VOAL

VOAL

Hahn: Marrëveshja Kosovë-Serbi do të jetë kompromis, s’do të duartrokitet nga asnjëra palë

Komisionari për Zgjerim i BE-së, Johanes Hahn, ka folur rreth Samitit të organizuar në Berlin, duke përgënjeshtruar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për pretendimet se për takimin në Gjermani nuk kishte koordinim gjermano-amerikan, shkruan Gazeta Express.

Këto deklarime Hahn i ka bërë në një intervistë për Deutche Welle, duke thënë se sa i përket negociatave Kosovë-Serbi ka një dakordim ndërkombëtar.

“Ekziston një dakordim i qartë ndërkombëtar se si duhen bërë këto negociata. Natyrisht është mirë nëse kemi mbështetje edhe nga aktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë dhe kur bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar. SHBA-ja është e rëndësishme si mbështetëse, por struktura aktuale e negociatave, nën drejtimin e Përfaqësueses së Lartë, aktualisht Federica Mogherinit, është e mjaftueshme”, ka thënë Hahn.

Teksa ka folur për marrëveshjen finale, Hahn ka thënë se ajo që do të duhet të nënshkruajnë Kosova dhe Serbia, nuk do të duartrokitet, dhe se për të bërë një gjë të tillë do të duhet guxim nga dy palët.

Përveç guximit, Hahn thotë se të dy palët duhet të bëjnë kompromis të lëshojnë pe.

“Besueshmëria. Nëse çelim negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut – kjo nuk do të thotë se ato hyjnë nesër në BE, ky është një proces disavjeçar që kërkon edhe shumë përpjekje,- atëherë kjo është joshja më e mirë për serbët dhe kosovarët që të ulen në tryezën e negociatave. Sepse ajo që do të duhet të arrijnë ata nuk do të pritet me duartrokitje të mëdha në asnjë vend. Kërkon guxim dhe kurajë nga aktorët veprues që të ulen në një tryezë dhe të hartojnë një kompromis, i cili do të kërkojë lëshime nga të dyja palët për të arritur në një rezultat përfundimtar”, ka potencuar ai.

Hahn ka thënë se është herët që të flitet për një zgjidhje të mundshme, megjithatë tregon se një vend të rëndësishëm në marrëveshje finale do ta ketë çështja e pakicave serbe, duke lënë të kuptohet se Asociacioni i Komunave Serbe do të jetë i rëndësishëm.

“Unë vetëm kam thënë se kjo nuk duhet tabuizuar menjëherë. E sqarova menjëherë se zgjidhja që do të vijë në fund të ditës nuk duhet të jetë në kosto të të tretëve. Tani është ende herët të flitet për zgjidhjet që vijnë në pyetje. Sepse marrëveshja që do të arrihet mes dy vendeve do të jetë shumëpërfshirëse. Një vend qendror në marrëveshje do ta zërë çështja e pakicave, sepse ka shumë serbë në të gjithë territorin e Kosovës dhe jo në një zonë të caktuar të Kosovës. Kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Pra, marrëveshja do të përfshijë shumë pjesë të një rebusi, të cilat shpresojmë që së bashku të japin një panoramë shumë të bukur”, ka thënë ndër të tjera Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johanes Hahn.

Pretendimet e Thaçit për mos koordinim të Gjermanisë dhe SHBA-së për Samitin e Berlinit, i kanë demantuar edhe nga zyra e kancelares Angela Merkel, në një përgjigje dhënë Gazetës Express.

Ata kanë thënë që përveç që ishin koordinuar për Samitin e Berlinit, kanë potencuar që janë në kontakt konstant me SHBA-në, për çështjet që kanë të bëjnë më Ballkanin Perëndimor, konkretisht dialogun Kosovë-Serbi./DW/GazetaExpress/

Vasfije Krasniqi-Goodman: Kot mundohen me mohime dhe me foto, një ditë drejtësia do të triumfojë

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman, ka reaguar pas deklaratës së Flora Brovinës se fotografia e publikuar nga ajo nuk është vërtetuar mirë.

Krasniqi-Goodman tha se do të vazhdojë që të vërtetën e Kosovës ta përhap gjithandej.

“Kot mundohen me mohime, me foto apo me forma tjera sepse një ditë drejtësia do të triumfojë”, ka shkruar Krasniqi-Goodman në rrjetin social Facebook.

Ja postimi i plotë i saj:

Mevlyde Saraçi: Unë nuk merrem me filma pornografikë, do ta padis Flora Brovinën

Ish-deputetja e LDK-së, Mevlyde Saraçi para mediave ka deklaruar se asnjëherë nuk e ka parë fotografinë të cilën dje e ka bërë publike deputetja e PDK-së, Flora Brovina. Saraçi ka thënë se të hënën do të paraqitet në polici për të dhënë deklaratë, derisa, do të padisë deputeten e PDK-së, raporton Gazeta Express

“Kam qenë anëtare e komisionit për çështje sociale dhe persona të pagjetur, kam punuar në këtë komision për plot tre vite sa kam qenë deputete dhe puna jonë ka qenë publike. Në asnjë rast në asnjë vend unë nuk kam përdorë zarfe aq më pak gjatë gjithë jetës time nuk jam marrë me filma pornografikë dhe unë ndihem shumë e turpëruar për përmendjen e emrit tim ndoshta ka qenë nxitim i zonjës Brovina”, shtoi ajo.

Ajo kundërshton deklaratën e deputetes së PDK-së, që u deklarua se Saraçi e kishte njoftuar për fotografinë.

“Në asnjë moment nuk e pranoj nuk e pranoj përcjellën e pafajësisë si fajsi që unë të hënën të paraqitem në polici për një fotografi që nuk e njoh dhe nuk e kam parë kurrë, nëse do ta kisha këtë foto unë do ta dërgoja menjëherë në prokurori”, shton ajo.

Tutje, ish-deputetja tha se nuk e ka parë kurrë fotografinë dhe se ju kërkon të gjitha viktimave të luftës falje për atë se çka ka ndodhur. Duke folur për Brovinën ajo shtoi se ka dhënë dy intervista kontradiktore.

Saraçi tha se do ta padisë për shpifje deputeten e PDK-së, derisa të hënën do të deklarojë për rastin në polici.

“Unë jam e detyruar siç ka vepruar ajo përmes organeve të drejtësisë që t’I tregoj opinionit që emri im është keqpërdorur nuk e di pse emri im është potencuar pa të drejtë, në këtë moment jam detyruar që të ndërmarrë hapat, e para punës do të deklarojë në polici.

Do ta padis për shpifje, ka bërë një gabim të madh nuk ka pasur nevojë të potencojë emra”, përfundoi ish-deputetja.

Ajo tha se ka marrë ftesë nga policia rrugës derisa po paraqitej para mediave, e të hënën tha se do të paraqitet në polici,/GazetaExpress

Fotografia që tronditi Kosovën

Bekim Bislimi

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina, ka thënë se fotografia me pamje të rënda grafike, ku pasqyrohet akti i dhunimit seksual të një gruaje nga persona me uniforma, të cilën e ka prezantuar të enjten në Kuvendin e Kosovës, si dëshmi e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, mund të jetë dokument i falsifikuar.

Pas intervistës që ajo ka dhënë në Prokurorinë Speciale të Kosovës, lidhur me prezantimin e kësaj fotografie, u është drejtuar mediave, duke thënë se fotografia i ishte dorëzuar asaj në vitin 2003, në kohën kur ajo ishte kryetare e Komisionit për personat e pagjetur, nga një aktivist i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, përmes ish-nënkryetares së Komisionit, Mevlyde Saraçi.

Sipas saj, personi që ia kishte dorëzuar fotografinë në zarf, i kishte thënë se mund ta përdorte si dokument dhe se gruaja në këtë fotografi që pretendohej se dhunohej nga pjesëtarët e forcave serbe, ishte e gjallë.

“Nuk kam besuar që ky dokument mund të jetë diçka që nuk është e saktë. Saktësinë e tij do ta vërtetojnë organet e shtetit. Unë qëndroj në dispozicionin e tyre në çdo moment, jo vetëm për këtë rast, por për të gjitha rastet”, ka thënë Brovina.

Ajo u ka kërkuar falje të gjithë qytetarëve, të cilëve kjo fotografi u ka shkaktuar tronditje.

“Këtë dokument e ruaj në mesin e shumë dokumenteve tjera që i kam qysh nga viti 2003. Tani, pas kaq kohësh, të quhet dokument i falsifikuar… më vjen shumë keq. Ju kërkoj falje të gjithë atyre dhe qëndroj pranë kësaj për gjithë fajësinë time, që ndoshta nuk e kam verifikuar në momentin e fundit edhe një herë”, ka thënë Brovina, e cila ka shprehur gatishmërinë që të japë dorëheqje nga posti i deputetes, në rast se kjo kërkohet si një masë e nevojshme.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me fotografinë, të cilën deputetja Brovina ua ka prezantuar mediave, për të cilën ajo kishte theksuar se është dëshmi e dhunës seksuale ndaj një gruaje 35-vjeçare nga ana e ushtarëve serbë gjatë luftës në Kosovë.

Prokurorja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Drita Hajdari, ka theksuar se publikimi i fotografisë nga deputetja Brovina ka shkaktuar shqetësim të madh në opinion. Por, ajo ka hedhur poshtë pohimet e mëhershme të deputetes Brovina se Prokuroria ka qenë në dijeni lidhur me fotografinë që ajo ka prezantuar në Kuvendin e Kosovës.

Ajo ka thënë se Brovina i ka thënë Prokurorisë së në posedim të fotografisë ka ardhur në vitin 2003, përmes disa aktivistëve nga Gjakova, emrat e të cilëve nuk i mban mend.

“Në pyetjen time se a e ka raportuar rastin në Prokurori ose në Polici, meqë kemi të bëjmë vepër penale, ka deklaruar që jo dhe se nuk e ka pasur të njohur që ka për obligim që ta deklarojë rastin në prokurori. Po ashtu, ka shprehur një shqetësim, me daljen e informatave, se kjo foto mund të jetë nga lufta e Irakut dhe se ajo nuk ka një njohuri të tillë”, ka thënë Hajdari.

Sipas saj, intervistimi i deputetes Brovina, në cilësinë e dëshmitares,nga ana e Prokurorisë Speciale, është vetëm një hap hetimor.

“Neve na mbeten edhe disa veprime hetimore për të dalë me një rezultat përfundimtar. Për gjithçka që do të ndërmarrim dhe për gjithçka që rezulton nga hetimi, ne do t’ju informojmë. Një përgjigje mund t’ju japim në momentin kur i përfundoj hetimet dhe kur bëhet analiza e tërësishme e rastit”, ka theksuar Hajdari.

Brovina e ka prezantuar fotografinë para mediave, që po përcillnin seancën e Kuvendit të Kosovës, në të cilën është miratuar Rezoluta që mban përgjegjës Serbinë për “gjenocidin, krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës të ish-regjimit serb në Kosovë”.

Për më shumë, tashmë duket që fotografia e prezantuar është marrë nga një faqe interneti me përmbajtje pornografike. Mediat në Kosovë i kanë publikuar pamjet e tilla, duke u thirrur në atë faqe të internetit, për të rritur.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Vesli, njëherësh edhe lider i Partisë Demokratike të Kosovës, së cilës i takon edhe deputetja Flora Brovina, ka theksuar se kjo e fundit ka bërë një gabim të madh.

“Zonja Flora Brovina, ditën e djeshme (e enjte) e ka bërë një gabim të madh. Por, unë besoj që e ka bërë pa dashje. E them këtë, sepse e njoh Florën, veprimtarinë e saj, humanizmin e saj, ashtu siç e njeh e gjithë Kosova. Gjithsesi ajo është dashur të konsultohet më herët për atë veprim që e ka ndërmarrë para se të vinte në seancë”.

“Por, ne duhet, të gjithë, bashkërisht, që të nxjerrim mësim nga ky gabim. Ky gabim, pikërisht, na dëshmon nevojën që trajtimi i së kaluarës të bëhet në mënyrë profesionale dhe jo të ngutur dhe emocionale, si dhe nevojën për institucione të specializuara dhe me ekspertë të mirëfilltë”, ka thënë Veseli.

Ndërkaq, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i pyetur nga mediat lidhur me fotografinë e prezantuar nga deputetja Brovina, ka thënë se “Serbia ka kryer gjenocid, ka vrarë mbi 13.500 shqiptarë, ka kryer më shumë se 400 masakra kundër civilëve shqiptarë, gra, fëmijë e pleq”.

Siç ka thënë ai, Serbia ka dhunuar 20 mijë gra shqiptare, ka dëbuar rreth 1 milion qytetarë nga Kosova dhe ka vrarë më shumë se 1 mijë fëmijë shqiptarë.

“Gjenocidi nuk ka brirë. Ky është gjenocidi i shtetit të Serbisë. Vetë Kosova është fotografia e gjenocidit të Serbisë në vitet 1998 dhe ’99”, ëshët shprehur Thaçi.

Publikimi i fotografisë nga deputetja Brovina, sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, i ka shkaktuar dëm shumë të madh shoqërisë së Kosovës dhe punës së deritashme me viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Feride Rushiti, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për rehabilitimin e viktimave të torturës, e cila tash e 20 vjet punon për rehabilitimin e grave që kanë përjetuar dhunë seksuale, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson që organizata që ajo drejton, asnjëherë më parë nuk e ka parë një fotografi të tillë, e cila, siç ka thënë ajo, e ka tronditur gjithë shoqërinë e Kosovës, e në veçanti të mbijetuarat e dhunës seksuale dhe familjet e tyre.

