Një telefonatë me nuanca të gjalla e mikes sime Flora, ma “prishi” qerthullin e ditës…Alo, do vish të shkojmë në Zall-Bastar, në një promovim libri poetik,… është… – I them se do desha shumë të shijoja natyrën e bukur të maleve përreth kryeqytetit por kam qenë jo mirë me shëndet dhe ndihem disi e lodhur…ajo insiston – Të lutem Flor, më mirkupto nuk mundem. – Si të duash, po është një rast i veçantë. –U pershëndetëm dhe mbyllëm telefonat. Të nesërmen, ashtu pa formë, nisa rritmet e ditës duke rrjeshtuar disa angazhime. Së pari gatimi i drekës, që nuk duhet të mungojë në asnjë rast. Bëra gati gjërat dhe zbrita poshtë, më mungonte diçka që duhej. Ndërsa nxitoja, ra zilja e telefonit. Përsëri Flora. – Hej, si u gdhive sot. –Çka disi më mirë, po përsëri…- dëgjo këtu: unë jam poshtë pallatit tënd dhe po të pres, nuk ikim pa ty. Së pari zonja që promovon librin është një poete e cila… gjithashtu ty do të bëjë mirë për gjendjen ….vazhdoi ligjeratën ajo duke njohur mirë dobësitë e mia në këto raste.
-Prit të shuaj zjarret, se mos djeg shtëpinë, kurr nxitoj gjithmon harroj diçka. Nuk vonohem, vishem shpejt. Zbrita për pesëmbëdhjetminuta dhe u nisëm. –Ja shiko, kemi marrë makinën e re fringo, jo atë që na la në mes të rrugës kur shkuam në pranverë për të parë Rrugën e Arbrit. Megjithatë, folëm e qeshëm me aventurën e makinës qerre, që u prish sapo u nisëm në malore, ku njerëzit e mirë të asaj ane erdhën dhe na morën.
Përtej shakasë për makinën, nuk e ndjemë udhëtimin, natyra malore dhe gjethet që fluturonin lehtë drejt tokës që i tret. Mes një fryme vjeshte, Flora më foli diçka prekëse për poeten. Mbritëm në një shesh të vogël, aty pranë ishte një ambient i rethuar në tre anë me një çati interesante në formë konike. Dyshemeja e rafshtë prej betoni, ku ishin rrejshtuar karriket për pjesmarrësit e grumbulluar në shesh. Ishte një ditë shumë e bukur tetori, me diellin që ngrohte dhe ndriçonte gjithçka përreth. Në cepin e asaj salle interesante në hapsirë, ishte vendosur një bend muzikor.
Në cepin tjetër një tavolinë me mbulesë, ku ishin ulur dy tre zotërinj, midis tyre një zonjë e veshur me jeshile. Është avokatja pëshpërisnin njerzit. Po avokatja çdo në presidium mendova pa e vrarë mendjen. Sa andej këndej nga njëri cep në tjetrin, lëviste një grua e re veshur me një kostum gri, që mezi qëndronte në trupin e saj më tepër se elegant, të bente të mendoje se, ku e gjente ajo këtë energji të pa lodhur.
Poetja, Drita Haxhillari, ka shtëmbëdhjetvjet që lufton me sëmundjen makabre dhe ka kryer pesë operacione. Eshtë vajzë e kësaj ane e martuar në Poliçan, jeton atje prej vitesh. Me gjithë kalvarin e mundimeve Drita nuk i kishte humbur tiparet e një zonje të hijëshme e shtatlartë. Shfletova librin dhe nisa të lexoj poezitë. Më ngjiti fort që tek poezia e parë.
“Zgjatma dorën /nëse sërish/ Eci në errësirë kuturu / Lermë ta gjej vetë shtegdaljen./ Mund të më çjerrin / gjemba kryeneç /herë të bërë bashkë/ e herë veç e veç. / Mund të rrëzohem,/në duelin e heshtur të mbijetesës. /Zgjatma dorën kur të kem sfiduar /Dhimbjen në kaos,/të ngjitemi në kepin e shpresës.”
Vazhdova të lexoj pa e ngritur kokën, më bëri për vete stili poetik i saj. Dukej qartë se ky libër ishte ditari i një zonje te re, që përplasej fort më sfidën e madhe që i kishte rezervuar jeta. Kuptova se poezia e saj kishte sfiduar vdekjen!
Mendimet dhe leximin e poezive ma ndërpret orkestra që po luante Himnin e Flamurit dhe të gjithë në këmbë këndonin. Unë përlotem gjithmonë në këto raste dhe këndoj deri në fund. Kësaj here edhe më fort, nuk e kisha hasur në asnjë promovim libri, përveçse në konferenca dhe jubile festash. E mora si modelin më të bukur.
Në skenë dolën dy vajza të reja, gjimnazistja simpatike Lorena Bumbja dhe Shkurte Sulejmani, studentja nga Kosova, e veshur kuq e zi, do të drejtonin festën e librit dhe do recitonin vargjet e saj. Kishte ardhur së bashku një grup nga larg.
