat e bukura” kjo është një enigmë e madhe, por është e rëndësishme që të thuhet se palët kishin zbritur nga avioni i Lordit pa ndonjë marrëveshje se çfarë do të flasin ose çfarë nuk do të flasin në takimin për ku ishin nisur.

Rrugës për në hotel dy delegacionet ishin ndarë, ai i Shqipërisë për në Regent Hotel, këta të Kosovës për në Hilton. Batoni në udhëkryq, për të qëndruar sa më afër të dyja ekipeve. Paradite të Thaçi, pasdite te Rama. Të hidhëruar që nuk e kishin bindur Ramushin që të subordinonte veprimet e tij me ato të Ramës dhe Thaçit, këta të dytë, bashkë me Batonin e kishin marrë për dore edhe të diturin Gent Caka dhe kishin ngrënë drekë së bashku. Se çfarë kanë biseduar gjatë drekës është e vështirë të dihet. Ndoshta edhe aty Batoni ka vazhduar që të flas për gjërat e bukura, si bie fjala pikturë, art, muzikë klasike, kinematografi të viteve të 50’ta dhe 60’ta. Tek e fundit Thaçi shquhet për shije të holla kulturore. Ka mundësi që pjesën më të madhe të kohës së tij në udhëtime ai e kalon nëpër galeri të ndryshme, jashtë syve të opinionit.

Pasi që e kishin ngrënë drekën, delegacioni nga Kosova ishin nisur për ta takuar ambasadorin amerikan në Berlin, Richard Grenell, njëra prej figurave më kontradiktore të administratës së Presidentit Trump. Prej kur ka zbarkuar në Gjermani, ky ambasador ka provuar që ta sabotojë kancelaren Merkel, qoftë përmes intervistave në media të ndryshme, qoftë duke i takuar me një pompozitet liderët e Alternativës Për Gjermaninë, grup i ekstremit të djathtë, të lidhur në një formë me liderin rus Vladimir Putin. Meqë nuk jemi në pozitë për të zgjedhur, e as për t’ia përcaktuar Presidentit Trump ambasadorët, atëherë nuk na mbetet tjetër për të thënë, përveçse shumë mirë që e takuan atë.

Gazetari zyrtar i shtetit, Batoni, nuk ka qenë në këtë takim, anipse ka mundësi që paraprakisht e ka ditur deri në detaje se çfarë do të flitet aty brenda. I ka treguar dikush atij. I ka Batoni disa kontakte misterioze në nivele të larta botërore që e njoftojnë paraprakisht se çfarë do të ndodhë me ne, por edhe me rajonin, në disa dekadat e ardhshme. Se në çfarë gjuhe komunikon ky me ta, kjo është gjithashtu shumë misterioze. Nëse një gjë e tillë bëhet në gjuhën angleze, atëherë frikësohem shumë që mesazhet do të lexohen gabimisht. Bashkë, Thaçi dhe Batoni nuk arrijnë ta flasin dot një anglishte të nevojshme për të mbijetuar për bukë dhe për ujë.

Sido që të jetë, pas takimit me amerikanin, Thaçi, i shoqëruar nga Bekim Collaku, Haradinaj, i shoqëruar nga Lordi, ishin nisur për në zyrat e kancelares Merkel, ku do të vinte Presidenti Makron dhe pjesa tjetër e delegacionit nga rajoni i Ballkanit Perëndimor. Gazetari i shtetit, në anën tjetër, ishte nisur për në sheshin afër portës së Brandeburgut, prej ku do të raportonte në kohë reale për në Kosovë, se çfarë po ndodhte atje brenda. Pa filluar mirë takimi, kur palët ende nuk i kishin zënë ulëset, Batoni i armatosur me fuqi paranormale, po tregonte se atje brenda punët ishin llugë. Po, po, llugë. Dukej që nuk po flitej për gjëra të bukura. Gjithsesi nuk dëshironte të lëshohej shumë në detaje, sepse çfarë kuptimi do të kishte pastaj i gjithë takimi, që supozohej të ishte me dyer të mbyllura. Mirëpo për Batonin nuk ka dyer të mbyllura. Fuqia e tij i thyen ligjet e fizikës. Ai ka mundësi që të jetë fizikisht në të njëjtën kohë në, së paku, dy vende. Vuan gjithashtu edhe nga sëmundja e leximit të mendimeve të të tjerëve, në një perimetër prej disa kilometrave.

Në ndërkohë kur gazetari shtetëror po fliste në disa media, në të njëjtën kohë, brenda zyrës së kancelares Merkel po vazhdonte takimi. Thaci të tjera fjalë i kishte folur në ambasadën amerikane në Berlin, e të tjera fjalë po i fliste në këtë takim. Amerikanëve u kishte thënë se pa ju nuk bëhet dot gjë, tash të njëjtën po ua thoshte zonjës Merkel dhe zotit Makron. Ata që kishin qenë pjesëmarrës në takim kanë treguar që pjesa kryesore e tij ishte zhvilluar në një sallë, ku pjesëmarrësit po qëndronin në këmbë dhe në grupe. Vëmendja ishte e përqendruar te kryeministri Haradinaj. Dy udhëheqësit më të fuqishëm të Bashkimit Evropian, Merkel dhe Makron, kishin filluar të ushtronin trysni te Haradinaj për çështjen e taksës. I kishin kërkuar atij që ta suspendonte atë për katër ose gjashtë muaj. Në një moment të caktuar Merkel dhe Makron e kishin nxjerrë Haradinajn në tarracën e ndërtesës ku po zhvillohej e gjithë ngjarja. I mbështetur për muri Haradinaj u kishte thënë atyre “a të kërcej nga ndërtesa?”

Vucic, në anën tjetër, duke e parë këtë situatë, duke e parë që Haradinaj nuk po thyhej i kishte thënë zonjës Merkel, me zë të lartë “kot po flisni me të, sepse atij dikush nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka thënë që të mos e heq taksën”.

Në vend që ta ndihmonte, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kishte vendosur që ta godiste kolegun e tij nga Kosova, edhe në gjuhën angleze që ta kuptonin të gjithë, por edhe në gjuhën shqipe. Rama ishte kujdesur që sa herë i kishte thënë Haradinajt që ta hiqte taksën, atë ta dëgjonin edhe Merkel edhe Makron. Pastaj, në gjithë këtë situatë Haradinaj e kishte humbur paksa toruan. Kur Rama i kishte thënë, tash në gjuhën shqipe, që ta hiqte taksën, Haradinaj i ishte kthyer Ramës sikur vëllai-vëllait, duke ia ofruar për desert një organ trupor. Mirëpo termin që Haradinaj e kishte përdorur për organin nuk ka qenë shumë brutal, më shumë është një trajtë që nënat e përdorin për fëmijët e tyre të vegjël. Duke e parë se sa është sahati, Rama kishte vendosur që të spostohej, bashkë me Thaçin, në një kauq që ndodhej diku në sallon. Kishin mbetur krejtësisht të paangazhuar dhe irrelevant. Në një fotografi që arrita ta shoh, Thaçi dhe Rama të ulur në atë kauq, dukeshin më shumë si dy burra të mërzitur në një pasdite vere, se sa si dy burrështetas që ishin pjesë e një takimi të rëndësishëm rajonal. Ajo çfarë Haradinaj i kishte thënë, Ramës i kishte mbetur pikë në kokë. Diku kah fundi i takimit i kishte thënë kryeministrit të Kosovës “përse me ofendove?” Haradinaj i është ankuar Ramës se po i bën shumë presion.

Thaçi, prej anës së tij, kishte vazhduar që të lobonte që të hiqej taksa e “Hoxhajt dhe Veselit”, por nuk ishte angazhuar që të komunikonte me Haradinajn në biseda private. Presidenti i Kosovës kishte folur për audiencën ndërkombëtare. Mirëpo, secili hallet e veta në këtë këtë takim, edhe Thaci i kishte pasur të tijat. Ai ishte preokupuar tej mase që të mos konsiderohej heretike, dhe e tejkakuar, ideja për korrigjimin e kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë, për të cilën ai dhe Vucic kanë shpenzuar shumë energji, e ndoshta edhe pare. Mirëpo përfaqësuesi mysliman i Bosnjës dhe Hercegovinës ishte kujdesur që kjo temë të hapej, në mënyrën më të keqe për Thaçin. Ai, në një fjalim të gjatë, kishte thënë që nëse prekën kufijtë, kudo në Ballkan, atëherë tragjeditë janë të pashmangshme. Ai kishte thënë që rajoni do të zhytet në luftë dhe masakra, nëse kjo ide gjen zbatim praktikë. Në këtë moment Thaçi ishte shqetësuar, ndoshta jo aq përse po fliste një politikan nga Bosnja, por që këto po i dëgjonte një politikane nga Gjermania. Shumica dërrmuese e të pranishmëve në takim ishin pajtuar me politikanin boshnjak. Fjalimi i tij për rrezikun e prekjes së kufijve konsiderohet që ishte gozhda e fundit në arkivolin e kësaj ideje.