“Padyshim që kjo i ka lënduar dhe i ka tërhequr ato në atë gëzhojën e vet familjare, që ato të tërhiqen dhe të kenë frikë që të besojnë për ta ndarë rrëfimin e tyre. Kur kjo për më shumë ndodhë në mes të Kuvendit që është institucioni më i lartë i Kosovës. Por, them që ne duhet të punojmë, duhet të mobilizohemi, si shoqëri, si aktivistë, nga secila perspektivë ku ne punojmë dhe veprojmë, që krejt kjo ngjarje të mos na lërë t’i rrënojmë dhe t’i dëmtojmë, si dhe t’i ritraumatizojmë edhe një herë ata që e kanë përjetuar këtë krim në vitin 1999”, ka deklaruar Rushiti.

Për më shumë, sipas Rushitit, skandali tjetër, i cili mbetet për t’u vërtetuar, mbetet vërtetësia e fotografisë.

Ajo i ka bërë thirrje shoqërisë së Kosovës që të mos lejojë që kjo ngjarje të ndikojë punën për ofrimin e mbështetjes për viktimat e dhunës seksuale, ndonëse sipas saj, pasojat janë të mundshme, për shkak se garantimi i besueshmërisë ka qenë kushti kryesor i për pjesëmarrjen e viktimave të dhunës seksuale në procesin e verifikimit të statusit të tyre , në mënyrë që të realizohej e drejta e tyre për përfitimet e caktuara, sikurse e drejta për pension.

Brovina kërkon falje për fotografinë dhe pranon se mund të jetë e falsifikuar

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina, e cila të enjten publikoi një fotografi, të cilën fillimisht e prezantoi si dëshmi të akteve të përdhunimeve seksuale gjatë luftës në Kosovë, pranoi se kjo fotografi mund të jetë e falsifikuar.

Sipas saj, këtë fotografi, të cilën ajo e publikoi para mediave, e kishte marrë qysh në vitin 2003 nga një zyrtare e Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut në Prishtinë dhe e ruante si “dëshmi për krimet e kryera nga forcat e Serbisë në Kosovë”.

“Nga viti 2003, këtë dokument e ruaj në mesin e shumë dokumenteve tjera dhe tani, pas kaq kohësh, të quhet ky dokument i falsifikuar, më vjen shumë keq. Edhe një herë ju kërkoj falje të gjithë atyre dhe qëndroj edhe për fajësinë time që nuk e kam verifikuar në momentin e fundit edhe një herë”, tha Brovina.

“Kurrë nuk kam menduar se dikush mund të më sjellë dokumente të paverifikuara”, shtoi ajo.

Këto komente, Brovina i bëri pas ofrimit të dëshmisë në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Brovina tha se është e gatshme të dëshmojë për të gjitha kërkesat e Prokurorisë.

“Andaj, nuk kam besuar se ky dokument nuk mund te jetë i saktë”, tha Brovina pas raportimeve se fotografia që ajo kishte ofruar si dëshmi, nuk ishte realizuar fare në Kosovë.

Fotografia e publikuar të enjten gjatë punimeve të Kuvendit të Kosovës si dëshmi e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, është pamje e cila duket se është marrë nga faqe interneti me përmbajtje pornografike.

Mediat vendore në Kosovë kanë publikuar pamjet e njëjta, duke u thirrur në faqet e internetit për të rritur.

Fotografia kishte pamje të rënda grafike dhe si e tillë nxiti reagime të shumta, përfshirë këtu edhe Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, e cila përmes një komunikate për media njoftoi se ka ftuar Brovinën të ofrojë dëshmitë që ka dhe se do të hapë hetimet mbi fotografinë e publikuar.

Skandali i Flora Brovinës mbledh krerët e institucioneve të drejtësisë dhe të inteligjencës

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, mbrëmë paralajmëroi se sot gjatë ditës do të ketë një takim me të gjithë krerët e institucioneve të drejtësisë, inteligjencës dhe insitucioneve tjera, pas publikimit të fotografisë nga deputetja Flora Brovina dhe lajmeve se një e tillë është e rreme.

“Nesër kam ftuar të gjithë bartësit e institucioneve të drejtësisë, të inteligjencës dhe institucioneve tjera gjegjëse që të kemi një takim për këtë çështje që t’i jepet një drejtim”, ka thënë ai.

Duke folur pas zhvillimeve të djeshme ku origjinaliteti i fotografisë së publikuar nga Flora Brovina u vu në dyshim, Veseli  ka thënë se Kosova nuk duhet ta humbasë fokusin.

“Çdo njeri, çdo rrugë, lagje, fshat dhe qytet e ka historinë e vet në këtë masakër që i ka ndodhur popullit tim dhe do t’i bëjmë të paguajnë – kjo është ajo që duhet të fokusohemi dhe orientohemi”.

“Kjo është një dhembje më shumë që i është shkaktuar sonte Kosovës si pasojë e asaj gjendje të rëndë”.

“Është një mesazh për të gjithë, edhe deputetët edhe qytetarët, nuk guxojmë të çorientohemi, ky është qëllimi i Serbisë”.

“Deputetja Flora Brovina insiston. Kur ke parasysh që është një grua që ka pësuar bukur rëndë, do të thotë ka pësuar me përjetimet të veta, dhe kjo pastaj është një vazhdimësi e këtij traumatizimi. Dëshmia e deputetes Saranda Bogujevci na ka rënduar situatën”.

Kryeparlamentari dhe kryetari i PDK-së ka thënë se gjenocidi serb ka ndodhur në Kosovë dhe për këtë ka shumë fakte dhe dëshmitarë.

“Gjenocidi serb ka ndodhur në Kosovë dhe çdo qytetar i Kosovës është dëshmitar. Ka fakte dhe dëshmitarë të mjaftueshëm, nuk kemi pasë nevojë të kemi fotografi që mund të mos jenë të konfirmuara kur i kemi njerëzit e gjallë”.

“Ma plasët zemrën”, e mbijetuara e dhunës seksuale flet pas publikimit të fotos në Kuvend

E mbijetuara e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi Goodman ka reaguar pas publikimit të fotografisë nje dite me pare nga deputetja Flora Brovina, ne Kuvendin e Kosoves.

 

“Mos e përdorni dhimbjen tonë dhe vuajtjet për përfitimin tuaj. Ma plaset zemrën”, ka shkruar Krasniqi në Twitter.

Një fotografi e publikuar dje nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina, tronditi opinionin në Kosovë e më gjerë.

Brovina prezantoi atë që e cilësoi dëshmi fotografike të përdhunimit të një gruaje kosovare në kohë të luftës, nga ushtarët serbë, në sytë e familjes së saj.

Por, fotografia e shfaqur nga Brovina rezultoi të jetë aspak e vërtetë. S’është as nga lufta e Kosovës, e madje as nga ndonjë luftë tjetër.

Në të vërtetë, bëhet fjalë për një film pornografik, skenë të të cilit paraqet fotografia e prezantuar nga Brovina.

Gazeta Express ka raportuar dje se fotografia e publikuar nga Brovina nuk është e vërtetë, dhe se rrjedh nga një ueb-sajt me përmbajtje pornografike.

Hidhen dyshime rreth një fotografie të publikuar nga deputetja Flora Brovina

Pak orë pasi që prokuroria e posaçme e Kosovë tha se ka hapur hetime rreth një fotografie të publikuar nga deputetja Flora Brovina, e cila pretendonte se ishin pamje të një përdhunimi nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, janë hedhur dyshime për vërtetësinë e saj.

Mediet lokale publikuan pamje të njëjta të marra nga disa faqe me përmbajtje pornografike, e të cilat shfaqen edhe në faqe të publikuara në Lindjen e Mesme për propagandë kundër forcave ushtarake amerikane.

Zonja Brovina, i tha Radiotelevizionit Dukagjini se fotografia e publikuar prej saj megjithatë është “autentike” dhe ajo do të bashkëpunojë me prokurorinë për të sqaruar këtë cëshje.

Prokuroria e Posaçme e Kosovës, tha të enjten gjatë ditës se “me të marrë lajmin që deputetja e PDK-së, Flora Brovina, ka paraqitur një fotografi që sipas saj dëshmon dhunimin e një gruaje 35 vjeçare nga ushtarët serbë gjatë luftës në Kosovë, do ta hap hetimin, ndërsa do të ftohet deputetja Brovina për dhënien e informacionit lidhur me viktimën për të cilën ajo pohon se është e gjallë, si dhe, dorëzimin e fotos dhe dëshmive që ajo pohon se i ka lidhur me këtë rast dhe raste të tjera”.

Fotografia të cilën për shkak të pamjeve grafike, Zëri i Amerikës, nuk e publikoi, nxiti reagime në parlament dhe jashtë tij.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, e cila është e mbijetuar e njërës prej masakrave të luftës në Kosovë kërkoi që fotografia të mos publikohet sepse “familjarët janë të shqetësuar, tepër të shqetësuar me pamjet”.

Qendra e Kosovës për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës, tha se “publikimi i këtyre pamjeve në mënyrë të plotë – pa censurë, i ka rikthyer kujtimet e tmerrshme të luftës për shumë gra, burra e fëmijë që kanë përjetuar këtë tmerr, duke ritraumatizuar dhe duke i thelluar edhe me tej plagët dhe dhimbjet shpirtërore të tyre të përjetuara gjatë luftës. Paraqitja e këtyre imazheve në mënyrë publike më së paku iu ndihmon të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës si dhe familjarëve të tyre, andaj për shkak të emocioneve të provokuara dhe për shkak të pamjeve të ndieshme, kërkojmë nga mediat dhe të gjithë ata që e kanë publikuar këtë fotografi, ta largojnë nga shfaqja në publik”.

Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e cila është e përfshirë në procesin e ndriçimit të përdhunimeve gjatë luftës, reagoi ashpër duke theksuar se “veprimi i deputetes është jonjerëzor, jo etik e joligjor! Publikimi fotografisë cenon rëndë privatësinë e viktimës dhe mund të çojë në zbulimin e identitetit të një dëshmitareje potenciale të krimit që Serbia ka kryer ndaj popullit tonë. Publikimi i asaj fotoje ri-traumatizon viktimën dhe të gjithë të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe dekurajon të mbijetuarit që të dalin përpara me të vërtetën mbi krimin që është kryer mbi trupat e tyre”.

Kosova doli nga lufta me mbi 10 mijë të vrarë e mijëra të zhdukur, për fatin e 1 mijë e 600 prej të cilëve, ende nuk dihet asgjë. Mijëra gra ishin viktima të përdhunimeve nga forcat serbe, të cilat atëbotë dëbuan mbi 800 mijë shqiptarë të Kosovës.

Reagon Veton Surroi: Flora Brovina bëri pornografi politike

 KOSOVË

Publicisti Veton Surroi ka reaguar, pas publikimit të një fotoje tronditëse, ku një grua shqiptare e Kosovës dhunohet seksualisht nga tre serbë.

Fotoja u publikua sot nga deputetja e PDK-së Flora Brovina. Surroi shprehet se Brovina ka bërë sot pornografi politike.

Postimi i Surroit:

Publikimi i një akti seksual për përfitim parash quhet pornografi.

Publikimi i një akti seksual për përfitim politik quhet pornografi politike.

Publikimi i një dhunimi quhet perverzion. Në këso rasti, politik.

Kuvendi miratoi një rezolutë që fajëson Serbinë për gjenocid në Kosovë

Me 79 vota për dhe asnjë kundër, Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën për “gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë”.

“Në vitin 1999 forcat serbe kryen mbi 100 masakra në Kosovë madje në disa vende edhe i dogjën për së gjalli njerëzit, si në Breznik, Mitrovicë, Podujevë, Randobravë, Krushë e vogël dhe të madhe, Gjakovë, Matiqan, Izbicë, Llashticë e Gjilanit, Rrezallë. Gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë ushtruan dhunë seksuale ndaj 20 mijë personave. Gjatë këtyre viteve dëbuan nga shtëpitë e tyre mbi 1 milion shqiptarë duke konfiskuar çdo dokument zyrtarë në mënyrë që të zhduket çdo dëshmi”, tha duke paraqitur rezolutën, kryetari i komisionit për hartimin e saj, Bilall Sherifi.

Kjo është hera e parë që institucionet e Kosovës miratojnë një rezolutë të tillë, megjithëse për të është diskutuar që nga përfundimi i luftës.

Parlamenti pritet të themelojë edhe një komision shtetëror që do ketë mision hulumtimin e siç thuhet, gjenocidit gjatë luftës së fundit në Kosovë, që do të shërbente si bazë për themelimin e një gjykate ndërkombëtare për dënimin e krimeve të Serbisë në Kosovë gjatë viteve 1998-1999, një nismë kjo e kryetarit të parlamentit, Kadri Veseli.

Po ashtu në këtë seancë do të votohet edhe për ngritjen e një muzeu dhe një qendre përkujtimore për krimet e luftës.

Votimi i rezolutës pasoi një debat të gjatë të në parlamentin e Kosovës. Partitë politike shqiptare dhe ato të minoriteteve jo serbe i dhanë mbështetje nismës për të dënuar krimet e Serbisë në Kosovë.

“Më lejoni që në emër të LDK-së t’i jap përkrahje kësaj projekt rezolute. Duke renditur së pari konventat ndërkombëtare që janë miratuar për parandalimin e krimit dhe gjenocidit, ajo çka na ka bashkuar për të kryer një obligim të cilin institucionet e Kosovës nuk kanë arritur që 20 vite ta sjellë një rezolutë të tillë”, tha deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj.

“Duke u mbështetur në konventat ndërkombëtare, që flasin për të drejtat e njeriut, kërkojmë që shteti serb të pranojë krimet dhe gjenocidin në Kosovë”, tha deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku.

“Sot e kemi tekstin e një rezolute që merret me krimin më të tmerrshëm që është bërë në Kosovë. Në tekstin e rezolutës janë marrë parasysh të gjitha dokumentet kryesore ndërkombëtare që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut. Teksti i referohet të gjitha raporteve ekzistuese ndërkombëtare që kanë të bëjnë me krimet e gjenocidin”, tha deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi.

Ideja për themelimin e një gjykatë ndërkombëtare, ka ngjallur debate mbi vështirësitë dhe kushtet që kërkohen për themelimin e një institucioni të tillë. Ekspertët thonë se themelimi i një gjykate të tillë kërkon mbështetjen e faktorit ndërkombëtar dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Por, kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli tha sot gjatë një vizite në qendrën për ruajtjen e eksponateve të rrobave të të vrarëve, se gjykata ndërkombëtare do të ndodh.

