Rama kunjë Blushit: E kemi si ‘hudhër’ në PS për të mos na marrë mësysh
Kryeministri Edi Rama është prezantuar sot edhe si ‘superstiocioz’ në seancë. Ai e ka cilësuar rivalin e tij në parti, deputetin Ben Blushi ‘hudhër’ për të prishur syrin e keq në Partinë Socialiste.
Nga njëra anë Rama akuzoi opozitën se nuk ka kapacitet dhe se ngre akuza mbi asgjënë, ndërsa nga ana tjetër e falënderoi që i jep mundësinë t’i informojë të gjithë, madje edhe disa gjithologë që janë në PS, duke iu referuar Blushit.
“Ju nuk keni kapacitet. Ju po bëni të njëjtin gabim që e bëni qysh se unë u njoh dhe qysh se Saliu iu la drejtorin e SHQUP për kryetar. Ju ngrini kauza mbi asgjënë, ndërtoni alibi mbi shpifjen. Ju keni bindjen se shqiptarët mund ti bëni për budallenj. Edhe te kjo çështje do të humbni siç humbët në Dibër, siç humbët dhe vazhdoni të humbni po nuk e kuptoni akoma, me kanabisin.
Faleminderit shumë që më jepni mundësi për të bërë diçka që mund ta kishim bërë më mirë, informimin e njerëzve. Mirë që jeni ju, bashkë me sa gjithollogë që i kemi mes nesh, si hudhër për të mos na marrë më sysh”, deklaroi Rama.
Berisha-Ramës: Gajasu, të ka dehur mafia. Të ka futur hurin nga pas, siç e ke pasion
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sërish kryeministrin Edi Rama se ka gënjyer shqiptarët me ligjin për mbetjet. Berisha tha se ky ligj është hartuar për interesa financiare.
“Një fjalë e urtë thotë “kush gënjën të fshijë buzët, se ngelet në to”. Dhe ti fole për plehrat, e në plehrat përfshihet dhe haleja. Ndaj fshiji buzët se i ke plot me to, me këto që u the shqiptarëve”, tha Berisha.
Teksa i ka lexuar Ramës gjithë sa kishte thënë më parë kundër importit të mbetjeve kur ishte në opozitë, ish-kryeministri Berisha ka akuzuar kryeministrin se pas ligjit fshihen afera në kurriz të shqiptarëve.
“Ti u ofron shqiptarëve drogën, helmin, plehun prostitucionin, njeri që në një kohë kur shqiptarët përballen me problemet më të rënda të jetesës, sigurisë, kafshatës, e punës, alternativa e tij është droga, prostitucioni, plehu dhe helmi”, tha Berisha.
Teksa Berisha i numëronte akuzat, Rama qeshte nga vendi.
Pas kësaj, Berisha iu drejtua “gajasu ti, qesh ti, të ka dehur mafia. Kur të fut hurin mbrapa mafia bën këtë që bën ti, hurin e ka pasion ai”, tha Berisha.
Pas një ndërhyrje nga vendi të deputetit Eduart Shalsi, i cili ishte edhe iniciatori i këtij ligji, Berisha tha “Pupupu fole dhe ti. Për ty nuk ka vend as në kazanët e plehrave”.
Teksa ka pranuar nga foltorja e Kuvendit se ka gabuar me miratimin e ligjit të plehrave në 2011, Berisha ka shpjeguar se pse është kundër ligjit të miratuar në seancën e kaluar nga mazhoranca aktuale.
“Veprimin e bëra më mendimin se do kontrollonim çdo gjë, pasi ishte një vendim qeverie.
Por duke konstatuar këtë që ka ndodhur në 2014, që doganat kanë futur në kundërshtim flagrant me ligjin 335 mijë ton, (unë nuk besoj se kjo do ndodhte), por unë këtë nuk mund ta lejoja kurrë. Ndaj i bëj një rishqyrtim qëndrimit tim. Reflektoj se është helm, është pleh. Po ky s’ka ndonjë talent, veç shkarravinave që bën. Dhe shikojini sa ngjajnë me shpellat”, tha Berisha.
Komentet