Ka që thonë se takimi në Berlin kishte qenë një dështim. Ka mundësi që ka qenë i tillë, mirëpo vetëm për disa ishte i tillë. Në Berlin thjesht ka dështuar plani për ndarje të Kosovës. Fare në fund të tij të gjithë pjesëmarrësit janë ulur prapë rreth një tryeze të përbashkët. Makron dhe Merkel janë dukur të relaksuar. Ata i kanë ftuar palët që të shkonin në Paris me 1 korrik për të vazhduar përpjekjet për të gjetur një zgjidhje në mes të Kosovës dhe Serbisë. Deri atëherë ata do të dërgojnë në rajon përfaqësuesit e tyre për të diskutuar për modalitetet.

Kryeministrja e Gjermanisë dhe Presidenti i Francës janë të bindur që Bashkimi Evropian ka kapacitet, por edhe detyrim, për t’i mbyllur zënkat në rajon.

Ka mundësi që personaliteti i vetëm në Ballkan që edhe më tutje nuk është i bindur në fuqinë gjermane është gazetari zyrtar shtetëror, i cili ka disa muaj që në udhëtime zyrtare të Presidentit Thaçi po e shoqëron atë, duke e zëvendësuar kështu Ngadhnjim Kastratin, i sapozgjedhur drejtor i RTK’së.

Me fjalë të tjera kjo ishte historia e takimit në Berlin. Mirëpo kjo është historia sipas meje, që do të thotë është histori relative. Ju të dashur lexues, që erdhët deri në fund të këtij shkrimi, historinë e vërtetë, atë absoluten, atë që e mbanë vulën e Thaçit dhe të Ramës, kërkojeni te Batoni.

Haradinaj flet në T7 nga Berlini – Thaçi e Rama më bënë presion në Samit (video)

Kryeministri Ramush Haradinaj mbrëmë nuk ka folur në Berlin pas përfundimit të Samitit. Por, këtë ai e ka bërë në një intervistë ekskluzive për televizionin T7 të martën ku ka shpalosur detaje të asaj çfarë ka ndodhur brenda dyerve të mbyllura të zyrave të Kancelares Gjermane Angela Merkel kur është folur për Kosovën e Serbinë në prani të liderëve të rajonit.

Në një intervistë me autorin e emisionit Pressing Leonard Kerqukin, Haradinaj është shfaqur i bindur se Samiti e ka ndaluar temën e ndryshimit të kufijve, në të cilën kishin rrëshqitur Thaçi e Vuçiq me izën e Mogherinit. Sipas Haradinajt, takimi në Berlin përfundimisht e ka ndryshuar formatin e bisedimeve të Brukselit duke thënë se tani dy fuqitë europiane Gjermania e Franca e kanë në dorë këtë punë.

Por Haradinaj ka kërkuar edhe involvimin e SHBA’ve të cilën rikujton se ia ka kërkuar edhe Mogherinit gjatë një takimi me tensione muaj më parë në Bruksel.  Por cfarë thotë Haradinaj rreth detajeve tjera të takimit. Cfarë presioni i kishin bërë Thaci e Rama gjatë fjalimeve të tyre? Si u është përgjigjur atyre ? Çfarë i kanë thënë për taksën Merkel e Macron.

Për sa kohë është kërkuar suspendimi i taksës. Si ka kaluar takimi me ambasadorin e Presidentit Trump Berlin? Kush do të shkojë më 1 korrik në Paris? Në çfarë forme do të vazhdojnë bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë? Çfarë kompromisi duhet të bëjë Kosova nëse ka arritur ta parandalojë çështjen e ndryshimit të kufijve. A është zgjidhje e mundshme sovraniteti i dyfishtë? Çfarë qëndrime kanë vendet e rajonit   Çfarë kanë folur mes vete Haradinaj e Vuçiq?

A i kanë shtrënguar duart ata? A ka kërkuar Thaçi para Merkel e Macron që Presheva t’i bashkohet Kosovës siç ka thënë në media? Çfarë i kanë thënë saktësisht Merkel e Macron për liberalizimin e vizave. Kur duhet pritur përgjigja për këtë çështje?

Më poshtë mund ta ndiqni të plotë intervistën.

Weber: Shpresoj që në Berlin ideja për shkëmbim territoresh ka vdekur

Bodo Weber, bashkëpunëtor i lartë i Institutit Transatlantik të Këshillit për Politikën e Demokratizimit, tha për Zërin e Amerikës se shpreson që takimi i Berlinit i organizuar nga kancelaria Angela Merkel dhe presidenti Emmanuel Macron, shënon përfundimisht “vdekjen e idesë për shkëmbim territoresh”, në mes te Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se takimi dha “rezultatet që ishin realisht të mundshme – fillimin e një nisme të re të vendeve kryesore të Bashkimit Evropian për të marrë udhëheqjen për t’i dhënë fund një periudhe dyvjeçare të së ashtuquajturës ‘faza përfundimtare’ e bisedimeve, që në sajë të kryenegociatores se BE-së, Frederica Mogherini, shkoi në një drejtim krejtësisht të gabuar dhe përfundimisht u bllokua, dhe për të shkuar drejt një rivendosjeje të plotë të negociatave”.

Zoti Weber tha se “ishte e qartë që rifillimi nuk do të ndodhte në Berlin. Nuk mendoj që do të ndodhë as në Paris në takimin e radhës me 1 korrik. Me gjasë do të ndodhë vetëm pasi që trashëgimtari i zonjës Mogheirni të marrë detyrën në vjeshtë”.

Vëzhguesit dhe analistët e kanë cilësuar takimin e Berlinit edhe si një goditje nga zonjës Mogherini për shkak të qasjes së saj ndaj ideve për korrigjim kufijsh dhe shkëmbim territoresh.

“Përfundimisht ishte një flakaresh. Federica Mogherini përfundoi duke qenë më shumë një spektatore sesa një pjesëmarrëse. Dhe kjo pas dy vjetësh gjatë të cilave ajo ndryshoi rolin e saj si drejtuese e negociatave duke i rrëmbyer ato, duke mbajtur të painformuar kryeqytetet e Bashkimit Evropian dhe në një mënyrë duke e shndërruar veten në një aleate të presidentit (Aleksandër) Vuçiç dhe presidenti (Hashim) Thaçi, në vend që të mbroje interesat e BE-së kundrejt rajonit të Ballkanit”, tha zoti Weber.

Ai shpreson që takimi “shënoi po ashtu vdekjen përfundimtare të idesë për shkëmbim territoresh, ndonëse duket që presidenti Macron ka nevojë edhe për pak kohë për të kuptuar përse kjo ide e rrezikshme duhet dhe duhej të ndalej me çdo çmim”, tha ai.

Roli i Francës dhe Gjermanisë mund t’i sjellë momentum të ri procesit të dialogut

Prishtinë

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP) ka mbajtur tryezën e Diskutimit me temë “Dialogu Kosovë-Serbi nën dritën e Takimit në Berlin” me shefat e grupeve parlamentare të Kuvendit të Kosovës, një ditë pas këtij takimi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një raport të prezantuar në këtë tryezë, Përparim Kryeziu nga GSJP, tha se me ftesën e Francës dhe Gjermanisë për udhëheqësit institucional të Kosovës dhe Serbisë, duket qartazi se këto dy shtete kanë filluar të zotërojnë procesin e dialogut. Sipas Kryeziut, zgjerimi i Bashkimit Evropian (BE), nëpërmjet Ballkanit Perëndimor vazhdon të jetë një aspiratë e largët.

Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Avdullah Hoti tha se meqë Kosova është në fazën finale të dialogut duhet të jetë më e përgatitur, ndërsa roli i Gjermanisë dhe Francës në këtë proces është i rëndësishëm.

“Besoj se duhet ta vlerësojmë rolin e Gjermanisë dhe të Francës në këtë proces. Nuk do ta kisha quajtur ashtu siç u dëgjua me fillim: mungesë e besimit të Gjermanisë dhe të Francës karshi Brukselit. Por, ndoshta për t’i dhënë një momentum të ri procesit të dialogut edhe për arsyen që i gjithë BE-ja, tashmë është në proces të zgjedhjeve të brendshme dhe është e kuptueshme që deri në Komisionin e ri Evropian do të jetë vështirë që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të fitoj një momentum të ri”, tha Hoti.

Sipas tij, së pari Kosova duhet të sigurohet se arritja e marrëveshjes nuk e cenon integritetin territorial të vendit, por përfaqësimi i Kosovës në këtë samit nuk ishte adekuat.

Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, tha se në Samitin e Berlinit u bë ngritja edhe më e madhe e dilemave dhe se ishte një nga samitet ku të gjithë ishin të pakënaqur.

“M’u duk që kancelarja Merkel ishte e pakënaqur me presidentin tonë, presidenti Macron m’u duk i pakënaqur me kryeministrin tonë. Presidenti Thaçi m’u duk i pakënaqur me të dy këta, kurse Ramush Haradinaj m’u duk se kishte shkuar dje më shumë për viza dhe pakënaqësia e tij buronte prej lajmeve shumë pesimiste edhe sa i përket këtij dimensioni”, tha Konjufca, i cili shtoi se pas mesazheve të Berlinit, nëse nuk do të ketë zgjedhje të reja, nuk di se çfarë plani tjetër do të ketë.