“Është papërgjegjësi dhe do të jetë e pafalshme në qoftë se bashkësia ndërkombëtare nuk e përkrahin iniciativën tonë për gjykatë ndërkombëtare. Do të përgjigjen edhe para Kosovës, por gjithsesi edhe gjykata ndërkombëtare jam shumë i sigurt se do të ndodh edhe drejtësia edhe gjykata për gjenocidin serb”, tha zoti Veseli.

Kosova po shënon njëzet vjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj forcave serbe dhe pothuajse çdo ditë shënohet një nga datat e mizorive të kryera nga forcat serbe.

Kosova doli nga lufta me mbi 10 mijë të vrarë e mijëra të zhdukur, për fatin e 1 mijë e 600 prej të cilëve, ende nuk dihet asgjë.

Deputetja tregon foton e 7-vjeçares: Vdiq pas përdhunimit nga serbët

KOSOVE

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina ka ndarë të tjera fakte nga gjenocidi serb i kryer në Kosovë. Pas asaj të përdhunimit, në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës, ajo ka publikuar fotografi tronditëse dhunimi të asaj që forcat serbe i kanë bërë një 7-vjeçareje, e cila më pas ka ndërruar dhe jetë.

“Sigurisht të gjithë jemi pak të emocionuar. Argumenti më i mirë është rezoluta e nxjerrur. Pika që nuk dua ta anashkalojë është që gjenocidi nuk ka ndodhur për herë të parë në luftën e fundit. Ne duhet të kujtojmë gjenocidin në regjionin e Nishit dhe Vranjës, ku janë masakruar dhe dhunuar”, tha ajo.

“Ky fëmijë ka vdekur gjatë dhunimit i ka pasur vetëm 7 vjetë, le të traumatizohet kush të dojë, por kjo është e vërteta”, tha Brovina teksa publikoi edhe fotografinë tronditëse nga foltorja e Kuvendit.

Përdhunimet e serbëve, denoncimi në kuvendin e Kosovës

KOSOVE

Teksa në Kuvendin e Kosovës zhvillohej seanca plenare për votimin e rezolutës për gjenocidin serb, deputetja Flora Brovina ka paraqitur para mediave një dëshmi tepër tronditëse. Deputetja e PDK-së ka publikuar një fotografi ku shihet se si ushtarët serbë përdhunonin në grup një femër gjatë luftës në Kosovë. Në foto duket se përdhunimi kryhet në prani të familjarëve të gruas, madje shihen qartë edhe gjurmët e gjakut.

“Kjo është vetëm njëra nga mënyrat kur i kanë detyruar familjarët që ta shohin aktin e dhunës seksuale. Shumë raste kemi kur ato janë mbledhur shumë në numër dhe sistematikisht janë dhunuar nga ushtarët serb.”

Deputetja e PDK-së nuk ka dhënë detaje se në cilin vend ka ndodhur ky rast, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së privatesisë së gruas.

“Gruaja është 50 vjeçare kur ka ndodhur ka qenë 35 vjeçare. Tani është zgjuar vetëdijësimi institucional që për këto viktima të ngrihen aktakuza. Serbia është fajtorja”

Sipas deputetes Brovina, fotografia tronditëse nga të rrallat që dëshmojnë makabritetin e sjelljes serbe në Kosovë, është gjetur ne aparatin e nje ushtari serb.

Prokuroria Speciale hetim pas dëshmisë së publikuar nga Flora Brovina

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se do të hapin hetim pas publikimit të fotografisë nga deputetja Flora Brovina, e cila dëshmon për krimet serbe të kryera në Kosovë.

Prokuroria bën të ditur se do ta ftojnë deputeten Brovina, për dhënien e informacionit lidhur me viktimën për të cilën ajo pohon se është e gjallë, si dhe dorëzimin e fotos dhe dëshmive që ajo pohon se i ka lidhur me këtë rast dhe raste të tjera.

Në njoftimin e bërë nga Prokuroria Speciale, thuhet se ata kanë kuptuar për ekzistencën e kësaj dëshmie, vetëm pas publikimit nga deputetja dhe se deri tani nuk kanë pasur dëshmi nga askush për këtë rast.

Prokuroria Speciale, fton të gjithë ata që kanë dëshmi të ndryshme, si video, fotografi apo edhe dëshmi tjera të cilat mund të jenë të rëndësishme për identifikimin e kryerësve të mundshëm të veprave penale që lidhen me krimet e luftës, t’i sjellin në Prokurorinë Speciale, pasi që në një shtet ligjorë provat dhe dëshmitë për krimet të pretenduara dorëzohen së pari në prokurori apo polici e jo përmes mediave apo gjatë debateve parlamentare.

Analisti sulmon Flora Brovinën: Turp, je mashë e pushtetit

Analisti politik Haki Abazi ka reaguar ashpër, pas publikimit të një fotografie, ku shihen disa ushtarë serbë duke dhunuar seksualisht një grua shqiptare gjatë luftës.

Abazi shprehet se fotoja duhet të ishte material për gjykata dhe serbët të merrnin dënimin e merituar, por shton se ajo publikohet duke trazuar ndjenjat e popullatës shqiptare.

Shkrimi i plotë i analistit Haki Abazi:

Ju jeni për turp Flora Brovina

Ju jeni bërë, jo për herë të pare masha e mbeturinave të qelbura. Ju jeni pjesë e hordhisë mafioze që keni kapur Kosovën dhe po doni me ja nxjerrë edhe atë pak frymë e nderë që e ka.

Po, janë femrat e dhunuara që i ka kryer Serbia si krime gjate luftës po ju nuk jeni ajo që po mendoni se jeni duke e zbuluar këtë gjë me një fotografi, përkundrazi. E gjithë Kosova dhe tanimë edhe bota e di këtë gjë- e dijnë edhe nga Vasfije Krasniqi- Godman. Por ata e dinë dhe ndajnë dhembjen e përkrahjen jo për poena politike e as për të mbuluar krimin, korrupsionin dhe dështimet e ndarjes së Kosovës dhe gjithcka tjetër që është e stampuar me vulën e PDK, partisë të cilës ti verbërisht i ke shërbyer dhe vazhdon t’i shërbesh.

Ti që ke qenë sabotuesja e kushtetutës duke e mbajtur peng gjithë parlamentin për të zgjedhur Veselin kryetar dhe për të bërë një qeveri e cila më së paku i ka shërbyer popullit dhe interesave të vendit. Ju jeni profitere lufte dhe profitere paqeje që ka instaluar mendësinë e nepotizmit dhe korrupsionit si normë të pranuar shoqërore- ky është dhunim i gjithë popullit çfarë jeni duke bërë ju. Ju nuk keni bërë zë kur Shaip Muja ka dalë në foltore të parlamentit dhe ka thënë se të dhunuarat nuk janë viktima, ju nuk keni votuar për ligjin për viktimat, dhe ju për 20 vite nuk keni folur asnjë fjalë të vetme në dialogun me Serbinë. Nuk ju lejojmë sot që ju, themeluesit e gjykatës speciale të përdorni dhembjen dhe dhunimet e grave shqiptare për të treguar ” patriotizmin” e shpifur e për të mbuluar të zezat tuaja.

Ju nuk keni folur asnjë fjalë as për dhunimet e vajzës nga Drenasi që janë bërë nga njerëzit e uniformuar dhe pjesëtarë të institucioneve shtetërore tona sot. Dhunimet e luftës të armikut kanë vazhduar pasluftës dhe ju jeni spektatorë në rastin më të mire e mirëmbajtëse e një pushteti në rastin më të keq i cili nuk ka dënuar as ato të luftës e as këto tani e ty nuk të është dëgjuar zëri deri sot kur ke nxjerrë një fotografi te guzhvatur që do të duhej të ishte material i gjykatave dhe jo fyerje ndjenjave dhe emocioneve të popullatës që po dhunohet në vazhdimësi .

SHBA: Nuk ka viza për ata që janë të përfshirë në korrupsion në Kosovë

Ambasada amerikane në Prishtinë tha të enjten se nuk do të ketë viza udhëtimi për në Shtetet e Bashkuara për personat e përfshirë në korrupsion.

Në një komunikatë të kësaj ambasade thuhet se “qytetarët e Kosovës meritojnë një sistem drejtësie që i mban përgjegjës individët për veprimet e tyre korruptuese. Lidhur me këtë, Ambasada e SHBA-ve është duke ndërmarrë hapa për të siguruar që individëve të cilët janë të përfshirë në rastet e mëdha të korrupsionit të mos ju lëshohen vizat për udhëtim në Shtetet e Bashkuara për biznes apo turizëm”.

Në komunikatë theksohet se është praktikë e zyrtarëve konsullorë që të shqyrtojnë faktet për çdo aplikim për vizë, duke përfshirë edhe çdo informatë negative lidhur me aplikuesin, dhe që të përcaktojnë përshtatshmërinë për marrje të vizës në bazë të ligjeve të Shteteve të Bashkuara. “Sipas nevojës, ne vazhdimisht i peshojmë akuzat dhe dëshmitë për korrupsionin dhe krimin e organizuar gjatë vendimmarrjes për viza, në mënyrë që t’i kufizojmë ata që kontribuojnë në këto probleme të marrin vizë udhëtimi për në Shtetet e Bashkuara”.

Ne do të vazhdojmë të shprehim publikisht shqetësimin tonë se askush nuk është duke u mbajtur përgjegjës, përfshirë zyrtarë të Kosovës, për korrupsionin dhe krimin e organizuar që janë qartësisht të pranishme në rastet Pronto, viza italiane, ikja nga burgu i Dubravës, Toka, dhe Apex, si dhe në raste të tjera të ngjashme”.

Familjarët e shqetësuar pasi Flora Brovina publikon fotografinë, kërkohet heqja e saj pasi viktima është ende gjallë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda-Bogujevci- Rama, në fjalën e saj në seancën e Kuvendi të Republikës së Kosovës, ku pritet që të krijohet një Tribunal që do të gjykojë krimet serbe në Kosovë, ka thëën se familja e personit që shihet në fotografinë e publikuar nga deputetja e PDK’së, Flora Brovina,  kanë kërkuar që ajo fotografi të hiqet nga të gjitha mediat.

Ajo thotë se familja janë ankuar edhe tek instituti që udhëheq Vasfije Krasniqi-Goodman, dhe janë jashtëzakonisht të shqetësuar, pasi gruaja që shihet  në fotografi teksa dhunohet nga kriminelët serbë është e identifikueshme dhe është ende gjallë.

“Familja po kërkon heqjen e fotografisë. Familjarët janë të shqetësuar. Zonja Brovina është e padrejtë ajo. Imagjino se në çfarë traume kalon ajo, kur e sheh. Edhe familjarët tjerë e shohin atë fotografi”, ka thënë deputetja, raporton Gazeta Express.

Bogujevci ka thënë se bazuar në atë se çfarë ka kaluar vetë gjatë kohës së luftës, e imagjinon se çfarë traume do të kishte përjetuar nëse dikush do të kishte publikuar diçka të tillë.

Ajo ka kritikuar deputeten Flora Brovina, duke i thënë se ka rrezik që mund t’i ndodh diçka viktimës pasi është e identifikueshme.

“Nuk e di a ke qëllu ti, me të ndodh diçka e tillë, e me pa vetën në qat gjednje. Ajo mundet me u identifiku, dhe cka nëse i ndodh diçka viktimës”, ka thënë ndër të tjera deputetja Bogujevci-Rama.

Nddërkohë pas fjalës së saj ka ndërhyrë kreu i Kuvendit, duke thënë se Vasfije Krasniqi-Goodman është heroinë që ka dëshmuar se çfarë ka ndodhur, duke bërë thirrje që të mos devijohet nga ideja se për çfaërë ishin mbledhur në Kuvend.

“Një nga heroinat është Vasfje Krasniqi, është ajo që ka dëshmu për atë cfarë ka ndodhur”, ka thënë Veseli./GazetaExpress/

Terrori serb në Kosovë, del video e papublikuar më parë e dëbimit të shqiptarëve nga banesat

20 vjet pas luftës së Kosovës, mediat kanë bërë të mundur publikimin e fotove dhe videove të ndryshme nga kjo periudhë e vështirë e dëbimit të shqiptarëve nga forcat serbe.

Një video me pamje drithëruese është publikuar pak orë më parë. Në pamjet e regjistruara në video shihen familjet shqiptare, fëmijë, burra, gra , të moshuar dhe fëmijë të cilët të lodhur ecin në këmbë për t’u larguar nga lufta duke braktisur banesat e tyre.

Në video shihen fëmijë të plagosur me shenja dhune në fytyrë por jo vetëm. Në video shihen familjarët, gra e të moshuar të cilët e kanë të pamundur të ecin në këmbë për shkak të lodhjes dhe mungesës së ushqimit.

Për më tepër ndiq pamjet e mëposhtme.

Haradinaj: Opsioni për të ndarë Kosovën është “i vdekur”

Kryeministri Ramush Haradinaj në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se me prekjen e kufijve, Rusia do të ishte ftuar të rrisë ndikimin e saj në Ballkan. Ai gjithashtu ka folur për dialogun, marrëdhëniet me SHBA-të e çështje tjera. Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit, tha se hapja e kufijve do të ishte një ftesë për Rusinë për t’i dhënë më shumë rol në rajon.