Së pari me pak fjalë përshëndeti bashkëshorti i saj, Kujtim Haxhillari. Më pas krye administratori i zonës Zall-Bastar, Hamza Sita, organizatori dhe mbështetësi kryesor i këtij promovimi festiv.
Me fjalë zemre të zgjedhura i uroi mirseardhjen poetes dhe të pranishmëve.
Drita si bijë e këtij vendi, nisi të shkruaj qysh në moshën shtatë –vjeçare, e më pas si nxënëse. Përfundoi studimet dhe u kthye si mësuese në shkollën e bashkuar, Zall-Bastar që mban emrin,“Bahri Nela”. Drita jo vetëm shkruante po këndonte e kërcente bukur, ishte organizatorja e shumë aktiviteteve kulturore të shkollës dhe fshatit, deri tek ansambli përfaqësues në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës. Ajo la gjurmë të bukura në vendlindje, ndaj vendlindja i kishte rezevuar këtë suprizë bijës së tij të dashur, Drita Loka. E cila më pas u martua në Poliçan.
Atje punoi në Radion “Zëri i Poliçanit”, si moderatore e programeve kulturore dhe sociale, duke sjellë risi të reja në drejtimin e tyre. Miqtë dhe kolegët u bënë së bashku dhe me mbështetjen e Bashkisë së qytetit, organizuan një promovim të bukur si ajo e meritonte…. Shpirti i saj i trazuar, nuk mund të harronte vendlindjen.Te shkruash per vendlindjen është sipermarja me e bukur në botë, shprehen miqtë e saj bashkfshatarë.
Sapo mbërriti në vendlindje, më një buqetë lulesh në duar, u ndal tek pragu i shkollës ku nisi udha e krijimtarisë. – O shkollë e dashur, më thuaj nëse u bëra e denjë për pragun tend, murret, bankat, dhe zileve të tua! Vendos buqetën me lule dhe përlotet. -Dera është e hapur për ty Drita kurdo që të kthehesh ! -i thonë miqtë e saj dhe Hamza Sita.
Flasin të gjithë bukur me fjalë të përzgjedhura që rrallë qëllon ti dëgjosh. Të mendosh se je në një zonë malore të fshatrave të Tiranës. Me një gjuhë plot metafora dhe krahasime. –“Në vend të shash errësirën me mirë ndiz një qiri”.- Ju poetët e vendlindjes me trungun mijvjeçar të jetës. Ligjëron Nuriu, mësuesi pensionist dikur kolegu i Dritës..
Avokate Mirjana Arapi, mikja e saj e cila e ka mbështetur gjithmonë, flet përlotur :- Nuk kam emocione në sallat e gjyqit por sot ndihem e emocionuar. Sido që të vijë jeta duhet të dish t’ia dalësh. Më revolton fakti i refuzimit të poetes, duke i përplasur derën përpara syve nga disa zyrtarë mendjevegjël. Unë do të jem gjithmonë në krah të saj.
Foli dhe presidenti i Shtëpise Botuese “Klubi Poetik” Rexhep Shahu, i cili pasi vlërësoi poezinë e Dritës, tregoi se libri i saj “ Lulja çeli përsëri”, është shpërndarë në të gjithë Shqipërinë.
Shumë emocionues ishte momenti kur Ilmi Kurti, kryetari i shoqatës Malcia- “Leka i Maleve”, pas përshëndetjes së të gjithë pranishmëve. Në emër të shoqatës, i jep poetes Drita Haxhillari, çmimin “ Shën Tereza”.
Ajo përshendet me dorën në zemër pastaj të dyja pëllëmbët i vuri mbi fytyrë, përkulej dhe qante, donte të mos i’a shihte lotët askush, ashtu si bënte kur lëngonte. Por këto ishin lotë gëzimi. Le të rrjedhin ashtu si vargjet e saj!
Kalvarin e gjatë të sëmundjes, e kaloi e vetme me praninë e bashkëshortit, nuk mund të harrojë doktorin Agim Karaj, i cili ishte për të një prind i dytë, sepse prindërit e saj nuk mund ti falnin asgjë veç dashurisë. Ishin të varfër. Lotët rrjedhin si breshër kur falenderon Zotin, që përballë sëmundjes i fali frymëzimin poetik, vargjet e shenjta që e shpëtuan nga trishtimi dhe dhimbjet e mëdha në netët e errëta pa fund. Një poezi sublime e frymëzuar prej dhimbjes për të sfiduar vdekjen në emër të jetës që e do kaq shumë.
“Penë e shpirtit,/ zvogëluar, tretur,/ oaz i trishtë,/ dhembje e mbetur./ Heshtje në makth, / mbërthyer në ankth./ Stonim i rrallë,/ as vdekur as gjallë ./ Mbështjellë në kllapi,/ lot i ditëve gri./ E lodhur, dërrmuar,/ fjalë e harruar. /Kohë torture në testim,/ shpirt në vargëzim. / Penë e shpirtit,/ kurrajo, bëj durim.”