Sipas Shefit të Grupit parlamentar të Nisma-s, Bilall Sherifit, ideja për korrigjim kufijsh nuk kishte ardhur si ide e presidentit Hashim Thaçi. Sherifi shton se kjo është një ide e vjetër e cila ka ardhur nga fronti serb.

“Ajo që të gjithë kishim pritje, që ky Samit i Berlinit, të mbyllë disa çështje të cilat ne nuk i kishim mbyllur ende. Pra, presim nga të tjerët të na mbyllin çështjet që ne duhet t’i mbyllim vetë. Në këtë rast kemi të bëjmë me idenë e Serbisë për ndarjen e Kosovës. Sepse vazhdoj të insistoj, ka 1 vit që kjo nuk është ideja e Hashim Thaçit, jo se dua ta mbrojë por dua ta nxjerrë në sipërfaqe atë që është e vërtetë”, tha Sherifi.

Sherifi tha se problemet e brendshme të Kosovës nuk mund t’i zgjidhë as Berlini dhe as Parisi, ndërsa Platforma e Dialogut ai tha se nuk është Bibël e as Kuran dhe mund të ndryshohet.

Deputeti nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri tha se qëllim i krijimit të delegacionit shtetëror ka qenë t’i mbledhë forcat politike bashkë, por që nuk është arritur ky qëllim. Ai tha se përfshirja e Francës dhe Gjermanisë në procesin e dialogut është një plus i madh dhe po krijohet një momentum i ri i cili mund të jetë një mundësi e mirë për Kosovën.

Presidenti Thaçi mbrëmë pas takimit tha se nuk është se samiti solli ndonjë vendim konkret për Kosovën, megjithëse do të shohin për zgjidhje kreative në vazhdim. Takimi i ardhshëm i liderëve të Ballkanit Perëndimor do të thirret nga presidenti francez Emanuel Macron, i cili do të mbahet më 1 korrik në Paris.

Thaçi pas Samitit të Berlinit: U pajtuam që të mos pajtohemi

Kestrin Kumnova

Është përmbyllur me një darkë joformale samiti i Berlinit u cili u organizua nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në përpjekje për t’i dhënë shtytje proceseve të pajtimit dhe integrimit në Ballkanin Perendimor.

Por Samiti duket se ka pasur pak rezultatet pasi presidenti, Hashim Thaçi, në përfundim të tij tha se emërues i përbashkët i të gjitha diskutimeve ishte fakti se “u pajtuam për të mos u pajtuar”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se takimi nuk ka qenë i lehtë dhe se ka theksuar gjatë bisedimeve se faktori ndërkombëtar, në mënyrë specifike shtetet e Kuintit, nuk kanë dëshmuar unitet dhe përkrahje për përpjekjet tona për marrëveshje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi. Po ashtu Thaçi ka thënë se kjo marrëveshje është e pamundur të arrihet pa rolin vendimtar të SHBA-së.

“Kundërshtimet kryesisht janë bërë duke keqinformuar dhe duke rritur frikën se gjoja ne po përpiqemi t’i ndryshojmë kufijtë në Ballkan dhe ata i duam përgjatë vijave etnike. Por, këto pretendime kanë qenë dhe janë tërësisht të pavërteta! Kurdo që arrihet një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, demarkimi i kufirit ndërmjet dy shteteve është i pashmangshëm. Sovraniteti shtetëror i Kosovës është dhe do të mbetet i pacenueshëm. Serbia duhet ta njoh pavarësinë e Kosovës dhe të heq dorë nga cenimi i sovranitetit tone”, ka thënë Thaçi.

Një Samit i ngjajshëm, sipas presidentit Thaçi pritet të mbahet më 1 korrik në Paris nën organizimin e presidentin të Francës, Emmanuel Macron.

Përderisa Thaçi në samitin e Berlinit ka folur për nevojën e demarkimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, kryeministri Haradinaj ka thënë se Serbia duhet ta njohë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, në kufijtë e saj ekzistues.

“Ky është realiteti që duhet pranuar dhe kështu mund të ecim përpara. Diskutimet për ndarje etnike dhe kufij, hapin rrugë për tragjedi të reja në Ballkan dhe askush më mirë se ne, nuk i kupton përjetimet e para dy dekadave”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Në anën tjetër presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha pas bisedimeve disa orëshe në kuadër të Samitit se nuk është i kënaqur me “status quon”.

“Do dëshiroja që të fillonim dialogun sepse ai është garanca e vetme për stabilitet”, tha Vuçiq.

Presidenti serb tha se gjatë bisedimeve të gjithë kanë kërkuar nga Kosova të heqë taksën ndaj mallrave serbe e cila e ka bllokuar dialogun Kosovë-Serbi që nga nëntori i vitit të kaluar.

Në hapje të samitit, Kancelarja gjermane Angela Merkel porositi që zgjidhja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk duhet “të bëhet në dëm të vendeve tjera të rajonit”.

Në një konferencë për media se bashku me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, si nikoqir të Samitit të Berlinit, Merkel tha se në kuadër të këtij samiti do të diskutohet hapur për të gjitha sfidat.

Nga ana e tij, presidenti i Francës, Emmanuel Macron gjithashtu porositi që në kuadër të samitit të diskutohet hapur për të gjitha opsionet që janë në tryezë sa i përket Serbisë dhe Kosovës.

“Nuk e kemi për qëllim të imponojmë zgjidhje për Beogradin dhe Prishtinën. Ne dëshirojmë që të shqyrtojmë gjitha mundësitë, por edhe të shmangim tensionet e mundshme në rajon të cilat mund të ndodhin për shkak të opsioneve që janë në tryezë”, tha Macron.

Merkel dhe Macron përmendet Marrëveshjen për emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut si një shembull të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve mes vendeve të rajonit.

Merkel dhe Macron përmendet Marrëveshjen për emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut si një shembull të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve mes vendeve të rajonit.

Takimi ndërmjet kancelares Merkel, presidentit Macron me liderët e Ballkanit Perëndirmo.

Takimi ndërmjet kancelares Merkel, presidentit Macron me liderët e Ballkanit Perëndirmo.

Më herët gjatë ditës, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi iu tha gazetarëve se“Bashkimi Evropian është shumë i dobët dhe jo unik për të lëvizur gjërat përpara në Ballkan prandaj duhet përfshirja e Shteteve të Bashkuara”.

Delegacioni i Kosovës ka zhvilluar një takim edhe me ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell.

Para se të fillojë Samiti i Berlinit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kanë takuar ndaras Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

“Një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është jetike që të ecim të gjithë përpara së bashku. E kemi përkrahjen e Bashkimit Evropian, SHBA-së dhe tërë botës për ta arritur një marrëveshje paqësore, përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse me Serbinë. Ne jemi të gatshëm të rifillojmë dialogun në Bruksel”, ka shkruar Thaçi në Facebook pas këtij takimi.

Në anën tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas takimit me Mogherinin tha se duhet te ketë një zgjidhje kompromisi.

“Nëse askush nuk dëshiron kompromis dhe mendon se duke bërë presion mbi Serbinë atëherë vjen deri të zgjidhja këtu përfundon filmi”, u shpreh Vuçiq.

I pyetur për çështjen e ndryshimit të kufijve, Vuçiq tha se “kur bëhet fjalë për çështjen e ndryshimit të kufijve, pyetja ime është cilët kufij: ata që njohin Kombet e Bashkuara, Spanja apo Italia. Gjermania e njeh Kosovën si shtet, ndërsa Serbia nuk e njeh sikurse nuk e njohin Kina, Rusia, India. Pikërisht për këtë unë them se duhet gjetur një zgjidhje kompromisi”, tha Vuçiq.

Vuçiq ka kërkuar sërish heqjen e tarifës ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës si mundësi e vetme për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Samiti joformal i Berlinit shënon takimin e parë të drejtëpëdrejtë të udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë që nga nëntori i vitit të kaluar kur bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian u ndërprenë për shkak të vendosjes së tarifës ndaj mallrave serbe nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Deputeti i VV-së kërkon që Kuvendi ta shkarkojë urgjent Hashim Thaçin

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Salih Zyba, nga Lëvizja Vetëvendosje, po kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Hashim Thaçit nga posti i presidentit të vendit.

Pas udhëtimit të Thaçit për në Berlin ku do të diskutohet për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, Zyba po e sheh si mundësi për shkarkimin e tij. Ai këtë e lidh me nenin 91, pikin dy të Kushtetutës së Kosovës.

“Duke marrë për bazë shqetësimet dhe dyshimet e qytetarëve që Presidenti nuk po përfaqëson interesat dhe rolin unifikues kushtetues. Në konsultim me mjek të fushës, marrë për bazë edhe paraqitjen publike në komisionin hetimor parlamentar, si deputet, e konsideroj të rëndësishme dhe të ngutshme iniciativën parlamentare për zbatim të nenit 91 pika 2 e Kushtetutës”, ka shkruar Zyba.