“Hapja e kufijve dhe lëvizja me kufi është proces që vështirë se do të mbyllet pastaj. Nuk dihet kush fiton, supozohet se krijohet një situatë e paqartë që do të ishte një ftesë për Rusinë për më shumë rol… Presidenti i Kosovës mban këtë pozitë në bazë të kushtetutës, por opsioni për ndarje të Kosovës, që ndoshta dikush e ka shty atë për ta promovuar, ka “vdekur” realisht”, tha Haradinaj

Idenë e hapjes së kufijve Haradinaj e cilësoi të rrezikshme duke e krahasuar me temën e demarkacionit e cila mund të provokonte luftë civile. “Ju e dini që për pak hektarë të vlefshëm që fatmirësisht u gjet zgjidhje, ishim duke shkuar drejtë luftës civile. Askush nuk mund të bëj shaka më me këtë vend”, shtoi Haradinaj,

Ndërkaq duke folur për marrëdhëniet me Amerikën, Haradinaj pranoi se ka takime me përfaqësues të Ambasadës dhe se marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të mira. Është normale që Ambasada e Amerikës të na jep vërejtje të sinqerta për çdo gabim që ne bëjmë… Kurrë më të mira dhe më të qëndrueshme marrëdhëniet nuk kanë qenë”, tha ndër të tjera Ramush Haradinaj. Haradinaj mes tjerash foli edhe për vazhdimin e dialogut për të cilin tha se duhet të vazhdojë me qëllim që të arrihet njohja nga Serbia, ndërsa ka potencuar se taksa mbetet deri në njohje.

Veseli sheh rrobat e shqiptarëve të vrarë nga Serbia: Ky është Holokausti (fotot)

Kryeparlamentari Kadri Veseli pak orë para se të nisë seanca ku do të diskutohet për krimet e Serbisë në Kosovë dhe ideja për ngritjen e një Tribunali që do t’i gjykonte ato ka vizituar lokacionin ku ruhen eksponatet e rrobave të mijëra qytetarëve të vrarë gjatë luftës së fundit.

Ai ka përdorur fjalën Holokaust ndërsa ka thënë se do të ishte e pafalashme nëse ndërkombëtarët nuk e përkrahin iniciativën e tij për ngritjen e Tribunalit.

Kryeparlamentari Kadri Veseli, i shoqëruar nga drejtori i Institutit të mjekësisë ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka vizituar sot vendin ku po ruhen eksponatet e rrobave të mijëra qytetarëve civilë shqiptarë të vrarë gjatë luftës nga forcat serbe.

Në përpjekje për ta shtyrë me tej idenë e tij për Tribunalin, Veseli ka parë nga afër rrobat e fëmijëve të vegjël të vrarë, rrobat e vajzave të masakruara dhe rrobat e të moshuarve deri në 106 vjeç të cilët janë vrarë e masakruar nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

Ai ka bërë edhe një krahasim me vrasjen e 6 milionë hebrenjëve gjatë Luftës së Dytë Botërore duke përdorur fjalën Holokaust për vrasjen e mijëra shqiptarëve gjatë viteve 90’të nga Serbia.

“Më askush nuk guxon të na e bëjë atë që na e ka bërë. Dhe drejtësia do të ndodhë. Në Jerusalem, në Muzeun e Yad Vashemit, është një pirg i madh me flokë të viktimave. Nëse shkoni në Poklek, aty do t’i gjeni 56 persona në një varr. Ky është Holokausti. Do të jetë e pafalshme nëse bashkësia ndërkombëtare nuk e përkrah iniciativën për tribunal ndërkombëtar për Serbinë. Për aq sa ka njerëz mbi këtë tokë, dritë dhe diell, do të ketë edhe drejtësi dhe tribunal për gjenocidin serb”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Ai tha se të gjitha këto rroba të mijëra civilëve të vrarë nga forcat serbe, do të vendosen në Muzeun e Gjenocidit i cili do të ndërtohet në Prishtinë.

Drejtori i institutit të mjekësisë ligjore, Arsim Gërxhaliu “ka falënderuar kryeparlamentarin Veseli për iniciativën për Muzeun e Gjenocidit ndërsa theksoi se janë në dispozicion të mbështetjes dhe dorëzimit tē të gjitha artefakteve dhe dëshmive që ekzistojnë për zbardhjen e fatit të gjithë civilëve të vrarë nga forcat serbe në Kosovë”./GazetaExpress/

Daut Haradinaj: Hashim Thaçi po luan me shqiptarët e Luginës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se askush nuk duhet dëmtuar Kosovën, veç pse i rrezikohet lëkura e vet. Këtë, Haradinaj e përmendi duke iu referuar idesë për shkëmbimin e territoreve.

“Unë nuk mendoj që presidenti ka vullnet për ta dëmtuar Kosovën, por unë nuk mendoj që nëse dikujt i rrezikohet lëkura duhet ta dëmtojë Kosovën. Përgjegjësia e presidentit është ta ruajë Kushtetutën, kufijtë, edhe unë e kisha inkurajuar që kështu të shkojë”, tha ai në KTV.

Haradinaj ka thënë se presidenti Hashim Thaçi me deklaratat se është për bashkim të Luginës në territorin e Kosovës po luan me ndjenjat e qytetarëve. Veprimet e fundit karshi kësaj situate, Haradinaj i quajti fiskultura. “Është e pandershme të luhet me emocionet e qytetarëve tanë që padrejtësisht janë jashtë Kosovës, në këtë rast në Luginën e Preshevës. Unë bashkëndjej me ta, vij prej asaj vije që kemi vuajtur për të ardhur liria në Kosovë, dhe e di që ata janë qysh ishim ne para 22-23 viteve”, ka thënë ai, duke thënë se edhe Thaçi po luan me ta.

“As ne nuk duhet të ndalemi, qoftë qeveria e Kosovës, qoftë ajo e Shqipërisë duhet të bëjnë veprime konkrete për qytetarët tanë në Luginë, dhe jo kësi fiskullturash që më shumë janë manovra që e nxjerrin më shumë një person ose dy, kushdo qofshin ata”, tha ai.

Djali i Ukshin Hotit: Kosova jo siç ka dashur babai, ende shpresë

Në 20-vjetorin e zhdukjes së veprimtarit të çështjes kombëtare dhe intelektualit Ukshin Hoti, djali i tij, Andin Hoti ka kërkuar që sa më shpejt të zgjidhet çështja e të pagjeturve. Ai ka paralajmëruar që së shpejti do ta bëjë padi ndaj Serbisë për rastin e babait të tij.

Në një intervistë të dhënë për Telegrafin, Hoti tha Serbia duhet të përgjigjet për 1600 persona që janë të zhdukur nga forcat serbe.
“Zhdukja e babit dihet botërisht se ka ndodhur me forcë nga organet serbe, për shkak se babai ka qenë në burgun e Dubraves, dhe burgu i Dubraves është një institucion shtetëror, konsiderohet që është i sigurisë më të lartë të shtetit. Ne ende si familje, po ashtu sikur edhe familjet tjera mbajmë shpresë që të dihet fati i babait dhe i 1600 personave tjerë që janë zhdukur me forcë nga Kosova. Shumë shpejtë do të kem mundësi, dhe do të bëjë padi ndaj Serbisë për rastin e Ukshin Hotit”, tha ai.

Andin Hoti thotë se çështja e të pagjeturve nuk është më politike.
“Kjo çështje është më shumë humane sesa politike, ne nuk po kërkojmë ta kthejmë në politikë, në krejt çfarë po kërkojmë është që të dihet fati i familjarëve tonë, nëse është i gjallë ta kthejnë, nëse nuk është i gjallë ta kemi të paktën një vend ku mund të lutemi, të bëjmë homazhe e të dërgojmë lule”, ka thënë Hoti.

Për të mos zbardhjen e rastit të të pagjeturve nuk është vetëm Kosova fajtore, Hoti fajëson edhe ndërkombëtarët.
“Unë faktikisht disa herë e kam trajtuar në Kuvend çështjen e të zhdukurve, nuk është bërë asgjë, jo vetëm me fajin e Kosovës por edhe mos marrja e çështjes me seriozitet nga faktori ndërkombëtar dhe nuk është arritur një zgjidhje deri më sot për këtë çështje”.

Kurse sa i përket platformës shtetërore për dialog me Serbinë, Hoti tha se platforma nuk parasheh në mënyrë të duhur çështjen e personave të pagjetur.
“Unë kam kërkuar që pika kryesore e parë e dialogut në Bruksel të jetë çështja e të zhdukurve, duke përfshirë këtu edhe babain tim.
E kemi marrë një platformë shtetërore, na është servuar ajo platformë, unë e kam thënë edhe në Kuvend se këtë pikë nuk e parasheh në mënyrë të duhur, aty ka qenë e shkruar se Republika e Kosovës do të kërkojë nga Serbia që të zgjidhet fati i të zhdukurve. Kosova ka kërkuar që 20-vjet që të zgjidhet fati i personave të zhdukur, ne duhet të shkojmë me një formë tjetër, me kushtëzim. Ne si deputetë të Kuvendit nuk duhet të pranojmë marrëveshjen finale me Serbinë pa u trajtuar me seriozitet çështja e personave të zhdukur”, tha Hoti gjatë intervistës.

Hoti po ashtu tha se është faktori ndërkombëtar ai që duhet t’i bëjë presion Serbisë për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
“Serbia nuk bindet lehtë, sepse është krimineli dhe krimineli asnjëherë nuk e pranon krimin e vetë. Është faktori ndërkombëtar ai i cili duhet t’i bëjë presionin e nevojshëm dhe ta bëjë kushtëzimin, sepse Kosova nuk mundet edhe shumë të bëjë kushtëzim.
Faktori ndërkombëtar duhet ta bëjë kushtëzimin dhe Serbia t’i hap arkivat, sepse i ka ato arkiva, ka dokumente të shumta dhe fakte se ku janë dhe çfarë ka ndodhur me personat e zhdukur. Nuk pres që të ndodhë ndonjë magji, e të zgjidhet komplet kjo çështje, por pres që të merret me seriozitet kjo çështje. Janë disa raste sikur rasti i babait, kur janë marrë persona nga spitale, e nëpër institucione tjera shtetërorë”, tha ai.

Ai tha se për rastin e Ukshin Hotit nuk mund të arsyetohet askush, sepse sipas tij, dihen emrat e gardianëve të cilët e kanë marrë dhe emri i drejtorit të burgut në atë kohë. Ai tha se ka qenë e pazakonshme që në ditën e diele të largohet nga burgu. Hoti tha se Kosova nuk është ashtu siç ka deshtë babai i tij, megjithatë ai tha se po shkohet në atë drejtim.
“Kosova ndoshta nuk është ashtu siç kish deshtë me qenë babai im nëse do të ishte sot këtu, por mendoj që është në atë rrugë.
Unë mendoj që e kanë përdor e stërpërdorur emrin e babait, librat e platformat e tij politike, dhe që disa parti janë thirrur që po punojnë në platformë të babait, unë mendoj që babai deri sot asnjëherë nuk ka thënë që Republika e Kosovës nuk duhet të ekzistojë, dhe ne këtë e kemi dëgjuar disa herë, që disa parti politike nuk e kanë pranuar si Republikë e Kosovës, babai ka thënë se Republika e Kosovës duhet me qenë, me u fuqizu dhe që mund të punojmë drejt ëndrrës shekullore, bashkimin me Shqipërinë”.

“Disa prej ideve të tij, janë realizuar në Kosovë, po e ceku që edhe në vitin e 1991 babai ka kërkuar formimin e forcave të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ajo veç ka ndodhë”.

SHBA: Qeveria e Kosovës të ndalë emërimet e individëve të pakualifikuar në pozita

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për emërimin e individëve të pakualifikuar në pozita të larta qeveritare përfshirë edhe individë të dënuar për krime lufte, individë nën aktakuzë aktive për krime të rënda dhe të dyshuar për keqpërdorim të rëndë të pozitës.

Përmes një komunikate për media, ambasada e SHBA-së në Prishtinë thotë se veprime të tilla “minojnë besimin e publikut që Kosova po përpiqet ta ndërtojë, e privojnë vendin nga mundësia për të pasur individë kompetentë, me nam dhe më se të kualifikuar për të kryer punën në qeveri dhe i çnderon viktimat e krimeve të kaluara të këtyre individëve”.

“Individët e pakualifikuar, të cilët janë dënuar nga drejtësia apo janë duke u ndjekur në mënyrë aktive për krime të rënda, si dhe ata që kanë shfaqur gatishmëri për të vepruar, të sigurtë se nuk do të dënohen, dhe kanë keqpërdorur autoritetin e tyre, nuk kanë vend në pozitë zyrtare”, thuhet në komunikatën e ambasadës së SHBA-së.

Këto veprime të Kosovës, sipas administratës amerikane, “pengojnë përparimin e Kosovës drejt ndërtimit të namit në rrafshin ndërkombëtar që do ta bënte atë partnere të dëshirueshme për vendet e tjera dhe forcon pozicionin e kundërshtarëve që do të pohonin se Kosova nuk është e përkushtuar ndaj sundimit të ligjit”.

SHBA-ja, e cila nga liderët e Kosovës, konsiderohet si partner strategjik dhe i përjetshëm i vendit, përmes qëndrimit të saj të fundit, fton qytetarët e Kosovës dhe udhëheqësit e saj të reflektojnë se çfarë fytyre duan që Kosova t’i tregojë botës.

“Iu bëjmë thirrje udhëheqësve të Kosovës për ta marrë këtë çështje seriozisht dhe të ndalen e ta prapësojnë këtë prirje të emërimit të individëve, disa prej të cilëve ambasada tashmë i ka cekur me emër, përzgjedhja e të cilëve duket se çon përpara qëllimet afatshkurta politike e jo nevojat legjitime të qytetarëve të Kosovës ose kredibilitetin e shtetit”, thuhet në komunikatën e ambasadës së SHBA-së.

Në fillim të muajit mars Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe reaguan lidhur me emërimin nga Kuvendi i Kosovës, të Naser Shalës në pozitën e drejtorit të Sekretariatit të të Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës.

Në muajin shkurt ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett pati kritikuar emërimin e ish-komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimi në pozitën e këshilltarit politik në zyrën e kryeministrit, Ramush Haradinaj.

“Kriminelët e luftës nuk e kanë vendin në Qeverinë e Kosovës”, pati thënë Kosnett.