Është një poezi konkrete. I kthen shpinën vdekjes duke thurur vargje poetike, për të na treguar se ende ka shpresë, aty ku zë fill e nesërmja.
Emocionuese ishte përshëndetja e mësuesit Milahim Ermellau nga Vitia, qytet në pjesën më juglindore të Kosovës, në emër të drejtuesve të shoqatave kulturore nga regjioni i Gjilanit.
Pershendetja vinte nga kryetari i komunës dhe miqve të tjerë të shoqerive kulturore dhe mësuesit e shkollës së parë shqipe të Vitisë. Vitia e Kosovës, me në krye mësuesin Milahim, Marigona Muja prezantuesja dhe interpretuesja e poezive të saj, dhe Kushtrim Azemi, ishin organizatorët e njw feste tw bukur tw zhvilluar në një ambient mjaft dinjitoz, ishte promovimi i parë i librit poetik “ Lulja çeli ërsëri”
Me shumë dashuri përshëndetën, Inxhinieri Skënder Halil Farka- kryetari i shoqatës Tirana, i cili kontriboi në botimin e librit. Kryetari i shoqatës Atdhetare Kulturore Ferit Hoxha, mjeku Azem Nela, mësuesi Hysen Hyseni, biznesmeni Besim Kuka, Skënder Farka, Lytfije Hysa, Ibrahim Skera dhe Gent Sika, nga krahina e Bendës- qendra e Zall -Bastar. Mbështetësit e këtij aktiviteti dhe në veçanti Kushtrim Azemin e nga Lipjana e Kosovës.
Vigjilenca Sollaku pedagoge ne Universitetin e Arteve, mikja e saj e hershme, tregon se: Drita është një zonjë e gjithanëshme, poete e mirë, moderatore e zonja ne radion “ Zeri i Poliçanit”, që solli frymë të re gjate programeve që ajo drejtonte, Drita është dhe piktore që hedh mbi telajo ëndra dhe realitete plot ngjyra. Drita është lule që do të çeli perseri e përsëri.
Doktoresh Emirjeta, foli në mbyllje të eventit me porositë e saj të vlera në kuadrin e muajit tetor, në luftën me kancerin e gjirit. Ajo e mbylli fjalën e saj me një ligjeratë kuptimplote. – “Jeta na përball me shumë sfida, por sfidat nuk i përzgjedhim ne, ato vinë vetë përball nesh. Detyra jonë është të dimë të përballëmi më to dhe t’ia dalim. “
Dy vajzat drejtuese dhe folësit në festë recituan poezitë e përzgjedhura prej librit. Të gjithë donim ta bënim këtë dhe koha zgjati pafund.
“Dashuria ska moshë.- Në çastet e kohës,/ je gjithmonë drejtpeshimi im./ Hullive nëpër vite/ mbollën farë dashurie / herë në tokë djerrë/ herë në tokë pjellore/ dorë për dore lumin e fatit / në këmbë e kaluam/ përtej bregut strehën tonë të ngrohtë ,/ ndërtuam…..”
Në fund foli vëtë Poetja e cila nuk haroi të falenderonte një nga një të pranishmit, dhe miqtë e saj ardhur enkas nga Poliçani.- Jeta është e bukur edhe kur je i varfër. Ti zgjatim duart ndaj njëri-tjetrit duke i falenderuar ! Është e mallëngjyer, dhe e përlotur. -Nëse zoti do më lerë të jetoj akoma, të tjera libra e të tjera lule do të çelin përsëri! Ajo u këndoi rrënjëve të saj që nuk mund ti harrojë kurrë, ndaj mbetet besnike e gurës së vet. Ky është mesazhi i saj i bukur, i një shpirti të trazuar, i dhimbshëm i perëndishëm!
UNË JAM- Të jesh a mos jesh…! / Unë nuk jam dilemë as retorikë./ Isha dhe jam, / refren jete çdo ditë./ Unë jam, mundem, vlej / në esencë frymëzimi / pa u pluhurosur në hendeqet e kohës!/ Çastet përqafoj/ se jam, egzistoj. …
Poezia e saj është bashkohore, ka stil, ka frymë, ka figurë, është mallëngjyese por edhe e zjarrtë përtej çakërdisjeve njerëzore. Eshtë dashuri për jetën për veten, për njerëzit.
Diku na priste një koktej midis pishave të larta dhe ajrit të pastër. Gatimet nga duart e arta të zonjave punëtore të Zall Bastarit.
Duke u kthyer për në shtëpi, shpreha kënaqësinë që kisha qënë pjesë e këtij pronovimi. – Hë, si ndihesh, pyet me kërshëri Flora, me sytë e bukur si qielli. – U shërova dhe mësova shumë.
Faleminderit Flora! Shumë faleminderit Drita! Ti sot ishe heroina ime!
Nadire BUZO
Komentet