Haradinaj ambasadorit amerikan në Gjermani: Qeveria e Kosovës kundërshton fuqishëm idenë e këmbimit të territoreve

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Gjermani, Richard Grenell, me ç’rast kanë biseduar për procesin e dialogut me Serbinë.

Haradinaj ka thënë se Kosova është e gatshme për tregti të lirë me Serbinë, si pjesë e një marrëveshje që rezulton me njohje reciproke, transmeton Klan Kosova.

“Theksova gjithashtu se Qeveria e vendit kundërshton fuqishëm idenë e këmbimit të territoreve, duke e cilësuar si opsion të rrezikshëm dhe që do ta destabilizonte jo vetëm vendin por edhe rajonin”.

“Ambasadorit Grenell i tregova për progresin e arritur në vend në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit dhe për përkushtimin e Kosovës për marrëdhënie të mira ndër-fqinjësore, gjithmonë në partneritet me aleatët tanë dhe me aspiratat tona për rrugën euro-atlantike”.

“Roli i ShBA-ve në proceset e mëtejme politike të vendit është i domosdoshëm”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Kryeministrit Haradinaj në Facebook:

Në kuadër të vizitës zyrtare në Berlin, sot zhvillova një takim me Ambasadorin e ShBA-ve në Gjermani Richard Grenell, të cilit i shpreha përkushtimin e Kosovës për procesin e dialogut me Serbinë, për konsolidimin e ekipit negociator të vendit dhe për zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese, bazuar në ligjet dhe kushtetutën e vendit dhe se Kosova është e gatshme për tregti të lirë me Serbinë, si pjesë e një marrëveshje që rezulton me
njohje reciproke.

Theksova gjithashtu se Qeveria e vendit kundërshton fuqishëm idenë e këmbimit të territoreve, duke e cilësuar si opcion të rrezikshëm dhe që do ta destabilizonte jo vetëm vendin por edhe rajonin.

Ambasadorit Grenell i tregova për progresin e arritur në vend në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit dhe për përkushtimin e Kosovës për marrëdhënie të mira ndërfqinjësore, gjithmonë në partneritet me aleatët tanë dhe me aspiratat tona për rrugën euro-atlantike.

Roli i ShBA-ve në proceset e mëtejme politike të vendit është i domosdoshëm!

RH

Thaçi para fillimit të Samitit: Nuk ka dialog pa praninë e SHBA-së

Zijadin Gashi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se nuk mund të ketë dialog apo negociata pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deklarata e presidentit të Kosovës bëhet disa orë para se të fillojë Samiti i Berlinit i thirrur nga kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

Në një paraqitje para mediave së bashku me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, presidenti Thaçi tha se “Kosova është shtet i pavarur dhe se nuk mund të ketë negociata pa praninë e Shteteve të Bashkuara”.

Në anën tjetër, kryeministri Ramush Haradinaj mohoi se ekziston një draft i konkluzioneve të Samitit të Berlinit.

“Ajo që është me rëndësi është se Kosova ka qëndrimet e veta pra edhe sonte do të jemi në nivel të përgjegjësive tona”, tha Haradinaj.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron do të jenë sot nikoqirë të liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Samitin që do të mbahet në Berlin.

Samiti është joformal dhe ka të bëjë me mbështetjen që Gjermania dhe Bashkimi Evropian u japin gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor [Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Bosnjë e Hercegovinës] në zhvillimin e projekteve të përbashkëta në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE.

Në këtë samit, pritet të jetë e pranishme edhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini si dhe përfaqësuesi i Sllovenisë.

Bazuar në agjendën e Samitit, Merkel fillimisht pritet të takojë kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, si dhe atë të Shqipërisë, Edi Rama. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut shpresojnë që edhe ky Samit t’u ndihmojë atyre për ta marrë datën e hapjes së negociatave për anëtarësim në BE.

Më pas, Merkel dhe Macron pritet t’u adresohen mediave edhe përmes një konference për gazetarë.

Agjenda vazhdon me mbajtjen e takimit të përbashkët si dhe një darkë pune pas së cilës edhe do të lëshohet një deklaratë me konkluzionet.

Pasi që Procesi i Berlinit paraqet vazhdimësi të takimeve të ngjashme që janë mbajtur që nga vitit 2014, në kuadër të konkluzioneve, Samiti pritet të përshëndetë marrëveshjen e arritur në mes të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut rreth mospajtimit mbi emrin, duke e cilësuar atë si një shembull për zgjidhjen e suksesshme të konflikteve.

Ndërkohë, Merkel dhe Macron pritet që të inkurajojnë edhe Kosovën dhe Serbinë që të vazhdojnë dialogun dhe të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e plotë të marrëdhënieve në mes dy vendeve.

Procesi i Berlinit, mbështetë kryesisht projektet që përfshijnë dy e më shumë vende, andaj në konkluzionet e përbashkëta pritet që të intensifikohen përpjekjet për themelimin e zonës regjionale ekonomike.

Ndërkohë, pritjet në Prishtinë e Beograd janë se në margjinat e Samitit, mund të ketë edhe bisedime rreth mundësive për vazhdimin e dialogut politik në Bruksel për arritjen e një marrëveshjeje historike të normalizimit.

Nga Kosova, në Samit do të jenë presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, kurse nga Serbia, presidenti Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja Ana Brnabiq.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar para nisjes për në Berlin se “Kosova është e qartë që të vazhdojë dialogun për një marrëveshje që hapë mundësi për dialog, por në asnjë mënyrë kushtëzim”.

“Nuk pres që do të ndodhë dialog apo negociata, por unë vazhdoj të theksoj pozicionin tim se do të ishte mbështetja për bashkëngjitje të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit. Nuk do të lejojmë asnjë lloj sovranitet të dyfishtë, as ndonjë model gjerman-gjermano apo asnjë lloj asociacioni”, tha Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, ndajnë mendime të ndryshme qoftë për idenë e ndryshimit të kufirit në kuadër të dialogut me Serbinë, apo edhe për pezullimin e taksës doganore. Përderisa presidenti Thaçi është treguar i hapur të diskutojë edhe për kufirin, por edhe për të pezulluar taksën, Haradinaj i ka përjashtuar të dy mundësitë për të cilat është angazhuar Thaçi.

Kryeministri Ramush Haradinaj, përmes një komunikate ka potencuar se Kosova është e interesuar dhe e përkushtuar për dialog, për paqe dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë, gjithmonë duke respektuar vetveten dhe vlerat e përbashkëta euro-atlantike, duke ruajtur integritetin territorial dhe partneritetin me aleatët e përhershëm të saj.

Për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, dy janë çështjet kryesore para se të fillojë ky Samit. E para, që Gjermania dhe Franca të mbështesin Kosovën për liberalizimin e vizave, dhe e dyta, që këto dy vende ta bëjnë të qartë se në dialogun Kosovë – Serbi, tema e ndryshimit të kufijve nuk mund të diskutohet.

Në margjinat e këtij Samiti, nuk është përjashtuar as mundësia që Merkel dhe Macron të diskutojnë më liderët kosovarë për mundësinë e pezullimit të taksës doganore, për t’i dhënë kështu shans vazhdimit të dialogut politik në Bruksel.

Procesi i Berlinit synon zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal për t’i ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt Bashkimin Evropian. Si proces, është iniciuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel në vitin 2014. Nisur edhe nga parimet e zgjerimit të BE-së, zgjidhja e kontesteve bilaterale paraqet një synim dhe angazhim të madh të këtij procesi, duke u fokusuar në mosmarrëveshjet e mbetura dhe të hapura bilaterale, si dhe disa çështje potenciale që pritet të rrjedhin kryesisht me demarkacionit kufitare.

Pavarësisht investimeve të vogla, Kosova vend atraktiv për turistët

Ariana Kasapolli – Selani

Kosova vazhdon të mbetet vend atraktiv për turistët. Vetëm gjatë vitit të kaluar, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe Doganës, janë shënuar më shumë se 700 mijë vizita, me 138 nacionalitete të ndryshme që kanë hyrë në Kosovë. Turizmi malor vazhdon të jetë më atraktiv.

Kosova ka një sipërfaqe prej më shumë se 10 mijë kilometrash katrorë, dhe posedon rreth një mijë vende, të cilat konsiderohen atraktive për t’u vizituar dhe zhvilluar turizmin.

Ndonëse janë shënuar rritje vizitash, Kosova mbetet ende vendi i fundit në rajon sa i përket investimeve në sektorin e turizmit, ku sipas profesionistëve të kësaj fushe, thuhet se më pak se 100 mijë euro investohen brenda vitit për këtë sektor, derisa vendet e rajonit, sipas tyre, shpenzojnë miliona euro për turizmin.

Dren Zatriqi, ekspert i turizmit, thotë për Radion Evropa e Lirë se numri më i madh i turistëve që vizitojnë Kosovën janë nga Evropa Qendrore apo gjermano-folësit, si dhe nga grupet e Azisë e që janë pjesë të grupeve Ballkanike, ku edhe Kosova po hyn në këtë grup.