Mediat lokale kanë raportuar se Sylejman Selimi së fundi është emëruar ambasador i Kosovës në Shqipëri. Mirëpo, një vendim zyrtar në lidhje me këtë emërim ende nuk është bërë publik.

Darka e iftarit në SHBA, Vlora Çitaku në krah të Donald Trumpit

SHBA

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka marrë pjesë në darkën e iftarit, e cila u shtrua për muajin e shenjtë të Ramazanit. Ambasadorja Çitaku shprehet se takimi me Donald Trump është një kënaqësi e veçantë, ndërsa thotë se i ka treguar gjithashtu shefit të Shtëpisë së Bardhë, se Kosova është një vend i harmonisë fetare.

“Pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në darkën e iftarit të shtruar në Shtëpinë e Bardhë të isha e ulur përkrah Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Z. Donald J. Trump.Presidentit Trump i tregova se në shtetin tonë sekular, ka një kulturë tolerance dhe harmoni ndërmjet religjioneve.

Poashtu, e njoftova në detaje mbi sfidat me të cilat ballafaqohemi aktualisht në Kosovë dhe biseduam mbi domosdoshmërinë e përfshirjes së drejtpërdrejtë të SHBA-ve në proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon shteti ynë i ri.

Në darkë ishin të pranishëm zyrtarë të lartë të administratës Amerikane, Zv Presidenti Pence, Sekretari i Mbrojtjes Shanahan, Sekretari i Thesarit Mnuchin, Ambasadorë, etj”-shkruan ajo.

Kosovë, hapet ekspozitë për fëmijët e vrarë gjatë luftës

Në prani të familjarëve të viktimave të luftës, në Prishtinë është hapur ekspozita me fotografi të fëmijëve të vrarë në luftën e fundit të Kosovës me titull “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”.

Ekspozita e kuruar nga Blerta Hoçia, sjell kujtimin e 1133 fëmijëve të vrarë si pasojë e luftës së Serbisë në Kosovë në periudhën 1998-2000.

Dhjetëra fotografi, veshje, libra të shkollës fillore, fletore, mbathje dhe objekte të ndryshme u shfaqën në një hapësirë të ashtuquajtur “dhomë prej xhami”, ku secili nga objektet përmbante edhe rrëfimin e veçantë.

Drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë (FDHK), Bekim Blakaj, para hapjes tha se kjo ekspozitë është realizuar falë bashkëpunimit të ngushtë me familjarët e viktimave.

“Ne në Fondin për të Drejtën Humanitare në Kosovë kemi ndjerë dhe kemi pasur një nevojë të madhe që të përkujtojmë në mënyrë të posaçme fëmijërinë e ndërprerë për shkak të luftës. Prandaj, ne në FDHK, ka më shumë se një vjet që kemi planifikuar që në 20 vjetorin e luftës në Kosovë, të ndërtojmë një memorial për fëmijë të cilët janë vrarë apo janë zhdukur si pasojë e luftës”, tha Blakaj, i cili tregoi se gjatë ekspozitës nuk do të deklarohet askush, ngase siç tha ai, pamjet flasin vetë.

Siç është shkruar në përshkrimin e ekspozitës, kjo ekspozitë vjen “si një ftesë për përballje dhe për reflektim, për dialog dhe shërim, duke nisur ndërtimin e një kujtese kolektive me anë të këtyre sendeve. Më shumë se sa një ekspozitë, ky është një memorial dedikuar fëmijëve të vrarë dhe të zhdukur në luftë”.

FDHK që nga viti 1997 merret me dokumentimin e viktimave të krimeve të luftës dhe shkeljeve të tjera të rënda të të drejtave të njeriut.

Ekspozita realizohet nga FDHK dhe mbështetet nga organizata amerikane National Endowment for Democracy (NED), Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Shoqja e Presidentit ia jep edhe një goditje Kosovës: Ushtria s’mund të bëhet me ligje

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka folur përsëri për formimin e ushtrisë nga Kuvendi i Kosovës.

Përmes një deklarate dhënë në Komisionin Evropian, Mogherini ka thënë se mandat i FSK-së duhet të ndryshohet vetëm përmes një procesi gradual.

Sipas Mogherinit, ky proces duhet të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës.

“Siç e theksoi edhe Komisioni në përgjigjen e tij në pyetjen me shkrim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar legjislacionin mbi Forcën e Sigurisë së Kosovës më 14 dhjetor 2018, në të cilin Përfaqësuesi i Lartë menjëherë reagoi përmes një deklarate nga zëdhënësi njësoj sikurse edhe (NATO). Bashkimi Evropian vazhdon të ndajë pikëpamjen se mandati i Forcës së Sigurisë së Kosovës duhet të ndryshohet vetëm përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe gradual. Procesi duhet të jetë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Mogherini.

Mogherini tutje ka thënë se BE-ja shpreson se Kosova do t’i përgjigjet detyrimeve të saj në bazë të marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

“Bashkimi Evropian, në raste të ndryshme, përsëriti shpresën e saj për Kosovën që të vazhdojë të mbajë detyrimet e saj sipas marrëveshjes së parë të arritur në Bruksel në prill 2013 dhe marrëveshjet e saj të sigurisë. NATO-ja ka deklaruar publikisht se do të vazhdojë misionin e Forcës së Kosovës (KFOR) për të siguruar një mjedis të sigurt në Kosovë dhe se Këshilli i Atlantikut të Veriut do të rishikojë nivelin e angazhimit të NATO-s me Forcën e Sigurisë së Kosovës”, ka thënë në fund Mogherini.

Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës më 10 dhjetor kishte votuar tri projektligjet për FSK-në.

Procesi i plotë i transformimit të FSK-së në ushtri parashihet t’i marrë deri në 10 vjet.

Haradinaj: Heqja e bisedimeve nga duart e Mogherinit është largim nga idetë për ndarje të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha të martën se largimi i bisedimeve Kosovë-Serbi nga duart e shefes së politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Frederica Mogherini, është veprim i duhur për ta mbrojtur Kosovën nga ndarja e saj.

Ai tha të martën pas mbledhjes së qeverisë, se idetë për ndarjen e Kosovës kanë bërë që nivele të larta të Bashkimit Evropian ta zhvendosin procesin e bisedimeve në takimin e muajit të kaluar në Berlin dhe në takimin e Parisit që pritet të zhvillohet në muajin korrik.

“Mogherini tha në Tiranë hiqeni taksën dhe do t’ua ndaj Kosovën menjëherë, i ra ashtu, sepse tha, sapo ta hiqni taksën do ta thërras takimin. Faleminderit Zotit që kemi qëlluar disa në vend që t’i shohim këto projekte me kohë, nuk hiqet taksa. Mogherini e ka përfunduar mandatin e vet. Evropianët janë ata që ja japin rrogën Mogherinit sepse ata e paguajnë, është zyrtare e tyre, ata ja kanë larguar një herë këtë agjendë dhe na kanë bërë nder të madh si Kosovë, i falënderojmë shumë pastaj e vlerësojnë vet si të shkohet më tutje” tha zoti Haradinaj.

Megjithatë, ai tha se këto takime nuk e përjashtojnë rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e bisedimeve Kosovë – Serbi, duke hedhur poshtë idetë që vijnë nga Serbia për mundësinë e përfshirjes së Rusisë.

“Rusia është tërheq prej Ballkanit kohë të gjatë, ne nuk e parashohim në asnjë agjendë tonën Rusinë, nuk i takojmë botës së Rusisë, ne i takojmë botës së Amerikës. Amerika nuk është tërheq asnjëherë, janë disa prononcime këtu për qëllime ditore se si samiti i Berlinit ose takimi i Parisit është përjashtim i Amerikës. Nuk është Amerika dikush që përjashtohet prej proceseve, besoj po e dini pse po ju them, pra nuk mundet dikush ta përjashtojë Amerikën prej proceseve në Kosovë e në Ballkan, nuk ka ndodhë përjashtimi. Amerika e vlerëson vet kur është momenti i duhur të ndërhyjë e të marrë përgjegjësi.”, tha kryeministri Haradinaj.

Procesi i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë tash për tash mbetet i bllokuar për shkak se Beogradi e kushtëzon vazhdimin e tij me heqjen e tarifave që qeveria e Kosovës i vendosi në nëntor të vitit të kaluar ndaj mallrave serbe.

Herën e fundit të dyja palët janë takuar në Berlin bashkë me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, një nismë e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Macron. Ndonëse u tha se takimi i Berlinit nuk është zëvendësim i procesit të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, takimi hapi një forum të ri të diskutimeve në kërkim të rrugëve për rifillimin e bisedimeve të pezulluara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Një takim i ngjashëm por kësaj radhe vetëm me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë pritet të mbahet në muajin korrik në Paris.

Plot 33 vite më parë – Nga Kosova në Francë mund të shkoje me tren

Një linjë treni nga Fushë-Kosova deri në Francë. Ky është realitet i vitit 1986, atëherë kur shqiptarët e Kosovës mund të shkonin me tren drejt Francës pa nevojën e asnjë vize.

Një biletë treni e vitit 1986 tregon ëndrrën e sotshme të shqiptarëve të Kosovës, të realizuar në shekullin e kaluar.
“Në verën e vitit 1986 Shemsi Krasniqi nxori një biletë treni për të udhëtuar nga Fushë-Kosova në Marseille (Marsejë, Francë). Para 33 viteve kanë qenë të mundshme ëndrra të tilla. Shkoje në Fushë-Kosovë, merrje biletën e trenit dhe niseshe për në Francë.

Vizë? Ah, jo, s’kishte nevojë për vizë. Në Marseille mund të blije bileta për Festivalin e Teatrove në Avignon. Shemsi Krasniqi, sot profesor sociologjie në UP, i ka ruajtur të gjitha biletat e vitit 1986.

Në vitin 2019 nuk mund të marrësh biletë treni nga Fushë-Kosova në Marseille. Njëherë duhet të presësh me muaj, me muaj, me muaj për një termin, pastaj për një vizë… Një padrejtësi e poshtër!”, shkruan gazetari kosovar Enver Robelli.

Arrestohet bashkëshorti i ministres Shahini, u prangos në banesë. Ja detajet

Partia Socialdemokrate e Kosoves ka bërë të ditur se Policia e Kosovës ka arrestuar sot në mengjes deputetin Dardan Molliqaj.

 

Deputeti Molliqaj, eshte njeheresh edhe bashkeshorti i ministres süe Arsimit, Besa Shahini, me te cilen vetem pak kohe me pare u kurorezuan ne martese.

Sipas njoftimit të PSD-së, postuar ne faqen e vet zyrtare ne FB, cituar nga mediat e Kosoves, ai është arrestuar në banesën e tij dhe nuk ka qenë i paralajmëruar më herët për seancë apo paraqitje ne gjykatë.

Njoftimi i PSD ne faqen e vet ne FB

TË LIROHET DEPUTETI DARDAN MOLLIQAJ

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në orët e hershme të mëngjesit deputetin Dardan Molliqaj. Ai është arrestuar në banesën e tij dhe nuk ka qenë i paralajmëruar më herët për seancë apo paraqitje ne gjykatë.

Molliqaj është arrestuar nën arsyetimin për pjesëmarrje në protestën për lirimin e deputetit Albin Kurti, në vitin 2015. Arrestimi i deputetit në fjalë ka qenë në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut dhe në shkelje të plotë të procedurave ligjore. Për këtë arsye, ajo protestë ka qenë e drejtë dhe e nevojshme.

Partia Socialdemokrate kërkon lirimin e menjëhershëm të deputetit Dardan Molliqaj. PSD është për shtet të së drejtës, ku respektohet liria për protestë dhe kritikë. Prandaj, për ne është e papranueshme çfarëdo përpjekje për cenimin e tyre.

Kundërshtohet edhe zyrtarisht kontrata e projektit Kosova e Re

Disa organizata joqeveritare nga Kosova ai dhe ato ndërkombëtare kanë nisur të hënën një ankesë zyrtare në mekanizimin për zgjidhjen e konflikteve të komunitetit të energjisë, duke sfiduar legjitimitetin e marrëveshjes për blerje të energjisë elektrike në kuadër të projektit “Kosova e Re”, që aktualisht është duke pritur ratifikimin në Parlamentin e Kosovës.

Në ankesë të nisur nga Fondacioni, Balkan Green, Instituti GAP, Grupi për Studime Politike dhe Juridike, INDEP dhe CEE Bankwatch Network, pretendohet se marrëveshja 20-vjeçare për blerje të energjisë elektrike, e nënshkruar nga Qeveria e Kosovës me kompaninë, ContourGlobal në dhjetor të vitit 2017, nuk është në përputhshmëri me rregullat e Traktatit të Komunitetit të Energjisë.

Në ankesë, po ashtu është thënë se ContourGlobal përfiton më shumë kundrejt prodhuesve tjerë të energjisë.

Në një komunikatë të lëshuar nga këto organizata vlerësohet se kontrata aktuale do të krijonte vështirësi për buxhetin shtetëror dhe konsumatorët e energjisë elektrike në Kosovë, pasi garanton që kompania shtetërore do të blejë gjithë energjinë e prodhuar nga ContourGlobal me një “çmim të targetuar” prej 80 euro për megavat, që përbën çmim shumë më të lartë për energjinë në krahasim me rajonin.

“Çmimi prej 80 eurove për megavat nuk do të ishte i mirë, mirëpo duke shtuar edhe tarifat shtesë, askush nuk e di se cili do të jetë çmimi që duhet paguar konsumatorët dhe taksapaguesit. Shumë njerëz në Kosovë nuk mund të përballojnë pagesën e faturave të energjisë elektrike as tani, prandaj nuk ka asnjë mundësi që të pranojnë këto rritje”, ka thënë Visar Azemi nga Fondacioni, Balkan Green.

Pjesë e këtij reagimi është edhe Instituti GAP, drejtuesi i të cilit, Agron Demi ka thënë se prioritet aktualisht duhet të jetë moshumbja e energjise elektrike në sistemin e shpërndarjes, si pasojë e problemeve teknike, dhe jo investimi “në parat që nuk i kemi në një tjetër central”.

