Kur do të rrokulliset koka
Nëpër fundin e jetës
Dhe goja do të çelet
Për të psherëtirë ngadalë
Gjuha zgjatet me mençuri
T’i lëpijë plagët e tokës.
Me këtë melhem drurët shënohen
Me këtë myshk guri mbështillet për t’u ngrohur
Me ëmbëlsirë detin e njelmët qetëson.
Si brez i mbështjell kontinentet.
Kur do lodhet së shetituri
Kthehet te rrënj’ e saj
E pajisur me urtësi të qetësisë jetike
Për të heshtur
Hebraisht
Armenisht
Ose maqedonisht
Njësoj, dashuria ime,
Në të gjuhët gjuha hesht njësoj.
Kështu e hesh edhe heshtjen.
(Përktheu Resul Shabani)
Komentet