“Edhe këtë vit presim trend të rritjes së turistëve. Kryesisht turistët vijnë nga Evropa Qendrore, Azia, por edhe nga vendet e Ballkanit. Kosova është bërë atraktive, sidomos për këtë grup të turistëve. Për turizëm jemi vend me buxhetin më të ulët në rajon, pra diku rreth 100 mijë euro investohen nga shteti në vit për turizëm, derisa vendet tjera kanë me miliona euro investime. Ne, definitivisht, kemi nevojë për përmirësim të shërbimeve dhe atraksioneve për dallim me shtetet në rajon”, vlerëson Zatriqi.

Turistët në Kosovë i përcjellin ciceronët vendorë. Tashmë çdo qytet i ka të ndarë ata, varësisht nga gjuha që flasin, për t’u përshtatur dhe kuptuar me turistët.

Projekti “Majat e Ballkanit” në përbërjen e saj ka identifikuar dhe zhvilluar shtegun malor prej 192 kilometrash, që lidh fshatrat malore nga të tri shtetet (Kosovë, Shqipëri, Mal i Zi).

Por ka edhe vizita kulturore, me mysafirë tej oqeanit, si nga Tajvani, Singapori, Japonia, Koreja Jugore, e që këto janë në rritje në krahasim me vitet paraprake. Këta kryesisht vijnë përmes agjencive nga Kroacia, Mali i Zi e Shqipëria. Vizitat në Prizren bëhen kryesisht nga turqit nga Turqia.

Kështu thotë Zekë Çeku, udhëheqës i Shoqatës se Turizmit në Kosovë, sipas të cilit vendet urbane si dhe jeta e natës, vazhdojnë të mbeten atraktive për turistët e huaj që vizitojnë Kosovën.

Por risi këtë vit, sipas Çekut, është se do të ketë mysafirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që do ta vizitojnë Kosovën.

“Përndryshe, Kosova, nga aspekti i potencialeve dhe resurseve që ka, ndonëse shumë e vogël, ka kapacitet të jashtëzakonshëm në resurset natyrore, bazuar në trashëgiminë natyrore dhe kulturore dhe këtë e theksojnë të gjithë mysafirët që vijnë”.

“Fatbardhësisht e them që trendi është pozitiv në rritjen e ardhjeve në Kosovë dhe ne në agjencinë tonë sivjet presim sezon mjaft të pasur në krahasim edhe me vitin e kaluar, sidomos te mysafirët që vijnë nga SHBA-ja. Gjithashtu, presim që ne, numrin më të madh të turistëve i kemi diasporën tonë dhe presim që këtë vit të kemi numër më të madh të tyre dhe qëndrim pak më të gjatë në Kosovë, që interesimi i tyre të jetë edhe në investimet në turizëm dhe pritjen hoteliere në Kosovë”, shprehet Çeku.

Pavarësisht resurseve të mjaftueshme turistike, sipas njohësve të fushës së turizmit në Kosovë, ky potencial nuk ka arritur të promovohet për faktin se institucionet e Kosovës nuk janë treguar të organizuara karshi këtij sektori.

Ndërkaq , zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, disa herë janë shprehur se përpjekjet janë të vazhdueshme që sektori i turizmit të jetë edhe më atraktiv për vizitorët. Për këtë janë hartuar edhe disa plane që konsiderohen avancuese për zhvillimin e turizmit në Kosovë.

Thaçi: Fati i të pagjeturve duhet të zbardhet urgjentisht

Gjakovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë thirrje në Ditën e të Pagjeturve që u mbajt në fshatin Mejë të Gjakovës, që të zbardhet urgjentisht fati i të pagjeturve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton komunikata nga Zyra e Presidentit, Thaçi ka thënë se kaluan 20 vite dhe ende pasojat e luftës nga shteti i Serbisë janë të freskëta, për familjet e të pagjeturve dhe gjithë qytetarët e Kosovës dhe ndërgjegjen demokratike të botës.

“Serbia kreu spastrim etnik dhe gjenocid në Kosovë. Vrau 13.500 civilë, gra pleq dhe fëmijë. Kreu mbi 400 masakra anembanë Kosovës, duke përshirë edhe Mejën këtu, ku sot jemi. Vrau 1250 fëmijë. Aparati i shtetit të Serbisë dhunoi 20 mijë gra shqiptare. Dëboi mbi 800 mijë shqiptarë nga shtëpitë dhe pronat e veta”, ka thënë ai.

Thaçi ka shtuar se për fat të keq, ky gjenocid, as nga drejtësia lokale e as nga ajo ndërkombëtare nuk u ndëshkua.

“Sikur po kalon në heshtje ndërkombëtare, me tendenca të baraspeshës. Pra, ndëshkimi i gjenocidit serb është zero. Qytetarët e Kosovës e duan të vërtetën dhe drejtësinë”, ka theksuar ai.

Sipas tij, fati i të pagjeturve duhet të zbardhet urgjentisht, i çdo etnie. “Kishim shpresuar se në dialogun e Brukselit kjo do të ishte pika e parë, midis dy shteteve tona. Por, Serbia ka kushtëzuar këtë proces. Kosova nuk do të pranojë proces të kushtëzuar, as në takimin e Berlinit e as gjetiu”, theksoi Thaçi.

Kreu i vendit e ka inkurajuar kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, për iniciativën që Parlamenti i Kosovës në një të ardhme të afërt të nxjerrë rezolutën për gjenocidin e Serbisë në Kosovë.

Thaçi: Në Berlin do të diskutohet për mundësinë e vazhdimit të dialogut

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se gjatë samitit në Berlin, që pritet të mbahet të hënën, do të bisedohet për mundësinë e vazhdimin e dialogut me Serbinë, që sipas tij, duhet të përmbyllet me një marrëveshje përfundimtare, që do të sjellë stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

Presidenti Thaçi, së bashku me kryeministrin Ramush Haradinaj, me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, do të marrin pjesë të hënë në samitin e Berlinit.

Thaçi thotë se në Berlin nuk pritet të nisë ndonjë proces i ri.

“Në takim theks i veçantë do t’i jepet mundësisë së vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare, që do të sjellë stabilitet edhe më të madh në Ballkanin Perëndimor. Takimi i Berlinit nuk do të sjellë një proces të ri, por do të kërkohen mundësi për zgjidhjen e problemeve, duke marrë shembull marrëveshjen e suksesshme ndërmjet Maqedonisë Veriore dhe Greqisë”, shkruan Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

Presidenti Thaçi thotë se në Berlin pret që Franca dhe Gjermania të ofrojnë mbështetje për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, pasi sipas tij, Prishtina zyrtare ka përmbushur të gjitha kriteret për këtë proces.

“Nëse diçka e tillë nuk ndodh, takimi i Berlinit do të jetë zhgënjyes për qytetarët e Kosovës”, thotë Thaçi, duke shtuar se në këtë takim joformal do të kërkojë edhe dënimin e gjenocidit të Serbisë në Kosovë në periudhën 1998-1999.

Takimi i radhës i liderëve të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet më 29 prill në Berlin, po shihet edhe si një mundësi e mirë që vendet e këtij rajoni të përfitojnë nga projektet e përbashkëta që do të mbështeten nga shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian, kryesuar nga Gjermania.

Në këtë samit është thënë se mund të diskutohet për taksën e Kosovës prej 100 për qind ndaj importeve të Serbisë, të cilën autoritetet serbe e kanë përmendur si arsye për mosvazhdim të dialogut me Kosovën, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Por autoritetet në Kosovë thonë se taksa e vendosur nëntorin e vitit të kaluar, do të hiqet vetëm kur Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Rikthehen pritjet në Merdarë dhe në Dheun e Bardhë (tabela)

Në pikën kufitare të Kosovës me Serbinë, në Merdarë kanë filluar pritjet e gjata.

Kolona e automjeteve në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdarë është deri në 2000 metra e gjatë në dalje.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit qytetarët në këtë pikë kufitare presin deri në 3 orë për të dalë nga territori i Kosovës derisa ata që hynë në territorin tonë nuk presin më shumë se dhjetë minuta.

Ndërkaq, tek pika tjetër kufitare që lidh Kosovën me Serbinë gjegjësisht te Dheu i Bardhë kolona është 600 metërshe, dhe për të dalë nga kjo pikë pritjet janë deri në 120 minuta.

HASHIM THAÇI SHERRI I SHERRAVE.DUHET TË SHKARKOHET APO TË IZOLOHET – Nga BINAK MAXHARRAJ

 

Nuk thonë kotë, ai që e ka mizën mbas veshi frigësohet edhe nga vetëvetja nga hija e vetë. Kjo i ndodhi Presidentit Hashim Thaçi, i cili jo me deshirën e vetë, por me insistimin e ndërkombëtarve u detyru te marrë pjesë në Komisionin hetimor të Parlamentit për skandalin qe e krijoj dhe e zbatoi vetë, për deportimin më dhunë të shtetasve turq.