Armiqësia e vjetër apo “miqësia” e re me Serbinë!? – Nga Florim Zeqa

Edhe pse para mediave, presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj mundohen të paraqiten me kundërthënje ndaj njëri-tjetrit, megjithatë është i dukshëm dakordimi i tyre në veprime.

Vendnumërimi i qeverisë në raport me liberalizimin e vizave në njërën anë dhe zbrazja e shtetit nga qytetarët paraqet situatën sa paradoksale, po aq të dhimbshme për Kosovën.
Falja e 8200 hektarëve tokë Malit të Zi kinse në këmbim të liberalizimit të vizave, e shpërfaqi kauzën e rrejshme për mbrojtjen e terësisë territoriale të vendit e cila përfundoi me një karrige të kryeministrit e asgjë më shumë!
Me votimin e Demarkacionit me Malin e Zi sipas versionit të komisionit të qeverisë së kaluar, kryeministri Haradinaj përveq humbjes së imazhit, e ka humbur edhe kredibilitetin si liderë shtetëror, kur dihet se i njëjti si opozitë e bashkuar (LAN) e kundërshtoi me të gjitha mjetet në kuvend ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi, të nënshkruar nga presidenti Thaçi.
Pra, kthimi i demarkacionit, nga çështje shtetërore në personale dhe partiake ishte gabimi më i madh politik dhe dëmi më i pariparueshëm për vendin.
Qëndrueshmëria e qeverisë “Haradinaj” është më së paku e rëndësihme në raport me tërësinë territoriale dhe sovranitetin e vendit.
Demarkacioni me Malin e Zi e tregoj gjendjen e mjerë të kësaj klase politike dhe talljen e tyre me qytetarët e vendit, të getoizuar në koloseumin e quajtur Kosovë, pa të drejtë levizje dhe pa asnjë shpresë për jetë në këtë vend.
Taksa e vonuar për produktet serbe na doli të jetë marketing i gabuar politik i Haradinajt. Për çka, taksa e pa menduar mirë ishte shërbimi më i mirë për Serbinë dhe grushti më i rënd ndaj liberalizimit të vizave për kosovarët.
Me taksen 100 përqind ndaj produkteve serbe, nga z. Haradinaj nuk arriti t’i mbuloj dot dështimet dhe as humbjen e territorit të vendit.

Evropa plakë dhe shtriga e vjetër serbe

Në anën tjetër dialogu për normalizim të mardhënjeve dhe traktati për pajtim me Serbinë janë dy nga format e faljes së mëkateve nga ana e “politikanëve” (pushtetarëve) kosovar.
Nuk ishte lufta e fundit ajo që na armiqësoi me Serbinë, sikurse nuk është as dialogu i fundit që po na “miqëson” më armiqët tonë shekullor.
Që nga Serbia e parë (shtriga e vjetër) e deri të e dyta, Jugosllavia titiste e deri të Serbia millosheviqiane, ne shqiptarët u premë e u vramë, u masakruam e u dogjëm, u ndjekëm e përndjekëm dhe prapë fuqitë e mëdha na detyruan të “bashkëjetojmë” me xhelatët e tanë!
Pra, është e njëjta bashkësi ndërkombëtare që nga Evropa plakë e deri të kjo e ditëve të sotme që po i “pajton” shqiptarët (viktima) me serbët (xhelatët), duke ua përseritur shqiptarëve masakrat nga dy-tri herë brenda një shekulli.
Më (pa) dashje shqiptarët po i nënshtrohen një ligji të pa shkruar; “Ata që nuk mësojnë nga historia, u përseritet prapë”.
Kështu po na ndodh ne shqiptarëve, shkaku se nuk po arrijmë në kohë të mësojmë nga historia, se po u zëmë besë të pabesëve dhe se po mashtrohemi lehtë, si dhe për shkakun se po i harrojmë shpejt ngjarjet tragjike të kombit tonë!
Akoma pa i shëruar plagët e hapura nga lufta e fundit, siq janë; mbi 20 mijë viktima, rreth 1650 persona të pagjetur, mbi 20.000 gra, vajza e nëna tonat të dhunuara nga kriminelët serb, me qindra e mijëra të plagosur, dhjetëra mijëra fëmijë të mbetur jetim e në varfëri të skajshme e deri dëmet e pakrahasueshme materiale nga plaçkitja e pasurive dhe dëmtimi i pronave të shqiptarëve është pak më tepër se harresë, është shkelje mbi gjakun e dëshmorëve tradhti kombëtare.

Kumbaria e re, fatale për shqiptarët

Sikurse në të kaluarën, edhe në këtë kohën e sotme prapë po na dalin shqiptar të gatshëm (“ndershëm”) për ripërtëritjën e kumbarisë me gjakatarët serb, duke propozuar “traktate paqeje” në kundërshtim më vullnetin e popullit!
Normalizimi i mardhënjeve Kosovë-Serbi, pa përmbushjen e asnjë kushti nga ana e kësaj të fundit, qoftë edhe me një kërkimfalje ndaj popullatës shqiptare, jo vetëm që është tradhti kombëtare, është antihumane dhe anticivilizuese.
Kjo formë e pajtimit (kumbarisë së re) të politikanëve shqiptar me xhelatët serb, lenë pak për të shpresuar për një paqe të qëndrueshme në rajon, për arsye se shqiptarët nuk e dëshirojnë më një bashkëjetesë të tillë me Serbinë.
Shtrirja gjeografike e Serbisë në shtetin e “pavarur” të Kosovës është një “Rrip i Gazës” në mes trojeve shqiptare, i cili nesër jo vetëm që do të prodhoj konflikte ndëretnike mes serbëve e shqiptarëve, do ta bëjë të pa mundur realizimin e ëndrrës së shqiptarëve për bashkim kombëtar.
Për më tepër se kaq, shtrirja gjeografike e Serbisë pas lufte në Kosovë ka ndodhur nën “petkun” fetar, e ndihmuar nga faktori ndërkombëtar dhe politikanët e çoroditur kosovar, ku ndodhi fuqizimi më i madh i Kishave dhe Manastireve serbe, përkatësisht gllabërimi i tokave shqiptare, duke e legalizuar mitin serb “Kosovo e Metohija” para bashkësisë ndërkombëtare në shekullin 21!

Konferenca ndërkombëtare, rihapje e statusit të Kosovës

Deklaratat e pamatura të dy liderëve shtetëror, përkatësisht presidentit Thaçi për “korrigjim të kufijve” dhe e kryeministrit Haradinaj për një “Konferencë ndërkombëtare”, e rihapën statusin e Kosovës në tavolinën e bisedimeve.
Konferenca e parë ndërkombëtare për Kosovën filloj me “Samitin e Berlinit”, do të vazhdoj me Samitin e Parisit e siq duket do të përfundoj me një “Dejton” apo “Rambuje” të dytë, nga e cila Kosova do të kthehet në pikën zero, gjegjësisht para 24 marsit të vitit 1999.
Pas traktatit të “pajtimit”, Serbia përveqse nuk do të përgjigjet më asnjëherë për krimet dhe gjenocidin, nuk do të përgjigjet më as për të zhdukurit dhe dëmet e pallogaritshme të luftës në Kosovë!
“Tradhtia e vendit në mënyrë primitive dhe shitja e tij në mënyre moderne janë e njëjta gjë”.
Me “miqësinë” e re me Serbinë, do të na kthehet armiqësia e vjetër, gjegjësisht “çizmja” serbe dhe përseritja e krimeve në Kosovë!

VARRIMI PA ARKIVOL (TABUT) – Nga BINAK MAXHARRAJ

 

-Në Tiranë Vuçiq i thotë Thaçit: Hashimi varët nga unë, vepron ashtu siç themë unë, ka dosje të ne.
-Luginën e Presheves Hashim Thaçi do ta marrë në stilin e Kryengritjes fshatare në Kroaci nën udhehëqjën e Matija Gubecit të vitin 1573.
-Hashim Thaçi e mashtron opinionin kur thotë për marketing të vetë se edhe Presidenti Ibrahim Rugova ishte për ndarjën e Kosovës

Pas përfundimit të Samitit në Berlin Kryeminstri Ramuash Harajdinaj ishte plotë shend e verë, i relaksuar tej mase kur deklaroi ,u kry edhe kjo punë,së ideja për korigjimin e kufijve ka vdekur,është varrosur,por ky varrin ishte pa arkivo(tabut) .Këtë ide ia morem nga dora proserbes Federka Moghrenit,për ta lënë ne duar te sigurta te Kancelares së Gjermanisë Merkel dhe Presidentit të Francës Marcon.

Jo Kryeministër nuk është kry,kjo ide vazhdon të jetë e gjallë.
Pori shin aty edhe dy varrmihës të Kosovës Hashim Thaqi dhe Edi Rama të cilët as se si të pajtohën së ideja I korigjimit te kufijve u vorros përgjithmonë.Ata bile e quajtën të pa sukseshëm Samitin ne Berlin.Ata as me harta ne duar,(prapa shpinëes Kryeministit Harajdinaj)nuk mund ta bindnin zonjën e hekurt Merkel për ndarjen e Kosovës.

Ishin shumë të brengosur,të mërzitur.Tue e pas parasysh së ideja prosllave për ndarjën e Kosovës po u ikë nga duart,veçmas Hashim Thaçi filloj të vjellë helm e vrerë për shtetin me të fuqishëm në Evropë Gjermanin

Ai si i tëbuar,si bisha e egër e sulmoj Gjermanin duke thane së Gjermania nuk e ka ndihmu luftën e Kosovës,anipse ky çafir e di mire së Gjermania kontribuojë shumë gjatë luftës në çlirimin e Kosovës,në ndertimin dhe rindertimin e Kosovës me donacione te shumëta,qe gjysmën i vodhi vete Hashim Thaçi me komandantet e tij.

Hashim Thaçi shkojë edhe më large në paturpësi duke thane së ky Samit nuk ka vlerë pasiqë nuk qenka ftu edhe Amerika të cilës dikuar mundohëj me ja futë thikën pas shpine,ne stilin unë luaj koçe me Amerikën.Ky i gjorë paska harru së Samiti I Berlinit është ba në kordinim të plotë më Amerikën.Por,Thaqit për korigjimin e kufijve i ka mbetë një fije shprese vetem të Joe Boltonit proserb.

Këtë mund ta thotë vetm një i çartur,një katil më mendje të çekuilbruar.

Sipas Thaçit Gjermanija është dashtë ta pyes Amerikën edhe për borën e parvjeme.Çfarë ironije.

Ideja për korigjimin e kufijve nuk është varrosë përgjithëmonë.
Tashti gjarpri ia ka vu zilën vehtës në bishtë që ta zhurmojë edhe më shumë këtë ide.Kjo u pa edhe ne Samitin Brdo Brione në Tiranë.Aty ishte edhe simpatia e tij Federika Moghenini e cila me buzqeshjen e saj cinike,njësoi si të Thaçit,mundohej të relakson Thaçin e Vuçiqin të deshpruar nga z.Merkel.

Thaçi dhe Rama edhe në këtë Samit biseduan për korigjimin e kufijve pa fije turpi,anipse kësaj pune i ishte vu njefarë kapaku në Berlin.Këtu ata folën edhe për disa dokrra rreth unifikimit gjithëshqiptar,për heqjën e barierave kufitare,ertj.

Por,i mjëhershem ishte reagimi padronit të tyre i Presidentit të Serbis Aleksandër Vuçiq kur ju tha mblidhi mend së për çka po folni,mos luani me zjarr,se ai do të ju kale te dyjve.

Vuçiq madje e thotë hapatas në Tiranë se Hashim Thaçi varet nga ne,është i kapur,ai vepron së çka i thamë unë.

Në Tiranë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sikur e mori autorsinë për iden e korigjimt të kufijve më Sërbin,duke thane së kjo është ide e imja,duke harruar se korigjimi I kufijve është ide e moçme Serbe duke filluar nga nacionalisti serb Dobrica Çosiq,i cili qe ne Plenumin e gjashtë të KQ të Serbisë në vitin 1966 e hodhi çështjën e Kosovës me te cilën mendonte se duhet të përkufizohëm me kufij të rij.Ai u përjashtu nga KQ i Serbisë edhe nga LKJ.

Por pas shkatërrimit të ish-jugosllavisë,kur mbeti si jugosllavi vetem Serbia me Malin e Zi, në kohën Sllobodan Millosheviqt ai u ba njefarë kryetari i kësaj krijese te re jugosllave.Ai edhe atehërë përpiloi skica,plane dhe harta për ndarjën e KosovësPasardhësi i tij Milan Paniq erdhë fluturim në Prishtinë i cili u taku me Prsedentin historik Ibrahim Rugova i cili pas e degjoi iden e tij për ndarjën e Kosovës tha shkurt pa mendu fare se nuk bane,kjo ide nuk kalonHashim Thaçi rrenë kur thotë se edhe Rugova ishte për ndarjën e Kosovës.Iden e tij e moren edhe proqetnikët e sodit Vuçiq dhe Daqiq të cilët krejtë këtë gjurullti po e bjanë me qellim të ndarjës se Veriut nga Kosova.

Këta të dytë thonë se nuk ka dhe nuk do te këtë kurrfarë mareveshje me Kosovës pa marrë diçka nga Kosova.Vuçiq thotë se mareveshja mund te arrihet vetem ateherë kur Serbia të mere diçka nga Kosova,por pinjoni i Millosheviqit Daçiq deklarohet edhe më qartë kur thotë se “vija kufitare duhet të zbresë nga Rashka në Zveçan”.Këtë”ikonë”të veten Daçiq e thotë kudo qe shkon nepër botë si Minister i jashtem i Sërbisë.
Pra,ketu është diçka më thellë së sa taksa që Serbija po e merr si pretekst.

Thaçi apo gjarpni i Kosovës më zile ne bishtë në Tiran u mundua ta marrë sit ë veten autrsinë e korigjimit të kufijve,por deshtoi.

