Kam punuar disa herë me Placido Domingo, por këtë fotografi e kam përzemër se është e para në Spanjë, korrik 1992, një muaj pasi kisha ardhur nga Shqipëria.
Ai zë tek sheshi i pelegrinëve në Santiago de Compostela pati tek unë një efekt gati hipnotizues.
Nuk e di se cfarë kam folur me të atë natë, me siguri një mini-bisedë të rëndomtë kortezie ”
…Ah, nga Shqipëria je.
E njihni?
Jo, por do më pëlqente.
Do Zoti bëhet një ditë, maestro!
Pse jo, Amin!
Dhe Zoti e desh që të bëhet…
Që kur Inva Mula fitoi konkursin e tij Operalia në 1993, Placido filloi të njohë artin që bëhet në Shqipëri.
Por nuk mund të ketë rrufe në qiell të hapur.
Ndaj mirënjohje e madhe për drejtuesit e operas tani e ndër vite, për solistët, instrumentistët, balerinët e deri tek këngëtarja më e moshuar e korit apo tekniku që shuan i fundit dritat e skenës…
Të gjithë ata kanë mbajtur në këmbë Istitucionin simbol të artit shqiptar.
Ardhja e “Paqësorit” është bekimi dhe mirënjohja për to.
Fat i madh per Shqiperine,qe edhe pse ne kushte tmerresisht te veshtira,ka ditur te nxjerre nga gjiri i saj artiste te medhenjqe ja kane ndritur faqen anekend botes.
Inva Mula,Ermonela Jaho,Josif Gjepali,Tedi Papavrami,Florian Vlashi,Olen Cezari e shume te tjere rrezatojne ne skenat e botes kulturen e nje populli ,talentet e te cilit nuk kane per te mbaruar kurre.
Placido Domingo eshte shume i njohur dhe shume i dashur ne Shqiperi.
Mire se erdhe ne kete vend qe te adhuron!