Ai u paraqitë ne komision i tronditur, i hutuar, me skenar të përkatitur më parë se si të bëjë show mediatik për ti ikë të vertetes.Sjellja e tij ne Komision më tepër i gjasonte një rrugaqi se sa një Presidenti,i cili nuk pranoi tu përgjigjej pyetjeve te komisionit,i ovendonte anëtaret e komisionit duke u kacafyte më çdo njerin për ti ikë të vërtetes se ai dhe vetem ai qendron prapa skenarit për deportimin e qytetarve turq për ne Turqi, i cili ishte skandali i dytë i tij pas tentimit të shfuqizimit të Gjykatës Speciale.

Më këto tentime dhe më këtë pafytyrësi të turpshmë te tij si çdo hërë u trgua si një njeri arrogant,i paedukatë,i pakulturuar dhe më kulturë shumë të ulët.

Ky njeri është shumë i rrezikshëm për sigurin nacionale te vendit,sepse vetem ky i lejoj sigurimcat e Turqisë të vijnë dhe për dritën me diell ti rrembejnë qytetaret e vetë para syve te publikut.Kuptohët se kjo ishte ba nga policia dha AKI e Kosov ës me urdhnin e tij,bile edhe pa dijën e Kryeministrit Hrajdinaj,çfarë e ka rreziku sigurin e vendit.Për këtë akt makabër të tij e falenderoi publikisht edhe Presidenti i Turqia Erdogan,qe do te thotë se ka egzistu një kordinim i mirë midis tij dhe Presidentit të turqisë.

Hashim Thaçi si i pa fytyrë qe është,si nje genjeshtarë,si një ngaterrestar në skenen politike në Kosovë,si një President përqarse,qe askush nuk i shkonë pas,por te gjithë e injorojnë,ka mbetë si një qyqe ne folën e vet,është qartë,por thuhet se ujkut të qartur duhet më ju tutë më se shumti.Së kendejmi duhet të bahet çdo gjë qe është e mujndshme qe ky njeri te largohet nga skena politike,te izolohet sa nuk i ka sjellë edhe ndonjë demë të pariparueshëm vendit.Duhet te niset procedura për shkarkimin e tij sa më parë,sepse ky njeri është sheri i sherrave,është shumë i rrezikshëm për vendin.

Është çështje urgjente qe Ambasadoret e KUIN-tit të mërrën me te tanimë kur e njohin se çfarë njeriu është dhe ta detyrojnë që të përgjigjet para komisionit hetimor.

Thaçi nuk dha dëshmi për dëbimin e shtetasve turq

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ia ofroi dëshminë e tij Komisionit Hetimor Parlamentar për dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova, pasi, siç tha, Komisioni ka bërë shkelje të mëdha ligjore në punën e tij.

Thaçi tha se shkeljet më të mëdha janë bërë me angazhimin e një eksperti ndërkombëtar për përpilimin e një raporti final, në lidhje me këtë rast.

Thaçi tha se vetë Komisioni duhet të hetohet për shkeljen e ligjit.

“Pyetja ime është shumë legjitime për angazhimin e ekspertit. A ka marrë dikush ndonjë vlerësim, ndonjë komision ligjor ose zyrë ligjore për këtë person”, pyeti Thaçi.

Kryetari i Komisionit Hetimor, Xhelal Sveqla, tha se eksperti është propozuar nga anëtarët e komisionit dhe se të gjithë kanë votuar për angazhimin e tij.

Sveqla po ashtu tha se kontrata e ekspertit ka kaluar nëpër të gjitha organet e Kuvendit.

Ai tha se eksperti ka një shkollim adekuat dhe se ka qenë i angazhuar në institucionin e Avokatit të Popullit dhe se vazhdon të jetë i angazhuar aty.

Nisur nga këto mosmarrëveshje, takimi përfundoi pa dëshminë e presidentit.

Deputetët opozitarë në Komision e akuzuan Thaçin se nuk është i gatshëm të dëshmojë.

Komisioni Hetimor Parlamentar ka identifikuar 31 shkelje ligjore gjatë procesit të arrestimit dhe dëbimit nga Kosova të 6 shtetasve turq, në mars të vitit 2018.

Dëbimi i tyre është thënë se është bërë përmes një aksioni të koordinuar ndërmjet shërbimeve të inteligjencës nga Turqia dhe Kosova.

Por deputetët, presidenti, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës patën thënë se nuk kanë pasur njohuri lidhur me rastin.

Për gjashtë shtetasit turq, Ankaraja dyshon se janë anëtarë të organizatës “Hizmet”, të udhëheqësit fetar turk, Fetullah Gulen. Këtë të fundit, autoritetet turke e fajësojnë për një përpjekje për grushtshtet në Turqi në vitin 2016.

Çollaku: Kosova nuk shkon për të bërë “spektakël” në Berlin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj (Foto nga arkivi)

Samiti i Berlinit që mbahet më 29 prill, pritet të mbledhë në një takim joformal liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar projektet e përbashkëta zhvillimore të mbështetura nga Gjermania dhe vendet e Bashkimit Evropian. Ai takim, do t’i bëj bashkë edhe udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës të cilët kanë ndërprerë komunikimin që prej nëntorit të vitit të kaluar. Njëherësh, ky samit shënon edhe prezantimin e parë të përbashkët të Kosovës në një organizim ndërkombëtar, nga ana e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj.

Të dy udhëheqësit e institucioneve të larta shtetërore ndajnë qëndrimet të ndryshme për çështjet që lidhen më dialogun me Serbinë, qoftë për idenë për ndryshimin e kufijve, apo edhe në lidhje me pezullimin apo jo të taksës doganore të cilën Qeveria e Koosvës, kryesuar nga Haradinaj e ka vendosur ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Kjo taksë, po shihet edhe si pengesë për vazhdimin e dialogut politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Presidenti Thaçi mbështet idenë e ndryshimit të mundshëm të kufijve dhe heqjen e tarifës për mallrat serbe, ndërkaq kryeministri Haradinaj ka qëndrime të kundërta për të dyja këto çështje.

“Kosova atje nuk shkon për të bërë spektakël mirëpo për tu paraqitur si një shtet serioz dhe i gatshëm për të marrë përgjegjësitë që na takojnë në kuadër të forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajon, një shtet dinjitoz i cili nuk bën kompromis me asgjë kur është në pyetje interesi i vet shtetëror”, tha për Radion Evropa e Lirë, Bekim Çollaku, këshilltar i presidentit Hashim Thaçi.

Sipas tij, delegacionin e Kosovës në këtë takim joformal do ta udhëheqë presidenti Thaçi në bazë të kompetencave kushtetuese si kreu i shtetit, ndërsa qëndrimet do të jenë të harmonizuara në emër të gjitha institucioneve të Kosovës. Në pyetjen nëse presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj do të takohen para forumit të Berlinit, Çollaku tha se ka pasur takime ndërmjet tyre por mund të ketë edhe të premten ose në Berlin para se të fillojë samiti.

“Qëndrimet janë të qarta dhe ato janë publike dhe transparente edhe për qytetarët e Kosovës. Kosova shkon në Berlin për t’iu bërë të qartë edhe nikoqirëve dhe shteteve fqinje që marrin pjesë që është shtet i pavarur dhe sovran dhe që perspektiva e jonë euroatlantike nuk ka alternativë si dhe që liberalizimi i vizave duhet të ndodhë pa vonesa të mëtutjeshme”, thotë Çollaku.

I pyetur nëse presidenti Thaçi ende mbështet idenë e korrigjimit të kufijve, Çollaku tha se presidenti “ka qëndrim të qartë se Serbia duhet ta njohë Kosovën pa asnjë kusht dhe kompromis”.

“Natyrisht, ne e kemi për detyrë të bëjmë çmos që aspiratat e shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës t’i bëjmë realitet”, tha Çollaku.

Edhe kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë të premten në një konferencë për media se Samiti i Berlinit, që do të mbahet më 29 prill, është një takim multilateral ku do të diskutohen çështje të ndryshme. Ai tha se qëndrimet që i ka Qeveria e Kosovës nuk janë qëndrime vetëm të kryeministrit por, siç tha ai janë qëndrime të Kosovës. Ai shprehi bindjen se nuk do të ketë shpërputhje mes qëndrimeve të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe tij.

Nikoqirë të takimit joformal në Berlin janë kancelarja gjermane, Angela Merkel, si dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

Në këtë samit është thënë se mund të diskutohet për taksën e Kosovës ndaj importeve të Serbisë, të cilën autoritetet serbe e kanë përmendur si arsye për mosvazhdim të dialogut me Kosovën.

Vetëvendosje protestoi kundër Kryeprokurorit të Shtetit

Lëvizja Vetëvendosje organizoi të premten një protestë në Prishtinë kundër Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, dhe korrupsionit, siç u tha, në rritje në Kosovë.

Protesta nisi simbolikisht 5 minuta para orës 12:00 para ndërtesës ku ndodhet Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, në rrugën “Luan Haradinaj”, në Prishtinë.