Por,ideja origjinale e Gjarpnit tone më zile Hashim Thaçit mund të jetë vetem çshatja e mashtrimit ordinar qe po ju bane banërëve të Luginës së Preshëvës,së cilën as ata vetë nuk i besojnë Thaçit, duke e thanë si ciceroni së do te ja bashkojë Luginën e Presheves Kosovës duke aluduar së vetem për këtë ndryshim të kufijve angazhohet,pa e cenuar asnjë centimeter tjeter tokë të Kosovës.Kështu thoshte edhe për Çakorrin së Kosova nuk po e humë asnjë centimetër tokë,por Çakorri me 82 hektar tokë shkojë në pakëthim.

Por Gjarpni me zile i Kosovës Hashim Thaçi asnjëherë,bile kurr nuk e pati kurrajon por as guximin të thotë së si do ta bashkojë Luginën me Kosovën.Po,a e din ai së as në pazar nuk mund të bleshë diçka pa para.A e dine ky zoteri së ku gjendët Lugina e Preshëves,a e din ky çyqarë se Lugina është pjesë integrale(me hater apo me zor)e Serbisë së së për këtë nuk pyetet Thaqi.Thjeshtë për te marr Luginën si teritor të Serbisë,duhet thane Serbisë Veriun e Kosovës që nuk ia vlenë,sepse te ia marrish Kosovës Veriun e praruar ne arë me Ujamnin do të thotë Kosova mbetet si një trup pa kokë,dhe ja kjo është ajo kutija e pandorës qe do te hapët.

Apo, Presidenti i Kosovës e ka gjetë menyrën si si ta bashkojë Luginën e Preshëvës,pa dhanë asnjë centimeter tokë.Ndoshta ai si një historian mendon së këtë ide të tij do ta realizojë sipas modelit të Matia Gubecit në Kroaci në vitin 1573 kur e organizoi Kryengritjën fshatare kundër mjerimit feudal qe po u bante fshtarëve regjimi i atehrëshëm i feudalëve.

Pra,sipas modelit të Matia Gubecit,prijesit të Kryengritjes fshatare në Zagorje të Kroacisë të vitit 1573,Hashim Thaçi duhet të organizaoj një Kryengritje të tillë.Të shkojë në Drenicë e kudo në Kosovë t’I mbledhë sa më shumë fshatarë të cilët ishin të zdadhur e te zdeshur,ti armatos ata,si ne kohën e Matia Gubecit,me sopata,kosa,huj,draper,kmesa,çekiqa,thika dhe më ta duke kaluar kufirin të Muqibaba të ia mësyn Luginës së Presheves për te ta çliruar nga Serbia dhe me ja bashku Kosovës.Ndoshta atje do ta presin më lule dhe brohorijtje “shokët e tij të idealit”Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq do të ia dorëzojnë falas Luginën Hashim Thaçit duke ia bashku Kosovës.Kështu shokët e idealit të Hashim Thaçit do të këthehën nga gjakësore të tmersheëm në “paqesor të urtë” nga frika e Kryengritjes fshatare të organizuar nga Hashim Thaçit.Dhe ja,keshtu ia bashkonë Luginën e Presheveës Kosovës pa dhanë asnjë centimeter tokë Kosove.

Çmenduri hesapi e Hashim Thaçit…?!

 

Prokuroria Speciale: Hetime preliminare për vrasjen e Xhemajl Mustafës

Rasti i vrasjes së Xhemajl Mustafës është transferuar nga EULEX’i te Prokuroria Speciale në mars të vitit të kaluar. Prokurorët vendorë ende janë në fazën preliminare të hetimeve.

“Me keni dhënë besimin. Do të punojmë së bashku në secilën lagje të Prishtinës. Më keni bërë me u ndi krenar”, ka thënë Ismaili, posa ka marrë rezultatin e zgjedhjeve në Prishtinë.

Më 23 nëntor të këtij viti mbushen 29 vjet prej kur është vrarë gazetari Xhemajl Mustafa, i cili ishte edhe Këshilltar Politik i Ibrahim Rugovës.

Vrasja e tij kishte ndodhur pasluftës, në banesën e tij në Prishtinë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka konfirmuar se rastin e Mustafës e kanë marrë nga EULEX’it në marsin e vitit 2018. Tash, kanë thënë, janë në fazën preliminare.

Ish-gazetari i Qendrës për Informim të Kosovës

“Transferë nga EULEX me dt. 26.03.2018, faza preliminare”, shkruan në tabelën e Prokurorisë Speciale dërguar Gazetës Express. Në të njëjtën tabelë janë edhe rastet tjera të  pazbardhura të vrasjes së gazetarëve.

Vajza e Xhemajl Mustafës, Beriana kishte thënë se me babanë e saj s’po merret Gjykata Speciale, e cila është krijuar për t’i zbardhur krimet e luftës dhe pasluftës.

“Gjykata Speciale nuk e ka kontaktuar direkt familjen time. Ka informacione se janë kontaktuar. Gjykata Speciale nuk do ta zbulojë atë që ka dhënë urdhër për vrasjen e tij, nëse ajo Gjykatë nuk do ta vendosë pikën në këtë rast, kjo çështje për mua mbetet e mbyllur”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi, pati deklaruar në vitin 2012 se janë afër zbulimit të identitetit të vrasësve të veprimtarit të LDK’së, Xhemail Mustafa.

Në atë kohë, Lumezi kishte deklaruar, në cilësinë e Kryeprokurorit të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, se janë duke u grumbulluar prova të rëndësishme për të zbuluar vrasjen e Mustafës.

“Hetimet kanë mbërritur deri në fazën e mbledhjes së provave dhe fakteve relevante, të cilat sigurisht do të procedohen për një kohë të shkurtër nga një prokuror special”, kishte thënë Lumezi.

Xhemajl Mustafa, autori edhe i librit “Një lutje për Prishtinën”, kishte mbajtur edhe pozita tjera në LDK, duke u bërë anëtar i Kryesisë derisa kishte marrë pjesë edhe në zgjedhjet parlamentare pas përfundimit të luftës në Kosovë.

Zbardhjen e vrasjeve politike, para dy vitesh, e pati kërkuar edhe Presidenti Thaçi dhe Kryeministri Haradinaj, përmes disa letrave publike.

Thaçi në çdo takim zotohet për marrëveshje pa kushte me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vendosur të përmendë Serbinë në secilin takim që mban me ndërkombëtar. Njëjtë ka ndodhur edhe sot kur ka takuar kongresistin amerikan Ed Case. Aty, ka thënë se po punon për marrëveshje përfundimtare me Serbinë. Ka kërkuar edhe mbështetjen amerikane.

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon, duke ndërtuar marrëdhënie të mira me fqinjët dhe duke punuar për marrëveshje përfundimtare të paqes me Serbinë. Në këtë synim e kemi mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës’, ka potencuar Thaçi.

“Me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kemi të përbashkët angazhimin për paqe e liri në të kaluarën, por edhe pikëpamjet dhe vizionin për të ardhmen e Kosovës, rajonit dhe botës. Me kongresistin Ed Case u pajtuam se roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbetet qenësor për Kosovën dhe rajonin, si dhe i shpreha mirënjohje për punën që bëjnë ushtarët dhe të gjithë amerikanët që shërbejnë në Kosovë”, thuhet në një njoftimin e presidencës.

Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku kongresisti Case nxiti vazhdimin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë, e cila do të forconte paqen dhe stabilitetin në rajon, si dhe do ta përshpejtonte procesin e integrimeve euroatlantike të Kosovës.

Presidenti Thaçi theksoi se letrat e presidentit Trump janë udhërrëfyes për Kosovën në arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

“Dialogu është alternativa e vetme dhe sa më shumë që vonohet rifillimi i tij, aq më shumë do të zgjasin proceset integruese”, ka thënë presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi dhe kongresisti Ed Case biseduan edhe për investimet amerikane në Kosovë./Express/

Mbi 70 mijë fëmijë përdorues të internetit në Kosovë

Ariana Kasapolli – Selani

Të rinjtë dhe fëmijët shpenzojnë një pjesë të konsiderueshme të kohës së tyre në internet, duke u përballur me krime kibernetike, ngacmim kibernetik dhe video-lojëra të dhunshme.

Benjamin Kollenoviq, është menaxher i marketingut digjital, në organizatën “Hallakate”, agjenci kjo për media sociale. Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se duke u bazuar në statistika aktuale, në Kosovë konsiderohet se janë 72 mijë fëmijë që e përdorin internetin.

Sipas tij, rrjeti social Facebook është më i përdoruri në Kosovë dhe kap shifrën e më shumë se një milion përdoruesve.

“Përdorues në Facebook, janë 1 milion e 100 mijë në Kosovë dhe mosha që e përdorin, janë nga 18 deri 24 vjeç. Janë, gjithashtu, 72 mijë fëmijë që përdorin internetin në Kosovë, duke përfshirë moshat deri në 16 vjeç”, thotë ai.

Kurse, psiko-terapisti Yll Avdijaj, thotë se përdorimi i internetit në përgjithësi dhe rrjeteve sociale në veçanti, nga ana e fëmijëve, mund të jetë tejet i dëmshëm për ta.

Ai thotë se koha e përdorimit të internetit te fëmijët, duhet të jetë e limituar, gjë që sipas tij, në shumicën e rasteve nuk ndodh.

“Sa i përket përdorimit të internetit te fëmijët është shumë problematike dhe jep dekoncentrim te ta. Ndihmon shumë në mungesë të socializimit dhe shmangie nga kontakti, qoftë me moshatarë apo edhe me familjarë. Më pas (ka raste) të mbylljes në vetvete çka ndikon në rritjen e agresivitetit, pasi që luajnë lojëra ku shfaqet dhuna”.

“Te ne në qendër ku edhe ofrojmë shërbime psiko-terapeutike, ka prindër që vijnë e kërkojnë ndihmë për fëmijët e tyre, kur fëmijët i shfaqin këto dukuri që i përmenda. Më pas rekomandohen që përdorimi i internetit të jetë i limituar, por që definitivisht prindërit nuk i përmbahen kësaj këshille që është bazike”, tregon Avdijaj.

“Në momentin që fëmija kërkon telefonin e mençur, prindërit ia ofrojnë, në një mënyrë që t’i heqin qafe. Unë rekomandoj që maksimumi i fëmijëve që rrinë pranë ekraneve, të jetë dy orë”, shton Avdijaj.

Sipas hulumtimeve të Qendrës për Studime të Avancuara, 43 për qind e fëmijëve në Kosovë kanë kontaktuar me persona të panjohur përmes internetit, çka ka rezultuar që 32 për qind e tyre të ndihen të shqetësuar pas takimeve që i kanë pasur.

Teuta Zymeri, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për Studime të Avancuara, deklaron për Radion Evropa e Lirë, se nëse interneti përdoret në mënyrë të pakontrolluar, sidomos te fëmijët, ka efekte shumë negative.

Ajo shton se gjatë hulumtimeve që i kanë bërë si organizatë kanë hasur në raste kur fëmijët kanë pasur takime me njerëz të panjohur, u janë ekspozuar pamjeve apo videove me përmbajtje pornografike, kanë kaluar shumë kohë me lojëra online dhe kanë krijuar varësi nga to apo nga rrjetet sociale.

“Ne bëjmë vazhdimisht fushata vetëdijësuese në shkolla e terrene, ku tashmë po përdoret edhe trekëndëshi fëmijë-prind-arsimtar, për t’i ndihmuar fëmijët në rast nevoje, pikërisht nga përdorimi i gabuar i internetit”.

“Vazhdimisht kemi pasur kërkesa për ndihmë nga prindërit, por edhe nga fëmijët se qysh duhet të veprojnë në situata të ndryshme gjatë përdorimit të internetit kur fëmijët janë të rrezikuar apo fëmijët kanë probleme. Kemi pasur rast kur prindërit kanë treguar për fëmijët që fëmija ka qenë para vetëvrasjes pasi që shokët i kanë postuar fotografi pa lejen e tij”, bën të ditur Zymeri.

Përdorimi i internetit dhe teknologjisë sot është një nga trendët e përhapur në gjithë botën. Por, sikurse edhe në shumë vende tjera, edhe në Kosovë shqetësim mbetet përdorimi i tepërt dhe i pakontrolluar i internetit nga ana e fëmijëve.

Vasfije Krasniqi Goodman, mori çmimin Kim Bok-dong për Paqe për vitin 2019

Vasfije Krasniqi Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, u përzgjodh për të marrë çmimin Kim Bok-dong për Paqe për vitin 2019.

Ky çmim ndahet nga Këshilli Korean për Drejtësi dhe Përkujtim të Çështjeve të Skllavërisë Seksuale Ushtarake nga Japonia, dhe nderon individët apo organizatat që punojnë për të zgjidhur çështjen e dhunës seksuale gjatë luftës dhe për të siguruar të drejtat e grave në konfliktet e armatosura anembanë botës.

“Vasfije Krasniqi Goodman është e angazhuar në ndërgjegjësimin e njerëzve lidhur me përdhunimet gjatë luftës ndërsa është edhe personi i parë që ka ndarë publikisht historinë dhe traumën e saj të dhunës seksuale, që kishte përjetuar gjatë luftës në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Këshilli Korean për Drejtësi dhe Përkujtim të Çështjeve të Skllavërisë Seksuale Ushtarake.

VASFIJE KRASNIQI – GOODMAN: FITUESE E ÇMIMIT KIM BOK-DONG PËR PAQE 2019@VasfijeKrasniqi aktiviste e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, e cila avokon për të mbijetuarit e dhunës seksuale në nivel global, është fituese e Cmimit Kim Bok-dong për Paqe. pic.twitter.com/Oi6XFVT2AJ

— QKRMT-KRCT (@QKRMT) May 10, 2019

Zonja Krasniqi – Goodman u përdhunua nga forcat serbe kur ishte 16 vjeçe. Që atëherë, thuhet në njoftim, ajo ka vazhduar angazhimin për vënien para drejtësisë të kryesve të kësaj vepre, ndërsa ka marrë pjesë në ngjarje të ndryshme duke përfshirë fjalimet publike, si në fushatën “Bëhu zëri im” përmes së cilës synohet ngritja e vetëdijesimit për këtë çështje.

