Mungon njeriu një javë nga mëmëdheu i ndritur (sepse shkon në atdheun e tij të dytë) dhe mungon sidomos nga FB (duhet mbyllur fare në fakt) dhe kur kthehet e kap stresi që pa zbritur nga avioni, sepse shqiptarët nuk i binden urdhrit të kompanisë ajrore, për të mos u ngritur pa u boshatisur radha e karrigeve përpara (për shkak të Covidit, nuk duhet qëndruar aspak afër të tjerëve).
… dhe pastaj kur arrin në TR, sheh vetëm pluhur, dëgjon vetëm zhurmë, kullat shëmtirë që ngrihen pa ndalim, njerëz pa maska nëpër lokalet plot (në rrugë jo e jo), zëra të ngritur gjithandej, rrëmujë e kakofoni pa mbarim…!
Lexoj në FB që të nderuarit Limos e Adriana Dizdari Priftuli po detyrohen të mbyllin një qendër arti, ndërkohë që duhen vlerësuar maksimalisht për kontributin e tyre që nuk ka asnjë çmim që mund ta paguajë (prandaj edhe po shkruaj këto rreshta)…!
Lexoj polemika sterile pa fund për çdo gjë dhe them “O Zot, ç’është kjo xhungël?!”…!
Në Romë, ku isha, nuk pashë një njeri pa maskë askund… 3 mln banorë,
por qetësi absolute gjithandej (makina dhe njerëz të qetë),
trafik po, por pa stres dhe me njerëz që respektonin rregullat,
gjithçka ishte aty ku e kisha lënë (kulla e pluhur as nuk bëhej fjalë që të shihja),
njerëz të edukuar, që të përshëndesnin pa të njohur fare…!
Askush nuk ngjitej pas tjetrit, gjithkush të respektonte, xhentilesa e gjithkujt për gjithkënd, maksimale…!
Sigurisht që edhe atje ka probleme (të cilat i njoh shumë mirë) dhe natyrisht e di që nuk ia vlen të bëj krahasime, sepse flasim për dy botë, ku njëra është e civilizuar dhe tjetra e paklasifikueshme, por sinqerisht më vjen keq që jemi kaq rëndë…!😔🤦🏻♀️👎
Komentet