Masa e tubuar brohoriti: ‘Me hajna nuk ka shtet’, ‘Lumez ik, duam Republikë’, ndërsa në pankartat që protestuesit mbanin në duar shkruante: ‘Po drejtësisë, jo korrupsionit”.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e cila foli para masës, tha se protestat do të vazhdojnë dhe do të jenë paqësore.

Ajo kërkoi ndryshime në Prokurori, duke larguar, siç tha, të gjithë prokurorët që janë emëruar politikisht.

“Ne, në javët e muajt në vazhdim, nuk do të ndalemi derisa nuk do ta largojmë ‘PAN-hajninë’ (v.j.me Pan njihet koalicioni qeveritar), këta që i kemi para sysh e që po bëhen kinse nuk po shohin. Nuk ka më kohë për Prokurorinë e pushtetit, nuk ka më kohë as për pushtetin e hajnisë, ka ardhur koha për drejtësi e jo drejtësi për interes. Ka ardhur koha për ndryshim, e ndryshimi jemi ne, jeni ju, janë qytetarët e Kosovës”, tha Haxhiu.

Në protestë u tha se në Kosovë nuk mund të ketë luftim të krimit të organizuar dhe të korrupsionit të institucionalizuar, derisa nuk ka gjyqësor të drejtë.

Kritikët thonë se Lumezi dyshohet se është i korruptuar dhe i lidhur me pushtetin.

Policia bllokon rrugën “Luan Haradinaj”, pak minuta para protestës

Pak minuta para së të filloi protesta e Lëvizjes Vetëvendosje kundër Kryeprokrurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezit, Policia e Kosovës ka bllokuar rrugën ‘Luan Haradinaj”. Përveç kalimtarëve, asnjë veturë nuk po lejohet që të kalojë në këtë rrugë.

Ata nuk po i lejojnë që të kalojnë veturat nga kjo rrugë, meqenëse për pak minuta do të fillojë protesta e Lëvzjes Vetëvendosje kundër Kryeprokurorit Lumezi.

Protesta mbahet para zyrës së Lumezit, duke filluar nga ora 11:55.

Ndryshe, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, thirri që të pretmten të protestohet para zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksander Lumezi, kundër korrupsionit.

Kurti ftoi të gjithë qytetarët e vendit që t’i bashkohen kësaj proteste./Express

PZAP-ja urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe

Kryetarja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se Lista Serbe konsiderohet e certifikuar nga ana e KQZ-së, pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

PZAP-ja, përmes një vendimi, të enjten, urdhëroi KQZ-në ta certifikojë këtë subjekt politik për zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore që do të mbahen më 19 maj.

“Meqë ky vendim është i obligueshëm, ne nuk kemi nevojë fare të votojmë, por mund të konsiderojmë se Lista Serbe është e certifikuar sipas urdhrit të PZAP-së”, ka thënë Daka në mbledhjen e KQZ-së.

Mirëpo, vendimi i PZAP-së, përveç se urdhëron KQZ-në, i jep asaj afat 24 orë për ankesë në Gjykatën Supreme.

Anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, tha se duhet të pritet afati 24 orësh i përcaktuar nga PZAP-ja dhe më pas KQZ-ja mund ta konsiderojë të certifikuar Listën Serbe.

Mbledhja e KQZ-së u mbajt disa orë pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili urdhëroi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që ta certifikojë subjektin politik Lista Serbe për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen në komunat veriore më 19 maj.

Por, PZAP-ja hodhi poshtë apelin e partisë Lista Serbe, e cila kërkoi njoftimin e Prokurorisë, pasi pretendonte se moscertifikimi i saj nga anëtarët e KQZ-së përbën vepër penale.

Më 14 prill, katër kandidatët e subjektit politik, Lista Serbe, nuk u certifikuan nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kjo për shkakun se dy anëtarët e këtij trupi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Nazlie Balaj dhe Adnan Rrustemi, abstenuan në votim, duke pamundësuar certifikimin.

Lista Serbe më pas ushtroi të drejtën e ankesës në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Shefi i zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, duke komentuar moscertifikimin, tha se Lëvizja Vetëvendosje po ushtron segregacion ndaj serbëve.

“Serbët janë formalisht të zhveshur nga statusi i qenieve të lira në Kosovën e vetëshpallur”, ka thënë Gjuriq.

Por, zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë thënë se do ta dërgojnë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

Në rast se lënda i drejtohet Kushtetueses, efektet besohet se mund të jenë edhe më të mëdha në procesin aktual të zgjedhjeve në katër komunat veriore. Por, sipas kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, punët në komision do të vazhdojnë sipas procedurave ligjore.

Kryetarët e komunave veriore: Zubin Potok, Zveçan, Mitrovicë e Veriut dhe Leposaviq, më 26 nëntor të vitit të kaluar dhanë dorëheqje, në shenjë pakënaqësie ndaj vendosjes së taksës doganore prej 100 për qind nga Qeveria e Kosovës për mallrat nga Serbia.

Më pas, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, caktoi datën 19 maj për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore.

Haradinaj nuk pret shpërputhje qëndrimesh me Thaçin në Samitin e Berlinit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë të premten në një konferencë për media se Samiti i Berlinit, që do të mbahet më 29 prill, është një takim multilateral ku do të diskutohen çështje të ndryshme.

Ai tha se qëndrimet që i ka Qeveria e Kosovës nuk janë qëndrime vetëm të kryeministrit por, siç tha ai janë qëndrime të Kosovës.

Ai shprehi bindjen se nuk do të ketë shpërputhje mes qëndrimeve të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe tij.

“Do të kemi kohë të flasim me presidentin dhe do të harmonizojmë qëndrimet, nuk besoj se ka ndonjë dallim në çështje të caktuar”, ka thënë Haradinaj.

Ai po ashtu ka thënë se personalisht nuk ka qëndrime tjera pos atyre që dihen deri tani si për dialogun me Serbinë po ashtu për taksën prej 100 për qind që autoritetet e Kosovës kanë vënë në mallrat e Serbisë dhe Bosnjës.

“Kuptohet, ne do ta kemi kohë që të bisedojmë bashkë me presidentin para ngjarjeve edhe me siguri që do të harmonizohemi po unë nuk kam qëndrime të tjera, ne i kemi ato të vazhdueshme që i kemi paraqitur dhe vlejnë”, ka shtuar ai.

Takimi i radhës i liderëve të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet më 29 prill në Berlin, po shihet edhe si një mundësi e mirë që vendet e këtij rajoni të përfitojnë nga projektet e përbashkëta që do të mbështeten nga shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian, kryesuar nga Gjermania.

Udhëheqësit e Kosovës dhe ata të Serbisë pritet të marrin pjesë, në një takim joformal në Berlin. Nikoqirë të takimit pritet të jenë kancelarja gjermane, Angela Merkel, si dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

Në këtë samit është thënë se mund të diskutohet për taksën e Kosovës ndaj importeve të Serbisë, të cilën autoritetet serbe e kanë përmendur si arsye për mosvazhdim të dialogut me Kosovën.

Autoritetet e Kosovës në anën tjetër kanë thënë se taksa e vendosur në nëntor të vitit të kaluar nuk do të largohet derisa Serbia të njohë shtetësinë e Kosovës.

Kjo masë vazhdon të mbetet në fuqi, pavarësisht kundërshtimeve të shprehura nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Thaçi në gjykatë: Albin Kurti dhe Glauk Konjufca se janë themelues të organizatës “Syri i Popullit”

Presidenti Hashim Thaçi gjatë dëshmisë lidhur me rastin e “Syrit të Populli”, ka akuzuar kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurti dhe deputetin Glauk Konjufca se janë themelues të organizatës “Syri i Popullit” bashkë me të akuzuarin në këtë rast Sadri Ramabajën. Ai thoshte se i ka dëgjuar me veshët e tij, Kurtin e Konjufcën duke thënë “se do t`i vrasim këta njerëz sepse e meritojnë me i vra”. Lidhur me këto akuza, sot është dorëzuar padi për shpifje ndaj presidentit Thaçi.

Dëshmia e Hashim Thaçit në gjykatë: “I kam dëgju Albinin e Glaukun ka thonë këta duhet me i vra”

Në dhjetor të vitit të kaluar Presidenti Hashim Thaci kishte dëshmuar, në rastin e njohur si “Syri i Popullit”, në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Thaçi, ishte ftuar si dëshmitarë pasi ishte njëri nga emrat që figuronte në listën e kësaj organizate për likuidim.

Organizata “Syri i Popullit dhe kjo listë u bënë publike pas atentatit që përfundoi me plagosjen e avokatit Azem Vllasi në mars të vitit 2017.

Presidenti dëshminë e nisi me akuzat se themelues të organizatës “Syri i Popullit”, janë kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, Glauk Konjufca dhe Sadri Ramabaja, shkruan Insajderi.com.

“Organet shtetërore të sigurisë disa javë para se të ndodhte atentati ndaj Azem Vllasit më kanë informuar se tani me kjo ndërmarrje vrastare kishte filluar veprimtarinë në territorin e Kosovë”.