Përveç që ka përfaqësuar zërin e të mbijetuarve të dhunës seksuale, nga koha e luftës në Kosovë nëpër shumë konferenca e simpoziume ndërkombëtare, ajo ka dhënë dëshmitë e saj edhe para Këshillit për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara dhe së fundmi para Kongresit Amerikan.

Ende nuk dihet numri i saktë, por besohet se mijëra ishin viktima të përdhunimeve nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë. Thuhet se numri i tyre mund të jetë rreth 20 mijë, por numri i saktë mbase nuk do të mësohet kurrë dhe rrëfimet rreth tyre deri vonë ishin shumë të pakta për shkak të frikës nga stigmatizimi.

Asambleistja e AAK-së i reagon analistit politik: Pa Ibrahim Rugovën, nuk do të kishte Kosovë e as liri

Fiknete Bejta

Njohësi dhe analisti i çështjeve politike, i cili aktualisht jeton dhe vepron në SHBA, Bleron Baraliu, sot në rrjetin social Facebook, ka shkruar rreth politikës dhe çfarë ai ka klasifikuar ‘të vërtetë të patejkalueshme’.

“Tek shqiptaret, e para e vertete e patejkalueshme qe duhet me u perqafu para se me shpresu perparim e çirim – si psh çlirim nga Hashimi e Ramushi – eshte realizimi se Ibrahim Rugova ka qene i kote, i pa konsekuence (perveq ndikimit ne vetnenshtrim), dhe me nje koshient te inteligjences politike qe ne shkence quhet imbicilizem a infantilizem”, ka shkruar Baraliu, përcjell Ballkani.info.

Statusit të Baraliut, i ka reaguar në anën tjetër asambleistja dhe anëtarja e kryesisë qëndrore së AAK-së, Fiknete Bejta.

Përmes një reagimi në Facebook, ajo ka thënë se ‘Bleronat’ si Baraliu duhet të dinë se pa Ibrahim Rugovën, pa këmbënguljen e tij, pa rezistencën e refuzimit të tij, nuk do të kishte sot as Kosovë dhe as liri për vendin tonë.

Reagimi i plotë i Netja Bejtës, pa ndërhyrje:

Për Bleron Baraliu -un:

Bleroni e të gjithë Bleronat e tjerë duhet ta dinë se pa Ibrahim Rugovën, pa këmbënguljen e tij, pa rezistencën e refuzimit të tij, nuk do të kishte sot as Kosovë e as liri për ne.

Rugova ishte një erudit, i paparashikueshëm dhe fleksibël njëkohësisht, njeri i dialogut dhe shumë popullor ( mbi 60% të përkrahjes qytetare).

Ibrahim Rugova është figura historike më emblematike që ka populli shqiptar, e që në Histori me krenari ka vendin në rendin e Skënderbeut dhe Nënës Tereze. /Ballkani.info

Prishtinë, shënohet Dita e Evropës

Prishtinë

Me aktivitete të ndryshme nga të rinjtë kosovarë në sheshin “Adem Jashari” të Prishtinës është shënuar 9 Maji, Dita e Evropës, raporton Anadolu Agency (AA).

Pjesëmarrës në panairin e organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, kanë qenë shefja e BE-së për Kosovën, Nataliya Apostolova, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha si dhe përfaqësues të shteteve anëtare të BE-së.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Apostolova, tha se në këtë ditë festojnë vlerat e përbashkëta evropiane, teksa tha se nuk ka ndonjë arsye për të mos festuar këtë ditë edhe të rinjtë kosovarë, të cilët sipas saj janë më evropianë se shumë të rinj të vendeve tjera evropiane.

Por, e pyetur nga AA se çfarë mendon për një të ri kosovar që nuk e ka vizituar asnjëherë as edhe një vend evropian, Apostolova pranoi se rinia kosovare momentalisht është duke u dënuar me regjimin e vizave.

“Ju keni të drejtë kur thoni që rinia e Kosovës për momentin është duke u dënuar duke mos pasur të drejtë të udhëtojë në vendet e Evropës. Unë flas në emër të institucioneve që unë i përfaqësoj siç janë Komisioni Evropian dhe Komisioni i Jashtëm i BE-së. Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret që kërkohen andaj dhe e kemi thënë këtë në raportin tonë dhe i ka përmbushur 95 kriteret prandaj edhe ne kemi shpresa që kjo do të ndodhë. Tani është në duar të shteteve anëtare, ne e kemi kryer punën tonë dhe e kemi promovuar liberalizimin e vizave për Kosovën”, tha Apostolova.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, nuk dha ndonjë afat për pritshmërinë e saj rreth liberalizimit të vizave. Hoxha minimizoi procesin e liberalizimit të vizave duke thënë se qëllimi madhor i Kosovës është anëtarësimi i saj në BE.

“Liberalizimi është vetëm një hap shumë i vogël. Është shumë i rëndësishëm për qytetarët tanë. Por, është një hap shumë i vogël drejt procesit të integrimit evropian, anëtarësimit evropian. Pra, për neve është shumë me rëndësi që ne të synojmë qëllimin madhor që e kemi: anëtarësimin. Dhe ta shpejtojmë rrugën tonë dhe kjo bëhet vetëm me reforma dhe zbatimin e mirë të ligjeve me sundim të ligjit duke luftuar krimin, korrupsionin dhe këto janë vlerat të cilat ne duhet t’i tregojmë”, tha Hoxha.

Në panair pati edhe performanca të drejtpërdrejta nga studentët e Akademisë së Muzikës, punime artistike për fëmijë, vizatime si dhe aktivitete të tjera argëtuese.

Dy të rinj kosovarë shfrytëzuan rastin për të protestuar gjatë këtij panairi. Ata me pankarta në duar përçuan mesazhe ku shkruante: “Faleminderit Evropë për asgjë”.

Tiranë: Thaçi vazhdon fushatën denoncuese kundër Takimit të Berlinit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka folur për mediat pas samitit të Brdo-Brijunit duke pohuar se samiti i Berlinit nuk kishte koordinim me SHBA. Ai tha se taksa e Kosovës ndaj Serbisë mbetet në fuqi dhe se në samitin e Berlinit kishte kërkuar liberalizimin e vizave.

“Dialogu me Serbinë të vazhdojë pa asnjë presioni. Taksa me Serbinë mbetet në fuqi. Duhet të punojmë për paqen dhe stabilitetin në rajon. Për samitin e Berlinit nuk kishte koordinim me Uashingtonin. Për samitin e Parisit duhet të ketë edhe një koordinim me Uashingtonin. Dje pata takim me kryeministrin Rama dhe diskutuam për bashkëpunimin mes dy vendeve. Në samit kërkova liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Krijimi i asociacionit të komunave serbe në Kosovë e papranueshme dhe nuk mund të ndodhë. Taksa me Serbinë ishte një vendim i ligjshëm dhe do mbetet në fuqi. I tmerruar kur u informova që në Berlin nuk kaneë qenë të informuar dhe të koordinuar organizatorët me Uashingtonin. Pa rolin e Uashingtonit nuk mund te ketë dialog dhe as marrëveshje”, deklaroi Thaçi.

CUBAT E KOSOVËS – Nga BINAK MAXHARRAJ

 

(Cubat do ta huqin Gjykatën Speciale për krimet serbe te luftës)

Kur isha si djalë i ri shtalb shpeshëherë ngjitësha në kullë në oden e burrave kur në mbramje mblidheshin pleqët e katundit, por edhe të katundeve tjera përrreth. Aty bisedohej për çdo gjë e më së shumti për trimni, për luftërat qe populli për liri qe i  kishte zhvillu kundër shkaut, flitej për trimnit, për tribunët popullit të cilet ishin pre fyt me fyt më shkakun për t’i dalë zot atedheut.Por,jo rrallë herë pleqët bisedonin edhe për kaçakët dhe cubat,të cilët poashtu kishin marr malet në mbrojtje të atedheut. Cubat, thojshin pleqët ishin njerez të zotët, të shkathet, leviznin shumë shpejtë si vetima, sa shiheshin ne këtë mal apo  në atë kodër,nuk dorëzohëshin ishin ne shërbim të atedheut e jo në shërbim të vehtës.

Porkëta cubat e mi në këtë rrefilin tim ndryshojnë nga cubat e vërtetë,janë ndryshe,nuk jetojnë nëpër male por nëpër kolltuqe.Cubat e rrefimit timë pasiqe e vjelën,e molën,e vjedhën e plaçkitën dhe e shiluan Kosovën për 20 vite rreshtë,pa çkapë u pasuruan për së tëpërmi në pakufijë duke mos u pengu nga askush,sepse Prokurorit dhe gjykatat i kishin të vetat.Për 20 vjet pasiqë e bënë lamsh e rrotull Kosovën,duke e këthyer në pikë të lirisë Sërbin dhe Car Llazarin në Kosovë.Për,20 vite këta cubat e rrefimit timë nejtën rahat,nuk e “ofenduan” Sërbinë më asgje,nuk ia përmendnin asnjë krim e lë më masakrat dhe gjenocidin që Serbia i kishte ba në Kosovë,por qe shpesh herë Kryecubi i shënimit tim,n’krye në vehtë shkonte dhe i përqafonte,përkulej para përmendorëve të Serbëve,në të cilat shkrante se u vranë nga terroristët shqiptar.Haj medet,o medet çka s’po majka toka.

Por këta cubat e shënimit tim për 20 vite e banë punën bërllog, më Sërbinë në damë të Kosovës,ku i sollën shumë dëme të pariparueshm e deri në faljën një pjesë të teritorit bijve të Mark Milanit në Mal të Zi me t cilët kreshnikët e rugovës me vite e decenije kishin luftuar me ta,por Qakorrin kurr nuk e dorzuan.Haj,medet o medet merrjau mendët këtyre cubave tanë.Këta cubat e rrefimit timë më vite banë plane e skica me djallin e t’birin e tij për më e shkatërru,,me poshtëru ,për me e nda Kosovën më armiqët tanë shekullor,sikur të ishtenë bahshqën e tyre.

Këta cubat e rrefilmit janë njërëz të pafytyrë,të padinjitetshëm të cilët për 20 vite e rrejtën, e mashtruan kët populli pa fije turpi duke ua cungu lirin pasiqe në Kosovë i banë rrush e kumbulla çdo gjë të vlefshme qe ekzistonte,duke ua shkaterru ekonomin,shendëtësin dhe arsimin,shkurtë duke e shitë falas të tërë pasurin e Kosovës,duke e ndjekur,debuar bukurin më të mirë dhe të shendetëshme të vendit djemt dhe vajzat e sajë.

Cubat e rrfimit tim ishin shumë të zhdërvjëlët ata u futën në agjentura të dryshme pro serbe dhe pro ruse për te ia ba qejfin Serbisë duke ba plane djallëzore më shkijet për ndarjën e Kosovës,apo për korigjimin e kufijve me Serbin,ashtu siç e banë me Malin e ZI.Për ti harty këto skica dhe plane u takuan tinxa popullit.Por,këtyre qyqeve tona të pakokë këto plane iu deshtuan në Berlinë nga e Madhja dhe mikja e jonë Angela Merkel.Cubat u deshpruan,mbeten si të dhimë,të pa fytyrë kur populli kuptoi së vatani ishte qitë në Pazar më arëmikun tonë.Kjo ishte njera ndër skandalët dhe tradhëtit qe këta cuba po përgaditnin atëdheut,në krahasim me skandalet tjera si çfuqizimi i Specialës dhe debimi i qytetarëve turq më dhunë nga Kosova.

Ktyre cubave të rrefimit tim për 20 vite asnjëherë nuk u shkojë mendja për te mirë në raportë me Serbin.Shtatë vite diagoluan në”lërë”më Serbinë për kurgja,ia shtrijshin dorën njeri tjëtrit pa e detyry Serbin,bile të kërkoj faljë për gjenocidin e bamë ne Kosovë,për vrasjen e mbi 13 mijë civilëve,kurse në këtë dialog Serbia e sulmante vazhdimisht Kosovën ne çdo aspekt thuese Kosova ishte agresore e jo viktimë,kështuqe në arënën ndërkombetare Serbia sikur krijoj njëfarë epersije,sepse këta cubat tanë ishin dorëzu para sajë përmes shantazheve dhe dosjeve.

Këta cubat e rrefimit tim asnjëherë nuk e fituan kurajon që të te kërkojë llogari për krimet e luftës.Kryecubi gënjeshtar nganjëhër reshqitas e përmndëte po kurr nuk pati kurrajo,guxim e as trimni qe kët ta bejë.Por,tashti kur Angela Merkel ua prishi planet ,më Serbin për ndarjën e Kosovës,këta cubat e mijë për ta trembë më shosh si arushën Serbin, u ka ra ndërmned qe të kërkojnë një Gjykatë Speciale për krimet e luftës në Kosovë.Këta cubat e mijë në këtë rrefim kërkimin për formimin e kësaj Gjykate e bejnë më shumë për vehte se sa për Kosovën,se vallë a mos mundën me këtë ta trembin Serbin qe të mos shkojnë në Hagë.Pra për 20 vite heshtën tashti mënjëherë shpërthyen.Këta horra kanë harruar qe gjatë këtye 20 viteve,e sidomos gjatë dialogut i lejuan Serbisë shumë favore,shumë sa herë qe Serbia bërtistë si arusha,duke kriju eprësi ndërkombëtare ndaj Kosovës,dhe mu në këtë atmosferë formimi i Gjykatës për krime lufte te Serbisë do të jetë e deshtuar.

Tashti këta cubat e mi të rrefimit tim s’u ka mbetë gjë tjeter veç të çirret si bishat e egra,sepse janë njerez të mjerë,te vetëmuar,të humbur.


Send this to a friend