“Nga organet shtetërore të sigurisë jam informuar se pas kësaj ndërmarrje vrasësë qëndron Sadri Ramabaja, pjesëtari i familjes së tij, Glauk Konjufca dhe Albin Kurti”, thoshte Thaçi në dëshminë e tij.

Kur Thaçi ishte pyetur nga Prokuori i Shtetit se ku e bazon dëshminë e tij, ai kishte thënë se burim i informacionit, ishin fjalët e vetë organizatorëve.

“Ishim në ndërtesën e kuvendit në pritje të hapjes së një seance ku me veshët e mi i kam dëgjuar fjalët e Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës që kanë thënë “se do t`i vrasim këta njerëz sepse e meritojnë me i vra”, thoshte Thaçi në dëshminë e 28 dhjetorit 2018.

Ndërsa kur ishte pyetur lidhur me shkrimet Murat Jashari i kishte shkruar kundër tij, Thaçi ka deklaruar se nuk e ka parë të udhës t`u përgjigjet asnjëherë pasi që thoshte se “prej miqëve të afërm të vetë Murat Jasharit e kam kuptuar se ai nuk din me shkruar dhe se këto shkrime i ka shkruar në emër të tij, vet Sadri Ramabaja”.

Kurse për librin “Luftë e Pambaruar”në të cilin Murati flet edhe për hakmarrje ndaj Thaçit dhe pjetarëve tjerë të institucioneve, ai ka deklaruar se “Shkrimet e Murat Jasharit kanë qënë të orkestruara nga Albin Kurti, Glauk Konjufca dhe Sadri Ramabaja”.

Lidhur me këto deklarat Albin Kurti e Glauk Konjufca e kanë paditur për shpifje Presidentin Hashim Thaçi.

Kujtojmë se në dosjen e përpiluar nga hetuesit policor dhe Prokuroria Speciale e Kosovës, të cilën e ka siguruar Insajderi, zbulohen lista për ekzekutimin e njerëzve të përpiluara nga organizata “Syri i Popullit”. Ato përfshijnë njerëz të padëshiruar për këtë organizatë nga të gjitha vendbanimet me shqiptarë.

Përveç presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi e kryeparlamentarit Kadri Veseli, edhe ish-ministra e klerikë fetar shqiptarë ishin pjesë e listave për ekzekutim të organizatës së dyshuar kriminale “Syri i Popullit”.

Në listat e “Syrit të Popullit” për ekzekutim ishin vendosur edhe ish-kryeministri Isa Mustafa në Kosovë, dy liderët e partive shqiptare në Maqedoninë Veriore: Ali Ahmeti e Menduh Thaçi, dhe politikanët shqiptarë në Preshevë: Riza Halimi e Shqiprim Arifi.

Gjykata Speciale po shkon drejt kokës së UÇK-së – fton edhe një ushtar të Azem Sylës

Një nga udhëheqësit e Njësisë Speciale të Shtabit të Përgjithshëm, Mendim Daka, i njohur me nofkën “Sharri” është ftuar nga Gjykata Speciale. Thotë se atje u ftua si i dyshimtë dhe do të shkojë pa mbrojtje, pasi nuk mund të paguaj avokat.

Albioneta Ademi

Dukej se  Zyra e Prokurorit të Specializuara kishte rënë në qetësi para stuhisë. Derisa në fund të vitit të kaluar temë kryesore ishin ftesat që po niste çdo ditë e ashtuquajtura Gjykata Speciale, tash intervistimet e saj nuk po sjellin ekskluzivitet.

Megjithatë, Gazeta Express ka raportuar nga burimet e saj brenda Gjykatës Speciale se ky institucion është duke përgatitur “bombat” e saj, të cilat do të prekin kokën e UÇK’së, përfshirë edhe tash Presidentin e vendit, Hashim Thaçin dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Zyra e Prokurorit të Specializuar po vazhdon punën e saj në intervistimin e niveleve të tjerë të UÇK ‘së. Ajo i ka dërguar ftesë Mendim Dakës për intervistim në Hagë më 13 maj.

Në një bisedë për Gazetën Express, Daka tregon se ka marrë ftesë që të paraqitet pranë Zyrës së Prokurorit në Hagë, si i dyshuar.

“Ma kanë pru një ftesë zyrtarisht. Me të 13’in më duhet me qenë në Hagë, deri me 17’in, në cilësi të të dyshimtit”, ka thënë Daka.

Mendim  Daka, fillimisht ka qenë ushtar në Kleçkë, e më vonë ka udhëhequr njësinë speciale në Shtabin e Përgjithshëm nën urdhrat e Azem Sylës

“Në fillim kam qenë ushtar në Kleçkë, në maj të ’98-ës. Më vonë dikur në shtator një ndër udhëheqësit e njësisë speciale në Shtab të Përgjithshëm. Në pjesën ku është Llapshtuniku, Kleçka”, ka treguar Daka.

Ndërkaq ai do të nisët për në Hagë pa mbrojtje. Daka thotë se nuk ka mundësi të paguaj me mijëra euro  një avokat.

“Nuk kam marrë avokat. Askush nuk e merr përgjegjësinë me pagu. Unë nuk kam 8 mijë euro me pagu. Avokatit duhet me ia pagu edhe harxhimet atje”, thotë ish-ushtari i UCK’së.

Gazeta Express ka raportuar se Gjykatës Speciale deri tash ka intervistuar rreth 100 persona, si të dyshuar dhe dëshmitarë, ndërsa aktakuzat nuk do të ngrihen pa u kryer intervistimet e 300 të tjerëve.

Gjatë një bisede të zhvilluar në një nga vendet e BE’së, një burim i Expressit brenda Gjykatës Speciale, që nuk ka dashur të identifikohet, ka thënë se aktakuzat e para ngrihen për vrasjet e pasluftës ndaj shqiptarëve.

“Aktakuzat e para do të jenë për vrasjet e pasluftës, për krime ndaj shqiptareve”.

Ai thotë se krerët shtetërorë do të jenë të akuzuarit e Speciales dhe për këtë, Gjykata ka mbledhur dëshmitarë, videoincizime e prova të tjera.

“Nga ajo çfarë sot posedon prokuroria do te ketë aktakuzë ndaj Thaçit dhe Veselit, Rexhep Selimit, Daut Haradinajt, Sami Lushtakut, Azem Syles, e shumë figurave të tjera të luftës”, ka thënë tutje burimi.

Deri më tash janë intervistuar disa prej profilëve të larta të UÇK’ së, përfshirë komandantët Sami Lushtaku, Rrustem Mustafa – Remi, Sylejman Selimi, drejtuesi i Gjykatës së UÇK ‘së, Sokol Dobruna.

Express ka provuar të marrë përgjigje disa herë nga Daut Haradinaj, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, nëse përgjatë kësaj periudhe kanë marrë ftesa nga Gjykata Speciale, megjithatë ata asnjëherë nuk kanë pohuar diçka të tillë. /Express/

Këshilltari i kryeministrit Haradinaj ndalohet nga policia serbe

Partia Liberale Serbe e Kosovës, njofton se të enjten në vendkalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë në Dheun e Bardhë, është ndaluar nga ana e policisë serbe, Sërgjan Jovanoviq, anëtar i Partisë Liberale Serbe, njëherësh këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryetari i Partisë Liberale Serbe, Sllobodan Petroviq ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ky nuk është rasti i parë që zyrtarët e kësaj partie ndalohen në vendkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

“Jovanoviq është ende në vendkalim. Pjestarët e Ministrisë së Brendshme të Serbisë i kanë thënë atij se kishin një urdhër për ta mbajtur atë deri në ardhjen e anëtarëve të BIA-s (Agjencia për Siguri dhe Informacion të Serbisë) për ta intervistuar”, ka thënë Petroviq duke kërkuar reagimin e menjëhershëm për këtë rast të autoriteteve vendore dhe ndërkombëtare.

Autoritetet kosovare kanë reaguar menjëherë përmes rrjeteve sociale. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se ky rast dëshmon qartë se metodat e frikësimit që përdoren nga autoritetet serbe, janë një shenjë agresioni, karshi qytetarëve të Kosovës.

Akti i ndaljes së Sërgjan Jovanoviqit nga ana e autoriteteve serbe, sipas kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka për qëllim nxitjen e urrejtjes dhe pasigurisë tek serbët e Kosovës.

Më herët, në disa raste, në vendkalimet kufitare Kosovë-Serbi, autoritetet serbe i kanë intervistuar për orë të tëra pjesëtarët serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Që nga dhjetori i vitit të kaluar, në Merdare janë ndaluar dhe janë intervistuar Slobodan Petroviq, deputet i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i Partisë së Pavarur Liberale, si dhe bashkëpunëtorët e tij, Boban Stankoviq, zëvendësministër i Kulturës në Qeverinë e Kosovës dhe Nebojsha Jakovljeviq, këshilltar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës. Intervistimet kanë zgjatur për orë të tëra.


Send this to a friend